Historia prekëse e këngës “Për mu paska ken’ kismet” të Palok Kurtit

“Për mu paska ken’ kismet”, kjo këngë e vjetër shkodrane është shkruar në vitin 1880 nga i madhi Paloke Kurti, kompozitor, instrumentist i shumë veglave dhe drejtues i bandës së parë muzikore shqiptare.

Të gjithë e dinë këtë këngë, e të shumtë janë artistët të cilët e kanë kënduar ndër vite, por të paktë janë ata të cilët e dinë historinë prekëse të kësaj këngë.

Më poshtë po ju sjellim një shkrim i cili e tregon këtë histori interesante, e të cilën e kanë rrëfyer Vlashaj Band:

“Fillimi i 80- të shekullit të kaluar…. Palok Kurti , ndonëse mjaft i ri , ishte tashmë një nga muzikantët më të njohur të kohës . E merrnin edhe si mësues të pianos në shtëpi të ndryshme pasanikësh. Në një shtëpi të bukur dy kateshe , me mure të larta e me një lulishte të rrallë në të gjithë qytetin, jetonte një familje e pasur që kishte dhe një vajzë shumë të bukur. Paloka hynte e dilte në këtë shtëpi si mësues i pianos. Sa më shumë kalonin ditët dhe vajza përparonte në instrument , aq më i afërt bëhej ai për sytë dhe zemrën e saj. Edhe ajo për shpirtin e ndjeshëm të Palokës, me ndjenjën e padurimit për tu takuar prisnin me kënaqësi orët e mësimit. Diçka kishte lindur thellë në të gjithë qenien e tyre, sa e sa herë Paloka ishte bërë gadi t’ia shfaqte ndjenjat e veta. Por druhej , a do ta pranonte vallë familja e saj këtë mësues të thjeshtë. Megjithëse sytë e vajzës flisnin shumë dhe dukeshin mjaft të sinqertë në fisnikërinë e vështrimit të tyre, ai përsëri kishte frikë. Nuk donte ta prishte atë gjendje në dukje të qetë, por dëshironte t’i ruante ato ndjenja të pashprehura, nga frika se mos e humbiste vajzën e tij të dashur. Por kjo gjendje e turbullt dhe e papërcaktuar mbaroi një ditë.

Ndjenjat e pastra e të pashfaqura te të dy të rinjve nuk mbeten gjithnjë të fshehura. Nuk do të zhvilloni më mësim , i tha shërbyesja një ditë, kur ajo doli dhe hapi derën e madhe të shtëpisë, Paloka u shtang , nuk e priste kështu ndarjen me këtë shtëpi. Sa e sa herë kishte ëndërruar që kur të vinte ajo ditë dhe vajza t’i thoshte po e prindërit e saj të detyruar, do ta pranonin si dhëndër e atij t’i hapej dera me nderime e respekt. Por nuk qenka thënë kështu. Me çiltërsi dhe pa e kuptuar shkakun, ndërhyri vrullshëm: -Po përse ?? e pyeti duke e shpuar me një shikim të rreptë e zhbirues. Shërbyesja për një çast nguroi, por duke e parë se ai nuk po ia ndante atë vështrim të syve të ndezur flakë .. i tha: – Kështu ka urdhërua zotëria, dhe e pa me keqardhje djaloshin. Paloka u skuq edhe më , desh të belbëzonte diçka por nuk mundi. Uli sytë dhe heshti. Nuk e mori vesh se kur por porsa u kthye dera u mbyll lehtë… Ishte e pa mundur ta takonte vajzën ditët e mëvonshme. Muret shumë të larta të shtëpisë të mbuluar me sharmashek , e pengonin krejt çdo ditë që kalonte e bënte të pa mundur takimin. Edhe pse shpresat po i shuheshin , dëshira për ta takuar nuk i venitej, përkundrazi. Sa herë i ishte shfaqur ajo para syve, ashtu e bukur dhe e ëmbël . Edhe në ëndërr e kishte parë. Të paktën ti merrte vesh ndjenjat e tij e këtë mënyrë. E ndiente se ajo gjë i vlonte në shpirt, e kishte trazuar të terin dhe vetëm një çast pritej që të shpërthente. Por rruga drejt zemrave të tyre ishte ndërprerë. Shpresa, shpesh herë gënjeshtare e bënte gjithnjë e më të pa sigurt ardhjen e këtij çasti. Edhe të takimit me të. Edhe pse ky mendim e frikësonte, pikërisht kjo pasiguri e nxiste për më tej. I vendosur për ta ndjekur gjer në fund gjurmën e kësaj ndjenje të pastër, ai jetonte ditë të mbushura me pasionet e atij që dashuronte thellë dhe me vegimet e shpresave të pashuara. -Do të shkojmë në një dasmë, i tha një ditë Palokës një nga shokët e tij të ahengut .. Martohet një i njohuri im. Do te shikosh do jetë një dasmë e rrallë, a po nuk është nusja, yll i vërtetë… Nuk ia prishi shokut të vet… Vështrimi i të gjithëve drejtohet nga një derë e hapur andej nga duket nusja. Palokës i bëjnë sytë ag. Turbullohet nga kjo e papritur. Ahengxhinjtë tjerë fillojnë të këndojnë këngën që lavdëron bukurinë e nuses. Të gjithë këndojnë përveç Palokës, është tepër i tronditur, nuk e mendonte kurrë se do t’i ndodhte kështu. Kjo e papritur e dëshpëruar e dërrmon, atmosfera i bëhet e rëndë dhe mbytëse, ndërsa vështrimi nervoz dhe disi i egër. Buzët i mbyllen fort, sikur donin të mbanin të mbërthyer brenda dhëmbëve të fshehtën e frikshme.. Nuk e kishte menduar kurrë se mund të kalohej kështu kaq shpejt nga gëzimi në dhembje. Dëshiron të ngrihet të dalë jashtë e të thërrasë me fuqinë e zërit për padrejtësitë e kësaj jete, por e përmban veten, e tremb ndonjë ngjarje e pahijshme, për herë të parë fillon të urrej moshën e tij të re.

Në atë gjendje të vështirë, në atë kaplim ndjenjash e ashk të jashtëzakonshëm, vendos të veproj ndryshe e ndien më të fortë se asnjëherë yshtjen e natyrshme të aftësisë së tij krijuese, zjarrin që e përvëlon në shpirt dhe ngjyrimin tragjik të kësaj të papriture që i rrit deri në skaj ngarkesën emocionale dhe shpërthen: Për mue paska kenë kismet me ken ti e tjera kujt mbasi të due ban merhamet edhe mue me duej.
Zëri po i dilte me zor nga fyti. Shokët e vet të ahengut e ndjeknin me vëmendje , por nuk kuptojnë pse shoku i tyre këndon ashtu, edhe pse në strofën e dytë ai i shfaq haptas ndjenjat dhe mendimet e veta, ata përsëri nuk marrin vesh asgjë: Sa të vegova më ra të lig humba e s’qeshë insan se e pashë mirë që s’mund të dal açik ty moj zonjë e randë.

Të pranishmit mbeten të habitur, e kanë dëgjuar edhe herë të tjera të këndojë, por jo kështu me trishtim. Zëri tashti i del thellë nga shpirti, ndërsa në fjalët dhe melodinë e këngës ndihet një dhembje e thellë. Mbasi i hedh një vështrim kuptimplotë nuses, një vështrim depërtues, të rreptë por edhe të dhimbshëm sikur do ti futej thellë në shpirt, duke kujtuar edhe një herë lojën me zjarrin, me guxim i drejtohet asaj: “Kah të shof sytë s’po mund t’i ndaj e gojet kurrë nuk të lëshoj por po m’erren mbushun me vaj ah si s’baroj…”.

Në vargun e fundit trishtimi i tij arrin kulmin.

Si është e mundur të shpërthejë njeriu kështu, duke kënduar e të shpreh ndjenja kaq të fuqishme? ah si s’mbaroj…. më shumë se këngë, më shumë se melodi, i del vajtim.
Askush nuk e kupton këtë gjendje , askush nuk merr vesh shkakun e vërtetë të këtij mallkimi. Vetëm nusja, sytë e saj të bukur prej kohësh kishin marrë një ndriçim tjetër në fillim si mospërfillës, më vonë kur kënga filloi të depërtojë thellë në zemrën e saj, sytë filluan ti ndrisnin me një shkëlqim te ri. E magjepsur , por edhe e ngacmuar nga kjo e papritur, filloi të skuqej në fytyrë, duke u bërë edhe më e bukur. Fjalët e këngës dhe djaloshi i njohur që po e këndonte e ndezën flakë po i përsëriteshin ndjenjat e pavenitura. Vetëm ata të dy po merreshin vesh në lojën e maskuar për të shfaqur ndjenjat e fshehura thellë në shpirtrat e tyre, papritmas ajo filloi të ndiejë veten të ligështuar, po dridhej. Ndërsa kur këngëtari shqiptoi …. AH SI S’BAROJ… i gjithë gjaku i iku nga fytyra dhe i ra të fikët”. / KultPlus.com

Nën rrugët e Lisbonës galeritë e lashta romake tregojnë historinë e së kaluarës

Dy herë në vit, hapet një pjesë e njërës nga rrugët e ngarkuara të Lisbonës, ku ndodhen shkallët që të çojnë në një nga vendet më të lashta të kryeqytetit portugez: Një strukturë romake 2,000-vjeçare që ende mban së bashku ndërtesat sipër saj.

Labirinti nëntokësor “cryptoportico” i tuneleve dhe kalimeve, qw daton në shekullin e parë të erës sonë,  u ndërtua nga romakët, të cilët pushtuan qytetin e njohur atëherë si Olissipo duke filluar rreth vitit 200 para erws sw re. Qyteti mbeti nën kontrollin romak për disa shekuj.

“Kjo strukturë garantoi dhe, 2000 vjet më vonë, vazhdon të garantojë që ndërtesat mbi kokat tona janë të qëndrueshme dhe të sigurta për ata që jetojnë, punojnë dhe ecin atje lart”, tha Joana Sousa Monteiro, drejtore e Muzeut të Lisbonës, teksa vizitoi vendin e njohur si Galeritë Romake.

Ajo hapet vetëm për disa ditë në prill dhe shtator të çdo viti. Hapësira zakonisht përmbytet për shkak të një akuiferi që rrjedh nën qytet. Uji, i cili është thelbësor për ruajtjen e tij, duhet të pompohet për të lejuar hyrjen.

Galeritë u zbuluan për herë të parë në vitin 1771, kur Lisbona po rindërtohej pas tërmetit të madh shkatërrues të vitit 1755.

Biletat për të vizituar galeritë zakonisht shiten brenda 15 minutave. Ndër fatlumët që arritën të blinin një ishte Gustavo Horta, një brazilian që jeton në Lisbonë.

“Është e papranueshme”, tha ai menjëherë pasi u ngjit në shkallët e pjerrëta nga galeritë e nëndheshme. “Kam pritur dy vjet për të shkuar në këtë turne”, përfundoi ai.reuters/klankosova/ Kultplus.com

“Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”- Immanuel Kant

Immanuel Kant, kunguesi i “Kritikës së arsyes së kulluar” në mendimin filozofik, mëtuesi i postulatit: “Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”…

Immanuel Kant (1724 — 1804) ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar.
Vepra e tij “Kritikë e arsyes së kulluar” shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne.

KultPlus ju sjell 25 thënie nga Immanuel Kant…

1. “Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë”.

2. “Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes”.

3. “Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit”.

4. “Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër”.

5. “Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve”.

6. “Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia”.

7. “Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar”.

8. “Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet”.

9. “Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit”.

10. “Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë”.

11. “Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua”.

12. “Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën”.

13. “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”.

14. “E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen”.

15. “Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj”?

16. “Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë”.

17. “Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet”.

18. “Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit”.

19. “Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër”.

20. “Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë”.

21. “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.

22. “Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën”.

23. “Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”.

24. “Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder”.

25. “Shkenca është dije e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar”.

FOKUS – WMO: Kërcënimi i El Ninjos mundëson rekordet globale të nxehtësisë

 Të dhënat befasuese për shkak të ndryshimeve klimatike e kanë bërë krizën e planetit më të qartë se kurrë vitin e kaluar, tha Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) në raportin e saj të gjendjes mbi klimën globale.

”Fenomeni i motit El Ninjo gjithashtu nuk premton për mirë”, tha në Gjenevë sekretari i përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

Për shkak se El Ninjo ka një efekt ngrohjeje, sipas studiuesve gjermanë, së shpejti mund të vendoset një rekord global i temperaturës.

”El Ninjo që ka të ngjarë të zhvillohet gjatë këtij viti dhe para së gjithash rrit probabilitetin që 2023 dhe 2024 të vendosin ose tejkalojnë vlerën e mëparshme rekorde të vitit 2016 për sa i përket temperaturës mesatare globale”, tha Andreas Fink nga Instituti gjerman i Teknologjisë (KIT).

Karsten Haustein nga Instituti i Meteorologjisë në Universitetin e Lajpcigut madje e konsideron të imagjinueshme që viti 2024 “do të kalojë gjithashtu kufirin 1,5 gradë Celsius globalisht për herë të parë në baza vjetore”.

Vendet e botës duan të parandalojnë ngrohjen nga tejkalimi i 1,5 gradë Celsius, që është ajo që përfshihet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, por përpjekjet e bëra deri tani nuk janë të mjaftueshme./ atsh/KultPlus.com

‘Si trëndafil çel dashuria’

Poezi nga Robert Bërns

Si trëndafil çel dashuria,
Në mes të kopshtit tim,
Dhe si një këngë bukuria,
S’më ndahet në udhëtim.

Kjo bukuri mbi të gjitha mbetet,
Asgjë mbi dhe s’e tund,
Me mua ecën gjersa detet,
Të thahen gjer në fund.

Nuk thahen detet zemra ime,
Graniti nuk firon,
Nuk ndalet rëra në udhëtime,
Se rëra veç vrapon…

Mbeç me shëndet për ty ngre gotën,
Mos u mërzit o shpirt!
Sikur të bredh me këmbë botën,
Të gjej, por vetëm prit!.

Përktheu: Dritëro Agolli/KultPlus.com

Në Tiranë nis Festivali i Filmit Polak “Visua”

Mbrëmja e së premtes shënoi çeljen e Festivalit të Filmit Polak “Visua”. Ky është edicioni i dytë i këtij festivali, që kësaj here vjen me organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative, si partner kryesor.

AIK kishte përzgjedhur filmin e Tomsz Chabowski-t, një prodhim i vitit 2021, me titullin “Këngë për Dashurinë”, për natën e parë të festivalit.

Industria polake e filmit, vitet e fundit ka njohur një lulëzim me ritme të shpejta për sa i përket produksioneve dhe kinematografisë në tërësi.

Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij festivali, u krye në Kinema Millennium, me praninë e artdashësve dhe medias.  Festivali ka si bashkëfinancues Polish Film Institute dhe një nga partnerët e shumtë të tij, është Bashkia Tiranë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij./atsh/KultPlus.com

“Don Kishoti dhe mullinjtë e erës”, fragment nga romani i Servantesit

Atje sipër, në një pllajë, ishin të shpërndarë tridhjet apo dyzet mullij me erë. Sapo i vuri re, Don Kishoti u kthye nga shërbëtori i tij dhe i tha:
– Fati po na ndihmon që të kryejmë punët tona më mirë se çdo ta dëshironim, sepse, ja miku im Sanço Pança, ku po na shfaqen përpara nja tridhjet apo pak më shumë gjigantë të shpërmasuar, me të cilët do të ndeshemi në një luftë të vërtetë, për t’i shërbyer perëndisë, duke shfarosur nga faqja e tokës këtë farë të keqe.

– Ç’gjigantë, mor zotëri? – pyet Sanço.
– Ata që shihen atje, larg, me gjymtyrë mjaft të gjata – e sqaron i zoti.
– Mor zotëri, ato që duken atje larg, nuk janë gjigantë, por mullij ere dhe ato që duken si duar, janë në fakt, krahët që duke u rrotulluar nga era, vënë në lëvizje gurët e mullirit.
– Siç po duket – përgjigjet Don Kishoti – ti nuk je shumë i dhënë pas aventurës: ata janë gjigantë, dhe nëse ti ke frikë mund dhe të tërhiqesh mënjanë e të fshihesh, ndërkohë që unë do të përfshihem në një betejë të furishme dhe të pabarabartë me ta.
Dhe, sapo tha këto fjalë, ai goditi me mamuze kalin e tij, Rosinantin, pa dëgjuar fare thirrjet e dëshpëruara të shërbëtorit të tij, Sanços, që përsëriste pa pushim se ato gjëra që ai po sulmonte, pa më të voglin dyshim ishin thjesht mullij me erë dhe jo gjigantë. Por ai ishte aq i thithur nga ideja se ata ishin gjigantë, saqë jo vetëm nuk dëgjonte më thirrjet e Sanços, por as nuk e pastroi më shikimin dhe kur ishte fare pranë tyre, por përkundrazi po ulëriste:
– Mos ja mbathni o frikacakë, o krijesa të poshtra, sepse ai që po ju sulmon është thjesht një kalorës i vetmuar.

Në këtë kohë filloi të fryjë pak erë dhe krahët e mëdhenj të mullijve filluan të rrotulloheshin ngadalë. Duke parë një gjë të tillë Don Kishoti thirri:
– Ju mund të lëvizni edhe më shumë krahë se ai gjiganti njëqindkrahësh (Briarée), por ju do të paguani për këtë.
Dhe duke thënë këto fjalë, e gjithë qenia e tij u pushtua nga kujtimi për damën e tij, Dulqinën, me dëshirën-kërkesë për t’i qenë pranë si shpëtimtare ndaj këtij rreziku të madh. Dhe, duke u mbuluar me mburojë dhe me ushtën gati për luftim, ai u turr përpara me një galop të Rosinantit, për të arritur tek mulliri i parë, në njërin krah të të cilit nguli shtizën e tij. Por në këtë kohë era filloi të fryjë me aq forcë, sa që e bëri ushtën copë-copë, duke përplasur përtokë dhe kalorësin e kalin e tij.
Sanço Pança, i shushatur mbi gomar, shpejtoi për të ndihmuar të zotin dhe kur ishte pranë tij, konstatoi se goditja kishte qenë aq e fortë sa zotëria akoma nuk po arrinte të lëvizte.

– Më ndihmoftë perëndia – tha Sanço – a nuk ju thashë që të kishit mendjen në atë që po bënit, sepse që ata nuk ishin veçse mullij me erë, asnjeri nuk mund ta mohojë, me përjashtim të atij që në kokë i fryn erë tjetër.
– Hesht, miku im Sanço – u përgjigj Don Kishoti – objektet e luftës janë shpesh sende në një shndërrim të vazhdueshëm. Prandaj, unë mendoj, madje kjo është vetë e vërteta, që ai dijetari Freston, që më vodhi kabinetin dhe librat e mi, i transformoi ato gjigantë në mullij, për të më hequr nga dora lavdinë, pas një fitoreje të sigurtë. E tillë është dhe armiqësia e tij e madhe ndaj meje. Por, në fund të fundit, këto marifete të ndyra nuk mund të triumfojnë kundër mirësisë së shpatës sime.
– Perëndia bëftë për ne sa mundet – u përgjigj Sanço Pança dhe e ndihmoi atë t’i hypte Rosinantit që ishte dhe ai i përplasur përdhe… /KultPlus.com

Tekstilet që përdoreshin në veshjet shqiptare të mesjetës

Kur flasim për historinë e veshjes në periudhën e feudalizmit duhet të kemi parasysh karakterin e prodhimit në këtë kohë.

Pjesët e veshjes për masat e gjëra fshatare në këta shekuj punoheshin krzesisht brenda kuadrit të ekonomisë shtëpiake, me lëndë që nxirrej nga prodhimet buqësore e blegtorale, si ishin lëkura, leshi, liri, kërpi e mëndafshi.

Pëlhura më e vjetër prej kërpi e ruajtur deri më sot në vendin tonë është e vitit 1373, por dihet mirë se pëlhura prej liri e kërpi kanë vijuar të përdoren gjërësisht në veshjet popullore deri në fillim të shekullit XX, e në disa krahina edhe më vonë.

Kultivimi i mëndafshit gjatë shekujve të mesjetës përmendet në disa dokumente duke filluar që nga vitet 1335, 1348 etj. Madje në fund të shekullit XIV përmenden dogana të mëndafshit në Shkodër, gjë që dëshmon se mëndafshi eksportohej. Krahinat ku lulëzonte më shumë kjo kulturë gjatë mesjetës ishin rrethet e Vlorës, Beratit Shkodrës etj.

Përsa u përket ngjyrave, duhet patur parasysh se përgjithsisht në tekstilet e punuara në shtëpi nga gratë fshatare, mbiyotëronin ngjzra natyrore të leshit (pra e bardhë, e zezë, e murme dhe bojë kafe), por përdoreshin edhe ngjyrosësit bimorë.

Krahas prodhimeve të ekonomisë shtëpiake, një sasi përlhurash silleshin dhe jashtë. Ato më të lirat ishin pëlhura liri, që destinoheshin kryesisht për njerzit e shërbimit, “pro servientibus”,si thuhet shprehimisht në dokumentet përkatëse të periudhës mesjetare para turke.

I tillë është ai “panno lineo” pëlhurë liri, si edhe pëlhura e Bergamos të cilat i takojmë në dokumente që në fund të shekullit XIII. Ato silleshin kryesisht nga Puglia.

Dihet gjithashtu se në shekullin XIV, për shërbetorët, lajmëtarët etj. janë përdorur pëlhura me vija ngjyrash të ndryshme “pani vergati”, të cilat silleshin me anë të Raguzës, në Shkodër dhe Tivar.

E një cilësie gjithashtu modeste ishte dhe një pëlhurë e quajtur fustan imprtimi i së cilës përmendet përmendet me një varg dokumentash, duke filluar që nga fundi i shekullit XIII (1297). Gjatë gjithë shekullit XIV ajo sillej më fort me anë të Raguzës, por më vonë nga shekulli XV sillej nga Venediku.

Veshja e kësaj gruaja shkodrane e kapur robinjë nga osmanët gjatë Rrethimi të Shkodrës 1479, paraqitet në afreskun e Paolo Veroneses. Mendohet se këto kanë qënë veshjet e fisnikërisë Shkodrane para pushtimit osman

“Fustani” ishte një pëlhurë pambuku ose pambuku të përzier me lin, e punuar dendur, me qëndrushmëri të madhe dhe kështu përshtatej edhe për veshjet e njerëzve të punës e të shërbimit. Një dokument i vitit 1403 e përcakton qartë se për cilën shtresë shoqërore destinohej kjo pëlhurë në atë kohë.

Mendohej se me këtë lloj pëlhure bëhej në këtë kohë fustani (apo fustanella) edhe nga e mori emrin, si ka ndodhur shumë herë në historinë e veshjeve, jo vetëm tek ne, por edhe te popujt e tjerë.

Dokumente të shumta të shekujve XIV dhe XV përmendin stofa të ndryshme që u jepen nga ana e Venedikut në Raguzës, jo vetëm krerëve të vendit, për të cilët rezervohen stofat më të shtrejta, por edhe cohërat më të lira për fisnikërit e vegjël. Ndër to përmendim në radhë të parë cohërat me ngjyrë të kuqe, gjithmonë të shtrejta, por edhe shumë të kërkuara nga fisnikët e kohës.

Dihej se në këta shekuj edhe ngjyrat e stofave edhe ngjyrat e stofave të përmendura ishin të përcaktuara sipas shtresave shoqërore; kështu e kuqja, e gjelbra dhe manushaqja e mbyllët ishin ngjyrat e rezervuara për fisnikët. Shumë të preferuara prej tyre ishin edhe pëlhurat e mëndafsha të qëndisura me ar.

Të gjitha këto stofra silleshin përgjithsisht nëpërmjet Venedikut. Në shek. XVI, për shkak të pushtimit osman, u ndërpre për një kohë tregtia me Venedikun në vende të tjera të perëndimit, por nga fundi i këtij shekulli shohim se kraha mallrav që vijnë nga Lindja rifillon sjellja e mallrave dhe nga perëndimi.

Gjatë kësaj periudhe prodhoheshin në vend, jo vetëm për nevoja shtëpiake, por edhe për treg, një sasi e mirë pëlhurash të mëndafshta, shajak dhe veshje, të cilat dilnin i shisnin në treg vetë gratë, sikurse thuhet shprehemisht në Kanunamenë e Shkodrës të vitit 1570.

Pra në kuadrin e përgjithshëm të veshjeve të përdorura në Shqipëri në shekujt XIV-XVI duhet të mendojmë se krahas masës së gjërë të veshjeve të konfeksionuara me material të punuar në vend ,një numër jo shumë i kufizuar njerëzish përdorte vehjen e vet, në mos të përditshmen, në atë të festave, pjesë veshjeje të konfeksionuara me stofa të importuara, prodhime të modës për atë kohë.

(Buletin për shkencat shoqërore” Tiranë, 1957, nr. 2/ KultPlus.com

5 çifte të shpendit të rrallë në Shqipëri rikthehen në Parkun Kombëtar “Lumi i Vjosës”

5 çifte folezues të Kalit të Qyqes janë rikthyer tashmë në territoret e tyre të folezimit, në Parkun Kombëtar “Lumi i Vjosës”.

Ky ishte rezultati paraprak i një monitorimi intensiv të kryer në mes të prillit 2023 në 7-të prej vendfolezimeve tradicionale të kësaj shkabe të rrezikuar në rang kombëtar dhe global.

Lajmin e bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura që në një postim në rrjetet sociale vuri në dukje se ky rezultat pritet të rritet në vizitat e rradhës në territoret e folezimit.

“Theksojmë se Kali i Qyqes është shkaba e vetme folezuese në vendin tonë, me një popullatë mjaft të kufizuar, e cila qëndron ende besnike e territoreve të folezimit përgjatë luginës së Vjosës, duke i shtuar hiret kësaj perle të natyrës shqiptare”, theksoi AKZM.

Vitin e shkuar pupullata e kalit të qyqes në Shqipëri përbëhej nga 6 çifte folezues dhe 2 individë të vetmuar. Ndërsa në Ballkan kjo popullatë përfaqësohej nga më pak së 50 të tillë.

Si çdo vit, AdZM Gjirokastër së bashku me ekipin e AOS, Klubin e të rinjve CYC Gjirokastra dhe komunitetin lokal do të vazhdojë monitorimin e popullatës së Kalit të qyqes, me qëllim arritjen e rezultateve përfundimtare dhe parandalimin/minimizimin e rreziqeve që mund t’i kanosen kësaj popullate përgjatë gjithë sezonit të folezimit./atsh/Kultplus.com

‘ E dashuroj kaq fort, sa nuk di si ta dëshiroj…’

Poezi nga Fernando Pessoa

Edhe mungesa e saj
është diçka që rri me mua.
E dashuroj kaq fort,
sa nuk di si ta dëshiroj.
Nëse nuk e shoh,
e përfytyroj dhe bëhem
i fortë si pemët e larta.
Por nëse e shoh dridhem.
Nuk di se çfarë është
ajo që ndjej në mungesën e saj.
Vetja ime e çdo forcë më braktis.
Gjithë realiteti më vështron
si një luledielli
me fytyrën e saj në mes.

Përktheu: Rielna Paja

407 vite më parë vdiç autori i veprës Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes

Sot shënohen 407 vite nga vdekja e autorit të njohur Miguel de Cervantes, shkruan KultPlus.

Ai lindi më 29 shtator 1547, dhe ishte njëri ndër dramaturgët më të njohur spanjoll të shek. XVl. Fama e tij është e lidhur me Don Kishoti i Mançës. Sot dihet shumë pak rreth lindjes së Miguel de Cervantes Saavedra (Servantesit). Data e saktë nuk mund të gjendet në ndonjë regjistër. Ndoshta ai ka lindur 29 shtator, ditën e San Miguel, për të cilën ai mori emrin. Ne e dimë se ai ka lindur në Alcala de Henares, një qytet i vogël pranë universitetit Madrid, ku ai u pagëzua në kishën e Santa Maria më 9 tetor, 1547. Cervantes ishte i katërti i shtatë fëmijëve të lindur në Dona Cortinas Leonor de dhe Don Rodrigo de Cervantes, një kirurg shëtitës të cilët luftuan për të ruajtur praktikën e tij dhe familjen e tij duke udhëtuar në të gjithë Spanjën.

Më shumë pak dihet rreth njëzet vitet e para të jetës Cervantès-së. Ai mendohet të ketë shkuar në shkollë në Valladolid dhe Sevilla. Ne nuk e dimë asnjë përveç se në datat 1567-68, ai u regjistrua në shkollën e humanistit spanjoll, Juan Lopez de Hoyos, në Madrid. Në vitin 1569 Cervantes udhëtoi për në Itali për të shërbyer në familjen e një fisniku italian dhe, një vit më vonë, ai u bashkua me ushtrinë spanjolle.

Më 12 dhjetor, 1584, 37 vjeçari Miguel de Cervantes Saavedra ishte martuar me Katalina Dona de Palacios Salazara, një grua gati njëzet vjet më e re. Martesa detyruar Cervantès-it për të kërkuar një punë funksionoi dhe në 1588 ai siguroi një pozitë si një zyrtar i qeverisë në jug të Spanjës.

Posti i tij i ri i dha atij mundësinë për të mësuar zakonet dhe shprehitë e zakoneve, traditave nga Sevilje që ai përshkroi tek Don Kishoti. Ai u arrestua dy herë në Sevilje për marrje posedimin e materialeve që i përkistnin Katedrales Sevilje-së. Këto përvoja justifikojnë legjendë që pjesa e parë e Don Kishotit ishte shkruar në burg.

Qëndrimi i tij në Sevilla ishte një periudhë e fatkeqësive për Cervantès-it. Fat i tij nuk ishte më i mirë në letërsi. Në vitin 1595, ai fitoi çmimin e parë (tre lugë argjendi) në një konkurs poeme, dhe tre vjet më vonë, kënga e tij El entierro del Rey Felipe II en Sevilla ka marrë një vëmendje, edhe pse pjesa tjetër e poemave të tij do të mbeten të pabotuar.

La gitanilla, Rinconete y Cortadillo, La Galatea, dhe Persiles y Segismunda janë ndër veprat e tij të qëndrueshme, por pa dyshim krijimi i tij më i famshëm është Don Kishoti, El Ingenioso Hidalgo de la Mancha, e cilësoi romanin e parë moderne. Pjesa e parë u botua në vitin 1605, kur Cervantes ishte 57.

Kjo është arsyeja pse ne mund të themi se kjo punë është përvoja tërë jetës së tij. Disa javë pas publikimit të saj, tre edicionet e falsifikuara u shfaqën në Lisbonë. Edhe pse Cervantes u bë një sukses brenda natës, problemet e tij ekonomike nuk zhduken. Në të njëjtin vit, ai u akuzua për pjesëmarrje në një luftë, dhe ai dhe familja e tij u arrestuan dhe u mbajtën në burg për më shumë se një javë. Është përfolur se ai kaloi në vijim tre vjet i fshehur.

Gjatë viteve të tij të Madridit, Cervantes ishte një shkrimtar mjaft pjellor. Ai shkroi Ejemplares Novelas vet; 1613), të parodi poemë Viaje del Parnaso dhe një version prozë e poezi (të përfshira në El Parnaso, e 1614). Në 1614, një tjetër autor, Alonso Fernández de Tordesillas, ka publikuar një pjesë të dytë të Don Kishotit, para se Cervantes ta kishte bërë këtë. Cervantes ishte i bindur për të vazhduar punën e vet; 1615). Pjesa e dytë e Don Kishotit u botua në Bruksel (1615), në Valencia (1616) dhe në Lisbonë (1617). Përkthimi i parë është bërë në 1618, në frëngjisht. Që nga viti 1617, dy seksionet e romanit janë botuar si një vëllim.

Në mbyllje të jetës së tij, Cervantes u bë një anëtar i rendit të San Franciskos. Françeskanët kanë varrosur don Miguel de Cervantes, deri atëherë të quajtur “Princi i zgjuar”, në Madrid, 23 prill 1616, të njëjtën ditë një tjetër gjigant letrar, William Shakespeare, i cili ishte vënë për të pushuar në Angli. Françeskanët kanë varrosur Don Cervantès-it në një manastir triniteti në Madrid.

Ai vdiç më 29 shtator 1547/KultPlus.com

TPG108073 Portrait of Miguel de Cervantes y Saavedra (1547-1615) by Jauregui y Aguilar, Juan de (c.1566-1641); Private Collection; Spanish, out of copyright

Shqipëria anulon hyrjen pa viza për turistët nga Rusia

Shqipëria ka shfuqizuar heqjen e vizave për qytetarët e Federatës ruse të cilët duan të vizitojnë vendin për arsye turistike. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e enjte, ku u rishikua lista e shteteve, qytetarët e së cilëve përfitonin nga një masë e tillë. Kjo listë, e miratuar në vitin 2022, përfshinte 8 shtete dhe parashikonte hyrjen pa viza çdo vit për periudhat kohore nga 20 prilli deri më 31 dhjetor. Për tre nga këto shtete, përfshirë Federatën ruse, udhëtimi pa viza për qëllime turistike përfshinte një periudhë më të shkurtër kohore, nga 1 maji deri më 30 shtator.

Në faqen e saj zyrtare, ambasada e Shqipërisë në Moskë, publikoi më pas një njoftim “tepër urgjent”, ku njoftonte për vendimin e Qeverisë shqiptare duke shpjeguar se “për të vizituar Republikën e Shqipërisë është e nevojshme të aplikohet për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit”.

Të premten pasdite, vendimi i qeverisë shqiptare u pasqyrua dhe në faqen e ambasadës ruse në Tiranë në Facebook, duke ju drejtuar “qytetarëve të Federatës ruse të cilët kanë për qëllim të vizitojnë Shqipërinë”, e duke shpjeguar se shteti i tyre “është përjashtuar nga lista e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza nga 1 maji deri më 30 shtator”. Me fjalë të tjera, për të vizituar Shqipërinë në këtë periudhë, ashtu si dhe në pjesën tjetër të vitit, qytetarët rusë duhet të kërkojnë një vizë shqiptare sipas qëllimit të udhëtimit”. Në një postim të mëvonshëm, pak para mesnatës, ambasada ruse bëri të ditur se do të ketë një reagim të shtunën në mëngjes.

Vitin e kaluar, pasi kishte miratuar vendimin me anë të të cilit qytetarët rusë mund të hynin në Shqipëri pa viza, për qëllime turistike, Kryeministri Rama, gjatë një konference shtypi e mbrojti qëndrimin që kishte zgjedhur, duke u shprehur se: “nuk mendoj se duhet rishikuar”.

Më 3 maj, përmes një video-konference, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha përpara parlamentit shqiptar se: “ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush po vjen tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj”, theksoi ai.

Dy ditë më pas kryeministri Edi Rama, dha shpjegimin e tij, lidhur me rregjimin pa viza për turistët rusë: “Vendimet tona janë në një linjë me vendimet e Bashkimin Europian. Nuk ka një vendim të linjëzuar të Bashkimit Europian dhe për sa kohë nuk ka një vendim, ne jemi duke vazhduar me të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi me Bashkimin Europian”, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.

Pak muaj më pas, në verën e vitit të shkuar, Bashkimi Evropian vendosi pezullimin e marrëveshjes së vitit 2007 me Federatën ruse, e cila ofronte lehtësira për udhëtimet e qytetarëve rusë në territorin e vendeve anëtare dhe në hapësirat e Shengenit.

Shqipëria ka mbështetur që në fillim Ukrainën, duke dënuar agresionin rus, duke mbështetur sanksionet ndaj Moskës, e duke qenë nismëtare me rezoluta dhe qëndrime të forta ndaj Rusisë, me SHBA-të si bashkë-penëmbajtëse, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria po ashtu ka ofruar ndihma ushtarake dhe ushqimore për Ukrainën./VOA/KultPlus.com

29 vite nga vdekja e presidentit Richard Nixon

22 prilli shënon 29 vjetorin e vdekjes së njërit nga burrështetasit e Amerikës, Riqard Nixon, shkruan KultPlus.com.

Ai lindi më 9 janar 1913 në Yorba Linda të Kaliforni-së. Ishte politikan amerikan dhe President i SHBA-së i 37-të në periudhën 1969-1974. Nixon është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ka dhënë dorëheqje gjatë mandatit presidencial pa e përfunduar mandatin e dytë, për shkak të përzierjes së tij në një skandal korrupsioni të njohur si Skandali Watergate.

Nixon lindi në një familje të varfër në një qytet të vogël në Kaliforninë Jugore. Ai u diplomua në Shkollën Juridike Duke në 1937, ushtroi profesionin e avokatit në Kaliforni, më pas u transferua me gruan e tij, Pat, në Uashington në 1942 për të punuar për qeverinë federale.

Pas detyrës aktive në Rezervën Detare gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1946. Puna e tij në çështjen e Alger Hiss krijoi reputacionin e tij si një antikomunist kryesor, gjë që e ngriti atë në rëndësi kombëtare, dhe në vitin 1950 , ai u zgjodh në Senat.

Nixon ishte kandidati i Dwight D. Eisenhower, kandidati presidencial i Partisë Republikane në zgjedhjet e vitit 1952 dhe shërbeu për tetë vjet si zëvendëspresident. Ai kandidoi për president në vitin 1960, humbi ngushtë nga John F. Kennedy, pastaj dështoi përsëri në një garë të vitit 1962 për guvernator të Kalifornisë, pas së cilës u besua gjerësisht se karriera e tij politike kishte mbaruar. Megjithatë, në vitin 1968, ai bëri një tjetër kandidim për presidencën dhe u zgjodh, duke mposhtur Hubert Humphrey me më pak se një pikë përqindje në votën popullore, si dhe duke mundur kandidatin e partisë së tretë George Ëallace.

Nixon i dha fund përfshirjes amerikane në luftimet e Vietnamit në 1973 dhe draftin ushtarak në të njëjtin vit. Vizita e tij në Kinë në vitin 1972 përfundimisht çoi në marrëdhënie diplomatike midis dy kombeve dhe ai gjithashtu përfundoi Traktatin e Raketave Anti-Balistike me Bashkimin Sovjetik. Në hap me besimet e tij konservatore, administrata e tij transferoi në mënyrë graduale pushtetin nga qeveria federale te shtetet.

Politika e brendshme e Nixon-it e pa atë të impononte kontrolle të pagave dhe çmimeve për 90 ditë, të zbatonte desegregimin e shkollave jugore, të themelonte Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe të fillonte Luftën kundër Kancerit. Për më tepër, administrata e tij nxiti për Aktin e Substancave të Kontrolluara dhe filloi luftën kundër drogës. Ai gjithashtu kryesoi uljen e Apollo 11 në Hënë, e cila sinjalizoi fundin e Garës Hapësinore. Ai u rizgjodh me një rrëshqitje historike elektorale në vitin 1972 kur mundi George McGovern.

Në mandatin e tij të dytë, Nixon urdhëroi një transport ajror për të rifurnizuar humbjet izraelite në Luftën e Yom Kipur, një konflikt që çoi në krizën e naftës në vend. Nga fundi i vitit 1973, përfshirja e administratës së Nixon në Ëatergate gërryen mbështetjen e tij në Kongres dhe në vend. Më 9 gusht 1974, duke u përballur me shkarkimin dhe largimin pothuajse të sigurt nga detyra, Nixon dha dorëheqjen nga presidenca.

Më pas, atij iu dha një falje nga pasardhësi i tij, Gerald Ford. Gjatë gati 20 viteve të daljes në pension, Nixon shkroi kujtimet e tij dhe nëntë libra të tjerë. Ai ndërmori shumë udhëtime jashtë vendit, duke e kthyer imazhin e tij në atë të një burrë shteti të moshuar dhe eksperti kryesor i çështjeve të jashtme.

Ai pësoi një goditje në tru më 18 prill 1994 dhe vdiq katër ditë më vonë në moshën 81 vjeçare. Sondazhet e historianëve dhe shkencëtarëve politikë e kanë renditur Nixon si një president nën mesataren.[2][3][4] Megjithatë, vlerësimet e tij kanë rezultuar komplekse, me sukseset e presidencës së tij në kontrast me rrethanat e largimit të tij nga detyra./KultPlus.com

299 vite nga lindja e filozofit Immanuel Kant

Immanuel Kant ishte filozof i madh gjerman dhe njëri ndër filozofët më të shquar të historisë së njerëzimit. Ai lindi më 22 prill 1724 në Konigsberg, shkruan KultPlus.

Vepra e tij Kritikë e Aryes së Kulluar shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne. Rëndësia e tij qëndron në ndihmesën që dha në metodologjinë e re të studimit të gonselogjsë, themeluar mbi kriticizmin.

Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht në dy periudha. Periudha e parë, e cila përkon me emërimin “Periudha Praktike” ka filluar që nga fillimet e punës së tij deri më 1770. mbas këtij viti fillon edhe periudha e dytë e veprimtarisë së tij e cila emërohet si “Periudha Kritike”. Kjo e fundit vazhdoi deri në fund të jetës së tij. Gjatë periudhës “praktike”, ai do të parashtronte ide dhe hipoteza të shumta. Engelsi këto varg idesh dhe hipotezash i quajti si “idetë që i dhanë idesë sundimin absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës.

Si një filozof idealist , për Emanuel Kantit (flitet për periudhën e mbas vitit 1770) fillon “Periudha Kritike” solli risi të reja dhe deri më 1781 ai kishte arritur të botonte dy vepra të rëndësishme duke u përfshirë në përpunimin e Idealizmit Transcendental. Sipas këtyre mendimeve, Kanti predikonte se sendet në vetvete nuk mund të njihen prej njerëzve sepse konceptimi jonë shqisor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këto të fundit (pra me sendet). Dijet teorike të sakta në limitin e të vërtetës (pra nënkupton se e vetmja ide e vërtetë), sipas tij mund ta pasqyrojnë vetëm shkenca të tilla si matematika dhe shkencat e natyrës sepse këto shkenca mbështeten në format apriori të arsyes

Ai ishte personi i cili hartoi për herë të parë prezumimin e pafajsisë për të gjithë njerëzit (e shprehur edhe në nenin 30 të kushtetutës së Repuplikës së Shqipërisë ku thuhet qartë se: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”). Imperativi Kategorik është gjithashtu parim i formuluar nga Kanti.

Në rinine e tij Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer. Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, perultesi vetjak, dhe një lexim të hollësishëm të Biblës. Për pasoje, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar dhe të latinishtes rreth shkencave dhe matematikës.

Kanti ka ndikuar shumë në filozofinë botërore. Filozofia e tij është shprehur në vazhdim nga neokantistët, në idetë pozitiviste dhe mahizmi./KultPlus.com

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

Sot, më 22 prill në botë shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshinë ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së

Në Ditën e Tokës 22 Prill 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera.  Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.

Komunitete të shumta krahas kësaj festojnë edhe Javën e Tokës, e që përfshin një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota./KultPlus.com

Vdiq në moshën 62-vjeçare themeluesi i grupit muzikor The Pop Group

Mark Stewart, themelues i grupit muzikor The Pop Group, ka vdekur në moshën 62-vjeçare.

Steëart e themeloi grupin në vitin 1977 si adoleshent në Bristol me John Waddington, Simon Underwood, Gareth Sager dhe Bruce Smith.

Ai nga Mute Records u përshkrua si një “mik i dashur, koleg agjitator dhe forcë krijuese e natyrës”.

“Të njohësh Markun, të punosh me të, të qeshësh me të dhe të mendosh me të ishte si asgjë. Prania e tij jashtëzakonisht e sigurt dhe dominuese ishte e shoqëruar me një natyrë të ndjeshme, të ngrohtë, krijuese, kurioze, inteligjente dhe. Ai ishte gjithmonë zëri i të shtypurve dhe bëri gjithçka që mundi për të siguruar që njerëzit të trajtoheshin siç duhet”, shkroi Mute Records në një deklaratë,

Frymëzuar nga punk, dub dhe reggae, The Pop Group publikoi albumin e tyre debutues “Y”, në vitin 1979.

Një vit më pas publikuan albumin tjetër të titulluar në mënyrë provokuese “For How Much Longer Do We Tolerate Mass Murder?”, pas një shfaqjeje në një tubim të Fushatës për çarmatimin bërthamor në sheshin Trafalgar në vitin 1980.

Stewart filloi të punojë me artistë të hershëm hip-hop si The Last Poets dhe anëtarë të Sugar Hill Records.

Ai shpesh bashkëpunoi me artistë të tjerë, si Bobby Gillespie i Primal Scream dhe grupi trip-hop Massive Attack’s Daddy G.

Në vitin 2010, The Pop Group u reformua për një seri shfaqjesh live dhe regjistroi dy albume në studio.

Performanca e fundit e Steëart me grupin ishte në Britani për Coventry UK City of Culture 2021./klankosova/KultPlus.com

Mark Twain: Dy ditët më të rëndësishme të jetës suaj janë dita kur keni lindur dhe ajo që e kupton pse

Sot shënohet 113 vjetori i vdekjes së shkrimtarit amerikan Mark Twain, shkruan KultPlus.

Krijimtaria e tij e pasur si shkrimtar, botues dhe lektor e bënë që të cilësohej nga William Faulkner si “Babai i Letërsisë Amerikane”.

E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht  në përshtypjet e tij nga udhëtimet, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të ambientura në Mesjetë dhe Rilindje.

Në përvjetorin e vdekjes së Mark Twain, KultPlus ju sjell thëniet e tij më të famshme:

Dy ditët më të rëndësishme të jetës suaj janë dita kur keni lindur, dhe ajo që e kupton pse

Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dinë kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.

Kur miqtë tuaj fillojnë të të lavdërojnë se dukesh i ri, kjo është një shenjë e sigurt që je duke u plakur.

Karakterin e njeriut mund ta mësosh nga mbiemrat të cilët ai zakonisht përdor në bisedë.

Rrudhat duhet thjesht të tregojnë se nga ka kaluar buzëqeshja.

Mund të mësoj çdo person se si të arrijë atë që do në jetë. Problemi është se nuk gjej asnjë që di se çfarë do.

Njeriu që nuk lexon libra nuk ka përparësi nga njeriu që nuk mund ta lexojë.

Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të fjetur: Kjo është jeta ideale.

Më keq se vetmia është kur një person nuk ndihet rehat me veten e tij.

Unë kurrë nuk e kam lejuar shkollën të përzihet me edukimin tim.

Në moshën 50 vjeç, njeriu mund të jetë budalla pa qenë optimist, por kurrë optimist pa qenë budalla.

Liria është e drejta t’u thuash njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.

Diçka ‘klasike’: Një libër që njerëzit thonë se e pëlqejnë, por ata kurrë nuk e lexojnë. / KultPlus.com

Instalacioni i ri i Petrit Halilajt, kritikë ndaj qëndrimeve anti-LGBTQ të qeverisë italiane

Dyshja e artistëve, Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, e kanë zbuluar një vepër të re arti që kritikon qëndrimin anti-LGBTQ+ të qeverisë italiane me prirje të djathtë.

Vepra Ansambli Lunar i Detërave Uprising përfshin 39 skukptura alumini të krijesave fantastike hibride të cilat ndodhen nën një hënë në formë veze.

Secila skulpturë pastaj mund të shërbejë si instrument muzikor që mund të luhet në mënyrë ad hoc, duke krijuar tinguj që janë edhe në harmoni por edhe në mosharmoni, shkruan The Art Newspaper.

Halilaj ka thënë që instalacioni ka të bëjë me “të ardhmen e queer-it”, dhe për “bashkarinë plurale”.

Ai dhe Urbano janë çift edhe në jetë personale por edhe në atë profesionale, mirëpo zakonisht punojnë ndaras.

“Si çift të ardhur këtu, dhe po ashtu në lidhje me Italinë politikisht, ishte e rëndësishme ta sillnim një vezë të bërë nga dy djem. Ka vend për të gjithë në shoqëri”, ka thënë Halilaj.klankosova/KultPlus.com

Adrien, mos mbaj inat

Poezi nga Jacques Prevert

Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Topin e borës
që ma ke hedhur
në Chamonix
dimrin e kaluar
e kam ruajtur
Eshtë mbi oxhak
pranë kurorës së nuses
e gjora nëna ime jetëshkurtër
që vdiq e vrarë
nga i ndjeri im atë
që vdiq në gijotinë
një mëngjes të trishtë dimri
apo pranvere…
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
e kam pasur gabim e pranoj
kam ndenjur vite të tëra
pa hyrë
në shtëpi
Por ta kam fshehur gjithmonë
që isha në burg !
Kam pasur gabime e pranoj
shpesh rrihja qenin
por të doja shumë !…
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Edhe fije kashte
qenushin tënd të vogël
që ka ngordhur
javën e kaluar
e kam ruajtur !
Eshtë në frigorifer
dhe kur e hap nganjëherë
për të marrë një birrë
e shoh kafshën e gjorë të pajetë
dhe kjo më dëshpëron !
E pra jam unë që e kam bërë
një mbrëmje për të kaluar kohën
duke të pritur ty…
Adrien mos mbaj inat !
kthehu !
Nga kulla Saint-Jacques
jam hedhur poshtë
pardje
dhe kam vdekur
për ty
Dje më kanë varrosur
në një varrezë shumë të bukur
dhe mendoja për ty
Dhe sonte jam rikthyer
në apartamentin
ku ti shëtisje lakuriq
në kohën që isha e gjallë
dhe po të pres…
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Kam pasur gabime e pranoj
kam ndenjur vite të tëra
pa hyrë në shtëpi
Por gjithmonë ta kam fshehur
që isha në burg !
Kam pasur gabime, e pranoj
shpesh rrihja qenin
por të doja shumë !…
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !/KultPlus.com

Itali-Universitetet në alarm, rënie dramatike demografike

 Italia po përballet me një kolaps të regjistrimeve në universitete, në një vend që mbetet prapa për nga numri i të diplomuarve dhe ku rrezikohet mbyllja e disa universiteteve në jug të vendit, sipas “La Repubblica”.

Roberto Di Lenarda, rektor në Universitetin e Triestes konfirmoi atë që të gjithë rektorët i frikësohen, rënia demografike, e cila kohët e fundit po bëhet dramatike.

“Boom” i diplomave në gjuhën angleze

Një mega universitet si Bolonja ka arritur të ketë pothuajse një kurs nga dy, dhe nga 260 në anglisht, kryefjala e të cilës është ndërkombëtarizimi.

Në të njëjtën kohë, aleancat po rriten si brenda ashtu edhe midis universiteteve evropiane, për të ndërtuar kurse trajnimi online.

Diploma të përbashkëta, deri në propozimin e rektorit të Universitetit të Mesinës, Cuzzocrea Salvatore për të nisur programin “Erasmus” (Skema e Veprimit të Komunitetit Evropian për Lëvizshmërinë e Studentëve të Universitetit), në Itali.

Duke parë ofertën arsimore për vitin e ardhshëm akademik, 190 diploma të reja të kërkuara, nga të cilat mbi 90 mastera, vihet re nxitja drejt diplomave evropiane.

“Bergamo do të lëshojë katër nga shtatë diplomat në gjuhën angleze, ndërsa Tuscia do të rrisë numrin e tyre nga një në 11 në vitin akademik 2023-2024. Aktiviteti kryesor në 2022 kishte për qëllim rekrutimin e studentëve të huaj”, tha rektori i Politeknikut “Marche”, Gian Luca Gregori në përurimin e vitit akademik në fund të marsit.

Një apel që nis nga vetëm 5% e studentëve ndërkombëtarë në Itali.

“Por, vitet e fundit vendi është bërë tërheqës sepse kostoja e jetesës është më e ulët dhe sistemi ynë universitar ofron një përgatitje të nivelit”, tha Stefano Ubertini, rektor i Universitetit të Tuscia-s.

Me shumë elementë që mungojnë, mes vonesave në bursa dhe viza për ata që vijnë nga vendet jo anëtare të BE-së, pika më e dhimbshme është mungesa e kampuseve universitare.

Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (PNRR) vendos në dispozicion një fond prej 960 milionë eurosh për të trefishuar numrin e shtretërve, qëllimi është që numri i tyre të arrijë në 105 550 deri në vitin 2026.

Diplomat në gjuhën angleze tërheqin gjithashtu kërkesën e brendshme mes 19-vjeçarëve, një brez i rritur me “Netflix” dhe “Erasmus”.

Por, ata nuk i zgjerojnë njohuritë e tyre.

“Nuk ka më kuptim të shkosh në punë në moshën 18 vjeçare”

“Shqetësimi kryesor i universiteteve publike është rritja e përqindjes së të diplomuarve në vend që të shikojnë përtej kufijve. Ne duhet të kompensojmë rënien demografike duke rritur numrin e studentëve që regjistrohen në universitete, nuk ka më kuptim të shkosh në punë në moshën 18 vjeçare, duhet t’i bindim të studiojnë në një botë me ritme të shpejta”, tha Stefano Ubertini, rektor në Universitetin e Bolonjës, i cili është gjithashtu përgjegjës për orientimin e CRUI (Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Italiane).

“Si? Me një ofertë trajnimi më të larmishme dhe tërheqëse, jo të gjithë duhet të jenë fizikantë apo shkrimtarë, duhet të trajnojmë edhe kamerierë për shembull, sepse të gjitha punët kanë dinjitet të barabartë”, shtoi ai.

Gjithashtu, sipas rektores së Sapienza-s, Antonella Polimeni synohet të regjistrohen sa më shumë të rinj për të shmangur shkretëtirëzimin e universiteteve në jug të vendit, dhe jo duke parë vetëm atë audiencë që nuk do të regjistrohej në universitet.

“Në çfarë mënyre? Për shembull, me një ofertë trajnimi që është më e ngjashme me rrugën që ndjekin institutet e teknologjisë. Trajnimi është hapi i parë i zhvillimit të vendit, arsimi është investim, jo ​​kosto. Dhe kjo duhet mbajtur mend vazhdimisht”, tha ajo.

Diplomat që lidhen me botën e punës

Rektorëve nuk u pëlqen ta thonë, por Roberto Di Lenarda e bën të qartë.

“Duhet të dialogojmë me ITS-në (kurset jouniversitare pas diplomimit, ed) për të ngritur nivelin arsimor, dhe të tërheqim sa më shumë studentë nga Europa. Masteri përfshin 13% të kurseve të anglishtes, si në atë të rritjes së shkallës së tranzicionit mes shkollës së mesme dhe universitetit”, tha Di Lenarda.

Përpjekja është për të përmbushur nevojat e territorit dhe për të kapur kufijtë e rinj të dijes me Inteligjencën Artificiale, Big Data dhe ndryshimet klimatike.

Trieste përmirëson trajnimin e mësuesve, që synojnë dije në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, në inxhinieri dhe ekonomi.

“Gjithnjë e më shumë po bashkohemi, nuk kërkojmë studentë të rinj me çdo kusht, por një ofertë kulturore më të larmishme”, tha Elio Franzini, rektor i Universitetit Shtetëror të Milanos ku do të nisin 11 kurse të reja të diplomës për vitin akademik 2023-2024, duke përfshirë diplomën e parë profesionale në Lombardi, e nisur fillimisht nga Universiteti i Parmës, në teknologji dhe menaxhim të biznesit të bulmetit.

Një nga të paktat, diploma profesionale që ka mbetur në vend.

Universiteti Ca’ Foscari i Venecias dhe Universiteti Shtetëror i Milanos, përballë mbylljes së kurseve që lidhen me antikitetet në universitetet angleze pas Brexit-it, do të nisin diplomën e nivelit të parë në qytetërimet e lashta për botën bashkëkohore, për një qasje krahasuese në studimin e qytetërimeve antike.

“Po shkojmë drejt ndërkombëtarizimit, ndërdisiplinaritetit dhe inovacionit, të gjitha universitetet në botë po ecin në këtë drejtim”, tha rektorja e Universitetit të Venecias, Tiziana Lippiello.

“Infrastrukturat duhet të forcohen, të rinjte nuk regjistrohen sepse studimi kushton në universitete”, tha Ubertini.

“Të federojmë universitetet e Pulias”

Në Bari, 40% e 42 000 studentëve nuk paguajnë tarifat e universitetit, dhe 50% e tyre në Foggia.

“Të kërkosh studentë jashtë është mirë. Për ne në Jug, do të thotë të shikosh Mesdheun dhe Ballkanin, por koha është shumë e gjatë. Është urgjente të shikojmë nga viti 2040 dhe të lëvizim tani”, tha kërkon rektori Stefano Bronzini, i cili ka hedhur propozimin për të federuar universitetet e Pulias.

Arsyeja? Për të përqendruar burimet dhe për të krijuar pole ekselence, po mendoj për Arkeologjinë në Taranto ose për energjinë e rinovueshme në Brindisi.

Logjika e proliferimit daton në vitet 1990, e lidhur më shumë me politikën se çdo gjë tjetër.

Tani është koha të bëhemi konkurrues së bashku nëse nuk duam të mbyllemi. Ndër të tjera, tre nga katër rektorë në Pulia dalin në pension, është koha të bëjmë një lëvizje të rrezikshme dhe të guximshme, të mos dorëzohemi para politikës së kambanores. Një sfidë e vështirë.

“80 mijë studentë emigruan në veri”

“Nevojiten standarde më të larta në kërkimin dhe mësimdhënien, por me reduktimin e burimeve të alokuara për universitetin, në fakt po ndodh një zhvendosje e kapitalit njerëzor, mësues e studentë, nga universitetet më të varfra dhe më periferike, kryesisht në Jug dhe jo vetëm, e deri te ato më të pasurat”, tha Gaetano Vecchione, ekonomist në Universitetin Federico II të Napolit dhe këshilltar shkencor i Svimez.

Ai gjithashtu është një nga autorët e studimit mbi Neodemos “Universitetet pa studentë”, së bashku me Massimo Armenise dhe Federico Benassi.

Në studim paraqitet një pamje e zymtë e rënies demografike që do të zbrazë universitetet, çfarë e ardhme e pret sistemin akademik italian?

“Përveç mungesave të regjistrimeve të cilat do të jenë gjithnjë e më të theksuara, tashmë jemi dëshmitarë të migrimit të studentëve.

Hendeku midis Jugut dhe Qendër-Veriut, 20 vjet më parë ishte 40 000 të regjistruar, sot është 80 000.

Kush është ai që lëviz? Vetëm ata me një nivel të caktuar të formimit social dhe familjar.

Një sistem i padrejtë që tashmë po prodhon pabarazi. Dhe problemi nuk është vetëm në Jug, por aktualisht janë prekur edhe universitetet periferike si Genova, Udine, Piemonte Lindore.

Në konkluzionet tuaja ju nënvizoni rrezikun e investimeve të PNRR, në mungesë të politikave aktive, të cilat mund të sjellin boshllëqe edhe më të theksuara.

“A na shpërqendroi PNRR-ja nga dilema e madhe e modelit të universitetit që duam, i shkëlqyer apo i përhapur?

Në renditjet më të njohura nuk jemi në krye, por niveli mesatar i universiteteve italiane është më i lartë se, për shembull, në Spanje apo SHBA, sepse kemi investuar në një sistem universitar të përhapur dhe të klasifikuar.

Edhe në universitetin periferik, këtu mund të gjesh studiuesin më të mirë që do të ishte jashtë shtetit në Harvard./atsh/KultPlus.com

Lumnije Kqiku shpallet ‘Personalitet nderi me medalje të artë’ nga qyteti i Gracit

Doktoresha e cila vepron në Austri, Lumnije Kqiku, është nderuar me çmimin çmimin ‘Personalitet nderi me medalje të artë’ nga qyteti i Gracit, pëcjell KultPlus.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Kqiku nëpërmjet një postimi në Facebook.

Çmimin që sot u nderova nga qyteti i Grazit të Austrisë për të arriturat shkencore. “Personalitet nderi me medalje të artë”, çmim që na nderoi të gjithëve, ju dedikoj prindërve të mi, posaçërisht Ty BABË me zemër krenare, por edhe shumë të thyer, që nuk ishe në mesin tonë sot! Ju përulem denjësisht. Ehrenzeichen der Landeshauptstadt Graz in Gold widme ich meinen Eltern.”, ka shkruar Kqiku në Facebook.

Ndërkaq, më heret KultPlus ka realizuar një intervistë me doktoreshën Kqiku. Klikoni KËTU për të lexuar artikullin e plotë./ KultPlus.com

Stambolli zhytet në errësirë në mes të ditës

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet Stambolli i përfshirë papritur në errësirë ​​në formën e një reje të errët. Ngjarja që ndodhi më 18 prill tmerroi banorët turq tek të cilët krijoi panik, me disa që komentuan se ky ishte apokalipsi.

Një sqarim erdhi nga Instituti Meteorologjik turk, i cili tha se mbi Stamboll kishte kaluar një re me dendësi të madhe.

Faqja TechnoPixel, e cila merret me fenomene të ngjashme meteorologjike, sugjeron se kjo re e dendur mund të ketë qenë e llojit “Cumulonimbus”. Retë “Cumulonimbus”, shpesh kanë një bazë të errët që arrijnë vetëm disa qindra metra mbi tokë. Ato janë retë e vetme që prodhojnë bubullima dhe vetëtima, dhe gjithashtu çojnë në rrebeshe të mëdha. Ato mund të duken jashtëzakonisht të errëta pasi lejojnë shumë pak ose aspak dritë.

“Sipas informacioneve, reja kishte një dendësi të pabesueshme prej 7 kilometrash. Me fjalë të tjera, distanca prej fundit tokësor të resë në skajin tjetër përballë atmosferës ishte 7 kilometra. Një masë e tillë e dendur arriti lehtësisht ta bllokonte dritën nga dielli”, thuhet në këtë faqe.rtv21/KultPlus.com

https://twitter.com/i/status/1648383204586299408

‘Një lulishtë me trëndafila, është parajsa e vërtetë…’

Nazmie Hoxha është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës së mirëfilltë shqipe. “Si dukat i vogël je”, “Oj zogo”, “Shtrona moj nuse, shtrona”, “Bota zunë e flasin” janë disa këngë të saj, të cilat e bënë të paharrueshme këngëtaren edhe pas vdekjes, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjellë këngën dhe tekstin ‘Një lulishtë me trëndafila’, është parajsa e vërtetë:

Nji lulishtë me trandafila
Asht parajsa e vërtetë aman aman

Asht parajsa e vërtet

Ky asht vend ku knojnë bilbilat
Flakë ç’u dogj arshiku i shkretë x2

Vetë më the more xhanan
N’atë lulisht jetë ta çojmë aman aman

N’atë lulisht jetë ta çojmë

Mos më len kshtu pa derman
Se gjithë jetën nuk do t’rrojmë x2

Maraku është një shkëndij
Djeg si dielli në qershor aman aman

Djeg si dielli në qershor

Këtë sevda kush ma din
Shpirtin tem o ja jap në dor x2/ Kultplus.com

‘Kam njohur sy-o, ata sy…sa fort i desha, e di një Zot!’

Poezi nga Fjodor Tjutçev

Kam njohur sy-o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.

N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!

Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat me ngadal,
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vojtje ish fatal

Shpesh rrihja shihja i mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.

Përktheu: Petraq Kolevica/KultPlus.com