Filmi i shumëpritur për fëmijë nga studio Dinsey dhe Pixar, Turning Red arrin në Cineplexx më 13 mars, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete.
Njëri prej filmave të shumëpritur për fëmijë po arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30 ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si facepainting falas, coloring pages dhe befasi të ndryshme.
Filmi vjen nga studio Dinsey dhe Pixar dhe flet për Mei Lee një vajzë 13-vjeçare e cila është e ndarë mes të qenit vajza e bindur e nënës së saj dhe njëkohësisht duke u përballuar me kaosin e rinisë së saj. Si të mos mjaftonte kjo, kur ajo emocionohet shumë, shndërrohet në një panda të kuqe gjigande.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
10x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë më në Këshillin e Evropës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore.
Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin Këshillin e Evropës të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Në realitet, marrëdhënia e Rusisë me Këshillin e Evropës ka qenë gjithmonë e shënjuar me kontrontime, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Rusia iu bashkua Këshillit të Evropës në vitin 1996, pas një aplikimi të Boris Jelcinit si pjesë e një përpjekjeje për të përfshirë tranzicionin e vendit drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të dukshme gjatë gjithë kohës. Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në organin prej 47 vendesh e ka delegjitimuar atë.
Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt – një ditë pas pushtimit të Ukrainës. Dhe ata u pezulluan më parë në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë./ KultPlus.com
Vajzat që shihen në objektivin e Jutta Benzeberg janë disa të reja shqiptare nga zonat e thella të vendit.
Të çliruara nga normat përqafojnë lirinë e ëndrrave të tyre për një të ardhme të arritshme. ”Unë kam një ëndërr” është ekspozita e sapo çelur në COD, që fotografja e ka realizuar së bashku me UN Women.
“Vajzat që takova gjatë këtij projekti të mrekullueshëm”unë kam një ëndërr” janë të ndjeshme, inteligjente, të bukura dhe shumë shumë të forta. Kur në fillim i takova të dyja palët unë dhe ato ishim pak të turpshme. Më pas disa shkrepjeve punuam shumë mirë përgjatë gjithë procesit”, tha Jutta Benzeberg.
Këto fotografi i mundësojnë shikuesit të kapërcejë gjendjen e spektatorit të thjeshtë dhe të zhvillojë një lidhje të vërtetë me personin që qëndron pas imazhit në shfaqen e vërtetë të qenies së tij. Kjo vërtetësi rrjedh në dëshira të ndryshme, por më e rëndësishmja mes tyre është liria dhe pavarësia.
“Ajo ç’ka është e re në këtë projekt është intervistat që zhvillova me to. Pyetja; cila është ëndrra jote? Nuk ndikova tek to, edhe kur thonin: Nuk kam asnjë ëndërr. Ajo që zbulova ishte ndryshimi në ëndrrat që kishin. Shumica prej tyre kishin një ëndërr dhe dëshirë. Të ishin të pavarura. Dhe kjo më ka bërë shumë përshtypje”, tha ajo.
Ky projekti i bën thirrje shoqërisë për të drejta dhe shanse të barabarta, për të sfiduar sterotipet gjinore. Një thirrje që është aktuale në çdo kohë
Vajzat që shihen në objektivin e Jutta Benzeberg janë disa të reja shqiptare nga zonat e thella të vendit. Të çliruara nga normat përqafojnë lirinë e ëndrrave të tyre për një të ardhme të arritshme.” Unë kam një ëndërr” është ekspozita e sapo çelur në COD, që fotografja e ka realizuar së bashku me UN Women.
“Vajzat që takova gjatë këtij projekti të mrekullueshëm”unë kam një ëndërr” janë të ndjeshme, inteligjente, të bukura dhe shumë shumë të forta. Kur në fillim i takova të dyja palët unë dhe ato ishim pak të turpshme. Më pas disa shkrepjeve punuam shumë mirë përgjatë gjithë procesit”, tha Jutta Benzeberg.
Këto fotografi i mundësojnë shikuesit të kapërcejë gjendjen e spektatorit të thjeshtë dhe të zhvillojë një lidhje të vërtetë me personin që qëndron pas imazhit në shfaqen e vërtetë të qenies së tij. Kjo vërtetësi rrjedh në dëshira të ndryshme, por më e rëndësishmja mes tyre është liria dhe pavarësia.
“Ajo çka është e re në këtë projekt është intervistat që zhvillova me to. Pyetja; cila është ëndrra jote? Nuk ndikova tek to, edhe kur thonin: Nuk kam asnjë ëndërr. Ajo që zbulova ishte ndryshimi në ëndrrat që kishin. Shumica prej tyre kishin një ëndërr dhe dëshirë. Të ishin të pavarura. Dhe kjo më ka bërë shumë përshtypje”, tha ajo.
Ky projekti i bën thirrje shoqërisë për të drejta dhe shanse të barabarta, për të sfiduar sterotipet gjinore. Një thirrje që është aktuale në çdo kohë./ KultPlus.com
Artikujt nga lindja e Apple, kompjuteri në shtëpi dhe video – lojërat janë në shitje në një ankand, i cili do të përfundojë më 17 mars, transmeton KultPlus.
Artikulli kryesor nga ankandi “Revolucioni i Steve Jobs: Engelbart, Atari dhe Apple” është një çek i korrikut 1976 për të paguar 3,430 dollarë për pjesët për kompjuterin Apple 1, i nënshkruar nga themeluesit e Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
“Kjo është përpara se të kishin ndonjë investitor,” shpjegoi Bobby Livingston, nënkryetar ekzekutiv në RR Auction, i cili po kryen shitjen. “Arsyeja pse është nënshkruar nga të dy është në statutin e tyre. Çdo shpenzim mbi 1000 dollarë, ata të dy duhet të bien dakord dhe ja provat.”.
Ankandi përfshin shumë artikuj që lidhen me Jobs, duke përfshirë fotot e shkollës së mesme dhe një aplikim që ai kishte plotësuar për një punë në Atari, i cili do të vijë gjithashtu si një NFT.
“Steve nuk firmosi shumë gjëra. Ai nuk i pëlqente të firmoste objekte. Kështu që nënshkrimi i tij është shumë i rrallë. Është në fakt një nga nënshkrimet më të rralla për të cilat interesohen koleksionistët. Pra, sa herë që del diçka me nënshkrimin e Steve në të, shkon për shumë para”, tha Steven Levy, redaktor i gjerë për revistën Wired, e cila fokusohet në teknologjitë në zhvillim.
Shtëpia e ankandeve tha se artikujt, duke përfshirë një të katërtën e marrë nga një nga makineritë e para të lojërave video Atari Pong dhe një mi Douglas Engelbart të viteve 1960, ndihmojnë në tregimin e historisë së kompjuterit.
“Ajo që i bën këta kompjuterë dhe video lojëra kaq të veçanta është se ata janë prototipe dhe janë modele shumë të hershme që janë të vështira për t’u gjetur. Këto artikuj po na dërgohen nga njerëz nga Silicon Valley që ishin atje kur filloi i gjithë revolucioni kompjuterik. ”, tha Livingston./ KultPlus.com
Vuajtjet e dhimbjet e popullit të Kosovës, që nga fëmijëria e deri në një moshë të madhe i ka përshkruar përmes një reagimi kostumografja Iliriana Loxha Basha, shkruan KultPlus.
Duke numëruar vuajtjet e popullit të Kosovës, prej protestave e deri te bombardimet e NATO-s, Loxha Basha ka kujtuar jetën e vështirë që ka pas populli shqiptar në Kosovë, përderisa ishte nën regjimin serb. KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj.
Ti nuk e di,
Si eshte te vraposh per te shpetuar koken nga shkopinjte e policise serbe, se te ka marre nana me vete ne proteste, e ti je vetem 9 vjece.
Ti nuk e di,
Si eshte te perjetosh helmimet masive, mbylljet ne salle sportesh ne greva me qindra mijera te rinj , ne shenje perkrahje per greven e minatoreve ne Trepce.
Ti nuk e di,
Si eshte te ikesh nga gazi e grushtat e shkopinjte, se ke dale te protestosh prap si studente,
Ti nuk e di,
Si eshte te studiosh fshehurazi , ne sistem paralel, se serbet ti mbyllen dyert e shkollave.
Ti nuk e di ,
Cfare eshte lufta, as ndjenjen kur nisesh per dy jave me konvoje humanitare per te derguar ushqime ne male, e nuk te le ushtria serbe te kalosh.
Dhe ti nuk e di,
Kur sheh plakun 80 vjec qe ulet ne gjunje per tu falenderuar e te sheh si me pa ndonje qenje hyjnore. Per pak ushqime.
Ti nuk e di,
Tmerrin e friken kur degjon zhurmen e plumbave qe perplasen ne makinen tende, dhe falenderon zotin qe bashke me gazetaret, ne moment te fundit vendoset per te hip ne makinen e blinduar.
Ti kurre sdo ta dish,
Si eshte mos te te zeri gjumi nga trupat e masakruar qe ke pare.
Ti nuk i di,
Perjetimet kur nisesh per te derguar cizme e ilaqe te ushtaret ne mal.
Ti nuk e di,
gezimin qe ndjen qe filluan sulmet e NATOs po as nuk e di tmerrin qe do pasoje.
Ti nuk e di,
Si eshte te marresh lajmin , qe 200 m larg teje, snajperistet serb te kane vrare djain e xhaxhait, e ti ske cfare ben.
Ti nuk e di,
Si eshte te mbyllesh veshet naten nga zhurma e perdhunimeve nga ushtria serbe, qe vjen nga shkolla afer teje.
Ti nuk e di,
Si eshte te te perzejne nga shtepia, te humbesh identitetitn, e te behesh NUMER.
Ti nuk e di,
Si eshte te rrish pa buke e uje, per dite te tera, por ne mendje ke vec mbijetesen.
Ti nuk e di,
Cfare force te shtyn, qe megjithese je refugjate vet, udheton kamp me kamp me shume gra e burra te tjere te jashtezakonshem, per ti bere per te qeshur, kenduar, organizuar, e ofruar shprese, bashkerefugjateve te tu.
Ti nuk e di,
Si eshte te kthehesh, dhe pa tejkaluar dhimbjet e tua, shkon fshat me fshat per tju dhene force te tjerave gra si vetja.
Ti nuk e di ,
Dhe lutem mos ta dish asnjehere!
Prandaj,
Mos me shit mua brockullat e tua, per aktivizmin, feminizmin, luften e te gjitha -izmat e tjere, te cilat vetem i ke me te degjuar.
I dont give a shit!
Iliriana Basha
Dhe keto jane pjese reale nga jeta ime!/ KultPlus.com
Premiera e veprës së re e kompozitores kosovare Donika Rudi, e titulluar LAMENT OF THE EARTH do të jepet nesër, 11 Mars 2022, e premte, në kuadër të Festivalit Belgian Music Days në Eupen, Belgjikë. Kjo vepër do t’jetë pjesë e koncertit bashkë me katër autor të tjerë të FeBeME Shoqata e kompozitorëve belg për muzikë elektroakustike ku kompozitorja Donika Rudi është anëtare që nga viti 2010.
Bienalja e “Ditët të Muzikës Belge” organizohet nga Archipel Vlaanderen (ComAV), nga Forumi i Kompozitorëve Belg, Kunstenpunt, Point Culture, FeBemE-BeFEM (Shoqata e Kompozitorëve Belg për Muzikë elektroakustike), Matrix, ISCM Vlaanderen dhe Unioni i kompozitorëve Belg. Belgian Music Days nis me datën 11 dhe mbaron me datën 13 Mars këtë vit .LAMENT OF THE EARTH (Vajtimi i Tokës) premierë në Festivalin BELGIAN MUSIC DAYS. Lament of the Earth (Vajtimi i Tokës) është vepër vepër kushtuar efekteve të ndryshimeve klimatike në Tokë. Vepra është ndërtuar bazuar në grafikën e “warming stripes” apo shiritat e ngrohjes të cilat vizualisht portretizojnë ndryshimin afatgjatë të temperaturës në sipërfaqen e Tokës. Fillimi i veprës përqëndrohet në tinguj organikë kryesisht në një qetësi dhe harmoni, përderisa kulminacioni do t’arrihet me tinguj të transformuar dhe të deformuar.Vepra adreson atë që të gjithë ndjejmë por nuk e flas, shikojmë por nuk e shohim, dicka që na afekton por ne qëndrojmë indiferent.
Çdo qenie e gjallë është është pjesë përbërëse e Tokës, si e tillë ne ngrihemi dhe kthehemi tek ajo. Kjo vepër është mediumi midis dëgjuesit dhe gjenomit të tij të humbur prej kohësh, pasi përpiqet të eksplorojë ekzistencën e secilit prej nesh me një thirrje, një thirrje për të dëgjuar dhe vepruar, para se të jetë tepër vonë.
Ajo foli, por ne dëgjuam?
Ajo pyeti, por ne u përgjigjëm?
Ajo gulçoi, por a belbëzuam?
Jemi, derisa ajo të jetë!
Bienalja e “Ditët të Muzikës Belge” organizohet nga Archipel Vlaanderen (ComAV), nga Forumi i Kompozitorëve Belgjikë, Kunstenpunt, Point Culture, FeBemE-BeFEM (Shoqata e Kompozitorëve Belg për Muzikë elektroakustike), Matrix, ISCM Vlaanderen dhe Unioni I kompozitorëve Belg.
Donika Rudi (1982) është kompozitore kosovare e specializuar në muzikë akusmatike, elektroakustike. Që nga viti 2010 ajo është anëtare e FEBEME – BEFEM (Shoqata e kompozitorëve belg për Muzikë Elektroakustike) dhe anëtare e CEC (Komuniteti Kanadez Elektroakustik). Që nga viti 2010 ajo është Drejtoreshë e Festivalit ReMusica në Kosovë. Poashtu, ajo është artiste e asociuar për vitet 2020 -2024 në kuadër të IN SITU – Platforma Evropiane për krijimin artistik në hapësirën publike, udhëhequr nga publiku i Lieux në Francë.
Rudi studioi kompozimin (muzikë instrumentale dhe elektroakustike) në Konservatorin e Muzikës në Gjenevë, Zvicër. Ajo ka përfunduar MA në Royal Conservatorium of Mons, Belgjikë, përkatësisht kompozimin në muzikë akusmatike me kompozitoren e cmuar Annette Vande Gorne.
Disa nga veprat e saja më të rëndësishme janë: Baleti bashkëkohor “Life in Slow Motion”,dhënë premierë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë; Veprat akusmatike “Emotion Machine “ mbështetur nga Wallonie Bruxelles;, “Unspoken”, “The Echoes of the Crying Earth” , “Ode to Life” akusmatike / sound installation, mbështetur nga platforma IN SITU, në kuadër të projektit ACT, bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Europian ; veprat elektroakustike: “9” për trombon dhe elektronikë; “Aura I” për violinë, violë, mezosoprano, soprano, perkusion dhe elektronikë; “etj.
Ajo gjithashtu kompozoi muzikë për drama, dokumentarë dhe filma të shkurtër. “In the name of the Father” docu-theater dhe vallëzim me regji të Darrel Toulon me shfaqje në Sarajevo War Theatre October 2019 ; Srebrenica October 2019Osijek Peace Awards 2020 ; , dokumentar SARABANDE me regji të Kaltrina Krasniqit, INSANE – project multivizual me regji të Zineb Benzekri, janë vetëm disa për të përmendur.
Kompozimet e saj janë interpretuar në Francë, Kolumbi, Zvicër, Portugali, Kosovë, Shqipëri, Itali, Australi, Bullgari, Serbi, Kanada, Spanjë, Belgjikë etj.
Kompozimet e saja janë transmetuaa në Radio Spain – Radio Spanjë – UNDÆ! Radio, France Musique (në radioshow Christian Zanési), Dutch National RadioRadio Kombëtare Holandeze “Sonema Lab”, National Portuguese Radio , Radio Kombëtare Portugeze (Arte Eletroacústica)./ KultPlus.com
Në një shesh të Kievit ku kryengritjet e fundit popullore kanë prishur ambiciet e Moskës në Ukrainë, një orkestër u mblodh para një turme të vogël të mërkurën për të luajtur himnin kombëtar ndërsa forcat ruse përparonin me sulme të qytet, transmeton KultPlus.
Orkestra Simfonike Klasike e Kievit performoi gjithashtu një fragment nga “Ode e Gëzimit” të Beethoven-it, mbi të cilin bazohet himni i Bashkimit Evropian – një shenjë e dëshirës së qeverisë së Ukrainës për t’u afruar më shumë me Evropën dhe për t’u larguar nga orbita e Rusisë.
Dhjetra njerëz u mblodhën për të parë në sheshin qendror Maidan, disa duke valëvitur flamujt ukrainas. Ata duartrokitën kur mbaroi himni kombëtar dhe një grua thirri “Për Ukrainën!”
Teksti i himnit përfshin vargjet, “Ukraina nuk është zhdukur ende… armiqtë tanë do të zhduken si vesa në diell”.
Dirigjenti Herman Makarenko u tha gazetarëve se koncerti ishte një thirrje për paqe.
“Ne do të donim të mbështesim presidentin tonë, Volodymyr Zelenskiy, i cili bëri thirrje, u bën thirrje dhe do t’u bëjë thirrje të gjitha qeverive të botës (të) ndalojnë luftën në Ukrainë”.
Ai tha se arriti të mbledhë rreth 20 muzikantë për performancën, në vend të 65-70 që zakonisht përbëjnë ansamblin.
Dhjetëra mijëra njerëz, të shqetësuar për prerjen nga trupat armike, janë larguar nga kryeqyteti për sigurinë relative të Ukrainës perëndimore./ KultPlus.com
Conrad Janis, më i njohur për rolin e tij në “Mork & Mindy” ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Ai vdiq më 1 mars, tha menaxheri i tij i biznesit, Dean A. Avedon, për Fox News Digital. Aktori u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, më 28 shkurt dhe vdiq në spital, tha Avedon.
Janis ishte i rrethuar nga miqtë në momentin e vdekjes së tij.
Conrad Janis (Foto: Getty Images)
“Ai ishte shumë i dashur”, tha Avedon për Fox News Digital. “Ai ishte klienti im për mbi 35 vjet dhe u bë më pas një mik i ngushtë”, shtoi ai. “Ai do të na mungojë”.
Conrad lindi më 11 shkurt 1928. Prindërit e tij, Sidney dhe Harriet Janis, ishin koleksionistë të famshëm të artit që banonin në Manhattan.
I ndjeri e filloi karrierën e tij të aktrimit që në moshë të vogël dhe u shfaq në “Junior Miss” në moshën 13-vjeçare.
Karriera e aktorit mori hov në vitet 1960. Ishte pjesë e shfaqjeve të tilla si “The Untouchables”, “Stoney Burke”, “Get Smart” dhe “My Favorite Martian”.
Në vitet 1970, Janis u shfaq në “Baretta”, “Happy Days” , “Police Story”, “The Jeffersons” dhe “Laverne & Shirley”.
Roli i tij më i dukshëm erdhi në vitin 1978 kur luajti si Fred McConnell në “Mork & Mindy”./ KultPlus.com
Përderisa forcat ruse godasin qytetin me artileri dhe sulme ajrore, stafi në muzeun kryesor në Kharkiv u përpoq për të siguruar veprat e artit të çmuar, shumë prej tyre nga artistë rusë, transmeton KultPlus.
Ndërtesa e zbukuruar, imponuese është ende në këmbë, ndryshe nga disa të tjera në Kharkiv, por dritaret janë shpërthyer nga shpërthimet, suva dhe pluhuri mbulojnë dyshemetë dhe rrugët përreth janë të mbuluara me mbeturina.
“Ka mbi 25,000 artikuj në koleksionin tonë,” tha Maryna Filatova, drejtuese e departamentit të artit të huaj në Muzeun e Artit në Kharkiv, duke shtuar se ishte një nga më të mëdhenjtë dhe më të vlefshmit në vend.
“Është thjesht ironi e fatit që ne duhet të shpëtojmë artistë rusë, piktura të artistëve rusë nga kombi i tyre. Kjo është thjesht barbarizëm,” i tha ajo Reuters të mërkurën.
Në të gjithë Ukrainën, miliona njerëz janë larguar nga luftimet, ndërsa shumë të tjerë janë duke qëndruar për të zmbrapsur forcat ruse që avancojnë. Përveç jetëve dhe infrastrukturës, disa po përpiqen të shpëtojnë kulturën dhe historinë e Ukrainës.
Në Odessa në bregun jugor, një monument i Duc de Richelieu, një guvernator i qytetit në fillim të shekullit të 19-të, është mbrojtur nga thasët e rërës të grumbulluara rreth bazamentit dhe statuja deri në supet e saj./ KultPlus.com
“Batman”, me aktorë Robert Pattinson dhe Zoe Kravitz, është filmi numër një në Amerikën e Veriut, duke fituar 128.5 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë, njoftoi BoxOfficeMojo.com.
Në vendin e dytë është “Uncharted” me 11 milionë dollarë, i ndjekur nga “Dog” me 6 milionë dollarë, “Spider-Man: No Way Home” në të katërtin me 4.4 milionë dollarë dhe “Vdekja në Nil” në vendin e pestë me 2.7 milionë dollarë.
Në përmbylljen e nivelit të parë janë “Sing 2” në pozitën e gjashtë me 1.5 milionë dollarë, “Jackass Forever” në të shtatën me 1.4 milionë dollarë, pasuar nga ” Cyrano” me 684 mijë dollarë, “Gangubai Kathiawadi” në pozitën nëntë me 592 mijë dollarë dhe “Scream” në të dhjetën me 570 dollarë./ KultPlus.com
Orkestra E Welshit ka hequr kompozitorin rus Tchaikovsky nga programi i koncerteve të ardhshme.
Orkestra Filharmonike e Kardifit tha se do të ishte “e papërshtatshme në këtë kohë” të interpretohej muzika e kompozitorit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Vendimi do të thotë se Uvertura e 1812 nuk do të luhet më në Sallën e Shën Davidit në Cardiff më 18 mars.
“Në dritën e pushtimit të fundit rus të Ukrainës, Orkestra Filarmonike e Cardiff, me marrëveshjen e Sallës së Shën Davidit, mendon se programi i reklamuar më parë duke përfshirë Overturen e 1812 është i papërshtatshëm në këtë kohë”, u tha në njoftimin e Orkestrës.
Programi i ri do të përfshijë “The Cowboys Overture” të John Williams, Simfoninë nr.8 të Dvorak dhe një performancë të Variacioneve në një temë origjinale të Elgar.
Lëvizja është e fundit në një seri dorëheqjesh, anulimesh dhe tërheqjesh muzikore që janë bërë që nga pushtimi rus./KultPlus.com
Sean Penn ka folur të mërkurën me shefin e stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak.
Pas bisedës, aktori i cili ndodhet në Ukrainë që nga fillimi i luftës më Rusinë, shkroi në Twitter për nevojën e vendit për avionë.
“Sapo mora një telefonatë nga shefi i stafit të presidentit Zelensky, Andriy Yermak”, shkroi ai. “Diku në zinxhirin burokratik midis Shtëpisë sonë të Bardhë dhe qeverisë polake, avionët dëshpërimisht të nevojshëm nuk janë dorëzuar ende në Ukrainë. Zbulimi publik mund të gjejë pengesën”.
Ukrainasit prej ditësh kanë kërkuar ndihmë me furnizime që variojnë nga helmetat deri te municionet dhe avionët luftarakë, një kërkesë që Polonia dukej gati ta përmbushte pothuajse dy javë pas pushtimit të Rusisë.
Penn ‘eci me milje’ deri në kufirin e Polonisë më 28 shkurt nga Ukraina, ku ai ka filmuar një dokumentar për pushtimin e Rusisë.
I njëjti dënoi sulmet e presidentit rus Vladimir Putin dhe duartrokiti Zelenskyn për përgjigjen e tij ndaj konfliktit.
Aktori i “Fast Times at Ridgemont High” vazhdoi të lavdërojë popullin e Ukrainës dhe liderin e tyre për guximin që kanë.
Duhet theksuar që Putin nisi një sulm në Ukrainë më 24 shkurt. / KultPlus.com
Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma hikën ndër do bota të larta… Dy buzë si tëpërgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën në buzë kur mu njitën andjet m’i trazuen, zemrën ma tërbuen, trurin ma helmuen e në fund u mërguen… Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një gruaje stërzane një pjsë zemre më nxorne, një pranverë të tanë më morne dhe gëzimin ma vodhne… Ato dy buzë të kuqe dhe dy lote të mija qenë shenja të dhimbjes, kur më vrau bukuria, kur më zu dashunia e më dogji rinia./KultPlus.com
Ti s’di asgjë miku im pse unë këndoj kur ti ma shkel hijen pse kurrë dorë nuk ngrita në ty Kohët keq të mësuan Kam parë njerëz duke blerë litar Pas fishkëllimës së plumbit duke vrapuar planetit dhe kam pyetur: për cilën kokë ai lak për cilin gjak ai hak Tinëz vetes tinëz dreqit dola në kunavikë me gurin e shqetësuar në behe hijena gjuajta mbi botë në zjarr vura dorën për ty Ti s’di asgjë miku im pse pikon vetmi nën strehë pse sytë më zmadhohen Kohët keq të mësuan kur zotat i munda
Gjatë ngjarjes tragjike që ndodhi në koncertin e “Astroworld”, këngëtari Travis Scott ka marrë një iniciativë tjetër për t’i bërë më të sigurta koncertet, përcjell KultPlus.
Përmes një njoftimi të bërë në rrjete sociale së fundmi, ylli i shumë këngëve ka bërë të ditur se koncertet e ardhshme do të jenë më të sigurta.
“Gjyshi im ishte një edukator që bëri një ndryshim në jetët e mijëra të rinjve… Është në frymën e tij që ne po krijojmë projekte dhe programe që do të shikojnë nga e ardhmja e komuniteteve tona”, ka shkruar Scott.
Gjatë këtij viti, Travis Scott pritet që të mbajë edhe një koncert tjetër. /KultPlus.com
Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 zbuluan sot listën e saj të mbushur me yje që do të performojnë në datën e ndarjes së çmimeve, përcjell KultPlus.
LL Cool J, Jennifer Lopez, Megan Thee Stallion, Jason Aldean, John Legend, Charlie Puth dhe Måneskin do të dalin në skenën e shfaqjes së çmimeve.
Përveç performancës, Lopez do të nderohet me çmimin prestigjioz iHeartRadio Icon 2022, për të nderuar atë se çfarë ka bërë ndër vite Lopez për kulturën, artin dhe muzikën në përgjithësi.
Lista e plotë e të nominuarve u shpall në janar dhe përfshin Dua Lipën, Justin Bieber, Olivia Rodrigo, Karol G, Drake, Ed Sheeran, Megan Thee Stallion, Bad Bunny dhe shumë të tjerë.
Këtë vit, dëgjuesit do të kenë mundësinë të vendosin fituesit në disa kategori të reja dhe të krijuara.
Votimi social filloi më 27 janar dhe do të mbyllet më 15 mars në orën 23:59 për të gjitha kategoritë.
Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 do të transmetohen drejtpërdrejt nga Auditorium Shrine në Los Angeles, Kaliforni, të martën, më 22 mars në Fox. Ngjarja mund të dëgjohet gjithashtu në stacionet radiofonike iHeartMedia në mbarë vendin dhe në aplikacionin iHeartRadio. /KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e garës ndërkombëtare të pianos “Pianisti i ri”, drejtuesen Vlora Baruti si dhe fituesit e viteve të kaluara, pianistët Anila Aliu, Erita Qafleshi, Bimi Milla, Dea Bajrami.
Bashkë diskutuan për organizimin e kësaj gare tashmë tradicionale, rëndësinë që ka në zbulimin dhe ngritjen e talentëve të rinj në piano.
Gjithashtu për përgaditjet që po bëhen për edicionin e 15-të, që do të mbahet këtë vit.
Çeku i përgëzoi për punën e tyre të deritanishme dhe angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe profilizimin e pianistëve premtues. /KultPlus.com
Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, ka qenë e ftuar së fundmi në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.
Ajo dhe shumë gra të tjera të Hollywoodit që bënë denoncime të guximshme tre vjet më parë në lidhje me sulmet dhe ngacmimet seksuale, kanë qenë mysafire të Shtëpisë së Bardhë me një mision të veçantë të nisur nga Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.
Shkrimi i plotë i aktores me origjinë nga Korça, në mbishkrimin e fotografive pas takimit:
“Ne ishim të ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga Zonja e Parë javën e kaluar për të marrë pjesë në nënshkrimin e ‘Përfundimit të Arbitrazhit të Detyrueshëm për Ngacmimin Seksual dhe Ligjit për Sulmet Seksuale’ në ligj.
Ky ligj i ri do t’i mbrojë gratë dhe burrat nga detyrimi nga klauzolat shtypëse, të padrejta, të fshehta në kontratat e tyre të punës, klauzola që mbrojnë abuzuesit/ngacmuesit përpara se të kryejnë veprimet e tyre të këqija. Kjo ka qenë praktikë standarde në industrinë e Hollywoodit dhe shumë të tjera për një kohë të gjatë. Ky ligj i ri po përshkruhet si një nga ligjet më të rëndësishme të punës/punësimit të 100 viteve të fundit.
Për mua, kjo ishte mbyllje dhe një fillim i ri. I papritur, surreal, përulës, vërtetues, një nga rolet më domethënëse në jetën/historinë time.
Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të paraqesë universi. Kur dhimbja bëhet një shtytës për të ndihmuar të tjerët, kur kishte një hapje për të luajtur një rol të vogël në diçka shumë më të madhe se unë, unë ndiej një sasi të vogël kënaqësie të vërtetë dhe njëfarë paqeje të vërtetë.
Presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris folën dhe ndanë sinqerisht në një mënyrë shumë personale me mua dhe gratë e tjera të guximshme të pranishme. Ne ishim thirrur dhe erdhëm për të dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Kongresit të ShBA-së nëntorin e kaluar – gjë që çoi në miratimin e projektligjit në Senat, më pas në tryezën e Presidentit për nënshkrim të enjten. POTUS & VP nuk mund të ishin më të vërtetë, të pranishëm dhe më të hirshëm.
Kongresmenja Cheri Bustos dhe kolegët e saj në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit nga të dyja anët e rreshtit, një faleminderit të madhe nga zemra për udhëheqjen dhe guximin tuaj. Ju përmirësoni jetën me këtë legjislacion.
Përshëndetje të mëdha për Gretchen Carlson, i cili ka qenë i palëkundur në shtyrjen e këtij projektligji drejt fitores së tij dypartiake.
Ka më shumë për të bërë. Siç tha VP-ja jonë në fjalët e saj hyrëse, të radhës duhet të jenë shfuqizimi më i gjerë i ‘arbitrazhit të detyruar’ për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve amerikanë në kontekstin e vjedhjes së pagave, diskriminimit racor dhe praktikave të padrejta të punës. Kjo nuk është partiake; siç tha ajo, bëhet fjalë për të drejtën kundër të gabuarës. Është e mirë për të gjithë punëtorët dhe për punëdhënësit gjithashtu.
Faleminderit nga thellësia e zemrës familjes sime, përgjimeve dhe fansave për mbështetjen tuaj të qëndrueshme”, shkroi aktorja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram. /KultPlus.com
Në qendrën lidhëse të komunitetit, The Bridge Gjilan u shënua për nder të ditës së gruas ekspozita ,,Nderimi i Gruas”.
Ekspozita ishte e hapur për 4 orë, ku përgjatë kesaj kohe dashamirësit e artit patën mundësinë të shijojnë punimet nga artistë gjilanasë: Diellza Kurteshi e cila u prezantua me 8 piktura të cilat më heret ishin prezantuar në Milano të Italisë, Ajshja me koleksionin “Alive” të punimeve, Elda me pikturen ,, Diversity” si dhe Edi Shefkiu.
Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Gjilan Kushtrim Zeqiri përgjatë vizitës së tij uroi artistët për punimet e tyre.
Për cdo grua, vajzë dhe nënë u dhuruan lule të freskëta ne shenjë mirënjohje dhe nderimi. /KultPlus.com