Gëzim Gashi promovon librin e tij në Universitetin e Harvardit

Sipërmarrësi dhe autori ‘bestselling’ i librit ”Unlocked: the power of you”, Gezim Gashi, është gati të zhvillojë një turne të librit në Universitetin e Harvardit, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Gashi ka treguar për promovimin e librit, takimin dhe ligjëratën që ka pasur me studentët e njërit prej universiteteve më të zhvilluara në botë.

“Ndalesa e parë përpara fillimit të turneut të librit në Universitetin e Harvardit”, ka shkruar Gashi duke thënë se ishte një kënaqësi e veçantë të ndajë historinë e tij dhe të flas për librin me të gjithë studentët.

Ai ka shpërndarë edhe disa fotografi nga aktivitetet e zhvilluara.

”Unlocked: the power of you”  është libri debutues i Gashit që është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, libër që futet në grupin e librave inspirues. /KultPlus.com

Nata e rekordeve, lista e plotë e fituesve të çmimeve ’Grammy’

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e muzikës ”Grammys” ka ndarë çmimet vjetore, shkruan KultPlus.

Në natën kur edhe u thyen rekorde të ndryshme, çmimet Grammy u karakterizuan nga paraqitje të ndryshme speciale dhe çmime të shumta.

Kjo është lista e plotë e fituesve sivjet në “Grammy Awards”:

INCIZIMI MUZIKOR I VITIT
“I Still Have Faith In You,” ABBA
“Freedom,” Jon Batiste
“I Get A Kick Out Of You,” Tony Bennett & Lady Gaga
“Peaches,” Justin Bieber Featuring Daniel Caesar & Giveon
“Right On Time,” Brandi Carlile
“Kiss Me More,” Doja Cat Featuring SZA
“Happier Than Ever,” Billie Eilish
“Montero” (Call Me By Your Name), Lil Nas X
“drivers license,” Olivia Rodrigo
“Leave The Door Open,” Silk Sonic 

KËNGA E VITIT
“Bad Habits,” Ed Sheeran
“A Beautiful Noise,” Alicia Keys Featuring Brandi Carlile
“drivers license,” Olivia Rodrigo
“Fight For You,” H.E.R.
“Happier Than Ever,” Billie Eilish
“Kiss Me More,” Doja Cat Featuring SZA
“Leave The Door Open,” Silk Sonic 
“Montero (Call Me By Your Name),” Lil Nas X
“Peaches,” Justin Bieber Featuring Daniel Caesar & Giveon
“Right On Time,” Brandi Carlile

ALBUMI I VITIT
“We Are,” Jon Batiste 
“Love For Sale,” Tony Bennett & Lady Gaga
“Justice (Triple Chucks Deluxe),” Justin Bieber
“Planet Her (Deluxe),” Doja Cat
“Happier Than Ever,” Billie Eilish
“Back Of My Mind,” H.E.R.
“Montero,” Lil Nas X
“Sour,” Olivia Rodrigo
“Evermore,” Taylor Swift
“Donda,” Kanye West

ARTISTI I RI MË I MIRË
Arooj Aftab
Jimmie Allen
Baby Keem
FINNEAS
Glass Animals
Japanese Breakfast
The Kid Laroi
Arlo Parks
Olivia Rodrigo 
Saweetie

PERFOROMANCA MË E MIRË SOLO E ZHANRIT POP
“Anyone,” Justin Bieber
“Right on Time,” Brandi Carlile
“Happier Than Ever,” Billie Eilish
“Positions,” Ariana Grande
“Drivers License,” Olivia Rodrigo

PERFOROMANCA MË E MIRË DUO/GRUP E ZHANRIT POP
“I Get a Kick Out of You,” Tony Bennett & Lady Gaga
“Lonely,” Justin Bieber & benny blanco
“Butter,” BTS
“Higher Power,” Coldplay
“Kiss Me More,” Doja Cat feat. SZA 

ALBUMI MË I MIRË TRADICIONAL I ZHANRIT POP
“Love for Sale,” Tony Bennett & Lady Gaga 
“‘Til We Meet Again (Live),” Norah Jones
“A Tori Kelly Christmas,” Tori Kelly
“Ledisi Sings Nina,” Ledisi
“That’s Life,” Willie Nelson
A Holly Dolly Christmas, Dolly Parton

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT POP
“Justice (Triple Chucks Deluxe),” Justin Bieber
“Planet Her (Deluxe),” Doja Cat
“Happier Than Ever”, Billie Eilish
“Positions,” Ariana Grande
“Sour,” Olivia Rodrigo 

KËNGA MË E MIRË RITMIKE
“Hero,” Afrojack & David Guetta
“Loom,” Ólafur Arnalds Featuring Bonobo
“Before,” James Blake
“Heartbreak,” Bonobo & Totally Enormous Extinct Dinosaurs
“You Can Do It,” Caribou
“Alive,” Rüfüs Du Sol
“The Business,” Tiësto

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT RAP
“The Off-Season,” J. Cole
“Certified Lover Boy,” Drake
“King’s Disease 2,” Nas
“Call Me If You Get Lost,” Tyler, the Creator 
“Donda,” Kanye West

PERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT RAP
“Family Ties,” Baby Keem, Kendrick Lamar
“Up,” Cardi B
“My Life,” J. Cole, 21 Savage & Morray
“Thot S***” Megan Thee Stallion

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT RAP
“Bath Salts,” DMX, Jay-Z, Nas
“Best Friend,” Saweetie, Doja Cat
“Family Ties,” Baby Keem, Kendrick Lamar
“Jail,” Kanye West, Jay-Z 
“My Life,” J. Cole, 21 Savage & Morray

ALBUMI MË I MIRË LATIN
“Vertigo,” Pablo Alborán
“Mis Amores,” Paula Arenas – Mis Amores
“Hecho A La Antigua,” Ricardo Arjona
“Mis Manos,” Camilo
“Mendó,” Alex Cuba 
“Revelación,” Selena Gomez

ALBUMI MË I MIRË URBAN
“Afrodisíaco,” Rauw Alejandro
“El Último Tour Del Mundo,” Bad Bunny 
“Jose,” J Balvin
“KG0516,” KAROL G
“Sin Miedo (Del Amor Y Otros Demonios) 8,” Kali Uchis

PERFORMANCA MË E MIRË AMERIKANE
“Cry,” Jon Batiste 
“Love and Regret,” Billy Strings
“I Wish I Knew How It Would Feel to be Free,” The Blind Boys of Alabama and Bela Fleck
“Same Devil,” Brandy Clark Featuring Brandi Carlile
“Nightflyer,” Allison Russell

BPERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT R&B
“Lost You,” Snoh Aalegra
“Peaches,” Justin Bieber Featuring Daniel Caesar & Giveon
“Damage,” H.E.R.
“Leave The Door Open,” Silk Sonic
“Pick Up Your Feelings,” Jazmine Sullivan

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT R&B
“Damage,” H.E.R.
“Good Days,” SZA
“Heartbreak Anniversary,” Giveon
“Leave The Door Open,” Silk Sonic 
“Pick Up Your Feelings,” Jazmine Sullivan

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT R7B
“Temporary Highs In The Violet Skies,” Snoh Aalegra
We Are,” Jon Batiste
“Gold-Diggers Sound,” Leon Bridges
“Back Of My Mind,” H.E.R.
“Heaux Tales,” Jazmine Sullivan 

PERFOROMANCA MË E MIRË SOLO E ZHANRIT COUNTRY
“Forever After All,” Luke Combs
“Remember Her Name,” Mickey Guyton
“All I Do Is Drive,” Jason Isbell
“camera roll,” Kacey Musgraves
“You Should Probably Leave,” Chris Stapleton

PERFOROMANCA MË E MIRË DUO/GRUP E ZHANRIT COUNTRY
“If I Didn’t Love You,” Jason Aldean & Carrie Underwood
“Younger Me,” Brothers Osborne 
“Glad You Exist,” Dan + Shay
“Chasing After You,” Ryan Hurd & Maren Morris
“Drunk (And I Don’t Wanna Go Home),” Elle King & Miranda Lambert

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT COUNTRY
“Better Than We Found It,” Maren Morris
“camera roll,” Kacey Musgraves
“Cold,” Chris Stapleton
“Country Again,” Thomas Rhett
“Fancy Like,” Walker Hayes
“Remember Her Name,” Mickey Guyton

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT COUNTRY
“Skeletons,” Brothers Osborne
“Remember Her Name,” Mickey Guyton
“The Marfa Tapes,” Miranda Lambert, Jon Randall & Jack Ingram
“The Ballad Of Dood & Juanita,” Sturgill Simpson
“Starting Over,” Chris Stapleton 

PERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT ROCK
“Shot in the Dark,” AC/DC
“Know You Better (Live from Capitol Studio A),” Black Pumas
“Nothing Compares 2 U,” Chris Cornell
“OHMS,” Deftones
“Making a Fire,” Foo Fighters

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT ROCK
“All My Favorite Songs,” Weezer
“The Bandit,” Kings of Leon
“Distance,” Mammoth WVH
“Find My Way,” Paul McCartney
“Waiting on a War,” Foo Fighters

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
“Power Up”, AC/DC
“Capitol Cuts- Live From Studio A,” Black Pumas
“No One Sings Like You Anymore, Vol. 1,” Chris Cornell
“Medicine at Midnight,” Foo Fighters 
“McCartney III,” Paul McCartney./KultPlus.com

Zelensky në ceremoninë e çmimeve Grammy: Kam një ëndërr për qytetarët e Ukrainës

Në ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’, pati një paraqitje speciale edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky me një dedikim emocional për viktimat e pushtimit rus në vendin që ai udhëheq, shkruan KultPlus.

Paraqitja speciale e Zelensky për këtë ceremoni u bë përmes një video që ishte inçizuar më herët, ku ai vlerësoi lart edhe rolin e muzikës.

“Lufta nuk na lë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush do të qëndrojë në heshtje të përjetshme”, vazhdoi ai. “Muzikantët tanë veshin veshje të blinduara në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale, madje edhe atyre që nuk i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë gjithsesi”, ka thënë ai.

Zelenskiy lavdëroi bashkatdhetarët e tij duke thënë: “Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetojmë. Të dashurojmë. Të tingëllojmë. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë që sjell heshtjen e tmerrshme me bombat e saj. Heshtja e vdekur. Mbushni heshtjen me muzikën tuaj! Mbushni atë sot për të treguar historinë tonë”.

Ai iu kërkoi shikuesve të “Grammy Awards” që të mbështesin publikisht Ukrainën: “Unë kam një ëndërr që ata të jetojnë”, tha ai për popullin ukrainas. “Dhe të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammyt”.

Një paraqitje speciale pati edhe Dua Lipa së bashku me këngëtaren Megan Thee Stallion. /KultPlus.com

Me një prezantim special, Dua Lipa dhe Megan Stallion bëjnë paraqitje glamuroze në ‘Grammys’

Dua Lipa së bashku me këngëtaren Megan Thee Stallion kanë dhuruar çmimin e artistit më të mirë në ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Instagram”, Lipa deklaroi se ishte një nder që të prezantonte këtë çmim.

Me një prezantim të veshjeve nga pronarja e Versace, Donatella, Lipa dhe Stallion u prezantuan para publikut në një mënyrë të veçantë.

Çmimet ‘Grammy’ u rikthyen në formë fizike pas dy viteve mungesë, ku u mbajtën në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /KultPlus.com

Rrojtja ime s’osht ma jetë, oh natë e ditë me lot po qaj (VIDEO)

Fitnete Rexha ishte një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase.

Rreth moshës 15 vjeçare këndoi dhe regjistroni këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka.

Ndër këngët më të bukura të kënduara prej Fitnete Rexhës përmendim: ”Te selvitë e Namazgjasë”, ”Qënke veshur me të bardha”, ”Mun aty tek shtatë zymbylat”, ”Dy të bukurat në nji derë” etj. Ka regjistruar rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme.

Sonte, KultPlus ju sjell këngën ”Dashuria si rrufe”, e cila kësaj radhe vjen nën zërin e mahnitshëm të Fitnete Rexhës.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës

Dashunia si rrufe
Ç’më goditi mu në kokë x2

Nuk kam gjuhë që t’ju rrëfej
O ç’më ka gjetur more shokë x2

Ç’më gremisi sevda e shkretë
Pleqënia s’mund ta mbajë x2

Rrojtja ime s’osht ma jetë
Oh natë e ditë me lot po qaj x2

Ku qëlloi kjo ditë e zezë
Me u taku o ne të dy x2

Unë kam ngelun krejt pa shpresë
O s’kam me t’pamun ma me sy x2
. / KultPlus.com

Sëmundja e Alzheimer ia pamundëson Tony Bennett të performojë në Grammy me Lady Gagan

Legjenda amerikane, Tony Bennett, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Grammy Awards të këtij viti si pasojë e sëmundjes Alzheimer.

95-vjeçari është ftuar në ngjarjen e madhe muzikore që të performojë në skenën e Las Vegasit së bashku me Lady Gagan, por fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë.

“Ai është i gëzuar që albumi i tij, ‘Love for Sale’, është i nominuar në gjashtë kategori. Megjithatë, Alzheimeri e ka bërë të veten, prandaj kemi vendosur se është më mirë që ajo të performojë vetëm”, ka thënë djali i këngëtarit, Danny Bennett, për revistën Variety.

Sëmundja e Alzheimer është një formë e demencës që ndikon në kujtesën, të menduarit dhe sjelljen. Simptomat zhvillohen aq shumë saqë pengojnë në kryerjen e obligimeve ditore. Alzheimer është shkaku më i zakonshëm i demencës – një term i përgjithshëm për humbjen e kujtesës dhe aftësive tjera njohëse, aq rëndë saqë ndërhyn në jetën e përditshme.

Tony do ta përcjellë interpretimin e Lady Gagas të këngës “Love for Sale” nga shtëpia e tij në New York.

Bennett është diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer në vitin 2016, ndërsa disa muaj më parë kishte njoftuar se do të tërhiqet tërësisht nga jeta publike.

Për herë të fundit, legjenda ka performuar në gusht të vitit të kaluar në koncertin e quajtur “One Last Time” në Radio City Music Hall të New Yorkut./ KultPlus.com

Kosova në Bullgari, Deçani në Greqi dhe Shkupi në Turqi, tre vendbanimet me emër të njëjtë me origjinalët në trojet shqiptare

Elvi SIDHERI

Shpesh qëllon, që brenda të njëjtit rajon, të gjenden disa vendbanime me emërtim të njëjtë me qytete të vjetra mijëravjeçare, objekte të paçmuara të trashëgimisë kulturore fetare, apo emra të një shteti dhe treve historike, që përsëriten habitshëm, diku tjetër.

Kjo ndodh pikërisht me Kosovën e Plovdivit në Bullgari, Deçanin e Greqisë dhe Shkupin e Trakisë në Turqi, siç do të lexoni më poshtë.

Me gjasë, të paktë janë ata që e dinë, se në Bullgari, në malet Rodope, jo fort larg qytetit të Plovdivit, gjendet një fshat piktoresk malor, me emrin KOSOVË.

Ky fshat, i themeluar në shekullin XVII, njihet gjerësisht në Bullgari, kryesisht për faktin që shtëpitë e tij karakteristike, janë tepër të vizituara nga turistët, ngaqë arkitektura dhe jeta e këtij ngulimi, duket si e ngrirë para dyqind vitesh, dhe sot ky fshat krenohet me 63 monumente kulture, teksa banorët e tij, në të shkuarën, qenë marrë sidomos me blegtori, bujqësi, transport mallrash dhe me profesionin e muratorit.

Kurse në Thesali, në Greqi, më saktësisht pranë qytetit të Larisës, ndodhet një fshat tepër interesant, për nga emri  dhe historia e tij, i quajtur deri vonë në shekullin XX, sipas gjithë burimeve historike si “DEÇANI” (Δέσιανη në greqisht, Дечани në burimet bullgare) që sot quhet “Αετόλοφος”, Aetolofos. E veçanta e këtij vendbanimi historik, është se sipas të dhënave të hershme mesjetare helene, emri i këtij fshati i detyrohet banorëve të tij arvanitas, të vendosur aty në shekullin XIV, dhe ky fshat figuron me këtë emër (Deçani) edhe në hartën e parë bashkëkohore mirëfilli shkencore gjeografike të Turqisë Europiane të vitit 1844. Në turqisht ky fshat quhej “Büyükköy” dhe pati qenë çiflig vetjak i djalit të Ali Pashë Tepelenës, Veli Pashait, i cili edhe rezidencën e tij e kish në këtë fshat gjer në vitin 1819, ndërsa shtatë kishat e tij, e bëjnë këtë fshat fort të ngjashëm me Deçanin dhe manastirin mesjetar në Kosovë, aq më tepër që zona ku ndodhet ky vendbanim në Greqinë e sotme quhet pikërisht “Agia”, domethënë “E shenjtë”.

Ndërsa Üsküp, në Kırklareli, në zonën e Trakisë, në pjesën europiane të Turqisë, është një qytezë me këtë emër që ngjall doemos kureshtjen, për shkak të emrit të njëjtë me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, qytet historikisht të banuar nga shqiptarët, qysh në kohën e ilirëve dhe dardanëve.

Ky vendbanim, në ditët e sotme banohet nga rreth 2500 banorë, dhe shquhet, si edhe në mesjetë (kur edhe udhëpërshkuesi Evliya Çelebi, e përshkruan kështu) veçanërisht për vreshtat pjellorë dhe prodhimin e verës, të llojit të veçantë Papaskarasi.

Banorët e krishterë të këtij vendbanimi të lashtë (të pushtuar në vitin 1368 nga sulltan Murati I), do të dëboheshin në Greqi në vitin 1923, gjatë shkëmbimit të popullsive midis Turqisë dhe Greqisë, ku mërgimtarët nga Üsküp, do të themelonin fshatin e Neos Skopos, pranë qytetit të Serres, në Maqedoninë greke.

Sakaq, edhe në burimet bullgare, emri i Üsküp, jepet sërish në formën e njëjtë si versioni bullgar i emrit të Shkupit të mirëfilltë, duke u shkruar Скопие, si konfirmim i mëtejshëm i përkitjeve të habitshme midis këtyre dy qyteteve me të njëjtin emër, në gadishullin ballkanik. /KultPlus.com

‘Arti është prodhimi më fisnik i shpirtit të njeriut’

Dhimitër Pasko, i njohur ndryshe me psudonimin Mitrush Kuteli, ka qenë një shkrimtar, përkthyer dhe ekonomist shqiptar nga Shqipëria, shkruan KultPlus.

Ai ka lënë pas vetës verpa të shumta, përfshirë këtu edhe thënie të ndryshme.

Njëra prej më të njohurave është ajo mbi artin, të cilin Kuteli e vlerëson shumë.

Arti është prodhimi më fisnik i shpirtit të njeriut”. /KultPlus.com

6 mijë shqiptarëve i’u mohohet e drejta për t’u votuar, reagon Vjosa Osmani

Sot janë mbajtur zgjedhjet në Serbi, ku edhe është raportuar për parregullsi në proces, shkruan KultPlus.

Rreth kësaj çështje shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se këto situata duhet të monitorohen nga Bashkimi Evropian.

“Sipas raportimeve, 6,000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta bazë për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasive të spastrimit etnik të Serbisë përmes mjeteve administrative.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani. /KultPlus.com

Top 10 filmat më të mirë të aktorit Eddie Murphy, një legjendë e komedisë

I njohur për filmat e tij komedi, Eddie Murphy është një aktor, komedian, shkrimtar, producent dhe këngëtar amerikan, përcjell KultPlus.

Ai u bë i famshëm në shfaqjen e komedisë së skicës Saturday Night Live, për të cilën ai ishte anëtar i rregullt i kastit nga viti 1980 deri në 1984, derisa karriera e tij në aktrim vazhdoi shkëlqyeshëm.

Disa prej filmave të tij më të njohur janë këta:

5. Beverly Hills Cop (1984)

Roli i Axel Foley-t, një detektivi i policisë së Detroitit, i dërguar në mënyrë komike në La La Land të shkëlqyer, kaloi nëpër duart e Mickey Rourke dhe Sylvester Stallone përpara se të ulej në dorashkat e Murphy. Por komediani e bëri Foley-n në mënyrë unike për të tijën me sharmin e tij infektues hee-hee-hee, sharmin e tij të papërmbajtshëm dhe buzëqeshjen e tij mijëra vat.

4. Dolemite Is My Name (2019)

Edhe pse Dolemite Is My Name është i ngarkuar me të qeshura, Murphy në fakt gërmon më thellë në anën e tij dramatike se kurrë më parë, në mënyrë që të përcjellë artistin e frustruar nën kostumin e budallait.

3. Coming to America (1988)

Duke u ribashkuar me regjisorin e Trading Places, John Landis, filmi i fundit i mrekullueshëm i Murphy i viteve 1980 është vjetëruar si një verë e mirë. Murphy luan një princ të pasur afrikan që shkon në Amerikë për të gjetur një nuse në … ku tjetër?… Queens.

2. Bowfinger (1999)

Filmi që ka të bëjë me një gur të çmuar satirik, vlerësohet si filmi i dytë më i mirë i aktorit, sidomos ata personat delusional që duan të bëhen si regjisori i Steve Martin, Bobby Bowfinger.

1. Trading Places (1983)

Basi mes vëllezërve që është padyshim filmi më qesharak i Murphyt i bazuar në të qeshurat e qarta në çdo minutë. /KultPlus.com

Miq të bashkuar për një kauzë madhështore, Fondacioni Vjosa do të ndërtojë kampus për adoleshentët autikë

Uranik Emini

Gala Mbrëmja Humanitare në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit u mbajt në Gjilan mbrëmë, kur edhe Vjosa Foundation organizoi gjithçka në perfeksion për një kauzë që mori mbështetje të mënjëhershme, pra, ndërtimin e një kampusi për adoleshentët autikë. Në mesin e shumë njerëzve të njohur nga Kosova, kjo natë filloi me moderatoren Vlora Merovci, që lexoi letrën e shkrimtarit të njohur Edmond Tupja dhe ajo u përcjellë edhe nga bashkëprezantuesi Arbër Selmani, shkruan KultPlus.

Mysafirët po mbyllnin vendet e mbetura në resortin e mirënjohur “Vali Ranch”, për t’u bërë gati që të fillonte edhe transmetimi live në Radio Televizionin e Kosovës. Ndërsa themeluesi i Fondacionit “Vjosa”, Lulzim Behxheti, u ftua i pari që të marrë fjalën dhe të fillojë mbarë këtë mbrëmje madhështore.

“Përkundër sfidave të mëdha, me miq të vërtetë u mbledhëm për të dhënë kontributin për adoleshentët me autizëm në ndërtimin e kampusit të parë. Gjithçka filloi me disa skica të thjeshta por miqtë e mëdhenj dallohen kur janë puntë e rënda. E falënderoj së pari drejtoreshën e KultPlus, Ardianë Pajaziti, që ka bërë punë të madhe në këtë rrugëtim. Gjithashtu edhe kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin, kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi”.

Përshëndetjen më speciale, Behxheti e ruajti për fund kur edhe përshëndeti Vjosën, vajzën e tij.

Më pas, Ardiana Pajaziti u ftua për një fjalim të shkurtër rreth kësaj kauze dhe rrugëtimit të saj, me ç ‘rast ajo falënderoi të gjithë që kontribuan në këtë çështje.

“Për mua si drejtuese e KultPlusit dhe stafit, nuk është hera e parë që po përballemi me një kauzë të tillë. E kemi dhënë maksimumin për ta realizuar këtë mbrëmje, kjo për dallim nga mbrëmjet e tjera kulturore që organizoi, kur bëhet fjalë për kauza të tilla emocionet janë të shumfishta, përgjegjësitë janë gjithashtu të mëdha por dashnia për këto kauza është mbi të gjitha”, tha Pajaziti duke falënderuar të gjithë artistët që nuk hezituan për asnjë moment të bashkoheshin në një kauzë të tillë.

Misioni i saj janë fëmijët me autizëm, Doktoresha Shpresa Xhakli, zhvilloi një bashkëbisedim me moderatorin Selmani, me ç ‘rast u fol shumë për këta fëmijë dhe se sa shumë do të ndihmojë ky kampus për këta njerëz.

Gjatë gjithë mbrëmjes, Selmani dhe Merovci po ftonin artistët që të performonin në skenë dhe gjithashtu po qëndronin afër me njërëzit që po merrenin me thirrjet dhe donacionet.

Anna Krasniqi, e re në moshë por me shumë dashuri dhe pasion për pianon dhe këndimin, e nisi këtë mbrëmje së pari me një pikë të shkurtër me piano të cilën e trajtoi në mënyrën më dinjitoze pavarësisht përgjegjësisë së lartë që kishte.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, njoftoi se Komuna të cilën ai e drejton do të bëjë ndarjen e parcelës për ndërtimin e këtij kampusi, e madje për këtë pati edhe një dorështrëngim mes tij dhe Behxhetit.

Njëri prej njerëzve i cili ka përgjegjësi të plota rreth ndihmës që mund t’iu ofrojë si institucion njerëzve me autizëm është pikërisht i pari i shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili ishte i pranishëm në këtë mbrëmje.

“Fëmijëve me autizëm & Down Syndrome mund t’iu ndihmojmë të gjithëve, e këtë gjë do ta bëjmë edhe ne. Le t’i ndihmojmë fëmijët tanë, të rritur e miqtë tanë që të ndjehen sikurse të barabartë e në mesin e të gjithë neve”, deklaroi Latifi.

Portretet e varura në mur dhe të realizuar me dorë në fletë të thjesht nga Lulzim Behxheti, u vendosën në shitje gjatë kësaj mbrëmje dhe pati edhe thirrje të shumta e njerëz të interesuar që t’i blinin ato realizime artistike.

Kënaqësi të njëjtë shprehi edhe Kryetari Përparim Rama, i cili gjithë fjalimin e tij e filloi me falënderime për inicativën e mrekullueshme dhe gjithashtu edhe një historik të shkurtër për Autizmin dhe se si filloi vetëdijësimi për të.

“Sot në vitin 2022 nuk është vetëm çështja te vetëdijësimi te njerëzit me autizëm, por gjithashtu edhe pranueshmërinë, duhet të dijmë që të jemi të kënaqur që kemi njerëz në komunitetin tonë që kanë aftësi të veçanta. Kur flasim për njerëzit e veçantë, gjatë viteve në histori e dijmë që njerëz e personalitete të ndryshme nëpër botë si Leonardo Da Vinci, Bill Gates e Michelangelo kanë një autizëm të lehtë. Ne do t’iu ndihmojmë fëmijëve, prindërve nëpërmjet krijimit të institucioneve, ndërtesave e kampusve sikurse kjo. Ne si Komunë e Prishtinës e kemi ndërtesën, e cila sipas gjitha gjasave do të përfundojë në fund të prillit, Qendrën e Autizmit e shpresojmë që të zgjerohet kjo në të gjithë Kosovën”, tha Rama.

Performancat nga artistët që kanë pushtuar çdo skenë të mundshme të botës nuk munguan për të shënuar këtë mbrëmje të veçantë dhe me shumë sharm në të gjitha aspektet, por humanitare në radhë të parë.

Me zërin e saj që dridhëronte skenën dhe shtonte emocionet në shpirtin e secilit njeri, Inva Mula u kujdes të jepte gjithçka nga vetja që të pranishmit ta shijonin me të vërtet këtë gala mbrëmje.

Ndërkaq, ambasadorja e këtij fondacioni, Erza Muqolli, e cila ka një karrierë të jashtëzakonshme, arriti që përmes zërit të saj të ëmbël të përcjellë vetën në piano dhe të shfaq përpara aftësitë e mrekullueshme që i posedon. E për t’i dhënë edhe më shumë hijeshi kësaj mbrëmjeje, ishte e pranishme edhe një nga pianistet më të mëdha që ka Kosova, Lule Elezi, që i nderoi të gjithëve me performancën e saj në këtë mbrëmje Gala.


“Dancing House” me fëmijët të udhëhequr nga Artan Jerliu, i shtuan diversitetin e plotë kësaj nate të mbushur me yje.

Siç njoftoi Behxheti, nga kjo mbrëmje u tubuan 24 mijë e 565 euro nga shitja e portreteve si dhe përmendi edhe premtimin e parcelës nga Komuna e Gjilanit. Ndërkaq, fondi mund të mbushet edhe më shumë pasi portretet do të vazhdojnë të shiten dhe fëmijët autikë të ndihmohen. /KultPlus.com

‘Me gëzim po shkoj në punë, po punoj e qetë e lirë’ (VIDEO)

Fitnete Rexha është e njohur për shumë këngë të realizuara, e cila për kontributin e saj në muzikë ka edhe titullin “Artiste e merituar”.

Ajo është e njohur për këngët “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mu aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” dhe shumë këngë tjera.

KultPlus ju sjell këngën “Me gëzim po shkoj në punë”, këngë kjo mjaft e njohur për popullin shqiptar.

Me gëzim po shkoj në punë
Po punoj e qet e lirë

Faqebardhë e lumja unë
Sa me gaz e me dëshirë

Me shoqet jam vu në garë
Tu kalu normën përditë

Na u dhashtë punë e mbarë
Jemi shembull për të rinjt

Po punoj për vendin tim
Do të ec përher më shumë

Natë e ditë e pa përtim
Faqebardhë e lumja unë

Natë e ditë e pa përtim
Faqebardhë e lumja unë./ KultPlus.com

Fragment nga libri “Delikatesa” i David Foenkinos

Delikatesa
David Foenkinos

Natalia nuk para binte në sy (një lloj femërie kjo, zvicerane). Periudhën e vajzërisë e kishte kapërcyer pa përplasje, duke u treguar shumë e kujdesshme. Në moshën njëzetvjeçare, të ardhmen e shihte si një premtim. I pëlqente të qeshte, i pëlqente të lexonte. Dy veprime rrallëherë të njëkohshme, sepse atë e tërhiqnin më shumë ndodhitë e trishtuara. Meqë, sipas asaj, t’i futeshe letërsisë nuk ishte diçka aq konkrete, kishte vendosur të studionte për ekonomi.

Pavarësisht pamjes prej ëndërrimtareje, përpiqej t’i bënte gjërat me saktësinë më të madhe. Rrinte orë të tëra, me një buzëqeshje të çuditshme në fytyrë, duke vëzhguar grafikët e ndryshimit të PBB-së në Estoni. Në momentin kur nisi të ndiente se ishte rritur, i rastiste nganjëherë të kujtonte fëmijërinë. Çaste lumturie të përmbledhura në disa episode, përherë të njëjtat. Vraponte në plazh, hipte në avion, flinte në krahët e të atit. Por nuk përjetonte fare mall, asnjëherë.

Çka ishte gjë gati e rrallë për një femër me emrin Natali. Te Natalitë shpesh vihet re një prirje e pastër për t’u përmallur.

Pjesa më e madhe e çifteve vdesin t’i tregojnë njëri-tjetrit përralla, të mendojnë se takimi i tyre i parë është krejt i veçantë, dhe këto lidhje të panumërta që krijohen në një mënyrë tejet të rëndomtë, shpesh pasurohen me hollësira që, gjithsesi, të kallin paksa në dehashpirt. Në fund të fundit, për çdo gjë, njeriut i pëlqen të bëjë komente.

Natalia dhe Fransuai u takuan në rrugë. Gjithmonë, kur një mashkull ndalon një femër, krijohet një situatë disi e sikletshme. Ajo, detyrimisht, mendon: “A thua kështu ta kalojë kohën ky?” Meshkujt shpesh thonë se e kanë për herë të parë. Sipas tyre, një frymëzim i paparë u vjen papritur dhe u krijon mundësinë ta mposhtin druajtjen e përhershme.

Femrat përgjigjen, si të ishin një robot, se nuk kanë kohë. Natalia nuk e shkeli këtë rregullë. Veproi shumë gabim: ajo nuk kishte ndonjë gjë të madhe për të bërë, madje i pëlqente ideja që dikush po i afrohej në atë mënyrë. Askush nuk guxonte kurrë ta ndalonte atë në rrugë. Shpesh kishte pyetur veten: Mos vallë dukem si tepër turivarur ose si tepër përtace? Njëra nga shoqet i kishte thënë: Ty s’të ndalon kurrë asnjeri, sepse ecën si një femër të cilën po e ndjek koha që ikën.

Kur një mashkull i afrohet një të panjohure, arsyeja është se dëshiron t’i thotë fjalë të ëmbla. A nuk do të ishte një kamikaz i mirëfilltë mashkullor ai që do ta ndalte një femër për t’ia përplasur fytyrës: “Si arrini t’i mbani gjithë ato këpucë? Aty, gishtat ju ndenjkan si në Gulag. Çfarë turpi, ju qenkeni Stalinia e këmbëve tuaja!” Kush mund ta thoshte këtë? Sigurisht, jo Fransuai, që ishte aq i mençur sa të parapëlqente përdorimin e komplimenteve. Ai u përpoq të analizonte atë çka ishte më pak e analizueshme: turbullimin. Përse e kishte ndaluar atë femër? Kryesisht për shkak të mënyrës sesi ecte. Tek ajo kishte ndier diçka të re, pothuajse fëminore, një si rapsodi të kupave të gjunjëve. Nga trupi i saj çlirohej një lloj natyrshmërie prekëse, një hijeshi në çdo lëvizje dhe ai mendoi: Pikërisht me këtë tip femre do të dëshiroja të kaloja një fundjavë në Gjenevë. Atëherë, mori çdo gjë në sy – madje, në atë çast do të kishte dashur ta merrte jo vetëm në sy. Sidomos sepse për atë ishte vërtet hera e parë. Ata po takoheshin në një vend dhe në një moment të caktuar. Një hyrje në temë absolutisht klasike, që shpesh përcakton fillimin e një historie më pak klasike në vazhdim.

Ai kishte belbëzuar fjalët e para dhe, papritmas, gjithçka kishte rrjedhur kthjelltas. Fjalët i kishin shpërthyer falë asaj energjie paksa patetike, por edhe aq prekëse, të dëshpërimit.

Kjo është pikërisht magjia e paradokseve tona: situata ishte aq e sikletshme, saqë ai po ia dilte mbanë me elegancë. Tridhjetë sekonda më vonë, ai arriti madje ta bënte që të buzëqeshte. Kjo qe një e çarë në murin e anonimatit. Ajo pranoi të ulej me atë për një kafe dhe ai e kuptoi që nuk kishte ndonjë ngut nga ana e saj për t’u larguar. Iu duk aq e çuditshme që mund të rrinte kështu një copë herë me një femër, të cilën, deri para pak çastesh, nuk e kishte parë ndonjëherë. Gjithmonë i kishte pëlqyer të shihte femrat tek ecnin rrugës. I kujtohej madje që kishte qenë një lloj adoleshenti romantik, i aftë për t’i ndjekur vajzat e familjeve të mira deri te dera e apartamentit të tyre. Në metro, i qëllonte të kalonte nga një vagon në tjetrin për t’u ndodhur pranë një udhëtareje së cilës ia kishte vënë syrin nga larg. Ndonëse nën diktaturën e epshit, mbetej gjithsesi një mashkull romantik, që mendonte se bota e femrave mund të përmblidhej në një femër të vetme. Fransuai e pyeti se ç’do të pinte. Gjithçka varej nga porosia e saj. Ai mendoi: Po të marrë një kafe pa kafeinë, do të çohem e do të iki. Në një takim të kësaj natyre, njeriu nuk ka të drejtë të pijë kafe pa kafeinë. Kjo është pija më e papërshtatshme për një muhabet të këndshëm. E njëjta gjë mund të thuhet për çajin. Ende s’je ulur mirë dhe vetja të duket sikur gjendesh brenda një fshikëze krimbi mëndafshi pak të flashkët. E ndien veten sikur do të kalosh një varg të dielash pasdite duke parë televizor. Ose më keq: sikur je te vjehrri e vjehrra. Po, çaji të kujton pa diskutim shtëpinë e vjehrrit e të vjehrrës. Po çfarë atëherë? Një pije alkoolike? Jo, nuk është mirë në këtë orë. Mund të të zërë frika nga një femër që fillon të pijë kështu, papritmas. Madje edhe një gotë me verë të kuqe sikur nuk shkon. Fransuai po priste që ajo të vendoste se çfarë do të pinte dhe vazhdonte kësisoj analizën e tij të lëngshme të përshtypjes së parë që po i linte ajo femër. Ç’mund të pinte tjetër? Koka-Kola ose çdo lloj tjetër pijeje me gaz… jo, e pamundur, një femër s’do të bënte kurrsesi një zgjedhje të tillë. Pse të mos kërkonte edhe një pipëz me atë rast? Përfundimisht, ai mendoi që një lëng frutash do të ishte mirë. Po, një lëng frutash i afron njerëzit. Ai të bën ta pranosh tjetrin, ta heq agresivitetin.

Vajza përkarshi të duket e butë dhe e ekuilibruar. Por çfarë lëngu? Ia vlen më mirë të mos marrësh ndonjë lëng krejt të zakonshëm, si ai i mollës apo i portokallit, që t’i zë syri në çdo tryezë. Duhet të tregohesh paksa origjinal, pa lënë përshtypjen e një antikonformisti të pandreqshëm. Papaja ose gojava janë të frikshme. Jo, idealja është që të zgjedhësh diçka midis të dyjave, si kajsia. Po, më mirë se kaq prishet. Një lëng kajsie është kryevepër. Po të zgjedhë lëngun e kajsisë, do të martohem me të, mendoi Fransuai. Pikërisht në atë çast, Natalia shkëputi vështrimin nga menuja si të dilte nga një përsiatje e gjatë. E njëjta përsiatje si ajo që sapo kishte përmbyllur i panjohuri përballë asaj.

– Do të marr një lëng…

– …?

– Një lëng kajsie, besoj.

Fragment nga romani “Delikatesa”, botimet “Pegi”

Eshka

Poezi nga Sali Bashota

ESHKA

Bënim shtëpiza
Si thnegla përgjakeshim
Duke i zbardhur drunjtë
Nuk kishim thikë Kosove
Për t’i prerë kujtimet
Për të bërë pak jetë në halucinacione
As eshkë për ta ndezur shpirtin
Po ajo ish vetë Lugina e Vdekjes
Gjaku dhe mishi i trupit kundërmonin
Në skenën e vuajtjes
Kur nuk udhëhiqeshim më nga instinktet
Ëndërronim tokën e varrit
A do të na mbulonte bari
Për ta ndriçuar të vërtetën
Kobin se thika shkëlqente në fyt
Lamtumira e atdheut
Zhveshte rrobën e zezë të pikëllimit
Dhe kur vinte çastndarja
Fushë e shkretë ulërinte
Po ajo ish vetë Lugina e Vdekjes
Nuk kishim thikë Kosove
Për t’i prerë kujtimet
As eshkë për ta ndezur shpirtin
As kohë për të vdekur

( Bllacë, 4 prill 1999)

Netflix dhe Sony ndalojnë prodhimin e filmave ku Smith do të luante

Si rezulatat i skandalit të cilin e shkaktoi Will Smith në ndarjen e çmimeve Oscars, ndaj tij po merren masa edhe nga Netflix dhe Sony.

Prandaj sipas raportimeve thuhet se disa projekte te Smith janë ndërprerë.

Aktori, i cili shokoi të gjithë botën kur goditi në fytyrë komedianin Chris Rock sepse bëri një shaka për bashkëshorten e Smith, Jada Pinkett Smith, ka pasur një film për Netflix dhe një film për Sony, të pauzuar sipas The Hollywood Reporter.

Netflix ishte në proces për të gjetur një regjisor të ri për ”Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë.

Në atë film Smith do të luante rolin e bosit të krimit me probleme me memorie.

Gjithashtu edhe Sony është duke bërë ndaljen e ‘Bad Boys 4’, e cila ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve./ KultPlus.com

Vdes në moshën 93 vjeçare aktorja Estelle Harris

Estelle Harris, aktorja e njohur për rolin e nënës së George Costanza në “Seinfeld”, vdiq të shtunën në moshën 93-vjeçare, transmeton KultPlus.

Harris, zëri i veçantë i të cilit kërkohej në role të ndryshme, luajti paharrueshëm Estelle Costanzan në sitcom-in e viteve ’90, shpesh duke u grindur me bashkëshortin e saj në ekran Jerry Stiller dhe djalin e saj imagjinar, Jason Alexander.

“Me keqardhjen dhe pikëllimin më të madh ju njoftoj se Estelle Harris ndërroi jetë sot, duke lënë një vrimë në zemrën time shumë të thellë për ta përshkruar”, tha djali i saj Glen Harris në një deklaratë të siguruar nga agjenti i saj Michael Eisenstadt. Mirësia, pasioni, ndjeshmëria, humori, ndjeshmëria dhe dashuria e saj ishin praktikisht të pakrahasueshme dhe do t’i mungojë tmerrësisht të gjithë atyre që e njohën.

Harris ka lindur në New York City dhe është rritur në një qytet të vogël minierash qymyri në Pensilvani, sipas deklaratës. Ajo u martua dhe pati tre fëmijë pasi u kthye në Nju Jork./ KultPlus.com

Figura e re prej dylli e David Bowie zbulohet në muzeun ‘Madame Tussauds’ në Londër

Flokë të kuq sportiv, një jumpsuit me vija dhe grim tërheqës, një figurë e re dylli e yllit të ndjerë të rock-ut David Bowie si alter-ego Ziggy Stardust u zbulua në muzeun ‘Madame Tussauds’ në Londër, transmeton KultPlus.

Duke përdorur matje dhe imazhe nga një takim i vitit 1983, Madame Tussauds tha se kishte punuar me pasurinë e Bowie për të krijuar figurën, e dyta që do të bëhej në ngjashmërinë e këngëtares në muze.

Kantautori britanik vdiq nga kanceri në vitin 2016, në moshën 69-vjeçare.

 “David Bowie në rolin e Ziggy Stardust kapërcen brezat dhe zhanret e muzikës”, tha Tim Waters, menaxher i përgjithshëm në Madame Tussauds në Londër, në një deklaratë.

“Ne ishim të nderuar të punonim me pasurinë e tij në atë që do të ishte viti i tij i 75-të dhe të luanim rolin tonë të vogël në mbajtjen gjallë të trashëgimisë së tij të paimitueshme për brezat që do të vijnë.”

Figura e re qëndron në zonën e rinovuar të Muzeut të Festivalit të Muzikës, e cila përfshin gjithashtu kopje të Beyoncé, Amy Winehouse, Jimi Hendrix dhe Ed Sheeran./ KultPlus.com

REUTERS/Toby Melville

‘Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë’

Poezi nga Sharl Bodler

Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,
O Bukuri! Shiki yt hyjnor dhe i djallëzuar,

Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell,
Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.

Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;
E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;
Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,
Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.

Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh?
Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen;
Ti gjithcka në botë sundon e askujt s’i përgjigjesh,
E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.

Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar;
Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji,
E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar,
Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.

Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri,
Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar!
I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij,
Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.

S’ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,
O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!
Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënë
Portën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?

S’ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh,
S’ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,
O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!
Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut’./ KultPlus.com

Letra me shumë humor që Dritëro Agolli i shkroi djalit të tij (FOTO)

Dritëro Agolli ka disa vite që nuk jeton fizikisht por veprimtaria artistike e mban emrin e tij akoma gjallë, shkruan KultPlus.

E bija e Dritëro Agollit, Elona Agolli zbulon vazhdimisht letrat e babait të tij. Shkrimtari i madh shqiptar përdorte letrat edhe në komunikim familjar, kjo ishte mënyra më e mirë e tij për t’u shprehur. 

“Letërshkrimi për Tim atë ishte mënyra më e kënaqshme e komunikimit edhe në marrëdhëniet familjare. Në prag festash , në debate apo “zënka” mes nesh , në dërgimin e lajmit apo porosisë , letrat ishin mënyra e shpeshtë që kënaqnin te dy palët. Pasi letërshkruesi(im atë) lëshohej lirshëm në humor , nëntekste, figura e metafora kurse pala tjetër , pritësi ( unë, fëmijët, vëllai , Luani) shijonim artin e vërtetë të komunikimit , një gjuhë që rrallë e hasnim në të përditshmen tonë”, ka shkruar Elona Agolli.

KultPlus ju sjellë një letër që Dritëro i kishte shkruar para dy vitesh djalit të tij, Luanit.

I dashur Luan
Në livadhin e shakasë, domethënë humorit dhe satirës , ndodhin edhe keqkuptime. Kështu ndodhi me ne të dy, duke bërë shaka rreth një dashi me këmborë. Ndofta, po të ishte cjap me zile dhe me mjekër nuk do të kalonim nga shakaja në një farë fjalëkëmbimi . Faji ishte i imi që ngrita zërin: dashi ka zot!
Dashi nuk vraponte nëpër sallon; ai qëndronte në mur(pikturë). Ah, sikur të ishte cjap !
Të përqafoj
Dritëroi /KultPlus.com

‘Fërfëlloj fëllanza n’ujë’, ëmbëlsia e zërit të Fitnete Rexhës

KultPlus ju sjellë këngën “Fërfëlloi fëllanza n’ujë”, nga Fitnete Rexha.

Fitnete Rexha është njëra ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Ajo lindi në vitin 1933 dhe vdiq në vitin 2003.

Një “Artiste e Merituar”, Fitnete Rexha e shkriu zërin e saj në këtë këngë të kompozuar nga Muharrem Gurra.

Regjistrimet muzikore të saj gjenden kryesisht pranë Radio-Tiranës. Akademik.

Çesk Zadeja ka thënë se sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha.

 

Fërfëlloj fëllanza

Në ujë x2

Fëllanzo fëllanzo x2

Dil prej ujit o

Mos dalsh kurrë x2

Fëllanzo fëllanzo x2

Tybe unë ty nuk të ngasë

Sall për flokësh o të përkasë

Të të shof a je e bardhë

A je e ambël porsi dardhë

Fërfëlloi fëllanza

Në ujë x2

Fëllanzo fëllanzo x2

Dil prej ujit o

Mos dalsh kurrë x2

Fëllanzo fëllanzo x2

Tybe unë ty nuk të ngasë

Sall për dore të përkasë

Të të shof a je e zeshkë

A je e butë porsi pjeshkë

Fërfëlloi fëllanza

Në ujë x2

Fëllanzo fëllanzo x2

Dil prej ujit o

Mos dalsh kurrë x2

Fëllanzo fëllanzo x2

Tybe unë ty nuk të ngasë

Sall prej synit o të përkasë

Të të shof a je e bukur

A je e rrumbull porsi kumbull

Fërfëlloi fëllanza

Në ujë x2

Fëllanzo fëllanzo x2

Dil prej ujit o

Mos dalsh kurrë x2

Fëllanzo fëllanzo x2

Tybe unë ty nuk të ngasë

Sall për ballit o të përkasë

Të të shof a je e hollë

Faqe kuqe porsi mollë / KultPlus.com

Nëpërmjet shpirtit

Poezi nga Charles Bukowski

Ai e kalon shpirtin
si një thikë
dhe unë i sondoj peisazhet
herë i zymtë, herë i vrerosur
ku korbecë të zinj katran
krrokin kaq me zë të lartë
sa të gërvishtin muret e zemrës.
Kalon nëpër kopshte të këndshme
zbukuruar me margarita të bardha
dhe ngrohur nga një diell i vakët pranverë.
Por kur linfa e saj
Arrin kulmin shpërthen
gjethja njolloset.
Tampon i vetëm për të tillë plagë…/ KultPlus.com

Vazhdimi i filmit ‘Top Gun’ të Tom Cruise do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë

Tom Cruise do të shfaqë vazhdimin e “Top Gun” në Festivalin e Filmit në Kanë në maj, thanë organizatorët të premten, transmeton KultPlus.

Tridhjetë e gjashtë vjet që kur piloti kryelartë i Cruise, Maverick u ngrit në qiell, “Top Gun: Maverick”, i cili e sheh aktorin të riprodhojë rolin që nisi karrierën e tij si një yll aksioni global, do të fillojë shfaqjen e tij të kinemasë globale nga 25 maji.

Cruise, 59 vjeç, ishte për herë të fundit në festivalin e Kanës, për filmin e tij të vitit 1992 “Far and Away”.

“Pikërisht tridhjetë vjet më vonë, më 18 maj 2022, Festivali i Kanës do t’i bëjë atij një nderim të jashtëzakonshëm për arritjet e tij të jetës”, thanë organizatorët në një deklaratë.

“Në atë ditë të veçantë, Tom Cruise do të ketë një bisedë në skenë me gazetarin Didier Allouch pasdite dhe do të ecë në shkallët e Palais des Festivals për shfaqjen e mbrëmjes të “Top Gun: Maverick”.

Festivali i Filmit në Kanë i këtij viti, edicioni i tij i 75-të, do të zhvillohet nga 17-28 maj./ KultPlus.com

Rama: Edicioni i 18-të i ‘Marie Kraja’ në Teatrin e Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit

15 konkurrentë, nga katër kontinente të ndryshme garuan në Tiranë, në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, që u zhvillua nga 28-30 mars.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga shpallja e çmimeve të këtij festivali, i cili u zhvillua në Teatrin e Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Mirëmëngjes dhe me atmosferën që Edicioni XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, krijoi në Teatrin e Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ju uroj një të diel të paqme”, tha Rama.

Sopranoja shqiptaro-gjermane Carolina Lopez Moreno u shpall fituese e çmimit të parë të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, që u zhvillua në Teatrin e Operës dhe Baletit nga 28-30 mars.

Juria e përbërë nga drejtorët e përgjithshëm të disa teatrove europiane, kryesuar nga Presidentja e Opera Europa, Anna Maria Meo, vlerësoi me çmime 4 konkurrentë mes 15 konkurrentëve pjesëmarrës.

Me çmimin e dytë u vlerësua baritoni Samueol Park, nga Koreja e Jugut, me çmimin e tretë sopranoja Yulia Merkudinova nga Ukraina, e cila fitoi edhe çmimin e këngës.

Çmimi i parë ju dorëzua në skenë sopranos fituese nga kryetari i bashkisë së Tiranës.

Festivali që i ka dedikuar një moment të veçantë ngjarjeve në Ukrainë, i dha çmimin e tretë sopranos Yulia Merkudinova, e cila ishte po ashtu e përzgjedhura e orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit për çmimin e orkestrës.

Krahas interpretimit të arieve të njohura ndërkombëtare e shqiptare nën drejtimin e dirigjentit Martin Andre, nuk munguan as notat e spektaklit dhe baletit.

Në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, morën pjesë 15 konkurrentë, nga katër kontinente./atsh/ KultPlus.com

Më 3 prill lindi këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Fitnete Rexha

Kënga ‘Fërfëlloj fëllënza n’ujë’ do të mbahet mend gjithmonë nga interpretimi i zërit të këndshëm e unik të Fitnete Rexhës, shkruan KultPlus.

Fitnete Rexha është njëra ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Ajo lindi në vitin 1933 dhe vdiq në vitin 2003.

Sot për nder të ditëlindjes së këngëtares së madhe shqiptare, KultPlus ju sjell këngën ‘Fërfëlloi fëllënza n’ujë’.

Çesk Zadeja ka thënë se sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Fërfëlloj fëllanza
Në ujë x2
Fëllanzo fëllanzo x2
Dil prej ujit o
Mos dalsh kurrë x2
Fëllanzo fëllanzo x2

Tybe unë ty nuk të ngasë
Sall për flokësh o të përkasë
Të të shof a je e bardhë
A je e ambël porsi dardhë

Fërfëlloi fëllanza
Në ujë x2
Fëllanzo fëllanzo x2
Dil prej ujit o
Mos dalsh kurrë x2
Fëllanzo fëllanzo x2

Tybe unë ty nuk të ngasë
Sall për dore të përkasë
Të të shof a je e zeshkë
A je e butë porsi pjeshkë. / KultPlus.com