Qindra fansa u mblodhën në Melbrun për ta parë epizodin e fundit të ‘Neighbors’

Qindra fansa u mblodhën për të parë “Neighbors” në një ekran të madh në Melburn – qyteti ku zhvillohet dhe prodhohet shfaqja.

Ish-yjet e shfaqjes duke përfshirë Kylie Minogue, Jason Donovan, Guy Pearce dhe Margot Robbie u kthyen për t’i thënë lamtumirën Ramsay Street.

Për gati 37 vjet, telenovela ka pasur përplasje avioni, zjarre, mbytje dhe disa skena të përlotura vdekjeje pranë shtratit.

Në sheshin e Federatës të Melburnit, fansat e flaktë dolën për të parë pjesën e fundit të jetës në Ramsay Street, në periferi imagjinare të Melburnit të Erinsborough.

“Jam shumë e trishtuar. Jam absolutisht e shkatërruar. Këtë fund, ata e bënë në një mënyrë shumë të bukur, por unë në të vërtetë po qaja në fund, si të qja,” tha Gemma Clement.

Një tjetër shikues, Bec Turner, tha se e pëlqente finalen: “Një fund kaq i lumtur. Ka qenë një pjesë kaq e madhe e jetës sonë.”

“Duke u rritur në Britaninë e Madhe në vitet ’80, nuk e imagjinoja kurrë se do të jetonim në Melburn, e lëre më kaq afër Ramsay Street,” tha Turner, e cila është me origjinë nga York-u.

Përfundimi i shfaqjes pas pothuajse 9,000 episodeve vjen mes vlerësimeve në rënie. Në Australi, “Neighbors” ka luftuar për të tërhequr 100,000 shikues të përditshëm në një kanal ndihmës të Network Ten.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku në fund të viteve 1980, 20 milionë njerëz akordoheshin rregullisht – më shumë se një e treta e popullsisë – shifrat e shikimit tani janë afër një milion./21Media/ KultPlus.com

Unë, vetën time, më s’do ta mashtroj

Poezi nga Sergej Esenin

Unë, veten time, më s’ do ta mashtroj,
tash, zemra e mjegulluar s’ do t’ ja dijë.
Më thonë: je sharlatan! – rrugës nga shkoj!
Më thonë: je grindavec, si një fëmijë!

Por, kriminel nuk jam, cub a shpellar,
fatkeqë, nëpër biruca, nuk kam torturuar.
Plëngprishës po, rrugaç dhe pijetar,
që mbart buzën në gaz, për ta dhuruar.

Në Moskë, një argëtues, plot humor,
në Tverskoje kushdo mua më njeh,
dhe çdo qen rruge në sokakun qorr,
më ndjen nga çapi i lehtë dhe ëmbël leh.

Çdo kalë i mjerë që rend para pajtonit,
sa më shikon, gjithë qejf më përshëndet,
se unë nuk rroj pa kafshë, e pas zakonit,
për to thur vargje që shërojnë vërtet.

Nëse mbaj republikë, nuk është për femrat,
ndjenja idiote s’ mbart dhe jam i qartë,
ndihem komod ama, pa ja u dredhur zemrat,
kur ushqej pelën me tërshërë të artë.

Në racën njerëzore nuk kam miq, – punë geni,
një mbretërie tjetër i përkas, me të jetoj,
kravatën e mëndafshtë në një qafë qeni,
pasi e lidh, me të rri dhe festoj.

Kështu, tani e tutje nuk do vuaj
furtuna brenda shpirtit s’ ka më re.
Më quan: sharlatan! – shiko dhe shkruaj!
Më quan: grindavec! – ama, ç’ na the!

1922./ KultPlus.com

Korça mirëpret edicionin e pestë të ‘Mik Festival’

Festivali Ndërkombētar i Muzikës që bën bashkë në Korçë artistë nga një gjeografi e larmishme,startoi mbrëmjen e së premtes,me një koncert për piano dhe orkestër të një kompozitori ukrainas të viteve 60, menduar si mbështetje për popullin e Ukrainës.

Në vazhdim të traditës së “Mik Festival”, por edhe me ndërthurjen e muzikës klasike me zhanre të tjera të muzikës, organizatorët synojnë ta bëjnë më të veçantë këtë edicion duke i shtuar ngjyra dhe përfshirë çdo shije dhe moshë.

Teatri “Çajupi”, Pazari i Vjetër por edhe ishulli i Maligradit në Pustec do të jenë skenat ku do të mbahen gjatë fundjavës koncertet, të cilëve do t’iu bashkohen edhe emrat e njohur si balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtarja Ledina Çelo.

Ideatorja e “Mik Festival”, sopranoja Inva Mula u vlerësua në çelje të eventit nga Këshilli Bashkiak i Korçës me titullin “Qytetare Nderi”.

Festivali Ndërkombëtar do të mbyllet me një koncert qe do të mbahet në shtëpinë muze të shkrimtarit Sterjo Spasse në Pustec./Klan News/ KultPlus.com

Rama: Nata e tretë e Zâ Fest, plot tinguj në Kalanë e Rozafës

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër u zhvillua mbrëmë nata e tretë e festivalit Zâ Fest.

Kryeministri Edi Rama ndau dje pamje nga dy netët e para të këtij festivali ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë dhe artdashës.

“Sot nata e tretë plot tinguj në Kalanë magjepsëse të Rozafës, një festival i nisur nga hiçi pak vite më parë e i organizuar bukur, falë një djali energjik e plot ide, Vlashent Sata dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, po edhe falë këmbënguljes së deputetes Edona Bilali, shembull për t’u ndjekur nga të gjithë për angazhimin e pandërprerë në komunitet”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kalaja e Rozafës mirëpriti mbrëmjen e djeshme natën e dytë të edicionit të 6-të të festivalit Zâ Fest.

Artistët Elina Duni, Vlashent Sata, Amor Del Rey, Lylnit performuan këngët më të njohura të repertorit të tyre për artdashësit shkodranë dhe jo vetëm.

Nata e parë e festivalit u zhvillua në Shirokë ku performuan artistët Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj dhe Linda Linda Rukaj.

Festivali Zâ Fest i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë.

Zâ Fest me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës, më herët është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh. Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës./ ata/ KultPlus.com

“Njeriu i cili nuk ngrihet për asgjë do të dështojë për çdo gjë”

Thënie nga Malcolm X

  1. Bëhu paqësorë, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin; por nëse ndokush vë dorë mbi ty, e dërgo tek varrezat.
  2. Nuk ka gjë më të mirë se mjerimi. Çdo humbje, çdo thyerje zemre, çdo humbje, përmban farën e vetë, mësimin e vetë në atë si të përmirësoni përmbushjen herën tjetër.
  3. Njeriu i cili nuk ngrihet për asgjë do të dështojë për çdo gjë.
  4. Jam për të vërtetën, pavarësisht kush e thotë atë. Jam për drejtësi, pavarësisht kush është për ose kundër.
  5. Askush nuk mund të u japë lirinë. Askush nuk mund të u japë barazinë ose drejtësinë ose çfarëdo qoftë. Nëse je burrë, e merr atë.
  6. Nëse nuk ke asnjë kritik nuk do të kesh asnjë sukses.
  7. Unë as nuk e quaj dhunë kur është në vetëmbrojtje; E quaj inteligjencë.
  8. Besoj në njerëzit dhe se të gjithë njerëzit duhet të respektohen si të tillë, pavarësisht ngjyrës.
  9. E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot.
  10. Nuk je gati për të vdekur për të, largoje fjalën “liri” nga fjalori yt.
  11. Më tregoni një kapitalist, do ju tregoj një thithës
  12. Jo-dhuna është në rregull përderisa funksionon.
  13. Nuk mund ta ligjësosh vullnetin e mirë – ai vije përmes edukimit.
  14. Amerika është vendi i parë… që në të vërtetë mund të ketë revolucion pa gjak.
  15. Historia dëshmon që njeriu i bardhë është dreq.
  16. Kam bërë shumë gjëra si musliman për të cilat më vije keq tani.
  17. E gjitha që kisha kundër hebrenjve ishte se aq shumë hebrenj në të vërtetë ishin hipokritë në deklaratat e tyre të të qenit miq të njerëzve të zi amerikanë.
  18. Amerika a bardhë është në pakicë.
  19. Nëse fletëvotimet nuk funksionojnë, plumbat do të funksionojnë.
  20. Historia nuk është urrejtje.
  21. Edukimi është pasaporta ynë për të ardhmen, për atë e nesërmja u takon njerëzve të cilët përgatiten për atë sot.
  22. Nganjëherë duhesh kapur pushkën për të lëshuar pushkën.
  23. Njerëzit nuk e kuptojnë si e tërë jeta e njeriut mund të ndryshohet nga vetëm një libër.
  24. Nuk mund të e ndash paqen prej lirisë meqë askush nuk mund të jetojë në paqe përveç nëse e ka lirinë.
  25. Islami i vërtetë më mësoi se nevojiten të gjithë përbërësit ose karakteristikat religjioze, politike, ekonomike, psikologjike e racore për të bërë Familjen Njerëzore dhe Shoqërinë Njerëzore të plotë.
  26. Fuqia asnjëherë nuk merr një hap prapa përveç përballë fuqisë.
  27. E vërteta është një anë e të shtypurve
  28. Të ngecurit nuk është dështim.
  29. Nuk ka asgjë në librin tonë, Kur’anin, që na mëson të vuajmë në paqë. Religjioni ynë na mëson të jemi inteligjentë. – “Porosi për Grass Roots,” fjalim, Nëntor 1963, Detroit (publikuar tek Fjalimet e Malcolm X, ch. 1, 1965). /KultPlus.com

Kosova

Poezi e shkruar nga Bekim Lumi.

Kur atdheut i rrxohen kështjellat
I shemben pirgjet urat kullat
I zihet fryma
I mpikset gjaku
Themelet kur i luejnë vendit
Rozafë ajo bahet
Sall gjinin e djathtë e len përjashta
Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza
Pijnë tambël
Forcadë marrin
Për lufta t’rrebta
Tevona
Si rr’fe prej qielle
Veç nji za ndihet
“Oj Kosovë, mos thuej mbarova,
Se djemtë tu ende janë gjallë…”./ KultPlus.com

Miqtë i thanë se nuk do të performojë asnjëherë në “Tomorrowland”, DJ Regard me këmbëngulje realizon ëndrrën e tij

Një nga DJ më të njohur edhe në nivel ndërkombëtar, DJ Regard, i cili është nga Kosova, ka shënuar së fundmi një nga arritjet më të mëdha në jetën e tij, shkruan KultPlus.

Dardan Aliu, i njohur me emrin e skenës “DJ Regard”, së fundmi ka arritur që të ketë paraqitje edhe në festivalin “Tomorrowland”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Regard njofton se kjo është një ëndërr e fëmijërisë, që e ka realizuar tani.

Postimi i plotë:

“Wowww!!! @tomorrowland faleminderit!!! Sot shënohet një moment shumë i veçantë për mua në planin personal dhe profesional. Arsyeja ishte se 10 vjet më parë isha në një internet kafe duke parë Tomorrowland online, isha me disa miq dhe u thashë që “një ditë do të performoj atje”. Ata thanë se nuk do të ndodhë. Të performoj në Tomorrowland ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Dhe sot ëndrra ime u bë realitet. Mesazhi është të ndiqni ëndrrat tuaja njerëz, sepse me këmbëngulje dhe përkushtim në punë ato mund të realizohen. Faleminderit të gjithë stafit që organizoi një festival kaq të mrekullueshëm dhe sigurisht ekipit tim të gjithë fansave që erdhën! Dashuri ❤️”, shkruhet në postimin e tij.

Regard do të jetë edhe pjesë e dy festivaleve të tjera në Kosovë muajin e ardhshëm. /KultPlus.com

Festivali ‘FOLK FEST’ vazhdon të shkruajë histori

Folk Fest këtë vit u organizua nga shumë vende të ndryshme si Meksika, Kili, Azerbajxhani, Bullgaria, Rumania, Letonia, Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova.

“Çdo vit, arritjet e dukshme të organizimit tonë të madh po lënë gjurmë në historinë dhe traditën e organizimit të festivaleve ndërkombëtare dhe kjo na motivon të mos ndalemi dhe të vazhdojmë synimet tona. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që të gjitha këto vende pjesëmarrëse janë të lumtura t’ju mirëpresin.

I jemi mirënjohës të gjithë atyre artdashësve që na ishin pranë dhe bekuan ngjarjen tonë”, thuhet në postimin e këtij Festivali.

Festivali Folklorik është një festival që premton shumë për avancimin dhe forcimin e kulturës së turizmit në vendin tonë, ndaj shpresojmë që synimet tona të këtij lloji të realizohen dhe të shënojmë me ne një histori që do të jetë shembull për brezat. /KultPlus.com

“RLIOF 2” organizon konferencën e dytë për media, diskutohet për natën Gala

Rame Lahaj International Opera Festival ka kënaqësinë t`ju ftojë në konferencën e dytë për media, në të cilën do të diskutohet rreth natës Gala të festivalit. 

Konferenca do të mbahet nesër, me 31 korrik, (e diele), prej orës 12:30, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare të Kosovës.

Të pranishëm në konferencë do të jenë:

Rame Lahaj – Tenor
Përparim Rama – Kryetar i Prishtinës
Valerio Galli – Dirigjent
Pretty Yende – Soprano
Franco Vassallo – Bariton
Jean Bernard Thomas – Tenor
Erza Muqolli – Këngëtare
Anna Bondarenko – Soprano
Ulpiana Aliaj – Koordinatore artistike e festivalit. /KultPlus.com

Poezia e mbushur me emocion “Of Nanë” nga Bekim Lumi

Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

Of Nanë

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti botohet në Kamerun

Doli nga shtypi përmbledhja me poezi e autores shqiptare “Les souvenirs en vers” nën logon e shtëpisë botuese “Glory Editions” në Yaoundé në Kamerun. Në të gjenden poezi që i kushtohen bukurive si dhe mallit për atdheun, ndjesive të emigrantit, jetës së vrullshme dhe frenetike të së përditshmes që nuk të lë kohë të përqëndrohesh e të dëgjosh zërin e shpirtit.

Në këtë rendje, autorja përpiqet të gjejë të bukurën në natyrë, por mbi të gjitha njërëzoren, ndjenjat e vërteta dhe jo të shtirura në një teatër njerëzor. Ashtu siç shprehet ajo në një nga poezitë me titull “Rreziku” bota e sotme kërcënohet nga një rrezik i madh që nuk është bomba atomike, por vetmia dhe mungesa e dashurisë.

Vargjet përcjellin dëshirën, mallin për të folur gjuhën shqipe, ëmbëlsinë që të lënë në buzë fjalët e saj pikërisht në një vend të huaj. Autorja përcjell me natyrshmëri ndjenjat njerëzore të përjetuara në vetën e parë. Përkthimi i poezive nga anglishtja në frengjisht është bërë nga përkthyesi dhe poeti Gaya Esau. Dy kopje të librit do të jenë pjesë e Bibliotekës Kombëtare “Peuples Noirs” në Kamerun.

Së fundi, Irma Kurti botoi gjithashtu dy libra nën logon e shtëpisë botuese “Ukiyoto Publishing” në Kanada: “Love, you don’t know” (I dashur, ti nuk e di) dhe “A leaf falls” (Bie një gjethe), libër i përkthyer në anglisht me poezi dhe aforizma të poetes së madhe italiane Grazia Deledda. /Diasporashqiptare.al /KultPlus.com

Katër vite nga vdekja e një prej regjisorëve më të mirë në teatrin kosovar, Bekim Lumi

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot katër vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Por, këtë ëndërr nuk pati fatin ta shoh bashkë me publikun në premierën e saj, pasi që gjendja ju përkeqësua dhe shëndeti i tij i lig ja pamundësoi një gjë të tillë, por ai po frymonte lirshëm që kishte arritur që atë shfaqje ta sjellë para publikut.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qenë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.

Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

U nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër zhvillohet sonte nata e tretë e festivalit Zâ Fest

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga dy netët e para të këtij festivali ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë dhe artdashës.

“Sot nata e tretë plot tinguj në Kalanë magjepsëse të Rozafës, një festival i nisur nga hiçi pak vite më parë e i organizuar bukur, falë një djali energjik e plot ide, Vlashent Sata dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, po edhe falë këmbënguljes së deputetes Edona Bilali, shembull për t’u ndjekur nga të gjithë për angazhimin e pandërprerë në komunitet”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kalaja e Rozafës mirëpriti mbrëmjen e djeshme natën e dytë të edicionit të 6-të të festivalit Zâ Fest.

Artistët Elina Duni, Vlashent Sata, Amor Del Rey, Lylnit performuan këngët më të njohura të repertorit të tyre për artdashësit shkodranë dhe jo vetëm.

Nata e parë e festivalit u zhvillua në Shirokë ku performuan artistët Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj dhe Linda Linda Rukaj.

Festivali Zâ Fest i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë.

Zâ Fest me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës, më herët është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh. Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës. /KultPlus.com

Tungjatjeta, vetmia ime

Poezi nga Fatos Arapi

Cela deren, hyra ne “Bar Tirana”. 
Te kendi i qelqte, – vetmia 
Me pa dhe levizi… 
Tungjatjeta, ora ime e e mire! 
Tungjatjeta, pritja ime besnike! 
Ia vlen nje kafe te dy. 
Sot po… 
Duke ardhur ketu shkelja 
Mbi rrenoja trishtimesh. 
Me trishtonin edhe lulet e keputura… 
Perse i keputin? – pieta 
Shkojne drejt dashurive, 
Me foli nje shpirt aty prane. 
Keshtu e kane dashurite, tha ai, 
Behen me te bukura 
Me trendafile nder duar. 
Per te mos shkelur mbi te tjere, 
Rronojave te shpirterave, 
Une eca brenda vetes sime. 
Atje, nje shprese e vogel, e hidheruar, e fyer 
Rrezoi sy e qepalle ne dhe: 
As ti nuk ma dhe doren te ngrihem 
Kaq shume kisha shpresuar… 
Shpresa? Vete shpresa shpresonte nga une?! 
Tani nuk kam me fuqi 
As te trishtohem… 
Mbreme recensori i madh, inkuizitori i perjetshem, 
Ne gjume recensionoi endrren time te bukur 
Prej kashtes se kumtrit kisha prere dy kordele, 
Te lidhja tulipanin e keputur 
Ne doren e dashurise. 
Hesht – peshperiti ftohte vetmia, 
Ti flet shume… 
I sheh ata sy idhnake, tinzare qe na pergjojne? 
Jam mesuar me ta… 
Dhe e di se ne vend te tulipaneve, 
Ata do te mbjellin klloune… 
Jetoj jashte ketij minuti 
Dhe prej andej i shoh zuzaret 
Se si masakrojne endrrat ne gjume… 
Prej lende vetmie jam une… 
E ti prej trishtimit tim behesh, 
Vetmia ime. 
Pegaseve te mi nuk u lind çdo dite 
Nga nje flater nen sqetull… 
Por une e di: 
Ka vetem nje varr per tiranet – liria! /KultPlus.com

Shkodra lëshon zanin me ‘Za fest’, Vlashent Sata: E bukura do të jetojë gjithmonë

Kalaja e Shkodres u pushtua nga ritmet e muzikës dhe ngjyrat.

Për të 6-in vit radhazi në qytetin e Shkodres mbërriti “Za Fest”, festivali që bën bashkë emra të njohur të muzikës shqiptare të huaj.

Krijimi artistik i kantautorit Vlashent Sata ja ka dalë të sjellë surpriza dhe risi vit pas viti, duke e kthyer Shkodrën në qender të vëmendjes së shqiptarëve e të huajve që e duan të bukurën dhe adrenalinën.

Vetë Sata dhe artistja Elina Duni që përfaqëson muzikën shqiptare edhe përtej kufijve i dhanë sëbashku me artistët e huaj, orë të paharruara publikut të pranishëm në natën e dytë të festivalit.

Vlashent Sata:”I jam falenderues qytetit. Publikut që më ka dhuruar emicione. Në Shkodër kam zemrën.  Është muzika e mirë dhe ajo tjetra. Njeriu ka gjithmonë nevojë për të mirën sepse na jep jetë. Prandaj njerëzit janë këtu. Ata janë me sytë plot me drita. Na japin dhe ne dritë E bukura do të jetojë gjithmonë. Za si Zani, Za si Zanat.. Është kthimi në shtëpi. Zemrën e lë në Shkodër. Za fest është për Shkodrën”

Elina Duni: Më vjen mirë që cdo vit bëhet edhe më I magjishëm. Kisha 12 vite pa ardhur në Shkodër.

Publiku e shijoi pa masë dhe kërceu nën ritmet e muzikës që sollën këto artistë, ndërsa shprehen se Shkodra e meriton ta ketë një event të të tilla përmasave.

Edhe për ministren e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali, “Za fest” ka arritur t’i japë zërin që duhet qytetit të saj.

ZA Fest, vjen me mbështetjen e një sërë ambasadash të huaja në Tiranë, të Bashkisë Shkodër dhe disa ministrive të linjës.

Në natën e tretë përveç artistëve nga Italia e Spanja, do të jetë dhe i mirënjohuri Jericho nga Kosova. Ky festival vjen me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës./ KultPlus.com

Fantashkenca feminisite si ripërcaktimi i “fuqisë” së grave

Uranik Emini

<<Fantashkecna>> si definicion paraqet një formë të trillimeve që merret kryesisht me ndikimin e shkencës aktuale ose të imagjinuar mbi shoqërinë ose individët. Njerëzit e mbledhur në katin e nëntë të Hotelit Grand në Prishtinë, “udhëtuan” në kohë në vitin 1913, atëherë kur më 10 korrik në Luginën e Vdekjes u regjistrua edhe temperatura më e lart e ajrit në planet. Ky kat, mirëpriti një numër të konsiderueshëm njerëzish, të cilët u mblodhën për të parë nga afër performancën e Mette Sterre përmes veprës së saj “Seapussy Power Galore – Abcession (If you don’t know, you don’t grow), shkruan KultPlus.

Edhe pse në Grand Hotel ishin të ekspozuara një numër i madh ekspozitash e veprash të ndryshme, ambienti i shfaqjes “Sea Pussy Power Galore”, dallonte shumë nga të tjerat. Njësoj sikurse që dallonte edhe artistja Mette Sterre, ndryshimi i saj metamorfoizik ishte afër të ndodhte.

Sikurse një drejtëz pingule, thjeshtësia dhe fantastiko-shkencorja po prekeshin në një vijë. As një zë nuk dëgjohej nga artistja e veshur me një fustan të kaltër, e cila filloi që me të hyrë në sallë të ulte publikun në tokë dhe kësisoj të fillonte edhe performancën e saj. Interaktiviteti, si pjesë thelbësore e shfaqjeve, u paraqit edhe këtu, atëherë kur artistja mori një person nga publiku dhe e dërgoi atë në derën e daljes emergjente, e se çfarë ndodhi aty, nuk u bë e ditur.

Menjëherë pas daljes së tij, asistenti i artistes, i paraqitur si mjek, ka dalë nga dhoma dhe ka nisur të lyejë me vaj artisten, e cili ishte vendosur në dyshek.

E gjithë arsyeja pse njerëzit ishin mbledhur po fillonte të dilte në pah, atëherë kur Merre u fut në botën e një sirene, në diçka që nuk është as kostum e as veshje, por kuptimi thelbësor i asaj qënie ka të bëjë me mënyrën se si gratë dhe njerëzit në përgjithësi e shohin veten. Ka disa thumba, disa maja, disa gjëra të tjera të cilat shpesh herë mund të duken edhe të gërrditshme, por janë pikërisht gjëra që na përfaqësojnë.

Krijuesi i Star Trek, film në të cilën artistja tregon se është inspiruar, tregon se e ardhmja që Gene Roddenberry përfaqëson supozohet të jetë utopike. Pra, një faqe bindëse për të vlerësuar ankthet tona për trupat postnjerëzor dhe rolin e gjinisë në një të ardhme të idealizuar. Vizioni i Star Trek për një të ardhme utopike përfshin të drejta të barabarta për të gjithë, përkufizimin e feminizmit. Ndonëse nuk ishte gjithmonë plotësisht i suksesshëm, shfaqja shpërtheu duke i shtyrë vazhdimisht stereotipet e dëmshme dhe duke krijuar gra të fuqishme.

Paraqitja e parë në Kosovë

“Vepra ka të bëjë me gjërat që ia përshtatim ne vetes, përfshirë punën tonë ritmike, trurin tonë dhe përmes tyre edhe e formësojmë veten”, thotë ajo mes tjerash.

Tutje, vazhdon duke treguar se përpos gjërave tjera edhe rrjetet sociale mund të jenë problematike për njerëzit.

“Mund të jenë rrjetet sociale, por edhe gjërat që ne vet i krijojmë, i mendojmë shumë. Për gjërat që ne ndikohemi nga to dhe këtu e shoh një perspektive feministe”, përmend Sterre.

Vepra e “animuar

“Kam krijuar një masë trupore, s’është kostum, as veshje, por mundëson të qenët nga një botë tjetër”, shprehet ajo për veprën e cila është shumë karakteristike dhe komplekse në pamje. Në të ka shumë utopi dhe distopi. Ka elemente të fantashkencës në të, por më së miri kuvendon ideja e spekulimit të shndërrimit në një qenie tjetër. Është edhe e bukur edhe neveritëse në të njëjtën kohë. E dua atë. Ne mund të mbesim shtatëzëna dhe trupi ynë është i lidhur me hënën dhe detin. Ka shumë gjëra që ndryshojnë brenda nesh”, thotë ajo.

Shfaqje që shikohet vetëm një herë

Marie Rose Frigiere, si pjesë e publikut, thotë se kjo shfaqje mund të shikohet vetëm një herë në jetë.

“Ajo edhe ka aktruar në këtë performancë. Andaj duhet të shihet edhe puna e saj (vepra) por edhe aktrimi për të kuptuar mesazhin”, shprehet turistja nga Franca.

Ajo ndan përvojat e veta me skenat humoristike të viteve 60-ta, të cilat i ka në kujtesë akoma dhe gjithashtu edhe pjesë të “science fiction”, si pjesë e pandashme e jetës së saj.

Aventura e parë në Kosovë, por e dyta në “Manifesta”

Frigiere rrëfen se kjo është hera e saj e dytë rresht që viziton “Manifestën”, derisa tregon edhe dallimet e vështirësitë mes edicionit në Marsej të Francës dhe këtij në Kosovë.

“Këtu është ‘wouw”, thotë ajo për edicionin e 14-të të “Manifestas” në Kosovë. Pranon se ka dallime në organizim prej edicionit paraprak në Marsej. “Kemi pasur shumë probleme nga periudha pandemike. S’ka qenë e lehtë për ta. Është mundësi e mire që përmes ekspozitave të mësohen storjet jo veç për Kosovën por edhe për Ballkanin”. 

“E (pa)njohur në një vend të dashur”

Edhe pse ndjehet si e huaj në Kosovë, ajo kujton që në momentin e parë kur ka arritur këtu, një person e ka përshendetur, mes tjerëve, dhe për këtë gjë është ndjerë shumë e lumtur.

“E dua Kosovën, jam duke kaluar kohë shumë të mire, eksperiencë bujare. Njerëzit janë shumë të mire, të gjithë duan të të flasin dhe të kënaqen me ty”, përfundon ajo. 

Zhanri i fantashkencës ka shërbyer prej kohësh si shembull i orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore alternative, duke e bërë atë mjetin e përsosur për të shprehur shqetësimet rreth kulturave dhe praktikave të njëanshme gjinore. / KultPlus.com

Seriali “Besa” me shtatë nominime në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Në botë kurdo që përmendet besa, dihet se fjala është për shqiptarët. Popull, ky i cili shquhet për këtë virtyt i cili është mbajtur në piedestal për shekuj me radhë.

Seriali “Besa” së fundmi është nominuar gjithsej shtatë herë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, përcjell KultPlus.

Seriali “Besa”, i cili ka të bëjë me Uros Peric një biznesmen i vogël nga Beogradi. Ai vret një vajzë të një bosi mafioz shqiptar në një aksident automobilistik. Për të shpëtuar familjen e tij, ai detyrohet të kryejë krime për mafian. serial, me fjalët e vet aktorëve i ka thyer barrierat ndërkulturore në Ballkan të cilat ndër vite thuajse arritën të prekin qiellin.

Në këtë serial marrin pjesë aktorë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Shqipëria, etj. Njëri ndër ta është edhe aktori i njohur Arben Bajraktaraj i cili është nominuar në një nga kategoritë më të rëndësishme në Festivalin e Filmit në Sarajevë, “Aktori më i mirë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, teksa ai ka cilësuar ekipin e serialit “Besa”, fantastik.

“7 nominime për Besën në SFF 2022!
Midis tyre, ‘Aktori më i mirë’ – thanks produksionit & cast&crew fantastik!!!
Dashuri”, ka shkruar Bajraktaraj në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Shënohet viktima e parë nga lija e majmunit në Evropë

Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e parë në Spanjë nga lija e majmunëve. Kjo është vdekja e parë e regjistruar në Evropë e një pacienti të infektuar me këtë sëmundje. Vdekja u regjistrua në Komunitetin Valencias dhe u shkaktua nga një encefalit i lidhur me infeksionin. Lajmi raportohet nga “El Mundo”.

Spanja është një nga vendet me numrin më të madh të infeksioneve të lisë së majmunëve në botë. Deri më tani janë njoftuar 4298 raste të konfirmuara.

Nga 3,750 personat e infektuar për të cilët disponohet informacioni. Në faqen e internetit të gazetës spanjolle, e cila citon të dhëna nga Rrjeti Kombëtar i Mbikëqyrjes Epidemiologjike 120 persona u shtruan në spital (3.2%) dhe njëri prej tyre humbi jetën, duke u bërë viktima e parë në vend dhe në Evropë nga kjo sëmundjeje, për të cilën OBSH ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore./A2CNN/ KultPlus.com

Komuna e Prishtinë në bashkëpunim me KFOR-in me aksion në ndihmë të qytetarëve të Ukrainës

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës, përcjell KultPlus.

Kjo iniciativë do të fillojë nga dita e hënë ku të gjithë qytetarët e Prishtinës, vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet e listuara, të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës:

💙🤍 Prishtina për Ukrainën. 💙💛

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës.

Të gjithë qytetarët e Prishtinës, vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet e listuara, të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit, çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022.

Me dashni, nga Prishtina. / KultPlus.com

Ramë Lahaj: Koncertit ‘Rame Lahaj and friends’ do t’i bashkangjitet sopranoja Pretty Yende

Tenori Ramë Lahaj ka njoftuar se në koncertin përmbyllës së festivalit ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ do të jetë e ftuar edhe sopranoja e njohur, Pretty Yende, përcjell KultPlus.

Postimi i plotë:

Miq,

Po e ndaj një lajm shumë të gëzueshëm me juve: një mike imja e vjetër, një artiste e rrallë e shumë unike, sopranoja Pretty Yende, do t’i bashkangjitet RLIOF në natën Gala ‘Rame Lahaj and friends’, me 31 korrik, në ora 20:30 në Sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

Yende është një soprano e jashtëzakonshme, e cila me shpejtësi arriti majat e karrierës së saj operistike duke u shndërruar kështu në një prej yjeve më të njohura në botën operistike.

Ajo do të jetë për herë të parë në Prishtinë. Na nderon tej mase përgjigjja e saj pozitive ndaj festivalit, anipse në momentin e fundit.

Në anën tjetër, me shumë keqardhje ju njoftojmë se sopranoja Angela Gheorghiu nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka të pamundun me udhëtu për në Kosovë, ku edhe po e planifikonte debutimin e saj në festivalin tonë.

Ky është mesazhi i Angelas për miqtë e festivalit RLIOF : ‘Dua t`i uroj të gjithë ata që kanë punuar për ta organizuar këtë koncert. Për arsye shëndetësore nuk do ta kem të mundur udhëtimin në Kosovë kësaj radhe, por shpresoj të jem në mesin tuaj dhe afër mikut dhe kolegut tim Rame Lahaj, edicionin e ardhshëm’. RLIOF Angelës i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Ndërsa unë pres me padurim ta ndaj skenën me sopranon Pretty Yende dhe me artistët tjerë, miq të mi e të festivalit prej vitesh si: Valerio Galli, Franco Vassallo, Jean Bernard Thomas, Erza Muqolli, Anna Bondarenko, të gjithë të shoqëruar nga e mrekullueshmja Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe Kori i Fëmijëve ‘Okarina.

Shihemi nesër miq

Rame Lahaj dhe ekipi i RLIOF./ KultPlus.com

Mbrëmja Gala  ‘Rame Lahaj & friends’, nesër mbahet konferencë për media

Rame Lahaj International Opera Festival ka njoftuar se nesër do të mbahet një konferencë për media në të  cilën do të diskutohet rreth natës Gala të festivalit.

Konferenca do të mbahet nesër, më 31 korrik, prej orës 12:30, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare të Kosovës.

Të pranishëm në konferencë do të jenë, Rame Lahaj – Tenor, Përparim Rama – Kryetar i Prishtinës, Valerio Galli – Dirigjent, Pretty Yende – Soprano, Franco Vassallo – Bariton, Jean Bernard Thomas – Tenor, Erza Muqolli – Këngëtare, Anna Bondarenko – Soprano, Ulpiana Aliaj – Koordinatore artistike e festivalit./ KultPlus.com