Aurela Gaçe është një nga emrat më të njohur të muzikës shqipe. Ajo ka lindur në Vlorë, ku edhe i zhvilloi hapat e parë drejt karrierës së saj mjaft të bujshme, duke marrë pjesë në disa festivale për fëmijë. Ajo gjithashtu mori pjesë në fetivale për të rritur me këngët: “Lamtumirë Me Telegram”, “Zhgënjimi”, “Nata”, “Me Jeten Dashuruar”, “Fati Yne Shprese E Marrezi” etj.
KultPlus ju sjell një interpretim të Aurela Gaçes me këngën ”Fustani”:
Gjyshi dua te behem nuse edhe pike!
2x: Nje dit nje nuse kur pash, u pengova edhe rrash, shoqet ika dhe i lash, martom o baba i thash
REF.: A me pret? A me pret? O fustani flet, flet aaa… A me pret? A me pret? sa te rritem edhe vet aaa…
2x: Me tha babai moj bij o po je e vogel dhe nuk di, prit te rritesh edhe ti, nuk martohesh cilimi
REF.: A me pret? A me pret? O fustani flet, flet aaa… A me pret? A me pret? sa te rritem edhe vet aaa…
2x: s’dua burr as jaran me qan syri per fustan
REF.: A me pret? A me pret? O fustani flet, flet aaa… A me pret? A me pret? sa te rritem edhe vet aaa…
REF.: A me pret? A me pret? O fustani flet, flet aaa… A me pret? A me pret? sa te rritem edhe vet aaa…/KultPlus.com
Një balerin i Opera Odesa është vrarë teksa po luftonte në vijën e parë të frontit, tha kompania e baletit, raporton CNN.
Rostyslav Yanchyshen, 31 vjeç, u vra “gjatë kryerjes së një misioni luftarak”, me bazë në qytetin port jugor të Ukrainës.
“Për më shumë se dhjetë vjet, Rostyslav shërbeu në Operën e Odesës, dhe në ditët e para të luftës ai u bashkua me Forcat e Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur heroikisht Ukrainën, të cilën ai e donte mbi të gjitha! Si rezultat, veshjet e baletit të artistit u zëvendësuan nga çizmet e ushtrisë dhe muzika e shfaqjeve të tij të preferuara u zëvendësua nga tingujt e zjarrit të mortajave”, thanë nga opera.
“Një burrë i zgjuar, i talentuar, i denjë, inteligjent. Ai ishte nga të parët që shkoi të mbronte atdheun e tij! Jo me thirrje, jo me urdhër, por me vendim të tij”, tha kreu i kompanisë së baletit, Harry Sevoian”.
Opera thoshte se një nga rolet më të spikatura të Yanchyshen ishte ai i një ushtari që po vdiste, në baletin “Trymai”.cnn/klankosova/KultPlus.com
Qarku i Tiranës po përgatit fabulën për të konkurruar në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga përgatitjet, teksa theksoi se, “parada më e madhe e pasurisë sonë shpirtërore po afron”.
Ndërkohë në qytetin e Gjirokastrës vijojnë përgatitjet Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili pritet të zhvillohet në muajin qershor.
Në festival pritet të performojnë artistët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet. Vitet ’70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur./atsh/KultPlus.com
Saga e ‘Twilight’ do të shfaqet edhe në ekranin e vogël. Sipas The Hollywood Reporter, një serial televiziv i bazuar në serinë e librave më të shitur nga autorja Stephenie Meyer është në fazat e hershme të zhvillimit nga Televizioni Lionsgate.
Sinead Daly është duke punuar për skenarin. Së bashku me produksionin ata do të vendosin së bashku nëse ishte një ribërje apo nëse do të ndjekin një “rrugë tjetër”. Duke qenë se planet janë në fazat e tyre të hershme, seriali i ri nuk është “lidhur” me ndonjë platformë specifike transmetimi apo rrjet televiziv.
Burimet thonë se në përshtatjen televizive pritet të përfshihet edhe vetë autorja. Libri i parë i serisë, ‘Twilight’, u botua në vitin 2005 dhe u pasua nga tre vazhdime, Hëna e Re, Eklipsi dhe Agimi. Të gjithë së bashku ata shitën më shumë se 100 milionë kopje në mbarë botën.
Të katër librat u shndërruan në një ekskluzivitet filmash tepër të njohur me pesë filma, ‘The Twilight Saga’ me Kristen Stewart dhe Robert Pattinson. Filmi i parë u shfaq në vitin 2008, me protagonistët e rinj që u shndërruan brenda natës në yje të filmit. Në total, të pesë filmat tejkaluan 3 miliardë të ardhura në arkat globale.
“Twilight” është një “blerje” e madhe e bibliotekës së Lionsgate. Në fakt, në vitin 2017, CEO i kompanisë, Jon Feltheimer, deklaroi se “ka shumë histori për t’u treguar dhe ne do të jemi gati t’i tregojmë kur krijuesit tanë të jenë gati”, ai përmendi për “Twilight” dhe “Franshizat”./ KultPlus.com
Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi.
Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarkombetar. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.
Jeta e hershme Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femiu i gjashte nga 7 fëmijët ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan. Vëllau i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904) vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij e quajtur Margaret (1833-1836) vdiq kur ishte 3 vjeç, dhe vëllai i tij Benjamin (1832-1842) që vdiq 6 vite me vone. Kur Twain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”. Kur Twain ishte 11 vjeq, me 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit me vone ai u be daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi te punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazete që posedohej nga vëllau i tij. Kur ishte 18 vjeçar, ai e leshoi Hannibalin dhe punoi si shtypes në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik te posaformuar, bashkimit te shtypësve dhe gjate mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata me te gjera sesa në shkollën tradicionale. Clemmens kane ardh St. Louis në Keokuk me 1854, dhe jetuan në Muscatine gjate periudhës se verës te vitit 1855. Gazeta Muscatine publikoi 8 storie te cilat kishin pothuajse 6000 fjale.
Martesa dhe fëmijët Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt te vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shume aboltioniste, socialiste dhe aktiviste për te drejtat e grave dhe barazi shoqërore. Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me te cilin pati shoqëri për një periudhe te gjate. Ata kishin 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909), dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martesa e Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri me 1904 kur Olivia vdiq. Te gjithë anëtaret e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.
Dashuria për shkencën dhe teknologjinë Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri te afërt dhe te gjate me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohe sebashku në laboratorin e Tesles. Ai zotëroi 3 zbulime duke përfshire një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për te zëvendësuar rripat llastik) Libri i tij A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court karakterizon një udhëtues te kohës nga Amerika bashkohore duke përdorur dijen e tij për shkencën për te prezantuar teknologjinë moderne Arturianit te Anglisë. Ky lloj i linjës se storieve me vone do te kthehej në një karakteristike te përbashkët te fanta-shkencës nen-zhanër, historisë alternative. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), i cili ishte një film i shkurte.
Jeta e mëvonshme dhe vdekja Twain kaloi në një periudhe te depresionit te thelle, e cila filloi me 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjit. Vdekja e Olivias me 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Me 20 maj te vitit 1909 miku i tij i ngushte Henry Rogers vdiq papritmas. Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi te gjitha pronen e saj në San Francisko nga tërmeti. Twain e formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, the Angle Fish dhe Aquarium Club. Shumica e anëtareve ishin te moshës 10-16vjet. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatre si dhe për te luajtur lojëra. Universiteti i Oksfordit e nderoi Twain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, me 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij : ”Unë erdha në ketë bote me Halley’s Comet me 1835. Kjo do te vije prape vitin tjetër dhe un pres që te shkoj me te. Do te ishte zhgënjimi me i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley’s Comet. Almighty ka thëne, padyshim : “Tani këtu janë këto dy kapriqe te pa numërueshme ; ato kane ardhur sebashku dhe duhet te shkojnë sebashku.” Parashikimet e tij ishin te sakta- Twain vdiq nga një sulm në zeme me 21 prill 1910 në Redding Connecticut, një dite pas qasjes me te afërt te kometës në Toke. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “ Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz, dhe puna e tij do te vazhdoj te dhuroje kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë… Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera si dhe njerëzit e vendit te tij. Ai ka dhuruar një pjesë te pavdekshme te literaturës Amerikane“. Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varos me familjes e tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York.
Vepra E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht : Përshtypjet e udhëtimit ; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinise se hershme Narracionet satirike te ambientuara në Mesjete dhe Rilindje. Mark Twain, në maksimumin e famës se tij, ishte një celibritet në Amerike, për kohen e tij.
Veprat :
The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele Innocents Abroad, 1869, novele udhëtimi Roughing It, 1872, udhëtim nga Mississipi në Las Vegas The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele The Adventures of Tom Sawyer, 1876, novele A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhëtimi |1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele The Prince and the Pauper, 1881, novele Life on the Mississippi, 1883, tregim autobiografik The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele Tom Sawyer Abroad, 1894, novele Pudd’n’head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele Tom Sawyer Detective, 1896, novele A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court, 1889, novele Following the Equator, 1897, tregime udhëtimi The Man That Corrupted Hadleyburg, 1900, novele King Leopold’s Soliloquy, 1905, satire politike The War Prayer, 1905, novele * The Eva-s diary, 1906, novele The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele What Is Man ?, 1906 A Horse’s Tale, 1907 Captain Stormfield’s Visit to Heaven, 1909, tregim i gjate Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes /KultPlus.com
Sipas shërbimit të BE për ndryshimin e klimës, Copernicus, Evropa nuk ka patur asnjëherë një verë kaq të nxehtë që prej fillimit të matjes së temperaturave. Edhe shkrirja e akullnajave në Alpe arriti një rekord të ri.
Zhvillimet klimatike thyen disa rekorde njëherësh në Evropë në vitin 2022, njoftoi shërbimi i BE për ndryshimin e klimës në BE, Copernicus. Kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar që prej fillimit të matjes së temperaturave.
Shkrirja e akullnajave në Alpet europiane ishte aq e lartë sa kurrë më parë dhe i gjithë viti i kaluar ishte i dyti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë.Temperaturat në Europë, sipas Copernicus, rriten rreth dy herë më shumë se mesatarja globale.
“Klima që na pret, do të jetë shumë, shumë më ndryshe se klima, në të cilën jemi rritur”, u tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo, gazetarëve.
Valë ekstreme të nxehti dhe thatësirë
Vera e vitit 2022 u karakterizua nga një thatësirë e madhe, që sipas Copernicus preku më shumë se një të tretën e Evropës, duke ndikuar në bujqësi, transport dhe furnizimin me energji. Për këtë luajti rol pjesërisht edhe fakti se në dimrin e kaluar ra më pak borë se zakonisht dhe valët e të nxehtit të madh në verë e rënduan situatën.
Në jugun e Evropës u rrit gjithashtu ndjeshëm numri i ditëve, që konsiderohen ditë me stres ekstrem nxehtësie (temperatura midis 38 dhe 46 gradë celsius). Këto temperatura konsiderohen të rrezikshme për shëndetin. Përveç kësaj rrezatimi i diellit në Evropë ishte aq intensiv si asnjëherë në 40 vitet e fundit.
Akulli i akullnajave arrin shkrirjen rekordSipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike edhe në Alpet Evropiane akulli nga akullnajat u shkri më shumë se kurrë më parë.
Akullnajat e Alpeve humbën më shumë se pesë kilometra kub akull. Nëse këtë masë akulli do ta shtypnit në një kub, qoshet e kubit do të ishin rreth pesë herë e gjysmë më të larta se Kulla Eifel.
Përveç kësaj gjatë vitit të kaluar u rrit përqendrimi i gazrave serë në atmosferë. U shtuan si përqendrimi i dioksidit të karbonit ashtu edhe ai i metanit jashtëzakonisht të fuqishëm.
“Reduktimi i emetimeve të gazrave serë është i domosdoshëm për të parandaluar ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike”, tha zëvendësdrejtoresha e Copernicus, Samantha Burgess.
Në Evropë ka “shumë mundësi për t`u adaptuar”, tha Daniela Schmidt, profesore e gjeoshkencave në Universitetin e Bristolit, në Britaninë e Madhe. Mundësitë lidhen me ofertën dhe kërkesën, ato konsistojnë ndër të tjera në investime në infrastrukturë.
Por është i nevojshëm edhe edukimi i popullatës, për shembull për llojet e reja të shfrytëzimit të tokës, mënyrat për të kursyer dhe përdorur ujin në mënyrë më efikase./DW/ KultPlus.com
Punimet për ndërtimin e Piramidës, qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan janë drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të kantierit të punës teksa informoi se shumë shpejt do të jetë gati.
“Piramida, së shpejti qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan”, u shpreh Rama.
Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër shumëfunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.
Kjo qendër, financim i qeverisë, bashkisë së Tiranës dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit, do të ketë 18 salla, ku të rinjtë të studiojnë për programe të ndryshme kompjuterike dhe 14 klasa të tjera që janë konceptuar në natyrë.
Sipas projektit, Piramida ndahet në 3 zona, ku një pjesë do të jetë për Tumo dhe klasat që do të zhvillohen brenda, një pjesë do të jetë sistem biznesesh dhe sipërmarrës të IT ku do shumë prej startup-eve do të bëjnë praktikën dhe të testojnë produkte.
Risi është riciklimi i gjithë materialit të mbetur në piramidë, i cili do të përdoret për krijimin e ndërtesës së re, ndërsa pjesa e jashtme rrëshqitëse do të jetë me shkallë si vendpushim për studentët. / atsh / KultPlus.com
Gegërishtja nuk është dialekt i asnjë gjuhe, përfshi shqipen. Gegërishtja është gjuha ma e vjetër e kontinentit e për fat të mirë flitet edhe sot e kësaj ditë, ashtë një minierë florini për gjuhëtart (shkenctart).
Nuk di a egziston një gjuhë tjetër e gjallë, që pasqyron në mënyrën më besnikë të mundshme vjetërsinë e saj. Problemi i Gegërishtes dhe lashtsis saj, duhet t’ jetë normalisht objektivi i parë i ghuhësisë shkencorë dhe gjuhëtarëve shkenctarë të akademisë Shqiptare. Gëgërishtja ma shumë se asgja tjetër tregon rrajët tona si etnogjenezë e autoktoni në Ballkan.
Shum fjalë të Greqishtes klasike shpjegojnë kjartë në Gegërishte.: Ktu kena dy shpjegime: ose ndonjë malsor Shqiptar i para 2800 vjetsh ka shkru “Iliadën” e “Odisenë”, ose vetë Homeri ka folè një gjuhë që giet me Gegërishten e sotme si të ishin dhambt te dy ingranazheve që rrotullohen super njeni tjetrit harmonikisht, si të ishin pjesë e një sistemi gjuhësor shumë përpara tyne, e të dy: edhe malsori Shqiptar i Veriut edhe Homeri, flasin identikisht të njëjtën gjuhë, pavarsisht nga distanca kohore që i ndan, dhe huazimet e paevitueshme, dhe në rastin konkret të papërfillshme që mund të kenë ndodh.”
-Iliada e Homerit eshte shkru ne Gegnisht- ”Perktheva Iliaden nga shqipja, ne shqip”
Bazuar në romanin “Peter and Wendy” dhe i frymëzuar nga filmi i animuar klasik i vitit 1953, “Peter Pan & Wendy”, është historia e përjetshme e një vajze të re, e cila duke sfiduar dëshirat e prindërve të saj për ta ndjekur shkollimin jashtë vendit, udhëton larg shtëpisë me dy vëllezërit e saj më të vegjël në Neverlandin magjik.
Atje, ajo takohet me një djalë që refuzon të rritet, një zanë të vogël dhe një kapiten pirat të keq dhe së shpejti ata e gjejnë veten në një aventurë emocionuese dhe të rrezikshme, shumë larg familjes së tyre dhe rehatisë së shtëpisë.
Nëpërmjet trailerit të sapolansuar, fansat prezantohen me aktoren Yara Shahidi si Tinker Bell, zanën e vogël që ndihmon Peterin dhe Wendyn në udhëtimin e tyre, derisa ylli i njohur britanik, Jude Law, vjen si kapiteni i frikshëm, i cili është në gjueti për Peterin.
“Peter Pan & Wendy”, me regji të David Lowery, është ndër filmat e fundit që ekranizojnë tregimet ikonike për fëmijë, pas filmave “E bukura dhe Bisha” dhe “Sirena e Vogël”.
Ai lansohet për publikun e gjerë përmes platformës Disney+ nga 28 prilli. / KultPlus.com
Italia po përballet me një kolaps të regjistrimeve në universitete, në një vend që mbetet prapa për nga numri i të diplomuarve dhe ku rrezikohet mbyllja e disa universiteteve në jug të vendit, sipas “La Repubblica”.
Roberto Di Lenarda, rektor në Universitetin e Triestes konfirmoi atë që të gjithë rektorët i frikësohen, rënia demografike, e cila kohët e fundit po bëhet dramatike.
“Boom” i diplomave në gjuhën angleze
Një mega universitet si Bolonja ka arritur të ketë pothuajse një kurs nga dy, dhe nga 260 në anglisht, kryefjala e të cilës është ndërkombëtarizimi.
Në të njëjtën kohë, aleancat po rriten si brenda ashtu edhe midis universiteteve evropiane, për të ndërtuar kurse trajnimi online.
Diploma të përbashkëta, deri në propozimin e rektorit të Universitetit të Mesinës, Cuzzocrea Salvatore për të nisur programin “Erasmus” (Skema e Veprimit të Komunitetit Evropian për Lëvizshmërinë e Studentëve të Universitetit), në Itali.
Duke parë ofertën arsimore për vitin e ardhshëm akademik, 190 diploma të reja të kërkuara, nga të cilat mbi 90 mastera, vihet re nxitja drejt diplomave evropiane.
“Bergamo do të lëshojë katër nga shtatë diplomat në gjuhën angleze, ndërsa Tuscia do të rrisë numrin e tyre nga një në 11 në vitin akademik 2023-2024. Aktiviteti kryesor në 2022 kishte për qëllim rekrutimin e studentëve të huaj”, tha rektori i Politeknikut “Marche”, Gian Luca Gregori në përurimin e vitit akademik në fund të marsit.
Një apel që nis nga vetëm 5% e studentëve ndërkombëtarë në Itali.
“Por, vitet e fundit vendi është bërë tërheqës sepse kostoja e jetesës është më e ulët dhe sistemi ynë universitar ofron një përgatitje të nivelit”, tha Stefano Ubertini, rektor i Universitetit të Tuscia-s.
Me shumë elementë që mungojnë, mes vonesave në bursa dhe viza për ata që vijnë nga vendet jo anëtare të BE-së, pika më e dhimbshme është mungesa e kampuseve universitare.
Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (PNRR) vendos në dispozicion një fond prej 960 milionë eurosh për të trefishuar numrin e shtretërve, qëllimi është që numri i tyre të arrijë në 105 550 deri në vitin 2026.
Diplomat në gjuhën angleze tërheqin gjithashtu kërkesën e brendshme mes 19-vjeçarëve, një brez i rritur me “Netflix” dhe “Erasmus”.
Por, ata nuk i zgjerojnë njohuritë e tyre.
“Nuk ka më kuptim të shkosh në punë në moshën 18 vjeçare”
“Shqetësimi kryesor i universiteteve publike është rritja e përqindjes së të diplomuarve në vend që të shikojnë përtej kufijve. Ne duhet të kompensojmë rënien demografike duke rritur numrin e studentëve që regjistrohen në universitete, nuk ka më kuptim të shkosh në punë në moshën 18 vjeçare, duhet t’i bindim të studiojnë në një botë me ritme të shpejta”, tha Stefano Ubertini, rektor në Universitetin e Bolonjës, i cili është gjithashtu përgjegjës për orientimin e CRUI (Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Italiane).
“Si? Me një ofertë trajnimi më të larmishme dhe tërheqëse, jo të gjithë duhet të jenë fizikantë apo shkrimtarë, duhet të trajnojmë edhe kamerierë për shembull, sepse të gjitha punët kanë dinjitet të barabartë”, shtoi ai.
Gjithashtu, sipas rektores së Sapienza-s, Antonella Polimeni synohet të regjistrohen sa më shumë të rinj për të shmangur shkretëtirëzimin e universiteteve në jug të vendit, dhe jo duke parë vetëm atë audiencë që nuk do të regjistrohej në universitet.
“Në çfarë mënyre? Për shembull, me një ofertë trajnimi që është më e ngjashme me rrugën që ndjekin institutet e teknologjisë. Trajnimi është hapi i parë i zhvillimit të vendit, arsimi është investim, jo kosto. Dhe kjo duhet mbajtur mend vazhdimisht”, tha ajo.
Diplomat që lidhen me botën e punës
Rektorëve nuk u pëlqen ta thonë, por Roberto Di Lenarda e bën të qartë.
“Duhet të dialogojmë me ITS-në (kurset jouniversitare pas diplomimit, ed) për të ngritur nivelin arsimor, dhe të tërheqim sa më shumë studentë nga Europa. Masteri përfshin 13% të kurseve të anglishtes, si në atë të rritjes së shkallës së tranzicionit mes shkollës së mesme dhe universitetit”, tha Di Lenarda.
Përpjekja është për të përmbushur nevojat e territorit dhe për të kapur kufijtë e rinj të dijes me Inteligjencën Artificiale, Big Data dhe ndryshimet klimatike.
Trieste përmirëson trajnimin e mësuesve, që synojnë dije në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, në inxhinieri dhe ekonomi.
“Gjithnjë e më shumë po bashkohemi, nuk kërkojmë studentë të rinj me çdo kusht, por një ofertë kulturore më të larmishme”, tha Elio Franzini, rektor i Universitetit Shtetëror të Milanos ku do të nisin 11 kurse të reja të diplomës për vitin akademik 2023-2024, duke përfshirë diplomën e parë profesionale në Lombardi, e nisur fillimisht nga Universiteti i Parmës, në teknologji dhe menaxhim të biznesit të bulmetit.
Një nga të paktat, diploma profesionale që ka mbetur në vend.
Universiteti Ca’ Foscari i Venecias dhe Universiteti Shtetëror i Milanos, përballë mbylljes së kurseve që lidhen me antikitetet në universitetet angleze pas Brexit-it, do të nisin diplomën e nivelit të parë në qytetërimet e lashta për botën bashkëkohore, për një qasje krahasuese në studimin e qytetërimeve antike.
“Po shkojmë drejt ndërkombëtarizimit, ndërdisiplinaritetit dhe inovacionit, të gjitha universitetet në botë po ecin në këtë drejtim”, tha rektorja e Universitetit të Venecias, Tiziana Lippiello.
“Infrastrukturat duhet të forcohen, të rinjte nuk regjistrohen sepse studimi kushton në universitete”, tha Ubertini.
“Të federojmë universitetet e Pulias”
Në Bari, 40% e 42 000 studentëve nuk paguajnë tarifat e universitetit, dhe 50% e tyre në Foggia.
“Të kërkosh studentë jashtë është mirë. Për ne në Jug, do të thotë të shikosh Mesdheun dhe Ballkanin, por koha është shumë e gjatë. Është urgjente të shikojmë nga viti 2040 dhe të lëvizim tani”, tha kërkon rektori Stefano Bronzini, i cili ka hedhur propozimin për të federuar universitetet e Pulias.
Arsyeja? Për të përqendruar burimet dhe për të krijuar pole ekselence, po mendoj për Arkeologjinë në Taranto ose për energjinë e rinovueshme në Brindisi.
Logjika e proliferimit daton në vitet 1990, e lidhur më shumë me politikën se çdo gjë tjetër.
Tani është koha të bëhemi konkurrues së bashku nëse nuk duam të mbyllemi. Ndër të tjera, tre nga katër rektorë në Pulia dalin në pension, është koha të bëjmë një lëvizje të rrezikshme dhe të guximshme, të mos dorëzohemi para politikës së kambanores. Një sfidë e vështirë.
“80 mijë studentë emigruan në veri”
“Nevojiten standarde më të larta në kërkimin dhe mësimdhënien, por me reduktimin e burimeve të alokuara për universitetin, në fakt po ndodh një zhvendosje e kapitalit njerëzor, mësues e studentë, nga universitetet më të varfra dhe më periferike, kryesisht në Jug dhe jo vetëm, e deri te ato më të pasurat”, tha Gaetano Vecchione, ekonomist në Universitetin Federico II të Napolit dhe këshilltar shkencor i Svimez.
Ai gjithashtu është një nga autorët e studimit mbi Neodemos “Universitetet pa studentë”, së bashku me Massimo Armenise dhe Federico Benassi.
Në studim paraqitet një pamje e zymtë e rënies demografike që do të zbrazë universitetet, çfarë e ardhme e pret sistemin akademik italian?
“Përveç mungesave të regjistrimeve të cilat do të jenë gjithnjë e më të theksuara, tashmë jemi dëshmitarë të migrimit të studentëve.
Hendeku midis Jugut dhe Qendër-Veriut, 20 vjet më parë ishte 40 000 të regjistruar, sot është 80 000.
Kush është ai që lëviz? Vetëm ata me një nivel të caktuar të formimit social dhe familjar.
Një sistem i padrejtë që tashmë po prodhon pabarazi. Dhe problemi nuk është vetëm në Jug, por aktualisht janë prekur edhe universitetet periferike si Genova, Udine, Piemonte Lindore.
Në konkluzionet tuaja ju nënvizoni rrezikun e investimeve të PNRR, në mungesë të politikave aktive, të cilat mund të sjellin boshllëqe edhe më të theksuara.
“A na shpërqendroi PNRR-ja nga dilema e madhe e modelit të universitetit që duam, i shkëlqyer apo i përhapur?
Në renditjet më të njohura nuk jemi në krye, por niveli mesatar i universiteteve italiane është më i lartë se, për shembull, në Spanje apo SHBA, sepse kemi investuar në një sistem universitar të përhapur dhe të klasifikuar.
Edhe në universitetin periferik, këtu mund të gjesh studiuesin më të mirë që do të ishte jashtë shtetit në Harvard. /atsh /KultPlus.com
Me rastin e vizitës së vendlindjes së vëllezërve Frashëri.
Këtu e disa vjet më parë, që kur më kishte lindur ideja e vizitës së Frashërit, vendlindjes së Vëllezërve Frashëri, në rrethin e Përmetit, isha stepur nga vështirësitë e rrugës, gjithmonë me shpresën se shteti shqiptar do të ndërmarrë nismën për rregullimin e saj, sepse kishte të bënte me personalitete të veçanta, me intelektualë të përmasave të mëdha, me një familje me rrënjë patriotike që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrafshin kombëtar, e cila ka lënë gjurmë të forta, të thella e të pashlyeshme për historinë, arsimimin dhe kulturën e përgjithshme shqiptare. Dhe, vitet kishin ikur, shumëçka në Shqipëri është transformuar, por Frashëri ka mbetur i shkëputur, i izoluar, i veçuar dhe krejt i pavërejtshëm nga shteti. Sikur të ishte mjaftuar me një të bërë kushedi sa vjet më parë të asaj shtëpie muze dhe, kaq! Tash e lënë pothuajse në harresë, pa mirëmbajtje dhe përkujdesje. Vetëm disa nga ne kosovarët, si “ruajtës të relikteve kombëtare”, apo ndonjë “nostalgjik i patriotizmit kulturor”, siç na u referua shoferi përmetar i makinës, i cili na voziti nga Përmeti deri në Frashër, e mbajnë gjallë ende frymën kombëtare.
Ishte pasdite e 15 prillit 2023 kur u nisëm nga Përmeti drejt Frashërit. Shoferi i makinës në dalje të qytetit u ndal pranë një objekti dhe, pa na treguar arsyen, doli nga vetura, hyri në oborrin e saj dhe po kthehej me një lopatë dhe një kazmë në dorë. Ç’po ndodhte? Pse t’i duheshin ato vegla? Kurrsesi ta besoja, por doli atë që e mendoja: ngase kishte rënë shumë shi ditët e fundit, rruga mund të jetë dëmtuar rëndë sa do të duhej të intervenohej me lopatë dhe kazmë. Kështu u arsyetua shoferi, e nuk më befasoi ky fakt, tashmë isha përgatitur për gjithçka. Më s’ia kisha frikën rrugës, mjaftonte të niseshim dhe, gjithsesi synimi final ishte të arrinim në cak!
Mesazhi i tabelës orientuese dhe mosdukja e shtetit
Në Piskovë lëshuam rrugën e asfaltuar dhe u shmangëm në të djathtë një rruge katundi. Në kthesën përballë po qëndronte tabela e madhe me mbishkrimin: “Frashër- Meka e Shqipërisë”, e cila po paralajmëronte për rëndësinë e atij vendbanimi. Këtu u ndala dhe, pa u hamendur shumë, gjykova: “Sa hipokrizi! Sikur të ishte kështu, ku është ndërhyrja e shtetit?! A nuk do të duhej që ta bënte rrugën dhe ta lehtësonte udhëtimin drejt kësaj “Meke shqiptare”… dhe jo shoferi të merrte lopatë e kazmë me vete… Sa paradoklase!? Sa kundërthënës jemi…”
Traseja e rrugës kishte qenë e shtruar me zhavorr, por shirat e kishin dëmtuar dhe ecja e makinës ishte e ngadalshme. Po u ngjiteshim atyre shpateve një rruge me plot dredha, asnjë gjurmë makine apo njeriu. Shoferi, tepër llafazan, s’zgjidhte fjalë për të kritikuar të kaluarën dhe të tashmen politike… Vetëm kur ne e ndërpritnim me ndonjë pyetje konkrete për zonën, ndalej dhe na shpjegonte. Disa tabela me emërtimet e majave të Parkun Kombëtar të Hotovës ishin një orientim i mirë për ata që e duan ecjen. Sa më lart po ngjiteshim, aq më e bukur po bëhej natyra: shpate të lehta e maja të thepisura po e hijeshonin zonën. Kanioni i Kamenckës te Bredhi i Hotovës paraqiste një pamje madhështore që të mahniste me bukurinë, veçantinë dhe formën e saj të egër dhe të frikshme…
Udhëtim i vështirë, por mbresëlënës
Pas më shumë se dy orë rrugë, me disa ndalesa të shkurtra, arritëm në Frashër. Në të djathtë ende kishin mbetur disa objekte gjysmë të rrënuara, relikte të ish-sistemit, në të majtë disa shtëpi të vjetra dhe vetëm tek-tuk ndonjë objekt i ri, e në mes të fshatit shtëpia muze e Vëllezërve Frashëri: një oborr i rrethuar, disa pisha të bukura në hyrje, në të majtë bustet, çuditërisht pa emra, e tri figurave të mëdha të kombit: Abdylit, Naimit dhe Samiut. Flamuri kombëtar pranë, megjithatë, tregonte për përmasat e tyre kombëtare. Objekti dykatësh i shtëpisë muze qëndronte madhështor në mes, përsëri çuditërisht dhe pafalshëm, me dyer të mbyllura! U desh që shoferi të trokiste në derën e një shtëpie aty pranë që ta ftonte një grua rreth të 60-ave që të vinte për të na e hapur derën. Erdhi Mariana, e cila na tregoi se këtë punë e bën vullnetarisht, sepse shteti nuk e paguan, prandaj la të nënkuptohej se ishin vizitorët që duhej ta shpërblenin për këtë punë.
Hymë brenda, në të dy anët kishte dhoma për vizitorë, shkallët në mes të dërgonin në katin e dytë, në korridor po qëndronte një fotografi e madhe me Naimin në mes, nëpër dhomat anësore ambiente me dokumente, mbishkrime të ndryshme nga e kaluara e familjes dhe veprimtaria e tyre, por asnjë libër askund! As drita të mjaftueshme nuk kishin ato dhoma gjysmë të errëta, e kjo tregonte moskujdesin e shtetit… Një histori e tërë e familjes dhe e këtyre personaliteteve po “fliste” dhe sikur akuzonin se porositë e tyre nuk kanë pasur reflektimin e duhur në të sotmen e jetës shqiptare…
Dola në skajin e oborrit dhe po e vështroja nga jashtë këtë objekt monument, ambientin rreth saj, bustet, flamurin dhe gjithçka rreth e rreth. Se ç’m’u kujtua një thënie që s’di ku e kisha lexuar: “Sa shumë kanë bërë për Shqipërinë, e sa pak Shqipëria ka bërë për ta”! Po, vërtet ashtu ishte: një objekt mezi i mbajtur, me ambientet e brendshme gjysmë në errësirë, pa ndonjë rregullim të jashtëm dhe, sidomos – pa rrugën! Dhe, në çast përsëri nga arkivi i kujtesës m’u aktualizua gjykimi akuzues i një kandidateje shqiptare për deputete, e cila, këtu e sa kohë më parë, me lot në sy po thërriste për më shumë rrugë, ujë dhe drita: “Që Shqipërinë biologjikisht evropiane, ta bëjmë edhe politikisht evropiane”…
E këtu ku ishim, gjithçka tjetër mund të jetë, veç pamje evropiane –jo! E turpshme kjo për kombin! E pafalshme kjo për shtetin! Nëse Vëllezërit Frashëri paraqesin figurat më ikonike për historinë dhe kulturën shqiptare, ky trajtim kaq mospërfillës është defekt i rëndë i qenies sonë kombëtare! Sa më shpejt duhet të ndërgjegjësohemi për rëndësinë dhe borxhin që kemi ndaj personaliteteve tona kombëtare, pavarësisht kostos financiare të një rruge, e cila, në fund të fundit, e hijeshon trungun tonë kombëtar.
Në kthim, i mbushur me një ndjenjë krenarie se më në fund kisha realizuar një ëndërr të aqshumëpritur dhe të aqgjatëpritur, duke soditur gjithandej natyrën, po mendoja se, megjithatë, edhe ajo po na shpërblente me pamjen e saj mahnitëse. Po shijoja atë bukuri që rrallë ta gjeje diku tjetër. Po ndihesha i lehtësuar shpirtërisht se e kreva një “udhëtim të veçantë pelegrinazhi”, se e kreva një obligim ndaj kulturës dhe historisë sonë kombëtare, ndaj atyre personaliteteve që na kanë frymëzuar me ndjenjë kombëtare gjatë gjithë jetës. Tash po përjetoja peshën e njëmendtë, jo vetëm artistike, të vargut të Naimit: “O ju malet e Shqipërisë…” Sa inspiruese, të pamatshme, për atdhedashurinë! Po përjetoja një ndjesi triumfi dhe sikur isha përmbushur me vetëmjaftueshmëri atdhetarizmi! Sa më i papeshë do të isha pa këtë ndjenjë! Dhe, po gjykoja: Kurrë më shumë se gjenerata e tashme nuk kanë pasur nevojë që t’u kthehen rrënjëve të krenarisë kombëtare dhe të mos përhumben nga joshja e luksit të urbanizmit evropian! Sepse, pa dinjitetin kombëtar, kurrë nuk do të jemi vetvetja!
Pastrimi i Elon Musk nga shenjat blu nga llogaritë e Twitter të verifikuara nën regjimin e mëparshëm të kompanisë ka filluar.
Tani një distinktiv blu i shenjës së kontrollit në Twitter kryesisht nënkupton se është një llogari që i përket dikujt që po paguan Musk, një nga individët më të pasur në botë. Lëvizja për të hedhur poshtë sistemin e mëparshëm të verifikimit të Twitter-it, i cili ishte vendosur që nga viti 2009, mund të gjenerojë konfuzion të ri midis përdoruesve dhe të gërryejë besimin në platformë. Kur kompania në pronësi të Musk rilançoi Twitter Blue, e cila fillon me 8 dollarë në muaj, ajo solli një mori mashtruesish me pamje autentike me shenja blu (përfshirë dikë që parodizon Teslën e Musk) përpara se kompania të instalonte masa mbrojtëse shtesë.
Më 20 prill, siç kishte njoftuar Musk, Twitter filloi të çkontrollonte mijëra llogari të verifikuara “të trashëguara” – ato që kompania i kishte konsideruar më parë si “aktive, të dukshme dhe autentike” – përveç nëse ata përdorues ishin abonentë të Twitter Blue, shkruan Variety.
Disa nga të famshmit më të ndjekur në Twitter që kanë humbur statusin e tyre të verifikimit janë: Justin Bieber, Katy Perry, Cristiano Ronaldo, Lady Gaga, Kim Kardashian, Selena Gomez, Bill Gates, Justin Timberlake, Shakira, Jennifer Lopez, Oprah Winfrey dhe Beyoncé.
Gjithashtu humbi statusin e verifikuar të enjten, Donald Trump, të cilin Musk e rivendosi vjeshtën e kaluar pasi Twitter e kishte ndaluar ish-presidentin pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA. Që atëherë, Trump nuk ka rifilluar të postojë në Twitter.
Megjithatë, në kohën e shtypit, disa llogari të ndjekura gjerësisht – duke përfshirë Rihanna, Taylor Swift, Britney Spears, Ellen DeGeneres, Miley Cyrus, LeBron James dhe Tim Cook – kishin ende shenja të verifikuara. Të enjten pasdite, formulimi në ato llogari kishte ndryshuar për të thënë: “Kjo llogari është verifikuar sepse ata janë të abonuar në Twitter Blue dhe kanë verifikuar numrin e tyre të telefonit”. (Më parë ata thanë “Kjo llogari është verifikuar sepse është abonuar në Twitter Blue ose është një llogari e verifikuar e trashëguar”, një përshkrim që kompania prezantoi në fillim të këtij muaji.)
Por të paktën në disa raste kjo dukej e pasaktë. Stephen King, i cili ende ka një shenjë blu, shkroi në Twitter: “Llogaria ime në Twitter thotë se jam abonuar në Twitter Blue. Nuk është e vërtetë. Llogaria ime në Twitter thotë se kam dhënë një numër telefoni. Nuk e kam bërë.” Ndërkohë, LeBron James më parë tha se nuk do të paguante për Twitter Blue.
Musk hoqi simbolin e verifikimit nga llogaria kryesore e New York Times në fillim të këtij muaji, pasi media kishte deklaruar publikisht se nuk do të paguante për statusin e verifikuar në Twitter. / KultPlus.com
Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit.
Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh.
Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit.
Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës.
Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij./ KultPlus.com
Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, bartësit e pasaportave të Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, për shkak se ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk ia njeh pasaportat.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper.
E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Spanjë, ajo nuk e përmendur në mënyrë specifike këtë vend, vetëm ka thënë se liberalizimi nuk do të vlejë për “një shtet”.
“Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore. Në mesin e vendeve të Schengenit, të gjithë, pos një vendi, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’iu mundësojë bartësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në të gjitha këto vende, pos në njërin prej tyre”.
Spanja, e cila prej 1 korrikut merr edhe kryesimin e Bashkimit Evropian, është më e zëshme sesa katër vendet tjera të BE-së që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.
Megjithatë, gjatë procesit të miratimit të vendimit për vizat, Spanja nuk ka kundërshtuar.
Vendet tjera mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës janë: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia.
Ato i njohin pasaportat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës.
Më 18 prill, Parlamenti Evropian e ka miratuar vendimin për vizat, ndërsa dokumenti është nënshkruar më 19 prill.
Vendimi parasheh që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, prej 1 janarit të vitit 2024.
Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.
Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen./rel/KultPlus.com
Ajo që s’e them s’është foshnje që përkundet Kot së koti dhe rritet. S’është as vala Që lyp brigje të tjera dhe nuk mundet Është burim për të cilin digjet etjes fjala
Ajo që s’e them s’është hije. As tehu që hasi Në gurin e së pathyeshmes dhe u lakua në dëshprim Dhunë e dhëmbjes është. Klithja që plasi Kupën e ëndjes sate dhe të durimit tim
Ajo që s’e them s’është kullë e shembur brenda S’është dënim i dashjes dhe nuk është e huaj Njerëz e njolla e gjithë ç’ju përmenda Ajo nuk është guri im mbi varrin tuaj
Ajo që s’e them s’është heshtje. As magjia E lashtë e saj që ja dimë të fshehura halët Dhe do t’i trembet kobit të vet zbraztia Kur të ja flak unë fytyrës leckat fjalët./KultPlus.com
Elizabeta II lindi më 21 prill 1926. Ishte Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të Komonuelthit.
Elizabeta lindi si fëmija i parë i Mbretit George VI dhe Mbretëreshës Elizabeth. Babai i saj u ngjit në fron në vitin 1936 pas abdikimit të vëllait të tij, Mbretit Edward VIII. Në nëntor 1947, ajo u martua me Philip Mountbatten, një ish-princ i Greqisë dhe Danimarkës. Martesa e tyre zgjati 73 vjet deri në vdekjen e Filipit në vitin 2021. Nga martesa e tyre patën katër fëmijë: Çarls, Princi i Uellsit, Anne, Princesha Mbretërore, Princi Andrew, Dukesha e Jorkut, Princi Edëard, Earl i Wessex.
Kur babai i saj vdiq në shkurt 1952, Elizabeta, atëherë 25 vjeçe, u bë mbretëreshë e shtatë vendeve të pavarura të Komonuelthit: Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re, Afrikës së Jugut, Pakistanit, Çejlonit si dhe Krere e Komonuelthit. Elizabeta ka mbretëruar si një monarke kushtetuese përmes ndryshimeve të mëdha politike si Konflikti në Irlandën e Veriut, Devolucioni në Mbretërinë e Bashkuar Aderimi i Mbretërisë së Bashkuar në Komunitetet Evropiane, Tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, dekolonizimi i Afrikës.
Numri i mbretërive të saj ka ndryshuar me kalimin e kohës ndërsa territoret kanë fituar pavarësinë dhe kur mbretëritë, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Pakistanin dhe Ceilonin (i riemërtuar Sri Lanka), janë bërë republika. Vizitat dhe takimet e saj të shumta historike përfshijnë një vizitë shtetërore në Republikën e Irlandës në vitin 2011 dhe vizita te ose nga pesë papat.
Elizabeta është monarku britanik me mbretërimin më të gjatë, kreu femër më jetëgjatë i shtetit në histori.
Mbështetja për monarkinë në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë dhe mbetet vazhdimisht e lartë, ashtu si edhe popullariteti i saj.
Shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë shpenzimet më të ulëta për frymë në vit për veshje e këpucë, sipas të dhënave të Eurostat, një tregues indirekt ky i varfërisë së tyre.
Sa më pak të ardhura në dispozicion, aq më të ulëta janë shpenzimet e konsumatorëve për mallra jo të domosdoshme, duke nxitur blerjen e produkteve të lira.
Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet nominale për frymë të shtetasve shqiptarë në vitin 2021 ishin 147 euro, shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 681 eurosh.
Për Kosovën e dhëna është e vitit 2020, me 130 euro për frymë.
Të gjitha vendet e rajonit, që janë dhe më të varfrat në Europë shpenzojnë më pak për veshje, ku më e larta regjistrohet në Malin e Zi, me 348 euro për frymë në vit.
Në total, shpenzimet për veshje e këpucë në Shqipëri për vitin 2021, sipas Eurostat ishin 413 milionë euro.
Rekordin në Europë për veshje e mbajnë norvegjezët, austriakët, danezët, me mbi 1 mijë euro për frymë në vit, të ndikuara dhe nga çmimet e larta të veshjeve në këto vende, por nuk mbeten pas as italianët (943 euro), që ndonëse nuk janë aq të pasur sa vendet nordike shpenzojnë shumë për veshje, si për të “justifikuar” perceptimin që ata janë qendra e modës.
Ku janë çmimet më të lira Nëse do të që të blesh veshje e këpucë të lira në Europë, më e leverdishmja është Turqia. Vendi, që është dhe një prodhues i madh veshjesh, i ka çmimet sa 45.3% e mesatares së Bashkimit Europian.
Pas Turqisë renditet Bullgaria, me 76.6% të mesatares europiane. E treta më e lirë është Maqedonia e Veriut (78.7).
Lirë mund të gjesh veshje e këpucë edhe në Mbretërinë e Bashkuar (85.6).
Në Shqipëri, çmimet janë sa 88% e mesatares europiane, pothuajse në nivele të njëjta me Spanjën.
Në Itali, çmimet janë pak më të shtrenjta se mesatarja europiane (103%).
Nëse shkoni në vendet nordike bëni mirë që të mos u drejtoheni dyqaneve pasi veshjet e këpucët kanë çmime të kripura, rreth 30% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian dhe rreth 4 herë më shumë se në Turqi. /Monitor/KultPlus.com
Një shprehje e Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta gjen vend dhe sot ndër shqiptarë.
“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo thënie e poetit të madh ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.
Edhe sot, në këtë ditë festë për besimtarët muslimanë, shumë figura kanë uruar për festën e Fitër Bajramit, duke dëshmuar paqe e mirëkuptim pavarësisht bindjeve fetare ndërmjet njerëzve. /KultPlus.com
Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzoi të martën një financier të grupit militant Hezbollahut dhe tetë të tjerë për shmangie të sanksioneve dhe pastrim të pothuajse 160 milionë dollarëve.
Në disa raste, pastrimi i parave u bë përmes veprave të artit dhe diamanteve, shkruan abcnews.go.com, transmeton klankosova.tv.
Prokurorët pretendojnë se Nazem Ahmad vazhdoi të blejë vepra arti dhe diamante të nivelit të lartë përmes entiteteve të ShBA-së dhe i ofroi qasje në tregjet financiare ndërkombëtare një organizate terroriste.
Ahmad ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i anëtarëve të nivelit të lartë të Hezbollahut, një grup terrorist me bazë në Liban, i cili u cilësua nga Shtetet e Bashkuara si një organizatë terroriste e caktuar.
Ai u sanksionua gjithashtu nga Departamenti i Thesarit në vitin 2019, duke e ndaluar atë të bënte çdo biznes në Shtetet e Bashkuara.
Në një konferencë shtypi të martën, udhëheqës të lartë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Tregtisë, Thesarit dhe Shtetit bënë të qartë se ata duan që ai të kapet, madje duke ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij.
“Ahmad dhe rrjeti i tij përdorën një rrjet kompleks subjektesh biznesi të paligjshme për të blerë vepra arti të vlefshme dhe për të siguruar shërbimin e klasifikimit të diamanteve me bazë në ShBA, të gjitha duke fshehur përfshirjen e tyre dhe përfitimin nga këto aktivitete në vlerën prej rreth 160 milionë dollarësh, duke i ofruar gjithashtu qasje organizatës terroriste Hizballah në tregjet financiare të ShBA-së dhe atyre ndërkombëtare”, u tha gazetarëve Zëvendës Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Tien./klanksova/KultPlus.com
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka uruar Festën e Fitër Bajramit me mesazhin për t’u afruar me njëri tjetrin, dhe për të mbështetur njerëzit tjerë që janë në nevojë, shkruan Kult Plus.
“Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.
Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza.
Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë.”, thuhet në urimin e Presidentes Osmani./KultPlus.com
Anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) votuan sot në Strasburg në favor të hapjes së bisedimeve për politikën e migracionit me vendet anëtare të BE-së.
Ndër të tjera, parlamenti u shpreh pro regjistrimit të hyrjeve të paligjshme në kufijtë e BE-së.
Përveç kësaj, vendet e BE-së duhet të tregojnë më shumë solidaritet me njëri-tjetrin në politikën e migracionit.
Meqenëse politikat e miratuara më parë nga komiteti i punëve të brendshme ishin kundërshtuar nga eurodeputetët, një votim tjetër në seancë plenare u bë i nevojshëm.
Synimi është përfundimi i negociatave me vendet e BE-së deri në fund të vitit.
Më pas ligjet mund të miratohen para zgjedhjeve evropiane në pranverën e vitit 2024.
Megjithatë, vendet e BE-së nuk kanë marrë ende një qëndrim për çështjet vendimtare.
Ka pasur një mosmarrëveshje mbi politikën e migracionit që nga fluksi i madh i migrantëve në Evropë në 2015-2016.
Në thelb të kësaj ishte çështja nëse ata që kërkojnë mbrojtje duhet të shpërndahen midis të gjitha shteteve anëtare.
Vende si Polonia dhe Hungaria kanë refuzuar me forcë një kuotë detyruese.
Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian paraqiti propozime të reja reformash në vitin 2020./atsh/KultPlus.com
Twitter nuk do të ketë më ‘ticket’ blu. Kjo erdhi pas vendimit të Elon Musk për të ndryshuar sistemin e verifikimit të platformës. ‘Blue ticket’ përdoreshin për të treguar llogaritë zyrtare të personave të njohur.
Ky zhvillim ka prekur disa individë. Twitter insiston në një pagesë mujore prej 8 dollarësh për t’u abonuar në ‘Twitter Blue’ nëse përdoruesit duan të mbajnë simbolin e tyre të verifikimit.
Pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në tetor, Musk është përpjekur të rrisë të ardhurat e platformës në vështirësi duke i shtyrë më shumë njerëz të paguajnë për një abonim premium.
Por lëvizja e tij pasqyron gjithashtu pohimin se shenjat blu të verifikimit janë bërë një simbol statusi i pamerituar ose ‘korruptiv’ për personazhe të njohur në të gjithë botën./KultPlus.com