Simbol i frymëzimit e rezistencës kombëtare, 32 vite më parë u lirua nga burgu Adem Demaçi

Sot bëhen 32 vjet që kur Adem Demaçi, simbol i frymëzimit, qëndresës dhe rezistencës kombëtare, u lirua nga burgu.

Ai në atë kohë është pritur në mënyrë madhështore nga mijëra qytetarë, derisa është arrestuar dhe dënuar tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Më 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan.

Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrëfarë urrejtje ose mllef hakmarrës, Demaçi u mundua të hapte rrugë e shtigje për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të favorshme për të gjithë ata që jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra ishin për liri dhe barazi në hapësirat e Ballkanit.

Të gjithë gazetarëve me të cilët pati rastin të takohej, Adem Demaçi u pati thënë se z. Millosheviq, me politikën e vet punon për shpartallimin e Jugosllavisë. Jugosllavinë tashmë e kishin përfshirë ethet e dekompozimit.

Demaçi mundohej që ky dekompozim të bëhej dalëngadalë, në mënyrë paqësore dhe pa gjakderdhje. Nga perspektiva dhe rrethanat e asaj kohe kjo dukej e mundshme.

Në një takim në Ljubjanë, para një auditori të madh, Demaçi, nuk nguroi që të shprehej kundër variantit me luftë për zgjidhjen e mosmarrëveshjve me Serbinë.

Gjatë vitit 1975, kur u burgos Demaçi, në Kosovë, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Vojvodinë, ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, u bënë shumë burgosje arbitrare dhe u montuan shumë procese gjyqësore kundër njerëzve të cilët policia sekrete serbe i konsideronte të rrezikshëm dhe bartës të forcave disintegruese të Jugosllavisë.

Me këtë qëllim, me 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë.

Në procesin e kurdisur, pas hetimeve mizore, u dënuan, me dëshmitarë të rremë dhe në mënyrë të pamëshirshme, Adem Demaçi, Rexhep Mala (i ndjeri), Skënder Kastrati dhe 16 vetë të tjerë. Dënimet u prenë prej 15 deri në 5 vjet.

Adem Demaçi nuk hoqi dorë nga ideja e tij se shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lirë dhe të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit dhe shqiptimin e dënimit ndaj tij prej 15 vjetësh ai e priti me buzëqeshje.

Tani ai e kishte krejtësisht të qartë se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e shpartallimit të vet të sigurt.

Në mars të vitit 1990, në kazamatin famëkeq të Stara Gradishkës, ku qendronin Adem Demaçi dhe tridhjetë shqiptarë të tjerë, për herë të parë autoritetet policore lejuan të hynin brenda nëpunësit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Ndryshe, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). /KultPlus.com

Prezantohen artistët që do të marrin pjesë në edicionin e 7-të të ‘Onoffline’ nga Mural Fest Kosova

Mural Fest Kosova njofton se këtë vit do të mbahet edicioni i shtatë i “Onoffline”, ku edhe janë bërë të njohur artistët pjesëmarrës, shkruan KultPlus.

“Fryma moderne e inovative e edicionit të sivjetëm mishërohet me veprat e artistëv”, thuhet në njoftimin e tyre, ku edhe u prezantuan artistët e ri.

Pra, kjo listë është e përbërë nga emra ndërkombëtarë dhe vendor, duke përfshirë: “Doug Gillen, Zane Prater, Maximiliano Badnasco, Dridal, Theo Magma, Gabriel Pitcher, Mate Artist, Retroyone, En”.

ON/OFFLINE vjen me datat 7-14 Maj, në Ferizaj, Kosovë. Aty do të bëhet edhe prezantimi i shumë muraleve të reja që do punohen në Ferizaj. /KultPlus.com

Daily Mail përshkruan fotografitë e Dua Lipës, e cila shfaqet briliante në rrjete sociale

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë disa fotografi nga jeta e saj, teksa është duke vazhduar turneun e saj të albumit “Future Nostalgia” në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell KultPlus.

26-vjeçarja në disa fotografi të publikuara në “Instagram” shihet duke nxjerrë në pah barkun e saj me një palë tuta sportive me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë me grafike.

Tabloidi britanik e përshkruan veshjen e saj në imazhin e parë sikurse me një grim të lehtë, e gjithashtu është e shtrirë në divan.

Pamjet e tjera argëtuese treguan yllin duke kërcyer mbi një shtrat të madh me pizhamet e saj, të cilat ajo i shkroi me shaka: ‘Kurthi i fundit i etjes’.

Postimi përfshinë edhe yllin duke rregulluar flokët dhe grimin përpara se ajo të performonte përpara publikut të Mançesterit, koncert të cilin Lipa e vlerësoi shumë.

Ylli e përfundoi postimin e saj me një klip të saj duke performuar në skenë në një arenë të mbushur plotë me publik.

Dua hyri në Instagram të martën për të ndarë disa foto nga prapaskenat e shfaqjes së saj në Leeds të Anglisë një natë më parë.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme në fotot, të cilat e tregonin atë duke u ngjitur në tavolinën e saj, teksa pozonte para një pasqyre. /KultPlus.com

Kujtojmë që Dua po bën një turne nëpër Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit të ardhshëm, që përfundon në Londër para se të niset për në Belgjikë për të udhëtuar në pjesën tjetër të Evropës.

Ylli i ‘Mad Men’, Robert Morse ka vdekur në moshën 90-vjeçare

Aktori Robert Morse, i cili filloi karrierën e tij në Broadway dhe më pas u bë një yll i ‘Mad Men’, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga Jordan Bell i agjencisë së talenteve BRS/Gage, i cili tha se Morse “vdiq në paqe në shtëpi pas një sëmundjeje të shkurtër”.

Në Broadway, Morse filloi rolin e J. Pierrepont Finch në “How to Suceed in Business Without Really Trying”, për të cilin ai fitoi një çmim “Tony”.

Gjashtë vjet më vonë, në 1967, ai luajti në versionin filmik të të njëjtit muzikal. Morse gjithashtu fitoi një çmim “Tony” për shfaqjen e tij të vitit 1990 me shfaqjen “Tru” , në të cilin ai luajti Truman Capote. Ai u nominua për tre çmime të tjera “Tony” gjatë gjithë karrierës së tij.

Gjenerata e ardhshme, megjithatë, do ta njohë atë nga hiti i televizionit “Mad Men”, në të cilin ai luajti Bertman Cooper, ikona e reklamave dhe partneri themelues i Sterling Cooperm roli i cili i dha atij pesë nominime për “Emmy”.

Interpretimi në skenë kishte një rëndësi të madhe për Morse, i cili e quajti veten një “komedian muzikor”.

Aktori u shfaq për herë të fundit në Broadway në një ripërpunim të vitit 2016 të “The Front Page”. /KultPlus.com

‘Chopin PianoFest Prishtina’ fillon më 9 maj

Chopin Piano FEST Prishtina 2022 e nis rrugëtimin e sivjetmë më 9 maj 2022, me dy deri në tre netë ngjarjesh gjatë çdo jave të muajit deri në koncertin përmbyllës, më 8 qershor 2022. Festivali do të ofrojë koncerte, masterklasë me studentë, konkursin tradicional të Çmimit Special si dhe konkursin kompozicional ‘Për nder të Chopin-it’.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se edicioni i sivjetshëm do të sjellë muzikantë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Franca, Austria, Gjermania, Italia, Hungaria, Holanda, Sllovenia dhe Spanja.

Festivali do të mbledhë pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtar, që interpretojnë jo vetëm veprat e Chopin-it, por edhe kompozitorë të tjerë të njohur, klasikë dhe bashkëkohorë.

Të ftuarit do të prezantohen me kompozime për solo piano dhe ansamble muzikore për piano (trio, duo, sekstet). Niveli i lartë artistik i programit është përgatitur nga drejtoresha artistike e festivalit Lejla Haxhiu-Pula dhe do të ofrojë përjetime të reja të interpretimit të repertorit kryesor të muzikës për piano siç u veprua edhe në edicionet e fundit, ku performuan pianistë të mëdhenj botëror.

Qëllimi i Chopin Piano FEST nuk është vetëm të ofroj emra të rinj, por edhe të sjell muzikantët më të mirë në Kosovë, të krijojë miqësi dhe rrjete bashkëpunimi. / KultPlus.com

“The Godfather”, një kryevepër e brutalitetit dhe poezisë

Nga Eusebio Ciccotti

(Formiche.net)

Për herë të parë mafia po u tregohej njerëzve me një seriozitet historik dhe antropologjik.

Për herë të parë aspekti njerëzor i mafiozit e bëri këtë të fundit një hero “pozitiv”. Skenat e dhunës brutale alternoheshin me momente poezie, duke e trazuar psikikën e spektatorit, dhe duke konkurruar me përsosmërinë stilistike.

Kjo ishte tronditja që shkaktoi dalja në kinema e filmit “The Godfather” (Kumbari) në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo, bazuar në romanin e njohur me të njëjtin titull, botuar për herë të parë në vitin 1969.

Të gjithë e mbajnë mend fillimin e filmit me siçilianin Bonasera (Salvatore Corsitto) që i kërkon Don Vito Corleones (i interpretuar nga një Marlon Brando tejet i zhytur në të thella), për të vrarë 2 të rinj amerikanë, që ishin fajtorë për çnderimin e vajzës së tij.

Vito e kundërshton duke i thënë se ai ka qenë gjithmonë asnjanës, se nuk ka pranuar mbrojtje në të kaluarën, dhe tani “ti më kërkon të vras 2 njerëz, dhe nuk më quan as “Kumbar”.

Bonasera e kupton situatën, ulet në gjunjë i puth dorën dhe e thërret “Kumbar”, si një rit besnikërie dhe nënshtrimi. Ajo skenë zhvillohet e gjitha nën dritën e zbehtë të studios së DonVitos, dhe dëshmitarë ishin vetëm bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Në atë ditë të vitit 1946, po kremtohej në kopshtin e madh të shtëpisë dasma e së bijës.

Tonalitetet e gjysmë errësirës në atë skenë justifikohen objektivisht nga drita verbuese e një dite vere që vjen nga jashtë. Por në fakt, Francis Ford Coppola shtoi enkas tonalitet e errëta për arsye semantike. Ai i kërkoi drejtorit të fotografisë, Gordon Willis, të shmangë reflektimin e dritave të brendshme në bebëzat e syve të protagonistëve, për t’i bërë fytyrat e tyre më dramatike, më të ngurta dhe pa emocione.

Simpatia e spektatorin për “mafiozin” në filmin “Kumbari” lind kur djali më i vogël i DonVitos, Michael (Al Pacino, që interpreton një vrasës-filozof me fytyrë intelektuali), u rikthye në shtëpi i dekoruar nga lufta dhe u fejua me May (interpretuar nga Diane Keaton), edhe pse nuk kishte lidhje me aferat kriminale të familjes, detyrohet që të marrë pjesë në to. Në fakt Don Vito synonte ta mbante atë “jashtë biznesit familjar. Por kur bie pre e një atentati që gati i mori jetën të kryer nga familjet rivale mafioze në Nju Jork, i riu Michael e gjen veten në qendër të botës së krimit.

Për të gjithçka fillon kur rastësisht shkon në spital për të vizituar të atin, që ishte shtruar atje pas atentatit. Çuditërisht, spitali ishte i shkretë, i gjithë stafi kishte ikur. Infermierët kishin lënë bukën në mes. Në hyrje nuk kishte asnjë polic.

Edhe pse ende jo një mafioz, si një oficer i dekoruar i ushtrisë Michael e kupton, se pacienti është lënë qëllimisht vetëm. Ai i kërkon infermieres së vetme që ndodhej në spital që ta ndihmojë: “Ti e di kush është babai im. Ata po vijnë që ta vrasin. Ju lutem më ndihmoni ta çoj në një dhomë tjetër”.

Michael dhe infermierja e shtyjnë shtratin përmes një korridori derisa sa mbërrijnë në një bodrum. Më pas, aty shfaqet një i njohur i babait të tij, luleshitësi i lagjes, që mbante në dorë një buqetë me lule. Michael e dërgon në shkallët e spitalit, përpara derës së përparme të godinës.

Pasi e fshehur të atin, Michael i bashkohet luleshitësit duke pozuar si një mafioz.

Ai ngre jakën e palltos, dhe e fut dorën në njërën anë të gjoksit, si për të lënë të kuptohet se është i armatosur. Michael bën të njëjtën gjë. Është një leksion i vërtetë regjisure. Pak sekonda më vonë para spitalit mbërrin një krye–mafioz.

Ata i shohin të dy burrat në krye të shkallëve të spitalit. Mendojnë se janë 2 truproja të armatosur, ndaj largohen menjëherë. Kjo skenë është prova e parë e shkëlqyer, në të gjithë trilogjinë (The Godfather II 1974, The Godfather III në vitin 1990), i një sërë skenash të paharrueshme që Al Pacino do t’i sjellë në kujtesën e spektatorit.

Në atë moment shohim metamorfozën e Michael, nga një hero lufte në një vrasës, për të “shpëtuar” jetën e babait të tij, dhe për të “ndëshkuar” policinë e korruptuar: vrasjen në restorant të mafiozit Sollozzo dhe shefit të policisë Mccluskey që kishte miratuar atentatin ndaj Don Vitos, dhe që u përpoq ta eleminonte në spital.

Skena, e ndërtuar me një suspansë të atillë që të lë pa frymë, shkakton ende sot shumë emocione. Michael shkon në tualet duke i lënë që të dy në tavolinë, pasi u kontrollua për armë nga Sollozzo. Në tualet, ai kërkon me ankth armën e fshehur. Më pas rikthehet në tryezë.

Është shumë i tensionuar. Qëndron në një formë që krijon përshtypjen sikur nuk do të mundet ta realizojë hakmarrjen e tij. Kështu mendon spektatori. Më pas, si një gjarpër që bën sikur është në gjumë, nxjerr befas armën. Në fillim qëllon mbi Sollozzo-n dhe më pas mbi kapitenin e policisë. Që të dy i godet në mes të ballit.

Por Coppola është edhe një mësues poezie. Këtë e shohim tek joshja, sipas traditës në Italianë e Jugut, që i bën Michael Apollonias në Siçili, ku fshihet pas vrasjes së dyfishtë. Apo kortezhi i dasmës, midis shtëpive të qytetit, përgjatë urës së gurtë, një “fjongo e bardhë” pafajësie në mesin e një serie krimesh.

Një rindërtim filologjik i traditave popullore deri në detaje: skena përfundon me kremtimin e ceremonisë së përbetimit në latinisht. Kur bëhen bashkë Coppola dhe Puzo janë të paarritshëm, veçanërisht në shkrirjen e kundërtave të jetës.

Besimit të krishterë dhe mëkatit vdekjeprurës; lindjes dhe masakrës; të mirës dhe së keqes; Parajsës dhe Ferrit. Gjatë pagëzimit të nipit, djalit të motrës Connie dhe bashkëshortit të saj Carlo Rizzi (i cili shpesh e rreh atë), Michael ekzekuton të gjithë krerët e tjerë të familjes rivale të Nju Jorkut, duke përfshirë Tession, një ish-besnik të Don Vitos, që më pas i bashkohet bandës rivale.

Kohët e fundit, në një artikull të botuar në faqen e internetit të BBC-së, Nicholas Barber, kundërshtoi një shkrim të ekzagjeruar mbi filmin, që sipas tij ishte parë në mënyrë “feministe”, duke argumentuar se “nuk është e saktë të thuhet se gratë injorohen” nga Coppola.

Në fakt siç e kujton edhe Barber filmi fillon me historinë e një vajze të çnderuar (vajza e Bonaseras). Unë do të shtoja edhe skena të tjera jo më pak të rëndësishme: nuses së tij të re Apollonia, Michael i kushton kohë duke e mësuar të ngasë makinën (jemi në vitin 1947!).

Po ashtu, Santino mbron motrën e tij kur ajo rrihet nga i shoqi Carlo. Infermierja mund të ikte ose të refuzonte ta ndihmonte Michael të shpëtonte Don Viton. Kay e verbuar nga dashuria për Michael, nuk e sheh se si jetojnë ata njerëz, por do të ndërgjegjësohet në “The GodfatherII”.

Duke marrë parasysh mjedisin patriarkal në familjen Corleone, të rënduar nga konteksti mafioz dhe periudha historike, nuk na duket se skenari u jep personazheve femra vetëm rolet e grave të nënshtruara dhe pasive.

Juristë, gjyqtarë, pedagogë, sociologë e psikologë pyesin veten prej vitesh nëse një film, me një regji që nuk ka asnjë mangësi, me një skenar novator, dhe një kujdes të përsosur ndaj mjedisit historiko-sociologjik, me një kolonë zanore të rafinuar të Nino Rota, pa përmendur mjeshtërinë e madhe të aktorëve (Marlon Brando, Al Pacino, Diane Keaton, Robert Duvall, James Caan, Al Lettieri etj), ka të drejtë t’i kthejë atentatorët në heronj “pozitivë”.

Për këtë arsye, shikimi i kryeveprave të cilat mund të frymëzojnë admirim tek adoleshentët, edhe në aspektet etike negative, duhet të udhëhiqet nga edukatorë ekspertë. Duke iu shmangur leximit sipërfaqësor dhe imitimeve të lehta emocionale, dhe duke bërë dallimin midis realitetit dhe trillimit, midis ligjit dhe krimit, ai që mbetet është arti i kinemasë.  Ashtu si tek “Kumbari”. /bota.al/ KultPlus.com

Ministri Çeku: Krenari pa fund të shohim punën e artistit Jakup Ferri dhe paraqitjen dinjitoze të Kosovës

Kosova ka hapur zyrtarisht Pavijonin në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie.

Me instalacionin “Monumentaliteti i Përditshmërisë” të artistit Jakup Ferri, Kosova prezantohet sivjet në ngjarjen më të madhe në botë të artit bashkëkohor.

Në edicionin e sivjetmë, të 59-in me radhë, Kosova merr pjesë për herë të pestë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit. Pavijoni i shtetit më të ri të Evropës është krahas atij të Ukrainës që paraqitet me ngjyra të zymta.

Me këtë rast, i pranishëm në hapjen e Pavijonit të Kosovës ishte edhe ministri Hajrulla Çeku i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet soicale ka përgëzuar artistin Ferri për punën e tij.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

Në një mjedis plot energji pozitive dhe shumë pjesëmarrës, sot hapëm për vizitorë nga mbarë bota pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venecias.

Krenari pa fund të shohim punën e artistit Jakup Ferri dhe paraqitjen dinjitoze të vendit tonë në një prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare të artit. Hapësira plot jetë e pavijonit ku gjithçka brenda tij është e punuar dhe kuruar deri në detajin e fundit po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve dhe ky fakt na gëzon shumë.

Përgëzime artistit Jakup Ferri, kuratores Inke Arns, komisioneres Alisa Gojani Berisha dhe gjithë ekipit për punën që kanë bërë në prezantimin e vlerave të krijimtarisë sonë artistike. / KultPlus.com

‘Jetova me vullnet se kërkova veç shëndet e prapë u bëra një tjetër çorbë pikante për kafshët në këtë qytet’

Arbër Selmani

Po të ma çante në mes trurin

Po të ma çante në mes trurin
mësuesja e biologjisë
kur në klasë të pestë më përplaste për tabelën e zezë,
fije të vogla do të rrëfenin për një fëmijë të përvuajtur
do të bënin dritë copat e thyera të kafkës sime
do të shihnit skena filmi ku mbizotëron trauma, rrahja, terrori, dora e hekurt e një edukatori
do të ngulfateshit që një djalë të vogël e shqyet në fëmijëri.

Po të ma çante në mes trurin
rrugaçi i lagjes
kur më goditi me shufër në mes të udhëkryqit afër shtëpisë,
qelizat do të shpërthenin si fishekzjarret në natën e lumtur
cipa e hollë do të ishte një tepih i kuq i shpalosur në gjak
do të shihnit, në rrugën e betonuar, një qenie që e vratë
do të shihnit një palcë kurrizore të lënduar, gërrithur si me shpatë.

Po të ma çante në mes trurin
komshiu i dy kateve më poshtë
kur më trullosi nëpër shkallë, në mes të një bisede,
do të shihnit mendime të mia të qelbura si shirita kasetash,
mendët e mia do ta mallkonin mirësinë, shoqërinë, fqinjësinë
do të vërenit dhimbjet e mëdha që i pata…
në copa pllakash të verdha
telat e kapur e të zënë peng,
lotët që atë ditë, dy orë më herët, nuk i derdha.

Po të ma çante në mes trurin
vetura e zezë që më hodhi tre hapa larg,
se i gjori harroi ta shtypte fraksionin e frenimit
lëvoret e nervave të mia do ta mallkonin secilën adrenalinë
do të shihnit hundë, sy, gojë, masakër, një poet të varfër
mërzitë e mia, gajlet, të shtrydhura, do t`ju kërkojnë përjetë llogari
do ta kuptonit se jetova me vullnet, se kërkova veç shëndet
e prapë, u bëra një tjetër çorbë pikante për kafshët në këtë qytet.

Po të ma çante në mes trurin
vetja ime, kur u rrëzova, në Tetovë, prej katit të dytë
të një ndërtese ende në mungesë banorësh,
nuk do të ndodhte asgjë, as ky libër, as kjo poezi
do të isha një shtatëvjeçar i shpërbërë, i mavijosur, ngjyrë hi
neuronet do të mi mbledhnit prej vendit të ngjarjes
do të shihnit sa shumë doja të jetoja, mëngjeset t`i sfidoja

po të më çahej ndonjëherë truri, nga një tjetër njeri,
se qenkam unë i çmenduri. / KultPlus.com

Me romanin “Pusulla të Verdha”, Vera Bekteshi fiton çmimin letrar “Kadare”

Mes 25 pjesëmarrësve, 5 finalistëve dhe tri herë renditjes së saj në top listën e këtij çmimi, Bekteshi sjell një libër të fortë dhe emancipues. Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale.

Ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për ndryshmin. / KultPlus.com

Panairi i librit akademik dhe shkencor, mbi 2000 tituj të Shqipërisë dhe Kosovës

Në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit u zhvillua sot një konferencë e përbashkët për shtyp midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, për të paraqitur programin në nismën e ndërmarrë për herë të parë në Shqipëri, për sa i përket panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor.

Panairi i organizuar në kuadër të veprimtarive kushtuar 50-vjetorit të themelimit të ASHSH-së, do të zhvillohet nga 22-24 prill në Tiranë.

Drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli, zv/kryetari i ASHSH-së Vasil Tole, ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi dhe prof. dr. Shaban Sinani, shprehën vlerësimet e tyre për arritjen e këtij bashkëpunimi ndërmjet institucioneve për të promovuar për herë të parë librin studimor dhe akademik në rang mbarëkombëtar duke përfshirë shtetet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe komunitetit arbëresh.

Akademiku Vasil Tole tha se “në këtë panair do të marrin pjesë 22 institucione të Arsimit të Lartë, Institute dhe Qendra Shkencore, si dhe 8 Ente Botuese jopublike, do të paraqiten mbi 2000 tituj studimorë dhe akademikë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe do të promovohen veçanërisht botimet e dy viteve të fundit në 52 aktivitete, që do të organizohen përgjatë ditëve të panairit”.

Në panair do të ndahen dy çmime mirënjohjeje për dy figura të rëndësishme në kontributin akademik, njëri prej të cilëve nga Shqipëria dhe një nga Kosova.

Gjithashtu, ASHSH-ja do të shpallë edhe konkursin për çmimet shkencore kombëtare për vitin 2021: Çmimi shkencor kombëtar “Eqrem Çabej”, çmimi shkencor kombëtar “Petrit Radovicka” dhe çmimi shkencor kombëtar “Aleks Buda”.

Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor ka për qëllim të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare në gjithë hapësirën shqiptare, duke synuar një prani përfaqësuese sa më të gjerë. /atsh/ KultPlus.com

‘Për vdekjen, nuk është e nevojshme asnjë poezi’

Shpëtim Selmani

Për

Kapitalistët dhe problemet e tyre le të shkruajnë
Poetët kapitalist,
Për të varfërit dhe hallet e tyre le të shkruajnë
Poetët e varfër,
Për epshin e ushtarit në frontin e lindjes
Le të shkruajë poeti me snajper në duar,
Për artin bashkëkohor dhe rruazat ne penjë,
Le të shkruajnë vetë ata,
Për paqen dhe rrezikun e përjetshëm,
Le të shkruajnë poetët e paqes, nëse ka,
Për dashurinë, le të shkruajnë kërmijtë
E ngjitur njëri me tjetrin,
Për politikën, jo faleminderit, nuk ka nevojë,
Për kuptimin e jetës, ndonjë fjalë aty këtu
Nga secili prej nesh,
Për seksin le të shkruajnë lisat e pranverës
Që gjallërohen,
Për vdekjen, nuk është e nevojshme asnjë poezi,
Le të shkruajnë të gjithë për atë që është e tyrja,
Nuk ka nevojë të ngatërrohen gjërat dhe
Të shqetësohen kot,
Ka mjaft preokupime të vërteta
Për secilin prej nesh,
Mjafton ta gjeni atë dhe të jeni
Si një nëndetëse që ulërin nëpër
Ujëra. / KultPlus.com

Në Bienalen e Venecias hapet pavijoni shqiptar “Lumturi Blloshmi. Nga e para”

U hap sot në hapësirat e Arsenales në Bienalen Ndërkombëtare të Venecias, pavijoni shqiptar, prezantuar me artisten Lumturi Blloshmi, kuruar nga Adela Demetja.

Në këtë edicion të 59-të Shqipëria vjen për herë të parë me një ekspozitë personale të një artisteje grua dhe që nuk jeton më.

Ceremoninë e hapjes e përshëndeti ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ndër të tjera u shpreh se “Lumturi Blloshmi është simboli i tejkalimit. I tejkalimit të çdo lloj vështirësie që të përball jeta.

“Lumturi Blloshmi është simbol i brezit të vet, që krijoi në një periudhë të egër për artin e më pas u përballën me ndryshimet e sistemeve politike, që i detyronin të vraponin për të kapur kohën e humbur nën diktaturë”, tha ministrja.

Margariti e cilësoi ekspozitën një copëz autentike shqiptare, që i prezantohet botës si një histori personale, por edhe si përfaqësuese e një brezi artistësh, që tejkaluan barrierat e regjimit, duke filluar çdo herë nga e para.

“Jam e kënaqur që këtë vit kemi në Bienale një skuadër më së shumti femërore, paraprirë nga Lumja, te Adela e stafi që bënë të mundur ngritjen e këtij pavijoni, në një format, që aq sa zbulon aq edhe na lë shijen e misterit dhe dëshirën për të zbuluar më shumë mbi botën e një artisteje; që i rri më së miri konceptit të përgjithshëm të këtij edicioni, që kurohet nga Cecilia Alemani, e para grua italiane në këtë pozicion kaq të rëndësishëm”, u shpreh Margariti.

Ndërsa kuratorja Adela Demetja u shpreh se asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur, që do të thotë promovimin e veprës së Lumturi Blloshmit.

“Lumja na ka lënë një arkiv shumë të pasur, e shtrirë në një periudhë të gjatë kohore. Na ka lënë vepra, dorëshkrime, letra, përmes së cilave kuptojmë botën e saj dhe kontekstin ku ajo jetoi”, tha Demetja.

I pranishëm ishte edhe nipi i artistes, Ervin Blloshmi, i cili u shpreh se Lumja “u martua me artin e saj”, jetoi për të dhe tejkaloi të gjitha pengesat që i përballi jeta.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë shumë artistë e artdashës nga Shqipëria e Kosova dhe pavijoni shqiptar u vizitua nga personalitete të artit dhe kulturës botërore.

Artistja Blloshmi u nda nga jeta në vitin 2020 për shkak të COVID-19.

Pavijoni

Puna ndër vite e Lumturi Blloshmit dhe koncepti kuratorial e vendos Pavijonin Shqiptar brenda kuadrit politik, artistik dhe konceptual të edicionit të 59-të të Bienales së Venecias dhe diskursit aktual të artit bashkëkohor.

Prezantimi me titull “Lumturi Blloshmi. Nga e para” është i konceptuar si një ekspozitë që synon të hulumtojë, shqyrtojë, prezantojë dhe ripozicionojë veprën dhe jetën e Lumturi Blloshmit në historinë e artit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Prezantimi është konceptuar në tre pjesë. Thelbi i ekspozitës përbëhet nga një përzgjedhje e veprave të Blloshmit nga periudha të ndryshme. Arkitektura e ekspozitës është krijuar në bashkëpunim me arkitekten gjermane Johanna Meyer-Grohbrügge.

Nëpërmjet një mjedisi të ndërtuar virtualisht publiku qaset në botën personale dhe mjedisin krijues të Blloshmit, përmes një arkivi virtual, të krijuar në bashkëpunim të ngushtë mes kuratores dhe artistit britanik të realitetit virtual Alexander Walmsley.

Atmosferën e plotëson një film për Lumturi Blloshmin në formën e një dokumentari eseistik. Ky i fundit synon të dokumentojë jetën e Blloshmit, punën dhe qenien e saj. Sipas kuratores Demetja, dokumentari është në vetvete një lloj vepre artistike e bashkëkrijuar nga mendimet/veprat/imazhet e Lumturi Blloshmit dhe nga regjisori meksikan Tin Dirdamal.

Skuadra e Pavijonit Shqiptar:

Kuratore: Adela Demetja

Asistent kuratore: Eni Derhemi

Artist i Realitetit Virtual: Alexander Walmsley

Regjisor: Tin Dirdamal

Arkitekte e ekspozitës: Johanna Meyer-Grohbrügge

Këshilltare e Pavijonit: Vivien Trommer

Përfaqësues ligjor i Lumturi Blloshmit: Ervin Blloshmi

Komisioner: Ministria e Kulturës së Shqipërisë /atsh/ KultPlus.com

Grupi kosovar ‘Sytë’ sjell videoklipin e “Where Did the Love Go” (VIDEO)

Pasi debutuan në korrik të vitit 2018 në skenë, anëtarët e rok-grupit kosovar “Sytë”, po vazhdojnë me publikimin e projekteve muzikore, shkruan KultPlus.

Ky grup tashmë pak para disa minutave kanë lansuar videoklipin e këngës “Where Did the Love Go”. Kënga është e tëra në gjuhën angleze, e që njihet si veçantia e këtij grupi.

Ata janë të njohur për këngët: ‘Pink roses’, ‘Crying in the club’, ‘Nostalgia rocket’, ‘Feel it all’, ‘Tail Light’ e shumë të tjera. / KultPlus.com

Senatori amerikan: Është më urgjent se kurrë anëtarësimi i Kosovës në NATO

Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se tani është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, senatori Murphy tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e tona të përbashkëta për të vazhduar proceset e Kosovës për t’u bashkua si NATO-s ashtu edhe BE-së. Natyrisht se më shumë kemi të bëjmë me procesin e anëtarësimit në NATO dhe tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova që janë në perfieri të një Rusie të vënë në kënd, që këto shtete të kenë mbrojtje”, ka thënë ai.

Më tutje, senatori Murphy tha se i vjen mirë që Kosova ka pasur përparim në zhvillimin ekonomik dhe në luftimin e korrupsionit.

“Kjo është vizita ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen kaq mirë që po dëgjojë për zhvillimin ekonomik të vazhdueshëm në Kosovë dhe që jeni të fokusuar në luftimin e korrupsionit dhe përparimin që e keni arritur. E kemi filluar vizitën tonë në kampin “Bondsteel” dhe siç e dini ShBA-të vazhdojnë që të kenë një përkushtim të madh për sigurinë në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe vdekjen e sekretares amerikane të Shtetit, Madeliene Albrigt, e ku tha se familja er saj e çmon memorialin e ngritur në Prishtinë për ta përkujtuar rolin e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Na vjen keq dhe natyrisht jemi të pikëlluar për humbjen e sekretares së Shtetit, znj. Albright dhe që familja e saj me të vërtet e çmon memorialin që e keni ngritur këtu në Prishtinë për të përkujtuar rolin që ajo dhe SHBA-të e kanë luajtur për të ndalur gjenocidin në Kosovë”, deklaroi senatori amerikan. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Jemi me fat të kemi mbështetjen e vazhdueshme të miqve tanë amerikanë

Presidentja Vjosa Osmani së funmi ka pritur në takim senatorët amerikanë si: Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, ku i ka informuar ata mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përcjell KultPlus.

“Avancimi i Kosovës në trajektoren e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit është dëshmia më e fortë se populli jonë është i përkushtuar në rrugëtimin euro-atlantik”, thotë Osmani.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Kënaqësi të mirëpres senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis në Kosovë.

Senatorët i informova mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Përderisa Evropa po përjeton luftën në mes të demokracisë dhe tiranisë, Kosova, si gjithnjë, ka zgjedhur demokracinë. Avancimi i Kosovës në trajektoren e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit është dëshmia më e fortë se populli jonë është i përkushtuar në rrugëtimin euro-atlantik.

Kosova është më e fortë me aleatët e saj dhe jemi me fat të kemi mbështetjen e vazhdueshme të miqve tanë amerikanë. / KultPlus.com

Shtyhet afati i aplikimit në thirrjen publike për mbështetje financiare në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje për organizatat e profilizuara në fushën e artit apo të trashëgimisë kulturore, përcjell KultPlus.

Por afati për aplikim në thirrjen publike për mbështetje financiare në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore është shtyrë deri më datën 29.04.2022.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore për vitin 2022 renditë ndër prioritetet programore fuqizimin e rolit të skenës së pavarur kulturore në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, rritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimin dhe mbështetjen e talentëve të rinj, aktivizimin e të rinjve në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit dhe trashëgimisë kulturore, rrjetëzimin dhe promovimin e produktit vendor kulturor si produkt konkurrues në tregun ndërkombëtar të industrisë kreative.

Në funksion të prioritetit programor, thirrja për projekt-propozimet kulturore për vitin 2022 që mbulon fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore synon mbështetjen e projekt-propozimeve të OJQve dhe Individëve që zhvillohen në Republikën e Kosovës apo në shtetet e tjera, të cilët përmbushin objektivat e përgjithshme si në vijim:

Promovimi i artit dhe trashëgimisë kulturore përmes pasurimit, diversifikimit dhe rritjes së
cilësisë së jetës kulturore;

Nxitja e vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën kulturore brenda dhe
jashtë Republikës së Kosovës, me theks tek fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara;

Fuqizimi i koordinimit dhe partneritetit ndërmjet institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë
kulturore dhe shoqërisë civile përmes fuqizimit të skenës së pavarur kulturore dhe nxitjes së
akterëve të rinj që veprojnë në fushën e kulturës;

Promovimi i artit dhe trashëgimisë kulturore përmes zhvillimit të diplomacisë publike.

Projekt-propozimet e zhvilluara në përputhje me objektivat e përgjithshme dhe specifike duhet të
synojnë gjithëpërfshirjen duke siguruar përfshirjen aktive të grupeve të ndryshme të komunitetit në
aktivitetet përkatëse të projekt-propozimit, në veçanti të rinjtë, të moshuarit, vajzat dhe gratë,
personat me aftësi të kufizuara, komunitetin LGBTIQ, komunitetet pakicë, etj.

Të drejtë aplikimi me projekt-propozime në thirrjen publike për vitin 2022 kanë OJQ-të dhe Individët
që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i profilizuar në fushën e artit dhe trashëgimisë
kulturore. OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë në njërën nga kategoritë në vijim:

  1. Mbështetje për zhvillimin organizativ dhe programor të OJQ-ve të artit dhe
    trashëgimisë kulturore;
  2. Ngjarjet tradicionale të artit dhe trashëgimisë kulturore;
  3. Projektet dhe ngjarjet në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore;
  4. Projektet e krijuesve (artistëve) të rinj;
  5. Fondi i mobilitetit për promovim ndërkombëtar të artit dhe trashëgimisë kulturore
    të Kosovës.

OJQ-të dhe individët mund të aplikojnë me më së shumti 1 projekt-propozim në një nga katër
kategoritë e para (kategoria 1, 2, 3 dhe 4) të kësaj thirrje publike. Në këtë pikë mund të përbëjë
përjashtim aplikimi në kategorinë 5, për aktivitete të cilat nuk janë pjesë e integruar e projektpropozimeve të prezantuara për kategoritë 1, 2, 3 dhe 4. / KultPlus.com

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Thirrja_publike_Kulture_dhe_Trashegimi.pdf?fbclid=IwAR3V6G5ShA3-HEmz3pfIBVgCQ47hjdwgZ5Qzean-SUSf4XTL9k3fDNxlWJs

Mandl kritikon pesëshen e BE-së: Flisni kundër autoritarizmit dhe s’e njihni Republikën e Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili është edhe raportues për Kosovën në Parlamentin Europian, ka folur në debatin e PE-së mbi draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë. Fjalimin e tij, ai e filloi me kritikën që ia bën shpesh vendeve anëtare të BE-së për mosmbajtjen e premtimit për liberalizim të vizave për kosovarët, derisa më pas e ashpërsoi kritikën për pesëshen e BE-së që vazhdon të këmbëngulë në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Është një kohë kritike kur jemi duke diskutuar raportin e ri të Parlamentit Europian për Kosovën. Fakti që qytetarët e Kosovës ende nuk lejohen të hyjnë në BE pa viza është absurd. Nëse ky lëshim i madh i BE-së nuk do të ishte aq tragjik, kjo do të ishte thjesht qesharake. Kriteret ishin vërtet të tepërta, por janë përmbushur prej kohësh. Komisioni Europian e ka konfirmuar këtë. Parlamenti Europian ka folur vazhdimisht në mënyrë të qartë në favor të udhëtimit pa viza. Një pakicë e qeverive të shteteve anëtare po e ngadalësojnë dhe bllokojnë [procesin]”.

“Për pakicën e vogël të vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, tani është koha për të zënë hapin. Është e pabesueshme të flitet për unitetin e botës së lirë kundër autoritarizmit dhe dhunës nga njëra anë dhe nga ana tjetër të mos e njohësh Republikën e Kosovës. Me raportin aktual të Kosovës, Parlamenti Europian më shumë se kurrë duhet të vendosë për tejkalim të urrejtjes dhe dhunës, të ecjes drejt të bazuar në fakte, racionalitetit, mirëkuptimit, paqes dhe lirisë”.

Mandl në PE tha se në vend të pajtimit, plagëve të Kosovës po i hidhet kripë pa ndalë.

“Agresioni i Kremlinit kundër popullit në Ukrainë, i shoqëruar me krime lufte, zgjon kujtimet e popullit në Kosovë dhe e ushqen frikë”.

Eurodeputeti ka thënë se pikërisht në këtë kohë, shteti serb po refuzon të mbrojë qytetërimin e botës së lirë kundër luftës së përgjakshme të Rusisë dhe për më tepër po tregon mirëkuptim edhe më shumë.

“Si në zyrat e qeverisë ashtu edhe në rrugë kjo është e papranueshme, veçanërisht jo duke pasur parasysh faktin se BE-ja deri tani është donatori më i madh i Serbisë dhe madje i jep Serbisë edhe statusin e kandidatit, përndryshe prej Kosovës dhe Bosnjës”.

Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor, ka shtuar Mandl, mundet që me punë të përkushtuar të bëhet diçka si Silicon Valley i Europës.

“Popullsia më e re e Europës jeton atje, nuk ka pothuajse asnjë industri tradicionale, por ka shumë vullnet”./Express/ KultPlus.com

‘Miq të mirë, libra të mirë dhe ndërgjegje të pastër, kjo është jeta ideale’

Thënie të vlefshme nga Mark Twain

  1. Për të pasur sukses në jetë nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në veten.
  2. Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë.
  3. Mos ec vërdallë dhe të thuash se bota të ka borxh një jetë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ishte më parë këtu.
  4. Pleqëria është çështje e mendjes mbi materien. Nëse nuk ja vë mendjen nuk është me rëndësi.
  5. Sekreti i të ecurit përpara është të fillosh.
  6. I merr faktet së pari, pastaj mund t’i shformosh si të duash.
  7. Nuk mund të varesh nga sytë kur imagjinata është jashtë përqendrimi.
  8. Është më mirë të mbash gojën të mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë se je budalla dhe pastaj të e hapësh e të largosh të gjithë dyshimin.
  9. Mirësia është gjuha të cilën të shurdhët mund të e dëgjojnë dhe të verbrit mund të e shohin.
  10. Të frikuarit nga vdekja pason nga të frikuarit nga jeta. Njeriu i cili jeton në tërësi është i përgatitur të vdes në çdo kohë.
  11. Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për pushim dhe për reflektim.
  12. Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për reformim.
  13. Shokët e mirë, librat e mirë dhe ndërgjegjja e fjetur: kjo është jeta ideale.
  14. Mënyra më e mire të gëzosh veten është të tentosh të gëzosh ndonjë tjetër.
  15. Mungesa e parasë është rruga e të gjitha të ligave.
  16. Me sa duket nuk ka asgjë që nuk mund të ndodhë sot.
  17. Nëse e thua të vërtetën nuk duhet të mbash asgjë në mend.
Mark Twain pergjithesimet


18. Të gjitha përgjithësimet janë gabim duke përfshirë edhe këtë.
19. Patriotizmi mbështetë shtetin tuaj gjatë gjithë kohës, dhe qeverinë tuaj kur ajo e meriton.
20. Guximi është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës.
21. Të heqësh dorë nga duhani është puna më e lehtë në botë. E di sepse e kam bërë vetë mijëra herë.
22. Kur isha djalosh me 14, babai im ishte aq injorant sa që mezi mund të duroja të e kisha plakun rreth meje. Por kur i bëra 21, isha i befasuar se sa plaku kishte mësuar për shtatë vite.
23. Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi mbi njeriun i cili nuk mund t’i lexojë ato.
24. Më mirë një premtim i thyer se asnjë premtim.
25. Kur je në dyshim thuaje të vërtetën.
26. Kam kaluar shumicën e jetës duke u merakosur mbi gjërat të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur.
27. Blejë tokë, nuk po prodhojnë më.
28. Sa më shumë gjërat janë të ndaluara, aq më të njohura bëhen ato.
29. Mos i lejoni shkollimit t’i pengojë edukimit tuaj.
30. Sa më shumë e sqaron, aq më shumë nuk e kuptoj.
31. Kur isha më i ri mbaja në mend çdo gjë, kishte ndodhur apo jo.
32. Sinqeriteti është politika më e mire – kur ka para në të.
33. Nuk është madhësia e qenit në dyluftim, është madhësia e dyluftimit në qen.
34. E gjitha që të duhet është injoranca dhe vetëbesimi dhe suksesi është i sigurt.
35. Mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
36. Le të supozojmë se je një idiot dhe le të supozojmë se je një anëtarë i Kongresit; por po përsëritëm.
37. Klima është çfarë presim, moti është çfarë marrim.
38. Njeriu i cili kapë macen për bishti mëson diç që në asnjë mënyrë tjetër mund të e mësojë.
39. Asnjëherë nuk kam lejuar që shkollimi im t’i ndërhyjë edukimit tim.
40. E pyeta Tomin nëse shtetet gjithmonë kërkojnë falje kur bëjnë gabime dhe ai tha: “Po, të voglat kërkojnë.”
41. Informacioni më interesant vije nga fëmijë, pasi që ata thonë gjithë atë që dinë dhe pastaj ndalen.
42. Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
43. Është nga mirësitë e Zotit që në shtetin tonë ne kemi këto tri gjëra të pa thëna të çmueshme: lirinë e fjalës, lirinë e vetëdijes dhe maturinë për të mos praktikuar asnjërën nga këto.
44. Kur gjuan për dashuri, josh me zemër jo me tru.
45. Shumë gjëra të vogla janë bërë të mëdha përmes llojit të përshtatshëm të marketingut.
46. Kur njerëzit nuk na respektojnë jemi ashpër të dëshpëruar; ndërsa në zemrën private asnjë njeri nuk e respekton veten edhe aq.
47. Raca njerëzore ka një armë vërtetë efektive dhe kjo është e qeshura.
48. Personi i cili nuk lexon nuk ka përparësi mbi personin i cili nuk mund të lexojë.
49. Dallimi mes fjalës së duhur dhe fjalës gati të duhur është sikur dallimi mes rrufesë dhe xixëllonjës.
50. Rrobat e bëjnë njeriun. Njerëzit e zhveshur kanë pak ose aspak ndikim në shoqëri.
51. Le të jetojmë ashtu që kur të vdesim edhe sipërmarrësit t’i vije keq.
52. Kur nevrikosesh, numëro deri në katër; kur je shumë nervoz, betohu.
53. Kujdes nga librat e shëndetit. Mund të vdisni nga një gabim shtypi.
54. Nuk mora pjesë në varrim, por dërgova një letër lajmërimi duke thënë se kam miratuar atë.
55. Gjithmonë respekto eprorët, nëse ke ndonjë.
56. Njeriu është kafsha e vetme e cila skuqet. Ose duhet të.
57. Bëhu i mirë dhe do të jesh i vetmuar.
58. Bëje detyrën tënde sot dhe pendohu nesër.
59. Nëse librat nuk janë shoqëri e mirë, ku do ta gjejë atë?
60. Rrobat nuk e bëjnë thjeshtë njeriun, rrobat janë njeriu. /KultPlus.com

‘Më shkruaj një letër me dorë’, promovohet libri me poezi i Vladimir Myrtezai

“Më shkruaj një letër me dorë” titullohet libri i piktorit dhe studiuesit Vladimir Myrtezai i promovuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Me këtë vëllim me poezi Myrtezai sjell reflektimin e fuqishëm mbi ndjesitë, realitetin dhe fenomenet që na rrethojnë. Në vargun e poezive të Myrtezait spikat aftësia për të ndërtuar imazhe përmes metaforës.

“Vëllimi poetik “Më shkruaj një letër me dorë” dallohet prej origjinalitetit dhe intonacioneve thellësisht vetjake, por që mua më zhvendos pa dashje dhe në mënyrë të pashmangshme në ato vitet ’80 të shekullit të kaluar, në Shkodrën e atyre viteve, kur krijuesi kishte një etje të madhe ekzistencialiste dhe artistike për të shprehur tensionin shpirtnor dhe psikik përmes një novatorizmi të kërkuar në mënyrë anarkiste dhe të sinqertë, shpesh nëpërmjet një epigonizmi të ezauruar e të pafaj”, shprehet në parathënien e librit Rudolf Marku.

Sipas Markut, poezia e Vladimir Myrtezait të paktën në këtë libër, shënon faqet e një ditari reflektiv me tone bisedore dhe argumentuese, përvijuar me anë të një monologu të brendshëm, që plekset dhe bashkohet me regjistrat kaotikë të përditshmërisë.

Gjatë promovimit aktorja Adriana Tolku recitoi për të pranishmit disa poezi nga libri “Më shkruaj një letër me dorë” të Vladimir Myrtezai.

Në kuadër të promovimit të librit u çel edhe ekspozita e piktorit Leon Çika, me kurator Vladimir Myrtezai.

Vladimir Myrtezai ka lindur në Shkodër në vitin 1958. Ai studioi në Shkollën e Mesme Arte “Jordan Misja” në Tiranë dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku punoi në Institutin e Monumenteve të Kulturës për dhjetë vjet dhe pastaj filloi jetën e tij akademike në Akademia e Arteve të Bukura, por kësaj here si profesor në pikturë, por njëkohësisht edhe në departamentin e Multimedias. Ka hapur shumë ekspozita si brenda edhe jashtë vendit, si Berlin Athinë, SHBA, etj. Myrtezai ka marrë pjesë shumë herë në konkursin ndërkombëtar të artit “Onufri”. Prej disa vitesh ai kontribuon me shumë sukses edhe në fushën e të shkruarit./ KultPlus.com

Rita Ora shpërthen në lot teksa flet për betejën e nënës së saj me kancerin

Rita Ora shpërtheu në lot teksa ka folur për betejën e nënës së saj me kancerin në “The Voice Australia”.

Këngëtarja 31 vjeçare e cila është pjesë e jurisë në versionin Australian të shfaqjes së talentëve, u prek nga historja e familjes së Aleisha Gram, pasi e reja zbuloi se nëna e saj kishte luftuar me kancerin për dy vitet e fundit.

Rita shpjegoi se nëna e saj Vera, kishte luftuar gjithashtu me kancerin, ndërsa ajo u përlot nga kujtimet e kohërave të vështira nëpër të cilat ajo dhe familja e saj kaluan. Duke folur për këtë pjesë shumë të vështirë, Rita fshiu lotët, transmeton Klankosova.tv.

“Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me atë këngë. Nëna ime, ajo gjithashtu kishte kancer”, u shpreh ajo në emision, teksa vlerësoi performancën e Aleishës.

“Kur ajo shkonte dhe merrte trajtimin e saj dhe po i humbisnin flokët dhe gjëra të tjera, ne ishim adoleshente. Ishte vërtet e çuditshme të shihje nënën tënde, si të mos ishte superheroin që gjithmonë mendon se do të jetë nëna jote”.

Rita tha se kishte vështirësi të fliste për të gjitha.

Ajo shtoi: “Unë as që mund të flas”.

Kryeministri Kurti: Vit i artit dhe promovimit ndërkombëtar të shtetit tonë

Në prag të hapjes së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim në rrjetet sociale dedikuar artit në Kosovë, përcjellë KultPlus.

Këtë vit, Kurti e ka quajtur vit i artit dhe prodhimit ndërkombëtar të shtetit tonë. Sipas tij, Arti është ura jonë lidhëse me botën.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Sot hapet pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit në botë. Republikën tonë do ta përfaqësojë artisti bashkëkohor Jakup Ferri me veprën “The Monumentality of the Everyday”, që për kuratore ka gjermanen Inke Arns dhe komisionere Alisa Gojani-Berishën.

Sivjet Prishtina do të jetë nikoqire e Bienales Nomade Evropiane, Manifesta (edicioni 14), e cila në edicionin e kaluar u mbajt në Marsej (Francë), ndërsa pas Prishtinës shkon në Barcelonë (Spanjë). Afër 100 artistë nga 32 shtete të botës, gjysma e tyre nga Kosova, nga 22 korriku për 100 ditë rresht do ta shndërrojnë Prishtinën në hapësirë të artit dhe transformimit të hapësirave publike.

Para tri javësh u mbyll Expo Dubai, ndërsa Kosova u paraqit me artistët e saj të dalluar dhe me eksponate muzeale e vepra të artit, si dëshmi e vlerave dhe potencialit të jashtëzakonshëm kulturor e identitar.

Festivalet ndërkombëtare të Kosovës edhe sivjet do të sjellin emra të njohur të artit nga e gjithë bota, nga filmi te muzika, nga arti pamor te romani grafik. Artistë të shumtë nga e gjithë bota zbarkojnë në shtetin tonë gjatë gjithë vitit përmes festivaleve tona që kanë krijuar identitet të fuqishëm ndërkombëtar.

Viti 2022 shënon edhe nisjen e programit tre vjeçar për blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë. Përveç kësaj, do të ndahen 20 bursa për studim në arte dhe trashëgimi kulturore në universitete botërore. Kurse gjatë pjesës së dytë të vitit do të vendosen themelet e institucionit më të ri shtetëror të artit, Muzeut të Artit Bashkëkohor, një mundësi shtesë për integrim dhe forcim të pozicionit të Kosovës në skenën botërore të artit pamor.

Këtë vit do të nënshkruajmë marrëveshje të bashkëprodhimit filmik me Francën në festivalin e Kanës, dhe me Izraelin më vonë gjatë vitit. Filmat tanë të suksesshëm edhe sivjet vazhdojnë të udhëtojnë nëpër festivale prestigjioze dhe të shfaqen në kinematë anekënd botës.

Në thirrjen publike për mbështetje të skenës së pavarur kulturore kemi krijuar skemën e veçantë të mobilitetit për prezantimin e produktit tonë artistik në botë. Organizatat kulturore dhe artistët e pavarur do të gëzojnë mbështetje të rritur për paraqitje ndërkombëtare.

Arti është ura jonë lidhëse me botën. / KultPlus.com

Një vijë, shumë shpirtra

Ilir Muharremi, kurator i ekspozitës

Fillon nga ideja, niset nga më e thjeshta, nga kreativiteti, pastaj lëkund dorën drejt një forme minimaliste e që duket e përgatitur, e ngjeshur nga shpirti, e kontrolluar nga mendja dhe e spikatur nga ndjenja. Portreti çveshët nga çdo ngjyrë, tonalitet, nuancë, perpesktivë, hije, dritë, nga çdo ngarkesë, vazhdohet vetëm në domosdoshmën dhe  më të thjeshtën. Linjat kur tërhiqen, vazhdojnë brenda ritmit të rregullt, përkufizojnë formën me ngjashmërinë, pra karakterin e personazhit, psikologjinë, zë gjestin e tij, gjithmonë duke përdorur hapësirën si plotësim, komunikim të portretit dhe gjysmë portretit.

Artisti Visar Kryeziu shprehë atë unitetin dhe veçantin e veprës së artit, detyrën më të rëndë, atë që i pushon brenda vetes, që është e thjeshtë, e veçantë, si skicë e shpirtit e plotësim i mendjes. Në vete dhe në paraqitje veprat duken si një Fidia poet me forcë dhe ide moderne. Ai bënë një lëvizje prapa në histori pra shfaq portretin e Mbretëreshës Teutë, Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogadanit, Gjergj Fishtës, Pandeli Sotirit, Shote Galicës, Nënë Terezën, Marie  Shllakun, Adem Jasharit. Jetës së re i jep gjendje të zbukuruar të përsëritjes, rikujtimit shpirtëror, është një rizgjim që mbartë joshjen e dëshirës nostalgjike që ka humbur shumë te ne, që duket si një përqafim që zgjatë disa minuta, por gjysmë portretet e këtyre figurave, anfaz, profil, portret i kompletuar, peshojnë në një vijë, në një shpirt, në një pjalmë e magmë energjie nga bërthama e shpirtit dhe mendjes e triumfit që rritet brenda unit tonë. Pra një shenjë revolte për rikujtim të këtyre figurave të përjetshme që përmenden vetëm në faqe librash, mbas shkronjave, ndërsa imazhi i thjeshtësuar i këtij koncepti që paraprihet nga ideja, zgjon nostalgji figurative, estetike shumë shekullore.

Klithma e karakterit dhe pozicioni kompozicional i gjestit, është shumë origjinal, ngritët mbi ngjashmërinë, sikur artisti gërmon dhe gërmon drejt pozicionit si reflektim i shpirtërores, Gjergji, shfaqet profil, me mjekër, gjysmë portreti i Adem Jashari shfaqet anfaz me mjekër dhe me plis në kokë, është madhështia dhe fuqia e Gjergjit, është trimëria, epoka historike e Jasharit. Mbretëresha Tetutë qëndron anfaz, na shikon drejt e në sy, e krijuar me një linjë të thjeshtë e të hollë, me forcë shpirtërore, sikur dora e artistit lëkundet përballë një fakti historik, porse lufton me këtë  heroinë, me kokë përpjetë, brenda një portreti të minimizuar, shfaqet një shpirt Akili i fiksuar drejt qiellit të pafajësisë.

Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Anton Çetta, Leze Qena, Cima & Leci, personazhe tjera që jetësohen në këtë vepër. Nga një vështrim i shpejt, ose i zgjatur, këto portrete, të bëjnë t’i duash, dhe të përplasesh më të bukurën, sidomos me pjesën kompozicionale, me sfondin e bardh që i jep plotësim formës, pra përtej pjesëve të syrit, ballit, flokëve, e bardh në prapavijë dhe linja, plotësohen, bën të mundur gjestin, dhe këta njerëz pa ju ndez fenerin, duken të përsosur, shihet që janë bërë me kujdes, duke tërhequr lehtë linjën mbi sipërfaqen e bardh.

Sapo përhumbesh në këto kompozcione, ndjen rëndesën e historisë, pra mendimi i kthimit, jetësohet, ndizet ajo drita e cila vërtetë qëndron e shuar, ajo dritë ilire, pastaj barka lëkundet drejt mesjetës, fillojnë të shfaqen shkollat dhe edukata jonë e shquar dhe e pasur, jetësohet imazhi  i burgjeve, rrënkimeve të popullit tonë. Aktualizohet  plaga e hapur e luftës së fundit dhe lundrohet e lundrohet drejt artit, aktrimit, humorit, satirës dhe parodisë. I gjithë ky vizion, horizont, shtegtim, kronologji ngjarjesh dhe kohërash të përfaqësuar nga figuara të shquara, tregon një thesar të pastër kulturor, shkencor, luftarak dhe artistik. Arti i shërben historisë, ndërsa historia të vërtetës. Këto figura, reflektojnë më ndryshe janë të çveshura nga çdo petkë, bojë, porse nuanca shpirtërore mbetet e njëjtë.

“Nuk jam një person që flas shumë dhe pikërisht arti më plotëson, në njëfar mënyre je në ishullin tënd ku rregullat i bën ashtu si dëshiron ti”, shprehet Kryeziu./ KultPlus.com

Një Barbie e re për 96-vjetorin e Elizabeth II

Jubileu historik i platintë i mbretëreshës Elizabeth II do të përkujtohet nga marka e njohur e kukullave ”Barbie” me krijimin e një kukulle nderi me  imazhin e saj.

Mbretëresha Barbie Elizabeth II, e cila do të publikohet sot me rastin e 96-vjetorit të mbretëreshës, do të jetë e dallueshme menjëherë, me një fustan elegant dhe një fjongo blu të stolisur.

Shiriti rozë në kukull imiton atë që i është dhënë mbretëreshës nga babai i saj George VI, ndërkohë që ai blu imiton atë të gjyshit të saj, George V.

Kukulla do të jetë pjesë e koleksionit ”Barbie”, i prezantuar vitin e kaluar për të festuar individët vizionarë me ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme brenda shoqërisë.

Ajo do të prezantohet në një kuti të frymëzuar nga stilet e pallatit Buckingham, në 3D e zbukuruar me prerje që përfshin figurën dhe me një panel të brendshëm që tregon fronin dhe tapetin e kuq të dhomës ku gjendet froni./ KultPlus.com

Queen Elizabeth II Barbie https://app.asana.com/0/1135954362417873/1202129696234516/f Credit: Mattel

Donika Gërvalla në Këshill të Sigurimit, ua thotë në sy Serbisë e Rusisë krimet e bëra

Gati 40 vjet më parë, veprimtari Jusuf Gërvalla qe eliminuar nga UDB-ja serbe. E sot, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ua tha në sy Serbisë e Rusisë krimet e bëra. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, Gërvalla e përmendi edhe atentatin e planifikuar ndaj Dick Martyt, por edhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Veri.

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka mbajtur sonte mbledhje për ta shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Kosovën, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që u mbajt në Nju Jork, e përfaqësoi ministrja e Jashtme e vendit, Donika Gërvalla.

Donika Gërvalla, sot e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të dinjitetshme.

Ministrja Gërvalla përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës, për të cilat qeveria po thotë se vijnë nga Serbia, pastaj tha se Serbia e Vuçiqit mbetet kërcënimi më i madh i paqes në rajon.

Pasi ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, tha për Thaçin e Veselin se janë kasapët e Ballkanit, Gërvalla me të drejtë ia kujtoi Selakoviqit krimet që i ka bërë regjimi i Sllobodan Millosheviqit, i cili sot njihet si Kasapi i Ballkanit.

Pos përplasjeve në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, reagime të dy ekstremeve pati edhe nga përfaqësuesit e shteteve tjera në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Krejt në fund, Gërvalla përmendi edhe tentativën e Serbisë për ta eliminuar Dick Martyn, ngjashëm si UDB-ja ia kishte vrarë ministres babanë – Jusuf Gërvallën – në Gjermani.

S U L M E T  në Veri

Ishte shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e para që përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, për të cilat kryeministri Albin Kurti, tha se po vijnë nga Serbia. Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sulmin e vlerësoi si akt terrorist.

Ziadeh tha se sulmet në Veri kanë qenë shumë të ashpra dhe kryerësit duhet të sillen para drejtësisë.

“Incidente shqetësuese kanë ndodhur në veri të Kosovës. Sulmet kriminale kanë qenë shumë të ashpra. Ka pasur edhe gjuajtje me armë ndaj patrullave policore. Ata që kanë kryer këto vepra duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë Ziadeh.

Lidhur me këtë çështje Gërvalla përsëriti qëndrimet e Qeverisë Kurti.

“Ekipet tona të policisë etnikisht të përziera po sulmohen në kufi me armë, gurë, granata e gjithçka tjetër. Fatmirësisht nuk kemi ende asnjë të lënduar”, tha Gërvalla.

“Sulmet po vijnë nga territori serb dhe nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vuçiq. Serbia dhe Rusia vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon. Nëse nuk e mbyllim Kutinë e Pandorës të hapur nga Dodik, Putin e Vuçiq, Ballkani mund të bëhet përsëri vend i errët”, theksoi ajo.

Përplasja SHBA – Rusi

Aspiratat e Ukrainës drejt perëndimit bënë që në Evropë të krisë lufta pas më shumë se gjysmëshekulli. Por, Rusinë nuk po pengon vetëm Ukraina. Edhe përpjekja e Kosovës për t’u futur në NATO po e pengon Rusinë.

Përfaqësuesja e Federatës Ruse në Këshill të Sigurimit shprehu pakënaqësitë e saj dhe nuk harroi t’i përmendë akuzat ndaj UÇK-së për trafikim organesh.

“Jemi shumë të alarmuar nga përpjekjet e vazhdueshme që nga shkurti ku kryeministri dhe rrjeti i tij që ta minojë situatën në rajon, duke e përshkallëzuar retorikën anti serbe dhe duke e ftuar perëndimin që ta marrë Kosovën nën mbrojtjen e saj dhe ta mbrojë nga kërcënimet e pretenduara që qëndrojnë mbi të.

Prishtina ka filluar të kërkojë integrim të përshpejtuar në NATO për të kërkuar zbarkimin e një baze ushtarake në rajon. Kjo vjen si ide që të krijohet një ushtri e plotë në Kosovë e që është në kundërshtim të plotë me rezolutën 1244 dhe janë në rrezik që të përshkallëzojnë tensionet.”

“Dëshirojmë të kujtojmë kolegët tanë se ky mars shënon përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, ku mijëra civilë janë zhdukur. Qindra objekte mes tyre, spitale shkolla e monumente. UÇK-ja është zgjedhur si aleati në terren dhe krime të shumta të UÇK-së mbeten të pandëshkuara. Vrasje dhe trafikim organesh njerëzore.

Tani jemi në 2022 dhe ende po presim që nga Gjykata Speciale të ketë hetime të drejta dhe dënime meritore.”

I shpejtë ka qenë reagimi i përfaqësuesit të SHBA-së, atje ku ia tha në sy Rusisë se pas zhvillimeve në Ukrainë, s’ka të drejtë të mbajë ligjërata për të drejtat e njeriut.

“Është mbledhja e parë për UNMIK-un prej ndërhyrjes brutale të Rusisë në Ukrainë. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet i rëndësisë së veçantë. Duhet t’i përgjigjemi delegacionit rus. Filloi me informacione të rreme që i presim fatkeqësisht nga delegacioni rus këto ditë, që përdori termin uranium i varfëruar dhe radiacion. Nuk dua të marr kohë për këto informacione të rreme. Por, i kemi parë live pamjet nga Bucha e Mariupol që nuk besoj se mund t’i shohë asnjë rus. Të jesh nga delegacioni i një shteti që ka krijuar këto pamje nuk besoj se mund të mbajë dikush ligjërata për të drejtat e njeriut”, tha ai.

K A S A P I  i Ballkanit — Sllobodan Millosheviq

Një kërkim i thjeshtë në internet “the butcher of Balkan” na tregon më së miri se kush është personi që ka kryer masakra në Ballkan.

Por, kjo nuk e bind partizanin e Millosheviqit, ministrin Nikola Selakoviq, i cili insiston në njollosjen e krerëve të UÇK-së.

“Kasapët e vërtetë të Ballkanit janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që në këto momente janë në Hagë për krime të UÇK-së për veprimet e tyre të paprecedenta”, tha Selakoviq.

E Gërvalla ia kujtoi Selakoviqit autorin e masakrave në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Nuk dua të humbas shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit. Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UÇK-në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre. Anëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha ajo.

Tentativa e Serbisë për ta njollosur Kosovën duke vrarë Dick Martyn

Prokurori zviceran Dick Marty, raporti i të cilit i parapriu themelimit të Gjykatës Speciale, ka më shumë se një vit që po mbrohet nga autoritetet atje, pasi BIA serbe deshi ta ekzekutojë, për t’ia lënë më pas fajin Kosovës.

Kjo temë gjithashtu u përmend në Këshill të Sigurimit nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

“Ministri i Jashtëm jo vetëm që po mundohet të falsifikojë faktet, por edhe të krijojë një perceptim sikur Millosheviqi. Ai u mundua të krijojë një perceptim sikur serbët janë në rrezik dhe duhet ndërhyrja ushtarake për t’i mbrojtur. Kemi pasur raste të tilla. Kemi rastin “Panda” në Pejë ku faji iu la UÇK-së për vite të tëra, ndërkohë që ishin serbët që vranë serbët. Më lejoni të flas për Dick Martyn. Ai akuzoi për krime përfaqësues kosovarë që kanë kryer krime lufte gjatë luftës dhe pas saj. I njëjti, zotëri Dick Marty, u tha mediave ditëve të fundit se policia zvicerane iu afrua dhe i ofroi sigurinë më të mëdha për shkak se inteligjenca serbe deshi ta vrasë dhe t’ia lë fajin Kosovës. Janë fjalët e Policisë Zvicerane e jo të Kosovës. Është traditë e lashtë dhe shumë e rrezikshme. Siç e shohim edhe në Ukrainë kur njerëzit thonë se kemi njerëz në rrezik, e që ata nuk janë. Por kjo bëhet vetëm për përfitime politike. Serbët deshën ta vrasin e t’ia lënë fajin Kosovës”, tha Gërvalla.

“Nuk është për qytetarët serbë në Kosovë, pasi ata mbrohen nga një kushtetutë shumë moderne e krijuar më 2008. Jam krenare që them se kemi një ndër kushtetuat më moderne në Europë që u jep minoriteteve përfaqësim në të gjitha nivelet dhe institucionet. Nuk është për serbët por për Serbinë dhe qëllimet e tyre politike që ta largojnë shtetin e Kosovës. Por ne jemi aty dhe do të jemi aty. Kemi treguar se demokracia dhe liritë janë fundamentet tona. Nëse shihni shtetet tjera të Ballkanit perëndimor, kemi 90% aprovim të qytetarëve për anëtarësim në BE dhe më shumë se 90% në NATO. Ju apeloj që e dimë se lufta në Urkainë ju merr kohën që keni, por ajo që po ndodh tani në Ballkan dhe jo më 1999, të dërgoni mesazhin e duhur. Është shumë e madhe që të injoroni atë që po ndodh tani”, ka thënë Gërvalla.

“Babai im ishte një gazetar dhe muzikant në Kosovë. Ai u largua nga Jugosllavia që të shkonte në Gjermani dhe nga kjo tani ajo që quhej UDB, e tani BIA, që vranë në Gjermani në moshën 36 vjeçare për qëndrimet e tij për lirinë e Kosovës dhe janë të njëjtët serbë që kanë vrarë mbi 39 disidentë kroatë në Gjermani. Është një traditë e gjatë e vrasjes së personave në Evropë. Edhe kjo që Dick Marty tha, pasi ai nuk është mik i Kosovës dhe nuk do të jetë kurrë pasi akuzat që bëri ai do të bijnë në Gjykatë, por është mik i Serbisë dhe tregoi të vërtetën se deshët ju ta vrisni, është përvojë e gjatë e juaja. Të gjithë të nderuarit këtu e dinë“, tha ajo. / Nacionale / KultPlus.com