Një natë pa gjumë

Poezi nga Migjeni

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. ….
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët…
Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…
Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
– Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita…
Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm’min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin./ KultPlus.com

Afresket e Kapelës Sistine në Mexico City

Mexico City mirëpriti një kopje në madhësi reale të Kapelës Sistine të Vatikanit në qendrën historike të kryeqytetit.

Kryevepra e Michelangolo-s, e përbërë nga mijëra fotografi me rezolucion të lartë të afreskeve, të rregulluara në përmasa të barabarta me ndërtesën origjinale në Vatikan, hapi dyert e saj më 21 Prill dhe do të qëndrojë e hapur për publikun për tre javë.

Gjatë javës së saj të parë, ekspozita priti më shumë se 150,000 vizitorë. Një  qytetar meksikan, Claudio Patino, i tha “Reuters’ se ishte i mahnitur nga ekspozita.

“Më dukej sikur isha atje (në Kapelën Sistine në Vatikan), sepse e di që janë fotografi autentike dhe janë të mrekullueshme. Ishte shumë kënaqësi dhe jam i lumtur që e vizitova këtë ekspozitë”.

Sipas mediave lokale, autoritetet e Mexico City shpresojnë të arrijnë një milion vizitorë ndërsa kopja mbetet në qytet. Vepra përkujton 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis shtetit meksikan dhe Vatikanit./ Klannews/KultPlus.com

Del në ankand në Francë ‘da Vinci i violinave’

Një instrument gati tre shekullor i lavdëruar si Leonardo da Vinci i violinave mund të arrijë deri në 10 milionë euro (10.6 milionë dollarë) kur të dalë në ankand muajin e ardhshëm, tha shtëpia franceze që mbikëqyr shitjen, transmeton KultPlus.

E krijuar në vitin 1736 nga lutieri i nderuar italian, Giuseppe Guarneri, është në pronësi të virtuozit Regis Pasquier dhe tingulli i tij ka zbukuruar sallat e koncerteve në mbarë botën.

“Ka shumë violina, por kjo është si të shesësh një pikturë të Rembrandt, një Goya apo edhe të Leonardo da Vinçit”, tha Sophie Perrine nga shtëpia e ankandit Aguttes pranë Parisit.

Instrumenti i mbështetur nga panje është një nga rreth 150 të prodhuara nga Guarneri, cilësia dhe jetëgjatësia e prodhimit të të cilit rivalizon atë të Antonio Stradivarit, por që ishte shumë më pak pjellor se bashkëkombasi dhe bashkëkohësi i tij./ KultPlus.com

Pse partizanët italianë e vranë Musolinin

Shkruan: Fahri Xharra

Konferenca e Jaltës ishte një takim diplomatik të krerëve aleate Franklin D. Roosevelt (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif Stalin (BRSS) i cili u mbajt në vendpushimin krimeas të Jaltës, prej 4 deri më 11 shkurt 1945. Ky ishte takimi i dytë nga tre takimet aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Temat e konferencës ishin kryesisht ndarja e Gjermanisë si dhe që dhe rusët e donin ndarjen e Italisë dhe kontrollin mbi Japonië

A kishte Italia partizanë ?

Fëmijët në lëvizjen partizane italiane. Lufta guerile në Itali. Patriotët italianë luajtën një rol të rëndësishëm në luftën kundër skllevërve fashistë në Itali. Veprimtaria e tyre është bërë veçanërisht aktive që nga vera e vitit 1944 nën ndikimin e fitoreve të mëdha të Forcave të Armatosura Sovjetike dhe ushtrive të Aleatëve Perëndimorë. Kjo u lehtësua edhe nga forcimi i pozitave të forcave përparimtare në vetë Italinë. Gjatë kësaj periudhe, numri i partizanëve u rrit ndjeshëm. Pra, nëse në shkurt – mars 1944 në Italinë Veriore kishte 20-30 mijë prej tyre, atëherë deri më 15 qershor – tashmë 82 mijë (768). Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve sovjetikë që ikën nga kampet naziste luftuan në radhët e tyre.

Konferenca e Jaltës ( 1945 ) : A e keni ditur që Çerçili, Ruzvellti dhe Stalini në Krime , morën vendim unanim në fund të 1944 dhe shkurt 1945 në Krime se: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet qeverive respektive që t`i shfarosin, shpërngulin ose deportojnë në ato vende që kërkohet” ?

MILANo, 29 Prill 1945 (UP) – Patriotët italianë ekzekutuan Benito Musolinin të shtunën dhe të dielën një turmë ulëritës po godet me shkelma dhe pështyjë mbi eshtrat e tij të shtrirë në qendër të këtij qyteti ku lindi fashizmi italian.

Fytyra e Musolinit mbart një ulërimë përçmuese. Ai vdiq duke bërtitur “Jo! Jo!” ndaj një skuadre pushkatimi që mori jetën e tij dhe të zonjës së tij, pranë fshatit Dongo në liqenin e Komos pranë kufirit me Zvicrën në orën 16:10.

Trupi u dërgua me kamion në Milano dhe u hodh në sheshin e qytetit.

Një plumb depërtoi kokën tullac të Musolinit përmes ballit të majtë dhe kaloi tërësisht përmes tij, duke shqyer një pjesë të kafkës sipër dhe pas veshit të djathtë.

Truri që e futi Italinë fashiste në luftë derdhet në pisllëkun e një parcele të poshtër në qendër të Milanos.

Së bashku me Musolinin, Patriotët vranë zonjën e tij, Claretta Petacci, dhe 16 fashistë të tjerë, shumë prej tyre anëtarë të kabinetit të tij.

Trupat e të gjithëve u sollën në Milano, ku trupat e Ushtrisë së Pestë Amerikane hynë të dielën. Një turmë prej më shumë se 5000 personash u vendos menjëherë mbi kufomat duke shënuar fundin përfundimtar të fashizmit, i cili e

çoi Italinë drejt shkatërrimit të saj. (Mussolini, mistress executed by firing squadBy JAMES E. ROPER, United Press Staff Writer )

Mussolini is executed by Italian partisans. By Deseret News Apr 30, 2014, 5:52pm MDTCody Carlson, For the Deseret News

Siç vërtetohet më vonë, Duçja nuk shkoi i qetë drejt vdekjes. Ai besoi deri në momentin e fundit tek magjia e dokumenteve që dispononte dhe presioni që mund t’u bënte me to Aleatëve. Por, si çdo aferë që përfshin brenda saj me të njëjtin probabilitet suksesin dhe dështimin, edhe kjo e fundit e diktatorit italian, nuk i solli atij përfundimin e pritur. Në vend të marrëveshjes, Musolini mori një plumb pistolete dhe më pas qëndroi i varur kokëposhtë për disa ditë me radhë në një shesh në periferi të Milanos. Vdekja e tij e cila u konsiderua për vite me radhë si hakmarrje e ligjshme e italianëve , thënë si duhet që të mos ndahet Italia

Pra Mussolini u ekzekutua nga partizanët e vonshëm italian, vetëm e vetëm që të shpëtojë Italia nga ndarja, dhe që rusët mos të fusin hundët në Adriatikun, Tirrenin dhe mesdheun e nxehtë. /KultPlus.com

Bëhen publike datat, ‘Sunny Hill Festival’ sivjet mbahet në datat 4-7 gusht

Sunny Hill Festival’, festivali i organizuar nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të rikthehet sivjet në Prishtinë, pas dy viteve pushim për shkak të pandemisë, përcjell KultPlus.

Përmes një njoftimi në Instagram, faqja zyrtare e festivalit, ka njoftuar se kjo ngjarje e madhe sivjet do të mbahet në datat 4-7 gusht.

“Rezervoni datat

4 – 7 gushti është gati të mbahet mend sepse Sunny Hill Festival rikthehet në vitin 2022 me një edicion më të gjatë dhe formacionin më të lezetshëm në Evropë.” – thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Në Cetinje sot është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët kanë votuar për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e 43-të e Malit të Zi.

Në këtë drejtim, sipas mediave atje, përcjell Telegrafi, kryetare e Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviq. Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër.

Ndërsa siç edhe ishte pritur, për kryeministër i vendit është votuar Dritan Abazoviq.

Ndryshe, ky sesion tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, ndaj ngjarja është pasqyruar nga mediat malazeze dhe rajonale.

Sipas një njoftimi të mëhershëm, Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ri pritet të ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.

Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Qeveria e Krivokapiqit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik – pro serb – Demokratëve, dhe Lëvizjes URA.

Por dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit – disa pro-serbë, disa pro-evropianë – kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt duke ndikuar edhe në vendimmarrje./KultPlus.com

Elenë

Poezi nga Edgar Allan Poe
Përktheu: Jozef Radi

Elenë

Bukuria jote Elenë asht për mue
Si njato drrasat e Nikeas së dikurshme
që tspërkunduna lehtë prej nji deti erëmirë
e shtyjnë lundërtarin e lodhun e temërzitun
drejt bregjeve t’vendlindjes.
Ndër dete të dëshprueme rreshkun n’gabime,
flokët e tu të zymbyltë, ftyra jot’e pastër,
hiret e tua prej Najade mikanë kthye
mbas te lavdia e dikurshme e Greqisë
dhe madhëshba e Romës.
Dhe ja! N’nji nikie ti shndrit aq bukur
e krejt si nji statujë m’je shfaqë
me Ilampën e Agatas ndër duer!
 Eh, ti Psyke, e zbritun prej njatyne vendesh
që quhen Tokë e Shenjtë…/ KultPlus.com

Fustani i Judy Garland nga filmi ‘The Wizard of Oz’ del muajin e ardhshëm në ankand

Është një prej kostumeve më të njohur në historinë e filmit amerikan. Atë e veshi aktorja Judy Garland në filmin klasik të vitit 1939 “The Wizard of Oz” apo Magjistari nga Ozi, ku luajti rolin e Dorotit.

Ky fustan u paraqit si i humbur për dekada me radhë në Universitetin Katolik Amerikan në Uashington, kur iu dha dikujt për të luajtur në një dramë në fillim të viteve të 70-ta.

Por, gjatë pastrimit të disa zyreve në këtë Universitet vitin e kaluar, fustani u gjet në një kuti të vjetër këpucësh. Tani ky fustan do të ekspozohet për shitje në ankand.

Ai do të ekspozohet në ankandin Bonham të artikujve klasik të Hollywood me 24 maj në Los Angeles.

Vlerësohet se fustani do të shitet me një çmim deri në $1.2 million.

Me këtë rast, përgjegjësja e Bonhem për kulturën e popullarizuar, Hellen Hall, ka thënë se tregu për artikujt e vjetër nga fusha e filmit, si psh i kostumeve, është i fuqishëm.

Ajo ka thënë se njerëzve pa dyshim se u kujtohet kur kanë parë për herë të parë filmin Magjistari nga Ozi, efektin që ka pasur ai në jetën e tyre. Filmi sipas saj veçohet për muzikë, për dialogje dhe vizualitet.

Garland gjatë filmit kishte veshur edhe disa fustane të tjerë. Hall ka thënë se katër prej tyre dihet se ekzistojnë ende, dhe dy prej tyre, përfshirtë atë që u gjet në Universitetin Katolik, kombinohet me bluzë.

Në Bonhem në vitin 2015 u shit tjetri fustan për një shumë prej $1.5 million.

Sa i përket fustanit të gjetur të Garland në Universitetin Katolik të Uashingtonit, ai  është në gjendje të mirë, veç disa pjesëve të vogla, e bluza është në gjendje më delikate.

Kjo shkollë vendosi që ta vë atë në ankand, e jo ta mbajë. Ajo planifikon që nga paratë e fituara të fillojë një program të ri filmik në departamentin e dramës./ KultPlus.com

Kinematografia franceze në Javët e Kulturës Ndërkombëtare

Nga data 27 prill ka nisur programi i javëve kulturore në Shqipëri me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 18 vende të botës.

Ky event i rëndësishëm, konsiderohet si parada shumëngjyrëshe e kulturave, traditave, shijeve, eksperiencave që do të shoqërojë përgjatë gjithë vitit, jetën kulturore artistike të vendit me një program të pasur e të larmishëm nga të gjitha zhanret artistike.

Mbrëmjen e së enjtes ishte radha e kinematografisë franceze

Në kinemanë e hapur, përpara sheshit të Galerisë së Arteve, në Tiranë, në një atmosferë festive, mes miqsh të ardhur nga vende të ndryshme të botës, u shfaq filmi “Les parapluies de Cherbourg”,  i dyti film nga retrospektiva e regjisorit Jacques Demy që u ndoq me interes të veçantë nga publiku artdashës.

Për publikun shqiptar, kinematografia franceze e cila shënoi një revolucionarizim të mjetit filmik, është mjaft e njohur dhe e dashur, si për sa i takon kasës së regjisorëve, autorëve  por edhe të aktorëve me ndikim të madh në kinematografinë botërore.

Ndërsa në sheshin “Nënë Tereza”, performoi mbrëmë ZAHRBAT një trupë baleti bashkëkohor të cilët sot do të jenë në Vlorë në Lungomare për të performuar në kuadër të Javës Kulturore Franceze.

Javët e Kulturës Ndërkombëtare, në Shqipëri është një nismë e Qeverisë Shqiptare që nuk synon thjeshtë të mbushë jetën tonë kulturore, as të promovojë kulturat e vendeve të tjera, por të vendosë ura komunikimi, bashkëpunimi mes artistëve, profesionistëve të të gjitha fushave e në veçanti, duke krijuar rrathë, që nga Shqipëria do të prezantojnë në të gjithë botën.

Sot është Shqipëria që pret botën në shtëpinë e saj, nesër do të shkoj Shqipëria në skenat ndërkombëtare./atsh/KultPlus.com

Kur Anna Oxa këndonte ‘Imagine’ (VIDEO)

Anna Oxa e lindur (me emrin Iliriana Hoxha) me (28 prill 1961 në Bari), është këngëtare italiane me origjinë shqiptare, e bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. Këngët e saj janë “Ti lascerò”, “Storie” dhe “Senza pietà”, kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.

Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare jashtë kufijve, e cila kishte shënuar sukses edhe në skenën e madhe të Sanremos, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell interpretimin e këngës Imagine nga Anna Oxa, këngë që e ka interpretuar në një ndër televizionet prestigjioze italiane./ KultPlus.com

15 vite nga vdekja e shkrimtarit Iljaz Prokshi

Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera, shkruan KultPlus.

Edhe në shkollën e mesme në Mitrovicë ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.

Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues.
Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës.

Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë.
Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit. /KultPlus.com

Rrënojat e tempullit antik të Zeusit u zbuluan në Egjipt

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar mbetjet e një tempulli të frymëzuar nga Zeusi në Gadishullin Sinai, ka raportuar Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të vendit në një deklaratë, përcjell KultPlus.

Më tej thuhet se rrënojat u zbuluan në Tell el-Farma – një zonë arkeologjike në veriperëndim të gadishullit.

Ministria ndau disa fotografi në Twitter dhe tha: “Misioni arkeologjik egjiptian që punon në vendin e Tell Al-Farma në zonën arkeologjike të Sinait verior arriti të zbulojë mbetjet e një tempulli të perëndisë Zeus Cassius; në kuadër të projektit të gërmimeve në Sinai për viti 2021-2022”.

Vendi daton në periudhën e vonë faraonike dhe është përdorur gjithashtu gjatë periudhave greko-romake dhe bizantine.

Në Tell Al-Farma ka edhe mbetje nga periudha e krishterë dhe e hershme islame.

Ekuipazhi e identifikoi tempullin e Zeus Kasios me ndihmën e mbetjeve të shtyllave të granitit që më parë shërbenin si porta hyrëse e tempullit, tha Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i këshillit të antikiteteve të Egjiptit, cituar nga Newsweek. /KultPlus.com

20 filmat më të mirë të aktores spanjolle, Penelope Cruz

Në ditëlindjen e saj të 48-të, në vijim gjeni rënditjene filmave më të mirë të  yllit karizmatik spanjoll të filmit, Penelope Cruz, e cila u nominua për Oscars këtë vit me filmin ‘Parallell Mothers’, transmeton KultPlus.

20. Don’t Move (2004)

19. Captain Corelli’s Mandolin (2001)

18. Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides (2011)

17. Soy Uno Entre Cien Mil (or, I am One In A Hundred Thousand) (2016)

16. Belle Époque (1992)

15. I’m So Excited (2013)

14. Vanilla Sky (2001)

13. The Queen of Spain (2016)

12. Live Flesh (1997)

11. Elegy (2008)

10. Everybody Knows (2018)

9. Jamón Jamón (1992)

8. Ma Ma (2015)

7. Abre Los Ojos (or, Open Your Eyes) (1997)

6. Vicky Cristina Barcelona (2008)

5. Broken Embraces (2009)

4. All About My Mother (1999)

3. Pain and Glory (2019)

2. Parallel Mothers (2021)

1. Volver (2006)

Prishtina International Theater Festival shpalos programin për edicionin e gjashtë

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF” dhe Teatri AAB “Faruk Begolli” nga Prishtina, është gati për edicionin e ri, shkruan KultPlus.

Ky Festival, i cili tashmë nderon regjisoren Burbuqe Berisha, ka bërë të ditur edhe shfaqjet që do të marrin pjesë nga 10 maji, atëherë kur edhe do të fillojë programi.

Programi për edicionin e gjashtë:

Pra, më 16 maj do të bëhet edhe ndarja e çmimeve. /KultPlus.com

Nesër nuk do të shkruaj poezi për luftën

Nga Sali Bashota

(Në Ditën e të Pagjeturve)

Nesër nuk do të shkruaj poezi për luftën
Të gjitha fjalët i ka marrë era
Nëse për luftën thuhet se fiton më i forti
Këtu nuk vdiset si dikur
As për dorëshkrimet e djegura nuk do të shkruaj
Nuk mjafton vetëm ndjesia e përkujtimit
Sot poetët nuk veshen me të bardha
Sot gratë e Dukagjinit veshen me të zeza
Në secilën shtëpi jeton nga një dhimbje
Nesër nuk do të shkruaj poezi për luftën
Ndoshta më askush nuk i dëgjon engjëjt
As kur fillon as kur përfundon pikëllimi
Ëndrra qenka më e dashur se sytë e ballit
Kur çdo ditë pika i bie trishtimit
Të pagjumët nuk e duan më natën
As hëna nuk i duron më yjet në qiell
Nuk ka vend për zogjtë e përmallimit
As për fluturat e lumtura
Këtu nuk vdiset si dikur
Mbas shtegtimit vjen një zjarr tjetër
Derisa protestojnë edhe epitafet për mungesën e varreve
Kur i hapim sytë i mbyllim portat e frikës
Secili i kujton etjet për një pikë ujë
Si dridhjet e klithmave të rrëzuara
Pa e njohur kurrë fundin e ikjes
Në udhëtimin e hijeve të nëmura
Ekspozohen fotografitë e tmerrit
Këtu nuk vdiset si dikur
Nesër nuk do të shkruaj poezi për eksodin
Ofshama e nënave shndërrohet në shpirtra të gjallë
Më lehtë është të vdesësh se t’i harrosh të pagjeturit
Për jetën luftojnë të gjitha gjallesat
Edhe gjarpërinjtë nën gurë
Nesër nuk do të shkruaj poezi për luftën

(Prishtinë, më 27 prill 2022) / KultPlus.com

MKRS hap thirrjen për blerje të veprave të artit vizual dhe audiovizual

 

Është hapur thirrja publike për blerje të veprave të artit vizual dhe audiovizual për pasurimin e Fondit Shtetëror të Artit.

Me anë të kësaj thirrje, Ministria e Kulturës synon: të mbledhë, ruaj dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendor, të pasuroj Fondin Shtetëror të Artit, të inicojë tregun e shitblerjes së artit në Kosovë si dhe promovimin vendor dhe ndërkombëtar të veprave të artit përmes zhvillimit të diplomacisë publike

Afati i fundit për aplikim është 06.06.2022.

Bashkangjitur gjeni linkun e thirrjes dhe të formularëve:

https://www.mkrs-ks.org/…/Thirrja_publike_per_blerjen_e…

https://www.mkrs-ks.org/…/Formularet_per_blerjen_e… / / KultPlus.com

Hapësira prapa Pallatit të Rinisë ndahet për teatër të operës dhe baletit

Hapësira prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve është ndarë sot për ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit. Vendimi u mor në Kuvendin e Komunës së Prishtinës me 37 vota për, 0 kundër dhe 2 abstenime.

Ky njëherit konsiderohet si projekti më i madh kapital që shteti synon në infrastrukturën kulturore.

Kujtojmë që Teatri i operës fillimisht ishte menduar të ndërtohej pranë Fakultetit Teknik në “Kodër të Diellit”, madje ishin hapur edhe themelet e u humbën hiq më pak se një milion euro.

Ndërsa vitin e kaluar, Ministria e Kulturës përfundimisht u deklarua që ai lokacion nuk bën dhe filluan me opsione të reja. / KultPlus.com

Piktori shqiptar Sali Allmuça, një histori suksesi në Gjermani

Qindra piktura, në të cilat dominojnë ngjyrat e fuqishme: e kuqja dhe bluja: Kjo të bie në sy në studion në Vupertal të piktorit Sali Allmuça. Përveç peizazheve nga atdheu dhe tablove tematike, Allmuça ka për zemër veçanërisht portretin, sepse siç thotë ai: “duke dashur t’u flasësh njerëzve, ti ke zgjedhur idenë për t’u folur atyre, po me shëmbëlltyra njerëzish. ”Ndërsa përmes kontrastit të ngjyrave ai sjell në Gjermani flladin mesdhetar. Piktori Allmuça vjen nga një familje tradicionale e Shqipërisë së Mesme.

Ai studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe punoi si piktor filmi në Kinostudion “Shqipëria  e re“. Filmat e njohur si: “Një gjeneral kapet rob“, “Besa e kuqe“, “Dora e ngrohtë“, “Kur hapen dyer e jetës“, “Tre ditë nga një jetë“, “Rrethi i kujtesës“ etj kanë firmën e piktori Sali Allmuça. Paralelisht ai punoi edhe si lektor në Akademi për “Grafikë të Aplikuar”, deri sa në vitin 1990 do të largohej në drejtim të Gjermanisë, pikërisht në kohën, kur edhe shumë të tjerë kërkonin një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. Allmuça ndonëse ka përfituar mjaft nga jeta në Perëndim edhe sot e kësaj dite i mbetet mirënjohës shkollës dhe formimit të tij në Shqipëri.

Është e rëndësishme të jetosh i lirë, por edhe liria ka kufizimet e saj, thotë piktori Allmuça: “Arti ka forma shumë të holla për t`i kapërcyer të gjitha pengesat, që mund t’i bëjë një sistem diktatorial, si ai që kemi përjetuar.” Disiplina e punës ka qenë një nga tiparet thelbësore në formimin e tij, gjë që e ka ndihmuar atë edhe në specializimet e mëtejshme duke u radhitur në mesin e piktorëve bashkëkohorë perëndimorë. Ndoshta kjo ka bërë që ai në këto 30 vjet të jetë me një këmbë në atdhe dhe me një në Vupertal të Gjermanisë.

Si artist në profesion të lirë ai ka hapur mjaft ekspozita në Gjermani, veçanërisht në Vupertal. Distanca me atdheun nuk e ka penguar atë që të jetë i pranishëm dhe të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri. Por ajo çka vlerëson si artist në Gjermani dhe do ta dëshironte edhe për Shqipërinë, është përkujdesi për kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Atij i ka bërë veçanërisht përshtypje projekti në Dresden për rikthimin në origjinë të kishës së Zonjës së Madhe të shkatërruar nga bombardimet në fund të Luftës së Dytë Botërore. Për mua edhe Tirana është e dëmtuar deri në atë masë, sa nuk bëhet fjalë më për kthim të identitetit, dëmi është i pallogaritshëm, shprehet me keqardhje piktori. Për këtë arsye ai me iniciativën e tij, formoi Fondacionin për ruajtjen e kulturës kombëtare shqiptare. Ai punoi nga viti 2003 deri në vitin 2005 për ristrukturimin e Urës së Tabakëve, monument kulture i ndërtuar qysh në shekujt 17—18 në Tiranë.

Por, siç shprehet piktori tiranas, “arti ka qenë dhe ka mbetur një tribunë për të ngritur zërin në formën dhe në mënyrë që të lejon piktura për të shprehur atë, që ti e ndjen, atë se çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe çfarë ndodh me globalizmin në botë në veçanti”. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com 

Izraeli nderon gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Holokaustit

Sirenat janë ndezur në orët e hershme të së enjtes në Izrael, për të shënuar vrasjet e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.

Njerëzit janë ndalur në vendet ku kanë qenë duke ecur dhe vozitësit kanë dalë nga makinat e tyre, për të ulur kokën si shenjë kujtimi për viktimat e gjenocidit të nazistëve.

Autoritetet izraelite kanë planifikuar një mori ngjarjesh për të shënuar këtë ditë.

Izraeli është themeluar më 1948 si vend i shenjtë për hebrenjtë, pas Holokaustit.

Rreth 165,000 të mbijetuar jetojnë në këtë shtet.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë në orët e vona të së mërkurës se bota nuk duhet të krahasojë Holokaustin me ngjarje tjera në histori.

Ai ka bërë këto deklarata pasi presidentët e Ukrainës dhe Rusisë kanë ngritur paralele të luftës aktuale dhe gjenocidit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Teksa vitet kalojnë, po shtohet diskursi në botë që krahason ngjarjet tjera të vështira me Holokaustin. Por jo. Asnjë ngjarje në histori, sado mizore që mund të ketë qenë, nuk krahasohet me shfarosjen e hebrenjve të Evropës nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre”.

Ai po ashtu ka paralajmëruar shtetin që të mos lejohen ndasitë e mëdha.

Fjalimi i kryeministrit izraelit është bërë edhe në kohën kur familja e tij ka pranuar një letër me një plumb dhe kërcënime me vdekje.

Autoritetet izraelite kanë rritur sigurinë rreth perimetrit të familjes së tij dhe janë duke hetuar rastin./REL / KultPlus.com

Pjetër Bogdani

Nga Sabri Hamiti

I lindur në Gur të Thatë të Hasit
I nisur në udhë të gjatë në Botë
I ngjitur në kikën e Pashtrikut
Ti që me Qiejt e Yllsitë kuvendon
A nuk e di se përvjet e përgjithmonë
Është Qielli lart i pastër si loti
Është Toka poshtë e zezë si futa
Është Mjegulla ndërmjet e përhimtë
Që të shihen sy më sy Qielli e Toka
Ose që të duket Syri i Dielli
Mjegulla e përhimtë duhet të ndiqet
Vetëdija është kokërr e fortë e mendjes
Se vetëdija e Qyqes është prapë Qyqe
Se Qeni më besniku është prapë Qen
Se Njeriu është aq i fortë aq i lig
Nëse Qielli me Tokën donë të puqe
Nëse Mali Deti Fusha donë të puthen
Duhen Uji Ajri Dheu e Zjarri
Duhen Mendja Shpirti Trupi e Njeriu
Jeta pra të jetohet deri në mbari
Në një malbrezë të gjakut të kulluar
Si është zbritja nga Gur i Thatë i Hasit
Në Baltën e Gjallë të Prishtinës
Ku Fjala fluturuese e ka motër Drojën
Ku Shkrimi kryeneç e ka vëlla Rrezikun
Ku Heshtjen e lehin Qent besnikë në Kor
Nëse Vdekja është përqeshje e Jetës
E Jeta është vetëm provim i Vdekjes
Ringjallja është Ngushëllimi i fundit
Ndërrimet janë flama të Përjetësisë
Qe treqind vjet rrimë bashkë në Prishtinë

(Nga përzgjdhja “Trungu ilir”, 1983) / KultPlus.com

Incodeks dhe Kolegji Universum vazhdojnë bashkëpunimin për punësim të studentëve 

Në kuadër të projektit të përbashkët në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks, studentet e Kolegjit Universum nga Departamenti Shkenca Kompjuterike po angazhohen në projekte reale qysh nga viti i parë dhe po arrijnë të punësohen ende pa i përfunduar studimet.

Erleta Dërguti, studente ne vitin e dytë në Departamentin Shkenca Kompjiuterike në Kolegjin Universum, ende pa i përfunduar studimet ka arrit të punësohet në kompaninë partnere të Kolegjit Universum “Incodeks”.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyren e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që po iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës. 

Incodeks është kompani e cila vepron në qytetin e Ferizajt dhe ofron shërbime të teknologjisë informative me fokus në inteligjencë artificiale. Incodeks eksluzivisht punon për klientë ndërkombëtar dhe ka një prespektive të mirë të rritjes së numrit të klientëve. 

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org

Bëhu si Erleta, fillo studimet në Kolegjin Universum dhe punësohu ende pa diplomuar https://www.universum-ks.org/sq/apliko/

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Rikthimi i kampionëve, ekipi i xhudos gati për Evropianin 2022

Ekipi i xhudos i kthehet Evropianit, ku vitin e kaluar fitoi tri medalje.

Ekipi i xhudos do t’i kthehet Kampionatit Evropian, ku prej nesër e deri më 1 maj do të mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Në Evropianin e fundit, të mbajtur në Lisbon të Portugalisë, ekipi i xhudos fitoi tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë, me ç’rast e mbylli kampionatin në vendin e parë për nga numri i medaljeve të arta.

Këtë herë, ekipi do të përbëhet nga dy kampionët e Evropës nga viti i kaluar, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, si dhe Flaka Loxha e Laura Fazliu.

Kampionia olimpike, Krasniqi, garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, Gjakova në -73 kg, Loxha në -57 dhe Fazliu në -63 kg.

Kampionia olimpike, Nora Gjakova dhe medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, do të mungojnë shkaku i lëndimeve.

Distria dhe Flaka garojnë nesër, ndërsa Laura e Akili të shtunën. /KultPlus.com

‘Dashuri dhe Turbulenca’ me premierë në Prishtinë, aktorët presin që filmi të ketë sukses të madh në Kosovë

Flonja Haxhaj

Mbrëmë në hapësirat e Cineplexx Kosova ishin bërë bashkë shumë figura të njohura të artit dhe artdashës që kishin ardhur për ta parë premierën e filmit ‘Dashuri dhe Turbulenca’, përcjell KultPlus.

Kasta e aktorëve i cili përbëhet nga Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Amos Muji Zaharia, Sara Kolami, Alesia Xhemalaj dhe Olimpia Smajlaj, kishin ardhur nga Shqipëria me pritshmëri të larta që ky film do të pëlqehet shumë nga publiku vendas.

Filmi i zhanrit komedi, mbushi plot ulëset e sallës në kinemanë Cineplexx, i cili pëveç situatave komike e që u përcollën me shumë të qeshura, solli edhe momente dramatike dhe që e mbajtën publikun të vëmendshëm deri në përfundim të tij.

‘Dashuri dhe Turbulenca’  vjen si bashkëpunim i ‘Papadhimitri Production’ dhe bashkë-producentes, Rudina Dembacaj.

Ndërkaq, regjisori i filmit, Dionis Papadhimtri tregon vështirësitë e gjithë këtij rrugëtimi të shkurtër por të shpejtë.

“Vështirësia ime kryesore ishte se u përballa me një komedi që duhet të ishe 80% interior në të xhiruarit dhe ndërtimi si i skenës ashtu edhe puna me aktorët ishte shumë  më i vështirë më krahasim me filmat e tjerë, pasi filmat e tjerë të lejojnë më shumë mundësi të japësh më shumë dorë tek interiori dhe eksterior, janë lidhjet më të thjeshta, kurse në këtë film duhej të ishte gjithçka ekzakt  dhe e detajuar.”, tha Papadhimitri.

Foto: Cineplexx Kosova

“Kjo është një fabulë e thjeshtë, është historia e një djali rreth 40 vjeç që në të njejtën kohë ka tri të dashura stjuardesa dhe për shkak të një stuhie që ndodh, oraret e airoplaneve ndryshojnë dhe përplasen në të njëjtën kohë, në të njëjtën shtëpi dhe në të njëjtin moment.  Në këtë moment vjen dhe shoku i tij i ngushtë dhe krijohen situata të shumta komike që i krijojnë një ritëm mjaft të madh filmit.”, përfundoi ai.

Në premierën e filmit ‘Dashuri dhe Turbulenca’ në Prishtinë ishte i pranishëm edhe skenaristi i filmit, Gentian Zenelaj, i cili tha për KultPlus se kjo është hera e parë e tij që sjell një film premierë në Kosovë, por ai tregon se i ka pritshmëritë e larta që ky film do të pëlqehet shumë nga publiku këtu. Zenelaj, përveç skenarit, ka marrë mbi supe edhe  një ndër rolet kryesore, atë të Danielit.

Foto: Cineplexx Kosova

“Unë luaj rolin e Danielit, i cili është një nga personazhet kryesore, është një djalë i kthyer nga emigracioni, i cili vjen dhe përfshihet në jetën e Edit, e cila është  një jetë me stuhi dhe turbulenca për shkak të femrave me të cilat ai mban shtratin dhe jetën. Danieli është një djalë që  futet në këtë turbulencë të madhe, është një pasagjer i rastësishëm por që fillon dhe i shijon kjo jetë dhe me kalimin e kohës fillon të ketë trajta ngjajshmërie edhe me personazhin e Edit. “, deklaroi Zenelaj, i cili shton se pavarësisht se ishte një film me shumë vështirësi në realizim, ai e ka shijuar shumë.

Ky film i metrazhit të gjatë, e prezantoi për herë të parë aktoren Rudina Dembacaj në rolin e bashkë-producentes. E gjithë këtë eksperiencë, Dembacaj e cilëson si një fluturim avioni.

“Biseda nisi në nëntor, në dhjetor u gjetën të gjithë bashkëpunëtorët, xhiruam në janar dhe me 7 prill e patëm premierën në Tiranë.  Ishte një emocion i jashtëzakonshëm.”, tha Dembacaj.

Foto: Cineplexx Kosova

Përveç si bashkë-producente, Dembacaj u paraqit edhe në film me rolin e Fridës, një grua nevrike, e cila është asistentja e Edit dhe krahu i djathtë i tij. Ndërkaq Dembacaj për KultPlus tregon vështirësitë e gjithë këtij rrugëtimi.

“Ka qenë e vështirë sepse duhej të punonim shumë shpejt, kjo për shkak se kishte shumë mungesa në kinematografinë shqiptare për shkak të Covidit, dhe jam shumë e lumtur që ne kthyem shumë spektatorë për ta parë, i kthyem drejt kinemasë dhe drejt pëlqimit e përqafimit të prodhimeve shqiptare.”, përfundoi ajo duke dhënë edhe informacionin se shumë shpejt do të fillojnë punën me filmin ‘Dashuri dhe Turbulenca II”

E në mbrëmjen kushtuar vetëm këtij filmi, sigurisht që nuk mungoi as aktori Amos Muji Zaharia i cili në film luan rolin kryesor, atë të Edit.

“Ka qenë një film i jashtëzakonshëm, i bërë me shumë dashuri, me një kastë aktorësh të shkëlqyer e unë e ndjej veten me shumë fat që jam bërë pjesë e kësaj experience kaq të bukur.”, tha Muji Zaharia, i cili shton se ka pritshmëri të larta që ky film do të ecë shumë mirë dhe do të mirëpritet nga publiku i Kosovës.

Foto: Cineplexx Kosova

Përveç një kasti të aktorëve që tashmë kanë vënë themelet e tyre në fushën e aktrimit, ky film prezantoi  edhe fytyra të tjera të cilët ndonëse karrierën e tyre e kanë nisur në fusha të tjera të artit, në këtë film patën një paraqitje të shkëlqyer.

Një ndër ta është edhe Olimpia Smajlaj, e cila thotë se pavarësisht se me profesion është këngëtare, është shumë e lumtur që u paraqit në një projekt të tillë.

Foto: Cineplexx Kosova

“Ka qenë sfidues vetëm në fazën e parë të xhirimeve sepse kemi pasur shumë punë me intensitet, sepse filmi është një projekt shumë i madh, shumë i rëndësishëm dhe intensiv, por edhe jashtëzakonisht i bukur që e kam shijuar pa fund sepse kam pasur në krahë edhe një aktor shumë të njohur dhe shumë të mirë të skenës shqiptare.”, tha Smajlaj për Kultplus.

Ndërkaq, filmi ‘Dashuri dhe Turbulencë’ do të fillojë të shfaqet nga sonte në kinemanë Cineplexx në Prishtinë./ KultPlus.com

Foto: Cineplexx Kosova

‘Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmënd’

Poezi: Dritëro Agolli

Në vendin tim e në vendin tënd

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakren, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd /KultPlus.com