Historia e veçantë e Bebe Rexhës, dikur e refuzuar si konkurrente, sot është e ftuar si mentore në ‘American Idol’

Këngëtarja shqiptare e cila tanimë ka arritur një famë botërore, Bebe Rexha, është ftuar si mentore speciale në showi-in televiziv “American Idol”, shkruan KultPlus.

Pjesa më e veçantë e kësaj ftese është e kaluara e Bebe Rexhës, e cila kur kishte konkurruar për të marrë pjesë në këtë konkurs, ishte refuzuar.

Ajo është pjesë e dy prej episodeve speciale të cilat janë xhiruar në Hawaii me 24 konkurrentët më të spikatur të këtij edicioni, ku vetëm pak prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në fazën tjetër.

Sot Bebe Rexha ka mijëra hite të ndryshme që kanë arritur klikime të mëdh, e puna e saj e madhe po shpaguhet.

Një prej këngëve më të njohura të Bebe Rexhës mbetet “Me, Myself & I”. /KultPlus.com

“Beatles” dhe historia e 10 prillit 1970, dita fatalje e ndarjes

Ata thyen miliona zemra kur u ndanë në fillim të viteve 1970, por, gjysmë shekulli më vonë, ”Beatles” nuk kanë humbur asnjë nga popullariteti i  tyre dhe ende mbizotërojnë skenën botërore të muzikës pop.

10 prill 1970, dita fatale e ndarjes.

Paul McCartney njoftoi se “Fab Four” nuk do të regjistronin më asgjë së bashku.

“Beatles’ konsiderohen aventura më përrallore e shekullit XX, askush nuk mund të parashikonte se një sukses i tillë i jashtëzakonshëm do të vazhdonte edhe në shekullin tjetër.

“50 vjet pas ndarjes së tyre, ‘Beatles’ mbeten artistikisht të patejkalueshëm dhe shtyjnë krijuesit të shtyjnë kufijtë”, nënvizon autori i librit “Beatles: All these years”.

10 prilli i vitit 1970 shënohet përgjithmonë me rreth të zi për ithtarët e grupit: atë ditë u shfaq një intervistë me Paul-in, ku ai tha se ”Beatles” do të ndalnin së punuari së bashku, pak para lëshimit të albumit të tij të parë solo.

Pa arritur aq larg sa të njoftojë qartë përfundimin e grupit, Paul, i pyetur në lidhje me rifillimin e bashkëpunimit të tij me John Lennon-in, u përgjigj thatë “jo”.

“McCartney prishet me ‘Beatles-at”, ishte titulli i ”New York Times”.

Prishja e lidhjeve të tyre të biznesit pak më vonë, në një gjykatë britanike, vulosi përfundimisht edhe ndarjen e tyre./ KultPlus.com

Pulitzer, emër i cili zë vend të rëndësishëm në fushën e gazetarisë

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan. Lindur në Makó, në Hungari, dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari.

Fillimet

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868. Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat.

Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885. Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

New York World

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The New York World (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare.

Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The New York World të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Udhëtimi rreth botës

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në New York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the World in Seventy-two Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Sulmi

Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, William Randolph Hearst bleu The New York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The New York World të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The New York World inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë.

The New York World denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Low, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit.

Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit.

Çmimi i parë

Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Woodlawn në Nju Jork (në rrethin e Bronksit)./ KultPlus.com

Kurti përfshihet me liderët botërorë për të dërguar mesazh të fortë uniteti dhe solidariteti në Ukrainë (VIDEO)

Në një video të shpërndarë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, janë të përfshirë liderë nga e gjithë bota që po dënojnë agresionin rus nga Vladimir Putin në Ukrainë, shkruan KultPlus.

“Më shumë se 10 milionë njerëz duhej të largoheshin nga bombat e Putinit dhe të kërkonin strehim brenda Ukrainës ose në vendet fqinje. Dje bota u bashkua me një mesazh të fuqishëm uniteti dhe solidariteti. Të dashur popull ukrainas, qëndroni të fortë. Ne jemi me ty. Ne #QendrojmëPërUkrainën”, shkruhet në postimin e Ursula Leyen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shihet përkrahë liderë botërorë përfshirë këtu kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe vetë Volodymyr Zelenskyn, shihet duke thënë se Kosova është rreshtuar krahë shteteve më demokratike të botës dhe i ka vënë sanksione Rusisë.

“Kosova është bashkuar së bashku me vendet më demokratike në botë për t’i vënë sanksione ndaj Rusisë. Që të qëndrojmë me Ukrainën, ne jemi zotuar që të pranojmë 5 mijë refugjatë ukrainas dhe gjithashtu kemi shprehur gatishmërinë tonë për t’i strehuar 20 gazetarë nga Ukraina”. /KultPlus.com

Gjonaj: Një moment i madh feste dhe kujtimi për komunitetin shqiptaro-amerikan

Një rrugë në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, është emëruar me emrin Fan Noli, përcjell KultPlus.

Për këtë moment të veçantë dhe me rëndësi të madhe për komunitetin shqiptaro-amerikan, ka uruar edhe drejtues i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporë, Mark Gjonaj.

“Një moment i madh feste dhe kujtimi për komunitetin shqiptaro-amerikan teksa zbuluam rrugën Fan Noli në seksionin Morris Park të Bronksit, për nder të një lideri, shkrimtari, studiuesi, diplomati dhe themelues i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe Vatrës, e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”, ka shkruar Gjonaj në “Facebook”.

Ky aktivitet është organizuar pikërisht nga Mark Gjonaj, dhe nga VATRA, ndërsa përshëndetën një numër drejtuesish të lartë politik të qytetit, ndërmjet të cilëve dhe Senatori Chuck Schumer. /KultPlus.com

Fansat kundër Akademisë: Disa aktorë kanë abuzuar më shumë se Smith por nuk u dënuan si ai

Pas shuplakës së Akademisë në fytyrën e Will Smith, i përjashtuar për dhjetë vjet nga çdo ngjarje e organit më të lartë të Hollywood, fansat e aktorit e kanë etiketuar një dënim i tepruar, për disa edhe me sfond “racial”.

Komentet në internet kanë një emërues të përbashkët: hipokrizinë e Hollivudit.

Sepse masa të ngjashme nuk janë marrë, por as nuk janë menduar, për të dënuarit e tjerë të kinemasë, e në veçanti ndaj “grabitqarëve” të bardhë, duke filluar nga Harvey Weinstein, i cili vazhdon të mbajë Oscarin, pavarësisht se është dënuar me 23 vjet burg pasi kishte sulmuar dhe përdhunuar rreth tetëdhjetë gra.

Weinstein dhe Roman Polanski, për të qenë i sinqertë, si dhe komediani televiziv Bill Cosby, u përjashtuan nga Akademia.

Por nëse Will fiton, kush do ta marrë Oscarin në emrin e tij në natën e yjeve?

Sipas fansave nuk janë poshtëruar në të njëjtën mënyrë: Kevin Spacey, Casey Affleck, Woody Allen. , James Franco, James Toback, Dustin Hoffman, nuk u rrëzuan kurrë pavarësisht akuzave për ngacmim seksual, ose, si në rastin e Mel Gibson, dhunë ndaj partneres dhe shprehje antisemitike.

Ndër zërat që janë ngritur kundër Hollivudit është ai i Piers Morgan: komentatori britanik i cili përdori rastin Polanski për të ndriçuar standardin e dyfishtë të Akademisë.

“Në vitin 2003 Polanski u nderua me Oscar për “Pianistin” pavarësisht se në moshën 44 vjeçare kishte droguar dhe dhunuar një 13-vjeçare. Regjisori ka qenë i arratisur që nga viti 1978: pasi u deklarua fajtor për pesë nga gjashtë akuzat.

Ai u arratis nga SHBA para dënimit dhe për të pranuar çmimin “në emër të Akademisë” ishte miku i tij Harrison Ford që ia dha atë në shtëpinë e tij në Paris”, shtoi ai. /KultPlus.com

Për herë të parë në Prishtinë, hapet ekspozita e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës

Përvojat personale dhe gjësendet e fëmijëve kosovarë nga lufta e viteve 1998-1999, të cilat janë pjesë e koleksionit të Muzeut të Fëmijërisë së Luftës, për herë të parë do t’i prezantohen publikut në Kosovë.

Për shumë nga ata që do ta vizitojnë ekspozitën e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës në Galerinë Kombëtare të Kosovës, duke nisur nga 16 Prilli, historitë e Reneas, Blinorit, Besës dhe të tjerëve që kanë përjetuar luftën në Kosovë, do të jenë më se të njohura. Historitë e tyre, të cilat flasin për vështirësitë e kohës së luftës, por edhe për forcën e fëmijëve, ruhen nga Muzeu i Fëmijërisë së Luftës, një muze i kushtuar tërësisht përvojave të atyre, fëmijëria e të cilëve ishte prekur nga lufta.

Ekspozita e parë e përhershme e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës u hap në Sarajevë në vitin 2017 dhe fillimisht iu kushtua përvojave të fëmijëve nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, aktivitetet kërkimore të Muzeut u zgjeruan për të përfshirë historitë e fëmijëve nga zona të tjera të prekura nga konflikti. Sot, koleksioni ynë përmban mbi 5000 sende personale dhe histori të fëmijëve dhe qindra orë dëshmi video me origjinë nga 15 zona të ndryshme konflikti. Fatkeqësisht, shumë nga këto zona janë ende zona active lufte. Qëllimi ynë është të dokumentojmë dhe prezantojmë përvojat e fëmijëve të kohës së luftës, por nga këndvështrimi i tyre, përmes së cilës shpresojmë t’u bëjmë të ditur se pikëpamjet, opinionet dhe përvojat e tyre kanë rëndësi, “tha Amina Krvavac, Drejtoresha Ekzekutive e Muzeut.

Vetëm një vit pas hapjes së tij, Muzeu i Fëmijërisë së Luftës iu dha Çmimi i Muzeut të Këshillit të Evropës, një nga çmimet më prestigjioze të muzeut, i dhënë në kuadër të programit të Çmimit të Muzeut Evropian të Vitit (EMYA).

Ekspozita, e organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, përmban histori personale, sende dhe video dëshmi të atyre që janë rritur në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Kroaci, Serbi, Ukrainë, Siri, Afganistan dhe Palestinë.

Ekspozita do të hapet më 16 Prill 2022 dhe do të jetë e hapur deri më 30 Prill, me hyrje falas për të gjithë./ KultPlus.com

‘Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri’

John Lennon

“Na kanë bërë të besojmë se dashuria, ajo e vërteta gjendet vetëm një herë në jetë dhe në përgjithësi para moshës 30 vjeç, nuk na kanë thënë që dashuria nuk ka kohë e nuk mbërrin në një moment preciz.

Na kanë bërë të besojmë se secili prej nesh është gjysma e një portokalli e se jeta ka kuptim vetëm kur arrijmë të gjejmë gjysmën tjetër. Nuk na kanë thënë se kemi lindur Të Plotë e që asnjë në jetën tonë nuk meriton të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të kompletuar atë që na mungon: rritemi me veten. Nëse jemi në shoqëri të mirë është thjesht më e këndshme.

Na kanë bërë të besojmë në një formulë të quajtur “dy në një”, dy njerëz që mendojnë njësoj, që veprojnë njësoj e që vetëm kjo mund të funksiononte. Nuk na kanë thënë se vetëm duke qenë individ me personalitetin tënd, të lejon të kesh një marrëdhënie të shëndetshme.

Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri e se dëshirat jashtë saj duhen shtypur. Që ekziston një formulë e vetme për lumturinë, e njëjta për të gjithë ata që dalin jashtë kësaj janë të dënuar të margjinalizohen.

Nuk na kanë thënë se këto formula nuk funksionojnë dhe e tjetërsojnë njeriun. Nuk na kanë thënë se askush nuk do na i tregonte të gjitha këto. Secili nga ne do ti zbulojë vetë. Dhe kështu kur të duash vetveten, do jesh po aq i lumtur e do mund të duash dikë tjetër”./ KultPlus.com

Will Smith u përjashtua për 10 vjet nga Oscars, vendimi konsiderohet i pamjaftueshëm

Vendimi për të përjashtuar Will Smith nga Oscar dhe ngjarjet e tjera të Akademisë së Filmit është gjykuar si i pamjaftueshëm. Shumë njerëz janë të mendimit se aktorit duhet t’i hiqet çmimi si aktori më i mirë për rolin në filmin “King Richard”  – çmim të cilin e mori pasi goditi me shuplakë Chris Rock.

Aktori tha të premten se e pranonte dënimin nga nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, si kundërpërgjigje ndaj goditjes së Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë. Megjithatë, shumë mendojnë se vendimi nuk ishte mjaft i ashpër. Madje, ka nga ata që mendojnë se aktori duhej akuzuar për sulm.

Famëkeq: Rock u godit me shuplakë nga Smith pasi bëri shaka me kokën tullac të gruas Jada ndërsa prezantonte dokumentarin më të mirë në Oscar të dielën e kaluar

“Nëse ndonjëri prej nesh do ta kishte bërë këtë, do të qëndronim ende në burg duke pritur lirimin me kusht. Vetëm 17 milionë shikues si dëshmitarë!”, shkroi një ndjekës. Nga ana tjetër, burime pranë Chris Rock kanë bërë me dije se komediani nuk ka ndërmend të ngrejë një padi ndaj aktorit.

Kujtojmë që vendimi për ta përjashtuar Smith-in për 10 vjet u mor dje pas një takimi me bordin.

Deklarata e plotë e Akademisë

Çmimet e 94-ta Oscar ishin menduar të ishin një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë z. Smith të ekspozonte në skenë.

Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam siç duhet situatën në skenë. Për këtë na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të jepnim një shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën, dhe ne dështuam – të papërgatitur për situatën e paprecedentë.

Sot, Bordi i Guvernatorëve thirri një takim për të diskutuar se si t’i përgjigjet më mirë veprimeve të Will Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij. Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.

Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për vendosmërinë dhe hirin e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.

Ky veprim që ne po ndërmarrim sot në përgjigje të sjelljes së Will Smith është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve tanë dhe rikthimin e besimit te Akademia. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo mund të fillojë një kohë shërimi dhe restaurimi për të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. /abcnews.al

Yjet botërore të filmit dhe muzikës i bashkohen fushatës në mbështetje të Ukrainës

Yjet e filmit, sportistët dhe muzikantët me famë botërore i janë bashkuar një fushate në mbështetje të Ukrainës të nisur në rrjetet sociale.

Fushata #StandUpForUkraine u nis nga organizata globale Global Citizen, duke bërë thirrje për financim për përpjekjet humanitare në Ukrainë dhe vende të tjera.

Në fushatë morën pjesë shumë emra të njohur, duke përfshirë Bruce Springsteen, Hugh Jackman, John Bon Jovi, Elton John, Jonas Brothers dhe Billie Eilish.

“Refugjatët në Ukrainë dhe në mbarë botën kanë nevojë për ndihmën tonë tani”, tha Bruce Springsteen në një video të postuar në Twitter.

Këngëtarja dhe kompozitorja kanadeze Celine Dion u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndihmojnë këdo që detyrohet të largohen nga shtëpitë e tyre.

Barbra Streisand shprehu gjithashtu mbështetje për fushatën.

Fushata u mbështet edhe nga një numër yjesh dhe grupesh, duke përfshirë Weekend, Demi Lovato, Madonna, Miley Cyrus, Ozzy Osbourne, U2, Katy Perry dhe ekipet e basketbollit të NBA-së Sacramento Kings, Toronto Raptors dhe Memphis Grizzlies./ KultPlus.com

Elbenita Kajtazi nderohet me ‘Dr. Wilhelm Oberdörffer – Preis’, çmimin për artistët që kanë treguar suksese të mëdha gjatë sezoneve të fundit

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi, është nderuar me çmimin ‘Dr. Wilhelm Oberdörffer – Preis’, çmim ky i cili jepet nga Fondacioni operistik i Hamburgut për artistë të cilët kanë treguar suksese të mëdha gjatë sezoneve të fundit, përcjelll KultPlus.

Në vijim gjeni njoftimin e plotë të Elbenita Kajtazit:

Të dashur miq, sot jam shumë e lumtur të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm për rrugëtimin tim si këngëtare lirike.  Mbrëmë me kënaqësinë më të madhe kam pranuar cmimin

“Dr. Wilhelm Oberdörffer – Preis“ çmim ky i cili ipet nga Fondacioni operistik i Hamburgut për artistë të cilët kanë treguar suksese të mëdha gjatë sezoneve të fundit.

Në çertifikatën e çmimit thuhet:

“Elbenita Kajtazi jo vetëm që ka një talent të veçantë, ajo është edhe një muzikante shumë zgjuar. Vitet e fundit ajo hap pas hapi është rritur në rolet më kërkuese. Së fundmi, si Manon dhe Violetta, ajo ka dëshmuar se në një mbrëmje operistike mund të shkëlqej dhe të zgjoj gjthë publikun në këmbë. Arti i saj i pasionuar, i dashur dhe në të njëjtën kohë shumë natyral e bën atë një artiste që vlerësohet si nga kolegët ashtu edhe nga publiku.”

Është një privilegj dhe krenari e madhe për mua të vlerësohem kaq lart nga qyteti i Hamburgut. Për këto 8 vite që jetoj dhe punoj në Gjermani kam pranuar vetëm përkrahje dhe vetëm dashni dhe shtytje përpara për zhvillimin e një rrugtimi të mrekullueshëm operistik./ KultPlus.com

‘Betohem me këngë, në dy sytë e mi’ (VIDEO)

Ka kaluar kohë qëkur një këngë shqiptare ka pasur një tekst me domethënie dhe të përjetuar.

Këngët e Armend Rexhepagiqit megjithatë janë një referencë dhe një mësim në këtë aspekt.

“Betohem me këngë” është këngë e njohur e Armendit e para shumë vitesh e cila ia vlen të dëgjohet edhe sot.

Do shumë pak koment kënga, teksti, melodia dhe zëri që e ka vetëm Armendi. / KultPlus.com

Teksti: 

Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty
e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.

A ka dikush qe dashurine edhe si ti e lendoi?
A ka dikush ne kete qytet qe dashurine si ti shqelmoi?
E une kur flas per dashuri vetem per ty di te flas,
xhelozi e thelle kur fati ju buzeqesh ca njerezve tjere.
Asgje nuk kam, asgje s’ka mbete,
lagjja jone ende flet per ne, nena ime tenden pershendet,
por asgje s’ka mbete vetem kjo barre qe e mbaj,
tere boten mbi shpine thuaj se e kam, i lodhur jam.
Dhe do te bie une ne mend nje dite kur fati ty te le,
por do t’jete vone dhe nese vuan pranë me kurr s’do te me kesh.

Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone
te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.

Betohem me kenge ne dy syte e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi,
asgje n’mes nesh, asgje e shenjte,
ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane.
Betohem me kenge, ne krenari,
loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi,
hena si diell do te na djege,
deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.

Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone
te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.

Betohem me kenge ne dy syte e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi,
asgje n’mes nesh, asgje e shenjte,
ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane.
Betohem ne kenge, ne krenari,
loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi,
hena si diell do te na djege,
deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.

Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty
e me duhesh sikur uji me duhesh si liria./ KulPlus.com

Përkujtohet kantautori dhe krijuesi i instrumenteve muzikore, Shaqir Hoti

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se sot do të promovohet dokumentari “Okarina e Runikut” për nder të një vjetorit të vdekjes së Shaqir Hotit .

“SOT 10.04.2022 (e diel), do të bëhet promovimi i dokumentarit “Okarina e Runikut” për nder të një vjetorit të vdekjes së Shaqir Hotit, kantautor, instrumentist dhe krijues i Instrumenteve muzikore. Promovimi bëhet në Kino Armata, prej orës 16:00”, thuhet në njoftimin e MKRS-së./ KultPlus.com

Një stinë e humbun

Poezi nga Martin Camaj

Verës sa nji mëngjes me vesë
nuk ia pau kush ballin simjet
me sy të përlotun të sjellun
kah mali.

Vjetit nuk i mungon asnji ditë
në kalendar e i dhimbet
e mbramja pikë e dyllit në djegie:
e sotmja ka ndijen e dridhjes
së fletëve të shqemes
para dhambëve të sutës./ KultPlus.com

Një rrugë në Bronx, SHBA merr emrin Fan Noli

Një rrugë në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, emërtohet me emrin Fan Noli.

Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se, “dje ishte një ditë e shënuar për gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, kur një rrugë, në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, emërtohet me emrin Fan Noli”.

“Një nderim i jashtëzakonshëm për Fan Nolin, një prej figurave më të larta kombëtare dhe veçanërisht i diasporës shqiptare. Një ndër personalitetet më të shquara të kombit, kontribues në të gjitha segmentet e jetës kombëtare, politike, diplomatike, krijuese e fetare. Gjithë jeta dhe vepra e tij multidimensionale janë themele të forta të letrave, kulturës, diplomacisë dhe historisë sonë kombëtare”, theksohet në njoftimin e Ambasadës.

Ky aktivitet u organizua nga Mark Gjonaj, drejtues i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporës, dhe nga VATRA, ndërsa përshëndetën një numër drejtuesish të lartë politik të qytetit, ndërmjet të cilëve dhe Senatori Chuck Schumer.

Ambasadorja  Floreta Luli Faber gjatë fjalës së saj theksoi se, “Fan Noli njihet si kontribues i themelimit të disa institucioneve të diasporës shqiptare në SHBA, themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, bashkëthemelues i Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe drejtues i gazetës Dielli. Ai ishte një nga zërat e fuqishëm për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Ai ishte Kryeministër i vendit, një qytetar me shpirt të lirë, demokrat dhe patriot”.

Faber theksoi se “Fan Noli lindi dhe vdiq jashtë Shqipërisë por jetën e tij ja dedikoi vetëm atdheut të tij dhe për këtë kombi ynë është shumë mirënjohës jetës dhe veprës së tij. Fan Noli është një nga shembujt më të mirë të kontributit të diasporës shqiptare në çështjen kombëtare, në demokratizimin e jetës shqiptare dhe në ndërtimin dhe rritjen e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Ceremonia për t’i dhënë një prej rrugëve emrin e tij, e organizuar pikërisht në vitin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, për të cilat ai kontribuoi kaq shumë. Rruga Fan Noli në Nju Jork do te jetë edhe një busull për brezat e rinj, për t’i orientuar ata në dhënien e kontributit të tyre në fuqizimin e Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare”, u shpreh Faber./ KultPlus.com

175 vjet nga lindja e gazetarit Joseph Pulitzer

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan.

Lindur në Makó, në Hungari më 10 prill 1847 dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari i ndarë nga jeta pak vite më parë.

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868.

Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat. Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885.

Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The Neë York Ëorld (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare. Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The Neë York Ëorld të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja  Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

të marrin masa të posaçme.

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në Neë York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the Ëorld in Seventy-tëo Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Po më 1890, botuesi i revistës “Neë York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, Ëilliam Randolph Hearst bleu The Neë York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The Neë York Ëorld të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The Neë York Ëorld inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë. The Neë York Ëorld denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Loë, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit. Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit. Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Ëoodlaën në Nju Jork (në rrethin e Bronksit). /KultPlus.com

Shfaqja “a.y.l.a.n” pjesë e programit të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Kontrapunkt 56

“a.y.l.a.n” – shfaqja fituese e Festivalit të Dramës Shqipe në vitin 2020, është ftuar të jetë pjesë e programit të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Kontrapunkt 56” në Poloni, përcjell KultPlus.

Shfaqjen “a.y.l.a.n” do të keni mundësi ta shihni në Teatrin e Gjilanit në datat 19,20 dhe 21 prill.

“a.y.l.a.n” – prodhim i Teatrit të Gjilanit

Nga: Jeton Neziraj

Regjia: Blerta Neziraj

Skenografia dhe kostumet: Mentor Berisha

Koreografia: Gjergj Prevazi

Muzika: Tomor Kuçi

Dizajni i dritave: Yann Perregaux

Asistent regjisor: Avni Shkodra

Drejtor artistik i projketit: Erson Zymberi

Realizatorë të skenografisë: Mejdi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti

Ndriçues: Fatmir Halili

Tonist: Florim Gagica

Rekuiziter: Suad Berisha

Garderobiere: Bahrije Kurtalani

Luajnë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani dhe Alban Shahiqi

‘a.y.l.a.n’ është një performancë teatrore që në mënyrë ironike shpërfaqë dramën aktuale të refugjatëve në Evropë, dhe përpjekjen e paskrupullt të shumë njerëzve për të përfituar nga tragjedia e tyre. Dhe përderisa në shumicën e vendeve evropiane, ndjenjat anti-refugjatë janë në rritje, ndërkohë që empatia për dramën dhe vuajtjen e tyre ka filluar të zbehet, shfaqja ‘a.y.l.an’ na konfronton me domosdoshmërinë për të parë dramën e tjetrit në vetvehten tonë. Tragjedia e tanishme e tjetrit ishte tragjedia jonë e djeshme dhe mund të jetë tragjedia jonë e nesërme. /KultPlus.com

Shifra të paimagjinueshme, Elon Musk njeriu më i pasur në botë

Elon Musk ka tejkaluar Jeff Bezos, dhe është bërë njeriu më i pasur në botë me 100 miliardë dollarë më shumë se Bezos.

Sipas listës së fundit të të pasurve të Forbes, CEO i Tesla arriti një vlerë neto prej 282 miliardë dollarësh, duke e vendosur atë në vendin e parë – për momentin, gjithsesi.

Ndërkohë, pasuria neto e ish-shefit të Amazon është 180.2 miliardë dollarë, e cila qëndron në 100 miliardë dollarë nën vlerën e Musk.

Megjithatë, ndërsa lista e të pasurve përditësohet, vlera e Musk ka rënë paksa në 274.3 miliardë dollarë.

Dyshja kanë lëvizur vazhdimisht mes dy vendeve gjatë viteve falë sipërmarrjeve të tyre të ndryshme të biznesit.

Të dy sipërmarrësit kanë ndërmarrë udhëtime në hapësirë me bizneset e tyre SpaceX dhe Blue Origin, të cilat i përkasin respektivisht Musk dhe Bezos.

Siç raportohet nga gazeta, asnjë miliarder nuk ka përfituar më shumë gjatë pandemisë sesa Musk, i cili e filloi vitin 2020 me një vlerë neto prej 26.6 miliardë dollarësh.

Biznesmeni 50-vjeçar gjithashtu u bë kohët e fundit aksionari i vetëm më i madh në Twitter pasi bleu 9.2 për qind të kompanisë.

Bezos, ndërkohë, shiti 8.8 miliardë dollarë të aksioneve të tij në Amazon vitin e kaluar, ndërsa gjithashtu dha disa, dhe sipas Forbes ai tani zotëron vetëm 10 për qind të kompanisë. /KultPlus.com

Hija e shpirtit tim

Poezi nga Federico García Lorca

Hija e shpirtit tim
Fluturon në një perëndim alfabeti,
Mes librash
Dhe fjalësh.

Hija e shpirtit tim!

Kam arritur në vijën ku bie
Malli,
Dhe pika e vajit shndrrohet,
Në albastër shpirti.

(Hija e shpirtit tim!)

Kupa e dhimbjes
u mbarua,
por kjo është arsyeja dhe përmbajtja
e buzëmbledhjeve të vjetra të mesditës
e vështrimeve të vjetra të mesditës.

Një labirinth i mjegullt
Yjesh të tymtë
Grackon iluzionet e mia
Aq të venitura.

Hija e shpirtit tim!

Dhe një aluçinacion
Mëkon vështrimet.
E shoh fjalën dashuri
Të zhveshur.

Bilbili im!
Bilbil!
A po këndon? /KultPlus.com

Yll Limani me stilin e tij unik sjellë këngën e re “9” (VIDEO)

Këngëtari i dashur për publikun, Yll Limani, ka publikuar këngën e tij të re me titull “9”, shkruan KultPlus.

I njohur për stilin e tij unik dhe shumë të veçantë, Limani ka publikuar këngën e tij që pritet të jetë hiti i radhës.

Ky pritet të jetë vetëm një nga hitet e shumtë që do t’i sjellë këngëtari për stinën e verës. /KultPlus.com

‘Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time’

Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Një letër që ai i dërgonte të shoqes me rastin e 65- vjetorit të lindjes është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë.

Letra është shkruar në vitin 1994. Në këtë letër ai i uron ditëlindjen gruas së tij.
KultPlus ju sjellë këtë letër, ku shkruhet: 

“Po plakemi dhe po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë njëri- tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri- tjetrin si të dhënë. Por ndonjëherë, si sot, meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Ti më magjeps sërish dhe më frymëzon. Ti ndikon për mirë tek unë. Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time. Të dua shumë”./KultPlus.com

Dua Lipa rikthehet në shtëpi, paraqitja në publik mer vëmendjen e mediave

Paraqitjet e Dua Lipës në publik gjithnjë kanë marrë vëmendje të veçantë sikurse nga publiku ashtu edhe nga mediat, përcjell KultPlus.

Së fundmi, 26 vjeçarja është nominuar për nëntë kategori në “Billboard Music Awards”, derisa ajo është edhe duke zhvilluar turneun e saj të albumit “Future Nostalgia”.

DailyMail shkruan përshkruan veshjen e Lipës nëpër rrugët e Londrës si veshje e thjesht, por edhe anën e modës, pasi u pa e veshtur me një kapuç monogram të markës Marc Jacobs, me vlerë 484 euro.

Lipa është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër, pasi ka zhvilluar disa koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, këngëtarja e hitit “Levitating” është një adhuruese e madhe e yogas. /KultPlus.com

Osmani kujton Betejën e Kosharës: Një ndër momentet më krenare të historisë sonë të re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot se 9 prilli është ditë e veçantë në historinë e re të Kosovës, shkruan KultPlus.

Osmani përmes një postimi në Facebook shkruan se shpirti luftarak i vajzave e djemve të UÇK-së, vendosmëria për ta parë vendin të lirë dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka ishin më të fuqishme se çfarëdo arsenali ushtarak.

“9 prilli është ditë e veçantë në historinë e re të Kosovës. Beteja e Koshares tregoi se pabarazia në armatim nuk është çelësi përcaktues i luftërave. Shpirti luftarak i vajzave e djemve të UÇK-së, vendosmëria për ta parë vendin të lirë dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka ishin më të fuqishme se çfarëdo arsenali ushtarak.

Sot, ne e përkujtojmë këtë betejë si njërën ndër momentet më krenare të historisë sonë të re. Ajo dëshmoi se liria nuk ka çmim dhe se vendosmëria për ta arritur atë dhe shpirti i një populli janë të pathyeshme. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore për vajzat e djemtë e UÇK-së, por edhe për gjithë popullin e Kosovës.

Ne u falemi atyre, sakrificës së Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Xhemajl Fetahut dhe mijëra dëshmorëve të tjerë që ranë për lirinë e Kosovës. Ata qëndrojnë në themele të lirisë dhe të shtetësisë sonë.

I përjetshëm kujtimi për heronjtë e Koshares!”, shkruan presidentja. /KultPlus.com