‘Përpara se të më gjykosh, përpiqu fort të më duash’

“Përpara se të më gjykosh, përpiqu fort të më duash”.

“Të lutem, ndiqi ëndrrat! Pavarësisht idealeve të tua, ti mund të bëhesh ai që dëshiron të bëhesh”.

“Unë mund ta pranoj dështimin. Secili nga ne dështon në diçka përgjatë jetës së vet, por unë nuk mund ta pranoj dot të mos e provoj sërish”.

“Gjithmonë beso tek vetja. Pavarësisht nëse të tjerët rreth teje po tregohen negativë, apo po të përçojnë energji negative, mos i merr parasysh mendimet e tyre, sepse ti do të bëhesh, ashtu siç ti beson se do të bëhesh”.

“T’i japësh dikujt një pjesë të zemrës tënde, është shumë herë më me vlerë se t’i japësh gjithë pasurinë e botës”.

“Nëse ti nuk beson tek vetja jote, asgjë e mirë nuk do të të ndodhë në jetë. Nëse ti nuk beson tek vetja, kush tjetër do të të besojë ty?”

“Le të ëndërrojmë për një të nesërme ku do të dashurojmë me shpirt, dhe do ta njohim dashurinë si të vërtetën e vetme që buron nga zemra për çdo krijesë”.

“Është më mirë të dështosh duke qenë vetvetja, se sa të korrësh sukses duke imituar të tjerët”.

“Dikush dikur tha “Shpirti është ai që ka rëndësi””.

“Jini modestë, besoni tek vetja juaj dhe mbusheni zemrën tuaj me dashurinë e gjithë botës”

– Michael Jakson./ KultPlus.com

Zbulohet fragmenti i Ungjillit 1750-vjeçar në Vatikan

Një studiues në Akademinë Austriake të Shkencave (ÖAW) ka zbuluar një fragment unik të një përkthimi 1750-vjeçar të Dhiatës së Re, në bibliotekën e Vatikanit.

“I fshehur në një dorëshkrim të rishkruar dy herë, dy faqet janë kapitulli pothuajse i plotë i 12-të nga Ungjilli i Mateut”, tha sot eksperti për mesjetën, Grigory Kessel.

“Kjo është e vetmja pjesë e mbetur e njohur e një dorëshkrimi të katërt që dëshmon versionin e vjetër në gjuhën siriane dhe ofron një qasje unike në transmetimin shumë të hershëm të teksteve të Ungjillit”, tha ÖAW.

Gjuha siriane është një dialekt aramaik që doli gjatë shekullit të parë pas Krishtit nga një dialekt lokal aramaik.

Kjo gjuhë ishte e rëndësishme në tekstet letrare dhe fetare të krishtera.

Sipas akademisë, përkthimi në gjuhën siriane është shkruar të paktën një shekull përpara dorëshkrimeve më të vjetra greke të mbijetuara.

Kapitulli është përkthyer në shekullin II ose III dhe ndër të tjera trajton sjelljen në Sabat.

Rreth 1 300 vjet më parë, një shkrues në Palestinë zhduku librin origjinal të Ungjillit të gdhendur me tekstin sirian.

Pergamena ishte e pakët në shkretëtirë në Mesjetë, kështu që dorëshkrimet shpesh ripërdoreshin.

Deri vonë, njiheshin vetëm tre dorëshkrime që përmbanin përkthimin e ungjijve në gjuhën siriane të vjetër./KultPlus.com

‘Ai donte vdekjen, ajo veç jetën desh’

William Shakespeare

Ai desh vdekjen dhe premtimet e saj të zbehta,

Në jetën pa shpresë të një djaloshi në përgjërim,

Ai desh të vdiste, të ndahej veç prej hidhërimit,

Të harronte ditët e netët plot dhimbje e trishtim.

Ajo jetën desh ta gëzonte plot zjarr e harrim,

Donte njerëzit dhe vitet që shkonin plot gëzim,

Qe dhurate prej qiellit e qeshur plot gajret,

Lule e pavyshkur në daç në shi a erë me tërbim.

Por një ditë prej ditësh gjithçka ndryshoi rrjedhë,

Dashuria keq i përfshiu dhe nuk ditën a benë mirë,

Se ajo shumë donte jetën e ai vdekjen fort e desh,

Cili nga të dy nga kjo betejë më i fortë do dil ?

Duheshin aq shumë sa çdo gjë do sakrifikonin,

Çdo gjë përreth familje e miq gati të mohonin,

Gjithçka për tu dashur se ajo qe pasuri e tyre,

Por ajo desh jetën te gëzonte e ai vdekjen desh …

Sa të ndryshëm po aq edhe të afërt në gjithçka,

Për dashurinë e çmendur mes tyre merreshin vesh,

Por njeri veç për vdekjen ëndërronte të ikte fluturim,

E tjetra të jetonte me të desh, pa brenga e hidhërim.

Por historia ka një fund : të ndaheshin me shtrëngim,

Ata që kishin premtuar besnikëri gjer në amshim,

E sot në dhimbje e torturë djaloshi jetën po e shkon,

Nga që vajza për të në qiell lart ka shkuar fluturim …

Ai donte vdekjen, ajo jetën veç desh,

Ai për të jetoi, ajo për të dha shpirt./KultPlus.com

Pas 142 vjetësh kthehet në ShBA portreti ikonë i nënës së Whistler

Piktura zakonisht e referuar si “Nëna e Whistler” do të shfaqet në një ekspozitë në Muzeun e Artit të Filadelfisë duke eksploruar portretizimet e artistëve të nënave të tyre.

Piktura e nënës së tij, përcaktuese për karrierën e James Abbott McNeill Whistler, Arrangement in Grey and Black Nr. 1 (1871) – e njohur gjerësisht si “Nëna e Whistler” – do të kthehet në Filadelfia këtë pranverë 142 vjet pasi pati debutimin e saj amerikan në qytet.

Vepra, e huazuar nga Musée d’Orsay në Paris, do të jetë pjesa qendrore e ekspozitës grupore të Muzeut të Artit të Filadelfias (PMA).

Piktura e Whistler përshkruan nënën e artistit me origjinë amerikane, Anna Mathilda, në studion e tij në lagjen Chelsea të Londrës nga profili i majtë, duke veshur një fustan të gjatë të zi dhe një mbështjellës të bardhë në kokë.

Drita thekson fytyrën dhe duart e personit, në kontrast me një gamë të përgjithshme të heshtur.

Njohja globale e pikturës, e cila ka bërë që disa ta quajnë veprën “Mona Lisa amerikane”, është pjesërisht për shkak të shprehjes së pakapshme të gruas dhe mistereve që rrethojnë ballafaqimin e elementeve në kompozim./KultPlus.com

‘Lonely Planet’: Shqipëria krenohet me Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa

Shqipëria, ku numri i turistëve pothuajse u dyfishua vitin e kaluar, do të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm, pasi një nga lumenjtë më të shquar të Evropës, u shpall zyrtarisht një Park Kombëtar, shkruan në një artikull “Lonely Planet”.

Mbështetja nga ambientalistët më në fund, ka bindur autoritetet shqiptare që të mbrojnë lumin shkëmbor dhe të bukur të Vjosës.

Një lumë vërtet i paeksploruar që lëviz me shpejtësi, dhe shumë i rrallë në Evropë.

Vjosa, 168 milje (270 km) pritet të tërheqë vizitorë që kërkojnë aventura për ecje, kamping, rafting dhe shumë të tjera.

Lumi buron në Greqinë veriperëndimore, përpara se të përshkojë Shqipërinë dhe të takohet me detin në Vlorë.

Rreth 1 110 lloje kafshësh dhe bimësh jetojnë rreth Vjosës, nga të cilat dy specie bimore dhe 13 kafshë janë të rrezikuara globalisht.

Në kategorinë e fundit janë të rralla kafshët si; rrëqebulli i Ballkanit, prej të cilit thuhet se kanë mbetur vetëm 15, si dhe lundërza, peshku zingel ballkanik dhe shkaba egjiptiane.

Shpallja e lumit Vjosa, një Park Kombëtar, është një fitore e madhe për turizmin shqiptar.

Parku do të shërbejë si një pikë referimi për t’u ekspozuar kudo në botë, dhe si një destinacion i ri për turizmin ekologjik.

Për të vizituar Vjosën, merrni autostradën SH4 nga qyteti jugor i Sarandës deri në mes të qyteteve Tepelenë dhe Memaliaj, përgjatë të cilës ofrohet një pamje e mrekullueshme.

Më pas, ndaloni në Hotel “Kalem Kasneci” dhe shijoni kuzhinën tradicionale shqiptare me pamje nga lumi.

Dhoma e ngrënies këtu, ofron një nga pamjet më të bukura të Vjosës.

Vendet më të mira në Shqipëri për të shijuar Parkun e ri Kombëtar të lumit Vjosa

Ka disa vende të mrekullueshme ku mund të shijoni këtë park kombëtar dhe bukurinë e lumit të fundit të paeksploruar të Evropës.

Një nga mënyrat më të mira për të përjetuar fuqinë e plotë të Vjosës është të bëni rafting në ujërat e saj.

Vizitorët rekomandohen t’i bashkohen turneut të aventurave, duke u nisur nga qyteti i Përmetit.

Turnetë mund të zgjasin nga dy orë deri në disa ditë, në varësi të aventurave.

Ata që nuk kërkojnë emocione mund të shijojnë eksplorimin e Përmetit, një nga pjesët më të gjelbra dhe më të pastra të të gjithë vendit, i njohur si “Qyteti i Luleve”.

Mund të vizitoni Banjat Termale të Bënjës ose të shijoni kuzhinën tradicionale dhe verën e shijshme që mund t’i gjeni vetëm në këtë zonë të vendit.

Nëse dëshironi një pamje perfekte të Vjosës, atëherë duhet të vizitoni kthesën e lumit, 30 minuta me makinë nga Përmeti.

I rrethuar nga peizazhe malore, ky vend do t’ju lërë pa fjalë, pavarësisht se në cilën kohë të vitit vendosni t’a vizitoni, pasi majat e mbuluara me borë që ngrihen pas lumit në dimër krijojnë një sfond kryesisht mahnitës.

Një opsion i tretë është qyteti i vogël i Tepelenës, i cili ndodhet në breg të Vjosës dhe është një nga vendet më të mira ku mund të shijoni një pije ndërsa admironi pamjen.

Gjithashtu, mund të shihni burimin me ujë të ftohtë, një pikë qendrore e qytetit.

Tepelena ka një bollëk burimesh nga pothuajse çdo drejtim./atsh/KultPlus.com

6 mësimet kryesore nga libri ‘Njeriu më i lumtur mbi tokë’

Është e lehtë të robërohesh nga mendësia se paraja është thesari më imperativ në shoqëri. Paratë janë gjithmonë kalimtare, ashtu si shumica e gjërave në jetë. Paraja vjen dhe shkon, por sa jeni të gatshëm të paguani për kënaqësinë kalimtare? Pasojat e mentalitetit të parasë janë shumë më të dëmshme sesa vetë vlera e parasë. A je gati të vësh në rrezik mirëqenien mendore, emocionale dhe fizike? Ka gjëra më të çmuara se paratë. Ja disa prej tyre:

-Eksperienca

– Lidhjet e vërteta

– Ndjenja e qëllimit

– Meraku i vërtetë për të ndihmuar të tjerët

– Autori Eddie Jaku thotë se, “ka shumë gjëra në këtë botë që asnjë shumë parash nuk do mund t’i blejë, dhe disa gjëra janë të paçmueshme përtej çdo mase.”

  1. Dobësia mund të shndërrohet në urrejtje

Njerëzve të dobët u mungon aftësia për të ruajtur një farë niveli të inteligjencës emocionale. Njerëzit të cilëve u mungon inteligjenca emocionale dhe një ndjenjë e fortë për veten, ndikohen lehtësisht që të urrejnë. Vlerat dhe bindjet e tyre nuk ngrihen mbi themele të forta; përkundrazi, ata janë ithtarë të kauzave radikale. Urrejtja është një sëmundje që konsumon mendjen e njeriut deri në pikën pa kthim, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për veten dhe të tjerët.

“Nëse shumë njerëz do të ishin ngritur në këmbë në Kristallnacht (nata kur nazistët nisën terrorin) dhe të thoshin ‘mjaft, çfarë po bën? A je në rregull?’ atëherë rrjedha e historisë do të kishte qenë ndryshe. Por ata nuk e bënë. Kishin frikë sepse ishin të dobët dhe dobësia e tyre i lejoi të manipuloheshin deri në urrejtje” – Eddie Jaku.

  1. E nesërmja do të vijë nëse mbijeton. Hap pas hapi

Shumica e njerëzve heqin dorë sepse mendojnë se vuajtja nuk do të marrë fund kurrë. Ata heqin dorë nga kontrolli sepse vizioni i tyre është i turbullt nga shqetësime të vogla dhe jo nga tabloja më e gjerë.

“Sa më shumë t’i afrohesh diçkaje, aq më e turbullt bëhet”, thotë një shprehje. Jini të logjikshëm dhe largpamës. Asgjë nuk ka të skalitur fjalën “përgjithmonë”.

  1. Mund të gjesh mirësi kudo, edhe tek të huajt

Nëse bëni një hap dhe del nga bota jote qoftë edhe për një moment, do të vësh re se nuk je vetëm. Problemi më serioz është se ne nuk mund të flasim lirshëm për veten, jetën tonë dhe problemet tona. Ju nuk jeni vetëm në univers. Ka njerëz që do t’ju ndihmojnë me kënaqësi nëse do të ishit të gatshëm të dëgjonit.

  1. Një mik i mirë

“Gjëja më e madhe që do të bësh ndonjëherë është të të dojë një person tjetër” – përsërisni këtë fjali derisa të kuptoni se dashuria dhe miqësia janë ilaçi më i mirë.

Duhet ta dëgjojnë mirë, sidomos të rinjtë. Pa miqësi, njeriu humbet. Një mik është dikush që të kujton të ndihesh i gjallë.

  1. Edukimi është shpëtim

Nuk kam parasysh arsimin formal kur përdor fjalën “edukim”. Po, arsimi formal është fantastik dhe sjell mundësi të mëdha, por edukimi jetësor është shumë më kritik. Të kuptosh ligjet e natyrës njerëzore, të jesh i ndërgjegjshëm për botëkuptimet dhe të dish se si të lidhesh në mënyrë që zëri yt të dëgjohet, këto janë të gjitha shembuj të edukimit jetësor. Të mos varesh nga të tjerët për një jetë të mirë.

Mund të mos jesh në gjendje ta ndryshosh botën sepse është përtej fuqisë tënde, por mund të ndryshosh veten. Ndryshimi është i mundur, pavarësisht asaj që mund të besosh, por duhet disiplinë./bota.al/ KultPlus.com

Shtresat e akullit që shkrihen në Antarktik, mund të zhduken më shpejt sesa pritet

Një hulumtim zbuloi se shtresat e akullit në Antarktik, mund të shkrihen më shpejt sesa pritet. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Nature”, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Newcastle në Britani të Madhe, bëri një studim që shqyrton rritjen e nivelit global të detit.

Shkencëtarët zbuluan se shtresat e akullit në brigjet e Norvegjisë tërhiqen deri në 600 metra në ditë. Si rezultat i hulumtimeve, është konstatuar se masat akullnajore në Antarktik tërhiqen më shumë se 30 metra në ditë.

Përveç kësaj, për shkak të ndryshimeve klimatike shtresat e akullit që shkrihen në Antarktik shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane me rreth 1 centimetër.

Rezultati i hulumtimit do të hedhë dritë sesa shpejt mund të shkrihet akulli në Grenlandë dhe Antarktik dhe të rrisë nivelet globale të deteve.

Dr. Christine Batchelor nga Universiteti Newcastle në deklaratën e saj për BBC lidhur me temën tha se nëse vazhdon rritja e temperaturës në këtë mënyrë do të rriten nivelet e oqeaneve./KultPlus.com

Fragment nga libri ‘Siddhartha’ i autorit Herman Hesse

Herman Hese është një nga romancierët më në zë të shekullit 20. Fitues i çmimit “Nobel” për letërsi dhe autor i një sërë romanësh filozofik, mes së cilëve edhe “Siddhartha” të cilin po e rekomandojmë sonte.

“Siddhartha” është roman i botuar në vitin 1922, i cili rrëfen udhëtimin drejt njohjes së vetvetes të personazhit kryesor Siddhartës në periudhën kur jetonte Gautama Buddha. Shumica e romaneve të Heses kanë pikërisht fokusin këtu, tek njohja e vetvetes. Ndaj, Hese konsiderohet si shkrimtar-filozof që përkushtohet gjatë gjithë krijimtarisë së tij në këtë aspekt.

Si njohës i mirë i budizmit, Hese zgjedh emrin Siddharta që do të thotë arritje e gjetjes së kuptimit të ekzistencës. Siddha – arritje dhe Artha – kërkim.

Për ta shkruar këtë roman Heses iu deshën më shumë se dy vjet, kurse me të dalur në treg libri, ngjalli interesim dhe kureshtje të madhe, por gjithashtu pati edhe kritika ndaj tij. Siddharta ky djalosh, është shpirt i trazuar që dëshiron të nis rrugën drejt të vërtetës, ai don të jetë një “Samana”, pra mendimtar – i riu nuk mjaftohet me mësimin e artit të savanasë, ai shkon përtej kësaj, te Buda, mjeshtri, ideve të të cilit Siddharta nuk iu bindet, ndaj vendos të largohet sepse kishte diçka që e pengonte në këtë drejtim, pra në përqafimin e ideve të Budës.

Me t’u larguar, djaloshi i rij do të provojë shumë gjëra të kësaj bote, pasurinë, dashurinë, lidhjen me prostitutën Kamala, e tregtinë. Gjithnjë duke kërkuar që gjatë rrugëtimit të gjejë të vërtetën brenda vetes.

Romani në fjalë lexuesit i lë përshtypje për meditacionin dhe trajtesën mjeshtërore të jetës askete brahmanë, tradtië fetare jo aq e njohur në Evropë para se Hese ta sillte në këtë vepër. Herman Hese i qaset në aso mënyre rrëfimit, duke treguar mjeshtërinë e tij me rrjedhshmërinë, elementet narrarive, të cilat shkrihen natyrshëm në tërësinë kompozicionale të veprës.

“Siddhartha” mbetet njëra nga veprat më të lexuara të letërsisë botërore për shkak se trajton një temë universale, temën e kërkimit të dijes dhe jetës – krahas konceptit budist të njësisë së qenieve.

“Diturinë mund ta rrëfesh, urtësinë jo”

Libri na zbulon konceptin budist për jetën përmes personazhit Siddharta, i cili nis rrugën e tij jetësore duke hulumtuar misteret e jetës.

Fragment nga libri

Nën hijen e shtëpisë, në diell të breglumit pranë kaikeve, nën mriz të ajdësit e të fikut, u rrit Siddharta, pinjoll i bukur i brahmanëve, djaloshi syshqiponjë, bashkë me Govindën, mikun e tij, një tjetër bir brahmani. Dielli ia nxinte shpatullat e zbardhulëta në breg të lumit, teksa lahej, merrte abdest e dhuronte flijime të shenjta.

Hije i shkisnin mbi sytë e zinj në korije mangosh, në lojëra fëmijësh, në të kënduarit zëbilbil të së ëmës, në flijimet e shenjta, në mësimet që merrte prej të atit e prej të diturve, në bisedat me të urtët. Prej kohësh tashmë, Siddharta merrte pjesë në kuvendimet e të urtëve, kalitej me Govindën në beteja ligjërimi, ushtrohej me të në vëzhgime, stërvitej duke u thelluar në meditime.

Tashmë, ai dinte të thoshte Omin, fjalën e fjalëve; dinte ta shqiptonte atë pa zë, në brendësi të vetes, me ajrin që thithte, siç dinte ta shqiptonte edhe jashtë, përsëri pa zë, me frymën që nxirrte, me shpirtin të mbledhur, me ballin të qarkuar nga ndriçimi i shpirtit që mendonte kthjellët. Tashmë ai kuptonte se, në brendësi të qenies së vet, kishte njohur Atmanin, të parrënueshëm, një me gjithësinë.

Herman Hese ka lindur më 2 korrik 1877 në Calv të Vuertembergut në Gjermani. Bir i një misionari gjerman dhe i një vajze të indologut të njohur vuertembergas. Hese vdiq si një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë të të gjitha kohërave, më 9 gusht të vitit 1962 në Montanjola të Luganos, në Zvicër.

Pas mësimeve të tij si bibliotekar, ai që nga viti 1904 kishte jetuar si shkrimtar me profesion të lirë, së pari në Gainhofen të Bodensesë dhe më pas edhe në Tesin e Zvicrës. Hese, i njohur edhe për romanin “Ujku i Stepës”m në vitin 1946 mori Çmimin Nobel për Letërsi. Herman Hese vazhdon të jetë një ndër shkrimtarët më të lexuar të botës. /KultPlus.com

Google Earth: Si ka ndryshuar Toka gjatë 40 viteve

Google Earth, platforma e Google e aksesueshme përmes ueb-it dhe në pajisjet celulare, përditësohet në funksionin Timelapse, i cili ju lejon të “udhëtoni në kohë”.

Qëllimi është që përdoruesit të kuptojnë se si Toka ka ndryshuar në pothuajse 40 vjet, pra nga viti 1984 në 2022, si për shkak të ngjarjeve klimatike, pak a shumë ekstreme, ashtu edhe për shkak të gjurmës së njeriut në natyrë, përmes ndërtimit të vendbanimeve, pallateve, zyrave dhe kështu me radhë.

Përveç pamjes tradicionale 3D të hartës së Google Earth, e cila mund të përdoret si një glob interaktiv ndryshe nga hartografia e Google Maps që vepron si navigator, Big G ka shtuar pamjen e përcaktuar 4D, sepse prezanton nivelin e kohës.

Në fakt, Timelapse ju lejon të shikoni animacionin se si një vend ka ndryshuar me kalimin e viteve, duke lëvizur brenda videos të platformës.

Google ka vendosur gjithashtu të krijojë një bibliotekë me 800 video të paracaktuara dhe të gatshme të pamjes Timelapse, të cilat mund t’i shikoni si në 2D ashtu edhe në 3D dhe t’i shkarkoni në kompjuterin tuaj.

“Këto ditë, Timelapse mbush 10 vjeç dhe për këtë arsye Google prezanton imazhet e reja të 2021 dhe 2022. Videot tregojnë ndryshimet e shpejta të Planetit tonë, duke nënvizuar nevojën për të mbrojtur burimet e tij natyrore dhe mënyrat se si po përshtatemi për të luftuar klimën. ndryshim”, shpjegon ekipi i Google.

Me rastin e risisë, gjiganti amerikan ndau edhe tendencat kërkimore të përdoruesve mbi temën e qëndrueshmërisë.

Tre temat kryesore në tendencë nga marsi 2022 deri në mars 2023 ishin ‘thatësira’ (+387%), ‘ndryshimi i klimës’ (+153%) dhe ‘rrëshqitja e tokës’ (+121%). “Çfarë është ndryshimi i klimës?”, “Çfarë është ngrohja globale?” dhe “Çfarë mund të bëjmë për ndryshimin e klimës”?

Temat më të kërkuara janë “klima”, “mallrat e dorës së dytë” dhe “energjia diellore”. / KultPlus.com

Bijë

Poezi nga Velimir Chlebnikov
Përktheu Faslli Haliti

Vajzë! Nëse sytë e tu janë të lodhur për t’u zmadhuar,
nëse të pëlqen të më thërrasësh “vëlla”,
unë, syzjarrti, betohem
për të mbajtur lart lulen e jetës tënde.
Shiko, unë jam i tillë, rashë nga një re
shumë keq, më bartën
sepse isha ndryshe,
jo gjithmonë i përzemërt,
jo i dashur kudo.
Nëse ti dëshiron, do të jemi vëlla e motër,
pasi tashmë jemi në një tokë të lirë të njerëzive të lirë,
ne i bëjmë vetë ligjet, ligjet nuk duhet të na trembin,
dhe plazmojmë argjilin e veprimeve.
E di, je e bukur, lule e kaltërsisë,
dhe unë befas jam mirë,
nëse flisni për Soçin
dhe sytë e butë hapen.
Unë, që kam dashur gjatë,
papritmas kam besuar përherë
se është e kotë që një druvar të çajë
atë që ishte e paracaktuar…
Shumë fjalë të tepërta do të shmangim ne.
Thjeshtësisht do të shërbej për ty,
si një prift kapelan me kresht të gjatë:
për të pirë rrëketë e kaltra të pastërtisë
dhe nuk do të kemi frikë nga disa emra të tmerrshëm./ KultPlus.com

‘#StandWithUkraine”, ekspozita që pasqyron dhimbjen dhe dëshirën për mbijetesë të ukrainasëve

Flonja Haxhaj

Sirenat e policisë, bombardimet, zhurmët e armëve e të ndërtesave të shkatërruara janë ato që e shoqërojnë Ukrainën dhe popullin e saj tash e më shumë se një vit që prej sulmeve të para të filluara nga Rusia, e që përveç shkatërrimeve, la pas vetes edhe shumë viktima, shkruan KultPlus.

Por kjo situatë, nuk i ndaloi shumë njerëz nga mbarë bota t’ia mësyjnë këtij vendi, për të dokumentuar vetë tmerrin që lufta sjell pas vetes.

E një veprim të tillë e bëri edhe gazetarja maqedonase Kristina Atovska e cila për tre muaj rresht qëndroi në Ukrainë, e në këtë periudhë qëndrimi ngriu momente me aparatin e saj, si një nismë e vogël për t’i treguar botës imazhe që pasqyrojnë realitetin që tashmë po e jetojnë ukrainasit.

E disa nga këto fotografi të realizuara që në ditën e 20-të të luftës në Ukrainë, u ekspozuan në KultPlus Caffe Gallery, në ekspozitën që u hap mbrëmë,  për të sjellë përpara publikut kosovar një histori jo të panjohur për të. Kjo ekpozitë transmetoi dhe pasqyroi frikën dhe luftën për mbijetesë, ku mes shkatërrimeve në të gjitha anët, dëshira për t’u ringjallur tejkalon gjithçka.

Përveç fotografive që dëshmojnë tmerrin në Ukrainë, në këtë ekspozitë u shfaq edhe traileri i filmit dokumentar ‘Silent Lullabies’ e që është një përmbledhje e shkurtër dhe e dhimbshme e gjithë situatës në këtë vend.

E pikërisht hapjen e kësaj ekspozite e bëri producenti i filmit, Viktor Petreski, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, tha se në këto fotografi mund të shihet vetëm një pjesë e vogël e tmerreve nëpër të cilat jetojnë ukrainasit për më shumë se një vit.

“Autorja e kësaj ekspozite, vendosi të bëjë çmos që të arrijë sa më shpejt në Ukrainë dhe mundësoi që të dëgjohej zëri i njerëzve të prekur nga lufta. Në ditën e njëzetë të luftës, ajo shkoi në Ukrainë me mjete minimale, krejtësisht e vetme dhe qëndroi atje për tre muaj. Shumë nga historitë prekëse që ajo dëgjoi gjatë qëndrimit të saj atje, përfunduar në filmin dokumentar të saj të quajtur ‘Silent Lullabies’, që tashmë ka fituar nëntë çmime dhe 14 përzgjedhje në festivalet ndërkombëtare të filmit. Fotografitë e shfaqura këtu janë vetëm një paraqitje e shkurtër e këtij filmi”, u shpreh Petreski i cili mes tjerash tha se kjo ekspozitë bashkë me filmin janë një mënyrë për të treguar mbështetje për popullin ukrainas dhe një frymëzim për të tjerët që të mbështesin ata në çdo mënyrë që munden.        

Më pas, fjalën e mori vetë autorja Kristina Atovska, si rezultat i punës së së cilës u realizua edhe kjo ekspozitë,  e cila përveç se në Prishtinë, është hapur edhe në Shkup e Tiranë.

“Një nga padrejtësitë më të mëdha që mund t’i ndodhë një personi është të zgjohet me një ushtri armike në oborrin e tij. E kalova gjithë karrierën time duke luftuar padrejtësitë, prandaj ishte shumë e rëndësishme për mua t’u jepja zë ukrainasve që kanë ngecur në një realitet të tmerrshëm, jo prej zgjedhjes së tyre. Miliarda civilë të pafajshëm po bien në gjumë me sirena dhe alarme nga bombardimet. Ka vende ku sirenat janë të heshtura dhe vetëm sepse bombardimet atje nuk ndalen kurrë. Të gjithë këta civilë kanë vetëm një dëshirë gjatë ditës, të mbijetojnë. Fatkeqësisht për mijëra njerëz, kjo dëshirë nuk u realizua”, rrëfen Atovksa momentet e tmerrshme që i përjetoi në Ukrainë.

Përveç ekspozitës, publiku pati mundësinë ta shohë edhe trailerin e filmit dokumentar, për të cilin, Atvoska thotë se ka vendosur t’i ekspozojë të gjitha historitë që pasqyrojnë të gjitha format e rezistencës së ukrainasëve.

“Historitë që kam vendosur t’i shfaq në film, janë ato që tregojnë të gjitha format e rezistencës që ukrainasit përdorën për t’u përballur me tmerret e imponuara nga okupatori”, tha mes tjerash Atovska.

Në hapjen e ekspozitës “#StandWithUkraine” e cila u mundësua nga KultPlus dhe Flori Zaevi, foli edhe drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila vlerësoi lart ekspozitën dhe punën e gazetares Kristina Atovska, e cila pavarësisht rreziqeve shkoi në fronin e luftës, për të dëshmuar horrorin që po ndodhte atje.

“Kjo ekspozitë është më e pakta që kemi mundur të bëjmë ne si KultPlus, duke e marrë parasysh që para më shumë se 20 viteve e kemi kaluar të njëjtën përvojë, të njëjtën dhimbje, por shpresa që jeta të mos të ndalet tregojnë pikërisht këto fotografi, shumë prej të cilave shfaqin dhimbje, por edhe fotografi që tregojnë se njeriu është forca e jetës. Ne si shqiptarë, e kemi pasë fatin që ta përjetojmë luftën në Kosovë, e Kristina e ka bërë detyrën e saj në një nivel tjetër, ka shkuar si gazetare në një vend lufte, për t’iu treguar botës, atë që po ndodh në Ukrainë”, u shpreh Pajaziti.

E pranishme në këtë ekspozitë ishte edhe Lyudmila Makey, gazetarja e parë e cila u strehua në Kosovë pas luftës në Ukrainë. Ajo falënderoi gazetaren Atovska, që po e vendos në sytë e të tjerëve, atë që shohin çdo ditë ukrainasit.

“Unë dua t’ju tregoj juve rreth historisë së familjes time. 70 vite më parë, nëna ime ishte një vajzë e vogël dhe ajo ishte nje refugjate. Dhe pas kaq vitesh, unë dhe vajzat e mia jemi prapë refugjate sepse Ukraina jonë është në zjarr. Çdo fotografi këtu është një mesazh i fortë, ashtu siç edhe populli i Ukrainës është”, u shpreh Makey për KultPlus.

Ndërkaq, ju kujtojmë që ekspozita ‘#StandWithUkraine’, e hapur më 5 prill në KultPlus Caffe Gallery, do të qëndrojë e hapur për dy javë./ KultPlus.com

Ekspertizë nga profesionstë ndërkombëtarë për themelimin e Këshillit Kombëtar të Arteve në Kosovë

Ministri Çeku ka takuar drejtoren për zhvillim të arteve në Këshillin e Arteve të Irlandës Veriore, Gilly Campbell e cila është në Kosovë për të dhënë ekspertizën e saj në fushën e artit.

Campbell ka qenë pjesë e punëtorisë me ekipin punues për hartimin e Ligjit për Art dhe Kulturë, me ç’rast janë fokusuar tek formimi i Këshillit Kombëtar të Arteve në Kosovë, modeli i Irlandës dhe krahasimi i tyre.

Bashkë me ministrin kanë vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, ndërsa kanë diskutuar për punën e këshillit iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor, blerjen e veprave të artit dhe përvojat e shteteve të tjera.

Në takim ishin të pranishëm edhe Peter Brown, drejtor i përgjithshëm i British Council për Ballkanin Perendimor, Majlinda Mazelliu, zëvendësdrejtore e British Council për Ballkanin Perëndimor dhe drejtore për Kosovë dhe Shqipëri, po ashtu Alisa Gojani, u.d drejtore në GKK dhe Renea Behluli, kryesuese e këshillit drejtues, GKK./ KultPlus.com

Zbulimet arkeologjike në Durrës, sondazhe gjeologjike të reja në Amfiteatër

Në Amfiteatrin Antik të Durrësit ka nisur sondazhi i shtresave gjeologjike të pazbuluara dhe të panjohura deri më sot nga studiuesit dhe arkeologët. Këto sondazhe i paraprijnë ndërhyrjes së mëtejshme për zbulimin e plotë të monumentit më të madh të botës antike në vend dhe rajon.

“Ministria e Kulturës ka bërë përzgjedhjen e një kompanie që do të bëjë sondazhet duke nxjerrë kampionet nga pjesa e arenës dhe pjesë të tjera dhe pasi të bëhet analiza dhe studimi i sondazheve pritet dalja në konkluzion nga ana e specialistëve deri ku mund të shkojë tabani dhe lloji i shtresave. Punime këto që nuk kanë mundur të bëhen më parë”, ka thënën drejtor i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito.

I zbuluar në vitin 1966, Amfiteatri i Durrësit, një nga 30 amfiteatrot e botës antike, është ndërtuar në fund të shek. I pas Krishtit, në periudhën e perandorit Trajan. Për afro 2 shekuj ai u përdor për dyluftimet e gladiatorëve dhe të kafshëve të egra dhe kishte një kapacitet për 15 mijë shikues. Sipas autoriteteve muzeore, sondazhet e sapo nisura nuk do të pengojnë në vizitueshmërinë e monumentit antik për këtë sezon turistik, që gjithsesi do të ofrojë më pak objekte të trashëgimisë sonë për t’u vizituar, pasi dhe muzeu më i madh arkeologjik në vend është nën rikonstruksion.

 “Në këtë moment kemi vetëm Amfiteatrin të vizitueshëm, pasi Muzeu është në rikonstruksion, Hamami gjithashtu. Edhe Torra Veneciane, që shpresojmë të hapet para sezonit turistik. Me hapjen e Torrës, po dhe të Amfiteatrit do të kemi një fluks të konsiderueshëm vizitorësh të cilin e mirëpresim për t’u dhënë shërbimet e dëshiruara”, është shprehur Alban Ramohito.

Amfiteatri dhe zonat kryesore arkeologjike A dhe B, në Durrës, pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të shumta për të nxjerrë në pah vlerat që ato mbartin nën dhe mbi tokë, për ta kthyer Durrësin në një nga destinacionet turistike më tërheqëse në 10 vitet e ardhshme. / Top Channel / KultPlus.com

“Hurt” e Christina Aguilera, hiti i padiskutueshëm që përcjellë një mesazh të fuqishëm (VIDEO)

Kënga “Hurt” e Christina Aguilera është një baladë emocionuese që kuptohet shumë mirë nga ata që kanë pësuar dhimbje të thella dhe kanë ndjerë vuajtje në jetën e tyre, shkruan KultPlus.

E shkruar nga Aguilera, Linda Perry dhe Mark Ronson, dhe prodhuar nga Perry, kënga është një baladë pop me tekst që përshkruan sesi protagonisti përballet me humbjen e një njeriu të dashur dhe u frymëzua nga vdekja e babait të Perry.

Teksti i këngës flet për një person që ndjen trishtim dhe dhimbje nga një marrëdhënie e shkuar, ndërsa kërkon të shpëtojë nga vuajtjet dhe të ndërtojë një jetë më të mirë për veten.

Melodia është e ndjeshme dhe e përshtatshme për mesazhin e këngës, ndërsa zëri i Aguilera-s tregon thellësinë dhe ndjenjat e personazhit kryesor.

“Hurt” është një këngë që mund të prekë shumë njerëz në mënyrë të ndryshme, sepse e jep një mesazh të rëndësishëm: për të lënë pas dënimet e së kaluarës dhe për të ndërtuar një jetë më të lumtur dhe të mbushur me dashuri.

Kjo këngë është një kujtim i bukur për të gjithë ata që kanë humbur një person të dashur, por gjithashtu një mesazh i fortë dhe inkurajues për të vazhduar përpara dhe për të krijuar një jetë më të mirë dhe më të lumtur në të ardhmen.

Hit i padiskutueshëm që vazhdon të dëgjohet edhe sot, sipas Nielsen SoundScan, kënga ka shitur mbi 1.1 milion kopje në Shtetet e Bashkuara.

Videoklipi për këngën u drejtua nga Floria Sigismondi, e cila më parë kishte punuar me Aguilerën në videoklipin e “Fighter”. Videoja u drejtua gjithashtu nga Aguilera. Ai përshkruan Aguilerën si një yll cirku të viteve 1940 që vuan nga vdekja e babait të saj. Ai fitoi dy çmime MVPA për videon më të mirë dhe regjinë më të mirë të një artisteje femër në 2007, dhe u nominua për një çmim Juno për videon e vitit. Aguilera e ka interpretuar këngën drejtpërdrejt në disa raste, duke përfshirë në MTV Video Music Awards 2006 dhe në Saturday Night Live. Kënga u përfshi në listën e grupeve të Aguilera’s Back to Basics Tour në 2006 dhe 2007. / KultPlus.com

Si do të jetë bota në vitin 2050?

Në vitet 1900, u zhvilluan vizatime dhe shkrime rreth asaj se si do të ishin vitet 2000. Sot ka teori se si do të jetë viti 2050. Një pjesë e caktuar e ekspertëve të teknologjisë mendojnë se pas vitit 2050, inteligjenca artificiale do të skllavërojë njerëzit dhe do të shkaktojë ndryshime klimatike. Megjithatë, ka disa që mendojnë se teknologjia do të bëjë të mundur jetën pas vdekjes.

1. A mund inteligjenca artificiale të skllavërojë njerëzit në të ardhmen?

Teknologjitë e inteligjencës artificiale që po shfaqen sot kanë filluar tashmë të shkaktojnë humbje pune për shumë njerëz. Megjithatë, situata ka mundësi të jetë edhe më e keqe. Georhe Stakov, kreu i DDB EMEA, i cili prodhon inteligjencën artificiale, The Uncreative Agency thotë:

 “Njerëzit priren të mbivlerësojnë ndikimin e teknologjive të reja në afat të shkurtër dhe të nënvlerësojnë atë afatgjatë. Ky njihet si Ligji Amara. Aktualisht jemi në kulmin e furisë së inteligjencës artificiale dhe njerëzit janë në panik që punët me jakë të bardhë do të shkatërrohen nga GPT-4 në vitet e ardhshme.”, thotë Georhe Stakov.

Por Stakhov thotë se deri në vitin 2050, inteligjenca artificiale do të ndryshojë “radikalisht” mënyrën se si funksionon bota.

“Ka një të ardhme të errët ku ata që kontrollojnë inteligjencën artificiale do të fitojnë fuqi të madhe dhe 99 për qind e popullsisë do të privohet nga e drejta. Zotëruesit e AI do të kontrollojnë të dhënat e botës dhe do të na kthejnë ne të tjerët në skllevër të tyre. Alternativa është një skenar i ndritshëm i së ardhmes teknologjike, ku të gjithë përfitojnë nga AI përmes kujdesit më të mirë shëndetësor, transportit më të shpejtë dhe më pak ndotje.”, vijon më tej Stakov.

2. Njerëzit do të pajisen me çip

Heather Delaney, themeluesja e Gallium Ventures, një kompani e konsulencës për PR dhe komunikim në Londër, thotë se deri në vitin 2050, shumë njerëz do të kenë një çip të implantuar në trupin e tyre dhe kështu do të përmirësohen.

Këto çipa, të cilët monitorojnë aktivitetet jetike të trupit, do të japin vazhdimisht të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore. Delanay madje ka një çip që i lejon atij të hapë dyert.

“Ndërsa shikoj drejt vitit 2050, pres të shoh rritje në një sërë fushash në teknologji, duke përfshirë bio-hakimin, mënyrën se si njerëzit ndryshojnë disa aspekte biologjike të tyre për të përmirësuar shëndetin, performancën ose mirëqenien e tyre. Me një çip të vendosur në dorën time, unë mund të hap dyert dhe t’i drejtoj njerëzit në faqen e internetit të kompanisë sime, mediat sociale dhe disa shembuj.”, tha Delaney.

3. A mund të jetë realitet një jetë e pavdekshme?

Shefi i Departamentit të Biznesit dhe Informatikës në Universitetin e Ravensbourne, Dr. Ajaz Ali thotë se njerëzit që do të vdesin në të ardhmen mund të shndërrohen në një “binjak dixhital” të funksioneve të tyre me mjete të fuqishme të kapjes së lëvizjes nga inteligjenca artificiale.

“Duke kombinuar inteligjencën artificiale me teknologjitë dixhitale dhe mjetet e kapjes së lëvizjes, ne do të transferojmë ndërgjegjen, njohuritë dhe përvojën tonë te binjakët tanë digjitalë. Duke përdorur mjete të bazuara në NLP që do të jenë shumë më të avancuara se ChatGPT dhe Bard, njerëzit do të jenë në gjendje të ndër veprojnë me këta binjakë digjitalë në kohë reale dhe të përfitojnë nga njohuritë dhe idetë e tyre. Kështu, njerëzit do të jenë në gjendje të vazhdojnë të ndër veprojnë me të afërmit e tyre që tashmë kanë vdekur, por që ekzistojnë në formën e binjakëve digjitalë.”, thotë Dr. Ajaz Ali.

4. Bota mund të jetë pajetueshme

Valët e të nxehtit do të zhvillohen në rajone të nxehta si Azia Jugore, Gjiri Persik dhe Deti i Kuq, ku do të jetë pothuajse e pamundur për njerëzit të mbijetojnë jashtë, me lagështi dhe temperatura të rritura, sipas NASA-s. Kjo do të prekë pjesë të Brazilit dhe Kinës deri në vitin 2070.

E shprehur si “temperatura me llamba të lagura”, ky fenomen i motit i referohet kushteve që e bëjnë të vështirë mbijetesën jashtë me temperatura dhe lagështi të lartë. / a2cnn / KultPlus.com

“Shkel” e Armend Rexhepagiqit, kënga që vazhdon t’i mbijetojë kohës (VIDEO)

Armend Rexhepagiqi, një nga këngëtarët më të njohur të muzikës në Kosovë, ka ditur përherë të mahnit publikun me prurjet e tij. “Shkel” është një ndër këngët më të njohura të tij e cila ka bërë shumë zhurmë në skenën muzikore, shkruan KultPlus.

Kjo këngë është shkruar nga vetë këngëtari dhe përcjell mesazhe të forta për të gjithë dëgjuesit.

Kënga përshkruan situata të ndryshme të jetës dhe sfidat që një person mund të hasë në rrugën e tij drejt dashurisë, apo më saktësisht për zhgënjimin që njeriu has në dashuri.

“Shkel” është bërë në një nivel të lartë profesionalizmi me një interpretim të shkëlqyer nga artisti, ku edhe sot vazhdon të dëgjohet e pëlqehet.

“Shkel” është një këngë që ka të gjitha elementet e një këngës të suksesshme, andaj ka arritur t’i mbijetojë kohës. Me një tekst të fortë, një muzikë të fuqishme dhe një video kreativ, kjo këngë ka bërë një impakt të fortë te publiku andaj KultPlus sot ju risjellë që ta shijoni edhe njëherë.

Teksti i këngës:

Ktheva, gjërat nëpër vende t’veta
Mblodha nëpër dhomë ca dromca dashurie
Ktheva, ktheva ta kërkoj e t’gjeta
S’gjeta asnjë dromcë të vetme lumturie

Sa i vetmuar jam, mure anë e mbanë
Shtrëngoma dorën si dikur
Një çast për t’fluturuar

O pse aq vrazhdë dënon çdo gjë që është e jonë?

Shkel dhe vetëm shkel
Asnjë fjalë nuk do të del
Asgjë pos kësaj kënge, shkel
Se faj kam unë, pse të desha shumë
Pse aq shumë të dua
Shkel, dhe prapë më shkel
Asnjë britmë s’do të del
Asgjë pos kësaj kënge, shkel
Se faj kam unë, pse të desha shumë
Pse aq shumë të dua

Ishe e vetmja dashuri e imja
Ishe dashuri e kohëve të vështira, ishe
Si kalimthi t’ledhatova
Për një çast i kujtova ditët e mira
Kot ti je si acar,
Si të ish janar
Heshtje e përbetuar
Shkoftë ky vit aq i mallkuar
Dhembjen me çka ta mas
T’përmbahem mos t’pëlcas

Shkel dhe vetëm shkel
Asnjë fjalë nuk do të del
Asgjë pos kësaj kënge, shkel
Se faj kam unë, pse të desha shum
Pse aq shumë të dua
Shkel, dhe prapë më shkel
Asnjë britmë s’do të del
Asgjë pos kësaj kënge, shkel
Se faj kam unë, pse të desha shumë
Pse aq shumë të dua

Vetëm vetëm shkel
Shkel dhe vetëm shkel
Asnjë fjalë nuk do të del
Asgjë pos kësaj kënge, shkel
Se faj kam unë, pse të desha shumë
Pse aq shumë të dua
Shkel, dhe prapë më shkel
Asnjë britmë s’do të del
Asgjë pos kësaj kënge, shkel
Se faj kam unë, pse të desha shumë
Pse aq shumë të dua. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=yBq-tlex7pA

Përkujtohet prozatori Kin Dushi, i dënuar si “armik i popullit”

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi një nga prozatorët e parë shqiptarë, Kin Dushi, i cili u dënua nga diktatura si “armik i popullit”

Kin Dushi lindi në Shkodër në fshatin Shirokë më 27 maj 1922. Studimet i kreu në Shkollën e mesme “Normale” të Elbasanit dhe më pas mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtueseve fashistë. Në vitin 1942-1943 arrestohet nga pushtuesit dhe dërgohet në kampin e Prishtinës. Ditët e përjetuara në kampin e Prishtinës i shkruante në një ditar të cilin e botoi në vitin 1951. Ky ditar konsiderohet si romani i parë i pasluftës, por historiografia komuniste nuk e cilësoi asnjëherë në studimet për letërsinë. Në vitet 1949-1952, Kin Dushi niset për studime në Bashkimin Sovjetik për Letërsi. Pas kthimit, ai nis të punojë si gazetar tek gazeta “Zëri i Popullit” për zonën e Myzeqesë, nga ku u frymëzua për të shkruar romane të tjera. Në vitin 1955 shkroi “Udha e Velanit” dhe në vitin 1961 “Kronikë e vendit tim”. Është i pari shkrimtar që fitoi çmimin e Republikës në Shqipëri, me romanin “Udha e Velanit”, dhe në vitet 1955-1956 u bë anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”

Në vitin 1960 shkroi skenarin e dokumentarit të kinostudios “Shqipëria e Re”, “Vallëzimi i Shqipeve”. Dy vite më vonë shkroi komedinë “Banorët e shkallës nr. 5”. Kjo komedi shihet nga kritika si një pasqyrë e hollësishme e shoqërisë shqiptare të viteve të komunizmit.

Jeta e Kin Dushit do të ndryshojë përgjithmonë pas botimit të romanit “Një emër mes yjeve”. Romani u botua në vitin 1964 dhe u kritikua për “deheroizëm” dhe spontanitet e konceptim anarkik të luftës nacionalçlirimtare në plenumin e 15-të të “Komitetit Qendror të Partisë”.

Më 3 tetor 1967, Kim Dushi arrestohet dhe dënohet me 8 vite burg politik si “armik i popullit”. Të gjitha shkrimet e tij deri në atë kohë u hoqën nga qarkullimi. Në vitin 1975 u lirua nga Burgu i Burrelit dhe punoi si punëtor ndërtimi në Ndërmarrjen “21 Dhjetori” në Tiranë, derisa mbushi moshën e pensionit. Nuk mundi të përfundonte asnjëherë romanin e mbetur në dorëshkrim “Njeriu me proteza”.

Më 6 prill të vitit 1994, Kin Dushi, pasi kishte humbur krejtësisht shikimin, u nda nga jeta./ atsh / KultPlus.com

“Kosova” në anglisht – te avokati mbrojtës i Hagës

Drejtuesi i shtëpisë botuese amerikane “Jalifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, kohë më parë pati një takimi me avokatin e njohur nga Anglia, Tobi Cadman, i specializuar për krimet e luftës dhe të drejtat e njeriut.

Me këtë rast, avokatit Cadman, i angazhuar në mbrojtjen e disa nga të akuzuarit nga Kosova në procesin gjyqësor në Hagë, tregoi interesim për librat “Kosova” në anglisht të historianit Jusuf Buxhovi. Me këtë rast, botuesi amerikan ia dhuroi librat avokatit.

Këtë informacion e ka ndarë sot me lexuesit e tij, historiani Jusuf Buxhovi. / KultPlus.com

‘Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri’ (VIDEO)

Një ndër këngët që dëgjuesve ia fal ndjenjën e nostlagjisë së atdheut është “Moj e bukura Arbëri”, e sjellur nga zëri magjik i Vaçe Zelës, shkruan KultPlus.

Kjo këngë nga Vaçe Zela është xhiruar nga RTSH në Institutin e Arteve, e shndërruar në një studio të televizionit, për programin e Vitit të Ri. Ky regjistrim u improvizua e mbeti një nga regjistrimet më dinjitoze të të pakrahasueshmes Vaçe Zela, nën regjinë e Mevlan Shanajt dhe Vera Grabockës.

KultPlus ua sjell tekstin dhe këngën “Moj e bukura Arbëri”:

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri./ KultPlus.com

Pasolini: Arbëreshët, një mrekulli antropologjike

Regjisori dhe shkrimtari italian Pier Paolo Pasolini, konsiderohet si një nga artistët më origjinal dhe më me ndikim në historinë kinematografisë.

Shumë i njohur për stilin e veçantë të filmbërjes dhe qëndrimet e tij politike, Pasolini mbahet si një gjeni i artit modern.

Studiuesi arbëresh Matteo Mandalà, ka treguar se si kur Paolo Pasolini kishte dëgjuar për arbëreshët e Italisë nga Giuseppe Faraco, ai kishte thënë se arbëreshët janë “një mrekulli antropologjike”.

Mandalà ka folur dhe për historinë e arbëreshëve si dhe për studimet mbi arbëreshët në Itali sot. /KultPlus.com

Atletet e Michael Jordan thyen rekordin, më të vlefshmet të shitura ndonjëherë në ankand

Atletet e ndeshjes finale të NBA të Michael Jordan, në vitin 1998, pritet të jenë atletet më të vlefshme të shitura ndonjëherë në ankand.

Palët e atleteve parashikohet të shitet nga 2 deri në 4 milionë dollarë, por tashmë ka një ofertë gati mbi çmimin e lartë të vlerësuar.

Kreu i shtëpisë së ankandit Sotheby, Brajm Vvatcher thotë se oferta fillestare kur u hap ankandi ishte 1.8 milionë dollarë e cila në vetvete do të thyejë rekordin botërore për çmimin me të cilin janë shitur ndonjëherë atletet.

Ato janë veshur në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA-së të vitit 1998 ku Jordan shënoi 37 pikë. Gjithashtu, konsiderohen të jenë në gjendje të jashtëzakonshme me firma të mëdha argjendi nga vetë Jordan.

Braham thotë se këto atlete kanë dy veçanti. Së pari, sepse janë me ngjyrën e kuqe e të zezë që ishin të ndaluara nga liga e që identifikuan për herë të parë atletet Air Jordan të sportistit. Gjithashtu, ajo është atletja e fundit me firmën e legjendës së basketbollit kur ishte ende një anëtar i Bulls.

Shtëpia e ankandeve po pret gjithashtu një shitje të dytë që përfshin sporte të ndryshme të paharrueshme edhe nga Jordan dhe yje të tjerë të basketbollit. Përveç legjendës së futbollit Pele dhe yjeve të tenisit dhe NFL. Ankandi është i hapur deri më 11 prill. / KultPlus.com

Letërsia është e dashura ime

Anton Çehov

Anton Çehov, dramaturgu i madh rus, ishte me profesion mjek. Çehovi kreu studimet për mjek dhe e konsideronte mjekësinë me respekt të plotë. Mjekësia është gruaja ime e ligjshme”, ka thënë ai, ndërsa “letërsia është e dashura ime”. Por hoqi dorë nga mjeksia, kur gaboi një presje në përcaktimin e gramëve të një doze për mjekimin e një pacienti. I hyri frika për pasojat që mund të sillte ky gabim i tij dhe menjëherë vrapoi në shtëpinë e pacientit, kur për fat akoma receta nuk ishte dërguar tek farmacisti. Frika i hyri gjithashtu edhe kur në familjen e një të afërmi të tij, ku të gjithë pjesëtarët u sëmurën nga tifo dhe si pasojë vdiqën nëna dhe vajza e vogël. Çehovi u dërrmua kaq shumë nga kjo gjë, saqë hoqi nga porta e shtëpisë emërtimin “mjek kirurg”. Qysh atëherë ai e braktisi profesionin e mjekut, për t’u bërë ai që njeh sot letërsia ruse dhe ajo botërore, një shkrimtar i madh.
Anton Pavlloviç Çehovi lindi në 29 janar të vitit 1860. Mbasi mbaroi shkollën greke të qytetit, Antosha hyri në gjimnaz me sakrifica të mëdha. Gjimnazi, si gjithë shkollat e atëhershme jepte një kulturë të kufizuar dhe kishte mësues që i trembeshin çdo gjëje të re përparimtare. Çehovi i ri, duke qenë i pakënaqur nga shkolla, fillon e jepet pas letërsisë dhe teatrit. Atë që s’ia jepte shkolla, ai e gjente nëpër librat dhe shfaqjet e teatrit të qytetit.
Pas gjimnazit shkoi në Moskë, ku hyri në universitet, në fakultetin e mjekësisë. Gjatë viteve universitare Çehovi filloi veprimtarinë letrare, duke botuar shkrimet e tij të para. Gjatë kohëve të studimit, që zgjatën 7 vjet, ai botoi 4 libra me tregime, duke u nderuar edhe me çmimin “Pushkin”. Profesioni asnjëherë nuk e pengoi Çehovin në punën letrare, përkundrazi e ndihmoi për të njohur njerëzit dhe jetën nga afër.
Çehovi është nga mjeshtrit më të mëdhenj të prozës. Ai i ka të rrallë shokët në letërsinë e përbotshme. Novelat më të mira janë kryevepra të kësaj gjinie. Novelat dhe tregimet e Çehovit dallohen për shumë anë origjinale. Autori duke venë në qendër të veprës një problem të kohës, e konkretizon këtë nëpërmjet detajeve psikologjike në personazhe të gjallë dhe realistë. Çehovi, si mjeshtër i madh formuloi ligjet e tregimit. Ai kërkonte që shkrimtarët të shkruajnë shkurt e thjeshtë. Çehovit i përkasin shprehjet: “Lakonizmi është motra e talentit “. Arti të shkruarit është arti i të shkruarit shkurt”. “Duhet të shkruajmë thjeshtë”.
Karriera e tij përfshin dhe katër drama të rëndësishme, si : “Xhaxha Vanja”, “Tre motrat”, “Kopshti i qershive” dhe “Pulëbardha”. Çehovi hoqi dorë nga teatri pas dështimit të dramës “Pulëbardha” në vitin 1896, por vepra u rivu në skenë në 1898 nga Teatri i Moskës, duke bërë një bujë të vërtetë.
Këto katër vepra paraqesin një sfidë për aktorët ashtu edhe për audiencën, sepse në vend të veprimeve konvencionale Çehovi ofron një “teatër të humorit” dhe “një përmbytje të jetës në tekst”. / KultPlus.com

Flet Mira Murati, shqiptarja që po ndryshon botën me ChatGPT

Mira Murati, shqiptarja që drejton zhvillimin e teknologjisë që po ndryshon botën, ka folur në një intervistë për prestigjiozen La Repubblica.

“Prindërit e mi jetojnë në Itali dhe unë e kam mësuar italishten në TV, si të gjithë shqiptarët”. Me pak fjalë, shefja e Teknologjisë së OpenAi, kompania që krijoi inteligjencën artificiale ChatGpt, ia kishte idenë se çfarë do të thoshte “Garante” (Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave).

E njihte edhe përpara se autoriteti italian i privatësisë ta ndalonte kompaninë të prekte të dhënat e italianëve, duke e bllokuar atë.

“Ishte një surprizë, ata nuk na kishin kontaktuar më parë,” tha inxhinierja 34-vjeçare përmes lidhjes që bëri nga San Francisko në samitin OpenAi.

“Ne respektojmë ligjet evropiane për të dhënat personale, por jemi të hapur për dialog me Autoritetin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthejmë shërbimin në Itali. Nga sa lexova, opinioni publik është me ne,” thotë Mira.

“Ne besojmë se shërbimet tona janë në përputhje me Autoritetin dhe ne punojmë në mënyrë aktive për të reduktuar të dhënat personale në trajnimin ChatGpt. Është e rëndësishme që këto sisteme të mësojnë konceptet që ne njohim, si teksti ose videot, por jo domosdoshmërisht informacione për individët privatë,” shprehet ajo.

Më 20 mars, pati një rrjedhje në sistemet tuaja që ekspozoi të dhënat personale të përdoruesve dhe madje edhe një pjesë të numrave të kartave të tyre të kreditit.

“Ishte një gabim i komponentit me burim të hapur dhe kur e morëm vesh, çaktivizuam menjëherë ChatGpt për të rregulluar problemin. Gabimi gjithashtu bëri që informacioni i pagesës së 1% të të regjistruarve në ChatGpt të ekspozohej. Nuk dukeshin numrat e plotë të kartës së kreditit. Tani problemi është zgjidhur dhe nuk ka asnjë rrezik në progres për të dhënat e përdoruesit”.

Kujt i krijon më shumë probleme ndalimi i përdorimit: OpenAI apo Italisë vetë?

“Nga ajo që kam lexuar kuptoj që opinioni publik në Itali është në favor të ChatGpt. Ne nuk duam të largohemi nga Italia dhe shpresojmë të rifillojmë shërbimin së shpejti dhe se vendimi nuk do të ketë një ndikim afatgjatë.”

Autoritete të tjera, nga Irlanda në Gjermani, po vlerësojnë lëvizje të ngjashme. A keni frikë nga një reagim i kundërt rregullator, në Evropë apo në pjesën tjetër të botës?

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ligjvënësit dhe qeveritë, në Evropë dhe në mbarë botën, për të kuptuar sesi teknologjia duhet të evoluojë nga pikëpamja rregullatore. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në vendet e tjera, por shpresoj që nëse disa qeveri kanë shqetësime ata do të jenë të hapur për dialog në vend që të na mbyllin”.

Një letër e nënshkruar nga shumë intelektualë dhe sipërmarrës të teknologjisë, përfshirë Elon Musk, ju kërkon të ndaloni trajnimin e inteligjencës artificiale për të paktën gjashtë muaj, nga frika se teknologjia do të dalë jashtë kontrollit të vetë krijuesve. A do të ndaloni?

“Ne po diskutojmë premtimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale me grupe dhe organe të ndryshme qeveritare për vite me radhë. Edhe ne jemi të shqetësuar për rrezikun e një përshpejtimi të teknologjisë”.

Shumë kanë frikë se ChatGpt do të ketë ndikime që mund të kërcënojnë stabilitetin e demokracive tona, për shembull duke eliminuar miliona vende pune. Si e shihni këtë?

“Inteligjenca artificiale do të transformojë strukturën e realitetit tonë dhe të shoqërisë sonë. Sot përdoret kryesisht si një mbështetje, si një asistent që përmirëson punën e dikujt. Por si teknologjitë e tjera të përgjithshme pres që të ndryshojë natyrën e disa punëve: ndoshta do të krijojë vende pune të reja, të cilat nuk i imagjinojmë dot, të tjerat do të ndryshojnë.” /KultPlus.com

E punuar nga printerat 3 D, NASA nxjerr fotot e raketës së veçantë

Fotoja e ditës është publikuar nga NASA, sot, 6 prill.

Kjo është raketa Terran 1 e Relativitetit, e cila është kryesisht e printuar 3D. Ajo djeg një lëndë djegëse kriogjenike të përbërë nga metani i lëngshëm dhe oksigjeni i lëngshëm (metaloks).

Në këtë pamje nga afër të një lëshimi të Terran 1 natën e 22 marsit nga Kepi Canaveral, copa akulli mund të shihen duke rënë ndërsa rrymat e shkarkimit blu të ndezur rreshtojnë nëntë motorët e tij.

Në fluturimin kryesisht të suksesshëm, raketa inovative arriti ndërprerjen kryesore të motorit, por ra nën orbitë pas një anomalie në fillimin e fazës së dytë të fluturimit.

Sigurisht që kjo raketë nuk ishte menduar kurrë të udhëtonte në Mars. Megjithatë, metani dhe përbërësit e oksigjenit të lëngshëm të karburantit mund të bëhen vetëm nga materialet që gjenden në Planetin e Kuq. Metaloksi i prodhuar në Mars mund të përdoret si lëndë djegëse për raketat që kthehen në planetin Tokë. / Express / KultPlus.com