Rikthehet pas dy vjetësh festivali “Erdh lezeti”

Pas një mungese pandemike po rikthehet festivali “Erdh lezeti” me datën 8 maj në Dit’ e Nat’, përcjell KultPlus.

“Behari ka çelë, dielli ka nisë me lujtë kile, e lezeti veç sa s’ka ardhë. Mas ni mungese pa e zgedhë vet, se s’ish kanë kismeti me ardh lezeti me distancë mes veti, sivjet i kthehemi zanafillës.

ERDHLEZETI Festival 2022: Back to the Roots! E diele, 8 Maj, tan ditën e lume, te veni – si ktyneherë”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

“Rreth ushkuri”, shakaja më e vjetër shqiptare

Shakaja më e vjetër shqiptare “Rreth ushkuri” që vjen jo e rrëfyer drejtpërdrejt nga një shqiptar por e kumtuar nga udhëpërshkruesi osman Evlija Çelebiu, i cili kishte vizituar trojet shqiptare tri herë (Kosovën në 1660; Shqipërinë e veriut në 1662; dhe Shqipërinë e jugut në 1670), duke lanë prapa qindra faqe me të dhëna të vlefshme për qytetet, njerëzit, gjuhën dhe jetën e shqiptarëve në atë kohë, është përkthyer së fundmi nga Plator Gashi, përcjell KultPlus.

Sipas Gashit, udhëpërshkruesi osman Çelebiu e vë në letër këtë shaka gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, ku po ashtu shkruan gjerësisht për kalanë, lagjet, veshjet, ushqimet e doket e këtij qyteti. Edhe vetë shakaja në fjalë rrëfehet në kontekst të një zakoni të moçëm gjirokastrit, të cilin na e ndriçon autori.

KultPlus më poshtë ua sjell shakanë më të vjetër shqiptare “Rreth ushkuri”, të shqipëruar nga Plator Gashi nga osmanishtja në anglisht prej Robert Elsie dhe Robert Dankoff:

Një zakon tjetër i çuditshëm. Gjirokastritët mbajnë zi për të afërmit e tyre dyzet, pesëdhjetë ose madje deri në tetëdhjetë vjet. Çdo të diel, të gjithë të afërmit e të vdekurit mblidhen në një shpartallinë dhe paguajnë vajtore profesionale, të cilat qajnë, gjëmojnë, klithin e kukasin, duke bërë potere të madhe. Askush nuk duron dot të qëndrojë në qytet të dielave për shkak të zhurmës dhe zallamahisë. Për këtë arsye e kam quajtur Gjirokastrën “qyteti i dënesës”. Është habi e madhe se si vajtoret profesionale ia dalin të kukasin e të dënesin me kaq shumë dhembshuri — më shumë sesa për vetë të afërmit e tyre — për dikë që është nën dhe për më shumë se njëqind vjet dhe që nuk e kanë as të afërt. Dhe si vajtojnë! Vetëm atëherë kur lodhen nga uria zënë të pushojnë. Kur përfundojnë vajtimet, shtëpiakët u përgatisnin brumëra të llojllojshme, përfshirë pişi, jamuk dhe qumështuar, si dhe ëmbëlsira të lezetuara me shafran që u shpërndahen barabar të pasurve, të varfërve dhe udhëtarëve në ditët e diela për hir të shpirtrave të të vdekurve. Kjo sigurisht që është vepër bujare; por të vajtuarit për dikë që ka vdekur para njëqind vjetësh më duket gjë mjaft e kotë. Sidoqoftë, çdo vend ka ritet dhe traditat e veta.

Vetë ata [gjirokastritët] rrëfejnë kështu: Një ditë, teksa bënte seks me gruan, një burrë bën një vërejtje të pavend, “Nesër është e diel, e dashur”. Gruaja, e cila ishte përfundi burrit, kujton papritmas bashkëshortin e saj të shtatëmbëdhjetë, i cili ishte vrarë në luftën detare në Mesdhe mes admiralit osman Xhafer Pasha dhe disa galerash angleze në vitin 1043 (1633-34). Ndërsa ende bëjnë marrëdhënie, ajo fillon t’i shkulë flokët dhe të bërtasë, “Bubu sa fort mallëngjehem për të mjerin e të dashurin tim, burrin tim të shtatëmbëdhjetë, me të cilin kam jetuar dyzet vjet dhe që ka rënë dëshmor në luftë të shenjtë. Kam bërë kaq seks të mirë me të!” Ajo harboi aq shumë dhe lau jastëkun me aq shumë lot sa burri i gjorë shkrehet dhe, duke vajtuar humbjen e burrërisë, pikëllohet për faktin se është e diel.

Kështu pandeha se kjo është arsyeja përse të gjithë burrat e Gjirokastrës kanë çehre të përvajshme dhe të zymtë. Nuk vëren pohtuajse aspak gëzim dhe ndjenja miqësore, edhe pse ndër ta ka shumë të rinj trima. / KultPlus.com

“Gratë mbi tridhjetë janë në maksimumin e tyre, por burrat mbi tridhjetë janë shumë të moshuar për ta kuptuar këtë”

Alain Fabien Maurice Marcel Delon lindur më 8 nëntor 1935 është një aktor dhe biznesmen francez.

Ai njihet si një nga aktorët më të spikatur të Evropës dhe simbolet e ekranit nga vitet 1960 dhe 1970.

Po sjellim sot thëniet më të bukura të tij.

Gratë mbi tridhjetë janë në maksimumin e tyre, por burrat mbi tridhjetë janë shumë të moshuar për ta kuptuar këtë.

Njoha gjithçka dhe mora gjithçka. Por lumturia e vërtetë, është të japësh.

Unë bëj shumë mirë tre gjëra: punën time, marrëzitë dhe fëmijët.

Në dashuri, ne duhet të rrezikojmë gjithçka nëse vërtet duam.

Ju ofendoheni kur keni frikë se ajo që thuhet mund të jetë e vërtetë.

Ju besoni në Zot, pastaj nuk besoni më, dhe kur keni një problem të madh, gjithsesi filloni të luteni.

Për gjithçka që kam, u detyrohem grave.

Të kesh frikë është mëkati më i keq që ekziston.

Sharmi është aftësia për t’i bërë të tjerët të harrojnë se ju dukeni ashtu si dukeni.

Dua të të gllabëroj me sy dhe të them se nuk ke qenë kurrë kaq e bukur.

Asnjë vajzë nuk do të zgjedhë 6 gungat e barkut kundrejt 6 makinave, kështu që lëre palestren dhe shko në punë.

Prindërit e mi nuk më rritën të porosis diçka të shtrenjtë kur dikush tjetër po paguan. / KultPlus.com

OKB: Duhet të hetohen akuzat për përdhunim dhe dhunë seksuale në Ukrainë

Rastet e raportuara të dhunës seksuale në Ukrainë po rriten, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së jordanezja Sima Bahous, drejtoresha ekzekutive e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për gratë (UN Women).

“Kjo luftë duhet të përfundojë. Ne po dëgjojmë gjithnjë e më shumë për përdhunimin dhe dhunën seksuale. Këto janë akuza që duhet të hetohen në mënyrë të pavarur për të garantuar drejtësinë”, tha Bahous.

“Ne po shohim një sërë shenjash paralajmëruese për shkak të kombinimit të zhvendosjeve masive të refugjatëve të brendshëm dhe një prani të madhe të rekrutëve dhe mercenarëve, shoqëruar me brutalitetin kundër civilëve ukrainas,” shtoi ajo.

“Rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore po rritet ndërsa situata po bëhet edhe më  e vështirë, “ theksoi Bahous.

Deklaratat e saj erdhën pas një vizitë në Moldavi, për të cilën ajo tha se kishte mirëpritur rreth 95,000 refugjatë ukrainas. Ajo vuri në dukje se ata që mbërritën ishin kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

Bahous bëri thirrje për shtimin e forcave policore në kufirin midis Moldavisë dhe Ukrainës “në mënyrë që ato të mund të sigurojnë mbështetje për viktimat e dhunës dhe trafikimit me bazë gjinore. /Abcnews / KultPlus.com

Rihanna mahnit me fotosesionin e fundit për revistën “Vogue” (FOTO)

Kur vjen puna për t’iu dhënë njerëzve arsye për të të shikuar, Rihanna u bënë konkurrencë edhe supermodeleve më të njohura të modës.

Ylli me shumë talente nuk e ka provuar kurrë një veshje që nuk i është përshtatur hijeshisë së saj, dhe nuk ka ndodhur kurrë të jetë fotografuar keq nga ndonjë aparat fotografik. Të gjitha këto e bëjnë atë protagonisten e duhur për ballinën e revistës prestigjioze të modës, “Vogue”.

Në ballinë e numrit të ri të revistës, pjesë e së cilës Rihanna ka qenë edhe gjashtë herë në të kaluarën, këngëtarja dhe afaristja miliardere shfaqet e veçantë me stilin unik të një gruaje shtatzënë. Ajo shfaqjet duke pozuar për fotografen e famshme botërore, Annie Leibovitz, në fotosesionin e realizuar në hotelin “The Ritz”.

Ky bashkëpunim po ashtu ia dha mundësinë këngëtares që të ribashkohet me miqtë e vjetër kreativ, të eksperimentojë me koleksionet më të fundit të markave të njohura, dhe më e rëndësishmja, të flasë për fëmijën e saj që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Në intervistën ekskluzive të realizuar për “Vogue”, Rihanna ka treguar për dashurinë e saj për modën, mënyrën si po e shijon shtatzëninë dhe ndryshimin e trupit, lidhjen e saj me reperin Asap Rocky, faktin se si nëna e saj mezi po pret të bëhet gjyshe dhe shumëçka tjetër. / Koha.net / KultPlus.com

Refleksioni “kundër” narracionit

Nga Jusuf Buxhovi

Proza më e re e Besnik Mustafajt “Një roman i pamundur”, me atë që e quan sprovë, ndonëse formalisht hap “konfliktin” e vazhdueshëm midis narracionit dhe refleksionit si qasje e prosedeut krijues, praktikisht ngre dilemën e misionit që i ngarkohen veprës, që nuk është që në nuk mund të zgjidhen, por që, për autorin, zgjidhja sikur i bën të pazgjidhshme në kuadër të stereotipeve të krijuara nga dogmat ideologjike! Kjo, madje, theksohet, në fund të librit me atë se “vendimi për ta shkruar romanin shtyhet përsëri, si e vetmja zgjidhje për ta shmangur shtratin e Prokrustit”.

Me këtë, sikur pranohet se edhe më tutje, krijuesi i nënshtrohet anatemës së paragjykimeve morale pa marrë parasysh rrethanat, dhe se, i mbet atij që, të luftojë këtë.

Në të vërtetë këtu dhe të kjo çështje fillojnë dilemat e autorit, që përshkojnë fund e krye veprën të shumtën me premisat e një eseu-amallgam, që edhe mund të përkojnë me atë të “ndjekjes së autorit nga personazhet”, pse janë të pakënaqur me të, ose pse dëshirojnë të duken ndryshe (krejt njëjtë), siç i ndodhin Pirandellos. Por, në këtë rast, ndjekja kthehet në një paradigmë, meqë personazhet (Gjyshja, Shog Sokoli dhe Dren Ceka brenda një qarku kohor prej afër një shekulli, që i lidh tragjedia e gjenocidit serb), me sjelljet thuajse të pakuptueshme kur ndodhën të ballafaquar me tragjicitetin makabër (Shog Sokoli kur këndon para burrave që hapnin varrin e përbashkët, ose Dren Caka, fëmijë dhjetë vjeçar, kur thotë se ndoshta motra do të kursehej nga vrasësit, që para syve ia kishin pushkatuar bashkë me nënën dhe dhjetëra të tjerë në shtëpinë e tyre, po qe se do ta din se ajo kishte ditëlindjen e dytë), autorin e mundojnë deri te shkalla e obsesionit pse nuk përkojnë me shabllonet folklorike e as me ato të “heroit” dhe të “armiqve” në anën tjetër, por as me ato që personazhet të kthehen në patllake me të cilat qërohen hesapet historike.

Këto dilema, megjithatë, sikur gjejnë shpjegimin, siç e pranon me sinqeritet autori, tek shpërputhjet midis botëkuptimit “prej shtetasit komunist” dhe “shkrimtarit shqiptar”, që nënkuptonte dogmën socrealiste dhe pasojat e njohura, me ç’rast ajo e “misionarizmit” ishte kryesorja. Këtu kuptohet edhe hezitimi i autorit që t’i qaset sinopsisit të një proze, nga “kohët e hershme”, që mbetet fletë e bardhë!

Në këtë kontekst mbase duhet kuptuar edhe përcaktimin e autorit që, që pas vite e vite mundimesh me një sinopsis letrar, pra pasi që të ketë përfunduar diktatura komuniste, përmes refleksionit të nxjerrë në pah diskursin midis traumës shoqërore dhe politike e cila në rrethanat e diktaturave komuniste, nëpër të cilat ka kaluar autori gjatë formimit është dashtë t’i nënshtrohen logjikës së urdhrit nga veprimi deri te mendimi, kapërcim ky që sipas Çesllav Milloshit paraqet arketipin e krijimit të botëkuptimi ideologjik, si dogmë, që përcakton të gjitha, pra edhe të të menduarit, me çka fillon ajo gjendja e robërisë së vullnetshme fizike dhe shpirtërore.

Këtu dhe te kjo pikë, refletkimet e autorit si kundërnarracion i mbajnë peng personazhet e skicuar emblematikisht të ngujuar brenda për brenda enigmës së veprimit pse ata edhe në situatat më tragjike sillen thuajse pakuptimisht (këndojnë, siç bën Shog Sokoli, ose mendojnë për “mirësinë” e vrasësve, siç pandeh Dren Ceka për motrën dyvjeçare).

Mbajtja e personazheve në nivel të skicimit si dhe reflektimi për rrethanat që paraqesin viktimat e një gjenocidi mbi një shekullor të serbëve ndaj shqiptarëve, nga reflektimi esejistik, shpalos shkakun dhe pasojat tragjike për shqiptarët, por jo edhe dramën e saj shumështresore, që kërkon pikërisht narracionin. Ndaj, është edhe e kuptueshme që dilemat me të cilat ata rrethohen, mbesin në suazat e një reflektimi.

Sidoqoftë, sprova e Besnik Mustafajt, si reflektim, dimensionin tragjik historik, atë të sjelljes gjenocidiale të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë njëqind vjetëve të fundit, si dhe pamundësinë e kthimit të saj në një narracion të njëmendtë letrar, e ndërlidh me mbetjet apo ngarkesat që ka lënë diktatura komuniste dhe shabllonet e saj rreth misionarizmit në kuadër të dogmës socrealiste, që shkel lirinë krijuese dhe integritetin moral të krijimtarisë. Në këtë aspekt, Mustafaj, është ndër shkrimtarët e paktë të gjeneratës së vet, që është kritik dhe autokritik ndaj kohës dhe rrethanave nëpër të cilat ka kaluar.

Andaj, “Një roman i pamundur”, paraqet një reflektim esejistik katarsis, të domosdoshëm për shoqërinë tonë në rrethanat e tanzicioneve të turbullta… / KultPlus.com

Rama publikon raportin 100 ditor të punës së tij si kryetar i Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar në 100 ditëshin e qeverisjes disa të arritura të cilat thotë se janë duke ndodhur për transformimin e kryeqytetit.

Rama është shprehur se gjatë këtij njëqind ditëshi bashkë me ekipin e tij kanë marr përgjegjësi për drejtimin e Kryeqytetit, me qëllim që ta jetësojnë vizionin për transformimin e Prishtinës në përputhje me planin, projektet dhe konceptet që shpalosëm vjet gjatë fushatës parazgjedhore.

“Sot, mund të shpallim se shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës, i kemi vënë në binarët e duhur. Siç do ta shihni në Raportin e parë të punës, projekte nga të gjitha llojet e sektorëve: urbane, infrastrukturore, brendapërbrenda dhe rretheqark; shëndetësore, në këto kohë sfiduese; restauruese, në linjë me vizionin tonë për Prishtinën e përjetimeve; mjedisore, për hapësira të reja të gjelbëruara; bujqësore, për ujitjen e tokave të mbjella; zhvillim rural, rekreative, për më shumë ndërveprim sportiv. Këto të mësipërmet janë veç disa nga nismat e deritashme dhe të gjitha vetëm nga “ana e dukshme e medaljes””, është shprehur Rama.

Ai tutje ka treguar që gjatë këtyre muajve kanë punuar ngjeshur edhe që i gjithë kabineti të zotërojë njohje të mirëfilltë të legjislacionit në fuqi (primar e sekondar) në fushën e vetëqeverisjes lokale. Partneritetet e panumërta, që gjatë këtyre ditëve i zyrtarizuan me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me ambasadorë të huaj, me ministra e titullarë të tjerë të pushtetit qëndror, si dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë e vendorë, po i konkretizojnë, gjithmonë duke i gjetur pikëtakimet me palën ndërvepruese, pikërisht drejt vizionit transformues për Kryeqytetin e Prishtinës.

Sipas Ramës, ky është vetëm fillimi.

“E rëndësishmja është se jemi vënë, tashmë me hapa gjithnjë më të sigurt e më të shpejtë, në rrugë të mbarë”, shprehet kryetari.

Raportin e plotë të Komunës së Prishtinës mund ta gjeni KËTU./ KultPlus.com

CNN promovon Shqipërinë dhe Kosovën për sezonin turistik 2022

Shqipëria dhe Kosova janë dy nga gjashtë destinacionet që CNN sugjeron për turistët për sezonin veror 2022. Kjo pasi vendi jonë dhe Kosova konsiderohen si vende me risk të ulët rreziku nga pandemia e Covid.

“Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje : Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit”, shkruan CNN.

CNN bazohet në analizat e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat kanë kategorizuar vende ne 4 nivele, sipas rrezikshmërisë nga Covid dhe masave anti-Covid.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve nuk shtuan asnjë destinacion të ri në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut më të lartë për udhëtime.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është Niveli 1.

Por pjesa më e madhe e vendeve të Evropës mbeten ende në Nivelin 4, pra me risk të madh.

Mbretëria e Bashkuar, për shembull është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021.

Kjo e vendos Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut të gjitha në kategorinë e rrezikut “Shumë të lartë” për Covid-19.

CDC cakton një destinacion me rrezik të Nivelit 4 kur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë regjistrohen në 28 ditët e fundit. Shumë nga emrat e shteteve të mëdha në Evropë mbeten në Nivelin 4 edhe me fillimin e sezonit të udhëtimeve pranverore. / KultPlus.com

Fantastic Beasts 3 vjen në Cineplexx me eventin ‘Premiere Night’ ku do të ketë shumë shpërblime!

Njëri nga filmat e shumëpritur, Fantastic Beasts 3 arrin në Cineplexx më 14 prill, me eventin Premiere Night ku do të ketë shumë shpërblime.  

https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Fantastic-Beasts-3/

Fantastic Beasts 3, krijuar nga shkrimtarja e njohur J.K. Rowling arrin në Cineplexx këtë javë! Cineplexx për këtë film, do të organizojë eventin Premiere Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 14 prill, duke filluar nga ora 19:00.

Profesor Albus Dumbledore e di se magjistari i fuqishëm dhe i lig Gellert Grindelwald po lëviz për të marrë kontrollin e botës së magjistarëve. Në pamundësi për ta ndaluar atë vetëm, ai i beson magjistarit Njut Skamander për të udhëhequr një ekip të guximshëm magjistarësh dhe shtrigash. Ata së shpejti ndeshen me një sërë bishash të vjetra dhe të reja ndërsa përplasen me legjionin në rritje të ndjekësve të Grindelwald. Aktorët kryesore në këtë film janë Jude Law, Mads Mikkelsen dhe Eddie Redmayne.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

4x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Pierre Cardin

4x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Cacharel

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Carpisa

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Office Shoes

3 libra Fantastic Beasts nga Libraria Buzuku 

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga US Polo Assn

https://www.instagram.com/p/CcOFVaxI7CQ/

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Hatemoglu
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Carpisa
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Office Shoes
3 libra Fantastic Beasts nga Libraria Buzuku 
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga US Polo Assn

https://www.instagram.com/p/CcOFVtJIuHq/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx (Fjaline Cineplexx e lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Fantastic-Beasts-3/ ), ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS (Fjaline Cineplexx KS e lidhni me kete link: https://bit.ly/3oYCtRk) apo direkt në kinema prej orës 16:30. / KultPlus.com

Fitoni të ardhura nga rrjetet sociale! Vjen platforma më e veçantë dhe inovative në vendin tonë

Mbani në mend emrin “Instinct” sepse do të jetë dritarja e shumë mundësive të reja për ju!

Nëpërmjet aplikacionit “Instinct” që u lansua, shumë njerëz do të fitojnë të ardhura nga rrjetet e tyre sociale, si dhe bizneset do të kenë mundësinë të promovohen përmes tij në të njëjtën kohë.

Instinct, një kompani e cila aspiron të bëhet lider në ofrimin e shërbimeve më inovative të marketingut. Duke mundësuar kështu lehtësimin e lidhjeve të nevojshme të individëve të njohur si “influencers” dhe kompanive të ndryshme.

Instinct ndihmon në lehtësimin e lidhjeve të nevojshme të individëve të njohur si “Influencers” dhe kompanive të ndryshme, së bashku me shërbimet shembullore të marketingut dhe reklamimit që synojmë të ju ofrojmë për të arritur qëllimet tuaja.

Instinct ofron shërbime te cilat me anë të aplikacionit ju do të mund të zgjidhni preferencat tuaja për bashkëpunime. Qëllimi jonë është të ofrojmë punë duke ju reklamuar produktet dhe shërbimet tuaja përmes rrjeteve sociale,duke krijuar vetëdijen e markës suaj dhe besnikërinë tonë, si dhe të fitoni duke kontribuar pozitivisht në një kauzë shoqërore që ka një perspektivë globale.

Përfitoni nga kjo mundësi unike dhe shkarkoni falas tani në Apple Store dhe Play Store! /KultPlus.com

Fjala e presidentes Osmani në konstituimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Kosova sot ndërmori një hap të rëndësishëm për jetësimin e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përcjellë KultPlus.

Këtë lajm e ka dhënë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila është shprehur që përkushtimi i institucioneve tona në këtë drejtim është maksimal.

KultPls ju sjell fjalën e plotë të presidentes Osmani:

Të nderuar të pranishëm mirë se keni ardhur në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut,
I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Konjufca,
I nderuar Kryeministër, z. Kurti,
E nderuara udhëheqëse e USAID në Kosovë, Zeinah Salahi,
Të nderuar zëvendëskryeministre, ministra, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë,
Të institucioneve të pavarura në vend,

Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile,

Të nderuara media dhe të gjithë ju që jeni prezent,

Mirë se vini edhe një herë në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova me plot meritë u rreshtua pranë vendeve të ftuara nga Presidenti Biden për të qenë pjesë e edicionit të parë të Samitit për Demokraci.

Samiti për Demokraci, një nismë jashtëzakonisht e qëlluar në një kohë kur demokracitë anë e mbanë botës janë bërë cak i drejtpërdrejt i tendencave gjithnjë e në ngritje autoritare, është platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato.

Të punosh në drejtim të fuqizimit të demokracisë dhe përhapjes së vlerave demokratike, do të thotë të punosh për ruajtjen e shtyllave mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë moderne, prosperuese e filozofia e të cilave është e përqendruar në ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Kosova është sot një shembull i një demokracie të mirëfilltë, por edhe shembull i një vendi që vazhdimisht punon për përmirësimin e nivelit të demokracisë duke u fokusuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të saj, por edhe duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë si një partnere e besueshme në rrafshin rajonal dhe atë ndërkombëtar.

Siç e kam thënë edhe në fjalimin në emër të Republikës së Kosovës në Samitin për Demokraci – Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe për të drejtat e njeriut. 

Por aq sa ka rëndësi rrugëtimi ynë i deritashëm, po kaq i rëndësishëm e strategjik është rrugëtimi ynë i mëtutjeshëm. Ngjarjet në Evropë sot, por edhe në vende të ndryshme në botë, na dëshmojnë se demokracia kurrë nuk është një projekt i përfunduar. Përkundrazi, demokracia kërkon që vazhdimisht të mirëmbahet, në mënyrë që të sofistikohet, të avancohet dhe të mbrohet.

Në këtë frymë, si dhe konform zotimeve të Republikës së Kosovës që i kemi paraqitur gjatë Samitit për Demokraci, jemi angazhuar për themelimin e një këshilli koordinues nëpërmjet të cilit jo vetëm se do të angazhohemi për përmbushjen e zotimeve ashtu siç janë prezantuar në Samitin për Demokraci, por edhe do të punojmë së bashku për të garantuar respektimin e plotë të standardeve demokratike në çdo proces tjetër strategjik për vendin dhe për qytetarët tanë.

Respektivisht, ky Këshill të cilin e kam themeluar do të shërbej si forum i lartë koordinues, qëllimi parësor i të cilit është  koordinimi dhe menaxhimi i punës në drejtim të përmbushjes së zotimeve të Republikës së Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, si dhe përmbushjes së zotimeve tjera të institucioneve që ndërlidhen me forcimin e sundimit të ligjit, forcimin e demokracisë, forcimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat.

Andaj, në fund të muajit të kaluar, me dekret kam themeluar Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, që është një ndër zotimet tona me qëllim të mbështetjes së punës së mbarë institucioneve në përmbushjen e detyrave të tyre. Por, njëkohësisht, ky Këshill është edhe garanca jonë për angazhimin e bashkërendimin sistematik e institucional në drejtim të përmbushjes së zotimeve edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më vjen jashtëzakonisht mirë që ky Këshill reflekton në strukturën e vet 3 shtyllat kryesore të zotimeve që i kemi bërë më 9 dhjetor, respektivisht:

Shtylla e parë: sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit,

Shtylla e dytë: luftimin e autoritarizmit,

Shtylla e tretë: avancimi i të drejtave të njeriut, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Si rezultat, ne kemi sot të ulur për rreth kësaj tryeze:

Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si Anëtar i Këshillit;

Kryeministrin e Republikës së Kosovës, po ashtu si Anëtar i Këshillit;

Zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si Anëtare e Këshillit;

Ministrin e Punëve të Brendshme, si Anëtar i Këshillit;

Ministren e Drejtësisë, si Anëtare e Këshillit;

Avokatin e Popullit, si Anëtar të Këshillit;

Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si Anëtar i Këshillit;

Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si Anëtar i Këshillit;

Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si Anëtar i Këshillit;

Kryesuesin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, si Anëtar të Këshillit;

Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si Anëtar të Këshillit;

Kryeshefen e Agjencisë për Barazi Gjinore, si Anëtare e Këshillit;

Si dhe, 3 përfaqësues nga shoqëria civile, të cilët po ashtu janë anëtarë të Këshillit, përfaqësojnë fushën e sundimit të ligjit, demokratizimin dhe barazinë gjinore. Dy përfaqësues tashmë janë përzgjedhur në një proces të hapur, dhe nëpërmjet një konkursi, kurse për të tretin votimi është në proces në kuadër të platformës së shoqërisë civile Civikos, dhe që nga takimi i radhës do të na bashkohet edhe anëtari i tretë i përzgjedhur nga vet shoqëria civile.

Përbërja e Këshillit mund të zgjerohet duke përfshirë edhe anëtarë tjerë në mënyrë që të sigurojmë gjithëpërfshirjen dhe zbatimin e përpiktë të zotimeve të bëra gjatë Samitit për Demokraci. Të gjithë që jemi prezent jemi çdo ditë në shërbim të demokracisë dhe secili prej nesh kemi mundësinë, mandatin, dhe platformat e nevojshme në dispozicion për të kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e këtyre zotimeve.

Më duhet të them që jam jashtëzakonisht e lumtur për faktin që prej takimit të parë të këtij Këshilli ne kemi mundësinë që të raportojmë për rezultate tejet pozitive e të arritura përmbajtjesore qysh në 3 mujorin e parë të këtij viti, për çka dua t’i falënderoj institucionet relevante. Gjersa Këshilli fillon punën sot, puna e institucioneve të Kosovës në drejtim të zbatimit dhe të përmbushjes së zotimeve ka filluar që nga dita e parë, pra që nga 9 dhjetori e tutje, pas përmbylljes së edicionit të parë të Samitit për Demokraci.  Pra, ne sot do të diskutojmë më shumë në këtë drejtim në pjesën e  dytë të takimit, pas fjalimeve hyrëse. Themelimi i Këshillit sot bëhet pikërisht me idenë që të kemi një platformë ku institucionet tona do të mund të diskutojnë, të reflektojnë dhe të tregojnë për nismat e tyre drejt avancimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Ne synojmë që ky Këshill të shërbejë si një platformë e tillë, e cila mund të kryej këtë funksion në bashkërendim midis institucioneve, e njëkohësisht të shndërrohet në platformën tonë të përbashkët për promovimin e punës së institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe këtu s’po flas vetëm për institucionet politike, por të gjitha që janë prezent në këtë tryezë dhe gjatë  mandatit tim si Presidente do ta shndërrojmë këtë këshill në një trashëgimi të qëndrueshme të angazhimit tonë për ta fuqizuar demokracinë çdo ditë.

Është zëri ynë, puna jonë dhe angazhimi ynë i përbashkët që na mundëson t‘i dalim ballë çdo sfide. Është zëri ynë, është puna jonë dhe angazhimi ynë i përbashkët që do t’i mundësojë Republikës së Kosovës që të rreshtohet pranë vendeve që dëshmojnë pjekuri, gatishmëri dhe seriozitet në përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci.

Të nderuar pjesëmarrës,                                  

Përmbushja e këtyre zotimeve nuk është vetëm përmbushje e asaj që ne kushtimisht mund ta konsiderojmë si obligim përpara një Samiti global. Realisht, përmbushja e këtyre zotimeve është përmbushja e obligimeve tona si bartës të institucioneve më të rëndësishme në vend në raport me qytetarët tanë. Në veçanti është, përmbushje e vullnetit të qytetarëve tanë, të cilët frymojnë dhe veprojnë për demokracinë, si dhe besojnë në garantimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut pa dallim.

Rrugëtimi përpara padyshim se do të ketë sfida, por ne mbesim të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i jetësuar zotimet tona dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve tanë.

Faleminderit gjithsecilit që jeni sot këtu. Besoj në angazhimin tonë të përbashkët dhe jam e sigurt që rrugëtimi ynë përpara do të jetë rrugëtim drejt suksesit.

Faleminderit shumë! / KultPlus.com

Kitara e Kurt Cobain pritet të shitet deri në 800 mijë dollarë

E përdorur në “Smells Like Teen Spirit”, që numëron më shumë se 1.4 miliardë shikime në “YouTube”, instrumenti i kaltër i vitit 1969 thuhet se është një ndër kitarat më të famshme të muzikës rock.

Kitara ikonike me ngjyrë të kaltër, me të cilën Kurt Cobain te “Smells Like Teen Spirit” të Nirvanës tundi skenat në vitet 90’, pritet të shitet për rreth 800 mijë dollarë (734 mijë euro) kur të dalë në ankand muajin tjetër.

E përdorur në “Smells Like Teen Spirit”, që numëron më shumë se 1.4 miliardë shikime në ‘YouTube’, instrumenti i kaltër i vitit 1969 thuhet se është një ndër kitarat më të famshme të muzikës rock, sipas Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i ankandit “Julien”.

“Kjo është një ndër kitarat më ikonike që del në ankand. Është një kitarë ‘Mustang Fender’ e kaltër, një ndër kitarat e preferuara të Kurt Cobain”, ka thënë Nolan, teksa qëndronte afër një ekrani në kujtim të Kurt Cobain, në sallën e ekspozitës së ankandit në Beverly Hills.

“Kitara vjen bashkë me kasën e saj dhe gjithashtu me rripin e kitarës, kjo është… me të vërtetë e rëndësishme për koleksionistët kur të marrin pjesë në ankand, që të shohin origjinalitetin” ka thënë Nolan, i cili tregoi se instrumenti ka qëndruar në shtëpinë e familjes qëkur vdiq Cobain, në vitin 1994.

Kitara e Cobain është qershia mbi tortë në ankandin e shtëpisë së ankandeve “Music Icons”, që zhvillohet në New York dhe online, nga 20 deri më 22 maj.

Nolan ka thënë se shtëpia e ankandeve ka vlerësuar në mënyrë konservative një çmim për kitarën që shkon nga 600 mijë deri në 800 mijë dollarë, por potencoi se “ky është një vlerësim konservator për ankand”.

Shtëpia e ankandeve ka treguar se një pjesë e fitimeve nga kjo ngjarje do të shkojnë për bamirësi për njerëz me probleme mendore.

Ankandi gjithashtu posedon edhe gjësende të tjera, përfshirë edhe veprën e artit kushtuar Michale Jackson, të punuar nga vetë Kurt Cobain, që pritet të shitet për 40 mijë dollarë dhe një nga makinat e tij, një “Dodge Dart” të vitit 1965, e që pritet të shitet nga 400 mijë deri në 600 mijë dollarë. / Reuters / KultPlus.com

Kosova sot ndërmori një hap të rëndësishëm për jetësimin e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci

Kosova sot ndërmori një hap të rëndësishëm për jetësimin e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përcjellë KultPlus.

Këtë lajm e ka dhënë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila është shprehur që përkushtimi i institucioneve tona në këtë drejtim është maksimal.

“Sot kam inauguruar Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, mekanizëm përgjegjës për koordinimin dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve tona, të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci”, ka shkruar Osmani.

Tutje Osmani është shprehur se përkushtimi i institucioneve tona kyçe në këtë drejtim, përfshirë shoqërinë civile, është dëshmi e seriozitetit të Republikës së Kosovës në përmbushjen e zotimeve të dhëna në këtë samit të President Joe Biden, e që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe avancimin e të drejtave të njeriut. / KultPlus.com

DJ Khaled nderohet me yll në shtegun e famës në Hollywood

Producenti i famshëm i muzikës hip-hop, DJ Khaled, u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.

Ceremonia e zbulimit të yllit të tij u bë të hënën (11 prill) në Los Angeles dhe të pranishëm ishin disa prej kolegëve të tij më të famshëm në industrinë e muzikës, si Fat Joe, Jay-Z dhe Sean Combs.

“Ti je një pionier. Ti je një ikonë dhe një biznesmen i shkëlqyeshëm. Por, më e rëndësishmja, je një mik i mirë për të gjithë ne, një baba i mrekullueshëm, një burrë i përkushtuar dhe një prej njerëzve më të dashur që i kam takuar ndonjëherë. Energjia dhe etika jote e punës nuk ka të krahasuar. Ne të festojmë për gjithçka që ke arritur deri më sot, dhe gjithçka që i ke dhuruar skenës kulturore dhe industrisë së muzikës. Khaled do të thotë përgjithmonë”, deklaroi reperi Sean Combs.

Në fjalimin prekës dhe emocional para të pranishmëve, Khaled zgjodhi ta nderojë gruan e tij, Nicole Tuck dhe dy fëmijët Asahd dhe Aalam, raportoi të martën agjencia e lajmeve “AP”.

“Fillimisht dua ta falënderoj Zotin, të cilin e dua dhe e vlerësoj shumë. Po ashtu dua ta falënderoj gruan dhe dy djemtë e mi të bukur, ju dua shumë të treve. Pa juve nuk do të isha këtu ku jam sot. Nicole, e vlerësoj shumë çdo gjë që e bën për ne dhe që kujdesesh siç është më së miri për fëmijët dhe mua, sidomos kur e di që nuk jam një burrë i zakonshëm”, tha Khaled.

Ai shtoi se me këtë yll i është plotësuar ëndrra e kamotshme.

“Kjo është një ëndërr e shndërruar në realitet, por ëndrrat realizohen vetëm me punë dhe përkushtim. Unë kështu besoj, që ti mund të kesh ëndrra të mëdha për jetën, por nuk duhet t’i lësh të mbesin vetëm ëndrra. Duhet të punosh për t’i bërë ato realitet. Është emocion i veçantë për mua që vij nga Miami, të jem këtu sot duke i nderuar me një yll që e mban emrin tim në shtegun e famës në Hollywood. Jam shumë falënderues dhe ia dedikoj këtë arritje familjes dhe djemve të mi. Do Zoti që një ditë edhe ata të nderohen me yll në këtë bulevard”.

Gjatë karrierës së suksesshme muzikore, DJ Khaled i ka publikuar gjashtë albume dhe katër këngë, të cilat kanë kryesuar toplistat muzikore anembanë botës. Po ashtu ai është shpërblyer me disa çmime si dhe është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz “Grammy”. / KultPlus.com

Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Mal të Zi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Mal të Zi, përcjellë KultPlus.

Në komunën e Tuzit ai u takua me Kryetarin e Komunës, Nik Gjeloshaj. Bashkë diskutuan për fillimin dhe angazhimin për bashkëpunim në kulturë, rini e sport. Ndër të tjera për ndërlidhjen mes organizatave kulturore dhe organizimin e një turneu mbarëkombëtar sportiv.

Gjatë qëndrimit aty gjithashtu panë shtëpinë muze të Dedë Gjo’ Lulit në Bardhaj të Malësisë së Madhe, ku u pritën nga aktivistë e banorë të zonë gjithashtu u takua me shoqatat kulturore të shqiptarëve.

Vizitën e vazhdoi në Ulqin ku u prit nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika.

Delegacioni i Kosovës, së bashku me kryetarin Nika kanë vizituar Kalanë e Ulqinit dhe Muzeun si dhe janë takuar me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në Ulqin, për të dëgjuar nga vet komuniteti mbi idetë konkrete se si të thellohet bashkëpunimi mes MKRS-së dhe shqiptarëve në Mal të Zi. / KultPlus.com

Izraeli tërhiqet nga Eurovisioni

Transmetuesi publik izraelit KAN, ka lëshuar një njoftim të befasishëm sot, duke bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë ne Eurovisionin e këtij viti në Torino të Italisë.

Transmetuesi publik KAN, sot tha se Izraeli aktualisht nuk po planifikon të konkurrojë në “Eurovision Song Contest 2022”, pasi mbrojtja e sigurisë për delegacionin nuk mund të garantohet.

Punonjësit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, shërbimi izraelit i sigurisë janë aktualisht në grevë, ndërsa KAN tha se nuk janë në gjendje të ofrojnë persona për të shoqëruar delegacionin në Torino.

“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e Torinos”, tha KAN në një deklaratë në Twitter.

Ndryshe, Izraeli kishte zgjedhur këngëtarin Michael Ben David me këngën “I.M” për Eurovision, ndërsa i njëjti do të këndonte i dyti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj. /Zëri / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=WNFeohWlA20

100 vjet pa Spiro Dine, një prej mbledhësve më të shquar të folklorit shqiptar

Sot, shënohet 100 vjetori i vdekjes së njërit prej mbledhësve më të shquar të folklorit, Spiro Risto Dine (1844-1922). Lindi në Vithkuq të Korçës dhe që fëmijë mësoi alfabetin e Veqilharxhit.

Ai emigroi në Egjipt më 1866, në moshën njëzet vjeç, rreth një vit pas Thimi Mitkos, të cilin e takoi atje dhe nisi të bashkëpunonte për përmbledhjen e Mitkos me këngë dhe përralla popullore shqiptare.

Ai ishte edhe anëtar themelues i seksionit të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Egjipt më 1881. Ndërkohë që ishte në “Shibîn el Kôm”, Spiro Dinia pati letërkëmbim me Jeronim De Radën dhe bashkëpunoi me gazetën “Fjamuri i Arbrit”.

Spiro Dine është një prej mbledhësve më të shquar të folklorit shqiptar. “Valët e detit” është përmbledhja e tij voluminoze botuar në Sofje më 1908. Kjo përmbledhje me rreth 865 faqe e folklorit dhe letërsisë shqiptare e botuar nga ”Mbrothësia” është një nga veprat më të rëndësishme të autorit. Konsideruar si një botim i rrallë, ende sot, shërben si burim i pashtershëm i llojit të vet. “Valët e detit” është e ndarë ne dy pjesë: 412 faqet e para përbëjnë poezi atdhetare të vetë autorit, si dhe poezi të shkrimtarëve të tjerë të periudhës së Rilindjes: Koto Hoxhi, Thimi Thoma Kreji, Kostandin Kristoforidhi, Anastas Kullurioti, Loni Logori dhe Jani Vreto. Pjesa e dytë e veprës i kushtohet letërsisë folklorike, ku përfshihen këngë dashurie, këngë dasme, vaje, vargje humoristike e satirike, ndonjë vjershë fetare e didaktike, përralla dhe mitologji. / KultPlus.com

Liqeni i Butrintit, kryevepra e natyrës mes botës antike

Liqeni i Butrintit rri në mes të një pasurie botërore antike si një mrekulli e natyrës për t’i dhënë bukuri mahnitëse një nga vendi më të vizitueshëm nga turistë, thesarit të qytetërimit antik të Butrintit.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë ka publikuar foto mahnitëse nga Liqeni i Butrintit.

Liqeni i Butrintit përbën pjesën qendrore të Parkut Kombëtar Butrint. Sipërfaqja e tij është 1600 ha. Pellgu i tij ujëmbledhës përfshin Lumin e Bistricës në veri, Malin e Miles në lindje dhe lumin Pavllo ne jug.

Liqeni i Bufit (Rrëza) ndodhet në pjesën jug-lindore të liqenit të Butrintit. Sipërfaqja e tij totale vlerësohet rreth 83 ha. Liqeni është i ceket, me një thellësi mesatare prej rreth 1m. Furnizohet nga burimet e fuqishme te kripura te Rrezes në pjesën veri-lindore të liqenit, në shpatin e Malit të Miles.

Ujërat e shumtë të Bufit derdhen më pas në pjesën me jugore të Liqenit te Butrintit nëpërmjet një kanali të gjatë rreth 1 km.

Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës  dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës. Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga Kanali i Vivarit.

“Liqeni” ka një thellësi mesatare prej 14 m (pika më e thellë 22 m), ndërsa Kanali i Vivarit është deri më 100 m i gjerë. Mbetjet arkeologjike janë pjesë e pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga ujërat afër Liqenit të Butrintit dhe Kanalit të Vivarit që e derdhin liqenin në Detin Jon.

Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik, një peizazh me monumente më të cilin u dashuruan vizitorët e mëdhenj të shekujve 18 dhe 19.

Zona e Butrintit mban 16 specie në zhdukje të florës përfshirë këtu Agrimonia eupatoria, Capparis spinosa dhe Laurus nobilis.

Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit – Kepin e Stillos – u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura). Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Një zonë prej 2900 ha, përfshirë peizazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në në UNESCO. / atsh / KultPlus.com

Kosova e para në vlerësimin e EIONET për rrjedhën e të dhënave për vitin 2021

Kosova përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit ka shënuar progresin më të madh deri me tani në historinë e raportimit në Rrjetin Evropian për Informim dhe Vëzhgim EIONET.

Agjencia e Mjedisit të Evropës ka publikuar vlerësimin parafinal për rrjedhën e të dhënave ne EIONET për vitin 2021. Krahasuar me vlerësimin paraprak, Kosova ka shënuar sërish progres në procesin e raportimit duke përmbushur 100% të obligimeve të planifikuara për raportim për këtë vit, dhe i prinë listës së vendeve që kanë përmbushur këtë obligim raportues.

Në kuadër të vlerësimit për ketë periudhe, për 6 fusha relevante të raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale për secilën nga fushat e raportimit, përkatësisht për raportimin e të dhënave vjetore për cilësi të ajrit, raportimin online të të dhënave për cilësi të ajrit, raportimin për emisionet në ajër, raportimin për gazrat serrë, raportimin për zonat e mbrojtura, raportimin për cilësi të ujërave dhe raportimin për sasi të ujërave.

Viti 2021 shënon vitin me progresin më të madh në historinë e raportimeve në EIONET/EEA, që ka realizuar Kosova përmes AMMK, nga viti 2011 (57%), viti 2018 (60%), viti 2019 (67%) dhe viti 2020 (89%).

Ky sukses është arritur falë punës dhe përkushtimit të ekspertëve të AMMK dhe bashkëpunimit me institucione tjera monitoruese në nivel kombëtar, si dhe mbështetjes nga donatorët përmes projekteve të ndryshme.

Njëherë ky sukses tregon edhe përkushtimin e AMMK në përmbushjen e detyrimeve tona në raport me Agjencinë e Mjedisit të Evropës dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Për më shumë detaje shihni linkun e rrjedhës së të dhënave në EIONET: https://www.eionet.europa.eu/dataflows/2021/…

https://mmphi.rks-gov.net/single_page/6093/lajmet / KultPlus.com

Chopin PianoFest Prishtina shpallë konkursin kompozicional për veprën pianistike “Për nder të Chopin-it”

Chopin PianoFest Prishtina ka shpallë sot konkursin kompozicional për veprën pianistike “Për nder të Chopin-it” të themeluar në vitin 2012, përcjellë KultPlus.

“Duke konsideruar se me anë të këtij konkursi motivohen shumë kompozitorë e të talentuar shqiptarë, që të shkruajnë vepra pianistike që pasurojnë literaturën pianistike si dhe opusin e krijimtarisë sonë muzikore – Edicioni i 12të shpall konkurs gjithëkombëtarë!”, thuhet në njoftim.

Konkursi ka marr emrin e Frederik Chopin duke respektuar opusin unik, madhështor e universal të këtij gjiganti të literaturës pianistike.

Konkursi është i hapur deri më datën 23 Maj. Vlerësimi do të bëhet nga juria profesionale 5 anëtarëshe dhe çmimi do të shpallet në natën e fundit të festivalit Chopin Piano Fest Prishtina 2022, më datë 8 Qershor.

Të gjitha komponimet duhet të dërgohen në emailin: [email protected]. / KultPlus.com

Chopin PianoFest Prishtina ka shpallë sot konkursin kompozicional për veprën pianistike “Për nder të Chopin-it” të themeluar në vitin 2012, përcjellë KultPlus.

Çelet edicioni V i Festivalit Teatror të shkollave të Mesme të Tiranës

“Ana Kristi”, një vepër nga E. O’Neill, sjellë nga nxënësit e shkollës “Besnik Sykja” hapi sot në Teatrin Kombëtar, edicionin V të Festivalit Teatror të Shkollave të Mesme të Tiranës, “TK RIN ART”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se, “nën kujdesin e drejtorit artistik, Gjergj Mena, 9 regjisorë të rinj profesionistë do të ngjisin në skenë 9 shfaqjet e përgatitura me nxënësit e talentuar të 9 shkollave, të cilët do të konkurrojnë për çmimet: Shfaqja më e mirë; aktori më i mirë protagonist; aktorja më e mirë protagoniste; aktori më i mirë jo-protagonist; aktorja më e mirë jo-protagoniste”.

“”TK RIN ART” është një aktivitet në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës”, një bashkëpunim i TK me Ministria e Kulturës, MASH – Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe shkollat e mesme të kryeqytetit, i cili shërben si një platformë edukative për afrimin e audiencave në teatër si dhe promovimin e talenteve të reja./ atsh/ KultPlus.com

Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Sipas tij, vlera totale për këtë ndihmë do të jetë rreth 100 milionë euro.

“Sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të Pakos. Kështu që në muajin prill po dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionisteve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill, ku nga kjo do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë”, tha Kurti.

“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të menjëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, pra rreth 300 mijë punonjës. Po ashtu, kjo shumë do të ndahet edhe për 80 mijë zyrtarët publik”, ka shtuar ai. /KultPlus.com

U mbajt koncerti multidimensional “Na flet Asdreni”, Qosja: Shpresoj që shqiptarët gjithmonë të ngrihen në këmbë për Himnin Kombëtar

Era Berisha

Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, jeta dhe veprimtaria e pasur e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), mbrëmë u rrëfye dhe u përkujtua mahnitshëm nëpërmjet pjesëmarrjes së Korit kameral “Dardanica” nën dirigjimin e Edon Ramadanit, formacionit orkestral nën drejtimin e Visar Kuçit, këngëtarëve si: Zhulieta Sheremeni dhe Artan Bakija, recituesve si: Zamira Kita, Ligoraq Riza dhe Kristian Koroveshi, intervistave të personaliteteve si: Rexhep Qosja dhe Vasil S.Tole, si dhe imazheve që vinë si kujtime nga vetë jeta e Asdrenit, me ç’rast të tëra erdhën të realizuara nga artistë të shquar nga Shqipëria dhe Kosova, shkruan KultPlus.

Teatri Kombëtar i Kosovës priti mbrëmë një numër të madh të pranishmëve të cilët dalëngadalë mbushën sallën plot për të parë nga afër e dëgjuar me kujdes një mori aktivitetesh të planifikuara për natën e mbrëmshme. Ndërsa, kur qetësia absolute gjeti kohën e saj dhe para se aktiviteti i parë të shkelte skenën, për një fjalë rasti doli kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Fillimisht ishte kryeministri Kurti ai i cili tha se në Kosovë përgjatë stinës së pranverës pothuajse çdo ditë këndohet Himni Kombëtar në kuadër të përkujtimit të dëshmorëve së luftës epokale për çlirimin e Kosovës.

“Ju falënderoj për nismën tuaj për të nderuar kujtimin e atdhetarit të madh, Asdreni, i cili na ka dhuruar Himnin e Flamurit tonë. Si sot, vargjet e Himnit i këndojmë sa herë që ngrihet e valëvitet flamuri në përmbledhje solemne përkujtimore e nëpër tubime festive. Këtu në Kosovë sidomos e këndojmë thuajse çdo ditë gjatë stinës së pranverës kur kujtojmë dëshmorët e luftës epokale për çlirimin e Kosovës në vitet 1998-1999. I ka kënduar Adem Jashari me pjesëtarë të familjes së tij në çastet e përballjes finale me armikun, i kanë shqiptuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit, prandaj ato janë të pashqitura nga kujtesa jonë kombëtare e do të mbeten të tilla për sa kohë që do të rrojë kombi e atdheu ynë”, thotë Kurti.

Sipas tij, patjetër që Shqipëria do të rrojë, sepse siç e thotë Himni dhe ashtu se siç këndohet: “Për të, për të, luftojmë ne.”

“Asdrenit do t’i mjaftonte vetëm poezia ‘Himni i Flamurit’ për t’u radhitur në plejadën e shkrimtarëve të shquar. Një poezi që sublimoi idetë e luftës tonë të drejtë për liri e pavarësi, si më parë kur ato ishin parashtruara me manifestimin e Sami Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Vargjet e Himnit na flasin për dëshirën e qëllimin e shqiptarëve, për betimin e tyre për shpëtimin e atdheut, na flasin për guximin që duhet tregohet në përballje me luftën e rrezikun por edhe për çdo çast teksa përpiqemi t’i kapërcejmë vështirësitë gjatë rrugës sonë për zhvillim dhe përparim kolektiv”, thotë tutje ai.

Për të, sigurisht që poezia ‘Himni i Flamurit’ është poezia më e njohur e Asdrenit, por Asdreni do ta kishte vendin e tij në plejadën e shkrimtarëve shqiptarë edhe nëse nuk do të ishte autor i Himnit.

“Vepra e tij e parë poetike erdhi në letrat shqiptare kur sapo ishte shuar poeti ynë kombëtarë, prandaj për nga tematika dhe stili, Asdreni u mirëprit si ‘Naimi’ i ri. Me veprat e tij të shkruara përgjatë katër dekadave ai e pasuroi dhe modernizoi letërsinë shqipe krahas poetëve tanë më të shquar si: Fishta, Migjeni, Poradeci etj. Fjalët e Asdrenit janë motivi i këtij spektakli i cili do të shfaqet sonte për të nderuar poetin. Për pjesën më të madhe të jetës së tij, Asdreni jetoi larg atdheut dhe mallin që i buronte nga shpirti e shndërroi në fjalë. Pas pak Asdreni do të na flas sërish përmes talentit të artistëve tanë”, përfundon Kurti.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në anën tjetër tha se kjo që po bëhet sonte për Asdrenin, ka të bëjë pikërisht me amanetin e tij që shqiptarët kudo të jenë të përbashkuar.

“Jemi mbledhur sot për të nderuar dhe respektuar një nga njerëzit më të ditur të kombit, pra atdhetarin, poetin, shkrimtarin, politikanin dhe publicistin e shquar, Asdreni. Kujtojmë sot në 150 vjetorin e lindjes së tij, ‘babain’ e Himnit tonë Kombëtar. Në një moshë fare të re, Asdreni shprehi talentin e tij në letërsi duke ndjekur shembullin e Naimit, Çajupit dhe të gjithë prozatorëve dhe letrarëve të kohës. Shumë shpejt vepra e tij letrare e patriotike u lexua me ëndje në gjithë shqiptarinë. Asdreni bashkëpunoi me gjithë spektrin politik të kohës pavarësisht dallimeve që ekzistonin. Ai i këndoi luftës së Vlorës, Epopesë së Pavarësisë, Kongresit të Lushnjës e të gjitha ngjarjeve të rëndësishme të kohës. Ndonëse është ndarë nga jeta 75 vjet më parë, emri dhe vepra e tij nuk largohet, përveç se afrohet dhe mbetet aktuale dhe shumë e respektuar ndër brezat e shqiptarëve kudo që ndodhen”, thotë Minxhozi.

Sipas tij, me këtë rast ai ndjehet i nderuar të përshëndes bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku i cili ka përkrahur këtë aktivitet pa rezerva.

“Kjo që bëjmë sot për Asdrenin ka të bëjë edhe me amanetin e tij që shqiptarët kudo të jenë të përbashkuar. Falë kësaj fryme bashkëpunimi dhe bashkimi ndërmjet simboleve tona, vjen edhe ky koncert i kësaj mbrëmjeje i mbështetur nga drejtuesit kryesorë të institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe personalisht nga mjeshtri i muzikës, profesor Josif Minga i cili ka derdhur gjithë talentin e tij për të na dhënë këtë shfaqje që simbolizon Asdrenin tonë të madh”, përfundon Minxhozi.

Me një program të pasur kulturor si dhe imazhe që shfaqeshin përgjatë gjithë kësaj mbrëmjeje e cila përqafoi të pranishmit me përplot kujtime të mbushura me Asdrenin, aktivitetet në këtë mbrëmje të veçantë nisën me intervistën e realizuar me akademikun e njohur shqiptar, Rexhep Qosja, intervistë kjo e cila u shfaq nëpërmjet një videoje dhe të cilën publiku e dëgjonte me një vëmendje të shtuar.

Nga ekrani i shpërfaqur në skenë, të pranishmit dëgjuan rrëfimin e tij mbi jetën e Asdrenit, shpërnguljes së tij në moshë shumë të re, mallit të tij për atdheun, pjesëmarrjeve të tij në data të rëndësishme përgjatë gjithë jetës, talentit unik që posedonte e deri tek vdekja e tij në mjerim.

“Asdreni i takon brezit të tretë të krijuesve dhe veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare. Ai është shpërngulur prej vendlindjes së tij në moshën trembëdhjetë vjeçare dhe ka shkuar në Bukuresht ku ishin shpërngulur dhe vëllezërit e tij më të vjetër. Bukureshti ishte kolonia më e madhe me numrin më të madh të shqiptarëve në botë, ku zhvillohej një veprimtari e madhe patriotike për krijimin patriotik të shqiptarit dhe për krijimin e shtetit të Shqipërisë. Asdreni ka marrë pjesë në shumë veprimtari patriotike atje dhe pos tjerash ka marrë pjesë edhe në mbledhjen historike të vitit 1912 kur është vendos që në Vlorë të shpallet Pavarësia e Shqipërisë”, thotë Qosja.

Sipas tij, Asdreni ka mbajt proces verbalin e mbledhjes historike për Pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht me kërkesën e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, ka bërë Himnin Kombëtar, për të cilën ai shpreson se shqiptarët gjithmonë do të ngrihen në këmbë.

“Në vitin 1914 ka kaluar në Shqipëri me qëllimin për të ndihmuar stabilizimin e pushtetit austriak mirëpo Asdreni u kthye në Rumani me një dëshpërim shumë të madh. Kjo ishte vizita e dytë e tij në atdhe, kurse e treta ka ndodh në vitin 193 8 me shënimin e njëzetepesë vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ku ai mori pjesë në shumë manifestime dhe në fund u kthye në Bukuresht. Ai ishte i zgjedhur tre herë Sekretari i Kolonisë së Shqiptarëve të Bukureshtit, ka marrë pjesë në botimin e një vargu revistash e gazetash, ka marrë pjesë në krijimin e një vargu shoqatash pos të tjerash edhe në një shoqatë të të rinjve në Austri. Ai ka punuar një kohë si mësues i fëmijëve shqiptare për t’ia mësuar atyre shqipen si dhe shumë të tjera”, shpalos Qosja.

Ai tutje tregon se Asdreni ka qenë i emëruar dhe Sekretar i parë i Konsullatës Shqiptare në Bukuresht por feudalët e kanë shkarkuar shpejt. Gjithashtu, Asdreni ka gëzuar një kohë edhe një pension prej disa bashkatdhetarëve të Rumanisë dhe ka vdekur pa familje, në mjerim dhe është varrosur në Bukuresht. Më vonë, eshtrat e tij kah ditët e 80-ta, janë sjell në Shqipëri.

“Asdreni për shkak të jetës së tij, veprimtarisë së pandalshme patriotike, ka shkruar gjithsej 3 përmbledhje vjershash: ‘Rreze dielli, ‘Ëndrra e lotë’ dhe ‘Psallme murgu’. Ai ka lënë 25 vjersha të botuara në gazeta dhe revista, 50 vjersha të pabotuara askund, 29 artikuj dhe proza të botuara në revista dhe gazeta të kohës në Bukuresht si dhe 4 përkthime. 2/3 e poezive të tij janë atdhetare. Vepra “Ëndrra e lotë” është e kushtuar ndaj Edith Durham dhe përmes titujve të vjershave ai ka shprehur të gjitha dëshirat e tij ndaj atdheut. Ai ka organizuar përmbledhjet e tij në mënyrë të jashtëzakonshme”, tregon ai.

Në pjesën e fundit të intervistës akademiku Qosja po ashtu thotë se vepra e Asdrenit ka sjell disa vlera të veçanta në letërsinë dhe poezinë shqipe në përgjithësi.  

“Poezinë e parnasizmit evropian, poezinë e simbolizmit evropian dhe poezinë e ekspresionizmit evropian, e ka modernizuar poezinë shqipe. Për këtë arsye Asdreni quhet njëkohësisht poeti i parë modern shqiptar dhe përmbledhja e tij ‘Psallme murgu’ sipas meje hyn ndër përmbledhjet më të mira poetike në letërsinë shqipe. Asdreni si poeti i është kushtuar idealit që e kanë formuar rilindësit e parë të mëdhenj si: De Rada dhe Veqilharxhi, i cili ka bërë programin e parë kombëtar për shqiptarët. Ata me veprimtarinë e tyre kanë arritur të krijojnë letërsinë shqipe, kanë bërë politikën dhe diplomacinë shqiptare (Abdyl Frashëri), kanë mbledhur krijimtarinë shpirtërore të popullit dhe e kanë botuar e ia kanë prezantuar Evropës për të parë se çfarë kanë shqiptarët dhe e kanë pasuruar gjuhën pasuruar prej fjalëve të huaj”, thotë Qosja.

“Asdreni i ka dhënë prije moderne të re poezisë shqipe. Ky është Asdreni, figurë e madhe e patriotizmit shqiptar, Rilindjes Kombëtare Shqiptare, letërsisë artistike shqiptare dhe e orientimeve të reja historiko-letrare të historisë shqipe.”

Kjo mbrëmje u përcoll tutje edhe me trion e recituesve si: Zamira Kita, Ligoraq Riza dhe Kristian Koroveshi, të cilët me zërin e tyre të gërshetuar depërtuan tek publiku me një emocion të pakrahasueshëm për të sjell kështu disa poezi të zgjedhura nga veprat e Asdrenit. Herë në solo e herë në trio, vargjet e Asdrenit prekën çdo cep të sallës dhe çdo cep të zemrave të pranishme.

Më pas veprat e njohura si: “Lutje”, “Mendjeshkurtët”, “Qyqja” dhe “Pasqyra” u interpretuan aq bukur nga Kori kameral “Dardanica” nën dirigjimin e Edon Ramadanit, saqë nga njëzëri jehues i tyre, këto katër vepra u dëgjuan me ëndje dhe mallëngjim të tejskajshëm. Ndërkaq, në një frymë krejtësisht tjetër erdhën veprat si: “Dua” dhe “Kthime” nga këngëtarët Zhulieta Sheremeni dhe Artan Bakija, të cilët së bashku me shoqërimin e formacionit akustik orkestral të përbërë nga: Meriton Ferizi në fizarmonikë, Drilon Cacaj dhe Endrit Xërxa në kitarë si dhe dirigjentit të formacionit, violinisti Visar Kuçi, ngjallën atmosferën në një nivel tejet të lartë ku fjalët e Asdrenit me muzikën e kompozitorit Josif Minga ndërlidheshin në një trajektore të jashtëzakonshme e cila ëmbëlsisht po shpalosej për publikun.

Po ashtu, dokumentimet e miqve, kolegëve, atdhetarëve në Koloninë Shqiptare të Bukureshtit dhe në të gjitha viset shqiptare nga jugu e deri në veri, shpërfaqeshin prapa skenës nëpërmjet videove dhe melodisë në një zë shumë të vogël, teksa kjo muzikë zhdukej herë pas here për t’ia lëshuar vendin aktiviteteve të radhës, ndërkaq fotografitë pasonin vazhdimisht.

Kori kameral “Dardanica” nën drejtimin e Edon Ramadanit përsëri doli në skenë për të rrëmbyer edhe njëherë vëmendjen e të pranishmëve por kësaj here me veprën tjetër të titulluar “Paska çelur pranvera” e cila më pastaj lehtazi ia lëshoj vendin edhe violinistit Visar Kuçi që të performojë me një hijeshi të pashoq, solon e tij “Valle orkestrale”.

Emocioni në sallën e Teatrit Kombëtar u rrit akoma më shumë edhe pas recitimit të “Ora e zemrës”, “Lulja e vetme” dhe “Kosovës” nga treshja e mëparshme që u rikthye në skenë për të ngjallë ndjenja të tjera dhe akoma më të fuqishme në publik. Ndërsa, ajka e mbrëmjes ishte interpretimi emocionues dhe gjallërues i “Ti me sytë e zi” me muzikën e Thoma Nasit dhe Musa Piperkut, “Këndomë djalë” me muzikën e Josif Mingas dhe “Të pij” që erdhën nga këndimi i dyshes si: Artan Bakija dhe Zhulieta Sheremeni. Në anën tjetër, ishte publiku ai i cili së bashku me këto këngë krijuan një harmoni melodish që erdhën nëpërmjet ritmit të duartrokitjeve të tyre në një vijë me tekstin i cili këndohej butësisht në publik.

Përgjatë aktiviteteve të shumta që shënuan këtë mbrëmje ishte dhe shfaqja e disa imazheve të dokumentarit “Kryekënga e Kombit” që rrëfen historinë e plotë të Himnit Kombëtar shqiptar që nga lindja e deri më sot. “Kryekënga e Kombit,” është një prodhim i vitit 2012 që vjen me regji dhe skenar të Petrit Rukës, ndërsa Piro Milkani shërbeu si producent.

Gjithashtu, intervistë tjetër e realizuar për këtë natë dhe e shfaqur nëpërmjet një videoje, ishte edhe ajo me kompozitorin, etnomuzikologun dhe akademikun, Vasil S. Tole i cili ndër të tjera thotë se kontributi i Asdrenit në krijimin e një nga simboleve tona është ngulitur në mendjen tonë përgjithmonë.

“Që nga viti 1908 kur kjo këngë u krijua, ajo erdhi natyrshëm fillimisht në Korçë dhe kjo ka qenë ai momenti ku filloi jetën e vet. Të gjithë e dinim që këtë këngë e kishte krijuar Asdreni dhe i thoshim ‘Kënga e Asdrenit’ dhe ashtu u bë pjesë e gjithë atyre këngëve patriotike shqiptare. Befas në vitin 1912 nga një mori këngësh patriotike ajo arriti të dilte në ballë të këtyre këngëve për tu bërë simboli muzikor i shqiptarëve sepse shqiptarët e pranuan atë si Himni i tyre Kombëtar. Zakonisht kur shpallet Himni Kombëtar ai bëhet me konkurs, vendime parlamentare, shpeshherë edhe me referendum por jo, Himni ynë u aprovua sepse populli e deshi të tillë”, thotë Tole.

Sipas tij, sot e kësaj dite kur thuhet ‘Himni ynë Kombëtar’ në fakt në ndërgjegjen tonë thuhet ‘Himni i Asdrenit’ sepse aq fort është ngulitur kontributi i Asdrenit në krijimin e një prej simboleve tona i cili në vetvete është një këngë i një tjetër simboli kombëtar siç është flamuri.

Kështu krejt në fund kur sekondat e parë melodike të “Himni i Flamurit” prekën atmosferën, në këmbë u ngritën të gjithë të pranishmit për të kënduar njëzëri së bashku me Korin kameral ‘Dardanica’, versionin e harmonizuar të veprës që vjen për herë të parë nga kompozitori Josif Minga.

Koncerti artistik “Na Flet Asdreni” u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së Kosovës dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Kujtojmë se nesër i gjithë ky koncert do të fillojë nga ora 20:00 edhe në Teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë. / KultPlus.com

“Cabaret” triumfon në Olivier Awards

Një ringjallje e vlerësuar nga kritika e mjuzikëllit “Cabaret” dhe një përshtatje skenike e romanit hit “Life of Pi” ishin fituesit e mëdhenj në Olivier Awards duke marrë çmimet kryesore në natën më të madhe të teatrit në Britani.

Pas një pauze dy vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, komuniteti i teatrit në Londër u ribashkua për një ceremoni në Royal Albert Hall. “Cabaret” fitoi 7 çmime nga 11 nominime, duke përfshirë ringjalljen më të mirë muzikore dhe çmime për aktorët Eddie Redmayne dhe Jessie Buckley.

Prodhuar fillimisht në Broadway në 1966, me muzikë nga John Kander dhe tekst nga Fred Ebb, “Cabaret” ndjek jetën e personazheve të lidhur me një klub nate në Berlin gjatë ngritjes së nazistëve. Fituesja e Oskarit Redmayne luajti kryesuesin e ceremonive të Kit Kat Klub dhe Buckley portretizoi Sally Bowles, një këngëtare angleze me më shumë ambicie sesa talent.

“Life of Pi”, bazuar në librin e Yann Martel për një djalë të bllokuar në një varkë shpëtimi me një tigër, fitoi pesë çmime, duke përfshirë shfaqjen më të mirë të re, aktorin më të mirë për Hiran Abeysekera dhe aktorin më të mirë dytësor për shtatë interpretuesit që portretizojnë tigrin kukull të shfaqjes. / KultPlus.com