“Mjegulli i dashurisë” është një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë nga poeti i njohur shqiptar Dritëro Agolli. Në këtë poezi, autori trajton afërsinë dhe largësinë, të dyja me emocionet e veta në njëlidhje. Largësia nxit mallin, ndërsa afërsia shton emocionet. Të dyja e trembin autorin, edhe pse shprehet vetëm për largësinë se e tremb, kurse për afërsinë shprehet se “i bëhet çark”, pasi afërsia i shton më shumë ndjenjat dhe emocionet.
“Mjegulli i dashurisë”
Kur ikja larg, drejt teje vija Kur vija afër, ikja larg Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha një mjegull pus një çmenduri, si një poet që shkruan vjersha dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi
dhe ndoshta kjo ish dashuria e çakërdisur kuturu… për dreq më trembte largësia dhe afërsia gjithashtu. /bota.al/ KultPlus.com
Angelina Jolie është parë të enjten në Romë, teksa ka vizituar pacientët ukrainas në Spitalin e Fëmijëve, raportoi Reuters.
Aktorja e famshme hollivudiane, e cila është edhe ambasadore e Kombeve të Bashkuara, është njohur nga afër me problemet shëndetësore të fëmijëve që kanë ikur nga lufta në Ukrainë.
Jolie ka qenë vazhdimisht e angazhuar në rolin e ambasadores duke vizituar çdo herë refugjatë në vatra të ndryshme të krizave në botë.
Pas vitesh shërbimi të përkushtuar ndaj UNHCR-së dhe kauzës së refugjatëve, Angelina Jolie u emërua e dërguar speciale në prill të vitit 2012./ KultPlus.com
Fragmenti i mëposhtëm është përkthyer nga romani “I papaveri susurrano al tramonto”, i autores Wanda Lamonica (ende nuk është përkthyer në shqip). Është një dialog mes një nëne dhe të birit të saj, nëmomentet e një lufte, njësoj si lufta e tanishme mes Rusisë dhe Ukrainës. Është kaq aktual ky fragment, saqë nuk mund ta linim pa e përkthyer.
– “Mami, ku po shkojmë?” – pyeti Alexei. – “Merr diçka pa të cilën nuk jeton dot dhe fute në këtë çantë. Nxito”, – i tha Luba duke futur një batanije në një thes të madh. – “Nëse kjo është një lojë, nuk më pëlqen. E bëjmë një herë tjetër. A mund të ha pak supë të nxehtë tani?” – pyeti Alexei i mërzitur. – “Kujtohu të marrësh diçka që të duhet vërtet. Mos harro arushin Otto, pasi ai të ka ndihmuar gjithmonëkur ke pasur ankthe. Ai do të na shpëtojë të gjithëve, ke për ta parë”, – i tha e ëma, Luba, duke u përpjekur të ruante qetësinë. – “Por pse i ke marrë këto thasë? Nuk është nata e Vitit të Ri”, – tha Alexei, i cili po fillonte të kishte frikë. – “Nuk ka asnjë festë. Duhet të përpiqemi të gjejmë një vend të sigurtë. Dikush ka nisur luftën”. – “Luftë? Këtu tek ne? Ne s’kemi lidhje fare me këtë gjë. Unë mund t’ia kthej Levit bllokun e artë. Nuk kam për t’ia marrë më, të betohem. Vetëm të lutem më lër të rri në shtëpinë time”, – i tha me lutje fëmija, duke bashkuar duart e tij të vogla.
Në atë moment ndodhi një shpërthim, jo shumë larg, i cili i dha fund mendimeve të pafajshme të fëmijës. Një tym i madh gri u ngrit në ajër duke e vështirësuar pamjen e qiellit blu. – “Zemër, nuk është faji yt. Është faji i atyre që komandojnë”, – i tha Luba me gjakun të ngrirë nga frika. – “Po mësuesja a e di? Sot u kthye Gunn në shkollë. Iu desh një vit që të shërohej dhe bombave nuk u intereson që ajo u lodh duke qenë e sëmurë. Duhet t’i rriten akoma flokët. Pse ata që komandojnë nuk luajnë me bomba mes njëri-tjetrit dhe ne të tjerëve të na lënë në paqe?” – pyeti në mënyrë të pafajshme Alexei.
Luba u ul në lartësinë e Alexeit, e përqafoi fort të birin, me krenari dhe njëkohësisht, me dëshpërim tëthellë. – “Më vjen keq, Alexei. Kjo nuk ishte bota ku unë ëndërroja që ti të jetoje”, – i tha ajo dhe u ngrit për tëpërfunduar së bëri gati gjërat. – “Je gati, zemër?” – e pyeti pak më vonë. – “Jam i vogël, nuk jam gati gati të vdes”. – “Do të shkojë çdo gjë shumë mirë”, – i tha e ëma për ta qetësuar. – “Kështu thoshte edhe nëna kur ishte keq, por më pas nuk e pashë më”. – Alexei shtrëngoi fort duart nësy, sikur të donte të fshinte lotët. “Por çfarë kuptimi kishte të jepje përshtypjen e një fëmije të guximshëm, kur as të rriturit nuk ishin të guximshëm?” mendonte ai.
– “Ma”, – tha Alexei më në fund. – “Pa Rodolfin nuk shkoj gjëkundi. – “Rodolfi do të vijë me ne”, – ia ktheu Luba, ndërkohë që qenushi ishte strukur në një cep të shtëpisë dhe i shihte duke tundur bishtin mes këmbëve. Më pas, Luba i vëshi të birit xhupin, ia hoqi letrat, bishtat e lapsave nga xhepat dhe futi në to biskota dhe copa buke. – “Po babi, ku është babi?” – pyeti Alexei i habitur. – “Ai tha se do të kthehet shumë shpejt dhe se deri atëherë, ti do të jesh burri i shtëpisë”. – “Por ne nuk do të kemi më shtëpi”, – i tha Alexei. – “Dhe as që dua të jem burri i shtëpisë”./bota.al/ KultPlus.com
Kryeqytetit të Kosovës do t’i kthehet sërish festivali “Prishtina Music Conference”. Ky është edicioni i dytë, i cili do të mbahet nga 4 deri në 5 nëntor.
Nga ky festival kanë deklaruar se temë kryesore e këtij viti mund të jetë “dancefloor”-i.
Edicioni i parë i festivalit ishte mbajtur në dhjetor të vitit 2021 dhe në Kosovë kishte sjellë artistë si Dukagjin Lipa, Daniel Nordgaard, Hedon Blakaj. / KultPlus.com
Tom Parker, këngëtari 33-vjeçar i grupit të muzikës rok “The Wanted”, ka vdekur më 30 mars, pas luftës me kancerin në tru.
Shëndeti i këngëtarit ishte përkeqësuar shpejt në dy javët e fundit.
Parker, ishte bashkuar me shokët e grupit për turneun e tyre të fundit, më 17 mars, ndërsa gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pas përfundimit të këtij turneu.
“Të gjithë e vumë re se sa shpejt iu përkeqësua gjendja Tomit gjatë turneut, por ai nuk u pendua pasi me të vërtetë donte ta bënte këtë”, ka thënë një familjar i tij për “The Sun”.
Vdekja e Tomit u bë e ditur të mërkurën nga gruaja e tij Kelsey, me të cilën ai ka dy fëmijë.
“Me dhimbje në zemër ju njoftojmë se Tom vdiq paqësisht sot gjatë ditës. Ai ishte qendra e botës sonë dhe nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen dhe pa praninë e tij”, ka shkruar gruaja e tij, në Instagram.
Tom iu bashkua grupit “The Wanted” në vitin 2009. / KultPlus.com
Refuzime Kjo poezi nuk i përmbushë kriteret e konkursit tonë Kjo poezi është politikisht jokorrekte Kjo poezi është sterile, nuk mund ta lë shtatzënë askënd Kemi poezi të tjera që dashurisë ia lëpijnë gojën më mirë se kjo Kjo poezi është e guximshme, por ka shprehje të thata Kjo poezi ta tharton lukthin Kjo poezi na tingëllon si e vjedhur, si e njohur Kjo poezi nuk ka brum, dhe ne nuk kemi sitë për gjendjen e saj Herën tjetër, bëhuni i saktë, dukshëm jeni inspiruar nga Azem Shkreli Poezia ka brum, por e keni pjekur më shumë sesa kërkohet Kjo poezi ka ofenduar rëndë integritetin e njërit prej redaktorëve tanë Faleminderit për vargjet. Redaksia do ta shoshitë çdo zanore e bashkëtingëllore Faleminderit për këtë cikël. Jemi të zhgënjyer, jeni poet mediokër Faleminderit që na e besuat poezinë. Nuk besojmë që do t`ju shkruajmë më Kjo poezi është kundër grave, redaktoret u çartën prej fjalëve tuaja Kjo poezi stimulon sytë e mi të lotojnë gjak Nuk e botojmë dot këtë poezi, inatet personale me ju janë ende prezente A jeni mashkull që i shkruani një mashkulli tjetër, se nuk po ju kuptojmë? Fatkeqësisht, kjo poezi është e dobët dhe varfanjake Kjo poezi është në kundërshtim me politikat e donatorëve tanë Kjo poezi është e nivelit të një fëmije tetë-vjeçar Këto qenkan formulime që i lartësojnë lezbiket? Turp Bravo për guximin, por nuk do të ju përfshijmë në antologji Faleminderit për konkurimin tuaj. Jemi konkurs me nam. Jeni qesharak Gjyshja ime shkruan poezi më bindëse se kjo Poezia është diçka mbi mesatare, nuk jeni i pari që i thurni rreshta babait Faleminderit për poezinë. Nuk shohim talent në penën tuaj Kjo poezi tregon se nuk keni lindur për të qenë tregimtar Kjo poezi është e shpifur, mendja juaj është e rrezikshme Kjo poezi flet shumë për ju. E paskeni vetëbesimin e tepruar Faleminderit që keni marrë kohë. Shkruani, por poezia nuk është habitati juaj Poezia që na e keni dërguar nuk kuptohet as me lexim të pestë Sinqerisht, nuk mund ta botojmë një poezi ku e thumboni pushtetin Faleminderit për dërgimin e poezisë. Jemi revistë serioze, ju jeni poet i parëndësishëm,
Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur sot sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke synuar sektorin e teknologjisë ruse.
Sanksionet e reja zbatohen për operatorët në sektorin e teknologjisë.
Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se ka vendosur sanksione ndaj 21 kompanive dhe 13 individëve.
Sanksionet përfshijnë Mikron, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh rus të mikroelektronikës, si dhe prodhuesin më të madh të çipave në Rusi.
“Sanksionet e zgjeruara përfshijnë sektorin e transportit ajror dhe detar dhe atë të elektronikës. Lëvizja e re e Biden i lejon Washingtonit të vendosë sanksione ndaj të gjithë personave ose subjekteve të lidhura me ata sektorë”, u tha në njoftim. / KultPlus.com
B.B. Poqi ka realizuar shumë këngë dhe shumë albume të cilat u bënë hite të mëdha gjithkund ku flitej shqip.
Këngëtari dhe autori i shumë këngëve, i cili fillimisht formoi bendin “Babillon“ me të cilin i incizoi disa këngë si “Babillon“, “Ti je një iluzion“, “Edhe një natë si kjo“ dhe e fundit “Diku pranë shtëpisë time“, më vonë ai u nda nga bendi dhe vazhdoi karrierën si solo këngëtar.
Sot po e rikujtojmë njërën nga këngët e famshme të tij, “Ti je një iluzion”. / KultPlus.com
“- Po përpiqem të gjej arsyen, përse njerëzit nuk kanë guxim të vrasin veten. Kjo është. – Si kështu, nuk kanë guxim! Po pse pak vetëvrasje bëhen? – Shumë pak. – Këtë mendim keni?
Nuk mu përgjigj. Qëndroi i menduar dhe pastaj ecejaku nëpër dhomë. – Po ç’i përmbaka njerëzit të vrasin veten, sipas jush? – e pyeta. Më pa i hutuar, si të donte të sillte ndër mend se për çfarë po flasim. – Po ja, dy paragjykime i përmbajnë: një i vogël dhe një shumë i madh. – Cili është i vogli? – Dhembja! – Dhembja? Pse kaq e pamposhtme qenka dhembja në një rast të tillë? – Dhembja është e para. I gjejmë të shfaqur dy llojëshe: janë ata që e vrasin veten o nga pikëllimi i pangushllueshëm, o nga ligësia, o nga çakërdisja, o nga ku di unë se çfarë. Këta pak mendojnë për dhembjen! Janë dhe ata që e bëjnë me mendje të ftohtë, këta mendojnë shumë. – Pse ka që e bëjnë me mendje të ftohtë? – Ka shumë. Po të mos ekzistonin paragjykimet, do të kishte më shumë: do të qenë të gjithë. – A thua të gjithë?
Ai heshti. – Po pse a nuk njihen mënyra të vdesësh pa ndier dhembje? – Përfytyroni, – më tha dhe qëndroi para meje – përfytyroni një gur të kësaj madhësia, sa një shtëpi, ai varet poshtë. Ju jeni nën të: në rëntë, a do ndienit dhembje? – Nga një gur sa një shtëpi? E tmerrshme! – S’e kam fjalën te tmerri, dhembje a do ndienit? – I përmasave të tilla? Kuptohet, asnjë dhembje s’do ndjehej. – Sikur ju vetë të gjendeshit nën të, me siguri, që s’do mbeteshit pa e përfytyruar ç’dhimbje të padurueshme do të ndienit në atë rast. Edhe shkencëtar po të ishit, edhe mjek po të ishit, frikë do kishit. – Po arsyeja e dytë, ajo e madhja? – Bota e matanvarrit. – Domethënë, ndëshkimi? – Bota e matanvarrit, si e tillë. – Po pse nuk ka ateistë të regjur që s’besojnë në botën e matanvarrit?
Përsëri heshti. – Ndoshta niseni nga vetja që flisni kështu? – Jo gjithkush mund të gjykojë nisur nga vetja. – mërmëriti dhe u skuq e u bë flakë. – Liria ka për të qenë e kulluar, kur të jemi shpërfillës ndaj asaj: të rrojmë apo të mos rrojmë. Drejt kësaj duhet synuar. – Duhet synuar? – Po atëherë askush nuk ka për të dashur të jetojë? – Po, askush. – Tha me zë të fortë. – Njeriu ka frikë nga vdekja, sepse e do jetën, ky është mendimi im. – i thashë. – Është ligj i natyrës.
– Poshtërësi është, gënjeshtër është! – sytë i shkrepëtinë dhe i nxorën xixa. – Jeta është dhimbje, jeta është tmerr, njeriu është fatkeq. Njeriu tani jetën e do, sepse e do dhimbjen dhe tmerrin. Këtu dhe fshihet mashtrimi. Njeriu i tanishëm nuk është njeriu që duhet të jetë. Do ketë të rinjë: të lumtur dhe krenarë. Për ta do jetë njëlloj: të rrojn apo të mos rrojnë: ky do të jetë një njeri i ri. Kush del fitimtar mbi dhembjen dhe frikën, ai do të jetë vet perëndi. Kurse të tjerët, s’kanë për të qënë.
– Pra perëndia qenka, sipas jush? – Ai mungon, por për të qenë është. Nën shkëmb s’ka dhimbje, por në frikë nga shkëmbi ka dhimbje. Perëndia është dhimbje, frikë nga vdekja. Kush do ta mposht dhimbjen dhe vdekjen, ai do të bëhet perëndi. Do të jetë një jetë e re ajo, do të jetë njeri i ri, çdo gjë do të jetë e re … Atëherë historinë do ta ndajnë në dy gjysma: nga gorilla deri në zhdukjen e perëndisë dhe nga zhdukja e perëndisë…
– Deri të gorilla? – Deri te këmbimi i tokë dhe i njeriut fizikisht. Njeriu do bëhet perëndi dhe do ndryshojë fizikisht. Edhe bota do ndryshojë, edhe mendimet për të gjitha ndjenjat. Ju si mendoni: a ka për të ndryshuar njeriu fizikisht? – Në qoftë se do të jetë shpërfillës ndaj të jetuarit apo mos të jetuarit, atëherë të gjithë do ta vrasin veten: kështu dhe ka për t’u shfaqur ndryshimi.
– Sidoqoftë, gënjeshtrën do ta vrasin. Kush e do lirinë, si gjënë më kryesore, ai duhet të guxojë ta vrasë veten. Kush guxon ta vrasë veten, ai është perëndi. Është në dorën e secilit që të mos ketë dhe asgjë të mos ketë. Por askush këtë s’e ka bërë. – Vetvrasës ka me miliona. – Veç e kanë bërë me frikë, jo si duhet. E kanë bërë jo për ta vrarë frikën. Kush e vret veten për ta vrarë frikën, ai menjëherë bëhet perëndi.”/filozofia.al
Thënie për vdekjen, trishtimin dhe hidhërimet e dashurisë
• Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes!
• Të gjithë kërkojnë një mik, por asnjë nuk provon të bëhet i tillë!
• Po u zgjove në mëngjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur!
• Përse nuk na lejojnë të dashurojmë… X vjeç kur mund të vdesim në çdo moshë?!
• Nuk ju kërkova unë të më lindni, ndaj më lini të jetoj!
• Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm!
• Jeta është veç një ëndërr në rrugën e vdekjes!
• Uroj që kur të vdes të shkoj në Parajsë, sepse Ferrin e jetova këtu!
• Dashuria është gëzimi i qenies dy, tmerri që mbetesh një, frika se bëhesh tre!
• Nëse juve ju mungon dikush në botë, për mua jeni ju që i mungoni botës!
• Mos qaj! Sepse në botë ekziston gjithnjë një person që jeton për buzëqeshjen tënde!
• Kam provuar të eci këmbëzbathur rrugës shtruar plot kujtime, aty ku këmba shkelte dhimbje aty, ku dhimbja shkelte dhimbje…!
• Sikur të na jepej gjithë fuqia magjike që të lexonim mendimet e njëri-tjetrit, supozoj që efekti i parë do të ishte shkatërrimi i të gjitha miqësive…!
• Merr pak dhimbje nga e imja, shpirti im po të thërret, po kjo jetë po s’pati dhimbje kurrë s’mund të quhet jetë…!
• Sado të këqija qofshin ditët, pa to s’dua të mbetem, qaj vetëm ditët e bukura se të këqijat qajnë vetveten…!
• Çdo gjë lind e vogël dhe pastaj rritet, vetëm fatkeqësia lind e madhe, pastaj zvogëlohet…!
• Ka kaq kohë që çdo ditë të shoh e më duket se të shoh për herë të parë…!
• Hero nuk është ai qe bie në betejë, është ai që kur rrëzohet gjen forcën për t’u çuar e lufton përsëri…!
• Pasqyra është miku im më i mirë sepse sa herë qaj nuk qesh me mua…!
• Më pëlqejnë adoleshentët se çdo gjë që bëjnë e bëjnë për herë të parë…!
• Të vrasësh është kurajo e momentit…të lësh të jetojnë është kurajo e përjetshme…!
• Do jepja dhe jetën për të jetuar përjetësisht…!
• Ndonjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e ndonjëherë nuk mjafton e tërë jeta për të harruar një çast…!
• Pas gjakut, gjëja më e mirë që një burrë mund të japë, janë lotët e tij…!
• Dhashë gjithçka që munda. Jam një poet që tregon historitë e tij e një këngëtar që këndon poezitë e tij…!
• Midis të mirës dhe të keqes ka një porte… dhe unë ta hap!
•- Mos u kënaq me horizontin… kërko pafundësinë!
• Unë jam kështu, sepse shpreh atë që kam brenda…!
• Jeta është si një pasqyrë, të qesh në qofte se e shikon duke qeshur…
• Nuk do plakem kurrë, sepse jam një yll që bie…! / KultPlus.com
Rok grupi i njohur Elita 5 është një nga grupet më të preferuara në vendet shqipfolëse, të cilët i rezistuan kohës, shkruan KultPlus
Me të dëgjuar këngët e tyre, meloditë na kthejnë prapa në kohë. Sot po ju sjellim njërën nga perlat muzikore “E urrej shiun”.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Në kitarë teli… i këputur ndali këngën më të bukur… por s’e ndali, shiun në këtë qytet.. Ku je buza e paputhur dashuria ime e humbur në mes të rrugës.. unë po lagem vetë..
I harruar si një letër e djegur… në këtë rrugë pa adresë kam mbetur E urrej… shiun kur bie… se njëherë ma fiku një zjarr.. një zjarr dashurie… I urrej.. lotët e mi… dhe pse ngjajnë me shiun që më ndau nga ti..
Dashuria ish dikur mbet kornizë pa pikturë që askund nuk e shoh në mur… I harruar.. si një leter.. e djegur… në këtë rrugë.. pa adrese kam mbetur…
E urrej shiun kur bie.. se njëherë ma fiku një zjarr një zjarr dashurie… i urrej.. lotët e mi… sepse ngjajnë me shiut.. (2x)
E urrej shiun kur bie.. se njëherë ma fiku një zjarr një zjarr dashurie… I urrej lotët e mi… dhe pse ngjajnë me shiun që më ndau nga ti..
Ti ndoshta ishe një rrufe që erdhe shpejt… dhe kur shkove, nuk e dita, as e di por këngën edhe shpresën i le të treten nëpër shi… / KultPlus.com
Nuk është e lehtë të thuash se diçka nuk na pëlqen kur të gjithë e pëlqejnë. Rreziku është se mos akuzohemi se nuk kuptojmë apo deri për mendjemadhësi: si guxon ta shprehësh opinionin tënd mjeran kur është e qartë se do të përplaset me murin e përjetësisë që mbron kryeveprat? Dhe, mbi të gjitha, kush guxon se je? Në Literary Hub, Emily Temple ka hartuar një prej listave të saj fantastike. Ka listuar 14 kryeveprat më të urryera nga kush që në fakt kishte plotësisht të drejtën për t’u shprehur: gjenitë e padiskuteshëm të letërisisë.
Kryeveprat: shpesh shfaqen menjëherë, nganjëherë kalojnë pa u vënë re për një farë kohe, të tjera e kalojnë provimin e elitës, por jo të masës. Gjithsesi, herë a vonë, zbulohen dhe forcohen mbi piedestalin e tyre dhe qëndrojnë aty, të palëvizur. Do të jetë edhe për këtë, pasi nuk ka asnjë rrezik për t’i gërvishtur, se do të ishte e bukur që herëpashere të bëhej ushtrimi i vëzhgimit me shikimin e paturpshëm e shkrimtarëve të renditur këtu, duke u stërvitur për të zvilluar një mendim kritik më kurajoz. Por fjalët e këtyre autorëve na kujtojnë edhe sa është e rëndësishme të mos kihet frikë për të gjykuar bashkëkohësit tanë dhe shprehur pa frikë opinionet tona. Më e keqja që mund të na ndodhë? Nëqoftëse do të bëhemi gjeni, Emily Temple do të na fusë në ndonjë prej listave të saj. Në rast të kundërt, askush nuk do të kujtohet.
Virginia Woolf, Uliksi
Kështu shprehet shkrimtarja më e madhe e të gjitha kohërave kur vjen puna për kryeveprën e James Joyce: «Më është dukur një libër i pakulturuar, i trashë. Libri i një punëtori autodidakt dhe të gjithë e dimë sesa mund të jenë stresues, egocentrikë, këmbëngulës, të jashtëzakonshëm dhe, në analizë të fundit, të shpifur».
Dorothy Parker, Winnie the Pooh
Në kolumnen e saj të 20 tetorit 1928 tek New Yorker, Parker përcjell dialogë të tërë nga libri i A. A. Milne, duke ju përqeshur personazhet dhe të folmen e tyre.
Charlotte Brontë, Krenari dhe paragjykim, Ema
Brontë e kishte për vdekje me Jane Austen dhe i kritikoi si Krenari e paragjykim, ashtu edhe Emën. Në vitin 1848 i shkruante e dëshpëruar G.H. Lewes: «Pse ju pëlqen kaq shumë Mis Austen? Gjëja më le vërtet pafjalë».
Mark Twain, Krenari dhe paragjykim
Duhet thënë se e kishte me të edhe Mark Twain: «Nuk kam asnjë të drejtë t’i kritikoj librat, e bëj vetëm kur i urrej. Shpesh kam dëshirë të kritikoj Jane Austen, por librat e saj më tërbojnë aq shumë, sa që nuk arrij as ta kamufloj tërbimin dhe kështu që e lë fare më përpara akoma sesa të filloj».
Aldous Huxley, Në rrugë
Duke folur pë klasikun e shkruar nga Jack Kerouac, autori i një prej kryeveprave më të mëdha të fantashkencës (Bota e re) fiton çmimin për shprehjen më lezetshme: «Pak më vonë kam filluar të mërzitem. Dua të them, rruga më është dukur tmerrësisht e gjatë».
Katherine Mansfield, Shtëpia Howard
Në vitin 1917, e mbrojtur nga faqet e ditarit të saj, Mansfield ia lejon vetes që ta kritikojë librin e E. M. Forster nëpërmjet përdorjes së një metafore të veçantë. «Nuk arrin të shkojë më tej, kufizohet duke ringrohur çajnikun. Është shumë i zoti në këtë. Dëgjoje këtë çajnik: A nuk është i ngrohur shkëlqyeshëm? Po, por nuk do të ketë asnjë çaj».
Martin Amis, Don Kishoti
Sipas Amis, leximi i kryeveprës së Miguel Cervantes mund të krahasohet me një vizitë të papërcaktuar të «kushëririt më tw pamundur të moshuar, me të gjitha difektet e tij, zakonet e pështira, remineshencat e pandalshme dhe shokët e tmerrshëm të fëmijërisë».
David Foster Wallace, American Psycho
Në një intervistë me Larry McCaffery të botuar në revistën Review of Contemporary Fiction në vitin 1993, Wallace kapet keq me Ellis: «Për pak e nxjerr në plan të dytë në mënyrë të pacipë sadizmin e publikut, por në fund është e qartë se objekti i vërtetë i sadizmit është vetë lexuesi». Kur intervistuesi e mbron, ai i përvishet më keq: «Po demonstron pikërisht llojin e cinizmit që u mundëson lexuesve të manipulohen nga të shkruarit e keq». Është fillimi i një debati letrar midis të dyve që ka vazhduar edhe pas vdekjes së Wallace.
Elizabeth Bishop, Seymour – Një hyrje
Bishop nuk ia përton ta thotë: «E kam urryer historinë e Salinger», shkruan në një letër. «Më janë dashur ditë ta lexoj dhe më është dashur ta bëj me maturi, nga një faqe, nga një faqe, duke u skuqur nga sikleti për secilën prej shprehjeve të tij qesharake».
Mary McCarthy, Franny dhe Zooey
Vështirë të mos e çmosh këtë kryeveprën tjetër e Salinger. Megjithatë, dikush ia ka arritur. Kështu, McCarthy, që i kritikon praktikisht çdo gjë dhe nuk arrin të përtypë as vetëvrasjen finale: «Pse vret veten Seymour? (…) Ndoshta sepse ka gënjyer, ndoshta autori i tij ka gënjyer, gjithçka ishte e tmerrshme, bile edhe ai ishte mashtrim?».
H.L. Mencken, Gatsby i madh Gatsby
Debuton kështu në reçensionin e tij për romanin e mrekullueshëm të F. S. Fitzgerald në Chicago Sunday Tribune e vitit 1925: «Në formë, libri i ri i Fitzgerald nuk është asgjë më shumë se një anekdotë e glorifikuar. (…) Natyrisht, kjo histori është e parëndësishme».
Vladimir Nabokov, Doktor Zhivago,Vëllezërit Karamazov, Krim dhe ndëshkim,Finnegans Wake
Por urryesi më i flaktë dhe më i zellshëm i të gjithëve është i madhi Nabokov: jepini një klasik dhe ai do t’ua çmontojë copa copa. Pasternakut i lavdëron poezinë, por i kritikon prozën: Doktor Zhivago nuk i pëlqen aspak (një roman me një banalitet provincial), konsideron si librat më të rëndësishëm të Dostoevskij veprat e tij më të këqija (të mërzitshme, konfuze), dhe shprehet lidhur me eksperimentin e Joyce me këtë shprehje, që në vetvete është kryevepër: «E urrej Finnegans Wake, në të cilën rritja kanceroze e indeve të fjalëve fantastike nuk arrin pikërisht që të ngjallë harenë e tmerrshme e folklorit dhe alegorinë e lehtë, tejet të lehtë». /KultPlus.com
Festivali ReMusica këtë vit shënon edicionin e 21-të, “The Sound of Change”.
Sipas njoftimit zyrtar, këtë vit do të trajtohen tema për ndryshimet klimatike që njëkohësisht bën thirrje për ndërgjegjësim te publiku për veprim klimatik.
“Përmbajtja e festivalit do të orientohet në katër elementët e natyrës – toka, uji, ajri dhe zjarri”, thuhet në njoftim.
Edicioni i 21-të i ReMusicas do të hapet me kuartetin e sakosfonëve nga Holanda “Syrene Saxophone Quartet” të cilët i karakterizon energjia e tyre dhe komunikimi i tyre delikat duke i bërë ato shumë të dashura për publikun.
Në koncertin e tyre të titulluar “Water Works” shtjellohet tema e ujit përmes veprave të kompozitorit George Frideric Handel dhe veprës The Wave nga Jacob Ter Veldhuis.
Vepra dedikuar ndryshimeve klimatike “Seacoloured lightbellsounds” nga kompozitori i ri austriak Philipp Manuel Gutmannm do të jetësohet në skenën e ReMusica nga kuarteti harkor nga Austria Selini String Quartet.
Këtë vit ReMusica mirëpret edhe kitaristin Petrit Çekun që vjen në bashkëpunim me kuartetin harkor nga Maqedonia e Veriut “Viva String Quartet”, të cilët do të luajnë veprën premierë të kompozitorit nga Kosova, Valton Beqiri “XX”, e realizuar në vitin 2021, kushtuar edicionit të 20-të të ReMusica. /KultPlus.com
Ushtria ruse ka goditur bazën ushtarake në rajonin e Dnipro, sipas një deklaratë të kreut të administratës shtetërore rajonale Dnipro Valentyn Reznichenko, sipas la repubblica.
“Disa orë më parë, forcat ruse goditën me raketa një bazë ushtarake. Si pasojë e sulmit, është shkatërruar ndërtesa e administratës dhe depoja e karburantit. Dy persona vdiqën dhe 5 janë plagosur”, tha ai, duke shtuar se të plagosurit janë dërguar në spital. /abcnews.al/ KultPlus.com
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, Agjencionin Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), Institucionin e Avokatit të Popullit si dhe akterë të tjerë të rëndësishëm me 7 prill 2022 nga ora 10:00 deri në 12:30 në hotel Sirius ose në Zoom, do të bëhet lansimi i botimit të dytë të raportit “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”.
Dy nga bashkëautorët nga RrGK do të paraqesin gjetjet kryesore dhe rekomandimet që rezultojnë nga hulumtimi.
Pas prezantimit, do të ketë diskutim me institucionet kryesore lidhur me mundësite e zbatimit të këtyre rekomandimeve.Linku për Zoom: https://us06web.zoom.us/j/83344852482 / KultPlus.com
Me di a nuk me di se qaj, me di a nuk me di se vuaj ne oret e thella te nates, kur ngrihem i cmendur te shkruaj me gjakun e zemres te shkruaj. Me di a nuk me di se agimet me gjejne pa gjume ne shtrat, me shpirt te shkretuar nga dhembja, e dhimbshem i pres perendimet, me ankth i pres perendimet. Me di a nuk me di se sot u drodha kur pashe pranveren, (vjeshten) qe zbriste me flladet e prillit (tetorit), e embel sic ishte qemot, e hidhur sic ishte qemot. Me di a nuk me di se vuaj ne oret e thella te nates, ku ndjehem nga jeta i huaj, nga vendi i lemjes i huaj. Me di a nuk me di…/ KultPlus.com
“Vdekja e kalit” mes 20 filmave evropianë, që do shfaqen në kanalin arte.tv.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se shfaqja e këtij filmi është një ngjarje për kinemanë tonë dhe një nxitje për të ecur më tej në procesin e restaurimit dhe promovimit të filmit shqiptar.
“Një nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë për ndërrimin e sistemeve “Vdekja e kalit”, prodhimi i vitit 1992, me regji të Saimir Kumbaros, i restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me bashkëpunimin e Audio-Video-Film, Shai Drori dhe ACE – Association des Cinémathèques Européennes, është përzgjedhur mes 20 filmave evropianë që do të shfaqen falas për publikun, në programin “ArteKino Classics”, në kanalin arte.tv, subtitruar në 6 gjuhë, me mbështetjen e Creative Europe”, tha Margariti.
Bazuar në një histori të vërtetë, “Vdekja e kali” ka veçantinë e të qenit drama e parë filmike shqiptare e realizuar pas rënies së regjimit komunist. Filmi është realizuar në vitin 1992 dhe mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro e skenar të Nexhati Tafa. Në film interpretojnë Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Tinka Kurti, etj./atsh/ KultPlus.com
Filmi i shumëpritur për këtë vit, Sonic the Hedgehog arrin në Cineplexx më 3 prill me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete për fëmije.
Filmi i bazuar nga video lojëra e famshme me të njëjtin emër, Sonic rikthehet në Cineplexx me pjesën e dyte. Këtë herë Sonic arrin me eventin Dita e Familjes ku do të mbahet këtë të diel më 3 prill. Duke filluar nga ora 11:30 gjatë eventit do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si facepainting falas dhe coloring pages. Shpërblimet që do të dhurohen gjatë eventit janë:
15x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer
Sa i përket ngjarjes së filmit, Sonic pasi që u vendos në Green Hills, ai është i etur të tregoje se e ka atë që duhet për të qenë një hero i vërtetë. Prova e tij vjen kur Dr. Robotnik kthehet me një partner të ri, Knuckles, të cilët po kërkojnë një emerald mistik që ka fuqinë të shkatërrojë qytetërimin. Sonic bashkohet me ndihmësin e tij, Tails, dhe së bashku ata nisin një udhëtim global për të gjetur emeraldin përpara se të bjerë në duart e gabuara. Aktorët kyresor në këtë film janë Jim Carrey dhe James Marsden.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 14:30.
Unë nuk kam më miq Por numra telefoni që fillojnë të gjithë me zero-zero Unë nuk kam më miq, Por një bllok shënimesh ku të rreshtuar rrinë emra dhe adresa Unë nuk kam më miq Por copëra kujtimesh të paçmueshme tani nga mungesa…. Miqtë e mi janë nisur nëpër botë I vogël ish atdheu por edhe bota gjithashtu Tepër e vogël bota për të gjitha ëndrrat tona./ KultPlus.com
Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka dëmtuar ose shkatërruar të paktën 59 objekte fetare, në të gjithë vendin, që nga fillimi i pushtimit të saj. Në listë përfshihet një katedrale ortodokse, një shkollë hebraike dhe kishat famullitare pothuajse të rrafshuara.
Sipas ligjeve ndërkombëtare të Konventës së Hagës, synimi për të bombarduar monumentet historike dhe vendet e trashëgimisë kulturore, është një krim lufte. Megjithatë, Rusia mohon të ketë shënjestruar infrastrukturën civile dhe atë kulturore, por BBC ka identifikuar, përmes fotografive, një numër objektesh fetare që kanë pësuar dëmtime.
Një katedrale e granatuar
Katedralja e Shën Michael u përshkrua nga zyra turistike e Mariupolit si vendi më i bukur në qytet. Duke ofruar pamje panoramike të Detit Azov, kodrave të gjelbra dhe fshatrave bregdetare, katedralja, e hapur në 1997, ka tërhequr një numër të madh adhuruesish dhe vizitorësh. Por pas bombardimeve të pamëshirshme ruse në qytetin-port, kupola e katedrales është shndërruar në një grumbull të gërryer çeliku, me mure të copëtuara dhe dritare të thyera.
Dëmet brenda kishës ortodokse ukrainase në Yasnohorodka
Një kishë famullitare e shkatërruar
Një kishë në fshatin e vogël Yasnohorodka, rreth 40 km në perëndim të Kievit, është goditur gjithashtu nga granatimet, thotë Kisha Ortodokse e Ukrainës. Ata thonë se dy predha goditën kupolën e kishës, më 5 mars, duke dëmtuar rëndë edhe kullën e saj. Në dritaret dhe dyert e saj shihen gjurmët e plumbave nga një mitraloz i kalibrit të rëndë. Mes luftimeve të ashpra, rusët vranë gjithashtu një prift nga kongregacioni i fshatit.
Një sinagogë e dëmtuar
Në Kharkiv, një predhë ruse shpërtheu në çatinë e një “Yeshiva” – institucion arsimor i përdorur për studime fetare. Lajmi u bë i ditur nga komuniteti hebre i qytetit në një postim në Facebook. Ndërtesa “Yeshiva” funksiononte gjithashtu si një sinagogë, një shkollë e mesme dhe një konvikt. “Raketa nuk shpërtheu, por bëri një gropë të madhe në çati”, tha gruaja e rabinit kryesor të Kharkiv, Moshe Moskovitz.
Sulmi bëri që kreu i Organizatës Botërore të Sinagogës, David Ben-Na’eh, t’i shkruante kryerabinit rus, Berel Lazar, duke iu lutur atij që t’i kërkonte Vladimir Putinit të urdhëronte ushtrinë ruse të ndalonte dëmtimin e sinagogave dhe vendeve të shenjta. “Sinagogat janë një tempull i vogël për popullin hebre kudo. Këto kanë qenë shtyllat kryesore të hebrenjve kudo në botë për mijëra vjet”, shkroi ai.
Rusia mohon të ketë goditur qytetin e shenjtë hebre në Ukrainë
Në një fjalim në parlamentin e Izraelit, presidenti i Ukrainës Zelensky, pretendoi se Rusia kishte goditur qytetin Uman, një vend i nderuar nga shumë hebrenj. Zelensky, i cili është hebre, tha se raketat ruse goditën qytetin në ditën e parë të pushtimit në shkurt. Dhjetëra mijëra hebrenj Hasidikë udhëtojnë në Uman çdo Rosh Hashanah (Vit të Ri hebre), për të vizituar varrin e rabinit Nachman të Breslovit, i cili ringjalli lëvizjen Hasidike dhe vdiq në vitin 1810.
Vizitorë hebrenj në Uman të Ukrainës
Moska ka mohuar pretendimin, duke shpërndarë imazhe të tjera duke thënë se ishin forcat ukrainase që ngarkonin armë pranë një sinagoge. “Dua të nënvizoj se forcat e armatosura ruse nuk godasin objektiva civile, si pjesë e operacionit special ushtarak”, tha zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
Por komuniteti hebre i Umanit ka hedhur poshtë pretendimet për armë pranë sinagogave. “Të gjitha sinagogat dhe vendet hebraike në Ukrainë përdoren ekskluzivisht për qëllimin e tyre, për të kryer aktivitete fetare ose për të ndihmuar anëtarët e komuniteteve hebraike dhe popullsinë vendase”, shkroi Komuniteti i Bashkuar Hebre i Ukrainës në Telegram.
Një kishë e rrafshuar
Një kishë në qytetin juglindor të Volnovakha, ka pësuar dëmtime të rënda nga bombardimet ruse. Tempulli i Kishës, i ndërtuar për të nderuar ushtarët ukrainas që vdiqën duke luftuar me militantët prorusë në vitin 2014, është shkatërruar, gjithashtu. Kupola e artë e kishës është e prishur dhe punimet prej druri janë copëtuar.
Guvernatori rajonal i Donetsk ka thënë se Volnovakha, dikur shtëpia e rreth 22 000 njerëzve, “nuk ekziston më”. Imazhet satelitore të shpërndara nga Maxar Technologies, të marra para dhe pas sulmit, zbulojnë shkallën e dëmit.
Shkatërrimi i vendeve shpirtërore të Ukrainës ka tronditur thellë komunitetet e saj fetare.
“Është një lloj makthi, nuk mund të gjej asnjë fjalë për ta përshkruar. Është e tmerrshme, është antinjerëzore. Unë nuk e di pse trupat ruse qëllojnë mbi kishat, nëse jemi të krishterë, duhet të kujdesemi për paqen. Është një vend ku njerëzit mund të gjejnë ndihmë, mbështetje. Ne po lutemi për vendin tonë, për secilin ukrainas, për t’i shpëtuar ata”, tha Sergiy Berezhnoy, një prift nga Kisha Ortodokse e Ukrainës./A2CNN
Bruce Willis do të tërhiqet nga karriera e tij e aktrimit për shkak të problemeve shëndetësore, njoftoi sot familja e tij.
Në një postim të vajzës së tij Rumer në Instagram, në mbishkrimin e një fotoje të aktorit të “Die Hard” shkruhej: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndanim lajmin se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe kohët e fundit eshte diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.”
“Si rezultat i kësaj, me shumë konsideratë ju njoftojmë se Bruce do të tërhiqet nga karriera e tij që ka kaq shumë kuptim për të. Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, sipas mbishkrimit.
Afazia shkakton një paaftësi për të kuptuar ose formuluar gjuhën për shkak të dëmtimit të disa zonave specifike të trurit./ KultPlus.com
Ndihma e popullit të amerikan për Kosovën po vazhdon.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar sot se Kosova ka pranuar edhe 32 milionë dollarë nga populli amerikan.
KultPlus ua sjell postimin e plotë të presidentes Osmani:
Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës! 🇺🇸 🤝 🇽🇰
Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.
Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.
Ambasada sllovene në Kiev ka hequr flamurin e saj për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me flamurin rus.
Flamujt e Sllovenisë dhe Rusisë kanë ngjyrat e njëjta në rreshtat e njëjtë: bardhë, kaltër dhe kuq, me të parin që mban stemën e vendit e cila përbëhet nga simbole të stilizuara të yjeve, maleve, detit dhe lumenjve, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.
“Ne ngritëm me krenari flamujt sllovenë dhe europianë kur u kthyem në Kiev”, tha për TV Sllovenia, Bostjan Lesjak, i ngarkuari me punë sllovene në Kiev, transmeton Gazeta Express.
“Por në mëngjes, përfaqësues të gardës kombëtare (ukrainase), të ndjekur nga përfaqësues të policisë, më vizituan dhe me shumë mirësjellje më pyetën nëse mund të hiqnim përkohësisht flamurin slloven sepse është shumë i ngjashëm me atë rus”, tha ai.
Sllovenia rihapi ambasadën e saj në Kiev të hënën, rreth një muaj pasi vendi evakuoi të gjithë diplomatët e saj nga Ukraina më 26 shkurt, dy ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj.
Ambasadori slloven në Ukrainë Tomaz Mencin vazhdon të punojë nga qyteti polak i Rzeszow, i cili shtrihet afër kufirit me Ukrainën./ KultPlus.com