Ylli i “Prison Break”, Wentworth Miller diagnostifikohet me autizëm

Wentworth Miller, i njohur për rolin e tij kryesor në serialin “Prison Break” ka zbuluar se është diagnostifikuar me autizëm. Aktori 49-vjeçar tregoi për gjendjen e tij në Instagram, ku tha se ai mori një diagnozë të autizmit një vit më parë, duke pranuar se lajmi ishte “një shok por jo një befasi”, transmeton KultPlus.

“Kjo nuk është diçka që unë do të ndryshoja”, shtoi ai.

“Jo e kuptoj – të jesh menjëherë autik është thelbësore për atë që jam. Për gjithçka që kam arritur… Unë gjithashtu dua t’u them shumë njerëzve që me vetëdije ose pa vetëdije më dhanë ndihmë ose hapësirë ​​gjatë viteve, më lejuan të lëviz nëpër botë në një mënyrë që të ketë kuptim për mua nëse kishte apo jo kuptim për ta… faleminderit ”shkroi Miller.

Autizmi, ose çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD), i referohet një gamë të gjerë kushtesh të karakterizuara nga sfida me aftësi shoqërore, sjellje të përsëritura, të folur dhe komunikim joverbal./ KultPlus.com

‘Gjërat po ndryshojnë dhe është optimiste’, hapet ekspozita e artit bashkëkohor afrikan

“Shpesh, ne duhet ta pyesim historinë, si:‘ A jeni duke fjetur. Çfarë po ndodh? Zgjohu! Zgjohu!”, tha Victor Ehikhamenor, një artist multidisiplinar nigerian, për Guardian.

Trupi i tij i punës, i cili përfshin portrete në shkallë të gjerë, punime metalike dhe portrete pointilizmi, është paraqitur në ekspozitën e re Afrika Retro, transmeton KultPlus.

“Për një kohë të gjatë, nëse shikoni historinë e artit perëndimor, ka shumë përfaqësim të burrave të mëdhenj të bardhë, të patriarkatit dhe e gjithë kjo është një shfaqje e maskulinitetit të bardhë”, tha Ehikhamenor.

“Ju shkoni në muze, kjo është ajo që shihni. Dhe ne shikojmë, duke pyetur ‘Ku është babai im? Ku është stërgjyshi im? Ku janë paraardhësit e mi? Si përfaqësohen ata, nëse jo në fotografi antropologjike që janë marrë nga mjeshtrat kolonialë që erdhën? Si përfaqësohet vepra jonë artistike në muze?”.

Ekspozita tregon fushën e larmishme të artit bashkëkohor afrikan dhe me bazë afrikane, të historive të treguara përmes metaleve, bojërave të vajit dhe sixhadeve rruzare me imazhe të ngjashme me mozaikun.

“Shumë prej veprave janë shumë historike, por ato janë gjithashtu shumë bashkëkohore”, tha Ehikhamenor.

Për të, arti mund të jetë një evolucion i referencave dhe materialeve tradicionale vendase, diçka që ai mendon se humbet kur perëndimorët shikojnë artin afrikan.

 “Mënyra se si arti bashkëkohor afrikan konsumohet është pak më ndryshe. Ka një lente të caktuar që njerëzit e sjellin në të, e cila ndonjëherë mund të jetë pak miopike. Unë me të vërtetë shpresoj që njerëzit t’i përkushtohen kësaj me një mendje të hapur, “thotë Ehikhamenor./ KultPlus.com

Në pritje të medaljes së tretë, nesër është gara e xhudistes Loriana Kuka në Tokio 2020

Xhudistja Loriana Kuka, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, garon në kategorinë -78 kg, shkruan KultPlus.

Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00. / KultPlus.com

Me 63.7%, Osmani gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Kosovës, me 63,7%.

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes, ka thënë se puna e palodhshme e Osmanit është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tani.

“Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63,7%. Këto të dhëna nuk janë të rastësishme. Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash”, ka shkruar Kupina.

Sipas tij, Osmani mbetet politikania që u qëndron besnike parimeve dhe premtimeve.

“Një presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!”, tha më tej Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani./ KultPlus.com

Komuna e Gjilanit thirrje qytetarëve: Mos dilni pa nevojë, lejoni më shumë hapësirë për mërgimtarët


Fotografia: Fatlum Kosumi

Komuna e Gjilanit, u ka bërë thirrje banorëve të komunës që të përmbahen nga daljet e panevojshme për t’ju lënë më shumë hapësirë mërgimtarëve që ndodhen në pushime.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në këtë komunë ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që të përmbahen nga daljet pa nevojë gjatë kohës sa aty janë mërgimtarët.

“Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët rezident që të përmbahen nga daljet pa nevojë në qytet, gjatë kohës derisa janë këtu mërgimtarët, për t`iu lënë më shumë hapësirë e mundësi atyre që t`i shijojnë pushimet në vendlindja”, thuhet në njoftimin e kësaj komune./ KultPlus.com

@Fatlum Kosumi

“Histori shkodrane në fotografi” nga Pjetër Logoreci, promovohet në Bibliotekën Kombëtare

Sot, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është promovuar libri-fotoalbum “Histori shkodrane në fotografi” nga Pjetër Logoreci.

Ky libër sjell fotografi të panjohura të Shkodrës që janë nxjerrë nga arkivat austriake 1908/ 1917, shkruan KultPlus.

Duke dhënë një përshkrim të shkurtër për librin, autori thotë se kapitulli i parë është kapitulli i Shkodrës, ku janë të paraqitura fotografi të vjetra të qytetit, ndërkaq në kapitullin e dytë janë të paraqitura masakrat e Malit të Zi në Shkodër, në të cilin janë të paraqitura fotografitë e shkodranëve të vrarë, të vdekur nga uria, malazezët duke plaçkitur pazarin e Shkodrës të nxjerra nga arkivat austriake.

Në kapitullin e tretë, Logoreci ka paraqitur fotografi të personalitete shqiptare që kanë studiuar dhe kanë lënë gjurmë në Vjenë.

Pothuajse të gjitha fotografitë në këtë libër-fotoalbum janë bardh e zi, përveç fotografive në kapitullin e fundit në të cilat janë të paraqitura kartolina që austriakët kanë bërë për Shkodrën, për ushtarët austriakë me rastin e kërshëndellave dhe pashkëve, që ua dërgonin familjeve të tyre në Austri.

Logoreci shton se në këtë libër kanë qenë të pasqyruara edhe disa fotografi të Ahmet Zogut, të pa shpërndara më herët, mirëpo, këtë kapitull autori është detyruar ta largojë nga libri për shkak të numrit të faqeve./ KultPlus.com

Nga 29 korriku në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen si premierë 3 super-filma të ndryshëm

Nga 29 korriku, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 premiera të ndryshme botërore.

Nga data 29 korrik, në Cineplexx do të keni mundësi t’i shihni disa nga premierat më të fundit botërore. Filmi më i pritur i kësaj jave është super-aventura Jungle Cruise, i cili në kastin e aktorëve të tij përfshin edhe emra të mëdhenjë si Dwayne The Rock Johnson dhe Emily Blunt.

Tre filmat që do të fillojnë të shfaqen këtë javë janë:


1) Jungle Cruise

Bazuar në parkun argëtues të Disneyland ku një anije e vogël lumi merr një grup pasagjerësh në udhëtim përmes xhunglës të mbushur me kafshë të rrezikshme dhe zvarranikë të ndryshëm. Në role mbështetëse, përveç yjeve të lartëpërmendur, luajnë yjet si Edgar Ramirez, Jesse Plemons dhe Paul Giamatti.



2) Old

Një thriller për një familje në një pushim tropikal që zbulon se plazhi i izoluar ku ata po pushojnë për disa orë po i bën disi të plaken shpejt duke zvogëluar jetën e tyre në një ditë të vetme. Filmi është nën regjinë e mjeshtrit të filmave horror/triller, M.Night Shyamalan.



3) Spirit: Untamed

Jeta e Lucky Prescott ndryshon përgjithmonë kur ajo lëviz nga shtëpia e saj në qytet në një qytezë të vogël kufitare dhe miqësohet me një mustang të egër të quajtur Spirit.


Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/) / KultPlus.com

Filmi i regjisorit shqiptar, premierë botërore në Locarno të Zvicrës

Leart Rama është regjisori shqiptar, i cili ka realizuar filmin “4 Pills at Night”, një filmi i shkurtër, i cili më 12 gusht e shënon premierën botërore në Festivalin e filmit në Locarno të Zvicrës.

Vlen të theksohet se njëri prej protagonistëve të këtij projekti, Redon Kika, ishte i ftuar në “Nëpër Film” këtë javë, me ç’rast tregoi rreth procesit të realizimit të filmit dhe shumëçka tjetër.

Ai ka thënë: “Xhrimet kanë zgjatur vetëm dy ditë, por kanë qenë shumë intensive. Ato kanë zënë vend në ‘Bahnhof’ që ka qenë një vend të cilin të rinjtë e Prishtinës e kanë frekuentuar për ndeja dhe festa, dhe filmi është xhiruar në kohën kur njerëzit nuk kanë pasur mundësi ta dalin, prandaj ka qenë ndeja e parë, të cilën e kanë përjetuar. Ata kanë qenë të ftuar të vijnë në këtë ndejë, por nuk kanë qenë në dijeni se aty do të xhirohet një film. Të vetmit që kanë qenë në njohuri për këtë gjë ka qenë ekipi i filmit dhe aktorët. Kjo ngase Learti ka dashur ta realizojë një film hibrid, i cili i përngjan llojit të dokumentarit, dhe njerëzit me të vërtetë do të ishin pjesë e festës dhe janë argëtuar duke qenë plotësisht vetvetja. Pikërisht kjo gjë është reflektuar në film dhe këtë ka arritur ta bëjë regjisori”, deklaroi aktori.

Përveç Kikës, në film luajnë edhe aktorët Florist Bajgora, Gjeni Basha, Blend Sylejmani, Don Shala, Nita Kaja, Dardan Bytyqi, Rene Hasani dhe Drita Nokaj dhe të tjerë, ndërsa ngjarja e tij zhvillohet në një ndejë të mbajtur në kryeqytet. Redoni tregoi se roli i tij ka qenë mjaft sfidues, por edhe argëtues në të njëjtën kohë.

“Në këtë version të filmit, ngase do të realizohet edhe filmi i metrazhit të gjatë, pra kjo është vetëm një pjesë e filmit të gjatë, e gjithë storja zhvillohet brenda një ndeje dhe takimit mes këtyre dy të rinjve dhe aty fillon e zhvillohet drama. Nuk i kisha dashur të tregoj më shumë për filmin ngase kisha dashur që njerëzit ta shikojnë dhe ta gjykojnë atë vet. Aktorë në film janë Florist Bajgora, Gjeni Basha, Blend Sylejmani, Don Shala, Nita Kaja, Edon Shileku, Dardan Bytyqi, Rene Hasani dhe Drita Nokaj. Ka qenë me të vërtetë shumë interesant dhe e lehtë të punosh bashkë me ta. Roli im ka qenë shumë sfidues mirëpo njëkohësisht edhe argëtues. Ka qenë sfidues ngase gjatë gjithë filmit është dashur ta luaja një gjendje emocionale, gjë që gjithmonë si aktor e mendon nëse do ta teprosh apo do ta luash me masë. Unë gjithmonë kam dashur ta luaj rolin tim me mase dhe kjo ka qenë sfida më e madhe për mua”.

Redon Kika ka kohë që merret me art dhe pasioni i tij shtrihet në fusha të ndryshe, si muzika, filmi, teatri, fotografia dhe të tjerë. Megjithëse fokusin kryesor e ka në aktrim, ai tregon që së fundmi ka filluar të angazhohet edhe si regjisor i filmave të shkurtër dokumentarë.

“Kur kam qenë shumë i vogël kam pasur dëshirë të bëhem këngëtar, pastaj me 14 vjet e kam zbuluar dëshirën ndaj aktrimit. Kam qenë pjesë e një produksioni finlandez dhe kosovar në Teatrin Kombëtarë, pjesë e së cilit ka qenë edhe Florist Bajgora dhe aty e kam kuptuar që në fakt më shumë po më pëlqen aktrimi sesa muzika. Kështu përgjatë vjetëve jam munduar të eksploroj sa më shumë dhe të bëjë gjëra të ndryshme. Tash së fundmi kam filluar të merrem edhe me regji dhe në fokus e kam më shumë dokumentarin dhe jo filmin fiktiv, sepse më pëlqen realiteti dhe t’i rrëfejë tregimet e njerëzve të cilat janë duke i jetuar në të vërtetë” shtoi Kika.

I pyetur rreth asaj se si e vlerëson ecurinë e filmave kosovarë vjetëve të fundit, Redoni tha: “Janë lajme tepër të mira të cilat ne si aktorë të rinj por edhe më të vjetrit duhet me u kënaq dhe me iu gëzuar këtyre lajmeve. Gjithmonë duke i parë këto sukseset e fundit të kinematografisë kosovare, e kam menduar se Kosova e ka një anë shpirtërore që është shumë e veçantë dhe e mbarë bota po e sheh këtë gjë. Mendoj se ka shumë rrugë përpara por edhe shumë punë të cilat duhen të bëhen, sidomos nga ana financiare, sepse për t’u prodhuar një film nuk duhet të jetë vetëm i suksesshëm por edhe të ketë mbështetje të mirë financiare. Prandaj, mendoj që edhe si aktor do të hapen mundësi më të mëdha sidomos nëse zhvillohet një industri ma e madhe siç është duke ndodhur tashmë”.

Pas Festivalit të filmit në Locarno, ku ekipi do të jetë i pranishëm fizikisht, “4 Pills at Night” do të jetë pjesë edhe e edicionit të 20-të të “DokuFestit”, ku shfaqet jashtë konkurrencës së festivalit. /albinfo.ch/ KultPlus.com

Çeku: Sot vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së piktorit Zef Toçi, përcjellë KultPlus.

“Sot vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë”, ka shkruar mes të tjerash Çeku, i cili ka shtuar se puna e tij do të kujtohet gjithmonë.

KultPlus ju sjell të plotë telegram ngushëllimin:

E nderuar familje Toçi,

Me pikëllim sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur, Zef Toçi dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Sot vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë. Maestro Toçi ka qenë një prej artistëve që dha kontribut të lartë në kulturën tonë, veçanërisht në fushën e artit pamor, duke ngritur dhe jetësuar vlerat tona kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.

I diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Bruksel më 1972, tregoi talentin e tij duke u dekoruar medalje nga Mbretëria Belge.

Ai realizoi me sukses shumë ekspozita arti brenda dhe jashtë vendit. Duke jetuar dhe punuar në Prizren, me stilin surrealist në shprehësinë e tij artistike, piktori Toçi, kontribuoi në ngritjen e vlerave artistike të kulturës së Kosovës në përgjithësi. Ne do ta kujtojmë gjithmonë si shembull për punën, atdhedashurinë dhe mirësinë e tij. Ndërsa krijimtaria që ka lënë pas do tu shërbejë gjeneratave të tëra.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Zef Toçi./ KultPlus.com

Lojërat Olimpike: Komentatori grek pushohet nga puna për shkak të komenteve raciste

Foto: Kin Cheung

Një komentator sportiv në Greqi bëri komentim për një atlet të Koresë së Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios që më vonë u cilësua si racist dhe për të u pushua nga puna, tha transmetuesi shtetëror i vendit të martën.

Televizioni ERT tha se kishte përfunduar bashkëpunimin me gazetarin veteran Dimosthenis Karmiris pas komenteve që bëri pasi atleti i Koresë së Jugut, Jeoung Young-sik mundi Panagiotis Gionis të Greqisë në pingpong, transmeton KultPlus.

I pyetur në lidhje me aftësitë e lojtarëve të pingpongut të Koresë së Jugut, Karmiris tha: “Sytë e tyre janë të ngushtë kështu që unë nuk mund ta kuptoj se si ata mund të shohin topin duke lëvizur para dhe mbrapa.”

Pak orë më pas, ai u pushua nga puna./ KultPlus.com

@Kin Cheung

Nga sot, ndalohet mohimi i gjenocidit në Bosnje

Në Bosnje e Hercegovinë, mohimi i gjenocidit dhe lavdërimi i kriminelëve të luftës ndalohen nga sot, përcjellë KultPlus.

Kjo, pasi plotësimet në Kodin Penal të Bosnjes, që u bënë nga përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar, Valentin Inzko, dhe që dënojnë mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, hynë në fuqi.

Një ditë më herët, ato u publikuan në gazetën zyrtare të Bosnjës.

Për shkelësit e Kodit Penal, këto ndryshime parashikojnë tani dënime me burg prej tre muajsh deri në pesë vjet.

Vendimi i Inzkos për plotësimet, i publikuar më 23 korrik, nxiti reagime të ashpra nga Republika Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe në Bosnje.

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili vjen nga ky entitet, paralajmëroi se Bosnja mund të shpërbëhet dhe nisi një peticion për mospranimin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Dodik mohoi se në Srebrenicë të Bosnjës ka pasur gjenocid.

Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Përfaqësues të Republika Sërpskës nisën të martën bojkotimin e institucioneve qendrore të Bosnjës, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal. / KultPlus.com

Medalja e fundit e artë e Britanisë së Madhe thyen një rekord Olimpik 113-vjeçar

Sportistët e Britanisë së Madhe siguruan një tjetër medalje të artë në pishinën Olimpike me një fitore dominuese në stafetën 4×200 metra të stilit të lirë në not në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, përcjellë KultPlus.

Katërshja apo kuarteti i Britanisë së madhe në 200 metra i përbërë nga Tom Dean, Duncan Scott, James Guy dhe Matthew Richards fituan garën dhe arritën brenda 0,03 sekondave të rekordit botëror në një performancë mahnitëse.

Kuarteti britanik fitoi në gjashtë minuta 58.58 sekonda – 3.23 sekonda të qarta nga Komiteti Olimpik rus, ndërsa Australia fitoi medaljen e bronztë.

Britania e Madhe ishin favoritët që hynë në garë pasi u kualifikuan më shpejt dhe ata prodhuan atë që ish-olimpiku Mark Foster e përshkroi si një “demonstrim i një performance”.

Fitorja do të thotë që Dean bëhet notari i parë britanik që fiton dy medalje ari në të njëjtat Lojëra Olimpike që nga viti i largët 1908. / KultPlus.com

Vdes në moshën 45-vjeçare Joey Jordison, bateristi themelues i ‘Slipknot’

Foto: Getty Images

Ish-bateristi i rock bandës amerikane ‘Slipknot’, Joey Jordison, ka vdekur në moshën 46 vjeç.

Në një deklaratë, familja e Jordison tha se ai vdiq në gjumë.

Ata nuk dhanë shkakun e tij të vdekjes, por thanë se vdekja e tij i kishte lënë ata me “zemra të zbrazëta dhe ndjenja të pikëllimit të papërshkrueshëm”, transmeton KultPlus.

Jordison ishte një nga anëtarët e Slipknot, duke themeluar bendin në vitin 1995 së bashku me Shawn Cruhan dhe basistin Paul Grey.

Grupi publikoi një album të suksesshëm debutues katër vjet më vonë.

Grupi vazhdoi të shiste miliona albume në të gjithë botën, të gjente suksesin kryesor në listat amerikane dhe më pas fitoi çmimin Grammy.

Slipknot është i njohur më së miri për një stil unik muzikor rock dhe të veshur me maska ​​të stilit horror gjatë interpretimit.

Jordison mbeti pjesë e grupit deri në vitin 2013. Më pas, ai zbuloi se u largua pasi u diagnostikua me mielit tërthor, një formë e sklerozës multiple./ KultPlus.com

Arkeologët zbulojnë gdhendjen 2550-vjeçare të mbretit të fundit të Babilonisë

Foto: Saudi Press Agency

Studiuesit në Arabinë Saudite kanë zbuluar gdhendje në shkëmb të mbretit të fundit babilonas, Nabonidus.

Siç raporton Arab News, arkeologët nga Komisioni Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare panë mbishkrimin 2.550-vjeçar të gdhendur në një gur bazalti në Guvernatorin Al-Hadeed, në rajonin verior të Hail.

Gdhendja përmban 26 rreshta me shkrim kuneiform, duke e bërë atë mbishkrimin më të gjatë kuneiform, të zbuluar deri më tani në Arabinë Saudite. Gjetja mund të hedhë dritë mbi historinë e Gadishullit Arabik dhe lidhjet e banorëve të saj antikë me Mesopotaminë fqinje, transmeton KultPlus.

Gravura tregon mbretin babilonas që qëndron me një skeptër në dorë. Katër simbole – një gjysmë hënë, dielli, një gjarpër dhe një lule – rri pezull para tij.

Studiuesit dyshojnë se këto imazhe kanë rëndësi fetare, por janë ende duke krahasuar gdhendjen me ato të ngjashme për të përcaktuar kuptimin e saj, shkruan tutje Arab News. Sipas Blog Blog, shenjat mund të lidhen me hyjnitë në panteonin Mesopotamian, që përfaqësojnë yllin Ishtar, diskun me krahë të perëndisë së diellit Shamash dhe gjysmëhënës së perëndisë së hënës Sin.

Ekspertët gjetën mbishkrimin në qytetin e Al Haitit. I njohur si Fadak në kohët antike, Al Hait është shtëpia e rrënojave të fortesave, artit shkëmbor dhe instalimeve të ujit, shkruan Oëen Jarus për Live Science./ KultPlus.com

Vdiq piktori i shquar, Zef Toçi

Ka vdekur piktori i njohur shqiptar, Zef Toçi. Lajmin për vdekjen e artistit të shquar e kanë dhënë familjarë të tij, nëpërmjet një njoftimi të martën vonë.

Ai ishte 80 vjeçar. Zef Toçi u bë emër si një prej figurave më unike të artit në Kosovë, pjesëtar i gjeneratës që fuqizuan artin akademik në këto anë.

Ishin maestrot Muslim Mulliqi e Gjelosh Gjokaj të parët që identifikuan talentin e tij të jashtëzakonshëm në Shkollën e Lartë Pedagogjike kur ai ishte nxënës i gjeneratës së parë.

Zef Toçi u diplomua për pikturë në Akademinë e Arteve në Bruksel më 1972 në klasën e prof. Georgina Iserbut. Po atë vit u shpall Student i Vitit dhe u dekorua me medalje nga Mbretëria Belge. Emri i tij u shënua në këtë Akademi. Vazhdoi studimet postdiplomike në Akademinë e Arteve në Beograd ku diplomoi më 1981 në klasën e prof. Zoran Petroviqit.

Qysh herët krijimtaria e tij u pa jashtë vendit. Pas dy ekspozitave në Prizren, më 1966 dhe më 1967, në vitin 1968 ekspozoi në Galerinë e Arteve në Bruksel. Po atë vit, hapi ekspozitë në Qendrën e Kulturës në Prizren, më 1969 në Beograd, më 1971 në Qendrën e Kulturës në Mol të Sllovenisë, në Opati të Kroacisë më 1972, kur ekspozoi sërish në Bruksel, më pas asokohe në Teatrin Popullor Krahinor (1974), në Beograd më 1976 sikurse edhe në Prizren e Prishtinë.

Më 1999 hapi ekspozitë në Prizren e tek më 2010 u hap ekspozita e tij personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. U ekspozuan 40 vepra, një përzgjedhje prej opusit të tij të gjerë prej mbi një mijë, e të cilat, jo pak, gjenden në galeri e koleksione jashtë vendit.

“Unë e di se piktura është përkushtim dhe jam i kënaqur me atë që kam bërë”, do të thoshte Toçi në një intervistë vite më parë.

Maestro Toçi dallohej për stilin surrealist të shprehjes së tij artistike. Jetoi e punoi në Prizren ku kishte atelieun e tij të veçantë në “Shadërvan”.

Varrimi i Zef Toçit do të bëhet sot në orën 13:00, në Varrezat e Prizrenit. / KultPlus.com

Tschinderle: Kosova bllokohet nga Spanja e Greqia, por është vendi me më shumë medalje ari nga BE në ‘Tokio 2020’

Gazetarja austriake, Franziska Tschinderle ka reaguar për medaljet e fituara nga xhudistet kosovare në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020”, përcjell KultPlus.

Franziska Tschinderle ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ku ka potencuar se Kosova si një vend të cilit i mungon liberalizimi i vizave, vazhdon të mbetet ndër vendet që ka fituar më së shumti medalje ari nga Bashkimin Evropian.

”Kosova, statusi i së cilës është bllokuar nga Spanja dhe Greqia dhe të tjerët, liberalizimi i vizave të të cilëve mohohet nga Franca, fiton shumë më shumë medalje ari në Tokyo 2020 se çdo shtet anëtar në Bashkimin Evropian”, ka shkruar gazetarja austriake. / KultPlus.com

Asllani me Suedinë në çerekfinale të Lojërave Olimpike

Kosovare Asllani me përfaqësuesen e Suedisë në futboll ka arritur në çerekfinale të turneut olimpik në “Tokio 2020”.

Suedia të martën triumfoi 2:0 ndaj Zelandës së re, duke përfunduar në pozitën e parë në Grupin G me pikë maksimale, 9 sosh.
Anna Anvegaard (17’) dhe Madelen Janogy (29’) shënuan golat për Suedinë. Asllani në këtë ndeshje u aktivizua në minutën e 85-të.

Suedia në çerekfinale do të përballet me nikoqiren, Japoninë, që përfundoi e treta në Grupin E.

Në çerekfinale nga Grupi G arriti edhe kampionja olimpike SHBA-ja. SHBA-ja barazoi pa gola me Australinë sot. Në çerekfinale do të përballet me Holandën. Dy çiftet tjera çerekfinale janë Kanada – Brazil dhe Britani e Madhe – Australi. / KultPlus.com

Dua Lipa paralajmëron projektin më të ri në bashkëpunim me Pop Smoke (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka paralajmëruar projektin e saj më të ri, përcjell KultPlus.

Lipa tashmë veçse është duke e shijuar suksesin e pandalshëm të albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia”, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të publikohet bashkëpunimi i saj me reperin e njohur amerikan Real Pop Smoke.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare duke e publikuar në rrjete sociale, ndërkaq nuk ka treguar datën e saktë se kur do të publikohet. / KultPlus.com

Shkëlqeu në skenat e mëdha botërore, Ramë Lahaj po e sjell magjinë operistike në Kosovë

Era Berisha

Mjeshtëria dhe veçantia e një drame muzikore që zhdërvjellet nëpërmjet përbërjes vokale nën shoqërimin instrumental diversiv ku dëgjuesi futet në rrënjën e fundit të zërit interpretues që buron nga shpirti i një artisti, vokali i të cilit frymon herë në një botë romantike e herë tragjike e ndonjëherë edhe në atë humoristike duke përfunduar kështu në një rrëfim hyjnor të një zëri njerëzor, kësaj radhe shpaloset në festivalin ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’, i cili sjell interpretimin e artistëve ekskluzivë që vijnë nga skenat më të mëdha botërore si: ‘Metropolitan Opera’, ‘Teatro alla Scala’ dhe ‘Arena di Verona Festival’ së bashku me atë të tenorit shqiptarë Ramë Lahaj, në një koncert ku përveç përhumbjes në botën e artit lirik, nuk ka vend për asgjë tjetër, shkruan KultPlus.

Festivali Operistik i titulluar ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’, një festival i muzikës operistike, këtë vit shënon edicionin e tij të parë në Kosovë. Festivali i parë në llojin e vet erdhi si pasojë e ëndrrës së kamotshme të tenorit Lahaj, i cili si fëmijë gjeti veten në mesin e një lufte kurse tani po realizon ëndrrën për organzimin e një festivali që përfaqëson artin lirik dhe krijon një ure lidhëse mes artistëve të mrekullueshëm vendor dhe atyre ndërkombëtarë. Pikënisja kryesore e festivalit ‘RLIOF’ është bazuar në situatën e zhvillimit të artit lirik në Kosovë dhe nga dëshira e etja e madhe për të pasur një institucion i cili jo vetëm formon por edhe shfaq mundësinë e performimit të brezit të ri por që në të njëjtën kohë krijon një traditë të artit lirik në Kosovë.

Dëshira e tejskajshme e tenorit Lahaj për të qenë jo vetëm një shtyllë mbështetëse por edhe për të dhënë kontributin e tij në një mënyrë shumë konkrete në formimin dhe strukturimin e një arti dhe një festivali të vërtetë mbarëkombëtarë, përtej këtyre kufijve në Kosovë, konsiderohet qëllimi, vullneti dhe shtysa kryesore për të nisur këtë festival. Po ashtu, dëshira e pakrahasueshme për paraqitjen ndaj të rinjve të talentuar të cilët dëshirojnë të kenë mundësinë e performimit dhe në të njëjtën kohë të ecin me hapin e kohës duke pasur parasysh se arti lirik përtej kufijve të Kosovës, ndodhet në një etapë zhvillimi shumë të emancipuar, është cilësuar si një prioritet që ky festival të arrijë të vendos një nivel ndërkombëtarë nëpërmjet strukturës së tij.

‘RLIOF’ në edicionin e tij të parë do të zgjasë përplot 10 ditë duke filluar nga 29 korrik deri më 7 gusht dhe vjen në formën e punëtorive mbi teknikat e këndimit dhe interpretimit operistik të cilat shihen si pjesa bazë dhe shtylla kryesore e festivalit për shkak se strukturimi dhe formimi profesional i brezit të ri në lirikën kosovare dhe ndërthurja mes brezit të ri dhe profesionistëve është shtyllë e themelimit të këtij festivali që do të zhvillohet në një kuadër 5 ditor. Ndërsa, koncerti i parë në qendër të festivalit do të jetë koncerti i titulluar ‘New Generation’ që mbahet në Teatrin Kombëtar më 3 gusht duke filluar nga ora 19:30, një mbrëmje dhe arenë përfaqësuese e talenteve të reja, e që do të vijë si rezultat i punës përgjatë 5 ditëve ku nëpërmjet profesorit të ftuar, Vito Brunetti, i cili është lidhur ngushtë si nga ana profesionale dhe nga ajo humane për të dhënë kontributin e tij për brezat e rinj, synohet të arrihet një formim profesional që tejkalon formimin akademik të një studenti apo artisti të ri për të vënë në pah çdo vlerë e detaje profesionale të tyre e të cilat vetëm artistët që ndajnë skenën, dinë ti ndajnë dhe ti zhvillojnë më tej. Andaj, studentët që marrin pjesë në punëtori ndahen në dëgjues dhe në aktivë për të performuar në këtë koncert.

Bashkëpunimi i rëndësishëm dhe i frytshëm me ‘Mascarade Opera Studio’ vjen me një strukturë tashmë tepër të konsoliduar e të vlefshme për hapin ndërmjet përfundimit të shkollimit dhe nisjes së karrierës për sa i përket talenteve të reja. Prandaj, talentet e reja që spikaten nga edicioni i parë në punëtori dhe nga koncerti ‘New Generation’, do të kenë mundësinë e fitimit të një burse të studimit nëpërmjet mbështetjes profesionale, ekonomike dhe sociale të ‘Mascarade Opera Studio’ që konsiderohet një investim i madh përshkak se në kushte të tilla, arti kërkon pikërisht këtë mbështeje për një artist të ri që përpara vetes ka një rrugëtim të gjatë e të vështirë. Është menduar se nga kjo mundësi e mirë, studentët do të kenë një pritshmëri konkrete.

Gjithashtu, përveç punëtorive dhe koncertit ‘New Generation’, më pas mbrëmjet do të pasohen me një mbrëmje shumë speciale të titulluar ‘Opera Night’ e cila vjen me datën 4 gusht, ku do të prezantohen emra të lirikës botërore që vijnë në skenën tonë të bashkangjitur nga artistët kosovarë dhe shqiptarë, të cilët do të performojnë përkrah tyre. Një bashkëpunim i tillë dëshmon për nivelin e profesionalizmit në këtë festival duke pasur parasysh se emrat e ftuar janë profesionistë të skenës e që i përkasin një karriere të shndërritshme dhe tani këta emra do të jenë pranë publikut kosovarë.

Pastaj, një event tepër i veçantë, përveç ‘Opera Night’, është menduar të jetë edhe emërtimi i një dedikimi special të të madhes e të pakrahasueshmes, Nexhmije Pagarausha. Festivali synon që kësaj ikone e një njeriu kaq meritor të artist kosovar e cila ka lënë një ndër kontributet më të shquara dhe më të vlefshme për atë se çka ajo përfaqëson, ti dhuroj një vend të merituar brenda strukturës së festivalit që do të përmbajë numra të spikatur dhe special që i përkasin repertorit të Pagarushës, e të cilat do të ngrihen në piedestalin e duhur duke ardhur në një formë strukturore të ngritur klasike por sigurisht pa prekur dhe pa cënuar asnjëherë identitetin muzikor të tyre. Ndërsa, përtej kësaj, mendohen të bashkëngjiten edhe numra të repertorit klasik shqiptarë për krijimin e një ndërthurje ndërmjet klasicizmit shqiptarë e kosovarë dhe atij botëror.

Krejt në fund, ‘RLIOF’ do të sjell mbrëmjen e fundit për këtë edicion, një mbrëmje që pikë kryesore ka përmbledhjen e gjithçkaje të bukur të eksperiencës dhe gjithçka se çfarë tenori Lahaj synon të arrijë nëpërmjet interpretimit të tij me datën 7 gusht. Ky koncert madhështor në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë e i cili titullohet ‘Ramë Lahaj&Friends’, do të sjell të ftuar special, muzikë shumëngjyrëshe, larmi klasike, profesionalizëm të vërtetë dhe natyrisht privilegjin e tenorit Lahaj që ai e posedon ndaj prezencës në vendin e tij.

Përpos shpalosjes së programit të këtij festivali, në një intervistë për KultPlus, drejtoresha artistike e festivalit ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’, Ulpiana Aliaj, ka folur edhe për bashkëpunimin me mjeshtrin italian Vito Brunetti dhe rëndësinë për trajnimin e artistëve të rinj.

“Bashkëpunimi me maestron Vito Brunetti erdhi në një formë shumë të natyrshme dhe organike pasi tenori Lahaj ka qenë një ndër studentët e tij dhe sigurisht duke njohur prapavijën e tij profesionale dhe duke njohur emrat e rëndësishëm që kanë kaluar përmes klasës së tij, ishte zgjedhja ideale për të qenë ai pikërisht pjesë e puntorisë së parë në edicionin e parë të festivalit. Sigurisht që edukimi i brezit të ri është gjëja më e rëndësishme dhe hallka kryesore sepse kemi tendecën që me të vërtetë të përcjellim synimin dhe ndërtimin e festivalit”, thotë Aliaj.

Sipas saj, struktura e festivalit përmban një hapësirë shumë të gjerë dhe ndërthurja që është menduar ndërmjet profesionistëve dhe të rinjve është pikërisht ajo shtyllë që nxit më tepër brezin e ri për tu kultivuar dhe mbi të gjitha për të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë nivelin por edhe dëshirën e rrugëtimin e secilit artist.

“Duke u nisur nga shembulli i tenorit Lahaj, se si ai ka nisur formimin, strukturimin e shkollimin e tij por edhe eksperiencën e tij skenike nga një vend kaq i vogël në thelb por shumë i madh në dije e për më tepër në art dhe talent, ai mbërrin në majat e skenave ndërkombëtare. Ky është edhe synimi i festivalit sepse artisti i ri ka një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë për tu përballur, përtej asaj se çka ne shohim në skenë dhe kështu arrihet një sukses mëse i dukshëm, siç është në këtë rast, suksesi i tenorit Lahaj por edhe shumë artistëve të tjerë që tashmë janë emra të vlefshëm të skenës botërore”, ka thënë Aliaj.

Për Aliajn, përputhja e shumë kushteve për të krijuar një strukturë të tillë dhe për të zhvilluar një festival 10 ditor, sigurisht që është e nevojshme që të ekzistojnë garanci të plota, mbështetje por nevojitet edhe një vizion shumë i qartë profesional për ta realizuar atë.

Ndërsa, për artistët që vinë nga arena ndërkombëtare e që mbajnë emra prestigjioz të skenës dhe të cilët do të inerpretojnë në skenë së bashku me tenorin Lahaj në mbrëmjen e fundit të titulluar ‘Ramë Lahaj&Friends’, Aliaj për KultPlus tha se publiku kosovarë do të ketë mundësinë të prek e të ketë pranë vetes pikërisht këta këngëtarë që ndoshta deri në këto momente do ti mund ti shihnim e preknim vetëm nëpërmjet skenave dhe arenave ndërkombëtare.

“Fakti që ata vinë në Kosovë për miqësinë, respektin dhe dashamirësinë por edhe për dëshirën e tyre, tregon për një strukturë kaq të shëndoshë artistike, për arsye se në momentin që kemi prezantuar strukturën e festivalit dhe çka synohet, të gjithë kanë shprehur dashamirësinë për t’iu bashkangjitur tenorit Lahaj”, thotë Aliaj.

Por, tani Aliaj shpreson se gjithçka do të shkojë sipas planit sepse secila mbrëmje në festival ka patjetër një specifikë të veçantë dhe kjo jo më kot sepse ata dëshirojnë të lëvrojnë në një lamë më të gjerë për sa i përket spektrit klasik por mbi të gjitha, atij profesional. Ndërkohë, sipas saj dëshira që respekti dhe mikpritja tashmë e dëshmuar nga publiku kosovarë të jetë po njëlloj edhe kësaj here, është tejet e madhe.

Krejt në fund, Aliaj për KultPlus ka shpalosur edhe pritshmëritë e saj për këtë edicion.

“Prishtmëritë tona përkrah këtij festivali janë vërtetë të larta, kjo sepse ne nisemi shumë duke parë talentin, dëshirën dhe dashurinë për artin lirik që ndodhet në Kosovë. Sigurisht që duke u nisur nga figura e spikatur e asaj se cka përfaqëson Lahaj për artin lirik por mbi të gjitha për qytetarinë kosovare, duam që nëpërmjet këtij kontributi të vyer, me të cilin ne vërtetë po e bëjmë me shumë dashuri e shumë shpirt, të sjellim një realitet i cili duhet të vijë në rritje, pse jo në strukturimin dhe ngritjen e një institucioni të artit lirik siç është Teatri i Operës, një institucion që Kosova vërtetë e meriton, kështu që prishtmëritë tona janë vërtetë të larta”, përfundon Aliaj.

Ajo tutje ka potencuar dëshirën që nëpërmjet këtij institucioni të ngrehen baza të shëndosha për të zhvilluar më tej një art lirik elitar në Kosovë.

Andaj, të gjithë studentët e interesuar për punëtorinë ftohen të dërgojnë 2 audio/video materiale jo më të vjetra se 1 vit ne email-in: [email protected]. / KultPlus.com

Billie Eilish së shpejti me një projekt special të realizuar me BBC-në (VIDEO)

Ylli i muzikës, Billie Eilish i ka bërë publike detajet rreth emisionit të ardhshëm special për kanalin “BBC”, me titull “Billie Eilish: Up Close”.

Para disa javësh u zbulua se ylli i hitit “Bad Guy”, ishte duke punuar në një projekt special për fansat e saj, në bashkëpunim me platformën mediale gjigante.

Dhe tani është konfirmuar lajmi se emisioni në fjalë do të transmetohet të shtunën më 31 korrik në kanalin “BBC One”, derisa DJ Clara Amfo nga “BBC Radio 1” do ta intervistojë pop yllin 19-vjeçar për rrugëtimin e saj drejt famës, dhe faktin se anembanë botës konsiderohet një person model, transmeton KultPlus.

Program 45-minuta do të transmetohet një ditë pas lansimit të albumit dytë të shumëpritur të këngëtares së shpërblyer me “Grammy”, me titull “Happier Than Ever”.

“Në emisionin special të xhiruar në vendlindjen e Billie Eilishit, Los Angeles, DJ Clara Amfo nga ‘BBC Radio 1’ do të bisedojë me këngëtaren rreth albumit të saj të fundit, ‘Happier Than Ever’, rrugëtimit të jashtëzakonshëm drejt famës, do ta kthejë atë prapa në kohë për t’i kujtuar disa prej sukseseve më të njohura, do të diskutohet për efektet që këto suksese të karrierës i kanë pasur në jetën e saj si dhe rolin e artistes si inspirim për të rinjtë anembanë botës”, thuhej në një komunikatë për media, transmeton tutje KultPlus.

Në të kaluarën, yje të njohur të tillë si Adele, Ariana Grande dhe Harry Styles, kanë arritur marrëveshje për realizimin e një emisioni të tillë special me kanalin “BBC”.

Ndërkohë, Billie sapo ka njoftuar se është duke e shfaqur përvojën e saj kinematografike, ekskluzivisht në platformën “Disney+”.

Filmi koncertal me titull “Happier than Ever: A Love Letter to Los Angeles”, do të transmetohet në këtë platformë digjitale më 3 shtator të këtij viti.

Projekti që i sjellë përjetimet e një koncerti special të këngëtares, do të përfshijë performanca intime të secilës këngë të albumit të ardhshëm të Eilishit, për herë të parë dhe të vetme, nga skena legjendare “Hollywood Bowl” në Los Angeles.

Në një prononcim për media, pop këngëtarja kishte deklaruar: “Kompania ‘Disney’ është jashtëzakonisht ikonike, prandaj të bashkëpunoj me ta në një projekt të këtillë, është një nderë i madh për mua. Ta kem rastin ta prezantoj albumin tim të dytë në këtë mënyrë dhe t’ia dedikoj atë qytetit që e dashuroj dhe ku jam rritur, është diçka shumë emocionuese për mua. Shpresoj do t’iu pëlqejë ky projekt”.

Filmi koncertal “Happier than Ever: A Love Letter to Los Angeles” vjen me regji të dyshes, Robert Rodriguez dhe Patrick Osborne, si dhe do të përfshijë elemente të animuara, duke i dërguar shikuesir në një rrugëtim si nëpër ëndrra përmes vendlindjes së Eilishit, Los Angeles, dhe disa nga sfondet më ikonike të këtij qyteti. / KultPlus.com

Ndërtesat më të bukura të botës (FOTO)

Festivali Botëror i Arkitekturës ka zbuluar listën prestigjioze të ndërtesave dhe projekteve të reja më të mira nga e gjithë bota, transmeton KultPlus.

Lista përfshin projekte komerciale, rezidenciale dhe kulturore, duke përfshirë Qendrën e Ekspozitës Kulturore Kineze në ajër të hapur në Lanzhou dhe një plan për të ruajtur ndërtesën më të vjetër të Abu Dhabit, Kalaja Qasr Al Hosn.

Me çmimet e vitit të kaluar të anuluara për shkak të pandemisë së koronavirusit, lista e këtij viti përmban projekte arkitekturore të përfunduara globalisht midis 2019 dhe 2021. Fituesit do të vendosen në muajin dhjetor, kur më shumë se 100 gjyqtarë do të mblidhen në Lisbonë, Portugali, dhe për të kurorëzuar Ndërtesën Botërore të Vitit.

Muzeu CROX në Changzhou, Kinë.
Kjo strukturë trekëndëshe gjendet në një pishinë me ujë në qytetin kinez bregdetar të Sanya
Shërben si qendër komunitare dhe kuvertë vëzhgimi. Ndodhet në qytetin kinez të Nanchang dhe dallon nga forma e saj si spirale.
 Park në Sanya, Kinë
Të banesa shumëngjyrëshe e arkitektëve ZAV. Rezidenca është projektuar për të rritur turizmin me komunitetin lokal në Hormuz, Iran.
Një ndërtesë historike në Abu Dhabi
Muzeu “Audemars Piguet” është një muze në qytetin e largët zviceran malor të Le Brassus.
Qendra Maggie siguron mbështetje për pacientët e kancerit. Ajo është e vendosur në kampusin e Spitalit Universitar St. James në Leeds, Mbretëri e Bashkuar.
E vendosur në Zhangjiakou, në këtë qendër do të mbahen një pjesë e ngjarjeve të Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Egaligilo, është një pavijon në muzeun Tamayo në Meksikë që gjeneron një mikroklimë me re në brendësi të saj.
Qendra e Vëzhgimit “The Otzi Peak Observation Deck”, rri pezull në një akullnajë në Luginën Schnalstal, në pjesën veriore të Italisë.
Mikrolibraria Warak Kayu, në qytetin indonezian të Semarang, është një hapësirë për të nxitur arsimimin në një lagje të varfër
E vendosur në qytetin kinez të Lanzhous, Qendra Kulturore Kineze, është vendosur në mes të fshatrave tradicionale dhe peizazheve natyrore.

/ KultPlus.com

Babai ndërton një veshje robotike për të birin që ta ndihmojë të ecë

Inxhineri i robotikës, Jean-Louis Constanza, ka ndërtuar një veshje robotike për të birin e tij 16-vjeçare Oscar, e cila e lejon atë që të ecë, raporton BBC, transmeton KultPlus.

Oscar, që është në karrocë me rrota, e aktivizon veshjen duke thënë “robot ngrihu” dhe veshja më pas ec në drejtim të tij. Jean-Louis, është bashkëthemelues i kompanisë që ndërton veshjet që lejojnë përdoruesit të ecin për disa orë në ditë.

Përdoret në spitale në disa shtete, por nuk lejohet për përdorim të përditshëm për individët dhe ka një çmim rreth 150 mijë euro.

Një eksoskelet personal duhet të jetë shumë më i lehtë, thonë inxhinierët e kompanisë. / KultPlus.com