‘Nëna e atit’ gërshetim poetik mes revoltës dhe melankolisë

Dukagjin Geca

Entela Kasi është shkrimtare, përkthyese dhe eseiste. Deri më tani botuar në gjuhën shqipe librat me poezi “Ëndërr e paemër” (1992), “Koha e kalit” (1998) dhe “Muzg pikëllimi” (2005).. Me romanet trilogji “Të korrat e Krishtlindjëve”, “Hannah K” ka tërhequr vëmendjen e kritikës shqiptare dhe të huaj. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në antologji dhe revista letrare nëshumë gjuhë të huaja.

Vetë titulli i veprës “Nëna e atit” mund të lexohet në disa forma, duke u nisur nga fjala nënë prej të cilës fillon njerëzimi, është zanafilla e jetës, qeliza e krijimit të shoqërisë, njerëzimit, kushti për të ekzistuar, ashtu siç është edhe ati i rëndësishëm, sepse pa atin nuk është as nëna, kjo është jeta, midis këtyre dyve, prej nga lind shoqëria, ashtu edhe kjo vepër sjell ngohtësi te secili lexues, siç sjell ngohtësi nëna dhe ati në familje.

Në këtë libër, Entelën e gjejmë si “autore të brendshme” d.m.th. kur lexon poezitë e saj, duket sikur lexon një pjesë të jetës së saj, sepse fjalët e saj letrare tëndërthurura mirë në vargje, kanë përthithur kujtimet nga çastet e jetës të cilat ajo i pasqyron në poezi. Ajo na e thotë troç e pa frikë të kaluarën e saj, sepse shkrimtari që ka frikë nga përjetmet e veta është një shkrimtar i mjerë, i pasinqertë, sepse të gjitha këto kujtime e përjetime janë ngjizur në kujtesën e saj, kanë mbetur brenda saj, të cilat i shpreh me, pothuajse, të gjitha figurat stilistike, duke na i servuar edhe më bukur më anë të metaforës, krahasimit, alegorisë… në mënyrë që lexuesi të mbajë në vazhdimësi vëmendjen dhe të mos lexojë sipërfaqësisht, por të lexojë mes rreshtash, t’i kuptojë fjalët në burim dhe ta kuptojëporosinë e saj në rrënjë, ta përjetojë apo ta lexojë përjetimin e autorës.

PEISAZHI FAMILJAR

AMIDAH, NËNA E ATIT

Mbështjellë nga drita heshtur
me kandilin ndezur shkonte tek bariu…
…Flokët e saj si një kurorë kallinjsh gruri
Mbështjellë kokës së bukur
Nën dritë yjesh
Ai mbante një kapë të zezë,
Përherë
Të premteve mbrama
Të bardhë
Tash është koha të heshtim
Të dëgjojmë…
këngët…

Një hyrje madhështore, plot metaforë e krahasim, e gruas fisnike, me dinjitet, si zanë mali që reflekton dritë, me flokët si kurorë kallinjsh: Amidah – lutje e heshtur., ndoshta sepse heshtja është më e bukur se fjalët, e në këto raste lutjesh, më shumë i shkon për shtati heshtja gruas, që pret lutjet e burrit. Amidah, ashtu është edhe gjyshja, nëna e atit, që brenda vetës gjithmonë mbarte qetësinë dhe maturinë.

Me anë të kesaj poezie autorja na e skicon një mbrëmje të një familjeje që bëhen gati për lutje. Ata pothuajse janë të vetëm apo të braktisur, megjithatë të qetë dhe të lumtur, janë hebrenj dhe përderisa kanë mbaruar punët e lodhshme të ditës, fillojnë të bëhen gati për leximin e librit të shenjtë. Nuk duhet të bëjnë asgjë, duhet thjesht të luten, t’i bëjnë çapat e llogaritur, sepse tashmë i kanë bërë gati të gjitha gjërat, dhe ky është momenti që sapo kanë mbaruar ushqimin, kanë përgatitur gjithë atmosferën, kanë vendosur librat që do t’i lexojnë me zë të lartë dhe gjyshi, në këtë rast, ka vendosur kapën e zezë kostum tipik i besimtarit hebre dhe po bëhet gati të lexoje Toran, ndërsa gjyshja, nëna e atit, pasi ka mbaruar të gjitha punët do të dëgjojë zërin e librit të shenjtë që vjen përmes burrit.

Psikoligjia është aq e thellë sa përmes kësaj pamjeje ja jepët pasqyra, thujase, e tërë librit, apo e jetës në të kaluarën: Familje e vogël, e qetë, punëtore, gruaja përfaqëson qetësinë, prehjen, dashurinë, urtësinë, ndërsa burri si baza, shtylla e shtëpisë dhe mbështetja me e madhe e gruas dhe prijës i familjes. E mbi të gjitha këto që e personalizojnë familjen, nuk mungon besimi, të drejtuarit Zotit për paqe, qetësi shpirtërore e harmoni.

Ndoshta këto janë elementet që i mungojnë nga e kaluara famlijes së sotme!

MELANKOLIA

Ta lexosh Entelën në këtë vepër, do të thotë të lexosh ndjenjat e brendshme të saj, të gjitha sfilitjet e saj shpirtërore të strukura në xhepin e shpirtit, të kaluarën e saj, herë-herë tëdhimbshme, si një kohë e vranët dhe më shi, melankolike, përmalluese, fjalë të pathëna, lot të derdhur, dhimbje të strukura, dashuri e dështuar, e largët… melankoli e dashuri, e shprehur me litotë, metaforë, alegori, simbol, krahasim… lirizëm i thellë brenda secilës strofë, ndërsa metafora e krahasimi ndihen të përsëritura dhe të pranishme, gati në secilin varg. Vjeshta dhe vetmia, rënia e gjetheve, flladi vjeshtor të gjitha këto elemente na sjellin melankolinë e shpirtit të saj mes rreshtash:

PËR TË FUNDIT HERË

…Si kristale rrëzëllejnë lotët harrimit

E pa ëndërrt dridhem si violina në shi

Si tingull që humbet në terr gjersa meket

Që shuhet e vdes gjersa tretet…

TIS I NATËS

… Qelq i natës tis krejt i përhumbur

Nëpër vetëtima mbushur plot zjarr

Tutje djeg njëëndërr të gremisur

Në ç’pikëllim e dëshpërim pa cak…

Entela,duke u tretur në lirizëm, sikur krahason gjendjen e saj shpirtërore me peisazhin, ashtu siç ndjehet brenda vetës, ashtu është edhe peisazhi që e rrethon,dhe kjo, për arsye se ky lirizëm është në pajtim me horizontet e saj.

REVOLTA

Entela është e jashtëzakonshme nga mënyra se si e ndërton poezinë, si e organizon, si e përdor fjalën në funksion të idesë, si e ndërton frazën pa asnjë tepri. Ajo arrin me sa më pak fjalë e fjali maksimumin e përcjelljes së mesazhit te lexuesit. Ia arrin qëllimit.

Gjithçka në poezinë e saj është funksionale dhe në shërbim të konstruktit të krijimit.

ATLANTIS

Që kur u fundos,

mori me vete edhe “ca kamare turpi”

me koka njerëzish

si në teatër

kur hyjmë nërend.

               Poetja vëren në bashkëkohësinë e saj moderne se njeriu nuk është përmirësuar shumë, pavaräsisht katastrofave, që i ka shkaktuar vetes gjatë shekujve, katastrofa këto që po ky njeri i ka shqyrtuar e pasqyruar në letërsinë e vet historike, biblike e mitologjike, por pa nxjerrë mësime të dobishme prej tyre.

KËTU KU JEMI

“Thuhet se liria këtu është jo thjesht një fjalë, duket,

Kyçur kemi gojën me shtatë dryna

(Çelësat dihet i kanë ata që ulur janë mbi jetët tona)

Ndaj këtu

Ne robër

Ne skllevër

Të njëjtë, të sotëm, të djeshëm.”

Edhe Migjeni donte një grusht të fortë t’i binte malit që s’bëzanë… ashtu edhe Entela shpreh revoltën e saj ndaj politikbërësve dhe ndaj gjendjes së tanishme të atdheut, sepse siç duket, edhe pse si popull i vuajtur e i shtypur, përjetues i gjenocideve e padrejtësive të shumta nga popuj të tjerë, ne shqiptarët nuk kemi mësuar, sidomos ata që merren me fatet e shoqërisë apo krijuesit e politikave për shoqërinë, kudo qofshin ato, në cepe të ndritura apo të errëta të vendit.Sepse ne si qënie humane kemi trashëguar trauma nga gjenocidet, prandaj kur shikon tëkaluaren, kujtesen dhe je në pikën reale të së sotmës, në realitet dallojmë se nuk është përmirësuar shumë sjellja, dhe problematika është gati e njëjtë, dhe thua nuk paskemi mësuar ende.Shqipëria e sotme ende i ka gjërat jo të qarta, jo të paqta, jo mirë me vetveten.

Kualitet i veçantë, pra, i disa poezive të Entela Kasit janë ironia e satira, që ndonjëherë, përshkak të angazhimit emocional të autores, ngrihen në nivelin e sarkazmit dhe të akuzës së tërë sistemit shoqëror të kohës. Kjo ironi e saj nuk i pason skenat komike të jetës, ajo nuk rrjedh prej humorit, andaj as nuk e ka atë qëllimin e rëndomtë të satirës: përmirësimin e jetës me anë të kritikës. Ironia e Entelës vjen prej tragjikes së vërejtur në realitet, prej shqetësimit që ndjen ajo ndaj shkaktarëve të mjerimit, prej turbullirave të saj shpirtërore dhe, në fund, prej dëshirës së nxitur nga pezmi që ai realitet të mohohet, të ndryshohet.

KTHIMI I POEZISË NË PROZË

Tiparet respektuese të dy gjinive nuk janë kategorike, pasi ato migrojnë sa nga njëra te tjetra, ndaj edhe një prerje e ftohtë dhe përfundimtare mes tyre është e vështirë të gjendet. Meqenëse ky “mes i artë” nuk ekziston, për të dalluar prozën nga poezia, deri në njëfarë pike, mund të aplikohen metoda formale e logjike.

Po marr një shembull dhe me të do të përpiqem të kryej një shndërrim, jo për të treguar se e gjithë poezia e Entelës mund të kthehet në prozë, por thjesht për të vërtetuar karakterin prozaik të poezisë së saj.

PËRTEJ

Nuk mund t’i gjej sytë e gjelbër të fëmijës lypës, as skalpin pa flokë në hollet e galerisë së shtetit, ku burra e gra, me gazeta palosur në dosjet bosh, ngjitnin shkallët e ligjit pa vepra origjinale.

Zemra e fëmijës lypës, e përcaktuar si organ, do të rrahë diku për një tjetër shëndetlig të botës. Skalpi pa flokë, ngjyrë bari, do të endet nëpër rrugë vazhdimisht në sheshin “Nëna Tereza. Në të majtë, në të djathtë, në qendër.

Në themel të kësaj  qëndron ideja domethënëse sa i përket faktit që poezia e Entelës nuk është tërësisht një gjini e pastër dhe se mbi të gjitha, ky tipar (sistematik) i poezisë së saj,  nuk mund të mos cilësohet si një tjetër “provokim estetik”.

Shënim: Punimi është paraqitur në lëndën “Letërsi aktuale”, tek Prof. Dr. Sali Bashota, në studimet e nivelit master, dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë. /KultPlus.com

‘Ti më solle lumturi aq sa ka i varfëri, i sëmuri, i burgosuri’

Leonora Bruçaj – Keka

Letër

S’më ka mbetur asnjë faqe e zbrazët për të shkruar
Stuhia e jetës m’i mbushi të gjitha

Ç’thotë kjo këngë kalimthi
që shpon shpirtin tim përtej
n’këtë qetësi nate kur bota fle

Ti më solle lumturi aq sa ka i varfëri, i sëmuri, i burgosuri
Ç’lumturi është kjo?!
Si kujtimet e vetëtimës që vrau dashurinë tonë shumëvjeçare
dhe ngulfatesh duke thithur aromë dashurie të humbur

n’vargun tim mbetesh ikonë mashtrimi
si bora në fund t’prillit që shkundet dhe s’lë gjurmë
me heshtjen e natës do marrësh dhimbjen e zemrës time
N’qerthullin e ëndrrave të mia
t’ngatërroj pa gjetur dalje
se ti u mbështolle thellë, thellë diku në mua… /KultPlus.com

At Gjergj Fishta duke recituar një pjesë të Lahutës së Malcis (VIDEO)

Fishta, i lindur më 1871, ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publiçist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura) deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.

Një incizim në Youtube e tregon zërin origjinal të Fishtës duke lexuar nga “Lahuta e Malcis”, shkruan KultPlus.

Një incizim në Youtube e tregon zërin origjinal të Fishtës duke lexuar nga “Lahuta e Malcis”.

Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”. Gjergj Fishta veç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të psikologjisë sociale, gjuhësisë etj.

Si mendimtar me potencial të madh teorik dhe me një veprimtari të dendur praktike, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe, ai i kishte vënë vetes si qëllim që të luftojë për të ngritur nivelin kulturor e arsimor të bashkëkombësve dhe për të nxitur tek ata dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri, si dy shtylla qe do t’i ndihmonin për të mbajtur në këmbë shoqërinë shqiptare të goditur nga pushteti disashekullorë otoman. /KultPlus.com

Publikohen të gjitha nominimet për çmimet ‘Billboard Music Awards’

“The Billboard Awards” janë çmime që jepen çdo vit nga Billboard, një botim që mbulon industrinë e muzikës dhe që paraqet një tabelë popullariteti muzikor, përcjell KultPlus.

Dua Lipa është përfshirë nëntë nominime, derisa The Weeknd ishte artisti me më së shumti nominime, plot 17 sosh.

KultPlus iu sjellë edhe listën e plotë të nominimeve:

Artisti më i mirë
Doja Cat
Drake
Olivia Rodrigo
Taylor Swift
The Weeknd

Artisti i ri më i mirë
Givēon
Masked Wolf
Olivia Rodrigo
Pooh Shiesty
The Kid LAROI

Artisti më i mirë mashkull
Drake
Ed Sheeran
Justin Bieber
Lil Nas X
The Weeknd

Artistja më e mirë femër
Adele
Doja Cat
Dua Lipa
Olivia Rodrigo
Taylor Swift

Duo/Grupi më i mirë
BTS
Glass Animals
Imagine Dragons
Migos
Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak)

Artisti më i qëndruar në ‘Billboard 200 Artist’
Adele
Drake
Juice WRLD
Morgan Wallen
Taylor Swift

Artisti më i qëndruar në ‘Billboard Hot 100 Artist’
Doja Cat
Drake
Justin Bieber
Olivia Rodrigo
The Weeknd

Artisti më i dëgjuar i vitit
Doja Cat
Drake
Lil Nas X
Olivia Rodrigo
The Weeknd

Artisti me këngët më të dëgjuara të vitit
Adele
BTS
Dua Lipa
Ed Sheeran
Walker Hayes

Artisti më i dëgjuar në radio
Doja Cat
Ed Sheeran
Justin Bieber
Olivia Rodrigo
The Weeknd

Artisti më i qëndruar në ‘Billboard Global 200 Artist’ (Kategori e re)
Doja Cat
Ed Sheeran
Justin Bieber
Olivia Rodrigo
The Weeknd

Artisti më i qëndruar në ‘Top Billboard Global (Excl. U.S.) Artist’ (Kategori e re)
BTS
Dua Lipa
Ed Sheeran
Olivia Rodrigo
The Weeknd

Turneu muzikor më i mirë
Eagles (Hotel California Tour)
Genesis (The Last Domino? Tour)
Green Day, Fall Out Boy & Weezer (The Hella Mega Tour)
Harry Styles (Love on Tour)
The Rolling Stones (No Filter Tour)

Artisti më i mirë R&B
Doja Cat
Givēon
Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak)
Summer Walker
The Weeknd

Artisti mashkull më i mirë R&B
Givēon
Khalid
The Weeknd

Artistja femër më e mirë R&B
Doja Cat
Summer Walker
SZA

Turneu më i mirë R&B
Bruno Mars (Bruno Mars at Park MGM)
Omarion & Bow Wow (The Millennium Tour 2021)
Usher (The Vegas Residency)

Artisti më i mirë rap
Drake
Juice WRLD
Lil Baby
Moneybagg Yo
Polo G

Artisti mashkull më i mirë Rap
Drake
Juice WRLD
Polo G

Artistja femër më e mirë Rap
Cardi B
Latto
Megan Thee Stallion

Turneu më i mirë Rap
J. Cole (The Off-Season Tour)
Lil Baby (The Back Outside Tour)
Omarion & Bow Wow (The Millennium Tour 2021)

Artisti më i mirë i zhanrit country
Chris Stapleton
Luke Combs
Morgan Wallen
Taylor Swift
Walker Hayes

Artisti mashkull më i mirë i zhanrit country
Chris Stapleton
Luke Combs
Morgan Wallen

Artistja femër më e mirë e zhanrit country
Carrie Underwood
Miranda Lambert
Taylor Swift

Duo/Groupi më i mirë i zhanrit country
Dan + Shay
Florida Georgia Line
Zac Brown Band

Turneu më i mirë i zhanrit country
Luke Bryan (Proud to Be Right Here Tour)
Eric Church (Gather Again Tour)
Chris Stapleton (All-American Road Show Tour)

Artisti më i mirë rock
Glass Animals
Imagine Dragons
Machine Gun Kelly
Måneskin
twenty one pilots

Turneu më i mirë rock
Genesis (The Last Domino? Tour)
Green Day, Fall Out Boy & Weezer (The Hella Mega Tour)
The Rolling Stones (No Filter Tour)

Artisti më i mirë latin
Bad Bunny
Farruko
Kali Uchis
Karol G
Rauw Alejandro

Artisti mashkull më i mirë latin
Bad Bunny
Farruko
Rauw Alejandro

Artistja femër më e mirë latine
Kali Uchis
Karol G
Rosalía

Duo/Grupi më i mirë latin
Calibre 50
Eslabon Armado
Grupo Firme

Turneu më i mirë latin
Bad Bunny (El Último Tour Del Mundo)
Enrique Iglesias & Ricky Martin (Live in Concert)
Los Bukis (Una Historia Cantada Tour)

Artisti më i mirë i zhanrit Dance/Electronic
Calvin Harris
David Guetta
Lady Gaga
Marshmello
Tiësto

Artisti më i mirë i muzikës krishtere
Carrie Underwood
Elevation Worship
for King & Country
Lauren Daigle
Ye

Artisti më i mirë i muzikës së ungjillit
CeCe Winans
Elevation Worship
Kirk Franklin
Maverick City Music
Ye

Albumi më i qëndruar në ‘Top Billboard 200’
Adele, 30
Doja Cat, Planet Her
Drake, Certified Lover Boy
Morgan Wallen, Dangerous: The Double Album
Olivia Rodrigo, SOUR

Kolona zanore më e mirë
Arcane League of Legends
Encanto
In The Heights
Sing 2
tick, tick…BOOM!

Albumi më i mirë R&B
Doja Cat, Planet Her
Givēon, When It’s All Said and Done…Take Time
Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak), An Evening With Silk Sonic
Summer Walker, Still Over It
The Weeknd, Dawn FM

Albumi më i mirë rap
Drake, Certified Lover Boy
Moneybagg Yo, A Gangsta’s Pain
Rod Wave, SoulFly
The Kid LAROI, F*ck Love
Ye, Donda

Albumi më i mirë i zhanrit country
Florida Georgia Line, Life Rolls On
Lee Brice, Hey World
Taylor Swift, Fearless (Taylor’s Version)
Taylor Swift, Red (Taylor’s Version)
Walker Hayes, Country Stuff: The Album

Albumi më i mirë rock
AJR, OK Orchestra
Coldplay, Music of the Spheres
Imagine Dragons, Mercury – Act 1
John Mayer, Sob Rock
twenty one pilots, Scaled and Icy

Albumi më i mirë latin
Eslabon Armado, Corta Venas
J Balvin, Jose
Kali Uchis, Sin Miedo (del Amor y Otros Demonios) ∞
Karol G, KG0516
Rauw Alejandro, Vice Versa

Albumi më i mirë i zhanrit Dance/Electronic
C418, Minecraft – Volume Alpha
FKA twigs, Caprisongs
Illenium, Fallen Embers
Porter Robinson, Nurture
Rüfüs Du Sol, Surrender

Albumi më i mirë i muzikës krishtere
Carrie Underwood, My Savior
CeCe Winans, Believe for It
Elevation Worship & Maverick City Music, Old Church Basement
Phil Wickham, Hymn of Heaven
Ye, Donda

Albumi më i mirë i muzikës së ungjillit
CeCe Winans, Believe for It
Elevation Worship & Maverick City Music, Old Church Basement
Maverick City Music, Jubilee: Juneteenth Edition
Maverick City Music & Upperroom, move your heart.
Ye, Donda

Kënga më e qëndruar në ‘Top Hot 100 Song’
Doja Cat ft. SZA, “Kiss Me More”
Dua Lipa, “Levitating”
Olivia Rodrigo, “good 4 u”
The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay”
The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”

Kënga më e dëgjuar
Dua Lipa, “Levitating”
Glass Animals, “Heat Waves”
Olivia Rodrigo, “good 4 u”
The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay”
The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”

Kënga më e shitur
BTS, “Butter”
BTS, “Permission to Dance”
Dua Lipa, “Levitating”
Ed Sheeran, “Bad Habits”
Walker Hayes, “Fancy Like”

Kënga më e dëgjuar në radio
Dua Lipa, “Levitating”
Ed Sheeran, “Bad Habits”
Olivia Rodrigo, “good 4 u”
The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay”
The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”

Bashkëpunimi më i mirë
Doja Cat ft. SZA, “Kiss Me More”
Justin Bieber ft. Daniel Caesar & GIVĒON, “Peaches”
Lil Nas X ft. Jack Harlow, “Industry Baby”
The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay”
The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”

Kënga më e qëndruar në ‘Top Billboard Global 200 Song’ (Kategori e re)
Dua Lipa, “Levitating”
Ed Sheeran, “Bad Habits”
Olivia Rodrigo, “good 4 u”
The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay”
The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”

Kënga më e qëndruar në ‘Top Billboard Global (Excl. U.S.) Song’ (Kategori e re)
BTS, “Butter”
Ed Sheeran, “Bad Habits”
Lil Nas X, “Montero (Call Me by Your Name)”
The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay”
The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”

Kënga më virale (Kategori e re)
Doja Cat ft. SZA, “Kiss Me More”
Gayle, “abcdefu”
Glass Animals, “Heat Waves”
Masked Wolf, “Astronaut In The Ocean”
Walker Hayes, “Fancy Like”

Kënga më e mirë R&B
Doja Cat & The Weeknd, “You Right”
Givēon, “Heartbreak Anniversary”
Justin Bieber ft. Daniel Caesar & Givēon, “Peaches”
Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak), “Leave The Door Open”
WizKid ft. Justin Bieber & Tems, “Essence”

Kënga më e mirë rap
Drake ft. 21 Savage, Project Pat, “Knife Talk”
Drake ft. Future & Young Thug, “Way 2 Sexy”
Lil Nas X ft. Jack Harlow, “Industry Baby”
Masked Wolf, “Astronaut In The Ocean”
Polo G, “Rapstar”

Kënga më e mirë e zhanrit country
Chris Stapleton, “You Should Probably Leave”
Jason Aldean & Carrie Underwood, “If I Didn’t Love You”
Jordan Davis ft. Luke Bryan, “Buy Dirt”
Luke Combs, “Forever After All”
Walker Hayes, “Fancy Like”

Kënga më e mirë rock
Coldplay X BTS, “My Universe”
Elle King & Miranda Lambert, “Drunk (And I Don’t Wanna Go Home)”
Imagine Dragons, “Follow You”
Måneskin, “Beggin’”
The Anxiety: Willow & Tyler Cole, “Meet Me at Our Spot”

Kënga më e mirë latine
Aventura x Bad Bunny, “Volví”
Bad Bunny, “Yonaguni”
Farruko, “Pepas”
Kali Uchis, “telepatía”
Rauw Alejandro, “Todo De Ti”

Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Electronic
Elton John & Dua Lipa, “Cold Heart – PNAU Remix”
Farruko, “Pepas”
Regard x Troye Sivan x Tate McRae, “You”
Tiësto, “The Business”
Travis Scott & HVME, “Goosebumps”

Kënga më e mirë e muzikës krishtere
Anne Wilson, “My Jesus”
Ye, “Hurricane”
Ye, “Moon”
Ye, “Off The Grid”
Ye, “Praise God”

Kënga më e mirë e muzikës së ungjillit
Elevation Worship & Maverick City Music ft. Chandler Moore & Naomi Raine, “Jireh”
Ye, “Hurricane”
Ye, “Moon”
Ye, “Off the Grid”
Ye, “Praise God”. /KultPlus.com

Kurti zhvillon disa takime në Forumin Ekonomik në Delfi, nga Lajčák e deri te Escobar

Raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimi i mëtejmë i tyre dhe i fqinjësisë së mirë, u diskutuan në takimin, që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjina të Forumit Ekonomik në Delfi.

Kurti gjithashtu zhvilloi takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Në këtë forum, i pari i ekzekutivit është takuar edhe me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Aty u bisedua mbi sukseset e Republikës së Kosovës në ekonomi, me ngritjen e paprecedent ekonomike dhe në drejtësi, me luftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminale. Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë. U diskutua për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryeministri potencoi nevojën për kthimin e vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë. Ai theksoi renditjen e Kosovës përkrah botës demokratike në sanksionimin e Rusisë, si edhe për gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të pranuar 5000 refugjatë nga Ukraina. /KultPlus.com

“Lahuta e Malcisë”, 85 vite nga botimi i kryeveprës së Gjergj Fishtës

Më 8 prill 1937 u botua kryevepra letrare monumentale shqiptare e At Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcisë”.

Fishta filloi ta shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.Epopeja Lahuta e Malcisë përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.

Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë veçantitë e heroizmit shqiptar. Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare. Vepra nis me trajtimin e një krahine, për t’u zgjeruar në tërësinë etnike shqiptare; nis me trajtimin e burrnisë së një ambienti për të arritur te koncepti i kombit.

E ndikuar dendur nga këngët epike veriore, përmban elemente të besimeve popullore shqiptare dhe ndikime të letërsisë sllave të jugut. Ndikimin letrar e mori nga fretërit françeskanë gjatë studimeve në kuvendet françeskane në Bosnie.[1] Më 1905 u botua në Zara te Kroacise Bleni I i veprës, me pesë këngë me të hollat që i kishte dërguar Faik Konica. Një vit më vonë u botua Bleni II, me katër këngë dhe kështu me radhë, deri në botimin përfundimtar me 30 këngë.

Autori në variantin përfundimtar krijoi një renditje të këngëve për të sugjeruar një kronologji të ngjarjeve që perfshijne ndodhitë shqiptare nga gjysma e shekullit 19 deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Vepra mbështetet në tre lloje këngësh:
historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londrës – ku i referohet këngëve historike; kreshnike, me shpërthimet krijuese imagjinative që i referohen Ciklit të Kreshnikëve dhe te këngëve baladë, autoriale, si Patër Gjoni dhe Tringa, që japin me detaje imagjinatën e poetit edhe kur mbështeten në paratekstet e baladave, duke i transformuar në stilin vetjak. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

10 fakte interesante nga jeta e Pablo Pikasos

Më 25 tetor 1881 lindi Pablo Pikaso, piktor dhe skulptor spanjoll (vdiq më 8 prill në vitin 1973).

Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsiderohen si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të, janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.

Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.

Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha. Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës.

Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Pikaso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste.

U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17-vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955.

Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Pikasos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer.

Gjatë luftërave ai mbajti një qëndrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qenët pacifist.

Pikaso ishte jashtëzakonisht pjellor në artin e tij. Numri i përgjithshëm i veprave që ai ka prodhuar arrijnë në rreth 50 mijë.

Punimet e Pablo Pikasos janë ekspozuar prej kohësh në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri, para vitit 2010, kur pikturat e tij u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Koleksioni prej 71 veprash, (me vlerë prej 26 milionë dollarësh), përveç Pikasos, kishte punime në kanvas nga artistë të tillë si; Paul Klee, Renee Magritte, Marc Chagall, Piet Mondrian, Francis Bacon, Anthony van Dyck, dhe Guido Reni, Andy Warhol etj. Këto piktura, pronë e koleksionistit italian Francesko Martani, u ekspozuan në Shqipëri, më 2010, në kuadër të veprimtarive kulturore gjatë muajit të miqësisë italo–shqiptare.

Pikaso është pagëzuar Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuceon Maria de los Remedios Cipriano de la Santisima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso, sipas disa të afërmve të tij. Emri Pikaso i vjen nga e ëma, Maria Pikaso y Lopez. Babai quhet Jose Ruiz Blasco.

2- Ai lindi më herët

Pikaso pati një lindje kaq të vështirë dhe ishte një bebe kaq e dobët kur lindi, sa mamia mendoi se mos kishte lindur para kohe. Ajo e la në tavolinë që të kujdesej nëna e tij. Ishte xhaxhai i tij që i vuri emrin Don Salvador, që e shpëtoi. Ai thotë: “Doktorët në atë kohë i thanë se nuk do të mbijetonte, por ai ia doli shumë mirë. I fryva duhan në fytyrë dhe menjëherë ai reagoi”.

3- Fjala e parë: laps

Pikaso duket se ka lindur artist. Fjala e parë ishte laps, “piz”, shkurtimi në spanjisht. Babai i tij, Ruiz, një profesor arti dhe artist, e arsimoi në këtë fushë duke filluar nga mosha 7 vjeçare. Ruiz u zotua se do të hiqte dorë nga piktura, pasi në moshën 13-vjeçare, Pikaso ia kishte kaluar për mjeshtëri.

4- Vizatimi i parë i Pablos

Në moshën 9-vjeçare, Pikaso përfundoi pikturën e parë, “Le Picador”, një burrë që kalëronte një dem. Piktura e parë në moshë madhore quhet “First Communion, ku portretizohet babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar. Pikaso ishte 15 vjeç kur e përfundoi.

5- Pikaso ishte nxënës i tmerrshëm

Për këtë nuk ka dyshim, Pikaso ishte brilant, nga ana artistike. Ai ishte shumë vite më para se shokët e klasës, edhe pse ishin katër ose pesë vite më të vjetër se ai. Por Pikaso shpesh sillej keq dhe dënohej. Atë e nxirrnin nga klasa dhe e linin të ulur në stol në fund të klasës.

6- Puna e parë e Pikasos

Pikaso e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, Pere Menach, i cili ra dakord ta paguante 150 franka në muaj (750 dollarë sot).

7- A e grabiti Pikaso Mona Lizën?

Në të vërtetë, jo, por në vitin 1911, kur Mona Liza u grabit nga muzeu i Luvrit, policia mori shokun e Pikasos, poetin Guillaume Apollinare, në polici. Apollinaire i vuri gishtin Pikasos si të dyshuar, kështu policia e mori në pyetje edhe atë. Të dy më vonë u liruan.

8-Kubizmi: Plot me kuba të vegjël

Në vitin 1009, Pikaso dhe artisti francez, Georges Braque, themeluan lëvizjen e artit, kubizmin. Në të vërtetë, ishte kritiku francez i artit, Louis Vauxcelles, që fillimisht e quajti “kuba të çuditshëm”, pasi vuri re se Pikaso dhe Braque pikturonin piktura “plot me kube të vegjël.

9- Pikaso ishte Don Zhuan

Duke qenë se ishte artist i njohur, Pikaso kishte shumë sukses me vajzat. Në të vërtetë pati shumë të dashura. Ja një liste e shkurtër e më të njohurave. Fernande Olivier, Marcelle Humbert, Marie-Thérèse Walter, Dora Maar, Françoise Gilot.

10- Makina e Pikasos

Kjo nuk është me saktësi makina e tij, por e ka një histori. Para tre vitesh, mekaniku Andy Saunders nga Dorset, Angli, e konvertoi makinën e tij “Citroen 2CV” në një vepër arti të frymëzuar nga Pablo Pikaso. Saunders e quajti makinën “Picasso’s Citroen”, sepse dukej më e bukur nga sa ishte fillimisht. 

Dua Lipa në majat e botës, nominohet për nëntë çmime në Billboard Music Awards

Këngëtarja e cila po shijon suksese të mëdha në industrinë e muzikës dhe realisht është shndrruar në një ikonë të muzikës pop dhe asaj dance, Dua Lipa, është nominuar për nëntë çmime në Billboard Music Awards, shkruan KultPlus.

26 vjeçarja është nominuar në nëntë kategori, dhe është njëra prej artistëve më të nominuar për këto çmime.

Duke filluar nga nominimi për “Artisten më të mirë të vitit”, ajo gjithashtu është përfshirë edhe në kategori të tjera që janë:
“Artisti/ja më i/e mirë në shitje të këngëve”,
“Artisti/ja kryesor/e në Billboard Global (përjashtuar SHBA)”,
“Kënga e mirë në Top 100”, “Kënga më e dëgjuar “,
“Kënga më e shitur”,
“Kënga më e dëgjuar në Radio”,
“Kënga më e shitur”,
“Kënga më e mirë nga Billboard 200”,
“Kënga më e mirë Dance/Electronic”.

Në anën tjetër, The Weeknd është artisti me më së shumti nominime në këto çmime, me 17 sosh, derisa Lipa në nëntë. /KultPlus.com

“The Billboard Awards” janë çmime që jepen çdo vit nga Billboard, një botim që mbulon industrinë e muzikës dhe që paraqet një tabelë popullariteti muzikor. /KultPlus.com

Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Diversiteti kulturor i Kosovës është forca jonë më e madhe

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, festë e cila është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale, përcjell KultPlus.

Për këtë ditë, Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se diversiteti kulturor i Kosovës është forca jonë më e madhe.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romanit, ne festojmë kulturën e pasur të popullit rom në Kosovë dhe në mbarë botën. Kjo ditë është një kujtesë për të gjithë ne se ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të avancuar barazinë, përfshirjen dhe përfaqësimin”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë i mbajtur në prill të vitit 1971. /KultPlus.com

Dua Lipa e nominuar për çmimin “Artistja më e mirë e vitit” krahas ikonave të muzikës

Këngëtarja e cila po shijon suksese të mëdha në industrinë e muzikës dhe realisht është shndrruar në një ikonë të muzikës pop dhe asaj dance, Dua Lipa, është nominuar për nëntë çmime në Billboard Music Awards, shkruan KultPlus.

Së bashku me Adele, Doja Cat, Olivia Rodrigo, Taylor Swift edhe Dua Lipa është në mesin e të nominuareve për kategorinë “Artistja më e mirë e vitit”.

Në kohën kur Lipa është duke mbajtur turneun e saj të albumin “Future Nostalgia”, ajo është duke shijuar suksese të panumërta. /KultPlus.com

Me gërshetimin e veprave të huaja dhe shqiptare, përmbyllet nata e tretë e festivalit ReMusica

Era Berisha

Nata e tretë e edicionit të 21-të të festivalit ReMusica, solli para të pranishmëve një interpretim nga Kuarteti harkor, “Selini String Quartet”, ku së bashku me inkuadrimin e artistëve të ftuar si: sopranoja Zana Abazi-Ramadani dhe pianisti Edon Ramadani, u sollën vepra të kompozitorëve të huaj si dhe atyre shqiptar, me ç’rast mbrëmë mahnitshëm u gërshetuan dy fryma sa të ndryshme, aq edhe të mrekullueshme, shkruan KultPlus.

Tash e tri net, është Salla e Kuqe ai vendi i cili tashmë po pushtohet nga artistë të ndryshëm të cilët gjithmonë prekin skenën e njëjtë por të cilët sjellin vepra krejtësisht unike ku secila ngërthen një veçanti në vetvete. Shkronjat gjigande që shpërfaqin emrin e festivalit në prapaskenë kësaj here kishin ndërruar pozicionimin e tyre në një kënd ndryshe që i përshtatej akoma më shumë hapësirës, ndërkaq në anën tjetër, reflektorët e vendosur mbrapa skenës ishin kthyer përsëri në ngjyrë të kaltër, për t’i shtuar hijeshinë, veprave që pas pak do të performoheshin.

Fotografia: Rrahman Osmani

Hapjen e natës së tretë të festivalit ReMusica e nisi koordinatori Shaban Behramaj, i cili i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe tutje tregoi se është bërë një ndërrim i vogël në program.

“Mirë se keni ardhur në natën e tretë të festivalit ReMusica. Jemi shumë të lumtur që ju shohim sonte këtu dhe me të vërtetë na ka marrë malli që të jemi prezent në koncerte, për shkak se ishim dy vite të tmerrshme në formatin online që ishin jo aq të lehta për ne. Sonte prezantohet Kuarteti nga Austria, “Selini String Quartet”, të cilat kanë një program të mirë përzgjedhur edhe mezi po presim t’i dëgjojmë. Por, fillimisht po ju informoj për një ndërrim të vogël në program ku bëhet fjalë për vendosjen e veprës së tretë me radhë, e cila do të luhet krejt në fund të programit”, thotë Behramaj.

Po ashtu për një fjalë rasti në skenë doli dhe ambasadori austriak Christoph Weidinger, i cili thotë se është një kënaqësi që sonte do të interpretohet një program mjaft i larmishëm.

“Jam shumë i kënaqur që mund t’ju mirëpres këtu sonte në këtë koncert, i cili mbështetet nga Ambasada e Austrisë për programin “The Sound of Change”. Ky është një program i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Austrisë i cili jep mundësinë muzicientëve të rinj që të performojnë edhe jashtë vendit, jashtë Austrisë. Andaj, jam shumë i kënaqur që sonte “Selini String Quartet” do të interpretojnë një program të larmishëm për ne. Siç shumica prej jush e dini, muzika kamertale e në veçanti kuartetet harkore kanë një traditë të gjatë në Austri dhe kjo traditë prek edhe kohën e shumë kompozitorëve si Mozart”, thotë Weidinger.

Sipas tij, është një gjë shumë e bukur që programi që do të luhet sonte, përmban një vepër nga Schubert dhe vepra të tjera nga kompozitorë bashkëkohorë nga Kosova dhe Austria.

Fotografia: Rrahman Osmani

Pas këtyre fjalimeve, me veshje në ngjyrë të zezë, në skenë doli Kuarteti harkor “Selini String Quartet”, që qysh në fillim po rrezatonte plot hijeshi dhe elegancë. Me hapa drejt skenës, ato u mirëpritën me një duartrokitje të zjarrtë. Ndërkaq, pas disa ndreqjeve të vogla të instrumenteve të tyre, fuqishëm erdhën meloditë e para të veprës “String Quartet op.20/5” nga kompozitori Joseph Haydn, vepër kjo që futi në funksion të gjithë trupin e këtyre instrumentisteve, duke lëvizur sa në një anë në tjetrën, për të goditur vazhdimisht notat e sakta që po pasonin me lehtësi.

Dy violina, një violë dhe një violonçel në ngjyrë kafe morën vëmendjen e kujdesshme të të pranishmëve, të cilët me një koncetrim të shtuar vëzhgonin lojën madhështore të kuarteti harkor. Nga vepra në vepër, lëvizjet e krahëve dhe të duarve të tyre futeshin në një cikël rrotullimi nga i cili nuk dolën për asnjë moment, me ç’rast secila nga instrumentistet tërë kohën po frymonte në një vijë me meloditë dhe tingujt pasues.

Përgjatë pothuajse dy orëve, kuarteti solli dhe veprat e njohura si: “seacoloured lightbellsounds” nga kompozitori Philipp Manuel Gutmann dhe “String Quartet no.13 ‘Rosamunde’” nga kompozitori Franz Schubert, për të lënë kështu një përshtypje se meloditë çelnin ngadalë nga instrumentet porsi lulet në pranverë, teksa ato pothuajse ishin të padëgjueshme në disa çaste por që kjo padyshim ishte dhe veçantia e tyre.

Fotografia: Rrahman Osmani

Në anën tjetër, ëmbëlsia tjetër e këtij koncerti padyshim që ishin veprat e njohura shqiptare si: “Vet’ ke mbetë” nga kompozitori Gjergj Kaçinari dhe e ripërpunuar nga Edon Ramadani dhe “Valsi i lumturisë” nga kompozitori Avni Mula, e po ashtu që erdhi e ripërpunuar nga Edon Ramadani. Këto dy vepra erdhën nën interpretimin e fuqishëm të sopranos Zana Abazi-Ramadani e cila së bashku me “Selini String Quartet” dhe pianistin Edon Ramadani, pushtuan skenën me frymën shqiptare të pakrahasueshme.

Publiku ishte ai i cili dukshëm dëgjonte me entuziazëm vokalin e pastër të sopranos teksa edhe buzëqeshjet nuk mungonin në fytyrën e tyre. Meloditë mallëngjyese dhe tejet melankolike u përjetuan nga secili i pranishëm, me ç’rast ishin ndjenjat unike ato që morën përsipër që të shfaqeshin edhe në formën fizike, atë të rrëqethjes në trupin e njeriut në një formë trajektoreje.

Kështu, krejt në fund ishte publiku ai i cili duartrokiti dhe brohoriti performancën e jashtëzakonshme të “Selini String Quaret”, sopranos Zana Abazi-Ramadani dhe pianistit Edon Ramadani, të cilët u rikthyen për të dytën herë në skenë për t’i dëgjuar nga afër ritmikën e krijuar nga të pranishmit.

Fotografia: Rrahman Osmani

“Selini String Quartett” për KultPlus tha se kjo është hera e parë që vijnë në Prishtinë dhe se veprat shqiptare janë me të vërtetë tejet të bukura.

“Është hera e parë që ndodhemi këtu në Prishtinë dhe në fakt e kemi shijuar shumë. Njerëzit janë kaq të mirë dhe moti është kaq i ngrohtë kur mbërritëm dje. Ne patëm një provë shumë të bukur dhe një masterklasë shumë të mirë këtë mëngjes me studentët, gjë për të cilën u befasuam shumë këndshëm. Sonte patëm kënaqësinë të performojmë për një publik të madh kështu që shpresojmë të kthehemi”, thotë “Selini String Quartett”.

Sipas tyre, pjesët shqiptare vërtetë ishin të mahnitshme dhe diçka e re për to, ku muzika u konsiderua më e lehtë dhe tejet e bukur.

Po ashtu, për të treguar më shumë rreth përshtypjeve për koncertin, për KultPlus foli sopranoja Zana Abazi-Ramadani.

“Fillimisht jam shumë e privilegjuar që mu dha mundësia të performoj me këtë Kuartet fantastik dhe dua të them se nuk kemi bërë asnjë provë përpos sot që kemi bërë provën që ka zgjat vetëm pesë minuta, dhe ja suksesi po shihet edhe vetë dhe shpresoj që edhe publikut i ka pëlqyer”, thotë Abazi-Ramadani.

Sipas saj, programi ishte i veçuar për shkak të shkaqeve natyrore që duhet të përkrahen në mënyrë maksimale dhe në mënyrë që vetëdijesimi të jetë akoma më i pranishëm në popull.

“Besoj që do të ketë edhe më shumë koncerte të tilla sepse siç po shihet, publiku është shumë i interesuar për të dëgjuar. Ndërsa, në anën tjetër do të duhej të ishte edhe një sallë tjetër, që është tejet e domosdoshme, njëlloj sikur shtëpia operistike për solo këngëtarët. Besoj që në të ardhmen do të realizohet një sallë e tillë, ngase kjo sallë nuk i përmbush të gjitha kushtet e nevojshme për muzicientët”, përfundon Abazi-Ramdani.

Ndërsa, pianisti Edon Ramadani për KultPlus tha se ishte një kënaqësi që ai po bashkëpunon me një Kuartet të përmasave botërore.

“Ishte një kënaqësi që të kem bashkëpunim me një Kuartet të tillë prestigjioz dhe botëror sepse “Selini Quartet” ka një agjendë të ngjeshur dhe një turne të paracaktuar nëpër botë, kështu që është me të vërtetë një kënaqësi që ReMusica së bashku me Ambasadën Austriake na mblodhi për të interpretuar së bashku ku unë dhe pata dy përpunime të dy këngëve ikonike të dy këngëtareve tona siç është Nexhmije Pagarusha dhe Vaçe Zela”, thotë Ramadani.

Sipas tij, eleganca, muzikaliteti dhe saktësia e Kuarteti, janë tri veçoritë kryesore që u panë edhe në koncert.

Ndërkaq, kujtojmë se edicioni i 21-të i festivalit ReMusica, “The Sound of Change”, trajton temën e ndryshimeve klimatike dhe bën thirrje për ndërgjegjësim tek publiku për veprim klimatik. E gjithë kjo, është reflektuar në programin e sivjetmë, duke u kujdesur që përmbajtja e tij të orientohet në këtë temë, me fokus në katër elementet e natyrës – Toka, Uji, Ajri dhe Zjarri.

Festivali ReMusica do të zgjasë deri më 21 prill. Ndërsa, sonte duke filluar nga ora 20:00, vjen koncerti i radhës “Duo Ko-Art” me violinisten Abigeila Voshtina dhe pianisten Artemida Qarri-Haxhiaj.

Fotografia në ballinë: Rrahman Osmani / KultPlus.com

Fotografia: Rrahman Osmani

‘Blood Sisters’, seria e parë nigeriane në Netflix

“Blood Sisters” titullohet seria e parë afrikane e cila do të transmetohet së shpejti në Netflix.

Kjo seri është prodhim i kompanisë nigeriane EbonyLife Studios. Regjinë e saj e bënë Biyi Bandele e Kenneth Gyang.

Netflix lansoi trailerin e saj, ku shihet një ceremoni martesore. Ngjarja zhvillohet në Lagos. Nusja e cila është lodhur nga maltretimet që i bën i fejuari i saj, aksidentalisht vret dhëndrin një natë para ditës së madhe.

Seria prek temat si: marrëdhënie brenda familjes, abuzime fizike dhe me drogë, dashuri e zotim.

Sipas përshkrimit zyrtar dedikuar serisë “Blood Sisters”, ai është si një lloj paraqitjeje e jetës në qytetin Lagos.

Studioja filmike EbonyLife, për serinë ka thënë se është triller-krim, që është një zhanër i ri për ta, kështu që gjatë realizimit kanë hasur në sfida, megjithatë çdo gjë ka përfunduar mirë. Kjo studio po ashtu ka bërë të qartë se për ta është një përvojë e veçantë, pasi që serinë e kanë xhiruar gjatë pandemisë, dhe janë munduar në maksimum që skenat të duken sa më reale. Ata janë të emocionuar që përmes Netflix do të ndajnë me botën tregimet e tyre afrikane./ KultPlus.com

‘Shtëpia me gjethe’, rritje me 42.5% e numrit të vizitorëve të huaj gjatë marsit

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në muajin mars u vizitua nga 1309 vizitorë, ose 42.5% krahasuar me marsin e 2021 dhe 28.7% më shumë krahasuar me marsin e 2019.

Ky muzeu është kthyer tashmë në një atraksion turistik jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por veçanërisht për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Sipas të dhënave të publikuara, 46.4% e vizitorëve në mars ishin të huaj, si anglezë, amerikanë dhe afganë.

Sa i takon të ardhurave, të dhënat flasin për 53.6 % më shumë të ardhura se në mars të 2019.

Muzeu i Përgjimeve ”Shtëpia me Gjethe” është i hapur për publikun në 23 maj të vitit 2017. Ky muze, ose thesari i memories sonë kolektive, do vazhdojë të mbetet një atraksion kulturor dhe historik për vizitorët, pasi është një plagë që ka prekur brezin e shkuar dhe bën një panaromë informuese për brezin e ri, pasi i kushtohet njerëzve të pafajshëm që u arrestuan, internuan, torturuan dhe vuajtën dënime të rënda për shkak të përgjimeve, kontrolleve e spiunimeve gjatë regjimit komunist, shumica e të cilave kryheshin nga kjo shtëpi.

E ndërtuar në vitin 1931, godina e njohur në Shqipëri si “Shtëpia e Gjetheve”, fillimisht ka patur funksionin e një klinike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s, ndërkohë që fill më pas, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit (Policia politike) e përdorur për hetime. Nga viti 1950 ajo u bë zyra qendrore e seksionit teknik dhe shkencor të sigurimit./ KultPlus.com

Esma Rexhepova dhe magjia që sjellë me këngën ‘Caje Sukarije’ (VIDEO)

KultPlus, po e kujtojnë sot këngëtaren Esma Rexhepova, me këngën ‘Caje Sukarije’.

Këtë këngë Esma e pati kënduar në televizionin Klan të Shqipërisë në kuadër të Këngëve të Shekullit në vitin 2011.

Rexhepova e quajtur Mbretëresha e muzikës rome në nivel botëror, ishte zgjedhur artiste nacionale në vitin 2013, ndërsa gjatë jetës së saj është përkujdesur për 47 fëmijë dhe ka mbajtur shumë koncerte humanitare./ KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Romëve, ministri Çeku viziton ekspozitën për fëmijë dhe të rinj të komunitetit rom

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministrin Sejnur Veshall ishin në Prizren ku vizituan ekspozitën për fëmijë dhe të rinj të komuniteti rom.

Në këtë ekspozitë u prezantuan veprat e piktorit 11 vjeçar Shpend Misini, gjithashtu u shpalosën vlerat e pasura të trashëgimisë rome, traditat dhe kultura e aftësitë artistike të fëmijëve të këtij komuniteti.

Gjithashtu ministri përcolli shfaqjen teatrale “Historitë e Grave” të organizuar nga Teatri i parë i komunitetit rom në Kosovë “Nexhip Menekshe”, ku trajtohej pozita e gruas Rome në shoqëri./ KultPlus.com

Në prag të përvjetorit të Betejës së Koshares, presidentja Osmani dekoron post mortem 5 ushtarakë të Brigadës së UÇK-së 138 “Agim Ramadani”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të përvjetorit të Betejës së Koshares,sot ka dekoruar post mortem me Medalje Presidenciale pesë ushtarakë të Brigadës së UÇK-së138 “Agim Ramadani”.

Sipas propozimit të përfaqësuesve të Brigadës, Presidentja Osmani, për trimërinë e dëshmuar gjatë Betejës së Koshares dhe kontributin pas luftës, ka dekoruar ushtarakët: Adem Dahri, Afrim Beka, Arben Sejdiu, Faik Gashi dhe Skënder Rexhëahmetaj.

Dekoratat iu ndanë familjarëve të luftëtarëve në praninë e komandantëve të Brigadës 138.

Presidentja Osmani ka çmuar kontributin e luftëtarëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë  e vendit dhe ka theksuar se liria e Kosovës mbanë emrin e secilit prej tyre.

“Ndihem e nderuar që në këtë përvjetor të lavdishëm si presidente dekoroj me medalje pesë luftëtarë të shquar të Brigadës “Agim Ramadani”. Kontributi dhe sakrifica e tyre do të jenë udhërrëfyes për brezat dhe  tregues i vlerës së lirisë që e gëzojmë”, është shprehur Presidentja Osmani.

Familjarët kanë falënderuar Presidenten Osmani dhe kanë thënë se kjo dekoratë ka vlerë të veçantë në këtë përvjetor të Betejës së Koshares.

Manifestimi kushtuar përvjetorit të 23-të të Betejës së Koshares, pritet të mbahet të shtunën (9 prill) nën patronazhin e Presidentes Osmani. / KultPlus.com

Hutimi

Nga Sali Bashota

Në tavolinën afër xhamit të thyer
Të dy ulen me buzë në gaz
Ajo shikon akrepat e orës
Ai tund kokën
Çdo hollësi tjetër është e tepërt

Në tavolinën përballë
Dy të dashuruar cakërrojnë gotat
Dhe ia ngulin sytë njëri-tjetrit
Derisa mbaron rituali
I shtrydhjes së buzëve

Diku afër banakut
Një poet reciton poezi për kafshët
Në dorën e djathtë mban çelësin
Trëndafilin e kaltër në dorën e majtë
Çdo krahasim tjetër është si nata

Imazhet luajnë me vetveten
Asgjë më nuk është e dehur
Pas pak këputet filli i ëndrrës
Nga hutimi i syve
Merr fund akti i zilisë

(Akti i frymëzimit: San Diego, korrik 2005. Shkruar më 8 prill 2022) / KultPlus.com



Ai ishte nxënës i tmerrshëm: Dhjetë fakte interesante për Pablo Pikason

Më 25 tetor 1881 lindi Pablo Pikaso, piktor dhe skulptor spanjoll (vdiq më 8 prill në vitin 1973).

Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsiderohen si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të, janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.

Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.

Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha. Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës.

Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Pikaso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste.

U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17-vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955.

Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Pikasos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer.

Gjatë luftërave ai mbajti një qëndrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qenët pacifist.

Pikaso ishte jashtëzakonisht pjellor në artin e tij. Numri i përgjithshëm i veprave që ai ka prodhuar arrijnë në rreth 50 mijë.

Punimet e Pablo Pikasos janë ekspozuar prej kohësh në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri, para vitit 2010, kur pikturat e tij u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Koleksioni prej 71 veprash, (me vlerë prej 26 milionë dollarësh), përveç Pikasos, kishte punime në kanvas nga artistë të tillë si; Paul Klee, Renee Magritte, Marc Chagall, Piet Mondrian, Francis Bacon, Anthony van Dyck, dhe Guido Reni, Andy Warhol etj. Këto piktura, pronë e koleksionistit italian Francesko Martani, u ekspozuan në Shqipëri, më 2010, në kuadër të veprimtarive kulturore gjatë muajit të miqësisë italo–shqiptare.

Pikaso është pagëzuar Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuceon Maria de los Remedios Cipriano de la Santisima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso, sipas disa të afërmve të tij. Emri Pikaso i vjen nga e ëma, Maria Pikaso y Lopez. Babai quhet Jose Ruiz Blasco.

2- Ai lindi më herët

Pikaso pati një lindje kaq të vështirë dhe ishte një bebe kaq e dobët kur lindi, sa mamia mendoi se mos kishte lindur para kohe. Ajo e la në tavolinë që të kujdesej nëna e tij. Ishte xhaxhai i tij që i vuri emrin Don Salvador, që e shpëtoi. Ai thotë: “Doktorët në atë kohë i thanë se nuk do të mbijetonte, por ai ia doli shumë mirë. I fryva duhan në fytyrë dhe menjëherë ai reagoi”.

3- Fjala e parë: laps

Pikaso duket se ka lindur artist. Fjala e parë ishte laps, “piz”, shkurtimi në spanjisht. Babai i tij, Ruiz, një profesor arti dhe artist, e arsimoi në këtë fushë duke filluar nga mosha 7 vjeçare. Ruiz u zotua se do të hiqte dorë nga piktura, pasi në moshën 13-vjeçare, Pikaso ia kishte kaluar për mjeshtëri.

4- Vizatimi i parë i Pablos

Në moshën 9-vjeçare, Pikaso përfundoi pikturën e parë, “Le Picador”, një burrë që kalëronte një dem. Piktura e parë në moshë madhore quhet “First Communion, ku portretizohet babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar. Pikaso ishte 15 vjeç kur e përfundoi.

5- Pikaso ishte nxënës i tmerrshëm

Për këtë nuk ka dyshim, Pikaso ishte brilant, nga ana artistike. Ai ishte shumë vite më para se shokët e klasës, edhe pse ishin katër ose pesë vite më të vjetër se ai. Por Pikaso shpesh sillej keq dhe dënohej. Atë e nxirrnin nga klasa dhe e linin të ulur në stol në fund të klasës.

6- Puna e parë e Pikasos

Pikaso e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, Pere Menach, i cili ra dakord ta paguante 150 franka në muaj (750 dollarë sot).

7- A e grabiti Pikaso Mona Lizën?

Në të vërtetë, jo, por në vitin 1911, kur Mona Liza u grabit nga muzeu i Luvrit, policia mori shokun e Pikasos, poetin Guillaume Apollinare, në polici. Apollinaire i vuri gishtin Pikasos si të dyshuar, kështu policia e mori në pyetje edhe atë. Të dy më vonë u liruan.

8-Kubizmi: Plot me kuba të vegjël

Në vitin 1009, Pikaso dhe artisti francez, Georges Braque, themeluan lëvizjen e artit, kubizmin. Në të vërtetë, ishte kritiku francez i artit, Louis Vauxcelles, që fillimisht e quajti “kuba të çuditshëm”, pasi vuri re se Pikaso dhe Braque pikturonin piktura “plot me kube të vegjël.

9- Pikaso ishte Don Zhuan

Duke qenë se ishte artist i njohur, Pikaso kishte shumë sukses me vajzat. Në të vërtetë pati shumë të dashura. Ja një liste e shkurtër e më të njohurave. Fernande Olivier, Marcelle Humbert, Marie-Thérèse Walter, Dora Maar, Françoise Gilot.

10- Makina e Pikasos

Kjo nuk është me saktësi makina e tij, por e ka një histori. Para tre vitesh, mekaniku Andy Saunders nga Dorset, Angli, e konvertoi makinën e tij “Citroen 2CV” në një vepër arti të frymëzuar nga Pablo Pikaso. Saunders e quajti makinën “Picasso’s Citroen”, sepse dukej më e bukur nga sa ishte fillimisht. 

Reagon Besiana Mehmedi pas akuzave të studentëve për bullizëm, dhunë psiqike dhe se po i bën për spital

Këngëtarja dhe profesoresha e muzikës, Besiana Mehmedi, ka bërë një reagim publik pas protestive të studentëve të Universitetit të Tetovës, të cilët e akuzuan për bullizëm dhe thanë se i ofendon e iu shkakton dhunë psiqike gjatë ligjëratave, raporton Express.

Për akuzat e studentëve, ajo ua ka lënë fajin mediave, derisa për studentët që protestuan ka thënë se janë “student të dobët”.

“Skenaristët e padukshëm është mirë të mos merren me këta studentë të dobët, duke i mbrojtur gjoja ata, e duke hedhur gurë e dru mbi mua. Kjo nuk është etike, por as njerëzore, sepse asnjëherë padituria nuk mund të triumfojë, sidomos në Universitetin e Tetovës, i cili është ngritur mbi sakrificat sublime dhe mbi vullnetin e çelikt që ne si shoqëri të konsolidohemi me kuadro të denjë, e jo me kuadro që në vend të përgjigjeve me shkrim vizatojnë lule, lepuj e yje nëpër letrat  e tyre të zbrazëta të testeve të provimeve (!).

Me letra të zbrazëta nuk mund të më sfidoni dhe kot e keni të mbroni atë që nuk mbrohet, sepse nëse është dikush që ka luftuar dhe po lufton për ngritjen e studentëve jam unë dhe kolegët e mi. Kurse të gjithë ju që po fërkoni duart dhe po prisni të ndodhë dorëzimi im para shantazheve tuaja të ulëta, në fund do të mbeteni me gishta në gojë”, ka thënë Mehmedi.

Ajo ka pasur edhe disa fjalë për solistin e grupit “Elita 5”, i cili mori pjesë në protestën e studentëve.

“Arif Ziberi, këngëtar i grupit Elita 5, para dy vitesh ka ardhur në vendin tim të punës-Fakultetin e Muzikës dhe më është kërcënuar fizikisht me jetë për t’ia vënë notën 6 vajzës Elita Ziberi e cila në provimin me shkrim, kishte shkruar emrin, mbiemrin dhe disa lule. Normalisht se unë nuk jap lëndën e vizatimit dhe ato lulet e Elita Ziberit nuk kanë mjaftuar që të më bindin se ajo e njeh lëndën. Por kështu nuk mendon edhe prindi i saj Arif Ziberi, i cili atë ditë kur më kërcënoi më  tha edhe këto fjalë: “Vajza ime është Vip dhe këtu ju diplomoni lloj lloj selaku” .

Testin e saj të zbrazët me disa lule e kam dëshmi edhe sot.

Arif Ziberi që e ka dhe një vajzë studente, Enisa Ziberin, e cila asnjëherë nuk ka hy në provim e përgatitur dhe këtë e dëshmojnë testet e saj, merr guxim dhe me datë 07.04 2022 hyn sërish në Universitet për të nxitur studentë dhe për të thënë të pavërteta para mediave, pra për të shpifur e për  të shfryer inatet personale”, ka shkruar Mehmedi.

Reagimi i saj i plotë:

DORËZIMI IM PARA SHANTAZHEVE TUAJA TË ULTA , NUK DO TË NDODHË AS NË ËNDËRR

(Reagim publik ndaj një shantazhi të orkestruar ndaj meje, që si shkas merr gjoja pakënaqësinë e studentëve, por në fakt synohet të arrihet një qëllim i projektuar për të rrënuar autoritetin tim moral e profesional)

Ditëve të fundit po e vërej se emri im është bërë top lajm i mediave, duke marrë si shkas një ngjarje krejt banale që ka ndodhur në Fakultetin e Muzikës (Universiteti i Tetovës), para disa javëve, konkretisht më datë 21 mars 2022.

Në fakt, për të gjithë ata që nuk e dinë se si ka ndodhur kjo ngjarje, kanë mjaftuar shpifjet nëpër media, të cilat janë përdorur si “argumente” për të njollosur personalitetin tim prej pedagogeje dhe artisteje.

Por, e vërteta është krejt ndryshe dhe jo ashtu siç duan të më prezantojnë ata që përmes baltosjes sime duan t’i fshehin dobësitë e tyre.

Megjithatë, ndjej për obligim moral e profesional që para publikut të dashur të jap disa sqarime mbi të vërtetën e asaj çka ka ndodhur në datën e lartpërmendur. Këtë sqarim e jap si detyrim ndaj atyre që më njohin si pedagoge e devotshme dhe si një artiste e përmasave kombëtare, duke hedhur poshtë të gjitha shpifjet dhe baltosjet në adresë timen.

Ja e vërteta që s’do të donin ta dëgjojnë autorët dhe insipruesit e fushatës së orkestruar kundër meje: Është praktikë e çdo pedagogu, pra edhe e imja, që para se të fillojë me leksionin e paraparë, të pyes studentët për leksionin paraprak, në mënyrë që të krijohet një interaksion funksional në tërësinë e materies, por edhe si mundësi për të freskuar njohuritë nga orët e kaluara. Kjo praktikë s’kishte si të ishte ndryshe edhe më datë 21 mars 2022. Fillimisht kërkova nga studenti  Ardi Lena të thotë se  cila ishte tema e fundit, dhe për t’i ndihmuar ia kujtova dy figurat e shquara të muzikës sonë  Çesk Zadea e Tish Daia, për të cilët kërkova nga studenti i njejtë të flet shkurtimisht.

Por, në vend të përgjigjes, nga goja e student doli ky “margaritarë”: “Nuk di dhe nuk dua të di dhe ju më pyesni me tendencë sepse doni të më përziheni se si e përdor Facebook-un privat”.

U habita nga lehtësia me të cilën studenti mundohej ta mbulojë mosdijen e tij.

“Nuk po diskutoj Facebook-un por po të them se detyra e studentit është të mësojë dhe jo të injorojë e të përqeshë profesorët e tij”.

Kjo përgjigje e ime ka mjaftuar që studenti Ardi Lena të del nga kontrolli duke bërtitur me zë të lartë, moment ky që më ka detyruar ta urdhëroj që ta lëshojë klasën.

 “Ti do mbash mësim me mure… do ta kalli Fakultetin”, më thotë studeni në largim e sipër nga klasa, shoqëruar edhe me  shprehjet: “dhunuese”, “e poshtër”, “ushtare e Ali Ahmetit”.

Që absurdi të jetë më i madh, tërë këtë skenë e ka incizuar me telefon studenti Bleron Veliu, një argument ky që flet se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe e orkestruar, me qëllim të denigrimit tim si pedagoge dhe artiste. Por duke harruar se me këtë veprim të shëmtuar studenti  ka bërë shkelje të normave studentore dhe ligjore, ndonëse ky incizim mua më konvenon si prove sepse e gjithë ngjarja ndodhet aty dhe kjo mjafton të dihet e vërteta dhe të demantohen shpifjet në adresë timen.

Rrëmuja e krijuar nga bërtitjet e studentit në fjalë, bëri që situata të acarohet dhe për rrjedhojë ka ardhur edhe shefi i katedrës z. Bajramali Idrizi, i cili e ka pa gjithë këtë situatë të pahijshme të krijuar nga Ardi Lena. Ky i fundit ka vazhduar të bëjë gjeste cinike e të turpshme, por çuditërisht shefi i katedrës i ka lejuar studentët të dalin nga klasa me arsyetimin se qenkan tepër të shqetësuar dhe ndërkohë e thërret në telefon dekanin z. Nafi Jashari, të cilit i tregoi se studenti Ardi Lena ka fyer dhe ka ofenduar profesoreshën dhe kjo ka qenë arsye, sipas tij, që studentët i ka liruar.

Pas kësaj situate, unë me të drejt kam pritur se studentët e mi, me të cilët asnjëherë nuk kam pasur problem, do ta detyrojnë kolegun e tyre Ardi Lena, që përmes një kërkim faljeje ndaj meje të mbyllet ky sherr.

Por kjo nuk ndodhi. Kjo më ka detyruar pastaj që në Dekanat dhe zyrën për arsim, të kërkoj marrje të masave nga komisioni dicipinor i Fakultetit për ushtrim dhune në vendin e punës dhe për shkelje të normave studentore. Për arsye të panjohura nga unë, Komisioni diciplinor edhe pas katër jave nuk ka marrë masa deri më sot ndaj studentit, kurse në asnjë moment studentët nuk kanë qenë të gatshëm të ballafaqohen me mua për ti thënë gjërat që i thonë në media! Kjo vetëm e vetëm që situata të “përmbyset” kundër profesoreshës e cila gjoja i paska thënë dikujt “e kap për fyti”, një shpifje për të cilën natyrisht do të merren organet gjyqësore, dhe për të cilën askush nuk mundet të dëshmojë publikisht.

Sa i përket atyre që janë prononcuar dhe  që janë pjesë e videove në media iu shpjegoj :

Arif Ziberi, këngëtar i grupit Elita 5, para dy vitesh ka ardhur në vendin tim të punës-Fakultetin e Muzikës dhe më është kërcënuar fizikisht me jetë për t’ia vënë notën 6 vajzës Elita Ziberi e cila në provimin me shkrim, kishte shkruar emrin, mbiemrin dhe disa lule. Normalisht se unë nuk jap lëndën e vizatimit dhe ato lulet e Elita Ziberit nuk kanë mjaftuar që të më bindin se ajo e njeh lëndën. Por kështu nuk mendon edhe prindi i saj Arif Ziberi, i cili atë ditë kur më kërcënoi më  tha edhe këto fjalë: “Vajza ime është Vip dhe këtu ju diplomoni lloj lloj selaku” .

Testin e saj të zbrazët me disa lule e kam dëshmi edhe sot.

Arif Ziberi që e ka dhe një vajzë studente, Enisa Ziberin, e cila asnjëherë nuk ka hy në provim e përgatitur dhe këtë e dëshmojnë testet e saj, merr guxim dhe me datë 07.04 2022 hyn sërish në Universitet për të nxitur studentë dhe për të thënë të pavërteta para mediave, pra për të shpifur e për  të shfryer inatet personale.

Shkojmë më tutje…. Këtij grupi denigruesish i bashkohet edhe Adis Ismaili, një nga ish studentët më të dobët në historinë e Fakultetit të Muzikës, i cili gjoja solidarizohet me studentin Ardi Lena në një konferencë shtypi më 07.04.2022 të mbajtur në hapësirat e Universitetit të Tetovës, një veprim ky i pakuptimt për mua për arsye se lejohet që baltosja ime të ndodhë në këtë tempull të dijes, për të cilin të gjithë jemi sakrifikuar nga pak. Të gjithë ata që janë të interesuar të dijnë se çfarë studenti ka qenë Adis Ismaili, le të urdhërojnë të vijnë te zyra ime ku pasi do t’ia jap testet me shkrim të këtij studenti, do të binden se cilat kanë qenë kualitetet e tija.

Por nuk përfundon këtu saga e studentëve që dobësitë e tyre mundohen t’i kamuflojnë duke sulmuar me pa të drejt personalitetin tim. Një nga ata është edhe studenti Rilind Alimani, i cili për tre vite asnjë herë dhe në asnjë ligjëratë nuk ka ardhur. Asnjë herë dhe në asnjë provim nuk ka hy. Tani ai i jep të drejtë vetes të komentojë se si “kërcenon” profesoresha.

Edhe studenti Faton Berisha që ankohet, do duhej të  ishte viti i tretë, por asnjëherë nuk ka hyrë në provim. Pastaj studenti Bleron Veliu ka dhënë vetëm provimin e semestrit të parë, ndërkohë që do duhej të ishte viti i tretë- semestri i gjashtë.

Erza Shefiti e cila ka marrë vërtetime se paska qenë e sëmurë, të njejtën ditë e kam takuar pas ngjarjes dhe gjendja e saj ishte stabile. Për takimin me të ka dhe dëshmitarë në fakultet. Edhe Erza Shefiti natyrisht ende s’ka dhënë provimet e vitit të parë sepse vazhdimisht ky grup ka paraqitur provimet dhe nuk i janë nënshtruar provimeve e kjo deshmohet nga raportet me shënimin-abstenim.

Ardi Lena bashkë me Gurina Salihun, Inva Abdullahun do  duhej të ishin viti i tretë por nuk kanë likuiduar vitin e dytë për arsye të mosardhjes në provime dhe mospërgatitjes së materialit, gjë që dëshmojnë testet e tyre.

Krejt kjo gjurulldi e krijuar nuk ka kuptim, por si duket skenaristët e padukshëm po i (keq)përdorin këta studentë të dobët, për të arritur një qëllim që asnjëherë nuk do ta shohin as në ender: që të më mënjanojnë nga procesi adukativo-arsimor.

Kjo edhe për faktin se ka disa studentë, të cilët paraprakisht kanë patur opinione shumë pozitive për mua, siç është rasti me studentet  Erza Shefiti dhe  Albana Smajli, por që çuditërisht tani unë në sytë e tyre qenkam një “shtrigë” , ose “profesoresha që i bën për spital”.

Sa i përket grupit inicues që apelojnë për bojkot dhe kërkojnë masa apo përjashtim të profesoreshës, unë mund të them se asnjë nga këta studentë që e quajnë veten viti i tretë, realisht nuk janë në të njejtin grup. Disa prej tyre madje nuk e kanë likuiduar as vitin e parë e as të dytin dhe sipas normave akademike nuk kanë të drejtë të ndjekin ligjëratat e vitit të tretë të cilat ata po i bojkotojnë.

Para se t’i kërkojnë të drejtat e tyre, studentët është mirë t’i kryejnë obligimet e tyre bazike që lidhen drejtpërdrejt me statusin e tyre si student. Me fjalë të tjera, të gjithë ata studentë që hiqen se janë në vitin  e tretë, është mirë që të mbarojnë fillimisht me vitin e parë dhe tek pastaj të analizojnë punën  e profesorëve.

Sidoqoftë, për hir të sinqeritetit, i ftoj të gjitha mediat, prindërit dhe të interesuarit tjerë që të vinë në ligjëratat e mia, e sidomos në provimet e mia, për t’u bindur se cila është përgatitja e studentëve të lartëpërmendur. Nëse ndonjëri prej të ftuarve publikisht, mendon se studentët duhet t’i kalojmë pa ditur, unë që tani jam e gatshme të jap dorëheqje si profesoreshë në Fakultetin e Muzikës.

Skenaristët e padukshëm është mirë të mos merren me këta studentë të dobët, duke i mbrojtur gjoja ata, e duke hedhur gurë e dru mbi mua. Kjo nuk është etike, por as njerëzore, sepse asnjëherë padituria nuk mund të triumfojë, sidomos në Universitetin e Tetovës, i cili është ngritur mbi sakrificat sublime dhe mbi vullnetin e çelikt që ne si shoqëri të konsolidohemi me kuadro të denjë, e jo me kuadro që në vend të përgjigjeve me shkrim vizatojnë lule, lepuj e yje nëpër letrat  e tyre të zbrazëta të testeve të provimeve (!).

Me letra të zbrazëta nuk mund të më sfidoni dhe kot e keni të mbroni atë që nuk mbrohet, sepse nëse është dikush që ka luftuar dhe po lufton për ngritjen e studentëve jam unë dhe kolegët e mi. Kurse të gjithë ju që po fërkoni duart dhe po prisni të ndodhë dorëzimi im para shantazheve tuaja të ulëta, në fund do të mbeteni me gishta në gojë.

Dinjitetin tim njerëzor e profesional do ta mbroj edhe në rrugë ligjore dhe krejt në fund një këshillë miqësore për mediat: Mos iu jepni hapësirë atyre që duan të kryejnë studimet me duar në xhepa, sepse kjo do të na hakmirret si shoqëri dhe si komb. Por, nëse vërtetë mendoni se me tipa të tillë, do të realizoni “tema” të mëdha, atëherë ju lutem të zbatoni një rregull elementar të gazetarisë që kërkon ballafaqim faktesh, përmes akterëve me pozicione të ndryshme në skenën e ngjarjeve. Nëse vazhdohet me këtë paraqitje të njëanshme të ngjarjeve, atëherë rezulton që, bashkëpjesëmarrës në denigrimin tim, ndoshta edhe të pavetëdijshëm, janë edhe segmente të caktuara të sferës publike. Edhe unë jam dhe do të jem çdoherë me studentët për dituri ndërkaq krejt kësaj që po ndodh i vie era fushatë e orkestruar!

Me respekt!

Prof. Inord. Besiana Mehmedi./ KultPlus.com

Rindërtimi i teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, drejt përfundimit

Rindërtimi i Teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, një hapësirë e re kulturore për komunitetin e për vizitorët e qytetit të gurtë, është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier ndërtimi, një investim i mezipritur nga aktorët, por edhe nga publiku që i Gjirokastrës.

Kjo hapësirë tejet e rëndësishme për jetën kulturore e artistike në Gjirokastër po transformohet falë mbështetjes së qeverisë italiane përmes programit IADSA, me një fond rreth 43 milionë lekë, ndërsa një pjesë tjetër të buxhetit e ka vendosur vetë bashkia.

Teatri “Zihni Sako” u themelua në 27 nëntor 1968 nën udhëheqjen e regjisorit Bernard Kokalari, i cili vuri për herë të parë në skenën premierën dramatike “Shokët”. Plejada e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, kanë dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë në takimet kombëtare, ku ka merituar edhe çmime. / atsh / KultPlus.com

Pas skandalit në Oscar, Will Smith hyn në qendër rehabilitimi

Shëndeti mendor i Will Smith është vënë në pikëpyetje pas shpërthimit të tij në Oscar.  53-vjeçari, i cili do të donte ta harronte incidentin që i shkatërroi natën e bukur kur fitoi një Oscar, ka kërkuar ndihmën e ekspertëve në një klinikë rehabilitimi për personazhe të famshëm, për ta ndihmuar në trajtimin e çështjeve të lidhura me stresin.

Stresi i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, në mbrëmjen e çmimeve Oscar.

Sipas “The Sun”, aktori i famshëm është prekur shumë nga ajo që ndodhi dhe ka vendosur që të nisë rehabilitimin në një klinikë luksoze.

Will Smith jo vetëm që u kritikua ashpër pas incidentit, por ka humbur edhe disa kontrata, mes të cilave edhe kontratën me Netflix për filmin “Fast and Loose”.

“Kjo është pa dyshim beteja më e madhe e karrierës së tij. Është një qendër rehabilitimi ku kanë shkuar shumë yje të tjerë të botës së spektaklit dhe Smith do të përpiqet që të gjejë një mënyrë për të ecur përpara. Ai shpreson që të kthehet dhe të shpëtojë reputacionin e karrierën e tij”, tha një burim për tabloidin britanik./ KultPlus.com

Hapet në Durrës ekspozita ‘Fatet e të mbijetuarve shqiptarë në Kampin e Mauthausen’

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u çel ekspozita , “Fatet e shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen”, pjesë e projektit të organizatës DMO Albania në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Në hapjen e ekspozitës ishte e pranishme ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi, drejtoresha e DMO Albania, Eva Kushova dhe personalitete të qytetit.

“Ne jemi krenarë teksa kujtojmë të gjithë këta durrsakë dhe shqiptarë, që kanë luftuar e kanë dhënë jetën, për vlera monumentale që sot qëndrojnë në themel të ekzistencës tonë.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata patriotë që bënë rezistencë antifashiste dhe vuajtën e humbën jetën në burgjet dhe kampet e përqendrimit nazist”, tha kryebashkiakja Sako.

Kjo ekspozitë historike i kushtohet qindra shqiptarëve, që u arrestuan nga nazistët gjermanë në vitet 1943 – 1944 dhe u internuan drejt kampeve të përqendrimit.

Midis tyre dhjetëra të rinj durrsakë janë arrestuar e grumbulluar në atë vend që njihet sot si lapidari i Shkozetit më 20 nëntor 1943, dhe prej andej janë internuar në kampet e përqendrimit jugosllave, të tjerët në Mauthausen, Dakau, Bukenvald etj.

Një pjesë e tyre nuk u kthyen kurrë, nuk kanë as varr. Po kështu është realizuar edhe një dokumentar me historitë e 8 të mbijetuarve, 2 prej të cilëve durrsakë. Sakrificat e këtyre të rinjve mbeten një mesazh i fuqishëm për të gjithë brezat që e duan Shqipërinë./ KultPlus.com

Si bëhet kënga rome

email sharing button

Poezi nga Kujtim Paçaku

Merre një grusht dhimbjeje
Shto ca pika loti!
E pak pluhur rrugësh të pasosura
Pak aromë stinësh të harruara
Në fund
I shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e lë të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
Deri në agim… / KultPlus.com

14 vjet nga dita kur zyra amerikane në Kosovë u bë Ambasadë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot 14 vjet më parë e shndërruan Zyrën e Shërbimit Informativ, e cila ishte hapur në vitin 1996 në Kosovë dhe e cila nga viti 1999 deri më 2008 funksiononte si mision diplomatik, zyrtarisht në Ambasadë.

Në ditën kur Ambasada e SHBA-së përkujton këtë ditë ka dhënë edhe shifrat që investoi në Kosovë, si dhe kontributet tjera për shtetndërtimin e saj.

Që nga viti 1999, Qeveria e SHBA-së ka investuar rreth 2 miliardë dollarë në Kosovë, derisa ka kontribuar me trupa në kuadër të KFOR-it. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuuan me staf në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) që nga vendosja e tij në vitin 2008, kështu duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara marrin pjesë në një mision të BE-së për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Më 4 korrik 2019, misioni diplomatik amerikan u zhvendos në ndërtesën e sapondërtuar të Ambasadës, një ndërtesë shumëmilionëshe, e vendosur në 12.4 hektarë në lagjen “Arbëri” të Prishtinës,

“Ndërtesa e Ambasadës së SHBA-së nuk prezanton vetëm platformën diplomatike të qeverisë amerikane, por gjithashtu rrit misionin e saj për të siguruar një shembull të sigurt, të qëndrueshëm dhe teknologjikisht të avancuar të arkitekturës, inxhinierisë dhe dizajnit urban amerikan”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës./ KultPlus.com