Bienalja e Filmit të Venecias sërish nën kushtet e Covid-19

Edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në qytetin italian të Venecias është vendosur të fillojë sërish, edhe këtë vit, nën kushtet e COVID-19, transmeton KultPlus.

“Kontrollet janë sërish të nevojshme dhe biletat do të duhet të rezervohen paraprakisht në internet”, shpjegoi presidenti i Bienales së Venecias, Roberto Cicutto.

Gjithashtu, disa shfaqje do të anulohen, për shkak të kufizimeve në kohë.

Sipas drejtorit të kinemasë së Bienales, Alberto Barbera, pandemia e COVID-19 duket se ka sjellë më shumë krijimtari.

“Cilësia e filmave është përgjithësisht mesatarisht më e lartë këtë vit, sikur pandemia të ketë stimuluar krijimtarinë e të gjithëve”, tha Barbera.

Sipas tij, këtë vit, në Bienale përfaqësohen një total prej 59 vendesh. Në të marrin pjesë pesë regjisore, tre më pak se në vitin 2020. Festivali i filmit zhvillohet nga 1-11 shtator. Konkursi i këtij viti hapet me “Madres Paralelas”, nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar. / KultPlus.com

Tringë Smajli, heroina shqiptare që luftoi me trimëri

Tringë Smajli Martini Ivezaj lindi në 1880, e njohur ndryshe si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare shqiptare që luftoi kundër Perandorisë Osmane në Malajzi. Ajo ishte vajza e Smaj Martini, një udhëheqës i klanit katolik Gruda të Malajzisë.

Në kohën e vdekjes së vëllezërve të saj, Tringa u bë një burrneshë e betuar dhe veshi rroba burrash për të jetuar si burrë në shoqërinë patriarkale të shqiptarëve të Veriut.

Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u shqua në betejën e Deçiqit. Ajo mori pjesë në Memorandumin Grek më 23 qershor 1911. Aktiviteti i saj rebelues vazhdoi edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Tringa vdiq më 2 nëntor 1917 dhe u varros në varrezat familjare në Malet Gruda brenda fshatit Kshevo, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene) shkatërroi varrin e saj gjatë një pushtimi në zonë.

Heroizmi i saj e bëri atë të famshme dhe për të u shkruan këngë epike shqiptare. Versioni folklorik i heroizmit të saj tregon një zinxhir pak më ndryshe të ngjarjeve: Smajl Martini, udhëheqësi i klanit u rrëmbye në 1911 në Vranje nga Osmanët dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë, duke e detyruar Tringën të zinte vendin e babait saj.

Meqenëse revolta e malësores në vitin 1911 u mbështet nga mbreti Nikola Petrovic, kënga epike përjashtoi historinë e vërtetë të vdekjes së babait të saj, duke fshehur të gjitha kujtimet e periudhës së Lidhjes së Prizrenit, të cilat do të rikthejnë mosmarrëveshjet territoriale midis shqiptarëve dhe Mbretërisë së Malit të Zi.

Ironikisht, konflikti midis shqiptarëve dhe Malit të Zi do të përsëritet pak më vonë. Në vitin 1911, The New York Times e përshkroi Tringë Smajlin si ′ Jean Zhan D ‘Arc Shqiptar, bazuar në historinë në versionin malazez, të cilin korrespondenti i Times kishte dëgjuar diku në Podgoricë.

Ajo e përshkruan Tringën si “një grua të re të bukur”, përveç heroizmit të saj. Legjenda e saj jeton në të gjithë Ballkanin, si një nga gratë luftëtare më heroike në historinë e rajonit. Disa rrugë në Kosovë dhe Shqipëri mbajnë emrin e heroinës së popullit shqiptar./ KultPlus.com

Kosova vazhdon të mbetet në Top 10-të vendet e para në ‘Tokyo 2020’

Falë Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, Kosova fitoi dy medalje të arta olimpike në “Tokyo 2020”.

Kur kanë kaluar katër ditë nga fillimi i këtyre Lojërave, Kosova vazhdon të mbetet lart në listën e vendeve me performancën më të mirë në Olimpiadë.

Kosova renditet e 10-ta me dy medalje të arta të fituara gjithsej.

Momentalisht prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nëntë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta, e ndjekur nga Kina dhe Japonia që kanë gjithashtu nga nëntë medalje të arta. / KultPlus.com

‘Kosova’ në anglisht në bibliotekat universitare të Austrisë

Nga Shqipe Millaku

Diaspora kosovare që jeton dhe vepron në Republikën e Austrisë këto ditë ka organizuar një veprimtari për shpërndarjen e librit “Kosova I,II,III” në anglisht të autorit Jusuf Buxhovi, në të gjitha bibliotekat universitare të Republikës së Austrisë, më qëllim të afirmimit të vlerave historike, gjuhësore dhe kulturore të popullit të Kosovës.

Historia dhe trashëgimia e popullit tonë përmes librit “Kosova” në gjuhën angleze vjen tek lexuesit e Evropian një kohe të gjatë që nga vepra e autorit Noel Malcolm “ Kosovo: A Short History”. Ishin të rrallë librat që sillnin informacione për popullin, trashëgiminë, kulturën dhe gjuhën e vendit tonë nga antika e lashtë e deri të themelimi i shtetit të Kosovës.

Prandaj shkrimtari, historiani dhe publicisti Buxhovi ka merita të jashtëzakonshme në promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe historinë e saj që nga lashtësia deri tek pavarësia, duke iu ofruar lexuesve të vendeve Evropiane informacione dhe fakte të pa mohueshme të cilat i kanë munguar audiencës, hulumtueseve dhe lexuesit Austriak. Për të dhënë kontribut ketë drejtim, ketë muaj u bë dhurimi i disa kompleteve të librit “Kosova” në anglisht në bibliotekat universitare të qyteteve më të mëdha si: Vjenë, Innsbruck, Graz dhe Salzburg dhe do të vazhdojë edhe në qytetet të tjera duke shënuar një sukses tjetër të diasporës kosovare në afirmimin e vendit tonë.

Aktiviteti për shpërndarjen e librit u iniciua nga Dr. Agron Millaku, bashkëpunëtor shkencor në Austri dhe u përkrah nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri më seli në Vjenë, e cila drejtohet nga zonja Kaltrina Durmishi. Duhet kujtuar se një organizim të tillë dr.Millaku e kishte bërë më herët në Republikën e Sllovenisë, duke promovuar dhe shpërndarë librin “Kosova” në biblioteka universitare dhe bibliotekat e qyteteve në Slloveni se bashku më shoqatën “Dardania” me seli në Lubjanë.

Sipas tij, ofrimi i librit “Kosova” tek lexuesi austriak, dhe dhurimi e tij në bibliotekat universitare do të ndikojë tek lexuesit për tu informuar më shumë mbi historinë, kulturën dhe gjuhën e popullit tonë, rrugën e tij drejt lirisë dhe sakrificën ndër shekuj. Duhet theksuar se në Austri ka shumë pak libra të përkthyer nga letërsia shqipe dhe informacionet jo rrallë herë mund te gjinden të shtrembëruara, të pasakta ose edhe të cunguara. Shpesh herë ndodh që në librat shkollorë dhe tekste tjera të mos gjendet shteti më i ri i Evropës – Kosova në hartën Evropiane. Kjo qasje duhet ndryshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës përmes adresimit të problemeve tek institucionet Austriake. Dhurimi i librit u prit me shumë kënaqësi dhe interesim nga institucionet dhe bibliotekat, të cilët u ndien të nderuar e të gëzuar për pasurimin e fondit të tyre edhe me disa vëllime të librit “Kosova” duke na falënderuar edhe në gjuhën shqipe më ato pak fjalë që dinin.

Në shenjë falënderimi për përkrahjen shumëvjeçare në çështjen shqiptare dhe afirmimin e shtetit të Kosovës, libri “Kosova” në anglisht në tri vëllime i autorit J. Buxhovi do t’u dhurohet edhe disa personaliteteve të shquaraaustriake nga fusha e albanologjisë, historisë, kulturës dhe artit.

Planifikohet që këtë vit të ftohet në Austri edhe vetë autori Buxhovi në mënyre që të thellohen marrëdhëniet shqiptaro-austriake. / KultPlus.com

Arratisja e Arshi dhe Feime Pipës, kujtime të familjes shkodrane që u persekutua deri në rrënjë

Feime Pipa e arratisur së bashku me të vëllain Arshi Pipa, në një numër të revistës “Albanica” të pranverës së vitit 1991 në Nju Jork, ka botuar kujtime me episode mjerimi, brenge, persekutimi e torture që përjetoi familja e saj.

Udhëtimi i gjatë e i pashpresë për një strehë

Për pothuaj dy vjet ishim në zi për vdekjen e vëllait tonë, Myzaferit, dhe motrës, Bedit. Megjithatë, meqenëse po afronte dita e lëshimit nga burgu e Arshiut, filluam të ndjenim njëfarë lehtësimi.

Babai, që dergjej në shtrat prej katër vjetësh, me femorën të thyer, u gjallërua disi dhe filloi të na tregonte, mua dhe motrave, ngjarje të jetës se tij.

Nëna lau dhe hekurosi kostumin e Arshiut e i beri një kravatë të re. I duhej edhe një dyshek, por me mundësitë financiare që kishim, nuk mund t’ia blinim.

Ne, motrat, ndjeheshim më mirë, veçanërisht unë që, në mënyrë të fshehtë isha lidhur me Arshinë, gjë që vetëm nëna e dinte.

Ngushëlloheshim edhe pse, të paktën, tashti kishim një çati mbi kokë. Ishte një banesë primitive në periferi të Durresit, në fund të një rruge të gjatë të cilën shirat e dimrit e bënin të pakalueshme. Shtëpia kishte dy dhoma dhe një haur të vogël që e përdornim për kuzhinë. Ne e quanim atë “kështjella jonë e vogël”. E kishim gjetur pasi komunistët na kishin detyruar të shpërnguleshim tre herë brenda gjashtë muajve.

Banesa jonë e parë, e përkohshme ishte një apartament me dy dhoma. Ndërsa banonim aty, një anëtar partie, ish-student i Arshiut, u ngarkua ta takonte atë në burg. Kishte për detyrë të zbulonte nëse Arshiu, ndërkohë, kishte ndryshuar apo jo.

Arshiu i kishte thënë se s’kishte bërë asgjë për t’u penduar.

Shpejt, pas kësaj, Zyra e Strehimit na shpërnguli nga apartamenti që kishim, në një dhome të një ndërtese tjetër. Sapo e bëmë atë dhome të banueshme, duke e larë dhe lyer, Zyra e Strehimit na transferoi te një apartament tjetër me një dhome me të vogël e me të ndyrë se e mëparshmja.
“Për ku pas kësaj?” – pyetëm kur për të tretën here u detyruam të largoheshim.

“Këtë herë ju do të keni një banesë më vete, bile me pamje të këndshme. Nuk do të lëvizni më prej saj.”
Banesa e re ndodhej në zonën që quhej Stan, në zonën me të varfër të qytetit.
Shkova ta gjeja.

Gjatë rrugës, në kodër, dukeshin baraka e kasolle të rrënuara që pasonin njëra tjetrën, me oborre ballore ku ndereshin rrecka për t’u thare. Një plakë më tregoi se si shkohej tek shtëpia që kërkoja.
Eca përmes kaçubash e ferrash që mbulonin një rrugicë e arrita në një lëndinë mbushur me lule të egra. Në largësi, deti vezullonte. Panorama qe mahnitëse. Mendoja babanë në shtrat, me kokën të ngritur me jastëkë që sodiste detin përballë. Vendi do të kishte qenë fare i mirë edhe për Bedin.
Gjatë endjeve tona prej ciganësh, Bedi vdiq nga tuberkulozi, pa asnjë pranë nga familja, në një dhome të spitalit të Tiranës. Shoqja e saj e dhomës na tha se, para vdekjes, ndjehej e lumtur, pasi mendonte se së shpejti do ta merrnim në shtëpi.

Ishte një trillim i yni, për t’i lehtësuar asaj dhimbjen.

Shtëpia në lëndinë ishte rreth shtatë metra e gjatë dhe pesë metra e gjerë. Ishte e mbuluar me mbeturina fletësh alumini që kërcisnin, kur frynte erë. Dritare ishin dy vrima të zëna me dërrasa. Dera mbyllej me një copë tel. Brenda ishte e mbushur me kashtë të kalbur e bajga. Ishte përdorur më parë si stallë.

Atë natë asnjë prej nesh nuk fjeti. Të nesërmen, shkova në Zyrën e Strehimit për t’u thënë se nuk do të lëvizim nga banesa ku ndodheshim.

Njëri nga punonjësit me bërtiti “Çfarë prisni, vilë?! Është e vërtetë, shtëpia ka nevojë për riparime, por ju mund t’i bëni ato, ashtu siç bëtë edhe me banesat e tjera!”
“S’kemi mundësi të shndërrojmë stallën në shtëpi” – i u përgjigja, – por, edhe në qoftë se do të kishim, çezma është tepër larg, poshtë në luginë dhe kasollja nuk ka banjë, nuk ka korrent elektrik. Për më tepër, babai është i paralizuar. Si mund ta çojmë aty, ku s’ka rruge?”
“Me aeroplan, – u tall ai – lutuni Zotit t’ju ndihmojë”.

“Ne kemi probleme strehimi me njerëzit tanë – tha një nëpunës tjetër, – në qoftë se gjeni vetë një vend tjetër, ne nuk kundërshtojmë.”

Shanset për të gjetur shtëpinë tjetër ishin fare të pakta. Megjithatë, unë u lidha me Nuçin, një mik të familjes që na pat ndihmuar në shumë raste të vështira. Ai foli me Markun, një anëtar partie të cilin e njihja. Kishim bërë se bashku “punë vullnetare” në plazh. Marku, epileptik, ndërsa punonim një ditë me diell të fortë, pati një krizë epilepsie. Unë e ndihmova.

Marku na dha adresën e një familjeje që kishte një shtëpi me katër dhoma e një kuzhinë.

“Ata janë miq, – na shpjegoi, – por ju lutem, mos e përmendni emrin tim!”.
Shtëpia ishte e një shoferi kamioni që banonte aty me nënë plakë dhe me gruan pa fëmijë. Ishte njeri me zemër të butë.

Babai ndjehej i lehtësuar në dhomën e tij: me diell në dimër e me freski në verë. Aty celebruam fejesën e njerës prej motrave. Unë punoja në një fabrike makaronash. Po aty punonte, gjatë pushimeve të verës, Bukurushi, që do të martohej se shpejti. Deti, motra me e vogël, nganjëherë u jepte mësime privatë rusishteje shoqeve të saj të klasës. Por, ishte nëna që punonte më rënde. Përveçse që kujdesej për babanë, ajo gjente kohe për të bërë jorganë që i shiste një tregtar shëtitës. Kur fqinjët tanë kishin festa familjare, ajo u bënte ëmbëlsira. Ata e shpërblenin me qumësht, ushqim që gjendej me vështirësi. Qumështi dhe kosi ishin ushqimet kryesore për babanë. Ai nuk përdorte më protezat e dhëmbëve. Ato e vrisnin. Ushqimet më të mira i ruanim për babanë dhe për Arshinë.

Nuk mundëm kurrë të vendosnim një lule në varrin e vëllait tonë, Myzaferit. Ai u torturua për vdekje, përnjëherë pas arrestimit, në vitin 1946, në Degën e Sigurimit në Shkodër. Nuk dinim, dhe ende nuk dimë, vendin e varrit të tij.

Një ditë tregu, pasi do të blinim disa ushqime për Arshinë, mora një trastë në të cilën kisha futur një bluzë dhe kuletën me triskat e paret dhe u nisa për në dyqan. Në dyqan kishin mbetur vetëm marmelatë dhe djathë. Porosita nga dy kilogram prej të dyjave dhe nisa të kërkoja paret për të paguar. Kuleta nuk ndodhej në trastë. Si e çmendur, e boshatisa atë, kërkova në xhepat e bluzës, kuleta nuk ndodhej. U ktheva mbrapsht e kërkova disa here rreth dyqanit. Kur i humba shpresat, u nisa e dëshpëruar për në shtëpi, duke tërhequr zvarre këmbët nëpër shi. Përveç pareve që mezi i kishim kursyer, kuleta kishte dhe tri triska buke për tetorin që sapo kishte filluar.

E sfilitur dhe krejtësisht e lagur, arrita aty ku rruga kryesore ndërpritej me rrugicën tonë. Befas pashë një send të zi në tokë që në fillim m’u duk si një cope gome. Ishte kuleta. Isha e sigurt se ishte kuleta ime, dhe sendet duhej të ndodheshin në të, pasi asnjë shqiptar, në atë kohe, nuk do të hidhte një kuletë boshe, sado e vjetër dhe e grisur që të ishte, por pata frike se shiu do të kishte prishur triskat dhe paret. Por, jo. Nëna i kishte mbështjellë ato në celofan. Më parë, si duket, kur unë kisha nxjerrë bluzën nga trasta për ta veshur, kuleta më kishte rënë. Që prej asaj kohe kishin kaluar tre ore. Njerëz, gomarë e mushka mund të kishin shkelur mbi të, por, për fat, s’e kishin venë re.

Në një pasdite nëntori të vitit 1947, kur unë me motrën time Bukurushin po ktheheshim për në shtëpi, pamë një xhip që ndaloi para Prokurorisë se Përgjithshme. Dy roje zbritën prei tij dhe hapen portën e të burgosurit. Prej saj doli vëllai ynë, Arshiu, me pizhame e pantofla. Gjatë daljes nga xhipi, ai ktheu kokën, na vështroi, dhe u fut në ndërtese.

Ne ngrimë. Arshinë e kishin nxjerrë nga infermieria. Pse? Ai duhej të lirohej pas tre muajsh.
Qëndruam para ndërtesës gjersa u err. Rrugët u boshatisën dhe dritat e rrugës u ndezën. Në këtë kohë dy roje dolën nga godina dhe na urdhëruan të largoheshim.
Babait nuk ia thamë. Në të tjerët jetuam në ankth, deri sa erdhi dita e takimit. Shkuam në burg, duke mos ditur ç’na priste. Kërkuam të takoheshim me Arshinë. Atij i thirrën emrin. Qe gjallë!
Myzafer Pipa (1914-1946)

Arshiu u gjykua për here të dytë. Gjatë gjykimit, mori vesh vdekjen e vëllait, Myzaferit. Na qortoi që nuk e kishim njoftuar. Nuk ia kishim thënë për të mos e munduar edhe më, ndërkohë që brengën e kishim mbytur brenda vetes tonë. Kur vizitonim Arshinë në burg, hiqnim rrobat e zisë dhe vishnim ato normale. Kur Arshiu na pyeste për Myzaferin, i thoshim se ishte mirë, duke mbajtur në zemrat tona pikëllimin.
Në korrik 1948, Arshiu u dërgua në kampin e punës se detyruar famëzi të Vloçishtit. Disa muaj më pas, në nëntor 1948, ai u dënua për herë të dytë me njëzet vjet dhe u transferua në kështjellën burg të Gjirokastrës.

Në vjeshtë të vitit 1949, regjimi shpërnguli nga Durrësi rreth njëzet familje të persekutuara dhe i vendosi në shtëpi boshe në plazh. Ne ishim, doemos, midis tyre. Kërkuam që babanë ta transportonin me autoambulancë.

Partia refuzoi. Pajtuam një karroce me kalë, i vetmi mjet transporti që mund të gjendesh.
Për here të parë në katër vjet, babai i veshur me kostum, u detyrua të qëndronte në këmbë. Në karrocë ai i mbante ato të shtrira para vetes. Ne, motrat, ndiqnim nga pas karrocën. Plazhi ishte rreth 5 kilometra larg nga shtëpia që lamë.

Meqenëse rruga ishte e keqe e me gropa, iu lutëm karrocierit të ecte më ngadalë, për të mos tronditur babanë. Por, ai donte të kthehej në Durrës para se të fillonte shiu e, prandaj, nuk na e plotësoi lutjen.

Në një çast babai u zbeh. Ndjente dhimbje. Karrocieri ndaloi karrocën. Nëna i mbështeti babait kokën në gjirin e saj. Kur arritëm në strehën e re, ishte bërë natë e binte shi.
Babai vdiq po atë natë nga një goditje në zemër. Për ta varrosur, na u desh të shisnim orën e tij të xhepit. Përktheu Ilir Hashorva

Arshi Pipa ndër rreshtat e biografëve

Arshiu u lind në Shkodër në 28 korrik 1920. Ai ishte djalë i vetëm në krye të katër motrave. Vëllanë me të madh gjashtë vjet para tij, Muzaferin, e kishte të tillë nga babai. Kështu, ishte drita e syrit jo vetëm e prinderve, por edhe i motrave, të cilat gjithë jetën e kanë adhuruar. Por kjo nuk do të thotë aspak se në familjen Pipa, për Muzaferin nuk ishte po e njëjta gjë. Aty nuk bëhej asnjë dallim ndër dy djemtë e shtëpisë, si nga prindërit, ashtu edhe nga motrat. Ishte një familje me lidhje afektive shumë te theksuara, të pashlyeshme kurrë. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nënës se tyre, zonjës së mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e përkryer në të gjitha drejtimet, nënës së fortë, të dhemshur aq edhe të drejtë deri në shkallën e një modeli klasik.

Fëmi i mbarë, i shëndetshëm dhe i bukur, Arshiu ishte njëkohësisht edhe një “lojcak” i madh, si thonë në Shkodër, madjé edhe një “sherret”, domethënë që nuk linte dy gurë bashkë. Pavarësisht kësaj faktet tregojnë se ai që në klasën e parë e deri në mature dilte gjithnjë i pari i klasës!

Filloren e kreu tek shkolla e jezuitëve në Shkodrës, e në mos gaboj edhe në vitet e para të gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atëhere ishin me tetë e nëntë klasë, deri më vonë madjé, në kohën e regjimit komunist. Vërtetë ishin të paktë këto gjimnaze para luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, por ishin të saktë. Ejo vetëm gjimnazet (ai i Shkodrës, Tiranës, Korçës etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Normalja e Tiranës (vetëm për vajza) dhe Shkolla Teknike Amerikane e Fullcit në Tiranë apo ajo e Kavajës.

Tek jezuitët, Arshiu mori bazat e kulturës klasike, me greqishten e vjetër e latinishten dhe për pasojë, kur shkoi të vazhdoje në Gjimnazin shtetënor të Shkodrës, që quhej atëherë Lice, si ai i Korçës dhe i Tiranës, kishte baza të forta për të dalë i pari edhe në dy gjuhët klasike që përmendëm më lart. Dhe këto dy gjuhë, ai s’i ndau gjatë gjithë jetës. Përkthimet e bollshme, të lëna në dorëshkrim e dëshmojnë më së miri këtë fakt.

Gjatë kohës së arsimimit në shkollën e jezuitëve, ku jepnin mësim klerikë të shquar, i ati, duket për një lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi që të ndjeki njëkohësisht edhe mejtepin, për të mësuar format e moralit islamik. Kështu Arshiu, deri në moshën e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte për bukuri shumë nga syret e Kuranit arabisht, për çudine dhe admirimin e miqve shkodranë të dhënë fort pas kësaj feje, por që arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!…

Në Burgun e Burrelit, Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokëve të dënuar atje duhan, ndopak sheqer a ç’të kishte mundur të mbledhë, me rrezik që po ta shohin rojet, e fusnin dhe atë në birucë, mes dimrit, në çimento, vetëm me mbathje e kanotjere në trup, për një muaj rresht, megjithëse ai ishte i sëmurë.

Guximi i tij u konfirmua edhe gjatë momentit të arratisjes, kur ai çan kufinin, bashkë me të motrën Fehimen, me kobure në dorë, i vendosur të mos bijë në dorë i gjallë më tek rojet.
Me shokë Arshiu ishte, si me gjithë të tjerët i sjellur dhe shumë i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdimisht ne mësimet. Në albumin e familjes, mes të tjerave ka edhe një fotografi ku ai është bashkë me tre shokë të tij të klasës, para një tabele të zezë, në oborr në përgatitjen për provimet e maturës. Në tabelë, veç disa shprehjeve algjebrike, ka në një anë edhe një vjershe, me shkrimin e tij të njohur, vjershë që tregon bukur shpirtin e preokupuar të nxënësve para “torturës” së maturës:

me studime
e numra të shkreta.
kot na shkuen
të rijt e jeta…

Gjimnazi i kohës së tij, si dhe i kohës sime ndahej, mbas semimatures, në dy degë: Reale e klasike. Realja ishte e prirur më fort ndaj shkencave të natyrës, me preferim matematikën e fizikën. Klasikja ishte e prirun ndaj dijeve humanitare të gjuhëve. E Arshiu zgjodhi me dëshirë këtë të fundit. Duket që në moshë fare të re, ai e kishte përcaktuar rrugën e tij në jetë. Dhe kjo punë duket edhe nga dy fakte të tjerë. Gazeta “Cirka” e vitit 1936, kur Arshiu ishte dy vjet para maturës, kishte shpallur një konkurs poetik.

Në të mori pjesë edhe studenti i klasës së gjashtë të Gjimnazit shkodran, i degës klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Në Lamën e Luftës” fitoi çmimin e tretë. Ishte një vjershë e gjatë me plot 26 strofa, secila gashtëvangëshe, herë me rimë e herë pa rimë. Vjersha kishte karakter epiko-lirik. Tema e saj ishte një lloj proteste e hapur kundër luftës, si një veprim mizor, që sjell vetëm vdekje. Pra, ishte tërthorazi një hymn për paqen, mirëkuptimin, vllazërimin e njerëzve e popujve. Kështu, humanizmi i shpirtit të tij nis e nxjerrë krye që në moshë fare të re, atë të një adolishenti gjimnazist.
Prova e tij e dytë e botuar në shtypin e kohës, këtë herë në lëmin e prozës, shifet tek tregimi me titull “Liqeni”, një tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare”, shtator-tetor 1941. Kjo prozë, sigurisht është shkruar në moshë fare të re, por u botua atëherë, siç tregon data, ndërkohë që autori i saj ishte tashmë pedagog në gjimnazin e Tiranës dhe jepte filozofi. Nuk e dimë me saktësi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur të shkruajë poezi. Por një gjë është e sigurtë, që këtë punë ai e ka nisur që në bankat e gjimnazit të Shkodrës. Dhe këto poezi në shumicën e tyre do të mbushin më vonë faqet e librit të tij të parë, me titull “Lundertarë” botuar në Tiranë më 1944.

Pjesa është marrë nga libri: “Arshi Pipa njeriu dhe vepra”, shkrimtari Uran Kalakulla. / Konica.al / KultPlus.com

Ambasada gjermane: Kushdo që ka qenë në Shqipëri, e mban këtë vend gjithmonë në zemër

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë theksoi sot se, në serinë “Postim nga Postet”, Ministria e Jashtme gjermane hedh vështrimin në vende të ndryshme të botës duke përcjellë pikëpamje të punonjësve në ambasadat gjermane, transmeton KultPlus.

“Dje u raportua mbi Shqipërinë!  Sepse një koleg nga ambasada gjermane në Tiranë u kthye disa ditë më parë në Berlin me një valixhe plot përvoja pozitive dhe fotografi të bukura nga Shqipëria”, thekson ambasada gjermane.

“Shqipëria” – vendi i shqiponjave, siç vendi quhet në gjuhën vendase, ka qenë për 3 vitet e fundit shtëpia e kolegut tonë më të ri në ekipin e shtypit, i cili sapo ka mbërritur në Berlin. Kohë e mjaftueshme për të zbuluar këtë vend plot larmi dhe kontraste. Përveç kryeqytetit hiper-urban “Tirona”, në të cilin jeton rreth një e treta e popullsisë vendase, jugu i vendit tërheq me plazhe të bukura ndërsa veriu me zonat e thella malore. Historikisht, Shqipëria ka qenë një vazo e shkrirjes së kulturave dhe ndikimeve të ndryshme dhe sot është një shembull i tolerancës ndërfetare”, nënvizon ambasada gjermane. / KultPlus.com

Përfundon dita e katërt e festivalit ‘Anibar’, ndalohen aktivitetet muzikore në solidarizim të viktimave në Kroaci

E hëna ishte mjaft intensive, njerëzit po vraponin nëpër kinematë e qytetit ku po mbaheshin shfaqjet e filmave, prezantimet, panelet dhe punëtoritë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar ”Anibar”, përcjell KultPlus.

Sot u zhvilluan katër punëtori. Në ora 10:00 u mbajt punëtoria “Confessions of Isolation” tek shkolla “Halil Kasapolli”, ku pjesëmarrësit patën rastin të dëgjonin histori dhe të ndanin përvojat e tyre të izolimit. Në të njëjtin vend, Joan Kamberaj udhëhoqi punëtorinë me titullin “One frame a time”. Një punëtori tjetër që është pjesë e këtij edicioni është “From one generation to the next”, që u mbajt tek Qendra Rinore. Fëmijët e grup moshave të ndryshme morën pjesë duke vrapuar e vizatuar, e kryesorja duke u shoqëruar me njëri-tjetrin.

Punëtoria tjetër është “BARMOTION” e drejtuar nga Gary Schwartz, ku të rinjtë vazhduan të mësonin mbi procesin e krijimit të filmave të animuar. Përvojat e fëmijëve këtu kanë qenë të jashtëzakonshme.

Takimi ditor “Coffee and Talks”, u mbajt tek lokali Exit. Këto takime janë mjaft emocionuese, pasi që pjesëmarrësit kanë rastin të takohen dhe të ndajnë përvojat e tyre, një mundësi e mirë për t’u njoftuar me animatorët profesional që kemi në edicionin e këtij viti të festivali.

Pastaj, audienca u mblodh tek Teatri “Istref Begolli”, për të shikuar filmat “Kona”, “Where Were You”, “niet thuis”, “Afloat”, “Yuluu”, “Not for money, not for love, not for nothing”, and “Llaves (Keys)”, që janë pjesë e Human Rights Competition 3.

Kjo u pasua nga Feature Film Competition tek Kinema “Jusuf Gërvalla”. Filmi i përzgjedhur për ditën e sotme ishte “Up We Soar”, i cili u shfaq në ora 16:00.

Me radhë në program ishte paneli “Haven’t we noticed”, i udhëhequr nga Bekim Sele dhe Lum Çitaku. Panelistët ndanë mendimet e tyre mbi lidhjen mes kreativitetit dhe diturisë. Ata theksuan potencialin që ka rinia në fushën e kreativitetit dhe lirisë së shprehjes. Sipas tyre, qëllimi kryesor i kreativitetit është çizolimi i vetes, dhe fitimi i një perspektive të re për të shikuar atë që na rrethon.

Tek Kino “Liqeni”, u vazhdua pastaj me shfaqjen e filmave të International Competition 3. Kjo kategori garuese përmban punime nga animatorë ndërkombëtarë, të cilët e kanë sjellë artin e tyre tek rinia kosovare, përmes tregimeve të ndryshme në formën e filmave të animuar.

Dita përfundoi me shfaqjen e Student Competition 3, tek Kino Kubat në ora 22:00. Filmat e shfaqur ishin “Red Shoes”, “Afloat”, “Portrait of a woman”, “Bus Line”, “CHRONIQUE”, “The Edge”, “Incognito”, “Inside” dhe “Ciervo”.

Si rezultat i aksidentit tragjik që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ”Anibar” ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore të së hënës. / KultPlus.com

Ambasada amerikane nderon Majlindën, Distrian dhe Norën: Gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të qëndrueshme

Gjudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituare medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kosova tani ka tre medalje të arta në Lojërat Olimpike përfshirë këtu edhe fitoren e xhudistes Majlinda Kelmendi,  në Lojërat Olimpike “Rio 2016”,  shkruan KultPlus.

Pas fitores së Krasniqit dhe Gjakovës ka reaguar edhe Ambasada amerikane e cila ka uruar xhudistet kosovare për këtë sukses.

Postimi i plotë i Ambasadës amerikane:

Urime Nora Gjakovës, medalja e tretë e artë e Kosovës 🥇 kampione olimpike e xhudos. Si Majlinda & Distria para saj, fitorja e Norës i tregon botës atë që tashmë e dimë: Gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të qëndrueshme — të gatshme për ta çuar vendin e tyre në madhështi.

Turner Art Prize rikthehet në Liverpool pas 15 viteve

Foto: LAURA O’CONNOR

Liverpool do të jetë nikoçir i Turner Art Prize për të parë pas 15 viteve.

Ngjarja e njohur do të mbahet në galerinë Tate Liverpool së bashku me një ekspozitë që që do të paraqesë lidhjet me peisazhet rurale të Britanisë në 2022.

Në vitin 2007, Liverpool u bë vendi i parë përveç Londrës në të cilin u mbajt kjo ngjarje, e më pas shkoi edhe në qytete të tjera përfshirë Newcastle, Hull dhe Margate.

Kryebashkiaku i Liverpool, Joanne Anderson tha se ngjarja do të “jetë një qendër të vëmendjes globale”, transmeton KultPlus.

Tate Britain, që organizon këtë ngjarje që nga viti 1984, i jep mundësinë një artisti britanik për të bërë ekspozitë të shquar ose prezantim tjetër të punës së tyre.

Të nominuarit për Çmimin Turner 2021 përbëhen nga pesë kolektivë që kanë ndihmuar për të “frymëzuar ndryshimin shoqëror përmes artit”./KultPlus.com

Dua Lipa me familje po kalojnë kohën në jug të Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po vazhdon qëndrimin e saj në Shqipëri.

Ajo bashkë me familjen e saj po kalojnë kohë në jug të Shqipërisë me kryeministrin, Edi Rama.

Babai i saj, Dukagjin Lipa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga dreka e përbashkët, shkruan KultPlus.

“Mendoj se e kam bërë një mik, Edi Rama një njeri me sharm të pastër”-ka shkruar Lipa, duke shtuar se është Dua ajo që ka shkrepur foton e tyre./KultPlus.com

Libri-fotoalbum “Histori shkodrane në fotografi” e Pjeter Logorecit, promovohet nesër në Prishtinë

Shkodra do të vjen në Kosovë, por kësaj herë nëpërmjet fotografisë, shkruan KultPlus.

Pjetër Logoreci i cili ka punuar në një libër-fotoalbum “Histori shkodrane në fotografi”, do ta promovojë këtë vepër nesër në Prishtinë.

Autori ka njoftuar se libri do të promovohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 28 korrik, prej orës 12:00, ku do të prezantohet ky libër që do të sjell fotografi të panjohura, e që janë nxjerrë nga arkivat austriake 1908/ 1917.

Të gjitha fotografitë janë pjesë e arkivave të Austrisë dhe paraqesin pamje nga jeta sociale, kulturore, zakonore, fetare, ushtarake, si dhe foto personazhesh të njohura shqiptare që kanë studiuar apo vepruar në Austri e Vjenë./KultPlus.com

 

Nëntë vende të reja i bashkohen listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

UNESCO, krahu arsimor, shkencor dhe kulturor i Kombeve të Bashkuara, ka shtuar nëntë zona të reja në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Ato përfshijnë një qytet port kinez të njohur si “emporiumi i botës”, një vend i Arabisë Saudite që përmban mbishkrime shkëmbore që shtrihen në 7,000 vjet dhe një rrjet ndërkombëtar të qyteteve evropiane të llixhave, transmeton KultPlus.

Quanzhou, i vendosur në bregdetin e provincës Fujian të Kinës nga lumi Jin, fitoi një vend në listë për rëndësinë e saj në tregtinë detare midis shekujve 10 dhe 14 të e.s., raporton Phoebe Zhang për South China Morning Post./KultPlus.com

 

Krisanthi Venetiku, fotografja që ndërroi jetë në burgjet e diktaturës

Pas një greve urie për kushtet e vështira dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut, bija e familjes intelektuale të Korçës, që shkroi historinë e fotografisë në këtë qytet, ndërroi jetë pasi kishte vuajtur katër vite burg. Ishte dënuar si “armike e popullit”.

Nga Luljeta Progni

“E kam njohur Krisanthin, kanë ndenjur në pallatin tim tek hyrja tjetër së bashku me vëllanë e saj profesor….ishte një grua e butë dhe na jepte gjithmonë karamele …nuk më ka ikur kurrë nga mendja mënyra se si e arrestuan së bashku me të vëllanë, xhipat përpara pallatit…ishte e tmershme, nuk e pamë më kurrë….”, është një ndër mesazhet për fotografinë e Krisanthi Venetokut, e publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi. Mesazhi është shkruar nga Maria Grigori Terezi, e cila ka parë me sytë e saj kur arrestohej fotografja e famshme korçare bashkë me të vëllanë e saj, profesor të muzikës në Korçë. Është një ndër ato ngjarjet që ngulitet përjetë në mendjen e një fëmije, ngjarje që kanë shenjuar kujtesën e fëmijëve shqiptare gjatë diktaturës komuniste. “Ishte e tmerrshme, nuk e pamë më kurrë” e mbyll mesazhin Maria, për gruan elegante të pallatit të saj të cilën e kishin arrestuar dhunshëm dhe në mënyrë demaskuese para popullit dhe si “armike të popullit”. Por ajo nuk ishte armike e popullit, ishte njeri shumë i dashur për korçarët sepse kishte fiksuar në objektiv, gjenerata të tëra fëmijësh, grash e burrash korçarë, sepse ishte fotografja e parë korçare, ndër të parat fotografe të Shqipërisë.

Është bija e Dhimitër Venetikut, dera e madhe e familjes intelektuale e patriote e Korçës. Kanë shkruar shumë korçarë për Krisanthin dhe familjen e saj. Njëri prej tyre është edhe Kristaq Balli, i cili ka shkruar me detaje historinë e familjes Venetiku, pjesë shumë e rëndësishme e historisë së fotografisë shqiptare.

“Një vajzë e imët, shëndetligë, me syze të trasha optike dhe disi e tërhequr nga jeta shoqërore, por shumë e qetë, e arsimuar, e edukuar, e sjellshme dhe elokuente, ajo i ishte kushtuar kujdesit për shtëpinë e madhe, prindërit e vëllezërit dhe nuk do të krijonte kurrë familjen e saj. Nga ana tjetër, studioja fotografike siguronte të ardhura për të jetuar”, shkruan Balli për vajzën fotografe të familjes Venetiku në Korçë.

Krisanthi lindi në vitin 1910, pikërisht në kohën kur studioja fotografike e familjes së saj kishte nisur aktivitetin. Dhimitër Venetiku ishte ndër të parët e kësaj dere që punuar për të ndërtuar “Studio Venetiku”. Më pas, i biri, Jovani i cili pas një aktiviteti disavjeçar në këtë studio u largua në emigrim. Ishte pikërisht ky moment kur vajza e Dhimitrit, Krisanthi, “u detyrua” të mësonte këtë art të bukur të fotografisë që u kthye në pasionine  jetës së saj.

Studiuesi Kristaq Balli shkruan: “Aktiviteti i saj fotografik vijoi deri nga vitet 1970 të shekullit të kaluar, pra rreth 30 vjet. Puna e saj si fotografe ishte e përqendruar kryesisht në studio dhe fare pak, ose aspak, jashtë saj. Me tematikë, përmbajtje, kompozicione të larmishme, me sfonde që i ndryshonte shpesh, me një ndriçim plot efekte vizuale, me objekte ornamentale si tavolina të vogla antike prej druri të gdhendura e vepra skulpturore artistike që shoqëronin subjektin, ajo krijonte një mjedis “skenografik” të kulturuar e plot imagjinatë. Gjinia e preferuar dhe më e lëvruar nga Krisanthi ishte portreti bust, apo statujë, pasi edhe kërkesat për këtë gjini ishin më të mëdha, sidomos gjatë dhe pas viteve 1950 për shkak të dokumenteve zyrtare dhe diplomave të shkollave të mesme e të larta. Për ne, fëmijët e mëhallës, fotot ishin dhuratë e studios. Sidomos kur na nevojitej për tabelën e të dalluarve në shkollë”.

Por jeta si fotografe nuk mund të rridhte aq e qetë në një qytet të një vendi që ishte pushtuar nga diktatura komuniste. Krisanthi dhe familja e saj padyshim do të ishin pjesë e familjeve intelektuale të Shqipërisë së asaj kohe që do të detyroheshin të kalonin kalvarin e vuajtjeve. Kështu, përballja e parë me diktaturën do të ishte në vitin 1960. Me krijimin e qendrës së qytetit të Korçës, të teatrit dhe disa pallateve të reja aty pranë, shtëpia e Venetikëve do të shembej. Krisanthi bashkë me familjen e saj, u zhvendosën me detyrim në një hyrje të vogël pallati në po atë lagje. Kjo kohë përkoi edhe me fushatën e  kolektivizimit që parashikonte shtetëzimin e çdo prone private. Kjo kohë shënoi edhe fundin e “Studio Venetiku”.  Në vitin 1945, ndërroi jetë i ati Dhimtër Venetiku dhe Krisanthi mori mbi shpatulla gjithë peshën e mbajtjes së familjes. U detyrua të punojë si fotografe nëpër ndërmarrje e kooperativa të diktaturës.

“Kur u boshatis dhe u shemb shtëpia dhe studioja e familjes Venetiku, për ne fëmijët e lagjes, por jo vetëm, ka mbetur një ngjarje e pashlyer nga kujtimet. Meqenëse apartamenti, ku do të transferohej familja ishte shumë më i vogël se ndërtesa e shtëpisë, mjaft objekte e aparatura të studios, baçokë, tava, aparatura të vjetra fotografike, shishe me tretësira kimike, projektorë, sfonde, por, në veçanti dhjetëra kuti të mbushura me xhama, lastra e filma negativë të arkivuar për dekada të tëra, u nxorën në oborr dhe u lanë aty në pamundësi risistemimi. Pa ua ditur vlerën e madhe kulturore, ato u bënë objekt shpërdorimesh, thyerjesh, e sidomos lodrash për fëmijët. Oborri u mbush me një shtresë xhamash të zinj të thyer. Ne, fëmijët, me kuriozitet shihnim nëpërmjet tyre silueta njerëzish e peizazhesh inverse në ngjyrë dhe habiteshim sepse nuk kuptonim procesin e xhamit apo filmit negativ. Të shumtën, ne i përdornim ato për të vështruar diellin gjatë ditës, apo për të luajtur “me fit”, pra kush do t’i fitonte më shumë xhama njeri-tjetrit, të cilat thyheshin në fund, njëlloj sikundër bënim me ashikët, kapaçkat e birrës, fugat, pullat etj. Nga këto ditë, unë kam akoma kujtim “damkën” e një prerjeje serioze në dorë, që më kushtoi një muaj mjekim kirurgjikal. Kur u prish shtëpia, kuptuam se u gris edhe velloja e misterit të kësaj familjeje profesionistësh, artistësh e intelektualësh të veçantë, që jetonte përtej kohës e ngjarjeve të ditës, e shkëputur, e mbyllur, e sfumuar privatisht në një realitet tjetër virtual e vetmitar, prudent e tejet diskret, të pakuptueshme për të tjerët, në thelbin e një paradigme surreale, që e konservonte ritualin e jetës së vet në hermetizmin e ekzistencializmin individual”, shkruan Kristaq Balli.

Studiuesi vëren se ky mund të ketë qenë edhe momenti kur regjimi ka nisur të survejojë familjen intelektuale që më pas do të përfundonte e syrgjynosur burgjeve të diktaturës.

Vëllai i Krisanthit, Kristo (Kiço) Venetiku ishte gjithashtu një ndër intelektualët e Korçës së asaj kohe që bashkë me të motrën do të kishin të njëjtin fat, burgjet e diktaturës. Pas pleniumit të PPSH-së në vitin 1973, vala e persekutimit do të ishte mjaft goditëse edhe në qytetin e Korçës. Në vitin 1975, Kristoja dhe Krisanthi do të arrestoheshin si pjesë e “grupit armiqësor të partisë e popullit” ku përveç Krisanthi e Kiço Venetikut u arrestuan edhe piktori Vangjush Tushi dhe profesori e gjuhëtari Gaqo Peci.

Pas një periudhe hetuesie, të gjithë anëtarët e këtij grupi të sajuar nga regjimi si të tillë, do të dënoheshin me burg. Kjo kohë është pika kulmore e fatit tragjik të familjes intelektuale, Venetiku.

Në kushte të tmerrshme jetese si ato që regjimi kishte rezervuar për “armiqtë e partisë”, pas katër vitesh burg, Krisanthi Venetiku do të shpallte grevë urie në burg, por askush nuk u sensibilizua për protestën e saj dhe në këto kushte ajo ndërroi jetë në vitin 1979. Disa vite më pas, i vëllai, Kiço Venetiku, gjithashtu ndërroi jetë në burgun e Burrelit në vitin 1985.

Nëna e tyre Aleksandra mbeti e vetme, dhe ndërroi jetë nga dëshpërimi në vitin 1976, vetëm një vit pasi dy fëmijët e saj u dënuan me burg.

50-të botues në Panairin e Librit në Ulqin

Për 5 ditë në kalanë e Ulqinit, do të organizohet edicioni i 20 i panairit të librit shqip. Ky vit jubilar, vjen pas pandemisë e ku do të këtë një pjesëmarrje të gjerë të shtëpive botuese nga rajoni. Irena Toce thotë se nuk do të mungojnë edhe të ftuarit special, si dhe debatet për librin.

“Këtë vit në panairin e Librit të Ulqinit do të jemi rreth 50 botues. Të ftuar nderi do të jenë drejtuesit e Akademive të Shkencave të Rajonit”, ka thënë ajo.

Organizatori i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, kujton  kohën e vështirë, kur nisi ky panairi, ku libri shqip ishte i ndaluar.

“Një libër ka qenë zonë e ndaluar në Malin e Zi dhe jo më ti shkojë ndërmend që të organizosh një panair me 50 botues ku shumica do të jenë shqiptarë”, është shprehur ai.

Ky panairi do të përmbyllet me ceremonin e dhënies së tri çmimeve  për veprat e autorëve pjesëmarrës në këtë panair janë: “Liburnia”, që simbolizon anijen e kohëve të lashta në Ulqin edhe “Ulliri”, që simbolizon paqen mes njerëzve dhe çmimi për  përkthimin më të mirë që mban emrin e  Servantes.

Panairi i Librit do të zhvillohet nga data 29 deri në 2 gusht në Ulqin.  /abcnews// KultPlus.com

Nora Gjakova shfaqet me veshje tradicionale japoneze

Kampionia olimpike në “Tokio 2020”, Nora Gjakova vazhdon të bëjë bujë në Japoni.

Ajo triumfoi dje në “Tokio 2020”, duke e fituar medaljen e artë në xhudo, raporton FrontOnline.

Ndërsa në shenjë respekti për vendin nikoqir dhe pritjen madhështorë që i kanë bërë ekipit të xhudos, Nora sot është shfaqur me veshje tradicionale japoneze.

Të kujtojmë se dje kryetari i bashkësisë së Japonisë kishte stolisur gjithë zyrën e tij me flamuj të Kosovës./ KultPlus.com

Feneri i fundit i banuar i Francës merr statusin e UNESCO-s

Foto: Philippe Lopez

Feneri i fundit i banuar i Francës ka marrë statusin e UNESCO-s

Feneri Cordouan është i fundit i banuar në Francë dhe vetëm i dyti, pas Kullës së Herkulit në La Coruña në Spanjë, që do të shtohet në listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco, transmeton KultPlus.

Cordouan u ndërtua në fund të shekullit të 16-të dhe mbikëqyr Oqeanin Atlantik nga gryka e grykëderdhjes Gironde në Francën jug-perëndimore./KultPlus.com

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 22:30 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:


1) Fast & Furious 9
Cipher rekruton në ekipin e saj vëllaun e vogël të Dom në mënyrë që të hakmerret ndaj Dom dhe ekipit të tij.


2) Black Widow
Një film për personazhin e Natasha Romanoff në peripecitë e saj ndërmjet filmave Civil War dhe Infinity War.


3) Snake Eyes

Një spin-off i G.I. Joe i qendërzuar rreth personazhit Snake Eyes.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat si Space Jam: A New Legacy, pastaj horror Great White, trilleri Ice Road, ndërsa nga filmat për fëmijë, po shfaqet filmi i fundit nga Disney dhe Pixar, Luca si dhe Peter Rabbit.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)/ KultPlus.com

“Rame Lahaj International Opera Festival” sjell Vito Maria Brunetti, shans për të rinjtë e Kosovës

Të gjithë studentët dhe artdashësit do të kenë mundësi të konsultohen dhe të shkëmbejnë ide rreth teknikës së të kënduarit me mjeshtrin Italian, Vito Maria Brunetti, në puntorinë që do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kjo puntori do të mbahet në kuadër të festivalit “Rame Lahaj International Opera Festival” që është organizuar nga tenori Ramë Lahaj, shkruan KultPlus.

Lahaj në një postim në Facebook ka njoftuar se puntoria do të jetë e hapur nga data 29 korrik deri më 3 gusht, ku si rezultat dhe në përmbyllje do të zhvillohet koncerti i të rinjëve “New Generation”.

Postimi i plotë:

“Te dashur student ,kolege e ju artedashes, prej dates 29 Korrik deri me 3 Gusht ne Teatrin Kombetare te Kosoves ne Prishtine do te keni mundesine te punoni , konsultoheni dhe shkembeni ide / mendime rreth teknikes se te kenduarit me Mjeshtrin Italian Vito Maria Brunetti.

Puntoria eshte pa pagese pasi eshte platforme edukimi e mbeshtetjes nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve ,Komuna e Prishtines dhe Ministria e Jashtme dhe Diaspores .

Si rezultat dhe ne permbyllje te puntorise do te zhvillohet koncerti i te rinjve “ New Generation “ i cili do te mbahet po ashtu ne Teatrin Kombetare ne Daten 3 Gusht ne oren 19:30.

Shume suksese.

RLIOF./KultPlus.com

Njihuni me fshatin e bukur kosovar që ka ruajtur vlerat tradicionale

Fshati Brus gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit. Shumë fshatra në Kosovë kanë ndryshuar në aspektin e traditave dhe kulturave bujqësore.

Por, fshati Brus ende ruan traditat dhe kulturat bujqësore, duke bërë të duket një fshat simpatik si për nga pamja ashtu edhe për nga ruajtja e vlerave, shkruan albinfo.ch.

Jemi mësuar të dëgjojmë dy karakteristika shumë interesante të këtij fshati ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishterizmin.

Sipas gojëdhënave, fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme fetare, mirëpo edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare respektohet shumë, por Albinfo.ch kësaj radhe nuk do të ndalet në këtë aspekt, por do të përshkruaj disa veçori që na zgjojnë nostalgji dhe kujtime të bukura të jetës në fshat.

Jeta në fshat, natyra, ajri i pastër, kullosat e lopëve, kalërimi me kuajtë e bukur, ushqimet e shëndetshme bio, mos qarkullimi i shumtë i makinave e bëjnë që fshati Brus të jetë një mrekulli në vete, duke ruajtur me fantaizëm këto vlera, që po thuajse në gjithë Kosovën janë shuar./ albinfo.ch/ KultPlus.com

27 herët kur Lady Diana ishte muza e bukurisë së verës

Foto: Tim Graham

Prirja e saj për vijë blu mbi sy dhe hijet e krijuara nga dielli tregojnë se Diana, princesha e Uellsit e donte verën po aq sa ne të tjerët. Veshjet e saj të pushimeve u bënë ikonike, si rrobat e banjos me imazhe kafshësh ku ajo paraqitet duke u zhytur nga një jaht, meten të paharrueshme. Ajo gjithashtu vazhdon të mbetet një frymëzim për paraqitjet plot stil në një mot të nxehtë.

Flokët e theksuara në mënyrë të patëmetë, në ngjyrë të artë, ishin një nga pamjet më dashura për t’u parë në verë (dhe dimër). Ajo gjithashtu dinte t’i jepte shkëlqim dhe një pamje natyrale buzëve, vijë mbi sy në ngjyrë kafe dhe lëkurë të freskët, transmeton KultPlus.

Diana ishte modeste, por rrezatuese, me një shkëlqim nga i cili të gjithë mund të merrnim disa mësime bukurie. Më poshtë mund të shihni 27 herët kur ajo ishte muza e fundit e verës.

Teatri i Vushtrrisë bëhet me trupë rezidente, për herë të parë në historinë e tij

Teatri i qytetit të Vushtrrisë është bërë me trupë rezidente të aktorëve për herë të parë në historinë e këtij teatri.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se komuna, përkatësisht DKRS ka nënshktuar kontratë me aktorët e teatrit, duke e cilësuar një ngjarje të jashtëzakonshme për kulturën e Vushtrrisë, shkruan KultPlus.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi nga Teatri i Vushtrrisë 😍

Komuna e Vushtrrisë, DKRS ka nënshkruar kontratën me trupën rezidenciale të aktorëve të Teatrit të Qytetit dhe kjo për herë të parë në historinë e Teatrit tonë! Kjo ngjarje është me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën në Vushtrri.

Aktorët e rinj të Teatrit të Vushtrrisë jam i bindur që me punë do të ecin gjurmëve të aktorëve të mdhenj nga Vushtrria si Abdurrahman Shala, Adem Mikullovci, Xhemajl Cecelia e shumë të tjerë.

Urime./KultPlus.com

Festivali i Filmit të Venecias sërish nën kushtet e COVID-19

Edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në qytetin italian të Venecias është vendosur të fillojë sërish, edhe këtë vit, nën kushtet e COVID-19.

“Kontrollet janë sërish të nevojshme dhe biletat do të duhet të rezervohen paraprakisht në internet”, shpjegoi presidenti i Bienales së Venecias, Roberto Cicutto.

Gjithashtu, disa shfaqje do të anulohen, për shkak të kufizimeve në kohë. Sipas drejtorit të kinemasë së Bienales, Alberto Barbera, pandemia e COVID-19 duket se ka sjellë më shumë krijimtari.

“Cilësia e filmave është përgjithësisht mesatarisht më e lartë këtë vit, sikur pandemia të ketë stimuluar krijimtarinë e të gjithëve”, tha Barbera. Sipas tij, këtë vit, në Bienale përfaqësohen një total prej 59 vendesh.

Në të marrin pjesë pesë regjisore, tre më pak se në vitin 2020. Festivali i filmit zhvillohet nga 1-11 shtator. Konkursi i këtij viti hapet me “Madres Paralelas”, nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar./ balkanweb/ KultPlus.com

Donjeta Sadiku ngel pa medalje olimpike në Tokio

Donjeta Sadiku është rrahur nga britanikja Caroline Dubois në debutimin e saj në Lojërat Olimpike në boks të martën në Tokio.

Sadiku nuk mundi t’i bëjë ballë kampiones olimpike për të rinj në kategorinë e lehtë.

Ajo ishte boksierja e parë nga Kosova, vajzë apo mashkull, që garon në Lojëra Olimpike në sportin e boksit.

22-vjeçarja ishte njëra prej gjashtë garueseve nga Kosova që morën pjesë në Olimpiadë përmes ftesës.

Boksieria nga Gollaku e humbi meçin ndaj Dubois me pikë. Lufta zgjati tri runde dhe britanikja i fitoi që të trija, duke e mbizotëruar kosovaren.

Sadiku iu bashkohet Majlinda Kelmendit, Akil Gjakovës, Eda Zeqirit dhe Drilon Ibrahimit në mesin e garuesve kosovarë që nuk ia dolën të fitojnë medalje në Tokio.

Por Kosova do të kthehet nga Japonia me të paktën dy medalje të arta, falë Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës që i fituan ato në kategoritë e tyre përkatëse në xhudo.

Ndërkohë, numri i medaljeve mund të rrihet për Kosovën, pasi ajo i ka edhe katër atletë në garë në Tokio.

Olti Kondirolli do të garojë sot në not, ndërsa Musa Hajdari, Loriana Kuka dhe Egzon Shala do të garojnë në ditët në vijim. /gazeta express/ KultPlus.com

Dashuria që frymëzoi romanin ‘Lamtumirë armë’

Ishte prill 1917 kur Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë dhe Austrisë. Gjatë rekrutimeve, shumë vullnetarë ishin djem dhe studentë të rinj, përfshirë Ernest Hemingway, atëherë vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç.

Ai u regjistrua si shofer i ambulancës, por për shkak të një defekti në shikim, u dërgua në Fossalta di Piave. Dhe, me këtë rast ai do të takojë bukuroshen Agnes von Kurowsky, një infermiere 26 vjeçare e Kryqit të Kuq Amerikan në spitalin e Milanos.

Natën midis 8 dhe 9 korrikut 1917, ndërsa u jepte cigare dhe çokollatë ushtarëve në llogore, plagoset nga një austriak. Më 15 korrik u transportua me tren në Milano, ku ishte vendosur spitali i Kryqit të Kuq Amerikan, ku u takua me Agnesën. Falë kurave, u arrit të parandalohet që Hemingway të humbte këmbën. I riu Ernest mbeti në Milano për tre muajt e ardhshëm; ajo i dha një dorë për ta ndihmuar të rifitonte ndjeshmërinë ndaj këmbës së tij të dëmtuar.

Sapo doli nga spitali, Hemingway u kthye në Bassano del Grappa, Agnesa u bashkua me të dhe ai i premtoi se sapo të ktheheshin në Amerikë, ata do të martoheshin. Sapo mbaroi shërbimin e tij vullnetar ushtarak në janar 1919, Hemingway u kthye në Amerikë në Oak Park, ku vazhdoi të shkruante. Ai dhe Agnesa mbajtën një korrespondencë për disa muaj, por në mars të të njëjtit vit një letër nga ajo i dha fund marrëdhënies “Djalë i dashur … unë jam dhe do të jem gjithmonë shumë e moshuar, dhe kjo është e vërteta, dhe unë nuk mund të harroj faktin se ju jeni thjesht një djalë, një fëmijë. Ndër të tjera mendoj se nuk jam gati të martohem”.

Jemi në vitin 1951, Ernest Hemingway është tani një shkrimtar i famshëm. Ndërkohë, Agnesa gjen një punë në një librari në Key West të Floridës. Hemingway shpesh kthehet në shtëpinë e tij në Key West, ku shpesh gjen frymëzimin e duhur. Fati provon përsëri, i çon në të njëjtin vend, por të dy nuk do të takohen më kurrë.

Romani “Lamtumirë armë” tregon një histori të luftës dhe dashurisë. Lufta për të cilën po flasim është Lufta e Parë Botërore, më saktësisht po flasim për Betejën në Caporetto. Protagonist është Frederic Henry, një i ri amerikan që u regjistrua në ushtrinë italiane si vullnetar: ai ka gradën toger dhe kujdeset për ambulancat dhe transportin e të plagosurve. Shoku i tij më i mirë është mjeku Rinaldi, i cili në atë kohë po kërkon një infermiere angleze, Catherine Barkley, e cila humbi të dashurin e saj vitin e kaluar, por kur ai e prezanton vajzën me Frederikun, midis të dyve shkaktohet një tërheqje estetike ndërsa për britanikët është diçka më romantike dhe e thellë. /gazetasi/ KultPlus.com