Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të vizitojë Ukrainën.
“Unë mendoj se ai është lideri i Shteteve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të vijë këtu”, tha Zelensky gjatë një interviste për CNN.
“Është vendimi i tij, sigurisht, dhe çdo plan do të varet nga situata e sigurisë”, tha Zelensky duke shtuar se ai mendon se ka gjasa që Biden të vizitojë vendin.
Uashingtoni thuhet se po shqyrton mundësinë për dërgimin e sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin ose sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Ukrainë, gjë që nëse është e vërtetë do ta bënte të pamundur që vetë Biden të udhëtonte në Kiev në një të ardhme të afërt./a.i/KultPlus.com
Me rastin e 102-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia Berat shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi, përcjellë KultPlus.
Çmimet janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara në thirrjen që ka shpallur Bashkia Berat dhe do të jepet nga një çmim për secilën prej kategorive.
Anëtarë të jurisë janë: Ymer Çiraku, Alda Bardhyli, Ndue Ukaj, Aleksandër Cipa dhe Yzedin Hima.
Gjinitë letrare të cilat do të zhvillohet ky çmim:
1.Cikël poetik me 7 poezi
2.Ese letrare me titull: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”
2.1.Ese letrare me titull :“Mrekullitë poetike të Firdeusiut e Sadiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.
3.Cikël me 9 poezi të përkthyera.
Afati i dorëzimit të krijimeve për konkurrim është data 30 prill 2022. Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2022 në 102-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.
Të gjithë tekstet mund t’i nisni në [email protected] / KultPlus.com
Sot, kujtojmë vdekjen e Vilhelm Vid (Wilehlm Wied), 26 Mars 1876-18 Prill 1945. Princ gjerman nga një familje protestante, i caktuar nga Fuqitë e Mëdha europiane në tetor 1913 në krye të shtetit shqiptar. Një dërgatë nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkoi më 21 Shkurt 1914 në Nojvid (Neuwed), për t’i ofruar zyrtarisht Vilhelm Vidit fronin e Shqipërisë.
Vilhelm Vidi erdhi në Shqipëri më 7 Mars 1914, në një situatë të ndërlikuar kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë sundimit gjashtëmujor u përpoq të ruante balancën ndërmjet interesave të Fuqive të Mëdha në Shqipëri. Pas shpërthimit në maj 1914, të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme kundër tij, u detyrua të mbyllej në Durrës, i mbrojtur nga forcat e tij. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore në gusht 1914, ekuilibri politik ndërmjet Fuqive të Mëdha europiane u prish dhe Vilhelm Vidi humbi mbështetjen ndërkombëtare. Abdikoi formalisht dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria me 3 Shtator 1914. / KultPlus.com
Sot, kujtojmë vdekjen e Vilhelm Vid (Wilehlm Wied), 26 Mars 1876-18 Prill 1945.
Rrjeti Ombrellë i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (RrOOSCAP) është duke e parë me shqetësim të lartë situatën e krijuar së fundi në sistemin arsimor të Kosovës si pasojë e mungesës së dialogut mes akterëve relevantë.
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpërndarjen e mjeteve financiare shtesë në muajin prill 2022 pa asnjë konsultë paraprake me palët relevante, ka barrikaduar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për hyrje në grevë dhe bllokadë totale të arsimit nga data 20.04.2022 duke mos konsideruar asnjë mjet tjetër sindikal. Në anën tjetër, pas publikimit të raportit me rezultate shqetësuese lidhur me përceptimet e nxënësve mbi cilësinë e arsimit, Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) pritet të marshojë në 29 komuna të Kosovës me kërkesa specifike për rritjen e mirëqenies dhe cilësisë në arsim.
Rrjeti fton me urgjencë Zyrën e Presidentës së Republikës së Kosovës (ZPRK) të përfshihet në këtë mes duke e ngritur problematikën në fjalë në nivel kombëtar përmes themelimit të “Këshillit Kombëtar për Cilësi në Arsim”. Kjo me qëllim të lehtësimit të komunikimit mes palëve që tanimë kanë bllokuar çdo kanal komunikimi mes vete dhe parandalimit të veprimeve që thellojnë më tej krizën në arsim. Rrjeti inkurajon Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që të rimendojnë pozicionet dhe qëndrimet aktuale duke u hapur për diskutime dhe gjetje të zgjidhjeve optimale për të shmangur çfarëdo veprimi që shkon në dëm të nxënësve të Kosovës.
Me këtë rast, rrjeti përkrah dhe qëndron pas kërkesave të Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK) që ndërlidhen me kthimin e vëmendjes kombëtare në çështjet që ndërlidhen me arsimin, specifikisht rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së arsimit në Kosovë. Në fakt është momenti i fundit, tanimë edhe i tejkaluar, për të prioritizuar dhe vënë në qendër të vëmendjes përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë dhe kjo vlen për të gjitha institucionet dhe të gjithë akterët tjerë shtetëror dhe social që në një apo tjetër mënyrë kanë ndikim në sistemin edukativo-arsimor të Kosovës.
Organizatat anëtare të rrjetit, njohin të drejtën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për paga më të dinjitetshme në të gjithë sektorët, përfshirë këtu edhe në sektorin e arsimit. Por, nuk është aspak e drejtë dhe korrekte të që kjo të bëhet duke e rrezikuar edhe më tej mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe është krejtësisht e papranueshme që të bëhet në dhe mbi kurriz të nxënësve. Prandaj, kërkojmë me ngulm nga SBASHK që të zëvendësojë grevën me mjetet tjera sindikale që shprehin pakënaqësitë dhe artikulojnë kërkesat përkatëse karshi institucioneve.
Për fund, rrjeti i përbërë nga Kosova Education Center (KEC), organizata ETEA, Kosova Center for Distance Education (KCDE), Kosovar Youth Council (KYC), Peer Educators Netëork (PEN), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM), Qendra per Studime te Avancuara FIT, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Teach For Kosova, organizata TOKA dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) – shpreh gatishmërinë përkatëse për të ofruar çfardo ndihme dhe ekspertize përkatëse për të gjitha palët e lartëpërmendura lidhur me inicimin e dialogut, themelimin e “Këshillit Kombëtar për Cilësi në Arsim” dhe parandalimin e përkeqësimit të gjendjes në sistemin arsimor të Kosovës. / KultPlus.com
Gazetarja e parë nga Ukraina, që është strehuar dje në Prishtinë, thotë se i bën përshtypje se si kosovarët ndjenjë dhimbjen për atë që po e përjetojnë tani ukrainasit.
Nga zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, ka folur për përshtypjet e saj që mori nga Prishtina.
“Sapo zbrita nga avioni, ndjeva sinqeritetin dhe mikpritjen e njerëzve që më takuan”, thotë Makey.
“Më ka bërë shumë përshtypje se si dhimbja e vendit tim, ndihet në zemrën e popullit të Kosovës. Ajo godet deri në lot. Sepse e di sa e vështirë është të shërohen plagët e lënë nga një luftë e tmerrshme në vendin tënd”, ka thënë ajo, transmeton Gazeta Express.
Gazetarja ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për përkrahjen ndaj shtetit të saj.
Ajo ka folur për gjendjen e gazetarëve tani në Ukrainë, duke thënë se të gjithë janë kthyer në reporterë lufte. Ajo thotë se Rusia po vret gjithkënd, pa dallim as profesioni, as gjinie, as moshe.
Gazetarja tregon për kolegët e saj në qytetin e bllokuar të Mariupolit, për të cilët thotë se s’ka dëgjuar për një kohë të gjatë.
Për Kosovën, thotë se ka lexuar për luftën, por nuk ka raportuar asnjëherë për të.
“Kam lexuar përpara për Kosovën, dhe e kam kuptuar se njerëzit që e kanë ndjerë luftën e njëjtë, janë ndier siç ndihemi ne tani”
“S’kam pasur mundësi më herët që të shkruaj për Kosovën, sepse nuk kam pasur ndonjë koleg këtu që do të më jepte informatat e sakta, por tani i kam”. / KultPlus.com
Një nga libra më të rëndësishëm mbi historinë e Arbëneshëve të Zarës që nga shpërngulja e parë dhe deri në ditët e sotme është libri i autorin Aleksandër Stipceviq “Mbi Arbëneshët e Zarës”. Ky libër përmes referencave të shumta bibliografike, paraqet në formë të sintetizuar e enciklopedike historinë disashekullore të këtij komuniteti që ndodhet në Kroacinë e sotme.
Parathënien e këtij botimi e ka shkruar filologu i shquar kroat, akademik Radosllav Katiçiq. Ai, pasi paraqet në mënyrë brilante kontributin e autorit në fushën e ilirologjisë dhe të shkencave të tjera, humanitare, vlerëson lart veprën në fjalë, duke e radhitur ndër botimet më të rëndësishme historike e kulturologjike.
“Lexuesi duhet të jetë i vetëdijshëm se e ka marrë në dorë një libër krejtësisht të rrallë, shkruan ai…. Ndërkaq, tash, në moshë pleqërie, u është qasur shumë seriozisht rrënjëve të veta, fort vetjake, të familjes dhe të fisit…Së këndejmi, kuptohet se çfarë është rëndësia e këtij libri për zhvillimin e shkencave humanitare: etnolologjinë, gjuhësinë, folkloristikën, kroatologjinë, albanologjinë, aq e madhe dhe se ajo ka rëndësi të madhe dhe vlerë të veçantë për zhvillimin e plotë dhe të harmonishëm të kulturës kroate për thellimin e të kuptuarit të karakterit të saj.”
Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Prof. Dr. Sadri Fetiu dhe është botuar në vitin 2012 nga Instituti Albanologjik i Prishtinës me titullin “Kultura tradicionale e Arbëneshëve të Zarës” . Ky botim ka zgjuar interesimin e madh të lexuesve dhe të studiuesve të shumë qendrave shkencore.
Në hyrje të librit “Mbi Arbëneshët e Zarës” në formë të sintetizuar enciklopedike edhe një herë, për herë të fundit të karrierës shkencore, për lexuesit shkruan për historinë e arbëneshëve që nga shpërngulja e parë dhe deri në ditët e sotme. Në këtë vështrim, me të cilin përkujtojmë edhe ditëlindjen e akademik Aleksandër Stipçeviqit, për të njohur mirë temat e mëdha të historisë ilire-shqiptare, çështjet e identiteti kombëtar gjuhësor dhe kulturor, me të cilat tema është marrë ai gjatë tërë jetës dhe të veprimtarisë së pandërprerë, për të kuptuar më mirë erudicionin, botëkuptimin jetësor të tij, moralin shembullor, shpirtin liridashës dhe iluminist dhe dashurinë e madhe ndaj arbëneshëve.
Në ballë të studimit të vet Stipçeviq sipas kronologjisë dhe rëndësisë që kanë për historinë e Arbëneshit, përmbledh botimet më të rëndësishme, spikat veprimtarinë e shumë autorëve dhe të personaliteteve më të shquara të kësaj oaze shqiptare të Dalmacisë.
Ai shpreh mirënjohjen për ata arbëneshë të hershëm e të sotëm, krijues, interpretues, njerëz të thjeshtë, bujq, amvise, nxënës, studentë, mësues, artistë, shkencëtarë, punonjës publikë etj., për të gjithë autorët e tjerë të cilët janë marrë me studime arbëneshe -shqiptare. Teksti është shkruar mjeshtërisht, është pajisur me ilustrime, portrete, dokumente, faksimile, fotografi, skulptura monumentale dhe me shënime bibliografike. Midis njerëzve të shquar, me ata që e kanë frymëzuar autorin, me të tjerët me të cilët ka bashkëpunuar, me njerëzit e dashur të Arbëneshit, të Shqipërisë dhe botës mbarë, për të paraqitur më mirë pikëpamjet e veta, dëshirat dhe idetë kuptimplota, idealin humanist, dashurinë ndaj atdheut të parë dhe ndaj vendlindjes, patriotizmin, idealet jetësore e shkencore, gjen vetveten dhe zë vendin e merituar në shkencën bashkëkohore.
Aleksander Stipqeviq
Aleksander Stipqeviq
Personalitetet më të shquara, të cilat sipas një kronologjie kanë zënë vend në vështrimin enciklopedik të Stipçeviqit, janë: Vicko Zmajeviç (Kryepeshkop i Tivarit), Pavao Lluqi Rela, Don Mijo Çurkoviç, Kruno Kërstiq (filozof, filolog, leksikograf), Bonifacije Peroviq françeskan dhe filozof kishtar) Augustin Stipçeviq (shkrimtar), Ivo Perishiq, Josip Gjergja (diplomat), Shime Duka (klerik dhe shkrimtar fetar), Shime Deshpali (kompozitor dhe shkrimtar), Akademik Pavle Deshpali (dirigjent), Maja Deshpali, Valter Deshpali, Mario Kotllar (piktor dhe konservator), Ivan Prenxha (kryepeshkop i Zarës), Niko Stipçeviq, Josip Vlladoviq Rela, (shkrimtar, dramaturg), Pino Gjergja (basketbollist), Renata Petani (sportiste). Në këtë sintezë enciklopedike radhiten edhe shumë personalitete të tjera arbëneshe: shkencëtarë, artistë, figurativë, muzikantë etj. Për historinë e shpërngulje së arbëneshëve, për jetën, për gjuhën, kulturën tradicionale dhe atë bashkëkohore, për ruajtjen e identiteti kombëtar etj. ai botoi shumë punime dhe vepra shkencore. Midis tyre shquhet “Kulturno -povijesni spomenici u Arbanasima” (Monumentet kulturore historike në Arbënesh), i botuar me rastin e 250- vjetorit të ardhjes së arbëneshëve në Borgo Erizzo, siç është quajtur më parë vendbanimi i ri, i themeluar afër Zarës në vitin 1726. Studimet e këtij autori me famë botërore trajtojnë tema dhe probleme që lidhen me shumë epoka historike dhe me personalitete të botës shqiptare dhe të huaj. Shkrimtarët shqiptarë të traditës, sidomos ata të Rilindjes Kombëtare, nga të cilët shpeshherë është frymëzuar gjatë krijimtarisë, dhe ata bashkëkohës, mësuesit e gjuhës shqipe në Arbënesh etj., janë të përfshirë në mënyrë adekuate në tekstin shkencor, në bibliografinë sistematike ose në referenca të shumta.
Në veprën Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zarës në kapitullin Mbi Arbëneshët e Zarës Aleksandër Stipçeviq shkruan: “Për një kohë të gjatë pas vendosjes, arbëneshët nuk kanë pasur kurrfarë lidhjesh me atdheun e vjetër. Vetëm kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i atij XX, arbëneshët e Zarës shfaqin interesim për ngjarjet në Shqipëri, por njëkohësisht disa personalitet të shquara publike dhe politike nga Shqipëria gjithnjë e më tepër u kthehen arbëneshëve dhe e theksojnë vendosjen e lidhjeve ndërmjet atdheut të vjetër dhe banorëve të Arbëneshit”. Të veçojmë me këtë rast tekstin për Faik Konicën dhe veprimtarinë e tij në Zarë dhe midis arbëneshëve.
Veprimtaria patriotike dhe kulturore e arbëneshëve me shumë ngjarje është përfshirë në rrjedhat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Shtypi dhe periodiku i asaj kohe ka pasqyruar ngjarjet dhe ka trajtuar problemet aktuale shoqërore, politike dhe kulturore. Mendimi shoqëror dhe politik i Rilindjes ka depërtuar edhe në këtë pjesë të Diasporës dhe ka nxitur aktivitete kulturore dhe shoqërore me jehonë të theksuar patriotike. Mësimi i gjuhës shqipe, njohja e historisë dhe e kulturës shqiptare, ka forcuar rezistencën kombëtare dhe ka penguar, aq sa ka qenë e mundshme, përçarjen kombëtare, dominimin e rrymave të huaja politike dhe asimilimin. Përkthimi dhe botimi në vazhdime i veprës “La colonia albanese di Borgo Erizzo preso Zara”, 1883 (“Shcyptaret e Borgo-Erizzos”) të Tullio Erberit në revistën “Albania” të Faik Konicës, botimi i poezisë popullore dhe i materialeve të tjera folklorike nga Arbëneshi, vështrimet për gjuhën, historinë dhe për kulturën e shqiptarëve të Zarës, ia kanë bërë të njohur më mirë opinionit më të gjerë shumë aspekte të së kaluarës dhe të realitetit aktual të Arbëneshit. Në revistën “Albania” janë botuar shumë artikuj dhe materiale të tjera lidhur me arbëneshët. Po aty është hapur edhe tribuna e përhershme “Zani préje arbnéshvét”. Zara, si qendër e rëndësishme kulturore me traditë shumë të pasur, ka pasur ndikim të gjithanshëm në emancipimin kulturor edhe te arbëneshët. Aty zhvillonin aktivitete të shumta grupet diletante artistike, të cilat shfaqnin pjesë teatrore dhe programe të ndryshme artistike muzikore. Leximorja e Arbëneshit po ashtu tubonte të rinjtë për të organizuar aktivitete kulturore dhe letrare. Në seksionet e dramës bënin pjesë edhe shumë arbëneshë të moshuar dhe të rinj. Në këtë rrjedhë të jetës kulturore, me specifika edhe të jetës arbëneshe, janë afirmuar edhe shoqëritë kulturore dhe artistike. Me veprimtarinë e saj është shquar sidomos Shoqëria “Arbanasi” (“Arbëneshi”).
Të veçojmë me këtë rast tekstin për Faik Konicën dhe veprimtarinë e tij në Zarë dhe midis arbëneshëve. Veprimtaria e tij në koloninë e arbëneshe më parë nuk është ndriçuar sa duhet. Posaçërisht i rëndësishëm është dorëshkrimi në gjuhën frënge “Parashtresë mbi lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, i gjetur në Arkivin e Vjenës më 28 maj 1976. Teksti i shkruar në vitin 1899 në Bruksel, ka 84 faqe dhe i është dërguar Ministrisë së Jashtme të Austrisë. Shkrimi ndahet në pesë pjesë dhe përfshin periudhat historike të Lëvizjes Shqiptare: pjesa e parë deri në vitin 1877, ndërsa tri të tjerat deri në vitin 1899. Në pjesën e fundit përfshihen emrat e personaliteteve të shquara të Lëvizjes Kombëtare. Ai disa herë ka qëndruar në Zarë dhe në Arbënesh. Stipqeviq shkruan se Konica katër herë e ka vizituar Arbëneshin.
“Në atë kohë arriti në Arbënesh një “filolog”- siç e quante policia e fshehtë austriake. Kjo polici sekrete e gjithëdijshme kishte marrë vesh se nga ai “filolog” kishte rrjedhur ideja që në Arbënesh të fillonte botimi i gazetës në gjuhën shqipe, e cila do t u shërbente si burim i informatave jo vetëm arbëneshëve të Zarës, por edhe të gjithë shqiptarëve në gjithë Shqipërinë, pastaj atyre në Itali dhe në vendet e tjera ku jetonin ata. Gazeta do të kishte titullin “Zani i Šćyptarit”, kurse nismëtart e kësaj ndërmarrjeje ishin: Mijo Çurkoviqi, Petar Marushiçi, Kërsto Stipçeviqi, dhe Luçi Pavao Rela.”
Formimi i shoqërisë kombëtare në Kuvendin e mbajtur më 8 prill 1903 në Arbënesh ka qenë ngjarje e rëndësishme për shqiptarët e këtij lokaliteti. Në pikën e parë të dëshirave të shqiptarëve është përfshirë ky tekst:
“I. Jemi é levdohémi ce jémi Shciptare nga ghaku é nga zemera. Si Shciptare, nohim per déture te shentmé te duhémi te ghithe sa jemi Shciptare, te jémi te bashkuem é te japim, mish é shpirt per te shellbuar ghakun t’on, – ghuhen t’one”.
Ghuha shcipé eshte (hezinéja) jone, sé ghuha eshte më i pari shenim ci rrefen kombesine. Po zghedhim ñe keshill shtate krénesh, të tsileve Mbledhja u jép plot fuci te perpicén me sa u mundet ce Cévéria Austriané te kllase ne shkollat t’ona mésimin é ghuhes shqipe.
III. Na deri tash nuk jenna marre vesht aspak se si me muejt me u nimue vllazneve t’ one n’ Shcypni. Jo me u nimue me pushk e me shpate, por me kulture. Per si kena ne me u nimue vllazneve me kulture, masi as na vete kulture nuk kemi? Ktu marr vesht kulturen shcype.Vllazen! Ka ardhe koha m’ u – chue preje ghumit.”
Lidhur me zhvillimin e arsimit në Arbënesh, shkruan: “Do të duhej të krijohej një kolegj, qoftë në Zarë, qoftë në Sarajevë, qoftë në vetë Shqipërinë (në Orosh, për shembull) me qëllim të dyfishtë, për të dhënë mësim substancial për profesorët e ardhshëm shqiptarë, dhe të shkohet atje për t’u dhënë, -simbas kolegjeve shqiptare në Itali- një mësim komplet, të rinjve të familjeve pak a shumë me ndikim (4.XVII).”
Pasqyrën më të plotë të studimeve për arbëneshët, dhe sidomos për gjuhën e arbëneshëve të Zarës, e gjejmë në studimin monografik “Zhvillimi historik i së folmes gege të arbëneshëve të Zarës” të aka-demik Idriz Ajetit. Më 1987 është botuar “Fjalori i të folmes së arbëneshëve të Zarës”. Autorë të tjerë kanë studiuar aspekte të ndryshme të historisë, të arsimit dhe të kulturës së kësaj bashkësie etnike shqiptare. Akademik Rexhep Qosja ka botuar studimin për krijimtarinë letrare të Josip Relës “Josip Vlladoviç-Rela (1895-1966)”. Literatura jashtëzakonisht e pasur, e shfrytëzuar me akribi shkencore, metodologjia e punës kërkimore shkencore, veçoritë gjuhësore dhe stilistike, përdorimi i terminologjisë adekuate, hartimi i bibliografisë, pasqyrimi i burime arkivore dhe tekstore dhe sidomos dendësia e të shprehurit dhe ndërtimi kompozicional, mahnitin çdo studiues dhe e bindin se punimi shkencor i Stipçeviqit, siç është edhe kjo sintezë enciklopedike kushtuar arbëneshëve të Zarës, është pikë referuese në fushën e shkencave albanologjike. / Exlibris / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës ka përkujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.
“Dëshmorët e UÇK-së me stoicizmin e tyre e bën të mundshme lirinë tonë. Do t`i kujtojmë përherë dhe do të përpiqemi që t`i përmbahemi vizionit të tyre për atdheun, për të cilin u flijuan. Përveç dëshmorëve të Betejës së Marecit, kujtojmë edhe civilët ë rënë, të cilët janë dëshmi e veprimeve barbare të pushtetit gjenocidal të Serbisë kundrejt popullsisë së pafajshme”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Të njëjtën ditë, 23- vjet më parë, në Ribar të Vogël të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe u masakruan civil, në mesin e të cilëve edhe ata nga Vërsheci, të cilët kishin ardhur për t’u strehuar. Njësoj bën edhe në Dyz të Podujevës, ku makineria vrasëse e regjimit gjenocidal serb, në fokus pati civilët.
“Kujtimi për dëshmorët e civilët na obligon që të angazhohemi çdo ditë për ta vendosur drejtësinë, që çdo herë ta mbrojmë të vërtetën dhe që lirinë ta ruajmë me çdo kusht, sepse është fituar me mund”, ka theksuar Presidentja në kujtim të të gjithë të rënëve të këtë ditë. / KultPlus.com
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, vizitorët do të kenë mundësi të vizitojnë falas të gjitha monumentet dhe sitet arkeologjike të vendit tonë.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se “sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve, që këtë vit i dedikohet mbrojtjes së klimës.
Një ditë për të reflektuar mbi dëmet që mund t’i shkaktoheshin monumenteve për shkak të ndryshimeve klimatike. Fati i tyre varet vetëm nga sjellja jonë karshi natyrës. Sot, hyrja është e lirë në parqet arkeologjike“.
Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë jo vetëm pasuritë e trashëgimisë kulturore, por të marrin pjesë edhe në aktivitetet që do të zhvillohen pranë tyre si ekspozita fotografike, promovime librash, koncerte, trajnime, punëtori dhe leksione të hapura.
Vizitorët dhe turistët e huaj mund të vizitojnë plot monumente kulture dhe site, si atraksione turistike dhe historike që nga parqet arkeologjike të Amantias, Orikut, Finiqit, Apolonisë, parkun arkeologjik të Bylisit, Antigonenë, si dhe Butrintin.
Gjithashtu turistët mund të vizitojnë edhe disa kala si në Shkodër, Berat, Lezhë, Krujë, kalanë e Kaninës, të Himarës, Porto Palermos etj.
Muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike gjatë vitit 2018 kanë mirëpritur 378 mijë turistë vendas dhe të huaj.
Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës dhe Siteve kujtohet prej vitit 1983, kohë kur Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s u rekomandoi shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti si “dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike”.
Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.
Në këtë ditë ofrohet mundësia për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, banorëve të zonave historike, rreth vlerave muzeale dhe kërkohet përpjekje për të mbrojtur, konservuar, restauruar dhe rijetësuar dhe vënë ato në dobi të një turizmi kulturor me cilësi. /k.s/ KultPlus.com
Kryeministri Albin Kurti është pyetur nga gazetarët për deklaratat e Vuçiqit, i cili tha se aeroplani ushatarak i Mbretërisë së Bashkuar që ateroi të premten ka sjellë armatim në Kosovë. Në një përgjigje dhënë mediave, Kurti kërkoi që deklaratat që vijnë nga Beogradi të mos merren si fakte.
Pasi bëri homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pahaziti, kryeministri Kurti tha para mediave se është shtuar shumë buxheti për mbrojtjen e Kosovës, është rritur për 52 për qind.
“Deklaratat që vijnë nga Beogradi nuk duhet t’i merrni si fakte…Natyrisht që ne e kemi shtuar shumë buxhetin për mbrojtjen e Kosovës, është rritur për 52 për qind buxheti në vitin 2022, krahasur me vitin 2021. Mirëpo për të gjitha hapat e mëtutjeshëm që ne ndërmarrim duhet t’i merrni informacionet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga ministri Mehaj, nga komandati Jashari e kurrsesi nga Beogradi. Nuk ka nevojë që ata t’iu gënjejnë më shumë…”, tha Kurti para gazetarëve. / Gazeta Express / KultPlus.com
Më 18 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve. Në Kosovë aktualisht janë të listuara rreth 1,600 asete, që konsiderohen të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.
Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dominohet kryesisht nga asete arkitekturore dhe arkeologjike. Shumë prej tyre me vështirësi janë duke i mbijetuar shkatërrimit.
Sipas Fondacionit Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Kosovo), në Kosovë, nga viti 2018 deri më 2021, janë shkatërruar tërësisht nëntë objekte, që kanë qenë të vendosura në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme 2020-2021.
Sipas këtij fondacioni, dhjetëra objekte të tjera që përfaqësojnë vlera të rëndësishme arkitekturore, janë në prag të shkatërrimit.
Në Kosovë ekziston edhe një listë e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme, e cila përmban 23 asete – në mesin e tyre: Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës, Patrikana e Pejës, Kalaja e Prizrenit e Xhamia e Sinan Pashës. Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa prej këtyre objekteve në qytete të ndryshme të Kosovës, e që, sipas njohësve të trashëgimisë kulturore, “i kanë ditët e numëruara”.
Shkolla e parë shqipe në Prishtinë
Ky objekt, që gjendet në kryeqytetin e sotëm të Kosovës, Prishtinë, është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Sipas të dhënave publike të qasshme në internet, objekti është djegur në vitet 1880 dhe pas rindërtimit, në vitin 1908, është shndërruar në gjimnaz. Ky objekt duket i dëmtuar për shkak të mungesës së kujdesit.
Në gjendje të njëjtë sikur ky janë edhe shumë objekte të tjera në Kosovë, thotë Sali Shoshi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.
“Sipas hulumtimeve në terren, del që të paktën 200-250 prej tyre janë në rrezik.
Rreziku është shumë i madh që ato të rrënohen brenda muajve apo viteve të ardhshme”, thotë Shoshi.
Shtëpia e banimit “Shefqet Mehmeti”
Kjo shtëpi gjendet në qendër të Prishtinës. Sipas të dhënave publike, besohet se daton nga shekulli XIX.
Edhe pse është në kuadër të Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, objekti vërehet se është i dëmtuar shumë. Investime në të nuk duket se janë bërë.
Eksperti i trashëgimisë kulturore dhe punëtori shumëvjeçar i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Qazim Namani, thotë se në shumicën e objekteve ku janë bërë intervenime nga institucionet e Kosovës, por edhe organizatat ndërkombëtare, ato kanë qenë joprofesionale dhe i kanë dëmtuar, sipas tij, vlerat e objektit.
“Kemi shumë objekte që kanë pësuar një shkatërrim të pariparueshëm gjatë këtij procesi”, thotë Namani.
Ai përmend si shembuj disa intervenime në qytetin e Prishtinës, në Kalanë e Artanës, në Kalanë e Harilaçit, në Kalanë e Prizrenit, si dhe në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.
Investimet, që i përmend, janë kryer kryesisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, si dhe nga organizatat ndërkombëtare.
Shtëpia e Xhafer Devës
E rrezikuar nga shkatërrimi, në qendër të qytetit të Mitrovicës së Jugut qëndron ajo që njihet si Shtëpia e Xhafer Devës. Në fillim të muajit shkurt, një iniciativë për renovimin e këtij objekti ka nxitur debat të ashpër në shoqërinë kosovare, por edhe më gjerë, për shkak të së kaluarës së Xhafer Devës, i cili thuhet se ka bashkëpunuar me nazistët.
Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1930 dhe ka shërbyer për funksione të ndryshme – si ambulancë, strehimore për fëmijë dhe pjesërisht si objekt komunal.
Për nga stili i ndërtimit konsiderohet se i takon arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe, sipas ekspertëve, shquhet për elemente të shumta dekorative në eksterier. Thuhet se është ndërtuar nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.
Shtëpia e familjes Koroglu
Ky objekt është një shtëpi e veçantë e stilit osman. Gjendet në qendrën e vjetër të qytetit të Mitrovicës së Jugut. Sipas të dhënave, besohet se është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIX.
Kategorizohet si tip i çardakut të mbyllur dhe gjatë historisë thuhet se nuk ka pësuar ndryshime të mëdha.
Objekti ende bart detaje origjinale, përfshirë dritaret tipike të asaj kohe. Siç shihet, objekti nuk është në gjendje të mirë dhe ka rrezik të dëmtohet edhe më shumë.
Sipas të dhënave të Fondacionit Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, nga viti 2018 deri më 2021, janë rrënuar tërësisht shtatë kulla të njohura, një çardak, dy shtëpi banimi dhe një shkollë – të gjitha të listuara si pjesë të trashëgimisë kulturore dhe të mbrojtura me ligj.
Disa nga këto objekte janë rrënuar nga pronarët e tyre, me arsyetimin se kanë paraqitur rrezik, për shkak të gjendjes së keqe.
Kulla e Hamdi Osmanajt
Kjo kullë gjendet në fshatin Trubuhoc, në qytetin e Istogut. Është ndërtuar në shekullin XIX.
Në tabelë nuk shënon viti i saktë i ndërtimit, por aty shihet se mungesa e investimeve në konservim, ka bërë që pjesë të mëdha të murit kryesor të kullës të rrëzohen.
Ky objekt është i listuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.
Mulliri i Halil Mehmet Bricorit
Pak kilometra larg Istogut, në Kamenicë të Pejës, Mulliri i Halil Mehmet Bricorit mezi qëndron në strukturat e dëmtuara.
Gjatë viteve ka shërbyer si mulli për bluarjen e miellit për banorët e zonës. Ka pasur një stil të veçantë të ndërtimit, me dritare të vogla dhe derë tipike të kohës, e njohur sidomos në kullat e Rrafshit të Dukagjinit. Objekti duket se është djegur dhe brenda tij ka vetëm mbeturina.
Stacioni i trenit në Lutogllavë
Një objekt më i veçantë i trashëgimisë kulturore ndodhet në Lutogllavë të Pejës. Ky është prej stacioneve më të vjetra të trenave në Komunën e Pejës. Si objekt është i vendosur në Listën e Objekteve për Mbrojtje të Përkohshme.
Për gjeneratat e moshuara, ai mbetet pjesë e kujtimit kolektiv të asaj pjese të Kosovës, kur hekurudha ishte ndër mjetet kryesore të transportit. Linja e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874, ndërsa në fillim të viteve 1900, hekurudha e Kosovës është shtrirë në pjesën më të madhe të territorit.
Shtëpia e Murat Novobërdaliut në Artanë
Ky objekt është ndërtuar në fillim të shekullit XIX (1905-1910). Njihet si shtëpia e Murat Novobërdaliut.
Objekti që ndodhet fare pranë Kalasë së Novobërdës, është në fazë kritike të shkatërrimit. Çatia është e dëmtuar dhe vazhdimisht rrjedh uji. Përveç një pllakate në hyrje të objektit, aty nuk vërehet ndonjë intervenim.
Problemi kryesor në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, sipas Sali Shoshit, qëndron te mosplanifikimi i investimeve për restaurim.
“Shteti, në momentin që vendos të futë në listë për mbrojtje [një objekt]… aty përfundon historia. Ato ndërtesa, pastaj, mbesin në mëshirën e kohës”, thotë Shoshi.
Trashëgimia kulturore në Kosovë mbrohet me ligj dhe dëmtimi është i dënueshëm me Kodin Penal.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës nuk i është përgjigjur interesimit të Radio Evropa e Lirë për më shumë informacione në lidhje me këtë temë.
Kosova, pavarësisht përpjekjeve, nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO./ Marrë nga REL / KultPlus.com
Akademik Pëllumb Xhufi, në një leksion me temën “Mesjeta arbërore e shek. XI-XIV: një vështrim mbi problematikën” paraqiti një varg problemesh që pengojnë në ndriçimin e historisë së mesjetës së hershme. Mes tyre, u përmend metodat e studimit. U theksua “se ka një material të ngjeshur dokumentesh të botuara në gjuhën latine dhe italishten mesjetare, e më gjerë për të cilat duhet përdorur origjinali krahas përkthimit”.
Ajo që bie në sy te hapja e kësaj çështje gjithsesi ka të bëjë me nxjerrjen në pah te një fakti tejet të rëndësishëm – të Arbërve në Bizant, ku, pos tjerash, thuhet se “burimet bizantine pohojnë se ekzistonte një marrëdhënie e rregulluar me marrëveshje të veçanta, ku Arbrit gëzonin njohjen e një autonomie politiko-administrative të tyre nga Perandoria Bizantine. Shqiptarët nuk quheshin bizantinë, por quheshin aleatë.”
Natyrisht se këtu dhe te kjo çështje fillojnë keqkuptimet, që historiografia institucionale shqiptare ia ka krijuar vetes prej më shumë se një gjysmë shekulli ngaqë është ndjekur blanco metodologjia e njohur e shkollës vieneze të shekullit XIX dhe diktati i saj me mangësi shkencore, ku vendi i shqiptarëve në historiografi nga antikiteti, mesjeta hershme, ajo e mesme dhe koha më e re, nuk është parë në qendër të saj, siç ka qenë në të vërtetë me ndërlidhjen me Pellazgët dhe fuqinë e trinomit mbretëror ilir (Maqedoni, Dardani, Epir) që e ka dominuar atë në periodën para dhe pas heleniste, por në periferi, gjithnjë në kuadër të tërësive “të huaja”, pra të grekëve, romakëve, sllavëve, osmanëve dhe të tjerëve!
Kjo pikëpamje, që ka dominuar historiografinë prej gati dy shekujsh nga shkolla sllaviste e Vjenës, e ndërtuar kryekreje mbi koncepte politike dhe në emër të interesave të caktuara të ridizajnimit të hartës shtetërore europiane nga Kriza Lindore e këndej dhe e përqafuar me zell të madh nga propaganda hegjemoniste ruso-sllave, është pranuar edhe nga historiografia institucionale shqiptare nga themelimi i saj thuajse me inferioritet të plotë. Ngjashëm ka ndodhë edhe me teorinë indoeuroiane si dhe vendin e shqipes në të, ndonëse e përcjellë me dyshime të mëdha nga shumë studiues të njohur ndërkombëtarë pikërisht për këtë arsye.
Nëse dikur si alibi ka shërbyer faktori ideologjik dhe ai i diktatit të historiografisë serbomadhe, gjithnjë i lidhur me faktorin e parë në rrethanat e sistemit komunist në Shqipëri dhe Jugosllavi, megjithatë, eliminimi i këtyre faktorëve është dashtë të përcjellët edhe me rishqyrtime, korrigjime si dhe me rishkrime historiografisë.
Dhe, tash, kur hapen këto çështje në nivel të një Akademie të Shkencave, që deri më tani e ka përfaqësuar këtë diskurs me mjaft fanatizëm, madje edhe duke i anatemuar përpjekjet që ato të shihen “ndryshe” nga studiues jashtë saj si dhe ndërkombëtarë, shtrohet nevoja për rishqyrtime të gjithmbarshëm historiografike të atyre nga antikiteti, mesjeta e deri te koha më e re, mbi konceptin e pamjes së iliro-arbërorëve-shqiptarëve në të si pjesë e qendrës dhe jo e shkapërderdhur tek të tjerët, si periferi, siç pretendon shkolla sllaviste e Vjenës, që edhe sot e gjithditën me perfiditet, përfaqëson këto qëndrime nga historiani kontrovers Olivier Shmitt dhe disa të tjerë.
Ndryshimi i kësaj paradigme, krahas rishqyrtimit të lidhjeve të ilirëve me botën pellazge si dhe raportet me helenizmin, pa mëdyshje nënkupton përqendrimin te rishikimi i vendit të Arbërve në Bizant, si pjesë shpirtërore (me krishterimin), asaj institucionale – në ngrehinën e saj në kuadër të strukturave administrative-vetëqeverisëse (me Ilirikun dhe themat në kuadër të statusit të qytetarisë bizantine romarios), ku Arbrit bashkë me Grekët dhe Latinët shkrinë identitetin e tyre etnik në dobi të atij perandorak. Ndriçimit të kësaj çështje, po ashtu, i ndihmon vendi dhe roli i Arbërve edhe në kuadër strukturave feudale dhe të asaj që Shufllay me të drejtë e quan “separatizëm feudal” nga koha e procesit të shthurjes së Bizanit (midis shekujve XII-XIV), sidomos nga kryqëzata e katër e këndej, kur shfaqet edhe Despotati i Epirit, si alternativë e përjashtimit të qendrës së Bizantit nga Kostandinopoja në Nike pas vendosjes në të Perandorisë Katolike nga 1204-1267 dhe më vonë edhe “Mbretëria e Arbërisë” Anzhue (1272-1296) dhe garës së njohur e despotëve për krijimin e strukturave autonome-feudale, në kuadër të hapësirës perandorake.
Në këtë proces dezintegrues, rol të madh luan edhe ndriçimi i dinastisë Nemanjane të Rashës, si një faktor hegjemon force në Ilirik, që për dy shekuj, në hapësirën e Dardanisë, atë të Maqedonisë dhe pjesërisht të Epirit, në kohën e Stefan Dushanit, u vetëshpall “perandor” me pretendimin që ta zëvendësojë kurorën e Bizantit. Në bulat e tij dhe të paraardhësve, jo rastësisht përmendën dhe Arbrit bashkë me grekët, vllehët dhe të tjerët. Shumë nga këto bula janë falsifikuar nga Kisha ortodokse serbe si dhe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve në përputhje me konceptin e përvetësimit të Rashës Nemanjane si “shtetit mesjetar serb”, prej nga përjashtohe koncepti i “Ilyricum Magnum”.
Interpretimi i drejtë i raporteve të Rashës Nemanjane në Ilirik ka rëndësi jo vetëm për Arbrit, por në përgjithësi për ndriçimin e zhvillimeve në kuadër të Bizantit, meqë kjo dinasti luajti rol tejet të rëndësishëm në garën midis krishterimit lindor dhe atij perëndimor si dhe luftë së vendeve katolike kundër atyre ortodokse nën kurorën e Bizantit. Rasha dhe, mbretëria e Bullgarisë para saj, po edhe feudalët e shkapërderdhur arbëror, patën një vend të veçantë në këtë garë. Meqë aty përcaktohej hegjemonia midis tyre, në rrethanat e shfaqjes së osmanëve, të cilët ndikuan që Bizanti, në kohën e Paleologëve të kthehet në aleatë të tyre, gjë që përshpejtoi ngritjen e osmanëve në fuqi në dëm të krishterimit katolik. Në këtë kthesë të rëndësishme, Rasha, pati një ndikim të madh, ndonëse fillimisht ishte në anën e Vatikanit. Stefani i I, më 1219, u kryqëzua “mbret” nga Papati, në mënyrë që më vonë, siç veproi Dushani, të marrë anën e Bizantit me pretendimin që ta fitojë kurorën e tij. Në këtë proces, pra të luftës së dy kishave, përfshirja e Arbërve është aktive me anën e formacioneve shoqërore-shtetërore të një rë ndësie të madhe strategjike, me Despotatin e Epirit në anën e Bizantit dhe të krishterimit ortodoks dhe, me Mbretërinë e Arbërisë Anzhue, në pjesën e tyre më të madhe, në anën e katolikëve të perëndimit. Në këtë zhvillim historik, me kapërcime dramatike dhe e përcjellë me luftëra të ndërsjella në dobi të njërit apo tjetrit kryq, që është minimizuar nga historiografia shqiptare për arsye që u cekën më lartë, Rasha Nemanjane inkorporohet si faktor hegjemon me pretendimin që ta fuste në konceptin e vet faktorin arbëror, ndonëse të shkapërderdhur nëpër feude, në përputhje me raportin e forcave të kohës, që do të ishte kompatabil edhe me interesat e veta. Raportet ndërlidhëse në vend të atyre përjashtuese të arbërve me Nemanjajt në kuadër të kësaj gare midis Lindjes dhe Perëndimit, kanë rëndësi të madhe për ndriçimin e një kornize komplekse historike që ka të bëjë kryekreje me Arbërinë Mesjetare në kuadër të Mesjetës dhe të faktorëve kyç në të. Kjo fiton peshë edhe më të madhe nga fakti se historiografia hegjemoniste serbe dhe ajo ruse-sllave në përgjithësi është munduar që despotatin e Rashës, nga shfaqja e paqartë si zhupani në shekullin XI e deri te forcimi në shekullin XIII dhe XIV, ta konvertojë në “shtet mesjetar” serb, ndërsa rasianët t’i konvertojë në serbë, përkundër fakteve të shumta historike nga autorë bizantinë (përfshirë këtu edhe perandorin Kantakuzen) ku ata paraqiten si Tribal (sipas autorëve antikë fis ilir),ndërsa Rasha si Tribalia,të cilën filologu serb Budimir, krahas etimologjisë së emërtimit Rasa nga Arsa në shqipe, jo rastësisht e quan “kështjellë e fundit të Bizantit në Ilirik”. Konvertimi i tribalëve në serbë, është i pranishëm edhe në gjashtë vëllimet e “Historisë së popujve të Jugosllavisë në dokumentet bizantine” të botuar midis viteve 1953-1974, por me një ndërhyrje flagrante kur emërtimi tribal i rasianëve “shpjegohet” si “hutim” i perandorit të Bizantit dhe të tjerëve nga Herodoti!
Historiografia institucionale shqiptare, ka sot mundësi të shumta që të kundërshtojë, madje edhe ta demantojë konvertimin e Rashës Nemanjane në “shtet mesjetar serb” që është bërë me falsifikimin e dokumenteve kishtare nga Beogradi (kristobulat dhe zhititë – përshkrimet fetare nga Hilandari) dhe të tjera. Këto falsifikime pranohen edhe nga historianë objektivë serbë (Ruvarac, Budimir dhe, edhe rusi Jastrebov). Kundërshtohen, po ashtu edhe nga shumë e shumë relacione diplomatike të Vatikanit, të Vendikut, Raguzes dhe atyre hungareze, në të cilat Rasha quhet vetëm Rasia, Rascia dhe assesi “mbretëri serbe”. Ky veprim madje mund të gjendet edhe te historiani serb S. Novakoviq, i cili, në parathënien e veprës “Zakonik Stefana Dushana cara srpskog” pranon se në studimin e tij nuk mbështetet mbi “Kanun mesjetar të shekullit XIV”, por të sajuar në shekullin XIX nga disa rrëfime të priftërinjve rus në Prizren! Në parathënien e kësaj vepre, Novakoviq pranon se ato rrëfime që ai sjell në libër, fillimisht “si rrëfime” nga priftërinjtë rusë në Prizren janë bartur te A. Shafariku në Vjenë dhe ai i ka plasuar te “Documenta slavica”. Të tilla pastaj janë pranuar edhe nga Jiriçek dhe sllavistë të tjerë të Vjenës, bashkë me falsifikime të tjera nga punëtoria e rishkrimeve të dokumenteve mesjetare në Odesë dhe Hilandar. Përballë këtyre argumenteve dhe të tjerave që mund të zbulohen nëpër arkiva meritore, thyhet “miti” rreth Rashës “serbe”. Ndërkohë që del në pah pikërisht ana tjetër e saj, ajo e krijimit të një “Illyricum Magnum” nga vendet katolike (Hungaria, Gjermania e të tjera), që lidhen me kryqëzatën e katër e këndej (1204-1353), bartëse e së cilës ishte paraparë të jetë Rasha Nemanjane, pasi që ajo të zgjerohet nga Nishi për në Prizren dhe Ohër, gjithandej Ilirikut në hapësirën e Dardanisë mesjetare atë të Maqedonisë dhe pjesërisht të Epirit, e ku do të përfshihen edhe shumë nga feudalët arbër: (Balshajt, Kastriotët, Topiajt e të tjerët).
Se thyerja e “mitit” të “shtetit mesjetar”, nuk paraqet ndonjë vështirësi shkencore, këtë, madje, e pranon edhe V. Çubrilloviqi në librin e tij “Politička misao Serbije” me atë që thotë se “ekziston një shpërputhje e madhe, thuajse e papërballueshme nga aspekti historik, midis etnisë serbe me qendër në Bosnjen Qendrore dhe Sllavoni, siç e paraqet edhe Porfirogeniti Serbisë politike, të shekullit XIX.” Nëse kësaj i shtohen edhe ato që thotë Jagidiq se “Serbia etnike i ka gjurmët në pjesën perëndimore të lumit Drina, ndërsa kultura serbe dhe nacionalizmi serb, që do të pranohet ndërkombëtarisht në Kongresin e Berlinit më 1878, bërthamën e ka në pjesën hungareze të Vojvodinës (Karlovc dhe Temishvar) dhe jo në Kosovë”, atëherë përballimi i kësaj çështje, në përputhje me dokumentet e shumta nga autorë mesjetar, nuk do të duhej të paraqiste ndonjë vështirësi. Kësaj duhet t’i paraprijë heqja dorë e historiografisë shqiptare nga dogma e “shtetit mesjetar serb” në Kosovë dhe të Rashës qendër të saj dhe aprovimi i një plani hulumtues-shkencor afatgjatë (nga studimet multidisciplinare), në të cilin do të përfshiheshin që të gjithë historianët shqiptarë (institucionalë dhe jashtë tyre) për kompleksitetin e mesjetës, me theks të veçantë te roli i Dardanisë mesjetare dhe i krishterimit , ku ai u zyrtarizua në shekullin IV, atij të ndarë në shekullin XI (në ritin lindor dhe atij perëndimor), pastaj të gjuhës së liturgjisë kishtare (greke dhe të sllavishtes së vjetër kishtare) dhe faktorëve që krijuan që në shekullin XIX, etnitë fetare mbi bazat e liturgjisë kishtar (të sllavishtes së vjetër – në serbë dhe malazias, dhe të greqishtes – në grek), të kthehen në etni kombëtare. Natyrisht se te trajtimi shkencor i këtyre çështjeve, i përcjellë me simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, me botime komplekse shkencore si dhe te përkthimi i veprave të autorëve shqiptarë në anglisht dhe depërtimi i tyre në universitetet prestigjioze botërore, institutet dhe bibliotekat e tyre, gjendet edhe përgjigjja rreth përvetësimit të krishterimit ortodoks nga kisha ortodokse serbe që ajo e ka përvetësuar jashtë realiteteve historike në dëm të shqiptarëve dhe të trashëgimisë së tyre të krishterë – nga shfaqja në Ilirik si dhe Rashës dhe dinastisë Nemanjane -jashtë përvetësimit serb me çka i hiqet velloja “errësirës mesjetare” të Arbërve. / KultPlus.com
Seriali ambicioz i dramës “Showtime” rezultoi një sfidë e parezistueshme për regjisoren fituese të Oscarit, Susanne Bier. Ndërsa subjektet e saj – Eleanor Roosevelt, Betty Ford dhe Michelle Obama – kanë secila nga një histori “bindëse dhe tërheqëse”, shuma është edhe më e madhe, tha Bier për projektin e saj të parë biografik.
“The First Lady” paraqet tri gra me ndikim, tri aktore të mirënjohura që i luajnë ato role dhe një shekull histori që përfshin luftërat, skandalet presidenciale dhe linjat e gabuara gjinore dhe racore të Amerikës.
Seriali ambicioz i dramës “Showtime” rezultoi një sfidë e parezistueshme për regjisoren fituese të Oscarit, Susanne Bier. Ndërsa subjektet e saj – Eleanor Roosevelt, Betty Ford dhe Michelle Obama – kanë secila nga një histori “bindëse dhe tërheqëse”, shuma është edhe më e madhe, tha Bier për projektin e saj të parë biografik.
Me elemente dokumentare
“Ishte interesante për mua që nuk ishte një film biografik”, duke u fokusuar në zonjat e para të përvojave dhe periudhave të ndryshme “në një farë mënyre e vendos më shumë situatën e grave në botë në perspektivë”, tha Bier në një intervistë.
“The First Lady”u dha të dielën premierë me yjet: Gillian Anderson si Eleanor Roosevelt, Michelle Pfeiffer si Betty Ford dhe Viola Davis si Michelle Obama. Davis ishte producente ekzekutive për serialin, ashtu si edhe prezantuesja Cathy Schulman dhe Bier.
Në përsëritjet e tyre më të reja, zonjat e para të ardhshme luhen nga Eliza Scanlen (Roosevelt), Kristine Froseth (Ford) dhe Jayme Lawson (Obama). Presidentët – të dytë pas grave të tyre në këtë tregim – portretizohen nga Kiefer Sutherland si Franklin D. Roosevelt; Aaron Eckhart në rolin e Gerald Ford; dhe O-T Fagbenle si Barack Obama.
Seriali shqyrton kapitujt personalë dhe politikë, por është trillim historik dhe nuk pretendon të jetë një dokumentar, tha Schulman. “Duhet të imagjinonim se çfarë ndodhi ndërmjet ngjarjeve dhe gjërave për të cilat është shkruar”, tha ajo gjatë një paneli diskutimi.
Bier tha se roli i zonjës së parë nuk ekziston në Danimarkën e saj të lindjes. Ndërsa ishte njohur me femrat e portretizuara në serial, ajo fitoi një respekt të ri për to.
“Ajo që ishte më e habitshme për mua ishte fakti se ata e kuptuan se si të lundronin brenda Shtëpisë së Bardhë pa pasur një pozicion politik dhe u bënë shumë më ndikues nga sa mund të mendohej”, tha ajo. Ato e bënë këtë ndërkohë që ia dolën të shërbenin rolin e pritshëm të zonjës së parë “me pamje të bukur, të suksesshme” të Amerikës.
Thyerja e tabuve
Betty Ford ishte e hapur për kancerin e saj të gjirit “në një moment kur ai ishte aq i stigmatizuar dhe askush nuk fliste për të”, tha Bier. “Ajo padyshim shpëtoi shumë jetë njerëzish” dhe ndryshoi qëndrimet në SHBA dhe vende të tjera gjithashtu.
“The First Lady” i qaset historive duke thurur momente që, nganjëherë, tregojnë se sa e ngjashme ishte përvoja e grave pavarësisht dekadave që i ndanë.
Të gjitha luftuan për t’u marrë seriozisht si zonja të para pasi kaluan një pjesë ose një pjesë të madhe të jetës së tyre të rritur duke mbështetur ambiciet e burrit të tyre. Ford dhe Obama përshkruhen si thellësisht ngurruese për ta bërë Shtëpinë e Bardhë si shtëpinë e tyre të përkohshme – Ford, sepse kishte kaluar shumë kohë në rrjedha politike pasi hoqi dorë nga ëndrrat e veta, Obama, sepse kishte frikë për sigurinë e burrit të saj si presidenti i parë me ngjyrë.
Pavarësisht kalimeve të dekadave, ka ngjashmëri të habitshme në muret “të cilat këto tri gra u përplasën”, tha Bier. “Po, shoqëria jonë ka ndryshuar, historia ka ndryshuar. Por është ende një botë mashkullore në të cilën ne po jetojmë, kështu që unë e shoh tepër të rëndësishme të bëj një shfaqje (të tillë).
Paralelet
Paralelet që përfshijnë gratë janë rreptësisht tematike pasi jeta e tyre nuk mbivendoset në histori apo seri. Bier mendoi se harku i tregimeve individuale të grave nuk ishte zhvilluar plotësisht në skenar.
Me tri skenat e zonjës së parë që do të xhiroheshin në mënyrë të pavarur, Bier sugjeroi krijimin e një “skenari koheziv për secilën”. Edhe atëherë, gjatë rrugës u bënë ndryshime, pasi Fordi, më pas Obama dhe Roosevelt u filmuan njëri pas tjetrit.
“Ndërsa po xhironim Bettyn, skenarët për Michelle Obama po rishkruheshin”, tha ajo. “Pra, në fakt nuk kishte kurrë një udhërrëfyes të përfunduar për mënyrën se si të ndërthureshin historitë”.
Kjo u arrit gjatë montazhit në Londër, tha Bier, që fitoi Oscarin në gjuhën më të mirë të huaj në 2011 për “Hævnen” (“In a Better World”), mori një Emmy për regji të “The Night Manager” të vitit 2016 dhe meritat përfshijnë edhe “The Undoing” dhe “Birdbox”.
Në kërkim të zonjave të tjera të para
Bier, një “mjeshtre filmbërëse” në zhanre të ndryshme, kishte të drejtë për serialin “Showtime” që “lëviz brenda dhe jashtë komedisë, tragjedisë dhe gjithçka tjetër”, tha producenti Schulman. “Gjithashtu, Susanne është regjisore aktorësh dhe niveli i detajeve me të cilat ajo u qaset karaktereve ishte vendimtare për të sjellë në jetë zonjat e para”.
“The First Lady” është parashikuar si një serial antologjik në vazhdim, me bashkëshortët e rinj presidencialë, pjesë e edicioneve të ardhshme. Ndër mundësitë që Schulman dhe Bier i duken intriguese: Dolley Madison, Jacqueline Kennedy dhe Hillary Clinton.
“Për momentin jam e fiksuar pas Martha Washington”, tha Schulman gjatë diskutimit në panel, duke përmendur intrigën e saj me origjinën e rolit të zonjës së parë. “Por unë gjithashtu do të isha kaq e interesuar të shihja nëse mund të gjenim një mënyrë për të bërë Jackie Kennedy që nuk tregonte të njëjtën histori të vjetër. … Secila prej tyre është kaq interesante dhe ato bëhen më interesante në kombinime”. / Koha.net / KultPlus.com
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ai ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kishin kryer “gjenocid”.
Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më parë se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze.”
“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.
Zelensky ka thënë më parë se hezitimi i Macron për të përdorur termin ishte “shumë i dhimbshëm për Ukrainën”.
Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të “fshijë idenë” e një identiteti ukrainas.
Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht. /abcnews.al/ KultPlus.com
Ende nuk ekziston një film tjetër që të sfidojë këtë realizim fantastik në fushën e modës. Prej 10 vitesh, ky film qëndron interesant dhe është një klasik i jashtëzakonshëm për të kuptuar realitetin, në të cilin jeton moda dhe të gjithë të apasionuarit pas saj.
Glow Up
Nëse jeni i apasionuar pas të bukurës në veçanti, nuk duhet ta humbni Glow Up! Seriali i ri në Netflix iu ofron një karrierë në industrinë e grimit dhe artin e së bukurës të rinjve, të cilët janë të hapur për eksperienca të reja në këtë fushë.
The First Monday in May
Shumë pak e njohin këtë realizim, por të gjihë njohim evenimentin e rëndësishëm Met Gala, apo jo? The First Monday in May është historia e përgatitjeve për Met Gala-në e vitit, duke treguar gjithashtu ndikimin e këtij aktiviteti në fushën e modës.
Jeremy Scott- The Pople’s Designer
Ka disa dokumentarë të cilët i dedikohen personaliteteve të modës, por krahas klasikëve për Yves Saint Laurent apo Chanel, ne kemi përzgjedhur edhe dokumentarin që i dedikohet dizajnerit që sot është në drejtimin e Moschino-s, Jeremy Scott. Që nga jeta me familjen e deri tek peripecitë për ndërtimin e një karriere, ky dokumentar është mjaft interesant dhe plot me mesazhe pozitive.
The Assassination of Gianni Versace
Ky serial, ka qenë ndër më të përfolurit në Netflix. Nëse deri më sot nuk e keni gjetur mundësine për ta parë, ju këshillojmë që të merrni kohë tani për ta parë dhe për t’u njohur me një nga historitë më interesante në fushën e modës…/ KultPlus.com
Devil Wears Prada
Anne Hathaway Meryl Streep Emily Blunt
Mirush Kabashi është një aktor shqiptar i cili numëron rreth 100 role në teatër dhe filma. Mirush Kabashi tek publiku mbahet mend veçmas për interpretimet artistike të poezive të ndryshme.
Me interpretimet e tij disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrin të krijoi një komunikim tejet të afërt me publikun.
Sonte, KultPlus ju sjell recitimin madheshtor të Mirush Kabashit, vargjet ‘Jam shqiptar, kosovar’ jehojnë përmes zërit të tij kumbues. Inçizim ky i vitit 1998, në periudhën më të vështirë për popullin e Kosovës. / KultPlus.com
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha për CNN se ka humbur besimin te bota, pas asaj që po ndodh në vendin e tij.
“Nuk i besoj më botës. Pas asaj që kemi parë në Ukrainë, kam humbur besimin te disa vende dhe te disa udhëheqës. Nuk i besojmë fjalëve të tyre. Pas përshkallëzimit të luftës nga Rusia, nuk kemi besim te fqinjët tanë”, tha Zelensky, kur u pyet për frazën “Kurrë më”, që përdoret nga udhëheqësit çdo vit, në ditën e përkujtimit të Holokaustit.
Madje, Presidenti ukrainas shkoi edhe më tej, duke theksuar se nuk i beson më as dokumenteve dhe ligjeve ndërkombëtare: “Edhe dokumenteve nuk i besoj më, sepse kemi një Memorandum Budapesti, por që u vërtetua se është vetëm një copë letër, që nuk vlen fare”.
Zelensky theksoi për CNN se ai ka besim vetëm te gjërat praktike dhe te populli ukrainas: “Jemi bërë pragmatikë. Nëse ju jeni miqtë tanë, na jepni armë, na ndihmoni me para, ndaloni Rusinë. Mund ta bëni këtë nëse jeni partnerët tanë. Ne për momentin kemi besim vetëm te vetja, te populli ynë, te ushtria jonë”./ KultPlus.com
Është romani më i bukur dhe më i njohur i Marquez, bashkë me “100 vjet vetmi”. Nuk ka lexues që t’i kenë lexuar me vëmendje të dy romanet dhe të kenë ngelur të zhgënjyer. Mua më ka rënë rasti të flas edhe me ata që nuk e pëlqejnë mënyrën e të shkruarit plot detaje dhe fantazi të shfrenuar të autorit, por më besoni, shumica e atyre që nuk i pëlqejnë veprat e Gabriel Garcia Marquez lodhen me faqet e para të romaneve të tij dhe nuk e marrin mundimin t’i mbyllin së lexuari ato vepra.
Nëse arrini ta kalitni mirë vullnetin dhe të lexoni “Dashuria në kohërat e kolerës”, si dhe “100 vjet vetmi”, ju me siguri keni për t’i pëlqyer të dy romanet. Në vijim do të keni mundësi të lexoni disa nga thëniet më të bukura të autorit të realizmit magjik në veprën “Dashuria në kohërat e kolerës” :
“Gjithmonë mbaj mend që gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti”.
“Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë”.
“Jeta nuk është periudha që dikush jetoi, por periudha që dikush kujton dhe si e kujton për ta treguar”.
“Gjithccka për të cilën ka nevojë dikush, është koha. Koha për të kuptuar kush është, kush do të bëhet, dhe ku do të shkojë”.
“Duhet të trembesh edhe nga nxehtësia, edhe nga ftohtësia e zemrës tënde dhe të përpiqesh të kesh durim, nëse mundesh”.
“Ajo e priste me një ankth të tillë, saqë vetëm një buzëqeshje prej tij i rikthente gjallërinë”.
“Kam pritur për këtë mundësi më shumë se gjysmë shekulli për të të folur edhe një herë mbi besnikërinë time të përjetshme dhe dashurinë time të pavdekshme”.
“Ai që pret shumë, mund të përfundojë me asgjë”.
“Ka gjithmonë diccka të mbetur për t’u dashuruar në ccdo gjë që përfundon”. /Bota.al /KultPlus.com
Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina, është e para që ka mbërritur në Kosovë, sot në mesditë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”.
Ajo është detyruar të largohet Ukraina për shkak të luftës. Makey është vendosur në Prishtinë dhe AGK-ja do të përkujdeset që ajo të vazhdojë punën nga Kosova.
Për javë të tëra, shumë institucione publike vendore dhe ndërkombëtare kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pritur gazetarët nga Ukraina.
Me të arritur në aeroport, Makey tha që sot është e rrezikshme që të jesh gazetare në Ukrainë duke përmendur faktin që forcat e okupatorit rus kanë vrarë 21 gazetarë në Ukrainë deri më tani.
“Falënderoj shumë të gjithë juve që më keni mundësuar të vijë në Kosovë. Ky program më mundëson që të mbetem në profesionin e gazetares. Jam thellësisht e prekur me faktin se si njerëz tërësisht të huaj dëshirojnë të na ndihmojnë. Besoj që bashkëpunimi ynë dhe solidariteti nga gazetarët tjerë është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, shtoi ajo.
“Gazetarë në Rezidencë në Kosovë”, është program i inicuar nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), i financuar dhe mbështetur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme .
Programi është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dy unioneve të gazetarëve në Ukrainë. Ky program ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.
Zonja Makey është pritur në aeroport nga Xhemajl Rexha (AGK), Flutura Kusari (ECPMF), si dhe përfaqësues të MPB-së e Policisë së Kosovës./ KultPlus.com
Visar Kryeziu i cili së fundi është bërë shumë i njohur me portretet me një vijë, do të prezantohet me ekspozitë personale në KultPlus Caffe Gallery.
Kjo ekspozitë përfshin portretet e figurave më të rëndësishme të kulturës e historisë shqiptare, duke përfshirë: Mbretëreshën Teutë, Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin, Gjergj Fishtën, Pandeli Sotirin, Shote Galicën, Nënë Terezën, Marie Shllakun, Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e Anton Çettën, portrete këto që do të prezantohen me një vijë në kornizë, por edhe portrete në një vijë të realizuara në tel.
Të gjitha punimet që do të paraqiten në këtë ekspozitë do të jenë në shitje. Ndërkaq, kjo ngjarje është organizuar nga KultPlus më mbështetje nga MKRS./KultPlus.com
Ne fshatin Poklek i Vjetër komuna e Drenasit, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të parmatosur, duke filluar prej foshnjeve gjashtëmuajshe e deri te pleqët 75 vjeçar. Sipas dëshmitarëve të shumtë, masakra e Poklekut ka patur këtë rrjedhë:(…)
-Me 17 prill, diku rreth orës pesë të mëngjesit, familjet Muqolli,Caraku e Elshani, janë nisur të shkojnë prej Poklekut të Vjetër për në Drenas, ku ishte e tubuar dhe po mbahej peng popullata e fshatrave përreth Drenasit. Diku 1,5 Km larg fshatit, ka ardhur një picgauer me policë serb dhe i kaurdhëruar ata të kthehen nëpër shtëpia. Ata janë kthyer sepse janë kërcënuar, madje përanash është gjuajtur edhe me armë.Kur familjarët janë kthyer nëpër shtëpi, aty kanë ardhur, dy policë me shirita të zi në kokë. Në oborr e kanë vrarë qenin,pastaj e kanë thirrur Sinanin jashtë dhe me të kanë folur diç në gjuhën serbe. Pas kësaj këta dy policë kanë shkuar në oborrin e shkollës së fshatit, tek policët e tjerë që ndodheshin atje. Në ndërkohë Sinani është kthyer dhe u ka treguar familjeve se atë e kanë pyetur, “a ka këtu terroristë “?Në këtë gjendje ankthi e terrori, familjarët janë mbajtur tërë ditën deri rreth orës 17 e 30, atëherë ka ardhur njëri nga ata policët dhe në dhomën e shtëpisë së Sinanit, ku kanë qenë të grumbulluar të gjitha familjet, fëmijë, gra e pleq, polici e ka hedhur një bombë e cila nuk ka eksploduar. Pas kësaj polici ka hedhur edhe bombën tjetër, e cila ka rënë dhe ka eksploduar në prehrin e Miradije Rifat Muqollit (55). Menjëherë pas kësaj polici ka zbrazur mbi të gjithë ata që kanë qëlluar në dhomë,shtatë karikator të automatikut.Krimineli që kishte kryer masakrën, kishte hyrë në dhomë dhe me këmbë i kishte rrotulluar kufomat, se mos rastësisht dikush kishte mbetur i gjallë. Në ndërkohë, Elhemja e plagosur ka kërcyer nga dritarja e dhomës së masakrës dhe ka ikur. Pas dy orë e gjysëm të masakrës ka ikur edhe Lumnija me vajzën e vogël katër vjeçe,duke lënë të plagosur lehtë Eminen me Fatosin e vogël dy vjeçar. Më vonë sakoja e Emines është gjetur në bunarin e shtëpisë. Pas tri orësh, që kur është kryer masakra, policia është kthyer dhe e ka djegur dhomën me të gjitha kufomat që ishin në të. Natën e dytë të masakrës, kemi shkuar në shtëpi dhe aty kemi gjetur eshtrat e të masakruarve, kur kemi shkuar një ditë më vonë, më nuk kemi mundur të shohim as eshtra njerëzish. Tashmë nuk ishte djegur vetëm dhoma e koridori, por e tërë shtëpia. §Lista e plotë e masakrës në Poklekut të Vjetër më 17 prill 19991.Sinan Rexhep Muqolli (52), Poklek i Vjetër
2.Elheme Rifat Muqolli (50), Poklek i Vjetër
3.Emine Sinan Muqolli (22), Poklek i Vjetër
4.Elife Sinan Muqolli (18), Poklek i Vjetër
5.Sherife Sinan Muqolli (17), Poklek i Vjetër
6.Hafije Sinan Muqolli (10), Poklek i Vjetër
7.Feride Selman Muqolli (33), Poklek i Vjetër
8.Shehide Fadil Muqolli (13), Poklek i Vjetër
9.Naser Fadil Muqolli (12), Poklek i Vjetër
10.. Ylber Fadil Muqolli (10), Poklek i Vjetër
11.. Egzon Fadil Muqolli (4), Poklek i Vjetër
12.. Hyle Selman Muqolli (22), Poklek i Vjetër
13.. Florentina Qamil Muqolli (3), Poklek i Vjetër
14.. Lirie Qamil Muqolli (gjashtëmuajshe), Poklek i Vjetër
15.. Mehreme Muqolli (58), Poklek i Vjetër
16.. Bahrije Halil Muqolli (24), Poklek i Vjetër
17.. Naime Halil Muqolli (22), Poklek i Vjetër
18.. Hidajete Nebih Muqolli (33), Poklek i Vjetër
19.. Menduhie Liman Muqolli (11), Poklek i Vjetër
20.. Mirsad Liman Muqolli ( Poklek i Vjetër
21.. Mergim Liman Muqolli (5), Poklek i Vjetër
22.. Bahtije Halil Caraku (34), nga Dobrosheci
23.. Besart Ejup Caraku (13), nga Dobrosheci
24.. Hasan Ejup Caraku (12), nga Dobrosheci
25.. Kunata e Bahtije Halil Carakut- nuk i dihet emri (45),
26.. Miradije Rifat Muqolli (55), Poklek i Vjetër
27.. Zarife Rrahman Muqolli (23), Poklek i Vjetër
28.. Arife Rrahman Muqolli (20), Poklek i Vjetër
29.. Florije Salih Muqolli (23), Poklek i Vjetër
30.. Eronita Xhavit Muqolli (4), Poklek i Vjetër
31.. Fatos Xhavit Muqolli (1,5), Poklek i Vjetër
32.. Shemsije Muqolli (42), Poklek i Vjetër
33.. Vezire Ilmi Muqolli (20), Poklek i Vjetër
34.. Fatmire Ilmi Muqolli (17), Poklek i Vjetër
35.. Rexhep Ilmi Muqolli (12), Poklek i Vjetër
36.. Agron Ilmi Muqolli (10), Poklek i Vjetër
37.. Albulena Ilmi Muqolli (5), Poklek i Vjetër
38.. Nexhmije Ramadan Muqolli (25), Poklek i Vjetër
39.. Hasime Ramadan Muqolli (37), Poklek i Vjetër
40.. Avdullah Fehmi Muqolli (12), Poklek i Vjetër
41.. Shehrije Xhemail Muqolli (27), Poklek i Vjetër
42.. Vahide Mehdi Muqolli (4), Poklek i Vjetër
43.. Dy djem të Mehdiut, njëri 10 muj, Tjetri dy vjeçar, Poklek i Vjetër
44.. Ymer Elshani (55), Poklek i Vjetër
45.. Nafije Elshani (50), Poklek i Vjetër
46.. Shukrije Elshani (37), dhe katër djemët e Ymer Elshanit, prej 22 vjeç e më të rinjë
47.. Kimete Fadil Muqolli (20), Poklek i Vjetër
48.. Lindita Skender Hoxha (25), nga Korrotica e Epërme
Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë? Pse vërshëllen me aq mallëngjim? -Vij drejt nga malet e Shqipërisë, për të përhapur zi e vajtim. Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn, drejt më zëmër, më zëmër time hyn.
-Nga ata male, moj erë trime, ç’lajme të reja po na ke siell? Pse je e vrerët dhe e helmuar? qiellë me zi përse na e mbiell? Fryn, moj erë, etj.
Pse e ke synë të trubulluar e rent kaluar mi t’zeza re? Pse të pikojnë lottë të zeza, lottë të zeza posi rrëke? Fryn, moj erë, etj.
Syri m’u err nga ato që pashë Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot. Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar, rent ta haroj, po rentkam më kot. Fryn, moj erë, etj.
Atje tek losnja në fush’ të Korçës, duke u hedhur lis më lis, një qivur pashë me nj’çup’ të virgjër, ma vrau shpirtin ay filis. Fryn, moj erë, etj.
Tokat pushonin, prift nukë dukej, e pakënduar na u varros; mihnë dëborën, i bënë varrë, shpirt nuk më mbeti, forca m’u sos. Fryn, moj erë, etj.
Atje mi varrë qante një grua, një grua qyqe me mallëngjim; burrën të qante më par’a çupën, për kë të bënte më par’vajtim? Fryn, moj erë, etj.
Renda e ika e fluturova, po dhëmbjen time ku do ta fsheh? Çava oqeane, dete dhe male, po vajtoj edhe sikundër sheh. Fryn, moj erë, etj.
-Moj er’e rreptë, erë malsore, shpirti m’u ndes, zëmra më shkriu; sytë m’u errë si ty dhe mua, mëndja në kokë më bubullin. Fryn, moj erë, etj.
Qëndro të lutem, të kam për t’dhënë dhe un’i varfri një porosi: një re të madhe dërgo të zbresë e ta ngarkojmë me lott’e mi. Fryn, moj erë, etj.
E kur të kthehesh nga Shqipëria, Atje në kopshtin, atje t’qëndrosh, dhe lott’e mia si vesë qjelli dalë nga dalë do t’i pikosh. Qaj, moj erë, moj er’e shkretë qaj, derthmi lottë atje mi varr’e saj./ KultPlus.com
“Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz jetë, mbase nuk do t’i thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do t’i mendoja ato që po them. Do i jepja rëndësi gjërave jo për vlerën, por për domethënien e tyre. Do flija pak, do ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbasim 60 sekonda dritë. Do vazhdoja kur të tjerët do ndalonin, do zgjohesha kur të tjerët do flinin. Do dëgjoja kur të tjerët do flisnin, dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!!!
Nëse Zoti do më jepte një copëz jetë, do vishesha thjesht, do shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin, por edhe shpirtin tim.
Ah Zoti im, sikur të kisha një copëz jetë, nëse do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja të dilte dielli. Nuk do të lejoja të kalonte as edhe një ditë pa i thënë njerëzve që dashuroja se i dashuroja. Do të bëja çdo burrë dhe grua të besojnë se janë njerëzit që dua dhe do të dashurohesha me dashurinë. Te njerëzit do të tregoja se sa gabim bëjnë kur besojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë të dashurojnë. Fëmijës së vogël do t’i jepja pendë, por do ta lija të mësonte vetë sesi të fluturojë. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”.
Mësova kaq gjëra nga ju, njerëzit. Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”.
Mësova se kur fëmija i porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël, për herë të parë gishti që zgjatet i babit të tij e robëron përgjithmonë.
Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet ta ndihmojë të çohet….Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të bësh gjithmonë atë që mendon…
Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roja e shpirtit tënd.
Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të thërrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera.
Nëse do ta dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zërin tënd, do të regjistroja çdo fjalë tënden që të mund të të dëgjoja përsëri, përsëri…
Nëse do të dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thosha “të dashuroj” dhe do të supozoja jo logjikisht se e dije më parë.
Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja.
Do të doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s’do të të harroj. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, si i ri, si i vjetër.
Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.
Sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe i zënë për të realizuar një dëshirë të tyre.
Mbaji ata që dashuron pranë vetes, thuaju duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroji, sillu mirë, gjej kohën për ta, thuaju “më vjen keq”, “më fal” , “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Asnjëri nuk do të të mbajë mend për mendimet e tua të fshehta…” /KultPlus.com