Majlinda, Distria dhe Nora, zyrtarisht kolonele të Ushtrisë Shqiptare

Përmes një ceremonie, sot sportistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Ceremoninë zyrtare e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa trajneri i tyre, Driton Kuka, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi teksa shprehet krenarë për vajzat.

“Me Kolonelet e Ushtrisë Shqiptare🇦🇱🇦🇱
Ceremonia e gradimit në Ministrinë e mbrojtjes Shqiptare!
Krenar…
#TëBashkuarJoTëNdarë”, shkruan Kuka. / KultPlus.com

Fjala e Abdyl Frashërit në mediet e Evropës

Kur flasim për Abdyl Frashërin publicist sjellim në kujtesë se ai mori penën në dorë në ato vite, kur iu përkushtua tërësisht politikës dhe u shqua si personalitet politik më 1877, kur Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare.

Veprimtaria politike e tij merr hov në muajt e parë të 1877-s me themelimin e Komitetit Shqiptar të Janinës. Në javën e dytë të dhjetorit, i sapozgjedhur deputet i Janinës në Parlamentin e dytë Osman, shkon në Stamboll, ku më 21 dhjetor 1877 zgjidhet Kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, i njohur si Komiteti Shqiptar i Stambollit, përbërë nga personalitete, veprimtarë të mirënjohur të Rilindjes Kombëtare.

Kemi parasysh se atëbotë në trevat shqiptare nuk kishte ende shtyp kombëtar në gjuhën shqipe, prandaj Abdyli iu drejtua gazetave të huaja në Austri, në Itali, në Greqi etj.

Emri i Abdylit u bë i njohur shpejt, si përfaqësues i idealeve të larta kombëtare shqiptare, i lëvizjes çlirimtare që po merrte hov në trevat shqiptare, por edhe si publicist. Janë të shumëvlerësuar tre artikujt, shkruar në një kohë dhe dërguar në tri të përkohshme në shtete të ndryshme: “Letër nga Janina” (në revistën “Basiret” të Stambollit, botuar më 21 prill l878, f.3, “Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” (në revistën “Le Messager de Vienne”, botuar më 26 prill l878,f.4) /Shënim: në këtë të përkohshme vjeneze, Abdyli ka botuar edhe disa artikuj të tjerë (më 3, 17 e 31 maj 1878); (më 7 qershor 1878 ) dhe (24 tetor 1878) dhe “Helenizmi dhe shqiptarët” (botuar më 23 maj l878 në të përdyjavshmen greke “Kleo”, që dilte në Trieste të Italisë).

Artikujt u shkruan në gjuhët e atyre të të përkohshmeve: turqisht, frëngjisht dhe greqisht. Për rëndësinë dhe interesin që paraqisnin, problemet e trajtuara flet edhe koha, shpejtësia e botimit të tyre. Ata kanë një bosht dhe një linjë: lirinë e të drejtat e kombit shqiptar, mbrojtjen e tërësisë territoriale.

Në trajtesën titulluar Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit me pseudonimin Korrespondenti i Posaçëm nga Janina, pas një analize të thelluar të atij dokumenti, arrinte në përfundimin se “Traktati i Shën Stefanit (mars 1878) përbënte vetëm hapin e parë në zbatim të strategjisë së Rusisë cariste për asgjësimin e Shqipërisë. ( Revista “Messager de Vienne, 26 prill 1878 )

Traktati famëkeq i cungonte tepër e përçudshëm tokat shqiptare. Malin e Zi e trefishonte me rrëmbimin e trojeve shqiptare: Ulqinin, Tivarin dhe thuajse gjithë liqenin e Shkodrës e buzëlumin e Bunës: Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Serbia shtrihej deri në afërsi të Mitrovicës. Kështu shumica e trevave shqiptare u daroviteshin tre shteteve sllave të Ballkanit.

Abdyl Frashëri, radhaz e në një zë me Pashko Vasën e veprimtarë të tjerë të shquar të Rilindjes kombëtare shqiptare, shfrytëzon gazeta e revista të huaja për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për padrejtësitë që i bëheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Përmes revistës “Basiret” u drejtohej lexuesve të kryeqytetit të Perandorisë Osmane, tërthoras qeverisë së Stambollit, që t’u kushtonin rëndësi të drejtave të shqiptarëve e të Shqipërisë dhe “nuk duhet harruar shekulli i Skënderbeut, se shqiptarët do ta përsëritnin atë”. (Gazeta “Basiret”-/Gjykimi/,Stamboll, 21 prill 1878).

“Letra nga Janina jehoi, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si një rrufe në qiell të kthjelltë. Abdyl Frashëri, në emër të humanizmit dhe të qytetërimit i bën të ditur “botës diplomatike” (Fuqitë e Mëdha) detyrën që ajo “botë” kishte për t’ua prerë vrullet idhtiarve të Rusisë në Ballkan. (Shih Kristo Frashëri – burim i cituar, f. 28 ).

I mirëmenduar është bashkëpunimi me revistën “Le Messager de Vienne”, shumë e afërt me qarqet diplomatike të Evropës. Në një cikël prej gjashtë artikujsh, Abdyli arriti të parashtrojë problemet më kryesore të çështjes shqiptare në mbrojtje të të drejtave tona kombëtare. Në ta argumentohej se kombi shqiptar është një komb që ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Ballkanit, duke u dalë në krah, me armë në dorë, pikërisht atyre vendeve qe kërkonin shpërbërjen e tij; është një komb, që, pavarësisht nga dallimet fetare, nxitur e ushqyer qëllimisht nga qarqet shovene, ka të njëjtën kulturë, të njëjtat tradita, të njëjtën gjuhë.

Njëherit ai e “fton në tryezën e bashkëbisedimit” lexuesin austriak të së përjavshmes “Messager de Vienne” (“Lajmëtari i Vjenës”) ku kritikon politikën e manovrat e Petersburgut, për, gjoja, “çlirimin e popullatave të Lindjes”. (Revista “Messager de Vienne, 26 prill 1878)

Në artikullin, botuar në të përjavshmen kulturore “Kleo” që dile në qytetin Trieste, asokohe nën sundimin austro-hungarez, Abdyl Frashëri me pseudonimin “Një shqiptar që banon në Trieste” i drejtohet, më së shumti, lexuesit italian, por edhe atij grek, për të sqaruar të vërtetën. (Gazeta “Kleo”, Trieste, 23 maj 1878 )

Këto artikuj bënë jehuan në qarqet intelektuale e politike të Stambollit, të Vjenës, të Triestes, madje edhe të Athinës. Studiuesit e jetës e të veprës së Abdyl Frashërit kanë vënë në dukje pozitën e vështirë të historianit-publicist grek Dhimitër Hasioti, i cili kishte marrë përsipër të ballafaqohej me artikullin, po në revistën “Kleo” të Triestes. Hasioti ngase nuk gjen argumente, trillon e shfryn me mllef e tërbim kundër artikullit “Helenizmi dhe shqiptarët”. E ashtuquajtura “përgjigje” e “polemikë” me shqiptarin e Triestes, u botua në tre numra të gazetës greke.

Pavarësisht se cilës audience i drejtohet, Abdyl Frashëri bën kujdes për të hedhur e shtjelluar çështjet më të rëndësishme të kohës, që lidhen me domosdoshmërinë e kundërshtimit të vendimeve apriori të përfshira në Traktatin e Shën Stefanit. Ai nuhat kundërshtitë evropiane, shprehur drejtpërsëdrejti, qartë e preraz se absurditetet e Shën Stefanit paralajmërojnë re e stuhi, shpërbërje të marrëveshjeve të diplomacisë së lartë për zotërim në brigjet e Adriatikut.

U ndala në tre artikujt më të parë, por “arkivi publicistik i tij është i pasur me tituj shkrimesh e gazetash, me larmi tematike e problemore për çështjen kombëtare. Studiuesit e shtypit të kohës, të atyre të përkohshmeve,që merreshin me çështjen shqiptare, kanë skeduar dhe nxjerrë në pah një varg shkrimesh, botuar, sidomos, në gazetat e revistat e Stambollit, të Parisit, të Athinës, etj. Profesor Kristo Frashëri vlerësonte: “Shkrimet origjinale që tani kemi në dorë janë pesëfishuar si tituj dhe dhjetëfishuar si vëllim në krahasim me ato që njiheshin disa vjet më parë” (Revista “Studime historike”, Tiranë, 1981, nr. l).

2.

Një vështrim profesional në veprën publicistike të Abdyl Frashërit na bind se që në shkrimin e parë shohim se autori njeh mirë objektin që shqyrton, njeh e zbaton metodën e përvetësimit dhe të pasqyrimit politik të fakteve, të dukurive, të ngjarjeve të problemeve të realitetit historik e shoqëror.

Artikujt, qofshin edhe ato që revista vjeneze i emërton si korrespondenca, kanë natyrën e ese-ve, por edhe pamflete. Përveç shkrimeve “Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” dhe “Helenizimi dhe shqiptarët”, që, si konceptim e ndërtim, anojnë dukshëm nga lloji publicistik “Pamflet”, mjaft artikuj të tjerë kanë si tipar të natyrshëm polemikën.

Në hartimin e shkrimeve të ndryshme shfaqet mëvetësia e autorit, me zhdërvjelltësi parashtron idetë e mendimet për problemet më të rëndësishme. Në monografinë “Abdyl Frashëri” theksohet: çdo frazë ka një nëntekst, çdo ide ka një rezonancë, toni është i alternuar. (Tiranë, l984, f. ll 8)

Qëmtimi i fakteve, përzgjedhja e tyre për argumentim bindës në polemikën me kundërshtarët politikë dhe ideologjikë përbën një nga tiparet të publicistikës së këtij autori.

Në parashtrim të problemeve operon nga fraza në frazë, herë duke pohuar a mohuar një të dhënë paraqitur si fakt a një qëndrim, herë duke sulmuar kundërshtarin me pyetje retorike që e vënë në pozitë të vështirë.

Tipar i dukshëm i publicistikës së Abdyl Frashërit është historizmi, aftësia për t’i pasqyruar faktet e ngjarjet në dinamikë e proces, në një sfond e hark kohor të caktuar, në rrjedhën e tyre të natyrshme që në zanafillë e deri në zhvillim të plotë. Në të 6 shkrimet e “Le Messager de Vienne”, publikuar në prill-qershor të l878-s, problematika e shtjelluar vështrohet në suazën historike në argumentim të idesë themelore: formimi i kombit shqiptar dhe roli i tij i spikatur në jetën, zhvillimet ushtarako-politike e historiko-shoqërore në sinisi të Ballkanit. U kujton të interesuarve se “Shqipëria nuk është aq e vogël”. (Revista “Messager de Vienne, 3 maj 1878)

Karakteri studimor përbën një tregues të rëndësishëm të kësaj publicistike, mishëruar në analizën e thellë të fakteve, të dukurive, të ngjarjeve; në përgjithësimet objektive, të motivuara. Kësisoj, argumentet e shëndoshë përcjellin deduksione pa mëdyshje për formimin e kombit shqiptar, për etninë e tij në trojet e veta, për pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për ndihmesën e saj në zgjidhjen e Krizës Lindore, për veçantitë dhe unjisinë e kulturës kombëtare pavarësisht nga ngjyrimet fetare, etj. Bindëse, përveç atyre që nuk kanë veshë, atyre që, për interesa të caktuara, dëgjojnë vetëm një këmbonë apo vetëm një lloj tingëllime të saj, janë argumentet që pataqiten në debatin për trojet shqiptare. (Shih: Revista “Messager de Vienne, 17 maj 1878 )

Në një “Korrespondencë”, pas polemikave të gjalla, shtruar me një gjuhë të kulturuar, autori, natyrshëm arrin në përfundimin se populli shqiptar historikisht e me vendosmëri ka ruajtur kombësinë e vet, ndaj askush nuk ka të drejtë të cënojë interesat, të drejtat dhe tërësinë territoriale të tij. (Revista “Messager de Vienne, 21 maj 1878)

Abdyl Frashëri me dinjitet ngre zërin, deklaron se bashkatdhetarët e tij aspirojnë dhe do të luftojnë për krijimin e shtetit kombëtar të pavarur”. (Revista “Messager de Vienne, 24 maj 1878)

Në shkrimet e tij shfaqet mëvetësia e autorit çka i hap udhë dhe i jep dorë të parashtrojë idetë e mendimet për problemet më të rëndësishme. Në monografinë e akademikut Kristo Frashëri lexojmë: “theksohet: çdo frazë ka një nëntekst, çdo ide ka një rezonancë, toni është i alternuar. Duke sulmuar kundërshtarin me pyetje retorike që vënë në pozitë të vështirë edhe “botën diplomatike”. Abdyl Frashëri pyet: “ Çfarë do të bëjë Evropa humanitare për një komb të varfër dhe pa mbrojtje siç është Shqipëria?! A do të denjojë ajo të thotë fjalën për të mbrojtur të drejtat e saj?!”. (Nga libri “Abdyl Frashëri”, Tiranë, l984, f. 118) / Nga: Hamit Boriçi / KultPlus.com

“Baladë dramatike, mjaft e rëndë”, analiza e BBC për Eurovisionin, ku renditet Shqipëria

Numërimi mbrapsht ka filluar. Kjo e premte shënon 40 ditë derisa java e Eurovizionit të nisë me një ceremoni hapje në Liverpool.

Të 37 këngët janë dorëzuar tani, me tekste që trajtojnë gjithçka, nga pushtimi demonik deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Si gjithmonë, cilësia është në qendër të diskutimeve , por ka disa gurë të çmuar në mesin e sulmeve të pashmangshme të baladave të fuqisë.BBC ka renditur të gjitha këngët pjesëmarrëse, ndër to edhe Shqipëria, e cila sipas medias britanike, nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.

“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023.

Një ish-nënkampione në The Voice, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca zakonisht përfundon me Albinën që u rrëzua në gjunjë e përlotur.

Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë.

Parashikimi: Gjysma e poshtme e tabelës së liderëve”, shkruan BBC.

Franca renditet si fituese e mundshme, gjithashtu Suedia me fituesen e vitit 2012, Loreen, Spanja ndër tre më të mirat. / KultPlus.com

Katër shekuj studime, shkencëtarët zbulojnë kontinentin e zhdukur

Pas 375 vitesh spekulime dhe eksplorimesh, shkencëtarët më në fund konfirmuan ekzistencën e një kontinenti “të zhdukur” të njohur si Zealandia ose Te Riu-a-Mwui në gjuhën maori.

Ky kontinent, i cili është afërsisht 1.89 milion milje katrorë në madhësi, dikur ishte pjesë e një superkontinenti të lashtë të quajtur Gondwana, i cili përfshinte gjithashtu Antarktidën Perëndimore dhe Australinë Lindore mbi 500 milion vjet më parë.

Megjithatë, Zelandia filloi të “tërhiqej” nga Gondwana rreth 105 milionë vjet më parë, gjeologët ende po përpiqen të kuptojnë pse ndodhi kjo. Gradualisht kontinenti u fundos nën ujë. Sipas të dhënave miliona vite më parë rreth 94% e planetit ishte e përbërë nga uji.

Ekzistenca e Zelandës u regjistrua për herë të parë në 1642 nga biznesmeni dhe marinari holandez Abel Tasman, i cili ishte në një mision për të gjetur “kontinentin e madh jugor” ose Terra Australis.

Ndërsa Tasman nuk arriti ta gjente këtë tokë të re, ai u ndesh me maori vendas kur zbarkoi në ishullin jugor të Zelandës së Re. Pavarësisht armiqësisë së tyre ndaj tij, Maori dha informacion të vlefshëm për tokën përreth, duke përfshirë ekzistencën e një mase të madhe tokësore në lindje.

Megjithatë, pothuajse u deshën rreth 400 vjet që shkencëtarët të bien dakord për ekzistencën e Zelandës.

Në vitin 2017, një grup gjeologësh u shfaqën ishin në qendër të mediave kur njoftuan zbulimin e tyre të Zelandisë, Te Riu-a-Mëui në gjuhën maori. Një kontinent i madh prej 1.89 milion milje katrorësh (4.9 milion km katrorë), i cili është rreth gjashtë herë më i madh se Madagaskari. / KultPlus.com

“Xhubleta në miniaturë”, historiku i veshjes identitare për brezat e rinj

“Xhubleta në miniaturë”, elementi identitar i grave malësore në Shqipërinë e Veriut, në një rrugëtim kreativ e me ngjyra, titullohet cikli i punëtorive të nisura në Shkodër.

Këto punëtori do të njohin nxënësit e shkollave të Mesme me historikun, elementët dhe teknikën artizanale të kësaj veshje.

Kjo punëtori ka lindur si bashkëpunim i Drejtorisë Rajonale Kulturore Shkodër me shkollën e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” dhe shkollën e Mesme Artistike “Prenk Jakova”.

“Nisim një cikël punëtorish edukative duke zbërthyer artistikisht elementë dekorativ të xhubletës fokusuar në aspekte të teknikës artizanale të krijimit, deri tek legjendat që e rrethonin e krijonin dyzimet mes mitit e reales”, shkruan DRTK Shkodër në një postim në rrjetet sociale teksa ka publikuar dhe foto nga ky aktivitet.

Pas polifonisë, xhubleta është trashëgimia e radhës jomateriale që merret në mbrojtje nga UNESCO. Dijebërja e veshjes së xhubletës që daton 4 mijë vjet para, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Xhubleta, veshje tipike e zonave të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin. / atsh / KultPlus.com

Rama: Kush e do pikturën nuk duhet të humbë ekspozitën e mjeshtrit Gjelosh Gjokaj

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, panë nga afër sot ekspozitën e piktorit Gjelosh Gjokaj, në hollin qendror të kryeministrisë dhe hapësirat e tjera të Qendrës për Hapje dhe Dialog.

“Kush e do pikturën nuk duhet ta humbë këtë ekspozitë të koleksionit më të madh privat të veprave të mjeshtrit Gjelosh Gjokaj, në hollin qendror të kryeministrisë dhe hapësirat e tjera të COD (Qendra për Hapje dhe Dialog)”, u shpreh Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga kjo ekspozitë.

Për herë të parë Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) sjell veprat e maestro Gjelosh Gjokajt, pjesë e koleksionit më të madh të piktorit të jashtëzakonshëm shqiptar prej Malit të Zi, që përmban vepra mes viteve 1961-2013.

Gjelosh Gjoka, artisti shumëdimensional, i la trashëgimi artit shqiptar dhe atij europian qindra piktura dhe punë të ndryshme grafike, duke u bërë një ndër piktorët më të mëdhenj të botës shqiptare.

Ekspozita e çelur në COD përmban 73 vepra të krijuara mes viteve 1961-2013./atsh/KultPlus.com

Shtatë javët që ndryshuan Rock-un

Në historinë e rock-ut, viti 1991 shihet shpesh si viti kur gjithçka ndryshoi. Sipas legjendës urbane, grunge erdhi si një meteor, duke asgjësuar dinosaurët e hair metal që kishin dominuar panoramën e rock-ut në dekadën pararendëse. Por në të vërtetë nuk pati një asgjësim të menjëhershëm për grupet e Los Angelesit. Ajo që ndodhi, ishte një dalje pothuajse e menjëhershme e një serie albumesh epokale, të gjithë mes gushtit dhe shtatorit 1991, një dallgë shkatërrimtare e rock-ut alternativ.

“Në fundin e viteve tetëdhjetë, skenës i nevojitej një shkundje e mirë”, thotë një nga redaktorët e “Kerrang!” të asaj kohe, Geoff Barton. “Duhej diçka për t’i dhënë një pastrim të mirë rock-ut, edhe pse nuk mendoj që ne ishim të vetëdijshëm për atë që po ndodhte”.

Gazetarëve edhe mund t’u kish ardhur në majë të hundës nga hedonizmi pothuaj karikaturor, por publiku vazhdonte të blinte albumet. Vera nisi pa surpriza. Në 17 qershor, Van Halen nxorri albumin “For unlawful carnal knowledge”, që hyri menjëherë në vendet e para si në Angli, ashtu edhe në SHBA. Dy javë më vonë, kanadezi Bryan Adams nisi të pushtojë klasifikimet me “Everything I do (I do it for you)”. Pavarësisht se ishte një shembull i përsosur i rock-ut të ëmbëlsuar të viteve ’80, ajo baladë ishte një sukses nga pikëmapja komerciale, duke u ngjitur në majë të klasifikimeve ndërkombëtare, me rekordin e arritur në Angli, ku qëndroi për 16 javë dhe në Kanada, plot 39 javë. A ju duket ky si viti ku gjithçka ishte nën pushtetin e “grunge”?

Suksesi i Adams ishte shenjë e normalitetit. Në javar, Scorpions kishin nxjerrë “Wind of Change”, një sukses i jashtëzakonshëm që në fund shiti 10 milion kopje në të gjithë botën. Dhe në 8 qershor Extreme kishin mbërritur në majë të klasifikimeve të SHBA, me “More than Words”. Asnjë prej dy grupeve nuk ishin të famshëm për baladat melodike (edhe pse në karrierën e tyre tredekadëshe, Scorpions e kishin provuar herë pas here).

Edhe pse grupet kishin patur “frikë” se mos akuzoheshin që ishin “shitur”, çdo kritikë u zbeh falë parave që vërshuan me miliona nga e gjithë bota, një provë që ajo e baladave ishte ende një rrugë e vlefshme për të shitur. Në pjesën më të madhe, industria muzikore vepronte ende siç kish bërë në dekadën pararendëse. Shenja e parë që diçka po ndryshonte në panoramën e rock-ut erdhi kur R.E.M. më në fund mbërritën në vendin e parë, me albumin “Out of time”. Por duke qenë se gjashtë albumet e tyre të mëparshme kishin hyrë në Top200 të “Billboard”, ky u duk më shumë si një çmim për qëndrueshmërinë e tyre (dhe suksesin e “Losing my Religion”), se sa një ndryshim paradigme i muzikës Rock.

Por në 12 gusht 1991, u duk se gjërat nisën të ndryshojnë: Metallica kishin vendosur të bëheshin grupi më i madh në botë. Duke punuar me producentin Bob Rock, zëvendësuan “thrash-in progresiv”  të albumit të tyre “And justice for all”, me një përzierje shpërthyese të fuqisë së arena-metal dhe sinqeritetit të classic rock. Në formën e një albumi me 12 këngë që mbante thjesht emrin “Metallica” (sot të gjithë e quajnë “Black Album”), albumi i tyre i ri kapërceu çdo pritshmëri, duke shitur pesë milion kopje vetëm në vitin e parë. Siç zbuloi Bob Rock në vitin 2017 për “Reverb”, “Black Album praktikisht i ndryshoi gjërat. E kishin të gjithë. Madje edhe gjithë dentistët e donin Black Album. Ndodhi një transformim muzikor: kur doli ai album, ndryshoi radiot, sepse solli në radio këngët heavy… Nuk besoj të kem bërë ndonjëherë ndonjë album me këto rezultate, para atij viti. Jam shumë krenar”. Më monumental se çdo album tjetër i rrymës thrash, albumi i transformoi Metallica-t nga një grup i dashur, por në një farë kuptimi ende underground, në yje të rock-ut të një niveli planetar. Kënga e parë, “Enter Sandman” frymëzohej nga skena muzikore që po lindte në Seattle, duke përgatitur publikun për zbulimin e radhës, pikërisht kur po shpërthente. “Dëgjoja shumë këngë nga bregu i Paqësorit Verior, që në vitin 1987 kisha albumin e parë të Soundgarden”, ka pranuar Kirk Hammett, kitarist i Metallica. “Nuk mendoja se ishin grunge. Mendoja më shumë për Black Sabbath. Ajo lëvizje ndryshoi pamjen dhe stilin e shumë grupeve, dhe praktikisht përcaktoi se si duhej të ishte një grup muzikor në ato momente”.

Por Pearl Jam nuk ishin grupi i parë muzikor që nxirrte një album në vitin 1991.

Disa pjesëtarë të grupit kishin nxjerrë tashmë diçka: Jeff Ament dhe Stone Gossard mbanin ende zi për vdekjen e këngëtarit të tyre tek Mother Love Bone, Andy Wood, kur u kontaktuan nga këngëtari i Soundgarden Chris Cornell, me idenë për të regjistruar disa këngë, në nder të këngëtarit të vdekur. E pagëzuan me emrin “Temple of the Dog”, dhe duke u kompletuar me bateristin e Soundgarden Matt Cameron dhe kitaristin e ardhshëm të Pearl Jam, Mike McCready, grupi kish nxjerrë një album me të njëjtin emër në 19 prill.

Pak më shumë se 4 muaj më vonë, Ament dhe Gossard festonin lindjen e grupit të tyre të ri, Pearl Jam. As “Temple of the Dog” dhe as albumi i parë i Pearl Jam, “Ten”, nuk i ndezën klasifikimet, por të dy përgatitën skenën për shpërthimin e afërt të rrymës grunge. Përgjatë verës, rock-u vazhdoi të pushtojë gjithnjë e më shumë hapësira “Roll the bones” i Rush, “On every street” i Dire Straits e madje edhe “The fire inside” i Bob Seger, luftonin për një vend në klasifikime.

Në shtator, fushëbeteja ishte tashmë gati: pothuaj të gjithë albumet e mëdha të rock-ut ishin të përqëndruar në një dritare 2-javore, që pa gardën e vjetër dhe rishtarët të përballeshin për dominimin e klasifikimeve.

17 shtatori shënoi një avantazh për gardën e vjetër: Ozzy Osbourne nxorri “No more tears” ndërkohë që Guns’n’Roses nxorrën albumin e dyfishtë “Use your Illusion I & II”. Këta të fundit arritën të ngjiten në vendet 1 dhe 2 të “Billboard 200” si dhe në shumë klasifikime ndërkombëtare. Dhe ishte e parashikueshme. Më befasuese ishte rilindja e dytë e Osbourne me “No more tears”. Pasi i kishte mbyllur keq vitet tetëdhjetë, në telashe pasi kishte sulmuar dhe pothuaj mbytur bashkëshorten Sharon, nën kthetrat e alkoolit dhe drogës, pas Festivalit të Paqes në Moskë shumëkush e kish menduar të mbaruar. Por pas gjashtë muajsh rehabilitim, Osbourne ishte rikthyer, me një prej albumeve solo më solidë dhe të vlerësuar nga kritika. Në 17 shtator doli edhe “Pretty on the inside”, albumi i parë i grupit nga Los Angeles, Hole. Edhe pse jo në një nivel me dy kolosët me të cilët kish ndarë datën e publikimit, Hole kish hedhur themelet e një tjetër revolucioni muzikor të viteve 90 – Riot Grrrl. Duke u ngjitur në klasifikime, ato ishin prova se rock-u alternativ i viteve ’90 nuk ishte i kufizuar vetëm në Seattle, as ishte i kufizuar tek disa grupe djelmoshash që këndonin për problemet e tyre me drogën. Pastaj, në 24 korrik, rock-u alternativ u ndez flakë: “Blood sugar sex magic” i Red Hot Chilli Peppers, fotografoi më së miri skenën e funk rock-ut që po lindte. Edhe grunge, hodhi në skenë asët e vet: “Badmotorfinger” i Soundgarden dhe “Nevermind” i Nirvana. Nga të tre, Nirvana-t dukej se ishin më të dobëtit nga pikëpamja komerciale. Ishin grupi më i ri dhe në nivel shitjesh kishin rezultatet më të dobëta. Nga të gjithë albumet që dolën në shtatë javët e famshme, nga pikëpamja komerciale fitimtarë ishin Metallica: në 31 tetor 1991 – pak ditë pas 10-vjeçarit të parë si grup – “Black Album” mori Platin të trefishtë sa u përket shitjeve. Kur verën pasardhëse ndërmorën një tur në stadiumet e SHBA bashkë me Guns’n’RosesMetallica u gjendën përballë një tabele që shkruante: “Vetëm një grup rock ka shitur më shumë se 5 milion kopje të një albumi të vetëm në vitet ‘90”. Por nëse Metallica fituan garën në nivel shitjesh, kaluan vetëm 24 orë për të festuar para se të rrëzoheshin nga froni, prej Grupit më të Rëndësishëm të Rock-ut. Titulli u shkoi Nirvana-ve, albumi i të cilëve “Nevermind” u ngjit në Nr.1 në SHBA, në 1 nëntor. Ashtu si çdo gjë tjetër në historinë e rock-ut alternativ dhe grunge, “Nevermind” nuk ishte një sukses i papritur. Ishte forca e jashtëzakonshme e këngës “Smells like teen spirit” që projektoi Nirvana-t – dhe të gjithë lëvizjen grunge – në vëmendjen e njerëzve. Një përzierje transmetimesh në radio dhe prania e madhe e videos tashmë klasike në të gjithëpushtetshmen MTV, nxiti një furi të tillë për Nirvana-t, sa që disqet e tyre shiteshin më shpejt nga sa mund të prodhonte etiketat reparti përkatës i marketingut.

Brenda një viti, pjesa më e madhe e albumeve që dolën mes gushtit dhe shtatorit 1991 (“Blood sugar sex magic”, “Ten”, “Nevermind”) kishin arritur shitje stratosferike. Edhe më e rëndësishme, ishte se suksesi i këtyre albumeve dekretoi fundin e rock-ut të viteve tetëdhjetë. Janet Billig Rich, që kish punuar si menaxhere mes të tjerëve për grupe si NirvanaSmashing Pumpkins dhe Hole, pa me sytë e vet drejtuesit e kompanive të mëdha producente që të garonin për grupet e Seattle. “Mund të krijoje një grup dhe më pas të shkëpusje një frazë mbi ta, ndoshta duke ia atribuar atë Kurt Cobain-it. Melvins janë një shembull i përsosur. Kurtit i pëlqenin Melvins, kështu që të gjithë donin të firmosnin një kontratë me ta. Ishin të gjithë në gjendje shock-u. Në të vërtetë gjithçka ishte bërë shumë e lehtë. Ishte ekonomi e pastër. Nirvana-t ishin bërë një sistem ekonomik”.

Ndërkohë që Evropa apasionohej me valën e re të artistëve amerikanë që bëheshin shumë popullorë, edhe në Angli punohej, madje edhe në një kohë kur grunge goditi me të gjithë forcën e vet. Eksperienca e pafat e Blur për të promovuar albumin e parë “Leisure” (26 gusht 1991), shtyu drejt një reagimi instiktiv në favor të rock-ut të importuar, që ndihmoi në kodifikimin e lëvizjes së Britpop. Në po të njëjtën mënyrë, Primal Scream patën rezultatet e tyre të para komerciale me nxjerrjen në 23 shtator të “Screamadelica”, një album që i pa të largoheshin prej rrënjëve të indie rock, në drejtim të rrymës house, duke i paraprirë kështu ngjitjes së grupeve si Massive Attack dhe Prodigy.

Me pak fjalë, vera e vitit 1991 kish parë transformimin e panoramës rock: grupe që 12 muaj më herët shiheshin si yje, tashmë ishin zhvendosur në portën e pasme. Edhe pse nuk ishte një meteor gjigand grunge, mbetet fakti që në vetëm shtatë javë, mes gushtit dhe shtatorit 1991, muzika rock alternativ realizoi një goditje kulturore që nuk ishte parë kurrë më parë. Dhe praktikisht, askush nuk kuptoi gjë, deri kur ndodhi gjithçka. Dhe ndodhi e gjitha menjëherë. / Classic Rock – Bota.al / KultPlus.com

NASA: Hera e parë një grua dhe një astronaut me ngjyrë shkojnë në një mision rreth Hënës

Ky është misioni i parë me njerëz rreth Hënës në 50 vjet. Për këtë moment historik, NASA ka shpallur katër astronautët që do të marrin pjesë dhe mes tyre për herë të parë spikasin një grua dhe një burrë me ngjyrë.

Christina Koch u emërua specialiste e misionit, së bashku me Victor Glover, një aviator i marinës amerikane i zgjedhur për të pilotuar misionin Artemis II. I pari është një inxhinier që mban gjithashtu rekordin për fluturimin më të gjatë të njëpasnjëshëm në hapësirë ​​nga një grua. Vihet re se Glover është astronauti i parë me ngjyrë në histori që merr pjesë në një mision në Hënë.

Ekuipazhi është Jeremy Hanson, i pari kanadez i zgjedhur për një udhëtim në Hënë, si specialist i misionit, dhe veterani i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor Reid Weissman, i cili është emëruar komandant i misionit Artemis II.

Prezantimi i astronautëve të Artemis II u bë në një konferencë për shtyp televiziv në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston, ku ndodhet edhe qendra e kontrollit të misionit të NASA-s.

Artemis II do të shënojë fluturimin e parë me njerëz pa një ulje hënore, të një programi pasardhës Apollo që synon të kthejë astronautët në sipërfaqen e Hënës më vonë këtë dekadë dhe përfundimisht të krijojë një bazë të qëndrueshme atje, duke hapur rrugën për eksplorimin e ardhshëm të Marsit./KultPlus.com

‘Rri me mua, po ta them për herë të fundit, rri me mua’ (VIDEO)

Rosela Gjylbegu është një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare.

Me zërin dhe stilin e saj të veçantë mori zemrat e publikut që në daljen e parë në skenë, përcjell KultPlus.

Rosela gjithmonë ka ditur të sjellë performancë dhe këngë të fuqishme të cilat e karakterizojnë dhe e bëjnë unike në ndërtimin e një karriere fantastike muzikore.

KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e këngës “Rri me mua” të cilën ajo e këndoi në festivalin ‘Kënga magjike’ 2014:

Sikur te jesh me mua 
do te zgjoja me nje kafe 
Sikur te jesh me mua 
Do te trembej dhe fjala “Pse” 
Sikur te jesh me mua 
do besoje çdo gje tek une 
Do te te vija çdo nate ne gjume 
do te puthja edhe me shume 
Sikur te jesh me mua 
Une si hije nga pas do vija 
e… ne krahet e tu te rrija 
Do harroja merzite e mia 
Sikur, sikur te jesh me mua 
S’do pendoheshe asnjehere 
Do jetoja per ty 2 here 
se te dua dhe eshte e prere 

Ref 2X: 
Rri me mua! 
Po ta them per here te fundit 
Rri me mua! 
Pa ty jeten nuk e dua 
me ty diten e bej muaj 
Pa ty dielli eshte i huaj 
Rri me mua! 
Vetem une po te dua 
Rri me mua! 

Sikur te jesh me mua 
Une si hije nga pas do vija 
ne krahet e tu te rrija 
Do harroja merzite e mia 
Sikur te jesh me mua 
S’do pendoheshe asnjehere 
Do jetoja per ty 2 here 
se te dua dhe eshte e prere 
Rri me mua! 

REF: 
Po ta them per here te fundit 
Rri me mua! 
Pa ty jeten nuk e dua 
me ty diten e bej muaj, me ty 
Pa ty dielli eshte i huaj 
Rri me mua! 
Vetem unee po te dua 
Rri me mua! 
Rri me mua! 

Me ty diten e bej muaj 
Pa ty dielli eshte i huaj 
Rri me mua! Rri me mua! 
Vetem une po te dua 
Rri me mua!./KultPlus.com

‘Më mungon ti’

Poezi nga Pablo Neruda

Nuk është se mendimet më janë mbyllur,
Nuk është se nuk dua te shoh dritë përsëri…
Është e thjeshtë, më mungon kjo,
Kjo që adhuroj – Më mungon ti!

Nuk është se fëmijët, nuk me pëlqejnë,
Por vdes morali, para syve të mi…
Edhe iluzionet e mia vdesin,
Përpara trishtimit – Më mungon ti!

Nuk është se kam harruar, qe për burrat,
Te mos tregosh qe dashuron, quhet trimëri…
Nuk është asnjë nga këto,
Por nuk me përgjigjesh,
Kur te thërras – Më mungon ti! / KultPlus.com

Gjermania nis hetimet ndaj Twitter

Twitter po përballet me hetime në Gjermani, në lidhje me mënyrën se si përgjigjet ndaj ankesave për shpifje, njoftoi sot Zyra Federale e Drejtësisë.

Zyra me qendër në Bon tha se po hetonte një dështim sistematik në menaxhimin e ankesave, në shërbimin e rrjeteve online.

Zyra është e autorizuar të vendosë gjoba nëse gjykata e rrethit e vlerëson përmbajtjen të paligjshme.

Akti i Zbatimit të Rrjetit të Gjermanisë detyron platformat online të fshijnë përmbajtjet potencialisht të paligjshme kur paraqiten ankesa.

Platformave u kërkohet të vlerësojnë me shpejtësi nëse një postim është i paligjshëm sipas aktit.

Një postim i paligjshëm duhet të hiqet brenda shtatë ditëve.

Zyra e drejtësisë është autoriteti mbikëqyrës në lidhje me të.

Procedurat e hetimit janë përqendruar në postimet e publikuara në Twitter gjatë një periudhe prej rreth katër muajsh.

“Të gjitha përmbajtjet përmbajnë opinione shpifëse të ruajtura në mënyrë të ngjashme, të pajustifikuara, të gjitha të drejtuara ndaj të njëjtit person”, tha zyra.

Kontrollet e përmbajtjes së Twitter u shkurtuan në mënyrë drastike pasi Elon Musk bleu platformën, në tetor të vitit të kaluar dhe pushoi nga puna gjysmën e stafit prej 7 000 personash.

Më herët, Musk është shprehur kritik ndaj kufizimeve të përmbajtjeve në Twitter, duke i parë ato si shkelje të lirisë së fjalës.

“Softueri dhe jo njerëzit duhet të kontrollojnë postimet”, tha ai, ndërsa këmbënguli se platforma do t’i bindet ligjit në të gjitha vendet.

Twitter nuk ka reaguar ndaj hetimit./ KultPlus.com

Gazetarja e njohur italiane: Të rinjtë po krijojnë Shqipërinë e re

Isha në Shqipëri për herë të parë dhe ishte një eksperiencë shumë intensive. Ajo që ishte vendi më i varfër në Evropë në vitet ’90, tani po rritet me ndërtesa futuriste (shumë prej tyre të ndërtuara nga arkitektë italianë) dhe projekte ambicioze ekonomike, ka shkruar në profin e saj të Instagramit gazetarja si dhe drejtuesja e disa emisioneve televizive, Cristina Parodi.

”Të gjithë flasin italisht dhe e duan vendin tonë po aq sa të tyrin. Televizioni në vitet ’90 përfaqësonte të vetmen dritare në botë, ndërsa ata ishin të shtypur nga regjimi komunist”, shkruan ajo.

”Bunkerët ende të dukshëm dhe të shndërruar në muze na tregojnë për frikën e viteve të dominuara nga dhuna, dëbimet, puna e detyruar, ekzekutimet. ‘Shtëpia e Gjetheve’ është një dëshmi rrëqethëse e nënshtrimit të një populli të spiunuar, të kontrolluar dhe të denoncuar për çdo opinion të ndryshëm nga regjimi”, thekson gazetarja.

”Shqiptarët që takuam janë njerëz të veçantë. Mikpritja dhe fjala e dhënë janë të shenjta. Dhe optimizmi në këtë periudhë historike ndihet atje, është i prekshëm: kanë një kryeministër që po transformon vendin, një kryebashkiak të ri në Tiranë dhe mall për vlerat evropiane”, shton ajo.

”Përshtypja është se të rinjtë do të krijojnë Shqipërinë e re. Kemi njohur disa që kanë vuajtur, por nuk kanë pushuar kurrë së luftuari”, thekson ajo.

”Le të brohorasim për ta”, mbyll postimin gazetarja Parodi./ KultPlus.com

BM gjobit TikTok-un për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve

Gjiganti kinez i mediave sociale TikTok është gjobitur me 15,9 milionë dollarë nga Zyra e Komisionerit të Informacionit të Britanisë së Madhe (ICO) për një numër shkeljesh të ligjit për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë keqpërdorimin e të dhënave të fëmijëve.

Zyra njoftoi sot se rreth 1,4 milionë fëmijë në Britani nën moshën minimale 13-vjeç iu bashkuan TikTok-ut në vitin 2020, pavarësisht rregullave të vendit që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të hapin një llogari.

“Ligji i mbrojtjes së të dhënave në BM thotë se organizatat që përdorin të dhëna personale kur ofrojnë shërbime të shoqërisë së informacionit për fëmijët nën 13-vjeç duhet të kenë pëlqimin nga prindërit ose kujdestarët e tyre”, theksoi ICO.

Zyra shtoi se TikTok-u nuk arriti të merrte lejen dhe të kryente kontrolle të mjaftueshme për të identifikuar ose hequr fëmijët e mitur nga platforma e tij.

Gjoba e lartë vjen pasi TikTok-u është nën kritika në një numër vendesh, përfshirë SHBA-në dhe vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të frikës se të dhënat nga platforma në pronësi private mund të aksesohen dhe shfrytëzohen nga qeveria kineze./ KultPlus.com

‘Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje, çfarë pretendon se do shikoje’

Poezi nga Sharl Bodler

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur.
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.
E mbushur plot është me kujtime.

Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.
Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.

Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.
Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.

Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.
E kam fshehur në fund fare
Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.

Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im! / KultPlus.com

Kosova gati për Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Ekipi i kuratorëve që do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri, po ashtu komisionerja e e MKRS për këtë bienale, Dafina Morina, u pritën sot në takim nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në vijim gjeni postimin e plotë të MKRS-së:

Kosova gati për Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Ekipi i kuratorëve që do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri, po ashtu komisionerja e e MKRS për këtë bienale, Dafina Morina, u pritën sot në takim nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

U bisedua rreth fazës përfundimtare të përgatitjeve për “RKS2 Transcendent Locality”, projekt që brenda konceptit gërsheton edhe artin.

Ju urojmë suksese në këtë angazhim të rëndësishëm që shkon përtej arkitekturës. Duke e ditur rëndësinë e ngjarjeve të tilla, synim kemi përfaqësimin dhe promovimin e dinjitetshëm të vendit dhe vlerave tona./ KultPlus.com

‘Nëse e di më parë se çfarë do të shkruash, ti je shkrimtar komercial’

Teksa fshin ngadalë pluhurin nga një dosje e gjelbër e fshehur me kujdes në një kënd të bibliotekës të familjes Bellow, Ianis e di se leximi i tyre mund ti sjellë të papritura. Shtatë vite nga ndarja nga jeta e të shoqit, gruaja me flokët me onde që i bien mbi qafë, e di se sekretet ndonjëherë mund të ndryshojnë përgjithmonë kujtimin që kemi për dikë.

E vërteta mund të jetë krejt ndryshe nga ajo që kemi menduar, dhe disa jetë të tjera mund të kenë shoqëruar jetën tonë… Por, Janis kishte besuar gjithnjë tek Saul Bellow dhe leximi I atyre letrave nuk solli gjë tjetër veçse I shtoi admirimin për të. Ajo e pa për herë të parë atë, në vitin 1989 dhe ishte një nga studentet e tij në Universitetin e Çikagos.

“Më kujtohet se vura re duart e tij, që tregonin për një qenie njerëzore të jashtëzakonshëm. Ishte kaq bukur të dëgjoje leksionet e tij. E, mbi të gjitha, ai asnjëherë nuk hynte në auditor me shënime. Nuk kishte asnjëherë shënime dhe të bënte të dashuroje Flaubert-in (Gustave), Stendhal-in (DescriptionMarie-Henri Beyle,), Proust-in, Joyce-n (James). Nuk mungoja asnjëherë në kurset e tij”, rrëfen Ianis.

Pas përfundimit të studimeve nisi të punonte si asistentja e tij në Universitet. Por, jashtë orës së leksioneve ai ishte një njeri tjetër. Në vitin 1985, gruaja e tij e katërt Aleksandra, i kërkoi divorcin. Ianis tregon se kjo ishte një periudhë shumë e vështirë për shkrimtarin. Atij iu desh të largohej nga shtëpia ku ndante jetën me të në Çikago dhe të vendosej në një apartament në Hyde Park.

“Në atë periudhë ai ishte tepër I trishtuar dhe doja ta ndihmoja. I përgatisja ushqimin në shtëpi, teshat, deri sa një mbrëmje ai më kërkoi të qëndroja për darke”, rrëfen Ianis.

Burri që karakterizohet për ironinë e theksuar në librat që shkroi, do të shndërrohej ngadalë në sytë e ish-studentes së tij, në një tjetër burrë, të ngjashëm me atë që ajo kishte ëndërruar në libra. Dhe… në dosjen e pluhurosur që ajo kishte frikë ta hapte, gjen kujtimet e tij për atë periudhë. Ndjehet kaq e lumtur për ethet e pritjes së tij që ajo të mbërrinte në apartamentin e thjeshtë, ditët në park, apo mbrëmjet e fshehura , kur miqtë i dinin në bibliotekë. Ja pse sekretet nuk mund të jenë gjithnjë të trishta, ndonjëherë ato na bëjnë të ndjehemi krenarë për të shkuarën.

Në morinë e letrave që Ianis gjeti pas vdekjes të së shoqit, janë dhe korrespodencat e tij me emra të njohur të letërsisë amerikane, si Philip Roth, intimitetet me gratë e mëparshme, por dhe aforizma mbi situate të ndryshme të kohës që jetoi.

“Saul ishte një njeri I guximshëm dhe I pëlqente të jetonte intimitetin. Ndoshta kjo është arsyeja që ai ishte i ‘fiksuar’ pas martesave”, thotë Ianis. “Ai gjithnjë besonte se është mirë të duash dhe të të duan njëkohësisht”.

Saul Bellow është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit të XX, fitues I çmimit Nobel në letërsi në vitin 1976. Motivacioni që Akademia Suedeze i dha shkrimtarit për këtë çmim ishte “për mirëkuptimin njerëzor dhe analizat e thella të kulturës bashkëkohore, që ndërthuren mjeshtërisht në punën e tij. Është e rëndësishme të shtohet fakti se, një njeri i cili vazhdon me këmbëngulje përpjekjen për të gjetur pikëmbështetje të shqetësimeve të tija në botën tonë të dyzuar, një individ i cili nuk heq dorë nga besimi i tij në vlerat e jetës të bazuar në dinjitetin dhe personalitetin dhe aspak në sukseset e tij, si edhe në faktin se e vërteta duhet të triumfojë, thjesht pasi ajo kërkon gjithçka me përjashtim të… triumfit”.

Kjo është mënyra e të menduarit, te e cila “antiheronjtë” e Saul Bellowit, gjejnë themelet e tyre, si edhe fitojnë statusin dhe lartësinë e tyre finale…”.

Bellow ishte 61 vjeç kur fitoi çmimin e madh të letërsisë dhe ashtu si shumë shkrimtarë që kishin fituar këtë çmim dhe ai ishte në ankth për letërsisë që do të shkruante pas këtij vlerësimi.

“Çmimet Nobel rrallë janë një gjë e mirë për shkrimtarët. Sinclair Lewis dhe John Steinbeck, pasi morën këtë çmim, ishin jo rrallë më të matur. Sa për Hemingway-n (Ernest), ai reshti së shkruari”, ka thënë ai.

E shkruara për Bellowin është diçka që vjen nga brenda teje dhe shndërrohet në fjalë.

“Një shkrimtar nuk e di asnjëherë ekzaktësisht se çfarë do të shkruajë. Vetëm një shkrimtar komercial ulet dhe vendos qëllimin e tij mbi librin që do të shkruajë duke reflektuar qëndrime dhe dëshira për publikun e gjerë. Nëse ju e dini më parë se çfarë do të shkruani, jeni një shkrimtar komercial. Është e njëjta gjë edhe në pikturë: nëse e dini se çfarë do të pikturoni, jeni një piktor komercial. Unë nuk jam i tillë. Kur unë filloj të shkruaj, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Në shkrimin tim jam një historian, një kronikan në një lloj mënyre. Jam i lirë të them atë që është thjesht një klasifikim ideologjik dhe që reflekton një formë të pavullnetshme në lexim, nga aq pranë sa është e nevojshme”, është shprehur Bellow.

Për të një libër më shumë se ide duhet të ketë emocion, pasi pasionet e mëdha fshihet pas emocionesh.

Bellow vdiq në moshën 89-vjeçare, në vitin 2005./ KultPlus.com

Rikthehet seriali ‘Harry Potter’, kush do të luajë personazhet kryesore

“Harry Potter” është një sagë e krijuar nga seria e librave të J. K. Rowling për magjistarin legjendar dhe luftën e tij për të shpëtuar botën magjike nga Lordi Voldemort.

Është e njohur tashmë për të gjithë se këta libra krijuan një ekskluzivitet filmi me Daniel Radcliffe në rolin kryesor, i cili pati një sukses të madh dhe është ende shumë i popullarizuar.

Siç raporton Bloomberg, negociatat në lidhje me këtë projekt të ri janë në fazën përfundimtare dhe në regjistrimin e serialit duhet të përfshihet edhe J. K. Rowling.

Plani është që seriali “Harry Potter” të ketë shtatë sezone, secili i bazuar në një libër. Për këtë serial është përfolur gjatë dhe duket se së shpejti “do të shfaqet drita”.

Shumë po pyesin se kush do të luajë personazhet kryesore në serial, të cilët u mishëruan në filmat nga Daniel Radcliffe, Emma Watson që luante Hermione dhe Rupert Green, i njohur më mirë si Ron Weasley./abcnews.al/KultPlus.com

Poezi për poezinë

Jorge Luis Borges

Të vëzhgosh lumin prej kohe dhe uji
Të kujtosh se koha është një tjetër lum.
Për të ditur se ne humbim si lum
Dhe fytyrat tona zhduken si uji.
Të ndjesh se zgjimi është një tjetër ëndërr
Se ëndrra e paëndërr është vetë vdekja
Se mishi jonë i friguar është vdekja
E çdo natë, që ne e quajmë ëndërr.
Të shikosh në çdo ditë dhe vit një simbol
Të ditëve të njeriut dhe viteve,
Dhe të konvertosh zemërimin e viteve
Në muzikë, në zë dhe në një simbol.
Të shikosh tek vdekja ëndrrën,
tek perëndimi i artë trishtimin – e tillë është poezia
E varfër dhe e pavdekshme është.
Poezia,
Që kthehet herë si lindje e herë si perëndimi.
Ndonjëherë muzgu ka një fytyrë
Që na sheh nga thellësia e një pasqyre.
Arti duhet të jetë kjo lloj pasqyre,
Që ne na e zbulon fytyrën.
Ata thonë se Uliksi,
i lodhur nga mrekullitë,
Qau me dashuri kur iu shfaq Itaka,
E përvuajtur dhe e gjelbër.
Arti është Itaka,
Një përjetësi e gjelbër, jo mrekullitë.
Ai është gjithashtu si lumi pafund,
që rrjedh e rri dhe është pasqyrë e njëjtë te Heraklitit të ndryshueshëm,
i cili është i njëjtë dhe prapë ngjan një tjetër,
si lumi pafund./KultPlus.com

Letra e lamtumirës që Kurt Cobain i la gruas dhe vajzës


Ish-solisti i grupit Nirvana i dha fund jetës së tij, në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, në vitin 1994. Përpara aktit final, la një letër për bashkëshorten dhe vajzën.

“Po ju flas nga këndvështrimi i një njeriu të thjeshtë disi me përvojë, i cili do të preferonte të ishte një fëmijë. Kjo letër duhet të jetë mjaft e thjeshtë për t’u kuptuar. Të gjitha paralajmërimet bazë të shkollës që më janë bërë ndër vite, që në fillimet e mia, si etika e pavarësisë dhe komunitetit, kanë rezultuar të sakta. Nuk ndjej më emocione në dëgjimin e muzikës apo edhe në krijimin e saj.

Kjo më bën të ndihem tmerrësisht fajtor. Për shembull, kur jam në prapaskenë dhe dritat fiken dhe dëgjoj të bërtiturën e publikut që ngrihet me zë të lartë, nuk e ndjej atë që ndjeu Freddie Mercury, i cili u ndje i dehur nga turma, ai merrte energji prej saj. E kam admiruar gjithmonë dhe e kisha zili për këtë. Fakti është se nuk mund ta gënjej asnjërin prej jush. Thjesht nuk do të ishte e drejtë. Krimi më i madh që mund të bëj është që të pretendoj dhe të besoj se po argëtohem 100%. Ndonjëherë më duket se e bëj këtë krim sa herë që ngjitem në skenë. Unë kam provuar gjithçka që kam në dorë, kam Zotin dëshmitar, por kaq mundem.

Unë jam shumë i ndjeshëm. Më duhet të trullos veten për të rifituar entuziazmin që kisha kur isha fëmijë. Gjatë tre turneve tona të fundit kam qenë në gjendje të vlerësoj shumë më tepër njerëzit që kam njohur personalisht dhe fansat e muzikës sonë, por ende nuk mund ta kapërcej zhgënjimin, fajin dhe ndjeshmërinë që kam për të gjithë. Pse nuk argëtohem? Nuk e di. Unë kam një grua hyjnore me ambicie dhe ndjeshmëri, dhe një vajzë që më kujton kohën kur isha si ajo, plot dashuri dhe gëzim…

Të puth të gjithë njerëzit që takoj, sepse të gjithë janë të mirë dhe askush nuk mund të bëjë keq, kjo më tmerron deri në atë pikë sa humbas funksionet e mia jetësore. Nuk e duroj dot idenë që Frances të bëhet një rokere e mjerë, vetëshkatërruese si unë. Më ka shkuar mirë, shumë mirë gjatë këtyre viteve dhe jam mirënjohës, por jam rritur me urrejtje për njerëzimin që në moshën shtatë vjeçare. Faleminderit të gjithëve nga fundi i stomakut tim të djegur e të sëmurë, për letrat dhe mbështetjen që më keni dhënë ndër vite. Unë jam një fëmijë i paqëndrueshëm! Dhe nuk kam më asnjë emocion, dhe më besoni është më mirë të digjem shpejt sesa të zbehem ngadalë!

Paqe, dashuri, ndjeshmëri. Kurt Cobain!

Frances dhe Courtney, unë do ju mbroj nga lart!.

Të lutem Courtney, ji e fortë, për Frances.

Do të jeni më të lumtura pa mua.

Ju dua! Ju dua!”./ KultPlus.com

Opre Roma Kosova do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Romëve në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Opre Roma Kosova (ORK) më 8 Prill do të shënojë Ditën Ndërkombëtarë të Romëve në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, përcjell KultPlus.

Ekipi Qendrorë i ORK-së në Prishtinë do të ndajë materialet promovuese të Ditës Ndërkombëtare të Romëve dhe informacionet e Opre Roma Kosovo në rrugën “Nënë Tereza” (Sheshi) në Prishtinë nga ora 14:00.

“Ne jemi të lumtur që ju ftojmë të na bashkëngjiteni në këtë ngjarje të rëndësishme, për të shënuar dhe festuar kulturën Rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin për problemin me të cilin përballen Romët në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Opre Roma Kosova (ORK) është një komunitet i zërave Romë, miqve dhe aleatëve të përkushtuar për fuqizimin e komuniteteve Rome.

Gjithashtu, rreth 50 aktivistë lokalë dhe njëmbëdhjetë udhëheqës lokalë të Opre Roma të Kosovës në njëmbëdhjetë komuna në qendrat e qytetit të Lipjanit, Mitrovicës Jugore, Mitrovicës Veriore, Gjilanit, Kamenicës, Prizrenit, Gjakovës, Fushës Kosovës, Peja, Graçanica dhe Obiliq në ora 14:00 do të ndajnë edhe materiale promovuese dhe informative për Ditën Ndërkombëtare të Romëve. / KultPlus.com

Pablo Picasso – 10 fakte që mbase nuk i keni ditur për “gjeniun e shekullit”

Cila ishte piktura e tij më e shtrenjtë? Cilat ishin pikëpamjet e tij për regjimin e Frankos? Kur nisi të pikturonte? Këtu janë 10 fakte rreth piktorit të konsideruar si “gjeniu i shekullit”.

  1. Sa vepra arti krijoi Pikaso gjatë jetës së tij?

Vlerësimet ndryshojnë dhe varet se si e përcaktoni një vepër arti. Sipas disa burimeve, piktori dhe skulptori spanjoll krijoi rreth 50,000 vepra, që i bie rreth dy në ditë gjatë gjithë jetës së tij si i rritur. Kjo përfshin piktura, printime, ilustrime librash, e të tjera.

Asnjë artist tjetër i brezit të tij nuk ishte kaq produktiv, edhe në pleqëri. Picasso punoi deri në ditën kur vdiq në moshën 91-vjeçare.

  1. Sa vjeç ishte Pablo Picasso kur bëri pikturimin e parë?

Piktura e tij e parë e njohur ishte një pikturë vaji: “El picador amarillo” (Tamavrasësi i Verdhë) ose “El pequeno picador” (Tamaxhiu i Vogël), i frymëzuar nga një vizitë në një ndeshje me dema. Në atë kohë, Pablo Ruiz Picasso ishte vetëm nëntë vjeç. Ai rridhte nga një familje artdashëse dhe i ati gjithashtu ishte piktor.

Picasso lindi më 25 tetor 1881 në Malaga të Spanjës, një qytet me një traditë arti shekullore. Babai i tij jepte mësim në një shkollë arti. Në shtëpi kishte materiale lyerje kudo. Babai i tij e njohu “fëmijën mrekulli” tek ai dhe e përsosi vizatimin e tij akademik qysh herët.

  1. A është trajnuar Pablo Picasso si artist?

Në vitin 1892, Pablo u pranua në Shkollën e Artit në Malaga. Përveç mësimeve normale të shkollës, Pablo përdorte çdo minutë të lirë për të pikturuar dhe vizatuar dhe shpejt u kualifikua për arsimin e lartë.

Pas shkollës së mesme, ai u transferua në akademinë e artit në Barcelonë, dhe menjëherë pas kësaj në Akademinë e njohur San Fernando në Madrid. Por piktori i ri nuk i pëlqeu metodat e mësimdhënies. Pas vetëm gjysmë viti, ai u largua nga instituti dhe që atëherë u bë autodidakt.

Ai shoi etjen e tij për njohuri në muze, sallone dhe studio, studioi teknikat e artistëve të tjerë dhe thithi gjithçka që lindte rreth tij në formën e artit, letërsisë dhe muzikës së re.

  1. Si u bë i njohur me nofkën ‘Picasso?’

Në fillim, Pablo Ruiz Picasso (Picasso është emri i vajzërisë së nënës së tij) ende nënshkuante emrin e tij të plotë në piktura. Nga viti 1900 ai filloi të nënshkruante pikturat e tij vetëm me fjalën “Picasso”. Në atë kohë ai ende jetonte dhe punonte në Barcelonë. Vetëm në vitin 1904 ai u transferua në një studio në Paris.

Më vonë, mbiemri i tij u bë sinonim i artit të madh dhe teknikës së tij gjestike, të guximshme të pikturës dhe vizatimit. Në fillim, pikturat e tij ishin ende me ngjyra të forta dhe pothuajse të bukura. I riu i talentuar spanjoll donte të tërhiqte vëmendjen me çdo çmim. Egoja e madhe e Pikasos e shtyu atë drejt produktivitetit të jashtëzakonshëm.

  1. Cili ishte emri i plotë i familjes së Pikasos?

Picasso vinte nga një familje e klasës së mesme. Me dy motrat e tij më të vogla, Pablo u rrit në një mjedis të arsimuar. Ishte traditë në familje që fëmijëve t’u viheshin shumë emra të shquar. Emri i plotë i Picasso ishte: Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuceno Maria de los Remedios Crispiano de la Santisima Trinidad Ruiz y Picasso.

  1. Cilat janë veprat më të famshme të Pikasos?

Me “Demoiselles d’Avignon” Picasso krijoi pikturën e parë kubiste – një stil arti abstrakt – dhe revolucionarizoi historinë e artit. Gratë pa rroba që ai përshkroi nuk shihen më vetëm nga një këndvështrim, por nga disa këndvështrime njëherësh.

Picasso la gjurmë edhe në kryeveprën e tij të dytë, të vitit 1937. Menjëherë pas sulmit nga Legjioni nazist Condor në fshatin e vogël Gernika në Bask, ai ia kushtoi viktimave të sulmit kanavacën gjigante për Panairin Botëror në Paris. Piktura kundër luftës është një protestë kundër totalitarizmit. Picasso nuk donte që ajo të kthehej në Spanjë deri në fund të diktaturës së Francisco Frankos, i cili mori pushtetin në vitin 1939 deri në vdekjen e tij në vitin 1975. Sot është kthyer në Spanjë, i ekspozuar në Museo Reina Sofia në Madrid.

  1. Kur filloi Pikaso të fitonte para me artin e tij?

Nëpërmjet veprave të asaj që tani njihet si “Periudha e tij Blu” dhe “Periudha Rozë” pasuese, e cila zgjati deri në vitin 1904, Picasso u bë gjithnjë e më i njohur si piktor në Paris. Në vitin 1906 ai njohu Henri Matisse, artistin më të rëndësishëm francez të asaj kohe, i cili i dha atij kontakte të shumta.

Nëpërmjet tij, Picasso u takua edhe me Ambroise Vollard, i cili bleu prej tij të gjitha pikturat e “Periudhës Rozë” dhe e bëri të sigurt financiarisht për herë të parë. Më vonë, tregtari gjerman i artit Daniel-Henry Kahnweiler, vetë një personazh i famshëm në botën e artit, bëri disa blerje, duke e ndihmuar Pikason të bëhej një nga artistët më të shtrenjtë të shekullit të 20-të.

Kahnweiler organizoi gjithashtu shitjen e një prej veprave kryesore të Pikasos – pikturës së madhe “Les Demoiselles d’Avignon”. Si rezultat i pasurisë së tij të re, Picasso më në fund mund të përballonte një apartament të ri dhe udhëtime të shumta.

  1. Sa kushton piktura më e vlefshme e Pikasos?

Në vitin 2015 në Nju Jork, “Les Femmes d’Alger” (Gratë e Algjerit) arriti në 164.7 milionë euro, duke e bërë atë një tarifë rekord për çdo pikturë të Pikasos.

Piktura e madhe është e fundit në një seri të pikturuar midis 1954 dhe 1955 u shit në shtëpinë e ankandit Christie.

E gjithë seria u ble në vitin 1956 nga Victor dhe Sally Ganz nga Galerie Louise Leiris në Paris për 2 milionë dollarë.

  1. Sa vjeç ishte Pikaso kur pikturoi pikturën e fundit?

Megjithëse autoportreti i fundit i njohur i Pikasos u përfundua pak më pak se një vit para vdekjes së tij, ai në fakt punoi deri në ditën kur vdiq, në moshën 91-vjeçare, më 8 prill 1973, në vilën e tij Notre-Dame-de Vie në Cote d’Azur.

Atje ai jetoi i izoluar me gruan e tij të dytë Jacqueline, e cila kryesisht e mbrojti atë nga bota e jashtme dhe fëmijët e tij të tjerë, dhe vajza e tyre Katerina. Ai ishte distancuar prej kohësh nga skena e gjallë e artit në Paris dhe qendrat e botës së artit ndërkombëtar, ku po quhej si “gjeniu i shekullit”.

10 Çfarë u la trashëgim Pikaso trashëgimtarëve të tij dhe pasardhësve?

Artistit la pas vetes katër fëmijë nga tri gra të ndryshme dhe tetë nipër e mbesa.

Menjëherë pas vdekjes së Pikasos, shpërtheu një mosmarrëveshje e ashpër ligjore midis trashëgimtarëve. Marrëdhëniet familjare ishin të ndërlikuara. Picasso u martua zyrtarisht dy herë.

Fëmijët e tij nga marrëdhënia e tij me Francoise Gilot – fotografi Claude Picasso dhe stilistja Paloma Picasso – si dhe nipërit e tij nga djali i tij legjitim – Paulo Picasso (1921-1975) – luftuan ashpër për pjesën e tyre të trashëgimisë së madhe.

Në vitin 1976, pasuritë materiale të lëna pas nga Picasso u vlerësuan rreth 696 milionë euro. Kjo përfshinte shtëpi, pasuri të paluajtshme, studio, prona të ndryshme dhe koleksionin privat të artit të Picasso-s me piktura të vlefshme nga artistë me të cilët ai miqësohej ose i admironte shumë, si Matisse, Miro, Modigliani, Cezanne dhe Van Gogh.

Pasuria artistike e piktorit të famshëm spanjoll u vlerësua në një vlerë prej 1.275 miliardë frangash. Kjo përfshinte: 1,885 piktura, 7,089 vizatime, 19,134 grafika, 3,222 punime qeramike, 1,228 skulptura dhe objekte, si dhe 175 libra skicash me rreth 7,000 vizatime, të cilat Picasso shpesh i bënte si skica paraprake të veprave të mëdha.

Pikturat, vizatimet dhe skulpturat e tij u bënë themeli i Muzeut Picasso në Paris, i cili u hap në vitin 1985 – ku edhe sot e kësaj dite turistë nga e gjithë bota vijnë për t’u mrekulluar me veprat e tij të artit./klankosova/KultPlus.com

OneBeat Balkans me koncert në Prishtinë, ambasadori Hovenier: Mos e humbisni këtë koncert

OneBeat Balkans pritet të sjell para jush një përjetim muzikor të jashtëzakonshëm në koncertin e datën 7 prill në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert do të paraqiten 11 muzikantë nga Serbia, Kroacia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe SHBA, të cilët janë bërë bashkë për të krijuar tinguj unikë që do të performohen para publikut për herë të parë. Si mysafirë special, OneBeat Balkans do t’i bashkohet edhe Visar Kuçi dhe Kori Okarina.

Këto ditë, grupi është mbledhur në Prishtinë ku edhe po bëjnë provat e fundit para koncertit dhe sot për vizitë ka shkuar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier teksa ka kaluar disa qaste me artistët e madje edhe kanë bërë pak muzikë bashkë.

OneBeat Balkans është i përbërë nga etni të ndryshme, andaj ambasadori Hovenier ka thënë se është e qartë solidarizimi dhe partneriteti që mund të arrihet përmes muzikës.

“I lumtur t’ju uroj mirëseardhje në Kosovë. Mos e humbisni këtë koncert”, shprehet ambasadori.

Ky koncert i OneBeat Balkans do të mbahet më datë 7 prill, në ora 20:00 në skenën alternative të Teatrit Kombëtar te ish ASK. / KultPlus.com

Organizimi për turizëm i shtetit shqiptar, Kosova shfaqet në hartë si pjesë e Serbisë

Ministrja e Qeverisë së Edi Ramës, Belinda Balluku ka treguar dje se kanë bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan, Konventën ndërkombëtare të turizmit bashkë me Organizatën Botërore të Turizmit.

Megjithatë gjatë zhvillimit të këtij organizimi të mbajtur dje në Shqipëri, në ekranin e prezantimeve është shfaqur edhe harta e shtetit të Kosovës si pjesë e Serbisë.

Kjo ka ndodhur derisa në panelin e folësve ishte prezente edhe vetë ministrja shqiptare Belinda Balluku, derisa në organizim ishin një numër i konsiderueshëm i të pranishmëve./Express/ KultPlus.com

Presidentja Osmani: Masakra e Rrezallës dëshmon masakrat e planifikuara nga serbët për shfarosjen e shqiptarëve

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, gjatë ceremonisë përkujtimore në fshatin Rrezallë të Skenderajt, ka thënë se kjo masakër e dëshmon edhe një herë planin e forcave serbe, synim i të cilëve ndër të tjera ishte shfarosja e shqiptarëve, shkruan KultPlus.

“Masakra e Rezallës dëshmoi edhe një herë tipologjinë e masakrave të kryera, të planifikuara e të udhëhequra nga forcat shtetërore serbe, synimi i së cilave ishin sulmet përndjekëse masive, vrasjet, dhunimet, djegia dhe shkatërrimi i pronës, deportimi i dhunshëm dhe shfarosja e popullatës civile shqiptare. Secili nga civilët e vrarë në këtë masakër e ka historinë dhe trashëgiminë e tij. Të gjithë së bashku, ndërkaq, janë dëshmi e krimeve makabre që ka kryer Serbia në Kosovë”, ka thënë Osmani.

Përndryshe sot, Rrezalla shënon 24 vjetorin e masakrës, në të cilën forcat serbe vranë 98 shqiptarë, 44 prej të cilëve, forcat serbe tentuan t’i zhdukin, me qëllim të fshehjes së gjurmëve. Një pjesë e këtyre trupave u gjetën më pas në Rudnicë të Rashkës.

Fundi i marsit dhe fillimi i prillit shënon përvjetorët e masakrave më të mëdha të vendit si ajo në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Masakra e Familjes Berisha në Suharekë, Izbicës, Qyshkut, Pastasellës, Burimit etj./KultPlus.com