Lufta në Ukrainë ka vrarë 136 fëmijë deri më tani, tha të shtunën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në një mesazh në aplikacionin Telegram.
Nga totali, 64 fëmijë janë vrarë në rajonin e Kievit, ndërsa 50 fëmijë të tjerë kanë vdekur në rajonin e Donjeck, tha zyra.
Ai ka shtuar se numri i fëmijëve të plagosur ishte 199./ KultPlus.com
Në fshatin Gollomboç, komuna e Pustecit, sot u hap Muzeu i Sterjo Spases, shkrimtarit të njohur shqiptar me origjinë maqedonase, i lindur në këtë fshat të vogël të Prespës.
Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Danço Markovski, si dhe djali i Sterjos, Ilinden Spase.
Muzeu i Sterjo Spases është pjesë e projekteve Smart_Cul_Tour, i bashkëfinancuar nga BE-ja në kuadër të thirrjes së dytë të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, 2014 – 2020.
Projekti u zbatua nga pesë partnerë nga dy vendet fqinje, përkatësisht bashkia e Manastirit – partner kryesor, si dhe komuna Pustec, IN “Instituti dhe Muzeu” – Manastir, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore – Korçë dhe Qendra Kulturore Rinore – Manastir, partnerë.
Sterjo Spase lindi në vitin 1914 Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonishtfolës buzë liqenit të Prespës ndërsa vdiq në vitin 1989 në Tiranë. Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Më pas nisi punë si mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin që njihet shkurt Pse!?. Më vonë nisi një kurs me korrespondencë për pedagogji në Firencë të Italisë, por nuk arriti të marrë provimet e fundit. Me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i të përkohshmes “Revista letrare” në Tiranë më 15 shkurt 1944.
Për nder të tij, shkolla e vjetër në fshatin Gollomboç, prej nga e ka prejardhjen ai, u shndërrua në hapësirë reprezentative si ekspozitë muzeore me objekte personale të Sterjo Spases.
Tre vite më parë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i dha pas vdekjes çmimin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Atëherë Meta u shpreh se romani i tij i famshëm “Pse” paralajmëroi krijimin e letërsisë bashkëkohore në Shqipëri, duke shtuar se Sterjo Spase është një figurë e rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan dhe Evropë./ KultPlus.com
“La Revue Diplomatique” ka botuar, të dielën e 3 tetorit 1886, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me dokorimin e lartë asokohe të Pashko Vasës dhe dhëndrit të tij armen nga Papa, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shkëlqesia e tij Pashko Vasa, guvernatori i përgjithshëm i Libanit, sapo ka marrë një dallim të lartë nga Hirësia e tij Papa (Leon XIII). Delegati apostolik në Siri shkoi me një ceremoni madhështore në selinë e qeverisë në Liban dhe dekoroi Shkëlqesinë e Tij Pashko Vasën me Kryqin e Madh të Shën Gregorit të Madh.
Shkëlqesia e Tij Imzot Ludovic dekoroi njëkohësisht me shenjat e klasit të tretë të të njëjtit urdhër Kupelyan efendiun, sekretarin e përgjithshëm të qeverisë së Libanit dhe dhëndrin e Shkëlqesisë së Tij Pashko Vasës./ KultPlus.com
Horizonte zbulue me bardhsi mëngjesore zgjohen… Dy-tri përvidhen hapsirë, udhëtojnë, t’bardha e t’holla si çarçafë t’lëshuem n’erë… Fushat pëshpërisin lutje mëngjesore. Ditën e re përshëndesin Me lojë kunorash – Drujt e gjethuem; në bar kanga e gjallesave t’imta ende himnin e saj… Livadhe dhe arave t’vesueme, zane… Dita po gdhin. Fushat erënjoma shtrihen Si trup i gufuem femne… Endem, si fëmi, n’qetësinë mëngjesore dhe trupin e ushqej me freski t’barishtave dhe t’erës; përkdhel mëngjesin me sy t’mbyllun dhe thellë n’zemër qetoj, me harresë mësheh, mbuloj dhimbjet e shpirtit t’varruem./ KultPlus.com
Më 16 dhjetor të vitit 1770, në Këln, lindi Ludwig van Beethoven, kompozitor e pianist, figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, i cili mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve.
Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.
Beethoven shkoi në Vjenë në 1792; studioi për muzikë, dhe shpejt fitoi reputacion si pianist virtuoz. Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution” duke mbrojtur argumentin se Revolucioni Francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit.
Noli, i njohur si republican dhe anti-monarkist, thotë se kompozimet më të dobta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vienë gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para.
Biografët thonë se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë; më vonë ai ndryshoi edhe titullin (Sinfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), dhe ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkoëitz, në pallatin e të cilit sinfonia e tretë u interpretua për herë të pare.
Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827). Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër; u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak. / KultPlus.com
Një shelg i vetmuar, mbuluar me dimër Braktisur nga zogjtë dhe gjethet: Era, si ketër, kërcen mbi drurin Me boçen e shiut ndër dhëmbë.
Netët e lumtura, si zilka Tringëllijnë në degët e kujtesës… Vizatihen në sfond të vetëtimave Hënëzat që hëngrën dhentë e vjeshtës.
Rënë nga xhami i thyer i qiellit Kristal’ i akullt yllëzon netëve Dhe mbi pastelet e borës mardhet Shelgu i trishtuar, fatkeq si Serembe. / KultPlus.com
Çehov Anton (1860-1904), shkrimtar i madh rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të realizmit rus.
Çehovi ishte mjek dhe kishte frikë nga përgjegjësitë e rënda të profesionit të tij. Në një recetë kishte bërë një gabim. Nuk kishte vënë një presje në shifrën që tregonte gramët. I hyri frikë e madhe nga pasojat dhe menjëherë shkoi tek i sëmuri.
Për fat, receta nuk ishte dërguar ende te farmacisti. Frika i hyri edhe kur në familjen e një të afërmi të tij, ku të gjithë pjesëtaret ishin të sëmurë me tifo, rastisi që të vdiste nëna dhe një vajzë e vogël.
Çehovi u dërrmua shpirtërisht saqë hoqi nga porta e shtëpisë mbishkrimin: “Mjek kirurg”. Qysh atëherë, ai e braktisi profesionin e mjekut. / KultPlus.com
Gazetare e pasionuar, shkrimtare e kulturuar, patriote e paepur, e përshkuar nga një atmosferë magjepsjeje dhe misteri: kjo dhe shumë më tepër ishte Kristina Trivuzlio (Cristina Trivulzio). E lindur në Milano më 28 qershor 1808, në dy familje të shquara, ajo u pagëzua me një grup emrash: Maria Cristina Beatrice Teresa Barbara Leopolda Clotilde Melchiora Camilla Giulia Margherita Laura.
I ati, Gerolamo, vdiq në moshë të re, kur ajo ishte katër vjeç dhe nëna, Vittoria Gherardini, rimartohet me Alessandro Visconti d’Aragona, i cili jo vetëm do ta lidhë me dashurinë atërore, por do rrënjos tek ajo idealet e tij të thella patriotike, që, me të arritur moshën e adoleshencës, do t’i përqafonte me zjarr, duke iu përkushtuar ndërkohë edhe studimeve për shkenca humane. Që e vogël vuajti nga epilepsia, çka e detyroi të pushonte për një kohë të gjatë dhe të kërkonte trajtime novatore në udhëtimet e saj të gjata. Në moshën 16-vjeçare, u martua me Princin Emilio Barbiano di Belgioioso, duke prurë ne vete si pajë një pasuri shumë të madhe, në fakt ajo ishte trashëgimtarja më e pasur në Itali. Bashkimi nuk zgjati shumë, për shkak të tradhtive të vazhdueshme të të shoqit, si rrjedhojë u ndanë në 1828, por mbetën gjithmonë në marrëdhënie të mira. Në 1829, ajo u bë aktiviste politike në seksionin e grave të “Carboneria” (Kopshtaret).
Kristina Trivulzio u afrua me njerëzit më të përfshirë në lëvizjet çlirimtare, me të cilët u ekspozua dukshëm, duke sfiduar policinë dhe spiunazhin austriak. Kur mbërriti në Paris, në 1831, fillimisht e gjeti veten “të pastrehë, pa shtëpi, pa para dhe pa shtrat”, sepse qeveria austriake i bllokoi të gjitha asetet që zotëronte në Milano, ajo shkroi artikuj të flaktë në favor të kauzës së Rilindjes (Risorgimento) dhe u bë botuese e gazetave të guximshme si “Ausonio”, ku gjejnë vend letërsia, informacioni shkencor dhe politik. Kristina, një aktiviste sa militante, aq dhe bujare, u dërgon në mënyrë klandestine shuma të mëdha patriotëve për të blerë armë dhe për të subvencionuar trazirat. Austria, nga inati, fillon të përbaltë imazhin e saj, si një femër fatale me shumë të dashur, mizore dhe e egër.
Me bukurinë trullosëse të një engjëlli të përhumbur, me vështrimin e mprehtë e të palëvizshëm të atyre syve të mëdhenj të zinj, me fytyrën e zbehtë dhe melankolike të një virgjëreshe pararafaeliane, trazon ëndrrat e njerëzve të shumtë, duke filluar me Alfred dë Mysenë, vikont i alkoolizuar dhe poet neurotik, i pashëm si Apolloni dhe i përvuajtur si Mefistofeli, i cili kur e pa shtangu: “Ka dy sy të tmerrshëm sfinksi, kaq të mëdhenj saqë humba dhe nuk po e gjej kurrë më veten”. Mirëpo ajo, princesha e fildishtë e bukurisë së errët, nuk do t’i përmbush kurrë dëshirat e ethshme të tijat, duke e bërë të çmendet nga dëshira: “Më çoi për dore deri në pragun e kopshtit të saj të fshehtë. Më pas, ma mbylli portën në fytyrë”, – do të shkruajë i brengosur Myse.
Më 23 dhjetor 1838, Kristina solli në jetë Marien, ndërsa mirëpret në sallonin e saj elegant më të mirën e kulturës, politikës dhe botës së Parisit, e veshur në të bardha dhe e stolisur me korale të zeza të zymta. Prej aty kalojnë të gjithë: Liszt (me të cilin, thurin një marrëdhënie të shkurtër dhe pasionante), Balzak (i cili është i fiksuar pas saj dhe e përkufizon atë të padepërtueshme si Mona Liza), Hugo, Rossini, Stendal (i cili u frymëzua prej saj në krijimin e personazhit të Dukeshës Sanseverino), Bellini, Heine, që e deshi dëshpërimisht gjatë gjithë jetës. Ajo, si një Circe tekanjoze, mbërthen, trullos, braktis. Pas dhjetë vjetësh kthehet në Itali, banon në Locate, afër Milanos, në një vilë të bukur fshati, ku bën çmos për të financuar ndërtimin e kopshteve, jetimoreve dhe shkollave, duke ngjallur mirënjohje tek të thjeshtët, kritika mes të pasurve dhe madje armiqësinë e të nderuarit Alessandro Manzoni, i cili me përbuzje shkruante: “Ka një zemër që kapërcen shumë”. Në Locate shkroi analiza largpamëse dhe të thella si “Vëzhgime mbi gjendjen aktuale të Italisë dhe të ardhmen e saj” dhe “Mbi politikën moderne ndërkombëtare”, por perëndimi i ekzistencës së saj është shumë i trishtë: i kaloi ditët ulur në poltron, kredhur në harresën e opiumit, duke mos futur gjë në gojë, në njëlloj vakumi lemerie të pafalshëm. Mëngjesin e 5 korrikut 1871, kur iu afrua shërbëtorja për ta pyetur nëse i nevojitej gjë, fjalët e fundit qenë: “Nuk di asgjë, nuk më kujtohet asgjë”.
Trashëgimtarja më e pasur e Italisë pati guximin të sfidonte Austrinë dhe policinë e saj, organizoi një batalion në Napoli për të kontribuar në Pesë Ditët e Milanos, mori pjesë në mbrojtjen e Republikës Romake. Me pasuritë e saj financoi revolta dhe njerëz, jetoi si princeshë dhe e varfër. Ka shkruar artikuj dhe libra, ka qenë redaktore e revistave ndërkombëtare. Ajo u shoqërua nga intelektualët më të shquar të kohës, ndërtoi objekte shëndetësore dhe shkolla për njerëzit e varfër. Nuk u dorëzua kurrë dhe nuk hoqi dorë. Ishte një shembull i shkëlqyer i guximit dhe vendosmërisë. Gjatë ekzistencës së saj, Kristina sfidoi traditat dhe kufizimet në një botë të konceptuar vetëm për burrat. Një grua e lirë, e guximshme që nuk e la kurrë veten të dekurajohej nga pengesat që i vendoste shoqëria. Karizma, popullariteti, ekscentriciteti, teprimet, humanizmi i saj i jashtëzakonshëm, shkrimet e botuara gjithashtu në “Revue des deux mondes”, jeta e saj sigurisht jashtë skemave të shekullit të nëntëmbëdhjetë, përpjekjet në çdo kohë në favor të çështjes italiane e shndërruan në një heroinë, një personazh që vazhdon të magjepsë edhe sot./Konica.al/ KultPlus.com
Shqiptarët e Kosovës e kanë meritën e tyre të pamohueshme në pavarësinë e Shtetit shqiptar. Në këtë rrugëtim të Shtetit shqiptar, gjurmë të pashlyeshme ka lënë edhe atdhetari ynë i madh, Idriz Seferi.
Gjilani me rrethinë zë vend të rëndësishëm në Lëvizjen Kombëtare. Ky territor verilindor i viseve shqiptare ka qenë pjesë e pandashme, rrugëkalim i përpjekjeve e lëvizjeve për të drejta dhe pavarësi kombëtare dhe në çdo kohë ka qëndruar në ballë të kësaj detyre, duke i dhënë atdheut bijtë e tij më të mirë.
Njëri ndër udhëheqësit kryesor, që organizoi luftën e popullit për çlirim e bashkim kombëtar dhe për mbrojtjen e viseve shqiptare nga pushtuesit e huaj, ishte kryetrimi dhe tribuni popullor i kësaj ane, Idriz Seferi.
“Kalorësi i Karadakut” është figura më emblematike e luftës për liri e për Shqipëri, njeri i epokës 100-vjeçare, bashkë me Isa Boletinin, Hasan Prishtinën dhe shumë të tjerë, epokë kjo që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Pa Shqipërinë e pavarur zor se sot të kishim Kosovën shtet.
Historiani Aliriza Selmani pati thënë se Idriz Seferi ishte organizator i zoti, që frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare.
Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi. Nuk ishte vetëm prijës popullor e luftëtar i lirë, por ishte edhe strateg ushtarak që me sukses e udhëhoqi popullin e tij në luftëra e beteja për çlirim. Kushtrimit të Idrizit populli i kësaj ane iu përgjigj gjithmonë. Ai fliste me gjuhën e popullit dhe e njihte mirë shpirtin e tij.
Seferi vdiq duke i thënë të birit se tërë jetën është munduar që ta bëjë këtë tokë Shqipëri, por zor qenka. Historiani Rasim Rexhepi thotë se Idriz Seferi nuk luftoi për pasuri, por për komb e për atdhe. Pesë djemve të tij u la vetëm një shtëpi të vogël. Ofertës së mbretit të Serbisë për t`ia shkolluar djemtë Qazimin dhe Ramadanin në Akademinë Ushtarake, ai i përgjigjet duke i thënë se lufta mes shqiptarëve dhe mbretërisë serbe nuk ka përfunduar ende.
“S’PO MUJ ME IA KTHY SHPINËN MILETIT…”
Shkrimtari Sabit Rrustemi thotë se e ka pyetur njëherë bacën Lush pse Idriz Seferi nuk shkoi në Vlorë, si Isa Boletini. E ai i kish pas thënë: Kur kishin fol me Hasan Prishtinën, ai u kish pas thanë cili po shkoni me ruajt Ismajl Qemalin, edhe Qeverinë? “I pari kish kcy Isë Boletini. Qe, le t’ fol Idriz Seferi. Edhe ky i joni i kish dredh mustaqet njëherë, kish kesh pak ndër buzë se e kish pa qefin e Isës për me shkua… – Mirë pra, po foli mbasi po kërkon prej meje Isa Boletini… Unë po rri me këta trima se nuk muj m’i lanë vetëm. Le t’ shkojë Isa se asht edhe pak ma i ri. S’po muj me ia kthye shpinën këtij mileti…” / KultPlus.com
Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi ka përkujtuar sot ‘babain e baletit’, Ahmet Brahimaj, përcjell KultPlus.
“Po e mbyll ditën e sotme, e po e nis rrugëtimin e ri duke bërë homazhe pranë varrit të njeriut që dha aq shumë për Baletin Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.
Ëndrra e tij për Baletin Kombëtar të Kosovës, duhet të jetë mison për ne. Përjetësisht falenderues, profesor!”, ka shkruar Kajtazi në rrjetet sociale.
Sinan Kajtazi është një ndër balerinët e parë të trupës së baletit të pas luftës. / KultPlus.com
Zërat e muzikantëve, artistëve, aktivistëve qytetarë, aktorëve, sportistëve dhe vullnetarëve nga e gjithë bota do të bashkohen në një koncert-maratonë ndërkombëtar bamirësie për Ukrainën me temë “Save Ukraine-#Stopwar”, të dielën, më 27 mars.
Maratona dyorëshe do të transmetohet në kanale televizive nga rreth 20 vende të Evropës dhe në mbarë botën, si dhe nga platformat e transmetimit dhe rrjetet sociale.
Mes të ftuarve, do të jenë edhe grupe artistësh ndërkombëtarë si: Fatboy Slim, Within Temptation, Bastille, Submotion Orchestra, BrainStorm, Beissoul & Einius, Salvador Sobral dhe Netta, fituesit e Eurovizionit.
Gjithashtu, pjesëmarrës do të jenë disa nga yjet më të rëndësishëm ukrainas të cilët kanë zgjedhur të japin kontributin e tyre në mbështetje të atdheut si: Dakha Brakha, Ruslana, The Hardkiss, Jamala, Go_A, Monatik dhe Alyona Alyona.
Maratona përcjell një mesazh mbështetjeje për komunitetin ukrainas me synimin për të përkrahur rezistencën e Ukrainës kundër zgjerimit rus qoftë edhe nga distanca, me vetëdijen se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt.
Maratona do të ofrojë gjithashtu një mundësi për të mbledhur fonde për të adresuar problemet humanitare të shkaktuara nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë. / KultPlus.com
Arkitektit japonez, Shigeru Ban, fitues i çmimit prestigjioz Pritzker në 2014, ka krijuar struktura akomodimi prej kartoni në një qendër pritjeje në Paris, për t’ju mundësuar refugjatëve ukrainas privatësi gjatë qëndrimit aty përkohësisht.
“Njerëzit nuk mund të pushojnë siç duhet nëse nuk ka privatësi” shprehet Ban, ndaj ka ngritur aty strukturat e tij të famshme.
“Kam mbi 27 vjet që punoj në zonat e fatkeqësive. Gjithmonë njerëzit duhet të evakuohen pas fatkeqësive natyrore në hapësira të mëdha si kjo qendër, por nuk ka privatësi. Njerëzit nuk mund të pushojnë mirë nëse nuk ka privatësi, kështu që unë kam zhvilluar këtë sistem me letër të ricikluar dhe kartonë. Është shumë i lirë dhe gjithashtu i lehtë për t’u ndërtuar shpejt, dhe materiali është i disponueshëm pothuajse kudo në botë”, tha arkitekti Shigeru Ban.
Ndërsa përgjegjësja për pritjen e refugjatëve, Sihem Habchi, tha se po punohet me Kryqin e kuq për strehimin e përkohshëm të e refugjatëve ukrainas.
“Këtu jemi në qendrën Paradis, e cila ka marrë emrin nga gjimnazi Paradis, që u vu në dispozicion nga Këshilli i Qytetit për të pritur njerëzit që ikin nga Ukraina. Ne punojmë me Kryqin e Kuq dhe në këtë qendër presim kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar. Një pjesë e tyre kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Por ka edhe fëmijë që janë shumë dinamikë, ka lodra gjithandej këtu, kështu që sapo mbërrijnë, luajnë, kërcejnë dhe bëhet kënd lojërash”.
Edhe nënkryetar i bashkisë së Parisit, Arnaud Ngatcha, e falënderoi arkitektin japonez, i cili me këto struktura ndihmon refugjatët për të gjetur hapësirën e tyre private dhe intimitetin e tyre. / KultPlus.com
Premierën e parë për vitin 2022, mbrëmë Baleti Kombëtar i Kosovës e solli nëpërmjet një fryme romantike, intensiteti i së cilës kaloi përtej përsosmërisë. E titulluar “Romeo dhe Zhulieta”, shfaqja erdhi me një stil tejet ndryshe nga e zakonshmja, me ç’rast modernizmi i kësaj shfaqjeje pikturoi një peizazh që vështirë se do të harrohet ndonjëherë, shkruan KultPlus.
Kulminacionin e kryeveprës së Shekspirit, në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë arritur ta sjellin koreografi Konstantin Uralsky dhe asistenti i tij, Yury Romashko. Historia legjendare e shfaqjes së bazuar në dramën e Shekspirit, u shpërfaq jashtëzakonisht mirë sa që vështirësia e kërcimit në kuadër të përkthimit të mendimit në veprim, nuk ishte aspak e vështirë për trupën e baletit.
Salla e Teatrit Kombëtar dalëngadalë po mbushej me prezencën e të pranishmëve që po zinin vendet e tyre përkatëse. Ishin dritat e ndriçimit të zbehtë ato që po shoqëroheshin me padurimin e njerëzve për të parë sa më shpejt këtë premierë që pas pak do të sillte një frymë sa dramatike aq edhe pasionante. Qetësia e cila hodhi krahët mbi skenë bëri që dritat të fiken si një qiri.
Errësira ishte ajo që kaploi për pak sekonda sallën dhe u zhduk papritmas në mënyrë që shfaqja të gjente fillimin. Me hapjen pa muzikë në një mënyrë krejtësisht unike, skenografinë që portretizonte aq bukur periudhën kohore si dhe me shprehjet e fytyrës të çdo kërcimtari në skenë, Baleti Kombëtar i Kosovës shpalosi dramë, butësi, humor si dhe dhimbjen e zemrës që me një talent të mrekullueshëm, portretizohej në fytyrën e roleve kryesore, të cilët mbi skenë lanë shpirtin e tyre duke shënuar fundin e tragjedisë epike.
“Romeo dhe Zhulieta” pati një shtrirje të jashtëzakonshme emocionale. E gjithë drama vjen nga hapat dhe ndërveprimi mes personazheve në skenë dhe kjo është arsyeja pse natyraliteti i tyre i lejoi ata të jepnin diçka nga vetja për publikun. Sigurisht se shfaqja zbuloi atë se çfarë vallëzimi mund të bëjë më mirë se fjalët. Shprehja e emocioneve nëpërmjet lëvizjeve, hapave dhe teknikës së veçantë të trupës së baletit, ka skalitur trajektoren e një tragjedie me një qartësi të pashoq.
Me ndihmën e muzikës që vjen nga Sergey Prokofiev e që dukej se hynte në shpirtin e secilit të pranishëm me vrullin e saj në secilin akt e në secilën situatë, skenografinë që qysh nga fillimi publiku veçse ishte bërë pjesë e kalasë të vendosur në skenë, inkuadrimin e shpatave që shoqëroheshin me zhurmën e përplasjeve të tyre si dhe kostumet e mahnitshme të gjithsecilit, ka rrumbullakuar përsosmërinë e “Romeo dhe Zhulieta”, nivel ky që erdhi pikërisht nga Baleti Kombëtar i Kosovës, me ç’rast arriti që publiku të shndërrohet në vetë autorin e kësaj tragjedie, William Shakepare, i cili i njeh të gjitha ndodhitë, duke nisur nga fillimi, intrigat, përleshjet e deri tek fundi tragjik.
Në ndërkohë janë emocionet e ndryshme që vinë nga pjesë të ndryshme përgjatë dy orëve, ato të cilat ju marrin me vete e të dërgojnë në historinë e njohur shekspiriane me muzikë të llojllojshmërisë së vendosur. Të dashuruarit në skenën e ballkonit përcillen me muzikë jo aq intensive siç janë skenat e luftimit që kërcasin me energji e që po njëlloj janë edhe skenat e topit ku balerinët takohen ndonjëherë në kërcime të shkurtra e të ndryshme.
Në një ndriçim sa në të kuqe e herë në të kaltër, tempoja e kërcimeve të shumta fizike në ajër dhe lëvizjeve të mprehta të ngadalta kishin kapluar sytë e buzëqeshur të të pranishmëve. Po ashtu, përgjatë dy pjesëve nuk munguan as duetet e balerinëve që treguan forcë, hijeshi por mbi të gjitha; dhunti hyjnore.
Krejt në fund, duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta nuk munguan për asnjë sekondë të vetme, kurse në anën tjetër buzëqeshjet e publikut kishin qenë të vendosura përgjatë gjithë kësaj shfaqjeje.
Për të shprehur emocionet dhe ndjenjat pas një shfaqje të tillë, në një prononcim për KultPlus, foli koreografi Konstantin Uralsky.
“Ishte një premierë shumë e mrekullueshme dhe vërtet e pabesueshme. Unë kam një ndjenjë shumë të ngrohtë dhe jam plot emocione, kështu që është vërtet e vështirë të shpjegohet sepse ajo që po ndjej është si një spektër i tërë. Gjatë performancës kam qenë pjesë e saj, kam qenë në skenë me çdo balerin në çdo moment. Gjithçka më bëri përshtypje, është një balet romantik dhe vërtet nuk mund të zgjedhësh një pjesë apo një tjetër. Ndoshta, pjesa vërtet e rëndësishme për mua është audienca dhe ajo heshtje e veçantë kur njerëzit janë plotësisht të interesuar. Unë jam shumë i lumtur”, thotë Uralsky.
Ndërsa për të treguar më shumë për ndjenjat e veçanta pas një shfaqje të tillë, për KultPlus, ka folur edhe balerini Fatmir Smani, i cili barti rolin e Romeos.
“Kjo shfaqje ka qenë njëra ndër sfidat më të mëdha në karrierën time, duke pasur parasysh kohën e shkurtër për këtë shfaqje. Vetëm tri javë për një shfaqje me përmasa të tilla, rreth dy orë dhe me vlerën që e përmban duke i mbijetuar shekujve si dhe që luhet në krejt teatrot botërore, ka qenë një sfidë më vete. Përveç kësaj, është krijuar edhe si një balet i tërë, pa ndërprerje me dy akte në krejt kuptimin e vetë dhe ka qenë sigurisht ndër shfaqjet më të gjata që e kemi pasur në repertorin e Baletit Kombëtar, andaj dhe për mua ka qenë një privilegj që ta luaj këtë rol”, thotë Smani.
Sipas tij, vështirësia e këtij roli janë ndryshimet e situatave aty për aty, emocioni, gjendja dhe për t’u arritur ky qëllim për një javë, ka qenë një sfidë për krejt trupën e baletit. Ndërsa, lëndimi i partneres së tij, Leonora Rexhepi, tri ditë para shfaqjes ishte një fatkeqësi por megjithatë çdo gjë është arritur mirë, duke u kaluar edhe kjo sfidë.
“Tashmë ka filluar një vit festiv me një shfaqje shumë të madhe ku merita kanë krejt themeluesit, sidomos i ndjeri ish-drejtori Ahmet Brahimaj, që do të doja shumë që ai të ishte sonte këtu dhe me shiju këtë shfaqje, por besoj se ai do të na përcjell, si gjithmonë”, përfundon Smani.
Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Baletin Kombëtar të Kosovës, Niki Musolli, tregoi rreth përshtypjeve të tij pas shfaqjes.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që ka përfunduar gjithçka me sukses dhe nuk kam pasur asnjë dyshim se a do t’i pëlqej publikut apo jo, mirëpo çdo herë është ajo brenga se mos është pak e gjatë shfaqja apo diçka e tillë. Por për fat të mirë, të gjithëve iu ka pëlqyer dhe koreografi është jashtëzakonisht i kënaqur. Secila pjesë e shfaqjes është shumë e bukur por ndoshta pjesa e ballos është më e fuqishme duke pasur parasysh muzikën dhe vlerën që e ka në skenën e artit”, thotë Musolli.
Sipas tij, BKK është një institucion që ka përmbush gati gjysmë shekulli dhe prapëseprapë përballet me problemet e njëjta për fat të keq dhe vlerësimi që është i nevojshëm, mungon. Por ai shpreson që të kuptohet rëndësia e artit të baletit në mënyrë që t’i kushtohet vëmendja e duhur.
Gjithashtu, balerini Sead Vuniqi për KultPlus foli rreth vështirësive që janë hasur përgjatë krijimit të kësaj shfaqjeje.
“Sa i përket trupës së Baletit, jemi shumë të kënaqur duke e ditur se ka qenë një kohë shumë e shkurtër për të realizuar premierën. Nuk na ka ndodhur asnjëherë që të kemi kaq kohë të shkurtër për një projekt kaq të gjatë, afër dy orëve, por besoj se ia kemi dalur aty ku kemi dashur të arrijmë. Por, asnjëherë ne nuk jemi dorëzuar duke dhënë maksimumin tonë jo vetëm nga ana teknike por edhe me mjaft gjëra tjera”, thotë Vuniqi.
Sipas tij, dy rolet kryesore janë aq të vështira sepse kanë të bëjnë sa me anën teknike aq dhe me atë emocionale, dhe kjo i ka bërë ata që të lodhen akoma më shumë.
“Të gjithë të pranishmit duken shumë të kënaqur pas shfaqjes dhe kjo sepse u ka munguar shumë një shfaqje e tillë me një kohëzgjatje më të gjatë për arsye se të gjitha shfaqjet botërore klasike të shkurtohen për shkak të publikut. Por, koreografi ka vendosur kohën minimale diku rreth një orë e katërdhjetë minuta. Me këtë shfaqje ka ardhur një risi goxha e madhe dhe po ndihem shumë i lumtur”, përfundon Vuniqi.
Për arsye të shpalljes ditë zie në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, repriza e shfaqjes “Romeo & Zhulieta” që ka qenë e planifikuar për sot, nuk do të mbahet. Repriza e ardhshme do të jetë në muajin prill.
Fotografia në ballinë: Arben Llapashtica / KultPlus.com
Ajo tregoi edhe për bashkëbisedimin që kishte pasur me aktorin e madh Bekim Fehmiu kur i kishte treguar se synonte rrugën drejt Hollivudit, tregoi edhe për mundësinë që i ishte ofruar asaj e Istref Begollit që të ndiqnin Akademinë e aktrimit në Beograd, e ajo kishte refuzuar përkundër inkurajimit të Xhevat Qenës, ndërsa thotë se as sot nuk pendohet për këtë vendim.
Leze Qena nuk la pa ndarë edhe kujtimet me aktoren e njohur Katarina Josipi. “Bekim Fehmiu ka ardhur në teatër pas meje dhe më tha “Leze unë po du me shku në Hollivud”, thashë “ku po i shkon mendja në Hollivud, unë mezi erdha në Prishtine e ai më thoshte që po shkon në Hollivud’.
Njeriu vetëm duhet të ketë zemër e ambicie që të arrij çkado. Mua dhe Istref Begollin na dekoruan që të shkojmë së bashku në Akademi në Beograd, kurse unë pikërisht atë vit u martova dhe nuk doja të shkoja, edhe pse Xhevati më thoshte që të shkoj”, ka thënë mes të tjerash Leze Qena.
Kjo pjesë e rrëfimit është nxjerrë nga rrëfimi i Leze Qenës në “KultWoman”. KultWoman organizohet nga KultPlus dhe financohet nga “Culture for Change”, program i Bashkimit Evropian implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut. /KultPlus.com
Ministria e Mbrojtjes ruse këtë të premte ka pranuar se gjatë luftimeve në Ukrainë kanë humbur jetën 1351 ushtarë rusë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është përditësimi i parë që në momentin që ministria ruse pranoi se 498 ushtarë rusë ishin vrarë në aksion dhe 1,500 ishin plagosur në fillim të marsit.
Një shifër e konfirmuar e viktimave ruse është e mbuluar nga mjegulla e luftës, por nga analistët pritet të jetë shumë më e lartë.
Ndërkohë nga ana tjetër zyrtarët e inteligjencës amerikane dhanë këtë javë një vlerësim “konservator” se më shumë se 7,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftimet në Ukrainë që nga fundi i shkurtit, një numër që do të tejkalonte numrin zyrtar të vdekjeve midis ushtarakëve rusë për dy vitet e luftës së parë çeçene . e cila mbahet mend si një fushatë veçanërisht brutale dhe e rastësishme.
Ministria shtoi se Rusia do të vazhdojë me operacionin e saj derisa të arrijë objektivat e vendosura nga Presidenti Vladimir Putin, raportoi RIA./abcnews.al/ KultPlus.com
25 vite pas tragjedisë së mbytjes së anijes shiptare “Katër i Radës”, ditë që përkon edhe me ditën botërore të teatrit në Lecce, Itali do të shfaqet “Katër i Radës – Memorie migranti”, një projekt i ideuar nga Ermelinda Bircaj. Shfaqja do të jetë në teatrin “Astràgali” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ditën e hënë më 28 Mars (17:00 – hyrje pa pagesë) si dhe në transmetim live në facebook.
“Katër i Radës – Memorie migranti”, është një projekt i ideuar nga Ermelinda Bircaj për të nderuar kujtimin e jetëve të humbura në tragjedinë e 28 marsit 1997 në Kanalin e Otrantos.
I pranishëm nëpërmjet një video lidhjeje do të jetë Krenar Xhavara dëshmitar i ngjarjes si dhe drejtori artistik dhe drejtori i teatrit “Astràgali” Fabio Tolledi, aktorët Roberta Quarta dhe Simonetta Rotundo, aktorët Simone Franco dhe Simone Giorgino, muzikantët Mauro Tre, Redi Hasa, Fatmir Pireci, këngëtaret Kozeta Shabani dhe Xhesika Polo, shkrimtaret Lola Mecaj, Zamira Agalliu, Lela Qajvani, Elma Rama (drejtoresha e bibliotekës publike të Vlorës “Shevqet Musaraj”), aktorja Rudina Papajani, gazetarët Enrik Mehmetaj, Anila Ahmataj, Blendi Shehuaj (kryetar i shoqatës AMI të Torinos), antropologu Albert Habazaj (drejtor i grupit polifonik femëror shqiptar “10 Shqipojat e Tërbaçit”, artisti Fatmir Murra, Anisa Ceno (drejtore dhe organizatorët e hotelit “Kraal”, Antonio Ligorio (Idea radio) Partnerët institucionalë Biblioteka Nermin Vlora Falaschi, Vlorë Ismail Qemali dhe Ansambli 10 Shqiperiat dhe Universiteti Fërbaçit. / KultPlus.com
Georg Philipp Friedrich Von Hardenberg, i cili më vonë u bë i njohur si Novalis, lindi më 2 maj 1772 në Wiederstedt, në Saksoni-Anhaltad (Gjermani), në kështjellën e Oberwiederstedt, në pronësi të familjes për breza të tërë. Ai është i dyti nga njëmbëdhjetë fëmijë dhe edukimi i tij bazohet në një pietizëm të ashpër. Pas studimeve të kryera privatisht, një kontakt të hershëm dhe të ngushtë me letërsinë, dhe një vit të shkollës së mesme në Eisleben, ai ndoqi kurse në jurisprudencë (duke pasur parasysh karrierën e mjekësisë ligjore), por edhe në filozofi në Jenë ku ishte në gjendje të ndiqni kurset e Fichte dhe Schiller (të cilët do të bëhen mjeshtra dhe modele).
I dëmtuar nga një shëndet i pasigurt, Novalis gjithmonë do të ketë hijen e vdekjes mbi të, duke udhëhequr një jetë të shënuar nga pasionet ekstreme dhe një tension të vazhdueshëm “vizionar”. Më 1781, vetëm nëntë vjeç, ai është shtruar nga një sëmundje e rëndë. Inaktiviteti i lejon atij të lexojë shumë, megjithëse me shumë përpjekje. Një veçori e karakterit të tij është vullneti i tij i hekurt.
Për të marrë frymë më të mirë, ai shkon te xhaxhai i tij, një mendje shumë më e hapur se pjesa tjetër e familjes. Më vonë, siç u përmend më lart, ai ndoqi Universitetin në Weissenfeels-Sale, por në një pikë të caktuar vendosi të vazhdonte në Leipzig, ku ai shoqërohej me një tjetër shpirt shumë “romantik”, Fredrich Schlegel. Furia rinore çon Novalisin për të shkruar shpesh: këto janë kryesisht poezi të frymëzuara nga vajzat ose pamflete që synojnë fuqinë politike, por edhe sugjerime të ndryshme filozofike marrin formë në letër. Deri sot, mendimi i tij filozofik përmbahet në radhë të parë në një koleksion të “Fragmenteve”, të cilat për një kohë të gjatë mbetën të pabotuara.
Në 1793 Novalis dëshiron të ndjekë një karrierë ushtarake, por familja e kundërshton këtë zgjedhje, veçanërisht për arsye ekonomike. Ai duhej të ishte regjistruar fillimisht në Akademi, një institucion shumë i shtrenjtë. Si nëpunës ai shkon në Tennstedt, ku në nëntor ai është vartës i administratorit të qarkut, August Just.
Gjatë një udhëtimi biznesi në Gruningen ai takon familjen Rockentien dhe bie në dashuri me 12-vjeçaren Sophie Van Kuhn. Ndërsa ai vetë do të thotë: “ishin pesëmbëdhjetë minuta që ndryshuan jetën time”.
Më 15 mars 1795 u fejua me vajzën.
Në një pritje në shtëpinë e Profesor Niethammer, në Jena, ai njeh dy lartësi të tjera të mendimit dhe poezisë, gjegjësisht filozofit Johann Fichte dhe Holderlin, edhe pse ky do të jetë në fakt takimi i tyre i vetëm.
Me Fichte bashkëpunimi bëhet intensiv, aq shumë saqë ai bëhet nxënës, ndër të tjera duke ndërmarrë studimet mbi doktrinën e shkencës të zhvilluar nga filozofi. Është 1796. Sophie papritmas sëmuret. Situata është menjëherë serioze dhe i nënshtrohet tre procedurave kirurgjikale. Një vit më vonë, e dashura e tij e dashur shuhet.
Vdekja e saj shënon një kthesë vendimtare në jetën e poetit, duke lënë një plagë të thellë që nuk do të shërohet më. Megjithatë Novalis ende gjen fuqinë për të studiuar dhe thelluar mendimin e tij. Nën ndikimin e shkrimeve të Böhme, Zinzendorf dhe Schleiermacher, ai u bë eksponenti më i famshëm i romantizmit të hershëm gjerman.
Me poezinë e tij, Novalis dëshiron të “romanticizojë” botën, nëpërmjet një perspektive krejtësisht tjetër nga iluminizmi, domethënë duke u përpjekur të shohë në një vlerë të veçantë universale dhe, anasjelltas, duke pranuar se universi gjithnjë shprehet në veçanti. Por, për të “romantizuar” realitetin e përbashkët, është e nevojshme ta shohim atë me sytë e fantazisë dhe intuitës, më shumë sesa me ato të arsyes, të idolizuar kështu në periudhën e Iluminizmit.
Poezia kuptohet nga Novalis në kuptimin etimologjik të krijimit (nga folja greke “poies”, për të bërë): prodhon realitet, në të vërtetë është realiteti i vërtetë, produkti i shpirtit: “Poezia është e vërteta, është realiteti absolut. Ky është thelbi i filozofisë sime “.
Prandaj, poezia është njohuri e vërtetë dhe shkenca e vërtetë. Filozofia vetë reduktohet në poezi. Në të vërtetë Novalis merr doktrinën e shkencës së Ficht, duke e interpretuar egzën jo si një subjekt të thjeshtë transcendent, por si një burim i pafund mendimi dhe realiteti.
Novalisit ia kemi borxh një nga përkufizimet më të famshme të Romanticizmit: “Kur ne japim një kuptim më të lartë, në aspektin e zakonshëm misterioz, në dinjitetin e të panjohurës, në fund një pamje të pafundme, atëherë e romantizojmë atë”.
Më 14 shkurt 1796 Novalis vuan një tjetër goditje të tmerrshme të fatit: vëllai i tij Erasmus vdes. Prej 18 të muajit, për të dhënë një dalje në lumë në dhimbje që ishte shpirti i tij, fillon një ditar që zgjat deri më 6 korrik. Ai u strehuan në studio (poezi, fizikë, politikë) dhe vendosi të regjistrohej në akademinë e minierave Freiberg. Ai filloi studimin e tij mbi kritikën e artit të holandezit Hemsterhuis dhe së pari u takua me Caroline dhe August Schlegel së bashku me Friedrich Schelling.
Në 1798 në Freiberg ai erdhi në kontakt me Abraham Werner (dijetar i njohur mineral), duke intensifikuar studimin e tij të shkencave natyrore.
Më pas ai u takua me Julia von Charpentier, vajza e këshilltarit të administratës minerare. Në shkurt të vitit 1798 ai dërgoi dorëshkrimin e shënimeve të ndryshme me titullin “Bluthenstaub” (“Pollini”), i cili u botua në prill në numrin e parë të Athenaumit nën pseudonimin e Novalis (emërimi latinisht i posedimit familjar).
Më poshtë është mbledhja e poezive dhe epigrameve të shkurtra “Blumen” (“Lule”) dhe mbledhja e reflektimeve politike-filozofike “Glauben und Liebe” (“Besimi dhe dashuria”).
Së bashku me Gushtin ai u nis për në Jena për t’u takuar me Goethe dhe Schiller dhe gjatë vitit, me Gushtin dhe Schelling, ai shpesh vizitoi Galerinë e Arteve të Drezdenit, duke mbetur entuziast për disa vepra.
Në korrik ai u zhvendos në Teplitz për një kurë, dhe u zhyt në peizazhin dhe qetësinë e zonës, Novalis gjen frymëzim për njëqind e pesë fragmente të dedikuara për universin femëror, fenë katolike dhe jetën e përditshme. Kthehu në Freiberg në gusht filloi të shkruante “Studime mbi shkencat natyrore” dhe “Gjenerali Brogliaccio” me qëllim të krijimit të një enciklopedi shkencore natyrore, matematikore, fizike dhe filozofike. Shkrimi i romanit “Dishepujt e Saisit” fillon. Asnjë nga këto studime nuk do të publikohet derisa ai është gjallë.
Më 1799 ai mbajti pozicionin e përhershëm në administrimin e minierave të Saksonisë. Në Jena takon Ludwig Tieck, i cili do të bëhet mik i tij i ngushtë dhe kurator dhe zbulues i veprave të tij pas vdekjes së tij.
Në këtë periudhë ai krijoi “këngën shpirtërore” të parë, esenë “Krishterimi ose Evropa”, duke paraqitur këto vepra Tieck, vëllezërit Schlegel, Schelling, William Ritter në Jena, në mes të 11 dhe 14 Nëntorit në një konferencë nuk është programuar. Në fund të vitit fillon romani “Heinrich von Ofterdingen” (në të cilin protagonisti mishëron modelin e ëndërruesit romantik dhe në të cilin shpirti poetik mbizotëron larg nga shqyrtimi racional i realitetit) dhe është emëruar vlerësues në banesat e kripës si shpërblim për seriozitetin e tij dhe angazhimin e treguar.
Në 1800 ai përfundon redaktimin e “himnet në natë” dhe i dërgon ato te Fredrich Schlegel, i cili i rishikon ato dhe i boton ato në gusht në numrin e fundit të “Athenaumit”. Në “himnet në natë” (1800), puna padyshim më e plotë e Novalis, hapësirën e natës është sfera e ëndrrës dhe fantazisë, e menduar si një mjet i domosdoshëm për pafundësi. Novalis, në realitet, kishte filluar të shkruante ato në 1797, pas një “momenti ndezje ekstazie” të perceptuar në varrin e Sophie. Në ato këngë njeriu, duke u bërë “i huaj”, “hyn në natë”, që është metaforikisht natën mistike të martesës, në të cilën i dashuri shfaqet si “dielli i dashur në natën”.
Ai vazhdoi punën e tij në “Enrich” dhe studioi Jakob Bohme (1575-1624), duke vazhduar studimet e tij për gjeologjinë, mjekësinë, fenë dhe poezinë.
Megjithatë, ai ka vuajtur nga tuberkulozi për disa kohë. Në vjeshtë gjendja e tij përkeqësohet keq. Në dhjetor ai kërkon të transferohet në zonën ku ai ka lindur. Më 25 mars 1801, në moshën 29 vjeç, Novalis vdiq duke vuajtur nga konsumimi, i ndihmuar nga vëllai i tij Karl dhe Julie. / KultPlus.com
Ndërsa më të famshmit e Hollivudit mblidhen për festimin e tyre vjetor të filmave në Academy Awards të së dielës, transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv do të njohë gjithashtu efektet e pushtimit rus të Ukrainës.
Organizatorët dhanë pak detaje të enjten, por thanë se do të kishte një moment gjatë ceremonisë së Oscars që do të njihte pushtimin, i cili ka vrarë mijëra dhe ka dëbuar një të katërtën e 44 milionë njerëzve të Ukrainës nga shtëpitë e tyre, transmeton KultPlus.
“Edhe pse ne duam që nata të jetë argëtuese dhe festive (dhe) ne duam që ajo të jetë një lloj arratisjeje, jetojmë në një kohë të trazuar në mbarë botën,” tha producenti Will Packer të enjten në një konferencë për shtyp, duke shtuar se edhe pandemia COVID-19 mbetet një shqetësim.
Shfaqja, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Walt Disney Co (DIS.N) ABC, “do t’i njohë ato gjëra dhe do ta bëjë atë në një mënyrë të respektueshme,” shtoi ai.
Wanda Sykes, një nga tre komedianet femra që do të drejtojnë shfaqjen, tha se producentët kanë “diçka të planifikuar që ne e duam” në lidhje me situatën në Ukrainë.
“Është gjest organik dhe dashamirës,” tha ajo.
Javën e kaluar, bashkë-prezantuesja e Oscars, Amy Schumer tha se ajo kishte paraqitur idenë për të ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të shfaqej përmes satelitit, por ajo la të nënkuptohej që producentët e kishin refuzuar. “Nuk jam unë që prodhoj Oscars,” tha ajo në “The Drew Barrymore Show”.
Të enjten, Packer nuk përjashtoi një paraqitje të Zelenskiy-it.
“Shfaqja është ende në proces, kështu që kjo nuk është diçka që ne do të thoshim ta themi përfundimisht në një mënyrë ose në tjetrën në këtë pikë,” tha ai./ KultPlus.com
Kori i Filharmonisë së Kosovës ka realizuar koncertin e dytë premierë për vitin 2022.
Kësaj radhe drejtimi i korit i është besuar mjeshtres greke Mary Konstantinidou, një nga personalitetet më me ndikim në fushën e muzikës klasike në Greqi. Vepra e Giuseppe Verdit, “Pater Noster” ka hapur koncertin e së shtunës mbrëma.
Ndërsa në programin jo pak sfidues në kishën katolike ‘Shën Ndou”, Kori ka interpretuar edhe vepra nga Henryk Górecki, Dvořák, Puccini, Rossini e kompozitori kosovar Hajrullah Syla.
Koncerti është përmbyllur me “Libera me – Requiem” nga Gabriel Faure, ku në rolin e solistit u paraqit Shaban Behramaj – bariton. Kori do i rikthehet skenës së kryeqytetit më 18 maj me një koncert tjetër premierë në drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani./ KultPlus.com
Më 2 prill, në ditën ndërkombëtare të autizmit, Vjosa Fondacion me seli në Finlandë organizon Gala Mbrëmjen Humanitare për Autizëm, mbrëmje kjo që do të mbahet në Vali Ranch, shkruan KultPlus.
Lulzim Behxheti, themelues i këtij fondacioni ka njoftuar për KultPlus se në këtë mbrëmje do të prezantohet ankandi i 1200 portreteve që janë realizuar nga vet Behxheti, ankand që edhe do të shënojë nismën e këtij fondacioni që ka për qëllim edhe ndërtimin e kampusit për adoleshentët me autizëm.
“Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë shumë figura që u kam realizuar portretet e tyre gjatë periudhës së karantinës, duke përfshirë figurat më të mëdha të kombit shqiptar e deri te shumë kontribuues në kulturën e historinë shqiptare”, ka thënë Behxheti.
Ai ka njoftuar se në këtë mbrëmje, përpos paraqitjeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, do të paraqiten me performancë edhe sopranoja e famshme Inva Mula, ambasadorja e Vjosa Fondacion, Erza Muqolli, pianistja Lule Elezi, aktorja Vlora Merovci, Anna Krasniqi me një performancë muzikore dhe grupi i baletit Dancing House.
Kjo Gala Mbrëmje do të transmetohet live edhe nëpërmjet Radio Televizionit të Kosovës, kurse të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmje, do të kenë mundësi që të kontribuojnë me blerjen e portreteve, mjete që do të shkojnë direkt në konton e Vjosa Fondacion.
Gala Mbrëmja do të mbahet më 2 prill, dhe fillon prej orës 19:00 deri në ora 23:00. / KultPlus.com
Një fondacion bamirësie i drejtuar nga aktori dhe regjisori i famshëm hollivudian dhe fitues i çmimit ”Oscar”, Sean Penn ka nënshkruar një marrëveshje për ndihmë për refugjatët ukrainas të luftës me qytetin polak të Krakovit.
Fondacioni CORE (Community Organized Relief Fort), i themeluar në vitin 2010 për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Haiti, njoftoi në faqen e tij të internetit se tani do të fokusohet në ndihmën e refugjatëve ukrainas në Poloni dhe Rumani.
Të dy vendet kanë marrë shumicën e refugjatëve që u larguan nga Ukraina pas pushtimit rus.
Sipas marrëveshjes, CORE do të krijojë një qendër në Krakov, e cila do të ofrojë njohuri për të ndihmuar refugjatët.
Qendra do të punësojë staf lokal i cili do të trajnohet për të ndihmuar dhe ndihmuar refugjatët.
Fondacioni do të ofrojë gjithashtu mbështetje financiare për rinovimin e ndërtesave që Krakovi ka caktuar për të strehuar refugjatët.
Penn, i cili themeloi dhe drejton fondacionin, tha në një konferencë shtypi në Krakov se ai ishte duke punuar në një film dokumentar për sulmin rus në Ukrainë.
Megjithatë, ai theksoi se detyra më e rëndësishme ishte dërgimi i ndihmave në Ukrainë./ KultPlus.com