Nuk plotësohen kërkesat nga Qeveria, BSPK: Grevë më 12 maj, e më pas protesta në tërë Kosovën

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë dakorduar që më 12 maj të mbahet grevë një orëshe, me arsyetimin se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Arsyetimi i dhënë nga BSPK ishte se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se vendimi ka qenë unik dhe se krahas kësaj greve, do të mbahet edhe protestë më 20 maj në Prishtinë.

“Sapo përfunduam mbledhjen e BSPK-së dhe u them se jemi shumë unik me të gjitha kërkesat dhe të gjitha veprimet që do t’i marrim në të ardhmen. Ne sot vendosëm që krahas që është hapur një tunel i vogël i dialogut social me Qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë me veprimet tona. Më datën 12 maj kemi vendos që të fillojmë me një grevë 1 orshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestën me 20 maj me protestën e veprimet tjera sindikale”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jashari, tha se si sindikatë nuk e kanë mbyllur derën e dialogut me Qeverinë.

Ai ka paralajmëruar protestë madhështore, duke thënë se të gjithë të punësuarit do të jenë në shesh.

“Krahas unitetit të jashtëzakonshëm që është në SBASHK tash ky unitet ka kaluar edhe në BSPK dhe gjërat po i bëjmë bashkë. Ne nuk e kemi mbyll derën për dialog. Kryetari ynë bashkë me ekipet do të vazhdojë dhe do të mirëpres çdo takim me Qeveri. Pritja jonë është deri me 12 dhe do të ketë një grevë në tërë Kosovën. Pas kësaj greve do të kemi një protestë besoj madhështore ku të gjithë të punësuarit e Kosovës do të jenë në sheshin “Skënderbeu”. Nëse edhe këto dy javë nuk arrijnë marrëveshje atëherë pas protestës së 20 majit, Sindikatat do të shkojnë në grevë të përgjithshme duke paralizuar sistemin arsimor por edhe sektorë tjera”, tha ai. /KultPlus.com

Diamanti më i madh blu në botë u shit për 57.5 milionë dollarë

Diamanti më i madh në botë që ka dalë ndonjëherë në ankand është shitur për një çmim të majmë 57.5 milionë dollarë, përcjell KultPlus.

I quajtur “The De Beers Cullinan Blue”, guri i çmuar masiv 15,10 karatësh i prerë në shkallë, rezultoi që katër persona të shtyhen në ankand për më shumë se tetë minuta.

Oferta fituese, e cila tejkaloi vlerësimin e saj të lartë prej 48 milionë dollarësh, erdhi nga një blerës anonim me telefon.

Diamanti i rrallë u gjet në minierën Cullinan të Afrikës së Jugut në vitin 2021 dhe ka arritur renditjen më të lartë sipas të cilave gjykohen diamantet me ngjyra. /KultPlus.com

‘Jeta është një seri mësimesh, të cilat duhen jetuar që të mund të kuptohen’

Ralph Waldo Emerson ka lindur 103 vite më parë, derisa në të kaluarën ai është quajtur me emrin e tij të dytë Waldo.

Ishte një eseist, lektor, filozof, abolicionist dhe poet amerikan që udhëhoqi lëvizjen transcendentaliste të mesit të shekullit të 19-të.

Emerson ka lënë disa thënie të veçanta, e KultPlus ju sjellë njërën prej më të njohurave.

“Jeta është një seri mësimesh, të cilat duhen jetuar që të mund të kuptohen”. /KultPlus.com

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Kurti premton të drejta më të mira të punës

28 Prilli shënon Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, e kjo ditë është një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka vendosur 28 prillin si Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në punë për promovimin e parandalimit të aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës

Për këtë ka shkruar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se rritja e pagës minimale ishte vetëm një pjesë e luftës së qeverisë për të drejtat e punës.

“Sot shënojmë Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Gjatë pandemisë, punonjësit tanë heroikë shëndetësorë kanë treguar se sa jetike është të mbrosh sigurinë dhe shëndetin në punë. Rritja e pagës minimale ishte vetëm një pjesë e luftës së qeverisë për të drejtat e punës, përfshirë, shëndetin dhe sigurinë në punë”, shkroi Kurti. /KultPlus.com

Izolimi shtetëror pengesë në zhvillimin e potencialit tek të rinjtë

Nga Sahide Brati

Të rinjtë e Kosovës për gjetjen e një pune ose që të kenë një jetë të siguruar, nuk kanë një mundësi të garantuar. Kur zhvillimet ekonomike dhe politike në vendin e tyre nuk ecin siç duhet, shumë nga të rinjtë joshen nga ideja që të lënë përkohësisht vendin e tyre për një edukim më të mirë dhe një karrierë profesionale në vendet më të zhvilluara.

Gjenerata e re në Kosovë është ambicioze dhe ka pritshmëri të larta për të ardhmen e saj, por atyre shpesh iu mohohet mundësia për të marrë pjesë në trajnime, në vizita studimore, në panaire, dhe në universitete ku do të përfitonin njohuri të rëndësishme. Për të gjitha këto iu duhet një vizë të cilën ka raste të shumta që edhe nuk mund ta marrin. Shëtitja nëpër ambasada, është e mundimshme, ka kosto dhe shpesh me rezultat negativ.

Fluturesa Kryeziu, është studente e gjuhës gjermane, e cila ka përfunduar një semestër në Gjermani në Universitetin Philipps. Ajo thotë se procesi i vizës nuk ishte i ndërlikuar për të dhe të tjerët ia lehtësuan atë.

“Për t’u pajisur me një vizë dhe për shmangien e një vonese afatgjate të saj, është shumë me rëndësi që dokumentet të cilat na kërkohen nga ambasada në fjalë, të jenë të gjitha dhe në gjendje të rregullt. Sigurisht se nga ndihma e personave përkatës, si dhe nga profesorët tanë, procedura për aplikimin e vizës, për mua nuk ishte fare e ndërlikuar dhe ishte shumë më e thjeshtë nga si e mendoja unë“, tha ajo.

Pas përfundimit të gjitha procedurave dhe dorëzimit të dokumenteve ajo priste me padurim për përgjigjen.

“Pas 1 muaji e një jave më është dorëzuar viza. Mirëpo edhe pse pritja nuk ishte shumë e shkurtër, përgjigjja pozitive ishte mjaft emocionuese dhe më në fund pas çdo përpjekje dhe mundi që kisha bërë deri në atë kohë, në fund kam marrë shpërblimin e saj”, tregoi ajo.

Studimin jashtë vendit për një semestër e cilëson të veçantë. Përveç bukurisë së vendit, kulturës së vendit, ajo thekson edhe krijimin e shoqërisë së re nga vende të ndryshme të botës.

Në vendin drejt të cilit ajo ka udhëtuar shprehet se e ka tërhequr kultura tradicionale, një vend modern ku tregon se edhe njerëzit ishin të sjellshëm dhe aspak paragjykues.

Shkaku situatës me pandeminë ajo nuk kishte mundësi të merrte pjesë në ndonjë punëtori për zhvillimin personal përveç në Universitet.

“Për shkak se COVID-19 na kishte kufizuar shumë mundësi të reja, Universiteti prapë arriti të na mundësoj disa përvoja të reja të cilat ishin të jashtëzakonshme për ne. Neve na janë mbajtur disa seminare trajnimi për mësuesit e gjuhës gjermane ku kishim drejt te zgjedhim edhe nivelin arsimor, si: arsimin fillor, të mesëm, universitar dhe arsimin e të rriturve për trajnerë”, tha Kryeziu.

Tutje, ajo shton se ata kanë mbajtur disa trajnime që kishin të bëjnë me gjuhën dhe organizime të tjera.

“Gjithashtu neve na është ofruar edhe trajnim gjuhësor e posaçërisht për mësuesit e gjuhës gjermane. Gjithashtu gjatë sezonës së verës kishim disa organizime në Universitet nga profesorët tanë, si: organizime bisedash, këshillime, prezantime dhe forma të tjera veprimi”, tha studentja.

Kryeziu e përshkruan këtë eksperiencë si unike.

“Studimi jashtë vendit është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo mundësi ka ndryshuar jetën time për mirë dhe ka formësuar shumë mënyrën se si mendoj për disa aspekte të jetës”, thotë ajo.

Ideja për të kaluar disa muaj larg shtëpisë dukej frikësuese në fillim për të, por asaj nuk iu desh shumë kohë që të mësohej me jetën larg shtëpisë. Ajo thotë që brenda pak kohe, pati mundësinë të udhëtoj në disa shtete të Evropës, por edhe të jetoj në një nga qytetet më të zhvilluara në botë.

Po ashtu, shprehet mirënjohëse për këtë përvojë dhe entuziaste nëse do t‘i ofrohej përsëri diçka e tillë.

“Mësova shumë për botën në përgjithësi, takova shumë njerëz dhe bëra miq të përjetshëm. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse që pata mundësinë të studioj jashtë vendit. Dhe sigurisht, po ta kem mundësinë të përjetoj edhe njëherë këtë eksperiencë do të pranoja pa menduar dy herë”, shtoi ajo.

Ndërsa, A.S, aplikoi në Ambasadë të Zvicrës për vizë ngase ishte e ftuar në një konferencë nga një Industri Botërore e Bioteknologjisë.

“Unë do të udhëtoja në Zvicër për një Konferencë Ndërkombëtare” Future X Healthcare 2019”, ku isha e ftuar si studente nga kompania Roche (Industri Botërore e Bioteknologjisë), kompania është zvicerane ndërsa konferenca mbahej në Munich të Gjermanisë”, tha ajo.

Vizita thotë se kishte për qëllim pjesëmarrjen në konferencë mirëpo edhe disa takime në Zvicër me kompaninë në lidhje me një projekt startup të saj si studente.

“Sa i përket entuziazmit, nuk e mohoj që e prisja me padurim pasi që kisha tentuar gjatë verës të shkoja si studente në këtë kompani për të bërë intership dhe nuk u realizua pasi mungonin disa dokumente në UP që i kërkonte kompania për këtë çështje. Kur më ftuan në konferencë, isha shumë e lumtur sepse do të mund të shihja ekosistemin e këtij gjiganti botëror në këtë fushë dhe punën që bëjnë këto lloj industrish”, rrëfen ajo.

Procesi i aplikimit tregon se ishte shumë i lodhshëm dhe me kosto të lartë për buxhetin e studentit, por procedura e aplikimit ishte në rregull sa i përket respektimit të ligjit dhe nuk kishte vonesa.

Tutje, ajo tregon se viza iu refuzua dhe se cilat ishin shkaqet.

“Arsyeja e refuzimit në fillim nuk ishte fare e qartë, por kur njoftova organizatorin e konferencës, dhe e njoftova që më është refuzuar viza ai më shkruajti një email që t’i drejtohem ambasadës, dhe ta kuptoja pse ma refuzuan vizën, sepse sipas tij, ishte e pakuptimtë dhe e padrejtë. Unë shkova në ambasadë për ta dërguar këtë ankesë, personalisht dhe kërkova detaje për refuzimin e vizës, ata e lexuan dhe arsyeja ishte pasi konferenca mbahet në Gjermani nuk më ishte lejuar viza zvicerane edhe pse kompania Roche është zvicerane dhe më kishte dërguar ftesën në Ambasadë të Zvicrës, ku pas konferencës do të shkoja edhe atje”, tha ajo.

Studentja tregon se tek ajo, kjo ngjarje ndikoi mjaft pasi kishte bërë shumë mund e përkushtim që të merrte një ftesë nga ky Institut Shkencor.

“U ndjeva shumë e izoluar si një vajzë e re, me ambicie në fushën e shkencës, në shtetin tim dhe nga shteti ku doja të shkoja për këtë qëllim”, tha ajo.

A.S thotë se në atë periudhë e kishe kuptuar se sa shumë çështjet politike të vendit të saj me shtetet Evropiane kishin ndikim dhe pengesë në rrugëtimin e saj. Ndërkaq shton se për shtetasit e tjerë të ri si ajo nuk ekzistojnë pengesa të tilla.

Ajo mendon të aplikoj përsëri për vizë kurdo që të ketë mundësi.

“Nëse bëhet liberalizimi i vizave padyshim që do të udhëtoja prapë ndoshta do të ishte mirë ta kisha këtë të drejtë unë si një vajzë e re që jetoj në Evropë. Nëse nuk ndodh liberalizimi unë prapë do të provoj të aplikoj për vizë kur do të kem nevojë të udhëtoj për qëllime akademike apo si turiste. Arsyeja është e njëjtë, pra për vazhdim të studimeve, hulumtime shkencore, pse jo edhe si turiste”, shprehet ajo.

Hulumtimet e shumta të realizuara në vende të ndryshme të botës tregojnë se studentët që kanë mundësi të përfitojnë eksperienca profesionale kudo në botë aftësohen në shumë fusha të jetës e përmirësimi i notës mesatare është më e pakta që mund ta arrijnë.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, madje ka disa vite.

Por, sipas saj, kjo është padrejtësi që po i bëhet Kosovës, ngase asaj i janë përcaktuar kushte për plotësim më shumë se të gjitha vendet që tashmë e kanë të zgjidhur këtë problem.

 “Kosova është vendi më pro-evropian e jemi vendi i vetëm i izoluar në regjion. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian veç e kanë votuar këtë çështje. Tashmë kjo çështje nuk është në dorën e Kosovës, por është padrejtësi e Bashkimit Evropian në këtë drejtim. Evropa duhet të reflektoj e duhet të vendos pro liberalizimit të vizave“, tha ajo.

Deputetja, shprehet se nuk ka statistika se sa lëvizin të rinjtë në vendet e BE-së, derisa thekson se këtë proces po e vështirësojnë edhe pritjet e gjata për termine.

“Po ekziston mënyra që studentët po aplikojnë individualisht për bursa dhe ata që fitojnë bursa po gjejnë edhe mundësinë e marrjes së vizave nga vendet ku kanë fituar bursë. Duke marrë parasysh edhe situatën me pandemi edhe më shumë janë vështirësuar edhe afatet për marrje termin, por edhe marrje të vizave, sepse shumica e vendeve janë izoluar! Prapë po e potencoj kjo është padrejtësi që po na bëhet!”, deklaroi Kadrijaj.

Ndërkaq, sociologu Labinot Kunushevci, shpjegon se si ndikon izolimi shtetëror në aspektin socio-kulturor.

“Duke qenë se 60% e strukturës së popullsisë në Kosovë është nën moshën 25 vjeçare, kjo flet për potencialin demografik, profesional, moral e human të shoqërisë në Kosovë. Se si ndikon izolimi në aspektin socio-kulturor, kjo mund të shpjegohet me realitetin e frustrimit social sepse izolimi nxitë frustrim social i cili e shndërron energjinë dhe potencialin e rinisë në fenomene dhe dukuri përmbysëse në aspektin vleror dhe të kontributit publik“, tha ai.

Më tej, ai tregon se sa sjell dekurajim kjo çështje dhe si ndikon tek të rinjtë.

“Të rinjtë e izoluar, me mungesë perspektive, të pa integruar, të përjashtuar, janë më të prirur për reagime apo veprime radikale. Të rinjtë me ambicie të larta profesionale ndjehen të zhgënjyer, me pritshmëri që shndërrohen në iluzione, me barriera të patejkalueshme, të dekurajuar, sepse nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshme nga Evropa Perëndimore përmes regjimit të vizave“, thotë ai.

Nëse do të bëhej liberalizimi i vizave, njohësi i sociologjisë, numëron ndryshimet që do të ndodhnin.

“Liberalizimi i vizave do të ndikonte në thyerjen e iluzioneve, në krijimin e kontakteve, në avansime profesionale, në integrimin e të rinjve në tregun perëndimor të punës, në krijimin e përvojave të reja, do ta bënte shoqërinë më të hapur, duke e pa një botë tjetër të suksesit, me shembuj të mirë të edukimit, disiplinës, kulturës së punës, etj”, shtoi Kunushevci.

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Kosova përmes Kuvendit, ka miratuar një gamë të gjerë të ligjeve të domosdoshme për një shtet normal dhe me demokraci të zhvilluar.

Ata thonë se ky vend ka një infrastrukturë të kompletuar ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në këtë aspekt Kosova nuk dallon aspak nga vendet e rajonit, kurse, në disa fusha, si mbrojtja e minoriteteve qëndron më mirë se vendet e rajonit sikurse edhe për trajtimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

“Gjithë legjislacionin e saj e ka përshtatur me legjislacionin ndërkombëtar, përkatësisht me atë të Bashkimit Evropian. Në shumë raste thuhet se ligjet vetëm janë përkthyer në gjuhën shqipe ndonëse konteksti i Kosovës ndryshon shumë me atë të vendeve nga të cilat janë marrë ligje të caktuara. Kosova edhe sipas shumë organizatave ndërkombëtare por edhe vet raportuesve si në rastin e BE-së ka plotësuar kushtet për të përfituar liberalizimin e vizave në vendet e Unionit Evropian”, treguan ata.

Nga KMDLNJ, tregojnë se sipas historisë nga kjo mundësi e BE-së kanë përfituar shtetet të cilat nuk kanë qenë as afër plotësimit të kritereve sikur që është Kosova, por kjo më shumë shihet si çështje politike.

Shtojnë se Kosova në pamundësi që të njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga disa shtete të Evropës (vende anëtare të BE-së) ende të rinjtë dhe qytetarët në përgjithësi e kanë të pamundur që të lëvizin lirshëm jashtë kufijve shtetërorë.

“Ende qytetarët e Kosovës janë të obliguar të përfillin procedura të stërgjatura e të kushtueshme për t’u pajisur me viza për të lëvizur në vendet evropiane dhe më gjerë. Përjashtimisht, vendeve të rajonit për të cilat nuk është e domosdoshme pajisja me viza për qytetarët e Republikës së Kosovës“, thanë ata.

Tutje, sipas tyre, të drejtat e të qytetarëve të Kosovës po shkelen nga mekanizmat ndërkombëtarë.

“Lirisht, mund të themi se kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve si njëra ndër të drejtat e njeriut e cila po u mohohet qytetarëve të Kosovës paraqet shkelje të të drejtave të njeriut, aq më tepër në kohën kur janë krijuar shumë mundësi teknologjike dhe tjera por edhe po promovohet diversiteti kulturor, fetar, gjuhësor, etj dhe për faktin se Kosova është njëri ndër shtetet të cilat qëndrojnë më mirë se disa vende anëtare të BE -së në të gjitha shtyllat apo kriteret për anëtarësim”, treguan nga KMDLNJ.

 Përkundër të gjitha kushteve të plotësuara, qytetarëve të Kosovës u mohohet e drejta e lëvizjes së lirë, nga KMDLNJ, vlerësojnë se kjo përbën shkelje të rëndë të drejtave të njeriut. Nga kjo organizatë, shtuan se ky shtet padrejtësisht është izoluar dhe çështja e vizave po kushtëzohet me një marrëveshje politike të imponuar që duhet ta lidhë me Serbinë.

Sipas tyre, më të prekur nga kjo shkelje, janë të rinjtë dhe studentët të cilët ndjekin procedura të gjata për vizat e të cilat edhe kushtojnë.

“Për këtë arsye të rinjtë kosovarë po e pësojnë në aspektin profesional për faktin se nuk po pajisen me viza prandaj po e kanë vështirë të sigurojnë lejeqëndrim për të studiuar apo për t’u aftësuar profesionalisht . Lëvizja e lirë po i vë në pozitë diskriminuese të rinjtë kosovarë pikërisht nga ata që proklamojnë vlera demokratike ku liria e lëvizjes është njëra ndër vlerat kryesore të demokracisë evropiane e që aq paskrupullt iu mohohet rinisë kosovare”, thanë tutje.

Ndërkaq, ata thonë se në KMDLNJë ka pasur shumë raste kur studentët janë ankuar për izolimin e si pasojë ka pasur dhe raste që kanë humbur bursat e studimit shkaku i mospajisjes me viza.

Përveç ngritjes së shqetësimeve nga KMDLNJ , si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut , nuk ka pasur mundësi të bëhet më shumë për faktin se është e drejtë ekskluzive e vendeve ku aplikohet për viza të lëshojnë apo të mos lëshojnë viza. Edhe kur refuzohen vizat , shtetet përgjegjëse nuk e japin asnjë sqarim për këtë e as që e kthejnë taksën e paguar për viza nga aplikuesi e që, për rrethanat tona është mjaft e kushtueshme“, u shprehën tutje.

Pastaj, shtojnë se për këtë kauzë ka pasur reagime nga i gjithë spektri shoqëror, e veçanërisht nga të rinjtë të cilët po ballafaqohen me pabarazi krahasuar me të rinjtë e vendeve të tjera.

“Ka pasur reagime publike madje i jemi drejtuar edhe ambasadave përgjegjëse por se nuk janë përgjigjur për faktin se konsiderojnë se është e drejtë e tyre e patjetërsueshme pajisja apo jo me viza. Ankimimi në nivele më të larta merr kohë dhe nuk prodhon asnjë rezultat pozitiv. KMDLNJ–ë nuk ka mandat ekzekutiv por vetëm ka rol informues dhe sensibilizues për shkelje eventuale të të drejtave të njeriut”, thanë ata.

Sipas tyre, ata janë organizatë e cila gjithë aktivitetin e saj e ka të bazuar në mbrojtje, promovim dhe avancim të të drejtave të njeriut në përgjithësi.

Ndërsa, Nexhmi Musliu, zyrtar për media në Ambasadën e Francës, sqaron se liberalizimi i vizave ka të bëjë vetëm me vizat me qëndrim të shkurtër më pak se tre muaj.

“Edhe nëse Kosova një ditë do të përfitojë nga liberalizimi i vizave, përsëri do të kërkohen viza për qëndrime më të gjata se tre muaj. Prandaj do të ketë gjithmonë viza pune dhe viza studimi për të rinjtë që dëshirojnë të fitojnë përvojë pune në një vend të Bashkimit Evropian (ose më saktë në zonën Shengen) ose të studiojnë atje”, tha ai.

Kurse, nga Ambasada për punësim në Zvicër bëjnë të ditur se numri i vizave të lëshuara për kosovarët është shumë i ulët, rreth 50 deri në maksimum 100 në vit.

Nga Këshilli Rinor Kosovar treguan se kishte disa ngjarje që të rinjtë e kësaj organizate shkaku izolimit shtetëror e kishin të pamundur të merrnin pjesë dhe e veçuan një.

“Kemi pasur disa raste të tilla mirëpo një nga këto eksperienca është kur ne si organizatë kemi pasur të organizojmë ‘workshop training’ rreth një festivali të filmit në Bosnje, i cili nuk ishte i mundshëm për shkak të procedurave tejet të komplikuara për marrjen e vizës dhe kontradiktave mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës”, thanë nga organizata.

Nga KYC, numërojnë disa përvoja që të rinjtë i kanë përjetuar.

“Disa prej këtyre aktiviteteve jashtë vendit që mund t’i përmendim janë: pjesëmarrja jonë në seminarin avokimit “EcoFighters” në Stamboll, pjesëmarrja jonë në grupin punues për udhëzuesin “PeerEducation” në Berlin të Gjermanisë, përfaqësimi jonë në Panairin e Anëtarëve gjatë Asamblesë së Përgjithshme 2017 në Berlin, pjesëmarrja jonë në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare të të Rinjëve në Krushevë, Maqedoni të Veriut”, treguan ata.

Sipas tyre, shpesh në tryezat e tyre është diskutuar rreth kësaj teme e kur atyre iu mohuan shumë aktivitete në botë shkaku vizës ishte zhgënjyese për ta.

 Më tej, ata krahasojnë të rinjtë që kanë lëvizur në botë dhe e kundërta.

“Dallimi kryesor mes atyre që kanë pasur aktivitete jashtë vendit dhe ata që më shumë janë angazhuar në Kosovë mund të themi se ata të cilët kanë dalur jashtë vendit kanë pasur një pikë më shumë referuese rreth aktivizmit rinor në shtete më të zhvilluara si dhe kanë pasur një ide se në cilat pjesë apo çështje duhet të punojmë duke i parë metodat të cilat i kanë shfrytëzuar ata praktikisht”, thonë ata.

Nga KYC thonë se të rinjtë që janë angazhuar në aktivitetet e kësaj organizate, të paktën 30 për qind të tyre kanë vazhduar studimet e tyre jashtë Kosovës.

Në vitin 2000, disa studiues, filluan një përpjekje ambicioze për të dokumentuar rezultatet akademike të studimit jashtë vendit në të gjithë Sistemin Universitar të Gjeorgjisë me 35 institucione.

Ata kanë zbuluar se studimi jashtë ndihmon, në vend që të pengojë, performancën akademike të studentëve në rrezik.

“Dhjetë vjet më vonë, ata kanë zbuluar se studentët që studiojnë jashtë vendit kanë përmirësuar performancën akademike pas kthimit në shtëpi, nivele më të larta diplomimi dhe njohuri të përmirësuara të praktikave kulturore dhe kontekstit krahasuar me studentët në grupet e kontrollit. “, shkruhet në një publikim të portalit Inside Higher Ed.

Krenare Gashi-Krasniqi, drejtoreshë e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), në Kosovë, tregon së të rinjtë që kanë përfituar nga programet e RYCOS-së kanë udhëtuar kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjithashtu ju kemi ofruar edhe mundësi në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian në ngjarje që lidhen me të rinjtë. Mirëpo mundësitë që RYCO ofron për të rinjtë e rajonit duke përfshirë edhe të rinjtë nga Kosova tejkalojnë edhe kufijtë kontinental. Ne kemi edhe program të veçantë me Ministrinë e Punëve të Japonisë ku të rinjtë nga Ballkani kanë mundësi shkëmbimi përvojash me të rinjtë dhe kulturën Japoneze”, tha ajo.

Izolimin shtetëror, sidomos, për rininë e vendit e cilëson si sfidë e cila thotë sa është e padrejtë aq edhe e pakuptimtë.

 Anëtarët e organizatës të cilën e drejton thotë se ishin pjesëmarrës në shumë organizime, shkaku bashkëpunimit që kjo organizatë ka me ambasadat respektive.

“Gjatë përvojave tona për ngjarjet që janë bashkorganizuar nga RYCO me partnerët tanë Evropianë, të rinjtë nga Kosova kanë marrë pjesë në gjitha ngjarjet njësoj sikur edhe bashkëmoshatarët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Kanë qenë vet të rinjtë ata që kanë ngritur shqetësimin rreth pengesave që po u shkakton izolimi i vendit. Dhe se kanë humbur shumë mundësi pasi nuk kanë pasur viza të udhëtojnë”, thotë ajo.

Drejtoresha Krasniqi, liberalizimin e vizave për kosovarët e posaçërisht për rininë e konsideron si përfundim të një kapitulli izolues për të vetmin vend në gjithë kontinentin evropian.

Lëvizja e lirë në zonën Shengen thotë se do të ishte një mundësi për përvoja personale e profesionale për brezin e ri dhe mundësi njohje me të rinjtë e tjerë evropianë.

“Kjo do të nënkuptonte edhe mundësi për të rinjtë evropianë për tu njohur me potencialet dhe vlerat e të rinjve nga Kosova në zemrat e të cilëve rrah pulsi i Evropës me intensitet të njëjtë, ndoshta edhe më të lartë se sa të rinjve nga pjesët tjera të kontinentit. Fatkeqësisht ka mungesë të theksuar të njohjes së realitetit të potencialit të të rinjve nga Kosova nga të rinjtë që janë qytetarë të Bashkimit Evropian. Kjo sigurisht ka ndodhur për shkak të pamundësisë për tu takuar sa duhet me ta e njohur për së afërmi vlerat e aftësitë e tyre”, shprehet ajo.

Sipas saj, RYCO ka ngritur shqetësim për mohimin e të drejtës së lëvizjes për të rinjtë kosovarë në gjitha diskutimet që janë zhvilluar.

Përpos kësaj, ajo thotë se kjo organizatë ka ofruar mundësi për moshën e re duke ju dhënë atyre hapësirë për të treguar te vendimmarrësit evropianë se sa sfiduese është kjo barrierë personalisht dhe profesionalisht.

Ajo thekson se udhëtimi kishte ndikim pozitiv tek ata që e kishin këtë mundësi.

 “Ajo që është lehtësisht e dallueshme, është fakti që të rinjtë nga Kosova që kanë pasur mundësi të udhëtojnë janë shumë më të hapur në mënyrën se si i perceptojnë dukuritë që ndodhin dhe veçanërisht janë më të gatshëm të përballen me sfidat komplekse të globalizimit”, shtoi Krasniqi.

Por disa të tjerë e kishin të pamundur të merrnin pjesë në ngjarje të tilla, ajo tregon se për këtë arsye ata e kishin humbur kurajon.

 “Ndërsa ata që kanë pasur përvoja të hidhura, janë shumë më të frustuar dhe të dekurajuar për të kërkuar mundësi të reja. Kjo ndjesi ngulfatëse ka ulur edhe dozën e besimit të institucionet e Bashkimit Evropian karshi përkushtimit të tyre për rrugën evropiane të Kosovës. Kjo mund të dallohet po ashtu lehtësisht në bisedat e para me ta”, tha ajo.

Drejtoresha Krasniqi, sugjeron që vendet të cilat hezitojnë ende ta rimendojnë seriozisht pozicionin e tyre, ngase, nëse kjo vazhdon, do të ndikoj në ulje të besueshmërisë së BE-së kundrejt Kosovës.

Ajo, tregon se sa penalizues është kufizimi i kufijve në rritjen e potencialit te brezi i ri.
“Çdo ditë më shumë me një gjendje të tillë izoluese nënkupton më pak mundësi për të rinjtë kosovarë e rrjedhimisht kufizim të shfrytëzimit të potencialit të tyre në fusha të ndryshme. Kjo do të penalizonte jo vetëm të rinjtë kosovarë por edhe vet Bashkimin Evropian i cili po humb një mundësi për shfrytëzuar lirshëm gjithë këtë potencial”, shtoi ajo.

Hulumtimi i Institutit të Edukimit Ndërkombëtar (IIE) tregon se studimi jashtë vendit për periudha më të gjata kohore ka një ndikim të lartë në ofertat pasuese të punës dhe përparimin në karrierë, si dhe zhvillimin e gjuhës së huaj dhe aftësive të komunikimit.

“Ndër të diplomuarit që studiuan jashtë vendit për një vit akademik, 68 për qind raportuan se studionin jashtë duke kontribuuar në një ofertë pune ose ngritje në detyrë. Në të njëjtën kohë, fitime më të mëdha në aftësitë e punës në ekip u raportuan nga studentët që morën pjesë në programe afatshkurtra, të cilat priren të jenë më të strukturuar dhe të orientuar drejt ekipit sesa programet afatgjata, ku studentët mund të ndjekin përvoja më të pavarura”, shkruhet tutje në studimin e IIE-së.

 Nga instituti i lartpërmendur tregohet se nga 70 për qind e të anketuarve, thanë se përvoja e tyre në studime jashtë ka kontribuuar në një shkallë të konsiderueshme përmirësimi. Ku përmenden pesë aftësi kryesore të cilat ishin zhvilluar: kurioziteti, fleksibiliteti/përshtatshmëria, aftësitë ndërkulturore, besimi dhe vetë-ndërgjegjësimi. Përpos kësaj, më shumë se 50 përqind shënuan fitime të konsiderueshme në aftësitë ndërpersonale dhe në zgjidhjen e problemeve. Ndërsa, shkathtësitë teknike dhe softuerike kishin më pak gjasa të zhvilloheshin. / KultPlus.com

Nga Sahide Brati

Finlanda dhe Suedia janë në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit në NATO

NATO është gati të mirëpresë shpejt Finlandën dhe Suedinë, nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim, u tha gazetarëve të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell KultPlus.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg tha se i takon secilit vend të vendosë nëse do të aplikojë për anëtarësim, por ata do të “mirëpriteshin me krahë hapur ndaj NATO-s” nëse vendosin ta bëjnë këtë.

Stoltenberg tha se procesi zyrtar i bashkimit do të ishte “i shpejtë” nëse Finlanda dhe Suedia aplikojnë.

Ai shtoi se aleanca ushtarake e NATO-s do të mbështesë gjithashtu të dy vendet në periudhën e ndërmjetme midis aplikimit dhe ratifikimit zyrtar.

Rusia – e cila ndan një kufi prej 1,340 km (830 milje) me Finlandën – ka thënë më parë se do të duhet të “ribalancojë situatën” me masat e veta nëse oferta e Finlandës në NATO shkon përpara.

Shefi i NATO-s u tha gazetarëve se ai planifikon të flasë me presidentin finlandez Sauli Niinisto më vonë gjatë ditës. /KultPlus.com

Astronautja Jessica Watkins shkruan histori

Kompania raketore e Elon Musk, Space X, ka nisur në hapësirë astronautë të mërkurën, derisa Jessica Watkins ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që shërben në një mision të zgjatur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), përcjell KultPlus.

Në orbitë, ekuipazhi do të punojë në eksperimentet shkencore dhe mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Sipas NASA-s, eksperimentet do të përfshijnë studime mbi “plakjen e sistemeve imune, alternativat konkrete të materialit organik dhe efektet kardiorespiratore gjatë dhe pas ekspozimit afatgjatë ndaj mikrogravitetit”.

Crew-3, pasi t’i dorëzohet Crew-4-it të ri, do të kthehet nga hapësira me kapsulën e tyre Crew Dragon në shtator, menjëherë pasi SpaceX të nisë misionin e tij Crew-5. /KultPlus.com

Kompozitori modern dhe muzika tradicionale

Nga Rafet Rudi

Kompozitorët tanë të muzikës profesionale që nga fillet e saja (të viteve ’60-ta dhe ’70-ta), kredon e tyre krijuese e ndërtojnë kryesisht në bindjen e thellë se krijimtaria e tyre domosdoshmërisht duhet të jetë e lidhur me muzikën tradicionale (muzikën e popullit), qoftë ajo edhe pjesërisht.

Ndërkaq, kompozitorët e modernës europiane, të pjesës së dytë të shekullit XX, gjenden në një fazë tjetër dhe krejtësisht të re të zhvillimit. Në këtë kohë, siç dihet, në Europë, serializmi dhe të gjitha format tjera të muzikës atonale, përjetojnë konsekuencave e fundit të sistemit dodekafonik të filluar disa decenie më parë. Hapësira e tyre krijuese e cila tashmë është plotësisht kosmopolite, e anulon nevojën për një identifikim partikular, gjeografik apo nacional. Kompozitori modern europian, në këtë kohë, humb ndjenjën e përkatësisë nacionale, ndaj ai përqafon gjithnjë e më tepër temat e përgjithshme, temat që mund ta intrigojnë edhe një dëgjues larg rrethit të tij jetësor. Zhvillimet teknologjike të kohës moderne ia mundësojnë lehtë këtë komunikim, kështuqë ai nuk i referohet më detyrimisht vetëm fqinjit të vet, nuk i referohet vetëm popullit të vet por ai i drejtohet njëkohësisht (njëkohësisht) një dëgjuesi potencial në një skaj tjetër të botës. Kjo do të thot se bota e tij krijuese shtrihet në një hapësirë shumë më të gjërë komunikuese.Temat që ai zgjedh, tash janë temat e përgjithshme, temat planetare, temat e mëdha që lidhen me ekzistencën e natyrës, me ekzistencën e njeriut, me fatin e botës etj. Ndaj, muzika tradicionale (muzika popullore) nuk paraqet më pikë reference e ambicieve të tia krijuese. Madje edhe në raste kur kompozitori modern i qaset asaj (muzikës tradicionale), ai e ka parasysh se është duke iu drejtuar “një dëgjuesi imagjinar botëror”, gjithmonë duke u përpjekur që krijimtaria e tij të jetë sa më e kuptueshme për një auditor më të gjërë. Ai nuk shkruan më muzikë në emër të popullit të vet, tash ai shkruan “muzikë personale”. Ai nuk preokupohet me fatin e muzikës nacionale. Së këndejmi, kategorizimi i muzikës së tij s’mund të përkufizohet dhe përmblidhet në tërësinë identifikuese nacionale, gjeografike etj.

Së këndejmi, afërsitë krijuese të tij me rrethin e tij ai i ndërton në bazë të afërsive të principeve estetike të përbashkëta. Për të ekziston hapësira krijuese “unë” e jo hapësira ”ne”.

Ekspeditat krijuese të Stockhausen në vendet afrikane, në vitet‘70-ta duhet kuptuar në këtë drejtim. Veprat që ai shkruan e që bazohen në muzikën e fiseve të lashta afrikane, nuk janë kompozuar për kontekstin nacional të atij vendi nga i cili Stockhausen (Shtokhauzenit) e thith atë muzikë, por është shkruar për qëllime krejtësisht të interesit personal. Stokhauzeni merr nga ata vetëm atë që atij i hynë në punë në procesin e tij të kompozimit: ai huazon ritmet, metrikën e pasur etj., por gjithmonë duke zbërthyer probleme të krijimtarisë së tij.

Shtrohet pyetja kush ka të drejtë këtu, “kompozitori modern europian” apo “kompozitori shqiptar”? Cila platformë krijuese është më e mirë? Përgjigja ime lidhur me këtë është e thjeshtë dhe e prerë: që të dyja! Secili kamp krijon muzikë si emanacion i zhvillimit historik në të cilën gjendet ai në kuadër të një stadi zhvillimor që ka populli, të cilit ai i takon. Nëse respektohet maksima se “kompozitori duhet të jetë i sinqert në krijimtari”, atëherë duhet të besojmë se dy kampet kanë të drejt.

II Kompozitorët tanë dhe kënga popullore

Për dallim nga ky tip i kompozitorit “modern europian” (kosmopolit e individualist), për të cilin po flas, përdorimi i muzikës popullore në krijimtarinë e kompozitorëve tanë paraqet “programi krijues”, i cili bëhet mbi bazën e një interesi nacional. Ky fenomen, duhet ta kemi të qartë, shfaqet jo vetëm te ne por, përgjithësisht te kompozitorët e popujve të vegjël, popujve që kanë ambicie të promovimit të kulturës së tyre nacional.

Me fillimin e muzikës profesionale te ne në fund të viteve ’60-ta dhe fillim të viteve ’70-ta deri në ditët e sotme, pak a shumë, për të gjithë kompozitorët shqiptarë të Kosovës muzika popullore mbetet një prej referencave të pashmangshme në krijimtarinë e tyre. Pavarësisht se sa vend zenë ajo në krijimtarinë e tyre, pa asnjë mëdyshje ajo mbetet gjithmonë në kuadër të programit krijues të tyre. Nëse bëjmë një analizë përmbledhëse të kësaj krijimtarie do të vërejmë se në të do të gjemë të gjitha format e lidhjes së muzikës artistike dhe këngës popullore.

Në krijimtarinë e kompozitorëve tanë i gjejmë një spektër të gjërë të trajtave të përdorimit të saj: do të gjejmë forma harmonizime të thjeshta të këngës popullore; përpunime të këngës popullore (pa rënim të strukturës së saj melodike dhe bazës harmonike); përpunime të këngës me ndërhyrje më të thellë në të gjitha aspektet të këngës. Por, në krijimtarinë e tyre gjejmë edhe forma komplekse të trajtimit të muzikës tradicionale, në të cilat kompozitorët tanë e ruajnë plotësisht koherencën stilistike individuale moderne dhe komunikuese me trendet stilistike botërore të kohës. Lepeza e trajtave të ndryshme të përpunimit të muzikës tradicionale, shtrihen që nga format më të thjeshta që i gjemë në këngët korale dhe “Vallet shqiptare” shqiptare për orkestër të Lorenc Antonit, veprat simfonike e orkestrale të Rexho Mulliqit, e deri te veprat me tingëllim plotësisht bashkëkohor në veprat e Ballatës, Mengjiqit, Rudit, Aliçkaj, të Zymberit etj. Dallimi në mes tyre është sigurisht shumë i madh por ajo që i karakterizon të gjitha është një dëshirë e njejtë për të dhënë një kontribut muzikës shqiptare.

Disa veçori të përgjithshme

Në periudhën e parë të kësaj krijimtarie, tek kompozitorët e Kosovës, mbështetja bëhet në elementet dalluese të muzikës sonë popullore, të asaj pjese të këngës popullore tonë që ka të theksuar elementet orientale (aspekt tashmë i futur thellë në muzikën tonë popullore dhe një element i theksuar identifikues i saj).

Interesimi i kompozitorëve tanë më tepër ka qenë i drejtuar në përpunimin e këngëve nga thesari i muzikës të traditës qytetare e më pak është orienuar në muzikën folklorike që kultivohet në Kosovë apo më sakt në folklorin verior. Megjithatë në vitet e fundit gjejmë disa vepra interesante që për bazë kanë këtë folklore (Mendi Mengjiqi, Drinor Zymberi, Valton Beqiri, Kreshnik Aliçkaj, Donika Rudi etj. Gjithashtu në muzikën aplikative apo muzikë të zhanreve tjera, folklori është përdorur me shumë sukses (Ilir Bajri)

Interesimi i kompozitorëve shqiptarë të Kosovës shtrihet edhe drejt muzikës të regjioneve të ndryshme karakteristike të muzikës shqiptare. Në këtë drejtim interesi i tyre është sidomos ndaj polifonisë së jugut. Ky interesim, sidomos në dy dekadat e fundit është më tepër i shprehur. Në vazhdën e kësaj gjemë shembuj shumë të suksesshëm në krijimtarinë e kompozitorëve tanë Mendi Mengjiqi, Rafet Rudi, Zeqirja Ballata, Valton Beqiri etj.

III Kompozitorët tanë dhe burimet e thella të muzikës tonë tradicionale

Si ka qenë muzika (tradicionale) shqiptare para shtrirjes së perandorisë otomane në këto toka, si është dukur ajo muzikë?

Besoj se të gjithë e kemi të qartë se gjatë historisë tradita jonë popullore ka pësuar ndryshime të mëdha. Në mes tjerash, ajo ka pësuar edhe për faktin se historikisht nuk ka qenë asnjëherë në pozitën e privilegjuar të shtupësit por gjithmonë ka qenë në pozitë e popullit të shtypur. Pa asnjë mëdyshje sulmet (që do të thot ndikimet) më të mëdha duhet t’i kenë përjetuar gjatë periudhës pesëqindvjeçare të pushtimit otoman. Infiltrimi i kulturës orientale (otomane) në trupin tonë kulturor, ka qenë aq i madh sa që edhe sot e kësaj dite atë e ndjejmë. Gjatë kësaj periudhe të gjatë, rrjedha e muzikës shqiptare është sulmuar rëndë dhe në mënyrë brutale dhe, kjo është bërë sipas rregullave dhe metodave të cilat të gjithë pushtuesit, në çdo kohë i përdorin. Zakonisht caku i pushtimeve të mëdha (gjatë tërë historisë), në thelb është i njejtë: dominimi ushtarak e politik, përfitimet ekonomike, përfitimet teritoriale e strategjike etj. Por, sipas rregullit, goditjen të madhe populli i pushtuar e përjeton në fushën e traditës kombëtare (në kulturë, në gjuhë, në muzikë, etj.), edhe në raste kur ky cak nuk proklamohet publikisht. Zakonisht sulmet në këtë fushë janë rëndomë të maskuara mënyrë perfide dhe janë të bëra me një planifikim afatgjatë. Pushtuesit e dinë rregullin themelor të pushtimit: nëse një populli arrin t’ia zaptosh shpirtin, efekti i pushtimit do të jetë i madh.

Ne jemi goditur në qenësinë tonë kombëtare, në kulturën tonë tradicionale dhe si pasojë e kësaj, elementet thelbësore të kësaj tradite me kalimin e kohës janë zbehur, janë tretur apo, ato që kanë mbetur ato janë deformuar, pa asnjë dyshim. Sigurisht, për të gjithë është e qartë se ato nuk mund të kthehen në trajtën siq kanë qenë, megjithatë, nuk mendoj se gjurmët kanë mundur të zhduken plotësisht. Së këndejmi këto gjurmë duhet ndjekur. Sikurse gjuhëtarët që “zbulojnë” trajta të vjetra të fjalëve të haruara të popullit tonë; ashtu siç lokalizohen ekspresionet arkaike të fjalëve që sot i përdorim e që me kalimin e kohës vetëm janë transformuar; sikurse që arkeologët, në gërmadha zbulojnë shenja, objekte, gjësende nga jeta e një civilizimi të lashtë, mu ashtu mund të gjenden edhe sot floskulat e shpërndara të muzikës sonë të vjetër. Këndimet e vjetra tona të kohës para-osmane mund të mos gjenden si tërësi, por copëzat e kësaj tradite janë të mëshehura dikund afër nesh, ato janë në këngët tona, dhe ato duhet të identifikohen. Andaj, ne duhet parreshtur t’i bëjmë pyetje vetës sonë: si ka qenë muzika shqiptare (muzika popullore) para ardhjes otomanëve në këto anë, si është dukur ajo?

Kjo detyrë, në rradhë të parë i takon (etno) muzikologjisë sonë. Ajo duhet t’i ndriçoj rrethanat e këtij këtij procesi, që e ka mbuluar këtë muzikë, pjesa e madhe e së cilës është pushtuar për shekuj me rradhë. Por edhe ne si krijues, ne si kompozitorë nuk duhet të akomodohemi lehtë në hapësirën e muzikës sonë, Edhe ne duhet ta marrim përgjegjësinë intelektuale në punën tonë krijuese, meqë ajo nuk është pa obligime që të gjejmë rrugë origjinale në veprat tona të riaktuelizimit dhe “rigjenerimin” të traditës së kulturës sonë. Ambiciet tona duhet të drejtohen në hulumtimin minucioz të materialeve tingullore nga tradita jonë dhe, të drejtohen në gjetjen e “margaritarëve” të mshehur në shtresat më të thella të muzikës që këndohet edhe sot në popull, qoftë në këndimet e kësaj pjese të popullit që ka arritur ta ruan qenësinë e vet por, pse jo, duhet t’i identifikojmë edhe elementet e traditës sonë (formave më arkaike) të mbetura në këndimet e popullit tonë të shpërndarë gjatë shekujve. Duhet hulumtuar edhe elementet që janë bartur dhe integruar në kontekstin e kulturave të tjera. Pse të mos ndërtojmë një realitet të ri, bashkëkohor mbi këto “rrënoja”. / KultPlus.com

I biri i Ukshin Hotit, Andini: Më kontaktuan nga Serbia, më kërkuan 200 mijë euro për të ma gjetur të gjallë babanë

I biri i Ukshin Hotit, Andini në emisionin Pressing në T7 ka treguar se i i ishin kërkuar 200 mijë euro nga persona në Serbi në vitin 2020, kinse për t’i gjetur babanë të gjallë.

Ai thotë se ka grupe kriminale në Serbi që kërkojnë para, duke mashtruar për informacione për të pagjeturit.

“Më ka ndodhur edhe mua”, shtoi ai.

“U ndodh shumë familjarëve të tjerë në Kosovë, sidomos moshave të shtyra, nanave e baballarëve që janë në moshë të shtyrë. Ende sot i thërrasin në telefon, tentojnë me forma të tjera…u kanë kërkuar shuma të mëdha parash”, tha Hoti.

“Mua më ka ndodhur vitin e kaluar, kam dëgjuar shumë raste të tjera në Kosovë”, theksoi ai.

“Mua më ka ndodhur më 2020, kur në RTK ishte një lajm kinse Ukshin Hoti, mund të jetë i varrosur në Lubeniq. Përmes Universitetit të Prizrenit më ka kontaktuar dikush prej Serbisë, e fillimisht 200 mijë euro e pastaj 400 mijë euro e kështu me radhë, për me na e dorëzuar të gjallë”, tha Hoti.

Hoti tha se aktualisht 1617 persona janë të zhdukur që nga lufta në Kosovë./ KultPlus.com

‘Pa Vend’ do të shfaqet si premierë portugeze në Festivalin e Filmit Indie Lisboe

Festivali i Filmit Indie Lisboa fillon sot, derisa filmi “Pa Vend” nga Samir Karahoda është i përzgjedhur në seksionin konkurrues të filmave të shkurtër, shkruan KultPlus.

Filmi do të jepet më 6 maj, kur edhe regjisori Samir Karahoda do të jetë prezent në “Auditorium Cuturgest-Small” nga ora 19:15.

“Ky shfaqje do të jetë edhe si premierë portugeze. Faleminderit Indie Lisboa për këtë përzgjedhje”, ka shkruar filmi “Pa Vend” në faqen e tyre zyrtare.

Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve. /KultPlus.com

Ambasadori amerikan nderohet me praninë e Osmanit dhe Kurtit në varrimin e Albright

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se është ndjerë i nderuar me prezencën e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, në funeralin e ish-sekretares Medeline Albright.

“I nderuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti me praninë e tyre në funeralin e djeshëm teksa ata bënë homazhe për Madeline Albright, duke i atribuuar a kontributet e saj të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Hoevenier.

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.

Kurti theksoi se për Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albright i përkasin të njëjtës fjali.

Kurse presidentja Osmani ka lavdëruar rolin e Albright për çlirimin e Kosovës, duke e quajtur atë mike të madhe të Kosovës. /KultPlus.com

Veliaj mirëpret skiatoren Kryeziu, ndihet krenar për arritjet e saj

KKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i uroi mirëseardhjen skiatores Kiana Kryeziu, e cila shkroi historinë në Lojërat Olimpike Dimërore, duke u bërë vajza e parë nga Kosova që kualifikohet në këto gara, shkruan KultPlus.

Veliaj u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses të Kryeziut, e cila pati rezultate të suksesshme.

“I lumtur që mikprita skiatoren Kiana Kryeziu, e cila përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, Pekin 2022, me rezultate mjaft të suksesshme. Krenar”, ka shkruar Veliaj.

Më tej, edhe Kryeziu ka falënderuar kryebashkiakun për mikpritjen.

“Faleminderit shumë për ftesën. Shpresoj se do të shihemi në aktivitetet e radhës”, shkroi ajo. /KultPlus.com

Margot Robbie shfaqet si “kukull” në filmin e ri

Jeta në plastikë sigurisht që duket fantastike për Margot Robbie, pasi Warner Bros ngacmoi fansat e “kukullës” me një fotografi të filmit të saj të ri.

Adhuruesit e kukullës klasike do të jenë të interesuar të shohin veshjet e Margot.

Në fotografinë e parë, Robbie vesh një xhaketë me vija blu dhe të bardhë, e plotësuar me një rrip kokë me pika dhe byzylyk me rruaza të trashë.

Fotografia u postua në Twitter nga Warner Bros Pictures me një mbishkrim të thjeshtë: “#BARBIE 21 korrik 2023 Vetëm në kinema” – duke zbuluar kështu datën e publikimit.

Ryan Gosling do të luajë si Ken në filmin live-action të drejtuar nga Greta Gerwig, e cila gjithashtu shkroi skenarin së bashku me Noah Baumbach.

Kasti përfshin gjithashtu aktorë si Will Ferrell dhe America Ferrera.

Zbulimi i Robbie në ekran erdhi kur ajo u luajt përballë Leonardo DiCaprio në komedinë e errët të Martin Scorsese “The Wolf of Wall Street”.

Ajo u nominua për një çmim Oscar për portretizimin e saj të patinatorit fatkeq olimpik Tonya Harding në “I, Tonya ” në 2017 dhe ka mishëruar gjithashtu rolnin e DC Comics, Harley Quinn./21Media / KultPlus.com

Rita Ora çmendet pas një konkurrenti: A është shumë shpejt të të them të dua?

Nofulla e Rita Orës u hap plotësisht kur ajo ktheu karrigen e saj për një konkurrent mashkull në episodin e së mërkurës në “The Voice Australia”, shkruan DailyMail.

Yllit 31-vjeçar të muzikës, i pëlqeu qartë ajo që pa, me kolegen Jessica Mauboy që pati një reagim të ngjashëm pasi hodhi sytë te konkurrenti i quajtur Richard Tanumi.

Ndërsa 36-vjeçari vazhdonte të këndonte, Rita u ngrit nga karrigia dhe filloi të kërcente.

“E nxehtë! Nxehtë, nxehtë, nxehtë”, ishin fjalët e trajneres tjetër, Jessica, pasi si ajo ashtu edhe Rita vazhduan të adhuronin veten me duart e tyre.

Pas mbarimit të performancës, Rita i tha konkurrentit: “I dua flokët e tu! Unë të dua. A është shumë shpejt të të them të dua? Shume shpejt?”.

“Shpresoj që ju djema të jeni shumë të lumtur së bashku!”, bërtiti Rita e zhgënjyer pasi konkurrenti nuk e zgjodhi atë si trajnere. /KultPlus.com

Këngëtarja e shquar me origjinë shqiptare, Anna Oxa feston 61-vjetorin

Anna Oxa e lindur (me emrin Iliriana Hoxha) me (28 prill 1961 në Bari), është këngëtare italiane me origjinë shqiptare, e bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. Këngët e saj janë “Ti lascerò”, “Storie” dhe “Senza pietà”, kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.

Karriera

Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 (ku u paraqit me një pamje interesante : “punk look”) me këngën “Un’emozione da poco”. Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “giovani” (çmim për të rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.

Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.

Pjesëmarrjet në San Remo

anaoo

Në San Remo mori pjesë deri tash 13 herë. Këngët e saj pjesëmarrëse :

  • 1978, Un’emozione da poco – vendi i parë në seksionin “giovani”, vendi e dytë në seksionin “big”
  • 1982, Io no
  • 1984, Non scendo
  • 1985, A lei
  • 1986, È tutto un attimo
  • 1988, Quando nasce un amore
  • 1989, Ti lascerò – vendi i parë (duet me Fausto Leali)
  • 1990, Donna con te
  • 1997, Storie – vendi i dytë
  • 1999, Senza pietà – vendi i parë
  • 2001, L’eterno movimento
  • 2003, Cambierò
  • 2006, Processo a me stessa./ KultPlus.com

Shefi i OKB’së: Lufta s’përfundon me takime, do të vazhdojë derisa Rusia të vendosë t’i japë fund

Lufta në Ukrainë do të vazhdojë derisa Rusia të vendosë t’i japë fund. Kështu ka deklaruar për CNN , Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.

“Lufta nuk do të përfundojë me takime. Lufta do të përfundojë kur Federata Ruse të vendosë t’i japë fund dhe kur të ketë, pas një armëpushimi, një mundësi për një marrëveshje politike serioze. Ne mund t’i bëjmë të gjitha takimet, por kjo nuk është ajo që do t’i japë fund luftës”.

Të martën, Guterres udhëtoi për në Moskë për një takim kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar propozimet për ndihmë humanitare dhe evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit, përkatësisht nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Si rezultat, Putin ra dakord “në parim” për të lejuar OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq që të ndihmonin në evakuimin e qytetarëve nga uzina Azovstal në Mariupol, bastioni i fundit i mbrojtjes ukrainase në qytet.

I pyetur se çfarë roli synonte të luante OKB-ja në hetimet e krimeve të luftës të kryera nga forcat ruse në qytetin Bucha në periferi të Kievit, Guterres përsëriti thirrjet e tij për një “hetim të pavarur”.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në vrasjet masive të civilëve në Ukrainë, ndërsa përsëriti pretendimet e pabaza se imazhet e trupave në rrugët e Bucha-s janë të rreme.

Dëshmitë e varrezave masive në qytetet Bucha dhe Borodianka kanë vazhduar të shfaqen që nga fillimi i prillit, pas tërheqjes së forcave ruse nga rajoni i Kievit./A2CNN / KultPlus.com

Një simpozium për 25 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shën Terezës

Më 3 maj Qendra “Nëna Terezë” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, Federata Pan Shqiptare “Vatra” dhe Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” organizojnë një simpozium me rastin e 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shën Terezës.

Takimi organizohet në ora 18:00 (ora lokale) në sallën “Nëna Terezë” të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës 151 West Ilarlsdale Avenue, ILurtsdale, NY.

Në simpozium do të të përshëndesë Don Pjeter Popaj ndërsa Don Lush Gjergji do të mbajë kumtesën “Shën Jeronimi Ilir dhe shqiptarët”. Folës të tjerë do të jenë: Ines Angeli Murzalu me “Shën Tereza dhe revolucioni i paqes”, Vehbi Bajrami, “Shqiptarët e Amerikës dhe Shën Tereza”, Tonin Mirakaj, “Takimi im i parë me Shën Terezën”, Elmi Berisha, “Energjia hyjnore e Shën Terezës dhe ndikimi i saj tek shqiptarët”, Marash Nucullaj “Ceremonia e varrimit të Shën Terezës dhe pjesëmarrja e shqiptarëve” dhe Anton Raja, “Kontributi i shqiptarëve të Amerikës për ndërtimin e Katedrales “Shën Tereza”.

Organizatorët ftojnë komunitetin të marrë pjesë. / KultPlus.com

Seria e rrallë e pullave të postës që SHBA emetoi për Shqipërinë më 1943

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Nëntor të vitit 1943 kanë nxjerrë një edicion të veçantë me pulla të dedikuar për Shqipërinë. Bëhet fjalë për një seri me rreth 15 mijë pulla në të cila jepen imazhe dhe mesazhe në ndryshme për vendin e shqiponjave. Në serinë e printuar nga “American Bank Note Company” që mban numrin # 918 është pjesë e Serisë së Vendeve të Mbyllura, e cila nderon secilin prej kombeve të pushtuara nga fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Në pulla paraqitet flamuri i Shqipërisë, i cili përmban një sfond të kuq me një shqiponjë të zezë dykrenare në qendër të saj. Ajo bazohet në vulën e Gjergj Skënderbeut, i cili udhëhoqi revoltën e shekullit të 15-të kundër Perandorisë Osmane, duke sjellë disa rajone të Shqipërisë një periudhë pavarësie.

Ndërsa në një pullë tjetër shkruhet “Përshendetje Shqipëri. Shqiponja e lirisë ngre shpatën e drejtësisë”

Në shpjegimin që shoqëron materialin për këtë seri pullash shkruhet: “Më 7 Prill 1939, Italia e Benito Mussolinit  pushtoi Shqipërinë, kjo e bëri Shqipërinë të ishte një nga vendet n e para që u pushtua nga fuqitë e Boshtit në Luftën e Dytë Botërore. Musolini e pa pushtimin e Shqipërisë si pjesë të ëndrrës së tij për të krijuar një Perandori Romake. Vitin pasues, Mussolini përdori bazën shqiptare për të sulmuar Greqinë, por u mund, duke çuar në pushtimin grek në Shqipërinë e Jugut. Në vitin 1942, u formua Fronti Nacionalçlirimtar Shqiptar, i përbërë nga grupe nacionaliste dhe komuniste. Shqiptarët luftuan me sukses me italianët, por në shtator 1943, parashutistët gjermanë filluan të pushtonin kryeqytetin shqiptar të Tiranës. Shqipëria u çlirua më 28 nëntor 1944, një nga kombet e fundit që largoi gjermanët nga vendi i tyre.

Këto Pulla sollën shpresë për të kapërcyer vendet e Luftës së Dytë Botërore

Pasi mori disa dizajne nga artistë që menduan se pullat aktuale postare në SHBA ishin jo tërheqëse, Presidenti Franklin Roosevelt filloi të merrte parasysh llojet e pullave që ai donte të lëshonte. Ai u përpoq t’i tregonte botës se Amerika ishte në këtë luftë për të arritur paqen në botë, jo dominimin ushtarak. Me këtë në mendje, Presidenti sugjeroi që SHBA të lëshonte një seri pullash që përshkruajnë flamujt e të gjitha kombeve të tejkaluara në Evropë.

Në kufirin përreth secilit flamur, Roosevelt sugjeroi të pikturonte Phoenix – një simbol antik i rilindjes. Ai besoi “Kjo mund t’u thotë atyre që vuajnë viktimat në Evropë se ne po luftojmë për rigjenerimin e tyre.” Ana tjetër e secilit flamur paraqiste një grua të gjunjëzuar “duke thyer prangat e shtypjes”.

Kur erdhi koha për të shtypur pullat, Byroja e Gdhendjes dhe Shtypjes nuk ishte në gjendje të shtypte ngjyrat e shumta të nevojshme për secilin flamur, kështu që Kompania Amerikane e Shënimeve mori një kontratë të veçantë për këtë seri.

Për më tepër, u zgjodh një prerje 5 – – kursi i huaj për postat e klasit të parë – në mënyrë që pullat të mund të përdoren në postën jashtë shtetit. Pullat u shtypën në sasi relativisht të vogla dhe ishin shumë të kërkuara sa më shpejt që të lëshoheshin, me rezervat në të gjithë vendin duke mbaruar pothuajse sa më shpejt që ato të lëshoheshin”. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri Madeleine Albright, i përkasin të njëjtës fjali

Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish presidenten, Atifete Jahjaga, i pranishëm në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së Shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare të Uashingtonit, ishte dhe kryeministri Albin Kurti, përcjell KultPlus.

Kurti ka shpërndarë disa fotografi nga kjo ceremoni në rrjetin social Facebook, ku krahas tyre shkroi se Albright ka lënë trashëgimi tejet të pasur për politikën, diplomacinë dhe historianët.

I dhamë lamtumirën e fundit një gruaje që ka kontribuar më shumë se gati çdokush tjetër për popullin tonë, në momentet e tij më të vështira.

Nga ambasadore e ShBA-ve në OKB te Sekretare Amerikane e Shtetit, nga administrata e Presidentit Jimmy Carter tek ajo e Presidentit Bill Clinton, nga përvoja në fëmijëri si refugjate e persekutimit nazist te vepra e saj e fundit mbase më i rëndësishmi libër anti-fashist në shekullin XXI, Zonja Sekretare Madeleine Albright ka lënë trashëgimi tejet të pasur për politikën, diplomacinë dhe historianët. Kurse për Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albright i përkasin të njëjtës fjali.

Në kuadër të ceremonisë, patëm rast të takoheshim me mysafirë të tjerë dhe miq të çmuar të Kosovës, duke përfshirë sekretarin aktual të Shtetit, z. Antony Blinken, ish presidentin e ShBA-së, z. Bill Clinton, ish zëvëndëspresidentin, z. Albert Gore, ish sekretarët e Shtetit znj. Hillary Rodham Clinton, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry, si dhe ish kongresistin z. Eliot Engel. Përveç Presidentit Joseph Biden, ish Presidentit Bill Clinton dhe ish Sekretares së Shtetit Hilary Clinton, fjalim prekës mbajtën edhe tri vajzat e saj: Alice, Anne dhe Katharine“, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga kjo ceremoni në rrjetin social Facebook, ku krahas tyre shkroi se Kosova është përgjithmonë falënderuese për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare.

Sot, në Washington D.C., i dhamë lamtumirën e fundit mikes së madhe të Kosovës, gardianes së lirisë e demokracisë dhe zërit të fuqishëm të popullit tonë, Madeleine Albright.

Sekretarja Albright e njohu dhimbjen e popullit tonë, e ne do ta vazhdojmë përpjekjen e saj, për ta avancuar dhe për ta mbrojtur demokracinë! Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright”, shkroi Osmani.

Po ashtu, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë takuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në Washington DC. / KultPlus.com

6 mijë e 300 persona e votuan Fahrije Hotin, shpallet “Evropiania e Vitit 2022”

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës Bujqësore ‘Krushë’ sapo është shpallur ”Evropiania e Vitit 2022”, shkruan KultPlus.

Pra, fituesi do të jetë po ajo figurë që do të marrë më së shumti pëlqime, dhe duke u bazuar në numrin e pëlqimeve, Fahrije Hoti del të jetë më e votuara.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pati bërë të ditur emrat që janë të nominuar si “Evropiani i Vitit 2022”, ku ndër to ishte dhe Fahrije Hoti. Ndërkaq sot ajo del të ketë fituar këtë emërtim.

Fahrije është shembulli më i mirë se si të shndërrohet një përvojë e dhimbshme në guxim dhe qëndrueshmëri. Pas luftës, e cila mori burrin e saj së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të mëdha për rritjen e fëmijëve pa të ardhura. Sot Fahrije krenohet me Kooperativa ‘Krusha’, një kompani që punëson 50 gra, e cila prodhon një shumëllojshmëri turshish dhe ajvaresh. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit të nominuar për Oscar, Zgjoi.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pati bërë thirrje që të votohet një individ apo instuticion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të fundit, andaj dhe Fahrije Hoti është votuar më së shumti për këtë emërtim. / KultPlus.com

Mirëmenaxhimi i Butrintit, Margariti: Investime dhe restaurime i aseteve të reja

Komisioni për Politikën e Jashtme nën drejtimin e zëvendëskryetarit, Blendi Klosi shqyrtoi sot projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e pranishme në komisionin parlamentar u shpreh se “kjo marrëveshje është nënshkruar në muajin nëntor të vitit 2021. Ka hapur kështu një udhë të re të menaxhimit të trashëgimisë tonë përmes ngritjes së këtij fondacioni të posaçëm dhe ka kaluar më pas në të gjitha rishikimet në institucione e Këshillit të Ministrave për të ardhur me të gjitha reflektimet e rekomandimet”.

Ajo tha se marrëveshja krijon një objekt menaxhimi hibrid, jo fitimprurës, ku shteti ka një rol tepër të rëndësishëm.

“Pronësia e territori dhe aset e Butrinti i mbeten Ministrisë së Kulturës si përfaqësuesi i shtetit. Mbi bazë e marrëveshjes, Butrinti do të menaxhohet nga një fondacion i posaçëm bashkëthemeluar midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Fondacioni është i krijuar sipas ligjeve shqiptare dhe sipas ligjit të trashëgimisë së kulturës. Ministria e Kulturës ka dy përfaqësues në bord dhe kryesohet nga vetë ministri. Nuk ka asnjë impakt shtesë në buxhetin e shteti në krijimin e këtij fondacioni. Ministria e Kulturës vendos në arkën e përbashkët fondin aktual të Butrinti rreth 2 milion dollarë dhe shtohet fondi prej 5 milion dollarësh në formë granti nga partneri, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Në vazhdimësi ky fondacion do të vazhdojë të kontribuojë jo vetëm në Butrint. Çdo e ardhur e Butrinti ngel në Butrint. Organizata është një organizatë jofitimprurëse, por gjithashtu në këtë marrëveshje për herë të parë vazhdojmë dhe vendosim theksin tek kontributi që ku fondacion do të hedhë në fondin e madh të kujdesit të trashëgimisë kulturore”, sqaroi Margariti.

Ministrja tha se qeveria shqiptare ka krijuar një tjetër instrument që është arka për kujdesin e Trashëgimisë Kulturore dhe në këtë marrëveshje midis palëve kemi vendosur që ky fondacion jo vetëm të vazhdojë të derdhë paratë në Butrint, por të vazhdojë të kontribuojë për simotrat e e tij në territorin shqiptar.

“Përfitimet e palës shtet në këtë marrëveshja janë jo vetëm investimet që do të kryhen nga donatori në formën e grantit, por gjithashtu në konservimin dhe restaurimin e aseteve të reja që do t’i mbetet Butrinti. Marrëveshja e administrimit siguron një menaxhim të integruar të pasurisë kulturore dhe natyrore të nënzonës së peizazhit të parkut të Butrintit dhe vjen në përputhje të plotë të linjave guidë të planit të menaxhimit të integruar. Marrëveshja ka një kontratë 10 vjeçare me të drejtë rinovimi dhe rinovimi nuk është automatik në përfundimin e kësaj marrëveshje, por 6 muaj para afatit duhet të nisë një proces rinegocimi”, tha ajo.

Ajo tha se për herë të parë në këtë marrëveshje sjellim jo vetëm administrimin e aseteve, por gjithashtu një protokoll bashkëpunimi midis fondacionin dhe Institutin e Arkeologjisë.

“Ky është një rast i mirë për të parë se si është mirëadministrimi i siteve të kulturës nëpërmjet donatorëve dhe krijon radhë të tjerë bashkëpunimi. Synimi ynë është që brenda dy viteve të krijojmë bashkëpunime të tjera”, tha ministrja.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa u shpreh se të gjitha të ardhurat e Butrintit shkonin në Ministrinë e Financave dhe Ministria e Financave i alokonte te Ministria e Kulturës.

“Ju tani po i çoni te fondi. Si mund t’i thoni shqiptareve sot se është sukses pasi i merrnim Butrinti 100% të të ardhurave është sukses se do t’i marrim 25 të të ardhurave”, tha Zhupa.

Në përgjigjet të Zhupës, ministrja Margariti u shpreh se “nëse deri më dje ruanim 90% të ardhurave të Butrinti, do të ruajmë 100% dhe do fillojmë të kontribuojmë dhe në arkën e madhe. Pra çdo gjë që vjen nga Butrinti ngel në Butrint dhe më shumë se fondet e mëparshme”.

Relatorja e kësaj marrëveshje, deputetja e PS-së Hatixhe Konomi u shpreh se kjo marrëveshje është në përputhje me nenin 100 të Kushtetutës.

Nga ana e tij, deputeti i PD-së Tritan Shehu tha se “këtu kemi të bëjmë me diçka kombëtare me imazhin e Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një element substancial të pasurisë kombëtare, të pozicionit tonë, të krenarisë kombëtare dhe shumë gjerave që lidhen me imazhin tonë në rajon, madje me shumë se rajoni. Prandaj mendoj se duhet të jemi serioz me veten tonë sepse qeveria nuk është serioze me ne sepse po të ishte serioze nuk do sillte një material të tillë në 12 orë para mbledhjes”, tha ai. /atsh/ KultPlus.com

​Tri arsye pse vizita në muze përmirëson disponimin tuaj

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar disa përfitime të vizitës në muzetë e artit. Nuk është e nevojshme të keni njohuri për artin ose historinë e artit për të pasur një vizitë të këndshme dhe kuptimplote në një muze.

“Unë i kam gjetur gjithmonë muzetë e artit një mjedis qetësues dhe tërheqës, kështu që kur fillova të bëja kërkime në psikologji, doja të kuptoja më mirë përvojat e njerëzve me artin dhe vizitat e muzeve të artit”, shpjegon Katherine Cotter, një psikologe në Universitetin e Pensilvanisë dhe bashkautore e kërkimit të ri.

Një studim i ri i botuar në ‘Journal of Positive Psychology’ shpjegon se si një vizitë në një muze arti mund të ndihmojë në uljen e stresit, luftimin e vetmisë dhe ta bëjë jetën më kuptimplotë.

Personalisht, jam ndjerë gjithmonë ‘e rinovuar’ pasi kam vizituar një muze arti dhe ndërsa pashë shfaqjen e programeve të ofruara nga muzetë dhe që synonin prosperitetin, mu duk e natyrshme të gërmoja më thellë dhe të eksploroja lidhjet midis muzeve dhe mirëqenies”, shpjegon Cotter.

Studimi i saj e përkufizon ‘lulëzimin’ si një term ombrellë që përbëhet nga dy komponentë.

Mirëqenia, nga njëra anë, i referohet implantimit të pikave të forta, kuptimeve dhe gjendjeve pozitive. Kjo përfshin kultivimin e marrëdhënieve pozitive me të tjerët në jetën tuaj, përjetimin e emocioneve pozitive ose ndjenjën e përfshirë në jetën dhe përvojat tuaja, ndërsa dhimbja, nga ana tjetër, i referohet pranisë së sëmundjes, çrregullimit dhe gjendjeve negative.

Sipas Cotter, për të shqyrtuar cilësinë e jetës së dikujt në një mënyrë shpirtërore, ne duhet të marrim parasysh të dy komponentët e prosperitetit, raporton Psychology Today.

Pas një rishikimi të gjerë të literaturës dhe një vlerësimi të plotë të programit të muzeut, Cotter dhe ekipi i saj identifikuan tri përfitime kryesore që mund të përfitojmë nga vizitat e shpeshta në muzeun e artit:

Është një përvojë e vlefshme – Vizita në muzetë e artit inkurajon emocione pozitive, inkurajon një ndjenjë përkushtimi që rezulton në një cilësi më të mirë të jetës.

Redukton nivelet e kortizolit – Një vizitë në një muze arti mund të na ndihmojë të reduktojmë stresin sepse redukton menjëherë prodhimin e kortizolit – një hormon i lidhur me stresin – në trupin tonë.

Luftoni izolimin – Si veprat e artit ashtu edhe vizitorët e muzeut mund të na bëjnë të ndihemi më të lidhur dhe më pak të izoluar. Madje mund të çojë në ndërtimin e një komuniteti njerëzish me të njëjtin mendim.

Ndërsa studiuesit janë ende në kërkim të shpjegimeve konkrete përse arti ka një efekt të tillë në shëndetin tonë mendor, Cotter zgjerohet në disa hipoteza, të renditura këtu:

1. Muzetë e artit na ndihmojnë të ndihemi ‘të zhytur’

Meqenëse një muze arti është një hapësirë që nuk vizitohet shpesh, është e natyrshme që ne të ndihemi të transportuar në një botë tjetër kur e vizitojmë atë.

“Mund të humbasim ndjenjën e kohës ose të jemi të preokupuar me diçka gjatë vizitës sonë. Në jetën e përditshme ndoshta nuk i përjetojmë shumë shpesh përvoja të tilla, ndaj në këtë kuptim muzeu duket të jetë një hapësirë unike. Nëpërmjet këtyre formave të zhytjes, ne mund të stimulojmë emocionet tona pozitive ose të ndihemi pak më të gjallë”, shpjegon Cotter.

2. Muzetë e artit na ndihmojnë të përfshihemi në mendimin reflektues

Vizita e një muzeu gjithashtu mund të stimulojë të menduarit dhe gjendjet soditëse që na lejojnë të mendojmë ndryshe për veten dhe jetën tonë, të krijojmë lidhje të reja dhe të ekspozojmë veten ndaj perspektivave më të reja.

“Për shkak se ne jemi në gjendje të shkëputemi pak nga bota e jashtme, mendjet tona mund të lëvizin në drejtime të reja dhe të na ndihmojnë të fitojmë perspektiva të reja”, shpjegon Cotter.

Si të përjetoni një muze arti?

Nëse jeni të frikësuar, ose nëse jeni dikush që heziton të vizitojë një muze arti, Cotter ka këshillat e mëposhtme:

Merrni pjesë në turneun me guidë.

Udhëtimet me guidë mund të ndihmojnë në dhënien e informacionit për një sërë veprash artistike, por ato gjithashtu ofrojnë disa këshilla ose ide se si të shikoni artin.

Cotter na kujton se nuk ka asnjë mënyrë të drejtë apo të gabuar për të parë artin. Thjesht shikoni veprën e artit dhe bëni vetes pyetjet e mëposhtme: A ju pëlqen vepra artistike? Pse? A ju kujton diçka apo ju ngjall disa emocione?

“Një pjesë e madhe e shijimit të artit është të jesh i hapur ndaj përvojës dhe të kuptosh se është në rregull nëse nuk e ‘kupton’ një vepër arti ose nuk e ke ‘të ngatërruar’”, tha Cotter, duke shtuar se asaj i ndodh gjatë gjithë kohës.

Të shkosh në një muze arti, vëren psikologia, nuk kërkon njohuri të artit apo historisë së artit për të pasur një vizitë të këndshme dhe kuptimplote. / KultPlus.com

Jahjaga: Karakteri luftarak i Albright dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

Jahjaga ka postuar disa fotografi nga kjo ceremoni, ku pjesë ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndër tjerash ish-presidentja ka shpërndarë një fotografi nga një takim që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin në këtë ceremoni.

“Karakteri i saj luftarak dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe, ndërsa shpirti i saj fisnik e human e bëri edhe njeri të madh.

Ndihem krenare që në Katedralen e Washingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me inciativën time për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright. E nderuam siç e meritonte”, shkroi Jahjaga.

Ajo tha se Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falënderues për rolin e saj.

Po ashtu, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë takuar Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Washington DC. / KultPlus.com