Në garat e Kupës Botërore të Gjimnastikës Artistike në Katar, organizatorët u detyruan që të mbanin dy ceremoni çmimesh, kjo për faktin se gjimnastja ukrainase 15-vjeçare Daniela Batrona refuzoi të dilte në podium me rusët, transmeton KultPlus.
Së pari, një vajzë ukrainase doli në podium, duke festuar me flamurin kombëtar të Ukrainës. Dhe pas saj, atletet neutrale Victoria Listunova dhe Maria Minaeva u lejuan atje.
Daniela Batrona është një nga pjesëmarrëset më të reja në fazat e Kupës së Botës në 2022. Ajo ka lindur në rajonin e Rivne dhe në të kaluarën ka qenë dy herë fituese e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike për Junior.
Ajo fitoi medaljen e parë në karrierën e saj në nivelin e të rriturve në Cottbus të Gjermanisë, ku fitoi medaljen e artë, pas së cilës shkoi në skenën e Kupës së Botës në Katar. Këtu, përveç bronzit, ukrainasi fitoi edhe medaljen e argjendtë në ushtrimet e lira.
Garat në Katar ishin të fundit për atletët nga Rusia dhe Bjellorusia – ata nuk do të mund të konkurrojnë në garat e ardhshme për shkak të pezullimit. /KultPlus.com
Cineplexx organizon eventin “Women’s Day” për nder të Ditës së Grave ku ka bërë një super-ofertë me filmat më të shikuar në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren.
Më 8 Mars, mund ta kaloni Ditën Ndërkombëtare të Grave nën shoqërinë e filmave më të shikuara të gjinisë femëror në Cineplexx. Dy filmat të cilët do të shfaqen këtë ditë janë, Zgjoi, një dramë e suksesshme vendore e cila ka thyer rekorde te shikueshmërisë dhe Marry Me, një komedi/romancë nga mbretëresha e këtij zhanri, Jennifer Lopez. Duke e shikuar njërin nga këta filmat ju mund te përfitoni nga super-oferta: 1 biletë, 1 Popcorn M, 1 pije 0.5L për vetëm 5.90€.
Filmi përcjellë Fahrijen (Yllka Gashi) e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë përpos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.
Ngjarja e filmit zhvillohet rreth yllit të muzikës, Kat Valdez (Jennifer Lopez) e cila bashkë me Bastian (Maluma) do të martoheshin drejtpërdrejtë përpara një audience botërore fansash. Por kur Kat mëson shumë pak sekonda para premtimeve të saj, se Bastian e ka tradhëtuar, ajo vendos të martohet me Charlien (Owen Wilson), një të panjohur prej publikut. Ndërsa rrethanat komplikohen për çiftin e porsamartuar, ata duhet te vendosin nëse dy njerëz nga bota kaq të ndryshme mund ta gjejnë dashurinë e vërtetë së bashku.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. /KultPlus.com
Kolegji Universum si lider i ndërkombtarizimit hap thirrjen për bursa semestrale ne 152 universitete ne 28 shtete te Evropës dhe Turqi. Bursat vlejnë për të gjithë studentët e Kolegjit Universum, te gjitha kampuset, niveli Bachelor & Master.
Deri tani Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me 152 universitete në 28 shtete të Evropës dhe Turqi. Shiko listen e plotë të Universiteteve Partnere https://www.universum-ks.org/sq/bursa-nderkombetare/
Deri tani 546 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.
Ftohen të gjithë studentët e Kolegjit Universum të nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë për shkëmbim semestral në këto universitete (kliko ketu per listen e plote).
Një nga përfitueset e bursave për shkëmbim semestral është edhe studentja Verona Kolgeci, për përvojen e saj gjatë shkëmbimit në Belgjikë ajo thotë: “Unë jam Verona Kolgeci studente në Universum dhe përfituse e bursës 100%. Tani jam në vitin e dytë në drejtimin Shkenca Kompjuterike niveli bachelor. Gjatë studimeve në vitin e parë kam qenë e angazhuar edhe me punë praktike, kjo eksperiencë ka qenë shumë e mirë. Jam përfituese e bursës për studime jashtë vendit në Thomas More University of Applied Science në Belgjikë. E gjitha ka qenë një eksperience shumë e mirë e cila më ka shtyrë drejt zhvilimit edukativo-arsimor dhe personal. Mesazhi im për studentërt tjerë është që të marrin çdo mundësi që i shfaqet sepse sa do e vogel të duket në fillim do të ketë një ndikim shumë të madh në jetën e tyre dhe do t’i ndihmojë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”.
Filmi ‘Zgjoi’ me regji dhe skenar nga Blerta Basholli bëri që emri i Kosovës të përmendet në vende të ndryshme të botës vitin e kaluar dhe një gjë e tillë po e përcjell edhe këtë vit, shkruan KultPlus.
Aktualisht, ‘Zgjoi’ është duke u shfaqur nëpër kinematë e Spanjës, derisa atje ka marrë vëmendjen e shumë mediave spanjolle.
Këtu mund të gjeni shkrimet e disa prej tyre:
“Një grua kundër patriarkatit në Kosovë. Regjisorja kosovare, Blerta Basholli na shfaq luftën në vendin e saj nga këndvështrimi i grave, duke marrë si referencë një histori të vërtetë, atë të një të veje që ka hapur një biznes në kundërshtim me përditshmëritë e shoqërisë” – El Periodico
“Blerta Basholli: ‘Komuniteti i grave është ashtu siç duhet’. Regjisorja kosovare, Blerta Basholli debuton në metrazh të gjatë me një film të bazuar në realitet, një histori frymëzuese që u jep të drejtë grave dhe denoncon shoqërinë patriarkale” – La Gran Ilusion
“’Zgjoi’ i bazuar në një histori të vërtetë, tregon vështirësitë e një gruaje që kërkon të punojë në një mjedis patriarkat” – La Vanguardia
“Blerta Basholli, regjisorja e ‘Zgjoit’: Politikanët serbë shfrytëzojnë inatet e vjetra për të fituar vota. I shpërblyer në Festivalet e Filmit në Sundance dhe atë në Valladolid, kineastja kosovare është frymëzuar nga një historie e vërtetë e një gruaje e cila hapi një biznes bashkë me gra të tjera në një shoqëri rrënjësisht patriarkale” – El Espanol
“Blerta Basholli, regjisorja e ‘Zgjoit’: “Shpresoj që kjo histori të jetë frymëzues për gratë” – Abc.es
“Blerta Basholli: Është një brez i tërë që nuk e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë” – Larazon
“’Zgjoi’: Gruaja që sfidoi shoqërinë patriarkale, duke mësuar që të vozisë veturë, në Kosovën e pas luftës. Filmi i Blerta Bashollit, kandidati i Kosovës për ‘Oscars’ shpalos rrëfimin e grave që bashkohen në kohë lufte” – El Diario
“Filmi i parë i gjatë i regjisores kosovare, Blerta Basholli, tregon historinë frymëzuese të një grup grash dhe luftën, këmbënguljen e zgjuarsinë e tyre” – Cineuropa
“Zgjoi” konsiderohet si filmi më i suksesshëm i shtetit të Kosovës, ku është shpërblyer me shumë çmime ndërkombetare dhe gjithashtu arriti të nominohej në listën e ngushtë për çmimiet Oscars. /KultPlus.com
Yjet kryesorë të popit janë zotuar se tani nuk do të kthehen më në Rusi për të performuar atje, për shkak të veprimeve që ka bërë kjo e fundit së fundmi, përcjell KultPlus.
Performanca në ahengjet luksoze të oligarkëve rusë ka qenë prej kohësh një tjetër anë fitimprurëse për disa nga yjet më të mëdhenj të popit të Britanisë. Kjo tani mund të jetë një gjë e së kaluarës.
Elton John dhe grupi rok Deep Purple, të cilët të dy janë paguar më parë për t’u paraqitur në ngjarje private për elitën e vendit, mbrëmë denoncuan pushtimin dhe kritikuan Kremlinin.
John, një kritik i hapur i qeverisë së Vladimir Putin, tha se ai nuk do të luante ndonjë shfaqje të mëtejshme në Rusi “ose për këdo që është i lidhur me regjimin”.
Deep Purple për vite të tëra është dashuruar nga Dmitry Medvedev, ish-kryeministri i Putinit, i cili tani po shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të vendit. /KultPlus.com
Blej dhuratën më të bukur për 8 Mars me lansime të reja, zbritje dhe dhurata për çdo blerje.
Për të festuar ditën e gruas blej dhuratë nga Narciso Rodriguez, Dolce Gabanna, Versace, Paco Rabanne, Carolina Herrera, Jean Paul Gaultier dhe Diesel me 20% zbritje.
Blej dhuratë me 50% zbritje në artikuj të caktuar të brendeve Gucci, Roberto Cavalli, Hugo Boss, Calvin Klein dhe 8% në të gjithë artikujt e tjerë.
Nëse jeni në mëdyshje për dhuratë bleni GIFT Certifikatë me çfarëdo vlere.
Me blerje të vlerave të ndryshme nga Lancome,Estee Lauder, Clarins, Giorgio Armani, Gucci fito dhuratë çanta të ndryshme, parfum dhe set make up.
EBC ( Elegance & Beauty Cosmetics ) ka tetë pika të shitjes të cilat ndodhen në këto lokacione:
1. Bregu i Diellit , Rr.Eqrem Qabej
2. Rr. Nëna Terezë
3. Rr.Garibaldi, perballë hotel Grand
4. ETC Fushë Kosovë
5. Royall Mall, Rruga B
6. Galeria M all, Prizren
7. Albi Mall, Veterrnik kati 0
8. Albi Mall, Veterrnik kati 1
Platforma për blerje online në të gjitha qytetet e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë: EBC SHOP/KultPlus.com
Institucionet kosovare dhe organizatat joqeveritare kanë organizuar sot një aktivitet në qendër të Prishtinës në solidarizim me popullin ukrainas, shkruan KultPlus.
Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjithashtu, në këtë protestë ka qenë e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila para mediave tha se ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës e rikthen Kosovën në kohë.
“Natyrisht që ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës në këto momente na rikthen kujtimet e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetar të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nga regjimi gjenocidial i Serbisë. Prandaj edhe jemi bashkuar botës demokratike jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet qe po i kryen krimineli i luftës diktatori Putin”.
Sa i përket Kosovës dhe mbështetjes së saj për Ukrainën, e parja e shtetit thotë se institucionet kanë treguar gatishmëri me aq kapacitete që i kanë.
“Institucionet tona kanë treguar gatishmëri që të gjitha ato kapacitete që i kemi dhe që kanë ndërtuar në ndërkohë për pritjen e refugjatëve nga Ukraina ti shfrytëzojmë… Kosova ka treguar gatishmëri që t’i jep mbështetje dhe mikpritje edhe gazetarëve nga Ukraina në mënyrë që ata jo vetëm të vendosen në Kosovë por edhe të vazhdojnë ta kryejnë punën e gazetarisë e raportimit këtu nga një vend u sigurte, pra nga republika e Kosovës”.
Ukraina është duke kaluar nëpër momente shumë të vështira pas pushtimit nga Rusia, e ndërkohë janë duke u zhvilluar disa takime mes palëve për të gjetur një marrëveshje. /KultPlus.com
Me portretin e një gruaje shqiptare që simbolizon luftën ndaj patriarkatit, artistja Shqipe Kamberi do të merr pjesë në edicionin e pestë të “Art Connects Women” që do të hapet më 8 mars në Dubai, e që Shqipe Kamberi përfaqëson Kosovën në këtë ekspozitë të madhe, ku marrin pjesë 115 shtete, shkruan KultPlus.
Kjo vepër e Shqipe Kamberit është vepër nga cikli i punimeve të autores “Nusja” dhe në ekspozitën e Dubait është përfshirë me organizim të ZeeArts, por e veçanta e kësaj ekspozite është se do të mbahet nën patronatin e UNESCO-s.
“Rise to Rejoice” është titulluar kjo ekspozitë që përfshinë vetëm artiste gra, dhe i dedikohet ekskluzivisht gruas.
Shqipe Kamberi ka thënë për KultPlus se ndihet e nderuar që vepra e saj do të ekspozohet bashkë me artistët e 115 shteteve, dhe sidomos edhe për faktin që kjo ekspozitë i dedikohet gruas, por që në të njëjtën kohë është nën patronatin e UNESCO-s.
Ekspozita “Rise to Rejoice” do të hapet më 8 mars dhe do rri e hapur deri më 11 mars, mbrëmje kur edhe do të ndahen çmimet për këtë edicion. Përgjatë kësaj ekspozite do të jetë edhe një panel diskutimi me temën “Transforming the Arts and Cultural Ecosystem”. / KultPlus.com
Netflix ka pezulluar shërbimin e tij në Rusi për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, shërbimi i transmetimit kishte njoftuar se do të ndalonte të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme nga Rusia, duke u bashkuar me një listë në rritje të kompanive që kanë ndërprerë lidhjet me vendin.
Netflix kishte katër origjinale ruse në punë, duke përfshirë një serial ‘trailer’ krimi me regji të Dasha Zhuk, i cili po xhirohej dhe që atëherë është lënë në pritje. Netflix gjithashtu kohët e fundit refuzoi të transmetonte 20 kanale ruse të propagandës pa pagesë, të cilat duhej t’i transmetonte sipas ligjit rus.
Tani, kompania po ndërmerr një hap shtesë për të mbyllur plotësisht shërbimin e saj, shkruan Variety.
“Duke pasur parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, tha një zëdhënës i Netflix.
Goditja ekonomike me të cilën Rusia është përballur pas vendimit të saj për të shkuar në luftë me Ukrainën ka qenë intensive.
Jo vetëm që vendi po përballet me sanksione të gjera, por shumë korporata dhe organizata janë tërhequr nga Rusia.
Kompani si Microsoft, Apple dhe Dell kanë njoftuar se kanë pezulluar shitjet në vend, ndërsa Ikea ka mbyllur dyqanet dhe Nike ka thënë se nuk do të përmbushë më porositë online.
Në planin argëtues, të gjitha studiot kryesore kanë njoftuar se do të ndalojnë së shfaquri filmat e tyre në Rusi.
Netflix është disi një i sapoardhur në Rusi. Platforma filloi shërbimin e saj në 2016 dhe ka një prani relativisht të vogël, me afërsisht një milion abonentë. Transmetuesi ka 222 milionë abonentë në mbarë botën dhe operon shërbimin si një sipërmarrje e përbashkët me Grupin Kombëtar të Medias të Rusisë.
Netflix gjithashtu njoftoi së fundmi se do ta bënte dokumentarin e tij të vitit 2015 “Winter on Fire: Ukraina’s Fight for Freedom”, të disponueshëm për t’u parë falas.
Filmi përqendrohet në protestat e Euromaidanit në Ukrainë, të cilat u nxitën nga vendimi i ish-presidentit Viktor Janukoviç për të mos nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe në vend të kësaj zgjodhi të forcojë lidhjet me Rusinë. Këto protesta përfundimisht rezultuan në rrëzimin e Yanukovych. Ai gjithashtu përkeqësoi tensionet me Rusinë, me Vladimir Putin që përdori përmbysjen si një pretekst për pushtimin dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Ukraina.
Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ka shkaktuar një krizë humanitare dhe refugjatësh, së bashku me frikën në rritje se mund të shkaktojë një konflikt bërthamor./ KultPlus.com
Sot janë bërë plot 135 vjet që nga dita kur në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, ditë që përmbushi aspiratat e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare, shkruan KultPlus.
Data 7 mars 1887 shënon ditën kur në Korçë u krijua shkolla e parë zyrtare shqipe. Shkolla ishte në qendër të qytetit dhe mblodhi shumë studentë, djem dhe vajza. KultPlus ju sjellë një fotografi nga nxënësit dhe mësimdhënësit e asaj kohë që shijuan ditët e para të mësimit në këtë shkollë.
Mësuesit e parë të kësaj shkolle ishin: Pandeli Sotiri, Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Janko Minxha, Nuçi Naçi, Thanas Nona, Hafiz Ali Korça, Kristaq Vaja dhe Nikollaq Zografi.
Mësuesi dhe drejtoru i parë i saj – Pandeli Sotiri, e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës.
Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta.
Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik. / KultPlus.com
Sot shënohet 135 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe, e cila u hap në vitin 1887 në Korçë, në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, shkruan KultPlus.
Arsimi është arma më e fuqishme dhe e vetmja rrugë drejt zhvillimit të shoqërisë
Sot për nder të ditës së mësuesit, KultPlus ju sjell thënien e njohur të shkrimtarit të njohur francez, Viktor Hygo.
‘Kush hap një shkollë, mbyll një burg’ / KultPlus.com
Mbrëmjen e së shtunës, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, u mbajt mbrëmja e poezisë “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars” organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, në shënim të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përcjell KultPlus.
Kjo ngjarje, përveç poezive me vargje fuqizuese dhe frymëzuese kushtuar grave e që u interpretuan nga artistët rezidentë të ‘Artpolis’, u shënua edhe më një sërë aktivitetesh të tjera që përfshinin të ftuarën speciale, shkrimtaren Elvira Dones, sopranon Besa Llugiqi, shkrimtaren e gazetaren Ilire Zajmi, aktorin dhe poetin Shpetim Selmani, këngëtaren e kantautoren me origjinë shqiptare nga Belgjika’ Ceylan Taci si dhe kërcimtarët e Noa Dance Theatre me koreograf Robert Nuha që i shtuan magjinë kësaj nate me vallëzim kontemporan.
Mbrëmja e poezisë “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars”, e cila mëton të fuqizojë gratë mbijetuese të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, u moderua nga Zana Hoxha, themeluese dhe drejtoreshë e ‘Artpolis’.
Nën tingujt e pianos që udhëhiqej nga Alzan Gashi, aktivitetet në këtë mbrëmje nisën me këngën ‘Unë vendos’ të Hana Cakulit, interpretuar nga artistet e ‘Artpolis’, Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Kaltrinë Zeneli, Qëndresa Kajtazi dhe Zhaneta Xhemajli. Kjo mbrëmje u përcoll edhe me interpretimin e katër poezive. Artistet e ‘Artpolis’ interpretuan ‘Mora lule sot’ nga Paulette Kelly, ‘Do t’shkruaj letra’ nga Vera Pavlova, ‘Mos fajësoni askënd’ nga Pablo Neruda dhe ‘Dhuna’ nga Erich Fried,
Më pas trupës së artistëve iu shtuan edhe Edlir Gashi dhe Mikel Markaj duke dhuruar një emocion të pashoq me interpretimin e këngëve ‘Ditë Dimri’ dhe ‘Fërfëlloj fëllënza në ujë’.
Në ktë mbrëmje, Shpëtim Selmani, Donikë Ahmeti, Mikel Markaj, Edlir Gashi lexuan një bllok me poezi në shenjë solidarimi me popullin ukrainas pas pushtimit nga Rusia.
“Ne si një qendër e tillë, si artistë dhe artiste të angazhuara nuk mund të bëheshim sikur kjo ngjarje nuk po ndodhë. E dimë që Ukraina po kalon nëpër një luftë të tmerrshme për shkak të agresionit rus dhe ne e kemi obligim si qyetarë të kësaj bote të jemi në solidaritet. Shpresojmë që përmes artit tonë të kontribuojë në një ndërgjegjësim që lufta të ndalet, të ketë paqe dhe drejtësi kudo në botë” – tha moderatorja Hoxha.
Emocioni në sallën e Teatrit Kombëtar u shtua edhe më shumë pas performancës së artistëve të Noa Dance Theathre, si zë i grave të pambrojtura, atyre që shtuan numrin e statistikave të grave që u vranë nga burrat e tyre.
Aktiviteteve të shumta që shënuan këtë mbrëmje, iu bashkua edhe këngëtarja dhe kantautorja me origjinë shqiptare, Ceylan Taci, e cila përveç që interpretoi këngët e saj në shqip ‘Kajti daja’ dhe ‘Ta qes lëkurën në tokë’, tregoi para publikut historinë se si filloi të mësojë e të shkruajë në gjuhën shqipe.
“E gjitha ka fillu në Theth, në Shqipërinë Veriore. Isha duke ecë nëpër kodra e më dukej sikur më flisnin kodrat, e ma tregojshin historinë tem e më detyronin të flas në shqip. U ktheva në Belgjikë e ja nisa me shkrujt në shqip, me fjalë të thjeshta, me imazhe. E fillova me shkru shqip kur vdiq baba, e kur vdiq nana, s’pata me kon me fol, ja nisa me shkrujt, qe historia” – tha Taci, e cila dhuroi emocione të përziera në sallë me rrëfimin e saj dhe performancën e këngëve, përcjell KultPlus.
Në këtë mbrëmje që gërshetoi dhimbjen, forcën, mbështjen, solidarizimin, nuk munguan edhe poezitë për dashurinë që u lexuan nga artistët e ‘Artpolis’.
Dalëngaladë, mbrëmja arriti kulmin e saj, në pjesën ku shkrimtarja Ilire Zajmi intervistoi të ftuarën speciale, Elvira Dones e cila është një romanciere, skenariste dhe producente e filmave dokumentarë shqiptarë. Është romanciere dhe shkrimtare dygjuhëshe (shqip dhe italisht). Ajo ka botuar shtatë romane, dy përmbledhje me tregime të shkurtra, ka shkruar disa skenarë dhe ka drejtuar një seri dokumentarësh për Radion Publike Zvicerane. Romanet e saj janë përkthyer në disa gjuhë.
Dones filloi të flasë për pozitën e gruas në Shqipëri, duke e lidhur me librin e saj ‘Yjet nuk vishen kështu’ për të cilin ajo thotë se është libri i vetëm që nuk do të donte ta kishte shkruar.
“Do të kisha dashur të mos e kisha shkruar sepse ajo faqe e zezë e shoqërisë shqiptare, ajo anë e errët që doli pas ndryshimit të regjimit në Shqipëri dhe ato vite që ishin qeveri pa qeveri, në ato vite filloi kriminaliteti dhe vajzat shqëiptare, merreshin nga shkollat, mashtroheshin se do t’i gjenin punë në Itali, Francë. Dhe këto vajza disa vinin nga familje të varfëra e disa nuk vinin nga familje të varfëra. Disa prej tyre u tradhëtuan nga të fejuarit, nga të dashurit, nga vëllezërit nga baballarët nganjëherë.” – u përgjigj Dones teksa shton se gruaja shqiptare vazhdon të jetë e shtypur
Duke qenë se subjekt në librat e Elvira Dones janë gratë, fenomone e histori të dhimshme. Autorja tregon se pse trajton pikërisht këto tema.
“Mua më interesojnë të tregoj dritëhijet dhe hijet, më intereson të tregoj histori të njerëzve që nuk ndodhin tek çdo njeri. Ne, shqiptarët, kosovarët, kemi histori të dhimbshme, nëse nuk e shkruajmë ne historinë tonë, atëherë kush do ta shkruajë. Kam dashur të tregoj këto faqe të errëta jo vetëm shqiptare por edhe histori të tjera. Më intereson të tregoj për fundin e botës, për ata të fundit që askush nuk i vështron, ata lypsarët që nganjëherë para tyre kalojmë drejt dhe vazhdojmë në jetën tonë të rregulluar, të stresuar por të privilegjuar.” – thotë ajo.
Dones dhe Zajmi flasin edhe për librin ‘Luftë e vogël e përkorë’, libër ky në të cilin autorja Dones ka trajtuar luftën e fundit në Kosovë.
“Erdha në Kosovë për herë të parë, katër muaj pas luftës, kur Prishtina dhe e gjithë Kosova ishte akoma gjysmë e rrënuar, mbante erë akoma luftë. Pastaj derisa arrita ta shkruaja librin u ktheva edhe pesë herë të tjera në Kosovë, për respekt ndaj viktimave. Nuk mund t’ia lejoja vetes të bëja fantazi mbi tragjedinë e Kosovës. Kisha nevojë të krijoja distancën time emotive, të shkruaja një libër, ashtu siç kishin ndodhur gjërat” – thotë autorja Dones, e cila shton se libri i saj për luftën në Kosovë, e vuri në vëmendjen e popullit zviceran dhe gjerman atë çfarë kishte ndodhur në Kosovë.
Pas këtij bashkëbisedimi, në skenë u ngjit sopranoja kosovare Besa Llugiqi e cila interpretoi këngët, “Për mu paska ken’ kismet” dhe “Në zaman t’njasaj furie”, duke e shtuar edhe më shumë laramaninë e kësaj mbrëmjeje.
E krejt në fund, iu dha mundësia edhe pjesëmarrësve në publik që të lexojnë disa nga poezitë e tyre. Një ndër ta ishte edhe Rrezarta Isma, e cila lexoi poezinë e saj në gjuhën angleze, inspiruar nga rrëfimet në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT.
Ky aktivitet u implementua nga Artpolis dhe u mbështet nga UNFPA Kosovë./ KultPlus.com
Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit, shkruan KultPlus.
Në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësishtë i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.
Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies, për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm ne luftën për liri dhe pavarësi.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 – 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit. / KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, së shpejti do të publikojë një këngë të re, shkruan KultPlus.
E njohur për zërin e saj magjik, Lipa ka bërë të ditur edhe datën se kur do të publikohet kënga e saj e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren Megan Thee Stallion.
Me një postim në “Instagram”, 26 vjeçarja ka publikuar një video me mbishkrimin “3/11”, dhe një sekuencë shumë të shkurtër nga kënga e re.
Lipa aktualisht është duke mbajtur koncertin e saj nëpër gjithë Amerikën, dhe ka qenë edhe pjesë e emisionit të natës “Night with Jimmy Fallon”. /KultPlus.com
Në vitin 1974, pak kohë para se të dalë nga burgu, Demaçi kërkon që në vizitë t’i vijnë edhe fëmijët.
Ata vijnë të shoqëruar nga halla, Ajshja. Për herë të parë në jetën e të dyve, takohen e flasin babë e bir, Adem e Shqiptar Demaçi. Shqiptari është 9 vjeçar.
Po për herë të parë ndërrojnë fjalë me njëri-tjetrin Adem dhe Abetare Demaci, vajza e tij tashmë 10 vjeçare, të cilën Demaçi e kishte lënë shtatëmuajshe.
“I shikoja në një mënyrë të ftohtë dhe nuk isha baba normal. Nata e fundit, e burgut të dytë ishte pafundësisht e gjatë, pikë gjumi nuk shtina në sy. Pas dhjetë vjetësh në burg, kisha ndjesinë sikur kisha ndejtë dhjetë vjet në frigorifer”.
Marrë nga libri, “Adem Demaçi biografi e pa autorizuar”, Shkëlzen Gashi. /KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për lajmin e tordanos shkatërruese që goditi të dielën shtetin Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.
Ai iu shprehu ngushëllime viktimave, derisa falënderoi autoritetet për reagimin.
“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter. /KultPlus.com
Saddened to hear news of the destructive tornado that has hit our friends in Iowa. Grateful for the actions of first responders and condolences to the families that lost their loved ones. pic.twitter.com/HgViLZBuf3
Kush i copëton zorrët e foshnjës 18 muajshe? Kush?
Kujt i plasë për foshnjën së cilës ia nënshkruam traktatin e vdekjes?
Kujt?
A del më shumë tym prej një ndërtese në gërmadha A prej një Putini A prej një njeriu mut A prej një foshnje që lëshoi të fundit klithmë sot?
Kë ta kapë për fyti tash kjo nënë? Kah t`ia mbajë këmbëve ky babë? Kush numëron sa pika gjak u shtrydhën nga një kokë e vogël e një foshnje? Kush i pastron të vjellurat e fëmijëve poshtë bombardimeve?
Në Ukrainë, Kirillin sot e vranë, Kirilli është i vrarë … se duhet të jetojë lufta, nafta, Kremlini, punëtorët nuklearë … të përgjakur, rrugëve jetojnë ukrainasit me kokën e çarë.
A buzëqesh sot, nëse ka Zot, ajo dorë e prekur prej një nëne ruse? … dora që vrau një bebe, një jetë të mbështjellur në çarshaf lufte … dora ruse, dora ruse, e vran Kirillin, po vran fetuse.
Në Ukrainë, Kirilli është tash në nëntokë … nuk i ha palla botës as atij mizorit për një fëmijë më pak … Kirill, gjuaje Putinin me granata, prej ku fle tash, o foshnje pafat, gjuaje me gjak… /KultPlus.com
Me një stil tejet të modernizuar dhe ndryshe nga e zakonshmja, shfaqja “Romeo dhe Zhulieta” e cila vjen si premiera e parë për vitin 2022 nga Baleti Kombëtar i Kosovës, hapjen do ta ketë në një mënyrë krejtësisht unike, me ç’rast publiku do të përjetojë një risi të pa ndjerë më parë nga trupa e baletit që do të frymojë për dashurinë nën një peizazh që i ka munguar botës deri më tani, shkruan KultPlus.
Ajo se çfarë dëgjohet qysh nga kati i sipërm së hapësirës për prova të trupës së baletit, është një muzikë sa e lehtë aq edhe intensive. Trupa e baletit në gjithë gjendjen kaotike dhe të bukur, nëpërmjet hapave, lëvizjeve trupore e kërcimeve, shpalosi dramë, butësi, humor dhe dhimbjen e zemrës që përkon me historinë legjendare të shfaqjes së bazuar në dramën e William Shakespeare.
E mbushur me luftime dramatike me shpata, hapa precize, kërcime që të lënë pa frymë e deri tek emocioni që shprehej nëpërmjet fytyrave të mbuluara me djersë të trupës së baletit, nuk ka dyshim se shfaqja do të sjell lojën mjeshtërore të emocioneve të fuqishme duke sjell në jetë jo vetëm dashurinë e dy protagonistëve por edhe mallin e humbjen së kësaj tragjedie epike.
Teksa lëvizjet dhe hapat magjepsëse të tyre lundrojnë në atmosferë, vëmendja e tyre bie direkt tek zëri i koreografit Konstantin Uralsky, i cili së bashku me asistentin e tij udhëzojnë trupën nën komandën e tyre besnike. Si një dukuri e shenjtë, vallëzimi i tyre tashmë kalonte përtej lodhjes trupore, duke u shndërruar në një kryevepër që dukshëm do të lë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës më 24 mars.
“Romeo dhe Zhulieta”, konsiderohet se do të luhet në një mënyrë tërësisht të re, në diçka që nuk është parë ende. Duke u dalluar nga stili tradicional i shfaqjes, koreografi Uralsky tenton që këndvështrimi i tij të jehojë jo vetëm mbi dashurinë e dy të rinjve, por të arrijë edhe deri tek filozofitë e tjera që ndërthuren në atë shfaqje. Andaj dhe kjo cilësohet të jetë diçka që do t’i përket vetëm Teatrit Kombëtar të Kosovës ngaqë elementet e reja po vinë për herë të parë nga vetë koreografi i cili këto elemente nuk i ka sjell asnjëherë më parë në jetën e tij.
Duke kujtuar bashkëpunimin mes Baletit Kombëtar të Kosovës dhe koreografit Uralsky në vitin 2009, ky bashkëpunim i radhës që po vjen së shpejti, duket se do të emocionojë publikun si asnjëherë më parë. Ndonëse, provat kanë filluar qysh nga dita e hënë, me një periudhë të shkurtër kohore, Baleti Kombëtar i Kosovës, beson se do të arrijë që shfaqja të gjejë fundin me një perfeksion të jashtëzakonshëm.
Për të na folur për shfaqjen, atmosferën dhe provat para një premiere që është kaq afër, për KultPlus tregon koreografi Konstantin Uralsky.
“’Romeo dhe Zhulieta’ është një kryevepër e famshme dhe e përjetshme e William Shakespeare e cila ndoshta është në skenë që nga viti 1935. Ka opera, filma, ka gjithçka, kështu që njerëzit janë shumë të njohur me historinë. Është një histori për dashurinë, jetën, vdekjen dhe konkretisht në lidhje me këtë shfaqje, ajo që po bëjmë nuk është aq e lehtë sepse nuk po përpiqemi ta bëjmë në mënyrë tradicionale, por të sjellim diçka të re. Diçka që do t’i përkasë vetëm këtij grupi njerëzish, vetëm këtij teatri. Pra, këndvështrimi im për këtë është më shumë se vetëm për dashurinë e dy të rinjve që takohen me njëri-tjetrin në një situatë shumë të diskutueshme”, thotë Uralsky.
Sipas tij, nëse e shikojmë në aspektin filozofik, në mënyrën se si paraqitet, është një balet bashkëkohor, jo domosdoshmërisht në një teknikë kërcimi sepse i përket baletit klasik bashkëkohor. Pra, ai po sjell elemente të një teatri bashkëkohor në të dhe që do të ketë edhe shumë surpriza.
“Ne do të kemi disa elemente të papritura në duart tona që do të luhen dhe kjo është arsyeja pse publiku do të jetë absolutisht i emocionuar për t’i parë ato.”
Për të, ndonjëherë njerëzit nuk mendojnë se sa lehtë mund të humbasin jetën dhe ndonjëherë performanca është jeta e tyre dhe kjo është arsyeja pse ai po përpiqet të vendosë elemente që nuk i ka bërë kurrë më parë në jetën e tij.
“Provat janë shumë emocionuese. Unë kam qenë këtu në vitin 2009 dhe shumë nga kërcimtarët janë ende të njëjtët kërcimtarë. Është shumë e mrekullueshme të punosh me një kompani të re e cila është kaq e etur për të marrë nga ju, për të mësuar nga ju dhe për të ecur përpara. Ata janë shumë të interesuar për shfaqjen dhe kjo është arsyeja pse unë po e shijoj kaq shumë”, përfundon Uralsky.
Ndërsa se si erdhi bashkëpunimi i dytë me koreografin Uralsky, na tregon edhe balerini Kreshnik Musolli.
“Bashkëpunimin e parë e kemi pasur në vitin 2009 ku mbaj mend se ka qenë një shfaqje fantastike e cila është pëlqyer mjaft shumë nga publiku dhe që nga ajo kohë kemi mbajtur një kontakt shumë të afërt me koreografin, i cili për ne është njeri shumë i rëndësishëm. E kemi parasysh se ardhja e një shtetasi amerikano-rus në atë kohë nuk ka qenë diçka e lehtë dhe për të gjithë ne ka qenë një surprizë se si kemi arritur bashkëpunimin me të. Gjithashtu, prej anës së tij, ai nuk pati ditur se çfarë të pres nga ne por mund të them se është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur. Për këtë arsye, kur e ftova vitin e kaluar për të nisur përgatitjet për këtë shfaqje, ka pranuar ftesën me një entuziazëm të madh”, thotë Musolli.
Sipas tij, provat kanë filluar qysh nga dita e hënë dhe deri më tani materiali koreografik konsiderohet të jetë mjaft shumë i mësuar.
“Është një kohë shumë e shkurtër mirëpo jemi duke punuar intensivisht që të sjellim një premierë të suksesshme si çdo herë dhe të sjellim një këndvështrim tjetër ndaj “Romeo dhe Zhulieta”. Kjo shfaqje kësaj here është modernizuar me shumë gjëra dhe të cilat vetë ne po i mësojmë ditë pas dite për arsye se nuk na është treguar që nga fillimi saktësisht se çka do të bëjë ai. Po e shohim si një proces mjaft interesant sepse po punojmë me një koreograf me renome botërore. Është një nder që atë ta kemi në mesin tonë dhe shpresojmë që ta kemi edhe në të ardhmen”, thotë ai.
Duke pasur parasysh se Baleti Kombëtar i Kosovës ka realizuar tri premiera në një situatë pandemike dhe tani po e sjell të katërtën me radhë, Musolli tutje tregon se kjo shfaqje dhe pse e realizuar në këto kushte me të cilat janë mësuar tashmë, sjell një hapje ku ngjarjet futen dalëngadalë dhe tejet interesante përbrenda shfaqjes.
“Mënyra se ai e nis shfaqjen është tejet e bukur dhe mendoj se do të jetë një risi për publikun por edhe për balerinët që shfaqja nuk do të filloj vetëm si shfaqje por e ka edhe një fillim pak më interesant që fut ngjarjet dalëngadalë.”
Se si po zhvillohen provat për një hapje interesante dhe për bartjen e një roli kryesor siç është ‘Romeo’, për KultPlus tregon edhe balerini Sead Vuniqi.
“Kjo është java e parë që kemi nisur me prova. Për momentin gjithçka po shkon mirë dhe normal që tash problemi është se koha është shumë e limituar dhe janë diku afër njëzet ditë për të krijuar një lloj vepre siç është “Romeo dhe Zhulieta”. Jemi duke e stërzgjatur edhe provat dhe orarin në mënyrë që të arrijmë të përfundojmë procesin e punës dhe të realizojmë shfaqjen në kohë”, thotë Vuniqi.
Sipas tij, roli i Romeo-s është një privilegj për t’u luajtur dhe është një ndjenjë e mirë për shkak se është një vepër e Shekspirit, vepër kjo e veçantë që atij po i dhuron shumë ndjenja të ndryshme, duke inkuadruar dhe muzikën e çdo gjë tjetër.
“Zakonisht ne kemi shumë shfaqje të ndryshme të baletit por këto klasiket e bëjnë më të veçantë për arsye se baleti klasik është një shkollë ndryshe e një balet krejt ndryshe prej arteve tjera për arsye të sfidës që posedon. Njëkohësisht, jemi tërë kohën në tension për të bërë më të mirën sepse lëvizjet e baletit klasik janë shumë të vështira dhe gjithmonë kjo e bënë pak më të veçantë, duke nisur edhe nga ndjeshmëria dhe gjithçka rreth saj. Pra, thjesht të sjell emocione ndryshe”, përfundon Vuniqi.
Ndërsa, për të na treguar më shumë rreth rolit të saj si ‘Zhulieta’, për KultPlus foli balerina Leonora Rexhepi.
“Për të bartur rolin kryesor natyrisht është një ndjenjë shumë e veçantë dhe po ndihem shumë mirë. Pa diskutim se është një privilegj i madh dhe do mundohem ta jap maksimumin tim. Të gjitha rolet që kanë të bëjnë me dashurinë e ndjenjat, janë më të ndjeshme dhe mendoj që aty e kam pikën më të dobët dhe se mund ta jap më të mirën time”, thotë ajo.
Sipas saj, është diçka krejt ndryshe dhe mendon se do t’ia dali shumë mirë në fund, dhe pse shfaqjen të tërën në tërësi nuk e kanë parë as trupa e baletit.
“Për gjithë këto vite, ne me të vërtetë jetojmë për duartrokitjet e publikut.”
Premiera e shfaqjes “Romeo dhe Zhulieta” vjen me datë 24 mars. Ndërkaq, repriza e parë vjen me datë 25 mars. / KultPlus.com
Politikani nga New York, Ritchie Torres, po vazhdon ta mbështes fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Alenancën Veriatlntike, shkruan KultPlus.
Thirrjet e tij të vazhdueshme për anëtësim të Kosovës në NATO, tani kanë marrë një adresë tjetër, pasi i ka dërguar një letër edhe Presidentit Joe Biden dhe sekretarit të përgjithshëm të shtetit, Antony Blinken, pasi kjo do t’i kontribuonte rritjes së sigurisë në rajon.
“Kosova, një aleate e fortë e SHBA-së në Evropën Juglindore, duhet të pranohet në #NATO. I bëj thirrje Presidenit Biden dhe Sekretarit Blinken të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare. Ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë në mes të krizës së vazhdueshme të sigurisë në rajon”, ka shkruar Torres.
Ai përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ka publikuar edhe letrën letrën dërguar presidentit Biden dhe sekretarit të Shtetit Blinken, në të cilin ndër tjera, kërkon që SHBA të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-atlantike.
“Derisa Rusia po vazhdon të sillet si një akter joracional dhe Serbia po i forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është e rëndësishme që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën që t’i bashkëngjitet NATO-s. Me zhvillimet e shpejta të situatës së sigurisë në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë Kosovën dhe të sigurojmë se ata do t’i bashkëngjiten NATO-s si një vend anëtar”, thuhet ndër tjera në letër. /KultPlus.com
“In a letter sent to President Biden and Secretary of State Antony Blinken on Friday, Rep. Torres asserted the small Balkan nation is a close and loyal US ally and should join the alliance as a way to counter Russian influence in the region.” Via @nyposthttps://t.co/Qswmq67nu5pic.twitter.com/JbrZMWU2Gp
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar së fundmi me pasardhësit e familjes Jashari, shkruan KultPlus.
Në kuadër të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit kanë takuar edhe pasardhësit e familjes Jashari.
Në një fotografi të postuar nga Osmani shihen Rifat Jashari së bashku me Bekim Jashari dhe fëmijët e tjerë të familjes.
“Liria triumfoi mbi robërinë! Çlirimtarët triumfuan mbi pushtuesit! E mira triumfoi mbi ligësinë! Jeta triumfoi mbi vdekjen!”, ishte mbishkrimi i Osmanit në “Facebook”.
Ky vit shënon 24 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari në luftën e fundit në Kosovë. /KultPlus.com