106-vjeçarja nga Filipinet bëhet modelja më e vjetër e ‘Vogue’

Apo Whang-Od ësht ylli i revistës Vogue Philippines për muajin prill, duke e bërë 106-vjeçaren personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e Vogue.

Whang-Od, e njohur gjithashtu si Maria Oggay ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nga babai i saj. Whang-Od persos tatuazhet vetëm duke përdorur një shkop bambuje, një gjemb nga një pemë pomelo, ujë dhe qymyr, nga luftëtarët indigjenë Butbut.

Tani, të huajt janë klientët më të shumtë të saj.

“E fundit nga brezi i saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”, tha Vogue Filipine në një postim në mediat sociale.

Ajo mund tia kalojë artin vetëm të afërmeve të saj të gjakut dhe Whang Od ka disa vite që po mëson mbesat e saj Elyang Wigan dhe Grace Palicas.

“Miqtë e mi që bënin atuazhe kanë vdekur të gjithë,” tha Whang Od për CNN Travel në 2017.

“Unë jam e vetmja që kam mbetur gjallë që ende bëj tatuazhe. Por nuk kam frikë se tradita do të marrë fund sepse po mësoj mjeshtrit e ardhshëm të tatuazheve. Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të vijnë për të bërë tatuazhe”, shtoi ajo.

“Për sa kohë që mund të shoh, do të vazhdoj të bëj tatuazhe. Do të ndaloj sapo të mos shoh më qartë,” theksoi ajo.

Kryeredaktorja e Vogue në Filipine, Bea Valdes tha se stafi i botimit vendosën njëzëri që Whang-Od të dilte në kopertinë.

“Ne ndjemë se ajo përfaqësonte idealet tona për atë që është e bukur në kulturën tonë filipinase. Ne besojmë se koncepti i bukurisë duhet të evoluojë dhe të përfshijë fytyra dhe forma të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo për të cilën shpresojmë të flasim është bukuria e njerëzimit,” shtoi Valdes.

Para daljes së Whang-Od në Vogue të Filipineve, rekordi për modelen më të vjetër të kopertinës së Vogue mbahej nga aktorja Judi Dench, e cila u shfaq në ballinën e British Vogue në vitin 2020, në moshën 85-vjeçare./KultPlus.com

Përkujtohet Dom Marin Shkurti, pushkatuar nga diktatura më 1 prill 1969

 Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton sot, Dom Marin Shkurtin, i cili u pushkatua nga diktatura më 1 prill 1969.

Marin Shkurti lindi në Samrish të Dajçit të Bregut të Bunës në vitin 1933. U përgatit e u shugurua meshtar në mënyrë private prej Arqipeshkvit Imzot Ernest Çobës dhe Pjetër Demës më 22 prill 1952.

Ai ishte pjesë e një grupi të madh priftërinjsh si: Imzot Antonin Fishta, Atë Zef Pllumi dhe Atë Shtjefën Pistulli, të cilët u trajnuan dhe shuguruan në mënyrë të fshehtë. Në vitin 1944 kleri katolik shqiptar numëronte rreth 200 meshtarë, shumica e të cilëve në vitin 1952 u dënuan me vdekje, u vranë pa proces, u burgosën e u torturuan apo u internuan nëpër kampe.

Pas mbylljes së Seminarit Papnor Shqiptar më 8 dhjetor 1961, Dom Marin Shkurti, së bashku me Dom Mikel Beltojën, u arrestua dhe u burgos në Shkodër më 27 nëntor 1968. Gjyqi i tij u zhvillua në Dajç më 20 mars 1969, ku u dënua me vdekje dhe më 1 prill 1969, u pushkatua./atsh/KultPlus.com

‘Sot është e shtunë edhe për ata që vuajnë e s’janë të lumtur’

Poezi nga Jamarbër Marko

Sot është e shtunë…
Për mua dhe për ty
Për të gjithë.
Për të gjithë ata
Që patën diçka në tokë.

Sot është e shtunë
Edhe për ata që janë mërzitur
Për ata që nuk dinë të jetojnë.
Është e shtunë edhe për ata
Që nuk janë më.

Sot është e shtunë
Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë
Për lodrat që u luajtën
Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.

Sot është e shtunë
Edhe për ata që nuk e dinë këtë gjë
Që vuajnë e s’janë të lumtur.
Vetëm sot është e shtunë,
E dëgjova në rrugë
Në derën e spitalit.

Sot është e shtunë
Edhe sikur askush të mos e kujtojë…
Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur,
Por për madhështinë e një dite
Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.

Është e shtunë
Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund të thotë
Se asnjëherë nuk ka qenë e shtunë,
Se asnjëherë, asnjë ditë
Nuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madh
Jetën e madhe përpara një bluze
Të thjeshtë dite
Siç është dita e shtunë.

Ditë e shtunë sot
Që u përsërit aq shumë
Mbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sot
Me lehtësinë e atyre që jetojnë
Të mbështjellë nga e shtuna
Që si letër karamelesh
Bie mbi butësinë e vjetër.

Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetër
Dhe thuhet nga të gjitha buzët kudo
Edhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetër
Edhe atje ku dashuria është është zëvendësuar me një tjetër.

Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshi
Për t’ua bërë më njerëzore,
Për t’ua larguar sadopak nga pesha e kohës,
Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha:
Sot është e shtunë
Kur filluam të kuptojmë
Se vetëm në botën tonë është diçka

Të rrish pak më shumë në të ftohtë
Për të larguar diku drejt pafundësisë
Nyjen e vërtetë,
Që lëkundet me përkëdheli
Brenda thellë së shtunës
Që duket se nuk do të ndërrohet me asnjë ditë tjetër.

Sot është e shtunë
Për të vetmen thjeshtësi dhe mendim
Për të vetmen kënaqësi dhe trishtim
Për të bërë një hap
Në botën e vogël të njerëzve. / KultPlus.com

Si u bë 1 prilli ‘Dita e Gënjeshtrave’

Dita e Gënjeshtrave – festohet me 1 Prill çdo vit – është festuar për disa shekuj nga kultura të ndryshme, megjithëse origjina e saj e saktë mbetet një mister.

Traditat e Ditës së Prillit përfshijnë mashtrime ose shaka praktike me të tjerët, shpesh duke bërtitur “Budallenjtë e Prillit!” në fund për të dhënë informacion mbi temën e shakasë.

Origjina e 1 Prillit

Kulturat e lashta, duke përfshirë ato të romakëve dhe hinduve, e festonin Ditën e Vitit të Ri në 1 Prill. Në kohët mesjetare, shumica e Evropës festonte 25 marsin si fillimin e vitit të ri. Kjo tezë daton në vitin 1582, kur Papa Gregori XIII urdhëroi një kalendar të ri (Kalendari Gregorian) për të zëvendësuar Kalendarin e vjetër Julian. Kalendari i ri vendosi që Dita e Vitit të Ri të festohet më 1 janar. Në atë vit, Franca miratoi kalendarin e reformuar dhe ndryshoi datën e Vitit të Ri për 1 Janar. Por shumë njerëz refuzuan të pranonin datën e re ose nuk mësuan me të dhe vazhduan të festonin Ditën e Vitit të Ri më 1 Prill, duke shkëmbyer dhurata ‘boshe’. Përfundimisht, kjo praktikë u përhap në të gjithë Evropën.

Një shpjegim tjetër i origjinës së ditës së gënjeshtrave u dha nga Joseph Boskin, një profesor i historisë në Universitetin e Bostonit. Ai shpjegoi se praktika filloi gjatë mbretërimit të Kostandinit, kur një grup gjykatësish i treguan perandorit romak se ata mund të bënin një punë më të mirë për drejtimin e perandorisë. Konstandini, i kënaqur, lejoi që një djalë me emrin Kugel të ishte mbret për një ditë. Kugel kaloi një dekret duke bërë thirrje për absurditet gjatë asaj dite, dhe zakonet u bënë kështu një ngjarje vjetore. U deshën disa javë që të kuptohej se ata do të ishin viktima të një shakaje të datës 1 Prill. / KultPlus.com