Lorent Berisha, në prag të debutimit në finalen e madhe “DSDS” (VIDEO)

Lorent Berisha është shqiptari, i cili pa dyshim se është një yll në ngritje e sipër, me një histori frymëzuese të suksesit. Shumë të rinj shqiptarë në mbarë diasporën po tregohen të suksesshëm në fusha të ndryshme, por, duket se ajo muzikore po mbizotëron fuqishëm në tregun botëror, aq sa edhe na bëjnë të ndihemi krenarë për arritjet e tyre dhe që nuk kanë hezituar asnjëherë të tregojnë prejardhjen e tyre shqiptare, shkruan albinfo.ch.

E njëri prej tyre është sigurisht edhe Lorent Berisha, këngëtar në Zvicër, me krijimtari të pasur muzikore, e cila jo vetëm që po zë vendin e tij në këtë industri, por edhe po vlerësohet si person i dashur, pozitiv dhe me stil unik nga shoqërinë gjermane dhe ajo zvicerane.

Debutimi i tij është në hapa të sigurt, në “rrymën” e veçantë zhanrore.

19-vjeçari nga Kosova më 15 prill ai do të jetë një nga katër pjesëmarrësit që do të luftojnë për kurorën e talent show-t.

Në emisionin e dytë live të formatit të casting RTL “Deutschland sucht den Superstar”, 19-vjeçari mundi të bindë jurinë me një version të hitit “Stay With Me” nga Sam Smith (30) – motoja e shfaqjes ishte “Chartbreaker”. I riu nga katër finalistët e mbetur u gëzua pa masë pas suksesit: “Jam shumë i lehtësuar sepse e doja shumë këtë hap. Tani jam edhe më afër ëndrrës sime për t’u bërë një superstar, është e mrekullueshme!”

Ajo çfarë e bën të veçantë Lorentin, sipas jurisë, është ngjyra e zërit të tij dhe karakteristika origjinale e këndimit në stilin e tij.

Ai është duke u përgatitur një interpretim të vështirë për finalen e madhe, ku gjithçka do të mbetet si befasi e këndimit të tij në natën finale. /Albinfo.ch / KultPlus.com

Arkeologët në Meksikë zbulojnë tabelën prej guri të përdorur në një lojë të lashtë

Një tabelë guri e përdorur në një lojë të lashtë me top futbolli është zbuluar në vendin e famshëm arkeologjik Mayan Chichen Itza në gadishullin Jukatan të Meksikës, thanë arkeologët këtë javë, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

Sipas një deklarate nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH) i Meksikës, pjesa rrethore, me diametër pak më shumë se 32 centimetra (12,6 inç) dhe me peshë 40 kilogramë (88 lb), shfaq shkrim hieroglifik që rrethon dy lojtarë që qëndrojnë pranë topit. ).

“Në këtë vend Mayan, është e rrallë të gjesh shkrime hieroglifike, e lëre më një tekst të plotë,” tha Francisco Perez, një nga arkeologët që koordinon hetimet në kompleksin Chichanchob, i quajtur gjithashtu Casa Colorada.

Guri, që besohet të jetë një tabelë rezultatesh, daton midis viteve 800 dhe 900 pas Krishtit.

Loja me top ishte një praktikë tradicionale e popujve mezoamerikanë dhe besohet se kishte nëntone rituale.

Studiuesit e INAH tani po përgatiten të marrin imazhe me rezolucion të lartë të tekstit dhe ikonografisë për studim të hollësishëm, ndërkohë që e përgatisin atë për konservim.

Kompleksi Chichen Itza, i shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, është një nga qendrat kryesore arkeologjike të qytetërimit Mayan në Gadishullin Jukatan. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 2 milionë njerëz e vizitojnë atë çdo vit./ KultPlus.com

Dy bursa për studentët e arkitekturës, Studio “Modium” hapë thirrjen për më të mirët e arkitekturës

Studio e arkitekturës “Modium” në Prishtinë, që njihet një ndër studiot më të angazhuara në vend dhe jashtë saj  po investon për arkitektët e rinj të Universitetit të Prishtinës, duke ofruar bursa studimi për dy studentë të arkitekturës, shkruan KultPlus.

Kjo bursë ndahet në bashkëpunim mes studios së arkitekturës “Modium” dhe Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Fakultetit të Arkitekturës, dhe këto bursa do të ndahen për studentët e vitit të IV-të në Fakultetin e Arkitekturës 2023=2024, e që këto bursa do të shkojnë për dy studentët më të mirë të këtij fakulteti.

“Modium mori iniciativë të shpërblej dy studentët më të mirë si mirënjohje për arritjet e tyre gjatë studimeve universitare. Studentëve do t’u ofrohen bursat në vlerë prej 2000 euro, dhe t’u mundësojmë atyre që të bashkohen me kompaninë tonë si praktikantë gjatë vitit të fundit të studimeve”, thuhet në njoftimin e Studios “Modium”

Më poshtë po ju sjellim të plotë njoftimin dhe kushtet për aplikim.

KUSHTET DHE KRITERET : Të jenë studentë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës; Të kenë vërtetimin e regjistrimit të vitit të IV përkatësisht semestri VIII; Gjatë periudhës së praktikës studentët e përzgjedhur duhet të përmbushin 20 orë pune në javë varësisht orarit të studimeve; Pagesa për praktikë do të bëhet në baza mujore me një shumë simbolike prej 150 euro, në kohëzgjatje 3 – 9 muaj; Në ba Në bazë të vlerësimit të përformancës, bursistët shpërblehen me lidhje të kontratës; – Për fitimin e bursës në vlerë prej 2000 euro, kandidatët duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë: DOKUMENTACIONI : – Dokumentacioni që kërkohet për të gjithë studentët: Certifikata e notave nga fakulteti, me notë mesatare dhe kreditë e fituara; Portfolio; CV; Kandidatët duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin si më lartë dhe dëshmi valide nga organet kompetente. PROCEDURAT E APLIKIMIT : Aplikimi bëhet online ne emailin e kompanisë. Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në webfaqen e fakultetit dhe Modium. Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 01/07/2023 deri më 15/07/2023./ KultPlus.com

Dua Lipa me fitime marramendëse, dyfishon pasurinë e saj

 

Pa dyshim se Dua Lipa është një nga yjet më të mëdhenj të pop-it në botë dhe tani ajo është gjithashtu një nga më të pasurat.

Dua ka arritur më shumë se dyfishin e pasurisë së saj në tre vjetët e fundit, duke e dërguar atë në 68. 3 milionë euro.

Vlen të theksohet se Lipa kishte 28.4 milionë euro në prill të 2020-ës, sapo ka paraqitur llogari të reja në Companies House, të cilat tregojnë se kompania e saj, Dua Lipa Live LLP, tani ka asete me vlerë prej 43.9 milionë eurosh, 9.1 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Fitimet më të mëdha të saj vijnë nga dy muajt e parë të turneut të saj në Amerikën e Veriut “Future Nostalgia”, i cili u zhvillua në shkurt dhe mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ylli i muzikës po punon shumë në albumin e saj të tretë, të cilin shpreson ta nxjerrë këtë vit në treg për të vazhduar kontributin në shtimin e pasurisë së saj. /Albinfo.ch / KultPlus.com

Të kam dashtë

Poezi nga Primo Shllaku.

Të kam dashtë… 
Dashunia nuk ka të tashme. 
Dashunia nuk ka të ardhshme.
Ajo ka vetëm të kaluemen. 
Të kam dashtë…

Dashunia asht e lirë si dorë mbi ranë.
Dashunia asht e verbët si dorë e zhvoshkun nga lkura.
Dashunia asht e çmendun si dorë mbi mish.
Dashunia vdes kur i mbarohen fjalët.
Dashunia vdes kur i shërohen plagët.
Dashunia fillon prap prej fillimit…

Dashunia i beson të gjitha. 
Dashunia i shpreson të gjitha. 
Dashunia i “ha” të gjitha. 
Dashunia i fal të gjitha. 
Dashunia banon te duert…

Të kam dashtë…
Dashunia nuk ka të tashme. 
Dashunia nuk ka të ardhshme. 
Ajo ka vetëm të kaluemen. 
Të paskam dashtë, pra…/ KultPlus.com

Nok Selmani shpallet fitues në garën e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar në Wikimedia

Wikimedia ka shpallur sot fituesit e garës së fotografisë në Wikimedia Commons, fotografi këto që do të jenë të shfrytëzueshme për përdorim në Wikipedia dhe faqet e tjera të projekteve të Fondacionit Wikimedia, e cila synon të promovojë imazhet e kuzhinës e ushqimet tradicionale shqiptare, shkruan KultPlus.

Në këtë garë e cila u hap me 13 shkurt, janë ngarkuar afër 400 fotografi që paraqesin në forma të ndryshme ushqimet tradicionale shqiptare.

Fotografitë e ngarkuara janë vlerësuar nga një juri profesionale dhe janë shpallur 3 fitues.

Vendi i parë ka shkuar për fotografin Nok Selmani i cili në fotografinë fituese ka prezantuar ushqimin më autentik shqiptar, flinë gjatë procesit të përgatitjes me saç. https://commons.wikimedia.org/…/File:Flia_gjat%C3%AB…

Vendi i dytë ka shkuar për përdoruesin Rrahmani.v , i cili ka prezantuar lakrën turshi dhe lëngun e lakrës, apo siç njihet me emrin rasoj.
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:L%C3%ABng_Rasoji.jpg

Vendi i tretë ka shkuar për Violeta Myftari e cila ka prezantuar ushqimin tradicional, sarma me lakër turshi.
 https://commons.wikimedia.org/…/File:Sarma_Gatimet….

Organizatorët e garës së fotografisë kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që garuan për Fotografinë e Ushqimit Tradicional Shqiptar 2023. / KultPlus.com

‘Star Wars’ gati për rikthimin nëpër kinema

Që kur “Star Wars: The Rise of Skywalker” përfundoi trilogjinë më të fundit në 2019-ën, Lucasfilm ka shfaqur një lloj paralize, duke bërë shumë televizione dhe disa njoftime ,por duke dështuar të tërheqë shkas për prodhimin e filmave të rinj.

Mungesa e filmave të rinj mund të shihet si një reagim dhe me të vërtetë një reagim i tepruar, ndaj dështimit në arkë të “Solo: A Star Wars Story”, i transmetuar në 2018.

Kjo e shtyu Lucasfilm të shfaq një personazh të dashur, “Obi-Wan Kenobi”, për Disney+, pavarësisht faktit se ai kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me filmat me Ewan McGregor duke ripërsëritur rolin.

Sa i përket atyre filmave, Lucasfilm ka rekrutuar me mençuri Daisy Ridley për t’u rikthyer në rolin e Rey, ndërsa ka ngarkuar regjisorin James Mangold, vazhdimi i të cilit “Indiana Jones” pritet këtë verë, të kthehet në ditët e para të Knights Jedi.

I gjithë ky aktivitet sugjeron që Lucasfilm dhe drejtuesja e tij, Kathleen Kennedy, më në fund kanë kapërcyer një lloj paniku të vetë-shkatërruar për mundësinë e hedhjes së një hapi të gabuar, pas fillimeve të rreme me projekte nga kineastët e profilit të lartë si Patty Jenkins, Rian Johnson dhe Kevin Feige.

Secili prej filmave të shpallur duket të jetë një zgjerim i matur i markës “Star Wars”, duke u dhënë fansave diçka të prekshme, të cilën ata mund ta presin me padurim./ KultPlus.com

Aplikacionin e FBI-së për identifikimin e artit të vjedhur tani mund ta përdorë çdokush

Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të mundshme në celular për publikun ‘Dosjen e Artit të Vjedhur të Kombit’, që përdoret më së shpeshti nga forcat e rendit.

Qytetarët dhe institucionet e artit tani mund të gjurmojnë artin e vjedhur me lehtësi nga telefonat e tyre, shkruan TAN, transmeton Klan Kosova.

Më 10 prill, Byroja Federale e Hetimit (FBI) publikoi një version të bazuar në aplikacione të ‘Dosjes Kombëtare të Artit të Vjedhur’ të ShBA-së (NSAF), bazën e të dhënave të saj të veprave të artit të vjedhura dhe objekteve të rëndësishme kulturore.

Aplikacioni NSAF u krijua fillimisht për punonjësit e zbatimit të ligjit dhe industrisë së artit, por tani kushdo në botë mund ta përdorë atë për të verifikuar statusin ligjor të pronës kulturore.

“Një nga evolucionet më të mëdha për NSAF ishte vënia e tij në dispozicion të publikut”, tha në një deklaratë Colleen Childers nga programi i krimit të artit të FBI-së.

“Tani, me përmirësimin e ri, ne duam të vazhdojmë të përpiqemi për ta bërë atë një platformë më miqësore për përdoruesit.”

Aplikacioni është i suksesshëm me funksionet e kërkimit dhe filtrimit që kategorizojnë artin sipas përshkrimit, vendndodhjes dhe zhanrit. Aplikacioni është falas për t’u shkarkuar dhe përdorur./KultPlus.com

Qeveria miraton 14 prillin si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Qeveria e Kosovës e ka miratuar datën 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Kryeministri Albin Kurti në propozimin e kësaj pike në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se ky vendim është për njohjen e dhimbjes dhe vuajtjen e viktimave të kësaj dhune gjatë luftës së fundit.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Duke e njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave dhe vajzave edhe të burrave dhe djemve si të mbijetuar të dhunës seksuale, në bashkërendim me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu, propozojmë caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Kurti. /Express/ KultPlus.com

“Colour Day Festival” vjen në Tiranë për të katërtin vit radhazi


Një prej festivaleve më të bukura të pranverës “Colour Day Festival” vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë.

Këtë vit festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe e cila do të mbahet në datën 20 maj në sheshin “Nënë Tereza”.

“Colour Day Festival”, festa e të gjitha ngjyrave, që bën bashkë të rinjtë pasionantë, ëndërrimtarë, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë. 20 maj – sheshi “Nënë Tereza” – hyrja falas”, shkruan Veliaj.

Në skenë do të performojnë disa nga artistët më në zë të momentit dhe Dj e njohur që do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në një spektakël të vërtetë ngjyrash. / atsh / KultPlus.com

Zbulohet një kapitull i fshehur i Biblës, i përket Mateut

Shkencëtarët kanë gjetur një “kapitull të fshehur” të humbur prej kohësh të tekstit biblik gati 1500 vjet pasi u shkrua për herë të parë.

Pjesa e humbur përfaqëson një nga përkthimet më të hershme të Ungjijve, sipas studimit të botuar së fundmi në revistën New Testament Studies.

Fotografia ultraviolet u përdor për të gjetur kapitullin e fshehur nën tre shtresa teksti nga studiues, duke përfshirë Grigory Kessel nga Akademia Austriake e Shkencave.

Njëra prej tyre është në Bibliotekën Britanike në Londër dhe një tjetër u zbulua në Manastirin e Shën Katerinës në malin Sinai.

Studiuesit thanë se teksti i sapo zbuluar është një interpretim i kapitullit 12 të Mateut të Biblës, i cili fillimisht u përkthye si pjesë e përkthimeve të Sirisë së Vjetër rreth 1500 vjet më parë.

Ata thanë se fragmenti është deri tani e vetmja mbetje e njohur e dorëshkrimit të katërt që dëshmon versionin e vjetër sirian, duke ofruar një “portë unike” në fazën e hershme të historisë së transmetimit tekstual të ungjijve.

Teksti ofron gjithashtu njohuri të reja mbi ndryshimet në informacionin që përmbahen në përkthime.

Për shembull, ndërsa greqishtja origjinale e Mateut, kapitulli 12, vargu 1 thotë: “Në atë kohë Jezusi kaloi nëpër arat e grurit të shtunën; dhe dishepujt e tij patën uri dhe filluan të mbledhin kallinj dhe të hanin, thotë përkthimi në gjuhën siriane…, filluan të mbledhin kallinj, t’i fërkojnë në duar dhe t’i hanë.

“Për sa i përket datimit të librit të Ungjillit, nuk mund të ketë asnjë dyshim se ai është prodhuar jo më vonë se shekulli i gjashtë”, shkruan shkencëtarët në studim.

“Megjithë një numër të kufizuar dorëshkrimesh të datuara nga kjo periudhë, krahasimi me dorëshkrimet siriane të datuara na lejon të ngushtojmë një kornizë të mundshme kohore në gjysmën e parë të shekullit të gjashtë,” shtuan ata.

Për shkak të mungesës së pergamenës në rajon rreth 1300 vjet më parë, faqet u ripërdorën shpesh, kryesisht duke fshirë tekstin e mëparshëm biblik./abcnews.al/ KultPlus.com

Kori i Filharmonisë së Kosovës sonte mban koncert në Selanik

Pas dy koncerteve në Lisbonë, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vazhdojë turneun në Selanik me një koncert në bashkëpunim me Korin e Përzier dhe Orkestrën Shtetërore të Selanikut, përcjell KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.

Në vijim gjeni postimin e plotë:

Pas prezantimit të suksesshëm me dy koncerte në Lisbonë, Braga dhe dy të tjera në Tiranë, Kori i Filharmonisë së Kosovës vazhdon turneun me një tjetër prezantim të rëndësishëm në Selanik, kjo në bashkëpunim me Korin e Përzier dhe Orkestrën Shtetërore të Selanikut.

Nën drejtimin e mjeshtrit grek Vladimiros Symeonidis, ky bashkim në mes të institucioneve muzikore të dy vendeve sjell intepretimin e ‘Stabat Mater’ nga G. Rossini. Koncerti mbahet sonte nga ora 21:00 në Auditoriumin e Madh të Sallës së Koncerteve të Selanikut./ KultPlus.com

‘I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes’

50 shprehje frymëzuese që do ta motivojnë secilin:

“Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.” – Winston Churchill

“Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim.” – Herman Melville

“Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta.” – Colin Davis

“Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar.” – Henry Thoreau

“Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë.” – Chris Grosser

“Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe.” – John Rockefeller

“Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam.” – Thomas Jefferson

“Ka dy tipe njerëzish që do të thonë se nuk mund të bësh diferencën në botë: ata që kanë frikë të provojnë dhe ata që kanë frikë nga suksesi jot.” – Ray Goforth

“Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë.” – Jim Rohn

“Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash.” – Albert Einstein

“Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë.” – Wiston Churchill

“Boll ndoqe paratë, ndiq pasionin.” – Tony Hsieh

“Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill

“Kreditet e suksesit tim ia jap këshillës më të mirë.” – GK Chesterton

“Do të të jap një formulë për suksesin? Është e thjeshtë. Dyfisho normën e dështimit. Po mendon për dështimin si armik të suksesit. Por nuk është e gjitha. Mund të dekurajohesh nga dështimi ose të mësosh nga ai, kështu që vazhdo dhe bëj gabimet e tua. Bëj ç’të jetë e mundur. Kështu e gjen suksesin.” – Thomas Uatson

“Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të.” – Jim Rohn

“Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë.” –Anonim

“Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.” – Anonim

“Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.” – Muchael Bobak

“Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin.” –Tony Robbins

“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.” – Robert Kuyoaski

“Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë.” – Steve Jobs

“Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, sepse s’do mundesh, por si ta përballosh atë.” – Barack Obama

“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes.” – Franklin Roosvelt

“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve dhe gjykimit. Forcohet shpirti, rritet ambicia dhe arrihet suksesi.” – Helen Keller

“E vetmja mënyrë për të filluar është të heqësh dorë nga të folurit dhe të fillosh ta bësh.” – Walt Disney

“Luftëtari i suksesshëm është një njeri mesatar por i fokusuar.” – Bruce Lee

“Nuk ka sekrete për suksesin. Është rezultat i përgatitje, punës së shumtë dhe mësimit nga dështimi.” – Colin Powell

“Suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë.” – Conrad Hilton

“Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikim.” – Jim Rohn

“Nuk mund të të jap formulën e suksesit, por të jap formulën e dështimit që është t’i kënaqësh të gjithë.” – Herbert Suope

“Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e do atë që  bën atëherë do jesh i suksesshëm.” – Albert Schveitzer

“Suksesi nuk është thjeshtë të arrish në jetën tënde. Por edhe të inspirosh të tjerët t’ia arrijnë”– I panjohur

“Rrëzohu 7 herë e ngrihu 8 herë.” – Proverb japoneze

“Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët zgjohen dhe punojnë për të.” – I panjohur

“Nëse e ëndërron mund ta arrish.” – Walt Disney

“Ndryshimi mes asaj që je dhe asaj që do është ajo çfarë bën.” – I panjohur

“Një njeri i suksesshëm është ai që ngre një ndërtesë me tullat që hodhën në drejtim të tij.” – David Brinkley

“Për të patur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga humbja.” – Bill Cobsy

“Për të pasur sukses, në fillim duhet të kemi besim se ne mundemi.” – Niko Kazanzaqis

“Shumë nga dështimet në jetë ndodhin nga njerëz që u dorëzuan duke mos ditur se sa pranë suksesit ishin.” – Thomas Edison

“Mos u huto nga kritikat. Kujto që shumë njerëz kanë ecur vetëm për shkak të atyre që e kafshuan.” – Zig Ziglar

“Sekreti i suksesit është ta bësh gjënë e zakonshme në mënyrën më të mirë të mundshme” – Jon Rockefeller

“E di që je në rrugën e suksesit nëse bën punën tënde, dhe nuk pret të paguhesh për të.” – Oprah Winfrey

“Ekziston një forcë e madhe brenda çdo njeriu, që kur lëshohet, mund të bëjë çdo dëshirë, çdo ëndërr realitet.” – Anthony Robbins

“Sekreti i suksesit është të dish atë që askush nuk e di.” – Aristotel Onasssis

“Dështova në mënyrën time për të pasur sukses.” – Thomas Edison

“Asgjë të vlefshme që bëra nuk ishte aksidentalisht, as shpikjet e mia nuk erdhën aksidentalisht. Jo, kur kam vendosur se çfarë rezultati dua, punoj për të deri kur të vijë.” – Thomas Edison

“I vetmi vend ku suksesi vjen përpara punës është vetëm në fjalor.” – Vidal Sassoon

“Vazhdo të ecësh, shanset janë të pengohesh, ndoshta kur nuk e pret. Por nuk kam dëgjuar për një njeri të suksesshëm që të rrëzohet dhe të qëndrojë ulur.” – Charles Kettering / KultPlus.com

Atletet e shitura më shtrenjtë në histori i përkasin Michael Jordan


Një palë atlete të veshura dikur nga legjenda e basketbollit Michael Jordan janë shitur në ankand për 2.2 milionë dollarë, duke u bërë këpucët më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.

Atletet e firmosura, të cilat Sotheby’s i kishte vlerësuar se do të kushtonin 2 deri në 4 milion dollarë, janë ndër artikujt më të shtrenjtë të Jordan të shitura në ankand.

Një fanellë që ai veshi në finalet e NBA-së në vitin 1998 u shit në vitin 2022 për 10.1 milionë dollarë.

Shitja e fundit vulos pozicionin e Jordan si sportisti më i vlefshëm në ankandet për relike të veshjeve sportive.

“Rezultati rekord i sotëm dëshmon më tej se kërkesa për relikeve sportive Michael Jordan vazhdon të jetë më e mirë dhe të kapërcejë të gjitha pritjet,” tha Brahm Ëachter, Shefi i Sotheby’s.

Rekordi i mëparshëm për këpucët Jordan ishte 1.47 milionë dollarë për një palë Nike Air Ships të tij të shitura në ankand në 2021.

Air Jordan XIII të shitura të martën ishin veshur nga ylli i basketbollit gjatë sezonit të tij të fundit në kampionat me Chicago Bulls në 1997-98. / a2cnn / KultPlus.com

Fluksi i emigrantëve, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muaj

Pas bumit të mbërritjes së emigrantëve, qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Politikave Detare, Nello Musumeci, u miratua gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët mesdhetare.

Gjendja e jashtëzakonshme, e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë për gjashtë muaj.

“I vetëdijshëm për seriozitetin e një fenomeni që po shënon një rritje prej 300 për qind. Më lejoni të jem i qartë, problemi nuk mund të zgjidhet, zgjidhja e të cilit lidhet vetëm me ndërhyrjen e vetëdijshme dhe të përgjegjshme të Bashkimit Evropian” , tha Musumeci.

Që nga fillimi i vitit, sipas Ministrisë së Brendshme, në Itali kanë mbërritur 31,292 emigrantë, gati katër herë e gjysmë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Mediat italiane duke cituar burime qeveritare kanë nënvizuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme “bën të mundur sigurimin e përgjigjeve më efektive dhe në kohë në drejtim të menaxhimit të migrantëve dhe akomodimit të tyre në territorin kombëtar”.

Me gjendjen e jashtëzakonshme, mund të zbatohen procedura dhe veprime më të shpejta për të ofruar zgjidhje për pritjen e emigrantëve në një kohë të shkurtër me standarde adekuate./ a2cnn / KultPlus.com

Bredhi i Sotirës, destinacion unik në çdo stinë

Parku Bredhi i Sotirës është një destinacion unik në çdo stinë, pasi ofron një panoramë të plotë të të gjitha kateve të bimësisë me shtrirje vertikale.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli sot të dhëna interesante mbi parkun me bimësinë e tij që nis nga shkurret mesdhetare, me marenë, prallin, dushqet e ndryshme, gështenjën dhe bredhin e Maqedonisë, për të vijuar më tej deri në kullotat alpine të Stugarës dhe të Murganës.

Terreni ka një larmi formash gjeomorfologjike ku në pjesën e sipërme ka shpate me pjerrësi shumë të madhe dhe shkëmbinj të thepisur, të cilët përbëjnë një peizazh të mrekullueshëm turistik.

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë vizitorë e kanë kthyer këtë park në destinacion me peizazhe mahnitëse në çdo stinë. /atsh / KultPlus.com

Ky është kuptimi i logos së Snapchat

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten pse logoja unike e Snapchat është ajo, nuk jeni vetëm. Logoja ikonë ka tërhequr vëmendjen që nga fillimi i platformës në 2011. Dhe që atëherë, dizajni, i cili përmban një skicë të një fantazme të vendosur në një sfond të verdhë, nuk ka ndryshuar shumë.

Sigurisht, logoja është një nga më të njohurat në mbarë botën falë popullaritetit të Snapchat, i cili krenohet me 375 milionë përdorues të përditshëm. Pra, saktësisht nga erdhi kjo logo? CEO i Snapchat, Evan Spiegel e ka zbërthyer atë.

Pjesa më e dukshme e logos së Snapchat është fantazma dhe ajo është projektuar nga vetë Speigel. Spiegel në fakt vizatoi skicën e thjeshtë të fantazmës pasi u frymëzua nga anëtari i Klanit Wu-Tang, Ghostface Killah.

Në fakt, fantazma ka një emër: Ghostface Chillah, sipas SlashGear. Speigel thuhet se e ka dizajnuar fantazmën përpara se të lançohej Snapchat, për aplikacionin paraardhës “Picaboo”. Picaboo funksionoi në mënyrë të ngjashme me Snapchat në atë që përdoruesit dërguan një foto që u zhduk me hapjen e saj. Me kalimin e viteve, dizajni fantazmë i Snapchat ka ndryshuar pak. Fillimisht, ajo kishte dy sy dhe një gjuhë të mbërthyer.

Me kalimin e viteve, dizajni u bë më minimal dhe përfundimisht u shndërrua në logon që njohim tani. Në lidhje me sfondin e verdhë, Speigel tha se e zgjodhi atë sepse asnjë logo tjetër nuk e përdorte atë ngjyrë në atë kohë. Të tjerë kanë spekuluar se Speigel zgjodhi të verdhën sepse është një ngjyrë e lehtë dhe argëtuese. Shkëlqimi i nuancës së verdhë të Snapchat tërheq sytë menjëherë nga logoja./gazetaexpress/KultPlus.com

‘Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë… pika që s’u bie se nga gratë rrojnë’

Poezi nga Andon Z. Çajupi

Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish’ e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun’ e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.

Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd’arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit’ e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon es’rri kurrë
as ditën e diel.

0 moj shqipëtarkë,
që vet’ e nget qetë,
edhe drek’ e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
C’e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!

Ylli i Netflix gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, 26-vjeçarja pritej me padurim të niste rolin e ri

Aktorja dhe modelja koreano-jugore Jung Chae-yul është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 26-vjeçare.

Vdekja e aktores u njoftua nga kompania e saj e menaxhimit më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa detajet e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura.

Jung fitoi famë për rolin e saj në Zombie Detective, si dhe “I Have Not Done My Best” dhe filmin 2018 Deep.

Aktorja ishte zgjedhur të luante në serialin e shumëpritur të dramës K Wedding Impossible përpara lajmit të rëndë./ballkanweb/KultPlus.com

‘Heshtja, shëron’, thënie nga Herakliti

Rreth 2,300 vjet më parë, ai arriti të përceptonte atë që shkenca moderne pohoi në shekullin e fundit, që gjithçka në univers është me të vërtetë në lëvizje të vazhdueshme, e për rrjedhojë ligji i ndryshimit është një koncept i gjithsejtë që vlen si për planetet dhe galaktiktat po ashtu edhe për atomet e molekulat, trupin, mendjen, karakterin dhe sjelljen e njeriut.

Herakliti i Efesit lindi në një familje të pasur në Ioni, një qytet në brigjet greke, por që jetonte në pyll për të soditur universin.

Ne kemi bindjen se do t’i lexoni me kënaqësi këto brilantë filozofikë dhe do të na thoni cilën praktikoni apo vlerësoni më së shumti në jetën tuaj.

Njeriu bëhet më së shumti vetvetja kur arrin seriozitetin e një fëmije që është duke lozur.

Askush nuk mund ta kalojë të njëjtin lum dy herë, sepse ai rrjedh, dhe nuk është i njëjti lumë, dhe ai vetë ndryshon, nuk është më i njëjti njeri.

Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit.

Koha është një lojë që fëmijët e luajnë bukur.

Bollëku i informacionit nuk garanton urtësinë te njeriu.

Karakteri yt o njeri, është fati yt!

Është nëpërmjet ndryshimit që ne gjejmë qëllimin.

Shpirti është pikturuar me ngjyrat e mendimeve të tij.

Heshtja, shëron.

Çfarë është ndarë do të bashkohet, dhe çfarë është bashkuar do të shpërthejë.

Të zgjuarit ndajnë të njëjtën botë, ndërsa të fjeturit janë secili në botën e vet.

Rruga për t’u ngjitur dhe rruga për të zbritur është një dhe e njëjta.

Të gjitha gjërat vijnë në ekzistencë si konflikt midis dy të kundërtave.

Sytë dhe veshët janë dëshmitarë të këqinj për njeriun me shpirt barbar.

Historia është një fëmijë që bën kështjella prej rëre në breg të detit, ndërsa ai fëmija është gjithë madhështia e pushtetit të njeriut.

Nuk është asnjëherë tepër vonë për të kërkuar një botë të re.

Zjarri jeton për shkak të vdekjes së Tokës, ajri jeton për shkak të vdekjes së zjarrit, uji jeton prej vdekjes së ajrit, dhe Toka jeton prej vdekjes së ujit.

Natyrës i pëlqen të fshihet.

Njerëzit duhet t’i mbrojnë ligjet ashtu siç mbrohen muret e qytetit./shkollaesuksesit/KultPlus.com

Presidentja Osmani: Ruajtja e identitetit arbëresh ka rëndësi jetike për kombin shqiptar (FOTO)

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se i identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh, është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare, shkruan KultPlus.

Këto fjalë, Presidentja Osmani i ka thënë gjatë qëndrimit të saj në Itali, ku në komunat arbëreshe Çift dhe Frasnitë u shënua ‘Festa e Valleve’ që i përketë traditave shekullore të këtij vendi.

Osmani më tutje ka thënë se ruajtja e identitetit arbëresh është me rëndësi jetike për vendin tonë./KultPlus.com

‘Gjuha Shqype’

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!/KultPlus.com

Seriali “Stranger Things” i animuar, së shpejti në Netflix

Seriali i Netflix “Stranger Things” ka mundësi të përfundojë me sezonin e pestë, por ky shërbim ka në plan të zgjerojë Universin e tij me një serial të animuar të bazuar në ngjarje që ndodhin në të.

Sipas një njoftimi që bëri Netflix ditë më parë, ky shërbim gjigand ka planifikuar realizimin e serialit të animuar, këtë për ta bërë atë si produkt të tij.

Edhe pse të gjitha detalet rreth tij janë sekrete, është bërë e ditur se serialin do ta realizojnë Eric Robles dhe Flying Bark Productions.

Robles veçohet për krijim të serialeve të animuara si Random! Cartoons, Fanboy & Chum Chum dhe Glitch Techs.

Krijuesit e serialit Stranger Thing, vëllezërit Duffer do të jenë producent ekzekutiv bashkë me Robles, Shawn Levy e Dan Cohen.

Vëllezërit Duffer në një deklaratë me këtë rast ka thënë se kishte kohë që mendonin të realizonin një serial të animuar “Stranger Things” për ta transmetuar të shtunave në mëngjes, dhe tani që shohin se kjo ëndërr po i realizohet është shumë emocionuese për ta, ka thënë ai.

Ata po ashtu kanë thënë se skenari dhe puna artistike e serialit janë mahnitëse, kështu që mezi presin të ndajnë atë me shikuesit.

Seriali “Stranger Things” ka tërhequr një bazë të madhe fansash pas suksesit të arritur në nivel global si njëri prej serialieve më të popullarizuara të Netflix. Ai u debutua në vitin 2016.

Netflix edhe më parë ka njoftuar se do të realizohet një serial nënprodukt me skena live në korrik të vitit të kaluar.

Por, deri më tani nuk ka të dhëna për të, pasi që vëllezërit Duffers e kanë bërë të qartë më parë se ai nuk do të përqendrohet në personazhet si Eleven apo Steve Harrington. Sidoçoftë, ngjarja do të ndodhë në Hawkins në vitin 1959, ndërkaq seriali do të debutohet në West End në Londër.

Vëllezërit Duffers janë duke punuar edhe në verzionin me skena live të serialit Death Note./21Media/KultPlus.com

Brandon Deener, producenti i hip-hop-it që u kthye në një artist afrofuturist


Ai ka punuar me Missy Elliot, Timbaland dhe Lil Wayne dhe tani po tregon një anë të re të artit të tij në një ekspozitë të re magjepsëse në Nju Jork.

Randon Deener, ish-producent për mbretërit e hip-hop dhe R&B si Timbaland, Missy Elliot dhe Lil Wayne, mban mirë distinktivin me shumë vizë. Ai njihet tani më shumë si një artist vizual dhe muzikant mes titujve të tjerë, i përkushtuar për të pikturuar komunitetin e zi dhe për t’i gdhendur popullit të tij një vend në historinë moderne duke ilustruar bukurinë dhe agjencinë e pakufishme.

Kehinde Wiley u fotografua në muzeun de Young gjatë deklaratës për shtyp të emisionit të tij “Një Arkeologji e Heshtjes”.

Kanë kaluar nëntë vjet në përgatitje dhe tani Deener po sjell ekspozitën e tij të tretë personale, In Unison, në Adam Cohen të A Hug from the Art World në Manhattan, Nju Jork, ku Guardian prezantohet me të. Vitin e kaluar, Brandon ishte pas dy ekspozitave vetjake në Los Anxhelos ku ai dhe studioja e tij banojnë – Children of the Sun, Sol Searchin’ në Galerinë Simchowitz në West Hollywood dhe Inward në Galerinë Jac Forbes në Malibu. Me muzikën që ende drejton punën e tij, Deener ofron gjithashtu The Sound of Unison si debutimin e tij në botë si një muzikant kryesor dhe si një martesë formale të muzikës së tij me artin e tij pamor.

Deener i vlerëson shumë nga arritjet e tij një ekipi të mbushur me yje që e mbështet atë. Menaxhuar nga Jaha Johnson dhe mentoruar nga legjendat dhe koleksionistët e industrisë së artit, me theks të veçantë te Stefan Simchowitz dhe Tony Shafrazi, i cili ka bashkëpunuar me Keith Haring, Jean Michel-Basquiat, Andy Warhol dhe David LaChapelle, dhe pasurinë e Francis Bacon, nxit Deener rëndësinë e të pasurit një ekip, duke thënë: “Është po aq e rëndësishme sa vepra arti që ne krijojmë.”

Deener e përcakton veten si një artist afrofuturist. Afrofuturizmi është një zhanër i rrënjosur në kryqëzimin e qartë të fantashkencës, teknologjisë, inovacionit dhe misticizmit të zi dhe afrikan dhe historisë së zezë në art, film, letërsi dhe muzikë. Ajo konsiderohet më shpesh për thelbin e saj “distopian” nga Octavia Butler’s Kindred si letërsi që përcakton zhanrin. Në dekadën e fundit, Afrofuturizmi ka dëshmuar një rritje të shpejtë në filmat dhe televizionet kryesore, me përshtatjen e Ryan Coogler dhe Joe Robert Cole të Black Panther, duke arritur sukses në mbarë botën. Kur u pyet se çfarë do të thotë të kontribuosh në zhanër, ai thotë: “Do të thotë të manifestosh dhe të shohësh se çfarë sjell në realizim, duke kuptuar se fuqia më e lartë … dhe si një krijues që nuk është i kufizuar nga koha, dua të na shikoj si popull. të çdo kohe – të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.”

Nëpërmjet vizioneve të tij të pikturuara të krenarisë së zezë siç ekzistojnë dhe duhet të vazhdojnë të ekzistojnë, Deener e kupton atë fuqi më të lartë. Krenaria e zezë përfaqësohet përmes qafave të gjata të lyera me spërkatje, të lyer me akrilik dhe me shkop vaji, buzëve të mëdha dhe të ekzagjeruara dhe hundëve të personifikuara. Duke shpjeguar pse ai i ilustron hundët ashtu siç bën, Deener thotë: “Ka të bëjë me dashurinë për veten … vetëm për të treguar se sa të spikatura janë tiparet tona dhe se pavarësisht se çfarë ngjyre janë, kjo është një hundë e zezë, ky është një person i zi.” Ai përdor sfonde disi jo të plota për përkuljen e dimensioneve, makina klasike që rri pezull, shpikje që ofrojnë lirinë e eksplorimit dhe zbulimit. E pyeta nëse ai ishte i shqetësuar ndonjëherë që veprat e tij të kritikoheshin ose të përdoreshin kundër tij dhe njerëzve të zinj për të rikthyer stereotipet që bardhësia ka projektuar përmes punës së saj të historisë së çuditshme dhe koloniale. “Jo,” tha ai. “Unë jam shumë i vërtetë për të qenë shumë i zi në punën time. Nisur nga historia e Zezërive dhe e artit dhe mungesa e përfaqësimit dhe përfaqësimit të tyre në vepër, kam për detyrë apo përkushtim të na përshkruaj gjithmonë.”

The Sound of Unison plotëson In Unison si muzikën e tij tematike, një trup të përjetshëm prej 10 këngësh, duke përfshirë fjalë familjare të pohimit në Brand New Brandon, këngë të dashura yoruba në Mo Ni Ife dhe lavjerrës të zhytur në mendime në Ridgeway. The Sound of Unison bën punën e tij për të përkulur kohën dhe duke mos u kapur pas një kategorie muzikore, por duke u kapur pas shpirtit dhe shpirtit të pavdekshëm.

Në pritjen e hapjes, Deener shpjegoi duke iu referuar veprës së tij artistike, “Ka muzikë në fytyra”. Ai dëgjon xhazin improvizues të viteve 1960, mundësisht tinguj dhe ritme të Miles Davis, Herbie Hancock dhe Fela Kuti për të informuar stilin e tij dhe për të udhëhequr procesin e tij krijues. Ai e lidh njëshmërinë e muzikantëve improvizues të xhazit që luajnë së bashku me qasjen e tij të medias mikse, duke i besuar eksperimentimit të tij.

Kur u pyet se çfarë do të thotë të kontribuosh në zhanrin Afrofuturism, Deener thotë se “nuk e kishte idenë se arti do të ndodhte për mua … fare”. Vendasja e Memphisit të Jugut lindi dhe u rrit në kishë nga një familje e talentuar shpirtërisht dhe muzikisht. Edhe pse një fëmijë i vetëm i rritur nga një nënë beqare, Deener nuk ishte vetëm. Rreth tij ishte edhe xhaxhai i tij, një peshkop që i bie daulleve dhe kushërinjtë që të gjithë mund të këndojnë. “Gjithçka ishte e gjitha muzikë,” zbulon Deener, dhe aq shumë sa ai thërret pa dashje shpirtin, energjinë dhe ngjashmërinë e paraardhësve të tij përmes punës së tij. “Unë kam përshkruar paraardhësit pa e ditur për mua. Një nga figurat në Summoned by Hickory Smoke, figura që drejton makinën, më kujton stërgjyshin tim. Duket si ai.” Kjo pavarësisht se ai ka rrëfyer se ka vetëm një kujtim prej tij. Zanafilla e Deener si një artist afrofuturist vjen nga e kaluara e tij dhe South Memphis si spirancë, të cilën ai e la në vitin 2007. Ai kanalizon meloditë dhe improvizimin e rrugëtimit të jetës për njerëzit me ngjyrë për të projektuar një botë afrofuturiste.

Pavarësisht se ka prodhuar disa prej artistëve më të mëdhenj të hip-hop-it, Deener zbulon se ai “… luajti i vogël, duke qenë një mizë në mur dhe shpesh anashkalohej”. Pasi përjetoi një fillim bajat të karrierës së tij krijuese në Miami, ëndrra për të qenë një artist i humbur dhe depresioni u fundos. largoni bekimet ose shtyjini ato. Unë po flisja kundër asaj që po përpiqesha të shfaqja … isha në kërkim të një marrëdhënieje me Perëndinë.”

Pas shumë pjekurie përmes dashurisë për veten, meditimit, lutjes dhe heqjes së “një mendësie të bazuar në problem për një mentalitet të bazuar në zgjidhje” që nga ditët e prodhimit të muzikës, Deener refuzon të “fshehë bekimet e tij” dhe ndan talentin e tij të dhënë nga Zoti me botë përmes veprave të tij artistike dhe muzikës. Në një shpërthim humori ai ndan: “Kam pastruar një herë tualetet! Unë kalova nga pastrimi i tualeteve në studion e Timbaland në Virxhinia në tani që Timbaland zotëron punën time.” Timbaland nuk zotëron vetëm një nga veprat e Brandonit; ai zotëron katër prej tyre./theguardian/KultPlus.com