Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit u mbaj ceremonia e “Çmimit të mirënjohjes” të panairit të parë Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, i organizuar në kuadër të veprimtarive kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
“Çmimi i mirënjohjes” iu dha shkencëtarit të shquar akad. asoc. Artan Boriçit, që u nda nga jeta një vit më parë, për veprën “Contributions in Physics, Applied Mathematics and computer Secience” (vëll. I-II) (Kontribute në fushën e fizikës, matematikës së zbatuar dhe shkencave kompjuterike) me motivacionin: Vepër origjinale; rezultat jetësor i kërkimeve më të suksesshme të autorit; cilësisht të krahasueshme me arritjet më të vlerësuara shkencore në fushat e fizikës së thërrmijave elementare, matematikës së aplikuar dhe shkencat kompjuterike, në rajon e në Europë; produkt-model i studiuesit shkencor të mirënjohur, brenda e jashtë vendit dhe shembull inkurajimi për brezat e rinj të kërkuesve.
Ky çmim iu dorëzua bashkëshortes së të ndjerit Boriçi nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akad. Mehmet Kraja.
Artan Boriçi punoi me sukses të merituar e të shpërblyer për të studiuar optimizimin numerik të kontratave të tipit amerikan. Ai dha kontribute matematikore edhe në mjedise e fusha ku kishte përfunduar procesi i superkompjuterizimit, duke pajtuar sistemet klasike përllogaritëse me programimin në inteligjencën artificiale.
Në Shqipëri ai ka studiuar në thellësi përdorimin e rrjetave nervore artificiale në parashikimin e humbjeve të mëdha të kompanive risiguruese. Ai është bashkëpropozues i një formulimi të ri në rrjetën kubike të thjeshtë, që sot citohet pikërisht me emrin Boriçi-Krojc. Studimet e tij janë pika reference brenda dhe jashtë vendit./ atsh/ KultPlus.com
E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.
Një këngë që i ka rezistuar kohës, shtatë dekadave jetë, edhe sot këndohet e dëgjohet me ëndje.
Po e sjellim sonte një performancë të këngës e cila nuk është vetëm shkodrane, por një vlerë e të gjithë shqiptarëve.
Po e bashkëngjisim edhe tekstin origjinal të këngës.
Në ish-Bashkimin Sovjetik, Lule borë, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A…, ju jeni nga vendi i Lule borë”, kujton këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më pikantë të kësaj kënge në atë kohë, por që nuk e ka harruar pa një interpretim lirik të mirëfilltë në disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula.
23 prilli është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze. Kjo datë shënohet edhe si ditëlindja dhe data e vdekjes së William Shakespeare.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze është rezultat i një nisme të vitit 2010 nga Departamenti i Komunikimeve Globale, duke vendosur ditë gjuhësore për secilën nga gjashtë gjuhët zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Qëllimi i ditëve të gjuhëve të OKB-së është të kremtojnë shumëgjuhësinë dhe diversitetin kulturor, si dhe të promovojnë përdorimin e barabartë të të gjashtë gjuhëve zyrtare në të gjithë organizatën.
Ndryshe, anglishtja është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera.
Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën.
Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”./ KultPlus.com
Në paradhomën e ftohtë ora troket, Shkon tetë, nëntë, dhjetë. S’i numëroj, po rri përgjoj Sa ngadalë koha rëshqet.
Dhe shkojnë si erë me bor’ e stuhi, Si trumbë zogjsh në fluturim Po se si shkojnë, s’dua ta di. S’më dhimben gjë, s’më hynë në sy, Se janë orë që shkojnë pa ty./ KultPlus.com
Muzeu mbretëror i makinave në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ofron një përvojë unike për entuziastët e automjeteve dhe entuziastët e historisë së automjeteve.
Në muzeun e ndërtuar në një strukturë moderne në parkun e mbretit Hussein, i hapur në vitin 2003 nga mbreti i Jordanisë, Abdullah II, gjenden mbi 70 automjete të vjetra klasike si “automjeti i parë” dhe “motoçikleta e parë”.
Vendi është muzeu i parë i automjeteve i hapur për publikun në botën arabe dhe hedh dritë mbi historinë e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë nga vitet 1920 e deri më sot.
Në muzeun e ndërtuar në kujtim të ish-mbretit jordanez, ekspozohen automjetet e përdorura nga mbreti Abdullah I dhe mbreti Hussein.
Duke qenë dëshmitarë të ngjarjeve që shënuan periudhën kur janë përdorur në Jordani, këto automjete u bëjnë përshtypje entuziastëve të makinave klasike.
Automjetet në muze shquhen jo vetëm me përdorimin e synuar, por edhe me pamjen, cilësinë dhe karakteristikat e periudhës.
Automjeti i parë, motoçikleta e parë në muze
Në muze gjendet edhe një kopje e ”Benz Patent-Motorwagen”, automjeti i parë në histori.
Ky automjet i vitit 1886 është prodhuar nga Karl Benz.
Me këtë shpikje, mënyra e jetesës së njerëzimit ndryshoi, u ndërtuan rrugë, u ndërtuan fabrika automjetesh, u rrit lëvizshmëria mes njerëzve.
Një shembull i motoçikletës ”Daimler Experimental Motorcycle”, i cili njihet si “babai i motoçikletës”, mund të shihet në muze.
Në muze gjenden edhe motoçikletat ”Vincent”, 998 cc, “Black Shadow” dhe ”Brough Superior” SS 80.
Thuhet se ”Vincent”, 998 cc, “Black Shadow”, i cili mori titullin e motoçikletës më të shpejtë në botë në vitin 1948, iu dha si dhuratë muzeut për t’u ekspozuar sepse ishte më i miri në epokën e saj.
Automjetet e prodhimit të veçantë dhe ai i përdorur në vizitën e papa Françeskut
Në muze janë edhe automjetet e markës ”Lincoln”, të preferuara nga presidentët amerikanë.
Këto automjete, të cilat përdoren edhe nga familja mbretërore, zënë një vend të rëndësishëm në kujtesën e vendit.
”Land Rover-V8 Defender” i përdorur nga papa Françesku gjatë vizitës së tij në Jordani në vitin 2014 është i ekspozuar në muze. Flamujt e Jordanisë dhe të Vatikanit janë vendosur para automjetit të projektuar posaçërisht për vizitën.
Në muze mund të shihet edhe ”Mercedes Benz SLR McLaren” “Stirling Moss”, një nga makinat më të rralla dhe më të shpejta të prodhuara në botë.
Gjithashtu në muze zë vend edhe ”Ferrari” F50 i prodhuar enkas për 50-vjetorin e kompanisë në vitin 1996. Ky automjet i cili është prodhuar vetëm 349 ekzemplarë është përdor edhe nga mbreti Hussein.
Në muze ka edhe një makinë amfibe. Thuhet se “automjeti lundrues” i cili i është dhënë mbretit Hussein është përdorur në Akaba.
”Star Wars Speeder” dhe ”The Martian Rover”
Automjetet e përdorura në filmat e xhiruar në rajonin turistik të vendit, Wadi Rum, janë gjithashtu të ekspozuara në muze. Këto automjete, të cilat janë dhuruar nga kompanitë e prodhimit të filmit për t’u ekspozuar, vizitohen me kureshtje nga vizitorët.
Në muze mund të shihen automjetet “Star Wars Speeder” nga filmi “Rise of Skywalker” si dhe “The Martian Rover” nga filmi “The Martian”.
Gjithashtu ekspozohet edhe biçikleta ”Light Electric Bike”, që paraqet linjat e motoçikletës virtuale të përdorur në filmin fantastiko-shkencor ”Tron”./ KultPlus.com
Fondacioni “Ibrahim Kodra” hapi në Durrës një ekspozitë të veçantë me 125 vepra të artistëve italianë, miq e bashkëkohës të piktorit, të cilët kanë dhuruar secili nga një vepër në shenjë respekti për kontributin e mjeshtrit shqiptar me përmasa botërore.
Kjo ekspozitë u çel në kuadër të 104-vjetorit të lindjes së piktorit të shquar Ibrahim Kodra.
Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila tha se “Ibrahim Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht dhe të gjithë ne jemi krenarë që një personalitet i tillë është pikërisht nga Durrësi”.
“Ibrahim Kodra është emri i një piktori të madh, që lindi në një vend të vogël si Shqipëria, por që talenti, jeta dhe arti i tij, kapërceu kontinente. I pari shqiptar që përqafoi pikturën bashkëkohore evropiane, për t’u shndërruar në një përfaqësues të denjë të saj. Kodra mbetet një piktor tërësisht shqiptar, me rrënjët e ngulura fort në kujtesën e atdheut të tij të origjinës. Me arritjet e tij në pikturë, Ibrahim Kodra ndikoi që emri i Shqipërisë të kumbonte nëpër botë. Vepra e Kodrës është një shkollë e vërtetë arti, kurse Kodra është piktori i shquar dhe shqiptari i madh”, theksoi Sako.
Në kuadër të 104-vjetorit të lindjes së piktorit të shquar Ibrahim Kodra edhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit kanë ekspozuar pikturat e tyre me tematikën “Ibrahim Kodra në sytë tanë”./ atsh/ KultPlus.com
Dita Botërore e Librit, e njohur edhe si Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga UNESCO për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtën e autorit. Dita e parë Botërore e Librit u festua më 23 Prill të vitit 1995, transmeton KultPlus.
Ndërsa sivjet po vjen dita e dijes, le t’i hedhim një sy bibliotekave magjepsëse të botës dhe të shijojmë kënaqësinë e leximit.
1.Kabineti Mbretëror Portugez i Leximit
2. Biblioteka e Aleksandrisë
3. Qendra Jacob dhe Wilhelm Grimm
4. Biblioteka Mazarin
5. Biblioteka e qytetit të Shtutgartit
6. Biblioteka Kombëtare e Indonezisë
7. Biblioteka Yunxi në provincën Zhejiang të Kinës Lindore
Të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hapi një ekspozitë për mbrojtjen e lirisë së vendit të tij në festivalin e Bienales së Venecias, transmeton KultPlus.
Duke folur përmes video-lidhjes, ai tha se “arti mund t’i tregojë botës gjëra që nuk mund të ndahen ndryshe”.
Kultura e vendit të tij është në qendër të vëmendjes në Venecia dhe veprat e artit janë shoqëruar nga policia jashtë Ukrainës.
Në të kundërt, Pavijoni Rus qëndronte i mbyllur dhe bosh; shenjë e izolimit të vendit.
Presidenti Zelensky përshkroi dhimbjen e luftës teksa iu drejtua ekspozitës më të vjetër dhe më prestigjioze të artit bashkëkohor në fillim të kësaj jave.
Ai ofroi shembuj të ushtarëve ukrainas që gjenin civilë të vrarë në Bucha, të mjekëve që shpëtonin njerëz të plagosur në Kharkiv dhe të një vajze që i shkruan një letër nënës së saj që vdiq në Mariopul si përvoja që mund të pasqyrohen më së miri në art, “sepse kjo ka të bëjë me diçka. përtej fjalëve”.
Teksa foli për luftën e vendit të tij për liri, ai tha: “Nuk ka tirani që nuk do të përpiqen të kufizojnë artin. Sepse ata mund të shohin fuqinë e artit. Është arti që përcjell ndjenja.”./ KultPlus.com
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal e quajti situatën në Mariupol “katastrofën më të madhe humanitare” që nga fillimi i agresionit të Rusisë – dhe ndoshta katastrofa më e keqe e shekullit, pasi qyteti port juglindor përballet me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse.
Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington të premten, Shmyhal tha se mijëra njerëz kishin vdekur në Mariupol, duke shtuar: “Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme kur do të çlirohet nga rusët”.
Ai tha se trupat ruse po “shkatërrojnë absolutisht gjithçka”, duke përfshirë strehimoret ku po qëndrojnë civilët, përcjell Telegrafi.
Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u rrethua nga forcat ruse më 1 mars, sipas zyrtarëve ukrainas.
Zyrtarët ukrainas pretendojnë gjithashtu se më shumë se 20,000 njerëz në qytet kanë vdekur gjatë sulmeve.
CNN shkruan se nuk mund t’i identifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra, pasi një numër i saktë i vdekjeve pas javëve të bombardimeve të rënda nuk është i disponueshëm.
Të premten, Shmyhal tha se civilët duke përfshirë gra dhe fëmijë fshihen në fabrikën e çelikut Azovstal, bastioni i fundit i forcave mbrojtëse ukrainase brenda qytetit.
Ai theksoi se ushtria ruse është ende duke rrethuar zonën dhe Ukraina po flet me partnerët për të negociuar një korridor evakuimi.
Ai u bëri thirrje gjithashtu ambasadorëve nga të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të kthehen në ambasadat e tyre në Kiev. / KultPlus.com
Drejtori artistik i kompanisë “Royal Shakespeare”, Greg Doran beson se ndryshimi i jetës nga murataja ka bërë që Shekspiri të ndërrojë rrjedhën e rrëfimit të veprës ‘Mbreti Lir’, shkruan The Guardian, përcjell KultPlus.
“Ka një ndryshim të madh në ton në punën e tij të mëvonshme. Akademikët kanë spekuluar se kjo kishte të bënte me trazira politike dhe ndryshime, pas komplotit të barutit, por përjetimi i pandemisë këtë vit e ka bërë më të qartë për mua se çfarë fshihet pas saj, ”tha Doran. “Shekspiri thjesht nuk mund të shkruante komedi të drejtpërdrejta, ose t’i jepte një fund të lumtur për Lear.”
Ai argumenton se përvoja e Shekspirit për murtajën ishte aq e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sa nuk kishte nevojë ta përmendte atë në mënyrë të përsëritur në punën e tij. Si rezultat, studiuesit dhe drejtorët e arkivave të Shekspirit shpesh nuk kanë arritur të dallojnë efektin e murtajës në vepër.
Teatri Globe në Londër, në vitin 1598. Atëherë, si tani, një epidemi mbylli teatrot e Londrës, duke lënë aktorët dhe dramaturgët pa punë. Fotografitë: Koleksionisti i printimit / Getty
«Duke parë në regjistrin e pagëzimit në Stratford për 1564, kur lindi Shekspiri, ju mund të shihni emrin e një nxënësi të një endësi 11-vjeçar dhe nga një shënim i vdekjes së tij thuhet ‘hic incipit pestis’, nga latinishtja përkthehet si ‘ këtu fillon murtaja ‘. Ne e dimë se 200 njerëz vdiqën shpejt në qytet, rreth 6% e popullsisë”.
Murtaja e shekullit të 17-të do të kishte qenë profesionalisht shkatërrues për Shekspirin. Teatrot atëherë, si tani, ishin mbyllur dhe aktorët e dramaturgët nuk kishin asnjë punë.
“Kam menduar shumë për mbylljen e teatrove në 1603 për arsye të dukshme”, tha Doran. “Kur ndodhi në 1593 dhe 1594, Shekspiri shfrytëzoi kohën për të shkruar poezitë ‘Venus’, ‘Adonis’ dhe ‘The rape of Lucrece’. Por kur erdhi puna për të shkruar ‘Mbretin Lir’ në vitet 1600, pas gjithë asaj vdekje përsëri në 1603, ai nuk mund t’i jepte audiencës një fund të lumtur midis mbretit dhe vajzës së tij, Cordelia. “
Murtaja ndot gjuhën në shfaqje, duke formuar metafora dhe mallkime të tilla si “ethet e fuqishme dhe infektive” të përmendura në Timon të Athinës. Ai siguron gjithashtu një pajisje të rastit, si në Romeo dhe Xhulietë, ku një lajmëtar që mbante lajmin se Juliet falsifikoi vdekjen e saj është në karantinë dhe aq i paaftë për ta dhënë atë. Por Doran mendon se murtaja është përgjegjëse për shumë më tepër.
Si një aktor i ri, dramaturgu mendohet se është shfaqur në shfaqjen anonime historike ‘Mbreti Lir’. Kjo përfundon me një notë optimiste, megjithatë konsiderohet si një burim kryesor për lojën e tij të mëvonshme, shumë më të errët. Në dekadat që pasuan, një fund i lumtur shpesh qëndronte në versionin e Shekspirit për të kënaqur audiencat.
Se sa afër murtaja iu afrua familjes së Shekspirit mbetet e panjohur. Doran tregon se dramaturgut iu desh të varroste vëllain e tij më të vogël 27 vjeç, Edmund, i cili e kishte ndjekur atë në Londër. Tre vëllezër e motra të tjerë kishin vdekur të rinj gjatë shpërthimeve.
“Deri këtë vit, nuk e kisha menduar kurrë se sa i pasigurt mund të bëheshe për shkak të njerëzve që vdisnin rreth teje”, tha Doran. / KultPlus.com
Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli, Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri. O, ç’ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj? Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg… Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg; E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori, O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot… Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot! Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas, Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas. Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim, E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im; Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes, Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes: Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak, N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak; S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a thënq: Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem menq./ KultPlus.com
Me rastin e Ditës Botërore të Librit, në Departamentin e Gjuhës Shqipe u përuruan dje dy fjalorë të gjuhës shqipe.
Fjalorët që u përuruan janë, Fjalori i gjuhës shqipe i ilustruar (për moshat 5-11 vjeç) dhe Fjalori i gjuhës shqipe (12+).
Akademikët Shezai Rrokaj e Anila Kanaj, nën prezencën e rektorit të UT-së, prof. dr. Artan Hoxha, në Ditën Ndërkombëtare të Librit prezantuan dy botime dedikuar përvetësimit të gjuhës shqipe për herë të parë, të cilët synojnë gjithashtu të ndihmojnë në mësimin e Gjuhës Shqipe në mënyrën e duhur edhe për fëmijët në Diasporë./atsh/ KultPlus.com
Dyshimet nëse Uilliam Shekspir, i ka shkruar vërtetë veprat që njihen ende sot si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Kandidatët alternative Frensis Bejkë, Kristofer Marlou; dhe Eduard de Ver, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kresojnë teoritë e konspiracionit.
Në kundërpërgjigje, studiuesit ortodoksë të Shekspirit janë të fiksuar pas dogmatizmit të tyre. Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që të hipotetizojë që krijuesi i atyre personazheve, gra të jashtëzakonshme në veprat e Shekspirit, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe kush mund të ishte ajo.
Kritiku letrar Xhon Raskin është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe një numër i madh i këtyre heroinave, refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët e tyre, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale, pra më shumë shkëmbime gjinore se sa mund të gjenden në veprën e ndonjë dramaturgu të mëparshëm anglez.
Por, pikëpamja mbizotëruese ishte se asnjë grua në Anglinë e periudhës së Rilindjes nuk shkroi për teatrin, sepse kjo ishte kundër rregullave. Megjithatë, studiuesit kanë vërtetuar kohët e fundit se gratë, kanë qenë të përfshira në veprimtarinë e shtëpive të ndryshme botuese. Për më tepër, 80 për qind e dramave të botuara në vitet 1580, u shkruan në mënyrë anonime, dhe ky numër nuk ra nën 50 për qind deri në fillim të viteve 1600.
Të paktën një studiues i njohur i Shekspirit, Filis Rakin i Universitetit të Pensilvanisë, sfidon supozimin e përgjithshëm që drama komerciale e asaj periudhe, nuk kishte asnjë femërore. Një gënjeshtër që demaskohet nga Gabriel Harvi, një kritik i njohur letrar i epokës elizabetiane. Në vitin 1593, ai i referohej fshehurazi një “gruaje fisnike të shkëlqyer’, që kishte shkruar 3 sonete dhe një komedi.
Po kush ishte kjo grua që shkroi një “vepër të pavdekshme”, në të njëjtin vit që u shfaq në shtyp edhe emri i Shekspirit, me poemën “Venusi dhe Adonisi”? Një kandidate është Meri Sidnej, kontesha e Pembrok (dhe motra e dashur e poetit të famshëm Filip Sidnej) – një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj, përkthyese dhe poete.
Por, kandidatja që më ka intriguar më shumë, ishte një grua ekzotike dhe shumë më periferike se sa Sidnej, që ishte e mirënjohur. Jo shumë kohë më parë, mësova se “Globe Theater” në Londër, kishte nisur të shqyrtonte të dhënat e kësaj figure. Sezoni veror i vitit 2018 përfundoi me një shfaqje të re, “Emilia”, që fliste mbi një bashkëkohëse të Shekspirit, Emilia Basano.
E lindur në Londër në vitin 1569, në një familje emigrantësh venecianë – muzikantë dhe prodhues instrumentash, me gjasë me origjinë hebreje – ajo ishte një nga gratë e para në Angli që publikoi një vëllim me poezi (fetare, por që mbronte lirinë e grave dhe shprehej kundër shtypjes mashkullore).
Ekzistenca e saj, u zbulua në vitin 1973 nga historiani i Oksfordit Al Rouz, që spekuloi se ishte “zonja e errët” e përshkruar në sonetin e Shekspirit. Tek “Emilia”, dramaturgu Morgan Lloid Malkolm shkon një hap më tej: Shekspiri i tij është një plagjiator që përdor fjalët e Basanon, për mbrojtjen e famshme që Emilia u bën grave tek “Othello”.
A mundet që Basano të ketë kontribuar edhe më gjerësisht, dhe në mënyrë direkte në veprat e Shekspirit. Numri i skeptikëve mbi autorësinë e Shekspirit, është i madh, mes tyre emra të njohur si Ralf Ualdo Emerson, Uollt Uitman, Mark Tuein, Sigmund Frojd apo Çarli Çaplin. Idetë e tyre në lidhje me autorësinë e dramave dhe poemave ndryshojnë, por ata pranojnë se Shekspiri nuk është njeriu që i ka shkruar ato.
Dyshimi i tyre është i rrënjosur në fakte konkrete. Jeta e Shekspirit është dokumentuar mjaft mirë, sipas standardeve të periudhës. Por, asnjë dokument nga jeta e tij nuk e identifikon atë pa mëdyshje si një shkrimtar. Më shumë se 70 dokumente që ekzistojnë, e përshkruajnë atë si një aktor, një aksioner në një kompani teatrore apo si një investitor.
Ata tregojnë se ai shmangu taksat, se si u gjobit për këtë, dhe si iu nënshtrua një urdhri kufizues. Profili, është jashtëzakonisht koherent me atë të një sipërmarrësi të industrisë argëtuese të Rilindjes. Por, ajo që mungon është çdo shenjë që ai shkroi vepra.
Për më tepër, si arriti njeriu i lindur në Stratford, të kishte njohuri të gjera mbi ndodhitë në oborrin mbretëror të Elisabetës, të gjuhëve të shumta, mbi ligjet, astronominë, muzikën, ushtrinë apo territoret e huaja, veçanërisht qytetet veriore të Italisë?
Dhe fakt është, që Shekspiri nuk u arsmimua më pas moshës 13 vjeçare. Ndoshta ai ka udhëtuar shumë, i është bashkuar në një moment ushtrisë, apo ka punuar si mentor, apo që të treja bashkë sikurse kanë supozuar studiuesit. Megjithatë, asnjë prej këtyre përvojave nuk ekziston.
Ndërkohë, jeta e Emilia Basanos, përfshiu të gjithë diapazonin e dijeve të përshkruara në veprat e Shekspirit. Studuesi Xhon Hadson, e ka mbështetur prej vitesh këtë hipotezë. Në vitin 2014, ai botoi librin “Zonja e Errët e Shekspirit: Amelia Bassano Lanier, gruaja prapa dramave të Shekspirit?”.
Hadson, përmend aty shënimet e një mjeku dhe astrologu të kohës, të quajtur Sajmën Forman. Në adoleshencë, ajo u bë mësuese e Henri Karej, mjeshtër i argëtimit në oborrin mbretëror, dhe protekor i kompanisë teatrore të Shekspirit. Dhe, ky ishte vetëm fillimi. Nëse Basano ka qenë e dashura e Shekspirit, kjo nuk mund të thuhet me saktësi.
Hadson thekson, se Basano jetoi “një jetë në kufijtë e shumë botëve të ndryshme shoqërore”, që përfshin edhe diapazonin e botës letrrare të Shekspiri: referencat e saj të imtësishme mbi intrigat e oborrit; burimet e saj italiane, dhe orgjina e supozuar hebraike; muzika dhe feminizmi i saj. Dhe, gjurma e saj në dramat e Shekspirit, shtrihet për një periudhë të gjatë.
Ai, vë në dukje shumë përdorime të emrit të saj, duke cituar disa më të hershme, si për shembull Emilian tek “Komedia e gabimeve”. Më vonë, tek “Tregtari i Venedikut”, heroi romantik është një venezian me emrin Basanio, një tregues që autori ndoshta e dinte mbi lidhjen e Basanos me Venecian. Më tej, tek “Otello”, shfaqet një tjetër Emilia – gruaja e Jagos.
Më vonë, si gruaja e Henry Karej, Basano fitoi gjithnjë e më shumë qasje në botën e teatrit. Karej, kushëriri i mbretëreshës së Anglisë, mbante poste të ndryshme ligjore dhe ushtarake. Basano ishte tejet “e favorizuar nga Madhëria e saj, dhe nga shumë fisnikë”, vuri në dukje doktor Forman.
Pastaj, në fund të vitit 1592, Basano (tashmë 23 vjeçe) u dëbua nga oborri. Ajo ishte shtatzënë. Karej i ktheu paratë dhe xhevahirët e saj, dhe më vonë u martua me Alfonso Lanier, një muzikant i oborrit. Disa muaj më vonë, lindi një djalë. Bassano, u punësua më vonë në një familje fisnike, ndoshta si një mësuese e muzikës, dhe afërsisht një dekadë pas asaj hapi një shkollë.
Nëse ajo i shoqëroi të afërmit e saj, në udhëtimet e tyre përsëri në Italinë e veriut, kjo nuk dihet. Por, lidhja familjare me vendin e origjinës, ofroi mundësinë për njohjen në detaje me rajonin.
“Unë ndjeja gjithmonë diçka italiane, diçka hebreje tek Shekspiri”- do të shprehej Jorge Luis Borges për “The Paris Review” në vitin 1966.
“Ndoshta, anglezët e admirojnë për shkak të kësaj, pasi është kaq ndryshe nga ata”. Borges nuk ka përmendur ndjenjën “diçka femërore” për Bardin, megjithatë kjo përgjigje nuk ka pushuar kurrë të jetë pjesë e joshjes ndaj Shekspirit./Bota.al./ KultPlus.com
Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.
Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.
I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidhe edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 nga Asambleja e përgjithshme e UNESCO me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.
Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
Suksesi i librit dhe i të drejtës autoriale varet kryesisht në mbështetjen që duhet marrë nga të gjitha palët e interesuara ku hyjnë autorët e librit, botuesit, mësuesit, bibliotekistët, institucionet publike dhe private, OJQ-të dhe mediat, të cilat mobilizohen në çdo vend.
Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, jo vetëm libri që ka ndikim shpirtëror, arsimor dhe kulturor, por ai përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese. / KultPlus.com
“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.
“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.
“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.
“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.
“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.
“U zumë të dy aq shumë për punën Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën, Zihen dhe bashkë rrinë”.
“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit”.
“Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”.
“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”.
“E vërtetë e pabesueshme E mbajta në krah tërë ditën Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’ Të nesërmen ne fshat kur arritëm, U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!’”
“Jeta është e vështirë . Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?”. /KultPlus.com
Kur Rusia nisi pushtimin e saj ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt, artistja ukrainase Zhanna Kadyrova vuri në dyshim karrierën e saj.
Kjo pasi nuk e dinte nëse karriera e saj 20-vjeçare vlente, tani që familja dhe vendi i saj ishin në rrezik vdekjeprurës, shkruan Aljazeera.
“Në atë moment, mendova se arti nuk ishte asgjë në këtë situatë,” tha ajo, duke folur në ekspozitën e saj në margjinat e festivalit të artit të Bienales së Venecias të këtij viti, i cili hapet për publikun të shtunën.
Ekspozita e saj, Palianytsia, që do të thotë bukë në gjuhën ukrainase, paraqet gurë të mëdhenj të marrë nga Berezovo, të cilët ajo i ka lëmuar në forma si bukë dhe i ka prerë në feta. Që nga pushtimi, kjo fjalë e përditshme, e vështirë për t’u shqiptuar për rusët, ka fituar një valencë të re politike – një term që ndan miqtë nga armiqtë.
“Këtë bukë guri e ndryshova në bukë të vërtetë për njerëzit,” tha ajo për Al Jazeera.
Lufta në Ukrainë ka lënë gjurmë në edicionin e 59 të ngjarjes më prestigjioze të artit në botë, me artistët ukrainas që e përdorin atë si një vitrinë të rezistencës ndaj agresionit të Rusisë kundër popullit dhe kulturës së tyre. /KultPlus.com
Sot shënohet Dita e Tokës e cila është vendosur në 22 prillin e vitit 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Edhe në Kosovë pothuajse çdo vit kjo ditë shënohet përmes mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit, aktivitete këto që organizohen në komuna të ndryshme dhe nga grupe individësh.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar këtë ditë duke thënë se toka është shtëpija jonë e vetme që do ta njohim ndonjëherë.
“Dita e Tokës duhet të jetë më shumë se një vetëm një festë vjetore, duhet të jetë një praktikë e përditshme për të mbrojtur shtëpinë tonë. Toka është shtëpia jonë, e vetmja që do të njohim ndonjëherë”, ka shkruar Kurti.
23 prilli i njohur ndryshe si Dita Botërore e Librit dhe e Drejta e Autorit, ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre. Lexuesit e ‘’zjarrtë’’ mund të flasin dhe të shkruajnë me elokuencë dhe rrjedhshmëri më të madhe, duke i bërë mendimet e tyre të lehta për t’u ndjekur nga të tjerët. Librat ushqejnë ndjenjat, për të zhvilluar ndjeshmëri dhe për të motivuar lexuesit për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet e tyre. Prof.dr Lulzim Aliu-Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencësnë RMV thotë: ‘’Të lexuarit është veprim i cili mund të kryhet për qëllime të ndryshme dhe sigurisht që lexohet për qëllime të marrjes së informatave të reja, për të mësuar, për të qenë në rrjedhë me zhvillimet e fundit, si edhe për kënaqësi. Sa i takon kësaj të fundit, beletristikës apo të lexurit e veprave letrare te të rinjtë (mosha shkollore) lexojnë atë që e kanë detyrim shkollor dhe shumë pak lexojnë jashtë asaj që ju kërkohet. Përgjithësisht, gjykoj se nuk lexohet mjaftueshëm dhe tendenca te të rinjtë është që të lexohen kryesisht vepra apo krijime që i gjejnë në formë elektronike. Përse nuk lexohet mjaftueshëm gjykoj se janë dy arsye: e para format e ndryshme të rrjeteve sociale dhe platformave digjitale kanë bërë që shumëkush të kaloj më shumë kohë me to dhe kjo shkon në dëm të të lexuarit, si dhe e dyta nuk ka motivim të duhur nga prindërit dhe mësimdhënësit që t’jua zhvillojnë ndjenjën e dashurisë ndaj librit që në moshë të fëmijërisë. Forma elektronike ka ndikuar në rënien e interesit për të lexuar vepra letrare. Libri si libër është zëvendësuar me celularin, tabletin apo laptopin, me përjashtime të vogla. Tituj të lexuar: – Red, White, and Royal Blue nga Casey McQuisto – It Ends With Us nga Colleen Hoover, Sëmundja e ëndrrave nga Mehmed Kraja ,- 48 Ligjet e pushetit nga Robert Green.’’ Doc.dr Arta Selmani,Profesoreshë e të drejtës familjare -Prodekane në Fakultetin Juridik- UEJL thotë:’’Është evidente që revolucioni teknologjik ka depërtuar në të gjitha segmentet jetësore, madje është bërë pjesë e pandashme e ushqimit shpirtëror duke e zëvendësuar librin. Edhe përkundër rritjes së vazhdueshme të numrit të studentëve dhe të diplomuarve, kemi një ulje të lexueshmërisë së literaturës akademike, romaneve dhe formave tjera të librave të shtypur. Për shkak të prezencës së pashmangur të pajisjeve teknologjike, të rinjtë më shumë preferojnë që librat t’i kenë në formë elektronike ose audio inçizimeve. Burim informatash i një të riu janë rrjetet sociale, tek të cilat qasja është shumë e lehtë dhe temat që postohen janë aktuale dhe interesante për moshën e tyre. Të rinjtë modelet jetësore i marrin nga moshatarët e tyre dhe të ashtuquajturit VIP personat të cilët në vazhdimësi janë prezent nëpër celularët e tyre, e të cilët në asnjë mënyrë nuk promovojnë stilin e të lexuarit. Problem tjetër i radhës është dinamika jetësore. Të rinjtë konsiderojnë që jetojnë në një kohë me tempo shumë të shpejtuar, andaj ata nuk kanë kohë që 1 orë brenda ditës t’ia kushtojnë leximit. Në mesin e të rinjve libri është diçka demode dhe humbje kohe. Në të vërtetë, sa të rinj dinë për titujt e fundit, autorët më të mirë të kohës së tyre, librat klasikë, romanet avanturistikë, sa të rinj lexojnë lajmet ditore nëpër gazeta ose ndëgjonë lajme në TV? Këto tema shumë pak bisedohen në mesin e tyre, madje nëse dëshirojnë të marrin informata të tilla, të njëjtat i gjejnë përmes google, instagram ose facebook, e jo nga biseda të përditshme dhe asesi në këmbime të titutjve. Mbase, pas kalimit të viteve ata do ta kuptojnë se kanë humbur shumë nga frymëzimi që të jep një storie, nga qetësia shpirtërore që mund të ta fal një autor, kënaqësinë e gjetjes së informatave të gatshme, mundësinë që gjatë leximit të udhëtosh në vende të ndryshme dhe në kohëra të ndryshme historike. Andaj, dashuria për lexim duhet të nxitet që nga mosha 2 vjeçare, me leximin e përallave para gjumit, e më pastaj përmes dhurimit të librave motivues, enciklopedive të ndryshme si dhe storieve me rrëfime magjike, kjo me qëllim të shtimit të kurreshtjes ndaj eksplorimit të hapsirës që ofron leximi. Fëmijëve dhurojuni libra, edhe pse për momentin mbase mund të mos gëzohen si ndaj ndonjë lodre, mirëpo mund të jeni ju ata që ia hapni diapazonin që ofron libri dhe leximi. Titujt e mi të preferuar për këtë vit- Vajza në rrjetën e merimangës; Une e di pse këndon zogu në kafaz; Triologjia (Unë më parë se ti, Pas teje, Përgjithmonë unë); 10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme; Qumështi i zi; Triologjia (E kuqja rubin; E gjelbërt smeraldi; Blu safiri); Ikigai; Më thuaj kush jam; Eva e njerëzimit; Homodeus; 21 leksione për shekullin e 21.Për në fund, përgëzoj iniciativa të këtilla për të ndarë titujt preferencial të cilat mund të shërbejnë si një pikë reference për lexim. Gjithashtu, uroj që sa më shumë të shtohen të rinjtë të cilët organizohen përmes klubeve të tyre për të këmbyer ide për ndonjë roman mbresëlënës, si dhe të mbështeten organizimet ku rrëfehen përshtypjet dhe këmbehen idetë e fituara nga ndonjë roman siç është rasti me eventet e kësaj natyre në Space Tetova. Bisedat e këtilla midis të rinjve mund të jenë shumë të dobishme për zhvillimin e mendimit kritik dhe vetanak si dhe aktivizimin e shëndetit mental për gjëra të dobishme. Ndërkaq, ne më të rriturit, le t’i zëvendësojmë bisedat tona për ndonjë fustan të modës me përshtypjet e fituara nga “udhëtimi” në librin e fundit.’’ Gjulten Ajruli –Bibliotekare e Lartë në IN Biblioteka “Koço Racin-Tetovë” thotë:‘’ “Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është që të mos i lexosh“. Ky përkufizim i Joseph Brodsky, duhet të jetë padyshim një shtysë për të ndikuar në botëkuptimin tonë mbi librat dhe rëndësinë e pazëvendësueshme që ka leximi.Të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimit të teknologjisë dhe digjitalizimit dhe ndikimin e tyre në zbehjen e dëshirës për të lexuar.Zhvillimi i teknologjisë ndjeshëm ka ndikuar në dëshirën për të lexuar. Viteve të fundit bibliotekat përballen me një fenomen shkatërrues për shoqërinë siç është kriza e të lexuarit. Ardhja e kohërave të rrjeteve të ndryshme ka mbërthyer lumturinë me kthetrat e saj.Nisur nga kjo premisë, mendoj se duhet hartuar një strategji afatgjate, e kombinuar me shumë aktorë dhe faktorë, të cilët do të projektojnë rrugën e afrimit të lexuesit me librin, si dhe do të ndërtojnë një vizion që i shërben përmirësimit të dukshëm të marrëdhënies lexues-libër. Si duhet bërë kjo? Duhet që ne gjithmonë të fajësojmë të rinjtë për mosinteresimin e tyre për lexim? Sa jemi të gatshëm dhe sa punojmë në drejtim të inspirimit të tyre për të lexuar? Institucionet përkatëse, si bibliotekat dhe shkollat duhet të jenë më fleksibile në raport me këtë synim dhe të hartojnë praktika të thjeshta që mundësojnë kapërcimin e kësaj krize.Jemi dëshmitarë të ndikimit të faktorëve politik në institucionet e ndryshme shtetërore e posaçërisht në ato kulturore. Në një vend ku investimi në kulturë është minimal dhe për të ardhur keq, domosdo që edhe rezultatet e arritjeve kulturore do të jenë minimale dhe aspak të kënaqshme. Masakrimi i institucioneve kulturore, në veçanti atyre shqiptare nga ana e Ministrisë për Kulturë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një faktor tjetër po aq i rëndësishëm në këtë aspekt. Kjo Ministri nuk ndan mjete mjaftueshëm për shtëpitë botuese, për shoqëritë kulturore shqiptare dhe si pasojë e kësaj kemi një dështim total në ngritjen e nivelit kulturor te të rinjtë në veçanti dhe në tërë shoqërinë në përgjithësi. Përderisa shtete të ndryshme të botës, si p.sh. Italia vetëm e vetëm për të stimuluar të rinjtë investoi në një projekt ku për çdo të ri që mbush 18 vjeç ofroi nga një shumë me vlerë prej 500 euro që të njejtat t’i shfrytëzojnë për libra, teatro, film dhe për aktivitete të tjera kulturore, vendi ynë, fatkeqësisht të rinjtë i sheh me kundërvlerë prej 1000 denarësh sapo arrijnë të drejtën e votimit, me qëllim të sigurimit të posteve të tyre.Sot, të rinjtë nuk lexojnë sepse nuk kanë modele. Sepse prindërit mezi arrijnë t’i mbajnë gjallë ata e lëre t’u sigurojnë blerje të ndonjë libri me çmime stratosferike. Sot, shkolla dhe arsimi janë në nivelin më të ulët të mundshëm, sepse edhe këtu politika ka shtrirë duart. Sot, qytetit të Tetovës i mungon një bibliotekë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, i mungon një leximore, Tetovës i mungon shumçka….Atëherë, me ç‘të drejtë duhet të kërkojmë nga të rinjtë kur nuk ju ofrojmë asgjë?!!!Por, kjo nuk më dekurajon mua dhe shumë të rinjë që në plan të parë kemi librin, punën dhe jo politikën. Libri mbetet dashuria e të gjitha kohërave.Këtë e dëshmon edhe fakti që, pavarësisht të gjitha mangësive që ka shoqëria dhe sitemi ynë shtetëror, përsëri numri i lexuesve në IN Biblioteka Koço Racin-Tetovë numëron me mbi 6000 lexues aktiv dhe përkundër kushteve aspak të kënaqshme ajo akoma radhitet ndër bibliotekat më të frekuentuara në Maqedoninë e Veriut. Përpos lektyrave shkollore që janë të domosdoshme në sistemin arsimor, lexuesit tanë vazhdojnë të jenë të interesuar për të lexuar letërsi klasike, moderne, libra rozë ose edhe poezi. Librat me tematikë psikologjike rradhiten në krye të kërkesave të tyre. Si tituj që vazhdojnë të jenë më të kërkuara në Bibliotekën e Tetovës janë:’’Gjuetari balonave’’- Khaled Hosseini,’’Çiraku i arkitektit’’- Elif Shafak,’’10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme’’- Elif Shafak,’’Kur mbylla sytë’’- Linda Green,’’Shkolla e rrugës : kujtime’’- Tara Westover,’’Inteligjenca emocionale’’- Daniel Goleman,’’Fillo me pse’’- Simon Sinek,’’Krim dhe ndëshkim’’- Dostejevski,’’Mund të jeni të lumtur pavarësisht çdo gjëje’’- Richard Carlson,’’Fuqia e mendimeve’’- Burbuqe Raufi,’’Babai i pasur, babai i varfër’’- Robert T. Kiyosaki dhe shumë tituj të tjerë nga autorë të ndryshëm.Do të kalojmë shumë kriza, por rëndësinë e librit nuk do ta zbehin dot kurrë.’’ Zirafete Luta punonjëse në Librarinë Albas- Tetovë thotë: ‘’Pa dyshim që librat janë një pasuri e madhe. Dhe sot fatëkeqsisht personat që e dinë këtë janë të paktë. Ata mund t’i gjesh tek – tuk nëpër skajet e kafeneve, apo të ndonjë parku me librat e tyre në dorë, të arratisur tërësisht nga realiteti që i rrethonë. Janë pikërisht këta persona që përshkojnë, duke vëzhguar imtësishtë raftet e librarisë sonë nga fillimi deri në fund, ku mezi vendosin se cili libër do përfundoi në qesen e tyre. Mund të them se nuk ka shumë lexues, por ama ato që lexojnë janë aq të dhënë pas leximit, saqë po t’u jepej mundësia do ta merrnin tërë librarinë me vete për të ua bashkuar librave tjerë në bibliotekat e tyre. Përse kusuri tjetër i rinisë sonë nuk lexon sa duhet, është një pyetje që është bërë vazhdimisht dhe mendoj se ekzistojnë arsye të ndryshe pse ndodhë një gjë e tillë. Por sipas mendimit tim është mungesa e vetëdijes ajo që e luan rolin kryesor në këtë aspekt. Shumica e rinisë, nuk është e vetëdishme për vlerat dhe rëndësinë e librit. Leximi elektronik për një “bookworm” është sikur të lexoj histori apo statuse të ndryshme nëpër rrjetet sociale. Pra lexuesi nuk e ka ndjesinë e njëjtë sikur lexon një libër fizik. Dhe mendoj se, të paktën te ne, nuk është se e ka penguar leximin tradicional. Titujt më të preferuar për këtë vit janë: 1. Shejntori, sërfisti dhe sipërmarrësja – Robin Sharma 2. Dita e shtatë – Yu Hua 3. Rumi i ndaluar – lirika të zgjedhura 4. Nga dëshira digjem – Sapfó 5. Bankieri anarkist – Fernando Pessoa 6. Shtatë të çmendur – Roberto Arlt 7. Psikologjia e parasë – Morgan Housel 8. 13 Gjëra që njerëzit e fortë mendërishte nuk i bëjnë – Amy Morin 9. Loja e Geraldit – Stephen King 10. Gjuha e trupit – JamesBorg 11. Te lirë – Lea Ypi 12. Si të bëhesh zot i mendjes tënde- Napoleon Hill 13. Superfuqia – Ian Bremmer 14. Premtoj të dashuroj – Pedro Chagas Freitas 15. Jetë burgu – Fatos Lubonja 16. Te poshtë – Herta Müller 17. Truri i fëmijës – Daniel Siegel 18. Gra të padukshme – Caroline Perez 19. Mbaron me ne – Colleen Hoover 20. Njëri nga ne po gënjen – Karen McManus.’’ Genta Abdiji studente e vitit të parë, Drejtimi: Komunikim Ndërkombëtar, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit,UEJL thotë: ‘’Në shoqërinë tonë nuk lexohet mjaftueshëm nga të rriturit, në theksim të moshës së mesme, mirëpo nuk lexohet mjaftueshëm as edhe nga të rinjtë, që janë gjithnjë shënjestra e fjalëve. Në fakt, kë ta imitojnë për të mirë, në këtë suazë? Ne nuk lexojmë “sa duhet” ngaqë nuk jemi edukuar në mënyrë të shëndoshë duke u orientuar kah ambiciet dhe vlerat e bukura. Mësimi dhe arsimimi klasik me vetëm: të shkuarën në shkollë – apo detyrimin e leximit të disa veprave që në njëfarë forme (them për disa) nuk tërheqin e lexohen si detyrim, nuk ka qenë dhe nuk është një pjesë e mirë e rrugëtimit të profesionalizimit tonë. Shtoj edhe, mungesën e klubeve të librit. Në njëfarë mënyre leximi elektronik është ndeshur me leximin tradicional tek fakti që njerëzit e rrethit tonë ankohen vazhdimisht për çmimet e larta, por për ta penguar, jo. Unë ju sugjeroj të ndiqni rrjetin social Instagram për të vënë re punën e bloggerëve të librave nga qytetet tona, ku jam edhe unë për t’ju treguar se kjo është dëshmia se të rinjtë tanë nuk janë aq të “çorientuar”, por edhe lexojnë në mënyrë të kombinuar: sidoqofshin ata libra. Gjatë vitit të fundit kam lexuar një numër të mirë librash, jo vetëm numër: por libra të mirëfilltë. Ndër ta vlerësoj: “Biri” nga Flutra Açka, “Ne jemi pafundësi” nga Stephen Chbosky, “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Harper Lee, “Xhejn Er” nga Charlotte Brontë, “Getsbi i madh” nga F. Scott Fitzgerald, “Vdekje në Nil” nga Agatha Christie, “Lolita” nga Vladimir Nabokov, “Mea Culpa” nga Clare Mackintosh, “Pas dyerve të mbyllura” nga B.A Paris dhe “Vajza Anonime” nga GH dhe SP.’’ Edhe pse kënaqësia në leximin mund të jetë rritur paksa gjatë kohës së pandemisë, është ende e nevojshme të inkurajohet më tej ky zakon që ndryshon dhe përmirëson kaq thellësisht jetën pra patjetër të lexojmë. Për të përmendur disa nga përfitimet e tij të shumta, leximi zhvillon përqendrimin, imagjinatën dhe ruan shëndetin e trurit. Ai gjithashtu rrit kujtesën, mbetet mënyra më e mirë për të kuptuar thellësisht çdo temë. Për më tepër, leximi stimulon aftësinë për të zgjidhur problemet, pasi historitë sjellin pengesa që hasen në mënyrë të ngjashme në jetë. Sa për vetë të rinjtë, ndoshta leximi – përtej të gjitha përfitimeve që përmendëm – është një formë shprehjeje si asnjë tjetër, që qetëson mendjen nga ekstremiteti i kësaj bote duke na lejuar të braktisim egon tonë, qoftë edhe për pak çaste. /KultPlus.com
Jack Nicholson është një nga aktorët më të shquar të filmit amerikan të gjeneratës së tij, i shënuar për portretizimet e tij të mrekullueshme dhe përshtatjen me çdo lloj karakteri.
Jack Nicholson u lind në Neptun, New Jersey, më 22 prill 1937 dhe u rrit në Manasquan, New Jersey, rreth 50 milje në jug të qytetit në Jersey Shore. Njerëzit që ai besonin se ishin prindërit e tij u quajtën John dhe Ethel May Nicholson. June Nicholson, e cila ai besonte se ishte motra e tij më e vjetër, ishte një aktore që pati nje karrierë të shquar
June vdiq nga kanceri në vitin 1963, kur Jack Nicholson ishte 26 vjeç. Më shumë se një dekadë pas vdekjes së saj, në vitin 1974, një reporter i revistës TIME që po hulumtonte mbi Nicholson zbuloi disa informacione tronditëse: June ishte në fakt nëna e Nicholsonit dhe John e Ethel May ishin gjyshërit e tij. “Do të thosha se ishte një ngjarje mjaft dramatike, por nuk ishte ajo që unë do ta quaja traumatizuese”, tha Nicholson për zbulimin e sekretit të familjes së tij.
“Në fund të fundit, deri në kohën kur kuptova se kush ishte nëna ime, unë isha mjaft i fortë psikologjikisht. Në të vërtetë, m’u bënë më të qarta disa gjëra.”
Në vitin 1954, Nicholson u zhvendos në Los Anxhelos, Kaliforni, ku June kishte një apartament. Deri në këtë kohë, Nicholson ishte rritur e ishte bërë një djalë i pashëm dhe tërheqës, prototipi i aktorëve kryesorë të filmave të Hollivudit në atë kohë. Një producent i MGM-së, Joe Pasternak, vuri re pamjen e Nicholson dhe i dha atij mundësinë të bëhej pesë e trupës së Jeff Corey.
Debutimi dhe performanca që e definuan si një nga më të mirët Jack Nicholson bëri debutimin e tij në filmin me buxhet të ulët të vitit 1958, Cry Baby Killer, duke luajtur një adoleshent, i cili gabimisht beson se ka kryer vrasje. Gjatë gjithë viteve 1960, ai vazhdoi të shfaqej në shumicën e filmave horror me buxhet të ulët. Pas një roli të vogël në komedinë e zezë të vitit 1960, “Little Shop of Horrors”, Nicholson u shfaq në The Terror (1963), Back Door to Hell (1964), Ride in the Ëhirlëind (1965) dhe The Shooting (1966).
Performanca e shkëlqyer e Nicholson erdhi si avokati George Hanson në filmin klasik Easy Rider (1969). Ai u nominua për një Academy Aëard si aktori më i mirë mbështetës për performancën e tij. Më pas, në vitin 1970, Nicholson luajti në filmin Five Easy Pieces, një hit i befasishëm në të cilin luajti një ish figurë muzikore të pakënaqur. Nicholson përsëri mori një nominim tnga Academy për performancën e tij, këtë herë për aktorin më të mirë kryesor. Performanca e tij e ardhshme fantastike ishte si një oficer i çmendur i Marinës së Uashingtonit në komedinë e zezë The Detail Last (1973), edhe një herë duke i dhënë atij një nominim për Oskar si aktori më i mirë.
Suksesi i vazhdueshëm
Nicholson u kthye në një nga performancat më të respektuara të karrierës së tij në filmin e Roman Polanskit të vitit 1974 Chinatown. Ai portretizoi spiun rivat, i quajtur Jake Gittes, i cili ishte ngarkuar me gjurmimin e një vrasësi në një ngarolet e tij më të mirë dhe më kompleks. Ai më në fund mori çmimin e tij të parë të Akademisë si aktori më i mirë në filmin e vitit 1975, “One Fleë Over the Cuckoo’s Nest”. Në vitin 1980, Nicholson dha një performancë të magjishme, ndoshta më të mirën, si një kujdestar në një hotel, film i përshtatur në romanin e Stephen King, The Shining.
Gjatë gjithë viteve 1980, Nicholson pati disa role të shkëlqyera : si Eugene O’Neill në Reds të vitit 1981, për të cilën ai fitoi një tjetër Oskar për Aktorin më të Mirë Mbështetës, si dhe në Terms of Endearment (1983) dhe si Joker në Batman (1989 ). Nicholson u kthye në formë të lartë në vitet 1990 me: A Feë Good Men (1992) dhe As Good As It Gets (1997), për të cilën ai fitoi Oskarin e tretë për aktorin më të mirë për portretizimin e një shkrimtari mizantrop.
Jack Nicholson është padyshim një nga aktorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Përveç, roleve të shumta, Nicholson dallohen për mënyrën sesi ai ka portretizuar personazhe të ndryshëm. Larmia e gjerë e karaktereve të Nicholson e ka bërë atë një nga aktorët më misterioz të brezit të tij, pasi audiencat kanë tentuar që të kuptojnë se cilat nga personalitetet e ndryshme që ai ka portretizuar, i afrohet Nicholsonit të vërtetë./KultPlus.com
Muharrem Qena, një shpirt i veçantë që krijoi art në fusha të ndryshme, me zërin e tij na la disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot.
Përtej këngëve, tekstet e tyre të cilat shpesh i shkroi ai vet kanë vlerën e tyre dhe tej emocionit janë edhe të thella dhe poetike.
A thu asht ma lehtë pa dhimbje A thu ma bukur pa lot A thu ti ke me u kthye Dhe prapë me qenë na të dy A thu me është fati i tillë A thu gjithmonë me vuajtje A thue ti dot më kthehesh Dhe prapë me qen na të dy
Çdo gjë kalon në jetë Atëherë dhe dielli kur të lind Mbas diellit prapë shi do t’ ketë Kështu asht me të vërtetë
Ndoshta të tillë e kam fatin Ndoshta gjithmonë me vuajtje Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh Edhe kjo ngjan në këtë jetë. / KultPlus.com
‘’Dy krisma në Paris’’ është një dramë nga Sheri Mita dhe Pëllumb Kulla. Tema që trajtohet është ajo e vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris dhe poashtu gjyqin e bërë ndaj Avni Rrustemit, shkruan KultPlus.
Avni Rrustemi ka qenë nja atdhetar demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike ‘’Bashkimi’’, pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit.
Filmi ‘’Dy krisma në Paris’’, vazhdon të shikohet edhe sot nga një pjesë e madhe pasiqë tema që trajtohet është mjaft delikate. Në një pjesë të dramës, personazhi i Avni Rrustemit thotë: “Keni për të parë edhe ju, se ky do të jetë gjyqi i Esat Pashë Toptanit”, kështu edhe del të jetë deri në fund.
Në film preken tema si tradhëtia, besa, lufta e sakrifica e popullit të Shqipërsië, nën interpretimin e trupës teatrale të Fierit, me aktorët Fatos Sela, Vladimir Muzha, Andrea Pepi etj.
KultPlus ju sjell skenën më të ndjeshme të kësaj drame, atë të ardhjes së Xhafo Idrizit në tavolinën e dëshmitarit. / KultPlus.com
Franca i jep lamtumirën aktorit, regjisorit dhe producentit të madh, Jacques Perrin, i cili u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, në Paris.
Perrin ka lindur në Paris më 13 korrik 1941. Nga vitet 1950 deri më sot, ai ka xhiruar në mbi 70 filma, duke përfshirë kulme artistike, si: “Les Demoiselles de Rochefort” në 1967 dhe “Peau d’âne” në 1970. Ai ka pasur një lidhje të ngushtë edhe me Italinë.
Shumë artdashës kujtojnë interpretimet e tij, në kinemanë italiane.
Roli i të riut Lorenzo Fainardi të dashuruar marrëzisht me Claudia Cardinalen, në “Vajza me valixhe”, nga Valerio Zurlinit (1961) ruhet në kujtesën kolektive. Në vitin 1966, Perrin fitoi dy çmime si aktori më i mirë, në Festivalin e Filmit në Venecie, për filmin italian “Un uomo a mezzo” dhe për filmin spanjoll “La busca”.
Më 1988, ai luajti rolin e Salvatores, në filmin “Nuovo Cinema Paradiso”, realizim nga Giuseppe Tornatore, i vlerësuar me “Oscar”, për filmin më të mirë të huaj, viti 1990. Sekuenca e fundit e këtij filmi është e famshme, me puthje të censuruara ndër vite, por “të shpëtuara” nga projeksionisti (Philippe Noiret). I paharrueshëm ishte edhe interpretimi i tij në filmin “Në emër të popullit sovran”, ky nga Luigi Magni (1990), një film historik, ku ai interpretoi rolin e priftit, Ugo Bassi.
Jacques Perrin ka qenë po ashtu bashkëprodhues në rreth pesëmbëdhjetë filma, nga vitet 1960 deri më sot, duke përfshirë: ‘Costa-Gavras ”Z” (1968), “Shkretëtira e Tartarit” (1977) nga Valerio Zurlini, në të cilin ai luajti edhe rolin e protagonistit, togerit Giovanni Drogo ose “Les Choristes” (2004) të nipit të tij, Christophe Barratier.
I lidhur veçanërisht me luftën në mbrojtje të natyrës, betejë kjo e përjetshme e artistit, ai u njoh edhe si bashkëprodhues në dokumentarë të shumtë mbi këtë temë. Më vonë, Perrin u bë autori i dokumentarëve, si “Océans” (1999) dhe “Il popolo migratore” (2001), që u ndoq nga 2.9 milionë shikues vetëm në Francë, duke fituar çmimin “César”, për dokumentarin më të mirë të vitit: 2011-ta.
Roli i tij i fundit në film ishte në trillerin nga Frédéric Tellier, “Goliath”, që u shfaq në Francë, marsin e kaluar – realizim ky, që trajton çështjen e lobimit dhe pesticideve. Sot, Franca mban zi, për një nga kineastët e saj më të mëdhenj. / KultPlus.com
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë ‘POLIP’ këtë vit fillon me edicionin e 12-të dhe pritet të mbahet nga 13 deri më 15 maj në Teatrin Oda, përcjell KultPlus.
Qendra Multimedia ka bërë të ditur se edicioni i sivjetëm do ta ketë temën “Shkrimtari është i pranishëm?!”.
“Këtë edicion do të presim rreth 30 autorë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia Veriore, Gjermania, Austria, Turqia, Franca, Suedia, Danimarka e tutje. Përgjatë tri ditëve, polip-i do të jetë nikoçir i leximeve, promovimeve të librave, bisedave të ndryshme e mbrëmjeve muzikore në Teatrin ODA, ku do të komunikojmë me dhe për këto tekste e ide”, ka bërë të ditur Qendra Multimedia në njoftimin e hapjes së këtij festivali.