‘Mos ik’

Shkruan Kledi Rama

Mos ik

Ky vend nuk bëhet, nëse nuk bëhemi ne. Kështu që mjaft me shprehje akuzuese, abuzuese dhe dembele. Një njeri që bullizon dhe i vë nofka atdheut është i barabartë me një tradhëtar. Kam lexuar dhe dëgjuar sentimentalizma, shfajësime, artikuj, letra e lloj-lloj paçavuresh duke justifikuar harbutërinë mentale me shprehje ” Ky vend nuk bëhet”, ” Jemi popull injorant”, Fajin e ka politika”, shqipot, pellazgët etj. Politika dhe pushtetarët kanë fajin e tyre, por ne çfarë bëmë këto 30-vjet, përpos faktit që ankohemi dhe të vetmen zgjidhje shohim ikjen. Dhe atëherë kur kërkojmë ndryshim kacafytemi me njëri-tjetrin për punë partish. Çdo katër vjet zihemi për të zëvëndësuar mëkatarin me mëkatar. Jemi ne ata që i themi të zezës të bardhë dhe të bardhës të zezë, të qërruar nga dashuria për ngjyrat pokitike. Politika është në rregull me të vetën, për aq kohë sa ne nuk ndajmë interesin tonë me interesin e tyre. Jemi vetë që i sjellim dhe po vetë që i mbajmë. E pra, nuk është puna se ky vend nuk bëhet. Problemi është që duhet të bëhemi ne.

Mos ik…

Ikja nuk është zgjidhje. Mos e braktis bordin e anijes. Mos harro se brenda në bord ndodhet gjithçka, ti je. E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jote. Nëse nuk e zgjidhim vetë problemin e shtëpisë, nuk na e zgjidh Amerika, Gjermania, Anglia. Mjafton të bëjmë si duhet detyrat tona dhe e mira do të vijë. Mos thoni nuk rrihet në këtë vend të mallkuar, kur jeni ju që e pranoni korrupsionin. Mos u merrni me brekët e grisura dhe mbërtheçkat. Mos u merrni me vilat e bukura, pushimet luksoze dhe dhuratat super të shtrenjta që merr ai apo ajo. Merruni me faktin që kërkohen para, favore seksuale, për një vend pune apo shërbim. Me shërbimin që nuk e merrni edhe pse paguani paratë tuaja. Mos e shaj Shqipërinë, kur nuk ke bërë as përpjekjen më të vogël si qytetar për të patur ato që kërkon. Janë disa gjëra të vogla në dukje, por që tregojnë shumë. Përse kur je në vend të huaj lëkurën e bananes nuk e hedh në tokë. Përse bishtin e cigares ende të pa fikur nuk e flak nga dritarja e makinës. Përse vritesh me vllain për një fjalë. Pse të duket i pa rëndësishëm Skënderbeu, Fishta, Konica, Ismail Qemali, Robert Ndrenika, Kastriot Tusha, Agim Doci, Luiza Gega, Shpëtim Saraçi e shumë e shumë të tjerë dhe të duket i rëndësishëm Mevlani apo Tea që duan të përputhen, apo princushi i Love Story. Përse nuk e honeps teatrin, stadiumin, librin dhe çmendesh pas Big Brother, Përputhen, Love Story. Ndrysho mendimet, qëndrimet dhe vetëm atëhëre do ta shohësh gotën gjysëm plot.

Mos ik…

Pse t’ja lëmë ta gëzojnë ndyrësirat këtë vend të bekuar nga Zoti. Nuk po them asapak se është e lehtë. Nuk po them aspak se një njeri i vetëm mund të ndryshojë gjithçka, ama të gjithë së bashku po. Të gjithë mund ta gjejmë këtu, atë që e kërkojmë në vend të huaj. Pse duhet të gjejmë ngushëllim në mërgim? Është e dhimbshme të kërkosh dëshpërimisht qetësi, kujdes dhe siguri larg nënës, babait, atdheut.

Ne jemi ata që vendosin. Drejtësia mund të mos funksionojë, se ashtu duan ata, ama ne mund ta bëjmë të funksionojë duke i çjerrë maskën secilit, pa frikë. Nxirrni tym dhe flakë kur ju shkelet e drejta dhe e shihni sesi zbuten pastaj. Mos u frikësoni dhe qëndroni deri në fund për të drejtën tuaj. Ama duhet ta bëjë secili prej nesh pa përjashtim, në çdo rast. Kërkoni llogari. Bojkotoni dhe mos u bëni palë në çështje që ju dëmtojnë. Duke u bërë njësh me ta nuk keni të drejtë të ankoheni më pas. Nuk ju pëlqen çmimi i naftës, mos blini naftë disa ditë. Jeni të pa kënaqur me shërbimin e transportit publik dhe çmimet e tij, mos hipni në to dhe e shikoni sesi zëri juaj do të dëgjohet. Mund të humbisni për disa ditë , por do të fitoni më tepër më pas. Kërkojeni të drejtën tuaj bashkarisht, me çdo kusht.

Mos ik…

Në Shqipëri nuk egziston shtresa e mesme. Kemi të varfër dhe të pasur. Mund të kesh një punë, por nuk mbyll dot muajin. Kjo është varfëri, nuk është shtresë e mesme. Kërko më tepër respekt ndaj teje. Me tepër dinjitet. Kërko pagesa që e justifikojnë mundin dhe lodhjen. Bëhuni bashkë në vendin e punës dhe bllokojeni. Bashkarisht, gjithmonë bashkarisht kërkoni të drejtat e tuaja. Mos lejo që një horr të përfitojë nga djersa jote. Thyejani turinjtë arrogantit që ju keqtrajton apo atij që ju kërcënon me bukën e gojës. Mos u bëni skllevër të një vendi pune. Nuk jua mban askush shpirtin, përveç Zotit dhe shpatullave tuaja. Anglezët, francezët, amerikanët, turqit, grekët, islandezët, norvegjezët, kroatët e të gjithë ata që sot kanë një mirëqenie më të mirë e kanë arritur me punë dhe me kërkesë-llogari ndaj të zgjedhurve të tyre. Me mund e me gjak. Nuk ua ka falur njeri lirinë dhe të drejtat. I kanë fituar me vendosmëri. Qëndroni të punoni për vendin tuaj. Vendoseni veten në funksion të së mirës për njëri-tjetrin. Me punë dhe vetëm me punë mund të shkojmë aty ku duam.

Mos ik…

Nëse të gjithë ata si ty që duan një jetë më të mirë do të qëndrojnë, Shqipëria do të ishte më mirë. Nëse je i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm bëhu bashkë me ne. Me të njëllojtit e tu, sepse vetëm ashtu mund ta bëjmë ndryshimin. Duke u ndarë e duke na lënë neve këtu nuk përbën zgjidhje. Ne që duam dhe mendojmë si ty na le më të dobët më të brishtë. Zëri ynë pakësohet për herë e më tepër dhe nuk kemi forcë. Nëse je edhe ti me ne, atëhëre zëri ynë do të buçasë fuqishëm e do të tundë nga themelet çdo gjë të keqe që ka kapluar këtë vend.

Fundja kemi të drejtë të ëndërrojmë dhe ëndrrat që kemi të përpiqemi t’i arrijmë në tokën më të ëmbël ; në tokën amë. Edhe në qoftë se nuk ja dalim, diçka do të ndodhë me siguri. Diçka do të ndryshojë me patjetër. Ta shohim si detyrë hedhjen e themeleve për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë. Të nisim rrugën e ndryshimit duke mos ikur, por duke u bërë bashkë./KultPlus.com

Nga 15 – 17 shtator në Rahovec mbahet ‘Festivali Ndërkombëtar i Poezisë’

Edicioni i shtatë i festivalit Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec do të mbahet nga 15 deri më 17 shtator.

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqir i rreth 20 poetëve të përzgjedhur botërorë, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetët më të shquar botërorë, e që njëkohësisht bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

Vlen të potencohet se për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti rus, Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi por edhe ndërkombëtarisht.

Sivjet poetët janë selektuar me rigorozitet më të madh, ku është marrë kriteri gjeografik. Do të jenë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, etj.

Rahoveci edhe njëherë po e dëshmon traditën shumëshekullore me konakun ku shpija është e Zotit dhe e mysafirit, andaj do te jetë në dispozicion për mikpritjen më të mirë. Zonë kjo e cila ka traditën rreth 2 000 vjeçare të mikpritjes, rrushit, venës dhe punës së ndershme që e ngrit deri ne ritual.

Për festivalin kanë shkruar “Izraeli Sot” dhe ka mbulesë mediale nga Kajro dhe Hong Kongu nëpërmjet revistës “The Asian”. Po ashtu, ky festival do të përcillet edhe nga mediet shqiptare.

Edhe sivjet Festivali për diasporën do të ofrohet nëpërmjet “TV Alb Se” në Suedi.

Drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë është poeti i njohur Fahredin Shehu./KultPlus.com

‘Euologji për Abuçen’

Agim Vinca

Profesor Abdullah Karjagdiut (24 dhjetor 1936-28 gusht 2021), në vend të përshëndetjes

Në këto ditë fundgushti, kur pandemia e rikthyer po bën kërdi në Kosovë, u nda nga ne, në moshën 84 vjeç, mësimdhënësi shumëvjeçar i Universitetit të Prishtinës, studiuesi dhe përkthyesi i mirënjohur prof. dr. Abdullah Karjagdiu.

Ishte ligjërues i Letërsisë anglo-amerikane në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze në Fakultetin Filozofik/ Filologjik në Prishtinë (dhe jo vetëm); studiues i Bajronit (doktoroi me temën “Bajroni te shqiptarët”); përkthyes i parë në shqip i “Autobiografisë” së Nolit, të cilën Noli e shkroi në anglisht; përkthyes i veprës së mirënjohur të historianit anglez Noel Malcolm (Kosova. Një histori e shkurtër); i romanit të famshëm të Foknerit “Këlthitja dhe mllefi” dhe i sa e sa veprave të tjera nga letërsia botërore; autor i shumë artikujve për letërsinë shqipe e botërore; një kohë edhe gazetar i kulturës në “Rilindje”; përkthyes i dhjetëra filmave të shfaqur ndër vite në programin e Televizionit të Prishtinës (RTP), që nga themelimi, më vonë edhe në RTK; përkthyes simultan (interpret) në takimet e funksionarëve të Kosovës me delegacionet që vinin për vizitë në Prishtinë, si në kohën e autonomisë, ashtu edhe më vonë; në vitet ’90 aktiv edhe në jetën politike, në Partinë Shqiptare Demokristiane (PShDK); njeri i dashur e komunikativ, xhymert si ai (nuk kishe shans të paguaje as edhe një kafe kur ishe në shoqëri me të); njeri me kulturë të gjerë; njohës i mirë i traditës shqiptare, por me formim e kulturë evropian i vërtetë; njeri që udhëtoi shumë nëpër botë, por nuk ia ktheu kurrë shpinën vendit të vet.

E them me përgjegjësi të plotë se Abdullah Karjagdiu ishte poliglot! Në ka pasur poliglot Kosova (e dihet si qëndrojmë ne me gjuhët e huaja, në mos edhe me gjuhën tonë amtare!), ai është Abdullah Karjagdiu. Pos shqipes, që e kishte gjuhë amtare dhe turqishtes, që e kishte mësuar në Prizrenin e tij lindor, si dhe serbokroatishtes, që e zotëronin, kush më shumë e kush më pak, të gjithë intelektualët tanë të brezit të tij dhe posaçërisht lingua franca-s së kohës sonë, anglishtes, që e kishte gjuhë të profesionit dhe të bukës, ai e zotëronte edhe frëngjishten, italishten, spanjishten, deri diku edhe rusishten dhe ndonjë gjuhë tjetër. (Ishte në gjendje të fliste e, madje, edhe të shkruante në shumicën e këtyre gjuhëve).

Nga ky aspekt, ai mund të quhet nxënës i Nolit dhe Konicës, kurse për nga kultura dhe formimi intelektual e shpirtëror: shqiptar i qytetëruar dhe qytetar i botës.

Kur unë kam qenë gjimnazist, në gjysmën e parë të viteve ’60, Abdullah Karjagdiu, atëbotë bashkëpunëtor i rregullt i revistës “Përparimi”, në të cilën botonte shkrime për letërsinë pothuajse në çdo numër, “hahej” me Rexhep Qosjen, me të cilin ishin edhe moshatarë, të lindur që të dy në të njëjtin vit, 1936. (Më vonë ndryshuan punët).

I hapur për nga natyra dhe paksa i shkapërderdhur, Abdullah Karjagdiu nuk u kujdes t’i mblidhte e botonte shkrimet e veta në ndonjë a disa libra. (Nuk pati mirësinë ta bënte këtë as dikush tjetër në vend të tij).

Botoi, me sa dimë, vetëm një libër me ese për integrimin e shqiptarëve në Evropë, titullin e të cilit s’po e gjejmë askund.

Në kohën tonë është bërë problem edhe të vdesësh. Pas luftës në Kosovë, që rrëmbeu dhjetëra mijëra njerëz dhe, së fundi, edhe pas pandemisë Covid-19, që po ashtu rrëmbeu dhe po rrëmben jo pak jetë njerëzish, vdekja sikur nuk përjetohet si dikur. Sidomos kur ikin nga kjo botë krijues e intelektualë, që nuk lënë pas vetes parti, shoqatë, klan apo edhe familje “të fuqishme”. Pak, shumë pak, u fol dhe u shkrua për “Abuçen”; pakrahasimisht më pak se për ndonjë person shumë më pak të rëndësishëm që gjatë jetës së tij ka ushtruar farë funksioni politik a ka mbështetur me fanatizëm ndonjë subjekt të fuqishëm a ndonjë lider “historik”.

​Nuk mund të mos e kujtojmë me këtë rast, rrjedhimisht, thënien e Hana Arendt-it se në shoqëritë e paemancipuara një gram pushtet peshon më shumë se një tonelatë mend!

Lavdi jetës dhe veprës së mikut dhe kolegut tonë të nderuar, profesor Abdullah Karjagdiut!

Ngushëllime familjes, miqve, shokëve dhe ish-studentëve të tij të shumtë kudo tek janë!

Prishtinë, 29 gusht 2021./KultPlus.com

Gjendet i vdekur aktori amerikan Matthew Mindler

Matthew Mindler, aktori që u zhduk në fillim të kësaj jave, ka vdekur në moshën 19 vjeç.

Kolegji ku ai ndoqi shkollimin konfirmoi vdekjen e tij: “Me zemër të pikëlluar ju bëjmë me dije për vdekjen e 19-vjeçarit Matthew Mindler nga Hellertown, Pennsylvania, një student i vitit të parë në Universitetin Millersville.

Një kërkim ishte duke u zhvilluar për Matthew që nga e enjtja, pasi ai u raportua i zhdukur.

Matthew u gjet i vdekur këtë mëngjes, të Shtunën, më 28 Gusht, në Manor Township pranë kampusit.

Zyrtarisht nuk u bë i ditur shkaku i vdekjes.

Matthew luajti përballë Paul Rudd në “Vëllai ynë idiot”.

Ai nuk ishte parë që të martën në mbrëmje pasi nuk u kthye në dhomën e tij të konviktit dhe u raportua i zhdukur të mërkurën vonë.

Policia thotë se Matthew u pa për herë të fundit duke u larguar nga konvikti i tij në orën 20:11 të martën, siç shihni foton nga kamerat e sigurisë.

Aktor në fëmijëri, Matthew luajti në filma dhe seriale si “Si Bota kthehet” dhe “Frekuenca”. Ai gjithashtu u shfaq në filmin televiziv më 2016, “Chad: An American Boy”./KultPlus.com

‘Dhe unë të mendoj po s’të kërkoj…’

Poezi nga Charles Bukowski

S’rreshta kurrë së menduari për ty,
do doja aq shumë të ta them.

Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,
Se më mungon dhe të mendoj.
Po s’të kërkoj.
Madje s’të shkruaj as njatjeta.
Nuk di si je.
Dhe më mungon ta di.

Ke projekte?
Buzëqeshe sot?
Ç’ëndërrove?
Do dalësh?
Ku do t’shkosh?
Ke ëndrra?
A hëngre?.

Do t’më pëlqente të mund të kërkoja.
Po s’kam forcë.
Dhe as ti nuk e ke.
Dhe at’herë rrimë e presim më kot”.

“Dhe mendojmë.
Dhe kujtomë.
Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.

Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh,
janë dy gjëra të ndryshme.

Dhe unë të mendoj,
po s’të kërkoj./KultPlus.com

OBSH dhe UNICEF thirrje Evropës: Shkollat duhet të qëndrojnë të hapura

Shkollat ​​në të gjithë Evropën duhet të qëndrojnë të hapura dhe të bëhen më të sigurta për stafin dhe fëmijët. Këtë ka kërkuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF, teksa varianti i ri ‘Delta’ po bëhet gjithnjë e më shumë i transmetueshëm.

“Pandemia ka shkaktuar ndërprerjen më katastrofike të arsimit në histori,” tha Hans Kluge, kreu i rajonit të OBSH -së në Evropë. “Është jetike që mësimi i bazuar në klasë të vazhdojë pa ndërprerje.”

Kluge tha se ndërsa pandemia vazhdoi, “edukimi i fëmijëve në mënyrë të sigurt në një mjedis shkollor fizik” ishte “me rëndësi parësore për arsimin e tyre, shëndetin mendor dhe aftësitë shoqërore” dhe duhet të bëhet “një objektiv parësor” për qeveritë.

Sipas mediave të huaja, 44 nga 53 vende në rajonin e OBSH-së në Evropë mbyllën shkollat ​​e tyre në rang vendi në kulmin e valës së parë të pandemisë në Prill 2020, dhe ndërsa shumica u rihapën në muajin shtator, rritja e shifrave të infektimeve ndezi kufizime të reja dhe më shumë mbyllje në dhjetëra vende gjatë vjeshtë dhe dimër.

Mungesat masive dhe mbylljet e shpeshta të shkollave kanë vazhduar në disa vende gjatë pranverës dhe fillimit të verës, me më shumë se 1 milion fëmijë, ose 14.3% të grupmoshës, jashtë shkollës për arsye të lidhura me Covid-ose të izoluar ose sepse shkolla e tyre u mbyll – në Angli në fund të korrikut.

“Ne inkurajojmë të gjitha vendet që t’i mbajnë shkollat ​​të hapura dhe i nxisim të gjitha shkollat ​​të vendosin masa për të minimizuar rrezikun e Covid-19 dhe përhapjen e varianteve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, tha Kluge në një deklaratë të përbashkët me zëvendës drejtorin rajonal të fondit të OKB -së për fëmijë për Evropën dhe Azinë Qendrore, Philippe Cori.

Të dyja organizatat thanë se mësuesit dhe personeli tjetër i shkollës duhet të jenë grupet kryesore të synuara për kryerjen e vaksinimit, duke shtuar domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë fëmijëve në moshën 12 vjec e lart.

Mjediset shkollore gjithashtu duhet të bëhen më të sigurta duke përmirësuar ventilimin në klasë, duke zvogëluar madhësitë e klasave aty ku është e mundur, duke ruajtur rregullat e distancimit fizik dhe duke testuar rregullisht si nxënësit ashtu edhe stafin, rekomanduan ata.

“Pandemia nuk ka mbaruar,” tha Cori. “Fëmijët dhe të rinjtë nuk mund të rrezikojnë të kenë një vit tjetër të të mësuarit të ndërprerë. Ata kanë qenë viktimat e heshtura të pandemisë dhe më të margjinalizuarit kanë qenë ndër më të goditurit. “

“Vaksinimi është linja jonë më e mirë e mbrojtjes kundër virusit, ndërsa vazhdojmë të vazhdojmë të ndjekim masat e shëndetit publik dhe social që ne njohim si punë, duke përfshirë testimin, sekuencimin, gjurmimin, izolimin dhe karantinën,” tha Kluge./KultPlus.com

Përkujtohet “Artisti i Popullit” Loro Kovaçi

Sot arti dramatik përkujton një ndër figurat më të rëndësishme të tij, Loro Kovaçi.

Ai ishte njëri prej aktorëve që krijuan institucionet artistike shqiptare, ndaj figura dhe emri i tij kanë për tu kujtuar përherë për shkak se bërën historinë e artit dramatik. Ai lindi më 30 gusht të vitit 1903 në Shkodër.

Pasi përfundoj arsimin bazë në vendlindje ai shkon në Austri për të studiuar zanatin e rrobaqepësit çka I erdhi në ndihmë edhe më vonë në profesionin e aktorit. Karrierën e tij e nisi si aktor amator me trupat “Rozava”,”Vllaznia” Ku do të inter[pretonte mbi 100 rrole. Roli me të cilin ai spikati dhe u bë shumë I dashur për publikun ishte ai I Skënderbeut në shfaqen “Kthimi I Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë”

Pas çlirimit të vendit nga lufta e dytë botërore Loro Kovaçi bëhet pjesë e trupës profesioniste e Teatrit Popullor dhe karriera e tij do të vinte në ngritje e sipër për shkak të interpretimeve të shumë rroleve që do të kryente. Me trupën profesioniste të teatrit aika interpretuar mbi 70 rrole të rëndësishme.

Disa nga interpretimet e tij më të mira janë në vepra si “Vajza me flokë të thinjura”, “Besa”, “Zëri i Amerikës”, “Në tufan”, “Revizori”, “Otello”, “Intrigë e Dashuri” e shumë të tjera. Në kinematografi gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh në filmat, “Fëmijët e saj”, “Debatik”, “Furtuna”, “Detyrë e posaçme” etj.

Për shkak të cilësive si aktor dhe kontributit të tij të madh ai u vlerësua edhe me titullin “Artist i Popullit”. Loro Kovaçi u nda nga jeta më 16 korrik të vitit 1966 në Tiranë. /atsh/KultPlus.com

‘Vajë’

Poezi nga Andon Zako Çajupi

Që ditën që vdiqe që kur s’të kam parë
lotët që kam derdhur s’më janë dhe tharë
shumë vjetë u bënë sot u mbushën dhjetë
që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë!

Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua, s’të vjen mallë për djalë?
O ëngjëll i bukur mos meno në botë
kthehu të të shomë të na mbeten lotë.

S’rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s’më urreve
atje tek rri janë qipariz’ e varre
kthehu të të shomë mos na lër përfare.

Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
e ke lenë foshnje tani u bë burrë
s’arrite ta rritje s’të ka parë kurrë.

Për ty shumë herë çoç do të më thotë
por s’mund t’i përgjigjem se më mbytin lotë
kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
duke psherëtitur te zot’i vërtetë.

O zot i vërtetë s’të erdhi keq për djalë
kur i more mëmën dhe më le të gjallë
të më keshe marrë do të qe më mirë
dhe të rronte mëma të rriste të birë.

Me se rrojnë foshnjat ç’i rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
tani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rroj
se dhe perëndinë tani s’e besoj./KultPlus.com

Vdes në moshën 91 vjeçare Ed Asner, aktori i ‘Lou Grant’dhe ‘Up’

Ed Asner, i njohur më së shumti për rolin e tij të Lou Grant, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, shkruan KultPlus.

Aktori vdiq paqësisht të dielën në mëngjes, thanë familja e tij.

“Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndjejmë. Me një puthje në ballë – Natën e mirë baba. Ne të duam”.

Personazhi Lou Grant u prezantua për herë të parë si shefi i Mary Richards në The Mary Tyler Moore Show në vitet 1970.

Grant, redaktori i tërbuar i trilluar, më pas u bë personazh në një shfaqje më vete nga viti 1977 deri në 1982.

Ky rol ndihmoi që Asner të fitonte shtatë çmime Emmy përgjatë karrierës së tij, më së shumti për një interpretues mashkull.

Në vitin 2009, ai u bë i njohur për një brez të ri të audiencës duke luajtur burrin e moshuar Carl Fredricksen në hitin e animuar Up./KultPlus.com

AFP

Sot nis zbatimi i masave të reja kundër COVID-19, të gjitha që duhet t’i dini

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi, më së shumti që nga fillimi i pandemisë

Nga sot, policët pritet të punojnë 12 orë, ndërsa shkurtohet orari i gastronomisë.

Lexoni në detaje masat e reja:

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili  hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj  një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e  huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën tetëmbëdhjetë  (18) vjeçare.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

Nga data 30 gusht deri me datë 12 shtator 2021, në institucionet publike dhe private, obligohet që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial udhëzohet të punojë nga shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

Punëdhënësit publik dhe privat obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të përcaktojnë stafin esencial.

Punëdhënësit publik dhe privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit, kur kjo të jetë e mundur.

Nga data 13 shtator 2021, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një person përgjegjës, i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë.

Ç[Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues

për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes   në  objekt   pa  maska,  respektimin   e  distancës.

Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë   ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:

Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohëshme sipas pikës 19, për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.

Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

Ministri i Shëndetësisë mundet që për për ngjarje të rëndësisë së veçantë, të lëshojë lejë të veçantë, sipas së cilës lejohet vetëm për nevoja të kësaj ngjarje, që kufizimi i qarkullimit të zgjatet përkohësisht për një kategori të caktuar të personave.

Dh. [Institucionet e arsimit]

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar pezullohet deri me datë 13 shtator 2021.

Përjashtimisht nga pika 20, institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor vazhdojnë aktivitetin sipas udhëzuesit përkatës.

Nga data 13 shtator 2021, stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni arsimor sipas pikës 21, është i obliguar të caktojë një person përgjegjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit,  siç kërkohet me ligjet përkatëse..

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore). Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale. 

Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Pavarësisht pikës 26 dhe 27, për koncerte dhe festivale vlen pika 31.

Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.

Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

  • Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i  festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

  • Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
  • Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i  jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
  • Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.  
  • Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokalave të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
  • Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
    • Ndërsa paguan porosinë;
    • Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
    • Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
  • Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.
  • Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.
  • Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.
  • Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
  • Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.
  • Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
  • Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

  • Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
  • Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
  • Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.

I. [Puna me palë]

  • Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

  • Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.
  • Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar  50% të kapacitetit të ulëseve.
  • Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

  • Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021.
  • Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

  • Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  • Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.
  • Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.
  • Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 10 % të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.
  • Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
  • Organizatorët e garës janë të obliguar caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.
  • Lejohet  shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.
  • Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
  • Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.
  • Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

62.1.    Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

62.2.    Udhëzues i Përkohshëm  për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,   industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

62.3.    Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

62.4.    Udhëzues i Përkohshëm  për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

62.5.    Udhëzues i Përkohshëm  për tubimet  fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,

62.6.    Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative  dhe sportive;

62.7.    Udhëzues i Përkohshëm  për transportin publik;

62.8.    Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet e kujdesit shëndetësor;

62.9.    Udhëzues i Përkohshëm  për aviacionin civil;

62.10.  Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

  • Udhëzuesit nga pika 62 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.
  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.

M. [Zbatimi]

  • Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).
  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e    Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin   e   masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy  javët në vijim.
  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
  • Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat   ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë   COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
  • I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim   është   Ministria e Shëndetësisë, ndër­kaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat apli­kohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë./KultPlus.com

Ambasadori Kosnett: Kosova po u jep mundësi afganëve për të ndërtuar jetë të re

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja.

“I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë evakuuar në Prishtinë”, ka thënë ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

“Afganët shtëpinë e përhershme do ta kenë diku tjetër, por përkohësisht do të qëndrojnë në Prishtinë. Kosova nuk është duke shpëtuar jetë, ajo është duke u dhënë atyre mundësi për të ndërtuar jetë të reja”, ka thënë tutje ai.

Përgjatë mbrëmjes së të dielës në Kosovë kanë arritur 111 afganë në Aeroportin e Prishitnës. Ata do strehohen në ish-Kampin e Bektel Enka-s.

Siç ka bërë me dije Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nesër do nisen aeroplanë të tjerë ushtarakë amerikanë me afganë në drejtim të Kosovës. /KultPlus.com

“Syt’ e tu, syt’ e tu, me gjithë dritat që kam parë” (VIDEO)

 Frederik Ndoci është këngëtar, kompozitor, poet, shkrimtar dhe aktor.

Ai përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2007 me këngën “Hear my plea” (Dëgjo lutjen time), e cila ishte një këngë e kombinuar në gjuhën angleze dhe shqipe, duke u ranguar në vendin e 17-të. Ai këndon në gjashtë gjuhë të ndryshme në tre vargje të veçanta vokale. U emërua “Njeriu i Mijëra Zërave” sepse këndon bariton, tenor, bas dhe countertenor.

KultPlus ua risjell sonte videon dhe teksin e këngës “Sytë e tu” të Frederik Ndocit:

Syt’ e tu, syt’ e tu,

Me gjithë dritat që kam parë,

Me gjithë yjet rreze-ar,

Me gjithë lum-liqenet blu,

Shëmbëllejnë, syt’ e tu.

Qesh atje fytyra ime,

Shket një varkë me gëzime,

Fluturon një pulëbardh,

Unë e ti të pandarë

Ti deti, unë lundërtar.

2X Ja erdhëm ne do ikim larg,

Lumturi e gjatë dhe fillestare,

Që tani gjokset po t’i hapim,

Rrugët tona mbushen me petale.

Syt’ e tu, syt’ e tu,

Sa i hap më sjell behar,

I shikoj dhe mbetem djalë

Ju them se jam këtu,

Dhe qeshin syt’ e tu…

Qesh atje fytyra ime,

Shket një varkë me gëzime,

Fluturon një pulëbardh,

Unë e ti të pandarë

Ti deti, unë lundërtar.

3X Ja erdhëm ne do ikim larg,

Lumturi e gjatë dhe fillestare,

Që tani gjokset po ti hapim,

Rrugët tona mbushen me petale.

Syt’ e tu, syt’ e tu,

Me gjithë dritat që kam parë,

Me gjithë yjet rrezeartë,

Me gjithë lum-liqenet blu,

Shëmbëllejnë, syt’ e tu.

Shket një varkë,

Shketë nje varkë me gëzime fluturon,

Një pulëbardh, ti deti unë lundërtar…

Syt’ e tu,

Me gjithë dritat që kam parë,

Me gjithë lum-liqenet blu,

Shëmbëllejnë, syt’ e tu…

Violinisti i vogël argëton pushuesit në Sarandë

Ky violinist i vogël përgjatë gjithë muajve të verës ka argëtuar pushuesit në Sarandë.

Çdo mbrëmje del në shëtitore dhe dhuron spektakël. Martin Xuxi u rrit në një ambient artistësh pasi dhe i ati Genti është muzikant.

Kishte vesh muzike dhe i ati i dha mësimet e para.

Unë jam vetë muzikant dhe duke luajtur në shtëpi dhe në Qendrën kulturore, djali na shihte duke luajtur në instrumente dhe na imitonte. Duke parë veshin e muzikës së tij unë vendosa që ta mbaja afër. Hera e parë që mori violinën në dore ka qenë në moshën 5 vjeçare, që atëherë nuk e ka hequr violinën nga dora. 4 vitet e para e mësoi me mua violinën, pastaj mori pjesë në një konkurs. Ra në sy të jurisë, që e pa edhe thanë që ky djalë duhet të shkojë në një profesoreshe të njohur në Tiranë edhe e çuam te ajo”.

Nëna e i ati i Martinit bëjnë çdo sakrificë që ai të mësojë më shumë. Në pjesën më të madhe të vitit jetojnë mes Sarandës dhe Tiranës.

“Merr mësime violine në Tiranë, ne jetojmë në Sarandë, kështu që e bëjmë vajtje ardhje një herë në javë. E gjithë familja i është përkushtuar, sepse do shumë përkushtim kjo punë. Në Tiranë e çojmë tek Liceu artistik privatisht. Ia dalim me mundim të madh se ne të dy jemi mësues me sakrificë, plus që djali ka krijuar edhe vetë një fond duke luajtur në shëtitore”.

Martini si çdo fëmijë ka dëshirë të jetë I famshëm. Kjo e shtynë të dalë dhe në shëtitore. Nëse dikush I jep para I kursen për të marrë më shumë njohuri.

Të huajt janë më dorëlëshuar.

“Dal këtu në shëtitore sepse me mbështesin edhe prindërit por dua të bëhem edhe i njohur. Pushuesit hedhin para sepse u pëlqen muzika. Kush ka dëshirë më jep dhe para. Të huajt janë më të mirë, kartëmonedha më e madhe ka qenë 20 mijë lekë të vjetra”.

I morëm pak kohë nga minutat e pushimit dhe qëndruam deri në fund të mbrëmjes për të shijuar dhe ne bashkë me pushuesit, tingujt e violinës së Martinit.

“Më pëlqen shumë atmosfera që po krijon, muzika është bashkëkohore. Djali duket si artist, është shumë gëzim, është diçka ndryshe këtu në shëtitore, është ndryshe nga gjërat e tjera që shohim përditë”.

“Çuni është një talent i veçantë, ne vijmë pothuajse çdo natë këtu dhe kënaqemi me tingujt e muzikës”./KultPlus.com

The daily colonist në vitin 1977: Arresimi i Leka Zogut 1, Kreu i qeverisë shqiptare në mërgim, në Bangkok

(Nga Aurenc Bebja, Francë)

“The Daily Colonist” ka botuar, me 3 prill 1977, në faqen n°44, një shkrim në lidhje me arrestimin e Mbreti Leka Zogu I në Bangkok, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Bangkok – “Tij Leka Mbret Shqptarvet”, i cili e quan veten Mbreti Leka i Shqiptarëve, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ai pretendon të jetë kreu i qeverisë shqiptare në mërgim dhe udhëheqës i një lëvizje guerile për të përmbysur qeverinë komuniste.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)  https://www.darsiani.com/la-gazette/the-daily-colonist-1977-arrestimi-i-leka-zogut-i-kreu-i-qeverise-shqiptare-ne-mergim-ne-bangkok/

Osmani: I hapëm dyert dhe zemrat për afganët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se i kanë hapur dyert dhe zemrat për t’i pritur refugjatët afganë.

Ajo në një konferencë për media sonte pasi e ka pritur kontingjentin e parë me 111 afganë ka deklaruar se ata janë të sigurt në Kosovë.

“Ne jo vetëm që i kemi hapur dyert por i kemi hapur edhe zemrat. Sepse si njerëz që kemi qenë viktima të një pushteti gjenocidal e kuptojmë shumë mirë se çfarë do të thotë të detyrohesh të largohesh nga shtëpia jote.

Jemi krenarë që qëndrojmë pranë partnerëve tanë dhe kontribuojmë në një përpjekje të gjithë këtyre partnerëve nga SHBA-të deri tek shteti i fundit i NATO-s, në mënyrë që kjo tragjedi të pakësohet dhe këta që vijnë në Kosovë të ndihen se më në fund janë të sigurtë”,ka thënë Osmani./KultPlus.com

Kjo është lista e plotë e çmimeve në PriFilmFest 2021

Sonte janë ndarë çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 24 gusht ndërsa ka përfunduar sonte më 29 gusht, shkruan KultPlus.

Për të trembëdhjetin vit me radhë, ky festival ka sjell premiera të filmave si dhe emra të njohur të kinematografisë botërore në Kosovë.

Në mbylljen e këtij festivali jashtë Teatrit Kombëtar të Kosovës, e cila ishte mbushur plot dashamirë të filmit u bë e ditur se pas pak do të ndahen edhe çmimet.

Çmimi ‘Prifest best project in Pitch Competition for PriForum 2021’ shkoi për regjisoren Ajola Dala dhe producenten Sabina Kodra për filmin “Made of Dust”.

“Faleminderit shumë. Kjo është hera e parë që jam këtu dhe PriFilmFest është duke u bërë një familje për mua dhe jo vetëm një festival. Vjosa, Fatos, ju jeni më të mirët. Ajola Dala nuk është këtu por jam e sigurt që ajo është shumë shumë e lumtur për këtë çmim. Ne do të bëjmë më të mirën për të sjell këtë projekt sa më larg që të mundemi”, thotë Kodra.

Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Video Post-produksion’ shkoi për filmin “2000: A Post-War Odyssey” të regjisorit Zgjim Terziqi.

“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur dhe faleminderit jurisë. Ky ka qenë çmimi që ne e kemi dashur dhe e morrëm, andaj jemi shumë të lumtur”, thotë Terziqi.

Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Sound Post-produksion’ shkoi për filmin “The sun, the moon and the eleven stars’’ të regjisores Ema Kulara dhe producentes Ema Ogzan-Tenoglu.

Çmimi për filmin e shkurtër më të mirë ndërkombëtar shkoi për “Shakira”, Francë.

Filmi më i mirë i programit të filmave të metrazhit të mesëm shpallet filmi “Jesus Egon Christ”, Gjermani.

Filmi fitues i programit të filmave dokumentarë shpallet filmi “The end of kings”, Francë.

Fituesi i zgjedhur nga juria e mediave për këtë edicion të PriFest-it është filmi “Mehrunisa”, Austri.

“Faleminderit shumë jurisë dhe festivalit. Ne kemi pasur një rrugëtim të gjatë dhe mendoj se kjo është pjesa më interesante e rrugëtimit tonë me këtë çmim. Është hera e parë në Kosovë dhe do të mbaj me vete shumë kujtime dhe ky festival me të vërtetë është një vend ku vjen si vizitor por shndërrohesh në një mik shumë të mirë”, thotë regjisori i filmit.

Çmimi për filmin më të mirë global shkoi për “Rival”, Gjermani.

Fituesi i zgjedhur nga juria FIPRESCI për filmin më të mirë ballkanik është filmi “Full Moon”, Bosnje dhe Hercegovinë.

Çmimi i përvitshëm për arritje për një artist nga Kosova në fushën e kinematografisë shkoi për regjisoren Blerta Basholli.

“Është kënaqësi me qenë në Prishtinë dhe PriFest. Ne gjithmonë kemi dëshirë që filmat tonë dhe projektet tona të shkojnë çdo ku në botë por në fund të fundit kënaqësia dhe qejfi më i madh është kur jemi këtu në Kosovë afër kolegëve dhe njerëzve tonë. Çmimi vjetor për arritje kinematografike është një çmim shumë i veçantë dhe falënderoj shumë PriFestin sepse fillimisht ishte e veçantë të shihja premierën e parë fizike dhe atë pikërisht në Kosovë”, thotë Basholli.

Çmimi “Aktori më i mirë” (Ballkan) shkon për aktorin e “Full Moon”, Alban Ukaj, Bosnje dhe Hercegovinë.

Çmimi “Aktorja më e mirë” (Ballkan) shkon për aktoret e “Luaneshat e Kodrës”, Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani, Kosovë/Francë.

“Jam shumë e emocionuar sepse me të vërtetë nuk e kam pritur këtë çmim. Është hera e dytë në një festival por është hera e parë në festivalin e vendit tim dhe me të vërtetë kam shumë emocione më të mëdha dhe më të mira ndoshta për shkak që është vendi im, jeni njerëzit e mi. Jam shumë e lumtur dhe ju falënderoj të gjithëve për krejt këtë energji kaq të mirë që ma keni dhuruar edhe gjatë prezantimit të filmit”, thotë Latifi.

Çmimi për regjisoren më të mirë të filmave ballkanik shkon për Luana Bajramin për regjinë e filmit “Luaneshat e Kodrës”, Kosovë/Francë.

“Faleminderit shumë. Ky çmim ka shumë domethënie për mua. Ky çmim mendoj që e vlerëson normal filmin, punën tonë si ekip por edhe e vlerëson rininë, gjeneratën e re dhe ta mbajnë që arti dhe artistët nuk duhet të paragjykohen por vetëm të diskutohen dhe të mbështeten. Faleminderit shumë”, thotë Bajrami.

Filmi më i mirë i Ballkanit shpallet filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Basholli, Kosovë/Maqedoni e Veriut/Shqipëri/Zvicër.

“Është kënaqësi shumë e madhe për të fituar çmimin më të mirë në Prishtinë.  E kam kuptuar që ska asgjë të keqe prej lotëve sepse jemi gra më emocionale por që një moment i tillë është me të vërtetë emocional për shumë arsye. Këtë Hyjneshë në fron që është shumë e bukur dhe simbol i Prishtinës, është shumë kënaqësi që ta marrësh sot këtu para jush dhe unë ia dedikoj Fahrije Hotit dhe të gjithave grave të Kosovës të cilat na inspirojnë çdo ditë”, thotë Basholli.

Krejt në fund, të gjithë fituesit u ftuan në skenë që të shkrepin një fotografi të cilën do ta kenë pranë vetes e zemrës së tyre për një kohë të gjatë./ KultPlus.com

Kryeministri Rama: Lamtumirë Sherif Merdani

Sot ka ndërruar jetë këngëtari Sherif Merdani. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje me të cilën luftonte prej kohësh.

Për vdekjen e këngëtarit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Lamtumirë Sherif Merdani”- shkruan Rama në një postim në Facebook.

Sherif Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqipe./KultPlus.com

Media austriake: Teste PCR fals, party pa fund, Kosova shokohet nga virusi

Festa të pafundme, teste false PCR dhe pothuajse asnjë vaksinim: numri i rasteve shpërtheu në Kosovë gjatë verës – dhe të kthyerit e sollën Coronan në shtëpi me ta, shkruan media austriake Heute.

Pak para pushimeve verore, qeveria kosovare hoqi pothuajse të gjitha masat e koronës. Dikush nuk donte të kalonte vera përsëri pa biznesin e rëndësishëm me vizitorët nga diaspora. Në fakt, shumë njerëz udhëtuan si kurrë më parë, shkruan “SonntagsZeitung”. Vetëm në korrik, 446,340 pasagjerë zbarkuan në Prishtinë – pothuajse dy herë më shumë se në vitet para-Coronas.

Kishte një atmosferë festash në vend: diskotekat dhe restorantet ishin të mbushura, dasma dhe festime po zhvilloheshin kudo. Kushtet ideale për variantin Delta, i cili u përhap me shpejtësi, në fund të fundit, pothuajse askush nuk u vaksinua. As vendasit, shumica e të cilëve nuk kishin pasur ende mundësi për ta bërë këtë, as kosovarët e diasporës që kishin mbërritur dhe të cilët vetëm pak i kishin përdorur vaksinat në vendin e tyre të adoptuar.

Mysafirët e pushimeve shtuan numra

Deri më 20 korrik, pothuajse askush nuk ishte testuar pozitiv në Kosovë. Vetëm pas mbërritjes së shumë mysafirëve të pushimeve – të cilët gjithashtu ishin në gjendje të udhëtonin me aeroplan pa asnjë provë testimi – numrat shpërthyen. Deri më sot, vendi nuk ka qenë në gjendje të ngadalësojë rritjen eksponenciale të vrisuit. Në Austri, numri i rasteve u rrit vetëm në fund të festave.

Të kthyerit gjithashtu e sollën virusin në Austri, në disa raste me teste të rreme PCR, siç vazhdon gazeta. Kosova ka mbetur me përqindje të larta të vdekjeve dhe një sistem shëndetësor të mbingarkuar. Në renditjen globale të rasteve të koronës, aktualisht janë tre vende në Ballkanin Perëndimor ndër 5 vendet e para, siç tregojnë shifrat aktuale që janë në dispozicion.

Kurba rritet me shpejtësi në Kosovë

Kosova është në vendin e dytë me një kurbe prej 746, e ndjekur në vendin e katërt dhe të pestë nga Mali i Zi me 558 dhe Maqedonia e Veriut me 339. Shumica e rasteve të koronës në Austri ndodhën kohët e fundit në mesin e pushuesve të kthyer nga Maqedonia e Veriut. Një total prej 866 infeksionesh u regjistruan këtu, që është një plus i plotë prej 477 në krahasim me dy javët e mëparshme. Rastet e Kosovës madje u rritën nga 253 në 799.

Kishte gjithashtu një rritje të qartë të numrit të të kthyerve nga Turqia, kurba atje është 165. Këtu, u regjistruan 662 raste, që është një rritje prej 259. Kroacia është gjithashtu në fushën e parë me 683 raste (+92) – a rritje e qartë E njëjta vlen edhe për ata që kthehen nga Serbi, ku u raportuan 397 (+250) infeksione./KultPlus.com

Kryeministri Kurti thotë se edhe të vaksinuarit bartin virusin: Ata që marrin vaksinën të kenë kujdes për dy javë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në konferencën për medie se është problematike rritja e rasteve me Covid-19 në vend ndërkohë që ka bërë thirrje për kujdes.

Ai ka thënë se fakti që një qytetar ka marrë një dozë të vaksinës, nuk do të thotë se kujdesi i tij duhet të bie.

Kurti po ashtu ka thënë se qytetarët duhet t’i besojnë edhe vaksinën AstraZeneca, për të cilën thotë se ka me bollëk në krahasim me atë Pfizer të cilët qytetarët po e besojnë më shumë.

“Fakti që dikush është i vaksinuar ndonëse është i mbrojtur nuk e zvogëluar bartjen e virusit., bartës dhe shpërndarës mund të jesh edhe i vaksinuar. Një lloj disipline që duhet të jetë dy herë dy jave për qytetarët e republikës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve. Pas vaksinimit. Dy javë duhet të ketë kujdes maksimal. Nuk funksionon ashtu që të marrësh vaksinen dhe të jesh totalisht i pakujdesshëm. Në bazë të dhënave që kemi marrë është një numër i madh i qytetarëve që pasi kanë marrë njërën vaksinë nuk e kanë pasur disiplinën e duhur dy javore. Problemi tjetër që kemi është se kemi shumë vaksina të mbetura të llojit AstraZeneca ndërkohë që kemi pak të atyre Pfizer. Unë dhe ministrat kemi marrë dy doza Astra Zeneca dhe ajo nuk qëndron aspak prapa vaksinës tjetër. Inkurajoj qytetarët që të marrin edhe këtë vaksinë pasi është shumë e sigurtë. Varianti Delta është problematik dhe është duke u shpërndarë me të madhe. 0.81% kanë qenë të vaksinuar së paku me një dozë. Prej fillimit të muajit deri pardje. Kemi dhjetëfishim të rasteve të atyre që janë infektuar me Covid”, shtoi ai./KultPlus.com

PriFest shpërblen me “Hyjneshën e artë” filmin ‘Zgjoi’ të regjisores Blerta Basholli

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nis më 24 gusht ndërsa përfundon sonte më 29 gusht, shkruan KultPlus.

Çmimi kryesor “Hyjnesha e artë” shkoi për filmin me regji të Blerta Bashollit, ‘Zgjoi’.

Ky ka qenë vlerësimi i Jurisë së kategorisë kryesore garuese, ajo e Filmave Ballkanik të metrazhit të gjatë së kryesuar nga : Matthijs Wouter Knol, Drejtori i Akademisë Europiane të Filmit (European Film Academy), Wilhelm Faber, nga festivali i mirënjohur Berlinale (Berlin International Film Festival) dhe Chris Belloni, filmbërës i dokumentarëve, producent dhe drejtor i International Queer & Migrant Film Festival.

‘Zgjoi’, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Kujtojmë se filmi bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. / KultPlus.com

Luana Bajrami shpallet regjisorja më e mirë në Festivalin PriFest

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 24 gusht ndërsa përfundon sonte më 29 gusht, shkruan KultPlus.

Çmimi për regjisorin/en më të mirë të filmave ballkanik shkoi për regjisoren Luana Bajrami.

Luana Bajrami pati sukses të madh me filmin e saj ‘Luaneshat e Kodrës’.

Ky film është xhiruar në Kosovë dhe flet për tri shoqe të pandashme të cilat janë në pritje të rezultateve për Universitet. Të ulura në një kodër, Qe (Flaka Latifi), Li (Era Balaj) and Jeta (Uratë Shabani) ëndërrojnë të shkojnë në një qytet më të madh për t’u pavarësuar e për t’i lënë prapa thashethemet dhe pengesat e tjera në fshatin e tyre.

‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).

Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luàna Bajrami. / KultPlus.com

Alban Ukaj, Flaka Laftifi, Uratë Shabani dhe Era Balaj, shpallen aktorët më të mirë në PriFest

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 24 gusht ndërsa përfundon sonte më 29 gusht, shkruan KultPlus.

Çmimi aktori më i mirë shkoi për aktorin Alban Ukaj me rolin e tij në filmin ‘Full Moon’.

Kurse çmimi aktorja më e mirë shkoi për aktoret Uratë Shabani, Flaka Latifi dhe Era Balaj me rolin e tyre në filmin ‘Luaneshat e Kodrës’ me regji të Luana Bajramit. / KultPlus.com

‘Ti po vjen që prej së largu’

Poezi nga Lasgush Poradeci

Ti po vjen që prej së largu.

Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.

Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina.

Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,

Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t’ u fal.

E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri:

Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s’ ate,

T’ i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate

Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.

Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,

Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote.

Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote,

Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj’ e dëshirim.

Të m’ a shkelish hije- letë ! të m’ a shkelish mes për mes !

Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar,

Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,

E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes./KultPlus.com

Presidentja Osmani: Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë

Në 24-orëshin e fundit, 36 persona në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka cilësuar si një ditë të rëndë për Kosovën, shkruan KultPlus.

Ajo tutje i fton institucionet e Kosovës të mblidhen sot në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.

Postimi i plotë:

Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.

Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!./KultPlus.com