Një koreograf rus në premierën e Baletit Kombëtar të Kosovës

Përderisa shumë festivale botërore, organizata sportive, bienale dhe shumë aktivitete të ndryshme janë duke i penalizuar pjesëmarrësit rus, Baleti Kombëtar i Kosovës ka paralajmëruar për premierën e këtij muaji, por që ka rastisë të jetë koreografi rus.

Shfaqja “Romeo dhe Zhulieta” me koreografin rus Konstatin Urlasky, është paraparë të jepet premierë më 24 mars.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Kreshnik Musolli ka thënë për KultPlus se tashmë kanë filluar provat e kësaj shfaqje.

Se nëse do të anulohet kjo shfaqje, duke pas parasysh se shumë festivale prestigjioze kanë anuluar tashmë shfaqjet, koncertet dhe shumë aktivitete tjera sportive me pjesëmarrës rus, Kreshnik Musolli ka thënë se nuk do të këtë ndonjë ndryshim.

“Kjo shfaqje ka qenë e planifikuar tash e sa muaj, ne kemi filluar provat, dhe se nuk do të ketë ndonjë ndryshim në lidhje me këtë shfaqje. Konstatin Urlasky nuk është një njeri që mbështetë Putinin, andaj nuk kem arsye që të anulojmë shfaqjen”, ka thënë Musolli për KultPlus.

Ndërkohë, përpos asaj që në këtë shfaqje ka rastistë të jetë një koreograf rus, edhe menaxhmenti i Teatrit Kombëtar i Kosovës nuk është treguar i kujdesshëm me rezervimin e datës për këtë shfaqje. Duke kujtuar që 24 marsi është datë kur edhe kanë filluar bombardimet e NATO-s në Kosovë. Lista e sporteve ku nuk mund të garojë Rusia janë : Futboll, Basketboll, Volejboll, Atletikë, Xhudo, Taekwondo, Skitari, Hokej, Patinazh, Biatlon, Not, Formula 1. // KultPlus.com

Zyra e BE-së u bën thirrje deputetëve të miratojnë Kodin Civil

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë përmes një deklarate për media, u ka bërë thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin Civil.

BE thotë se dështimi i miratimit të këtij kodi do të ketë pasoja serioze negative në shumë aspekte të jetës së qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës, si dhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

“Kodi Civil do të rregullojë konceptet juridike moderne lidhur me detyrimet kontraktuale, të drejtat pronësore, marrëdhëniet familjare dhe të drejtat e trashëgimisë. Kodi Civil sjell një avancim shumë të nevojshëm në zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit dhe në gjendjen e disa prej sektorëve më të cenueshëm të shoqërisë kosovare, veçanërisht të grave dhe fëmijëve si dhe të personave LGBTI. Të drejtat e fëmijëve janë avancuar në tekst duke përcaktuar se organi kompetent (gjykata) gjithmonë vendos në interesin e tyre. Gjithashtu, janë sqaruar dispozitat lidhur me trajtimin e fëmijëve të braktisur ose pa përkujdesje prindërore, si dhe e drejta për t’u dëgjuar në moshën 6 vjeçare. Kur bëhet fjalë për barazinë gjinore, pasuria e përbashkët e bashkëshortëve do të jetë e barabartë (50 me 50). Për të shmangur martesat e të miturve, është e ndaluar martesa nën moshën 18 vjeçare siç rekomandohet në vendet e BE-së. Gratë kanë të drejtë për procedura të barabarta dhe transparente në lidhje me divorcin dhe trashëgiminë para noterëve dhe gjykatave”.

BE thotë se deputetët duhet të marrin në konsideratë këtë pjesë të rëndësishme të legjislacionit dhe të përfshijnë shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit në shqyrtimin e mëtejshëm të këtij Kodi, “veçanërisht kur bëhet fjalë për garantimin e të drejtave të grupeve më të cenueshëm”. /KultPlus.com

FOTO: Bujar Terstena

Çeku në takim me komunitetin artistik në Gjilan në serinë e diskutimeve të hapura për kulturë

Ministria e Kulturës do të mbajë serinë e radhës të diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të Ministrit Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike, përcjell KultPlus.

Në kuadër të reformave politike për kulturë takimet me komunitetin artisitk po zgjerohen edhe në qytetet tjera të Republikës së Kosovës.

Diskutimi i radhës do të mbahet në qytetin e Gjilanit, me datën 04.03.2022 në orën 13:00, në Teatrin e Komunës së Gjilanit.

Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve dhe zhvillimin e politikave. /KultPlus.com

Muzeu i dyllit në Paris ka çmontuar figurën e Putin, në pjesë të ndara është futë nëpër kuti

Fotografitë: Julien de Rosa/AFP via Getty Image

Figura e presidentit të Rusisë Vladimir Putin është ndarë në pjesë dhe është futë nëpër kuti, ka raportuar Reuters, përcjell KultPlus.

Drejtori i Muzeut ka shpjeguar se kjo figurë tashmë ishte dëmtuar, mirëpo stafi nuk deshi ta rregullonte këtë figurë dylli. Sipas fotografive shihet që është çmontuar kjo figurë, përderisa koka e Putin është vendosë në një kuti.

Përndryshe, nga ky muze është bërë e ditur se për herë të parë në historinë e muzeut, po tërhiqet një figurë prej dylli. “Ne po tërheqim një figurë për shkak të zhvillimeve aktuale”, ka thënë Yves Delhommeau.

“Duke pas parasysh atë se çfarë është duke ndodhë, ne dhe stafi ynë nuk duam që cdo ditë të rregullojmë flokët dhe pamjen e tij”, ka thënë më tutje ai.

Statuja e Putin ishte në mes të presidentit të SHBA-ve Joe Iden dhe presidentit kinez Xi Jinping, por vendin e Putin do ta zë statuja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski. / KultPlus.com

Në njërën prej arenave më të famshme në botë, Dua Lipa dominon skenën me shkëlqimin e saj

Ishte koncerti i saj i madh në njërën prej arenave më të famshme në botë, kështu që nuk është çudi që Dua Lipa duhej të shkëlqente, transmeton KultPlus.

Këngëtarja shqiptare, 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj mahnitëse në veshjen e qëndisur nga dantella e verdhë Balenciaga, e cila kishte gjithashtu çizme të brendshme teksa performonte në Madison Square Garden në New York City të martën mbrëma.

Turneu – në kuadër të albumit të saj të dytë Future Nostalgia – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Floridas muajin e kaluar.

Fituesja e çmimit Grammy – e cila kohët e fundit fitoi çmimin për aktin më të mirë Pop/R&B në BRIT Awards muajin e kaluar – ishte veshur me grim minimal dhe performoi magjishëm në këtë mbrëmje. /KultPlus.com

Atletët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të marrin pjesë si neutralë në Lojërat Paraolimpike Dimërore 2022

Atletët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të marrin pjesë si neutralë në Lojërat Paraolimpike Dimërore 2022 në Pekin, njoftoi të mërkurën Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC), përcjell KultPlus.

IPC tha se ata do të garojnë nën flamurin IPC dhe nuk do ta kenë himnin e vendit të tyre. Ata gjithashtu nuk do të përfshihen në tabelën e medaljeve.

Delegacioni rus duhet të mbulojë simbolin e Rusisë në uniformat e tyre në të gjitha ceremonitë zyrtare dhe garat sportive, tha IPC. Delegacioni i Bjellorusisë duhet të mbulojë flamujt e Bjellorusisë në uniformat e tyre në të gjitha ceremonitë zyrtare dhe garat sportive.

Bordi Drejtues i IPC-së është i bashkuar në dënimin e këtyre veprimeve dhe ishte dakord që ato nuk mund të kalojnë pa u vënë re ose pa adresuar.

“Ajo për të cilën kemi vendosur është dënimi më i ashpër i mundshëm që mund të shqiptojmë brenda kushtetutës sonë dhe rregullave aktuale të IPC”, thuhet nga bordi drejtues.

IPC tha gjithashtu se nuk do të zhvillojë asnjë ngjarje në Rusi ose Bjellorusi “deri në një njoftim tjetër”. /KultPlus.com

Një grua gjen letra dashurie për disa dekada të fshehura në një pjesë të shtëpisë së saj

Anna Prillaman pëlqen të kalojë kohë duke u çlodhur në shtëpinë e saj me qenin e saj, por kur bleu shtëpinë e saj, ajo nuk e dinte se brenda kishte një mister të fshehur.

Kur ajo po pastronte shtëpinë në pranverë në Richmond, ajo gjeti një panel që çonte në një pjesë të fshehur të papafingo, raporton WTVR-TV, përcjell KultPlus.

Dhe në dhomën sekrete ajo gjeti dy kuti të mbushura me qindra letra të shkruara me dorë, dërguar një gruaje të re të quajtur Betty Sue nga një i ri i quajtur Vance.

“Nuk ka SMH, OMG apo LOL. Janë fjali të plota. Fjalitë e sakta gramatikore. A nuk është qesharake se si funksionon, ” tha Prillaman.

Prillaman vuri në dukje se letrat ishin shkruar në kursive dhe ishin qartësisht pjesë e një historie dashurie.

“Përshëndetje zemër. Si po kalon zemra ime? Kur nuk jemi bashkë, di vetëm fjalët e duhura që do t’i përdorja për t’ju treguar gjithçka. Por kur jemi bashkë, gjithçka që mund të mendoj është ‘Të dua’. Vance”, thuhej në letrën.

Prillaman mendoi se leximi i këtyre letrave ishte një pushtim i privatësisë së Vance dhe Betty, por ajo nuk mundi t’i hidhte ato.

Kështu, 70 vjet pas shkrimit të letrave, ajo iu drejtua mediave sociale për të gjetur një të afërm për t’i transmetuar ato, e brenda pak ditëve gjeti diçka premtuese.

Ajo iu drejtua Dalton Long, i cili jetonte 3000 milje larg në Portland, Oregon, e ky i fundit kishte jetuar në shtëpinë e Prillaman në Virxhinia, por asnjëherë nuk e dinte punën e letrave.

Nëna e Long mori kutinë e letrave që do t’i dërgohen së shpejti Long në Oregon, sepse Vance dhe Betty ishin gjyshërit e tij dhe ishin të martuar për 50 vjet. /KultPlus.com

Filharmonia e Vjenës dhuron 100 mijë euro ndihmë për popullin e Ukrainës

Filarmonia e Vjenës ka dhuruar 100,000 euro si një ndihmë emergjente për popullin e Ukrainës, përcjell KultPlus.

Donacioni është dhuruar për organizatën “Nachbar in Not”, derisa ndihma të tilla po dërgohen nga vende të ndryshme të botës.

“Me këtë donacion dëshirojmë të ndihmojmë popullin e Ukrainës që po vuan të paimagjinueshmen si rezultat i kësaj lufte dhe sulmit të saj ndaj vlerave themelore të njerëzimit,” – Daniel Froschauer, kryetar i Filarmonisë së Vjenës. /KultPlus.com

Biden: Putin u përpoq të trondiste themelet e lirisë, përkundrazi u përball me forcën e popullit ukrainas

Pushtimi rus në Ukrainë ka marrë vëmendjen e të gjithë botës, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Joseph Biden, shkruan KultPlus.

Gatishmëria e popullit ukrainas për të luftuar dhe mbrojtur vendin e tyre është pëlqyer nga të gjithë.

“Gjashtë ditë më parë, Vladimir Putin i Rusisë u përpoq të trondiste themelet e botës së lirë, duke menduar se mund ta gjunjëzonte atë ndaj rrugëve të tij kërcënuese. Por ai i bëri llogaritë gabim. Ai mendoi se mund të hynte në Ukrainë dhe bota do t’a lejonte. Përkundrazi, ai u përball me një forcë që nuk e kishte imagjinuar kurrë. Ai u përball me popullin ukrainas”, – Joseph R. Biden. /KultPlus.com

WASHINGTON, DC – FEBRUARY 24: Anti-war demonstrators and Ukrainians living in the U.S. protest against Russia’s military operation in Ukraine in Lafayette Park on February 24, 2022 in Washington, DC. Russian President Vladimir Putin launched a full-scale invasion of Ukraine on February 24th. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Fondi i Sigurisë edhe zyrtarisht me llogari bankare

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë, përcjell KultPlus.

Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës së Kosovës, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve të paraqitura më poshtë. /KultPlus.com

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të pranojë delegacionet ruse në edicionin e 75-të

Festivali i Filmit në Kanë ka marrë një qëndrim për luftën në Ukrainë dhe do të ndalojë delegacionet ruse në edicionin e tij të 75-të këtë maj. Në një deklaratë të lëshuar të martën nga organizatorët thuhet se “Festivali i Kanës dëshiron të japë të gjithë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës dhe të gjithë ata që janë në territorin e saj.”

“Sado modeste që të jetë, ne i bashkojmë zërat tanë me ata që kundërshtojnë këtë situatë të papranueshme dhe denoncojnë qëndrimin e Rusisë dhe liderëve të saj.”. Ndërsa delegacionet ruse janë të ndaluara, festivali ka lënë të kuptohet se kineastët individualë mund të jenë ende të mirëpritur në festival, megjithatë, është ende e paqartë nëse filmat e tyre do të përzgjidhen për konkurrim në festival.

“Gjatë këtij dimri të vitit 2022 Festivali i Kanës ka hyrë në fazën përgatitore. Nëse lufta sulmuese nuk përfundon në kushte që do të jenë me popullin ukrainas, është vendosur që ne të mos mirëpresim delegacionet zyrtare ruse dhe as të pranojmë praninë e askujt lidhur me qeverinë ruse”, thuhet në deklaratë./ KultPlus.com

Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe njohjen e saj nga pesë shtete evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar së fundmi një intervistë për mediumin ndërkombetar “Sky News”, ku kryesisht ka biseduar për shtetin të cilin ai e udhëheq dhe anëtarësimin në NATO, shkruan KultPlus.

Gjatë intervistës, Kurti theksoi se NATO ka prezencë në Kosovë dhe anëtarësimi duhet të ndodhë sa më shpejt.

“Sa më shpejt që të anëtarësohemi në NATO do të jetë më mirë për njerëzit në Kosovë, për vendin e Kosovës, rajonin e gjithë Evropën në përgjithësi”, deklaroi kryeministri.

I pari i ekzekutivit ka kërkuar gjithashtu që pesë shtetet evropiane përfshirë Spanjën, Greqinë, Rumanin, Sllovakinë dhe Qipron, të njohin pavarësinë e shtetit më të ri në kontinentin e vjetër pasi kjo do të kontribonte në paqe dhe stabilitet më të madh.

Sa i përket situatës së krijuar në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë, Kurti tha edhe një herë tjetër që Kosova nuk ka frikë.

“Kosova është e shqetësuar se çfarë po ndodhë në Ukrainë mund të ndodhë edhe në Kosovë, por nuk është aspak e frikësuar”.

Albin Kurti aktualisht gjendet në Londër, në kuadër të samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimor. /KultPlus.com

‘Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue’

Poezi nga Luigj Gurakuqi 

Me gusht shkon vapa e me djelmni kalojnë
Gjith prrallat e kohës s’re;
Si n’dimën bora dhenë, kryet na zbardhojnë
Vjetët e kujdeset ne!

Me lule t’ershme e larca m’dukej shtrue
Bota sa ishe i ri;
N’gaz shkonte jeta, s’m’epej kurr m’u ankue,
Kurr zemra s’m’ndjellte zi.

Andrra t’kandshme m’livrojshin nëpër mend
Si flutra pa ia da!
T’lum si vedin nuk njifshe tjetër kend,
Nuk dijshe kurr me kja.

Zanat tek unë shpesh zdrypshin e n’Mal Shejt
M’flakrojshin me mendim;
E vetë, sa niste Apolli me dridhë pejt,
Ia thojshe kangës me gzim.

Shum herë te bregu i prronit mbulue prej barit
Ku, rrokun dorë për dorë,
Valles ia krisshin nymfat me flokë arit,
E mblidheshin kunorë.

Shkojshe prej nadjes, e nën t’kandshmen hije
T’njij lisi veshun n’gjeth,
Për t’gjatë e shtrijshe, e t’etshëm bukurije,
Syt sillshe rreth e rreth.

Rrjedha e ujit përcillë me fyell t’barisë,
Me delet tue kullotë,
M’thirrte gjumin, un’ ndejë në prehën t’gjithsisë
Nisshe ngapak m’u kotë.

Era, tue shkelë mbi lule pa lanë gjurmë,
Me flokët e mij tue luejtë
Shkonte: vetë flejshe… Engjujt, pa ba zhurmë,
Zhdrypshin nën krahë m’ m’ruejtë!

Por! andrrat sot kaluen, prrallat djelmnore
Janë zhdukun e kanë tretë;
Ideve t’bukra, shpresavet lulzore
Veç emni u ka mbetë.

Oh! jeta përnjimend me rrena e vaj
Plot qenka n’kët botë t’lashtë!
U shueka tepër shpejt lakmimi i saj,
Si zjarmi i bam’ me kashtë.

Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,
E zemrën ta forcon;
Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,
Mjer’ ai qi nuk qindron! /KultPlus.com

Çeta e heronjve, në krye me kryeheroin Gjergj Kastrioti

Nga Gjon Keka

(Me rastin e përvjetorit të 578 të Kuvendit të Lezhës)

Duke qenë se lufta kundër pushtuesit turk ishte bërë tanimë luftë për jetë dhe vdekje, si për arbërorët dhe popullin e tij ashtu edhe për fisnikët e tij, për t’i përballuar egërsisë së sulltanit dhe gjithë perandorisë së tij, Gjergj Kastrioti e vuri në jetë idenë e bashkimit të fisnorëve me anë të një Kuvendi të përbashkët. Ky kuvend, në fakt nxori në jetë rrënjët e bashkimit jo vetëm të fisnorëve arbërorë, por edhe të simbolikës historike të kuvendit ilir. Po ashtu, ky kuvend në vetvete kishte tri shtylla, mbi të cilat ai do t’i rezistonte kohës së vështirë për shqiptarët, krahas parimeve themeltare të tij dhe të bashkimit të dymbëdhjetë fisnikëve arbërorë:

Shtylla e parë – Fryma e Unitetit (të gjithë e donin lirinë, të gjithë e donin atdheun të bashkuar, të gjithë donin ta hiqnin qafe armikun dhe zinxhirët e saj nga qafa e populli arbëror, të gjithë e donin Arbërinë, si atdheun e tyre në paqe e lulëzim, dhe të gjithë e donin të mirën e përbashkët)

Shtylla e dytë – Udhëheqja vizionare dhe e urtë, në krye të saj e kryezotit, strategut dhe komandantit Gjergj Kastriot Skënderbeu, si i vetmi dhe mbi të cilin do të mbahej gjallë ky kuvend bashkues i fisnorëve arbërorë deri në fund të jetës së tij.

Shtylla e tretë – Arbëria u bë më e shtrenjtë se jeta, pozitat, karriget, pasuria dhe gjithçka tjetër. (Të gjithë hoqën dorë nga rivalitetet dhe pozitat që mbanin dhe u vunë në shërbim të atdheut me të gjitha mjetet, pasurinë dhe veten e tyre, me qëllimin e vetëm që Arbëria të jetojë e lirë, e pavarur dhe bashkuar.) 

Në lidhje me këtë, është për t’u përmendur se “legjenda thotë që Serafiku, zbarkoi në Lezhën (Lissus) antike dhe themeloi atje manastirin e parë françeskan në tokën arbërore. Kur zoti i Krujës themeloi Kuvendin e popullit arbëror në Lezhë ( 2.Mars 1444), sundimtarët venecianë të atij qyteti, të Shkodrës dhe Durrësit, morën pjesë në të të emocionuar nga shpallja krenare e atij kuvendi. Si Eugjeni IV, bashkëqytetar i tyre, ashtu edhe françeskanët u treguan bujarë ndaj atij. Frati Andrea – Kryeipeshkvi i Tivarit – shkoi në Romë te Nikolla V, ku më pas dërgoi Frat Andrea da Oliveti në kampin arbëror, si Nuncë apostolik …”

Lezha, në kuptimin historik të kombit tonë është një vend i shenjtë për ne arbërorët: aty u themelua Kuvendi i Lezhës, po aty gjendet edhe varri i mbretit arbëror e që më pas ky varr u bë frymëzim për ringjalljen e kombit tonë dhe të shumë brezave për lirinë, pavarësinë dhe unitetin arbëror. Lezha ka simbolikën saj domethënëse, sepse, ashtu sikurse Mbreti Gent i mblodhi të gjithë në Lezhë kundër pushtuesve romakë, ashtu edhe mbreti Gjergj Kastrioti mblodhi në Lezhë fisnorët kundër pushtuesve otomanë.

Ky kuvend kishte rëndësi jetike dhe politike e kombëtare të fuqisë së vendit në sfidat e tij në të ardhmen e përbashkët. Zemra e porosisë dhe këshillës së udhëheqësit të urtë e vizionar Gjergj Kastriotit më 2 Mars 1444, ishte kjo: “Fuqitë e Arbërisë u ngjajnë rrëkeve të vogla që rrjedhin në drejtime të ndryshme. Në qoftë se këto rrëke bashkohen, atëherë bëjnë një lumë të madh e të fuqishëm”. Pas formimit të Kuvendit të Lezhës, vendi filloi të realizonte aspiratat e tij bujare dhe krah për krah të dilnin fitimtarë në shumë beteja me armiqtë turq.

Kuvendi i Lezhës u thirr “maius et generale consilium”dhe mori mbi supet e saj ta mbrojë jo vetëm veten, Arbërinë, Gadishullin Ilirik, por edhe civilizimin e përbashkët europian. Kryeheroi hynë Gjergj Kastrioti, i cili i printe çetës së heronjve kundër pushtuesit otoman (turk), u bë mburoja, udhëheqësi dhe ideatori i bashkimit jo vetëm të Arbërisë, por edhe i bashkimit të kombeve të Europës. Europa e kishte rastin e bekuar që t’i bashkonte forcat e saj në një kuvend mbarë-europian, të cilin ia kishte dhënë si ide kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti, por kombet, princërit, mbretërit e asaj kohe nuk e morën parasysh dhe nuk e shfrytëzuan e as nuk i dolën në ndihëm atij në luftën kundër pushtuesit otoman (turk). Për t’i shprehur më saktë gjithë këto sa thamë, ky kuvend ishte “arritja e parë dhe më e rëndësishme e politikës së Gjergj Kastriotit. Me marrëveshjen e Lezhës, në mars të vitit 1444, për herë të parë në historinë e vendit, princërit e paepur shqiptarë themeluan një ligë dhe bënë një front të përbashkët kundër armikut të tyre”.

Synimet e tij largpamëse Gjergj Kastrioti i bëri realitet në kohën kur e udhëhoqi Arbërinë dhe shfaqi dritën e madhe përpara Europës për shpëtimin e vendit të tij.

Ai ishte besnik i madh i Arbërisë, ai nuk qëndronte në kolltukun e mbretërisë së tij, ai nuk i vendoste ushtarët të parët në front, por veten në ballë të betejave, ai nuk kujdesej shumë për veten e tij dhe pasurinë e rezidencës së tij mbretërore, por për pasurinë e përgjithshme të Arbërisë. /KultPlus.com

Osmani falënderon Milanoviqin për propozimin që Kosova të jetë kandidat për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin kroat Zoran Milanoviq, për propozimin që ky i fundit ka bërë rreth Kosovës që t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësin në Bashkimin Evropian, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, Osmani ka falënderuar Milanoviq duke thënë se Kroacia është një vend kampion në përkushtimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të përshpejtuar zbatimin e reformave në rrugën tonë të anëtarësimit”, ka shkruar Osmani.

Zoran Milanoviq i ka dhënë gjithë mbështetjen e tij kandidaturës së Ukrainës për të hyrë në Bashkimin Evropian, por gjithashtu pati edhe propozimin tjetër që përfshin statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën si dhe fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /KultPlus.com

97 vjet nga vrasja e veprimtarit e atdhetarit Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit.

Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda.

Lindi në Shkodër më 20 shkurt 1879, ndërsa në një dorëshkrim shënohet data 19 shkurt 1880 dhe u rrit në gjirin e një familje tregtare të kulturuar shkodrane, nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Pjetër Gurakuqi ishte një tregtar me kulturë relativisht të ngritur, me një rreth të gjerë shokësh e miqsh në mes tregtarëve e intelektualëve të Shkodrës, me një jetë aktive në pazarin e qytetit dhe me marrëdhënie tregtare me Venedikun e Milanon. Shtëpia e këtij tregtari të kulturuar e të shëtitur gumëzhinte nga hyrjet e daljet e njerëzve që vinin të diskutonin hallet e kohës e të merrnin vesh lajmet e botës. I ndodhur përherë pranë të atit, dëgjonte me vëmendje bisedat e diskutimet për ngjarje të së kaluarës dhe të ditës, për luftërat heroike të popullit kundër pushtuesit otoman dhe grabitqarëve ballkanikë dhe për burrat që i udhëhoqën ato. Duke kujtuar këto vite, Gurakuqi student do të shkruante:

“Më çohet mall me kenë në shpi e me ndigjue baben tue kallzue, si përpara, në ngjarjet e Pashallarvet të Shkodres, trimnitë e malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndî prej t’et e që edhe ai vetë shume kish pa”.

Shkollën fillore e të mesme jo të plotë i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, që ishte shkolla më e organizuar dhe më e kompletuar që kishte Shqipëria e asaj kohe. Luigji qe ndër nxënësit më të zellshëm të shkollës dhe shumë shpejt, që në moshën 13 vjeçare i shfaqen prirjet për gjuhën shqipe dhe krijime letrare, vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç. Prej Kolegjës Saveriane doli më 1897. Më pas plotëson arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, figurë që e frymëzoi për tërë jetën; ai ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me ‘të, Gurakuqi e kujton:

“… tue pà syt e tij të mekun kah ndizeshin e shkëlqeshin, tue e përmendë Shqipnín, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë që punoi sá e sá për Atdhé…!”

Diplomën e pjekurisë e merr në Kozencë për sciences naturelles, duke pas ndjekur dhe kurse të veçanta në filozofi. Vijoi studimet universitare në Napoli (Itali) në Fakultetin e Mjekësisë në vitet 1901-1906, ku njohu Zef Skiroin, profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Lindor të Napolit. Veprës së Skiroit Luigji do t’i përpilonte një parathënie, të cilën Konica do ia paraqiste botës frënge me një përkthim fort të bukur në të përkohshmen “Albania”. I përpirë nga ajo frymë që i kushtohej Shqipërisë detyrohet me lanë studimet përgjysmë që t’i kushtohej valës së luftërave për lirinë kombëtare duke marrë emrin e tyre në pseudonimin Lekë Gruda.

Me veprën “Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim” (Napoli, 1906) bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin “Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet” e në Napoli “Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja” etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike, për lirizmin dhe teknikën e vjershërimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare. Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár”.

Ngatërresën e parë me autoritetet turke e pati më 1904 nga shkaku i një botimi të vogël mbi kolonitë shqiptare në Itali “Dy Koloní Shqiptare n ‘Itali deri tash të panjohtuna” Më 1905 u shtrëngua me marrë malet për t’i shpëtuar ndjekjeve. Me shpalljen e Kushtetutës falen të gjithë ç’kishin bërë faje politike.

Më korrik 1908 mbërrin në Shkodër i adhuruar nga populli, mban një fjalim në shqip në praninë e Komitetit të Turqve të Rinj, e përcjellin deri në shtëpi. Në nëntor merr pjesë në Kongresin e Manastirit krah përfaqësuesve nga Shkodra: Atë Fishtës, Dom Mjedës, Hilë Mosit e Mati Logorecit; ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Bashkë me Fishtën ishte përfaqësues i “Bashkimi”-t, me Logorecin kishin mandat të përfaqësonin inteligjencën shkodrane, gjithashtu vetë Luigji kishte mandat të përfaqësonte arbëreshët e Italisë.

Gurakuqi pati meritën dhe fatin që udhëhoqi drejtpërdrejtë luftën për krijimin e shkollës kombëtare shqiptare dhe të sistemit tonë arsimor. Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e para të sistemit arsimor fillor shtetëror në Shqipëri. U krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentet e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatëve.

Në tetor të 1909 u emërua drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. Gurakuqi ka meritën se përcaktoi drejt e qartë, më shumë se çdo paraardhës, konceptin mbi shkollën kombëtare shqiptare, përmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndërtimit të saj. Ai kërkonte që gjithë fryma dhe përmbajtja e shkollës të ishte në funksion të qëllimeve dhe idealeve kombëtare. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Ai i dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh.

Detyrohet me ikë prej Elbasanit, të dalë jashtë shtetit bashkë me Aqif pashë Elbasanin. Në prill 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve të Mbishkodrës e si një nga udhëheqësit e saj, harton së bashku me Atë Mati Prennushin Memorandumin e Greçës, apo Librin e Kuq siç njihet ndryshe të malësorëve kryengritës, zjarri i armëve të të cilëve do të paralajmëronte pavarësinë. Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, duke qenë i pranishëm në Toskëri dhe më vonë edhe pranë krerëve të Kosovës. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, dhe do merrte pjesë në shtegtimin nga Bukureshti në Vienë. Me vaporrin e dhënë nga austro-hungarezët duke shoqëruar Ismail Qemalin zbret në Durrës më 24 nëntor në orën 4 mbasdite, u nisën të nesërmen me 25. Një natë fjetën në Çermë tek Dervish bej Biçakçiu, dhe një natë në Fier tek Omer Pashë Vrioni. Në Vlorë mbërritën më 27 dhjetor në darkë.

Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (dhjetor 1912) u zgjodh Ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza. Merr pjesë në Konferencën e Londrës më 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Nga gjendja e tensionuar në Shqipërinë e mesme, pasi qëndresa nuk u shfaq e frytshme tërhiqet në Shkodër me Aqif pashën ku vihet në krye të një Komisioni Sundimtar të Përkohshëm. Me Luftën i Botërore Shkodra pushtohet nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë nga 17 korriku 1915 deri në janar 1916.

Gjatë pushtimit austro-hungarez, prania e Komparmatës XIX të komanduar nga gjen. Trollmann vihet drejtor i përgjithshëm i Arsimit, hapi shumë shkolla shqipe. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916. Profesori i Filologjisë romane në universitetin e Ljubjanës, më parë prof. në Univ. e Gratz-it në Austri që bëri pjesë në punimet e kësaj Komisie, Radomir Nachtingall, e çmon Gurakuqin. Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tone.

Arsimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte një vizion të qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore t’individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare. Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit ku ishte përfaqësues i Shkodrës dhe Mirditës, u emërua zëvendës i dr. Mihal Turtullit në ministrinë e Arsimit të kabinetit të Turhan Pashë Përmetit. Që në mbledhjen e parë të Kongresit të Durrësit, më 1918, L.Gurakuqi “âsht kundër që në një mbledhje kombëtare të përmenden fjalët toskë e gegë dhe të krishtenë e mysliman”, kërkon që fjalë të tilla të jenë të ndaluara dhe shton se “…çështja e lirisë dhe e nderimit të feve në Shqipni duhet të zgjidhet mbas formulës: “Feja e lirë në shtet të lirë”. I ngarkuar nga kjo qeveri si anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris ku qendroi 15 muaj. Çdo shkresë e përdorur nga delegacioni u shkrua nga duart e tij e të Mustafa Merlikës.

Iu dha edhe posti i ministrit të brendshëm, në kabinetin disa ditor të H. Prishtinës. Këto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollësisht në diskutime në parlamentin shqiptar dhe, posaçërisht n ‘artikullin “Bazat e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëvet muhamedanë e të krishtenë”. Ai ishte kategorikisht kundër atyre që mendonin se për të larguar konfliktet fetare që mund te lindnin, duhet, me të butë e me të fortë, të shuhen besimet fetare në Shqipëri. Më 1921-1924 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar ku si një nga udhëheqësit e opozitës demokratike luftoi për demokratizimin e jetës së vendit, për lehtësimin e gjendjes së bujkut nga shtypja e rëndë, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese të fuqive imperialiste. I qëndroi besnik deri në fund të jetës idealit për të parë një ditë të bashkuar rreth tokës amtare gjithë vëllezërit e kombit. Ai ankohej se:

“Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na kanë marrë viset ma të çmueshme t’atdheut duke na lanë si një trup pa kokë”.

Tingëllojnë të freskta demaskimet që i bënte Gurakuqi politikës së pastrimit etnik që ndiqnin shovinistët serbë:

“Qeveria jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti”,- deklaronte ai,- “për t’i ndërrue fytyrën Kosovës”.

Për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve në shtetin jugosllav fajëson Fuqitë e Mëdha, të cilat bënë theror shqiptarët e trojet e tyre për interesat e veta e të aleatëve të tyre. L. Gurakuqi është partizan për të ndihmuar e për t’u dalur zot të drejtave të popullsisë së Kosovës. E quante si detyrë të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Faji i vetëm i kosovarëve qëndronte vetëm në atë se ata ishin shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar.

Ndër fjalimet më të fuqishme të Gurakuqit në parlament janë ato mbi mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës. Kur qeveria jugosllave në një telegram e quante ndërhyrje në punët e brendshme të saj interesimin e shqetësimin e qeverisë shqiptare për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve të Kosovës, Gurakuqi, plot indinjatë e zemërim do të merrte fjalën e do të thoshte:

“Si mundte me thanë një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendshme të saj. Si mundte nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e mbrendshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshur e të zbathur këtu nepër Tiranë e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë. Qeveria Jugosllave nuk ka të drejtë për të na akuzue për një gjë të tillë kur parlamenti shqiptar kërkonte vetëm në emër të njerëzizë e humanizmit të ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve.”

Më 5 mars 1924 u sëmur rëndë nga një grip i fortë që e mbërtheu afro një muaj në shtrat.[13] Shtypi i dha vëmendje të veçantë, aq sa Avni Rustemi i thoshte Dom Shantojës “Opozita po pushon: Kemi Gurakuqin e sëmurë”.

Në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli u emërua Ministër i Financave. U dallua për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe për vendosmërinë e përpjekjet për krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924. Kur në Parlament Ali Këlcyra i bën vërejtje për qëndrimet e tij liberale, Luigji përgjigjet,

“Z. Ali Këlcyra më tha si për qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund të jetë i sigurtë zotnia e tij se vdekja do të më ndajë nga mendimet e mija liberale”.

Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk është as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte këto që në vitet ’20 ishin të barazvlefshëm dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhunë, me forcën e armëve, me kryengritje. Mark Gurakuqi do shkruajnë ishte trim por s’e pëlqente gjakderdhjen. Gurakuqi ishte për zgjidhjen paqësore të probleme nepërmes ligjeve, zgjidhjeve “me drejtësi e në mënyrë të butë”. Si i tillë, ishte kundër futjes se popullit në udhën e kryengritjes së armatosur. Duke pasur këto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqësore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhunë të problemeve, Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e 1924, pas një hezitimi e kundërshtimi të fortë. Miku i tij, Mustafa Merlika-Kruja shkruan në letërkëmbimin me Atë Paulin Margjokajn:

“Në lëvizjen e qershorit 1924 ka qenë kundërshtar deri që nuk qe vendosun, ka luftue si Luâ për t’a ndalue, tue profetue pikë për pikë të gjitha pasojat qi u vërtetuen ma vonë njana mbas tjetrës. Por, mjerisht, mandej kur s’i eci fjala, vot mbas rrymës e u bâ edhe ministër me Fan Nolin”.

“Gurakuqi u tërhoq (në revolucion) pas një kundërshtimi të fortë. Mund ta dëshmojnë sa u ndodhën në Vlorë”. – shkruante Stavro Vinjau.

Për veprimtarinë e tij si ministër vazhdojmë të lexojmë Vinjaun:

“… si ministër i Financavet i Kabinetit Noli bëri çudira. Gjeti 4 milion franga ari të papaguara; me administrimin e tij të shkëlqyer, me ngursimet e tij (ngursente parat e Shtetit më tepër se paratë e tij) arriti që jo vetëm buxhetin e ri t’a mbyllnjë me një tepricë prej 1.000.000 franga ari, po edhe të gjithë borxhet e Shtetit të kohës së kaluar të paguhen; nëpunësit të cilët prej 2-3 vjetëvet qenë mësuar të paguheshin me një vonesë prej 3-4 muajsh, arritne ditët e fundit të administrimit të tij të paguhen rregullisht. Dhe barasimin e buxhetit e bëri pa mbyllur asnjë pagesë të dobishme në arësim e P. Botore, pa pakësuar ushtrin dhe duke i dhënë xhandarmëris sa kërkoj Komanda e Përgjithëshme.”

Pas shtypjes së Lëvizjes së qershorit shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari prej Baltjon Stamollës në derë të Hotel Cavour, kushëri i vetë Luigjit. Ishte mbrëmja e 2 marsit, në restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do t’shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij.[20] Në xhepat e shkyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat.

Varrimi i Luigj Gurakuqit, në qendër Hasan Prishtinën duke e përshëndetur bashkëpatriotin e tij

N’organizimin e këtij atentanti kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Çatin Saraçi, dëftuar kjo nga letra nisur nga vrasësi që kërkon ndihmë:

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!…

Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: “Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës.”

Autoritetet italiane nuk lejuan që funerali të mbahej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezave. N’ato çaste tragjike miku i afërt i Gurakuqit, Lin Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte vra “trimi i bardhë si dborë” për t’ia lanë si kujtim brezave të ardhshëm. Në Bari rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinës, Llazar Fundos, Beqir Valterit etj. / KultPlus.com

Pas Turqisë, Osmani vazhdon ekspeditën e saj në Maltë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patroantin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë.

Përveç takimit me homologun, Presidentin Vella, ajo do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.

Në Forumin për Kulturë dhe paqe, Osmani do të  jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe. /KultPlus.com

Kuvendi i Lezhës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historine e popullit shqiptar

578 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, shkruan KultPlus.

Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Vendimet e kuvendit ishin:

1. Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.
2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm.
3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve./KultPlus.com

Miratohen masat e reja kundër COVID-19

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar edhe vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022.

Bashkëngjitur vendimi për masat e reja:

A. [Zbatimi territorial]

  1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

  • Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë  një nga dëshmitë e mëposhtme:
    • Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen (J&J) që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;
    • Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;
    • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);
    • Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese
    • Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.
  • Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.5  lirohen:
  • Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;
    • Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;
    •  Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
    • Qytetarët e  huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
    • Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;
    • Personat nën moshën dymbëdhjetë  (12) vjeçare;
    • Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës ose testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;
    • Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
    • Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

  • Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve publike qendrore e lokale, i bizneseve private, organizatave, si dhe subjektet tjera, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:
    • Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
    • Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë;
  • Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, institucioneve publike, private, si dhe subjektet tjera, është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 deri 4.2.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

  • Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
  • Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska,  respektimin e distancës prej një (1) metër dhe shenja promovuese për vaksinim sipas dizajnit të Ministrisë së Shëndetësisë.
  • Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
  • Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.
  1. Obligohen të gjitha institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që të caktojnë një punonjës që do të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 9 dhe posedimin e dëshmive sipas pikës 4.1 dhe 4.2.

D. [Institucionet e arsimit]

  1. Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKSHPK të datës 20.01.2022.
  1. Procesi edukativ-arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor zhvillohet në përputhje me Udhëzuesit të MAShTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19. Task forcat e institucioneve edukative-arsimore vendosin për aplikimin e skenarëve për organizimin e procesit mësimor, varësisht nga gjendja në institucion dhe në klasa.
  1. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.
  1. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.
  1. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
  1. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
  1. Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, i çdo institucioni sipas pikës 14, 15 dhe 16, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

  1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit,  siç kërkohet me ligjet përkatëse.

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

  1. Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në 50% të kapaciteteve (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Përveç atyre nën moshën 12 vjeçare, obligohen pjesëmarrësit që të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4 në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej një (1) metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse si:
  1. Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
    1. jo më të vjetër se 48 orë;
    1. Certifikatën e vaksinimit me një dozë, jo më të vjetër se një (1) muaj;
    1. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit).
  • Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej një (1) metër në mes të personave. 
  • Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të veçantë, që tejkalon në 50% e kapaciteteve, për ngjarje të rëndësisë së veçantë  në funksion të interesit publik.
  • Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme. Organizatori obligohet të sigurojë respektimin e masave, përfshirë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 19.1 deri 19.4 përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare dhe bartjen e maskës.
  • Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 19.1 deri 19.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare.

G. [Veprimtaritë dhe organizimet tjera ]

  • Prej datës 7 mars 2022, lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
  • Subjekti që menaxhon veprimtarinë është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4. dhe atë në secilën hyrje të objektit.

Gj. [Gastronomia]

  • Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 19.1 deri 19.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
  • Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
  • Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
  • Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit. 
  • Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre sipas orarit të tyre të rregullt, në pajtim me nenin 40 të Ligjit Nr. 2004/ 18 për Tregtinë e Brendshme, rregulloret përkatëse komunale dhe Udhëzuesit përkatës të nxjerrë nga Ministria e shëndetësisë.
  • Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomik]

  • Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
  • Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – një (1) person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
  • Klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
  • Subjekti që menaxhon me qendrën tregtare është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4. dhe atë në secilën hyrje të qendrës tregtare.

I. [Puna me palë]

  • Në institucionet publike, private dhe subjekte tjera, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në vendin e punës. Obligohet  të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4. Inkurajohet pranimi i pagesave në formë elektronike, në vend të keshit.
  • Personi përgjegjës i institucionit publik, privat apo i subjekteve tjera, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]

  • Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
  • Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë sipas  kapacitetit të ulëseve.
  • Stafi dhe pasagjerët e transportit rrugor duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4, në mënyrë që t’u lejohet veprimtaria, respektivisht udhëtimi në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
  • Secili operator është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës në çdo mjet të transportit rrugor, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

  • Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej një (1) metër në mes të personave.
  • Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 42, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
  • Në veprimtaritë sipas pikës 42, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

  • Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  • Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.
  • Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 50% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.
  • Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve sipas  kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.
  • Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
  • Organizatorët e garës janë të obliguar të  caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 19.1 deri 19.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.
  • Lejohet  shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 19.1 deri 19.4 të këtij Vendimi.
  • Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.
  • Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.
  • Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

M. [Banjat termale]

  • Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 19.1 deri 19.4 të këtij Vendimi, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare. Obligohet caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 19.1 deri 19.4.

N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 19.1 deri 19.4]

  • Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e dëshmive sipas pikës 19.1 deri 19.4, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të autorizuar. Këta persona duhet të jenë të identifikueshëm përmes kartelës/shenjës identifikuese dhe emrat e tyre të afishohen në hyrje të institucionit, qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe cilitdo biznes tjetër.
  • Prezantimi i dëshmive të përmendura në  pikën 19.1 deri 19.4, bëhet në një formë e cila nuk lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbëhen në dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.
  • Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura në pikën 19.1 deri 19.4, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Nj.  [Udhëzuesit dhe sqarimet]

  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të ndryshoj dhe plotësoj udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:
    • Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;
    • Udhëzues i Përkohshëm  për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,   industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;
    • Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;
    • Udhëzues i Përkohshëm  për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;
    • Udhëzues i Përkohshëm  për tubimet  fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore;
    • Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative  dhe sportive;
    • Udhëzues i Përkohshëm  për transportin publik dhe ndërkombëtar;
    • Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet e kujdesit shëndetësor;
    • Udhëzues i Përkohshëm  për aviacionin civil;
    • Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;
  • Udhëzuesit nga pika 59 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.
  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij Vendimi.

O. [Zbatimi]

  • Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunale, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).
  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e    Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin   e   masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike dhe parashikimet për dy  javët në vijim.
  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
  • Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat   ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
  • I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndër­kaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat apli­kohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

P. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/59]

  • Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/59, i datës 04.02.2022.

Q. [Hyrja në fuqi]

  • Vendimi hyn në fuqi në datën e publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Vendimi për masat e reja / KultPlus.com

Stilistja shqiptare Nensi Dojaka shpërblehet në Javën e Modës në Milano, çmimin i’a dhuron Rita Ora

Një plejadë yjesh të përmasave të para, shkëlqimi i xhevahireve Bulgari dhe mbi të gjitha një shkak i mirë për të ndezur mbrëmjen, ishte çmimi “Bulgari B.zero1 Avrora”, transmeton KultPlus.

Ky ishte çmimi “Bulgari B.zero1 Avrora Awards”, eventi më magjepsës i javës së modës në Milano që u mbajt të dielen në sallën e madhe të Universitetit ‘Luigi Bocconi’. Me mbërritjen për herë të parë në Evropë – pas disa edicioneve në Kinë dhe Japoni – dhe organizuar në bashkëpunim me “Vogue Italia”, çmimet synuan të vënë në pah një brez të ri talentesh femra që po shkëlqejnë gjithnjë e më shumë në kinema, sport, gazetari, muzikë, aktivizmin dhe modën, duke frymëzuar kështu gratë e tjera për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e organizuar nga Mia Ceran, u dekorua nga prania jo vetëm e Jean Cristophe Babin, CEO i ‘Bulgari’, Natalia Gamero, Del Castillo, Drejtoreshë Menaxhuese e ‘Condé Nast’ për Evropë, Anna Wintour, Drejtoreshë editoriale globale e ‘Condé Nast’, Edward Enninful (OBE), drejtoresha e ‘Vogue britanike’ dhe drejtoresha evropiane e ‘Vogue’, Francesca Ragazzi, Shefja e Përmbajtjes së ‘Vogue Italia’, por edhe yje si: Sharon Stone, Kylie Minogue, Rita Ora, Veronica Yoko Plebani, të cilat u shfaqën në “Tapetin e Artë” për ritualin e zakonshëm të ‘fotowall’-it.

Së bashku me Edward Enninful (OBE), ata më pas dolën në skenë si rekomandues për të prezantuar Çmimet “Bulgari B.zero1 Aurora” dhe njëkohësisht caktuan donacionet e ofruara nga Bulgari për bamirësi, pasi Mia Ceran theksoi se si paqja – tani më e çmuar se kurrë – kërkon shoqëritë “pa diskriminim, ku të gjithë njerëzit janë të barabartë” dhe ku fuqizimi i gruas është një vlerë e përbashkët.

E prekur thellë, kampionia e sportit dhe ylli i kopertinës së ‘Vogue Italia’ Veronica Yoko Plebani ishte mentorja e parë që doli në skenë dhe i dha çmimin e saj “Giulia Terzi”, një notare që fitoi 4 medalje në Lojërat e fundit Paraolimpike në Tokio.

“Do të doja të theksoja rëndësinë e vlerave që mëson sporti, të njëjtat që ndahen në çdo aspekt të jetës dhe punës së përditshme: domethënë vendosmëria, ndjenja e sakrificës dhe vendosja e zemrës dhe shpirtit për të ndjekur një ëndërr. Këto vlera farkëtojnë karakterin e çdo njeriu”, theksoi Terzi gjatë marrjes së çmimit.

Më pas ishte radha e Rita Orës. Për kategorinë “moda në muzikë” ajo zgjodhi t’ia dorëzojë çmimin bashkatdhetares së saj shqiptare Nensi Dojaka, e lindur në 1994, një stiliste e diplomuar në vitin 2019 nga Central Saint Martins dhe fituese e Çmimit LVMH 2021, për forcën dhe sensualitetin e saj në veshjet e saj si dhe përsosmërinë e saj së shfaqjeve në skenë.

Në kategorinë “Aktivizëm”, u ndje thellësisht mungesa e modeles transgjinore britanike Munroe Bergdorf, e cila është e izoluar për shkak të Covid-it. Si rekomanduese ajo zgjodhi Michelle Francine Ngonmo, themeluese e platformës ‘WAMI’ dhe iniciativës ‘Unseen Profiles’, e cila promovon krijuesit ‘BAME’. Michelle mori çmimin e saj nga duart e Francesca Ragazzi.

Në mes të mbrëmjes Noemi prezantoi një performancë të shkurtër por magjepsëse muzikore. Ajo këndoi tre këngë në piano me zërin e saj të ashpër, duke përfshirë suksesin e saj të fundit në Sanremo, “Ti amo non lo so dire” dhe “Natural Woman” të Aretha Franklin.

Princesha e popit Kylie Minogue, e freskët nga suksesi i shfaqjes së saj të Vitit të Ri në ‘BBC 1’ dhe këngës “A Second to Midnight”, u ngjit në skenë për të shpallur fituesin e çmimit në kategorinë “Performer”. Ajo shkoi për reperin Little Simz – i përshkruar nga Kylie si një “meteor” vezullues në qiellin e muzikës – i cili disa javë më parë mahniti publikun me një performancë të jashtëzakonshme në skenën e ‘Brit Awards’.

Duke cituar David Letterman, Mia Ceran më pas ftoi në skenë një të ftuar që nuk kishte nevojë për prezantim: Sharon Stone. Magnetike dhe e guximshme, gjithmonë në krye të punës bamirëse dhe të drejtave të grave, ikona amerikane nga ana e saj prezantoi fituesen në kategorinë “Kinema”: një Alice Pagani e prekur thellë. Me marrjen e çmimit ajo falënderoi nënën e saj, një grua e divorcuar që kishte punuar shumë për t’i mundësuar asaj të ndiqte ëndrrën e saj.

Duke e përmbyllur ceremoninë, Edward Enninful (OBE), drejtor i ‘British Vogue’ dhe Drejtor Editorial Evropian i ‘Vogue’, kujtoi rëndësinë e dhënies së hapësirës në media si ‘Vogue’ për gratë që ndryshojnë vërtet shoqërinë. Dhe pikërisht për këtë arsye, në kategorinë “Gazetaria”, ai zgjodhi shkrimtaren shumë të re Anna Osei (lindur në vitin 1999), me dy libra në meritë të saj dhe një angazhim për shoqatën “In-Formazione” për të krijuar ura mes botës profesionale dhe diversitetit kulturor. Shkrimtarja, e cila intervistoi Coco Rebecca-n për ‘Vogue Italia’ në shkurt 2022, pati një adoleshencë të vështirë për shkak të racizmit të përjetuar në shkollë, por përmes vendosmërisë dhe talentit ajo kapërceu paragjykimet.

“Udhëtimi i saj është me të vërtetë një frymëzim për të gjithë,” theksoi Enninful. Osei vërtet vuri re se “ne nuk mund të vendosim se si të vijmë në botë, por ne mund të vendosim se si të jetojmë”.

Një urdhër dhe një shpresë për të gjitha gratë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, të cilat përmes ngjarjeve si këto mund të shpresojnë gjithashtu të fitojnë njohjen e vërtetë. Dhe për të njohur në motrën e tyre shembuj të tjerë për t’u ndjekur. / KultPlus.com

Nensi Dojaka

Kroacia i propozon BE-së që Kosovës ti jepet statusi i vendit kandidat

Zhvillimet në Ukrainë dhe frika e përshkallëzimit të këtij konflikti edhe në Ballkan ka vënë në lëvizje vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kroacia sot i ka propozuar BE-së që Kosovës ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE.

Propozimi vjen nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq sipas të cilit BE duhet të bëjë gjithçka që të mos lejojë konflikt në Balllanin Perëndimor.

“Është interes strategjik dhe kombëtar i Kroacisë që shtetet në Evropën juglindore, që kanë deklaruar dhe kanë dëshmuar gatishmërinë dhe qëllimin që t’i bashkohen BE-së, të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian sa më shpejt që është e mundshme. Prandaj, presidenti Milanoviq u ka propozuar iniciatorëve të letrës së hapur që statusi i kandidatit për pranim në BE të kërkohet për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën dhe që BE-ja, pas premtimeve të përsëritura, menjëherë të nisë negociatat për pranim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, që tashmë kanë statusin e kandidatit. Po ashtu, negociatat me Malin e Zi duhet të shpejtohen”, thekson presidenca e Kroacisë përmes një komunikate për media. / KultPlus.com

“Lufta është e kotë dhe e marrë, prova më mizore e idiotësisë së rracës njerëzore”

Oriana Fallaci, ishte një gazetare italiane. Një partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore ku ajo pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme gazetareske. Fallaci u bë e famshme në mbarë botën për mbulimin e saj të luftës dhe revolucionit, dhe intervistat e saj me shumë liderë botërorë gjatë viteve 1960, 1970 dhe 1980, shkruan KultPlus.

Këtu KultPlus ka përzgjedhur një nga thëniet e saj më të njohura:

“Unë jam këtu për të dëshmuar diçka tek e cila besoj: se lufta është e kotë dhe e marrë, prova më mizore e idiotësisë së racës njerëzore”. / KultPlus.com

Presidentja Osmani u prit nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan me nderimet më të larta shtetërore 


Presidentja e Republikës së Kosovës është pritur sot në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në takim me presidentin Erdoğan, Presidentja Osmani, e shoqëruar edhe nga ministrja për punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e ka falënderuar Turqinë për mbështetjen ndaj Kosovës në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe të shtetndërtimit. Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani ka marrë konfirmimin e Presidentit Erdoğan se Turqia e mbështetë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Presidenti turk, poashtu ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën edhe më tej në sigurimin e njohjeve të reja, për të cilën gjë ka premtuar angazhim personal.

Ndërkaq në takimin ndërmjet dy presidentëve, temë e bisedës ishte edhe aktualiteti politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

Presidentja Osmani, duke u ndërlidhur me situatën në Ukrainë, ka theksuar se Kosova dënon agresionin ushtarak te Federatës së Rusisë ndaj Ukrainë. Sipas saj, Rusia dhe aleati i saj, Serbia synojnë ta destabilizojnë edhe Ballkanin Perëndimor, duke sfiduar dhe kërcënuar sovranitetin dhe stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Prandaj, sipas Presidentes Osmani bota demokratike duhet me vendosmëri dhe me unitet t`i përgjigjet tendencave të Rusisë dhe Serbisë për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, ka përsëritur se ky proces duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke.

Në takimin ndërmjet të dy delegacioneve shtetërore janë diskutuar edhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, shëndetësisë, këmbimit tregtar dhe ekonomik, turizmit etj. Poashtu janë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi në fushën e rinisë dhe sportit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë, një në fushën e pylltarisë dhe një memorandum mirëkuptimi për protokollin ndërmjet ministrive të Jashtme. / KultPlus.com

Festivali i fotografisë ‘Lens Fest’ hap thirrje për aplikantët pjesëmarrës në kuadër të edicionit të dytë

Vitin e kaluar në Kosovë pati ardhur Festivali i Fotografisë “Lens Fest”, i vetëm në llojin e tij, festival ky i organizuar nga fotografja ferizajase, Bardha Goga, shkruan KultPlus.

Edicioni i dytë i festivalit pritet të filloj nga data 24 mars e këtij viti, deri më 26 mars dhe do të mbahet në qytetin e Ferizajit.

Në faqen zyrtare të Festivalit është hapur edhe thirrja për aplikantët pjesëmarrës. Ndërkaq, afati i fundit për aplikim është me 15 mars 2022.

Të apasionuarit e fotografisë do të bëhen pjesë e ligjëratave dhe punëtorive të fotografisë të cilat do të mbahen në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit.

Formën e aplikimit e gjeni këtu. / KultPlus.com