Kosova prin në Evropë për pronësi të shtëpive

Pronësia e shtëpive ka ngritur Kosovën në cendin e parë në Evropë. Kjo del së fundmi në një raport të Eurostatit përpiluar nga “Landgeist”.

Bazuar në këto të dhëna Kosova është me përqindjen më të lartë me afërsisht 98 për qind e pasuar nga Shqipëria e Rumania.

Ndërkohë që vendet e Evropës si Gjermania, Zvicra hyjnë në listën e shteteve që kanë shkallën më të ulët. Madje në këto vende pronarët e shtëpive janë pakicë./ KultPlus.com

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës për 60 deri në 85 milion vdekje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Emri i tij sjell konotacione të vrasjes, mjerimit, luftës, holokaustit dhe përpjekjes së shfarosjes së çifutëve dhe minoriteteve tjera. Pavarësisht se Hitleri ishte një nga njerëzit më të dokumentuar në historinë njerëzore, ende ka pak fakt të njohura për të. Sot janë bërë 133 vite që kur ai lindi, prandaj KultPlus iu sjellë këto fakte të padëgjuara rreth tij.

Hitleri duhej të jetonte në strehimore për të pastrehët për një kohë: Si shumë austriakë, edhe Hitleri filloi të tërhiqej nga idetë nacionaliste gjermane që nga mosha e re. Babai i tij vdiq kur ai ishte 14 vjeç, dhe më pas performance e Hitlerit në shkollë ra. 2 vite më vonë ai ndërroi shkollën dhe u regjistrua në një shkollë në Austrinë e Epërme.Nëna e tij vdiq nga kanceri I gjirit në moshën 47 vjeç. Ndërsa në moshën 18-19 vjeç, ai u refuzua nga Akademia e Arteve të Bukura, pasi u shpall  i papërshtatshëm për pikturë. Hitleri nisi të shiste piktura, por për shkak të mungesës së cilësisë dhe burimeve, ai dështoi. Ai vazhdonte të lëvizte nga një vend në tjetrin, pasi kursimet e tij gradualisht zvogëloheshin dhe stili i jetës u përkeqësua. Gjysëm i uritur dhe i ngrirë, i duhej të jetonte në strehimore në Vjenë, por pas 3 vitesh ai mori trashëgiminë e babait të tij dhe u transferua në Mynih.

Hitleri u verbua përkohësisht të paktën një herë nga sulmi me gaz: Gjatë sulmit në kampin e tij me 15 tetor 1918, gjaatë Luftës së Dytë Botërore u verbua përkohësisht dhe u shtrua në spital. Gjatë kohës sa ishte atje, ai mësoi për humbjen e Gjermanisë dhe armëpushimin me Britaninë e Francën. Thuhet se kur dëgjoi një lajm kaq të tmerrshëm për gjermanët, pësoi verbërim të përkohshë.

Vuante nga sëmundja e Parkinsonit: Studiuesit kanë sugjeruar që Hitleri vuante nga një numër sëmundjesh, përfshiirë edhe sëmundjen e Parkinsonit. Disa e përshkruanin atë si një psikopat neurotic. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim degjenerues i sistemit nervor qendror, që ndikon në lëvizjen, kujtesë, në të menduarit dhe sjelljet e pacientit.

Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp përqendrimi: Shumica e 11 milion hebrenjve, dhe pakicave të tjera të vrarë gjatë Holokaustit nga forcat naziste të Hitlerit, u vranë në 1200 kampe të përqendrimit nazist. Kampi i parë u krijua në Gjermani me 1933, ato u ndërtuan për të mbajtur dhe torturuar organizatorët e sindikatave dhe kundërshtarët politikë. Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp të tillë, edhe pse këto kampe ishin të ndërtuara në lindje. Kjo distancë që mbajti Hitleri mes vetes dhe vendit të vrasjes, ka nxitur pretendimet e bëra nga mbështetësist neo-nazistë se Hitleri nuk ishte përgjegjës për atë që po ndodhte.

Hitleri dëshironte të bëhej prift kur ishte fëmijë: Ai lindi nga një nënë katolike dhe një baba antiklerik. Kur ishte 8 vjeç, ai këndonte në korin e kishave dhe mori mësime për të kënduar që të përmirësonte vokalin e tij. Ai madje aspironte të behej prift.

Hitleri merrte kokainë dhe koktej drogash në mënyrë të rregullt: Ai përdori një inhalator për të marrë rregullisht kokainë, për të ndihmuar problemet e fytit dhe sinusit, nga të cilat vuante. Gjithashtu përdori pikat e syve të përziera me 10% kokainë. Mjeku i Hitlerit, Dr Theodore Morel ishte përgjegjës për përshkrimin e këtyre ilaçeve dhe hetuesit amerikanë deshën ta dinin nëse  Morell, ishte një agjent i dyfishtë që përpiqej ta dëmtonte shëndetin e tij.

Hitleri u nominua për çmimin Nobel për paqe në 1939: Stalini dhe Hitleri, të dy personazhet u nominuuan për çmimin Nobel për paqe. Por nominimi i Hitlerit supozohej të ishte një ironi dhe shaka. Një anëtar i parlamentit suedez nominoi atë, me synimin që të kritikonte qeverinë suedeze. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe ai u detyrua të tërhiqte këtë nominim.

Hitleri hoqi një pjesë të mustaqeve të tij, pasi ato gati e vranë atë: Mustaqet e Hitlerit nnuk ishin gjithmonë ashtu si duken. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte mustaqe të plota. Por gjatë sulmeve me gaz, Hitleri nuk mund të hiqte maskën e tij të frymëmarrjes nga fytyra e tij për shkak të mustaqeve, kështu ai pothuajse vdiq për shkak të pranisë së gazit. Si rezultat, mbikëqyrësit e Hitlerit urdhëruan atë të hiqte mustaqet e tij, për të lehtësuar veshjen e maskave të gazit.

Si përfundim, veprat e Hitlerit ishin aq shkatërruese, saqë emri i tij mbetet padyshim i njohur dhe i përçmuar nëpër botë edhe disa vite më vonë./gazetametro.net/ KultPlus.com

‘Vaj si qenka ba dynjaja, mos me tu ba me kenë gjallë’ (VIDEO)

KultPlus ju sjell një këngë të vjetër shkodrane, të intepretuar nga një këngëtare e jashtëzakonshme, që me zërin e saj të fuqishëm i jep këngës jetë.

”Vaj si qenka ba dynjaja”, e kënduar nga Xhejlane Gutaj, është një këngë e cila vazhdon edhe sot të dëgjohet, pasiqë posedon një melodi melankolike e rrënqethëse.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Vaj si qenka ba dynjaja!
Mos me tu ba me kenë gjallë.
un o i mjeri unë fukaraja
Paskam ndodhun un o pa igball!
Gjithë prej hallit e sikletit
M’u ba borxh me dal me u tret,
Mora rrugën e gurbetit
Selametin o për me gjet
Rrugen mbarë o me lot e lava
Dersa mbrrina jabanxhi.

Zemra m’thot gjithmonë pse kjava
Qysh se i vogël e dej’ n’pleqni.
Me taman kenka thanë motit
Vendit t’ huj mjerë kush e shkel.
Paska qenë o shkru’ prej Zotit
Me mbaru’mun o me siklet!
M’u rrit mjekrra m’u bo grrathë, grrathë
I mjeri unë o për t’ri tem!
Shkoj nër shokë s’ma bajnë nji vend
T’ju diftoj dertin qi kam. /KultPlus.com

Partizanët që pushtonin radiot – Libri për Todo Bojdanin, u bë zëri i Radio Tiranës

Partizani që të gjithë e njohim nëpërmjet filmit Radiostacioni ka fshehur nga pas një personazh si Todo Bojdani.

I lënë në hije figura e tij u soll në vëmendje me botimin e librit monogrfik për partizanin që u rrëmbeu gjermanëve Radio-Korçën dhe partizanin që mori në dorëzim Radio Tiranën në nëntor 1944.

Libri është një punë 4-vjeçare e autorëve Albert Z. ZHOLI dhe Sulejman Basha.

Todo Bojani ishte i riu drenovar i viteve ’20,. Më pas kjo monografi na njeh nxënësin e vogël që shkonte në shkollë nëpër shi e dëborë, që jetonte me përrallat e rrëfimet e gjyshit të urtë; të riun që u radhit në përbërje të grupit komunist të Korçës në vitin 1936, dhe që me profesionin e radiondërlidhësit, u bë zëri i luftës partizane, zëri i Radio Tiranës.

Ai ishte bërë punonjës i Radio-Tiranës, një nga institucionet më të rëndësishme të asaj kohe, që në vitin 1939. Ne vitin 1943, caktohet shef teknik i Radio-Korçës.

Në datën 9 shtator 1943 Todoja propozon dhe ideon aksionin për marrjen e Radio-Korçës dhe, në datën 10 shtator drejton një nga aksionet më të zgjuara, atë të rrëmbimit të radiostacionit të Korçës./TopChannel/ KultPlus.com

‘Starship’ pa ekuipazh i ‘SpaceX’ realizon fluturimin e parë testues

“Starship” i “SpaceX”, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, shpërtheu sot në ajër menjëherë pasi u nis në Teksas. Askush nuk ishte në bordin e raketës, sipas CNN.

Ky fluturim testues ishte një hap i vogël brenda një projekti madhështor.

NASA përdori “Starship-in” e “SpaceX” për të shërbyer si një tokëzues hënor, duke transportuar astronautët nga një anije kozmike e veçantë në sipërfaqen hënore të misionit Artemis III, i cili aktualisht është planifikuar në vitin 2025.

Megjithatë, përpara se ky mision të nisë, “SpaceX” duhet të vërtetojë se “Starship” mund të arrijë në Hënë.

Masa e jashtëzakonisht e madhe e mjetit mund ta detyrojë kompaninë të furnizojë me karburant anijen kozmike ndërsa ajo është ende në orbitën e Tokës.

Mund të nevojiten më shumë se njëzetë lëshime, për t’i dhënë “Starship-it”, karburant të mjaftueshëm për të përshkuar boshllëkun 238,900 milje (384,500 kilometra) midis Tokës dhe Hënës.

Përpara se “SpaceX” të shqyrtojë procesin, do t’i duhet gjithashtu të mësojë të vendosë Starship-in në orbitë, në radhë të parë.

Fluturimi testues i sotëm syninte arritjen afër shpejtësisë orbitale dhe realizimi i një xhiroje të pjesshme të planetit.

Pasi raketa pa ekuipazh “Starship” u lëshua dhe më pas shpërtheu në ajër disa minuta më vonë, themeluesi dhe CEO i “SpaceX”, Elon Musk, përgëzoi kompaninë në Twitter dhe tha se ekipi kishte mësuar shumë, dhe ishte i përgatitur për lançimin e ardhshëm të testit, i cili do të ndodhë pas disa muajsh.

“Starship-i” i “SpaceX”, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, u ngrit nga një platformë lëshimi në brigjet e Teksasit Jugor, sot në mëngjes.

Raketa pa ekuipazh shpërtheu në ajër menjëherë pas ngritjes.

“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e “Starship-it”, pasi “SpaceX” kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”, tha “SpaceX” në një postim në Twitter.

Është e zakonshme që lëshimet për herë të parë të vonohen, pasi inxhinierët zgjidhin çështjet që mund të mos kenë qenë të dukshme gjatë testimit paraprak.

Raketa SLS e NASA-s, për shembull, iu nënshtrua katër përpjekjeve për të përfunduar një provë të veshjes së lagësht dhe dy përpjekje për nisje përpara se mjeti të ngrihej përfundimisht në nëntor të vitit 2022.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, uroi sot “SpaceX” në një postim në Twitter, duke shtuar se çdo arritje e madhe gjatë historisë ka kërkuar një nivel rreziku të llogaritur.

“Pas ngritjes, “Starship-i” i “SpaceX” shpërtheu në ajër në përpjekjen e parë të nisjes. Raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë është pa ekuipazh. “Starship-i” sapo përjetoi atë që ne e quajmë një çmontim të shpejtë të paplanifikuar”, tha një zyrtar.

“SpaceX” është i njohur për përqafimin e fatkeqësive të zjarrta, gjatë procesit të zhvillimit të raketës.

Kompania konfirmon se aksidente të tilla janë mënyra më e shpejtë dhe më efikase për mbledhjen e të dhënave, një qasje që e veçon kompaninë nga partnerja e saj i ngushtë NASA, e cila preferon testimin e ngadaltë dhe metodik mbi shpërthimet dramatike./KultPlus.com

Muzeu i Shekspirit do të hapet në vendin e një teatri të humbur prej kohësh

Vitin e ardhshëm, vizitorët do të jenë në gjendje të qëndrojnë dhjetë metra nën nivelin aktual të rrugës në Shoreditch, në Londrën Lindore, dhe të shikojnë nga poshtë një skenë që William Shakespeare e njihte nga afër.

The Curtain Playhouse, është një nga teatrot më të hershme të ndërtuara në Londër, shkruan ukdaily.news, transmeton klankosova.tv.

Muzeu i Shekspirit është planifikuar të hapet në pranverën e vitit 2024 në mbetjet arkeologjike të The Curtain Playhouse.

Vizitorët do ta kenë rastin ta shikojnë themelet e skenës dhe oborrin me zhavorr ku Groundlings i zhurmshëm pagoi gjashtë denarë për të qëndruar.

Muzeu premton një rikrijim të parashikuar të teatrit origjinal dhe ‘pamjeve, aromave dhe tingujve’ të Londrës së Shekspirit.

Vendndodhja e përafërt e The Curtain Playhouse ishte e njohur, por vendndodhja e saktë kishte humbur në katër shekujt që kur u mbyll në vitet 1620.

‘Bijat e mija, jini egoiste kur ju kërkojnë të hiqni dorë në emër të familjes’

Bijat e mija, jini egoiste të ndyra!Merrni atë çfarë është e juaja!
Mëmësia nuk është mision.
As martesa, jo.
Ekzistenca juaj, po.

Jini egoiste kur ju kërkojnë të hiqni dorë në emër të familjes.
Mos u ngrini nga tavolina nëse një burrë nuk e ka bërë përpara jush.
Ndani hapësirat e nevojshme për ato që ju pëlqejnë: kinema, teatër, pasionet tuaja.
Jini egoiste kur ju kërkojnë të jeni “gjithçkaja” e tyre. Qofshin ata fëmijët, partnerët apo miqtë.

Mbani diçka për vete. Diçka sekrete. Të mbrojtur e të paarritshëm.
Jini egoiste. Mos ndani çdo gjë. Ka vende që duhet t’ju përkasin vetëm juve në mënyrë ekskluzive, që mund tu riktheheni kur gjërat nuk shkojnë mirë.
Jini aq egoiste sa të jeni të pavarura ekonomikisht.

Një llogari bankare vetëm tuajën, sepse të përziesh paratë me dashurinë bëhet lëmsh puna. Dhe nuk i dihet kurrë.

Jini egoiste kur tjetri ju ofendon sepse nuk jeni kthyer ende në shtëpi apo pse darka nuk është gati. Durim. Mos e lini pa bërë atë që po bënit. Nëse jeni aty, do të thotë që ajo hapësirë meriton kohën tuaj.

Jini egoiste kur puna, karriera janë të rëndësishme dhe vijnë përpara gjithçkaje. Për burrat kështu është, e dhënë e njohur dhe e pranuar kjo. E pse nuk duhet të jetë edhe për ju?

Jini egoiste. Mos bëni dashuri nëse nuk doni. Mos u shtirni. Jini të sinqerta.

Kini etje për kënaqësinë, jini egoiste siç është një burrë.Mendoni për vete. Përpara se gjithash, për vete. Bijat e mija.
Për trupin tuaj. Për dëshirat tuaja. Për shpirtin tuaj.
Mbrojtja e të drejtave tuaja është një nevojë deri sa të kemi të njëjtën peshë që kanë dhe burrat që keni përkrah.

Të drejta që shkojnë përtej familjes, një fëmijë apo një dashurie.
Ato janë kaq personale dhe ju përkasin vetëm juve dhe askujt tjetër.
E pamundur ti dhunoni, rreziku është mungesa e lumturisë e kamufluar nga lumturia. Sakrifica e kamufluar në dashuri.

Jini aq egoiste të ndyra sa që të shpëtoni.

Dhe s’ka rëndësi se sa do t’ju kritikojnë, do t’ju bëjnë të ndiheni në faj, do t’ju thërresin tek hapësira e rolit. Mbase tek ai i gruas. Mbase tek ai i nënës.
Por ju, mos dyshoni tek vetja.
Zgjidhni gjithnjë të jeni gruaja që ju dëshironi.

Jini egoiste të ndyra.
Kjo është trashëgimia ime si nënë, për ju / femër/ KultPlus.com

Vdes në moshën 25-vjeçare ylli i grupit ‘K-pop’

Ylli i grupit “K-pop”, Moonbin, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike.

Ai u gjet pa vetëdije nga menaxheri i tij në banesën e tij në Seul, cituan mediat koreano-jugore të thoshte policia.

“Dyshohet se ia ka marrë jetën vetës, por një autopsi po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, tha policia.

Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit muzikor në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të Astro, Sanha.

Moonbin dhe Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror me performancën e tyre të fundit në Bangkok më 8 prill./ KultPlus.com

Egjiptianët akuzojnë Netflix për fshirje identiteti: Kleopatra nuk ishte e zezë

Një serial dokumentarësh i Netflix që përshkruan mbretëreshën Kleopatra VII si një afrikane me ngjyrë, ka ndezur polemika në Egjipt.

Një avokat ka paraqitur një ankesë që akuzon “Mbretëreshën Kleopatra të Netflix” për shkeljen e ligjeve të medias dhe synimin për të “fshirë identitetin egjiptian”.

Një arkeolog këmbënguli se Kleopatra ishte “me lëkurë të çelët, jo të zezë”.

Por producentja tha se “trashëgimia e saj është shumë e debatuar” dhe aktorja që e luante u tha kritikëve “nëse nuk ju pëlqejnë aktorët, mos e shikoni shfaqjen”.

Adele James komentoi në një postim në Twitter, ku shfaqeshin përmbledhje të komenteve abuzive që përfshinin sharje raciste.

Kleopatra lindi në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në vitin 69 para Krishtit dhe ishte mbretëresha e fundit e një dinastie greqishtfolëse të themeluar nga gjenerali maqedonas Ptolemeu i Aleksandrit të Madh.

Ajo pasoi të atin Ptolemeun XII në vitin 51 para Krishtit dhe sundoi deri në vdekjen e saj në vitin 30 para Krishtit. Më pas, Egjipti ra nën dominimin romak.

Identiteti i nënës së Kleopatrës nuk dihet dhe historianët thonë se është e mundur që ajo, ose ndonjë paraardhës tjetër femër, të ketë qenë një egjiptian indigjene ose nga ndonjë vend tjetër në Afrikë.

Uebsajti shoqërues i Netflix, Tudum, raportoi në shkurt se zgjedhja për të luajtur Adele James, një aktore britanike me racë të përzier, si Kleopatra në serinë e saj të re dokumentare ishte si shenjë e dilemave shekullore rreth racës së sundimtarit.

Jada Pinkett Smith, aktorja amerikane e cila ishte producente ekzekutive dhe transmetuese, ndërkohë u citua të thoshte “ne nuk mund të shohim ose dëgjojmë shpesh histori për mbretëreshat e zeza, dhe kjo ishte vërtet e rëndësishme për mua, si dhe për vajzën time, dhe që komuniteti im të jetë në gjendje t’i dijë ato histori sepse ka shumë prej tyre!”

Por kur traileri u publikua javën e kaluar, shumë egjiptianë e dënuan përshkrimin e Kleopatrës.

Zahi Hawass, një egjiptolog i shquar dhe ish-ministre e antikiteteve, i tha gazetës al-Masry al-Youm “kjo është krejtësisht e rreme. Kleopatra ishte greke, që do të thotë se ajo ishte lëkurë e çelët, jo e zezë.”

Hawass tha se sundimtarët e vetëm të Egjiptit që dihet se kanë qenë me ngjyrë ishin mbretërit Kushite të Dinastisë së 25-të (747-656 pes).

“Netflix po përpiqet të provokojë konfuzion duke përhapur fakte të rreme dhe mashtruese se origjina e qytetërimit egjiptian është e zezë”, shtoi ai dhe u bëri thirrje egjiptianëve të mbajnë qëndrim kundër gjigantit të transmetimit.

Të dielën, avokati Mahmoud al-Semary paraqiti një ankesë pranë prokurorit publik duke kërkuar që ai të marrë “masat e nevojshme ligjore” dhe të bllokojë aksesin në shërbimet e Netflix në Egjipt.

Ai pretendoi se seriali përfshinte materiale dhe përmbajtje vizuale që shkelnin ligjet e mediave të Egjiptit dhe akuzoi Netflix-in se po përpiqej të “promovonte mendimin afrocentrik i cili përfshin slogane dhe shkrime që synojnë shtrembërimin dhe fshirjen e identitetit egjiptian”.

Tre vjet më parë, planet për një film për Kleopatrën me aktoren izraelite Gal Gadot shkaktuan një debat të nxehtë në mediat sociale, me disa njerëz që këmbëngulnin që roli t’i shkonte një aktoreje arabe ose afrikane. /abcnews.al/ KultPlus.com

Hiqen përkohësisht vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve

Shtetasit e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë.

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm.

Sipas vendimit, “lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor 2023 janë: Arabia Saudite, Bahrejni, Katari,
Omani dhe Tajlanda”.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme./KultPlus.com

Premiera e filmit të restauruar ‘Gjeneral Gramafoni’, Rama: Aty për të gjithë brezat

Premierës së një prej filmave emblemë të kinematografisë shqiptare, “Gjeneral Gramafoni”, i ka bërë jehonë edhe Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Edhe “Gjeneral Gramafoni” vjen në 2023”, shkruan Kryeministri Rama, duke kujtuar se filmi legjendar i vitit 1978 iu nënshtrua digjitalizimit duke bërë që kjo dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike të jetë aty për të gjithë brezat.

“Gjeneral Gramafoni” është restauruar në qendrën “Dabimus” srl në Bari.

Restaurimi i këtij filmi u bë falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filimit dhe Fondazione Gramsci di Puglia në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë .

Më herët ministrja e Kulturës, Margariti njoftoi se, së bashku me premierën e filmit do të promovohet edhe libri i shkruar nga Ester Gjika “Film pas filmi – unë e bija e…”, si dhe një performancë e kabasë në klarinetë, interpretuar nga trioja virtuoze: Sokol Bimi: klarinetë, Fatmir Lela: llahutë; Ronaldo Deda: violinë.

“Gjeneral Gramafoni”, konsiderohet një film ikonë nën regjinë e të madhit Viktor Gjika, me skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë nga Aleksandër Peçi.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptarë ka nisur para disa viteve, ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Tana”, “Vdekja e kalit”, “Vitet e pritjes”, etj.

Menjëherë pas realizimit të tij, “Gjeneral gramafoni” pati një jehonë të gjerë si brenda dhe jashtë vendit. Pas shfaqjeve në Shqipëri, filmi do të merrte pjesë në Festivalin e Filmit Ballkanik (1979) në Stamboll të Turqisë ku do të merrte Diplomë Nderi duke u vlerësuar si film shumë i arrirë edhe nga kritikët që ndiqnin festivalin.

Një vlerësim ndërkombëtar pati edhe për artistin e madh Bujar Lako i cili punoi dhe jetoi 24 orë në 24 me virtuozin Laver Bariu përgjatë gjithë fazës parapërgatitore të filmit për të interpretuar mjeshtërisht kabatë e mrekullueshme me klarinetë./atsh/ KultPlus.com

18 muaj pas ngjarjes tragjike, rikthehen xhirimet e filmit “Rust”

18 muaj pas ngjarjes tragjedisë, ku mbeti e vrarë aksidentalisht fotografja, Halina Haçins, gjatë xhirimeve në New Mexico, kasti i filmit uestern “Rust”, rikthehen në sheshxhirim.

Aktori Alec Baldwin pritet po ashtu të rikthehet në Montana në javët në vijim, me rolin e tij, vetëm 2 javë para se në New Mexico të nisë gjyqi, për të vendosur nëse ai do të dënohet për vdekjen e Haçins në tetor të 2021 apo jo.

7 muaj më parë, Baldwin arriti një marrëveshje me bashkëshortin e Haçins, sipas të cilës iu dha drita jeshile rikthimit të xhirimeve të filmit “Rust” me të njëjtin subjekt, me të njëjtët aktorë dhe të njëjtin regjisor, Joel Souza, që në ngjarjet e 2021 mbeti po ashtu i plagosur.

 Po sipas marrëveshjes, Haçins është emëruar producent ekzekutiv i filmit. / KultPlus.com

OpenAI nuk ndalet, i futet punës për robotin e zgjuar, zbulohen pamjet si do të duket

Kompania me bazë në San Francisko, OpenAI, e cila ka krijuar ChatGPT, ka investuar në kompaninë 1X, që prodhon robotë humanoidë për të realizuar një version fizik të inteligjencës së tyre artificiale.

Tashmë janë publikuar edhe pamje se si do të dukej një robot i tillë me inteligjencë artificiale, i cili veç veprimeve të thjeshta fizike, do të ishte i gatshëm të bashkëveprojë me njerëzit e të komunikojë me ta. Roboti i quajtur EVE është programuar të punojë së bashku me qeniet njerëzore. Ai është i aftë të lëvizje objekte e t’i paketojë ato.

OpenAI ka investuar 23,5 milionë dollarë për të ndërtuar këtë robot dhe ai pritet të dalë në treg këtë verë. Ky investim ka nxitur edhe rivalitetin me robotin Tesla të Elon Musk, për të cilin ende nuk ka nisur prodhimi. “1X do të rrisë produktivitetin përmes përdorimit të teknologjisë së sigurt dhe të avancuar. OpenAI Startup beson se 1X do të ndikojë tejet pozitivisht në të ardhmen e punës”, tha Brad Lightcap, COO i OpenAI dhe menaxher i OpenAI Startup Fund. Ekspertët janë shprehur se roboti EVE dhe 1X, mund të kryejnë edhe punën e infermierëve.

Ekspertët besojnë se modelet që do të krijohen me ChatGPT të përfshirë do të transformojnë mënyrën e ndërveprimit të njerëzve me robotët.

“Ky kombinim do të sjellë një ndryshim të madh pasi robotët do të kuptojnë se çfarë ne duam, do të veprojnë në mënyrë shumë komplekse. Ata do të jenë në gjendje të veprojnë në mënyrë shumë më dinamike, t’i përgjigjen ndryshimeve të mjedisit dhe të planifikojnë se çfarë do të bëjnë në të vazhdim. Ata nuk do të ngecin në probleme që dalin jashtë skenarit, por përkundrazi do të jenë në gjendje të mendojnë hapat që duhet të ndërmerren. Në të ardhmen ne do t’i kontrollojmë robotët thjesht duke folur me ata dhe ata do të na përgjigjen. Kjo do të zgjerojë ndjeshëm hapësirën për të cilën ata do të jenë në gjendje të na vijnë në ndihmë”, tha George Strakhov, shefi i kompanisë së reklamave DDB EMEA. / a2cnn / KultPlus.com

BE ndalon produktet që shkaktojnë shkatërrimin e pyjeve

Parlamenti Evropian (PE) miratoi ligjin i cili përfshin ndalimin e importimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE) për produkte të ndryshme si sojë, mish viçi, vaj palme, dru, kakao dhe kafe, të cilat prodhohen duke dëmtuar pyjet.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur në Strazburg, me 552 vota “pro” u pranua ligji i përgatitur për të parandaluar shkatërrimin e pyjeve në gjithë botën, për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të parandaluar humbjen e biodiversitetit.

Sipas ligjit, produktet e shitura në tregjet e BE-së nuk duhet të jenë shkak për shkatërrimin e pyjeve në mbarë botën. Kompanitë do të mund të shesin në tregun e BE-së produkte të cilët nuk shkaktojnë prishjen e pyjeve dhe shpyllëzim.

Do të jetë e detyrueshme që produkte të tilla kryesisht si vaji i palmës, mishi viçit, druri, kafeja, kakaoja, kauçuku, soja, çokollatat, mobilet, letra dhe lëkura të mos kenë kontribut për shpyllëzimin.

Po ashtu thuhet se do të vendoset kushti për detyrën e kujdesit ndaj atyre që sigurojnë produktet në fjalë në tregun e BE-së.

Në tregun e BE-së do të lejohet qasje vetëm për produkte të prodhuara në toka që nuk i janë nënshtruar shpyllëzimit ose shkatërrimit të pyjeve pas 31 dhjetorit 2020. / atsh / KultPlus.com

Fotoja e shtatzënës ukrainase fiton ”World Press Photo”

Një fotografi e një gruaje shtatzënë duke u shpëtuar nga një maternitet i shkatërruar në qytetin ukrainas të Mariupolit ka fituar konkursin e njohur ndërkombëtar ”World Press Photo”.

”Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka është vlerësuar me çmimin e parë për foton”, njoftoi sot juria në Amsterdam.

Fotoja e realizuar më 9 mars 2022 për agjencinë e lajmeve AP, tronditi njerëzit në mbarë botën.

Ajo tregon një grua të plagosur dhe shtatzënë të rëndë duke u transportuar me barelë nga një maternitet i bombarduar.

Gruaja dhe foshnja e saj nuk patën fatin të jetonin

”Kjo fotografi kapi vuajtjet njerëzore të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës”, tha presidenti i jurisë, Brent Lewis.

“Vdekja e gruas shtatzënë dhe e fëmijës përfshin një pjesë të madhe të kësaj lufte dhe qëllimin e mundshëm të Rusisë”, theksoi Lewis.

“Është sikur po përpiqen të vrasin të ardhmen e Ukrainës”, theksoi një anëtar i jurisë.

Sipas jurisë, fituesit e konkursit të këtij viti përfaqësojnë temat më të rëndësishme të vitit 2022.

Fituesit u përzgjodhën nga rreth 60 000 foto në kategori të ndryshme./ atsh / KultPlus.com

FILED – 09 March 2022, Ukraine, Mariupol: An injured pregnant woman, is carried from a maternity hospital that was damaged during a Russian airstrike. Ukrainian photographer Evgeniy Maloletka won the World Press Photo of the Year award on Thursday, April 20, 2023, for this harrowing image. Photo: Evgeniy Maloletka/World Press Photo Foundation/dpa – ATTENTION: editorial use only and only if the credit mentioned above is referenced in full

Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në 100-vjetorin e lindjes së personalitetit të letrave shqipe, Jakov Xoxa, hapi sot ekspozitën “100-vjetori i lindjes i shkrimtarit Jakov Xoxa”.

Në këtë ekspozitë mori pjesë edhe mbesa e shkrimtarit, Ajola Xoxa, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Skënder Durmishi, personalitete të kulturës, akademikë, studiues, shkrimtarë, botues, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, si dhe të ftuar të tjerë.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, duke vlerësuar kontributin e vyer të shkrimtarit në letërsinë shqipe theksoi se “kjo ekspozitë synon të ndërtojë rrugëtimin e krijimtarisë së Jakov Xoxës nga poezia e tij e parë në moshën 19-vjeçare në gazetën “Tomori”, veprat e tij të plota e deri në studimet më të fundit mbi veprën e tij”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët deri më 30 maj 2023. / KultPlus.com

Romani i ideve dhe situatave

Nga Arbenitë Jakupi

Mbi romanin “Lindur së prapthi” të Rita Petros.

  Romani fillon me një prolog me të cilin e njofton lexuesin me një pikë, e cila do të bëhet mandej si një “epitet” i ngjarjeve të autores në roman. Fjala është për titullin, për të cilin na njofton se jo rastësisht kishte ardhur ky titull. Si pasojë e një anomalie që kishte pasur gjatë fëmijërisë më konkretisht gjatë fillimit  të ecjes ajo kishte vërejtur se ecja saj nuk ishte si e të gjithë njerëzve “Shikimi im ndaj botës ishte vertikal, nga poshtë-lart”. Personazhi kryesor, pra autorja na jep të kuptojmë që ajo kishte lindur së prapthi nga vjen edhe titulli i romanit. Por si kishte lindur së prapthi?!

– Ti ke lindur anapodha – më thoshte gjyshja nga ana e babit.

– Ti ke lindur së prapthi, – më thoshte gjyshja nga ana e mamit.

– Të gjithë njerëzit, kur lindin, nxjerrin në fillim kokën, ti ke nxjerrë këmbët. Unë e di ç’kam hequr me ty, – thoshte mami.

        Po, ishte deri dikund ky “epitet” që autoren e shtyn drejt thyerjes së rregullave shoqërore në kohën e     komunizmit dhe thyerjeve të tabuve në demokraci me shkrimet e saj në poezi dhe tash edhe me këtë roman. Romani është i botuar në vitin 2022, ai pra fillon me një prolog pastaj ndahet në 31 pjesë, vazhdon me një nëntitull në të cilin përfshihen edhe 12 pjesë të tjera dhe në fund mbyllet me një epilog. Uni poetik i autores vjen si një çlirim i brendshëm i saj që prek skutat më të thella të jetës në fëmijërinë e hershme dhe në adoleshencë.

 Seksualiteti në kohën e errët të diktaturës

Personazhi kryesor në këtë roman na njeh me përjetimet, rregullat, mënyrën e jetesës, rrethanat politike dhe sociale dhe thyerjen e tyre në fshehtësi nga personazhi kryesor dhe brezi i saj.

Autorja zgjedh që përmes rrëfimit që prek kufijtë autobiografikë të na njoftojë që asnjë fuqi diktatoriale nuk mund ta ndal intimitetin, përjetimin dhe emocionalitetin që për shumë njerëz fshihet në mbrendësinë e tyre pa u çliruar dot nga ai. Ashtu siç e thotë edhe autorja në pasthënien e romanit:

   “ Nuk kisha qëllim të parë t’ju tregoja historinë time apo të brezit tim në kohën e diktaturës komuniste, por të ndriçoja ato ndjesi e mendime të fshehta, që i mbajmë në zonat e errëta të qenies sonë që nga fëmijëria. “

Rrëfimi i parë në lidhje me përjetimin e të ashtuquajturës “dashuri fëmijërore” na jepet në lagjen e personazhit kryesor, pra autores me një bashkëmoshatar të saj, Milin. Ky mendim për të përveç se ishte shok me të cilin loznin së bashku kishte marrë një kahje tjetër kur shpesh e ndëgjonte gjyshen e saj, e cila shprehte dëshirën për ta martuar me të. Tutje rrëfimi shkon duke treguar një intimitet që personazhi kishte pasur me shoqen e saj, Almën. Në këtë rrëfim të pasuruar edhe me dialog në kohën e tashme, na jep të kuptojmë kureshtjen e dy vajzave në lidhje me seksualitetin, më saktë procesin e krijimit të një fëmije.

Dëshira e personazhit si vajzë së cilës i mungonte të kishte një vëlla shprehet në një dialog që kishte bërë me një shok të saj, Adrianin, ku të dy kishin pirë gjakun e njëri-tjetrit. Dëshira e saj për një vëlla ndërlidhej edhe me dëshirën e të pasurit të njëjtin person edhe të dashur.

Me Adrianin ngjallet edhe dëshira e të qenurit djalë. Adriani, pra, ishte si motiv i personazhit sepse dëshirat e saj ngjasonin me dëshirat e djemve për futboll, lojë luftash e kështu me radhë si dhe e ndjente veten me një fuqi të njëjtë.

Rrëfimi kalon në një tjetër linjë ku personazhi rrëfen për frikën e saj të parë nga një mundësi e ngacmimit seksual nga djemtë e një lagjeje dhe tutje kemi të rrëfyer një paradë, ku ushtarët e Udhëheqësit të madh (Enver Hoxhës) preknin në trupin e vajzave të mitura dhe asnjëra nuk guxonin ta tregonin një gjë të tillë sepse kundrejt ushtarëve askush në atë kohë nuk guxonte të bënte një deklaratë të tillë.Pra, nga ata që në sytë e fëmijëve ishin heronj e mbrojtës nga armiqtë, atë ditë u kthyen në pervers.                      

Mosedukimi në lidhje me ndryshimet e trupit në fazën e pubertetit tek femrat që zakonisht dhe fatkeqësisht është e pranishme edhe sot në shumë familje shqiptare si diçka “e turpshme” të flitet rreth tyre, na rrëfehet nga zëri i një fëmije, përjetimi dhe njohja për herë të parë me ndryshimet që ndodhen në trupin e saj, pra, ciklin menstrual. Zëri narrativ i fëmijës e shpreh frikën dhe përjetimin e rëndë të një fëmije:

“Kisha filluar të trembesha aq shumë nga rritja. Kushedi sa tmerre do të na ndodhnin, si puna e rrjedhjes së gjakut.”  

Rrëfimi i personazhit kalon në një dimension më të thellë kur tregon përjetimin dhe gjetjen e “magjisë së kënaqësisë” që e përshkruan si “elektrizim” dhe “shpërthim të fishekzjarreve”.

Personazhi dhe brezi i saj në këtë pjesë kuptojmë që kanë filluar fazën e pubertetit dhe arritjen e atij “elektriciteti” si një lloj përjetimi intim.

Tutje kemi edhe rrëfimin e saj të parë lidhur me marrëdhënien e parë seksuale me një djalë të quajtur Nardi. Nga ky rrëfim që përkon dhe lidhet edhe me një rrëfim të po këtij lloji me një djalë të quajtur Fredi, kuptojmë se tek i pari personazhi e ka vetëm një ndjenjë atë të tërheqjes fizike, ndërsa tek i dyti e ndjente veten të dashuruar. Zhgënjimin e saj të parë lidhur me dashurinë e kishte pikërisht nga ky djalë, të cilin personazhi e përjeton dhe e përshkruan me nota të thella të vuajtjes, të shprehura në një poezi që ia kushton atij.

Një dialog ta quajmë kështu me nota dramatike dhe një katarsis që e përjetojn personazhet është kur personazhi kryesor së bashku me shoqet e saj të gjimnazit: Almën, Sarën dhe Lidën i rrëfejn njëra-tjetrës ato gjëra të cilat i konsiderojnë të turpshme për t’u treguar; nga rrëfimi i personazhit kuptojmë se gjatë moshës 5-6 vjeçare kishte përjetuar një lloj ngacmimi seksual nga burri i hallës së saj; nga rrëfimi i Almës, kuptojmë se ishte ngacmuar seksualisht nga një burrë i moshuar e po të njëjtën e pohon edhe Lida, e cila tregon edhe një ëndërr që kishte parë, një incest me babain e saj, të cilën e quan si ëndërr e turpshme. Rrëfimi i këtyre vajzave në roman është një lloj ngritje e zërit për sulmet drejtuar ndaj tyre, të cilat nuk patën vend për t’i rrëfyer përveç njëra-tjetrës, ani pse, fjala e tyre nuk u dëgjua asnjëherë.

Autorja në këtë dialog jep mesazhin e romanit të saj që jo vetëm për ngacmimet e pashpalosura, por edhe për të gjitha ato gjëra që i konsiderojnë si tema të turpshme për t’u treguar, për frikën dhe dhimbjen që e mbajnë pa u çliruar dot nga to.

Zëri narrativ, stili, koha dhe hapësira në roman

Në këtë roman kemi të pranishëm narratorin e vetës së parë të ndërlidhur në disa pjesë edhe me dialog të vetës së tretë. Narratori që në këtë rast është autorja, rrëfimin na e sjellë me zërin e fëmijës në fëmijërinë e hershme, duke kaluar në adoleshencë, pra kemi të pranishëm narratorin e vetëdijshëm.

E veçanta e këtij romani është se si narratori luan nëpër kohë. Fillimi i romanit siç e kemi cekur fillon me një prolog, duke vazhduar rrëfimin në kohën e kryer dhe në disa pjesë të shkëputura ndërlidh rrëfimin në kohën e tashme, në kohën aktuale të demokracisë dhe duke e mbyllur me një epilog. Rrëfimi në këto pjesë na jepet nga personazhi tashmë i rritur dhe i martuar, të cilin e preokupojnë hallet dhe gjendja aktuale. Në përgjithësi në këtë roman mbizotëron rrëfimi subjektiv, i cili krijon pasazhe narrative të pasuruara me detaje që i hasim dhe në anën tjetër lidhen me stilin e autores. Për shkak të subjektivitetit, mënyra e rrëfimit tek lexuesit manifestohet me ndjenja, me emocione të ndryshme dhe të shumta për një mori temash, të cilat i prek dhe disa prej tyre janë aktuale edhe në kohën e sotme.

Koha dhe hapërsira në roman janë reale ndonëse nuk jepen emra të rrugëve, qyteteve nga përshkrimi i mjedisit vërejmë se ngjarjet janë të kohës së viteve të 80’ në qytetin e Tiranës. Hapësirat e përmendura në roman janë: pallati, shkolla, rruga e ambasadave, Bulevardi i madh, trotuari i mesit, kino Rinia, studio e shkrimtarit, shtëpia e shkrimtarëve. Përveç hapësirave dhe vendit që janë reale edhe disa personazhe, siç e cek edhe autorja në një intervistë që përmend shokun e saj, Ilirin që humbi jetën si student i Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve nga një ortek dëbore, pra në roman e njohim me emrin real përkundër të tjerave personazhe që janë me emra jorealë.

Autorja përdor alegorinë, humorin dhe detajin në shumë pjesë të rrëfimit të ngjarjeve si veçori e stilit të saj.

Bota psikologjike e personazhit vajzë dhe prania e elementit të përrallës

Gjithë romani na fut në botën psikologjike të personazhit vajzë. Mendimet e një fëmije lidhen me të gjitha detajet, rreth gjërave në familje, shoqëri, shkollë e më gjerë jepen përmes këtij zëri; se si ndikojnë fjalët, mënyra e jetesës si dhe përrallat që kishte dëgjuar nga të rriturit dhe që përmes botës së një fëmije mundohet të bënë lidhjen me realitetin.

Këto mendime në roman shpesh na jepen me pyetje retorike dhe në formë monologu që personazhi përdor për t’i theksuar më shumë mendimet e tij.

Një ndër rrëfimet që prekin botën psikologjike të personazhit është ai i vdekjes së gjyshes ku na paraqitet mendimi naiv i fëmijës për vdekjen e gjyshes.

Tutje shamia e bardhë që babai ia vendos gjyshës së saj tek arkivoli ngjallë pikëpyetje në botën e saj:

 “E për çfarë do t’i duhej nënës shamia? Ajo nuk i lëvizte dhe as do t’i lëvizte dot duart e as këmbët. Asgjë. Madje as qante dot për veten. Neve po, neve na duhej shamia se bashkë me lotët na rridhnin dhe qurrat.”

Tek rrëfimi me titull “Shtatë pijatat” personazhi e lidh edhe me botën psikologjike por edhe me praninë e elementit të përrallës “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”. Por si kishte ndikur kjo përrallë në veprimin e personazhit? Në roman rrëfehet për një fqinje të saj, Nonen Merjem, e cila shtronte tryezën me shtatë pijata për shtatë fëmijët e saj. Dëshira e saj që edhe në familjen e tyre të kishte jo vetëm dy pijata, por shtatë ishte sepse ishin vetëm dy motra. Tryezën e shtruar me shtatë pijata e identifikon dhe e krahason me pijatat e shtatë xhuxhëve dhe veten e krahason me Borëbardhën, e cila hante edhe nga pijatat e tyre. Po këtë gjë e vepron edhe personazhi, duke ngrënë ushqimin nga ato shtatë pijata. Tutje rrëfimin e drejton edhe në një linjë tjetër ku e krahason Nonen Merjem me nënën e saj, duke shprehur ankesat se në sytë e saj, Nona Merjem paraqitet si një femër që kujdesej për shtëpinë e fëmijët e saj dhe qëndronte tërë kohën në shtëpi, ndërsa nëna e saj nuk kishte kohë të mjaftueshme për gatime, ajo ishte e punësuar dhe merrej ende me provime.

Prania e elementit të përrallës qëndron edhe në frikën e personazhit për vdekjen e nënës së saj, e cila ndodhej në spital.Imagjinata e një fëmije përshkruhet mjaftë mirë edhe në gjërat e vogla që i lidhte me personazhet e përrallave, ku të bardhën e vezës e krahasonte si një mal me borë në një natë me hënë të plotë.Dëshira e secilit në fëmijëri ka qenë të kishim në shpinë flatra që të mund të fluturonim, personazhi e rrëfen një ngjarje për shokun e saj Milin, të cilin e kishin internuar së bashku me familjen e tij: Sa për Milin, isha e bindur që kishe fluturuar me macen mbi shpinë. A kishte flatra? Sigurisht, nëse dëshiron të fluturosh, të dalin vetë ato në shpinë.”

Rrëfimi ndalet prapë edhe në një tjetër linjë kur personazhi futet në shtëpinë e Milit pasi ishte internuar me familjen e tij dhe e shihte shtëpinë e tij të zbrazur, syri i saj prek një lugë të vogël ku menjëherë lidhet me praninë e elementit të përrallës:

“E mora lugën dhe menjëherë m’u kujtua një përrallë që më kishte treguar gjyshja, se për të shpëtuar nga shtriga, një djalosh ishte larguar bashkë me të gjitha orenditë e tij nga shtëpia. Po kishte harruar një lugë të vogël, që ishte e vetmja që e dinte se ku ishte djaloshi. Luga, nga inati që djaloshi nuk e kishte marrë me vete, i tregoi shtrigës se ku ndodhej ai.”

Naiviteti i një fwmije tregohet edhe në këtë pjesë kur ajo e merr lugën gjoja të mos e merrnin vesh njerëzit e këqijë për vendndodhjen e Milit, ani pse, ishin pikërisht ata që e kishin internuar dhe e dinin vendndodhjen e tij dhe familjes së Milit.

Përveç përrallave që ndikonin në veprimet dhe gjykimet në situatat reale të jetës në fëmijërinë e saj, personazhi vajzë e krahason njërin nga personazhet e romanit me personazhin e përrallave. Fjala është për një vajzë me emrin Maro, të cilën e quan Maro e Përhitura, në vend të epitetit që të tjerët ia kishin vendosur si Maro sakatja. Autorja në këtë rrëfim përdor figurën e simbolit për këpucën e Maros së përrallës me këmbët e përthyera të Maros, fqinjës së saj. Maroja e përrallës po e priste këpucën që i kishte humbur dhe ia kishte gjetur princi, i cili u martua me të ndërsa Maroja e vërtetë po priste t’i vinte një karrocë e premtuar ku në vend të saj i erdhi vdekja.

Pyetjet retorike rreth vdekjes së Maros shprehin atë kureshtjen e personazhit që i japin të veçantën e botës së fëmijës:

“Po si e kishin shtrirë Maron?! I ishin drejtuar këmbët pas vdekjes?!”

Imagjinata e një fëmije shkon aq larg kur në një moment dëshiron ta provojë ndjenjën e prindërve të divorcuar njëjtë, siç e përjetonte Adriani në roman që i kishte prindërit e ndarë dhe jetonte me babain e tij.Elementi i përrallës nuk shkëputet nga bota psikologjike e imagjinata e personazhit në fëmijërinë e saj.

Rrëfimi për shamin e kuqe ngjan me ato mendimet e të gjithë fëmijëve për shkopin magjik që me një lëvizje të tij t’i plotësonim dëshirat tona, në rrëfim na jepet shamia e kuqe ku personazhi priste që me një tundje të saj t’i zhdukej shtëpia dhe të shkonte në mbretërinë e fëmijëve të përrallave.

Bota psikologjike e fëmijës arrin në një tjetër dimension të përshkruar si dramë në vete kur vrasja e një gruaje ndikon thellë në botën psikologjike të saj, ku nga ndikimi i saj shpalos fantazinë e saj përmes pyetjeve që ia parashtron vetes pa e harruar as në këtë pjesë elementin e përrallës:

“Tërë natën më dilte gjumi, pasi shihja në ëndërr se si rrokullisej koka e saj poshtë barelës. Kisha dëgjuar përrallën e Mjekërkaltrit, që u priste kokat grave dhe i varte nëpër mure.”

Në një moment personazhi nga ndikimi i kësaj vrasjeje mendimet i drejton se a mundej edhe babai i saj të bënte të njëjtën gjë me nënën e saj?

Thika e kuzhinës i ngjallte frikën se mund ta priste kokën e nënës së saj dhe si mbrojtje nga ajo personazhi vraponte dhe e përqafonte qafën e saj.

Me nota humori e përshkruan edhe rrëfimin në këtë rast ku personazhi i drejtohej së ëmës:

“Ma, sa qafë të bukur ke. Po shumë të hollë. Pse nuk shëndoshesh më shumë? Të të forcohet qafa.”

Nga ky rrëfim kuptojmë edhe një temë që autorja e trajton, temë kjo ndjeshme që është e pranishme edhe sot, ku me mijëra lajme janë për vrasjet e grave nga burrat e tyre. Kjo dukuri negative ndikon në psikologjinë e fëmijës, por edhe tek të rriturit, rrëfimi këtu jep frikën, dukurinë negative dhe psikologjinë e lëkundur të fëmijes në kohën e diktaturës.

Kryengritja e fshehur e një shpirti që nuk njeh kufizime

Në periudhën e diktaturës nuk lejohej që t’u afrohej afër vilave ku banonin punonjësit e ambasadave, guximi i një fëmije nuk njeh rrezikun që mund ta kishte, dhe personazhi e vuri në rrezik familjen e saj kur nga kurreshtja për të parë më afër një vajzë me një biçikletë të kuqe i afrohet vilës dhe bisedon me atë vajzë që ishte italiane. Nga ky rrëfim kuptojmë edhe rregullat e periudhës së diktaturës ku për këtë veprim të një fëmije babai i saj së bashku me babain e Zanës, shoqës së saj merren në pyetje në komisarat. Familja e saj pra, ishte spiunuar nga fqinjët e tyre të pallatit, dukuri kjo e pranishme e asaj periudhe. Ndikimi i të jetuarit në komunizëm shfaqet edhe në një përshkrim në një lojë që personazhi vajzë bënë me dy shoqet e saj të ngushta, Nezin dhe Tushën, të cilat kishin shkruar nëpër dyer të dhomave parullat e famshme të asaj kohe “Vdekje fashizmit! Liri popullit!” dhe “Të dënohen me pushkatim tradhtarët!”. Personazhi shfaq guximin e saj edhe kur i lexonte nga biblioteka e babait librat e ndaluar në atë kohë përveç guximit që shfaqej në veprimet e personazhit në të njëjtën kohë ajo i përshkruan aq me detaje ato rregulla e kufizime të asaj periudhe.Në një rrëfim tjetër tregon që xhamiat ishin të ndaluara, por kishte edhe kisha që u bënë kino, ruajtja e ikonave që halla e saj, Leni i mbante në shtëpi ishte e ndaluar,  në të njëjtën kohë nga ana tjetër personazhi përshkruan edhe gjendjen ekonomike e sociale të asaj periudhe, ku shumë njerëzve u rrezikohej shtëpia që mos t’u rrënohej nga shteti për ndërtimin e ndonjë ndërtese apo hoteli. Personazhit i dukej e çuditshme të përdorej fjala shok/shoqe në vend të fjalës zotëri/zonjë për personat në moshë, rregull ky tipik i mirësjelljes në periudhën e komunizmit. Një tjetër thyerje e rregullave ishte kur personazhi së bashku me shoqen e saj, Loretën dhe shokun e saj, Francin në shtëpinë e tyre shohin një film të huaj, i cili në atë kohë kontrollohej me imtësi dhe shfaqej në ekran i cunguar. Autorja rrëfimin në një fragment e bën nga narratori i tretë kur rrëfen për shoqen e saj të gjimnazit, Matildën që i thyen rregullat për flokët dhe grimin. Në atë kohë stilet dhe grimi ishin të ndaluara për vajzat, Matilda del nga ky kufizim duke vendosur grim dhe duke e mbajtur stilin kapelon që ishte modë e grave në atë periudhë. Personazhi vajzë si dhe brezi i saj thyen edhe rregullin e një feste të çmendur në shtëpi të një shoku, ku personazhi bashkë me ta feston ditëlindjen e 18-të duke u argëtuar me gjëra të ndaluara. Siç e citon edhe autorja:

“Dhe vërtet e kishim fituar një betejë. Ishim argëtuar me gjëra të ndaluara.”

Dëshira për t’i kapërcyer të gjitha kufizimet e rregullat nga një brez, i cili bënte gjërat ndryshe e jep më së miri mesazhin e këtij romani, i cili na vjen nga autorja si mozaik i jetës dhe brezit të saj, por edhe si përshkrim i asaj periudhe të errët diktatoriale në qytetin e Tiranës.

Përfundime

Siç u cek edhe në hyrje të punimit autorja njihet për thyerjen e tabuve me stilin e saj të shkrimit në poezi dhe tani edhe me këtë prozë autobiografike. Ajo preku disa tema tabu që janë aktuale edhe në ditët e sotme si: çlirimi i brendshëm, ngacmimet seksuale, marrëdhëniet seksuale, fazën e adoleshencës, përjetimin dhe perceptimin e botës së fëmijës, edukimi i fëmijëve për njohjen e trupit të tyre, ndjenjën e të qenurit ndryshe nga rregullat e përcaktuara etj.

Letërsia shqipe ka pasur shumë shkrimtarë që kanë shkruar rreth tematikave të tilla, mirëpo autorja me këtë roman na vjen me një rrëfim të drejtpërdrejtë, e cila arrin të prek botën psikologjike të secilit lexues.

(Të gjitha citimet janë nga romani “Lindur së prapthi” të Rita Petros)

Shënim: Punimi është paraqitur në lëndën Letërsi aktuale shqipe, që ligjërohet nga prof. dr. Sali Bashota, në studimet e nivelit master, Dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon bashkëpunimin e ri me Snoop Dogg, “Satellite” (VIDEO)

Kantautorja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha është bashkuar me reperin amerikan Snoop Dogg për të publikuar këngë “Satellite”.

Kjo është kënga e tretë e albumit të ardhshëm të Bebe Rexhës “Bebe”, i cili do të publikohet më 28 Prill 2023.

Kënga është shkruar nga Bebe Rexha, Calvin Broadus, Samantha DeRosa, Maya Kurchner, Dominic Perfetti dhe Joe Janiak. Prodhuar nga Joe Janiak.

Dyshja tashmë kanë filmuar videoklipin, i cili do të vijë së shpejti.

Albumi i ri përbëhet nga 12 këngë, me paraqitje të ftuar nga David Guetta, Dolly Parton dhe Snoop Dogg.

Albumi është frymëzuar nga pop-i i viteve ’70 dhe post-disco. / KultPlus.com

Ibrahim Kadriu, shkrimtari më i përkthyer i Kosovës

Sabit Rrustemi

Njëri nga romansierët më në zë të Kosovës, Ibrahim Kadriu, gjatë katër muajve të këtij viti, ka përjetuar një sukses të madh në fushën e letërsisë. Pesë romane të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.

“Kroi i ilaçit”, përmes përkthyesit Baki Ymeri, është botuar në gjuhën rumune, nga Shtëpia botuese ” Amanda Edit Verlag”,

“Kapërcimi i ujit të madh”, tash nën titullin “Rruga e vdekjes”, është përkthyer në gjuhën frënge nga Mustafë Jashari dhe është botuar nga “Editions Baudelaire”, në Paris

Po në Paris dhe nga i njëjti përkthyes, u botua dhe romani “Gloria në mes”, ( Titulli frangjisht, “Gloria au milieu”, përmes botuesit “Verone”.

Ishte ky përkthimi i dytë i këtij romani në gjuhë të huaj.

Pjesa e parë e këtij viti vazhdon dhe me përkthimin e dy romaneve tjera të Ibrahim Kadriut.

“Misioni rus”, gjithashtu përjetoi përkthimin e dytë në gjuhë të huaj, tash në Turqi, përmes botuesit “International publishigk” në Stamboll.

E, romani “Pjella e dreqit, “kapercen oqeanin Atlantik” dhe falë përkthyesit Avni Spahiu, botohet në SHBA, përkatësisht në Hjuston të Teksasit, nga botuesi “Jalifat publishing”.

Deri më tash, krijimtaria letrare e Ibrahim Kadriut, në gjuhë të huaja regjistron gjitsejt 20 botime. Prej këtyre, vetëm pas vitit 2000 e këndej, 18 botime duke e bërë këtë shkrimtar të rryer e tejet frytdhënës, shkrimtarin më të përkthyer të Kosovës, po edhe njërin nga shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë, pas Kadaresë.

Për kurreshtarët dhe njohësit e letërsisë, po e publikojmë listën e plotë të veptave të këtij shkrimtari që janë përkthyer në gjuhë të huaja, deri më sot.

Lista e deritashme e veprave të Ibrahim Kadriut të botuara deri më tash në gjuhë të huaja:

1. “Koprena vremena” (Veli i kohës, poezi) serbokroatisht, përkthyes Mirko Gashi, botuar më 1984

2. “Lekovit izvor”, roman (Kroi i ilaçit) serbokroatisht, përkthyes Vehap Shita, botuar 1987

3. “Na ramas timp pentru sarbatori”, poezi rumanisht (S’mbet kohë për kremte, përkthyes Baki Zmeri, Bukuresht 2005.

4. “Dreni dhe Drenusha”, libër ilustracion shqip-norvegjisht, 10. 000 ekzemplarë, përkthyes Ermir Pulaha, 2005

5. “Narod je kriv” (Populli është fajtor) në gjuhën malazeze, përkthyes: Ismet Markoviq-Plavnik, 2013,

6. “Gloria ortada” (Gloria në mes) Stamboll, roman turqisht, përkthyes Vahit Ergin (2014)

7. “Tempo incenerito nelle puçille” (poezi italisht) përkthyese Albana Alia, botues “Pelegrini” – Kozenca, (2015)

8. “Klemenos horos (Kohë e vjedhur) poezi greqisht, përkthyes Iljaz Bobaj, Patra, Greqi (2017)

9. “Korsningar” (Udhëkryqe) poezi suedisht, përkthyes Hamit Gurguri, botues “Erik-Hans”, Boras, Suedi (2019),

10. “Përtej binarëve” (roman arabisht), përkthyes Ibrahim Fadlallahu Oman- Jordani, (2020),

11. “Mission russe” roman (frëngjisht), përkthyes Mustafë Jashari, botues Editions Baudelaire, Paris 2021,

12. “La mort d’Anila” (Vdekja e Anilës) roman frëngjisht, përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris, 2021

13. “Au dela des rails” roman frëngjisht (Përtej binarëve) përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris 2021

14. “Canele cu cratita (Qeni me tenxhere) rumanisht përkthyes Baki Ymeri, botues Amanda Edit, Bukuresht, 2021.

15. “La progenture du diable” (Pjella e dreqit) roman frengjisht, përkthyes Mustafë Jashari, botues “St. Honore”, Paris, 2022,

16. “Izvorul Tamaduiri” (Kroi i ilaçit), roman rumanisht, përkthyes Baki Ymeri, botues: “Amanda Edit Verlag” 2023,

17. “Le chemin de la mort” (Rruga e vdekjes, botimi shqip: “Kapërcimi i ujit të madh”, për Tivarin) roman frëngjisht, përkthyes Mustafë Jashari, botues “ Editions Baudelaire”, Paris 2023.

18. “Gloria au milieu” (Gloria në mes) roman frëngjisht, përkthyes Mustafë Jashari, botues “Verone” Paris, 2023,

19. “Rus misyonu” (Misioni rus), roman, turqisht, botues: International publishigk, Stamboll, 2023.

20. “Devil’s offspring” (Pjella e dreqit) anglisht, përkthyes Avni Spahiu, botues: “Jalifat publishing”, Hjuston, Teksas, 2023

Ky numër i veprave të Ibrahim Kadrirut në gjuhë të huaja, sa vjen e po rritet, duke e afirmuar më tej letërsinë shqiptare në shumë vende e gjuhë të botës./ KultPlus.com

Të rinjtë e Shkodrës riprodhojnë simbolet grafike të etnokulturës

Në vazhdën e Ditëve të Trashëgimisë Kulturore, DRTK Shkodër ka organizuar një aktivitet në një prej banesave karakteristike të qytetit të Shkodrës, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” si dhe Shkollën e Mesme Artistike “Prenk Jakova”.

Nxënësit e këtyre dy shkollave dhe specialisti i DRTK Shkodër, Petrit Bilali, sollën dimensionin artistiko-kromatik të elementëve të trashëgimisë jomateriale mes ngjyrash e interpretimesh në miniaturë të xhubletës, ndërthurur me copëza të interpretuara në dimensione artizanale, të detajeve dekorative të saj.

Përmes teknikave të qëndisjes, të rinjtë riprodhuan në gjergjef dhe telajo simbole grafike pasqyruese të etnokulturës shqiptare, të ruajtura në këtë veshje të lashtë të popullit tone, që manifestojnë ngjizjen e elementëve të dy aspekteve magjike të trashëgimisë kulturore asaj arkitekturore dhe jomateriale. / atsh /KultPlus.com

“Ç’ka Ka Qëllu”, ndër 100 restorantet më të mira në New York

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, sërish është listuar nga The New York Times si një ndër 100 më të mirët në New York, shkruan albinfo.ch.

Prestigjozja amerikane ka bërë një list të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë.

Pronari i restorantit është shtetasi shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kukaj shpreh enntuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.

“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë?

Duhet veçuar se në këtë restorant ka gatime tradicionale shqiptare, gjithashtu një ambient që përkon me traditën e mirëfilltë shqiptare.

Sipërmarrja e Kukaj i shtohet listës së sipërmarrjeve shqiptare, të cilat jo vetëm ruajnë traditën në gatim, por edhe promovojnë kulturën tonë kombëtare në botë.

Gjithashtu muzikë tradicionale shqiptare është ajo që e bën të veçantë, por edhe ushqim tradicional shqiptar, e që është shumë i shijshëm dhe i veçantë. Pronarët shqiptarë janë përkujdesur për çdo detaj, andaj sigurisht se ia vlen ta vizitoni. / KultPlus.com

“Admovere” kërkon ndihmë nga ata që mund të kenë materiale dokumentuese për dy Masakrat në Fushë Kosovë

Organizata “Admovere” përmes një shkrese publike ka kërkuar ndihmë nga banorët e Fushë Kosovës, që kushdo që ka materiale dokumentuese të çfarëdo lloji për dy masakrat e ndodhura më 26 mars dhe 1 prill 1999 në Fushë Kosovë, t’i dërgojnë në faqen e organizatës në “facebook”.

Admovere bashkë me Integra janë duke e përgatitur librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999” dhe për këtë arsye janë duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për dokumentimin sa më të mirë të tyre.

Thirrja e plotë:

NDIHMË PËR INFORMATA PËR MASAKRAT NË FUSHË KOSOVË, 26 MARS ’99 dhe 1 prill ’99

Së shpejti, ADMOVERE dhe INTEGRA do ta botojnë librin «Masakrat në Kosovë 1998-1999», në të cilin do të pasqyrohen me tekst (shqip, sërbisht e anglisht) dhe fotografi të gjitha masakrat që janë kryer në Kosovë më 1998-1999. Për këto masakra, i kemi hulumtuar rrënjësisht raportet e organizatave vendore e ndërkombëtare, artikujt në mediet vendore e ndërkombëtare, raportet e gjykatave, e kështu me radhë.

Çuditërisht, për disa prej masakrave nuk ka materiale në burimet e sipërpërmendura. Dy nga to janë Masakrat në Fushë Kosovë, ku më 26 mars 1999 janë vrarë 16 civilë, kurse më 1 prill 1999 janë vrarë 18 civilë. I lusim banorët e Fushë Kosovës dhe të tjerët që nëse kanë për këtë masakër ndonjë fotografi, video, artikull gazete, raport, libër, e kështu me radhë, t’i dërgojnë në faqen tonë në Facebook.

Do ta vlerësonim tejmase bashkëpunimin tuaj! / KultPlus.com

“Tears in Heaven”, tragjedia familjare që frymëzoi këngën hit të Eric Claptonit (VIDEO)

“A do ta njihje emrin tim, po të të shihja në Parajsë? A do të ishte e njëjta gjë, nëse do të shihja në Parajsë?”– thuhet ndër të tjera në tekstin e “Tears in Heaven” (Lotë në Parajsë), kënga hit e krijuar dhe interpretuar nga këngëtari dhe kitaristi i famshëm britanik Eric Clapton.

E publikuar në vitin 1991, ajo u rendit në krye të renditjes muzikore në më shumë se 20 vende dhe fitoi Grammy Awars si Kënga e Vitit, Albumi i Vitit (Unplugged) dhe si Performanca më e Mirë Vokale për Meshkuj. Por ndonëse arriti një sukses të jashtëzakonshëm, kjo këngë ishte produkt i gjendjes së rënduar emocionale të artistit.

Ajo lindi nga dhimbja e madhe e shkaktuar nga vdekja aksidentale e djalit të tij 4-vjeçar, Conor, dhe është e përshkuar nga ndjenja e humbjes, dhimbjes dhe malli i një prindi të pikëlluar. Mëngjesin e 20 marsit 1991, djali i Clapton ndodhej me ish të dashurën e tij, aktoren italiane Lory del Santo duke luajtur në apartamentin e saj në Nju Jork.

Conor ra aksidentalisht nga rezidenca e katit të 53-të përmes një dritareje që ishte lënë pa dashje hapur pas punimeve në apartament. Clapton ndodhej në një hotel aty pranë dhe po përgatitej ta merrte Conor-in për një drekë të planifikuar babë e bir dhe të vizitonte me të kopshtin zoologjik në Central Park.

“Në një moment pata një telefonatë nga apartamenti i tyre. Në fakt, sa po bëhesha gati të dilja nga dhoma e hotelit për të shkuar dhe për ta marrë për të ngrënë drekë së bashku. Lory ishte në anën tjetër të telefonit dhe ulërinte duk më thënë se ai kishte vdekur. Nuk po i besoja veshëve”– kujtoi Clapton në një intervistë të vitit 1992 për gazetaren britanike Sue Lawley.

Clapton e mbylli menjëherë telefonin dhe duke mos e besuar ende atë që dëgjoi, doli nga vrap nga hoteli dhe u drejtua për në bllokun e apartamenteve ku “pa ambulanca, zjarrfikëse dhe automjete ndihmëse”. Kur hyri në apartamentin e Lory-t, i mbushur plot me punonjës të shërbimit të urgjencës, Clapton kujton se u ndje sikur ajo skenë nuk kishte të bënte me të.

“M’u duk sikur kisha hyrë në jetën e dikujt tjetër. Dhe ndihem ende kështu”– shtoi Clapton në atë intervistë. Funerali i Conor u mbajt dy ditë para ditëlindjes së 46-të të këngëtarit. Eric e përshkroi lidhjen e tij me Conor si marrëdhënien më të ngushtë që ai kishte deri në atë pikë të jetës së tij, dhe ai e vlerëson djalin e tij të ndjerë si një nga arsyet kryesore që u bë dhe mbetet një njeri më i matur.

Nga fundi i viteve 1970, këngëtari i hitit tjetër “Cocaine”, kishte hequr dorë nga zakoni i tij i konsumit të heroinës, por konsumonte ende shumë droga të tjera – përfshirë kokainën – dhe alkool. Ishte lindja e Conor në vitin 1986, ajo që i dha Clapton shtysën për t’u de–intoksinuar dhe për të qëndruar larg drogës.

“Unë e bëra për Conor, sepse mendoja se nuk mund të isha një njeri i denjë pranë tij”–shkruan Clapton në librin e tij me kujtime botuar në vitin 2007 “Clapton:TheAutobiography”. Artisti shton se ajo tragjedi familjare i dha forcën për të qenë përgjithmonë larg drogës, në vend se t’i rikthehej konsumit të saj.

Duke u përballur me një pikëllim të thellë, ai e kaloi vetëm pjesën më të madhe të muajve të ardhshëm, duke udhëtuar midis Anglisë dhe Antiguas, ku mori pjesë në seanca meditimi dhe kërkoi ngushëllim në kitarën e tij duke krijuar muzikë. Dy këngë të shkruara në atë periudhë, u frymëzuan direkt nga ajo që kishte ndodhur në jetën e tij.

“Circus Left Town” tregon historinë e ndjekjes së një shfaqjeje cirku bashkë me Conor një natë para vdekjes së tij. “Tears in Heaven” ka një përmasë personale edhe më të fuqishme,dhe shtron pyetjen nëse do të takohemi sërish me ata që kanë vdekur para nesh. Në fillim që të dyja këto këngë nuk ishin menduar të dilnin në publik.

Por Clapton u inkurajua të shtonte këngën e fundit, të bashkëshkruar me Will Jennings, në kolonën zanore për të cilën po punonte për filmin “Rush”. Ajo tragjedi e nxiti Clapton të luante një rol më të madh në jetën e vajzës së tij.

Ruth Kelly Clapton lindi një vit para Conor dhe është fëmija i vetëm i Clapton me Yvonne Kelly, një menaxhere e një studio muzikore nga Montserrat. Oferta e kësaj të fundit për t’u njohur më mirë me vajzën e tij në periudhën pas vdekjes së Conor u pranua nga Eric, dhe gjatë vizitave të shumta, ata krijuan një raport të gushtë.

“Ishte e mrekullueshme të isha sërish në shoqërinë e një fëmije, fëmijës tim”, shkruan Clapton në kujtimet e tij. “Duke analizuar në retrospektivë ato vite, e kuptoj se çfarë ndikimi të thellë pati ajo vajzë në mirëqenien time. Prania e saj në jetën time ishte absolutisht jetike për rimëkëmbjen time. Tek ajo, unë gjeta përsëri diçka reale për t’u shqetësuar, dhe kjo ishte e rëndësishme, pasi më bëri sërish një qenie njerëzore aktive”– thekson ai. / Biography.com – bota.al / KultPlus.com

Lëshohet në qarkullim pulla postare “Hidroelektrana e Prizrenit”

Sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare të titulluar “Hidroelektrana e Prizrenit”.

Historia e elektrifikimit në Kosovë ndërlidhet me Hidroelektranën e parë në vend, të ndërtuar në vitin 1929 në Prizren. Ky elektrifikim, krijoi mundësitë të reja zhvillimore në Kosovë në lëmin ekonomike dhe kulturore.

Hidroelektrana e Prizrenit për dyzet e katër vjet furnizoi qytetarët me energji elektrike. Në vitin 1975 objekti është shndërruar në muze dhe bënë pjesë si aset i trashëgimisë sonë kulturore, me status të monumentit me mbrojtje të përhershme.

Ky emision i pullave postare përbëhet nga një pullë postare dhe Zarfi i Ditës së Parë, ndërsa në qarkullim postar do të jetë deri në konsum të plotë.

Filatelia e Postës së Kosovës, do të kujdeset si çdoherë t’i shpalosë në gjithë botën vlerat e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com