Irma Libohova ëshë një ndër artistet më unike të kombit shqiptar. Ajo përmes lëvizjeve të pandalshme gjatë këndimit, paraqet shpirtin e saj uragan, të cilin edhe arrin që ta përcjellë te publiku.
Ajo ka lindur në Tiranë, më 14 prill të vitit 1959. Ndër vite ajo mori pjesë në shumë festivale të këngës së RTSh, nga ku edhe hyri në zemrat e publikut shqiptarë. Mes tyre veçojmë këngët si: “Nuk e harroj” (1987) fituese e Festivalit të 26 të Këngës në RTSH, “1001 ëndrra” (2000) fituese e Kënga Magjike, “Prapë tek ti do vij” (2004) fituese e Kënga Magjike etj.
Aktualisht ajo posedon mbi 40 vite karrierë me një repertor shumë të pasur, të cilat do të dëgjohen gjatë nga publiku shqiptar/KultPlus.com
KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Kur bie fyelli e çiftelia’:
Kur bien fyelli, ciftelia, natën deri von, vet’ nga zemra k’ndon malsia, krenaria jon’.
Ti, o fyell’ i barinjve, ×2 bukur po ting’llon neper bjeshkat e malsive qe lavdin ndriçon
Bjeri ciftelis’, or djal’ këng’e trimave t’ushtoj’ kur bien fyelli ciftelia natën deri von’ vet’ nga zemra k’ndon malsia krenaria jon’.×2
mushen malet me tarraca shkalle shkalle qendis do ti kthejme ne tok pjellore shkrepat e malsise prandaj kanga dhe jehona maleve ushton sot po gezohen zemrat tona gzon malsia jone
bjeri ciftelis or djale kenge trimave ushton kur bien fyelli ciftelia naten deri von vet nga zemra knon malsia knon malsia jone ×2
Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë në Kalabri, me ftesë të arbëreshëve të Italisë, shkruan KultPlus.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani e pranoi çmimin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe mori pjesë në inaugurimin e sheshit “Kosova”.
Në një ceremoni të veçantë, të organizuar sot në komunën arbëreshe të Italisë, Frasnitë, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, iu nda çmimi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, nga kryetari i kësaj komune, z. Angelo Catapano.
Ndërsa, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj kryetarit Catapano dhe komunës së Frasnitës për çmimin dhe kujdesin e vazhdueshëm për ruajtjen dhe kultivimin e lidhjeve kulturore me hapësirat shqiptare. Ajo e vlerësoi atë si çmim që u ndahet përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar./KultPlus.com
Shpresa Berisha është këngëtare e njohur e muzikës popullore qytetare shqiptare, shkruan KultPlus.
Ajo ka lindur në Suharekë dhe ka qenë femra e parë shqiptare që ka ushtruar profesionin e gjykatëses. Ndër vite ajo ka jetuar dhe vepruar në mërgim, ndërsa sot ajo punon si avokate në Kosovë.
Disa nga këngët e saj me të cilat bëri shumë adhurues për vete janë:
“Për ty vuaj, për ty këndoj”, “Me lule t’beharit”, “Të desha me hakikat”, “Turtulleshë”, “Bukuroshja e lalës”, “Fytyra jote”, “M’ka marrë malli shpirt”, “Çohi djema shalone atin”, “Prizrenit”, “Si t’ja bëj hallit”, “Po del hëna”, “Sy jeshile”, “Tjetërkund nuse”
KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Të deshta me hakikat’ nga Shpresa Berisha:
Të desha me hakikat Të çmova mikesh të shtrejtë. Mir’po paskem qenë pa fat, e aman Ma punove pa të drejtë.
Me gjithë zemër unë të desha Si njeri me mirësi. Disa herë unë të buz’qesha aman Me mallin e djalit t’ri.
Një kujtim që m’a ke dhanë-e Po e ru’j me dashuni. Do t’a kujtosh fukaranë, e aman Megjithë se m’ke marrë mëni.
Nuk e di se t’kam bezdisë Unë të pata me kimet. Qofsh e lumtun ti moj mike, aman Për mu’ si të jetë kismet.
Kolana “Ditari i tranzicionit” (në tetë vëllime) e akademik Anastas Angjelit u përurua në Akademinë e Shkencave, ku ishin të pranishëm anëtarë të këtij institucioni dhe ekspertë të njohur të ekonomisë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave akademik Skënder Gjinushi falënderoi e përgëzoi akademik Angjelin për punën e veprimtarinë e tij sistematike e profesionale, në ndjekje të të gjithë ecurisë, reformimit e problemeve të lidhura me ekonominë shqiptare në këto 30 vjet, të quajtura vite të tranzicionit, duke vlerësuar këmbënguljen e durimin për t’i pasqyruar ato në një kolanë të vetme.
“Autori si një interlokutor i besuar e permanent i institucioneve ndërkombëtare financiare si BB, FMN, OBT, B. Europiane për zhvillim etj., është një dëshmitar i vyer i rolit të tyre në këtë tranzicion”, u shpreh Gjinushi, teksa e vlerësoi këtë kolanë me vlerë të tre dekadave aktivitet intensiv e punë kërkimore-shkencore prej autorit: në fushat akademike e mediatike, institucionale e qeverisëse, intelektuale e qytetare.
“Shfrytëzoj rastin për të vlerësuar punën në rritje të komisionit të ekonomisë shkencave sociale dhe juridike, i cili ka realizuar një sërë veprimtarish të suksesshme, përfshirë nxitjen e mbështetjen e disa botimeve të autorit, së bashku me akademik Civicin. Veçanërisht çmojmë ndërmarrjen nga ky komision të një studimi të përbashkët me ASHAK, për integrimin e ekonomisë së dy vendeve tona”, tha ai në fjalën përshëndetëse.
Gjinushi theksoi se, “për vlerën e kësaj kolane, do të flasin specialistët, por dua të evidentoi vijoi ai, tre specifika të saj: është e para herë që një përmbledhje studimesh e analizash kaq voluminoze në ekonomi, të promovohet në këto mjedise të ASH; kolana është produkt i një autori, por ai në shkrimin e konceptimin e saj shfaqet me disa cilësi e funksione: si studiues e specialist i linjës së parë të ekonomisë, si politikan e si ministër Ekonomie; kolana, apo ditari rrok një periudhë të papërsëritshme të ekonomisë e historisë shqiptare, atë të tranzicionit, që rezulton më i vështiri e i shoqëruar me dukuri e eksperimente të panjohura më parë: si ngritja e një sistemi shoqërish rentiere në vend të atij bankar; si nxitja masive e ndërtimeve pa leje, në vend të urbanizimit, apo zbatimi i terapisë shok në vend të privatizimit, sipas rregullave të tregut, pa harruar se kalimi nga ekonomia socialiste në atë të ekonomisë së tregut bëhej për herë të parë, e qe një sfidë për tërë lindjen e për botën, e qarqet ekonomike”.
“Në këto zhvillime, autori ka qenë protagonist e oponent, sipas rastit, i reformave të thella a të veçanta, që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe. Ai ka njohur nga afër si arsyet ekonomike, ashtu dhe konjukturat politike e deri interesat e veçanta që kanë ndikuar në zgjidhjet, zgjedhjet, reformat a masat e ndërmarra ndër vite”, u shpreh Gjinushi./atsh/KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ka ofruar në 3 muajt e parë të vitit 55 shfaqje teatrale.
Shifrat bëhen të ditura nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “15 shfaqje janë në janar, 19 në shkurt dhe 21 shfaqje teatrale në mars”.
Gjithashtu ministrja ka bërë të ditur dhe numrin e spektatorëve gjatë këtyre tre muajve në këto shfaqje.
Në janar këto shfaqje u panë nga 1454 spektatorë, në shkurt nga 1626 spektatorë dhe në mars nga 2166 spektatorë. Në total në tre muajt e parë të vitit 5246 spektatorë shijuan shfaqjet teatrale nga trupat e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
Këto shfaqje u interpretuan në kopshte, teatër, pallat kulture dhe në Durrës.
Në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, të vegjlit e talentuar mësojnë edhe instrumente të ndryshme muzikore. Gjithashtu u bë një kohë e gjatë ku në këtë Qendër fëmijëve u mësohet aktrimi, piktura dhe skulptura.
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, merret me zhvillimin e talenteve të fëmijëve të ciklit 9-vjeçar, synon që edhe në vitin pasardhës të realizojë shumë projekte të tjera si shfaqje të ndryshme për fëmijë, ekspozita me piktura e skulptura, etj./atsh/KultPlus.com
Së fundmi, artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të publikojë në fund të këtij muaji albumin e tretë në karrierën e saj.
Bëhet fjalë për albumin me titull “Bebe”, të cilën ajo ka planifikuar që ta nxjerrë në shitje që nga data 28 prill.
Rexha ka publikuar tashmë disa nga këngët e albumit si: “Heart Wants What It Wants”, “I’m Good (Blue)” dhe “Call On Me”.
Me këtë të fundit, ajo është bërë trend edhe në rrjetin social TikTok, ku shumë prej përdoruesve po publikojnë video të ndryshme interesante nën ritmet e kësaj kënge.
Edhe vet këngëtarja shqiptare vendosi që së fundmi të publikojë një video të tillë, ku shfaqej mjaft provokuese e veshur me njëfustan me ngjyra pranverore.
E teksa i bën një video-xhirim linjave të saj të kolme të trupit, 33-vjeçarja shkruan në mbishkrimin e videos: “Po e dua këtë album. Ka vetëm hite. Më 28 prill, ‘Deluxe’ do të jetë edhe më zjarr”.
“Bebe” do të jetë albumi i tretë në karrierën e Bebe Rexhës, pas dy albumeve shumë të suksesshme të publikuara më parë, “Expectations” në vitin 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021./ albinfo.ch / KultPlus.com
Dervish Shaqa ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare. Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 dhe vdiq më 11 prill 1985.
Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.
Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…”.
Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave e luftëtarëve të atdheut.
Në Rashbull, Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër.
Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një sërë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…
Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.
Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës
Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para. / KultPlus.com
Në fakt, ASU është e njohur dhe e rankuar shumë mirë për disa fusha, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në:
Nr. #1 në SHBA për Inovacionin, përpara MIT dhe Stanford – sipas US Neës & Ëorld Report, 8 vite 2016 – 2023; Universiteti publik # 1 dhe në Top 5 më të mirë të universiteteve në SHBA të zgjedhur nga studentët ndërkombëtarë – Instituti i Arsimit Ndërkombëtar, 2021 #6 në SHBA për buxhetin e përdorur për hulumtime – Sondazhi i Fondacionit Kombëtar të Shkencës HERD, 2021; Top 10 në botë për përsosmëri në lidhjet punëdhënës-student sipas Renditjes së Universitetit Botëror të QS 2022 (Arsim, Përsosmëri).
Të gjitha këto e bëjnë UNI-n tashmë universitetin më atraktiv në rajonin e Ballkanit dhe mundësitë për të studiuar në një ambient të tillë janë të jashtëzakonshmë për secilin student aktual dhe potencial.
Një media kuvajtiane ka zbuluar prezantuesen e parë virtuale të lajmeve të krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale.
“Fedha” u shfaq në llogarinë në Twitter të faqes së internetit Kuwait News si një imazh i një gruaje, me flokët e saj të çelët, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë.
“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”, u dëgjua duke thënë ajo në gjuhën arabe.
Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor i botimit dhe faqes së internetit të Kuwait News, tha se në të ardhmen “Fedha” mund të adoptojë theksin kuvajtian dhe të prezantojë buletinet e lajmeve në llogarinë e sajtit në Twitter, shkruan Aljazeera.
“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët me ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja”, shtoi Boftain.
Flokët bjonde dhe sytë me ngjyrë të çelur të prezantueses pasqyrojnë popullsinë e larmishme të Kuvajtit dhe emigrantëve të vendit të pasur me naftë, sipas Boftain.
Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në nivel global ka rritur premtimin e përfitimeve, të tilla si në kujdesin shëndetësor dhe eliminimin e detyrave të zakonshme, por edhe frikën për zëvendësimin e profesioneve të ndryshme. / Express / KultPlus.com
Një rrëfim, si interpretim, nga një takim i Arsim Kajtazit me pikturën e Remzi Limanit në Lozanë të Zvicrës.
Tmerrin e tokës së djegur, sytë e zgurdulluar nga frika, klithmat e njerëzve në dallgët e përmbysëse të luftës, erën e blozës dhe hirin gjithandej, i kishte marrë me vete, me muret e shtëpive, që kishin mbijetuar së bashku me oxhaqet e ngritura lartë kah qielli. Sikur të kërkonin mëshirë dhe më shumë, sikur krekoseshin në qëndresën e tyre se prapë do të ndezët zjarri i shpresës… Po, po, të gjitha i kishte ngarkuar në kujtesë dhe i kishte marrë me vete….
Për të mos e bërë gjumin gjumë…
Në atë rrëmujë të njerëzve, që megjithatë në ikjen e madhe mitike, ndjehen ende me shpresën e jetës, përtej etjes së madhe dhe gërryerjes së zorrëve thuaja të zbrazëta, lindit ditën e shpresës dhe shpëtimit në një mes-zonë , midis jetës dhe vdekjes Artisti e ndjen peshën e rëndë të moteve në shpatulla dhe mundohet të ndërtojë një tendë të improvizuar për ta strehuar familjen, gruan me fëmijët, duke pirë ndonjë gllënjkë ujë, e ndonjë kore bukë, sa për të mbajtur shpirtin gjallë së bashku me kujtesën, dhe vullnetin e pakuptueshëm për të mbijetuar e dëshmuar!..
Nevoja për të lënë gjurmë arti është si nevoja për të mbijetuar e jetuar përtej kohës…Prej Bllaces janë degëzuar degdisjet në të katër anët e rruzullit. Toka mëmë mbet shkret, dhe mallkimi na ndjek gjithandej…por kumti i mbijetesës shkon përtej makthit qiellor dhe ankthit ! Identifikimi me heroin e kohës bartë porosinë:
„Unë jam gjallë, unë jam krijuesi! Ne jemi gjallë, oxhaqet e shtëpive tona prapë do të nxjerrin tymin lajmëtar!…“
Gjaku ynë ( i) lir degëzohet e rrjedh arterieve e kapilareve gjithandej Rruzullit! Ky Rruzull xurxull po zgjohet nga gjumi i një nate të gjatë dhe plotë makthe e ëndrra të tmerrshme!
Po shtrihej gjithandej qiellit porosia e madhe me lindjen e diellit:
„Ky popull që e ka krijuar (I) lirinë, dhe kaq shumë e donë lirinë për vetën dhe të tjerët , duhet ndihmuar për të shpëtuar nga kthetrat satanike, nëse duam ta shpëtojmë Rruzullin nga marrëzia!“
Në vend të kulmit të Shtëpisë, që ashtu të djegur e kishte marrë me vete , kishte vënë mbi krye të familjes një copë tende të shqyer , për t´u mbrojtur sadopak nga shirat që kishin qullosur gjithçka deri në palcë në Bllacën e shndërruar në llucë, duke mbetur në pritje shprese për të dalë nga ajo mes-zonë – jetë-vdekje!
Dhe aty kalitej durimi dhe shpresa se duhet mbijetuar edhe si i dërmuar fizikisht, shpirtërisht, i kafshuar nga hungërima ujqërish në kujtesë dhe ëndërr… Makthi kishte pllakosur në Kampin e përqendrimit të Bllacës dhe edhe Artisti po rriste dëshirën e mbijetesës , që në fund të fundit ta bënte të dukshëm e të zëshëm kujtimin e tmerrit, që kafshonte në ëndërr e ne zhgjëndërr!…
Turma pa mbarim njerëzish me shpirt ndër dhëmbë shkonin e vinin nga fusha e makthit…Shpresonin të dilnin nga ajo mes-zonë e vdekjes…Njerëzit përqafoheshin ne takime dhe ndarje… Para se të ndahej Artisti e kishte gjetur një copë pëlhurë, një kuti me ngjyrë gati të harxhuar këpucësh, një kavanoz gati të harxhuar me ushqim bebe dhe kishte nisur të përziej ngjyrën me ata pak ushqim të lëngshëm bebe , dhe kishte nisur të pikturojë me një copë shtage…
Në përfytyrim i shfaqej kujtimi i thadruar në kujtesë:
Shtëpia duke u djegur, mure të rrënuara rrethojash, me klithma njerëzish, oxhaqet që po qëndronin ende të forta, kryelarta kah qielli plot re, ca shkallë që dukej ngjiteshin deri në qiellin e shpresës…
Nga makthi qe ishte shtrirë tutje tehu pëlhurës së pikturuar në mënyrën më të çuditshme dhe të pabesueshme e zgjoj vaji i një fëmijë të sapolindur nën një tendë najloni …dhe këto dy lindje ia rritën dëshirën e mbijetesës përtej të këtij tmerri…
Artisti pati kohë sa ta kryej pikturën dhe si një flamur betejash , në duart e luftëtarëve të lirisë në tokën e djegur vendosi t´ia dorëzonte mikut të tij shkrimtar, një dhuratë zemre të mbijetesës së qenies njerëzore që e do ( i ) lirinë, një shenjë kujtimit të degdisjes nga mëmëdheu i djegur e rrënuar gjithandej, për ta dhënë kumtin e kushtrimit!…
Shkrimtarit iu bë se Artisti e zhveshi lëkurën e tij të sfilitur flamur betejash, dhe ia dhuroj . Në atë heshtje përshëndetjeje në degdisjet udhëve të Botës shpëtimtare shkrimtari e dëgjoi zërin e Artistit që ishte stepur:
“Kjo pikturë, me ngjyrat me të pabesueshme të rruzullit, është flamuri im i betejave të bëra, e të betejave që pritën të bëhen, nëpër kohën e ringjalljes se (I)lirisë, ta kesh një shenjë kujtimi nga miku i zemrës!… Mund ta ekspozosh në shtëpinë tënde të re, dhe në të gjitha Galeritë liridashëse! Është shenja ime që mbetëm gjallë!…”
U morën ngryk Artisti dhe Shkrimtari dhe familjarët e tyre, gratë, fëmijët, dhe e kapërcyen zonën e vdekjes…
Artisti kishte shkuar në Italinë e Da Vinçit, për të bërë piktura e ekspozita me dramën e Eksodit mitik të shqiptarëve , dhe e Shkrimtari në Zvicrën e Kafkës për ta rrëfyer prozën e jetës të futur në ballinat e librit ku shtrihej “Udha I “… / KultPlus.com
Grave shtatzëna do t’u ofrohen deri në 400 funte për të lënë duhanin, si pjesë e një shtytjeje që qeveria konsideron se është e para e këtij lloji në botë.
Sipas SkyNews, një milion duhanpirësve do t’u ofrohen komplete me cigare elektronike si pjesë e një skeme të qeverisë “shkëmbim për të ndaluar” për ta shëndrruar shtetin në një vend pa duhan.
Paketat do t’i ofrohen pothuajse një në pesë nga të gjithë duhanpirësit në Angli, ka njoftuar të martën Ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien.
Aktivistët i quajtën masat hapa të mirëpritur në drejtimin e duhur, por thanë se ato nuk janë të mjaftueshme. Ndërkaq, zyrtarët thonë se 9% e grave ende pinë duhan gjatë shtatzënisë në Angli dhe shpresojnë se një nxitje financiare do t’i bëjë të gjitha ato të ndalojnë deri në fund të vitit.
Financimi për skemën “shkëmbimin për të ndaluar” vlerësohet nga zyrtarët të kushtojë rreth 45 milion funte gjatë dy viteve dhe kjo shumë do të vijë nga buxheti i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social. / KultPlus.com
Zonat urbane në Kosovë çdo ditë e më shumë po zgjerohen e në këtë hap po punohet që edhe hapësirat publike të dizajnohen e ridizajnohen ashtu që të jenë gjithëpërfshirëse. Mirëpo, pothuajse çdo herë dhe menjëherë pas inaugurimit të projekteve të tilla po ndodh dëmtimi dhe vandalizimi i tyre, përcjell KultPlus.
Vandalizmi i hapësirave publike është çështje shqetësuese që po vazhdon të ndodh në të gjitha pjesët e Kosovës. Rasti i fundit – dëmtimi i këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara në lagjen “Ulpiana”, Prishtinë – hapësirë kjo e jetësuar nga organizata YARL në bashkëpunim me OSCE Misioni në Kosove dhe Drejtorine e Hapësirave Publike dhe Parqeve të Komunës së Prishtinës.
“Hapësira publike urbane duhet kujdesur për diversitetin dhe duhet ndihmuar në artikulimin dhe integrimin e tjetrit/es në mënyrë që të marrë kuptimin e vërtetë. Në përpjekje për të përmbushur këto objektiva është zhvilluar raporti hulumtues e pastaj implementimi i këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara. E tërë kjo është bërë në bashkëpunim me komunitetin e lagjes, ekspertë të fushës, profesionistë e studentë, institucione dhe organizata relevante. Por, pak kohë më vonë gjendja e këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara duket si në fotot më poshtë. Duhet ditur se hapësira publike ka rëndësi të veçantë për shoqërinë si në aspektin e aktivitetve fizike ashtu edhe në aspektin e socializimit e atij psikologjik. Në veçanti këndet e lodrave janë me rëndësi për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe përfshirjen apo interaksionin me tjetrin. Dëmtimi hapësirës së përbashkët publike do të ketë efekt negativ si në aspektin fizik ashtu edhe psikologjik duke ndikuar negativisht në ndjenjën e përkatësisë si dhe në përceptimin e hapësirës publike nga komuniteti si hapësirë e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”, thuhet në komunikatë.
Nga YARL janë shprehur se megjithatë, nuk duhet të dekurajohemi, pasi që ekzistojnë hapa që mund të ndërmerren nga institucionet lokale dhe organizatat që i trajtojnë çështjet e hapësirave publike. Insitutucionet duhet të ofrojnë edukim joformal për komunitetin rreth rëndësisë së hapësirës publike dhe këndeve të lojërave dhe pasojat e dëmtimit të tyre, të rritet niveli i sigurisë përmes ndriçmit, kamerave të sigurisë dhe të vihen para përgjegjësisë dëmtuesit/et.
YARL, përveç përfshirjes në vendimmarrje, në projektet e radhës do të përfshijë si aktivitet edhe edukimin e komunitetit mbi rëndësinë e hapësirës publike duke marrë për bazë rastin e fundit të vandalizmit tek këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara.
Kujdesi ndaj hapësirës publike ështe faktor kyç për një shoqëri të shëndetshme, përveç faktit se kjo është dhe do të mbetet përgjegjësi kolektive. / KultPlus.com
Michael Jackson ishte një fëmijë mrekulli, i cili u bë i famshëm si këngëtari kryesor i The Jackson 5, një grup i përbërë nga vëllezërit e tij. Talenti i Michael ishte i dukshëm që në moshë të re, pasi ai mahniti audiencën me zërin e tij të fuqishëm dhe lëvizjet elektrizuese të kërcimit, shkruan KultPlus.
Jackson 5 së pari fitoi vëmendjen kombëtare me paraqitjen e tyre në shfaqjen e Ed Sullivan në vitin 1969. Michael, në moshën 11-vjeçare, vodhi shfaqjen me performancën e tij të këngës hit “Who’s Loving You”. Performanca e tij ishte aq mbresëlënëse saqë edhe prezantuesi, Ed Sullivan, mbeti i mahnitur, duke thënë se Michael kishte “një të ardhme të jashtëzakonshme përpara tij”.
Interpretimi i Michael i “Who’s Loving You” shfaqi gamën e tij të jashtëzakonshme vokale dhe dhënien shpirtërore. Ai ishte në gjendje të transmetonte një thellësi emocioni që përgënjeshtroi moshën e tij të re dhe performanca e tij la një përshtypje të qëndrueshme te audienca. Që nga ai moment, Michael u bë një yll më vete, dhe Jackson 5 vazhdoi të bëhej një nga grupet muzikore më të suksesshme të të gjitha kohërave.
Talenti i Michael vazhdoi të shkëlqejë gjatë gjithë karrierës së tij, pasi ai u bë një artist solo dhe vazhdoi të shtynte kufijtë e muzikës dhe kërcimit. Videot e tij muzikore novatore, duke përfshirë “Thriller” dhe “Beat It”, ndryshuan fytyrën e industrisë muzikore dhe performancat e tij live ishin legjendare.
Megjithë suksesin e tij, jeta personale e Michael u rrënua shpesh nga polemika dhe ai ndërroi jetë tragjikisht në vitin 2009. Megjithatë, trashëgimia e tij si muzikant dhe interpretues do të jetojë për brezat që do të vijnë. Nga ditët e tij të hershme me Jackson 5 deri në karrierën e tij solo, talenti dhe ndikimi i Michael Jackson në kulturën popullore nuk mund të mohohet. / KultPlus.com
Tina Turner, lindur në Tenese, 83 vjeç, filloi të performonte me grupin Kings of Rhythm të Ike Turner si adoleshente, shkruan The Guardian.
Ajo kishte dy fëmijë, një me Ike me të cilin u martua në vitin 1962. Si dyshe, hitet e Ike dhe Tina përfshinin Proud Mary dhe Nutbush City Limits.
Në vitin 1984, Turner publikoi albumin e tij solo ”Private Dancer” ku kënga e saj ”What’s Love Got to Do With It” kryesoi listat dhe fitoi tre çmime Grammy.
Në vitin 2018, ajo mori një çmim Grammy Lifetime Achievement. Turner jeton në Zvicër me bashkëshortin e saj të dytë, Erwin Bach.
Cila është frika juaj më e madhe?
Unë kurrë nuk dua të kthehem prapa. Kam luftuar kaq shumë në jetën time, duhet të vazhdoj përpara.
Cili është kujtimi juaj më i hershëm?
Duke luajtur në pemën time të preferuar. Unë isha një djalë dhe gjithmonë grisja rrobat e mia, duke ngatërruar flokët. Cila është tipari që të vjen keq për veten tënde?
Nuk ndjej keqardhje për asgjë për veten time, por jam një perfeksionist.
Cili është tipari që ju dënoni më shumë tek të tjerët?
Shumë herë kam pasur njerëz që përpiqen të marrin vendime për mua. Duke supozuar se ju nevojitej ishte një gabim i madh!
Përshkruani veten me tre fjalë E sinqertë, e ashpër, qesharake.
Cila do të ishte superfuqia juaj? Ndoshta të gjitha ato koncerte solo që kam bërë me taka 6 inç!
Çfarë ju bën të pakënaqur?
Kam humbur njerëzit e dashur shumë shpejt.
Çfarë nuk ju pëlqen më shumë në pamjen tuaj?
Asgjë. Femrat detyrohen të shikojnë shumë nga afër dhe të jenë kritike për pamjen e tyre. Burrat jo.
Kush do të luante ty në filmin e jetës tënde?
Angela Bassett tashmë e ka bërë këtë. Plus kam një ekip të “Tinas tim” që më luajnë në muzikalin tonë.
Cili është zakoni juaj më i pakëndshëm?
Shikimi i filmave horror njëri pas tjetrit.
Çfarë ju frikëson kur plakeni?
Asgjë. Kjo është aventura e plotë e jetës dhe unë e përqafoj dhe e pranoj çdo ditë me atë që ajo sjell.
Me cilin personazh të famshëm jeni të dashuruar?
Gjithmonë e kam dashur Mick Jagger. Më pëlqente kur bënim turne me Rolling Stones.
Do të zgjidhnit famën apo anonimitetin?
Doja famën dhe ia arrita. Tani, më pëlqen anonimiteti kur jam në pension.
Si ndihet dashuria?
Si një tharëse që shpërthen në stomak, përfundon aktorja me famë botërore. / atsh / KultPlus.com
Më 11 prill 1872 në Drenovë të Korçës lindi Aleksandër Stavre Drenova, më i njohur me emrin e tij të stilografit Asdreni, një nga poetët më të njohur shqiptarë. I mbetur jetim qysh në fëmijëri ai u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me vështirësi, ama është pikërisht ai i cili na fali “Himnin e Flamurit” me të cilin krenohemi të gjithë.
Në këtë përvjetor të lindjes së këtij poeti të çmuar, KultPlus ju sjell poezinë “Himni i Flamurit”.
Himni i Flamurit
Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë me një qëllim, Të gjithë Atij duke u betuar, Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Po vdes, po vdes si një Dëshmor.
Në dorë armët do ti mbajmë, Të mbrojmë Atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne s’i ndajmë, Këtu armiqtë s’kanë vend.
Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhè, Po Shqipëria do të rrojë, Për të, për të luftojmë ne./ KultPlus.com
Gjatë kohëve të fundit, shkenca ka evoluar me ritme të jashtëzakonshme, por ChatGPT e çoi në një tjetër nivel këtë zhvillim. Megjithatë, shkencëtarët duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, madje po pretendojnë se do t’i bëjnë njerëzit e pavdekshëm, të paktën virtualisht.
Dr Pratik Desai, një shkencëtar që ka punuar në themelimin e shumë startupe të Silicon Valley AI, tha se nëse njerëzit kanë video të të dashurve të tyre, mundësia që “ata të jetojnë me ju përgjithmonë është në nivelin maksimal, 100 përqind”. Desai, i cili ka krijuar sistemin e tij të ngjashëm me ChatGPT, shkroi në Twitter : “Kjo duhet të jetë e mundur deri në fund të vitit”.
Shumë shkencëtarë besojnë se përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale, të cilat ChatGPT po i kryeson, janë gati të sjellin një epokë të re të artë për teknologjinë.
Megjithatë, personat më me ndikim në botë janë të ndarë për teknologjinë. Elon Musk dhe me qindra persona të tjerë të rëndësishëm në teknologji kanë bërë thirrje që të bëhet një “pushim”, duke paralajmëruar se mund të shkatërrohet njerëzimi. Në anën tjetër, Bill Gates është një nga ata që mendon se inteligjenca artificiale do të përmirësojë jetën tonë.
Desai mendon njësoi si Bill Gates dhe beson se ne mund të rikrijojmë të dashurit tanë si “avatarë” që jetojnë në një kompjuter!
Ky proces, të cilin as do ta kishin çuar në mend personat e varur pas teknologjisë para pak vitesh, do të përfshijë digjitalizimin e videove, regjistrimeve zanore, dokumenteve dhe fotove të personit, të cilat do të futen më pas në një sistem me inteligjencë artificiale, e cila mëson gjithçka mbi personin. Më pas, përdoruesit mund të dizajnojnë një avatar specifik, i cili duket dhe vepron njësoj si i afërmi i tyre./ a2cnn / KultPlus.com
Një çift udhëtarësh kanë zbuluar një parajsë të fshehtë, të krahasueshme me Balin, me vendpushime luksoze, sipas një artikulli të botuar në “Daily Mail”.
Fshati bregdetar shqiptar i Dhërmiut është quajtur perla e fshehur e Evropës.
Ndërsa shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e mbushura me turistë të Greqisë dhe Italisë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në qytetin spektakolar i cili është cilësuar si një nga sekretet më të ruajtura të kontinentit.
Aventurierët po shkojnë drejt perlës së fshehur të ëndërruar si, Bali, i cili ofron plazhe të kristalta të pastër, peizazhe mahnitëse, bare, hotele dhe restorante luksoze.
Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilin e quajtën të nënvlerësuar dhe ”Balin evropian”.
Dhërmiu është pak më shumë se tre orë me makinë në jug të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare mahnitëse të mbushur me bare plazhi dhe resorte të jashtëzakonshme.
Ndodhen dy seksione, gjysma e sipërme, ku shtrihet qyteti i vjetër i çuditshëm, ndërsa gjysma e poshtme është vendi ku ndodhet plazhi, restorantet dhe hotelet.
Ndërsa temperaturat kanë filluar të bien në Australi, Shqipëria po hyn tashmë në muajt e saj të verës duke e bërë atë një destinacion perfekt për t’u larguar nga i ftohti dimëror.
“Ju mund te zbuloni Balin evropian në vendin më të paparashikuar”, shkruan Scott dhe Sal në një video në Instagram, e cila mori më shumë se 1.6 milion shikime.
Çifti qëndroi në “La Brisa Boutique Hotel”, i cili ofron pamje spektakolare të perëndimit të diellit, dhe dhoma me 145 dollarë nata dhe një plazh privat.
Ata shijuan gjithashtu pamjet panoramike të ujërave të gazuar të detit Jon në “Sanur Beach House”, e cila u frymëzua nga plazhet e njohura të Balit.
“Kjo është kaq e bukur. Shqipëria është perla e fshehur e Evropës”, shkruan një shikues.
“Një vend paksa i ndryshëm evropian, por duket i mahnitshëm”, shtoi një shikues tjetër./atsh / KultPlus.com
Këngëtarja Albina & Familja Kelmendi po e shijojnë rrugëtimin e tyre për në Eurovision, ku do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj, shkruan KultPlus.
Këto, ditë, artistët përfaqësues të Shqipërisë për në Festivalin e Këngës, kanë performuar live këngën e tyre “Duaje” në eventin “Israel Calling” në Tel Aviv.
Performanca e tyre është pritur mirë nga publiku, përderisa Albina është munduar të krijojë atmosferë në skenë dhe të integrojë edhe publikun për të kënduar bashkë këngën.
Me falënderime e duke dhuruar fjalë dashurie për Izraelin e Shqipërinë, Albina e ka përmbyllur këtë performancë të cilën ne po ju sjellim të plotë.
Ndërkohë ju kujtojmë që festivali më i madh i këngës në Evropë do të zhvillohet në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë. “Eurovision-i” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.
Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën. Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.
Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022. / KultPlus.com
Dervish Shaqa ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare. Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 dhe vdiq më 11 prill 1985.
Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.
Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…”.
Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave e luftëtarëve të atdheut.
Në Rashbull, Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër.
Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një sërë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…
Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.
Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës
Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Agim Ramadani, në 24 vjetorin e rënies.
Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:
24-vjet më parë Agim Ramadani u përjetësua në hero, u bë lajmëtar i lirisë bashkë me luftëtarët e UÇK-së, vullneti dhe guximi i të cilëve theu kufirin ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.
Njeriu i penës, brushës e pushkës, është personifikim i lirisë, rrugës deri te ajo, por edhe lavdisë së përhershme.
Liria jonë mbanë vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë, të cilët e përmbushën idealin e brezave, mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën dhe përcaktuan rrugëtimin e shtetit të Kosovës.
Përkulemi me respekt para heroizmit të Agimit me bashkëluftëtarë, do t`i kujtojmë përherë dhe do ta përmbushim çdo ditë testamentin e tyre për Republikën! / KultPlus.com
Më 11 prill 1872 në Drenovë të Korçës lindi Aleksandër Stavre Drenova, më i njohur me emrin e tij të stilografit Asdreni, një nga poetët më të njohur shqiptarë, përcjellë KultPlus.
I mbetur jetim qysh në fëmijëri ai u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me vështirësi. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, “Ëndrra e lotë” (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të viteve 1911-1912, fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut («Zëri i kryengritësve», «Krerëve tradhëtorë», «Çpërblimi»). Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës, është gjithashtu autor i Himnit të Flamurit, një himn kombëtar për të gjithë shqiptarët.
Ngjarja që pasoi, shembja e shtetit të lirë kombëtar, shkaktuan tek poeti një dëshpërim të thellë, që u shpreh në krijimet e periudhës 1914-1920 («Shqipëria më 1914» etj.). Në gjysmën e parë të vitit 20, nën ndikimin e lëvizjes demokratike, poezia e Asdrenit përjeton një hov të ri. Në një sërë veprash të kësaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore për drejtësi shoqërore. Në heroin e poemës “Burri i dheut” (1920), Asdreni mishëroi përfaqësuesin e vegjëlisë që derdhi gjakun më 1920 për dëbimin e pushtuesve italianë dhe për një të ardhme më të mirë. Në këtë periudhë poeti shkroi një radhë vjershash të rëndësishme si «Hymni i festës», «Fisnikët e Shqipërisë», «Republika shqiptare», në të cilat demaskoi forcat e vjetra shoqërore dhe antipatriotike, që përvetësuan frytet e sakrificave të masave popullore në luftën për çlirim dhe nisën të sundojnë vendin sipas interesave të tyre. Dështimi i Revolucionit Demokratikoborgjez të qershorit 1924 e forcoi frymën e pesimizmit dhe të fatalizmit në krijimtarinë e Asdrenit (Psallme murgu, 1930, dhe një varg krijimesh poetike të viteve 30). Herë-herë poeti u përpoq të çlirohej nga ndikimet moderniste: në poemën «Trashëgimi» (1935) kritikoi qeverinë për krizën ekonomike e cila në atë kohë kishte përfshirë thuajse mbarë rruzullin. Vëllimin e vet të katërt Kambana e Krujës nuk e botoi dot me gjallje. Në vjershat e viteve të fundit të jetës përshëndeti ngadhënjimin e revolucionit popullor në Shqipëri.
Poeti, publicisti dhe patrioti shqiptar, Asdreni, vdiq më 1947 në Bukuresht, Rumani. / KultPlus.com
Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla do të udhëtojnë muajin e ardhshëm për kurorëzimin e Mbretit me karrocat më të vjetra mbretërore, në një procesion madhështor, por më të shkurtër se ai i nënës se tij 70 vite më parë.
Sipas njoftimit të Buckingham Palace, Charles do të kurorëzohet në Westminster Abbey të Londrës, më 6 maj, në një ceremoni plot pompozitet dhe spektakël, me tradita që datojnë 1000 vjet më parë. Pallati ka publikuar pak nga pak detajet e eventit, i cili pritet të ketë disa ndryshime nga ajo e Mbretëreshës Elizabeth në 1953, duke reflektuar pjesërisht epokën moderne dhe krizën aktuale të kostos së jetesës.
Mbreti dhe gruaja e tij do të nisen nga Pallati Buckingham në Abbey në Diamond Jubilee State Coach, i ndërtuar për të përkujtuar 60-vjetorin e Elizabeth në fron dhe i përdorur për herë të parë në 2014. Brenda karrocës ka mostra objektesh të marra nga ndërtesat dhe pallatet historike, ndërsa në krye qëndron një kurorë e praruar, e gdhendur nga lisi i HMS Victory, një nga anijet kryesore të Marinës Mbretërore të shekullit të XVIII.
Pas shërbimit, çifti do të kthehet në Procesionin e Kurorëzimit, i cili megjithëse për nga madhësia është shumë më i madh se udhëtimi i tyre në Abbey, do të jetë rreth një e treta e rrugës së kryer nga Elizabeth kur miliona njerëz u mblodhën në rrugët e Londrës për të parë.
Për këtë, Charles dhe Camilla do të udhëtojnë me karrocën 260-vjeçare Gold State, e cila është përdorur në çdo kurorëzim që nga William IV në 1831 dhe u përdor për herë të parë nga George III për të udhëtuar në Hapjen Shtetërore të Parlamentit në 1762, kur ai ishte ende mbret i kolonive amerikane të Britanisë.
Ajo është 7 metra e gjatë, 3,6 metra e gjerë dhe peshon katër ton dhe ka nevojë për 8 kuaj për ta tërhequr. Për t’iu përshtatur modernizmit, Pallati njoftoi se një “emoji” i ri ishte zbuluar për të përkuar me eventin, bazuar në Kurorën historike të Shën Eduardit, e cila do të vendoset në kokën e Charles gjatë shërbimit. / a2cnn / KultPlus.com
Sot bëhen 24 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.
Agim Ramadani, i njohur ndryshe me nofkën KATANA, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, gjegjësisht i Koshares.
Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi fyt për fyt me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. Pas përfundimit të Luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Të parët e familjes së tij ishin me prejardhje nga Malësia e Karadakut, pikërisht nga fshati Depcë afër Preshevës. Shkollimin Fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike në Gjilan në vitin 1980, dhe më pas e vazhdoi Akademinë Ushtarake–Drejtimi i Komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak dhe në Zvicër ku jetoi si emigrant politik, dhe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
Ndonëse e kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke lënë në Zvicër gruan dhe tre fëmijët e tij.
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur “Zharret”, ai ra dëshmor heroikisht për të mos vdekur kurrë. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas Luftës së Kosovës në vitin 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën. / KultPlus.com