Restaurohet Kulla e Sahit Avdylit, në Dujakë të Gjakovës

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se është restauruar Kulla e Sahit Avdylit, në fshatin Dujakë të Gjakovës, shkruan KultPlus.

Ministri Çeku, përmes një postimi në facebook ka thënë  se ruajtja e origjinalitetit dhe rifunksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore, është synim i MKRS, pasi mbrojtja e monumenteve kultivon krenarinë për të kaluarën dhe pasurinë kulturore të Kosovës.

‘Mikja, zemra ime, ku je?’

Poezi nga Sadik Bejko:

Mikja, zemra ime, ku je?
Ku jemi ne? Të kam menduar,
Po të shkruaj nën Pandemi
Mos jemi avulluar. Të sëmurë,
bërë si retë e tjerrura brigjeve,
të padukshëm për cilindo tani.
Dikur, harruar vetes, u dhuruam te kohërat tona.
Te ato që shkuan e vanë,
kohëra që gjaku
u shterrte në atë që quhej “atdhe”.
U blatuam nga ç’ish vetja jonë.
Tash kocka.
Nuk na njeh njeri.
Tash atdheu na qenkej tjetër.
Dhe kuptime, jetë na janë tjetër.
Vetja, e vockëla, ish vetja jonë ku mbeti?
Ku.. ku ndodhet ajo ish “e bukura” jonë?
Kush? Pyet kush?
Kush do të dijë për të tani?
Mikja ime, (ku je?) M’u zgjove
Të kërkova nën Pandemi./KultPlus.com

Kush ishte ‘Kancelari i Hekurt’ që e udhëhoqi Evropën në vitet 1860-1890?

Sot bëhen 208 vite nga lindja e një prej burrështetasve më të famshëm në historinë e Evropës,shkruan KultPlus.

Otto von Bismarck, lindi më  1 prill të vitit 1815. Bismarck ishte burrështetas konservator prusian, i cili qe në krye të politikës evropiane nga vitet 1860-1890 të shek. XIX.

Ai ishe kancelari i parë i Gjermanisë, udhëheqja e të cilit ishte ndërmjet viteve 1871-1890.

Bismarck qe kryeministër i Prusisë në vitet 1862–90, dhe bashkimi i Gjermanisë ishte qëllimi parësorë i tij. Prej vitit 1867, ai ishte Kancelar i Konfederatës Gjermane Veriore.

Pas formimit të Perandorisë Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si ‘Kancelari i saj i parë’ prej ku dhe ushtroi “Realpolitk” që i dha pseudonimin “Kancelari i Hekurt”.

Ai vdiç më 30 korrik 1898./KultPlus.com

Shënohet 80-vjetori i lindjes së poetit Sadik Bejko, në ceremoninë e drekës e nderuan edhe Ismail dhe Helena Kadare

Të enjten, më 30 mars 2023, në orën 11, në Shtëpinë Studio Kadare në Tiranë, u organizua një aktivitet i veçantë letrar, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Sadik Bejkos, njëri ndër poetët më të njohur dhe më të rëndësishëm të poezisë së sotme shqipe.

Manifestimi u organizua nga PEN Qendra e Shqipërisë, në cilin aktivitet morën pjesë shkrimtarë të nga Shqipëria, profesorë, gazetarë, miq të autorit, si dhe anëtarë të PEN Qendrës së Kosovës, Binak Kelmendi, Ibrahim Berisha, Avni Spahiu dhe Sali Bashota.

Nën moderimin e Entela Kasit, kryetare e PEN Qendrës së Shqipërisë, fjalët kryesore për jetën dhe krijimtarinë e Sadik Bejkos, i paraqitën Rudolf Marku dhe Sali Bashota.

Gjithashtu, diskutuan edhe Josif Papagjoni, Bujar Leskaj, Ymer Çiraku, Natasha Lako, Pandeli Koçi, Zyhdi Dervishi, Piro Loli, Çerçiz Loloçi, Brisi Trajko etj., ndërsa aktori Timo Flloko lexoi poezi të zgjedhura nga krijimtaria poetike e Sadik Bejkos.

Poeti Sadik Bejko u nderua me Mirënjohje të Veçantë, për kontributin e çmuar në promovimin e letërsisë dhe të kulturës shqiptare brenda dhe jashtë kufijve. Në emrin e PEN Qendrës së Kosovës dhe PEN Qendrës së Shqipërisë, mirënjohjen ia dorëzoi Binak Kelmendi.

Në drekën e organizuar nga familja ishin të pranishëm edhe shkrimtari Ismail Kadare, znj. Helena Kadare dhe Bujar Hudhri./KultPlus.com

Ekspozitë me portrete të kafshëve

Në vitin 1808, poeti dhe gjenerali i çuditshëm Lord Bajron porositi një portret në përmasa reale të një shoku të dashur. Jo një burrë i famshëm për trajtimin e tij të dashur ndaj të afërmve në jetën e tij (gruan e tij shumë të abuzuar, dashnoret e tij prej kohësh, madje edhe motrën e tij), portreti i shtrenjtë duket diçka befasuese. Kjo është, natyrisht, derisa tema e saj të bëhet e qartë: Lord Bajroni kishte porositur artistin prestigjioz me bazë në Nottingham, Clifton Tomson, të pikturonte një portret të qenit të tij, Lyon.

Midis radhëve të shkrimtarëve, poetëve dhe piktorëve, Bajroni nuk ishte i vetëm në paraqitjen e qenit të tij në bojë. Të gjithë, që nga piktori aristokratik i portreteve të shekullit të 18-të, Thomas Gainsborough, deri te artistja franceze e shekullit të 19-të, Rosa Bonheur, e kthyen syrin e tyre artistik drejt shoqes së tyre me katër këmbë. Këto portrete – duke filluar nga antikiteti deri në ditët e sotme – janë subjekt i ekspozitës së përzemërt dhe argëtuese të Koleksionit Wallace, Portrete of Dogs: From Gainsborough to Hockney.

Në të gjithë ekspozitën, format e mermerit të The Townley Greyhounds (shekulli II pas Krishtit) qëndrojnë vetëm pak larg nga skicat e Leonardo da Vinçit të shekullit të 15-të të putrës së një qeni. Format shqetësuese të taksidermisë së qenve të lapsit të shekullit të 18-të shikojnë skicën intime të piktorit të oborrit francez të shekullit të 17-të, Simon Vouet, të një qenushi ulur me këmbët e hapura.

Por, në çdo ekspozitë britanike për kafshët që ka kufizuar shtrirjen e huazimeve të saj (koleksioni Wallace nuk ka huazuar asgjë nga jashtë), do të ketë një emër që dominon: artisti i shekullit të 19-të Edwin Landseer. Përgjithësisht mendohet se nuk është në modë tani, portretet e tij të zagarëve me pamje fisnike numërohen më shumë se një duzinë në këtë shfaqje.

Landseer ishte një piktor i portreteve të kafshëve për familjen mbretërore dhe aristokracinë: ai pikturoi Dash-in e dashur të Mbretëreshës Victoria, si dhe qen të tjerë në pronësi të saj dhe Princit Albert. Por ai gjithashtu i mësoi çiftit se si të vizatonin dhe të pikturonin. Këtu, të shfaqura për publikun për herë të parë, janë bojëra uji çuditërisht jetësore dhe jetësore që çifti mbretëror bëri nën tutelën e tij.

Pas një seksioni mbi vdekjen – Varri i Plutonit i Lucian Frojdit, i vitit 2003, ulet pranë veprës së Landseer-it të sentimentalitetit kiç të shekullit të 19-të, duke treguar një qen të pikëlluar për zotërinë e tij, Kryevajtorin e Bariut të Vjetër – ekspozita përfundon me gëzim tekniko-ngjyrësh: gjashtë portrete të daçit të tij nga David Ho. , Stanley dhe Boodgie. Çdo pozë që ata godasin – nga shtrirja në shtrat me kokë poshtë apo ulur deri tek vëmendja – ka pararendësin e saj në shekujt e portreteve të qenve përpara tyre.

Ekziston një tundim për ta quajtur një ekspozitë si kjo “populiste”; një mënyrë e thjeshtë për t’i shitur biletat çdo pronari qeni që respekton veten. Por, kur është kaq e kuruar dhe e ekzekutuar, ka vlerë të vërtetë edhe për artdashësit./thetelegraph/KultPlus.com

“Killers of the Flower Moon” do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Kanë

Drama kriminale e Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”, do të ketë premierën e saj botërore në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë më 20 maj.

Festivali i Kanës është i kënaqur të mirëpresë Martin Scorsese, Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Lily Gladstone, Jesse Plemons, Cara Jade Myers, JaNae Collins, Jillian Dion, Tantoo Cardinal, së bashku me anëtarë shtesë të ekipit të filmbërësve, thanë orgazatorët.

Scorsese dhe Eric Roth shkruan skenarin bazuar në librin e David Grann, i cili zhvillohet në Oklahoma të viteve 1920 dhe përshkruan vrasjet e anëtarëve të kombit Osage të pasur me naftë.

Filmi pritet të dalë në kinema më 6 tetor./klankosova/KultPlus.com

78 vite nga masakra e Tivarit

Në Tivar më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër del se ky numër mund të jetë shumë më i madh.

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Tito i shfrytëzoi këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi.

Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqëndruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”, urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII,e cila po marshonte për Serbi.

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtrisë jugosllave, mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.

Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të”Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë,kishin zgjedhur rrugën Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Podujeva,Prishtina,Kaçaniku,Ferizaji,Gjilani,Lipjani,Shtimja,Thera- nda,Burimi,Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni… etj.

Fiton Arsenali, shënon edhe Xhaka

Arsenali ka arritur ta marrë një fitore të rëndësishme përballë Leeds me rezultat 4-1.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në pjesën e parë, ku Gabriel Jesus shënoi nga penalltia në minutën e 35-të të takimit.

Më të nisur pjesa e dytë, White shënoi për 2-0, ndërsa në minutën e 55-të, Jesus shënoi për golin e dytë personal.

Në minutën e 76-të, Kristensen shënoi një gol të bukur nga distanca për Leeds, ndërsa Xhaka në minutën e 84-të shënoi për 4-1.

Me këtë fitore, Arsenali është 8 pikë larg Cityt, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar./klankosova/KultPlus.com

‘Oj zogo jelek me vija, a i ke pa shoqet e mija…’ (Video)

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e muzikës popullore shqipe, e cila lindi në Gjonaj të Prizrenit, më 25 tetor të vitit 1952, shkruan KultPlus.

Antarësimi në Shoqërinë Kulturo-Artistike të Prizrenit, ishte hapi bazë për karrierën e saj, në muzikën popullore.

‘Ylli i bardhë, djalë i dashur’, ishte kënga e parë me të cilën Hoxha u paraqit para publikut në një koncert në Prishtinë. Nga këtu, mori pëlqimin e këngëtarëve të kohës, të cilët e shihnin si këngëtare me perspektivë, dhe më këtë i hapen dyert e incizimit të këngëve të saja në RTP. 

‘Qetësia e lartë mbretëron mbi ne’, ‘Sa më shpejt ma vure këmbën’, ishin këngët e para të saj, të cilat u transmetuan në media.

Dhe nga viti 1972, Nazmie Hoxha ishte pjesëmarrse e rregullt në festivale të ndryshme që organizoheshin gjatë asaj kohe në Kosovë. Po ashtu, ajo mori pjesë edhe në organizime të ndryshme jashtë vendit.

‘Si dukat i vogël je’ dhe ‘Shtrona moj nuse, shtrona…’, ndër të tjera janë këngët e saj më të famshme.

Ajo vdiç më 5 maj 2007 në Prishtinë./KultPlus.com

https://fb.watch/jE2i-64nsM/

Performanca e Filharmonisë në qytetin e Gjakovës (FOTO)

Mbrëmë në qytetin e Gjakovës, Filharmonia e Kosovës ka mbajtur koncert të muzikës klasike, në të cilin u interpretuan vepra nga kompozitorët J. Brahms, C. M. von Weber dhe A. Dvorak, shkruan KultPlus.

Performanca e Filharmonisë, e cila lëvizi nëpër disa vepra të periudhës së romantizmit, u dirigjua nga Lirjona Sylejmani, dhe si solist pati Ardit Ibrahimin.

Ky koncert qe pjesë e platformës ‘Skena Iuvenis’ përmes së cilës Filharmonia e Kosovës mbështet muzikantët e gjeneratës së re në zhvillimin e tyre profesional.

Pjesë e koncertit i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë, ishin edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

KultPlus ju sjell fotografi nga koncerti i mbajtur mbrëmë në Gjakovë:

Kohët po ndryshojnë

Nga: Bob Dilan

Shqipëroi: Bujar Meholli

Njerëz ejani dhe mblidhuni
kudo që jeni anembanë,
shihni se rreth jush ujërat
po pluskojnë
e kur së shpejti do të shpërthejnë
gjer në kocka do të lageni.
Për kohën tuaj duhet të luftoni
që ta shpëtoni
përndryshe do të fundoseni
porsi një gur
nëse nuk mësoni not
sepse kohët po ndryshojnë.

Shkrimtarë dhe kritikë
që me pendë bëni profeci
këtu ejani,
bëni sytë katër
sepse erdhi shansi juaj,
fjalët që thoni matni mirë
a nuk e shihni që
bota po vërtitet
dhe nuk dihet se në emrin
e kujt do të ndalojë
ai që ka humbur sot
nesër do të fitojë
sepse kohët po ndryshojnë?

Senatorë dhe kongresmenë
ju lus që ta dëgjoni këtë thirrje
aty tek dera mos qëndroni
kalimin tutje mos e bllokoni,
ai që sot lëndohet
nuk do të mund të shërohet,
atje jashtë seç ka një luftë
nga dridhjet dritaret do t’ua shkund
edhe muret do t’jua plasaritë
sepse siç e shihni
kohët po ndryshojnë.

E pra, nëna dhe baballarë
brenda vendit kudo që të jeni
ju lus që mos të kritikoni
atë që dot s’mund ta kuptoni,
siç e shihni bijtë dhe bijat tuaja
më nuk mund t’i komandoni
idetë tuaja të vjetra
ndjeshëm po dalin nga moda,
ju lus që këtë rrugë të re ta merrni
dhe të reflektoni
sepse kohët po ndryshojnë.

Perdja ka rënë tashmë
mallkimi ka dalë
ai që sot është i shpejtë
nesër do të shkojë fare ngadalë,
e tashmja do të shkrihet të thërmohet
të nesërmen veçse e shkuar do të bëhet,
kjo hierarki po rrënohet
e po shembet shpejtazi,
ai që sot është i pari
nesër krejt i fundit do të jetë
sepse kohët, po,
kohët po ndryshojnë…

“Kohët po ndryshojnë” është një prej këngëve më të njohura të Dilanit, kantautorit amerikan që fitoi Çmimin “Nobel” në Letërsi. Kënga u bë sidomos e famshme viteve të fundit, prej Steve Jobs, i cili në biografinë e tij e përmend si një prej frymëzimeve më të mëdha. /KultPlus.com

Arturo Toskanini, historia e një gjeniu

Arturo Toskanini, lindi më 25 mars 1867 në Parma të Italisë dhe vdiq më 16 janar 1957 në Nju Jork, dirigjent italian me pasione dhe principe, konsiderohet si një prej dirigjentëve të mëdhenj virtuozë të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Njeriu i bindjeve muzikore dhe politike: dirigjent i famshëm, senator i përjetshëm, i njohur për shfaqjet e tij të mrekullueshme.

Toskanini studioi në konservatorët e Parmës dhe Milanos, me synimin për t’u bërë violinçelist. Në moshën 19-vjeçare, kur luante në shtëpinë e operës në Rio de Zhaneiro, ai u thirr për të dirigjuar dhe për të luajtur “Aidën” e Xhuzepe Verdit. Shumë shpejt me talentin dhe punën e tij të palodhur fitoi famë si dirigjent jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. U emërua drejtor muzikor i “La Scala” Milano, në vitin 1898, si dhe i Metropolitan Opera, New York City, në 1908. Ai udhëhoqi Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Nju Jorkut nga viti 1928 në 1936 dhe orkestra u shfaq në të gjithë botën, përveç atyre të Italisë dhe Gjermanisë gjatë regjimeve fashiste. Nga 1937 deri më 1954 ai drejtoi NBC Symphony, një orkestër e sponsorizuar nga rrjeti i radiove amerikane.

Toskanini u bë i njohur kryesisht për interpretimin e operave të Verdit dhe simfonitë e Bethovenit, por edhe nga ekzekutimi i mrekullueshëm i muzikës së Vagnerit. Interpretimet e tij binin në sy sa u përket hollësive të formulimit, intensitetit dinamik, si dhe konceptit të formës thelbësisht klasik. Dirigjenti i apasionuar do mbetet i paharruar në kujtesën e anëtarëve të orkestrës, i cili, edhe pse vuante nga dobësimi i shikimit, ai vijonte të dirigjonte me atë çfarë kishte regjstruar në kujtesë. Udhëhoqi artistët që punonin nën drejtimin e tij me një përkushtim, që shpesh i bënte instrumentistët ta shihnin me syrin e një idhulli.  Ishte tipike e karakterit të tij që nëse donte të bënte diçka në jetë, atëherë dëshironte ta bënte atë në mënyrë të përkryer. Gjatë kohës që drejtoi “La Scala” (“Teatri” i tij) ai reformoi mënyrën e përfaqësimit dhe asistencën ndihmëse: kërkoi ndriçimin dhe pozicionimin e saj nëpër gjithë cepat, e përshtatshme për orkestrën, drita të lehta në sallë, eliminoi galetat, ndaloi hyrjen e të ardhurve me vonesë në sallë, kërkoi unitet midis këngëtarëve, orkestrës, korit, regjisë, skenografisë dhe kostumeve. Po ashtu, publiku u edukua ta konsideronte teatrin jo si një burim argëtimi, por si një institucion i pajisur me një funksion moral dhe estetik, që depërton në jetën e shoqërisë dhe në jetën e një kulture.

Në 1937 vijoi të debutojë sërish në SHBA, periudhë kur filloi të transmetojë edhe televizioni koncertet e mëdha të Maestros. Një audiencë e re dhe shumë e madhe filloi të dëgjonte muzikën e tij, duke e shndërruar kështu Toskaninin në një idhull të vërtetë, një makinë mediatike me efektivitet të rrallë. Fotografët nuk presin që anija e tij të ankorohej, duke e verbuar mjeshtrin nga farfuritjet e shkrepjeve të herëpashershme, por edhe duke provokuar, si zakonisht, ndonjë shpifje të tmerrshme. /konica.al/KultPlus.com

Louvre, muzeu më i vizituar në botë

Muzeu më i vizituar në botë vijon të jetë Louvre i Parisit. Në vitin 2022 janë regjistruar rreth 8 milionë hyrje ndërkohë që në vitin e pandemisë ishin me pak se 3 milionë.

Ndërsa në vend të dytë renditen muzeumet e Vatikanit, që kalojnë nga vendi i 10, dhe ndiqen në vendin e tretë të podiumit nga British Museum i Londrës, e më pas ai Uffizzi në Firenze, djepi i artit botëror të Rilindjes, njëkohësisht i cilësuar si muzeu më i bukur në botë.

Sipas renditjes së realizuar nga Revista e Artit, në 100 muzeumet me të rëndësishëm të botës gjatë vitit që lamë pas janë regjistruar 141 milionë bileta. Megjithatë situata post pandemike është ende larg 230 mln hyrjeve të regjistruara në vitin 2019.

‘Po t’jemi bashkë ne të dy, do t’na shikjojnë me zili’ (VIDEO)

Në kohën e diktatures, çdo krijim duhej ti nënshtrohej kërkesave të asaj periudhe, andaj, edhe këngët cungoheshin deri në atë masë që shpeshherë deformoheshin nga origjinalja.

Kënga e famshme “Kur perëndon dielli”, me tekst të Zef Lekajt e muzikë të Leonard Dedës, është një ndër këngët që ka pësuar ndryshime.

Kjo këngë, tashmë njihet më shumë me titullin ”Po të jemi bashkë ne të dy”, mirëpo në versionin e saj origjinal kënga titullohet ”Kur perëndon dielli”, shkruan KultPlus.

Leon Lekaj, djali i Zef Lekajt, ka publikuar versionin e parë të kësaj kënge, që për dhjetëra vite është kënduar me versionin ashtu si e ka kërkuar koha.

KultPlus ju sjell videon e kësaj këngë të realizuar në vitin 1960, nën intepretimin e Lucie Milotit dhe Xhevdet Hafizit.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Mbeta gjithë ditën hijeve
Se m’than nën hije rri
Etjen e shova krojeve
Krojeve ku pin ti

Flaka ju raft-o hijeve
Qi s’mujtën me m’freskue
Turbullt asht uji krojeve
Se etjen s’ma kan shue

Po t’jemi bashk’ ne të dy
Do t’na shikjojn me zili
E do t’na flasin në sy
Sa duhemi un’ e ti. /KultPlus.com

Çamçakëzi i Robert Downey Jr shitet për 55,000 dollarë

Çamçakëzi i yllit 57-vjeçar të Marvel, Robert Downey Jr, u shit  për 55,000 dollarë. Gjithçka nisi si shaka kur më 13 shkurt, ai ngjiti një pjesë të tij në ceremoninë e inaugurimit të yllit të tij  në “Walk of Fame” në Hollywood, tw mikut tw tij Jonathan Colly Favreau.

Por, tani ai çamçakëz është në ankand në internet. Ndërsa shitësi tha se çamçakëzi i përkiste Robert Downey Jr., ai gjithashtu deklaroi se ata që duan të jenë të sigurt mund të bëjnë një test të ADN-së.

Titulli ‘Iron Man’, i firmosur më parë nga aktori i njohur dhe krijuesi i ‘Iron Man’, ‘Stan Lee’, është shitur gjithashtu për 8998 dollarë./abcnews.al/ KultPlus.com

Festivali ndërkombëtar ‘Marie Kraja’, fitues shpallet tenori Cuan Wang

Mbrëmë është mbajtur festivali ndërkombëtar “Marie Kraja”, me shumë artistë nga e gjithë bota.

Vendin e parë dhe kupën fituese të këtij festivali e mori tenori nga Kina, Cuan Wang. Njëkohësisht gara e këngës fituese u mbajt Soprano nga Washingtoni Catherine Wethington dhe Era Rusi.

Në festivalin madhështor artistët ofruan performanca mahnitëse, të cilat u ndoqën me shumë admirim nga performuesit. Skena gjigante e këtij evenimenti, mirëpriti edhe artistët të cilët falenderuan dhe përshëndetën personat që kanë dhënë kontributin e tyre në opera.

Festivali Ndërkombëtar i Këngëtarëve Operatorë “Marie Kraja” është i vetmi event në Shqipëri që synon të promovojë dhe zhvillojë talentet në fushën e artit operistik nëpërmjet një ndërfaqeje mes talenteve nga vende të ndryshme të botës, duke organizuar një konkurs të standardeve artistike ndërkombëtare. dhe një shkëmbim përvojash, i cili është shumë i rëndësishëm për këtë zhanër të artit.

Juria ndërkombëtare me anëtarë si drejtorë të shtëpive kombëtare të operës evropiane, këngëtarë operistikë, presidentë agjencish operistike ndër më të suksesshmit, ndihmon në promovimin e arritjeve të këtij Festivali në mbarë botën.

Festivali Ndërkombëtar i Këngëtarëve Operatorë “Marie Kraja” u inicua në vitin 1999 nga zonja Zana Çela. Me Shoqatën “Kulturë-Media-Arte” që drejtonte, zonja Cela ka mundur të sensibilizojë institucione dhe organizata të ndryshme shqiptare dhe të huaja që e mbështesin atë dhe janë partnerët kryesorë të Festivalit./TopChannel/ KultPlus.com

‘Nëse refuzoni të kujtoni ëndrrat tuaja, ajo që po bëni në të vërtetë është të mohoni ekzistencën tuaj’

Fritz Perls (1893 – 1970) ishte një psikiatër, psikanalist dhe psikoterapist me origjinë gjermane.

Perls shpiku termin “Terapi Gestalt” për të identifikuar formën e psikoterapisë që ai zhvilloi me gruan e tij, Laura Perls, në vitet 1940-1950. ​​Thelbi i procesit të terapisë Gestalt është ndërgjegjësimi i shtuar për ndjesinë, perceptimin, ndjenjat trupore, emocionet dhe sjelljen, në momentin aktual.

Për kënaqësinë e lexuesve kemi sjellë disa prej thënieve më të bukura të Perls:

“Të presësh që bota të të trajtojë me drejtësi sepse je një person i mirë është njësoj si të presësh që një dem të mos të sulmojë sepse je vegjetarian.”

“Gjithçka rrjedh kur gjeni mirëqenien mendore.”

“Të jesh i pranishëm tani do të thotë të bashkosh vëmendjen dhe vetëdijen.”

“Trupi di gjithçka. Ne dimë shumë pak. Intuita është inteligjenca e trupit.”

“Detyra e çdo personi është të zbulojë se çfarë po e bllokon një situatë jete.”

“Unë nuk jam në këtë botë për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve, as nuk mendoj se bota duhet të përputhet me të miat.”

“Të piqesh do të thotë të marrësh përgjegjësinë për jetën tënde, të jesh vetëm.”

“Të mësuarit është zbulimi se diçka është e mundur.”

“Varësia jonë na bën skllevër ne, veçanërisht nëse kjo varësi është një varësi e vetëvlerësimit tonë. Nëse keni nevojë për inkurajim, lavdërim, përkëdhelje në shpinë nga të gjithë, atëherë ju i bëni të gjithë gjykatësit tuaj.”

“Personi që ka kontrollin është personi që mund të heqë dorë nga kontrolli.”

“Mik, mos u bëj perfeksionist. Perfeksionizmi është një mallkim.”

“Është shumë e rrallë që njerëzit të jenë në gjendje të flasin dhe të dëgjojnë. Shumë pak dëgjojnë pa folur.”

“Ankthi është eksitim pa marrë frymë.”

“Bëhuni vetvetja, shprehuni lirshëm dhe pa frikë. Në fund të fundit, ata që ju duan vërtet nuk do t’i shqetësojnë ato që thoni ose bëni.”

“Mos mendo aq shumë… Ndjej.”

“Dhimbja ka për qëllim të na zgjojë … Dhimbja është diçka që duhet bartur, si një radio. Ju e ndjeni forcën tuaj në përvojën e dhimbjes. E gjitha varet nga mënyra se si e mbani atë.”

“Ne duhet të mësojmë të tolerojmë të vërtetën, edhe nëse ajo lëndon krenarinë tonë.”

“Asgjë nuk ka kuptim pa kontekstin e saj. Kuptimi në vetvete, dhe i izoluar, nuk ekziston.”

“Fakti që ne jetojmë jetën tonë duke përdorur një përqindje kaq të ulët të potencialeve tona është sepse ne nuk jemi të gatshëm ta pranojmë veten ashtu siç jemi.”

“Ne nuk e lejojmë veten – ose nuk na lejojnë të tjerët – të jemi plotësisht vetvetja.”

“Nëse refuzoni të kujtoni ëndrrat tuaja, ajo që po bëni në të vërtetë është të mohoni ekzistencën tuaj.”

“Ndryshimi është një mundësi.”

“Secili është përgjegjës për drejtimin e jetës së tij drejt asaj që dëshiron.”

“Ne nuk mund të shpëtojmë nga shqetësimet dhe parehatitë e së tashmes.”

“E kaluara rrëmben të tashmen tonë.”

“Përmirësimi i jetës sonë përfshin të dish se si të vendosim përparësi.”

“Vetmia është në fakt vendi ku mund të lidheni me ndjenjën e përkatësisë.”

“Shpërqëndrimet janë gjithashtu pjesë e rrugëtimit tonë të jetës.”

“Përpjekja është gënjeshtër. Unë do të përpiqem do të thotë që ju nuk keni asnjë qëllim serioz për ta bërë atë. Nëse vërtet planifikoni ta bëni atë, thoni: “Unë do ta bëj”; dhe nëse jo, thuaj: “Nuk do ta bëj”. Ju duhet të flisni qartë në mënyrë që të mendoni qartë dhe të veproni qartë.”

“Ka shumë potencial te njerëzit, por të dish se si ta zbulosh kërkon gjithashtu talent.”

“Frika nga vdekja do të thotë frikë nga jeta.”

“Lëreni planin më të mirë për ju të lindë nga brenda jush.”/KultPlus.com

42 vjet nga demostratat e vitit 1981

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave.

Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.

Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.

Forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur./KultPlus.com

24 vjet nga masakra në Lybeniq të Pejës

Gjenocidi i kryer në Lybeniq të Pejës ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore-ushtarake dhe para-ushtarake serbe në Kosovë.

Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.

Më 1 prill 1999 në Lubeniq të Pejës, njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit. 

Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore. / KultPlus.com

Çfarë do t’i bëjë britanikët ta duan muzikën klasike?

Kur luftohet një formë kulturore, njerëzit që e duan dhe e vlerësojnë marrin mbrojtje. Ata rrethojnë vagonët, gjuajnë me tenxhere këdo që duket armiqësor dhe ruajnë sendin që po mbrojnë si ndonjë relike të shenjtë.

Ekziston një rrezik që kjo mund të ndodhë me muzikën klasike dhe vështirë se mund të fajësohen qarkorët e vagonëve. Qeveria është indiferente, sistemi shkollor e mënjanon atë, ideologët që urrejnë çdo gjë “mashkullore, të zbehtë dhe bajate” e sulmojnë atë dhe vendimet e fundit nga Këshilli i Arteve në Angli dhe BBC (veçanërisht në lidhje me Britten Sinfonia dhe BBC Singers) sugjerojnë armiqësi të hapur. Për të mos përmendur problemin e plakjes së audiencës, pasojat e vazhdueshme të Covid-it dhe erërat e kundërta ekonomike.

Por të shpallësh vlerën e veçantë të një forme arti, si nga një foltore, nuk është domosdoshmërisht mënyra më e mirë për të fituar miq të rinj. Sigurisht që muzika klasike mund ta lartësojë shpirtin, por gjithashtu mund ta qetësojë dhe argëtojë atë – me kusht që kampionët e formës së artit të angazhohen me shijen e zakonshme dhe me kulturën më të gjerë.

Për të kuptuar domosdoshmërinë e kësaj, mjafton ta kthesh mendjen në mesin e shekullit të kaluar, kur muzika klasike kishte shumë miq, në të gjitha nivelet e shoqërisë. Shenja më e sigurt për këtë është se muzikantët klasikë shiheshin vazhdimisht në media. Idhulli britanik i matinée Malcolm Sargent ishte një emër i njohur, ashtu si edhe Leonard Bernstein. Para tij, Arturo Toscanini shihej rregullisht në TV prime-time, duke drejtuar orkestrën që kompania e transmetimit krijoi për të, Orkestrën Simfonike NBC. Dirigjentë, kompozitorë dhe instrumentistë e këngëtarë të mirë ishin të ftuar të rregullt në chat show.

Hera e fundit që mbaj mend që kjo ndodhi me ndonjë rregullsi ishte në emisionet e bisedave të Terry Wogan në mesin e viteve 1980, kur u shfaqën, ndër të tjera, violinisti me flokë të mprehta Nigel Kennedy, këngëtarja e operës Montserrat Caballé dhe Sir Michael Tippett i moshuar dhe tepër i dashur.

Shikoni përreth tani, dhe është e vështirë të mendosh për muzikantë klasikë që kanë atë lloj njohjeje emri. Sigurisht, Simon Rattle është diçka si një hero kulture brenda muzikës klasike, sepse ai është gjithmonë i gatshëm të qëndrojë jashtë kur dalin lajmet për shkurtimet më të fundit. Por për pjesën tjetër të vitit ai është i padukshëm. A mund ta imagjinoni atë si të ftuar në Big Show të Michael McIntyre? Me siguri jo.

Unë do të doja të sugjeroja një arsye pse muzika klasike po zbehet nga jeta jonë kulturore është se ajo trajtohet me një respekt kaq mbytës (kur nuk shpërfillet apo sulmohet). Askush nuk e satirizon më. Zoti e di që ka shumë për të satirizuar në muzikën klasike, kur mendon për formalitetet e çuditshme të jetës së koncerteve dhe rëndësinë e vetes së disa artistëve klasikë. András Schiff është një artist i mrekullueshëm, bekojeni, por kombinimi i orës së vjetëruar me vetëdije dhe tërbimit kundër filistinizmit të botës thërret për një tërheqje të këmbës. Sa i përket operës, absurditetet e saj janë aq të patenta sa është çudi që dikush e merr seriozisht.

Dëshira për të parodizuar aspektet qesharake të muzikës klasike dhe operës u shfaq – siç mund ta prisnit – pikërisht në momentin kur ato forma arti filluan ta merrnin veten vërtet shumë seriozisht. Askush nuk do të donte të parodizonte Mozartin, sepse ai ishte thjesht shumë i zënë duke punuar drejt afatit të ardhshëm për t’i dhënë vetes hijeshi dhe hijeshi. Ejani përpara vetëm gjysmë shekulli në epokën romantike, dhe gjërat janë shumë të ndryshme. Kompozitorët dhe interpretuesit tani pretendonin se ishin shikues në kërkim të “muzikës së së ardhmes”, duke banuar në një plan më të lartë se të vdekshmit e zakonshëm. Liszt i bëri zonjat të hidhëroheshin me virtuozitetin e tij, Wagner thirri një botë të tërë mitike perëndeshash me helmeta dhe dragonj hakmarrës

E gjithë kjo dha një material të mrekullueshëm për karikaturistët. Ata e treguan Wagnerin duke ngulur gozhdë me gëzim në veshët e dëgjuesve të tij dhe Liszt-in duke luajtur një piano aq dhunshëm sa u drodh në një mijë pjesë. Në shekullin e 20-të, dëshira për të satirizuar muzikën klasike u përhap në zhanret e reja të komedisë stand-up dhe në mediat e reja. Vëllezërit Marks dërguan opera në një Natë në Opera dhe në filmat vizatimorë muzika klasike u tall pandërprerë. “Sistemi me 12 nota” i Schoenberg u parodi në filmin vizatimor të Tom dhe Xherrit “Macja që i urrente njerëzit”, dhe në “Concerto Cat” Tom dhe shoku i tij i vogël luftojnë përmes mediumit të Rapsodisë Hungareze nr. 2. Në filmin vizatimor Bugs Bunny Long-haired Hare Bugs imiton dirigjentin e madh yll Leopold Stokowski në podium, duke ndezur dhe fikur orkestrën me një lëvizje të thjeshtë të stafetës së tij.

Duke ardhur në kohët më të fundit, ju gjeni imitimin e drejtpërdrejtë të Dudley Moore të Peter Pears duke kënduar Little Miss Muffet dhe skicën e pavdekshme Morecambe dhe Wise ku “Z. Preview”, i njohur ndryshe si André Previn drejton orkestrën në Koncertin për Piano të Grieg, ndërsa në piano Eric Morecambe gjen një duzinë mënyrash të ndryshme për të mos e nisur veprën.

Unë isha shumë i ri në atë kohë, por nuk mbaj mend që dikush të pretendonte se ky skeç tregonte një mungesë të turpshme respekti për formën fisnike të artit të muzikës klasike. Njerëzit atëherë nuk ishin infektuar me sëmundjen e tmerrshme të “respektit”, e cila vendos një kordon nderimi artificial rreth çdo gjëje që konsiderohet të jetë e vlefshme nga ndonjë grup me interes të veçantë. Ata e kuptuan se në jetën kulturore asgjë nuk është e shenjtë dhe se gjithçka është në dorë të humoristit – sepse satira dhe tallja nuk janë armiku, ato janë ana tjetër e medaljes së dashurisë dhe pasionit. Një ose dy humoristë bashkëkohorë e kuptojnë këtë, veçanërisht Rainer Hersch, i cili ndërthur dashurinë dhe njohuritë e mëdha të muzikës klasike me një sy të pagabueshëm për absurditetet e saj.

Duke thënë këtë, nuk mund të fajësohet bota klasike që është kaq e turpshme. Është e vështirë të bësh shaka për atë që të pëlqen kur sulmohet, dhe muzikantët tanë klasikë kanë para vetes shembullin e Evropës kontinentale, ku satira dhe muzika klasike nuk përzihen absolutisht kurrë. Respekti për formën e artit në Gjermani është pozitivisht nderues, por pyes veten nëse në afat të gjatë kjo mund të mos jetë vetë-shkatërruese.

Ndjenja ime është se një angazhim i thellë me një formë arti nuk shprehet më së miri përmes një respekti të ashpër dhe mbytës. Kur Stravinsky mori pjesë të ndryshme të muzikës baroke italiane të panjohura si bazë për baletin e tij të madh neoklasik Pulcinella, duke i nënshtruar ato ndaj shtrirjeve dhe shtrembërimeve të zgjuara “kubiste”, ai u akuzua për mungesë respekti për burimet e tij. Serge Diaghilev, impresario që porositi punën, ishte në fakt një nga mosmiratuesit; sipas kompozitorit, ai shkoi me muaj të tërë me një shprehje që sugjeronte “Shekulli i Tetëmbëdhjetë i ofenduar”. Stravinsky kishte një kundërpërgjigje të thjeshtë për mosmiratuesit: “Ju respektoni, unë të dua”.

Këshilla ime e Vitit të Ri për botën e muzikës klasike është—mos u varni kaq shumë për të fituar respekt për muzikën klasike. Mos harroni se ajo gjithashtu mund t’i bëjë njerëzit të qeshin, dhe nëse mund t’i bëni njerëzit të qeshin me muzikën klasike, ata tashmë janë në gjysmë të rrugës për ta dashuruar atë./thetelegraph/KultPlus.com

Rrëfimi i reporterit amerikan të ‘The Christian Science Monitor’ rreth vizitës së tij në Tiranë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të enjten e 30 janarit 1930, në faqen n°16, rrëfimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth vizitës së tij asokohe në kryeqytetin shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tirana, qyteti i shpresës

Burimi : The Christian Science Monitor, e enjte, 30 janar 1930, f.16

Ajo që më pëlqen më shumë nga të gjitha është ardhja në një qytet – mbërritja pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm. Më vjen të bërtas, “Epo, zgjohu, qytet i vjetër dhe thuaj “Përshëndetje”, ja ku jam përsëri, bëj pak bujë për mua.”

Më pëlqen të vij mbi urat e Budapestit, veçanërisht kur flamujt valëviten dhe kërcejnë dhe rrjedhin nga të gjithë brezat dhe kabllot e tyre. Më pëlqen të arrij në Vjenë dhe të nxitoj në hotelin tim të thjeshtë e të pastër, ku të gjithë janë të sjellshëm, flasin me zë të butë dhe përpiqen të më bëjnë të ndihem mirë, në një mënyrë të qetë. Dhe unë kam një lidhje të pakufishme për Gjenevën, atë kryeqytet botëror të vrazhdë, të ashpër, të përpiktë, shpengues.

Në Gjenevë të gjitha dyert janë të hapura dhe të gjitha kalimet janë të lira. E gjithë bota është e mirëpritur dhe asnjë person me uniformë nuk do të më frikësojë e të më kufizojë. Gjeneva është vendi ku rregullohen gjërat. Dhe kjo është arsyeja pse ka liri. Në Gjenevë fjala juaj është e mirë. Ju jeni i pranuar si një njeri i nderuar. Nga ju pritet që të jeni polici i vetes dhe të aplikoni sanksionet tuaja. Kjo është arsyeja pse ekziston liria. Një popull pa kufi praktik ka bërë një shtëpi për të gjithë ëndërrimtarët e botës. Oh, nuk ka asnjë makinë që i çon njerëzit në Gjenevë aq shpejt sa të më përshtatet mua.

***

As për Tiranën, kryeqytetin e vogël të një vendi të vogël modest. Më pëlqen të mbërrij në Tiranë. Por jo me tren. Nuk ka tren në Shqipëri. Me automobil ose aeroplan. Më pëlqen shpresa dhe besimi i zjarrtë i këtij kryeqyteti të ri. Sa me ngazëllim eci nëpër këto rrugë të drejta, të gjera, të asfaltuara, ku dy vjet më parë kishte vetëm rrugica të shtrembëra me kalldrëm. Sa e bukur është ajo radhë e gjatë e llambave të reja të rrugës që sonte do të shkëlqejnë me dritën e centralit të ri elektrik.

Sa e këndshme është të gjesh një popull që flet një gjysmë duzinë gjuhësh. Çfarë kënaqësie të paguash në dollarë ose paund, lireta ose dinarë dhe të marrësh monedha ari ose argjendi të mbledhura nga të paktën një duzinë vendesh, të gjitha duke kaluar pikërisht për vlerën e tyre të brendshme. Sa magjepsëse është vlera e brendshme, çiltërsia, sinqeriteti dhe mungesa e nënshtrimit të gjithë jetës shqiptare. Kur hyni në një restorant, kaloni nëpër kuzhinë dhe shihni një numër të madh gjellësh në tiganë të hapur mbi sobë dhe duke avulluar para syve tuaj. Nuk ka kapakë për t’u ngritur dhe asnjë sekret të fshehur dhe asnjë ushqim të zakonshëm të fshehur nën emra të shijshëm e të huaj.

Të gjitha dyqanet dhe punëtoritë janë gjithashtu të hapura këtu. Artizanët e aftë, duke u ulur në platforma të shtruara me qilima në kufi me rrugën, bëjnë shalë ndërsa i shikoni. Të tjerë shypin, shtrydhin, formojnë dhe rruajnë leshin e bardhë, dhe ja, para syve tuaj shfaqen plisa (qylafë) të pastër, të pastër si bora e re. Më tutje, burra të moshuar ulen këmbëkryq dhe zdrukthojnë sandale prej druri; ndërsa fqinjët e tyre, po aq të aftë, bëjnë mokasina prej lëkure derri. Rrobaqepësit ulen në dhoma të hapura buzë rrugës dhe bëjnë pantallona të trasha e të bardha, të mbuluara me gërsheta të zeza dhe pantallona pambuku që rrjedhin, si lule të gjata e të bardha; pranë tyre argjendaritë bëjnë karfica dhe kopsa mrekullisht delikate dhe të ndërlikuara, ndërsa punëtorët e bakrit jo shumë larg godasin plot zhurmë mbi tiganët dhe kazanët.

***

Fshatarët janë mbledhur në grupe në treg dhe po përpiqen të shesin prodhimet e arave dhe kopshteve të tyre që strehohen mes maleve të largëta. Kutitë e fiqve të pjekur janë të lidhura në shalët e gomerëve të vegjël. Ka shporta të mbushura me ullinj të mëdhenj e të pjekur, që pikojnë (kullojnë) vaj. Gratë me çitjane ofrojnë për shitje domate, patate, patëllxhanë dhe spinaq. Burra me xhaketa të vogla ngjyrë kafe, të zbukuruara me bollëk me topa dhe rrotulla me gëzof dhe thekë të gjata të zeza, qëndrojnë pranë thasëve me grurë dhe misër. Të gjitha llojet dhe ngjyrat e rrushit dhe ftonjtë gjigantë të artë në shumë kuti, të cilat dikur përmbanin kanaçe me vaj. Nuk ka as besë, as qoshe, as ndërmjetës, por fryti i tokës shkon drejt teje nga duart e prodhuesit.

Copa të shijshme mishi dashi, të pjekura në hell mbi thëngjij të gjallë, ju ofrohen në cepat e rrugëve. Unaza me yndyrë, gështenja të ziera të filetuara në kordon të fortë dhe që ngjasojnë me vargje rruazash, gjejnë shumë blerës. Gështenja akoma më joshëse tymosin në mangall mbi prush me ngjyra të flakta. Burrat shesin pulë të butë të skuqur mbi tabaka të mëdha bakri, dhjetë cent për një copë. Një numër i madh i llojeve të ëmbëlsirave turke të njomura me mjaltë ju presin në sportelet e gjata.

***

Malësorët grumbullohen rrugëve, por asnjë nuk mban pushkë apo kamë siç kanë bërë ata dhe baballarët e tyre për shekuj. Kjo është një epokë e re. Gjerdanët e tyre të gjerë janë po aq të lirë nga armët sa xhepi i pantallonave të gjera të një parmendësi nga Kansas. Policë të veshur mirë qarkullojnë të qetë andej-këtej pa armë në dukje. Nuk ka lulëzim armësh. Një grup të rinjsh, të veshur me pantallona të bardha sportive dhe këmisha sportive blu, po hidhen dhe kërcejnë në një oborr të madh në skaj të qytetit. Instruktorët ekspertë po u mësojnë atyre rendin dhe disiplinën, dhe djemtë e fiseve armiqësore tani luajnë së bashku në të njëjtin ekip futbolli.

Kjo kohë e lirë e blerjes dhe shitjes, lojës dhe ngrënies shqetësohet vetëm nga një bandë ushtarake e zhurmshme që marshon në rrugën kryesore, e ndjekur nga një varg i gjatë ushtarësh të stërvitur mirë, plotësisht të pajisur, pas të cilëve ecin me hapa të gjatë, indiferentë, mushka të mëdha të Misurit, duke mbajtur mitralozë në shalët e tyre. Është një ushtri e re, e cila garanton “lèse-majesté” dhe epërsinë e ligjshmërisë.

Unë eci në një rrugë të gjatë në skaj të qytetit për të parë nëse një shkollë fillore, karabinanë e pambaruar të së cilës Kryetari i Bashkisë ma tregoi me krenari gjashtë muaj më parë, ka mbaruar dhe ja, e gjej jo vetëm të përfunduar, por të mbushur me fëmijë. Pesëdhjetë përfaqësues kombëtarë janë ulur në dhomën e vogël të verdhë të Parlamentit jo shumë larg tregut kryesor. Tashmë një mori punëtorësh po gërmojnë fuqishëm në terrenin e madh e të sheshtë, që të çon nga sheshi qendror, i cili do të bëhet Tirana e re, që përmban një bulevard të madh e të gjerë, gjashtë ndërtesa ministrore, njëqind shtëpi për zyrtarët e shtetit dhe një pallat mbretëror.

***

“Hoteli i ri International” ka përfunduar dhe duket mbizotërues mbi të gjithë qytetin. Legata e re e shkëlqyer amerikane është drejt përfundimit. Nga porti i Durrësit po sillen kamionë me parmenda hekuri që do t’u shpërndahen fshatarëve. Traktorët shtetërorë po dërgohen drejt zonës bujqësore të Kavajës për t’u treguar fshatarëve përfitimet e plugimit të thellë.

Më duket se godina e re e madhe e Shkollës Teknike Shqiptare po ecën me shpejtësi drejt përfundimit. Mësoj se Kolegji i ri i Shqipërisë është tashmë nën çati, edhe pse jo i suvatuar. Dhe ndërsa eci në skajin e qytetit dhe shikoj drejt kodrave në distancë, zbuloj se një histori e re e bukur i është shtuar ndërtesës së madhe të Shkollës Normale të Vajzave.

Ky është kryeqyteti i ri i një shteti të ri, i cili ngrihet në mënyrë modeste, guximtare, të qëndrueshme nga mjerimi dhe çrregullimi i shekujve të nënshtrimit dhe neglizhencës. Një fshat i mjerë po bëhet një qytet i bukur dhe unë kënaqem me aromën dhe shkëlqimin e besimit të këtyre të rinjve shqiptarë, të cilët me besim thonë se do ta bëjnë vendin e tyre të mrekullueshëm malor, me luginat e lumenjtë dhe lartësitë e mëdha të pyllëzuara, Zvicrën e rregullt, të lumtur, të begatë të Ballkanit./KultPlus.com

Hapet në Çikago muzeu ‘First Kings of Europe’, Shqipëria prezantohet me 17 objekte të rralla

 “Field Museum” në Chicago, në bashkëpunim me 26 muze dhe institucione shkencore të 11 vendeve në Gadishullin e Ballkanit, hapi për herë të parë muzeun “First Kings of Europe”, me më shumë se 700 objekte origjinale, të prodhuara e të jetuara më shumë se 5000 vjet më parë, në këtë rajon.

Në këtë hapësirë Shqipëria prezantohet me 17 objekte të rralla, pjesë e fondit të Muzeut Arkeologjik, Tiranë, që datojnë nga shekullit VI – IV para Krishtit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e pranishme në këtë event, u shpreh krenare që trashëgimia jonë kulturore bëhet pjesë e një mozaiku të jashtëzakonshëm, krijuar mijëvjeçarë më parë.

Sipas saj, “ky muze jo vetëm dëshmon pasurinë tonë, por është edhe një hap më tej në bashkëpunimin ballkanik”.

Margariti theksoi se, këtë ngjarje do ta shfrytëzojmë për të diskutuar rreth çështjeve me rëndësi për promovimin e kulturës sonë, duke e kthyer në një nxitës zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

“Hapja e “First Kings of Europe” me dëshmi arkeologjike të 11 vendeve të Ballkanit nga “Field Museum” në Chicago, një ngjarje e rëndësishme për njohjen e promovimin e kulturës së këtij rajoni të pasur me histori e trashëgimi”, tha ajo./atshù/KultPlus.com

Fragment nga ‘Mjelësja e Vermeerit’

Manuel Rivas

Dihet se asnjëherë nuk kam për t’ia shpërblyer time mëje atë që bëri për mua, ashtu siç nuk do të jem kurrë në gjendje të shkruaj diçka të ngjashme në Letër si ajo që Miguel Torga shkroi në Coimbra, më 3 shtator të 1941.

– “Bir“…

dhe kjo që paskëtaj lexohet

është kaq e pastër dhe kaq e ndritshme

sa hyn thellë në errësirën time.

Nëna ime ishte mjelëse. Ajo e bartte qumështin me një karrocëz në dy gjyma të mëdhenj prej zinku. Qumështi që shpërndahej ishte ai i lopëve të gjysh Manuelit nga Corpo Santo, nja njëzet kilometra larg qytetit. Ky gjyshi im, kur ishte i ri, mori një ditë në dorë pendëpuplën e shkrimit të famulltarit dhe tha: “sa e bukur do të më dukej letra po të dija shkrim!”. Dhe e mësoi me një shkronjë të hijshme si përdredhka bimësh. Për nevojat e familjes, shkroi qindra letra për emigrantët. Në shkrimoren e tij erdhi për herë të parë, me postë, Statuja e Lirisë, Kataraktet e Iguazus dhe një kalorës guanç i Pampës. Ne jetonim në lagjen Monte Alto të Corunjës në një përdheckë të rrugës Santo Tomas, aq e ulët ishte sa përshkohej nga furrtaret që iknin përmes rrasave të lëvizshme. Nganjëherë luaja me to, duke i përngjarë me ushtri armike. Unë e njihja frikën, por jo tmerrin. Tani po ju rrëfej se si u njoha me të. Nëna ime mjelëse u nis me karrocën dhe gjymat prej zinku. Jam duke luajtur me motrën time, Marie. Befas, dëgjuam shpërthime dhe një poterë të madhe në rrugë. Nxorëm kokën në dritaren e poshtme për të parë ç’po ndodhte. Ngjeshur pas qelqit, zbuluam tmerrin. Tmerri vinte drejt nesh. Nëna na gjeti të përqafuar e duke qarë në banjo. Tmerri ishte Mbreti Kabezudo.

            Më 1960 jam 3 vjeç. Pasdite, dëgjoj këngën e të burgosurve në oborrin e burgut. Natën, shkëndijat nga Kulla e Herkulit rrotullohen si qerthuj kozmikë mbi kokën e shtratit. Drita e farit është një detaj  i rëndësishëm për mua: im atë është në anën tjetër të detit, në një vend që quhet La Guaira.

            Jam tre vjeç. Gjithçka më kujtohet shumë mirë. Më mirë se kjo që ka ndodhur sot para se të filloja këtë rrëfim. Për më tepër, kujtoj atë që të tjerët sigurojnë se nuk ka ngjarë. Për shembull: njerku im, nuk e di se si, ka arritur të sjellë një gjel deti për festën e krishtlindjeve. Mbrëmja e festës, kafsha iku deri te maja e Kullës së Herkulit. Gjithë komshinjtë e ndoqën. Kur, sapo po e kapnin, gjeli nis të fluturojë në një mënyrë të habitshme dhe humbet në det si një patok i egër. Kjo ishte njëra nga gjërat që pashë dhe nuk ndodhën.

            Më 1992 isha në Amsterdam për herë të parë. Ai udhëtim aq i dëshiruar ishte për mua një lloj pelegrinazhi. Mezi prisja të shihja Ngrënësit e patateve. Përpara asaj tabloje të një zjarri misterioz – thellësisht më fetarja nga ato që kam parë, shembulli i vërtetë i “La Sagrada Familia” të Gaudit – ndrydhja shtytjen e gjunjëzimit. Pata frikë të tërhiqja vëmendjen si ndonjë turist eksentrik, nga ata që baresin përmes katedrales me syze dielli e pantallona të shkurtra. Në kastijane ka dy fjalë “hervor” e “fervor”. Në gajego kemi vetëm një “fervor” (zjarr, afsh). Drita e zjarrit të burimit të patateve zbret përtej rrezatimit të hollë e përndrit fytyrat e familjes fshatare që vështron me afsh ushqimin e shenjtë, frutin e përunjur të tokës. Po kështu isha në Rijksmuzeum dhe aty u përballa me Mjelësen e Vermerit.

            Magjia e mjelëses, pikturuar më 1660, rrezëllin në dritë. Ekspertë e kritikë kanë shkruar tekste shume shpjegues mbi natyrshmërinë e këtij ndriçimi, megjithëse e fundit mbetet gjithmonë një pikëpyetje. Është ajo që e quajnë ‘misteri i Vermeerit’. Para se të përfundonte në Rijksmuzeum, pati pronarë të ndryshëm. Më 1798 një farë Jan Jakobi ia pat shitur një farë J. Spoon me një çmim prej 1500 fjorintash. Në inventar ka informacionin që vijon: “Drita, duke hyrë nga dritarja në anë, jep një përshtypje mrekullisht të natyrshme”

            Para kësaj pikture, unë jam tre vjeç. E njoh atë grua. E di përgjigjen për enigmën e dritës.

Ka shekuj, nënë, në Delft, të kujtohet?

Ti dërgoje gjyma zinku në shtëpinë e Johannes

 Vermeer, piktorit, burrit të Katherina Balnes,

 Bija e zonjës Maria Thins, ajo e shtrira,

Që kishte një bir tjetër gjysëm të marrë,

Vilhemin, në mos u gabofsha,

 Ai që shnderoi të shkretën Meri Gerrits,

Shërbëtorja që tani e hap portën

Me qëllim që të hysh ti, nënë

E të ofron për te tryeza në qoshk

Dhe me kanë derdh flutura lulesh

Nga bagëtia e kullotave të tua

 Në tapetet e gjelbër e të errët të Delftit.

E njëjta që unë ëndërrova në Rijksmuzeum,

Johannes Vermeer i zbardhi me qumësht

 Ato mure, tunxhin, koshin, bukën, krahët tuaj

Kudo në trillin e tablosë.

Burimi ndriçues është dritarja

Drita e Vermeerit, kjo enigmë e shekujve,

Kjo qartësi e pashprehshme, prekur nga duart e Zotit,

Qumësht për ty, porositur në stallën e errët,

Në kohën e lakuriqëve.

Kur ia dhashë ta lexonte poemën nënës sime, as iu drodh qerpiku. U ndjeva i pasigurt. Sado që fliste për dritë, kushedi, ishte fort e errët. Shkova të merrja një libër që fliste për Vermeerin, atë të John Michael Montias, në të cilin vinte edhe një riprodhim i Mjelëses. Këtë herë ime më m’u duk e prekur. Vështroi figurën gjatë pa folur. Pastaj, edhe poemën, e iku.

            Ditë më vonë, ime më erdhi për vizitë në shtëpinë tonë. Sillte, siç ishte mësuar, vezë nga pulat e saj dhe patate, qepë e sallata nga kopshti i saj. Ajo gjithmonë thotë: “kudo që të shkosh, ço diçka ”. Para se të përshëndetej, tha: “kam sjellë edhe diçka për ty”. Hapi çantën dhe nxori një letër të bardhë, palosur si një shami me dantella. Letra mbështillte një fotografi. Ime më më shpjegoi se kishte shkuar derë më derë në motra për ta rigjetur.

            Ishte një fotografi e beqarisë. Përpara 1960-ës, megjithatë, natyrisht, shumë më vonë se 1660. Ime më nuk kujton kush qe fotografi. I kujtohet shtëpia, zonja zemërshtrigë, biri gjysmë i marrë dhe shërbëtorja që hap portën.

Ishte një vajzë shumë e bukur nga Kujedo (Culledo)

Një ditë shkova dhe ma hapi tjetra. Atë e kishin pushuar nga puna, veç asnjëherë s’e mora vesh psenë” Në vështrimin e saj lexoja një pyetje: “…dhe ti, si e dije për të shkretën Mari?” Aty për aty shtoi: “…drapri gjithmonë bie mbi të varfrin

            Përkundrazi, ime më nuk i jepte asnjë rëndësi asaj që gruaja e tablosë dhe ajo e fotos ngjanin si dy gota qumështi.

Përktheu nga spanjishtja: Brikena Smajli

Manuel Rivas (1957)

Gazetar, romancier, eseist dhe poet galician, i  lindur në La Coruña, kryeqytet i Galicias, më 1957, Rivas është vetëm 15 vjeç kur fillon të merret me gazetari, por do të jetë diplomimi i tij në Shkencat e komunikimit dhe informimit në Madrid që do ta lidhë përfundimisht me gazetat dhe revistat gajege dhe spanjolle: “El País”, “El Ideal Gallego”, “Diario de Galicia” dhe “La Voz de Galicia”. Shkrimet e tij dallojnë për përkushtimin ndaj problemeve sociale dhe ekologjike, prandaj jo rastësisht do të jetë bashkëthemelues i Greenpeace, ku do të ketë rëndësi të madhe aktiviteti i tij gjatë katastrofës ekologjike të shkaktuar nga fundosja e Prestige-s.

Si shkrimtar Rivas konsiderohet sot një nga prozatorët më në zë bashkëkohorë spanjollë, dhe jo vetëm për çmimet e vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka revolucionarizuar letërsinë gajege dhe ka bërë emër jo vetëm në Galicia e Spanjë, por edhe më gjerë në Europë e Amerikë. Manuel Rivas përbën një përjashtim të rrallë në panoramën e letërsisë botërore, ai nuk është vetëm i rrënjosur në gjuhën e vendit, atë gajege, por në vërtetësinë e thellë të kësaj gjuhe, ku dallohet gjuha bisedore e përditshme, e rrugës, e shtëpisë së tij në Galicia, një prozë kjo sa e përimtuar në lokalen, aq edhe universale dhe nga ana tjetër edhe ndërkufitare mes gjinive, ku përzihet eseja, rrëfimi dhe poezia, loja mjeshtërore me këndvështrimet dhe kohët. Për Rivas-in, letërsia i jep zë kujtesës së plagëve të pësuara nga trupi, toka dhe gjuha.

Disa nga veprat e Rivasit janë përshtatur me shumë sukses në kinematografi, si e mirënjohura Gjuha e fluturave, ekranizim i një tregimi të përfshirë në librin Çfarë më kërkon, dashuri?, nga José Luis Cuerda apo Lapsi i marangozit, me regjisor Antón Reixa, që u përzgjodh në çmimet Goya të Akademisë spanjolle të filmit.

Edhe ekranizimi i Gjithçka heshtje është (Todo é silencio) më 2010, e gjen finalist për çmimin Hammett. Në vitin 2012 boton Voices Baixas (Zërat e Ulët), ku zhytet në fëmijërinë e tij dhe të motrës, Marías, që bëhen dëshmitarë të mbijetesës familjare gjatë regjimit të Frankos dhe të “zërave të ndërhistorisë”.

Ndër veprat mund të përmendim: Balada e lutjes së perëndimit (1985) Mohikania (1987) Asnjë mjellmë (1989); Zhdukja e dëborës (2009), Guindillasomiedo (2013);
Gjithçka mirë (1985), Një milion lopë (1989), ( çmimi i kritikës); Ngrënësit e patateve (1991), Çfarë më kërkon, dashuri?(1996), çmimi kombëtar i prozës; Fshati i natës (1997), Lapësi i marangozit(1998), Ajo, shpirt i mallkuar (1999) dhe  Në dorë dy petritë (2000), Librat digjen keq (2006), Përrallat e një dimri (2006), Gjithçka heshtje është (2010), Gjëja më e çuditshme (2011)

Tregimi është shkëputur nga përmbledhja “Çfarë më kërkon, dashuri?” (1996)/palimpsest/KultPlus.com