Kuptimi i frazës ‘G.I. Jane’, për të cilën Rock u godit nga Smith

Komediani Chris Rock është goditur me shuplakë nga aktori Will Smith në çmimet e sivjetme “Oscar”, ngjarje e cila bëri bujë të madhe, shkruan KultPlus.

Rock, derisa po fliste në podium bëri shaka me gruan e Smith, Pinkett Smith, ku përdori shprehjen “G.I. Jane”.

Pinkett Smith vitin e kaluar tregoi publikisht se ajo vuante nga alopecia, një çrregullim autoimun që çon në rënien e flokëve.

“G.I. Jane” ishte një film i vitit 1997 me Demi Moore në rolin e një gruaje që bashkohet me Marinën e SHBA dhe rruan kokën shpejt pas kësaj.

E historiku i problemeve mes Rock dhe Smith kishte filluar shumë më herët, shuplaka i dha “fund” shakave. /KultPlus.com

Lufta e Rusisë i ka kushtuar Ukrainës më shumë se 560 miliardë dollarë deri më tani

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës i ka kushtuar kësaj të fundit 564.9 miliardë dollarë deri më tani për sa i përket dëmtimit të infrastrukturës, humbjes së rritjes ekonomike dhe faktorëve të tjerë, përcjell KultPlus.

Luftimet kanë dëmtuar ose shkatërruar 8,000 km rrugë dhe 10 milionë metra katrorë banesa, ka thënë Ministrja e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko në një postim në mediat sociale.

Rusia vazhdon të thotë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë me qëllim të çmilitarizimit të vendit.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë se ky tregim është një justifikim për një pushtim të paprovokuar. /KultPlus.com

‘Nëse do të dish të më rrish pranë’

Poezi e shkruar nga Pablo Neruda.

Nëse do të dish të më rrish pranë,

dhe të mund të jemi të ndryshëm,

nëse Dielli do të na ndriçojë të dy,

pa u mbivendosur hijet tona,

nëse do arrijmë të jemi “Ne”, në mesin e kësaj botë

dhe bashkë në botë, të qajmë, të qeshim, të jetojmë.

Nëse çdo ditë do të zbulojmë se cilët jemi

dhe jo të kujtojmë se cilët ishim,

nëse do të dijmë t’i jepemi njëri-tjetrit

pa e ditur kush do jetë i pari dhe kush i fundit,

nëse trupi yt do të këndojë me timin, se së bashku është gëzimi…

Atëherë do të jetë dashuri

dhe nuk do të ketë qenë e kotë, kjo pritje e gjatë. /KultPlus.com

‘Dashuria është eksperienca më e pasur, që një qenie njerëzore mund të përjetojë’

Sot feston ditëlindjen Mario Vargas Llosa, shkrimtari i cili është njëri ndër romansierët kryesor në Amerikën Latine, shkruan KultPlus.

Në moshën 82-vjeçare, njeriu i quajtur si titani i fundit i letërsisë hispanike, pohon se ka shkruajtur çdo mëngjes të jetës së vet. I shquar për luftën e tij të palodhur kundër nacionalizmit dhe populizmit, artikulli thekson se Llosa mbetet një nga mbrojtësit e lirisë individuale dhe demokracisë në botën latine dhe sulmet e tij kundër autoritarizmit kanë fituar një numër të madh armiqsh përgjatë viteve singa konservatorët ashtu edhe nga socialistët. Shkrimtari pohon se dhuna familjare që ka vuajtur në fëmijëri nga i ati e kanë bërë që të strehohej në letërsi dhe poezi.

Ishte ky baba abuziv që me besimin se letërsia ishte një pasaportë për dështimin në jetë dhe që romanet ishin vepër e bohemianëve dhe homoseksualëve vendosi ta dërgonte djalin e vet 14-vjeçar në një akademi ushtarake me qëllim që të rikonsideronte prioritetet. “Im atë mendoi se shkolla ushtarake do të ishte një kurë për letërsinë dhe për ato aktivitete që ai i konsideronte margjinale, por që në të vërtetë më dha temën për romanin tim të parë.” “Qyteti i qenve” u publikua në 1963 dhe mbetet edhe sot mjaft i gjallë për shkak të temës së intimidimit dhe ngacmimeve që ka në mjedisin ushtarak. New York Times heq paralele mes karrierës së Vargas Llosas me atë të Gabriel Garcia Marquez që së bashku me Kortazarin, Carlos Fuenten, Jose Donozon, Juan Rulfon, Miguel Asturiasin dhe Guillermo Cabrera Infanten kanë qenë pjesë e një transformimi letrar në botën latinoamerikane.

Artikulli thekson se ndërkohë që realizmi magjik i Marquezit e ka fituar një vend në bibliotekën dhe studiot e amerikanëve, punët më të errëta të Vargas Llosas kanë qëndruar në plan të dytë. Pozicionimi i tij si shkrimtar më demokratik ka bërë që të shquhet si një mbrojtës i të drejtave të homoseksualëve dhe të zgjedhjeve të lira mes kauzave të ndryshme. Në ndryshim nga Markezi që u kthye në një përkrahës të Fidel Castros, Llosa ndryshoi pozicionimin e tij mbi revolucionin në Kubë me kalimin e kohës. Sipas New York Times-it ai i dërgoi një letër private Castros ku i shprehte pakënaqësinë, shkrimtari mblodhi kolegët dhe miqtë, mes tyre Kortazar, Simone de Beauvoir, Jean Paul Sartre, për të redaktuar atë që do ta publikonte në “Le Monde”, kartën e tij emblematike me titull “Çështja Padila” ku denonconte burgimin dhe gjykimin e poetit Heberto Padilla. Pas këtij episodi shkrimtari do të shihej si një referent ideologjik që shkonte kundër rrymës, pavarsisht nga ajo që pritej nga një intelektual i asaj epoke.

Llosa shprehet edhe për fundin e martesës së tij 50-vjeçare me Patricia Llosan, nënën e tri djemve të tij, për të filluar një marrëdhënie me Isabel Preyslerin. “Dashuria është përvoja më e pasur që një qenie njerëzore mund të përjetojë. Nga ana tjetër është një çështje private dhe nëse bëhet publike ka çmim të lirë, plot me vende të zakonshme. Prandaj, është kaq e vështirë të shkruash për dashurinë në letërsi. Besoj se një person nuk duhet të flasë për dashurinë meqë është diçka kaq e rëndësishme në jetë”, shprehet duke u distancuar nga ajo që në dukje i detyron të famshmit të ventilojnë të gjitha aspektet e jetës së tyre private në mënyrë që bota t’i zhveshë. /KultPlus.com

Historiku i problemeve mes Rock dhe Smith kishte filluar shumë më herët, shuplaka i dha “fund” shakave

Shuplaka e fundit të cilën aktori Willl Smith ia dha komedianit Chris Rock nuk është arsyeja pse ka nisur keqkuptimi dhe argumentet mes tyre, shkruan KultPlus.

Aktori dhe komediani dikur ishin miq, derisa Rock bëri një shaka për Jada Pinkett Smith në Oscars 2016, ku edhe u përkeqësuan raportet e tyre.

Goditja e Chris Rock ndaj Jada Pinkett Smith në Oscars të këtij viti nuk ishte hera e parë që komediani bën shaka për çiftin e famshëm.

Historiku i tyre

Kur udhëhoqi “Oscars” në vitin 2016, Chris u fut në telashe me aktorin kur përdori gruan e Will, Jada Pinkett Smith, si material shaka në monologun e tij hapës.

Në hapjen e fjalimit, Chris u tall me Jada, rreth bojokotimit që kjo e fundit kishte bërë, për arsye të diversitetit që mungonte.

“Jada u zemërua, tha se nuk do të vinte. Jada të bojkotojë Oscars është si unë të bojkotoj brekët e Rihannës. Unë nuk isha i ftuar”, tha Chris, shkruan RollingStone

“Ti zemërohesh. Nuk është e drejtë që Will ishte kaq i mirë dhe nuk u nominua. Gjithashtu nuk është e drejtë që Will u pagua 20 milionë dollarë për Wild Wild West”, kishte thënë ai.

“Shakatë” vazhduan akoma

Por sulmet e Chris vazhduan tutje, duke i shtuar edhe më shumë zjarr problemeve që ata kishin. Në vitin 2018 komediani postoi një koment të diskutueshëm në lidhje me Smith, në mediat sociale për martesën e tij të mëparshme.

Will kishte postuar një foto duke i uruar ditëlindjen ish-bashkëshortes së tij, Sheree Zampino dhe Chris postoi një koment që u bë viral atë kohë.

“Uau. Ju keni një grua shumë të kuptueshme”, kishte shkruar Chris në urimin e Will për ish-partneren.

Chris ishte talluar me Jada dhe Will gjatë “Oscars” në 2016,e për këtë arsye ky koment bëri bujë të madhe.

Frustrimin ndër vite që Smith kishte me Chrisin siç duket e ka shprehur në Oscarin e sivjetmë, kur edhe i dha një shuplakë atij, pasi ky i fundit nuk pati kufi për shakatë me gruan e aktorit.

Pas incidentit, Will dhe Jada thuhet se kanë qëndruar afër e kanë mbajtur duart gjatë gjithë ceremonisë dhe gjithashtu aktori edhe kërkoi falje për shuplakën. /KultPlus.com

Presidentja Osmani kujton Masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi dhe Masakrën e Izbicës: Do të bëjmë çmos që drejtësia të vihet në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës ndaj 16 anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu dhe Selman Gashit në Podujevë si dhe Masakrës afro 150 personave në Izbicë të Skënderajt.

“Shtatë fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra të familjeve Bogujevci e Duriqi, 2 anëtarë të familjes Llugaliu dhe Selman Gashi, 23- vjet më parë janë ekzekutuar mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Kjo dëshmon qartë strategjinë e organizuar shtetërore të regjimit kriminal serb kundrejt shqiptarëve pa dallim moshe. Këtë e dëshmon më së miri edhe masakra e të njëjtës ditë në Izbicë, ku u ekzekutuan afro 150 djem, burra e pleq. Do të bëjmë çmos që drejtësia të vihet në vend për secilin njeri tonin të vrarë, sepse vetëm kësisoj do t`u dalim hakut vetë atyre, por edhe të mbijetuarve. Atëherë do të ketë kuptim liria dhe pavarësia jonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.


Sipas Presidentes Osmani, nga Masakra në Podujevë, janë pesë të mbijetuar.
“Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmia autentike e krimit monstruoz. Do t`i kujtojmë gjithmonë familjarët e tyre, të vrarët në Izbicë dhe kudo në Kosovë, sepse vetëm duke e memorizuar këtë pjesë të historisë do ta shohim më qartë rrugën që e kemi përpara”, ka theksuar Presidentja Osmani./ KultPlus.com

FMN vlerëson progresin e Kosovës, veçon stablitetin ekonomik dhe atë fiskal

Në margjinat e Forumit të Dohas, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu ka zhvilluar takim me drejtoreshën menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

Gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me FMN-në, situatën e gjithmbarshme ekonomike në Kosovë dhe rajon, si dhe efektet potenciale ekonomike të luftës në Ukrainë.

Presidentja Osmani informoi drejtoreshën menaxhuese të FMN për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në hapat që po ndërmerr Republika e Kosovës për të ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik, përballë sfidave aktuale globale të krijuara nga lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës.

Presidentja Osmani shprehu falënderim për angazhimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Republikën e Kosovës dhe rikonfirmoi rëndësinë që Republika e Kosovës i kushton bashkëpunimit me FMN-në.

Drejtoresha Ekzekutive e FMN-së, znj. Georgieva, vlerësoi progresin e gjithmbarshëm në Republikën e Kosovës, duke theksuar posaçërisht stabilitetin ekonomik dhe fiskal të Republikës së Kosovës.

Zonja Georgieva ritheksoi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të FMN-së dhe Republikës së Kosovës. /KultPlus.com

‘Flakareshë, bum jepi flakareshë’ (VIDEO)

Në vitin 2005 Rona Nishliu, Vesa Luma dhe Teuta Kurti u bënë bashkë për të hyrë në edicionin e 43-të, të Festivali të Këngës, për një shans për të përfaqësuar Shqipërinë në garën e këngës Eurovizion me këngën “Flakareshë”, shkruan KultPlus.

Treshja u kualifikua për natën finale të mbajtur më 18 dhjetor 2005, por humbi ndaj Ledina Çelo e cila u shpall fituese. Kënga ishte një këngë Pop-Dance, dhe madje edhe pa fituar konkursin, u bë një hit i menjëhershëm në radio.

KultPlus sonte ju sjellë videon dhe tekstin e këngës.

vesa :prekum me gisht me brina e me gisht

teuta: prej ku prehet atje dehet

rrona: nuk je viktim dhe vetem sa te rri

vesa teuta rrona :jam e fort dhe pik nanana nanana nana nananana nana nan nanana

vesa : ti nuk je yll akrep ti nuk flet per sy e vesh :

hejjjjjjjjjjj

Teuta :ska meshir para gje e embel dhe e mir kerkoja nje pythje po nuk ka mjalt as sheqer

rrona vesa: per sherr per sherr

Vesa, Teuta Rona:flakarresh bum jepi flakaresh skuqe le ta djeg kur ti as me gish se prek flakaresh ti bum jepi flakaresh loti kur i del dita e e re let qel/ KultPlus.com

Ferdonije Qerkezi, gruaja që refuzoi ushqimin në Beograd: Unë e kom marr bukën nga shpia, nuk e ha bukën e tyre

Donja jonë.

Në takimet e Grupit dialogues per te zhdukurit me grupin Sërb protokolli parashef që takimet te mbahen me rendë ne Prishtinë e Beograd. Sa herë që shkojmë ne Beograd, në mënyrë rotative grupin e shoqërojne 2 familjarë nga shoqatat e të zhdukurve. Para 10 viteve nëna Ferdonije ( Donja jonë) ishte me ne ne takim në Beograd. Si rregull protokollar grupet dialoguese pas takimeve organizojme nga nje dreke – tavoline Suedeze.

Ne mbaruam takimin i cili zgjati rreth 4 ore ne Pallatin e Federates be Beograd, dhe normal qe kaluam ne sallen tjeter per te drekuar dhe si zakonisht menjehere pastaj nisemi per Prishtine.

Gjate tere rruges qendroja afer Donës, meqe me te hyrë ne Serbi asaj i’u skuq fytyra dhe ju pershpejtua frymemarrja. E pini nje hap nga kutija e plastikes qe e kishte me vete.

Une pasi perfundoi takimi, morra nje pjatë qe te marr ushqim per nenën Done se pari. Ajo ishte e ulur ne nje karrigë ne korridor, dhe i’u afrova duke i thene qe kjo pjate eshte per te, se deri atehere skishte ngrene asgje.

E qoi koken, me sy gjysem te mbyllur, ashtu me butësi ma ktheu; Jo doktor, faleminderit, une e kom marre buken nga shpia, nuk e ha buken e tyre.

Mbeta i shtanguar dhe mu duk se i shkaktova nje dhimbje …

Donja hapi qanten e saj , nxorri sendviqet e saj, dhe nje shishe 2 litershe me uje, …as gotë nuk deshti, e piu direkt nga shishja.

E kom marre edhe ujin prej Gjakovës, se nuk dua asgjë nga këta…që veq ma kan pi gjakun, dhe më kanë marrë krejt çka kam.

( per ju qe se njifni – nënës Done i’a kanë vra burrin dhe 4 djemt,…gjysma ende i mungojnë)

Ishte kerkese e Shpatit qe kete storie ta publikoj ne shenje te Dites Kombetare te te Zhdukurve , 27 Prilli.

Ky shkrim i Arsim Gërxhaliut ishte postuar në vitin 2020./ KultPlus.com

Zgjatet vlefshmëria e një vize në SHBA nga 3 deri në 10 vjet për shqiptarët

Viti 2022 shënon 100 vjet marrëdhënie mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Në nder të këtij 100 vjetori, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë të ditur se vlefshmëria e vizave për shqiptarët nga tre vjet sa ka qenë maksimumi do të shkojë deri në 10 vjet.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatuar vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtete e Bashkuara”, ka thënë ambasadorja Kim.

Shqiptarët tani do të mund që përmes vizave turistike ose ato të biznesit, të posedohen me vizë 10 vjeçare në ShBA. /KultPlus.com

Në mesin e shumë yjeve, Rita Ora merr vëmendje të veçantë në ceremoninë e ‘Oscars’

Ceremonia më e madhe në industrinë e filmit ”Oscars” është zhvilluar mbrëmë, ku edhe janë ndarë çmimet kryesore, shkruan KultPlus.

Në këtë mbrëmje të veçantë dhe të mbushur me yje mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.

Ora kishte një fustan të zi me shkëlqim i cili në fillim pati lule të punuara dhe gurë të metaltë. Fustani ishte i shoqëruar me një pelerinë të bardhë, që në fund kishte punime dore.

Fustani i Ritës u punua nga dizajnerja Miss Sohee, ndërsa këpucët u punuan nga stilisti, Sohee Park. /KultPlus.com

Me këngë e valle shqipe, Dritan Abazoviq feston fitoren në Ulqin (VIDEO)

Koalicioni “Për një fillim të ri” që udhëhiqet nga lëvizja URA e Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e komunës së Ulqinit në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të dielë, 27 mars 2022.

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha se koalicioni “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA) ka arritur fitore absolute në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Ai tha se Ulqini ka kryetar të ri – Omer Bajraktarin.

Ky moment është shënuar me vallëzim e fishekzjarrë, teksa është publikuar edhe video ku Abazoviq ia hedh valles me këngë shqipe.

Sipas të dhënave paraprake ky koalicion që udhëhiqet nga lëvizja URA e Dritan Abazoviç ka marrë 15 mandate në Këshill i ndjekur nga DPS dhe BS nga 6 mandate.

Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues.

Të dhënat e Malit të Zi Demokratik për 93 për qind të votave të përpunuara tregojnë të njëjtat rezultate zgjedhore

Abazoviq është mandatar për kryeministër në Mal të Zi dhe ai ka thënë se do të votohet në Kuvend brenda dy javëve të ardhshme. /KultPlus.com

Moment

Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

Gjithmonë na bren në shpirt trishtimi,
Dhe thonjtë në tru na i ngul si bushtër.
Sa i gjatë mjerimi,
Në jetën e shkurtër!

Pak e kuptojmë se jemi të ngratë,
Ndaj bëhemi ujqër.
Me thonj të gjatë,
Në jetën e shkurtër!

Dua Lipa befasohet në prapaskenë për nder të përvjetorit të dytë të Future Nostalgia (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka marrë një befasi të këndshme në prapaskena, shkruan KultPlus.

Më 27 mars janë bërë 2 vite që kur Lipa publikoi albumin e saj “Future Nostalgia”, derisa ajo po shënon akoma suksese të mëdha nga ky album.

Gjatë ditës së djeshme, 26 vjeçarja bëri shpërndarjen e disa fotografive të veçanta për nder të përvjetorit të dytë të këtij albumi. /KultPlus.com

Më 28 mars 1989, në Kosovë shpërthyen protestat e mëdha kundër represionit të Serbisë

Në të gjithë Kosovën, më 28 Mars të vitit 1989, shpërthyen protestat e mëdha kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës nga parlamenti serb.

Kjo datë shënon edhe pushtimin e Kosovës nga forcat ushtarake serbe. Nga sulmet e ushtrisë serbe, që në ditën e parë të demostratave u vranë 22 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Kjo datë e furishme dhe e përgjakshme ka hyrë në historinë e Kosovës si ditë e manifestimit të vullnetit për pavarësi. Me gjithë dhunën e egër, kosovarët nuk e ndërprenë luftën dhe përpjekjet për lirie pavarësi. Dy vite më vonë, u shpall pavarësia e vendit, në vitin 1991, u përfundua referendumi, ku kosovarët shprehën dëshirën e tyre që të jetojnë të lirë dhe të pavarur në vatrat dhe në trojet e tyre.

Ndërkaq në vitin 1992 u zhvilluan zgjedhjet për deputet në parlamentin e Kosovës dhe për Kryetarin e Republikës. / KultPlus.com

Smith godet me shuplakë prezantuesin Rock pasi bëri shaka me gruan e tij (VIDEO)

Në mbrëmjen e Oscars, gjatë kohes kur edhe po shpërndaheshin çmimet, ndodhi një moment i çuditshëm mes Will Smith dhe Chris Rock, përcjell KultPlus.

Will Smith raportohet se e goditi prezantuesin Chris Rock për shkak se ky i fundit bëri shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

Gjatë orës së tretë të transmetimit, Rock doli në skenë për të paraqitur çmimin për dokumentarin më të mirë dhe bëri një shaka për Pinkett-Smith si pjesë e “GI Jane 2” – me sa duket një referencë për kokën e saj të rruar. (Pinkett-Smith ka qenë e hapur në të kaluarën për vuajtjen nga alopecia, një gjendje që shkakton rënien e flokëve.)

Smith pastaj nxitoi në skenë, ku goditi Rock-un, pamjet e të cilit u kapën në transmetime ndërkombëtare të pacensuruara. Është e paqartë nëse lëvizja ishte një gjë e planifikuar apo një surprizë e vërtetë. Smith më pas tha “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë” dy herë ndërsa transmetimi i televizionit dështoi për shikuesit amerikanë.

“Uau, Will Smith sapo më goditi,” tha Rock.

Gjatë kësaj ceremonie Will Smith arriti që të fitojë çmimin e aktorit më të mirë. /KultPlus.com

Billie Eilish fiton Oscars, shkruan histori

Ceremonia më e madhe në industrinë e filmit ”Oscars” është zhvilluar mbrëmë, ku edhe janë ndarë çmimet kryesore, shkruan KultPlus.

Këngëtarja e mirënjohue, Billie Eilish, ka arritur që të fitojë çmimin e këngës më të mirë origjinale, me ç’rast edhe ka hyrë në histori.

Billie Eilish është bërë njeriu i parë i lindur në shekullin e 21-të që fiton një Oscar.

Filmi ”Dune” kryesoi listën e fituesve, derisa Will Smith me ”King Richard” u shpall aktori më i mirë. /KultPlus.com

‘Dune’ kryeson edhe çmimet Oscars, derisa Smith fiton çmimin e aktorit më të mirë

Ceremonia më e madhe në industrinë e filmit ”Oscars” është zhvilluar mbrëmë, ku edhe janë ndarë çmimet kryesore, shkruan KultPlus.

Në vrazhden e shumë ndodhive, gjatë Oscars Will Smith fitoi çmimin e aktorit më të mirë me filmin ”King Richard”.

KultPlus sjellë edhe listën e plotë të fituesve të edicionit të sivjetmë në “Oscars”.

FILMI MË I MIRË
Belfast
CODA
Don’t Look Up
Drive My Car
Dune
King Richard
Licorice Pizza
Nightmare Alley
The Power of the Dog
West Side Story

AKTORJA MË E MIRË
Jessica Chastain (The Eyes of Tammy Faye)
Olivia Colman (The Lost Daughter)
Penélope Cruz (Parallel Mothers)
Nicole Kidman (Being the Ricardos)
Kristen Stewart (Spencer)

AKTORI MË I MIRË
Javier Bardem (Being the Ricardos)
Benedict Cumberbatch (The Power of the Dog)
Andrew Garfield (Tick, Tick … Boom!)
Will Smith (King Richard)
Denzel Washington (The Tragedy of Macbeth)

REGJISORI MË I MIRË
Paul Thomas Anderson (Licorice Pizza)
Kenneth Branagh (Belfast)
Jane Campion (The Power of the Dog)
Steven Spielberg (West Side Story)
Ryûsuke Hamaguchi (Drive My Car

KOLONA ZANORE MË E MIRË
Be Alive — Beyoncé Knowles-Carter and Darius Scott (King Richard)
Dos Oruguitas — Lin-Manuel Miranda (Encanto)
Down to Joy — Van Morrison (Belfast)
No Time to Die — Billie Eilish and Finneas O’Connell (No Time to Die) 
Somehow You Do — Diane Warren (Four Good Days)

DOKUMENTARI MË I MIRË
Ascension
Attica
Flee
Summer of Soul 
Writing With Fire

SKENARI MË I MIRË I PËRSHTATUR
CODA (Sian Heder) 
Drive My Car (Ryûsuke Hamaguchi and Takamasa Oe)
Dune (Eric Roth, Jon Spaihts and Denis Villeneuve)
The Lost Daughter (Maggie Gyllenhaal)
The Power of the Dog (Jane Campion)

SKENARI MË I MIRË ORIGJINAL
By Jennifer Bisset
Belfast (Kenneth Branagh) 
Don’t Look Up (Adam McKay and David Sirota)
Licorice Pizza (Paul Thomas Anderson)
King Richard (Zach Baylin)
The Worst Person in the World (Joachim Trier)

KOSTUMOGRAFIA MË E MIRË
Cruella (Jenny Beavan) 
Cyrano (Massimo Cantini Parrini)
Dune (Jacqueline West)
Nightmare Alley (Luis Sequeira)
West Side Story (Paul Tazewell)

FILMI MË I MIRË NDËRKOMBËTAR
Drive My Car (Japonia) 
Flee (Danimarka)
The Hand of God (Italia)
Lunana: A Yak in the Classroom (Butani)
The Worst Person in the World (Norvegjia)

AKTORI MË I MIRË NË ROL DYTËSOR
Ciarán Hinds (Belfast)
Troy Kotsur (CODA) 
Jesse Plemons (The Power of the Dog)
J.K. Simmons (Being the Ricardos)
Kodi Smit-McPhee (The Power of the Dog)
Troy Kotsur is the second Deaf actor to win an Oscar!

FILMI MË I MIRË I ANIMUAR
Encanto
Flee
Luca
The Mitchells vs. the Machines
Raya and the Last Dragon

EFEKTET VIZUELE MË TË MIRA
Dune 
Free Guy
Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings
No Time to Die
Spider-Man: No Way Home

KINEMATOGRAFIA MË E MIRË
Dune (Greig Fraser) 
Nightmare Alley (Dan Lausten)
The Power of the Dog (Ari Wegner)
The Tragedy of Macbeth (Bruno Delbonnel)
West Side Story (Janusz Kaminski)

AKTORJA MË E MIRË NË ROL DYTËSOR
Jessie Buckley (The Lost Daughter)
Ariana DeBose (West Side Story) 
Judi Dench (Belfast)
Kirsten Dunst (The Power of the Dog)
Aunjanue Ellis (King Richard)

MAKIJAZHI DHE FLOKËT MË TË MIRA
The Eyes of Tammy Faye 
House of Gucci
Coming 2 America
Cruella
Dune

PRODUKSIONI MË I MIRË
Dune (Zsuzsanna Sipos and Patrice Vermette) 
Nightmare Alley (Tamara Deverell and Shane Vieau)
The Power of the Dog (Grant Major and Amber Richards)
The Tragedy of Macbeth (Stefan Dechant and Nancy Haigh)
West Side Story (Rena DeAngelo and Adam Stockhausen)

MONTAZHI MË I MIRË
Don’t Look Up (Hank Corwin)
Dune (Joe Walker)
King Richard (Pamela Martin)
The Power of the Dog (Peter Sciberras)
Tick, Tick… Boom! (Myron Kerstein and Andrew Weisblum)

TEMA MUZIKORE MË E MIRË
Don’t Look Up (Nicholas Britell)
Dune (Hans Zimmer) 
Encanto (Germaine Franco)
Parallel Mothers (Alberto Iglesias)
The Power of the Dog (Jonny Greenwood)

FILMI MË I MIRË I SHKURTËR
Ala Kachuu – Take and Run
The Dress
The Long Goodbye 
On My Mind
Please Hold

FILMI I ANIMUAR MË I MIRË I SHKURTËR
By Jennifer Bisset
Affairs of the Art
Bestia
Boxballet
Robin Robin
The Windshield Wiper 

DOKUMENTARI MË I MIRË I SHKURTËR
By Jennifer Bisset
Audible
Lead Me Home
The Queen of Basketball 
Three Songs for Benazir
When We Were Bullies

ZËRIMI MË I MIRË
By Jennifer Bisset
Belfast
Dune
No Time to Die
The Power of the Dog
West Side Story. /KultPlus.com

‘Në qoftë se doni të testoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet’

Thënie frymëzuese

Nëna më tha: “Nëse je një ushtar, do të bëhesh gjeneral. Nëse je një murg, do të bëhesh Papë”. Në vend të kësaj, unë isha piktor, dhe u bëra Pikaso. (Pablo Pikaso)

Në mesin e vështirësisë qëndron mundësia. (Albert Ajnshtajn)

Unë mendoj se arsimimi është fuqi. Unë mendoj se të qënit në gjendje për të komunikuar me njerëzit është fuqi. Një nga qëllimet e mia kryesore është të inkurajoj njerëzit të fuqizojnë vetveten. (Oprah Uinfri)

Deri kur të jeni gati të dukeni qesharakë, nuk do të keni mundësinë për të qenë të mëdhenj. (Sher)

E vetmja gjë që kam bërë dhe që nuk është zvogëluar nga fati i mirë, është se kam vazhduar të ecpërpara, kur të tjerët hoqën dorë.  (Herrison Ford)

Shumë nga dështakët, janë njerëz që nuk e kuptojnë sa pranë suksesit ishin në momentin kur hoqën dorë. (Tomas Edison)

Qëndroni larg njerëzve që përpiqen të pakësojnë ëndrrat tuaja. Njerëzit e vegjël veprojnë gjithnjë kështu, por ata që janë realisht të mëdhenj ju bëjnë të ndiheni se edhe ju gjithashtu, mund të bëheni i madh. (Mark Tuein)

Kur njerëzit ju lëndojnë pa pushim, mendojini ata si një si letër zmerili. Ata mund t’iu gërvishtin dhe lëndojnë paksa, por në fund ju lëmoheni dhe ata do të bëhen të padobishëm. (Kris Kolfer)

Pothuajse të gjithë njerëzit mund t’iu rezistojnë vështirësive, por në qoftë se doni të testoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet.  (Abraham Linkoln)

Druaj se duhet ta bëjmë botën të ndershme, para se të mund t’iu themi sinqerisht fëmijëve tanë se ndershmëria është politika më e mirë.  (Xhorxh Bernard Shou)

Shtatë gjëra do të na shkatërrojnë ne njerëzve:

Pasuria pa punë;

Kënaqësia pa ndërgjegje;

Dija pa karakter;

Feja pa sakrificë;

Politika pa parim;

Shkenca pa humanizëm;

Dhe biznesi pa etikë.

(Mahatma Gandi) /KultPlus.com

Fyell’ i bariut

Poezi nga Andon Z. Çajupi.

Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu,
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t’u kullosë bagëtinë.
kullotni, moj bagëti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur të vdes te me kujtoni,
Ndjesë pastë! — të më thoni.

Shikoni barin’ e gjore:
në diell a në dëborë,
bariu me shkop në dorë
ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
me të ngrën’ e me të pirë,
t’u marrë dhëntë pa gdhirë,
t’i kullosë me dëshirë,
të rrijë bashkë me to,
to, to, to.
Hani, moj bagëti, hani,
kur të vdes do të më qani,
për mua zi do te mbani! /KultPlus.com

Edicioni i 94-të i Oscars jepet sot

Edicioni i 94-të i Çmimeve të Akademisë do të mbahet sot në Los Angeles, shkruan KultPlus.

Hollivudi është gati për natën më të madhe të vitit, e gjithashtu edhe yjet janë gati të marrin pjesë në njërën prej ceremonive më të mëdha në botë.

Will Smith, Benedict Cumberbatch, Dame Judi Dench dhe Troy Kotsur janë ndër të nominuarit kryesor për kategoritë e aktrimit.

Për Smith, është hera e parë që merr nominime për Oscar që nga viti 2007, kur u nominua për filmin The Pursuit of Happyness.

Në Kosovë, Oscars do të fillojë nga ora 21:10 me një shfaqje live në tapetin ek uq.

Të nominuarit kryesorë për Oscar 2022:

  • The Power of the Dog – 12
  • Dune – 10
  • Belfast – 7
  • West Side Story – 7
  • King Richard – 6
  • Don’t Look Up – 4
  • Nightmare Alley – 4
  • Drive My Car – 4

Oscars rikthehet në formatin fizik pas dy viteve pandemike që pamundësuan një gjë të tillë. /KultPlus.com

‘Me të dasht ty duhen dy zemra’

Fitim Majkovci

me të dasht ty duhen dy zemra
jetë me jep por shpirtin ma merr
një zemër s’mjafton e dy s’i kam
me të dasht ty asht tmerr.
tu t’lyp çdokund, harroj vetën
çliromë prej këtyne zinxhirëve
e drejtim jepëm, se rob i joti jam,
me të dasht ty duhen dy zemra
një s’mjafton e dy s’i kam.
ti je gjithçka që tjerat s’ishin,
je shumë ma tepër se veç dashni
fat i keq që dashnia s’fle n’ty
po nejse, ti s’flen as me mu, je me vetminë.
historia më e bukur që u kthye n’trishtim
shpirti i shpirtit tim s’asht ma shpirt i im
andrra e nji nate vere, e shndërruar n’makth
në ditët e mia të dimnit, tash je larg.
kur pranvera nisë të çelë sythat
unë sytë e tu s’i kam afër
jetoj veç me kujtimet, me ato pak që s’mi more,
një gotë, pak duhan, e nji fletore
ku të qëndisi me poezi, fjalëpak,
me të dasht ty duhen dy zemra
po unë veç nji zemër kam. /KultPlus.com

‘Mund të imagjinoj çfarë të dua, por ty nuk mund të të imagjinoj’

Kosti

Mund të imagjinoj çfarë të dua
Por ty nuk mund të të imagjinoj
Nëpër telat e një kitare mbase
Je melodia qe unë kerkoj
Melodia e shpirtit, thellë në krijim
Frymëzimi i një ëndrre pa mbarim.

Mbase je vetë frymëzim
Melodia e një shpirti
që mban jetën… në vallëzim
Realitet? Mbase…
Po realitet je, sepse ndryshe ska kuptim.

Realiteti nuk imagjinohet
Ashtu si edhe ti …
nuk mund të fshihesh nëpër ëndërra
Nëpër errësira ëndrrash të pa vërteta
Sepse ashtu si realiteti, ti je vetë jeta!

Mund të ënderroj çfarë të dua
Por ty jo!
Mund të krijoj çfarë të dua
Por ty jo!
Sepse ti je vetë frymëzimi
I çdo ndjenje që kam në shpirt
Nëpër terre ëndrrash ti je drit’! /KultPlus.com