Laura dhe Petrarka, dashuri që nënshtroi me zjarrin e pasionit një zemër dhe ndërtoi një monument

Të merituara do të ishin gjithëçfarë nderimi dhe mirënjohje për t’rrallin burrë që kultivoi një gjuhë, që hyjnizoi një ndjenjë dhe jetësoi modelin e tokësorit që preku apogjeun. T’pamatën ndjenjë që s’reshti së s’kalituri me daltën e pasionit një dashuri epike.

Dashuria marroke për Laureta de Noves, 336 sonetat-psalme hyjnizese të këtë marrëdhënie, kësaj dashurie që harbohej pengimesh e zjarresh pasionuese, i mëkoi amshimin “babait të Rilindjes Italiane”. Krejtçfarë sendërtoi këtë personalitet krejt të pazakontë, të dijes dhe kulturës, humanizmit dhe sharmit estetik, u kredh në gjunjët e kësaj dashurie platonike, e cila shkreptiu në mëngjesin e 6 prillit të vitit 1327 në Avinjon, ku ai behte i mirëpirtur në oborrin papal, pas studimeve të jurisprudencës që i kishte kryer në Monpelie dhe Bolonjë. Ishte ky shigjetim Kupidi që do të tejpërtejtë zemrën e tij dhe do të plazmonte shkëlqimin më të ambroztë të memories italiane, prej lirikave që ky shpirt pasionesh të stuhishme gatoi.

Po Laura kush është, ajo së cilës Petrarka i këndoi që nga çasti që e njohu, me rimat më të ëmbla dhe tinguj të panjohur. Letërsia që po lindte pas muzgun e Mesjetës i është mirënjohës këtij takimi, këtij akti sublim, të dashurisë me shikim të parë. Sikundër Beatriçe e Dantes, edhe Laura ishte një tjetër italiane e mrekullueshëm, së cilës i detyrohet aq shumë letërsia e atij vendi. Aq me shkëlqim e ëmbëlsi, ngjyra dhe pasion, kushtim e amshim iu këndua asaj gruaje, sa asokohja dhe e mëvonshmja, do ta kishte të pamundur ta besonin se ishte një person real. Mosbesuesit dhe të mëdyshtit thanë se Petrarka nuk bëri as më pak e as më shumë se atë që bënë piktorët e mëdhenj, para dhe pas tij, të cilët krijuan një përfytyrim idilik, të një gruaje të virtytshme, një kreaturë të kulluar, për të derdhur në të format magjepsëse frymëzimet e tyre. Kundërshtitë dhe dilemat, zelli për të hedhur dritë mbi të vërtetën çoi deri atje sa të hapej varri ku preheshin eshtrat e Laurës, dhe kjo ndodhi diku në shekullin e XVI. /Albert Vataj/ KultPlus.com

Pink Floyd i ka hequr këngët nga shërbimet muzikore në Rusi dhe Bjellorusi

Bendi legjendar britanik Pink Floyd i ka hequr këngët nga shërbimet muzikore në Rusi dhe Bjellorusi, si pasojë e luftës që rusët e kanë nisur në Ukrainë.

Këtë e kanë bërë të ditur me një njoftim të shkurtër në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

“Duke qëndruar me botën në dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, krijimet e Pink Floyd, nga 1987 e tutje, si dhe të gjitha incizimet solo të David Gilmourit, po hiqen nga shërbimet digjitale muzikore në Rusi dhe Bjellorusi.” / KultPlus.com

Poetja shqiptare Denata Ndreca vlerësohet me çmimin “Frida Kahlo”

Poetja shqiptare Denata Ndreca është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar të artit “Frida Kahlo”, Çmimet e këtij edicioni të parë u ndanë në Milano në datën 8 mars.

Ndreca është vlerësuar me këtë çmim për librin e saj, “La ragazza sul ponte Vecchio”.

Kritiku Simone Innocenti e ka cilësuar si “Forca e egër e një vajze në Urën e Vjetër”, pasi sipas tij poezia e saj është e egër, e mprehtë, fjala është gozhduar në faqe, sikur të ishte e vetmja mënyrë për ta ëmbëlsuar atë.

Denata Ndreca, poetja shqiptare që jeton në Firence, me “La ragazza del Ponte Vecchio” (Vajza e Urës së Vjetër), futet në një rrugëtim narrativ që e shndërron një ndër zërat e ri lirikë më interesantë.

“Dhe fjalët e Denatës udhëtojnë në kohë dhe hapësirë duke u shndërruar në detonatorë ndjenjash dhe idesh. Në këtë rrëfim tema mbizotëruese është dashuria, në të gjitha format dhe kujtimet, por edhe bukuritë.

Kujtesa është diçka rilevante nëse lind në Shkodër (vendlindjen e Ndrecës), Firencën e Ballkanit siç do ta quajnë shumë. Pulsi i kulturës shqiptare, mes krishtërimit dhe islamit, një qytet ky në njërën anë të trotuarit qëndron këmbana e një kishe dhe në anën tjetër minareja e një xhamie, dhe në mes shkon historia e një kombi”, shkruhet në një tjetër recensë për librin pak ditë pas publikimit të tij në qershor 2020, ku ndër të tjera janë veçuar vargjet e Ndrecës.

Noi albanesi,

emigranti senza le valige,

con un numero mai scritto

sopra le camice

(Ne shqiptarët/ emigrantë pa valixhe me një numër të pashkruar/ mbi këmishë)

Autore e tregimeve “Intorno a me” (Rreth meje), “Senza Paura” (Pa frikë), “Un faro nella nebbia” (Një far në mjegull), “Tempo Negato” (Kohë e mohuar), Denata Ndreca me publikimin e ri ngulit në fraza forcën e një narracioni të pastër. Nëpërmjet një mënyre të shprehuri të drejtpërdrejtë të duket sikur je në një realitet që është në të njëjtën kohë ëndërr, pasion, dëshirë dhe delikatesë: “Facciamo che ogi nevica/ io diventero terra/ e tu ti sdrai su di me”. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Aktivisti alarmon për mundësinë e rrënimit të një objekti tjetër në Mitrovicë

Duke alarmuar se objekti i “Shtëpisë së Armatës” mund të rrëzohet nga komuna, aktivisti nga Mitrovica, Besart Peci, thotë se kjo ndërtesë duhet të ruhet e të shërbejë si rrëfim për torturat dhe ndjekjet që shqiptarët i kanë përjetuar në kohën kur objekti u ndërtua nga shteti jugosllav.

Pas rrënimit të objektit të shkollës së parë shqipe në Mitrovicë, aktivisti i shoqërisë civile thotë se një tjetër objekt i vjetër mund të rrënohet. Bëhet fjalë për objektin “Shtëpia e Armatës”, i cili, sipas Pecit, duhet të ruhet e të shërbejë si memorie kolektive e periudhës së viteve ’50-’60.

“Gjeneratat e tri dekadave të fundit kanë të drejtë të dijnë për “Dom Jugosllovenske Narodne Armije”  dhe “Sekretarijat unutrasnjih poslova” dhe tmerrin që e kanë shkaktuar këto entitete politike, së bashku me post-blloqet policore dhe burgjet. Duhet të dijnë sidomos për vitet 50-ta dhe 60-ta, e njohur si periudha “e Rankoviçit”, kohë kur u ndërtua objekti në fjalë, gjatë së cilës u shpallë gjendje e jashtëzakonshme e kishte shumë përndjekje dhe persekutime të mëdha politike.”

Duke përmendur rrëzimin e para disa ditëve të objektit të dikurshëm të shkollës “Tefta Tashko”, aktivisti thotë se edhe objekti i “Shtëpisë së Armatës” rrezikohet nga ‘bageri’ i komunës.

“Shtëpia e Armatës është monumenti që rikthen njohuritë tona mbi të kaluarën. Është rasti i Komunës së Mitrovicës që t’i mbushë muret e saj me kujtime, rrëfime dhe dëshmi të torturave të bashkëqytetarëve tanë, për të ndërtuar një kujtesë. Praktikat aktuale na lënë të kuptojmë që ky objekt rrezikohet nga “bageri” i pushteteve komunale, që ka dëshmuar tashmë veten”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i aktivistit:

SHTËPIA E ARMATËS: A DO TË RRËNOHET EDHE NJË OBJEKT TJETËR HISTORIK NË MITROVICË NGA KOMUNA E SAJ?

Strukturat monumentale që janë lënë si trashëgimi nga pushteti jugosllav gjithandej Kosovës, doemos shihen si lidhje e ngushtë politike nga gjenerata që ka përjetuar epokën e atëhershme dhe si një mungesë e njohurive mbi historinë nga gjenerata e re.

E tillë është edhe “Shtëpia e Armatës Jugosllave” në qendër të qytetit të Mitrovicës, e ndërtuar në vitet e 60’-ta. E kam përmendur edhe më parë, se objektet që kanë shërbyer në të kaluarën për ushtrinë jugosllave duhet ruajtuar (mbrojtje), për të kujtuar (muze), sepse qyteti, në vetëvete është kujtesë kolektive.

Gjeneratat e tri dekadave të fundit kanë të drejtë të dijnë për “Dom Jugosllovenske Narodne Armije”  dhe “Sekretarijat unutrasnjih poslova” dhe tmerrin që e kanë shkaktuar këto entitete politike, së bashku me post-blloqet policore dhe burgjet. Duhet të dijnë sidomos për vitet 50-ta dhe 60-ta, e njohur si periudha “e Rankoviçit”, kohë kur u ndërtua objekti në fjalë, gjatë së cilës u shpallë gjendje e jashtëzakonshme e kishte shumë përndjekje dhe persekutime të mëdha politike.

Shtëpia e Armatës është monumenti që rikthen njohuritë tona mbi të kaluarën. Është rasti i Komunës së Mitrovicës që t’i mbushë muret e saj me kujtime, rrëfime dhe dëshmi të torturave të bashkëqytetarëve tanë, për të ndërtuar një kujtesë. Praktikat aktuale na lënë të kuptojmë që ky objekt rrezikohet nga “bageri” i pushteteve komunale, që ka dëshmuar tashmë veten.

Ka ekzistuar një përpjekje e pushtetit para disa viteve që objektin ta shndërrojë në parking publik, por ka qenë zbrapsur nga presioni i qytetarëve nëpërmjet reagimeve publike, që rezultoi me futjen e tij në listën për trashëgëmi kulturore për mbrojte të përkohshme.

Në Planin Zhvillimor Komunal potencohet qartazi tek infrastruktura publike “Ndërtimi i muzeut të qytetit përballë shtëpisë së armatës”, duke lënë hapësirë për dyshime se çfarë do të ndodhë me “Shtëpinë e Armatës”, sidomos kur lexohet fusha e “prioriteve strategjike për krijimin e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, “Muzeu i qytetit planifikohet të ndërtohet përballë  shtëpisë së Armatës” që nënkupton, përtej rrugës Shemsi Ahmeti, e cila ndanë pronat tërësisht dhe largazi.

Komuna e Mitrovicës asnjëherë nuk e ka bërë të qartë qëndrimin zyrtar lidhur me objektin në fjalë, as nëpërmjet shkresave zyrtare, prononcimeve apo postës elektronike. Ajo së fundmi ka rrënuar një objekt të një historie të veçantë, ish-objektin e shkollës së parë në Mitrovicës, “Tefta Tashko” që nuk u parapa në planifikimet e saja për Hartën Zonale Komunale. Mungesa e transparencës, në mospublikimin e procesverbaleve në takimet me qytetarë shton dyshimet se “Muzeu i Qytetit” po përdoret si pretekst për të rrënuar “Shtëpinë e Armatës”.

Andaj, Komuna e Mitrovicës duhet të publikojë qëndrimin e saj zyrtar dhe të nis hapat për futjen e objektit në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojte.

Qytetarët/et e Mitrovicës do të rezistojnë fuqishëm po qe se Komuna mëton avazin e rrënimeve të objekteve të rëndësishme kulturo-historike sikur pushtetet e kaluara. Disa viktima të rrënimeve ishin: Kinemaja Tesla, Teatri i Qytetit, Shtëpia e Arsim Leniqit dhe e fundit ish-objekti i shkollës së muzikës “Tefta Tashko”.

Jeta kulturore, kujtesa kolektive, vriten e shuhen në një qytet ku pushteti i shërben oligarkëve e jo banorëve. / KultPlus.com

“Dashuria që nuk mund të e kemi është ajo që zgjat më së shumti, dhemb më së thelli, por ndihet më së forti”

Nuk do të llokoçis një këmbë për të kërkuar një armik.

Unë duhet të kem shkuar të jetoj, ose të qëndroj dhe të vdes.

Brishtësi, emir yt është grua!

Unë dëshiroj të ishim të huaj më të mire.

Përralla juaj, zotëri, do ta shëronte shurdhimin.

Nuk do ta kisha futur hajnin në gojën time të ma vidhte trurin.

I bërë për vdekje nga gjuha shpifëse

Më mire budalla i shkathët se një i shkathët budalla.

Pak ujë na pastron ne nga kjo vepër.

Orët e pikëllimit duken të gjata.

Dhe asgjë nuk është, por çfarë nuk është.

Të lindësh është sikur të rrëmbehesh. Dhe pastaj të shitesh në skllavëri.

Nëse mund të shikosh në farën e kohës dhe të thuash cila kokërr do të rritet e cila jo …

Është shumë lehtë për mua t’i mësoj njëzet çka është e drejtë për tu bërë, atëherë bëhu një nga njëzet të pasosh mësimin tim.

Jo sepse e doja Cezarin më pak por e doja Romën më shumë.

Nuk ka asgjë serioze në Vdekshmëri

Të jesh njeri i favorizuar mire është dhuratë e fatit; por të shkruash dhe lexosh vije nga natyra.

Dashuria e të rinjve nuk qëndron me të vërtetë në zemrën e tyre, por në sytë e tyre.

Më mbani mend.

Për tu ngjitur kodrave të rrëpira nevojiten hapa të ngadalshëm në fillim.

Se e vërteta duhet të jetë e heshtur thuajse kisha harruar.

Heshtja shpesh e pafajësisë së pastër bind kur të folurit dështon.

Asgjë nuk është aq e shpeshtë sa dëshira për të qenë i mrekullueshëm.

Tani është dimri i pakënaqësive tona.

Mos gjyko ndërgjegjen e njeriut duke shikuar në fytyrën e tij sepse ai mund të ketë zemër të keqe.

Qeshja e zëshme paralajmëron mendjen e zbrazët.

Sikur që valët shkojnë drejtë gurëve të bregut të detit, ashtu nxitojnë minutat tona drejt fundit të tyre.

Dashuria nuk më bën asnjë pyetje, dhe më jep mbështetje të pa fund.

Kur babai i jep djalit, të dy qeshin; kur djali i jep babait, të dy qajnë.

Është plaga e kohës, kur të çmendurit udhëheqin të verbëtit.

Ndrysho fytyrën tënde dhe unë do të ndryshoj jetën time.

Ku dashuria është e madhe, dyshimet e vogla janë shqetësuese; Ku shqetësimet e vogla rriten, dashuria e madhe rritet këtu.

Sikur që e dua emrin e nderit më shumë se sa kam frikë nga vdekja.

Ena e zbrazët e bën zërin më të lartë.

Shpresa e vërtetë është e shpejtë dhe fluturon me krahë gëlltitës.

Pak më shumë se soj, pak më pak se lloj.

Fjalimi i pandershëm fle në vesh të budallait.

Betohem në shpirtin tim, nuk ka fuqi në gjuhën e njeriut të më ndryshoj mua.

Në të vërtet nuk jam budallai i saj, por korruptuesi i saj i fjalëve.

Dashuria që nuk mund të e kemi është ajo që zgjat më së shumti, dhemb më së thelli, por ndihet më së forti. 

William Shakespeare

/ KultPlus.com

Katy Perry fiton gjyqin për këngën “Dark Horse”

Katy Perry nuk do të duhet të paguajë më 2.8 milionë dollarë për një reper që pretendonte se ajo i vodhi këngën e tij me hitin e saj, Dark Horse.

Marcus Grey e paditi Perry-n në vitin 2014, duke thënë se ajo kishte vjedhur një pjesë me tetë nota nga kënga e tij “Joyful Noise”.

Një juri ra dakord dhe i dha atij pagesën prej 2.8 milionë dollarësh, por një gjykatës më vonë e përmbysi atë vendim, duke thënë se melodia nuk ishte “veçanërisht unike apo e rrallë”.

Duke e mbështetur atë vendim, një gjykatë apeli ka thënë se vendimi origjinal mund të kishte mbytur krijimtarinë muzikore.

Në një vendim gjykata po ashtu ka thënë se Grey ishte përpjekur të pretendonte një “monopol të pahijshëm” mbi “blloqet e ndërtimit muzikor” kur ai paditi Perry për herë të parë në vitin 2014.

“Procesverbali na detyron të konkludojmë se ostinatot në fjalë këtu përbëhen tërësisht nga elementë muzikorë të zakonshëm dhe se ngjashmëritë midis tyre nuk lindin nga një kombinim origjinal i këtyre elementeve,” thuhet në vendimin e ri. / KultPlus.com

Ta kesh shtëpinë bri lumit

Poezi nga Basri Çapriqi 

Ta kesh shtëpinë bri lumit
domethënë
të rrish zgjuar në rrugën Stamboll-Berlin
domethënë
t’i hipësh valës kaluar për rrugë të gjatë
t’i hipësh valës kaluar për rrugë të gjatë
domethënë
ta kalosh për tri ditë rrugën Prizren-Berlin
ta kalosh tri ditë Prizren-Berlin
domethënë
të dashurohesh në Prizren
domethënë
të dashurohesh në lumë / KultPlus.com

Presidenti Biden: Po e shtypim ekonominë ruse

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar për sanksione të reja ndaj Rusisë, duke thënë se nuk do të jenë të fundit që do t’i ndërmarrin për shkak pushtimit të Ukrainës.

“Gjithë sanksionet tona po e shtypim ekonominë ruse. Rubla ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj. Lista e bizneseve private që largohen nga Rusia po rritet nga dita në ditë”, ka shkruar Biden në Twitter.

Ai paralajmëroi se sot bashkë me vendet e tjera të G7-ës dhe BE-së, do të ndërmarrin disa hapa të rinj për të shtrënguar Putinin dhe për ta mbajtur atë në llogari për agresionin kundër Ukrainës.

“Ne do t’ua bëjmë më të vështirë blerjen e produkteve të prodhuara në vendet tona. Ne po ndalojmë eksportin e mallrave luksoze në Rusi”. / KultPlus.com

Osmani: Siç u mblodh bota për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë në 1999, jam e sigurt që këtë do ta shohim edhe në rastin e Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet që domosdoshmërisht t’i bashkohet strukturave euroatlantike.

Teksa foli në panelin ku u diskutua tema “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”, në Forumin Diplomatik të Antalisë, Osmani tha se një mjedis paqësor dhe i begatë është çelës për çdo shoqëri.

“Një mjedis paqësor dhe i begatë është çelës për çdo shoqëri, sepse  ndikon në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror të një vendi”, ka theksuar Presidentja Osmani. Por, sipas saj, qëllimet e tilla asnjë vend nuk mund t`i arrijë i vetëm. “Vendosja e bashkëpunimit rajonal dhe global do ta mundësojë paqen dhe stabilitetin, i cili favorizon zhvillimin ekonomik, prosperitetin dhe përparimin”, ka thënë ajo.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të punimeve të Forumit Diplomatik të Antalisë, sot ka marrë pjesë në  panelin e liderëve ku u diskutua për temën “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”.

Sipas Presidentes Osmani, paqja dhe prosperiteti janë të lidhura ngushtë dhe parakushte për një shoqëri progresive e të zhvilluar.

“Një mjedis paqësor dhe i begatë është çelës për çdo shoqëri, sepse  ndikon në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror të një vendi”, ka theksuar Presidentja Osmani. Por, sipas saj, qëllimet e tilla asnjë vend nuk mund t`i arrijë i vetëm.

“Vendosja e bashkëpunimit rajonal dhe global do ta mundësojë paqen dhe stabilitetin, i cili favorizon zhvillimin ekonomik, prosperitetin dhe përparimin”, është shprehur Presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor domosdoshmërisht duhet t`i bashkohet strukturave euroatlantike. Më tej, Presidentja Osmani ka thënë se e vetmja mundësi për ta ruajtur paqen është komunikimi i qartë dhe i drejtpërdrejt, megjithëse sipas saj, paqja është gjithnjë e kërcënuar.

“Përkundër përparimit të jashtëzakonshëm që ka bërë Kosova si shtet, por edhe kontinenti ynë, sot të gjithë i shohim qartë kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë, të cilat janë të vazhdueshme dhe aktive”, është shprehur Presidentja Osmani.

Diskutimin e saj, Presidentja Osmani e përmbylli me një mesazh shprese për bashkëpunimin e botës demokratike për ruajtjen e paqes: “Ashtu siç u mblodh bota demokratike për t’i dhënë fund vuajtjeve dhe gjenocidit në Kosovë në 1999, jam e sigurt që këtë do ta shohim edhe në rastin e Ukrainës dhe kudo tjetër në botë ku ka luftë dhe vuajtje”. / KultPlus.com

Pianistja Lule Elezi performon në Copenhagen, veprat ua dedikoi viktimave të luftës në Ukrainë

Pianistja kosovare Lule Elezi së fundmi ka perfomuar në kryeqytetin danez Copenhagen, pasi ajo ka marrë ftesën nga Federata ‘Mjekët Shqiptarë Europë’, përcjell KultPlus.

Veprat që performoi, ajo ua dedikoi viktimave të luftës në Ukrainë.

“Vlen të theksohet se përkushtimi i Dr. Aurora Dolenberg dhe anëtarëve të Federatës së Mjekëve Shqiptarë, është për t’u admiruar. Ata me punën dhe përkushtimin e tyre, janë duke e ngritur imazhin e shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka shkruar Elezi.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e saj të plotë:

Ndjehem e privilegjuar që përformova në kryeqytetin danez në Copenhagen, pasi mora ftesën nga Federata Mjekët Shqiptarë Europë , më saktë nga presidentja Dr. Aurora Dollenberg në hapjen e Konferencës XI-të Evropiane të Mjekëve Shqiptarë.

Veprat që përformova, ua dedikova viktimave të luftës në Ukrainë dhe uroj që paqja sa më parë të mbretërojë atje.

Vlen të theksohet se përkushtimi i Dr. Aurora Dolenberg dhe anëtarëve të Federatës së Mjekëve Shqiptarë, është për t’u admiruar. Ata me punën dhe përkushtimin e tyre, janë duke e ngritur imazhin e shqiptarëve kudo që jetojnë. / KultPlus.com

“Aktiviteti seksual shpeshherë lind si orvatje për të penguar që mërzia të na shfaqet në vetëdije”

Njerëzit nuk e kuptojnë aq sa duhet ose, thënë ndryshe, nuk janë të vetëdijshëm në masën e duhur që mërzia është vuajtje. Ai që gjëndet i mbyllur në një qeli izolimi, ose edhe ai që për një arsye të çfarëdoshme nuk di çfarë të bëjë me veten e tij, në rast se e ka në vetvete mundësinë të bëjë diçka të gjallë, të prodhojë diçka, të priret kah përsiatja, do ta ndjejë mërzinë si një peshë të rëndë, si një barrë, si një paralizë së cilës nuk ia gjen shkakun.

Mërzia është një nga torturat më të rënda: shumë moderne e që përhapet përherë e më tepër. Individi që i është dorëzuar kësaj torture pa mundur të mbrohet, ndjehet thellësisht i depresuar. Me gjasë, në këtë pikë do të pyesni veten: po përse vallë pjesa më e madhe e njerëzve si ne nuk e kuptojnë se mërzia është një fatkeqësi, një ndëshkim?

Mendoj se përgjigja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë: ne sot prodhojmë shumë gjëra që na mundësojnë t’i shmangemi mërzisë. Mund ta shmangim duke gëlltitur qetësues, duke pirë, duke kaluar nga një cocktail te tjetri, duke u grindur me bashkëshorten, duke e lënë veten të zhdaravitet nga mediat, duke u përkushtuar ndaj aktivitetit të dendur seksual, aktivitet i cili shpeshherë lindet si orvatje për të penguar që mërzia të na shfaqet në vetëdije.

Por nuk duhet harruar ndjesia e pakëndshme që përjetojmë shumë herë kur shikojmë një film koti ose kur e dëbojmë mërzinë me një mënyrë të çfarëdoshme: një farë dehjeje e dyfishtë që ndjehet atëherë kur kuptojmë se e gjithë ajo ishte një gjë e mërzitshme, se nuk kemi përdorur kohën, por thjesht e kemi vrarë.

Ky është përnjëmend një tipar i veçantë i kulturës sonë: ne bëjmë gjithçka për të shpëtuar, për të kursyer kohë dhe, kur e kemi shpëtuar apo kursyer këtë kohë, e vrasim sepse nuk dimë çfarë të bëjmë me të.

– Erich Fromm / KultPlus.com

25 vjet nga krijimi i qeverisë së “Pajtimit Kombëtar”

Më 11 mars të vitit 1997, u votua për krijimin e qeverisë së “Pajtimit Kombëtar”, e cila do të drejtonte ekzekutivin e vendit deri më 29 qershor 1997.

Në pikun e trazirave që patën përfshirë Shqipërinë, pasi firmat piramidale shpallën falimentin, partitë ujdisën një marrëveshje për krijimin e një qeverie të re me pjesëmarrje të gjerë politike. Zyrtarisht, qeveria e re nën drejtimin e Bashkim Finos, do t’i niste punimet më 12 mars 1997, pas dekretimit, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Në këtë gjendje të tendosur, teksa armët kishin rënë në duart e qytetarëve, pësuan dëme të konsiderueshme edhe godinat e Arkivave Shtetërorë Vendorë, së bashku me materialin dokumentar që administronin. Në dokumentin bashkëngjitur, organi më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), vë në dijeni kryetarin e qeverisë së re, Bashkim Finon, mbi dëmet e shkaktuara kryesisht në Arkivin Shtetëror të Tropojës, të Pogradecit, të Beratit dhe të Lezhës.

Në letrën adresuar ish-kryeqeveritarit, paralajmërohej edhe për rrezikun që i kanosej vendruajtjes së dytë të dokumenteve të Arkvit Qendror Shtetëror në Gramsh, ku kishin depërtuar forcërisht njerëz të armatosur. Kreu i atëhershëm i DPA-së, Luan Malltezi, apelon në këtë njoftim për koordinimin mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komisariateve të Policisë, për mbrojtjen e integritetit të institucioneve dhe për sigurimin e dokumentacionit. / KultPlus.com

Publikohet kënga e re “Sweetest Pie” nga Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re. Një bashkëpunim me këngëtarën e njohur, Megan Thee Stallion, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lipa bëri të ditur publikimin e këngës së titulluar “Sweetest Pie”.

Kujtojmë se Lipa tashmë veçse është duke e shijuar suksesin e pandalshëm të albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia” dhe kënga e saj më e fundit e titulluar “Demeanor” është shndërruar në një hit tjetër të këngëtares. / KultPlus.com

Sot bëhen 41 vite nga demonstrata studentore e 11 marsit

Sot bëhen 41 vite nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia./ KultPlus.com

Mos-harresa  

Ibrahim Berisha

Mos më vraj
e do të vdes tha burri. 
Burri vdiq. 

Mos më këput  
Se do të thahem tha trëndafili. 
Trëndafili u këput. 

Mos me ndez  
Se do te digjem tha mali. 
Mali u dogj. 

Mos më braktis 
Se s ‘do të harroj tha gruaja. 
Gruaja nuk harroi. / KultPlus.com

Kur McDonald’s hapi dyert e tij në Moskë për herë të parë, ishte një punë e madhe, 30,000 njerëz u shërbyen brenda një dite

Kur McDonald’s hapi dyert e tij në Moskë për herë të parë, ishte një punë e madhe.

Vendndodhja e Sheshit Pushkin ishte masive, me kapacitet për të vendosur qindra njerëz. Ishte restoranti më i madh i McDonald’s në botë në atë kohë. Brenda, ishte plot gjallëri. Në shumicën e mënyrave, dukej si çdo McDonald’s tjetër i asaj epoke. Por kishte një flamur me çekan e drapër nën harqet e artë dhe një temë ndërkombëtare brenda, ku shfaqej një model i Big Benit të Londrës në dhomën e ngrënies.

Punonjësit me sy të shndritshëm të McDonald’s, të veshur me maska të markës ngjyrë gështenjë dhe buzëqeshje të mëdha, morën porositë e klientëve. Ata ishin të zgjedhurit rreth 630 punonjës u zgjodhën nga 27,000 aplikantë, sipas një artikulli të washington Post të vitit 1990. Ata iu nënshtruan një muaji trajnimi përpara se dyqani të hapej për biznes.

Harkat e arta ishin një sukses i menjëhershëm. Në ditën e parë, 30,000 njerëz u shërbyen, një rekord i McDonald’s për një ditë hapjeje, raportoi CBC në atë kohë. Vendndodhja madje duhej të qëndronte e hapur për orë më vonë se sa ishte planifikuar për shkak të turmave.

Mbërritja e McDonald’s në Moskë ishte më shumë se thjesht Big Mac dhe patate të skuqura, vuri në dukje Darra Goldstein, Willcox B. dhe Harriet M. Adsit, profesoreshë e gjuhës ruse, emerita, në Kolegjin Williams. Ishte shembulli më i spikatur i glasnostit në veprim, përpjekja e Presidentit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbechev për të hapur vendin e tij në rrënim ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Kishte një çarje vërtet të dukshme në perden e hekurt,” tha ajo. “Ishte shumë simbolike për ndryshimet që po ndodhnin”. Rreth dy vjet më vonë, Bashkimi Sovjetik do të shembet.

Pas hapjes së atij vendi të parë, McDonald’s zgjeroi shtrirjen e tij brenda vendit. Që nga java e kaluar, kishte rreth 850 lokacione që operonin në Rusi.

Por pushtimi rus i Ukrainës bëri që McDonald’s të ndryshojë kurs, të paktën përkohësisht. Të martën, kompania njoftoi se do të ndalonte operacionet në ato restorante, pas vendimeve të ngjashme nga firmat e tjera perëndimore dhe presionit nga kritikët.

Për Goldstein, ky moment është po aq simbolik, por shumë më pak shpresëdhënës.

“Nëse hapja e McDonald’s në 1990 simbolizonte fillimin e një epoke të re në jetën sovjetike, një epoke me liri më të mëdha, atëherë dalja aktuale e kompanisë përfaqëson jo vetëm një mbyllje të biznesit, por të shoqërisë në tërësi,” tha ajo./ KultPlus.com

Pas Facebook-ut, Rusia do ta ndalojë edhe rrjetin social Instagram

Pas Facebook, Rusia ka filluar lëvizjet për ta ndaluar edhe Instagramin, si dhe duke e cilësuar Metën një “organizatë ekstremiste”, transmeton KultPlus.

Kufizimet e reja vijnë menjëherë pasi Meta – e cila zotëron Instagram, WhatsApp dhe Facebook – njoftoi se do të shkelte politikën ekzistuese dhe do t’i lejonte përdoruesit të bënin thirrje për vdekjen e forcave të armatosura ruse.

Emërtimi për gjigantin e teknologjisë erdhi nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Federatës Ruse, sipas një raporti nga Interfax.

“Në përputhje me Ligjin Federal “Për Kundër Veprimtarinë Ekstremiste”, Prokuroria e Përgjithshme e Federatës Ruse dërgoi një kërkesë në gjykatë për të njohur Meta Platforms Inc. si një organizatë ekstremiste dhe për të ndaluar aktivitetet e saj në territorin e Federatës Ruse. “, tha sot Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Federatës Ruse.

WhatsApp “nuk do të preket nga masat ndaj Metës, pasi është një mjet komunikimi që nuk poston informacion”, tha një burim për agjencinë shtetërore RIA Novosti, duke kundërshtuar raportet fillestare./ KultPlus.com

‘Zgjoi’ shfaqet nesër në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

Filmi “Zgjoi” nesër do të shfaqet në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

Të shtunën në ora 18’00 dhe 20’00, në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të shfaqet filmi i Blerta Bashollit “Zgjoi”.

“Zgjoi” ka rrëmbyer tre çmime kryesore të Sundance Film Festival në SHBA: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit.

Po ashtu ky film ishte nominuar edhe për çmimin e madh të “Oscarit”.

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK./ KultPlus.com

Margariti: Sandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti kujtoi sot Aleksandër Prosin,  një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, që ka lënë pas figura të paarritshme.

Sandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar, personazhet e të cilit kanë mbetur në kujtesën e brezave dhe në arkivën e artë të kinematografisë, lindi më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër.

Pasi mbaroi shkollën fillore, ai  vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Mori pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkoi për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike.

Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë, ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ai krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si: A. Z. Çajupi, K. Jakova, B. Levonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si: Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.

Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë.

Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe me urdhra e medalje./ KultPlus.com

Elgit Doda dhe Ronela Hajati do të performojnë krah Malumas në Tiranë

Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Ai do të jetë kësaj here i pranishëm në ditën e verës, pas dy vitesh që koncerti i tij madhështor shtyhet për shkak të pandemisë Covid-19.

Sigurisht, vajzat mezi e kanë pritur ardhjen e tij dhe po ju tregojmë se në koncert s’do të performojë vetëm Maluma. “Revista Who” bën me dije se gjithashtu Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.

Koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë.

Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.

Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.

Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe vajzat (por edhe djemtë), çmenden pas muzikës së tij.

I lindur dhe i rritur në Medellín, ai krijoi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën 16 vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, “Magia”, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij kryesor ishte “Pretty Boy”  i 2015-ës , Dirty Boy, gjë që çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.

Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borró Cassette” dhe “Corazón./ KultPlus.com

Dhjetë nga filmat më të mirë për t’u parë këtë mars

Përfshirë daljen e parë të Robert Pattinson si The Batman, një film aksion fantastiko-shkencor për multiverset dhe animacionin më të fundit të Pixar, këta janë filmat e padiskutueshëm të këtij muaji, transmeton KultPlus.

Paris, 13th District

Jacques Audiard është më i njohur për drama të tilla të dhunshme dhe të ngarkuara politikisht si ‘A Prophet’ and ‘The Palme d’Or-winning Dheepan’. Por ‘Paris, 13th District’(ose Les Olympiades, për të përdorur titullin e tij francez) është diçka ndryshe. Përshtatur nga një roman grafik nga Adrian Tomine, dhe bashkë-shkruar nga Céline Sciamma (Portrait of a Lady on Fire, Petite Maman), kjo është një komedi ansambël, e xhiruar bardh e zi plot shkëlqim, që ndërthur disa tregime të shekullit të 21-të të sex and the city. Noémie Merlant, Lucie Zhang, Makita Samba dhe Jehnny Beth janë katër protagonistët e tij të rinj, të lirë dhe ndonjëherë beqarë. “Nëse jeni duke kërkuar për disa orë pariziene seksi që të lidhen, të bien jashtë dhe të gjejnë përsëri këmbët e tyre,” thotë Phil de Semlyen në Time Out, “të gjithë të vendosur në elektron pulsuese dhe me një romantizëm të pjekur që bën një këndi të Parisit të ndihet sikur Casablanca, Audiard dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë filmin perfekt.”

Publikuar më 4 mars në Irlandë dhe Spanjë, 18 mars në Mbretërinë Bashkuar dhe 15 prill në SHBA

The Batman

Botës nuk i mungojnë filmat e Batman-it, por ky, i drejtuar nga Matt Reeves (Cloverfield, Dawn of the Planet of the Apes), është mjaft i ashpër dhe i ashpër për ta dalluar atë nga të tjerët. The Batman prezanton një Colin Farrell të mbuluar me proteza si një pinguin bandash, Zoë Kravitz si një Catwoman që merrte drogë dhe Paul Dano si Riddler, tani një psiko sadist i modeluar sipas Zodiac-Killer. Më e rëndësishmja, Robert Pattinson është në rolin e titullit, duke luajtur një Kalorës të Errët shumë të dehur. Siç tha Reeves për Esquire: “Fillova të mendoj: “Po sikur të ndodhte ndonjë tragjedi dhe ky djalë të bëhet kaq i izoluar sa ne nuk e dimë se çfarë po bën? A është ky djalë një lloj i droguar i pamatur?” Dhe e vërteta është se ai është një lloj narkomani. Droga e tij është varësia e tij ndaj kësaj përpjekjeje për hakmarrje”.

Publikuar ndërkombëtarisht më 4 mars

Lucy and Desi

‘Being The Ricardos’ i nominuar për Oscar i Aaron Sorkin tregoi historinë e Lucille Ball (Nicole Kidman) dhe Desi Arnaz (Javier Bardem), të cilët janë yjet e martuar të një prej sitcom-eve të preferuara të Amerikës, I Love Lucy. Nëse ju ka lënë të dëshironi të dini më shumë për Ballin dhe Arnazin, atëherë mos shikoni më larg se Lucy dhe Desi, një dokumentar i drejtuar nga një tjetër yll sitcom, Amy Poehler. Kjo është “një lëvizje jashtëzakonisht e këndshme në karrierën e Ballit”, thotë Fionnuala Halligan në Screen Daily. Ajo tregon vitet e saj si një vajzë kori dhe aktore dytësore, partneritetin e saj me Arnazin, një drejtues bande kubane, dhe krijimin e studios së tyre të Hollivudit. “Poehler ka një ndjenjë të fortë të kontributit të çiftit në industrinë e argëtimit,” shkruan Halligan, “dhe askush duke parë dokumentarin e saj nuk do të jetë më pak i bindur se sa i jashtëzakonshëm ishte.”

Në Prime Video nga 4 Marsi

The Lost City

Në një mënyrë të ngjashme me klasiken e vitit 1984 ‘Romancing The Stone’, në “The Lost City” rolin kryesor ka Sandra Bullock si Loretta, një autore romantike best-seller dhe Channing Tatum si Alan, modeli i çuditshëm që pozon për kopertinat e romaneve të saj. Kur një miliarder i çmendur (Daniel Radcliffe) rrëmben Lorettën dhe e çon atë në xhungël, Alan vendos ta shpëtojë atë, pavarësisht se nuk ka asnjë përvojë ose aftësi përkatëse. Ky lloj filmi aventuresk i rrëmbyeshëm është rikthyer aktualisht në modë – shihni gjithashtu Jungle Cruise, Uncharted dhe Indiana Jones 5– por ‘The Lost City’  premton ta marrë veten më pak seriozisht se sa konkurrentët e tij. Një skenë kyçe, për shembull, ka Lorettën duke mbledhur shushunjat nga pasja e Alanit lakuriq. “Ne nuk kishim ndonjë shushunje të gjallë në xhirime,” tha Tatum për Variety. “Ne kishim një burrë që më ngjitte shushunjat e gomës në prapanicë.”

Publikuar më 25 mars në SHBA, Kanada dhe Francë

 Turning Red

Turning Red është animacioni i parë i Pixar që drejtohet vetëm nga një grua, i pari që zhvillohet në Kanada dhe i pari që sillet rreth një heroine nga një familje aziatike: heroina në fjalë është Mei Lee (Rosalie Chiang), e cila kthehet në një panda të stërmadhe të kuqe të ashpër sa herë që është e stresuar. Një tjetër gjë që e dallon Turning Red nga filmat e mëparshëm të Pixar është stili i tij vizual. Regjisorja, Domee Shi, u frymëzua nga karikaturat japoneze që ajo shikonte kur ishte në moshën e Mei në fillim të viteve 2000. “Mei Lee është ky fëmijë 13-vjeçar aziatik me push, i emocionuar, me vetëbesim, por super i zymtë në Kanada,” i tha Shi The Wrap, “dhe si duket kjo? Si duket bota e saj? Ne tërhoqëm shumë nga anime – Sailor Moon, Ranma 1/2 – dhe pastelat e buta super shumëngjyrëshe të atyre shfaqjeve, dhe një ndjenjë e tillë e kap shpirtin e Mei. Ne vërtet donim që audienca të ndjente atë që ndjente Mei.”

Në Disney + nga 11 Mars

X

Masakra e sharrës me zinxhir të Teksasit takohet me ‘Boogie Nights’ në dramën e re horror të trazuar nga A24, studio prapa Herditary dhe Midsommar. Një lavdërim për filmat slasher të viteve 1970, X zhvillohet në vitin 1979, kur një grup filmash të mundshëm (Mia Goth, Jenna Ortega, Brittany Snow, Scott Mescudi) shkon me makinë në një fermë të izoluar në Teksas. Ata planifikojnë të xhirojnë një film për të rritur në hambar pa i thënë fermerit, por gruaja e moshuar e fermerit është e magjepsur keq nga ajo që ata po bëjnë. Ti West (The Innkeepers), shkrimtari-regjisori i X, i tha Interview Magazine për ngjashmëritë që ai sheh midis pornografisë dhe tmerrit, kështu që mund të prisni disa komente postmoderne mes gjakut dhe zorrëve.

Publikuar më 18 Mars në Mbretërinë e Bashkuar, Kombet e Bashkuara dhe Kanada

Great Freedom

Released on 4 March in the US and 11 March in the UK

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Hans (Franz Rogowski) më në fund lirohet pas shumë vitesh me vuajtje në një kamp përqendrimi, për t’u dërguar në burg pothuajse menjëherë më pas. Sipas një kodi penal gjerman të shekullit të 19-të, paragrafi 175, çdo aktivitet homoseksual konsiderohej si krim, kështu që Hans sfiduesi arrestohet dhe burgoset vazhdimisht gjatë viteve. Liria e Madhe e ndjek atë nga viti 1945 deri në 1968 – më shumë se mjaftueshëm kohë për të që të miqësohet me një vrasës të dënuar (Georg Friedrich) që takon në burg. Gary M Kramer në Salon e quan dramën prekëse, fituese të çmimeve të Sebastian Meise “një portret kompleks, me shumë shtresa të një njeriu që po vepron në mënyrë shkatërruese brenda rregullave të një sistemi kufizues për të arritur dëshirat e tij … të nxitura nga performanca e patëmetë e Rogowski”.

The Outfit

Imagjinoni një gangster në çdo film amerikan dhe me siguri do të mendoni për dikë me një kostum të qepur në mënyrë të përsosur. Por kush e bën rrobaqepësinë e papërlyer? Në The Outfit, njeriu me matës shiriti dhe gërshërë është Leonard (Mark Rylance), një “prerës” i butë nga Londra, i cili u zhvendos në Çikago në vitet 1950. Klientët e tij më të mirë janë gangsterët (Simon Russell Beale, Johnny Flynn, Dylan O’Brien) të cilët vlerësojnë rrobaqepësinë e tij pothuajse po aq sa e vlerësojnë dyqanin e tij si një vend të dobishëm për të ruajtur pako të paligjshme. Leonardi mund të paguajë një çmim të lartë për zakonin e tyre, megjithatë, kur objekti i tij i qetë pushtohet nga gangsterë rivalë, një nishan i FBI-së dhe një irre që ka nevojë për një operacion urgjent. Leslie Felperin në Hollywood Reporter shkruan: “Filmi është i prerë me lajka dhe ekonomikisht nga pëlhura e imët, i ndërtuar me zgjuarsi dhe… interpretimet në të gjithë tabelën janë studime shembullore në hollësinë e aktrimit në ekran.”

Publikuar më 18 Mars në kombet e Bashkuara dhe Kanada, dhe 8 prill në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë

Nitram

Nitram ishte i diskutueshëm në Australi. Me regji të Justin Kurzel (Snowton, Historia e Vërtetë e Bandës Kelly), filmi është një biografi e zymtë e njeriut që vrau 35 njerëz dhe plagosi 23 të tjerë në Port Arthur në Tasmania në vitin 1996. Nitram fitoi tetë çmime kryesore në Academy Awards të Australisë. duke përfshirë ato për filmin, regjinë, skenarin dhe të katër kategoritë e aktrimit: Judy Davis, Anthony LaPaglia dhe Essie Davis luajnë së bashku me Caleb Landry Jones në rolin kryesor. Edhe kritikët australianë e vlerësuan filmin. “Kurzel ka një talent të veçantë për qoshet e errëta të kulturës australiane,” shkroi Paul Bynes në The Sydney Morning Herald. “Snowtown ishte një mësim se si të filmosh të pafilmueshmen. Nitram mund të quhet një mësim për njohjen e të panjohurës. Nuk e shpjegon sulmuesin; ai thjesht sugjeron se si një personazh i tillë mund të ketë evoluar.”

Publikuar më 30 Mars në Kombet e Bashkuara

Everything Everywhere All At Once

Multiverset janë si shija e stinës. Dy muaj përpara Doctor Strange në Multiverse of Madness, ja një tjetër film aksion fantastiko-shkencor i vendosur në realitete të shumta alternative. Shkruar dhe drejtuar nga Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert (i njohur kolektivisht si “Daniels”), “Everywhere Everywhere All At Once” luan Michelle Yeoh si Evelyn, “një grua e rraskapitur kineze amerikane që duket se nuk mund t’i mbarojë taksat e saj”, sipas kërkesës promocionale. Më pas ajo zbulon se ka probleme më të mëdha. Ajo mund t’i qaset kujtimeve dhe aftësive të një numri të pafund të Evelyneve nga universe të pafund të ndryshëm – dhe ajo duhet ta përdorë atë fuqi për të shpëtuar të gjitha ato universe nga forcat e së keqes. Duke gjykuar nga kurioja e mëparshme indie e Daniels, Swiss Army Man, ky duhet të jetë shumë më i huaj se Doctor Strange./ KultPlus.com

Pse kënga ‘One kiss’ nga Dua Lipa po këndohet nga tifozët e Liverpoolit

Lidhja e dashurisë mes tifozëve të Liverpool-it dhe ‘One Kiss’ nga Dua Lipa nisi kur ajo performoi hitin në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, e cila u zhvillua në Kiev të Ukrainës, transmeton KultPlus.

Kur UEFA njoftoi fillimisht se një shfaqje do të zhvillohej para fillimit, dukej se kishte një ndjenjë skepticizmi rreth idesë në Evropë, duke pasur parasysh ngjashmëritë me aktivitetet e sporteve amerikane.

Ndërsa disa tifozë të futbollit mund të jenë ende të pasigurt për konceptin, 30,000 tifozët e Liverpool-it që kishin udhëtuar 1,800 milje për të arritur në stadiumin NSC Olimpiyskiy, sigurisht që ishin në bord, teksa këndonin tekstin e “One Kiss”.

Pavarësisht humbjes 3-1 ndaj Real Madridit të Zinedine Zidane në atë rast, në ditët në vijim, videot e tifozëve të Liverpoolit që këndonin këngën u bënë virale në mediat sociale dhe kështu lindi një traditë e re./ KultPlus.com

Uniteti kulturor midis Arbërisë dhe Sllovenisë përmes ekspozitës “Monumenta Albanica Justinopolitana”

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me ambasadën e Sllovenisë në Tiranë çelën dje ekspozitën me titull “Monumenta Albanica Justinopolitana” me kurator studiuesin Peter Štoka.

Kjo ekspozitë albanologjike përmban fakte dhe vepra e spikatura në lidhje me territorin e Koper të Istria, që ndodhet në Republikën e sotme të Sllovenisë dhe u kushtohet gjurmëve kulturore dhe pranisë së arbërve në qytetin e Koperit, të themeluar me emrin Justinapolis, për nder të perandorit Justinian.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, u shpreh se “kjo afërsi e unitetit kulturor midis Arbërisë dhe Sllovenisë u vërejt sidomos gjatë konfliktit traumatik me osmanët dhe me krijimin e diasporave arbëreshe ne bregdetin e Adriatikut lindor, ku në Koper u vendosën familje fisnike si ajo e Dukagjinëve apo familjet Bruti dhe Bruni ku arritën të qeverisnin në këtë qytet. Këto raste të hershme mbartin një vlerë edhe më të rëndësishme sot në kremtimin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”.

Studiuesi dhe njëkohësisht kuratori i ekspozitës Peter Štoka vuri në dukje rrënjët dhe historinë e përbashkët të dy trojeve, ashtu që siç është e vërtetë që lagen nga i njëjti det, Adriatiku ose Adria, tregon dhe selinë e paraardhësve të përbashkët.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri Peter Japelj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se “jam shumë i nderuar që ndodhem sot këtu midis jush me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Sllovenisë dhe Shqipërisë. Mund të them që marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona lidhen me anë të një miqësie shumëvjeçare të përbashkët dhe solide. Kjo ekspozitë dëshmon jo vetëm për lidhjet tona aktuale por edhe ato historiko-kulturore ndër shekuj”.

Sot do organizohet dhe Simpoziumi shkencor me po të njëjtin titull në orën 10:00, salla UNESCO Muzeu Historik Kombëtar./ KultPlus.com

Ernesto Sabato mbi Zotin, ligësinë dhe njeriun

Ka plot gjëra për të thënë lidhur me fuqitë djallëzore, ngase ndërkaq, ndoca mendjelehtë seç pandehin se bëhet fjalë thjesht për njëfarë metafore, aspak për realitetin mirëfilli.

Mua sakaq, gjithmonë më pati grishur çështja e të ligës, atëherë kur në vegjëlinë time, qëndroja anash folesë së milingonave, me një çekiç në dorë, teksa ia filloja shfarosjes së insekteve të ngrata, pa asnjë mëshirë.

Paniku përhapej stuhishëm mes insekteve të mbijetuara, që ndërkohë vërsuleshin kuturu nga të gjitha anët. Pastaj e lëshoja ujin me zorrë; gjithçka përmbytej.

Ndërkaq përfytyroja çfarë ishte duke ndodhur në brendësi të folesë së milingonave, tërë veprimet emergjente, rendjet e pareshtura, urdhërat dhe kundërurdhërat për shpëtimin e depove me ushqime, vezët, paprekshmërinë e mbretëreshës, e kështu me radhë.

Si përfundim, e rrëmoja dheun përmbys me lopatën time, gërmoja gropa të thella, kërkoja guvat e milingonave, dhe shkatërroja gjithçka rrëmbimthi: një katastrofë e përgjithshme.

Pastaj rrija duke e vrarë mendjen thellësisht lidhur me kuptimin thelbësor të gjallimit, duke u menduar njëherësh edhe për dridhjet e tokës dhe përmbytjet tona njerëzore.

Rrjedhimisht pata shtjelluar vetvetiu disa teori të miat, ngaqë ideja se sundoheshim nga një Zot i gjithëfuqishëm, i kudondodhur dhe dashamirës, më dukej aq kundërthënëse, saqë nuk më shkonte kurrsesi në mendje ta merrja seriozisht si të mirëqenë.

Në kohën e mësymjes tashmë i kisha përpiluar sidoqoftë gjasat e mëposhtme:

  1. Zoti nuk ekziston fare.
  2. Zoti ekziston dhe është cazë qelbanik.
  3. Zoti ekziston, megjithëse nganjëherë është pak gjumash: ndërkohë që makthet e tij natore, shndërrohen në gjallimin tonë.
  4. Zoti ekziston, ndonëse nganjëherë çakërdiset, dhe pikërisht çmenduritë e tij, janë shndërruar në gjallimin tonë.
  5. Zoti nuk është i kudondodhur, prandaj nuk mund të gjendet kudo. Nganjëherë rrjedhimisht ai mungon. Mbase ndodhet në botë të tjera? Ndoshta merret me të tjera gjëra?
  6. Zoti është thjesht një djall i gjorë, që përballet me andralla tepër të koklavitura për fuqitë e veta. I ngratI, përleshet me lëndën, porsi artisti kacafytet me veprën e vet. Me raste, në ndonjë moment të caktuar, ai arrin të shndërrohet në diç të mahnitshme si Goya, ndonëse rëndom është një lëmsh i vërtetë.
  7. Zoti ishte mposhtur qysh në Agun e Kohëve, nga Princi i Mugëtirës. Si rrjedhojë, i mposhtur në këtë mënyrë, i shndërruar në njëfarë djalli edhe vetë, ai përçmohet dyfish, ngase atij i takset ky univers ogurzi.

Gjithsesi, gjasat në fjalë nuk i kam sajuar unë aspak, megjithëse në atë kohë, kështu besoja mirëfilli; më vonë sakaq, vërejta se disa prej tyre kishin qenë të rrënjosura thellësisht në bindjet e njeriut, veçanërisht hamendja për djallin ngadhënjyes.

Përgjatë më shumë se një mijë viteve, plot njerëz të paepur dhe tejet të mençur, qenë përballur me vdekjen dhe torturat, vetëm ngaqë e kishin zbuluar këtë të fshehtë.

Të gjithë i patën dërrmuar dhe degdisur, sepse mund të hamendësohet qartësisht se fuqitë që sundojnë këtë botë, nuk ndalen para çikërrimave, kur janë në gjendje të bëjnë, çfarë bëjnë përgjithësisht.

Prandaj, djajtë e ngratë apo mendjet e ndritura, qenë keqtrajtuar pareshtur, ishin djegur nga Inkuizicioni, qenë varur apo rrjepur të gjallë; ndërsa vendbanime të panumërta ishin bërë fërtele, dhe banorët qenë përndjekur.

Qysh nga Kina e gjer në Spanjë, fetë shtetërore, e patën fshirë nga faqja e dheut gjithfarë përpjekje për zbulesën e tillë.

Mund të pohohet sidoqoftë, se në njëfarë mënyre ia patën arritur qëllimit të tyre, ngase edhe kur ndonjë sekt nuk ishte shfarosur dot krejtësisht, ithtarët e tij do të shndërroheshin rrjedhimisht në burim të mëtejshëm gënjeshtrash e mashtrimesh…

Përktheu nga origjinali në spanjisht:

ELVI SIDHERI./ KultPlus.com