Kopshti i ri Zoologjik i Tiranës, do të hapet më 1 qershor, në ditën e fëmijëve.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur lajmin, teksa publikoi foto nga mjediset e Kopshtit të ri Zoologjik të Tiranës.
Në ditën e festës së tyre, fëmijët do të marrin një tjetër dhuratë, një hapësirë të re për të kaluar më shumë kohë, e cila do të ketë edhe parqe lojërash, hapësira për piknik.
“Së shpejti për fëmijët çel dyert edhe Kopshti i ri Zoologjik i Tiranës, si një nga hapësirat më argëtuese që vjen si surpriza e këtij 1 Qershori”, u shpreh Rama.
Fëmijët do të kenë këtu, jo vetëm një mundësi për t’u njohur me kafshët, por edhe për të kaluar një ditë shumë cilësore me familjarët e tyre. Kopshti Zoologjik është rikonceptuar plotësisht. Janë liruar hapësira nga zaptimi, ka më shumë hapësirë për kafshët.
Kopshti Zoologjik i Tiranës është kthyer në një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku janë mbjellë edhe 1200 pemë.
Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndarë kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit. /j.p/ KultPlus.com
Romani “Eskadronët e vdekjes”, i autorit të njohur, veprimtarit të çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti u promovua para mërgimtarëve në Oslo të Norvegjisë, në praninë e shumë shkrimtarëve, intelektualëve dhe gazetarëve.
Autori i këtij romani shpalosi fakte të pakontestueshme të realitetit tonë tragjik të përshkruara me mjeshtri të jashtëzakonshme.
“Eskadronët e vdekjes” është një roman që duhet ta lexojë çdo person që ka përjetuar luftën në Kosovë apo që dëshiron të mësojë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve etnik,
Bardhyl Mahmuti pati rastin të këmbej mendime drejtpërsëdrejti me të pranishmit i cili iu përgjigj shumë pyetjeve për veprimtarinë e tij kolosale para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë si dhe situatën në Maqedoninë Veriore, nga edhe vjen autori.
Romani në fjalë tani është përkthyer edhe në disa gjuhë të tjera, dhe pritet që të përkthehet edhe në serbisht për ta kuptuar edhe ai popull realitetin e hidhur që forcat serbe ushtruan ndaj popullit tonë. Romani u bota nga Qendra, Gjenocidi ne Kosove, “Plagë e hapur”.
Në “Eskadronët e vdekjes” autori gërsheton teknikën e romanit historik dhe kronikës si vepër letrare, të cilat i mundësuan t’i ofrojë lexuesit një pjesë të tragjedisë njerëzore që përjetuan shqiptarët gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.
Romani bazohet në rrëfime krejtësisht të vërteta dhe pasqyron në mënyrë të shkëlqyer një sintezë të praktikave që përdorte regjimi i Sllobodan Millosheviqit edhe ndaj kundërshtarëve politikë serbë./ KultPlus.com
Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e nis me Kosovën.
Donfried, vizita e së cilës vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë ditë më herët, pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Qazim Kërtusha kthehet në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura pas një kohe shumë të gjatë.
Në një ekspozitë personale, të kuruar nga miku i tij prof Sadik Spahia.
Skulpturat e tij, në bronz, mermer, dru dhe qeramikë, zënë vend në këtë galeri, megjithëse ne shpesh jemi mësuar ti shohim ato nëpër parqet, kryesisht të Durrësit.
Skulptori Qazim Kërtusha, autor i nëntë veprave të instaluara në parqet e qytetit të Durrësit, si dhe i monumenteve për Aleksandër Moisiun dhe Haxhi Zekën, vendosur në Vjene dhe në Pejë.
Përveç anës monumentale sipas kuratorit Spahia veprat e tij janë edhe shumë humane. Rezultat I shijes së tij të hollë që vjen sigurisht prej formimit.
“Përjetësi”, “Violonçelistja”, “Pasioni”, “Tango”, etj.janë disa nga veprat e tij. Gjithmonë artisti nuk harron të shprehë lidhjen e ngushtë me artin dhe kulturën shekullore të Durrësit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill në Galerinë Fab./ KultPlus.com
Aleksandër Gjoka është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.
Është këngëtar i mirënjohur shqiptar dhe deri më tani ai ka të incizuara disa këngë por më e njohura ndër to është “Kuturu” një këngë shumë e bukur e cila dëgjohet edhe sot.
Poashtu ai është pjesëmarrës i disa edicioneve të festivalit “Kënga Magjike”.
Sot, KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e këngës ‘Dashurisë së shkuar’:
Sytë e tu i ndesha këtë natë, Tek eci vetëm në mërzi, Vallë a do më flisje prapë, E me veten time ndjej çudi.
Koha pa ne mbeti e ngratë, Une i pafat në dashuri, Sa kujtime kthehen pas, A më sjell në mendje ti tani.
Jo s’i harroj unë ata sy, Që më ndiqnin në çdo çast, E çdo moment, Skam harruar puthjet mjaltë, Dhe pse fshehur ne i lamë diku atje.
Hej të thërras e të mendoj, Ndaj të lutem, Sot afrohu të takoj, Ndonëse vitet ikin shpejt, Përse na ndanë.
Sytë e tu i ndesha këtë natë, Tek eci vetëm në mërzi, Vallë a do më flisje prapë, E me veten time ndjej çudi.
Koha pa ne mbeti e ngratë, Une i pafat në dashuri, Sa kujtime kthehen pas, A më sjell në mendje ti tani.
Jo s’i harroj unë ata sy, Që më ndiqnin në çdo çast, E çdo moment, Skam harruar puthjet mjaltë, Dhe pse fshehur ne i lamë diku atje.
Hej të thërras e të mendoj, Ndaj të lutem, Sot afrohu të takoj, Ndonëse vitet ikin shpejt, Përse na ndanë.
Hej të thërras e të mendoj, Ndaj të lutem, Sot afrohu të takoj, Ndonëse vitet ikin shpejt.
“Tani kam arritur në përfundimin se e gjithë bota është një enigmë, një enigmë e padëmshme që bëhet e tmerrshme prej përpjekjes sonë të çmendur, për ta interpretuar sikur të ketë një të vërtetë që fshihet nën të.”
“Ti vdes, por pjesa më e madhe e atyre që ke akumuluar nuk humbet. Ti lë prapa një mesazh në shishe.”
“Të lexosh një libër të shtypur është një përvojë krejt tjetër: mund ta bësh në anije, në degë të një peme, në shtrat, edhe kur nuk ka fare drita.”
“Funksioni i kujtesës është që të ruajë, por edhe të hedhë tutje. Nëse do të mbanit mend gjithçka, nga e gjithë jeta juaj, do të ishit të sëmurë.”
“Kur njerëzit pushojnë së besuari në Zot, nuk është se ata tashmë nuk besojnë në asgjë: tani ata besojnë në gjithçka.”
“Njerëzit janë të lodhur nga gjërat e thjeshta. Ata duan të sfidohen.”
“Problemi me internetin është se ai të jep gjithçka, materiale të besueshëm dhe materiale të çmendur. Kështu që, problemi është, si të bësh dallimin?”
“Shteteve të Bashkuara iu desh një luftë civile, për t’u bashkuar ashtu si duhej.”
“Hero i vërtetë është gjithmonë gabimisht hero; ai ëndërron që të jetë burracaku i ndershëm, ashtu si gjithë të tjerët”
“Interneti është si një bibliotekë pa filtrim. E mira e bibliotekave, ashtu sikurse dhe e enciklopedive, nuk është vetëm që ruajnë kujtesën, por edhe që hedhin tutje ato gjëra që një kulture nuk i duhen.
Nëse nuk do të hidhnim poshtë asgjë, do të ishim si “Funes el memorioso”, tek një tregim i Jose Luig Borges. Ky personazh kujtonte gjithçka: ishte një njeri me kujtesë totale, i paaftë të arsyetonte, sepse ishte i paaftë të filtronte.
Interneti është si Funesi: përmban gjithçka, të vërtetën dhe të gënjeshtërtën, gjë që është një risk i madh, mbi të gjitha për të rinjtë.”
“Kur dikujt i duhet të ndërhyjë për të mbrojtur lirinë e shtypit, atëherë ajo shoqëri është e sëmurë.”
“Më mirë realiteti, se sa një ëndërr: kur një gjë është reale, atëherë ajo është e vërtetë dhe për këtë nuk është faji yt.”
“Unë e kam humbur lirinë e të mos paturit një opinion.”
“Nëse njerëzit i blejnë kot librat e mi, unë këtë e konsideroj një taksë mbi idiotësinë.”
“Mendoj se një libër duhet gjykuar dhjetë vjet më vonë, pasi e ke lexuar dhe rilexuar.”
“Druajuni profetëve dhe atyre që janë të përgatitur të vdesin për të vërtetën, sepse si rregull ata bëjnë shumë të tjerë që të vdesin me ta, shpesh herë para tyre, ndonjëherë edhe në vend të tyre.”
“Ka të pavërteta që prodhojnë rezultate pozitivë dhe të tjera që prodhojnë rezultate negativë. Mes këtyre të fundit janë Protokollët e Pleqësisë së Sionit, me të cilët jam marrë në librin tim të fundit.
Më ka tërhequr gjithmonë teksti fals që, për shkak se të tjerët e besojnë apo për shkak se shfrytëzohet politikisht, ndikon në histori. Falë Dhuratës së Konstantinit, të paktën deri në vitet Pesëqind, ideja që zotërimet e përkohshëm të Perëndimit i janë dhuruar Papës nga Perandori shkakton rezultatet e mëdhenj që i dimë”
“E dashuroj aromën e bojës së librave në mëngjes”
“Mungesa është për dashurinë, ashtu si era është për zjarrin: shuan flakët e vogla, por ndez të mëdhatë”
“Monstrat ekzistojnë sepse janë pjesë e një plani hyjnor, dhe tiparet e tmerrshme të atyre monstrave, zbulojnë fuqinë e krijuesit”
“Nuk e kuptoj dot për se duhen 80 milionë njerëz online, kur, ajo që ata bëjnë në fund, është që t’u flasin fantazmave në periferi.”
“Den Braun është një personazh nga “Lavjerrësi i Fukoit”. Unë e kam krijuar. Ai ndan me personazhet e mi magjepsjen për botën e komploteve të Masonëve, Jezuitëve. Rolin e Kalorësve Tempullarë. Sekretin hermetik. Parimin që gjithçka është e ndërlidhur. Madje dyshoj që Den Braun të ekzistojë vërtetë.”
“Asgjë nuk i jep një njeriu të frikësuar më shumë kurajë, se sa frika e një tjetri”
“Cfarë është dashuria? Nuk ka asgjë në botë, as njeri, as Djall, asgjë tjetër, që ta konsideroj aq të dyshimtë sa dashuria, sepse ajo penetron në shpirt më shumë se cdo gjë tjetër.
Nuk ekziston asgjë që ta mbushë dhe lidhë kaq shumë zemrën, sa dashuria. Kështu që, nëse nuk i keni ato armë që e nënshtrojnë atë, shpirti zhytet përmes dashurisë, në një humnerë të paanë”
“Unë besoj se, ajo që ne bëhemi, varet shumë nga ajo që etërit tanë na mësojnë, në momente të cuditshëm, atëherë kur nuk po përpiqen fare të na mësojnë dicka. Ne formohemi prej copëzave të vogla të urtësisë”. / KultPlus.com
Në vitet 1949-1953, me ndihmën e drejtpërdrejtë të informacioneve të sakta të siguruara nga NKVD-ja, Shërbimi Sekret i Josif Stalinit, komunistët shqiptarë arritën tu bënin ballë përpjekjeve anglo-amerikane për ti rrëzuar nga pushteti.
Në qendër të gjithë kësaj historie të pabesueshme dështimi, të dy superfuqive ushtarake, ekonomike e politike të Botës, do të vendosej një spiun i dyfishtë me emrin Harold Adrian Russell, njohur si Kim Filbi, i cili u akuzua se u dha sovjetikëve informacione të sakta për vendin dhe orarin e zbarkimeve të grupeve të desantëve në territorin shqiptar.
Për pasojë, shumica e të rekrutuarve për këto misione, u ekzekutuan sapo kaluan në brendësi të kufirit shqiptar, një pjesë u kapën robër, u dërguan gjyqeve dhe u pushkatuan, ndërsa një pjesë u përdorën për të organizuar një radiolojë kundërspiunazhi, që shkatërroi të gjitha mundësitë që operacioneve tu mbetej sadopak vlerë.
Me kalimin e dekadave historigrafia do të binte dakord për pjesën e dështimit të operacioneve, porse e vërteta e peshës së Kim Filbit në shkatërrimin e investimit të përbashkët të britanikëve dhe amerikanëve do të mbetej në terma, edhe hipotetikë, edhe të diskutueshëm.
Edhe pse në vitin 1963 Kim Filbi u arratis në Bashkimin Sovjetik, ku u trajtua si hero, edhe pse pak vite më vonë, më 1968 në Londër u publikua libri i tij me kujtime “Lufta ime e heshtur”, në asnjë rast, dhe në asnjë rresht të shkruar, ai nuk pohoi se u kishte kaluar sovjetikëve informacione për operacionet në Shqipëri.
Por si është e vërteta?
Ishte loja e një njeriu të vetëm që hodhi në erë planet e britanikëve dhe amerikanëve, apo faktorët ishin më të shumtë dhe më të rëndësishëm?
Pikërisht një informacion shterues për këtë temë do të sjellë dokumentari i fundit i gazetarit Ferdinand Dervishi, në televizionin ABC./ KultPlus.com
Nëna e Chris Rock, Rose ka folur së fundmi për incidentin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori Will Smith goditi me shuplakë të birin e saj. Ngjarja famëkeqe ndodhi pasi komediani bëri një batutë për flokët e gruas së aktorit, Jada.
Në një emision radiofonik, Rose tha se po e shikonte evenimentin nga shtëpia dhe se fillimisht mendoi se incidenti ishte i inskenuar derisa Smith filloi t’i thoshte që “largoje emrin e gruas time nga goja jote e ndyrë”.
“Ti reagoje ndaj gruas tënde duke të dhënë syrin anësor dhe shkove dhe ia bëre ditën sepse ajo ishte e përqeshur duke qeshur kur ndodhi”, tha Rock për incidentin.
“Kur ai goditi Chris-in, ai na goditi të gjithëve. Ai më goditi vërtet me shuplakë. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon edhe mua”, tha Rose. Ajo iu referua gjithashtu përjashtimit 10-vjeçar të Smith nga Akademia dhe shprehu pakënaqësinë e saj.
Vetë Chris nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër Smith. Vetëm për audiencën e tij, gjatë turneut të tij aktual botëror, ai tha: “Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi, kështu që në një moment do të flas. Do të jetë serioze.“/abcnews.al/ KultPlus.com
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale në Francë.
Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze kanë dalur dhe presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar presidentin Macron, duke thënë se pret me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe
“Unë e përgëzoj Presidentin Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij sonte. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e Francës është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike.”, ka shkruar Osmani në Twitter./ KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një statusi të gjatë në Facebook ka kujtuar fillimin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Ai ka thënë se këtij pushtimi i parapriu lufta hibride e nisur nga rusët, derisa ka kritikuar edhe Serbinë për mos vënie të sanksioneve ndaj Rusisë si dhe marsheve pro-Putinit nëpër sheshe. Kurti ka shtuar se Dodik dhe Vuçiq përbëjnë kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe i ka quajtur ata “Putini i Republika Srpskas” dhe “Putini i vogël”.
“Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit.”, shkruan Kurti në statusin e tij.
“Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar. Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë. Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë. Kështu thoshin edhe për Putinin”, shtoi ai.
Kurti thotë se Vuçiq nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë as pas përfundimit të zgjedhjeve atje, duke kritikuar të gjitha ata që e besojnë atë.
“Ja që përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi. Mund të duket mbivlerësim kur thuhet që në Ukrainë po përcaktohet e ardhmja e botës, por mbase është nënvlerësim nëse thuhet vetëm që aty po mbrohet Evropa dhe demokracia. Fashizmi nuk është i rezervuar për Gjermaninë e Italinë ndërmjet dy luftërave botërore apo Kilin e Pinoçetit para gjysmë shekulli. Secili komb a shtet mund të përfundojë në fashizëm. Për fatin e keq të botës, sot kjo i ka ndodhur një fuqie nukleare”, shtoi ai,.
Numri i vizitorëve në pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut po vazhdon të jetë shumë i madh.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku thotë se gjatë qëndrimit në Venedik ka mirëpritur në pavijonin e Kosovës zëvendëskryeministërin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ministren e kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, ministrin e kulturës në Zvicër, Alain Berset, sekretaren e shtetit në Ministrinë e Kulturës së Austrisë, Andrea Mayer, ministrin e kulturës së Sllovenisë, Vasko Simoniti, dhe ministrin e kulturës së Lihtenshtajnit, Manuel Frick.
Në vijim gjeni postimin e plotë të ministrit Çeku:
Bashkë me artistin Jakup Ferri, kuratoren Inke Arns dhe komisioneren Alisa Gojani Berisha, zyrtarët e lartë të shteteve përkatëse i njoftuam për pavijonin tonë, jetën kulturore të vendit tonë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar artistik.
Në ditët e para pas hapjes në pavijonin e Kosovës pritëm shumë personalitete të politikës, artit e diplomacisë nga e gjithë bota. Numri i vizitorëve në pavijonin e Kosovës vazhdon të jetë shumë i madh./ KultPlus.com
Shkolla e baletit ‘Angels’ organizon orë të hapur në qendër të Prishtinës më 25 prill nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, përcjell KultPlus.
Open class është një “orë” e vallëzimit (baletit) ku mbahen aktivitete apo orë mësimore në ambiente të hapura. Qëllimi i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e të gjithë fëmijeve apo të rinjve që kanë dëshirë të jenë pjesë ose të kenë më shumë informata rreth aktivitetit të lartpërmendur.
Ndikim pozitiv do të ketë te qytetarët të cilët do të kenë mundësi të ndjekin open class në shesh dhe, në këtë mënyrë, do të mësojnë nga afër për artin e baletit. Po ashtu, ky aktivitet do t’u japë mundesi të rinj të talentuar për të shprehur aftësitë e veta para një mase më të gjerë.
Përmes këtij arti, përkatësisht vallëzimit, fëmijët do të mund të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në balet. Me këtë projekt dhe shfaqje, planifikojmë t’ua japim mundësinë fëmijëve që të futen më thellë në botën e baletit, duke përjetuar prapaskenat e një shfaqjeje si dhe vallëzimin në skenë para publikut. Kjo shfaqje do të jetë e hapur për publikun, ku në këtë mënyrë do të kemi mundësinë që ta shpërndajmë bukurinë dhe mundin të cilin e kërkon një art si baleti.
Do të mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit gjatë kohës që na shohin duke u marrë me aktivitet. Edhe një ndër specifikat kryesore është se fëmijët apo të rinjtë që do të na bashkëngjiten do të kenë mundësinë të marrin më shumë informata rreth aktivitetit, ta shijojnë aktivitetin si dhe të marrin pjesë në shkollat që ne i posedojmë dhe që merren enkas me vallëzim.
Balerinët që do të kërcejnë këtë shfaqje do të kenë më shumë përvojë në interpretim dhe do të njoftohen më shumë rreth ngjarjes.
Ndërsa si specifikë tjetër është ideja që audienca do të jetë me mendje të hapur sa u përket kritikave gjatë shfaqjes dhe do të jenë më të njohur me balet!
Ky aktivitet mbështetet nga Komuna e Prishtinës./ KultPlus.com
Sa të rënda jane ditet. Në asnjë zjarr nuk mund të ngrohem, nuk më qesh më asnjë diell, gjithçka është bosh, çdo gjë është e akullt e pa meshirë madje edhe të shtrenjtat yje të qarta më shikojnë pa ngushëllim, qysh kur kam kuptuar në zemrën time, qe edhe dashuria mund të vdesë./ KultPlus.com
I konsideruar gjerësisht si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, karriera e Marlon Brando zgjati më shumë se gjashtë dekada dhe la një ndikim të pashlyeshëm në kinema. Në afro 50 filmat që bëri, Brando u nominua për tetë çmime Oscars dhe fitoi dy prej tyre, së pari në vitin 1955 me “On the Ëaterfront” dhe përsëri në vitin 1973 për rolin e tij më të famshëm në “The Godfather”, transmeton KultPlus.
Karriera e Brandos filloi në teatër, duke u trajnuar me mësuesen e famshme të aktrimit Stella Adler. Falë tutelës së saj, Brando popullarizoi metodën e aktrimit në skenë dhe ekran dhe formoi një stil natyralist të tijin, duke i mbushur personazhet e tij me një lidhje të thellë personale dhe emocionale që vendosi shiritin për të gjithë aktorët e ardhshëm.
Përveç talentit të tij të jashtëzakonshëm, Brando ishte gjithashtu një aktivist që kujdesej thellësisht për Lëvizjen për të Drejtat Civile dhe Lëvizjen Indiane Amerikane, duke e dërguar aktoren Sacheen Littlefeather për të pranuar Oscarin e tij për filmin “The Godfather” në emër të tij, duke i dhënë asaj mundësinë të fliste publikisht për trajtimin e amerikanëve vendas në Hollyëood.
Në vijim gjeni pesë rolet e tij më të mira në filma:
Në Tiranë hapet nesër cikli i javëve ndërkombëtare të Kulturës.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se cikli i parë vjetor i javëve ndërkombëtare të kulturës nis me Francën.
“Shqipëria mikpret botën. Nis nesër me Francën cikli i parë vjetor i javëve ndërkombëtare të kulturës, një nismë e re e qeverisë shqiptare që do të krijojë çdo vit hapësira të reja njohjeje e komunikimi me vendet e kulturat e tjera”, u shpreh Rama.
Nga data 27 prill nis në Shqipëri programi i javëve kulturore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 18 vende të botës.
Javët kulturore ndërkombëtare do të sjellin për 17 javë në vendin tone një larmishmëri kulturash, duke filluar me javën e Francës e për ta përfunduar me Kosovën./ KultPlus.com
E ka parë kush Aurorën, motërzën time, vallë? Ajo është nusja ime, ndaj atë dua ta kem prapë. Ne po kërcenin bashkë. Pastaj erdhi murlani Dhe ma mori të ngratit. E pra unë e di se ç’pati: Ajo është e bukur tejet, Dhe gjithë prej ajri! Shtatin kaq latuar e flatrat kaq praruar Dhe në skaje flatrat sipër Plot me lajlelulexhingëlamingël! “”
Seç ia behu Aurora mu tek unë flakërimë, Qull e lagur, krahët thyer, e pafrymë. “Oh Zot!” thirri ngjethshëm, me ankth e drojë, “Ç’kohë janë, vallë, këto që ne jetojmë! Vetëm hidhërim dhe pikëllim miliona herë, Dhe frikë, dhe zemërim dhe vuajtje paprerë! Papritur në çast: Rashë në lum sakaq. Dhe po të mos ishte mrekullia vetë Pra, më s’do kishe dëgjuar për mua në kët jetë; Dhe unë nuk do të isha ulur më atje. – Çfarë mendoni se ka ndodhur, de?
Dy njerëzushë shumë të bukur pak të bardhë, sa unë kurrë nuk kam parë të tillë kaq të bardhë, U ngjitën deri në lum me mamanë e tyre krah për krahu bashkë.
Unë nuk e di si quheshin dhe kush ishin vallë. Në kokë në vend të flokëve ata kishin ar, Dhe gojë të vogël! – Gojë të vogël! Të thashë ty! Për gjiri! Dhe në sytë e tyre ata manushaqe kishin. – Papritmas, gruaja e bukur mua m’u vërvit zëçjerrë: “Ah, pa shihni atje në ujë,” bërtiti ajo, “kafsha e mjerë! Si përpëlitet dhe përplaset nëpër shtjellë Dhe me brirëthit lutet e kërkon ndihmesë! ”
Dhe djemtë e mirë kishin një fletë në duar E me të katra për tek unë u çapëluan Gati me një frymë. Ata mua më shtynë Dhe në breg me butësi edhe kujdes më nxorrën mua.”
“Dhe të ndriçoi ideja T’i falënderosh nga zemra?”
“Oh, nuk arrita dot ta shqiptoj falenderimin, do pranuar hapur: Në frikë dhe përshtjellim e pashë veten të kapur! ”
” E pra, kjo shihet qartë me sy! – Uluni për pak çaste Tek këto manushaqe Dhe thani kockat mirëfilli Nën këto rreze dielli. Më pas fluturojmë për në shtëpinë e njerëzve Dhe iu trokasim shpëtimtarëve të jetës tënde. Ty të pëlqen në gojët e tyre të vogla të shuash etjen. Por kryesorja, ata sytë e saj të manushaqtë I puth unë tashmë vetë, njëzet e katër herë pa ndarë. Ajo e ka merituar atë. Mos jini ziliqarë! “./KultPlus.com
Daniel Defo lindi në Londër më 1660. Ai ishte djali i një kasapi të quajtur Xhejms Fo (Danieli më vonë e ndryshoi mbiemrin e tij në Defo sepse tingëllonte më bukur). Danieli i ri mëson në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregtinë duke shitur dhe blerë mallra të ndryshëm. Kështu, ai udhëtoi në të gjithë Europën.
Daniel Defo luftoi kundër mbretit Xhejms ll dhe më vonë u bashkua me ushtrinë e mbretit Uilliam lll. Ai u burgos dy herë, sepse shkroi disa tekste kundër kishës dhe qeverisë. Daniel Defo punoi shumë edhe me gazetën e tij, në të cilën shkroi më shumë se 500 shkrime me emrin e vet, më shumë se çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze.
Ai pati një jetë shumë aktive. Vdiq në 1731 në Londër. Kur ishte pothuajse 16 vjeç, Daniel Defo filloi të shkruante novela. Të kësaj periudhe janë veprat: “Kapiten Singëlltoni”, “Moll Flanders” dhe “Roksana”, por libri që e bëri të famshëm në të gjithë botën është “Robinson Kruzo”. Kjo ishte novela e tij e parë, e shkruar më 1719 dhe pati sukses të menjëhershëm. Defoja u mbështet në historinë e vërtetë të një detari të quajtur Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandes, një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor.
Ai jetoi atje i vetmuar për katër vjet dhe mundi të largohej me ndihmën e një anijeje në vitin 1709. Shumë studiues letërsie e mbajnë Robinson Kruzonë si novelën e parë në krijimtarinë letrare angleze. Ajo është përkthyer në mjaft gjuhë të botës, madje konsiderohet nje ndër veprat më të përkthyera në të gjithë botën pas Biblës.
Ai është një nga katër shkrimtarët më popullor dhe themelues i romanit anglez. Defoe ka shkruar edhe shumë trakte politike të cilat i kanë shkaktuar shqetësime autoriteteve angleze, të cilat e kanë ndëshkuar duke e futur në burg për pak kohë. Njëherësh ai ishte pionier i gazetarisë ekonomike dhe të biznesit. /KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me stafin e komunës së Prishtinës dhe Marakli të Biçikletave, të dielën kanë dalë për të vozitur me biçikleta nëpër rrugët e kryeqytetit, shkruan KultPlus.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.
Ai shkroi se janë duke punuar për lirimin e trafikut në kryeqytet.
“Merre biçikletën e dil!’ E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biçiklave rreth e qark Unazës. Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve. Prishtina po frymon!”, kishte shkruar Rama.
Ndryshe Komuna e Prishtinës mori vendim që të shtunën ta testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, madje kjo gjë vazhdoi edhe gjatë ditës së diele. /KultPlus.com
Njohuritë e nxënësve kosovarë do t’i nënshtrohen edhe njëherë testit ndërkombëtar PISA.
Shtatë mijë nxënës, nga 15 vjeç, të përzgjedhur nga 237 shkolla të Kosovës, do të testohen në ditë të caktuara nga 25 prilli deri më 20 maj.
PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vendet anëtare dhe joanëtare, i cili ka për qëllim vlerësimin e sistemeve arsimore.
Në vitin 2015 dhe në vitin 2018, ky test, i cili bën vlerësimin në lexim, matematikë dhe shkencë, e ka nxjerrë Kosovën gati në fund të listës botërore.
Këtë herë thuhet se po bëhen përgatitje më intensive, me nxënës që mbajnë orë shtesë, pas përfundimit të orarit të rregullt mësimor.
Radio Evropa e Lirë ka vizituar këtë javë Shkollën Fillore “Dardania” në Prishtinë, ku ka takuar Melik Fetahun dhe Medina Shalën – të dy nxënës të përzgjedhur për testin PISA.
Të dy ata, pasi mbajtën orë shtesë në lëndën e matematikës, thanë se presin që ta kalojnë me sukses testin.
“Po mundohemi dhe po angazhohemi së bashku me arsimtarë që të kemi rezultate të mira. Shpresoj t’ia dalim mirë”, tha Medina.
Nga shkolla “Dardania”, PISA-s do t’i nënshtrohen 19 nxënës. Koordinatorja e grupit të nxënëseve pjesëmarrës, Arlinda Idrizaj- Zeqiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se mësimdhënësit janë përkushtuar për përgatitjen sa më të mirë të tyre.
“Kemi marrë material nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, shembuj të pyetjeve dhe të mënyrës se si duhen përgatitur nxënësit teknikisht. Unë i kam përgatitur në mënyrë teknike, kurse mësimdhënësit e matematikës dhe të gjuhës janë duke i përgatitur vazhdimisht, aq sa kanë mundësi dhe kohë”, thotë Idrizaj-Zeqiri.
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës konfirmojnë se “nxënësit janë njoftuar me natyrën e pyetjeve të testit dhe me mënyrën e plotësimit të testit në kompjuter”.
“Janë përzgjedhur 7,000 nxënës nga 237 shkolla dhe janë siguruar hapësirat me kompjuterë, ku do të mbahet testi”, thuhet në një deklaratë të MASHTI-t për REL-in.
Ekspertë të fushës së arsimit, megjithatë, nuk janë optimistë për rezultate të mira në PISA.
“Rezultatet do të jenë drithëruese”, thotë për Radion Evropa e Lirë Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit.
Sipas tij, cilësia në arsim edhe më herët nuk ka qenë e kënaqshme, por në dy vjetët e fundit është përkeqësuar, për shkak të mësimit në distancë që, kohë pas kohe, ka imponuar pandemia e koronavirusit.
“Ne, kur kemi qenë edhe në kushte më të mira, rezultatet kanë qenë shqetësuese”, thotë Halimi.
Ngjashëm shprehet edhe Rinor Qehaja, ekspert i fushës së arsimit në organizatën “Ed-Guard”, me seli në Prishtinë.
“Testi PISA nuk duhet të jetë qëllim më vete. Synim duhet të jetë përmirësimi i cilësisë së arsimit, si interes shtetëror për zhvillimin socio-ekonomik, e jo vetëm për rezultate të testit”, thotë Qehaja për Radion Evropa e Lirë.
Rezultatet e testit të parë PISA, që është mbajtur në Kosovë në vitin 2015, janë publikuar në vitin 2016. Kosova, asokohe, është radhitur në vendin e 68-të, në mesin e 72 vendeve që kanë marrë pjesë në test.
PISA e dytë në Kosovë është mbajtur në vitin 2018 dhe nga rezultatet e publikuara më 2019, Kosova ka dalë e 77-ta në mesin e 79 vendeve që i janë nënshtruar testimit.
Testi i sivjetmë ka qenë i paraparë të mbahet në vitin 2021, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Cilësia e arsimit në Kosovë është kritikuar edhe në një raport që ka publikuar Banka Botërore në vitin 2020, në të cilin është thënë se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.
Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se shteti duhet të investojë në digjitalizimin e mësimit.
“Në shkollat tona ende mësohet me shkumës e tabelë, e madje tekstet shkollore nuk korrespondojnë me kurrikulën dhe mësimdhënësit gjithmonë janë të sfiduar dhe në telashe për ta mbajtur si duhet mësimin”, ka thënë kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari.
Kosova duket se ka cilësi më të dobët të arsimit edhe në krahasim me vendet fqinje.
Në testin PISA më 2018, e para nga shtetet e Ballkanit Perëndimor ka qenë Serbia, e pasuar nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Sigmund Freud (Zigmund Frojd) është themeluesi i psikanalizës.
Frojdi doli i pari me idenë se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego.
Sipas Frojdit, Uni ose Ego është vija e parë e mbrojtjes së vetes nga tjetri, duke u përpjekur të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego.
Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme.
25 thënie nga Frojdi
1- Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit.
2- Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan.
3- Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.
4- Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.
5- Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.
6- Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin.
7- Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.
8- Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.
9- Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.
10- Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.
11- Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.
12- Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.
13- Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”
14- Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.
15- Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi.
16- Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.
17- Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.
18- Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.
19- Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.
20- Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.
21- Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.
22- Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.
23- Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.
24- Treguesi i parë i idiotësisë, është një mungesa e plotë e turpit.
25- Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë. /KultPlus.com
Lermëni i lumtur të jem këtë herë, asgjë, askujt s’i ka ndodhur asgjëkund nuk kam shkuar, por, ja që i lumtur jam, deri thellë në zemër i lumtur. Eci, fle a shkruaj, çfardo që bëj, i lumtur ndjehem. Më keq se bari lëndinave jam shkelur, lëkura si lëvore peme m’është bërë i shkon ujët tek rrënjët dhe zogjtë ka në majë, deti si unazë e qarkon jetën time, si tokën, bërë me bukë dhe gurë dhe ajri si kitarë këndon.
Ti ulur krah meje mbi rërë, si rëra je, këndon dhe je kënga. Bota sot më është shpirti këngë dhe rërë, bota sot në buzët e tua është, lermë mbi buzët e tua dhe mbi rërë i lumtur të jem, të jem i lumtur… sepse jam, sepse marr frymë, merr edhe ti, i lumtur sepse t’i prek gjunjët si trupin e kaltër të qiellit ta prek dhe freskinë e tij.
Sot lermëni të jem i lumtur dhe kaq, vetëm o me të tjerë, i lumtur ndjehem me barin dhe rëra e lumtur të jetë me ajrin dhe tokën, të jem i lumtur me ty, me buzët e tua, të jem i lumtur./KultPlus.com
Ekipi kosovar, Bad News Eagles ka shënuar histori gjatë ditës së sotme, duke u kualifikuar për herë të parë në një turne madhor në Counter-Strike:Global Offensive, shkruan KultPlus.
Pas triumfit madhështor ndaj ekipit çek, Sinners, me rezultat 2:1, Bad News Eagles u kualifikuan për të shkuar tutje në PGL Major e cila do të zhvillohet në Antwerp të Belgjikës.
Për këtë gjë ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili ka uruar djemtë për këtë arritje të jashtëzakonshme.
“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO. Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Kurti. /KultPlus.com
Skuadra nga Kosova, Bad News Eagles, ka arritur që të shkruajë histori në e-Sports, duke u kualifikuar në një turne madhor, shkruan KultPlus.
Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në ESports, pikërisht në “PGL Major Antwerp 2022”.
Për këtë gjë ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke uruar djemtë për suksesin historik.
“Historike për komunitetin E-Sports. Ekipi ynë Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022. Përgëzime Flatron, Sener, Dionis, Rigon, Genc, krenari pa fund”, shkroi i pari i Kulturës. /KultPlus.com