Dhe pranvera erdhi

Poezi nga Migjeni

…-pranvera erdhi…
Neper ftyrat tona rreshqiti nje gezim
dhe nder zemra tona ngriti nje fole,
e nje jete e bukur e nje jete e re,
me deshira te shumta,po buzeqesh ne lulezim.

…Dhe dallendyshja erdhi…
Si shpirt n ekstaze, ne hovin e shejt u shtri
me qiellin rroket,me diellin puthet,
dridhen krahet ne hare~ mandej poshte versulet
tue dhurue me cicerim pershendetje nje mije.

…Dhe vesa shkelqen…
Ne nje pike t argjendt pasqyrohet jeta ,
terheqese si andrra dhe si vizatimi
nder oret e hyjzimit,kur shperthen agimi
e rrezet e arta rreshqasin nder fleta./ KultPlus.com

Koncerti në ndihmë të Ukrainës, artistët mbledhin 16 milionë dollarë falë donacioneve

Kryesuesit e top-listave muzikore, Ed Sheeran dhe Camila Cabello, u ngjitën në skenë mbrëmjen e së martës, në një koncert televiziv, me synim për të mbledhur fonde, në një thirrje për mbarë botën për të asistuar Ukrainën me ndihma humanitare.

Skena u ngrit në qytetin e Birmingemit, për koncertin që zgjati më shumë se 2 orë, dedikuar Ukrainës, ku performuan edhe këngëtarja ukrainase Jamala, që fitoi Eurovizionin në 2016 dhe veterani i muzikës Nile Rodgers and Chic, si dhe grupet Snow Patrol dhe Manic Street Preachers.

U duk sikur koha ndaloi për një moment kur u performua “Verbovaya Doschechka”, një këngë e vjetër ukrainase, nga violinisti virtuoz Illia Bondarenko. Performanca u realizua nga një bodrum në Kiev bashkë me 94 violinistë nga e gjithë bota.

Koncerti u transmetua “live” në të gjithë botën, dhe përgjatë dy orëve spektatorët mundën të dërgojnë donacione. Organizatorët thanë se gjatë kohës së shfaqjes, në ndihmë të Ukrainës u mblodhën 16 milionë dollarë, të cilat do t’i dërgohen Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive.

Vdes ylli i ‘The Irishman’, Paul Herman

Ylli i “The Sopranos”, Paul Herman, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, saktësisht në ditëlindjen e tij.

Herman, i cili luajti në një mori filmash gangsterësh, duke përfshirë “Goodfellas” dhe “The Irishman”, vdiq më 29 mars dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.

Aktori amerikan ishte më i njohur për interpretimin e rolit të ‘Beansie Gaeta’ në serialin ikonik televiziv të dramës, “The Sopranos”.

Vdekja e tij u konfirmua nga ylli tjetër i “Sopranos”, Michael Imperioli, i cili luajti Christopher Moltisanti në dramën HBO.

“Miku dhe kolegu ynë Paul Herman ka ndërruar jetë. Paul ishte thjesht një njeri i madh”, tha ai.

“Goodfellas, Once Upon a Time in America, The Irishman dhe sigurisht The Sopranos ishin pikat e tij kryesore. Do të më mungojë. Shumë dashuri për familjen e tij, miqtë dhe komunitetin e aktorëve dhe kineastëve”, shtoi tutje aktori.

Herman së fundmi luajti si Whispers DiTullio në epikën e krimit të Martin Scorsese “The Irishman” (2019).

Ai gjithashtu luajti Randy në “Silver Linings Playbook” të David O. Russell (2012).

I njëjti kishte lindur më 29 mars të vitit 1946 në Brooklyn dhe vdiq në datë të njëjtë në vitin 2022./ KultPlus.com

Gjithçka rreth ‘Black Crab’, filmit që po dominon listat ndërkombëtare të Netflix

Filmi suedez Black Crab aktualisht po dominon listat ndërkombëtare të Netflix, duke i dhënë një shtysë kinemasë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, transmeton KultPlus.

Filmi, i publikuar në platformën e transmetimit më 18 mars, është aktualisht filmi më i shikuar i javëve të fundit në dhjetëra vende të botës. Gjithashtu është ngjitur në vendin e dytë në top 10 filmat më të shikuar të Netflix në Amerikë.

Për qfare bën fjalë “Black Crab?

Filmi suedez Black Crab bën fjalë për një ushtare që përpiqet t’i japë fund një lufte apokaliptike dhe të shpëtojë vajzën e saj. Caroline Edh nis me hezitim një mision të dëshpëruar për të kapërcyer një det të ngrirë duke transportuar mallra top-sekret.

Ne e ndjekim historinë e Edh-it që nga fillimet e saj si nënë, më pas në një kohë kur ajo është një ushtare në luftën e pafalshme. Teksa udhëton nëpër një shkretëtirë të akullt, ajo ndeshet me miq dhe armiq gjatë rrugës.

Është e mbushur me grupe aksionesh dhe momente emocionale teksa Edh përpiqet për detyrën që duket e pamundur për t’i dhënë fund luftës dhe ribashkimin e familjes së saj.

Kush luan rolin kryesor në Black Crab?

Aktorja suedeze Noomi Rapace luan rolin kryesor të Carolina Edh. Ajo është më e njohur për rolet e saj në filmin origjinal suedez The Girl ëith the Dragon Tattoo, si dhe Sherlock Holmes: A Game of Shadoës dhe filmin Netflix Bright.

Pranë saj shfaqen një mori talentesh skandinave duke përfshirë Aliette Opheim, Dar Salim dhe Jakob Oftebro.

Adam Berg shkroi dhe drejtoi Black Crab që shënon debutimin e tij në filmin artistik. Ai më parë kishte drejtuar një sërë videoklipesh për artistë si A-Ha, Groove Armada, Kent, Reef dhe The Cardigans.

Filmi zgjat 114 minuta dhe është një film suedez, me titra në anglisht. Pas publikimit të filmit, Netflix ndau një pamje nga prapaskenat e Black Crab në llogarinë e tij zyrtare në YouTube.

 Vlerësimet për ‘Black Crab’

Pavarësisht se kryeson listat e shikimit të Netflix në të gjithë globin, Black Crab ka marrë vlerësime të ndryshme. Filmi u ngjit në vendin e dytë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Faqja e internetit IGN i dha Black Crab një renditje 6/10 ndërsa RogerEbert.com i dha tre nga pesë yje.

Matësi i renditjes Rotten Tomatoes ka rënë paksa kundër Black Crab me një vlerësim prej 46 për qind në “Tomatometer”. Nuk ishte gjithçka negative për filmin edhe pse Noel Murray nga Los Angeles Times e quajti Black Crab  “të punuar mirë, emocionues dhe kryesisht të padëmshëm”, por Josh Goller i Spectrum Culture e quajti troç filmin: “Gjithë guaskë, pa mish”.

Ju mund të gjykoni vetë duke parë Black Crab në Netflix, i cili është i disponueshëm tani./ KultPlus.com

‘Maqedonia’ në anglisht, një pasqyrim i saj në kuadër të botës ilire

Shkruan Jusuf Buxhovi

“MAQEDONIA” NË ANGLISHT – NJË PASQYRIM I SAJ NË KUADËR TË BOTËS ILIRE

Botimi në anglisht i veprës voluminoze me 677 faqe, “MACEDONIA – FROM ANTIQUITY TO OUR TIME” nga botuesi amerikan “Jalifat Publishing” në përkthim të Avni Spahiu, krahas përkthimi në anglisht të “Kosovës” në tre vëllime, që tashmë ka depërtuar në shumë nga universitetet amerikane dhe ato botërore si litetaturë alternative për historinë e Evropës Juglindore, paraqet një tjetër të arritur historiografike në përballje me falsifikimet dhe gënjeshtrat e historiografisë serbe, si dhe me diskursin antishkencor sipas të cilit Mbretëria e Maqedonisë, në njërën anë (nga historiografia institucionale shqiptare) përjashtohet nga bota ilire së cilës i ka takuar, dhe në tjetrën anën, nga historiografia greke dhe ajo europiane, shihet si pjesë e helenizmit grek, ndonëse autorët antik nuk e shohin si të tillë, po pjesë të familjes pellazge. Botuesi “Jalifat Publishing” veprën “Macedonia – from atiquity to our time”, nga nxjerrja nga shtypi para një viti, pas shumë promovimeve të sukseshme (në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe shumë vende të tjera), tashmë e ka dërguar në Bibliotekën e Kongresit Amerikan dhe në të gjitha institutet hulumtuese shkencore amerikane si dhe në bibliotekat e universiteteve amerikane, përfshirë këtu edhe atë të Harvardit.Botuesi amerikan vlerëson se përkthimi i këtij libri në anglisht si dhe plasimi në qarqet shkencore dhe universitare amerikane por edhe botërore në përgjithësi, është me interes të veçantë, ngaqë përhap të vërtetën rreth Maqedonisë si pjesë e botës ilire nga antikiteti, të përvetësuar nga grekët, siç përhapë edhe të vërtetën se në shtetin e sotëm të quajtur Maqedoni e Veriut, të shtrirë në pjesën më të madhe të Dardanisë antike dhe më vonë në vilajetin e Kosovës, ndërlidhet identiteti historik, etnik, shpirtëror, kulturor dhe politik i shqiptarëve nga lashtësia i mohuar nga historiografia hegjemoniste serbe, ruse, bullgare dhe ajo e sajuara “maqedone” me ç’rast ata paraqiten “ardhacakë”, “pushtues”, “zullumqarë” të ardhur në këto hapësira nga shekulli XVII e këndej me ndihmën e osmanëve! Mbi këto platforma, nga Kriza Lindore e këtej, janë ndërtuar edhe hartat e reja të shteteve në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, ku hapësira etnike dhe ajo shpirtërore-kulturore e shqiptarëve është copëtuar nga shtetet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia). Ato u kanë sherbyer edhe programeve antishqiptare nga shpërnguljet e deri te etnocidet dhe gjenocidet, siç ka ndodhë në vitin 1878, 1912, 1944 për të vazhduar edhe me konventat me Turqinë për shpërnguljen e tyre në vitin 1938 dhe 1953. Prandaj, i konceptuar mbi këta faktorë dhe i mbështetur mbi fakte të qëndrueshme historike, libri në anglisht përhapë të vërtetën për vendin dhe rolin e shqiptarëve në këtë shtet të krijuar politikisht në vitin 1944 nga Titoja (fillimisht si pjesë e federatës jugosllave në përputhje me vendimet e AVNOJ-it të vitit 1943) dhe në vitin 1992 si shtet i pavarur, me ç’rast ata do të diskriminohen qoftë si pakicë kombëtare gjatë Jugosllavisë së Titos, qoftë me statusin e qytetarisë “me të drejta njerëzore” në rrethanat e shpalljes së Maqedonisë shtet-komb.Duke marrë në shqyrtim edhe zhvillimet më të reja nga shpallja e shtetit të Maqedonisë, krahas kritikës që u bëhet politikave antishqiptare nga Shkupi dhe Beogradi, të cilat, në forma të ndryshme, vazhdojnë edhe në rrethanat e reja, duke shfrytëzuar në njërën anë faktorët gjeopolitikë rajonalë dhe në tjetrën anë dobësitë e mëdha të të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës në raport me injorimin e çështjes shqiptare në Maqedoni, në këtë vepër, me sy kritik, vlerësohet edhe roli i faktorit politik shqiptar në skenën politike maqedonase nga viti 1992 e këndej. Kritikat adresohen te mosgatishmëria për t’u mbrojtur pozicioni i referendumit të vitit 1992 për statusin e popullit shtetformues mbi konceptin e një shteti federal-konfederal të dy popujve të barabartë (shqiptarë dhe maqedonas). Në këtë vepër, po ashtu, me sy tepër kritik shikohet edhe mungesa e konsistencës së faktorit ushtarak shqiptar në kuadër të luftës UÇK-së të vitit 2001 në kërkesat politike, të filluara me ato për shtet federativ (shqiptar-maqedon), të cilat, brenda një kohe të shkurtër do të rrudhen deri te ato për “shtetin qytetar” , pra te korpusi i të drejtave njerëzore,, për ç’gjë as që është deshtë të luftohet fare, meqe ato i garanton Karta e OKB-së në kuadër të të drejtave dhe liritë themelore kudo në botë. Ky degradim politik i luftës pasqyrohet më së miri me Marrëveshjen e Ohrit, me ç’rast, klasa politike që erdhi në pushtet “me meritat e luftës”, nuk bëri tjetër, pos, që duke e zëvendësuar idealin e lirisë, për ç’gjë u derdh edhe gjak, në atë të interesave personale dhe përfitime deri te ato meskine, do të shndërrohet në një vasale të politikës maqedonase, në një rajë bashkëkohore të farses parlamentare, që faktorin politik shqiptarë do ta shfrytëzojë për qëllimet e njohura shtetmëdha, ku me anën e ngatërrimit të barazisë kushtetuese të gjuhës shqipe si parakusht i barazisë shtetërore me atë të barazisë ligjore të gjuhës, bëhet vetëmashtrimi dhe margjinalizimi i shqiptarëve në pakicë numrash!

Mbrëmje poetike për të drejtat e vajzave dhe grave

Për të drejtat e vajzave dhe grave, Sekretariati i Gruas Aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje organizon një mbrëmje poetike, mbrëmje që i dedikohet të drejtave të grave dhe betejës së tyre të gjatë për t’i arrite synimet, shkruan KultPlus.

“Kjo mbrëmje do të realizohet në kuadër të aktiviteteve të Sekretarit të Gruas Aktiviste përgjatë muajit mars, aktivitetet që janë shënuar për të drejtat e vajzave dhe grave. Dhe pikërisht këtë muaj do ta përmbyllim me një mbrëmje poetike, që do të shënohet më 31 mars”, kanë njoftuar nga Sekretariati i Gruas Aktiviste, mbrëmje që do të mbahet në ora 17:00, në KultPlus Caffe Gallery, te Fontana në Prishtinë.

Ndërkohë bëhet e ditur se në këtë mbrëmje poetike do të marrin pjesë: Majlinda Bregasi, Elvis Hoxha, Tinka Kurti, Hyrije Veliu-Jeta, Hatixhe Hoxha./ KultPlus.com

Wh

Forma tjetër e vdekjes

Poezi nga Sali Bashota

Në Prishtinë nuk vdiset
Në orën shtatë të mbrëmjes
Të gjitha gjallesat çmenden
Nga vaji i zogjve

Prapë zjarri ndizet
Prapë dhimbja këlthet
Vetëm të dehurit këndojnë
Duke dëgjuar pikëllimin

Në Prishtinë nuk vdiset
Kur ulërijnë qentë
Bishat nuk i zë gjumi
Kur secili shpirt varet
Në gozhdën e vet

(Prishtinë, 30 mars 1999)./ KultPlus.com

Kur Van Gogh i shkruante vëllaut: Për të vepruar në këtë botë, duhet të vdesësh brenda vetes

Disa nga mendimet mbi artin dhe jetën që Van Gogh i ndante përmes letrave me vëllaun e tij, Theo.

Për të vepruar në këtë botë, duhet të vdesësh brenda vetes…Njeriu nuk gjendet përmbi tokë vetëm për të qenë i lumtur, as dhe për të qenë thjesht i ndershëm. Gjendet për të realizuar gjëra të mëdha për shoqërinë, për të arritur fisnikërinë e shpirtit e për t’u hedhur përtej vulgaritetit në të cilin hiqet zvarrë ekzistenca e pothuaj të gjithë individëve.

Për çfarë mund të jem i dobishëm, për çfarë duhem? Ka diçka brenda meje, por çfarë është?

Njeriu është i huaj përmbi tokë dhe jeta e tij është një udhëtim i shkundulluar nga stuhitë.

Ç’është të pikturuarit? Si arrihet? Është akti i shpalosjes së një peizazhi, nëpërmjet një muri të padukshëm prej hekuri, që me gjasë gjendet mes asaj që ndjen e asaj që mundesh.

Më pëlqen më shumë të pikturoj sytë e njerëzve se sa katedralet, sepse në sytë e njerëzve egziston diçka që nuk gjendet në katedralet, sado madhështore e hijerënda që të jenë.

Do të doja të pikturoja burra e gra me nuk di se ç’gjë të përjetshme, për të cilën, dikur, simboli ishte aureola që ne e kërkojmë në rrezatimin e brendshëm e në regëtimën e koloritit tonë.

Gjithçka është në të njëjtën kohë, simbol dhe realitet.

Të vuajturit pa u ankuar, është i vetmi mësim që mund të marrësh në këtë jetë.

Ngandonjëherë, ashtu si dallgët e dëshpëruara që thërrmohen ndër shkëmbinj, unë ndjej dëshirën turbulluese për të përqafuar diçka…

Në ethen time trunore apo në çmendurinë, nuk di si ta çuaj, mendimet e mia kanë lundruar në shumë dete.

Është e vështirë të largohesh nga një vend, përpara se të kesh treguar në një farë mënyre se e ke ndjerë dhe e ke dashur.

A e di ti, Theo, këtë shprehje të një poeti holandez: “jam lidhur me tokën me fije më shumë se tokësore”?

Nuk jetoj për veten, po për brezin që do të vijë.

Natyra është mënyra më e mirë për të kuptuar artin; piktorët na mësojnë që të shikojmë.

Nëse do të vlej diçka në të ardhmen, vlej edhe tashti, sepse gruri është grurë, edhe pse qytetarët në fillim e pandehnin bar.

E kështu, për punën time rrezikoj jetën dhe kam humbur gjysmën e arsyes.

Njeriu është i huaj përmbi tokë, dhe jeta e tij është një udhëtim I tronditur nga stuhitë.

Jeta jonë është si çapitja e një pelegrini. Një herë pashë një pikturë të shkëlqyer, paraqiste një peisazh mbrëmësor. Në të djathtë, në largësi, një rresht kodrinash që dukeshin si blu në lagështirën e mbrëmjes. Përmbi këto kodrina, vezullimën e perendimit, retë gri të përvijuara me argjend, me ar e me purpur. Peisazhi është një rrafshinë e mbuluar me bar e me shkurre dhe aty- këtu me lëvoret e bardha të mështeknave, gjethet e së cilave janë të verdha, sepse është vjeshtë. Mespërmes peisazhit gjarpëron një rrugë që të çon kah një mal i lartë, shumë, shumë të largët, e mbi majën e malit, një qytet mbi të cilin dielli që perendon lëshon një dritë lavdie.

Mbi rrugë ecën një pelegrin që në dorë ka një bastun. Ai tashmë është duke ecur që prej shumë kohe dhe është i lodhur. Takon një grua, një figurë krejt në të zeza që të sjell ndërmend fjalët e Shën Palit: “Edhe pse e trishtë, prapëseprapë gjithnjë e hareshme. Ky engjëll i Zotit është vënë aty për t’i dhënë zemër pelegrinit e për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij; dhe pelegrini e pyet: “A shkon gjithnjë përpjetë kjo rrugë?”. Dhe përgjigja është: “Po, deri në fund”. E pelegrini pyet sërish: “A do të vazhdojë gjithë ditën udhëtimi?” Dhe përgjigja: “Nga agimi deri në mbrëmje, miku im”. Dhe pelegrini vijon rrugën e tij, i trishtë e prapëseprapë gjithë hare.

Në pranverë, një zog në kafaz e di mirë se ka diçka së cilës mund t’i shërbejë, e ndjen shumë mirë se ka diçka që do mund ta bënte, por nuk mund të bëjë asgjë, e çështë kjo? Nuk i kujtohet mirë, ka ide të vagullta dhe thotë: “Të tjerët bëjnë foletë e tyre, nxjerrin jashtë të vegjëlit e tyre dhe i ushqejnë”, e mandej përplas kokën e tij të vockël në telat e kafazit. Por kafazi nuk tundet dhe zogu çmendet prej dhimbjes. “Shiko çfarë bjerraditësi”, thotë një tjetër zog që kalon aty pranë, “ai është një tip që jeton me të falur”. E megjithatë, i burgosuri vazhdon të mbahet, nuk vdes. Jashtë nuk duket asgjë prej asaj që ai ka brënda. Ka shëndet të mirë e kohë më kohë, ndjehet i gëzuar nën rrezet e diellit. Po mandej vjen koha e dashurive. Dallgë depresioni. “Por, a ka me të vërtetë gjithçka që i nevojitet?”- thonë fëmijët që kujdesen për të e për kafazin e tij. E ai, rri i palëvizur me vështrimin e ndehur kah qielli,  ku vërehet kërcënimi i një shtërngate, e brenda vetes ndjen rebelim ndaj fatit  të tij. “Rri në kafaz, rri në kafaz, e nuk më mungon asgjë, budallenj! Kam gjithçka që më nevojitet! Por ju lutem, liri, lermëni të jem një zog si të tjerët!”. Kështu, ndonjëherë, një njeri që nuk bën asgjë, i ngjan një zogu që nuk bën asgjë. /albertvataj/ KultPlus.com

Whoopi Goldberg thotë se do të ketë pasoja për Will Smith, por beson që Akademia nuk do t’ia marrë çmimin

Will Smith ka të ngjarë që do të mbajë statujën e tij të “Oscars”.

Whoopi Goldberg, e cila shërben si guvernatore e degës së Aktorëve të Akademisë, shpjegoi në “The View” se ndërkohë që Smith do të vuajë disa pasoja për goditjen që ia bëri Chris Rock, humbja e trofeut nuk do të jetë njëra prej tyre.

“Ne nuk do t’ia marrim çmimin e fituar në Oscar”, tha ajo duke iu referuar ‘Oscar’-it që e fitoi si “Aktori më i mirë” për King Richard.

“Do të ketë pasoja, jam e sigurt, por nuk mendoj se do të bëjnë këtë, veçanërisht sepse Chris tha: ‘Dëgjo, unë nuk po ngre asnjë akuzë’”.

Akademia ka dënuar veprimet e aktorit në një deklaratë të bërë një ditë pas momentit tronditës.

“Akademia dënon veprimet e Smith”, thuhej në deklaratë.

“Ne kemi filluar zyrtarisht një shqyrtim rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë”.

53-vjeçari në anën tjetër kërkoi falje për skandalin që shkaktoi në “Oscars 2022”, drejtuar komedianit dhe Akademisë së Filmit.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, tha ai.

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadas ishte e tepërt dhe reagova emocionalisht”.

Gjatë natës së madhe të Hollywoodit, Chris bëri shaka me gruan e Will, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Një reagim sot (e martë) në rrjete sociale e ka bërë edhe Jada me shkrimin: “Është një sezon për shërim dhe jam këtu për të”./ KultPlus.com

Margariti: Marika Kallamata, gjyshja e dashur e fëmijërisë sonë

Marika Kallamata, i përket asaj plejade të brezit të aktorëve që krijuan institucionin e artit skenik shqiptar, por që mbahet mend edhe si gjyshja e përrallave.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot në kuadër të “Muajit të Teatrit”, aktoren Marika Kallamata.

“Kujtojmë sot aktoren e teatrit e filmit, gjyshen e dashur të fëmijërisë sonë, Marika Kallamata”, tha Margariti.

Kallamata lindi në qytetin e Fierit më datë 17 nëntor të vitit 1930. Në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria doli prej saj me vështirësi shumë të mëdha. Menjëherë u bë thirrje për të krijuar teatrin dhe pjesë e tij të bëheshin të rinj që gjatë luftës ishin aktivizuar me pjesë të vogla teatrore që kryheshin për të argëtuar batalionet që luftonin për çlirimin e vendit.

Sikurse shumë emra si Naim Frashëri, Violeta Manushi etj., ishte edhe Marika Kallamata që më pas edhe studioi dhe u diplomua pas Luftës. Megjithëse u diplomua në vitin 1963 ajo ishte pjesë e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 ku spikati për talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Në teatër Marika Kallamata numëron mbi 60 role të suksesshme dhe 16 role të tjera në kinematografi, ku veçohet roli i Asparisë tek “Karnavalet e Korçës” apo Ortensian tek “E zonja e Bujtinës” dhe role të tjerë të dashur për publikun.

Gjatë jetës së saj artistike ajo u vlerësua me disa çmime ku vlejnë të përmenden vlerësime si “Artiste e Merituar” dhe gjithashtu titulli “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Megjithëse në vitin 1985 doli në pension, ajo u ngjit sërish në skenë në vitin 2004 me shfaqjen “Streha e të Harruarve”.

Marika Kallamata u nga nga jeta më datë 23 dhjetor 2019./atsh/ KultPlus.com

Eric Clapton feston ditëlindjen e 77-të

Sot është ditëlindja e kitaristit, këngëtarit dhe kompozitorit anglez Eric Clapton, shkruan KultPlus.

Eric Patrick Clapton (i lindur më 30 mars, 1945) është i njohur për këngët e tij “Tears in Heaven”,  “Layla”, “Crossroads”, “White Room”, “Wonderful Tonight” etj.

Këngëtari, autori dhe kompozitori anglez Eric Clapton, u bë legjendë e muzikës blues rock, karriera muzikore e të cilit filloi në vitet ‘60 për të arritur kulminacionin në vitet ‘70 dhe ’80, por që hitet e tij dëgjohen me shumë endje edhe në ditët e sotme.

Ai ishte pjesëtar i grupeve rok Cream dhe The Yardbirds. Ai njihet më shumë për karrierën e tij solo./ KultPlus.com

Vincent van Gogh, piktori gjenial hollandez

Niçe, tha një herë: “Në dashuri ka gjithmonë një grimcë çmendurie, siç ka gjithmonë një grimcë logjike në çmenduri”.

S’do mend që kishte të drejtë, pasi gjithnjë hasim vështirësi në identifikimin e caqeve në aspekte të shumta të jetës njerëzore. Ku mbaron gjenialiteti dhe çmenduria? A na shtyn dashuria në çmenduri? Pse shumica e artistëve të mëdhenj ishin të pajisur me atë çuditshmëri, që shpesh rezultonte në sëmundje mendore? Le të sjellim ndërmend skizofreninë e Edvard Munch, autori i “Ulërima”, apo krizat paranojake të gjeniut Dali, të dy personalitete të shquara që gjetën në art shprehjen perfekte për demonët dhe mrekullitë e mendjeve të tyre të privilegjuara, por njëherazi të vuajtura. Fare pak artistë e kanë gjetur vërtet lumturinë në artin e tyre, aq më pak në kanavacën e rrugëtimit të jetës. Shembulli i Vinsent Van Gogut është absolutisht më i rëndësishmi.

Piktori modest, i cili nuk arriti kurrë famë në të gjallë, vuante nga sëmundje të ndryshme: epilepsi, sindroma Menier dhe psikoza maniako-depresive. Pati një jetë të shënuar nga dhimbja dhe vetmia, ku e vetmja dashuri e vërtetë ishte ajo e të vëllait, Teos. Një jetë e shkurtër dhe e trazuar, kryevepra që të lënë pa frymë nga bukuria dhe forca e shprehjes, të tilla janë të dhënat e mitit Van Gog. Njeri me temperament mistik, i përnjëhershëm në lartësim, si fetar, ashtu edhe estetik. Si piktura, edhe feja shfaqet në zemër të ekzistencës së Van Gogut, një ekzistencë shënuar nga ndjeshmëria dhe dhembshuria karshi të përulurve. Nisur nga ky këndvështrim, piktura e Van Gogut fiton lehtësisht një karakter shoqëror, dëshmues dhe empatik.

Vinsent Van Gogu lindi në Zundert, Hollandë, më 30 mars 1853 dhe vdiq në Auvers-sur-Oise më 29 korrik 1890. Një nga piktorët më të famshëm të të gjitha kohërave, me gati nëntëqind piktura, më shumë se njëmijë vizatime dhe skicat e panumërta të cilat mbanin firmën e tij. Gjithsesi, nuk ishin numrat që e bënin të madh, por ndjeshmëria e tij karakteristike. Lulediellit emblematike, veshi i prerë legjendar, prapëseprapë ai nuk u njoh në të gjallë dhe konsiderohej si dështak. Imagjinoni një botë pa “Lulediellit”, apo “Nata me yje”?

Botë gati inekzistente.

Fillimisht, Van Gogu ishte i destinuar për priftërinë dhe punoi si predikues laik në rajonin e Borinage të Belgjikës. Kur u pushua nga puna, vendosi që e ardhmja e tij do të lidhej me pikturën. Van Gogu filloi të pikturonte veçse në moshën 27-vjeçare dhe nuk ndoqi asnjë seancë mësimore. Gjeniu kishte aftësinë të hidhte në telajo ndjenjat që përjetonte, duke përzier ngjyrat me penelatat e fuqishme. Jeta e tij karakterizohej nga vetmia dhe dhimbja, çrregullimet mendore dhe izolimi, çka i konsumonin mundësinë e një jete të lumtur. Mirëpo, fuqia piktoreske është edhe falë këtyre mundimeve, që e shoqëruan përgjatë tridhjetë e shtatë viteve të jetës së tij të shkurtër. “Kur vështroj yjet gjithmonë më fut në ëndërrime […] a nuk mund ta marrim vdekjen për të shkuar te një yll?”.

Letrat që Van Gogu i shkroi Teos (të mbledhura në librin “Letra për Teon”) janë një dëshmi e gjallë e ndjeshmërisë së pabesueshme të piktorit. Marrëdhënia me të vëllanë ishte mbase më autentikja e jetës së tij. “Kështu kalon jeta, koha nuk kthehet. Por unë jam i paepur në punën time […]. Sidomos në rastin tim, ku një krizë më e fortë mund të më shkatërrojë aftësinë për të pikturuar njëherë e përgjithmonë. Gjatë krizës, ndjehem frikacak me ankth dhe vuajtje – më frikacak se sa do të kishte kuptim të ndjeja”. Dhimbja dhe mundimi që gllabëroi piktorin del qartë në letra: “Do të doja të të shkruaja shumë gjëra, por e ndiej të padobishme”. Për rrjedhojë, ndjenjat u rikrijuan me penel. Piktura më e famshme është “Fusha e grurit me fluturimin e sorrave”, 1890, ku e verdha e shndritshme dhe e gjallë e grurit takohet me qiellin e zymtë të mbushur me sorra të zeza kërcënuese. Kanavacë që paralajmëronte fundin e artistit, që pikturoi me lot zemre. Burimet e frymëzimit të Van Gogut janë të larmishme, ato përfshijnë pikturën e zhanrit holandez dhe piktura realiste nga Millet apo bashkëkohësit, por u influencua shumë edhe nga gdhendjet e drurit japonez. Madje, bëri edhe kopje, duke ruajtur stilin shumë ekspresiv dhe idiosinkratik, të gdhendjeve nga Hiroshige, Kesai Eisen etj.

Edhe pse punoi vetëm 10 vjet, nga 27-37 vjeç, Van Gogu qe jashtëzakonisht i frytshëm, duke prodhuar mbi 900 piktura dhe shumë vizatime dhe skica, të cilat barazohen me një vepër të re çdo 36 orë. Përveç krijimit të qindra pikturave, shkroi thuajse po aq letra dhe kartolina, të cilat përfshinin skicat e para të disa prej kryeveprave më të famshme.

Gjeniu kishte marrëdhënie të ngushta me piktorin Paul Gauguin. Madje, Van Gogu, Gauguin dhe Emile Bernard planifikuan të formonin një komunitet të ngushtë artistësh në jug të Francës, ku synonin të jetonin dhe të pikturonin së bashku. Me nxitjen e Van Gogut, tre artistët shkëmbyen autoportrete. Kur pikturoi të famshmen “Nata me yje”, nuk mendoi aspak për të. Në fakt, e konsideronte veten dështak, kurse shumë prej pikturave si dështime, aq sa thashethemet thonë se shiti vetëm një pikturë gjatë jetës. Sikur të ktheheshim në kohë dhe t’i tregonim se sa i famshëm do të ishte mbi 150-vjet më vonë!

Van Gogu preu veshin në 1888, por a e dini pse? Rrethanat nuk dihen saktë, por mjaft ekspertë besojnë se ngjarja ndodhi pas një debati të ashpër me kolegun, piktorin Paul Gauguin në Shtëpinë e verdhë në Arles.

Van Gogu vuante nga çrregullimet mendore, aq sa në prill 1889, shkoi vullnetarisht në spitalin psikiatrik Saint-Paul-de-Mausole, në Saint-Remy, ku qëndroi për një vit. Disa prej pikturave më të njohura i pikturoi nga dritarja e spitalit, përfshi “Nata me yje”. Pasi la azilin, u vendos në Auvers, një fshat afër Parisit, për të qenë pranë të vëllait, Teos. Mirëpo, shëndeti mendor vazhdoi të përkeqësohej dhe, më 29 korrik 1890, ai u vetëvra. Vdiq dy ditë më vonë, duke i drejtuar të vëllait fjalët: “mjerimi nuk do të mbarojë kurrë”./ Konica.al / KultPlus.com

Nëse botën do ta sundoja unë…

Umberto Eco

Mund të jap vetëm një përgjigje polemike, për atë që unë do të bëja nëse do të sundoja botën, për shkak se nuk ka shanse që kjo të ndodhë. Duke u plakur kam filluar ta urrej njerëzimin, kështu që po të kisha patur pushtet absolut, do ta lija të vazhdonte në rrugën e vetëshkatërrimit – kështu ai do të shkatërrohej dhe unë do të isha më i lumtur.

Njerëz si unë, intelektualë – bëjmë punën tonë, shkruajmë artikuj, kemi mënyrat tona të të protestuarit, – s’mund ta ndryshojmë botën. Angela Merkeli bëri një deklaratë pozitive, kur nxiti popullin gjerman që të mirëpresë refugjatët sirianë. Ajo ndryshoi imazhin e popullit gjerman në të gjithë botën – ata nuk do të shihen më si SS-ët e Adolf Hitlerit. Këtë mund të bëjnë politikanët.

Të rinjtë duhen mësuar që të filtrojnë dhe të shtrojnë pikëpyetje mbi informacionin që marrin përmes Internetit, në vend se ta pranojnë atë për të vërtetë. Unë e përdor Wikipedian dhe e di se mund t’i besoj asaj 99 për qind të kohës, por njerëzit kanë shkruar në faqen time se kam qenë i pari i 13 fëmijëve dhe se jam martuar me bijën e botuesit tim të parë. Asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë, kështu që edhe kjo mund të bëhet objekt manipulimi.

Një prej nipërve të mi është 15 vjeç dhe ai më thotë se shumë prej bashkëmoshatarëve të tij u besojnë teorive konspirative që lexojnë në internet. Nuk ka kontroll cilësie – dhe ky është problem shumë i madh.

Çdo qeveri duhet të përpiqet të përmirësojë arsimin. Përpara Luftës së Parë Botërore, vetëm rreth 20 për qind e njerëzve në Itali merrnin arsim fillor. Sot, problemi janë universitetet – rreziku është që të reduktojmë kërkesat e hyrjes, me qëllim që t’u japim më shumë njerëzve qasje në universitet, por edhe të kemi cilësi më të ulët. Ndodhi kohët e fundit në Itali dhe ishte një tragjedi. Tani tre vitet e parë të universitetit janë shumë të kollajtë – studentëve nuk u duhet të lexojnë libra më shumë se 100 faqesh. Ata që kanë pushtet duhet të kuptojnë se, që të rritesh, duhet të sfidohesh. Kur unë isha në universitet, lexoja njëmijë faqe dhe nuk vdisja!

Mësimi i gjuhëve të huaja është e vetmja gjë që unë do ta bëja të detyrueshme në shkolla. Në qoftë se koncepti i Evropës ekziston, atëherë ai është i bazuar në njohuritë e ndërsjella të gjuhëve. Në dy prej vendeve më të mëdha, Francës dhe Anglisë, shumica e njerëzve duket se dinë vetëm gjuhën e tyre. Jo shumë kohë më parë, në Angli, njerëzit ishin mësuar të flisnin rrjedhshëm në gjuhën latine. Ekziston një histori e një gjenerali anglez, i dërguar në krahinën indiane të Sindh në shekullin e XIX-të, gjatë një revolte. Për shaka, ai dërgoi një telegram në Londër në latinisht, ku shkruante “Peccavi,” që përkthehet “Kam mëkatuar.” Gjëja e mrekullueshme nuk ishte se ai mund të bënte shaka në latinisht, por se kolegët e tij në Londër e kuptuan.

Nipi im ka studiuar greqisht për dy vitet e fundit; ai mund të mos jetë në gjendje që të lexojë Homerin në origjinal, por ka zhvilluar një kuptim të qytetërimit grek. Është një pjesë e asaj që është quajtur “encyclios”, e cila do të thotë “arsim 360 gradë”, prej nga vjen edhe fjala “enciklopedi”.

Njerëzit janë kafshë fetare. Qentë nuk janë fetarë. Është e vërtetë se ata i lehin Hënës, por kjo ndoshta nuk ndodh për shkak të fesë. Njerëzit kanë tendencën për të kërkuar arsyen e situatave të tyre. Ka një fjali të bukur që i atribuohet GK Chestertonit: “Kur njerëzit nuk besojnë më në Zot, kjo nuk ndodh për shkak se ata nuk besojnë në asgjë; ata besojnë në çdo gjë”!

Sundimtari i botës nuk mund ta eliminojë fenë. Ju mund të jeni një ateist apo një jobesimtar, por ju duhet të pranoni se pjesa më e madhe e njerëzve kanë nevojë për disa besime fetare.

Karl Marksi thoshte se feja është opiumi i popullit – se ajo i mban njerëzit të qetë. Por, ajo mund të jetë gjithashtu kokaina e popullit. Ajo ka funksion të dyfishtë – t’u përgjigjet pyetjeve të caktuara themelore dhe ndonjëherë duke i shtyrë ato, për të luftuar jobesimtarët. Ky është një tipar i njerëzimit, po aq sa edhe ai që i bën njerëzit të jenë të vetmet specie të aftë për të dashuruar.

Së fundi, në qoftë se unë do të isha sundimtar i botës, do të doja të detyroja njerëzit për të lexuar të gjithë librat e mi, në mënyrë që të bëhen aq të zgjuar sa unë dhe kështu të mos besonin, se ne duhet të kemi një sundimtar në këtë botë! Jam i irrituar nga kritikat pozitive, nëse ato janë pozitive për arsye të gabuara. Dhe, ndonjëherë jam i prekur nga kritikat negative, sepse ata e shohin që unë kam kuptuar diçka të vërtetë. Ndonjëherë jam i irrituar nga një kritikë negative, sepse unë mendoj se është idiote, por OK, kjo është pjesë e lojës.

(Pjesë nga një intervistë e shkrimtarit, kritikut letrar, filozofit dhe profesorit Umberto Eco, dhënë për gazetaren Serena Kutchinsky të revistës britanike “Prospect”, në dhjetor 2015) / KultPlus.com

Umberto Eco, critique et ecrivain italien. L’auteur du “Nom de la rose” et du “Pendule de Foucault” est venu a Paris presenter son dernier livre “Histoire de la laideur” paru en france le 2 octobre aux editions Flammarion. Ce livre illustre retrace en 15 chapitres les representations de la laideur dans la culture occidentale. Cette anthologie fait suite a “Histoire de la beaute” parue il y a deux ans et qui, traduit en 27 langues, s’est vendue a 500000 exemplaires. Paris,FRANCE-le 17/10/07

Muzeu i Burgut të Prishtinës i zgjon kujtime Edi Shukriut: Sa shumë ditë kam pritur në burg për t’i dërguar ushqim, cigare e rroba Ukshinit


Ndërtesa e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por edhe e qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare, Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në hapësirë të komunikimit me të kaluarën dhe të edukimit për brezat e ri. 

Këtë e bëri të ditur ministri Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku po ashtu thuhet se në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike. 

Por së fundmi, Muzeu i Burgut të Prishtinës i ka zgjuar kujtime Edi Shukriut, e cila tregon se sa shumë orë e ditë ka pritur në korridoret e atij burgu për ti dërguar ushqim Ukshin Hotit.

“Veprim i qëlluar! Më kujtoi se sa shumë orë e ditë kam pritur në korridorin e errët të këtij burgu vetëm për t’i dërguar Ukshinit ushqimin, cigaret dhe robat – vizitat ishin të nduara për të në vitin 1981…”, ka komentuar Shukriu në postimin e ministrit Çeku.

Ndërkaq kujtojmë se synimi i MKRS-së është që Muzeun e Burgut të Prishtinës të shndërrohet në njërën nga hapësirat më të vizituara jo vetëm në qytetin e Prishtinës. / KultPlus.com

Letra prekëse e Markezit pasi doli me kancer

Shkrimtari me famë botërore, Gabriel Garcia Marquez, i cili është edhe fitues i Çmimit “Nobel”, ka lënë një letër që do t’iu mbizotërojë të gjitha kohërave.

Pasi u diagnostifikua me kancer, Markez vendosi t’iu drejtohet për herë të fundit miqve dhe lexuesve të tij përmes një letre të hapur.

Letra e plotë:

Miqtë e mi lamtumirë!

Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copë jetë, mbase nuk do të thosha të gjitha ato që po mendoja, por, sigurisht, do të mendoja të gjitha ato që po them. Do t’i jepja rëndësi gjerave, por jo vetëm nga vlera e tyre, por për domethënien që kanë.

Do të flija pak, e do të ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë, humbasim 60 sekonda dritë. Do të vazhdoja kur të tjerët të ndalonin, do të zgjohesha kur të tjerët të flinin… dhe do të shijoja një akullore me çokollatë!!!

Nëse Zoti do të më jepte një copë jetë, do të vishesha thjeshtë, do të shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar, jo vetëm trupin tim, por edhe shpirtin. Zoti im, nëse do të mundja do të shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do të prisja sa të dilte dielli.

Do të pikturoja një ëndërr të Van Gogut mbi yje, do të recitoja një poezi të Bernardit, dhe një këngë e Shtradus do të ishte serenata që do t’i dhuroja hënës. Do të ujisja me lotët e mi trëndafilat, që të ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre, dhe puthjen ngjyrëkuqe nga fletët e tyre.

Ah, Zoti im, sikur të kisha një copë jetë, nuk do të lija të kalonte as edhe një ditë pa u thënë njerëzve që i dashuroj. Do të bëja çdo burrë e çdo grua të besonte se i dashuroj, dhe do të dashurohesha me dashurinë.

Njerëzve do t’u tregoja se sa gabim bëjnë kur mendojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa e kuptuar se plakemi kur pushojmë së dashuruari.

Fëmijës do t’i jepja pendë, por do e lija të mësonte vetë se si të fluturonte. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”. Mësova kaq gjëra nga ju njerëzit…

Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit” pa e kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën sesi e zbret “faqen e pjerrët”.

Mësova gjithashtu, se kur fëmija i porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël për hërë të parë gishti që i zgjatet nga babai i tij, e robëron atë përjetë.

Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet të ndihmojë atë të ngrihet.

Janë kaq shumë gjëra që mesova prej jush, por në të vërtetë nuk do të më hyjnë në punë, sepse kur të më mbajnë të mbyllur brenda në këtë valixhe, fatkeqësisht do të kem vdekur.

Të thuash atë që ndjen dhe të bësh gjithnjë atë që mendon, sepse askush nuk do të të mbaj mend për mendimet e tua të fshehta. Nëse do të dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort…fort.., dhe do t’i lutesha Zotit të bëhesha roje e shpirtit tënd. Nëse do të dija se sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje, dhe do të të thërrisja përsëri të të jepja të tjera…” / KultPlus.com

‘Cuca e maleve’, drama më e përfolur gjatë komunizmit

Një ndër dramat më të përfolura në historinë e komunizmit ka qenë “Cuca e maleve” e shkruar nga dramaturgu Loni Papa.

Në qendër të dramës ishte luf ta për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe të shoqërisë shqiptare ndaj forcave regresive dhe mentaliteteve të prapambetura në vitet e para pas çlirimit të vendit. Kuptohet një subjekt sipas ideologjisë komuniste, por që Loni Papa arriti ta kthente në një dramat më të pëlqyera për morinë dhe brendësinë e personazheve. Në vitin 1972 ajo u vlerësua dhe me çmimin e Republikës të Shkallës së Dytë.

Loni e mblodhi materialin jetësor për “Cucën e Maleve” në trevat e Veriut të Shqipërisë gjatë kohës që ai punonte si gazetar. Në vitin 1960 botoi një artikull në gazetën ”Zëri i Rinisë” kushtuar një vajze malësore që e vranë mbrojtësit e Kanunit sepse refuzoi fejesën e saj të bërë që në djep. Prej këtej, autorit i lindi ideja të shkruante mbi të njëjtin subjekt dramën me të njëjtin titull ”Cuca që koriti Malet”.

Drama reflektonte një përgjithësim dhe ndërthurje të shumë fenomeneve dhe ngjarjeve të kohës dhe bazohej mbi heroizmin dhe jetën e tre grave të zonës së Mirditës: Dila Pjetër Marku, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi. Në fillim të dramës, spektatorit i bëhet i ditur fakti i vr as jes dramatike të një vajze të re të quajtur Cuca nga disa pjesëtarë të Komitetit te Maleve që njiheshin si përkrahës të ligjeve të Kanunit, që akoma respektoheshin në disa zona të Veriut të vendit.

Më pas, e gjithë ngjarja zbardhet gradualisht nëpërmjet skenave të hetimeve të cilat ndërthuren me skena të tjera që sjellin pjesë të ngjarjes në retrospektive. Cuca ishte një vajzë e re e cila nuk u pagëzua nga prifti i fshatit kur ajo ishte ende foshnje, pas mospranimit nga i ati i saj, Gjini, të ngrinte gurin e pendesës i akuzuar për një vjedhje, veprim të cilin ai nuk e kishte kryer. Duke qenë se vajza e vogël mbeti e paemër, i gjithë fshati e quajti atë Cuca.

Cuca ishte mbrojtëse e së resë dhe e të drejtave të grave. Ajo dëshironte të ndihmonte gratë dhe vajzat e fshatit të shkolloheshin dhe të kuptonin të drejtat e tyre si arsimimi, punësimi, barazia gjinore etj. dhe të mos qëndronin të ndrydhura nën peshën e zakoneve dhe mentaliteteve të trashëguara nga e kaluara. Cuca ishte vajza e vetme në fshat që kishte prishur fejesën e saj që në djep (e kryer sipas ligjeve kanunore).

Ajo kishte ngritur në shtëpinë e saj kurse kundër analfabetizmit për t’u mësuar grave dhe vajzave të shkruanin dhe të lexonin gjuhën shqipe. Duke u bërë ballë me dinjitet paragjykimeve, Cuca kishte arritur të fitonte zemrat e shumicës së malësoreve. Aktiviteti dhe influenca e Cucës në fshat, shihej si një sfidë nga Komiteti i Maleve.

Me pretendimin se Cuca kishte thyer zakonet dhe kishte turpëruar fshatin, përkrahësit e Kanunit u orvaten të manipulonin mendimin e një pjese të fshatareve kundër Cucës, por pa ia dalë dot mbanë. Në këto rrethana kur ata kuptuan se vajza rebele “po bëhej me e zgjuar dhe po dilte mbi burrat”, Komiteti i Maleve urdhëroi vra sjen e saj. Kështu, një natë të errët, ndërsa Cuca qëndronte e vetme në shtëpi me nënën e saj te verbër, katër burra hynë me pabesi, e nxorën me forcë nga shtëpia dhe e vra në.

Kush e vrau Cucën, pse dhe si e vra në, zbulohet gradualisht nëpërmjet ngjarjeve të sjella në retrospektivë ndërthurur me skena të ballafaqimit në hetuesi të të dyshuarve. Megjithëse ata orvaten të thurnin intriga e prapaskena ndaj njeri-tjetrit, në përfundim të dramës arrihet të zbulohen vra së sit e vërtetë dhe të vihen para drejtësisë. Drama “Cuca e Maleve” ka karakter përgjithësues dhe është bazuar në përpjekjet dhe sakrificat e grave e vajzave shqiptare për të fituar të drejtat dhe liritë që u takojnë.

Ajo është drama e parë shqiptare që mbështetet në retrospektivë. Në dramë spikasin rrjedhshmëria e dialogut, komunikimi i mesazheve dhe individualizimi i personazheve si Cuca, nëna, Gjeta, Dom Markut, Frani, hetuesi etj. Në vitin 1966 vepra do të ngjitej në skenën e teatrit “Migjeni” nga regjisori Mihal Luarasi. Në të njëjtin vit, drama u paraqit në një konkurs letrar dhe fitoi Çmimin e Dytë Kombëtar.

Pas suksesit që pati, në vitin 1967, drama tashmë me titullin “Cuca e Maleve”, u soll në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Pirro Manit. Premiera u shfaq me 8 mars 1967. Kjo dramë do të bashkonte aktorët më në zë të teatrit shqiptar si Sandër Prosi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Roza Anagnosti, Edi Luarasi, Antoneta Papavavli, Shkëlqim Basha, etj. Roli i Cucës u luajt nga tre aktore: Roza Anagnosti, Edi Luarasi dhe Antoneta Papavli. Drama “Cuca e Maleve” për shumë vite ka qënë një nga dramat më të shfaqura për publikun shqiptar. /gazetashqip/ KultPlus.com

ShBA autorizon dhënien e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid-19

Rregullatorët amerikanë kanë autorizuar dhënien e dozës së dytë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga Pfizer/BioNTech, për personat mbi moshën 50-vjeçare dhe për ata me sistem të dobët imunitar.

Doza përforcuese – e cila përbën rundin e katërt të vaksinës – do të mund të jepet rreth katër muaj pas marrjes së dozës së tretë, dhe besohet se ofron më shumë mbrojtje kundër shtrirjes në spital.

Ky autorizim vjen teksa disa shkencëtarë kanë thënë se janë të shqetësuar për një nën-variant të Omicronit, i cili ka rezultuar me rritje të rasteve të infektimit në disa shtete.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka rënë ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara prej pikut të janarit, mirëpo në javët e fundit është vërejtur sërish një rritje, sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

William Schaffner, profesor i Mjekësisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt në SHBA.

“Teksa autorizimi për përdorim urgjent do të ndihmojë disa njerëz, ne jemi duke punuar për të zhvilluar një vaksinë tjetër që, jo vetëm se mbron kundër varianteve aktuale të koronavirusit, por edhe ofron përgjigje më afatgjatë”, ka thënë shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Shkencëtarët kanë debatuar tash e një kohë nëse të rinjtë dhe personat e shëndetshëm kanë nevojë për dozë të katërt të vaksinës.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se Qeveria ka doza të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën për një tjetër rund vaksinash kundër këtij virusi për personat më të cenueshëm./REL/ KultPlus.com

Kryetari Veliaj pret regjisorin e njohur ukrainas, do drejtojë Festivalin “Marie Kraja”

Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë, do të presë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në dy mbrëmje, edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”.

Kësaj here, regjisor i festivalit, ku marrin pjesë 16 yje të rinj nga 4 kontinente, do të jetë nëndrejtori i Operas së Kievit, Anatoliy Solovianenko, i cili është larguar nga lufta në Ukrainë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot jurinë e Festivalit, të përbërë nga drejtorët e teatrove të njohur evropianë, dhe i dhuroi Kullën e Sahatit regjisorit të njohur ukrainas, Anatoliy Solovianenko.

“Sahati i Tiranës është kilometri 0 për çdokënd të Shqipërisë. E di që Ukraina po kalon orë të vështira, por koha do kalojë, vendi do të rindërtohet dhe do t’i rikthehemi normalitetit. Ne kemi një shprehje: Rindërto më mirë, më të madhe dhe më bukur – jo vetëm ndërtesa, ura, apo çdo shkatërrim tjetër nga lufta, por edhe shpirtin. Unë mendoj se puna dhe misioni juaj, me këtë grup fantastik miqsh, do të luajë një rol të madh edhe për rindërtimin shpirtëror të njerëzve,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se është i kënaqur që sot në Tiranë kemi miq nga Ukraina. “Nesër presim në Tiranë një ekip të lojtarëve olimpik të Ukrainës, që do të trajnohen këtu, për të mos humbur bioritmin, e për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike të Parisit. Ne treguam një mikpritje të jashtëzakonshme me refugjatët nga Afganistani, por edhe me nismën e Tiranës për të kontribuar në atë që quhet ‘solidariteti 1%’ – sikur një qytet i madh të mirëpresë ekuivalentin e 1% të popullsisë së tij, për gratë me fëmijë që vijnë nga Ukraina, atëherë edhe barra do ndahej më kollaj. Jam shumë i lumtur që shumë kolegë na kanë ardhur nga e gjithë Europa, janë pjesë e jurisë dhe shpresoj shumë që në Tiranë jo vetëm të qëndroni e të kaloni mirë, por të ktheheni edhe në ambasadorë ‘de facto’ të asaj që patë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se festivali “Marie Kraja” është pjesë e stofit të qytetit. “Këtë vit që Tirana është Kryeqyteti Eruopian i Rinisë, është një moment për të lartësuar çunat dhe gocat me talent, jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë bota. Besoj fort se tradita që ka filluar me “Marie Krajën”, dëshmon një pafundësi talentesh në një vend shumë të vogël. Ndoshta ne nuk do prodhojmë dot BMË e Mercedez, por të paktën në atë fushë ku jemi të talentuar, sidomos në art e kulturë, ne mund të kemi një krijimtari të lartë, por sidomos kur të rinjtë tanë ballafaqohen me të ngjashmit e tyre nga çdo cep i botës, e bën Tiranën një epiqendër të zhvillimeve ndërkombëtare”, tha ai.

Nëndrejtori i Operës së Kievit, Anatoliy Solovianenko, u shpreh mirënjohës që një vend i vogël si Shqipëria i ka qëndruar pranë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, Ukrainës së pushtuar nga Rusia.

“Unë e di se si shqiptarët dhe Tirana po e mbështesin Ukrainën. Vendet e mëdha po flasin për të marrë disa vendime për të ofruar armë, ndërsa Shqipëria, në vend të thjesht fjalëve, po bën shumë, shumë gjëra. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që kam bërë miq të rinj, por edhe që Ukraina ka bërë miq të vërtetë në Shqipëri, tek shqiptarët, tek shteti shqiptar. Ndaj, dua t’ju them faleminderit për këtë mbështetje dhe për këtë bashkëpunim, sepse kur çdo gjë është duke shkuar mirë, ju keni shumë miq, por kur diçka shkon keq në familjen tuaj, në qytetin tuaj, në shtetin tuaj, ju mund të shihni kush është miku juaj i vërtetë dhe kush po ju mbështet me vepra reale, jo vetëm duke thënë “Ne jemi me ju”. E falënderoj edhe njëherë kryebashkiakun, e falënderoj Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët për atë çka po bëni tani për Ukrainën,” u shpreh ndër të tjera Solovianenko.

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Zana Çela dha disa detaje nga festivali. “Ky edicion organizohet në një moment shumë të veçantë dhe ne duam që të japim mesazhin se duhet të jemi bashkë në këto momente dhe kështu do ndodhi dhe gjatë netëve të festivalit. Ka artistë nga e gjithë bota që janë përzgjedhur si konkurrentë të edicionit të tetëmbëdhjetë. Unë falënderoj me gjithë zemër, në emër të gjithë artistëve të rinj, kryetarin e Bashkisë për këtë mbështetje kaq të madhe. Pa mbështetjen e tij, ky edicion nuk do të ishte realizuar. Tirana, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, e meriton edicionin e 18-të të Festivalit Operistik “Marie Kraja”, sepse tashmë dihet që në shekullin që jetojmë festivalet muzikore janë promotorët më të mirë të zhvillimit të një vendi,” u shpreh Çela.

Veliaj e mbylli fjalën e tij duke theksuar se viti ku Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë është një moment për të lartësuar të rinjtë me talent, jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë bota./ KultPlus.com

Çeku: Pesë pianistë kosovarë të nivelit botëror i dhuruan publikut kosovar një natë të rrallë

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka cilësuar koncertin e Filharmonisë së Kosovës si një mbrëmje magjike, përcjell KultPlus.

“Mbrëmje e magjishme me Bach, katër koncerte për piano, pesë pianistë kosovarë të nivelit botëror, të përcjellur nga seksioni harkor i Filharmonisë nën dirigjimin e maetros nga Bullgaria Svilen Simeonov.

Menan Bërveniku, Mrika Sefa, Neritan Hysa, Jeta Dumnica dhe Misbah Kaçamaku, ishit të shkëlqyeshëm dhe i dhuruat publikut kosovar një natë të rrallë, ju faleminderit.

I gjithë ky program gati dy orësh është realizim i Filharmonisë së Kosovës, dëshmi e pamohueshme e punës dhe përkushtimit”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

Parregullësi në thirrjen e subvencioneve në Gjilan, kryetari Hyseni anulon konkursin dhe shkarkon komisionin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur për parregullsitë e mjaftueshme në mënyrë që të anulohet procesi i thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit”, ka shkruar Hyseni.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Ne jemi zotuar për komisione të pavarura nga politika, profesionale dhe të pandikuara, gjithmonë duke siguruar vlerësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përveç zotimit ky është edhe obligim i yni.

Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit.

Gjithashtu dua të përcjell porosinë për secilin dhe kudo që synon parregullsinë se ne nuk do të kemi tolerancë ndaj askujt sepse kemi marrëveshje me qytetarin për transparencë, llogaridhënie dhe korrektësi.

Ne jemi të vendosur dhe këtu nuk ka mes e as kompromis.

Ftoj qytetarët për bashkëpunim, kudo që ata identifikojnë parregullsi t’i raportojnë ato dhe të llogarisin për partner pushtetin e ri sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë ndryshimin për të cilin jemi zotuar dhe kemi marrë besimin e tyre.

Ju faleminderit. / KultPlus.com

Së shpejti hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

Ndërtesa e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por edhe e qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare, Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në hapësirë të komunikimit me të kaluarën dhe të edukimit për brezat e ri.

Këtë e bën të ditur ministri Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në rrjetin soical Facebook, ku po ashtu thotë se në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike.

“Do të vazhdojmë me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit”, shkruan ai.

Gjithashtu, sot është emëruar ekipin përgjegjës për funksionalizimin dhe menaxhimin e kësaj ndërtese.

“Synimi ynë është që Muzeun e Burgut të Prishtinës ta shndërrojmë në njërën nga hapësirat më të vizituara jo vetëm në qytetin e Prishtinës”, shkruan Çeku. / KultPlus.com

Shaqiri: Kur shkoj në Kosovë më bën telefoni çdo 10 minuta, u themi njerëzve që s’jam në shtëpi

Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi sot një ndeshje jashtëzakonisht të madhe miqësore.

“Dardanët” u përballen me Zvicrën në “Letzigrund Stadion” në Cyrih në pasditën e sotme.

Ndeshja e sotme u zhvillua nga ora 18:00. Kjo ishte ndeshja e parë miqësore mes dy përfaqësueseve.

Para ndeshjes, Xherdan Shaqiri që luan për Zvicrën e ka dhënë një deklaratë tejet interesante.

Futbollisti nga Gjilani thotë se ka aq shumë kushërinj sa që nuk i njeh një pjesë të tyre.

“Unë nuk shkoj atje (në Kosovë) shpesh dhe kjo bëhet më speciale për njerëzit kur të shkoj. Telefoni cingëron çdo 10 minuta kur jam atje”, tregon për mediumin zviceran “Blick” Shaqiri, i cili shpesh i lë prindërit e tij ta kapin telefonin për t’i “trembur” thirrësit.

“Ata ju thonë njerëzve se kam dalë”, shpjegon tutje Shaqiri.

“Nëna dhe babai im i kanë tetë vëllezër e mora. Unë kam shumë kushërinj në Kosovë, shumicën prej tyre nuk i njoh”, deklaron Shaqiri duke qeshur.

Në Zvicër, poashtu edhe në Kosovë, kjo ndeshje u konsiderua edhe “vëllazërore” për shkak se shumë shqiptarë kanë luajtur dhe luajnë te helvetikët.

Ndryshe, Kosova erdhi në këtë ndeshje pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos, kurse Zvicra nga humbja 2:1 prej Anglisë. / KultPlus.com

Zvicra barazon rezultatin ndaj Kosovës

Në Letzigrund Stadion të Cyrihut, Zvicra dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen miqësore që padyshim se është një përballje emocionale falë lojtarëve shqiptarë që luajnë dhe kanë luajtur te Helvetikët.

Është hera e parë që këto dy skuadra vihen përballë njëra-tjetrës, ashtu që nuk ka dyshim se është një takim i veçantë.

Kosova ka arritur të shënojë në fillimin e pjesë së dytë ndaj Zvicrës. Por, Zvicra ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës.

Për “Helvetikët” ka shënuar Lotomba në minutën e 61-të për rezultatin 1-1.

Goli i vendasve erdhi pas dalje të gabuar nga Aro Muric. / KultPlus.com