Osmani solidarizohet me ukrainasit në ditën e Pashkëve ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, u ka uruar besimtarëve ortodoks festën e Pashkëve.

Osmani në rrjetin social Facebook shkroi se kjo festë duhet të jetë moment i paqes dhe humanizmit.

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani tutje ka shkruar se përkundër simbolikës së kësaj feste, shumë besimtar ortodoks ukrainas, sot pashkët i kremtojnë në atmosferën e luftës.

Postimi i plotë i Presidentes Vjosa Osmani në Facebook:

Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia.

Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.

Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës. /KultPlus.com

Kosova shkruan histori, BNE kualifikohen në turneun më të madh në botë në e-Sports

Skuadra nga Kosova, Bad News Eagles, ka arritur që të shkruajë histori në e-Sports, duke u kualifikuar në një turne madhor, shkruan KultPlus.

‘Nga kafet e internetit të Prishtinës, deri në një turne madhor’, është pikërisht fjalia që ka përcjellur gjithë këtë ecuri të ekipit Bad News Eagles.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në ESports, pikërisht në “PGL Major Antwerp 2022”.

Ekipi i përbërë nga Rigon Gashi, Flatron Halimi, Sener Mahmuti, Dionis Budeci dhe Genc Kolgeci. /KultPlus.com

Nurie Koculi, 24-vjeçarja që u dënua me ‘grupin’ e Musine Kokalarit

Më 24 prill 1922 lindi Nurie Koculi, një ndër vajzat e para shqiptare që njohu agresionin komunist nëpër qelitë e errëta të diktaturës.

“Bëmë grevë urie kur e transferuan Musine Kokalarin në burgun e Burrelit… 11 ditë nuk hëngrëm, as pimë… por ata na çuan në birucat e izolimit…”

Nurie Koculi është një ndër vajzat e para shqiptare që njohu agresionin komunist nëpër qelitë e errëta të diktaturës komuniste. Ishte vetëm 24 vjeç, kur u dënua me burg, si “armike e popullit”. Ishte mikeshë me Musine Kokalarin, dhe kjo do të ishte edhe një ndër akuzat për të cilat do të dënohej me pesë vite burg. E kishte njohur Musinenë në vitin 1943, tek libraria. Nuria mbante korespondencë edhe me Isuf Luzajn, një ndër emrat e shquar shqiptar në fushën e filozofisë, gjithashtu i shpallur si “armik i popullit”. Nurija do të dënohej edhe si lexuese dhe shpërndarëse e gazetës “Zëri i Lirisë”. Kur e arrestuan, në vitin 1946, Nuria gjeti në qeli të tjera vajza e gra intelektuale të shquara si Musine Kokalari, Merita Sokoli Tezha, Erifili Bezhani, Rita Koçi, Diti Biçaku, Frida Sadedini e të tjera.

Nurie Koculi ka ndërruar jetë prej disa vitesh, por kujtimet e saj vijnë në kujto.al falë kontributit të së bijës, Almira Myzyri. Më poshtë, botohet e plotë dëshmia e sjellë në kujto.al nga Almira, siç i ka rrëfyer e ëma, Nurie Koculi. Në pak rreshta, vijnë disa momente pikante të jetës së vështirë të së ëmës, bashkë me dosjen e diktaturës, ku shënohen arsyet e dënimit të Nurie Koculit.

Almira Myzyri: Ç’më rrëfeu nëna ime për qelitë e diktaturës

“Na nxorën nga shtëpia tek Shallvaret dhe morëm një dhomë në Tiranë të Re. Mbas ca ditësh, e arrestuan vëllanë tim Kujtimin e mbetëm ne të dyja vetëm, unë dhe mamaja.

Në dhjetor të ’46-ës, më arrestuan dhe mua. Mbeti mëma vetëm. Atë e lajmëruan të ikë nga Tirana. Ku të vente ajo e shkreta? Vajti në fshat, por shtëpinë e kishin bërë zyra. Mëmën e futën bashkë me bagëtitë në një stallë, i dhanë 20 rrënjë ullinj, nga ata që ju ishin sekuestruar. Kur mundej, vinte të na shihte në burg. Kujtimi ishte në Kampet e Korçës në Maliq e unë në Tiranë, në burgun e vjetër.

Burgu i vjetër

Ishin 4 dhoma: në dy prej tyre, rrinin ordinerët, në dy të tjerat, rrinim ne gratë e arrestuara për politikë. Të gjitha bashkë në atë vend të ngushtë, ku secila kishte vetëm 30 cm hapësirë.

Çdo muaj vinte një kontroll për ne, na shqepnin dyshekët, na merrnin librat, letrat, lapsat, e ç’tu mbushej mendja. Na izolonin: na mbyllnin derën dhe vetëm në mëngjes e në mbrëmje, shkonim në banjë e mbushnim ujë, në një çezëm në oborr, për t’u larë e për të pirë. Dy herë në ditë, na binin një kazan me supë, ujë me dy kokrra oriz ose makarona dhe një copë bukë, herë misri, herë gruri. Ne nuk hapnim gojën, se spiunët na raportonin se flisnim për politikë.

Në grevë urie për Musine Kokalarin

Kur morën Musinenë për në Burrel, unë, Qefsere Bega dhe Merita Sokoli bëmë grevën e urisë. 11 ditë, as bukë, as ujë. Na mbyllën në dhomën e vogël. Të 11 ditët, na çuan në birucat e burgut. Mua me ra të fikët, pastaj na kthyen në burg si më parë. Qefseres i vinte familja. Mua me vinin motrat e Osman Kazazit. Me sillnin ndonjë triko dhe ndonjë lek.

Abaja (Refija) ishte në Kocul, por kur vinte, sillte ushqime. Më erdhën një herë, dhe Drita Koculi e Shyqyrit me të shoqin, Sybiun. Sa ishin martuar. Veledini vinte, por i thashë mos hajde, nuk është mirë për ty të vish në burg. Motrat e Osmanit vinin, në çdo takim. Mëma, ku të shkonte më parë. Dolëm të gjallë, por çdo të bënim pa punë.

Kujtimin e futën prapë në burg, e dënuan 10 vjet, sepse nuk kishte denoncuar. Avokati në gjyq tha: Për këtë akuzë, në Rusi, maksimumi dënojnë 3 vjet. Prokurori tha: Është i biri i Qazim Koculit dhe ka qenë edhe një herë tjetër ne burg”.

PRETENCA

E pandehura, Nurije Koculi, gjatë okupacionit gjerman në lidhje me Partinë Social Demokrate duke marrë udhëzime nga krimineli i luftës, Isuf Luzaj dhe Musine Kokalari. Gjatë asaj kohe, ka propaganduar kundër lëvizjes nacional-çlirimtare dhe ka ndihmuar okupatorin. Ka shpërndarë gazetën Zëri i Lirisë – organ i Partinë Social Demokrate, e cila villte vrer kundër rezistencës së popullit shqiptar. Një pjesë e gazetave të asaj kohe, ju gjetën të fshehura në shtëpi, në një shishe. Kjo vërteton akoma më shumë qenien e saj në Partinë Social Demokrate dhe aktivitetin e saj dhe bindjen e saj ndaj asaj partie.

Mbas çlirimit të Shqipërisë, është munduar të mbajë gjallë frymën e Partisë Social Demokrate në rrethet e saj të ngushta, në lidhje përsëri me Musine Kokalarin. Ka propaganduar dhe axhituar kundër pushtetit me elemente si Reshat Beqiri, Reshat Aga e të tjerë, ku ka pasur dijeni për grupet klandestine, që kishin si objektiv rrëzimin e pushtetit me violencë. Gjatë zhvillimit të gjyqit, ka thënë se do të dalë në opozitë dhe interesimi i saj mbi qëndrimin e Gjergj Kokoshit gjatë seancave të ndryshme të Asemblesë, dalin qartë lidhjet e ngushta që ka pasur pas çlirimit me Musine Kokalarin dhe me të burgosurin Reshat Beqiri.

Ka organizuar mbledhje të ndryshme, me gra me karakter kundra pushtetit popullor, duke paraqitur situatën se “shpejt do të ndryshonte nga një ndërhyrje e jashtme”, parulla të cilat i organizonte me Reshat Agën dhe Musine Kokalarin e shokë. Këtë e tregon edhe takimi me Vake Kreshpanin, të cilën edhe se nuk e njihte, i ishte drejtuar të pandehurës me rekomandim nga Vlora, ku e pandehura ka dhënë udhëzime për të punuar me gratë reaksionare të Vlorës.

Ka lajmëruar armikun e popullit, Napoleon Tasi, që të ruhej, se survejohej se kishte parë dy civile rrugës. Kjo vërteton se lidhjet që ka e pandehura se ka treguar interesim që të ruhesh e të mos kapesh me dokumente në flagrancë. Domethënë që e pandehura ka pasur dijeni dhe lidhje… që kryente kundër pushtetit.

Ka pasur lidhje me Sanie Dokon, ku bashkë me këtë, kanë propaganduar me axhitacion kundër pushtetit popullor dhe Reformave Ekonomike dhe ka nxitur gratë e tjera, për t’u larguar nga fronti dhe për të treguar urrejtje ndaj pushtetit, duke i këshilluar të mos shkojnë në konferenca e në punë vullnetare. Ka marrë trakte nga Sanie Doko, e cila villte vrer kundër pushtetit e Partisë Komuniste dhe gjyqeve të popullit. Në lidhje me të dënuarit, ku bashkë me ta, edhe i vëllai i dënuar për veprimtari kundër pushtetit, të cilës ju gjetën të fshehura në një shishe 5 kopje të gazetës Zëri i Lirisë të Partise Social Demokrate. Pretendimi i të pandehurës, se i mbante si koleksion, është krejt absurd, sepse në rast të tillë nuk do t ‘i mbante në shishe, po në bibliotekë ose vend të dukshëm. Kjo forcon akoma më shumë bindjen dhe besimin që ka pasur e pandehura ndaj Partisë Social Demokrate. Mbasi fajësia e saj parashikohet prej nenit 3 paragrafi 4 dhe nenit 8 te ligjit 372 te 12.XII. 946. Kërkoj të vendoset dënimi i të pandehurës në bazë të nenit 4 dhe nenit 8 paragrafi i parë 5 vjet provim lirie dhe punë të detyrueshme, baraz me periudhën e ndëshkimit.

Tirane 24 IV 947

ND. PROKURORI USHTARAK

KAPITEN FAIK MINAROLLI.

Gjykata

Pasi studioi proces-verbalin e ardhur nga sektori i Sigurimit të shtetit Tiranë;

pasi dëgjoi apologjinë e të pandehurve; pasi dëgjoi pretencën e prokurorit që për arsyet e treguara, i kërkon të pandehurit të deklarohen fajtorë të neneve 4 dhe 8, të ligjit nr 3712 dhe 14 të ligjit nr. 382 kërkoi dënimin e Nurije Koculi, me 5 vjet mohim lirie.

Pasi dëgjoi mbrojtimin e asistuesit të mbrojtjes z Aristidh Totozani, që kërkoi që përfaqësuesja e tij të ndëshkohet me një dënim kondicionel; pasi dëgjoi fjalën e fundit të së pandehurve që “trupi gjykues të tregohej i mëshirshëm ndaj ndëshkimit të tyre”;

pasi studjoi gjithë aktet e dosjes e procesverbalit e rrjedhimin e gjykimit

OBSERVON

Se e pandehura Nurije Koculi:

Merr pjesë në mbledhje, shpërndan trakte dhe broshura ku villet vrer kundër lëvizjes NC-CL dhe ndihmohet okupatori në vendin tonë. E pandehura, duke qenë armike e betuar e lëvizjes Nacional Çlirimtare, gjatë okupacionit, fillon aktivitetin kundër Pushtetit Popullor edhe mbas çlirimit te Shqipërisë, në bashkëpunim me  armiqtë e popullit bashkëpunëtorë gjatë okupacionit Musine Kokalarin, Reshat Beqiri, Reshat Aga , etj duke propaganduar dhe axhituar kundër pushtetit popullor dhe reformave ekonomike.

Merr pjesë së bashku me Musine Kokalarin, në organizatën social demokrate kundër pushtetit popullor, në bashkëpunim me kriminelët e arratisur dhe armiqtë e popullit dhe nga një ndërhyrje nga jashtë.

Bën një sërë takimesh dhe mbledhjesh kundër pushtetit popullor, duke shtuar në këtë mënyrë aktivitetin e saj kundër pushtetit. Duke qenë mike e ngushtë e armikut të dënuar Napoleon Tasit, i cili për aktivitetin e tij kundër pushtetit po survejohesh, e pandehura e këshillon të ruhej nga organet e sigurimit.

Së bashku me Vake Kreshtani, e cila ishte rekomanduar tek e pandehura për të ndërlidhur Grupet e grave kundërshtare të pushtetit të popullor të Vlorës e Tiranës, diskutojnë së bashku, mbi aktivitetin që kanë treguar këto në Vlorë dhe në Tiranë, udhëzon Vake Kreshtanin për punën që duhet të kryente në Vlorë, kundër pushtetit popullor.

Mban korrespondencën me të arrestuarin Reshat Beqiri sa ky ishte në hetuesi me anën e Rustem Gaçit dhe letra të tjera të nxjerra nga burgu, ku i dënuari njofton të pandehurën mbi hetimet dhe pyetjet që i bëhen në këtë mënyrë njofton të për të mbrojtur bashkëpunëtoret që akoma ndodheshin pa arrestuar dhe qëndrimi që duhesh mbajtur karshi organeve të sigurimit.

Mban të fshehur gazetat qe vjedhshin vrer kundër lëvizjes NCLÇ e gjatë okupacionit Zëri i Lirisë dhe si për tu siguruar nga mo gjetja dhe për tu ruajtur, sic tha vetë e pandehura, i futi në një shishe. Ka marrë trakte nga Sanie Doko e cila villte vrer kundër pushtetit e Partisë Komuniste dhe gjyqeve të popullit.

Diskuton me familjet e kriminelëve të luftës dhe armiqve të popullit si Reshat Agën kundër pushtetit popullor duke propaganduar dhe axhituar lajmet e radiove të huaja në favor të reaksionit të jashtëm dhe ndrrimin e situatës në bashkëpunim me kriminelët e arratisur nga një ndërhyrje jashtë vendit tonë.

Para se të zbulohet Grupi i Sami Qeribashit me shokë e pandehura diskuton me armiken e popullit Musine Kokalari mbi grupet e organizuara kundër pushtetit, në të cilat grupe ish si bashkëpunëtor dhe i dënuari armik i popullit Gjergj Kokoshi…

Në emër të popullit shqiptar

Gjykata ushtarake e Garnizonit të Tiranës e formuar nga

ZV KRYETAR KAPITEN NJAZI MEKA

ANETAR Z/TOGER VASIL KAPAJANI

ANTAR APIRANT VEHIP UJANIKU

Duke u ndodhur dhe Prokurori i Garnizonit te Tiranes kapiten Faik Minarolli nën asistencën e Sekretarit reshter Arqile Mihaili

VENDOSI

Fajsimin e të pandehurve dhe ndëshkimin e tyre si vijon:

Nurije Koculi me 5 vjet privim lirije punë të detyrueshme dhe humbjen e të drejtave civile për 2 vjet.

Vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrestimit.

Të gjithë të dënuarve ju ngarkohet shpenzimet gjyqësore

Ky vendim u deklarua ne 25.IV.1947/kujto.al/ KultPlus.com

Adhuruese e traditave shqiptare, Rita Ora u tregon fansave si gatuhet pitja dhe taratori kosovar (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, nuk heziton asnjëherë që t’i shfaq vlerat e traditat e saj kombëtare, shkruan KultPlus.

Ora së fundmi ka ndarë një recept të famshme të taratorit, si një pjesë e pandashme e tryezës shqiptare, e gjithashtu në video është përfshirë edhe Vallja e Rugovës.

@ritaora How I make fresh kosovan tarator – I like the water from the cucumber makes it’s thinner for me personally but you don’t have to do it my way! Enjoy!! #fyp #foryoupage ♬ Kosova – DJ Gimi-O

Ndërkohë, në InstaStory Rita publikoi një tjetër video, ku tregonte se kishte gatuar edhe piten tradicionale

“Një pite në furrë, byrek tradicional shqiptar”, shkroi Ora.

Se është një adhuruese e ushqimit shqiptar, këngëtarja e kishte treguar atë edhe gjatë koncertit të saj në Kosovë për 10-vjetorin Pavarësisë së Kosovës. /KultPlus.com

‘Sot është e diel, për herë të parë më nxorën në diell’

Poezi nga Nazim Hikmet

E diela
Sot është e diel
Sot për herë të parë më nxorën në diell,
Dhe për herë të parë në jetën time
U çudita se kaq larg prej meje qenkësh ky qiell.
Kaq i gjerë
Kaq i blujtë
Qëndrova pa lëvizur
Pastaj me respekt u ula në tokë,
Dhe mbështeta shpinën në mur.
Tani s’mendoj më as ahengjet
Tani as lirinë, as gruan time të bukur,
Toka, unë dhe dielli,
jam i lumtur./ KultPlus.com

62 vjet nga fillimi i transmetimit të Televizionit Shqiptar

Më 24 prill 1960 filloi transmetimi i Televizionit Shqiptar.

Themeluesit e saj ishin Petro Kito, ish-drejtori i Radio Tiranës dhe Fuat Bozgo, kreu i editorialit kulturor në Radio.

Në foto spikerja e parë e televizionit shqiptar, Stoli Beli.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri. Vdiq në janar 2020. / KultPlus.com

Studiues i shquar i gjuhës shqipe, Tahir Kolgjini

Ndihmesat që ka dhënë Tahir Kolgjini në lëmijet e dijes janë të shumta e të vlerta; ato dëshmojnë kulturën e gjerë të tij, mendjen e hollë, zellin grafllues, dëshirën për t’i shërbyer popullit e vendit të vet. Me punën që bëri, Loku i Limthit u kacarrua e ia mbrrini të ulet këmbëkryq në logun e burrave më të mirë të Lumës dhe të atyre më në zë të kulturës shqiptare.

Në interesat intelektuale të Tahirit, gjuha shqipe zë një vend të shënuar. Këtë ai e ka dashur, e ka çmuar, e ka qëmtuar, e ka studiuar, e ka përpunuar dhe e ka pralmenë si rrallëkush në kohën e tij. Ai, madje, qe ndër të paktët që shkroi siç ligjëronte; e folmja e tij është njësh me gjuhën e polemit, bart të gjitha vlerat dhe ngjyrat e ylberit të saj.

Për ata që kanë bubrruar dhe vazhdojnë të kullosin në krijimtarinë letrare dhe në shkrimet publicistike, shkencore e në letërkëmbimin e tij, gjuha e Tahirit u kujton ushtimën e erës, mumrimin e qiellit, erzimin e luleve, blegrimën e deleve ruda, vringllimën e shpatave, zhuzhitjen e bletëve, belbëzimin e foshnjeve, bumllimën e lodrave e të curleve, jehonën e këngëve, grafllimin e zemrave, ofshamën e nënave, vajin e lokeve, gërhitjen e mundçarëve, logun e zanave, mençurinë e burrave në kuvend të dheut…

Gjuha e Lok Limthit herë është e butë si fjollë, herë fërfllizë, herë meçavë, herë faftimë e një rreshmeje…, por gjithherë duhi malesh të Veriut e kapur për skapllari për t’u përbimë në hullinë e një shqipeje të mesme, e lehtë për t’u rrokur, e ëmbël në shije, e saktë në shprehje. Gegërishtja e tij, me një drejtshkrim të lakmueshëm, e pastër dhe e pasur në fjalë, në forma, në frazeologjizma nuk i len gjë mangut gjuhës së sotme letrare, përkundrazi, në mos si gjuhë standarde, ajo mund të përdorej pa dam për të pasuruar prozën e poezinë shqipe.

Edhe si qëmtues dhe studiues i gjuhës (leksikolog, dialektolog, etimolog, gramatikan, komentus) Tahir Kolgjini ka vënë gurë të shëndoshë. Punimet kryesore të lëmin e gjuhësisë janë: Fjalët turkisht ose t’ardhuna me anën e turkishtes të përdoruna në “Lahuta e Malcis” (1961); Medis bashkëpunëtorëvet tonë nji letërkëmbim mbi çashtje gjuhësore (1967); Shpalime rreth lahutës (1969); Shqiptarët në Jugosllavi dhe gjuha e unjisuar (1970); Drejtshkrimi dhe shqiptarët (1984). Veç këtyre studimeve, Tahiri ka edhe shënime, komente, vërejtje gjuhësore etj., të shpërndara, gjithandej, nëpër gazeta e revista të kohës. Mandej lëndë gjuhësore gjejmë edhe në krijimet letrare (prozë e poezi), në artikujt publicistikë dhe në veprat historike (Luma dhe luftat e saj; Esat Pashë Toptani dhe akuzat qi i bahen; Të vërteta shqiptaro-greke etj.).

Si qëmtues e studiues i gjuhës shqipe Tahir Kolgjinin e karakterizon skrupoloziteti, aftësia për të dalluar të veçantën dhe të përgjithshmen, mprehtësia për të bërë krahasime për të nxjerrë përfundime shkencore. Dhe të gjitha këto veçori ai i fitoi duke studiuar e zgjeruar horizontin kulturor, sepse përgatitje universitare për linguist ai nuk pat. Megjithate vepra shkencore e Tahir Kolgjinit qëndron në nivelin e punimeve më të mira të kohës.

Dhe së fundi, vlen për t’u theksuar se aq sa ai paraqitej si kompetent në mendimet dhe vlerësimet që jepte, aq shfaqej edhe modest. Kështu, disa herë në veprën “Shpalime rreth Lahutës”, Tahir Kolgjini kërkon edhe ndihmën e “kompetentave”, siç i quan ai figura të tilla si Shpend Bardhi, Karl Gurakuqi etj., për të cilët kishte një respekt të veçantë. Por nuk nënvlerëson edhe gjuhëtarë të tjerë, me të cilët edhe polemizon ashpër. Kështu, kur vjen puna për t’u përballur me Fjalorin e Gjuhës Shqipe (1954), shkruan: “ky, si duket, me ndonji urdhën epruer, do të jetë sajue në rrethana tepër të ngutëshme. Dhe prandej, simbas mendimit tem – sado qi autorët e tij janë dikush ma shum e dikush ma pak, të njoftun me autoritet në lamën e gjuhësis, – për fat të keq ené nuk ka mbërritun në shkallë qi t’i përgjigjet nevojës, siç e kërkojnë dashamirët e penës.”

Parë në tërësi, puna e Tahir Kolgjinit në lamin e gjuhësisë, duhet çmuar sidomos për ndihmesat që dha në qëmtimin dhe botimin e leksikut e të frazeologjisë krahinore, veçanërisht atyre të Lumës, si dhe për hulumtimin e fjalëve të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe, në veçanti të orientalizmave (turqisht, arabisht, persisht). Pra, ai i bëri një vend vetes edhe në rrethin e etimologëve, dmth., të atyre që janë marrë me gjurmimin e burimit e të historisë së fjalëve të gjuhës shqipe.

Biografia

Leu më 24 prill 1903 në Lamshejt të katundit Lusën të Lumës, i biri i Alisë së Osman Kolgjinit dhe Qamiles së Sadik Totës. Mësimet fillestare i mori në vendlindje ku mësuesi i parë ishte hoxhë Mulla Ademi nga rrethinat e Shkupit. Me të plasur Lufta Ballkanike emigroi në Stamboll me familjen, por pas gjashtë muajsh familja iu kthye dhe Tahiri qëndroi me të atin që zhvillonte tregti atje. Tahiri të studjonte në shkollën fillore “Sulltan Mahmud” ku mësoi dhe Kur’anin përmendsh e muer titullin Hafiz. Po në Stamboll e kreu edhe Medresenë e Lartë “Dar-ul Hilafet-ul Aliyye” deri më 1924 kur u suprimua nga Republika e Atatürk-ut për unjësimin e arsimit.[1][2]

Më 1925-’26 punoi si mësues e kryemësues në Bicaj, 1927-’28 Lusen e pasi e kalojnë në Kukës jep dorëheqjen dhe transferohet në Tiranë. Në fund të vitit 1928 emërohet si sekretar i gjykatës së paqes në Himarë, ndërsa nga prilli i vitit 1929 emërohet si Sekretar i Gjykatës të Shkallës së Parë në Kukës.[2] Më 1932 hodhi kandidaturën për deputet por listat manipulohen, i zhgënjyer angazhohen në një parti politike ilegale – arsye për të cilën e internuan një vit në Porto Palermo. Pas kryerjes së dënimit, u kthye në Kukës, ku hapi një shkronjëtore si shkrues publik.

Nga 1939 punësohet dhe vendoset në krye të bashkisë së Kukësit. Me rënjen e Mbretërisë Jugosllave më 1941 vendoset në Prizren për të ndihmuar vendosjen e administratës në gjuhën shqipe dhe merr kryesinë e bashkisë nga 15 prilli gjer në tetor për t’u kthyer mbasandej në Kukës sërish. Në nëntor takohet me klerin musliman dhe mbledh tubimin e quajtur Kongresi i Klerit Musliman në Prizren në marrëveshje me Hafëz Abdullah Telakun, gjë për të cilën do të raportohej nga F. Alizoti. Pas një takimi me kryeministrin që sapo u emërua, M. Krujën, ftillon situatën dhe bien në ujdi. Pas një lëvizjeje që Kruja do ndërmerrte ndaj Bajraktarit, Kolgjini i shkruan kryeministrit për t’i shpjeguar pavolitë për një lëvizje, kësodore Kruja për ta pajtuar Lumën e emëron zv/prefekt. Emërohet mandej gjatë viteve 1942-’43 prefekt përfundimtar në Gjirokastër dhe pas qeverisë Kruja dërgohet në Prishtinë ku shërbeu gjer në shtator 1943. Me hyrjen e Xhaferr Devës në kabinetin qeveritar si ministër i mbrendshëm, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, detyrë të cilën e kreu deri në gusht të 1944.

Në gusht të 1944 caktohet prefekt i Shkodrës ku shërbeu deri më 24 nëntor. La qytetin verior me Kapidanin e Mirditës, Gjon Marka Gjonin duke shkuar permes Jugosllavise në Vjenë, e prej aty me tete miq vajti në Milano e më tej në Romë. Me shumë antikomunistë vendoset në Reggio-Emilia deri në 1948. Shkon në Stamboll më 30 qershor të 1948 pas tri ditësh udhëtim në anijen “Istanbul”.

Në mërgim qe anëtar i Bllokut Kombëtar Independent dhe mori pjesë ndër veprimtari të ndryshme të organizuara nga mërgimtarët shqiptarë.

Ndërroi jetë në Stamboll më 12 dhjetor 1988. /KultPlus.com

Ministrat e Kulturës nga shumë shtete europiane bashkë në Bienalen e Venecias

Kosova ka hapur zyrtarisht Pavijonin në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie, shkruan KultPlus.

Me instalacionin “Monumentaliteti i Përditshmërisë” të artistit Jakup Ferri, Kosova prezantohet sivjet në ngjarjen më të madhe në botë të artit bashkëkohor.

Në edicionin e sivjetmë, të 59-in me radhë, Kosova merr pjesë për herë të pestë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit. Pavijoni i shtetit më të ri të Evropës është krahas atij të Ukrainës që paraqitet me ngjyra të zymta.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka ndarë një fotografi ku shihen ministrat e kulturës na shumë shtete europiane që morën pjesë në këtë hapje.

“Me ftesë të ministrit italian të kulturës Dario Franceschini, në solidaritet me popullin ukrainas, dje në pavijonin e Ukrainës në Bienalen e Venecias, bashkë me ministrat e kulturës nga shumë shtete europiane”, ka shkruar Çeku. /KultPlus.com

‘Po kur të jesh mërzitur shumë, në raft të librave kërkomë’

Kur të jesh mërzitur shumë

Këtu s’do jem, do jem larguar:
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do rrijë i heshtur
Një qipariz si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë,
Atje do jem i fshehur unë,
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Librat na çojnë në vende ku nuk kemi qenë kurrë dhe na prekin në mënyra të paimagjinueshme 

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

Për këtë ditë ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se librat na çojnë në vende ku nuk kemi qenë kurrë dhe na prekin në mënyra të paimagjinueshme. 

“Çdo libër është një përvojë më vete dhe na hap për një të re. Librat na çojnë në vende ku nuk kemi qenë kurrë dhe na prekin në mënyra të paimagjinueshme. Gëzuar Ditën Botërore të Librit!”, ka shkruar Osmani në “Twitter”. /KultPlus.com

93.9% e qytetarëve në Kosovë pro anëtarësimit në BE, në Serbi vetëm 35%

Drejtori i kompanisë për matjen e opinionit publik UBO Consulting, Valon Feka ka bërë një krahasim të disponimit të qytetarëve në Kosovë dhe Serbi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Feka, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se sipas matjeve të fundit, 93.9% e qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në BE.

Këto rezultate, sipas tij, dalin nga matjet e fundit të bëra kompania UBO Consulting në mars të këtij viti.

Megjithatë, rezultati është krejt ndryshe në Serbi, ku për t’u anëtarësuar në BE, pro janë vetëm 35% e qytetarëve të anketuar në prill 2022 nga kompania IPSOS.

Feka ka shkruar:

Matja në Kosovë: 93.9% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (UBO Consulting/Mars 2022).

Mataj në Serbi: Vetëm 35% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (IPSOS/Prill 2022)./ KultPlus.com

‘A e dëgjon zërin tim me sytë e tu’

Soneti i dashurisë së Shekspirit 23

Ashtu si aktori që i ndrojtur,
Humb fillin e një roli të njohur prej kohësh,
Si ai i çmenduri që, duke rënë në zemërim,
Me tepricë të forcës humbet vullneti, –

Kështu që unë hesht, nuk di çfarë të them,
Jo sepse zemra është ftohur.
Jo, më vulos buzët
Dashuria ime nuk ka kufi.

Pra, lëreni librin t’ju flasë.
Lëreni atë, ndërmjetësuesi im i heshtur,
Vjen tek ju me rrëfim dhe lutje

Dhe i drejti kërkon shpagim.
A do t’i lexosh fjalët e dashurisë memec?
A e dëgjon zërin tim me sytë e tu?./ KultPlus.com

Panairi i Librit Akademik e Shkencor, kritiku Ali Aliu vlerësohet me ‘Çmimin e mirënjohjes’

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit u mbaj ceremonia e “Çmimit të mirënjohjes” dhënë nga organizatorët e Panairit të parë të Librit Akademik dhe Shkencor.

Ky çmim iu dha akademikut Ali Aliu me motivacionin:

“Për kontribut të shquar në zhvillimin e kritikës letrare, si studiues i shquar i letërsisë shqiptare dhe në veçanti i kritikës letrare shqipe.”

Çmimi iu dorëzua nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi.

Po ashtu në Panairin e Librit Akademik dhe Shkencor u bë promovimi i librit: “Aspekte të gjuhësisë së zbatuar” 3, me autor Tomorr Plangaricën, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike. Prezantimin e këtij botimi e bënë prof. dr. Artur Lamaj dhe prof. dr. Valter Memisha./atsh/ KultPlus.com

Luisa Boshnjaku sjell këngën ‘Limelight: Into the Cyber Space’

Këngëtarja e re kosovare, Luisa Boshnjaku, ka publikuar këngën e re ‘Limelight: Into dhe Cyber Space’, përcjell KultPlus.

Kjo është kënga e parë që këngëtarja e cila premton shumë e ka realizuar bashkë me videoklip.

‘Limelight: Into dhe Cyber Space’, është drejtuar nga Valon Aziri, kurse producentë të këtij projekti janë Florent dhe Luisa Boshnjaku./ KultPlus.com

‘E unë kur flas për dashuri vetëm për ty di të flas’ (VIDEO)

Ka kaluar kohë qëkur një këngë shqiptare ka pasur një tekst me domethënie dhe të përjetuar.

“Betohem me këngë” është këngë e njohur e Armendit e para shumë vitesh e cila ia vlen të dëgjohet edhe sot.

Do shumë pak koment kënga, teksti, melodia dhe zëri që e ka vetëm Armendi. /KultPlus.com

Teksti: 

Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty
e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.

A ka dikush qe dashurine edhe si ti e lendoi?
A ka dikush ne kete qytet qe dashurine si ti shqelmoi?
E une kur flas per dashuri vetem per ty di te flas,
xhelozi e thelle kur fati ju buzeqesh ca njerezve tjere.
Asgje nuk kam, asgje s’ka mbete,
lagjja jone ende flet per ne, nena ime tenden pershendet,
por asgje s’ka mbete vetem kjo barre qe e mbaj,
tere boten mbi shpine thuaj se e kam, i lodhur jam.
Dhe do te bie une ne mend nje dite kur fati ty te le,
por do t’jete vone dhe nese vuan pranë me kurr s’do te me kesh.

Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone
te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.

Betohem me kenge ne dy syte e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi,
asgje n’mes nesh, asgje e shenjte,
ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane.
Betohem me kenge, ne krenari,
loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi,
hena si diell do te na djege,
deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.

Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone
te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.

Betohem me kenge ne dy syte e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi,
asgje n’mes nesh, asgje e shenjte,
ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane.
Betohem ne kenge, ne krenari,
loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi,
hena si diell do te na djege,
deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.

Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty
e me duhesh sikur uji me duhesh si liria. /KultPlus.com

“Duaj marrëzisht dhe nëse të thonë që dashuria është mëkat”

William Shakespeare ishte një nga autorët më të njohur botëror. Ai e ngriti artin poetik në majat më të larta, shkruan KultPlus. 

Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë sipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspiriane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë.

Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.

KultPlus sot ju sjellë një thënie të këtij autori të madh:


Duaj, duaj marrëzisht, duaj më shumë se që mundesh dhe nëse të thonë që dashuria është mëkat, duaje mëkatin dhe do jesh i pafajshëm./ KultPlus.com

Futbollisti shqiptar, Xhaka realizon gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka arritur që të realizojë golin e tij të parë këtë sezon me klubin e Arsenalit, shkruan KultPlus.

Këtë gjë, Xhaka e bëri atëherë kur klubi kishte më së shumti nevojë, duke fituar kështu me rezultat 3-1 ndaj Manchester United, e cila ishte rivale direkte në garën për top 4-she.

Goli i Xhakas mund që t’i sigurojë ‘Gunners’ kualifikimin në Ligën e Kampionëve, prandaj edhe është më i veçantë se herave të tjera.

Gjuajtja e fuqishme nga reprezentuesi zviceran ishte e papritshme për De Gea.

“Shumë i lumtur për tre pikët dhe së dyti shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol. Nuk kam shënuar prej kohësh dhe është mirë ta bëja para tifozëve. Por më shumë e rëndësishme ishin tre pikët”.

“Ne filluam mirë, por ishte një ndeshje 50-50 në pjesën e dytë. United po ushtronte presion dhe bëri shumë më mirë, por ne morëm tre pikët. Penalltia e humbur na ndihmoi”.

“Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë, e bëmë dy herë kundër Chelseat. Kështu që ne duhet të jemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë për pesë minutat pasi shënojmë”, ka thënë  Xhaka pas ndeshjes.

Arsenali është në pozitën e 4-të në tabelë dhe është në rrugë të mirë për të siguruar plasman në garën më të madhe evropiane. /KultPlus.com

Bienalja e Venecias – ndryshe nga të mëparshmet

Bienalja e 59-të e Artit që hapet në Venecia do të jetë ndryshe: Lufta po lë gjurmë në botën e artit – dhe kjo nuk shihet vetëm në Pavijonin e Ukrainës.

“Sky”, “Serenity” ose “Audiction” janë emrat e jahteve të mëdhenj që ankorohen çdo vit në Riva Sette Martiri, shtegu kryesor për pelegrinët e artit në Venecie, që ndodhet midis pikave të takimit Arsenale dhe Serra dei Giardini. Por oligarkët artdashës të Rusisë këtë herë nuk do ta popullojnë Lidon. Ata nuk do të jetë rusët e vetëm që do të mungojnë sivjet: Edhe pavijoni i Rusisë në Bienale do të mbetet bosh. Kirill Savçenkov dhe Aleksandra Sukhareva, të cilët do të performonin aty, e kanë anuluar pjesëmarrjen në Venecia. Aleksandra Sukhareva me origjinë ruse shkroi në Facebook: “Nuk ka vend për art kur civilët po vdesin nga goditjet e raketave, kur qytetarët e Ukrainës fshihen në bunkerë, kur protestuesit rusë heshtin”. Kuratori lituanez Raimundas Malasauskas tha se nuk mund të vazhdonte me projektin për shkak të invazionit  rus të Ukrainës. Ashtu si 27 vende të tjera, Rusia ka pavijonin e saj në Giardini, ekspozita kryesore e Bienales.

​Ata mungojnë këtë vit: jahtet fantastike të oligarkëve rusë

Pavlo Makov në pavijonin e Ukrainës

Për një kohë të gjatë ishte e pasigurt nëse do të hapej pavijoni i Ukrainës. Por kuratorja Kateryna Khueva dhe artisti ukrainas i lindur në Kharkiv, Pavlo Makov, arritën ta transportonin punimin nga Ukraina në Venecia. Makov arriti të mbërrinte në qytetin lagunor së bashku me nënën e tij 92-vjeçare. Khueva e transportoi instalacionin e tij nga Kharkivi në Itali – një udhëtim gjashtë-ditor, përmes Rumanisë. Ekipi ndodhet në Venecia që prej datës 16 prill.

Makov e sheh veten “jo si artist, por si qytetar”, siç tha ai në një intervistë për televizionin zviceran. Ai nuk përfaqëson një vend në luftë, por simbolizon vitalitetin e kulturës së Ukrainës. Sipas Makovit, instalimi i tij është një shenjë e rraskapitjes së shoqërisë.

Një italiane kuratore e ekspozitës kryesore në Bienale

Një tjetër risi: Cecilia Alemani është kuratorja e parë italiane që kuron ekspozitën kryesore në Bienalen e Artit. Ekspertja e artit, e cila jeton në Nju Jork, kishte patur më shumë kohë për ekspozitën, që u shty vitin e kaluar për shkak të virusit korona. Pse ka kaq pak ukrainas apo rusë në listën e artistëve të zgjedhur prej saj? Është shumë e thjeshtë: sepse është e pamundur të marrësh parasysh çdo komb, qoftë edhe në një ekspozitë kaq të madhe sa Bienalja, thotë ajo.  Alemani ka përzgjedhur vetëm tre pozicione historike të Ukrainës dhe gjithashtu artisten bashkëkohore ruse Zhenya Mahneva. “Fatmirësisht, – thotë Alemani, – askush nuk mendoi ta përjashtonte Mahnevën sepse është ruse!

Pavijoni i Rusisë në Bienalen e Artit të Venecias – Mbetet i mbyllur për shkak të luftës në Ukrainë: pavijoni rus në Bienalen e Artit të Venecias

Bienalja e 59-të e Artit dominohet nga gratë

Diçka e rrallë është që Bienalja e 59-të, e cila çelet këtë të shtunë, më 23 prill, përkon sërish me documenta-n, që mbahet çdo pesë vjet në Kassel. Në qytetin lagunor, arti shtrihet në 79 pavijone vendesh, në pavijonin qendror në Giardini dhe, natyrisht, mbi muret historike të Arsenales, ku dikur pluskonin anijet me vela të flotës së fuqishme venedikase. Publiku i artit pamor do të shohë këtë vit fuqinë e performancës femërore. Për herë të parë në historinë 127-vjeçare të Bienales, shumica e artisteve janë gra.

Motoja e Bienales së këtij viti është “Qumështi i ëndrrave”. Titulli është huazuar nga një libër për qeniet fantastike të surrealistes angleze, Leonora Carrington (1917-2011). Piktorja, skulptorja dhe shkrimtarja emigroi nga Evropa në Meksikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Poezia, teknologjia, ekologjia dhe feminizmi janë, siç paralajmëroi Alemani, “temat kryesore” të ekspozitës qendrore. Përveç kësaj, kuratorja, e cila ka një diplomë në filozofi, po shfaq vepra të 213 artistëve nga 58 vende. Më shumë se dy të tretat e artistëve marrin pjesë për herë të parë në Venecia.

Listat e emrave përmbajnë artiste të njohura, si Nan Goldin, Rosemarie Trockel dhe Barbara Kruger, si dhe skulptoren e re dhe artisten multimediale Monira Al Qadiri, një kuvajtiane e lindur në Senegal, e shkolluar në Japoni dhe që tani jeton në Berlin. Edhe Sandra Mujinga prezanton punën e saj në Venecia. Kongolezja e përball vizitorin me një gjuhë vizuale shumë femërore, amorfe, e cila përshtatet mirë me mjedisin artistik të Bienales. Vetëm në shtator ajo mori çmimin e Nationalgalerie Berlin.

Luani i Artë për gjermanen Katharina Fritsch

Në pavijonin gjerman, të kuruar nga drejtori i muzeut të Këlnit, Yilmaz Dziewior, është ftuar të performojë koncept-artistja nga Berlini, Maria Eichhorn. Arti i saj konsiderohet disi i rëndë, ndoshta për shkak të dembelizmit të publikut për të menduar. Sepse sipas Eichhorn-it, të lindur në vitin 1962, një vepër përbëhet nga një ide, hulumtim dhe vizualizim: çdo vepër arti përmban kërkesën “Mendo njëherë!”.

Temat e saj: tregu i artit në epokën naziste dhe shpronësimi i koleksionistëve hebrenj. Në përgjithësi, çështja e pronësisë e përshkon si një fije e kuqe punën artistike të Eichhorn-it, ashtu si konceptet e punës, vlerës dhe kohës. Edhe këtu, Bienalja mund të krijojë një lidhje me luftën në Ukrainë, ku ushtarët rusë po rrëmbejnë thesaret kulturore të Ukrainës. Me interes pritet të jetë vepra e Eichhornit në Pavijonin Gjerman, një ndërtesë përfaqësuese e kohës së nazizmit.

Artistja gjermane Katharina Fritsch dhe artistja kiliane Cecilia Vicuña nderohen me Luanin e Artë për veprën e tyre të jetës. “Kontributi i Fritsch në artin bashkëkohor, veçanërisht në skulpturë, është i pakrahasueshëm”, tha drejtori i Bienales Alemani, i cili do ta dorëzojë çmimin në ditën e hapjes. Ndër të tjera, Fritsch është bërë e njohur me “Rat King” (1993), një skulpturë gjigante me gjashtëmbëdhjetë minj të zinj, bishtat e të cilëve takohen në një nyjë. Bienalja e 59-të e Artit në Venecia do të jetë e hapur nga 23 prilli deri më 27 nëntor 2022./DW /KultPlus.com

Artistja Maria Eichhorn prezantohet sivjet në Pavijonin e Gjermanisë.

‘E kam imagjinuar gjithnjë parajsën si një lloj biblioteke’

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale është përzgjedhur të jetë 23 prilli, si datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Në këtë datë të vitit 1616, kishin vdekur autorët Uilliam Shekspir nga Anglia dhe Miguel de Cervantes nga Spanja.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë “Don Kishoti”. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Ndërkaq sot, KultPlus ju sjell një thënie tejet të njohur të Jorge Luis Borges e cila flet për rëndësinë e madhe të librit e bibliotekës:

”E kam imagjinuar gjithnjë parajsën si një lloj biblioteke”

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit. / KultPlus.com

2 aktore të mitura nga Ukraina janë vrarë në Mariupol

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka ndarë fotografitë e dy vajzave të reja që tha se u vranë në Mariupol.

Yelyzaveta dhe Sonia kishin luajtur personazhin e Lucy në një produksion të “Luanit, shtriga dhe veshjet” në Teatrin Mariupol.

Teatri u përdor si një strehë për civilët derisa u bë objektiv i një sulmi me bombë ruse. /KultPlus.com

Libra që do të ndryshojnë përgjithmonë mënyrën tuaj të të menduarit

Momente që ndryshojnë me të vërtetë se si mendoni se janë të rralla dhe të veçanta, por duke i I lënë vetës hapësirë për të eksploruar një gamë të gjerë idesh, rritni shanset për të ndryshuar perspektivën tuaj.

Provoni të lexoni këto 10 libra. Kjo është këshilla jonë. Unik rekomandon këta 10 tituj, përmes së cilëve mund të ndryshoni përgjithmonë mënyrën e të menduarit.

Roli i fshehur i fatit, Nassim Nicholas Taleb

Ne rëndë nënvlerësojnë ndikimin e fatit dhe ngjarjet e rastit në jetën tonë, duke përdorur terma si “aftësi”, dhe “determinizëm”, kur “fati”  është faktori kryesor në lojë.

Në këtë libër, Nassim Nicholas Taleb citon shembujt e botës reale për të rrëmbyer maskën e sigurisë nga sytë tanë dhe shpjegon se jeta është më së shumti e drejtuar nga rastësia. Lexoni këtë për një pikëpamje të ndriçuar pse jeta është jolineare dhe jo gjithmonë e drejtë.

Urtësia e turmave, James Surowiecki

A janë të shumtët më të mençur se të paktët? Provat më të fundit se çfarë mund t’i bëjë më të mençur grupet e njerëzve – por që mund t’i çojnë edhe në rrugë krejt të gabuara. Në një epokë që përgjithësisht konsiderohet individualiste dhe egoiste, është e habitshme që vazhdojmë të kemi shumë besim tek urtësia e turmave, sidomos kur është dukshëm larg shënjestrës. Megjithatë, ka një farë të vërtete në idenë që masat mund të bëjnë gjykime kolektivë më të saktë, se sa individët ekspertë. Turmat mund të jenë të rrezikshme, por në rrethanat e duhura turmat mund të marrin vendime çuditërisht inteligjente dhe madje të prodhojnë rezultate më të mira sesa ekspertët apo individët më të mençur në ato grupe. Nëse grupi është plot me mendimtarë të pavarur të cilët nuk kanë problem të bashkojnë inteligjencën për të mirën e përbashkët, keni arritur kulmin e shkëlqimit kolektiv. Në këtë libër, James Suroëiecki merr  shembuj nga kultura popullore, psikologjia dhe biologjia, dhe më shumë për të ilustruar implikimet e kësaj ideje në atë se si ne votojmë, vendosim, bëjmë biznes dhe lëvizim nëpër botë.

Made to Stick nga Chip Heath dhe Dan

Ky libër ngritë nëj cështje shumë të rëndësishme që lidhet me atë se pse disa ide mbijetojnë dhe të tjerat vdesin. Pse disa fushata reklamimi dhe ide me fuqi të përhershme ndajnë të njëjtat karakteristika të njohura: ato janë të thjeshta, të papritura, konkrete, të besueshme dhe emocionale – dhe tregojnë një histori të unifikuar. Në këtë libër, Chip & Dan Heath eksplorojnë pse disa ide mbijetojnë e të tjera jo.

Ide të çuditshme që punojnë.

Si ta ndërtojmë një kompani creative dhe inovative? Cka është e rëndësishme për suksesin e një kompanie. Mësoni shumë gjëra të rëndësishme të lidhura drejtpërdrejt me këto cështje.  Profesori Stanford Robert I. Sutton ofron një pasqyrë mbi natyrën e inovacionit dhe eksperimentimit, dështimit dhe lirisë krijuese.

E vërteta e asaj që ju motivon, Daniel Pink

Mësoni mbi të vërtetën e habitshme për atë që na motivon.Mësnoni një formë të re motivimi, që vjen nga brendia e juaj, bazuar kryesisht në shpërblime dhe sanksione që vijnë jashtë vetës tuaj.Në planin afatgjatë, megjithatë, është pasioni dhe përkushtimi që karakterizon motivimin e brendshëm dhe me të vërtetë ushqen kërkimin për kuptimin dhe suksesin. E dyta në këtë listë nga Daniel Pink “Drive” ju mëson në lidhje me motivimin e jashtëzakonshëm dhe të brendshëm, çfarë ndikon çdo lloj, dhe si mund të ndërgjegjësoni motivimin e brendshëm për të përmirësuar produktivitetin tuaj dhe për të frymëzuar të tjerët.

Leximet që përshtatin mendimet tuaja me të të tjerëve , Susan Kain.

Të dy llojet si introvertët ashtu edhe extrovertët kanë cilësi që mund të jenë jashtëzakonisht të vlefshme për njerëzit në mjediset e tyre, por këto personalitete kanë nevojë për hapësira dhe trajtime të ndryshme për të arritur  potencialin e tyre të plotë. Në qetësi, shkrimtari dhe hulumtuesi Susan Kain zbulon dallimet në mes të introverteve dhe extroverteve, dhe si mund të kombinohen talentet e dy tipeve të personalitetit për një shkallë mahnitëse e suksesit. Lexoni këtë për të hyrë në kontakt me introvertën tuaj të brendshme dhe të mësoni se si ta përdorni atë në jetë.

Shtytje, përmirësim i shëndetit, pasurisë dhe lumturisë, Richard H. Thaler & Cass R. Sunstein

Jo gjithmonë bëjmë më të mirën për vete.  Pse ndodhë kjo? Ndonjëherë kemi informata shumë pak ose tepër komplekse, ose veprojmë me  ndjenjat e zorrëve dhe jo në plane të arsyeshme.  Ndonjëherë ne i dorëzohemi tundimit, dhe nganjëherë ne jemi të manipuluar nga forca të jashtme. Thaler, një nga ekonomistët kryesorë të sjelljes dhe dikur këshilltar i Barak Obamës, tregon se si ndryshimet e hidhura ose ndryshimet delikate në kontekstin që e bëjnë më të vështirë marrjen e një vendimi të dobët, mund të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona.

Librat që ndryshojnë si e perceptoni veten, Carol Dweck

Si mund të përmbushni potencialin tuaj? Si fëmijët e vegjël  adoptojnë një mendim, fiks ose rritje. Kjo përzgjedhje përcakton se si ne do të ndjehemi, besimin që jemi të aftë për të arritur, dhe  rreziqet që mund të marrim. Dëeck, profesor i psikologjisë në Stanford, na mëson se si të identifikojmë mentalitetin tonë, të ballafaqohemi me qëndrimet dhe idetë tona dhe të zhvillojmë një mentalitet rritjeje për të realizuar potencialin tonë të plotë.

Mendja e Drejtë, Jonathan Haidt

Pse njerëzit e mirë janë të ndarë nga politika dhe feja? Gjykimi moral rrjedh nga miku ynë i përhershëm, intuita. Intuita punon më tepër si një avokat, duke justifikuar gjykimet morale të tjerëve dhe vetes, duke mbështetur reputacionin dhe interesin tonë. Mendja e Drejtë ekspozon se si është emocioni dhe intuita, jo arsyeja, që nxit gjykimin moral, duke na treguar se si të kuptojmë bazat morale mbi të cilat bazohen interesat tona, mund të na sjellë dobi në marrjen e vendimeve./ KultPlus.com

‘Ktheva të të shoh, që ta vras harrimin’

Poezi nga Rrahman Dedaj

Ktheva te te shoh
Qe ta vras harrimin
Me nje fjale

Mos me pyet
Ku isha njeqind vjet

Jeta na qenka matematike e thjeshte
Asnje e panjohur
Asnje e njohur krejt
Asnje plus
Asnje minus
Baraz me zero

Desha te te shoh
Dhe ta kujtojme
Tere te pavdekuren

T`u shtrydhim fjaleve heshtjen
E t`i therrasim
Me emra te thjeshte
Miqte e vjeter

Krejt cka nuk plaku koha
Mbetet e veje
Ujet qe nuk e pime
Nuk e pranoi burimi

Ma jep doren
Dhe mos me pyet
Ku isha njeqind vjet
Se jeta na qenka
Matematike e thjeshte

Ne te c`do gje
Eshte e kuptueshme
Si e verteta – ose
Lotari e pakuptim
Qe fsheh numrin e Fatit./ KultPlus.com

‘Pas Zotit, Shekspiri është krijuesi më i madh’

Kjo shprehje e Xhojsit, do ta përcaktone më saktë ndikimin e fuqishëm dhe gjurmët pashlyeshme në art, histori dhe letërsi. Shekspiri e ngriti artin poetik në majat më të larta. Të gjitha studimet e analizat e veprës së tij, kanë emërues të përbashkët: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të gjithë përbërësit e veçantë. Vepra e tij, së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, janë shtyllat mbi të cilat formohet identiteti historik i Evropës.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më brilant i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Një ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ishte qenë komedian, dramaturg, por edhe aktor. Shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme, që përfaqësojnë historinë e letërsisë botërore, si edhe shumë komedi dëfryese, që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

Krijimtaria e tij, përmbledh 37 vepra për teatrin, prej të cilave 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshin 154 sonete, që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema.

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave, t’i ketë shkruar midis viteve 1585-1611 dhe pse, kronologjia e veprave që i atribuohen nuk njihet me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë, për këtë figurë madhështore të letërsisë.

Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohë që e folmja e asaj kohe, nuk përmbante më shumë se 1,500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht të gjallë dhe të pasur në neologjizma, lojë fjalësh, si dhe fjalë me shumë kuptime.

Për lexuesin shqiptar është e njohur mirë gjenia dramatike e Shekspirit, nga përkthimet e mjaft prej dramave të tij, sidomos nëpërmjet përkthimeve mjeshtërore të at Fan S. Nolit. Nëpër të 36 dramat e tij janë të shpërndara qindra këngë dhe pasazhe lirike (si kënga e Ofelisë së marrosur te “Hamleti”, profetizimi i magjistricave te “Makbethi” mjaft pasazhe tek “Antoni dhe Kleonatra”).

Veprat e para të Shekspirit në zhanrin e poezisë u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur të njihej si dramaturg. Në vitin 1593 u botua “Venusi dhe Adonisi” në vitin 1594 – “Përdhunimi i Lukrecias”, në vitin 1598/9 – 20 këngë lirike (midis tyre disa sonete) në “Pelegrini i apasionuar”, në vitin 1601 – “Feniksi dhe breshka”. Në këtë periudhë, me ndërprerje, Shekspiri filloi të shkruante sonetet, që i vazhdoi deri në vitin 1600. Ato qarkulluan për një kohë të gjatë në rrethin e miqve të tij dhe u botuan vetëm në vitin 1609. Ato u shkruan në kohën kur Shekspiri pati arritur pjekurinë e tij të plotë dhe paraprinë drama të tilla si “Hamleti”, “Makbethi”, “Otello”, “Antoni dhe Kleopatra”.

Më 23 prill, bëhen 456 vjet nga lindja, ndërsa 404 vjet që kur ndërroi jetë, Uilliam Shekspir.

Dita botërore e librit, sot, jo më kot përkon më ardhjen dhe ikjen… e një gjeniu të letrave! / Konica.al / KultPlus.com