Vullnetarët e Ekipit të Gjelbër të Ambasadës në Kosovë për të shënuar Ditën e Tokës kanë pastruar zonën afër objektit të ambasadës.
Me një mesazh se është shumë e thjeshtë të ruhet ambienti duke bërë riciklimin e mbeturinave, ambasada amerikane tha se është forma për t’i ruajtur bukuritë e Kosovës.
“Për të shënuar Ditën e Tokës, vullnetarët e Ekipit të Gjelbër të Ambasadës pastruan zonat përreth ambasadës. Duke mbledhur mbeturinat dhe të riciklohen në mënyrën e duhur është gjëja më e thjeshtë që ne mund të bëjmë për të ruajtur bukuritë natyrale të Kosovës”.
Në postimin e ambasadës është bashkëngjitur edhe një artikull ku ka rekomandime se si mund të ndihmohet ruajtja e natyrës, përfshirë ngrënë më shumë gjelbër, duke shmangur përdorimin e plastikës, përdorimi i energjive alternative, ecja në këmbë apo me biçikletë e të tjera. / KultPlus.com
“Unë jam ende këtu” është një poezi prekëse që çdokush duhet ta lexojë. I kushtohet viteve që shkojnë dhe moshimit të një individi. Edhe pse bukuria e jashtme nuk është më e njëjta, autorja shprehet se me kalimin e viteve, njeriu bëhet më i gatshëm për të dashuruar dhe për të falur. Mosha e thyer sipas autores, është e barabartë me një dëshirë akoma më të fortë për t’u kapur pas jetës, edhe pse për të tjerët mund të dukesh si një person që jeton kot në këtë botë. Duke kaluar nga vargu në varg, në poezi mund ta ndjesh dhimbjen e autores për moshimin, por njëkohësisht dhe dëshirën e saj të brendshme për të jetuar akoma më tepër.
“Unë jam ende këtu”
Pamja ime nuk ka asgjë të veçantë, fytyra açik moshën e tregon, trupi im është i drobitur, dhe energjia nuk është njësoj.
Shumë shpesh kujtesa më tradhëton, dhe i humbas gjërat gjatë gjithë kohës. Një çast e di se çfarë kam në plan të bëj, dhe çastin tjetër nga mendja më fshihet.
Përpiqem shumë ta shmang pasqyrën, ka gjëra që nuk do të doja t’i shihja, dhe kur më ndodh të hedh shkarazi një vështrim, nuk arrij ta njoh më veten.
Gjërat që isha mësuar t’i bëja me lehtësi, tani mund të më shkaktojnë dhimbje dhe lëndim, dhe cilësia e gjërave që bëj nuk mund të jetë kurrë e njëjta.
Gjithmonë e krahasoj veten time më të plakur me kohët e mëparshme kur isha më e re, ndonëse e di se shumë kohë po shpenzoj, për atë që isha më parë veten po e mundoj.
Por gjëja që më dëshpëron vërtet, kur mendoj atë që njerëzit shohin, nën guaskën time zhelemele, të lodhur, ndihem ende në moshë e pandryshuar.
Zemra ime ende mund të ndiejë pafund dashuri, dhe ndonjëherë mund të dhembë ende. Zemra ime mund të mbushet me aq shumë gëzim, dhe pastaj papritmas mund të shkërmoqet.
Shpirti im mund të ndiejë ende simpati dhe mall për faljen dhe paqen. Dhe ka herë që drita e tij shkëlqen me guxim dhe herë të tjera kur digjet për çlirim.
Është e vërtetë, ndoshta tani që jam e moshuar, e kuptueshme është të ndihem e vetmuar, por kjo vullnetin e mirë ma ka shtuar, t’i fal e t’i lë të shkojnë konfliktet e kaluara.
Ndoshta për disa mund të dukem e shëmtuar dhe e vjetër, një person që kot jeton në këtë botë, por unë jam ende krejt e vetëdijshme për bukurinë e brendshme, dhe vlera ime nuk mund të anashkalohet.
Pra, edhe pse jo aq e fortë, e bukur jo e jo, është e vërtetë, unë jam ende këtu dhe dua aq shumë të jetoj. Ngaqë e di se nuk ka njeri në këtë botë njësoj si unë, dhe askush që ka më shumë për të dhënë. /bota.al/ KultPlus.com
Me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në Bienalen e Venecias, nën organizimin e Ambasadës shqiptare në Itali, në “Chiesa della Pietà” të Venecias mbrëmë është mbajtur koncerti “Perlat shqiptare”, me jare e muzikë bashkëkohore shqiptare.
Në këtë koncert sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, e shoqëruar nga kolegët nga Shqipëria të kuartetit të harqeve, Abigeila Voshtina dhe Xhoan Shkreli, në violinë, Herida Duro, violë, dhe Mario Goralumi, violonçel, interpretuan vepra nga kompozitorët Giacomo Puccini, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Vasil S. Tole, si dhe perla të këngëve shkodrane.
E veçanta e këtij koncerti ishte interpretimi i dy veprave nga artistë dhe kompozitorë të njohur kosovarë, “Lamtumirë“ nga Muharrem Qena dhe “Mallëngjimi“ nga Rashid Krasniqi, vepra këto të përpunuara nga kompozitori i njohur, profesor Valton Beqiri.
Pas koncertit, sopranoja kosovare Besa Llugiqi u shpreh se koncerti “Perlat shqiptare“ kishte lënë përshtypje të mirë tek vendas.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të interpretoj vepra nga kompozitorë të njohur shqiptarë dhe italianë, së bashku me miqtë nga Shqipëria, me rastin e inaugurimit të Bienales së 59-të të Venecias. Interpretuam në kishën e njohur “Chiesa della Pietà”, që daton nga shekulli i pesëmbëdhjetë, një xhevahir i arkitekturës veneciane, një pikë referimi për artistët dhe turistëë. Kjo kishë kishte shërbyer edhe si shkollë në të cilën kompozitori italian me famë botërore, Antonio Lucio Vivaldi kishte jetuar dhe u kishte dhënë mësim vajzave bonjake“, ka thënë sopranoja kosovare Besa Llugiqi pas koncertit “Perlat shqiptare“ në Venecia të Italisë. / KultPlus.com
Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, Zyra për të Drejtën e Autorit e cila fuksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës ka mbajtur sot një diskutim të hapur me përfaqësues të shtëpive botuese, përcjell KultPlus.
Në këtë panel u diskutua për të drejtat autoriale dhe rëndësinë e mbrojtjes së pasurisë intelektuale.
Fjalën i pari e mori eksperti i së Drejtës së Autorit, Ioannis Kikkis i cili bëri një prezantim lidhur me promovimin e të së drejtës së autorit dhe avancimit të diturive në fushën e pronësisë intelektuale.
“Digjitalizimi është tani pothuajse në qendrën e axhendës së Bashkimit Evropian. Që në parim është që të lansohet në kuadër të strategjisë së 2020-tës një lloj iniciative që është një lloj axhende digjitale për Evropën dhe si ide që të zhvillohet ky koncept lidhur me sjelljen e një sistemi apo tregu të vetëm digjital. Në çështjet e të drejtës së pronësisë individuale jemi duke punuar ngusht me ministrinë e Kulturës, me të cilën jemi duke punuar në kodifikimin e legjislacionit dhe përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së i cili ka për fokus që të ngrisë këto parime duke i tejkaluar të gjitha aspektet e barrierave digjitale dhe duke u fokusuar edhe në çështjet e trashëgimisë kulturore dhe ngritjen e kapacitetit të institucioneve me theks në të drejtën e autorit”, tha Kikkis në fillim të fjalimit të tij.
Ai theksoi më tutje rëndësinë e digjitalizimin në minimalizimin e shkeljeve të të drejtave autoriale apo të pasurisë intelektuale.
“Po flasim për institucionet e trashëgimisë kulturore, këto nënkuptojnë më së shumti arkivat dhe muzetë të cilat synojnë që një numët të madh të punimeve autoriale t’i kthejnë në aspekt digjital dhe t’i bëjnë të qasshme në format e tyre online. Mirëpo, institucionet e trashëgimisë kulturore nuk janë pronarët e këtyre veprave autoriale dhe si të tilla për digjitalizimin e tyre, atyre u nevojitet pëlqimi nga pronari i vërtetë i këtyre punimeve”- u shpreh Kikkis.
Më pas fjalën e mori Dimitris Tsolis nga Projekti i IPR i cili vuri në pah rëndësinë e digjitalizimit të bibliotekave.
“Kjo është një kohë kur libraritë janë në digjitalizim e sipër në gjithë botën, tashmë bibliotekat digjitale kanë filluar të kenë një shtrire gjithnjë e më të madhe. Konceptin e digjitalizimit e kanë shtyrë përpara shumë faktorë ndër ta është janë: globalizimi, multikulturalizmi dhe pandemia ndër ta dhe më kryesorja.”- thotë … i cili thotë se në të njëjtën kohë rrjeti i digjitalizimit global përmes shfrytëzimit të telefonave dhe shfrytëzimit të teknologjisë kanë shtruar bazamentin kryesor drejt transformimit nga manualja në digjitale.
Ndërkaq, në këtë diskutim, fjalën e fundit e mori Sadije Topojani nga Dogana e Kosovës, e cila dha sugjerimet e saj se çka duhet të bëjnë shtëpitë botuese në ndaljen e shkeljes së të drejtave të autorit.
“Në doganë shoh se sa janë autorët nga jashtë të përkushtuar t’i mbrojnë veprat e tyre në Kosovë. Ne kemi mbi vepra të autorëve që kërkojnë mbrojte nga Dogana e Kosovës të Shoqatës së autorëve në Slloveni, nuk kemi asnjë kërkesë nga autorët e Kosovës”, e cila thotë se asnjë nga autorët shqiptare nuk ka kërkuar mbrojtjen e të drejtave autoriale të tij.
Topojani për fund u bën thirrje autorëve të librave në Kosovë që të bëjnë kërkesë për mbrojtje të veprave të tyre, sepse në të kundërtën Dogana nuk mund të veprojë nëse kjo kërkesë nuk vjen nga autori.
E në shënimin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit janë organizuar edhe një sërë aktivitetesh të tjera, ndërkaq kjo ditë do të përmbyllet me manifestimin poetik ‘Homazh për Ali Podrimjen’ që do të mbahet nga ora 20:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Mbrëmja ku do të përkujtohet vepra e shkrimtarit Podrimja, aktori Bislim Muçaj do të lexojë poezi të përzgjedhura të Ali Podrimjes në përcjellje instrumentale të violinistes, Alkesta Gllogjani./ KultPlus.com
Sidoqoftë, gjatë kohës në universitet, Goethe kishte qenë më shumë i pasionuar me shkrimin, ndonëse supozohet se ai i ka djegur disa prej shkrimeve të tij sepse i ka konsideruar si të pavlefshme.
Shpeshherë i vlerësuar edhe si Shakespeari gjerman, Goethe e ka arritur famën në moshën 25 vjeçare pas publikimit të novelës “The Sorrows of Young Werther”. Thuhet se novela ka pasur aq ndikim mbi meshkujt, saqë e ka bërë vetëvrasjen të jetë në modë për ta.
Megjithatë, vepra “Faust” mbetet kryevepra e tij. Ai e ka filluar dramën dypjesëshe poetike rreth moshës 23-vjeçare dhe e ka përfunduar vetëm pak muaj para vdekjes.
Legjenda e eruditit që ia shet shpirtin Djallit për njohuri të pafundme dhe kënaqësi ka qenë bazë për shumë punime tjera artistike.
Sidoqoftë, më poshtë jua sjellim disa thënie nga Goethe të cilat do t’jua ndryshojnë mënyrën se si e shihni veten dhe tjerët:
“Njeriu sheh në botë atë se çfarë bart në zemrën e tij”
“Lehtësisht mund ta gjykoni karakterin e njeriut duke e parë se si i trajton ata që nuk mund të bëjnë asgjë për të”
“Shijoni kur mundeni, e duroni kur duhet”
“Njeriu duhet që të paktën çdo ditë ta dëgjoj një këngë, ta lexojë një poemë të mirë, ta sheh një pikturë të bukur dhe, nëse është e mundur, t’i flet disa fjalë të arsyeshme”
“Njeriu dëgjon vetëm çfarë kupton”
“Kuraja është përkushtimi për të filluar pa ndonjë garanci për sukses”
“Në mbretërinë e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën e vërtet e gjitha varet nga këmbëngulësia”
“Posa t’i besoni vetvetes, do të dini si të jetoni”
“Të mendoni është lehtë. Të veproni është vështirë. Por gjëja më e vështirë në botë është të veproni në përputhshmëri me mendimet tuaja”
“Magji është të besoni në vetvete, dhe nëse mund ta bëni këtë, ju mund të bëni gjithçka”
“Mos ëndërroni pak sepse ëndrrat e vogla nuk e kanë fuqinë t’i lëvizin zemrat e meshkujve”
“Çdo gjë është e vështirë para se të bëhet e lehtë”. / KultPlus.com
Pavijoni shqiptar i prezantuar me artisten Lumturi Blloshmi i çelur në hapësirat e Arsenales në Bienalen Ndërkombëtare të Venecias, po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti , e pranishme këto ditë në Bienalen e Venecias tha se “miq të pazakontë e vizitojnë pavijonin shqiptar në Bienalen e Venecias. Mes qindra vizitorëve që vizitojnë “botën” e Lumturi Blloshmit ishte edhe aktorja Tilda Swinton dhe drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay”.
“Është kënaqësi që Shqipëria tërheq vëmendjen me art”, shprehet Margariti.
Në këtë edicion të 59-të të Bienales së Venecias, Shqipëria vjen për herë të parë me një ekspozitë personale të një artisteje grua dhe që nuk jeton më. Prezantimi me titull “Lumturi Blloshmi. Nga e para” me kuratore Adela Demetja është i konceptuar si një ekspozitë që synon të hulumtojë, shqyrtojë, prezantojë dhe ripozicionojë veprën dhe jetën e Lumturi Blloshmit në historinë e artit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Prezantimi është konceptuar në tre pjesë. Thelbi i ekspozitës përbëhet nga një përzgjedhje e veprave të Blloshmit nga periudha të ndryshme. Arkitektura e ekspozitës është krijuar në bashkëpunim me arkitekten gjermane Johanna Meyer-Grohbrügge.
Atmosferën e plotëson një film për Lumturi Blloshmin në formën e një dokumentari eseistik. Ky i fundit synon të dokumentojë jetën e Blloshmit, punën dhe qenien e saj. Sipas kuratores Demetja, dokumentari është në vetvete një lloj vepre artistike e bashkëkrijuar nga mendimet/veprat/imazhet e Lumturi Blloshmit dhe nga regjisori meksikan Tin Dirdamal. / atsh / KultPlus.com
“Perlat shqiptare” titullohej koncerti i shfaqur mbrëmjen e djeshme në “Chiesa della Pietà” në Venecia, Itali me jare e muzikë bashkëkohore shqiptare.
Koncerti me muzikë dhome ishte pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, organizuar nga Ambasada shqiptare në Itali me rastin e pjesëmarrjes së dy vendeve tona në Bienalen e Venecias.
Në koncertin ku u mblodhën shumë miq, ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Një atmosferë e ngrohtë mes perlash të muzikës shqiptare dhe botërore, në Venecia. Chiesa della Pietà në Venecia priti “Perlat shqiptare” jare e muzikë bashkëkohore. Kuarteti i harqeve, i përbërë nga Abigeila Voshtina dhe Xhoan Shkreli, në violinë, Herida Duro, violë dhe Mario Guralumi violonçel, shoqëruar nga sopranoja Besa Llugiqi interpretuan vepra nga kompozitorët Puccini, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Vasil S. Tole si dhe disa perla të këngëve shkodrane. Sot Venecia foli shqip”, tha Margariti. / atsh / KultPlus.com
UNESCO tash e 22 vite ndan çdo vit çmimin “Kryeqyteti botëror i librit”, për qytetet të cilat shënojnë suksese të ndryshme në fushën e artit e të kulturës dhe të leximit në përgjithësi.
Këtë vit u zgjodh një qytet në pjesën perëndimore të Meksikës (Guadalajara), qytet ky i cili që nga viti 2017 solli për komunitetin vendas një numër të madh aktivitetesh me qëllim heqjen e vëmendjes nga dhuna dhe fokusimin tek kultura e leximit.
Në qytet organizuan hapësira publike për lexim dhe aktivitete tjera, punëtori për shkrim, poezi rruge, punëtori për fëmijë etj. Përderisa kishte mbështetjen e UNESCO-së qyteti përkrahi talentet e rinj të cilët kishin prirje të ndryshme artistike në forma të ndryshme. Ideja kryesore u bë themelimi i shtëpive të reja botuese, e po ashtu bashkëpunimi me autorë më në zë në Amerikën Latine duke realizuar projekte artistike në Kullën Babel.
Qytetet që fituan këtë titull më herët ishin Aleksandria, New Delhi, Turini, Buenos Aires, Athina, Lublana etj. / Express / KultPlus.com
Për të shënuar Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është organizuar një aktivitet letrar për nderë të 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Vehbi Kikaj, përcjellë KultPlus.
Në orën letrare “Ora për Shkrimtarin” morën pjesë Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli, studiuesit dhe shkrimtarët Qibrije Demiri-Frangu dhe Xhevat Syla, shkrimtarë dhe nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” nga Komuna e Podujevës që është edhe vendlindja e shkrimtarit Vehbi Kikaj si dhe nxënës të shkollës fillore “Faik Konica” nga Prishtina.
Në këtë ngjarje u promovua katalogu “Vehbi Kikaj në 80-vjetorin e lindjes” ku janë përfshirë 34 njësi bibliografike, konkretisht 28 librat e shkrimtarit, 5 librat e përkthyer të autorëve të ndryshëm nga Vehbi Kikaj si dhe librin e Mark Krasniqit, kushtuar Vehbi Kikajt.
Po ashtu në kuadër të aktivitetit të sotëm në ambientet e bibliotekës u hap ekspozita me librat e botuar në 30 vitet e tij të karrierës si shkrimtar. / KultPlus.com
Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës së Letonisë, Egils Levits erdhi sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Presidenti i Letonisë u prit me nderimet më të larta shtetërore.
Presidentja Osmani është shprehur se dy popujt tanë ndajnë një të kaluar të dhimbshme, nën regjime shtypëse dhe një luftë të gjatë për liri.
“Dy popujt tanë ndajnë një të kaluar të dhimbshme, nën regjime shtypëse dhe një lufte të gjatë për liri. Prandaj sot, si dy vende të lira dhe të pavarura, partneriteti jonë është i bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe në përkushtimin tonë për të kontribuuar për në një Evropë më paqësore dhe më të sigurt”, është shprehur Osmani.
Tutje Osmani është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë ndër vite.
“Kam kërkuar mbështetjen e Presidentit Levits në rrugëtimin tonë drejt BE-së, NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe e falënderoj për konfirmimin e mbështetjes së tij në këtë drejtim. Ne qëndrojmë të përkushtuar që të thellojmë bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, dhe fusha tjera në dobi të të dy popujve tanë”, ka thënë tutje Osmani. / KultPlus.com
“Të shkruash nuk është aspak punë… Dhe kur njerëzit më thonë se sa e dhimbshme është të shkruash, nuk e kuptoj sepse është njësoj si të rrokullisesh nga mali që e njeh. Është çliruese. Është e këndshme. Është një dhuratë dhe paguhesh për atë që dëshiron të bësh.”
“Nëse do të provosh, shko deri në fund. Përndryshe, as mos filloni. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e të dashurave, grave, të afërmve e ndoshta edhe të mendjes suaj. Mund të nënkuptojë të mos hani për tre ose katër ditë. Mund të nënkuptojë të ngrihesh në një stol parku. Mund të nënkuptojë burg.”
“Si shkruani, si krijoni?” Jo, u thashë atyre. Ju nuk provoni. Kjo është shumë e rëndësishme: të mos provoni, as për Cadillacs, krijimin apo pavdekësinë. Ju prisni, dhe nëse nuk ndodh asgjë, prisni edhe pak.”
“E dini se çfarë më intereson? Çfarë do të shkruaj nesër mbrëma. Kjo është gjithçka që më intereson, poezia e radhës, vargu tjetër i ndyrë. Ajo që është e kaluara është e kaluar, nuk dua të merrem me të, ta lexoj dhe të luaj me të, dhe të kënaqem me të. Ka ikur, ka përfunduar. Nëse nuk mund të shkruash rreshtin tjetër… Epo, je i vdekur.”
“Unë kam qene i bekuar me një jetë të mjerë, kjo është e gjitha. Një jetë e ndyrë për të shkruar.”
“Jetoni pak dhe blijini vetes një makinë shkrimi.”
“Të mos shkruash nuk është mirë, por të përpiqesh të shkruash kur nuk mundesh është më keq.”
“Shkrimtarët janë njerëz të dëshpëruar dhe kur pushojnë së qeni të dëshpëruar, pushojnë së qeni shkrimtarë”.
Ai pyeti: “Çfarë e bën një njeri shkrimtar?” “Epo,” thashë, “është e thjeshtë. Ose shkruan në letër, ose hidhesh nga një urë.”
“Kur shkruani, fjalët tuaja duhet të shkojnë kështu – Bim! Bim! Bim! Çdo rresht duhet të jetë plot me një lëng të shijshëm, me shije. Duhet të jenë plot pushtet, duhet të të bëjnë të kthesh një faqe.” / Përktheu Taunita Xhukolli / KultPlus.com
Jo rrallë është ngritur çështja e teksteve të dobëta shkollore për nga përmbajtja. Por si duket kësaj çështje po i vjen fundi. Ministrja e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se po jetësohet synimi i kamotshëm për tekste shkollore më cilësore, përcjellë KultPlus.
Sipas Nagavcit, reforma për tekste shkollore do të ketë trajtën e duhur. Ristrukturimi i procesit të hartimit, vlerësimit dhe botimit të teksteve shkollore do të mundësojë përzgjedhjen e teksteve shkollore që kanë cilësi, përmbajtje të saktë gjuhësore e shkencore, dhe përputhje me kurrikulë.
Ky është reagimi i plotë i Nagavcit:
Reforma për tekste shkollore do të ketë trajtën e duhur. Ristrukturimi i procesit të hartimit, vlerësimit dhe botimit të teksteve shkollore do të mundësojë përzgjedhjen e teksteve shkollore që kanë cilësi, përmbajtje të saktë gjuhësore e shkencore, dhe përputhje me kurrikulë.
Ekipi hartues i projektligjit për tekste shkollore po përmbyll sot me sukses maratonën disavjeçare, në zhvillim të këtij projektligji.
Projektligji për tekste shkollore parasheh mekanizma të mirëfilltë të transparencës dhe llogaridhënies që do të pamundësojnë edhe ndikimet në përzgjedhjen e teksteve shkollore që shpesh nuk kanë qenë në interesim më të mirë të nxënësve.
Mes tjerash, drafti i projektligjit parasheh administrim e procese të vlerësimit të teksteve shkollore në mënyrë transparente, profesionale dhe që kanë adresë të saktë
Recenzentë kompetentë dhe publik. Vlerësimi i teksteve shkollore do të bëhet nga recenzentë të çertifikuar, me kontrata afatgjata, të cilët marrin përgjegjësi publike për punën e tyre.
Projektligji do të mundësojë aplikimin me dorëshkrime nga vet autorët, të pakufizuar nga shtëpitë botuese. Për të ndihmuar procesin, do të ofrohen në vazhdimësi programe të ngritjes së kapaciteteve për autorët.
Plani i botimit të teksteve shkollore do të jetë udhërrëfyesi i botimit të teksteve të reja shkollore, me afate dhe përgjegjësi të definuara për të gjitha palët e përfshira. Nuk do ketë më tekste shkollore me vonesë!
Hallka e shpërndarjes së teksteve shkollore do të ridefinohet, për t’u kthyer në një proces digjital të pranimit dhe shpërndarjes së porosive për tekste shkollore për të gjitha shkollat.
Do të ketë rishikim të vazhdueshëm të teksteve shkollore. Tekstet shkollore të miratuara për botim do të rishikohen nga mësimdhënësit përgjatë gjithë vitit mësimorë. Jo më tekste shkollore që ribotohen vetëm me faqe të parë ndryshe.
Ky projektligj shënon bazën e njërës prej segmenteve më të rëndësishme të ngritjes së cilësisë në arsim dhe është me interes thelbësor. Prandaj, ftoj të gjitha palët e interesura që të kontribuojnë me komentet e tyre pasi të nxirret projektligji në diskutim publik në fillim të muajit maj.
Interesi jonë i përbashkët është sigurimi i një arsimi më cilësor, më bashkëkohor dhe reflektues për nevojat e fëmijëve tanë. Rregullimi i mekanizmave që garantojnë tekste më të mira shkollore janë rruga e duhur në këtë drejtim. / KultPlus.com
Për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, YIHR KS do të organizojë një aksion rrugor në Sheshin “Skënderbeu” më datë 27 prill, duke filluar nga ora 12:00, përcjellë KultPlus.
Ky aksion rrugor do realizohet së bashku me qytetarët dhe aktivistë duke rikujtuar në mënyrë simbolike numrin e 1620 personave të pagjetur që ende na mungojnë.
“Institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për përpjekjet e mangëta dhe sipërfaqësore ndaj çështjeve të ballafaqimit me të kaluarën e sidomos ndaj zbardhjes së fatit dhe vendodhjes së personave të pagjetur. 22 vite pas, ne ende jemi shumë larg paqes së qëndrueshme pasi e vërteta dhe drejtësia për të gjitha viktimat e të mbijetuarit/at e luftës së fundit në Kosovë nuk është vendosur në vend. Duke u përfshirë secili/a nga ne në këtë aksion rrugor do solidarizohemi me familjarët/et e personave të pagjetur që ende ju mohohet e drejta e vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Gazetari gjerman, Michale Martens, duke u thirrur në burime të besueshme të thotë se shumë shpejt Kosova do të fillojë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës pas daljes së Rusisë nga ky institucion evropian.
Martens ka shkruar se matematikisht dhe politikisht gjasat që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës janë të mira, raporton Gazeta Express.
“Rusia jashtë, Kosova brenda Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova “shumë shpejt” do të inicojë procesin e anëtarësimit të plotë si shtet në Këshillin e Evropës. Matematikisht dhe politikisht gjasat për sukses janë të mira”, ka thënë Martens.
Më 25 shkurt, një ditë pas invazionit rus në Ukrainë, Këshilli i Evropës ka vendosur ta suspendojë Rusinë si shtet anëtar.
Mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshill pas suspendimit të Rusisë janë më të mëdha marrë parasysh kundërshtimin e Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në institucione e organizata ndërkombëtare./ Gazeta Express / KultPlus.com
Russia out, Kosovo in? Several reliable sources confirm that Kosovo will “very soon” initiate the process of becoming a full member state of the Council of Europe. Mathematically and politically, chances for success are deemed to be good. More in tomorrow´s edition of F.A.Z.
Sot shënohet Dita e Tokës e cila është vendosur në 22 prillin e vitit 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Edhe në Kosovë pothuajse çdo vit kjo ditë shënohet përmes mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit, aktivitete këto që organizohen në komuna të ndryshme dhe nga grupe individësh.
Për shënimin e kësaj ditë, Teatri Kombëtar i Kosovës sot ka marrë iniciativë për mbjelljen e luleve dhe drunjëve si dhe pastrimin e ambientit në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Punëtorët e teatrit dhe vetë artistët janë parë duke pastruar e mbjellë lule të ndryshme para teatrit e në këtë formë duke përcjellë një mesazh të mirë për gjithë qytetarët. / KultPlus.com
Panairi i parë kushtuar librit akademik dhe shkencor ka nisur sot punimet në praninë e përfaqësuesve të enteve botuese, të institucioneve dhe të universiteteve publike, përcjellë KultPlus.
Nën simbolikën e dyfishtë të kësaj dite që përkon me përkujtesën botërore të librit, si edhe me vitin e akademizmit shqiptar, akademikë dhe botues nga e gjithë hapësira shqipfolëse, janë mbledhur rreth një tryeze të përbashkët për të nxjerrë në pah arritjet më cilësore në publikimet shkencore.
Në këtë aktivitet, të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASH) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, është pjesëmarrëse Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA). Organi më i lartë i rrjetit arkivor të vendit do të përfaqësohet në panel nga kreu i saj, Ardit Bido dhe Drejtori i Inspektimeve, Endrit Musaj. Në ditën e dytë të punimeve të panairit, të shtunën më 23 prill, Bido do të paraqesë botimin e përvitshëm në lëmin e arkivistikës, Revistën Arkivore. Ky publikim mundësohet në sajë të vullnetit për ndërveprim të vazhdueshëm midis dy institucioneve simotra, DPA-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK).
Ndërkaq, në stendën e DPA-së, publiku do të mund të gjejë botime mbi periudha, ngjarja dhe tematika me rëndësi historike madhore.
Krahas ekspozimit të literaturës shkencore në rang kombëtar, përmes ditëve të panairit synohet krijimi i një rrjeti kombëtar botuesish, që është parë si një medium për të lehtësuar lëvrimin dhe shkëmbimin e informacionit mes ekspertëve të disiplinave të shumta. Kësisoj, sinergjia në radhët e kastës së kërkuesve, të studiuesve, të pedagogëve dhe të lexuesve të specializuar, do të mund të kontribuojë në mbarëvajtjen e kërkimit akademik.
Promovimet e botimeve akademike do të zhvillohen me pjesëmarrje të hapur dhe me mundësi diskutimi. Ky aktivitet, që zhvillohet në kuadër të veprimtarive për 50-vjetorin e themelimit të ASH-së, është bërë i mundur edhe falë bashkëpunimit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit. / KultPlus.com
Ed Sheeran dhe Lil Baby kanë publikuar këngën e tyre “2step” në mbështetje për Ukrainën.
Të enjten, këngëtari britanik publikoi videoklipin për këngën, të cilën e xhiroi në Ukrainë lufta para pushtimit të Rusisë, transmeton KultPlus.
Videoja paraqet këngëtarin me kapele gri dhe pallto të zezë duke kënduar në mes të kërcimtarëve në rrugët e Kievit. Të gjitha honoraret dhe të ardhurat për këngën janë dhënë si ndihmë financiare për Ukrainën.
“Kam filmuar videon ‘2step’ në qytetin e Kievit, përpara se të fillonin të ndodhnin aktet shkatërruese të dhunës,” tha Sheeran në një deklaratë. “Ishte hera ime e parë që vizitoja vendin dhe u ndjeva shumë i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje, të gjithë nga grupi i prodhimit deri te njerëzit e shumtë që takova gjatë ditëve të mia të pushimit.”
Sheeran vazhdon: “Ukraina është një vend krenar dhe jam mirënjohës që pata rastin të filmoj videon time atje. Unë qëndroj me Ukrainën.”/ KultPlus.com
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përgatitur një program të pasur për shënimin e Ditës së Librit dhe e të Drejtës së Autorit, përcjellë KultPlus.
Programi nis me orë letrare “Ora për Shkrimtarin: Vehbi Kikaj”, që vjen në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit për fëmijë Vehbi Kikaj.
– Fjalë hyrëse Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
– Dr. Liburn Jupolli, këshilltar, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Fjalë për Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit
Promovim i Katalogut “Vehbi Kikaj: në 80-Vjetorin e lindjes”
– Dr. Xhevat Syla dhe Dr. Dije Demiri – Frangu – Fjalë për veprën e Vehbi Kikajt në 80-vjetorin e lindjes së autorit
lexojnë poezi dhe fragmente të prozë së autorit – Nxënës të shkollës “Zenel Hajdini” të Lupçit të Poshtëm
Hapja e ekspozitës së librit: Vehbi Kikaj: në 80-vjetorin e lindjes
Veprimtaria organizohet më 22 prill 2022, në orën 10:00 në Amfiteatrin e Madh, Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Programi i 22 prillit vazhdon me diskutim të hapur me përfaqësues të Shtëpive botuese.
Në panel diskutimi do të jenë:
– Zjarrta Osmani – Zyra për të Drejtat e Autorit – Ioannis Kikkis – Ekspert i të Drejtës së Autorit – Dimitris Tsolis – Projekt i IPR – Sadije Topojani – Dogana e Kosovës – Isa Dukaj – Agjencia për Pronësi Industriale
Veprimtaria organizohet më 22 prill 2022, në orën 12:00 në Amfiteatrin e Madh, Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Për të përmbyllur këtë ditë, krejt për fund do të mbahet edhe një manifestim poetik “Homazh për Ali Podrimjen”. Aktori Bislim Muçaj lexon poezi të zgjedhura të Ali Podrimjes në përcjellje instrumentale të violonistes Alkesta Gllogjani.
Ndërsa me vargjet e tyre paraqiten: Adem Gashi, Ilire Zajmi, Halil Matoshi, Imer Topanica , Alketa Gashi Fazliu.
Po ashtu hapet ekspozita dhe promovohet katalogu: “Ali Podrimja në 80-vjetorin e lindjes”, të premten, më 22 prill, në ora 20:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com
Immanuel Kanti ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar. Vepra e tij “Kritikë e arsyes së kulluar” shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne.
Lindi në vitin 1724 në Kënigsberg, Prusi (sot Kaliningrad, Rusi) si fëmija i katërt nga nëntë fëmijë.
Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer.
Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, dhe një lexim të hollësishëm të Biblës.
Për pasojë, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar, të latinishtes, dhe rreth shkencave dhe matematikës.
Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezën se planetët formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri, kundrejt idesë teologjike fetare, e cila ishte akoma ideja dominante në kohën e kur ai jetoi, se planetet janë të krijuar nga fuqia hyjnore.
Ai gjithashtu do të predikonte për ekzistencën e galaktikave të tjera përveç galaktikës tonë.
Filozofia e Kantit pati një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimin perëndimor.
Gjatë jetës së tij, mendimi i tij pati një vëmendje të madhe, shumica kritikë, megjithëse ai pati një ndikim pozitiv të Fishte, Shelingu, Hegeli dhe Novalisi gjatë viteve 1780 dhe 1790.
Nga studimet e rëndësishme të periudhës parakritike është interesante sidomos vepra e Emanuel Kantit “Historia e përgjithshme e natyrës dhe teoria e qiellit”, në të cilën paraqiti hipotezën e njohur të tij mbi krijimin e botës nga thërrmijat materiale të panumërta kaotike që bashkohen atje ku ekziston forca më e madhe e tërheqëse.
Sistemi ynë diellor është, ndërkaq, vetëm një pjesë e universumit, thotë Immanuel Kant.
Duke dalluar në këtë studim të madhërishmen dhe të bukurën, Kanti konsideronte se e madhërishmja duhet gjithmonë të jetë e madhe, ndërsa e bukura mund të jetë edhe e vogël.
Immanuel Kant vdiq ne 12 Shkurt, 1804, ndërkohë që shumë nga veprat e tij i gjejmë dhe sot, e janë ende të vlefshme.
Në vijim, supershendeti.com ju sjell 21 aforizma nga Immanuel Kant…
25 thënie nga Imannuel Kant
1. “Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë”.
2. “Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes”.
3. “Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit”.
4. “Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër”.
5. “Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve”.
6. “Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia”.
7. “Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar”.
8. “Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet”.
9. “Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit”.
10. “Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë”.
11. “Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua”.
12. “Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën”.
13. “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”.
14. “E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen”.
15. “Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj”?
16. “Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë”.
17. “Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet”.
18. “Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit”.
19. “Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër”.
20. “Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë”.
21. “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.
22. “Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën”.
23. “Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”.
24. “Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder”.
25. “Shkenca është dije e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar”. /KultPlus.com
Si sot 104 vite më parë në Ishëm të Shqipërisë, lindi piktori i madh shqiptar emri i i të cilit thuhet me krenari nga shqiptarët Ibrahim Kodra, shkruan KultPlus.
Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.
Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Ibrahim Kodra, vdic më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano.
Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik. / KultPlus.com
Veprimtar i lëvizjes demokratike, Hero i Popullit, Avni Rrustemi lindi në Libohovë.
Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”. Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28.11.1918 demostratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919).
Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Toptanin. Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve; bashkoi të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921). Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924. Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit (1924). / KultPlus.com
Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Edhe në Kosovë do të shënohet kjo ditë përmes mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit, aktivitete këto të organizuara në komuna të ndryshme dhe nga grupe individësh.
Ndryshe, më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj. / KultPlus.com
Twain, fitoi lëvdata nga kritikët dhe kolegët, dhe ishte mik i presidentëve, artistëve, afaristëve dhe familjeve mbretërore evropiane. Mark Twain lindi menjëherë pak kalimit të kometës Halley, dhe me shaka kishte parashikuar se “do të vdiste kur kometa të kalonte përsëri mbi tokë – Twain vdiq më 21 prill 1910, pikërisht një ditë pas kthimit të kometës.
Mark Twain është cilësuar si humoristi më i madh amerikan i kohës së tij dhe ati i letërsisë amerikane.
Më poshtë janë 50 aforizma nga autori me famë botërore:
1- Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi.
2- Unë jam lavdëruar shumë herë dhe gjithmonë ata që më lavdërojnë më vënë në siklet, unë gjithmonë ndjej se ata nuk kanë thënë mjaftueshëm.
3- Nuk e kam lejuar asnjëherë shkollimin të ndërhyjë me arsimimin.
4- Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.
5- Klima është ajo që ne presim, koha është ajo me të cilën të merrni.
6- Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dini kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.
7 -Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.
8 -Blini tokë. Askush s’e prodhon më.
9- Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
10- Ka disa mbrojtje të mira kundër tundimit, por më e sigurta është frika.
11- Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.
12- Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
13 -Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit.
14- Shko në Parajsë për klimë, shko në Ferr për shoqëri.
15- Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër.
16- Mblidhi faktet e tua më parë, pastaj mund t’i shtrembërosh ato si të duash.
17- Është më mirë të heshtësh dhe të mendojnë që je budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqin çdo dyshim.
18 -Kurdo që ti e gjeni veten në anën e shumicës, është koha për pauzë dhe reflektim.
19- Mirësia është gjuha të cilën të shurdhrit mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin.
20- Një njeri që mban një mace nga bishti mëson diçka që ai nuk mund ta mësojë në asnjë mënyrë tjetër.
21- Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të pastër: kjo është jeta ideale.
22- Një person i cili nuk dëshiron të lexojë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që nuk mund të lexojë.
23- Në radhë të parë, Perëndia i bëri idiotët. Kjo ishte për praktikë. Pastaj ai i bëri dërrasat e zeza të shkollave.
24- Lajmet rreth vdekjes sime kanë qenë të tepruara jashtë çdo mase.
25- Njeriu nuk është kurrë më i sinqertë sesa kur e pranon që është gënjeshtar.
26- Unë nuk do të doja të angazhoja veten në lidhje me Parajsën dhe Ferrin – shikoni, unë kam miq në të dyja vendet.
27- E gjitha çfarë ju duhet është injoranca e vetëbesimi, dhe suksesi është i sigurt.
28 – Informacionet më interesante vijnë nga fëmijët, sepse ata thonë gjithë çfarë dinë dhe pastaj ndalen.
29- Karakterin e njeriut mund ta mësosh nga mbiemrat të cilët ai zakonisht përdor në bisedë.
30- Mungesa e parave është rrënja e gjithë të këqijave.
31- Gjithmonë bëj mirë. Kjo do t’i kënaqë disa njerëz dhe do e habisë pjesën tjetër.
32- Mos lejoni shkollimin të ndërhyjë në formimin tuaj.
33- Të gjitha përgjithësimet janë të rreme, duke përfshirë edhe këtë.
34- Mënyra e vetme për të mbajtur shëndetin tuaj është të hani atë që ju nuk doni, të pini atë që ju nuk pëlqeni, dhe të bëni atë që nuk doni aspak të bëni.
35- Është mirësia e Perëndisë që në vendin tonë i kemi këto tri gjëra tej mase të çmuara: Liria e fjalës, liria e ndërgjegjes, dhe kujdesi për të mos praktikuar asnjëherë asnjërën prej tyre.
36- Nëse puna juaj është që hani një bretkosë, më e mira është ta hani që në mëngjes. Dhe në qoftë puna juaj është që të hani dy bretkosa, më mirë është të filloni nga më e madhja.
37- Rrudhat duhet thjesht të tregojnë se nga ka kaluar buzëqeshja.
38- Raca njerëzore ka një armë të vërtetë efektive, dhe kjo është e qeshura.
39- Kurrë mos e lër për nesër atë që mund ta bësh pasnesër.
40- Kur miqtë tuaj fillojnë të të lavdërojnë se dukesh i ri, kjo është një shenjë e sigurt që je duke u plakur.
41- Unë mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
42- Në thelb janë dy lloje të njerëzve. Njerëzit të cilët arrijnë gjëra, dhe njerëzit të cilët pretendojnë të kenë realizuar gjëra. Grupi i parë është më pak i populluar.
43- Si një shembull për të tjerët, dhe se unë nuk kujdesem për të qenë i vetëpërmbajtur, ka qenë gjithmonë rregull për mua që të mos pi duhan kur jam në gjumë, dhe të mos ndalem kurrë së piri duhan kur jam zgjuar.
44- Njeriu u krijua në fund të javës së punës kur Perëndia ishte i lodhur.
45- Ligjet e kontrollojnë njeriun e vogël … Sjellja e drejtë e kontrollon njeriun e madh.
46- Puna është një e keqe e nevojshme për t’u shmangur.
47- “Klasik”. Një libër që njerëzit e lavdërojnë dhe nuk lexojnë.
48- Le të bëjmë një përpjekje të veçantë për të ndaluar së komunikuari me njëri-tjetrin, kështu që ne mund të bëjmë disa biseda.
49- Njeriu është kafsha e vetme që skuqet ose ka nevojë të skuqet.
50- Më mirë një premtim i shkelur se një premtim i padhënë./ KultPlus.com