27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.
Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.
Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.
INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve./ KultPlus.com
Një video ka qarkulluar në rrjete sociale ku Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shihet duke performuar përpara presidentit aktual të Rusisë, Vladimir Putin, është e rreme, përcjell KultPlus.
Në ditët e sotme është bërë shumë e lehtë, e madje edhe si lloj trendi që videot të editohen dhe realisht të paraqitet në publik diçka që nuk është e vërtetë.
Në kohën kur nëpër botë po ndodhin gjëra të jashtëzakonshme, siç është pushtimi rus në Ukrainë, videot e rreme janë shpërndarë në sasi të madhe.
Rasti i tillë është edhe kjo më poshtë:
Early 2000s. “KVN”, the famous Russian comedy competition TV show. Volodymyr Zelensky, the captian of team “Block 95” from his native Kryvy Rih, makes a mild joke at Putin’s expense. https://t.co/YQenIctcY8
KVN është një shfaqje televizive humoristike ruse (dhe dikur sovjetike) dhe një konkurs ndërkombëtar ku ekipet (zakonisht të përbëra nga studentë të kolegjit) konkurrojnë duke u dhënë përgjigje qesharake pyetjeve dhe duke treguar skica të përgatitura përpara një publiku.
Në videon më lart thuhet se në “KVN” ka qenë dikur edhe Zelensky dhe ka bërë një shaka me Putinin, i cili në atë kohë nuk ishte president i Rusisë. Ky i fundit madje edhe proklamohet sikrse e duartroket humorin e tij.
Mirëpo, kjo video është e rreme, me një kërkim të thjesht në internet shihet se kjo video është modifikuar apo edituar. /KultPlus.com
Urtësitë për sot i kemi zgjedhur nga një vend relativisht fqinj, dhe mendojmë se populli bullgar ka prodhuar një thesar të vyer për t’u lexuar, mbajtur në mendje, dhe aplikuar në jetë.
Disa nga thëniet më të mira:
Nëse nuk je i pasur, orvatu të kesh miq të pasur; nëse je i pasur, orvatu të mos kesh miq të varfër.
Edhe armikun tënd ushqeje kur ka uri dhe etje.
Shikimi është grepi i merakut, nënqeshja është ajo që vihet nën grep.
Shikoje njeriun në sy dhe jepi atë që i takon.
Ajo që është e këndshme për shpirtin është e bukur për syrin.
Atje ku s’ka pleq të mirë, s’ka as rini të mirë.
Edukata është pasuri e paçmuar.
Kush jeton shumë, di shumë.
Në qoftë se ke të drejtë, je i fortë.
Në qoftëse udhëheqësi është i mirë, atëherë edhe ai që shikon pas tij s’është i keq.
Në vrimën e vet edhe miu është trim.
Burrë s’është ai që flet, por ai që bën.
Deveja transporton sheqer, por vetë ha gjembaçë.
Është e shkurtër rruga e mirëqenies, por është tejet e rrezikshme.
Kurrë mos u mbështet në fatin, por në vetvete.
Njeriu është më i fortë se guri e më i brishtë se lulja.
Nga plaga e shpatës shërohesh, por nga plaga që të shkakton shpifja, kurrë.
Njëqind miq janë pak, një armik është shumë.
Të gjithë ata që nuk janë në luftë, janë luanë.
Vetëbindja është veti e keqe e njeriut, por mburrja edhe më e keqe.
Miku s’duhet të harrojë çfarë i ka borxh të zotit të shtëpisë.
Në atë që rri anash, druri nuk do të bjerë.
Gëzimi i tepruar dhe pikëllimi i tepruar janë fqinj me çmendurinë.
Mblidh tokën, të shpëtosh kokën.
Mbi të gjitha është asgjëja, nga e cila u krijua çdo gjë.
Në dyshim, absteno.
Atdheu është vendi ku është robëruar shpirti, tjetër s’ka të tillë.
Kur bien këmbanat e mëdha, zilkat nuk dëgjohen.
Punët e mëdha nuk bëhen me fuqinë e trupit, me rrëmbim dhe shpejtësi, por me arsye, me këshillm dhe fjalë të urtë të cilat pleqëria i ka me bollëk.
Shikoje shpesh, do të duket i vogël; adhuroje shpesh, do humbë parfumin.
Ai që me diellin mbjell kunguj, do t’i thyhen për kokë.
Derisa është vajzë: gjuhën plumb e këmbët flakë; kur u bë grua: gjuhën flakë e këmbët plumb.
Në situata të vështira durimi është timonieri më i mirë.
Veset e ndryshme ulin dinjitetin, janë rrjedhojë mosrespektimi ndaj vetes.
Shtëpi me dy familje, djalli rri në pus.
Toka e fortë, qielli i lartë, ku la me shku?
Vdekja e hershme e një kopraci është e vetmja vepër e mirë e tij.
Gratë janë si lulet, po nuk u vaditën, vyshken.
Ai që u beson ëndrrave kullot erëra.
Disave paraja u merr mendtë, disave u jep.
Është shtëpi e keqe ajo, në të cilën suksesi urohet me gotë, ndërsa pikëllimi shuhet me shishe.
Halli është më i fortë se guri.
I shkathti nuk kakaris si pula në tërë lagjen për një vezë.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka njoftuar se është duke përgatitur diçka për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Ora ka njoftuar se është duke punuar në diçka shumë të veçantë.
Me disa foto të publikuara nga studio, këngëtarja e shumë hiteve po sjellë një projekt të ri muzikor.
“Duke xhiruar diçka shumë e emocionuar sot. Mezi po pres që ju ta shihni atë. Vajzat mund të bëjnë çdo gjë”, ka shkruar 31-vjeçarja.
Kjo vjen pas paraqitjes së artistes në kopertinën e revistës Harper’s BAZAAR Austria, për të cilën kishte folur më shumë për jetën e karrierën profesionale. /KultPlus.com
Ralph Waldo Emerson, i cili u quajt me emrin e tij të dytë Waldo, ishte një eseist, lektor, filozof, abolicionist dhe poet amerikan që udhëhoqi lëvizjen transcendentaliste të mesit të shekullit të 19-të.
Emerson ka lënë disa thënie të veçanta, e KultPlus ju sjellë njërën prej më të njohurave.
“Shkruajeni në zemrën tuaj që çdo ditë është dita më e mirë në vit”./KultPlus.com
Ti meriton një dashuri që të të dojë edhe të pakrehur, me të gjithë arsyet që të bëjnë të zgjohesh herët, me të gjithë demonët që nuk të lënë të flesh.
Ti meriton një dashuri që të bëjë të ndihesh e sigurtë, në gjendje të hash botën, kur ecën pranë tij, që i ndjen përqafimet e tua si perfekte në lëkurën e tij.
Ti meriton një dashuri që do të kërcejë me ty, që gjen parajsën çdo herë që sheh drejt syve të tu, që nuk mërzitet asnjëherë duke lexuar shprehitë e tua.
Ti meriton një dashuri që të dëgjon teksa këndon, që të mbështet kur bën budallaqen, që të respekton si qenie të lirë, që të shoqëron në fluturimin tënd, që nuk ka frikë nga rrëzimet.
Ti meriton një dashuri që i largon gënjeshtrat që afron ëndrrat, kafenë dhe poezinë…
Ukshin Hoti, njëri nga figurat më të fuqishme të rezistencës në vitet më të vështira për Kosovën, tani ka mbetur një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë, shkruan KultPlus.
Sot janë bërë 23 vjet që kur ka ndodhur masakra e Krushës së Madhe nga forcat serbe, prej së cilës akoma janë 64 persona të zhdukur, përfshirë edhe Ukshin Hotin, KultPlus ju sjell dy thënie dedikuar Hotit nga shkrimtarët e njohur: Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare.
Rexhep Qosja: “Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”
Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.” / KultPlus.com
Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat që forcat Serbe kryen gjatë Luftës së Kosovës mbi popullatën civile shqiptare në Republikën e Kosovës, shkruan KultPlus.
Kryeministri i Kosovës, ka thënë se trupat e 113 të vrarëve në Krushë të Vogël përfunduan në varreza masive në Serbi, ndërsa në Krush të Madhe janë ende 64 të zhdukur, përfshirë edhe Ukshin Hotin.
“Trupat e 113 të vrarëve në Krushë të Vogël përfunduan në varreza masive në Serbi, ndërsa në Krushë të Madhe janë ende 64 të zhdukur. Ukshin Hoti. Sot kujtojmë gjenocidin e kryer dhe shkatërrimin e shkaktuar. Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të trajtuar të kaluarën dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, thotë Kurti. /KultPlus.com
Sot shënohet 23-vjetori i fillimit të Masakrës së Krushë të Madhe, shkruan KultPlus.
Kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në “Twitter” nderon shtatë shqiptarët, eshtrat e të cilëve u kthyen në vendlindje pas 23 vitesh.
“Sot, në përvjetorin e masakrës së Krushës së Vogël, nderojmë 7 shqiptarët, eshtrat e të cilëve u kthyen në vendlindje pas 23 vitesh.
Nuredin Shehu. Hysen Zylfiu. Ahmet Berisha. Nue Prenkaj. Sahit Shehu. Sami Shehu. Skyfer Batusha.
U prefshin ne paqe”, shkruan Kurti.
23 vite më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën. /KultPlus.com
Adin Ganan jeton në një dhomë të bardhë. Dhoma e tij është e ndritshme, aromatike, Me tavolina të zeza, fotografi, Me libra të mençur, libra të lashtë Ftoit nga vitit i kaluar i ndihet aroma në dollap Aroma e ftoit të verdhë. Dhoma e tij është e qetë, e gëzueshme. Adin Ganan jeton në dhomën e bardhë. Nga dritarja e tij duket kopshti si lulëzon, Në lule rozë me aromë vese. Në degët e reja jeshile Korbat e zinj fluturojnë Epo ata këndojnë Me sqep të verdhë Këngë të lumtura dashurie.
Adin Ganan jeton në dhomën e bardhë. / KultPlus.com
Sot përkujtohet protesta e parë antikomuniste në Shqipëri më 26 mars 1990, Kavajë i Murit të Berlinit dhe një sërë ndryshimesh radikale politike, që ndodhën në vitet 1989-1990 në Bllokun Lindor kanë patur ndikim edhe në jetën politike shqiptare.
Protesta e parë kundër regjimit komunist në Shqipëri u zhvillua më 26 mars 1990 në qytetin e Kavajës. Kjo protestë erdhi si pasojë e ngjarjeve të një dite më parë, më 25 mars 1990, në stadiumin “Besa” gjatë ndeshjes Besa-Partizani, ku shumë të rinj shpërthyen në thirrje kundër regjimit komunist. Gjatë kësaj proteste u arrestuan shumë të rinj.
Më 26 mars 1990 një numër i madh njerëzish iu drejtua rajonit të policisë me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri, Demokraci”. Kjo protestë i hapi rrugën zhvillimeve të reja në vend. Atsh / KultPlus.com
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sot ka vizituar refugjatët ukrainas në Poloni, shkruan KultPlus.
Ai aty ka thënë se nuk është e nevojshme të flitet gjuha e njëjtë, për të ndjerë emocionet në sytë e tyre.
“Vizitova refugjatët ukrainas që kanë ikur në Poloni këtë pasdite. Ju nuk keni nevojë të flisni të njëjtën gjuhë për të ndjerë emocionet në sytë e tyre. Dua të falënderoj mikun tim Chef José Andrés, ekipin e tij dhe njerëzit e Varshavës që hapën zemrat për të ndihmuar”, ka shkruar Biden në fotografinë e bashkangjitur ku shihet duke e mbajtur një fëmijë ukrainas. /KultPlus.com
I visited Ukrainian refugees who have fled to Poland this afternoon. You don’t need to speak the same language to feel the roller-coaster of emotions in their eyes. I want to thank my friend Chef José Andrés, his team, and the people of Warsaw for opening your hearts to help. pic.twitter.com/VU3Oe0EXAL
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është duke punuar vazhdimisht në albumin e saj të dytë, pas suksesit të jashtëzakonshëm nga “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.
Lipa zbuloi informacione mbi albumin e saj të ri në një intervistë me Elton John në podcast “Service 95”.
“Ka filluar të ndihet mirë dhe po merr formë”, ka thënë Lipa në intervistën e saj me John, pikërisht në datën e lindjes së këtij të fundit.
Aktualisht, 26 vjeçarja është duke shijuar sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili u lansua në vitin 2020.
Këngëtarja e “Sweetest Pie” mori dy çmime në iHeartRadio Music Awards 2022, duke përfshirë Dance Album of the Year për Future Nostalgia dhe Song of the Year për “Levitating”. /KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me mbështetësin e madh të Kosovës, John Kerry, i Dërguar i Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish Sekretar i Shtetit. Në takim morri pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla Schwarz.
Presidentja Osmani ka falënderuar Kerry për angazhimin dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj të ecë përpara, që sot të gëzojë marrëdhënie unike dhe të pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja dhe Kerry diskutuan edhe për zhvillimet në Evropë dhe rajon si rezultat i agresionit rus në Ukrainë dhe përmendi përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’i ardhur në ndihmë popullit ukrainas. Presidentja Osmani theksoi rrezikun nga destabilizimi i rajonit nga satelitët e Rusisë dhe nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO si garancë më e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon. Ajo ka vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke potencuar se tani është edhe më e rëndësishme që të rritet përkrahja në procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.
Duke e uruar Kerry në rolin e tij të ri si i dërguar i posaçëm i Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, Presidentja Osmani ka vlerësuar se adresimi i efekteve të drejtpërdrejta të ndryshimeve klimatike kërkon qasje dhe udhëheqje transformuese.
“Pavarësisht politikave vendore dhe globale, ndryshimet klimatike nuk do të ndalojnë së ndodhuri. Është një nga sfidat më serioze të kohës sonë. Të flasim për ndryshimet klimatike nuk është temë luksoze, por ekzistenciale për të siguruar jetën e fëmijëve tanë. Kosova nuk është imune ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike. Andaj, Kosova me të drejtë kërkon të jetë pjesë e nismave globale për luftimin e ndryshimeve klimatike” ka thënë Presidentja. /KultPlus.com
Taylor Hawkins, bateristi karizmatik i Foo Fighters, ka vdekur në moshën 50-vjeçare, transmeton KultPlus.
Një deklaratë e postuar në mediat sociale të grupit të premten vonë dhe e dërguar nga përfaqësuesi i saj konfirmoi vdekjen, por nuk dha një shkak apo vendndodhje. Grupi ishte planifikuar të luante një shfaqje të premten në mbrëmje në Bogotá, Kolumbi, në Festivalin Estéreo Picnic.
Hawkins u bë anëtar i grupit të udhëhequr nga Dave Grohl për albumin e tij të tretë, “There Is Nothing Left to Lose”, i lëshuar në 1999, dhe luajti në shtatë albumet e mëpasshme të grupit. Ai u tërhoq nga dy stile të dallueshme: bazat e Roger Taylor, nga Mbretëresha, dhe ndërlikimi i Stewart Copeland nga Policia. Ai shtoi muskujt e punk-ut dhe metalit, saktësinë e makinerive të daulleve dhe një dhuratë për vrullin shpërthyes.
LP-ja më e fundit e Foo Fighters, “Medicine at Midnight”, mbërriti vitin e kaluar ndërsa grupi po festonte 25 vjetorin e krijimit dhe në një intervistë me The New York Times, zoti Hawkins ishte i drejtpërdrejtë për shpresat e tij për të ardhmen e tij. “Unë dua të jem grupi më i madh në botë,” tha ai./ KultPlus.com
S’kam fuqi më as të trishtohem Jemi anije pa spirancë Mes erërave të egra të kundërta. Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin Më jepni ju një copë ironie, Se nuk e gjej dot në veten time,- Një copëz ironie Sa gjysmëz e krahut të zogut,- Të mbrohem nga shirat e verdhë Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush: Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë Tani gjithë dritaret e shpirtit Janë hapur, bymyer e kalbur Nga shirat e lotëve,- Dhe s’mbyllen më dot. Mund të hyjë kush të dojë./KultPlus.com
“Marigona” është njëri nga grupet më të njohura në muzikën shqiptare, që për vite të tëra kanë përcjellë shumë gjenerata me këngët e tyre, shkruan KultPlus.
Grupi është formuar në Mitrovicë në vitin 1991 me formacionin e parë: Vullnet Sefaja, Edon Ramadani, Teoman Ukça, Labinot Krasniqi.
Stili i “Marigonës” është i veçantë. Gërshetimi i teksteve kuptimplota me vokalin unik të Vullnet Sefasë, ka bërë që ndër vite ata të sjellin shumë hite që edhe sot e kësaj dite këndohen e rikëndohen.
Disa nga këngët e tyre më të njohura janë: “Sonte”, “Pa ty”, “Mitrovcia”, “Ajshe”, “Dea”, “Tash shko”, “Fundi vjen”, etj…
Sonte po e risjellim një prej këngëve të tyre të hershme që titullohet “Do të vijë në mëngjes”, ku spikat teksti i bukur romantik, melodia dhe zëri i Sefasë. Më poshtë bashkë me këngën po e japim edhe tekstin. /KultPlus.com
Do të vi një natë, në dritaren tënde të të vështroj, kur ti je në ëndërr do të vi atëherë, kur të jesh në gjumë të t’shikoj si fle, se të dua shumë.
Do të vi në agim, nga gjumi të të zgjoj të marr në përqafim, dhe kurrë mos të lëshoj do vi në mëngjes, të të sjell ty dashurinë të t’shikoj si buzëqesh, ta shijoj ty lumturinë.
Refreni:
Yllin nga qielli do ta zbres edhe ty, ty do të ta fal të shikoj, të shikoj se si buzëqesh edhe hënës atë dritë do të ja marr.
Do të vi një natë, në dritaren tënde të të vështroj, kur ti je në ëndërr do të vi atëherë, kur të jesh në gjumë të t’shikoj si fle, se të dua shumë. /KultPlus.com
Muharrem Qena dhe Melihate Ajeti janë çifti i njohur shqiptar që i kanë kushtuar pothuajse tëre jetën e tyre skenës artistike, shkruan KultPlus.
Muharrem Qena ka shkrirë talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Karriera e tij regjisoriale numëron deri në 200 shfaqje teatrale.
Bashkëshortja e tij, Melihate Ajeti- Qena ka qenë një figurë e shquar për bukurinë e talentin e saj të rrallë në aktrim, të cilin e demonstroi në teatër e film për 60 vite.
Ata të dy i kanë dhënë aq shumë artit shqiptar sa që edhe sot kujtohen për veçantitë e tyre artistike. KultPlus ju sjellë një fotografi të rrallë të këtij çifti./ KultPlus.com
Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi, ka ndarë me publikun disa nga kritikat gjermane në lidhje me interpretimin e rolit të Violetes nga La Traviata këtu në Hamburg, transmeton KultPlus.
Në vijim gjeni postimin e plotë të saj:
Miq të dashur jam e lumtur të ndaj me ju disa nga kritikat gjermane në lidhje me interpretimin e rolit të Violetes nga La Traviata këtu në Hamburg.
Shfaqja ishte një triumf për sopranon e re, të pëlqyeshme 30-vjeçare, Elbenita Kajtazi.
Nuk e kam përjetuar kurrë më parë që pas përfundimit të operës kur perdja hapet dhe Violetta qëndron e vetme ne skenë publiku të ngrihej si një menjëherë në këmbë dhe ta duartrokas plot ngazëllim për disa minuta.
Elbenita Kajtazi pranon ovacione të gjata nga publiku i Staatsoper Hamburg i cili u ngrit në këmbë për të.
Staatsoper Hamburg, 17 mars 2022
Giuseppe Verdi, La Traviata
nga Dr. Ralf Ëegner, klassik-begeistert.de
Elbenita Kajtazin nuk e kisha pasur në radar, siç thonë, dhe e kam dëgjuar vetëm një herë më parë, si Naiade në Ariadne auf Naxos. Disa ditë më parë ajo interpretoi këngën e hënës nga opera Rusalka e Dvořák në Koncertin e Solidaritetit për Ukrainën dhe më la një përshtypje të madhe me timbrin e saj të bukur, mjaft të errët dhe interpretimin e saj ekspresiv dhe të thellë shpirtëror. Kjo është arsyeja pse ne morëm biletat në një njoftim të shkurtër për performancën e sotme të Traviata-s.
Mbrëmja e shfaqjes La Traviata ishte triumfi i Elbenita Kajtazit, e cila interpretoi rolin e Violetës me një entuziazëm të madh. Këngëtarja ka një timbër magjepsës, jo aq të errët tek Violetta si në arien Rusalka, por ka një zë të fortë dhe gjithmonë ka një tingull të bukur mbi të gjitha uljet dhe ngritjet e rolit me një vibrato shumë të lehtë që shërben për të shprehur ndjeshmërin e shpirtit të saj.
Rrallë herë më ka rastisur të dëgjoj një kombinim kaq të mrekullueshëm të koloraturës në Sempre libera në aktin e parë, me rrjedhën e zërit bashkë me Giorgio Germont në aktin e dytë, shpërthimin liriko-dramatik në aktin e tretë si dhe interpretimin e Aries Addio del passato në aktin e katërt.
Koloraturat e Kajtazit kanë qenë delikate, të pastërta, të këndshme si perla që rrotullohen duke shprehur ndjenjën e lumturisë ende të pasigurt në dashuri. Pjesën lirike në imazhin e parë të aktit të dytë e krijojë me një të butësi pa vërejtur ndonjë gjurmë të hidhërimit dhe trishtimit, por ajo nuk iu shmang përdorimit dramatik në imazhin e tretë të aktit të dytë dhe ishte plotësisht bindëse në skenën e vdekjës në aktin e tretë.
Gjithsesi, ishte një triumf për sopranon e re 30-vjeçare, Elbenita Kajtazi. Nuk e kam përjetuar kurrë më parë që publiku të ngrihej menjëherë si një, pas përfundimit të operës në perden e parë, kur Violetta hyri e vetme në skenë dhe u duartrokit plot ngazëllim për disa minuta. Shihej gëzimi i Elbenita Kajtazit për këtë sukses të bukur të këngëtares që i përket ansamblit të Hamburgut. Ky formacion do të dëgjohet sërish të dielën e ardhshme, më 20 mars 2022. Kushdo që mund ta bëjë të mundur të jet i pranishëm nuk duhet ta humbasë këtë rast muzikor./ KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përkujtuar sot aktorin, Rasim Thaçi – Cima, në një vjetorin e vdekjes, përcjell KultPlus.
KultPlus ua sjell postimin e plotë të MKRS-së:
Në një vjetorin e vdekjes, bashkë me anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtuam Rasim Thaqin – Cimën, një ndër personalitetet më të veçantë të skenës humoristike shqiptare.
Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falenderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj “Sa herë t’kujtojmë ne në familje – e sa here të kujtojnë njerëzit e këtij nënqielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend” shtoi ajo.
Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas./ KultPlus.com
Melihate Ajeti lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë; vdiq më 26 mars 2005 në Prishtinë. Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoi shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedia Française). Aktorja numër një e teatrit Prishtinas. E nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinor të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurinë e kapacitetin e madh prej aktoreje: Zullumqari, Vajza pa pajë, Zonja me kamelie, Besa, Sikur të isha djalë, Halili e Hajrija, Erveheja, Hanka, Hamleti, Shtetrrethimi, Othello, Ana Karenina, Vdekja e një mbretëreshe, Svinga e Gjallë, Magbethi, Antigona, etj.
La gjurmë të pashlyera edhe në kinematografin Kosovare e Jugosllave: Uka i Bjeshkëve të nemuna, Buka, Zonja me kamelie, Etja, Trimi, Lepuri me 5 këmbë, Era e Lisi, Erveheja, Kur Pranvera vonohet, Të ngujuarit, E shtëna në ajër, Othello, Përroi vërshues, Migjeni, Gjurmët e bardha, Magbethi, Dorotej, etj.
Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie – Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic (1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.
Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti, nga femrat tona e para e më të merituara – Doajenja e Teatrit Kombëtar të Kosovës – Primadona e skenës shqiptare.
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të ndërrmarjes kosovare “Goni” në qytetin e Goricias, ku ishte e ftuar së bashku me autoritet e larta vendore italiane, përcjell KultPlus.
Ajo shprehet krenare dhe e lumtur që dësmon sukseset e shqiptarëve në Itali.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Krenare dhe e lumtur të dëshmoj sukseset e bashkatdhetarve tanë në Itali.
Mbrëmë pata nderin të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të ndërrmarjes kosovare “Goni” në qytetin e Goricias, ku së bashku me autoritet e larta vendore italiane ishim të ftuar në këtë aktivitet.
Themeluesi i kësaj ndërmarrje, z. Mefail Thaqi, së bashku me vëllaun Egzonin, vajzën Edonën dhe të gjithë familjen e tij, dhuruan emocione të veçanta me historinë e tyre të suksesit. Familja Thaqi ka ardhur në Itali në vitin 1998 dhe sot, falë përkushtimit të palodhur, ka arritur të jetë lider në ndërtimtari në rajonin e Friuli-Venezia Giulia, ku ofrojnë punësim dhe mbështetje edhe për shumë bashkatdhetarë nga Kosova që jetojnë në këto zona, duke kontribuar njëkohësisht në veprat publike dhe private të këtij rajoni italian.
Suksesi i familjes Thaqi është dëshmi e gjallë e vlerave dhe kontributit të diasporës tonë, e cila pa harruar asnjëherë Kosovën, angazhohet me përkushtim dhe vendosmëri duke u bërë shembull integrimi në indin social dhe ekonomik të vendeve ku jetojnë.
Për të nderuar familjen Thaqi në këtë mbrëmje festive, të pranishëm ishin edhe Deputeti Guido Germano Pettarin, i cili njëherit është edhe Kryetari i Grupit Ndërparlametar të Miqësisë Itali-Kosovë, Kryetari i Komunës së Goricias, z. Rodolfo Ziberna, Kryetari i Komunës së Triestes, z. Roberto Dipiazza, Kryetari i Këshillit të Mësuesve të Venetos, z. Ragip Thaqi. Falenderoj përzemërisht për prezencën edhe kolegun, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Slloveni Valdet Sadikun, i cili së bashku me stafin e Ambasadës në Slloveni, me praninë e tyre në këtë aktivitet dëshmuan ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e institucioneve tona ndaj komunitetit kosovar të rajoneve limitrofe.
Hajrullah Çeku ka listuar të arriturat kryesore gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan KultPlus.
Ai e konsideron një vit aspak të lehtë, por me shumë punë e përkushtim.
Në vijim gjeni postimin e plotë të ministrit Çeku:
Një vit aspak i lehtë, por me shumë punë e përkushtim. Qeverisje me duar të pastra dhe vizion të qartë në art e sport. Një përmbledhje e të arriturave kryesore gjatë vitit të parë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
🔹 Është themeluar Opera e Kosovës, nga sivjet me program të rregullt
🔹 Kemi ndarë mbi një milion Euro për blerjen e veprave të artit përgjate tre viteve
🔹 Është hartuar koncepti fillestar për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor
🔹 Kemi nisur reformën ligjore dhe institucionale në kulture
🔹 Kemi dyfishuar buxhetin për filmin, të cilin po e shpallim fushë të interesit të veçantë publik
🔹 Është miratuar Ligji për arkivat shtetërore, një hap drejt modernizimit të sistemit arkivor
🔹 Mbeshtetja për artistët dhe organizatat kulturore në 2021 ka qenë 2.3 herë më e lartë se në 2020
🔹 Bashkepunim bilateral në kulturë me Shqiperinë, Maqedoninë, Francën, Turqinë, Hungarinë, Katarin, Austrinë
🔹 Është nënshkruar marrëveshja me Komisionin Evropian për programin “Europa Kreative”
🔹 Mbështetja për sportin (pa investime kapitale) në 2021 mbi 5.6 milion Euro (40 përqind më shumë se dy vitet paraprake)
🔹 Kemi nisur hartimin e Strategjisë Shtëterore për Zhvillimin e Sportit
🔹 Kemi përfunduar e përuruar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë dhe disa palestra të tjera sportive
🔹 Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës si sportiste, ndërsa ne e kemi shpallur Qytetare me merita të veçanta
🔹 Kemi hartuar udhëzimin administrativ për (ri)licensimin e federatave sportive
🔹 Kemi mbështetur programet për masivizimin e sportit (sporti shkollor, sporti universitar, shkolla e skijimit)
🔹 Kemi dyfishuar fondin për ndërhyrje emergjente, nga 200 monumente në rrezik, rreth një e katërta janë shpëtuar
🔹 Është aktivizuar sistemi i mbrojtjes së përhershme të aseteve të trashëgimisë, 54 monumente në proces të shqyrtimit
🔹 Mbështetja financiare për projektet e trashëgimisë kulturore gjatë vitit 2021 ka qenë 3.5 herë më e lartë se në 2020
🔹 Janë miratuar disa akte nën-ligjore në trashëgimi (gërmimet arkeologjike, trashëgimia e luajtshme, licensimi i operatorëve, përcatimi i perimetrit, inventarizimi)
🔹 Kanë nisur ndërhyrjet emergjente në kullat e rrezikuara në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
🔹 Kemi themeluar Komisionin Shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe gjatë luftës në 1998-1999
🔹 Kemi themeluar Këshillin Shtetëror për Rininë duke inicuar edhe hartimin e politikës shtetërore për rininë
🔹 Kemi angazhuar 100 studentë të Universitetit të Prishtinës në programin e praktikës me pagesë./ KultPlus.com
Karnavalet ishin kryefjala e kësaj fundjave në qytetin e Gjirokastrës shoqëruar me një program të larmishëm aktivitetesh organizuar nga Bashkia.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga atmosfera festive në qytetin e gurtë.
“MIRËMËNGJES , dhe me atmosferën speciale të karnavaleve në rrugicat e kalldrëmta të Gjirokastrës, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama krahas fotove.
” Festa e karnavaleve” ka përfshirë organizimin e paradës së fëmijëve me kostumet shumëngjyrëshe në rrugët e kalldrëmta, koncerte artistike, çeljen e ekspozitave fotografike me imazhet e karnavaleve në vite, ekspozita në pikturë, promovimin e vlerave të traditës, folkut, kulinarisë artistike, etj.
Aktivitetet janë zhvilluar në zonën historike duke tërhequr turistët si dhe në pjesën moderne të qytetit. Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, Bashkia e Gjirokastrës nëpërmjet këtyre aktiviteteve bëri të mundur rikthimin e organizimeve në Festën e Karnavaleve, e cila është një traditë e veçantë për qytetin.
“”E kemi konceptuar këtë festë edhe për ti shërbyer gjallërimit të qytetit, promovimit të vlerave të tij dhe tërheqjes së grupeve turistike”, shprehet kryebashkiaku Golemi. Organizimi i karnavaleve synon të kthehet në traditë të përvitshme në Gjirokastër.
Gjirokastra ka festuar karnavalet që në vitet ’20 – ’30, e dëshmuar kjo edhe nga fotot historike ku kostumi tipik i kësaj dite ishte ai tradicional i zonës, fustanella labe.
Kjo festë u rikthye 2 vite më parë pas më shumë se 6 dekadash mungesë./atsh/ KultPlus.com