Një nga miket më të vjetra të Freddie Mercury do të nxjerrë në ankand një koleksion prej 1,500 artikujsh që i përkasin yllit të ndjerë, duke përfshirë disa nga tekstet e tij të shkruara me dorë dhe kostume skenike.
Këngëtari e ndërtoi koleksionin mbi 30 vjet dhe mbajti gjithçka në shtëpinë e tij në perëndim të Londrës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kur vdiq në vitin 1991, ai ia la shtëpinë dhe përmbajtjen e saj mikes Mary Austin-it.
Përveç disa pikturave të shtrenjta, në shitje ka edhe sende personale. Telefonin që mbante pranë shtratit të tij, një bar mermeri i porositur posaçërisht dhe stolat e barit të përputhshëm, peceta kokteji me monogram të qëndisura me një F të gjelbër dhe një krehër i vogël mustaqesh argjendi.
Ekziston edhe jeleku i tij i preferuar, i veshur në videon e tij të fundit.
Të 1500 artikujt do të shfaqen në Sotheby’s në Londër gjatë verës në një sekuencë galerish të projektuara posaçërisht, kushtuar një aspekti tjetër të jetës së Merkurit, përpara se të shiten në shtator.
Ankandi pritet të arrijë mbi 6 milionë funte dhe disa nga të ardhurat do të dhurohen për bamirësi./ KultPlus.com
Në kuadër të nismës së Bibliotekës Kombëtare dhe Ministrisë së Kulturës për të pasuruar fondet e bibliotekave të sistemit kombëtar, si dhe të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës të Autorit, Biblioteka Kombëtare i dhuroi bibliotekës së Fakultetit Historisë dhe të Filologjisë 128 tituj librash e revistash me vlerë albanologjike.
Librat e dhuruar, nga të cilët BKSH disponon disa kopje, ishin botuar në: Korçë, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Athinë, Bukuresht, Sofje, Selanik, Boston, Madrid, Romë, Palermo, Vjenë, Firence etj.
Në ceremoninë e dhurimit ishin të pranishëm zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës, prof. Anila Paparisto, dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Sabri Laçi, zëvendësdekania e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Dhurata Shehri, përgjegjësja e Katedrës së Letërsisë, prof. Persida Asllani, pedagogë, studentë etj.
Prof. Asllani falënderoi Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe drejtorin e saj Piro Misha për dhuratën e çmuar që pasuron fondin e vyer albanologjik të bibliotekës, i cili u shërben pedagogëve, studiuesve, studentëve.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Piro Misha shprehu kënaqësinë e veçantë që ndien për këtë dhurim, për faktin që është një koleksion i vyer në ndihmë të procesit mësimor, si dhe kërkimit shkencor, duke garantuar edhe mbështetjen e institucionit që ai drejton për komunitetin akademik dhe studentor në përmbushje të hulumtimeve të tyre.
Një falënderim i veçantë erdhi edhe nga dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Sabri Laçi, i cili e vlerësoi Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë si qendër dijeje e kulture për të gjithë, si institucion në shërbim të të gjithëve./KultPlus.com
40% e studentëve të rinj aktualisht në universitetet holandeze janë të huaj . Është konsideruar si fenomen pasi vitin e kaluar vendi priti 115 mijë studentë, ndërsa 7 vite më parë ky numër ishte më pak se 1/3. Ministri i Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, Robbert Dijkgraaf, shprehet i shqetësuar për faktin dhe ka frikë se do të duhet të merren masa. Ai deklaroi se “Duhet të ekzistojë aftësia për të kontrolluar fluksin e nxënësve aty ku është e nevojshme, përndryshe klasat rrezikojnë të mbipopullohen, mësuesit të mbingarkohen dhe gjithashtu do të ketë mungesë akomodimi, që ushtron presion mbi aksesueshmërinë arsimore”.
Si masë e mundshme do të konsiderohet zbatimi i një “kufiri të kapaciteteve emergjente” që do të ndalojë fluksin e studentëve jashtë Bashkimit Europian, pasi siç thekson ministrja prioritet duhet të kenë studentët nga Holanda dhe vendet e tjera europiane. Ai u bën thirrje politikanëve të mendojnë se sa studentë ndërkombëtarë mund të përshtaten si në shoqëri ashtu edhe në sistem.
Dijkgraaf vëren se holandishtja duhet të mbetet gjuha kryesore e studimit në vend, por në të njëjtën kohë ai thotë se studentët e huaj janë shumë të dobishëm në fusha të caktuara. Një zgjidhje për të është të inkurajojë studentët ndërkombëtarë të mësojnë holandisht.
Natyrisht, zgjidhja mund të gjendet në opinionin që me kalimin e viteve po fiton gjithnjë e më shumë terren, se diplomat nuk janë aq të vlefshme. Tashmë në Amerikë përqindja e të rinjve që nuk mbarojnë arsimin e lartë është mjaft e lartë./abcnews.al/KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi mbrëmjen e djeshme një takim përkujtimor me miq, familjarë e adhurues të veprës së Robert Shvarcit. Me pijen e tij të preferuar, Kalvados, si dhe fotografitë e Roland Tashos, të pranishmit udhëtuan në kohë, duke u ndjerë pranë Robert Shvarc, njeriut që i dha aq shumë kulturës shqiptare.
Shqipëruesi i kryeveprave të letërsisë botërore, u kujtua në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku mes personalitetesh të artit e kulturës, gjendej dhe i biri, Edvin Shvarc.
QKLL sjell në nder të Robert Shvarc një pasazh nga kujtimet e tij: “Romani i katërt i Remarkut, “Harku i Triumfit, që doli në qarkullim në prill të vitit 1988, mbahet nga kritika si kryevepra e tij e dytë. Ai, natyrisht, më hapi më shumë punë dhe telashe; e kam mbajtur pothuajse 7 vjet ndër duar, duke i vënë vetes si detyrë që ta përktheja vetëm në ato periudha kohe ku mund t’i kushtohesha plotësisht atij. Dhe meqë censura e bekuar nuk ma lejonte botimin e këtij libri aq human e aq të shtrenjtë për mua, m’u desh ta mbaja për 20 vjet rresht në sirtar”./atsh/ KultPlus.com
Panairi i 19-të Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit nis nesër, më 27 prill nga ora 10:00 në sallën 1 tetor në Prishtinë dhe do të jetë vendtakimi i destinacioneve më të bukura rajonale dhe të gjithë e interesuar do të mund të marrin informacione çdo ditë deri me 28 prill.
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sporteve është një ngjarje promovuese dhe komerciale për sektorin e turizmit dhe sportit. E sipas organizatorëve, edicioni i sivjetshëm shpalos një gamë të gjerë destinacionesh dhe atraksionesh turistike, sportive dhe oferta të ndryshme nga një numër i madh agjencish turistike, subjektesh afariste, institucione të tjera nga vendi, rajoni e më gjerë.
Domethënë, një vend ideal për rrjetëzimin me profesionistë nga industria e turizmit dhe sportit në Ballkan, dhe një epiqendër për bashkëpunim potencial, si dhe një platformë unike në të cilën ofertat turistike dhe sportet promovohen zyrtarisht për vizitorët nga Kosova dhe rajoni. / KultPlus.com
Sot shënohet 37-vjetori i katastrofës në Çernobil, e i cili shpërthim la pasoja të pashlyeshme jo vetëm në Ukrainë por edhe më tej
Në mesin e filmave që pasqyron këtë katastrofë, është edhe miniseriali amerikan “Chernobyl”, me personazh kryesor Oleksei Ananenko.
Ai mori një meritë të veçantë si një nga personat që shmangën një katastrofë edhe më të rëndë në aksidentin më tragjik bërthamor në histori.
Aktualisht ai banon një shtëpi modeste, me dy dhoma, në periferi të Kievit.
Oleksei Ananenko shprehet me modesti se nuk është një hero.
”Unë nuk jam ndjerë kurrë si një hero. Ishte detyra ime”, pohon për median 59-vjeçari, ish-inxhinier, i cili vuri në rrezik jetën në vitin 1986 në aksidentin në centralin bërthamor të Çernobilit, që ndodhet rreth 100 kilometra larg shtëpisë së tij.
Në një nga episodet më tragjike, miniseriali i realizuar nga televizioni HBO tregon historinë e Ananenkos dhe dy inxhinierë të tjerë, Valeri Bespalov dhe Boris Baranov, të cilët zbritën poshtë në zemër të reaktorit në flakë të Çernobilit për të zbrazur rezervuarin me ujë që ndodhej në rreth tre metra thellësi.
Në ekran, tre burrat të vetëdijshëm për rrezikun e pashmangshëm dolën vullnetarë për këtë mision për të shmangur një tragjedi, miliona të vdekur, që do të shkaktonte një shpërthim i dytë, që mund të shkaktohej nga kontakti i lëndës djegëse bërthamore me ujin e rezervuarit.
Në realitet, edhe pse frika e një shpërthimi të dytë ishte diçka e pritshme, intensiteti i përhapjes nuk ishte i qartë./ KultPlus.com
Ky është prezantimi i parë publik i një koleksioni të gjerë fotografish të realizuara nga dy vëllezërit Yiannis dhe Miltos Manakia nga Grevena e Greqisë. Përmes tyre paraqitet përditshmëria, mundi, lufta për mbijetesë, monumentet arkitekturore dhe ngjarjet historike e sociale që sinjalizuan ndryshimet e gjysmës së parë të shekullit të 20-të në të gjithë Ballkanin e më gjerë. Në kuadër të saj u prezantua edhe një film dokumentar i ndërlidhur me fotografitë e ekspozuara.
Në ceremoninë hapëse morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali, shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, ish-presidentja Atifete Jahjaga, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artdashës.
Organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” në Selanik, ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 5 maj në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”./ KultPlus.com
Italia nënshkroi Paktin e Londrës me fuqitë e Antantës, Britaninë, Francën dhe Rusinë.
“Traktati i Fshehtë i Londrës”, siç njihet ndryshe ky pakt në historiografi, ishte një ngjarje me peshë të madhe në historinë e Shqipërisë, pasi përfshinte plane për ndarjen territoriale të vendit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell 2 nenet që prekën drejtpërdrejt Shqipërinë.
Neni 6, sipas të cilit, “Italia do të marrë sovranitetin e plotë mbi Vlorën, ishullin e Sazanit dhe territorin përreth”.
Neni 7 përcaktonte se, “pjesa qendrore e Shqipërisë është e rezervuar për krijimin e një shteti të vogël të pavarur autonom dhe Italia nuk do të kundërshtojë ndarjen e Shqipërisë së Veriut dhe Jugut midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë”.
Kongresi i Lushnjes, vite më vonë, vendosi pas shumë diskutimesh që të bëheshin protesta të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës./ atsh / KultPlus.com
Shqiptarët padyshim se i takojnë trungut të popujve më të lashtë si për nga historia ashtu edhe për nga gjuha. Mirëpo shqiptarët janë një ndër popujt të cilët më së paku e kanë të dokumentuar historinë e vet kombëtare.
Periudha e hekurit por edhe ajo antike janë periudha shumë të lavdishme të ilirëve si paraardhësit tanë. A ishin të civilizuar? Me çfarë teknike dhe si i ndërtuan vendbanimet e veta? Nëse dimë se muret ciklopike janë karakteristikë e ndërtimeve ilire atëherë shtrohet pyetja si u skalitën ata gurë gjigand? Kush ishin ata që i skalitën me aqë precizitet dhe në fund me çfarë makinerie apo teknike i ngriten blloqet shumëtonëshe deri në ato lartësi të mëdha?
Dimë për kulturën helene dhe romake dhe padyshim se këto kultura kanë mbërrit edhe në Ilirik. Ato këtu gjetën kulturën ilire e cila ka dhënë kontributin e vet në kulturën e gjithëmbarshme botërore. Helenët, trojet e ilirëve i quanin barbare, derisa Roma nuk mundi t’i pushtojë me lehtësi por iu deshtë të bëjë luftëra të cilat zgjatën pothuaj 300 vite ku më të njohurat janë Lufta e Parë, Dytë dhe e Tretë Iliro-Romake kur përfundimisht bie Mbretëria e Ardianëve dhe i gjallë bie rob Mbretit Gent. Pasojnë disa kryengritje të cilat zgjasin deri në vitin 6-7 të erës së re e që pas shuarjes së kryengritjeve, Roma me qëllim që më lehtë ta kontrollojë këtë territor formon dy provinca të reja: Dalmacinë dhe Mezinë.
Nuk duhet harruar se fillimisht Roma kishte rregullim: Mbretëror (735-509 p.e. re), Republikan (500 p.e.re – 27 p.e.re) por me ardhjen e Cezarit (50 pe.re) e përfundimisht nga Augusti (27 p.e. re) fillon era e rregullimit të ri shtetëror pra Perandorisë Romake që udhëhiqet nga perandori i cili sipas një rregulli vinte nga radhët e ushtrisë. Ky rregullim zgjati deri në vitin 350 të erës sonë kur edhe Perandoria ndahet në atë Lindore dhe Perëndimore. Në këtë periudhë falë shkathtësisë së tyre luftarake, guximit dhe ambicies për pushtet u bë e mundur që për perandorë romakë të bëhen edhe shumë ushtarakë të lindur në Iliri dhe që shumë lehtë vërtetohet identiteti i tyre ilir madje ata edhe inkurajonin dhe ndihmonin ilirët tjerë që të ngriten dhe avancohen në ushtri. Andaj për një periudhë të gjatë kohore ia arritën që shumë ilirë të mbajnë poste dhe funksione shumë të larta perandorake.
Në periudhën Perandorake (27 p.e.re – 395) në fron janë ulur plot 27 ilirë prej të cilëve më të njohurit janë: Diokleciani dhe Konstantini i Madh, e që Aurel Viktori (320-390) për ta do të shkruante: “Atëdheu i të gjithë këtyre ka qenë Iliriku, edhepse pak të qytetëruar kanë qenë shumë të dobishëm për shtetin” (N.Ceka, Ilirët). Pra, këta perandorë janë puro iliro/shqiptar, sllavët në Ilirik filluan dyndjen në shek.VI-VII dmth dy shekuj pas Perandorit të fundit ilir. Këtu po sjellim listën e Perandorëve Romak që kanë lindur në Ilirik apo kanë prejardhje ilire:
1. Trajanus Decius (249 – 251), Gaius Messius Quintus Taianus Decius, ka lind në Budallija (Sirmium) sot fshati Martiniqi (Mitrovica e Sremit, Serbi)
2. Hostilianus (251), Gaius Valens Hostilianus Messius Quintus, djali i Deciusit, ka lind në Sirmium.
3. Claudius II Gotikus (268 – 270), Marcus Aurelius Claudius Gothicus, është nga rrethi i Sirmiumit ose nga Dardania. Për perandor zgjedhet pasi i mund Gotët në vitin 268 afër Naissusit.
4. Quintilus (270), Marcus Aurelius Claudius Quintillus, ka lind në Sirmium, është vëllai i Claudit II, vetëm 77 ditë ka qëndruar në fron.
5. Aurelianus (270 – 275), Lucius Domitius Aurelianus, ka lind në Sirmium sot Mitrovica e Sremit, njihet me atë se Perandorisë Romake ia ribashkon Mbretërinë e Galëve.
6. Probus (276 – 282), Marcus Aurelius Probus, ka lind në Sirmium, është i pari që lejoi që hardhit Italiane të mbillen në vende tjera të Perandorisë si në Ilirik, Galici, Britani dhe Spanjë.
7. Diocletian (284 – 305), Gaius Aurelius Valerius Diocletianus, ka lind në Dioclea sot Dukla afër Podgoricës. Një ndër perandorët më të rëndësishëm të Romës. Pas një kaosi të madh shumëvjeçar ai ia arriti që Perandorinë ta vëj në rregull. Duke qenë i vetëdijshëm se Perandoria ishte shumë e madhe dhe që ishte shumë e vështirë të udhëhiqej nga një njeri i vetëm është i pari që vendos të ndajë pushtetin krijon Diarkin (dy AUGUSTË që sundojnë njëri në Lindje e tjetri në Perëndim) dhe kjo ishte fillimi i ndarjes së Perandorisë në atë Lindore dhe Perëndimore.
8. Maximianus Herculius (285 – 305), Marcus Aurelius Valerius Maximianus Herculius, ka lind në Sirmium. Ilir, mik dhe bashkësundues me Dioklecianin. Së bashku me Dioklecianin jep dorëheqje nga froni por që pas një viti (306) kthehet prapë në fron dhe e ndihmon në ngritje Konstantinin e Madh. Nga froni e rrëzojnë më 308.
9. Galerius (305 – 311), Gaius Galerius Valerius Maximianus, ka lindur në Felix Romuliana sot Gamzigrad afër Zajeçarit. Sundoi nga Sirmiumi, ka qenë i pamëshirshëm ndaj të krishterëve madje të gjitha barbarizmat që i vishen Dioklecianit janë rezultat i përndjekjeve të tija. Për grua kishte vajzën e Dioklecianit.
10. Constantius I Chlorus (305 – 306), Flavius Valerius Constantius, ka lind në Ilirik në vitin 250. Është babai i Konstantinit të Madh.
11. Flavius Severus II (306 – 307), Flavius Valerius Severus II, ka lindur në Naissus, ka ndarë fronin me Konstantin Klorin.
12. Licinius (308 – 324), Gaius Valerius Licianus Licinius, ka lindur në afërsi të Felix Romuliana, mbretëroi në lindje, së bashku me Konstantinin e Madh sollën Ediktin e Milanit. Zhvillon dy luftëra kundër Konstantinit të Madh të cilat i humbet të dyja dhe në fund ekzekutohet.
13. Maximinus Daia (311 – 313), Gaius Galerius Valerius Maximinus, ka lindur në afërsi të Felix Romuliana, mbahet mend si persekutues i madh dhe se nuk ka pranuar sistemin tetrark të mbretërimit.
14. Constantinus I i Madh (312 – 337), Flavius Valerius Constantinus, ka lindur në Naissus (Nishi i sotëm). Më 313 nënshkruan Ediktin e Milanit me të cilin lejohet toleranca fetare dhe praktikimi i lirë i fesë së krishterë. Është themelues i Konstantinopolit dhe me ardhjen e tij vie deri te një paqe sociale pas një periudhe të gjatë të persekutimeve fetare.
15. Constantinus II (337 – 340), Flavius Iulius Constantinus, ka lind në Sirmium dhe është djali i dytë i Konstantinit të Madh. Babai i vet e bën Cezar të pjesës lindore të Perandorisë kurse dy vëllezërit tjerë pjesën tjetër.
16. Vetranio (350), i ilindur në Mezi, për Cezar e emëroi Konstanti II me kërkesën e vajzës së Konstantinit të Madh. Mirëpo nuk ndenji shumë në fron vetëm dhjetë muaj kur edhe datyrohet të largohet.
17. Iovianus (363 – 364), Flavius Iovianus Augustus, ka lindur në Singidunum (Beogradi i sotëm) dhe në fron qëndroi vetëm tetë muaj.
18. Valentinianus I (364 – 375), Flavius Valentinianus, ka lind në Cibala (sot Vinkovci, Kroaci). Fronin e ka ndarë me vëllanë Valensin. Ka mbretëru perëndimin.
19. Valensi (364 – 378), Flavius Valens, ka lind në Cibala (Vinkovci, Kroaci). Fronin e ka ndarë me vëllanë Valentinianin I. Ka mbretëru lindjen.
20. Gratianus (375 – 383), Flavius Gratianus Augustus, ka lind në Sirmium. Është djali i Valentinianit I.
21. Valentinianus II (383 – 392), Flavius Valentinianus II, ka lind në Trir është djali i Valentinianit I i cili ka qenë nga Cibala (Kroaci).
22. Constantinus III (421), Flavius Constantius Augustus, ka lind në Naissus, është babai i Valentinijanit III
23. Valentinianus III (425 – 455), Flavius Placidius Valentinianus, djali i Constantinus III, njihet si perandori i fundit perëndimor me origjinë ilire.
24. Marcianus (450 – 457), Flavius Marcianus, ka lind në Iliri, ka mbretëru në lindje.
25. Anastasius I (491 – 518), Anastasius, ka lind në Dyrrachium, Durrës, Shqipëri.
26. Iustin I (518 – 527), Flavius Iustinius, ka lindur në Bederiana të Dardanisë (Leban, Serbi).
27. Iustinianus I (527 – 565), Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, ka lind në Tauresium të Dardanisë. Justiniani I është imperatori i fundit latin.
(Gazeta Shqiptare, Gazmend Çitaku, publicist dhe përkthyes). /KultPlus.com
Komisioni Evropian ka listuar platformat e mëdha online që do të përballen me rregulla më të rrepta për mbrojtjen e të dhënave dhe të përdoruesve.
Komisioni Evropian njoftoi se ka miratuar “vendimet e para të përcaktimit sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale”, një rregullore e Bashkimit Evropian (BE) për reklamat transparente që synon të ndihmojë përdoruesit të fshijnë përmbajtjen e paligjshme, si dhe të luftojë dezinformimin.
Bazuar në të dhënat e platformave të siguruara në muajin shkurt, Komisioni Evropian klasifikuara 17 platforma online dhe dy motorë kërkimi si “shumë të mëdhenj” pasi më shumë se 45 milionë njerëz i përdorin ato për çdo muaj.
Gjigantët e mediave sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, Pinterest, Snapchat, TikTok, Twitter dhe Youtube u përcaktuan si “platforma shumë të mëdha online”.
Uebfaqet e blerjeve Alibaba, Amazon, AppStore, booking.com, Google Play, Google Shopping dhe Zalando gjithashtu u listuan në klasifikimin e ri të BE-së, përfshirë edhe Google Maps dhe Wikipedia.
Google dhe Bing, nga ana tjetër, u renditën si “motorë shumë të mëdhenj të kërkimit online”.
Rregullat e reja sybojnë të mbrojnë të dhënat e personelit kundër taktikave agresive të reklamave dhe do t’u kërkojnë kompanie të veprojnë më shpejt kundër përmbajtjes së paligjshme ose dezinformimit.
Për shembull, reklamat nuk mund të shfaqen bazuar në të dhënat e ndjeshme të përdoruesve, si për shembull pikëpamjet politike ose orientimi seksual.
Reklamat e synuara të bazuara në profilizimin e fëmijëve gjithashtu do të ndalohen.
Platformat gjithashtu do të duhet t’u mundësojnë përdoruesve të raportojnë më lehtë përmbajtjen e paligjshme dhe do të jenë të detyruara t’i moderojnë ose t’i fshijnë ato me një njoftim shumë të shkurtër.
Brenda katër muajve, platformat do të duhet të ndryshojnë politikat e tyre në mënyrë që të përmbushin detyrimet e reja sipas “Aktit të Shërbimeve Digjitale”.
Nëse kompanitë nuk i respektojnë rregulloret, BE-ja mund të vendosë gjobë të barabartë me 6 për qind të xhiros së tyre vjetore, si dhe të ndalojë shërbimet e tyre nëse shkelin rregullat në mënyrë të përsëritur./ KultPlus.com
Mattel ka njoftuar se ka lëshuar në treg kukullën e saj të parë Barbie me sindromën Down, si pjesë e linjës së saj të larmishme Fashionistas.
Kukulla është “krijuar për të lejuar edhe më shumë fëmijë të shohin veten në Barbie, si dhe që Barbie të pasqyrojë botën përreth tyre”, tha prodhuesi i njohur i lodrave në një deklaratë për shtyp.
“Kukulla Barbie me sindromën Down ka për qëllim të frymëzojë të gjithë fëmijët që të tregojnë më shumë histori përmes lojës”.
Prodhuesit e Barbie krijuan kukullën në partneritet të ngushtë me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down (NDSS) në ShBA.
Modelja britanike, Ellie Goldstein, e cila ka sindromën Down, u shfaq në një fushatë me Barbien e re.
Sa i përket formës së Barbie, Mattel deklaroi: “Kjo kukull prezanton një skulpturë të re të fytyrës dhe trupit për të qenë më ilustruese e grave me sindromën Down, duke përfshirë një kornizë më të shkurtër dhe një bust më të gjatë. Modeli i ri i fytyrës përmban një formë më të rrumbullakët, veshë më të vegjël dhe një urë hundore e sheshtë, ndërsa sytë janë pak të pjerrët në formë bajameje. Pëllëmbët e kukullës përfshijnë një vijë të vetme, karakteristikë e lidhur shpesh me ata me sindromën Down”, shkruan Reuters. / KultPlus.com
Përmes ndryshimeve statutare të cilat janë në diskutim, është propozuar largimi i emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës.
Diçka e tillë ka ardhur si pasojë që vendosja e emrit u bë shumë vite pas themelimit të universitetit, dhe në arenën ndërkombëtare jo rrallë herë është ngatërruar si institucion i ri.
Poashtu, pasaktësi ka shkaktuar edhe fakti që një Universitet në Mitrovicë që është në gjuhen serbe pretendon emrin Universiteti i Prishtinës, që ka krijuar konfuzitet e telashe ndër tjera edhe në listimin e punimeve, transleton KlanKosova.
Një ide e tillë nuk u kundërshtua nga profesorë historianë, por nuk u mirëprit nga disa organizata studentore. / KultPlus.com
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e kësaj pronësie.
Pronësia intelektuale që përfshinë pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit, në Kosovë është e garantuar me ligj.
Ndërsa, që nga viti 2000 më 26 Prill të çdo viti të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI).
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), në shënim të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale përzgjedh një slogan për të frymëzuar komunitetin global të krijuesve, mbrojtësve të pasurisë intelektuale, por edhe për të evidentuar një aspekt të sistemit unik të bashkëpunimit ndërplanetar, sigurimit të vijimësisë së krijimtarisë./ KultPlus.com
Një kompani japoneze që shpreson të bëjë histori duke kryer uljen e parë private në Hënë thotë se misioni i saj ka të ngjarë të ketë dështuar.
Komunikimi u humb me zbarkuesin hënor Hakuto-R disa momente përpara se të zbriste.
Inxhinierët po hetojnë se çfarë ka ndodhur.
ISpace me bazë në Tokio kishte shpresuar se anija kozmike do të lëshonte një rover eksplorues, si dhe një robot me madhësi të topit të tenisit të zhvilluar nga një prodhues lodrash.
Anija u lëshua nga një raketë SpaceX në dhjetor dhe iu deshën pesë muaj për të arritur në destinacionin e saj.
Ato misione u deshën vetëm disa ditë për të arritur në orbitën hënore, por Hakuto-R-së iu deshën pesë muaj. Kjo për shkak se kishte një sistem shtytës shumë më pak të fuqishëm, në mënyrë që të kursente karburantin dhe të reduktonte kostot.
“Ne nuk kemi konfirmuar komunikimin me zbarkuesin” tha CEO i iSpace Takeshi Hakamada rreth 25 minuta pas uljes së planifikuar.
“Duhet të supozojmë se nuk mund ta përfundonim uljen në sipërfaqen hënore”, shtoi ai, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv
Aeroplani M1 u duk i vendosur të zbriste rreth orës 16:40 GMT të martën pasi u afrua 89 metra nga sipërfaqja hënore, tregoi një animacion i drejtpërdrejtë.
Pasi arriti në vendin e uljes në hemisferën veriore të Hënës, Hakuto-R duhej të vendoste dy ngarkesa për të analizuar tokën hënore, gjeologjinë dhe atmosferën e saj. Një prej tyre është bërë nga kompania e lodrave TOMY, e cila krijoi Transformers.
Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë të vetmet vende që kanë arritur të vendosin një robot në sipërfaqen hënore, të gjitha përmes programeve të sponsorizuara nga qeveria.
Qëllimi kryesor i misionit ishte të vlerësonte qëndrueshmërinë e lëshimeve tregtare në sipërfaqen hënore. Ishte testi i parë nga iSpace i asaj që ata shpresojnë se do të jenë një seri zbarkimesh komerciale gjatë viteve të ardhshme, secili më ambicioz se i mëparshmi.
Vizioni i kompanisë është të ofrojë shërbime komerciale për një prani të qëndrueshme njerëzore në sipërfaqen hënore, të tilla si dërgimi i pajisjeve për minierat dhe prodhimin e karburantit të raketave./KlanKosova/KultPlus.com
Një koleksionist me xhepa të thellë dhe me hapësirë të lirë mund të ngrejë një nga skulpturat më të famshme bashkëkohore në rrjetin e saj ose të tij muajin e ardhshëm, kur ” Spider” i famshëm i Louise Bourgeois del në bllokun e ankandeve në Sotheby’s në Nju Jork.
Puna, mbi 10 metra e gjatë dhe më shumë se 18 metra e gjerë, pritet të sjellë nga 30 milionë deri në 40 milionë dollarë – që do të thotë se ka shumë të ngjarë të thyejë të paktën një rekord ankandi, nëse jo disa.
Nëse vepra arrin në vlerësimin e saj të ulët, pasi të llogariten tarifat e Sotheby’s, ajo ka të ngjarë të bëhet vepra më e shtrenjtë e artistit në ankand dhe skulptura më e shtrenjtë nga një artiste femër e shitur ndonjëherë në ankand, duke tejkaluar një tjetër borgjeze “Spider” që u shit për 28 milionë dollarë (32.1 milionë dollarë me tarifa) në Christie’s në maj 2019. Nëse shitet në ose mbi vlerësimin e saj të lartë, “Spider” i tanishëm mund të jetë në distancë të madhe nga rekordi për çdo vepër të një artisteje femër në ankand, aktualisht 44.4 milionë dollarët ( me tarifa) që trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton’s Crystal Bridges Museum në Bentonville, Arkansas pagoi për pikturën e Georgia O’Keeffe “Jimson Weed” në 2014.
“Spider” po ofrohet nga Fundação Itaú, dega jofitimprurëse e bankës braziliane Itaú Unibanco. Skulptura u ble nga Olavo Setubal, një koleksionist arti dhe bashkëthemelues i bankës, pasi u shfaq si pjesa qendrore e një prezantimi të veçantë të veprave të Bourgeois në Bienalen e São Paulo 1996, për të cilën artisti francezo-amerikan projektoi gjithashtu një logo e veçantë, spirale. Skulptura ishte huazuar në Muzeun e Artit Modern të São Paulo nga viti 1997 deri në vitin 2017, dhe më pas u shfaq në institucione të ndryshme braziliane.
Në vitet që nga blerja e “Spider’s”, Fundação Itaú i ka zhvendosur prioritetet e tij të koleksionit për t’u fokusuar në veprat e artistëve me bazë në Brazil. Të ardhurat nga shitja e skulpturës do të mbështesin këto përpjekje.
Veprat nga seria “Spiders” e Bourgeois janë ekspozuar në shumë prej muzeve kryesore të botës, duke përfshirë Muzeun Guggenheim në Bilbao, Galerinë Kombëtare të Kanadasë në Otava, Dia Beacon në Nju Jork dhe Tate Modern në Londër.
“Spider” është bërë një ikonë globale, e njohur nga të gjithë duke pasur parasysh praninë e saj të spikatur në institucionet kulturore në mbarë botën,” tha në një deklaratë David Galperin, kreu i artit bashkëkohor të Sotheby në Nju Jork. “Nuk është vetëm një shembull i skulpturës moderne, por ka marrë një prani më të madhe simbolike brenda kulturës bashkëkohore ndërkombëtarisht.”
“Spider” i pranishëm do të shfaqet në selinë e Sotheby’s në Nju Jork më 6 maj përpara se të ofrohet në shitjen e artit bashkëkohor në mbrëmje të shtëpisë më 18 maj. E njëjta shitje do të shfaqë një vepër të ngjashme të ashpër në shkallë të gjerë nga Jean – Michel Basquiat, “Tani është koha”, e cila pritet të sjellë më shumë se 30 milionë dollarë./cnn/ KultPlus.com
Turistë të shumtë kanë frekuentuar zonat e mbrojtura përgjatë fundjavës që lamë pas.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Korçë zhvilloi një guidë drejt liqeneve të Lukovës, që ndodhen afër fshatit Bishnicë të njësisë administrative Velçan, Pogradec, me turistë vendas, nga Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.
Ky destinacion mund të arrihet nëpërmjet një shtegu të gjatë, rreth 7 km, i cili nis nga fshati Bishnicë, Pogradec.
Liqenet e Lukovës, monument natyre, janë dy liqene akullnajore me sipërfaqe rreth 10 ha, ku duket se pranvera ende nuk ka trokitur. Një kurorë pyjesh të përzierë ahu dhe bredhi me lartësi deri në 22 m dhe me diametër të trungut 30 cm rrethojnë këto dy liqene.
Kjo zonë ofron jo vetëm turizëm natyror, por edhe kulturor, pasi gjatë rrugëtimit për në liqenet e Lukovës, mund të vizitohet edhe “Ura e Golikut”, gjurmët e vjetra të rrugës “Egnatia” e shekullit XVIII. Në krah ndodhen edhe Varret e Selcës, të cilat i përkasin shek. IV-III para Krishtit, unikale në llojin e tyre./atsh/KultPlus.com
Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 82-vjetorin e lindjes. Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York.
Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze.
Me filmin Me Natalie shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh The Panic in Needle Park në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin The Godfather në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.
Disa nga shprehjet më të famshme të tij janë:
1 – “Mbaji miqtë afër … por armiqtë edhe më afër” – Al Pacino (Michael Corleone)
2 – “Lini armët, merrni ëmbëlsirat” – Richard Castellano (Clemenza)
3 – “Financa është një armë. Politika është ajo që tërheq këmbëzën” – Enzo Robutti (Don Lucchesi)
4 – “Një burrë që nuk shpenzon kohë me familjen e tij, nuk është burrë” – Marlon Brando (Vito Corleone)
5 – “Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim” – Al Pacino (Michael Corleone)
6 – “Ky është biznes, mos e merr personale” – Robert Duvall (Tom Hagen)
7 – “Shëndeti i mirë është gjëja më e rëndësishme, më shumë se sa suksesi, më shumë se paratë, e më shumë se pushteti” – Lee Strasberg (Hyman Roth)
8 – “Në Siçili femrat janë më të rrezikshme se armët” – Franco Citti (Calo)
9 – “Do t’i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë” – Marlon Brando (Vito Corleone)
10 – “Vetëm miqtë e vërtetë mund të të tradhtojnë”- Marlon Brando (Vito Corleone)
11 – “Sa më shumë të sëmuresh, aq më i zgjuar bëhesh” – Diane Keaton (Kay Corleone)
12 – “Femrave dhe fëmijëve u lejohet të jenë të pakujdesshëm, por jo burrave” – Marlon Brando (Vito Corleone)
13 – “Duket se në botën e sotme pushteti për të larë borxhin është më i madh se fuqia e faljes” – Donal Donnelly (Peshkopi Gilday)
14 – “Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme” – Al Pacino (Michael Corleone)
15 – “Politika dhe krimi janë e njëjta gjë”. – Al Pacino (Michael Corleone)
16 – “Asnjë siçilian nuk refuzon asnjë kërkesë në ditën e dasmës së vajzës së tij” – Robert Duvall (Tom Hagen)
17 – “Refuzimi nuk është vepër e një miku” – Richard Conte (Don Barzini)
18 – “Pushteti korrupton ata që nuk e kanë atë” – Franco Citti (Calo)
19 – “Nëse çdo gjë në jetë do të ishte e sigurtë, nëse historia do të na kishte mësuar diçka, është se mund të vrasësh këdo” – Al Pacino (Michael Corleone)
20 – “Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…Kurrë” – Al Pacino (Michael Corleone)./GazetaProjekti/KultPlus.com
Portreti i Mai (Omai) i Joshua Reynolds është shpëtuar nga shitja private falë parave të mbledhura nga Galeria Kombëtare e Portreteve dhe Getty në SHBA.
Galeria Kombëtare e Portreteve ka mbledhur 25 milionë funte, të cilat janë krahasuar me të njëjtën shumë nga Getty.
Piktura u ble në ankand nga një koleksionist privat në vitin 2001, i cili e ofroi për shitje për 50 milionë funte.
Tani do të ndahet midis galerive në MB dhe SHBA nën pronësi të përbashkët.
Portreti i Mai (Omai) konsiderohet gjerësisht si portreti më i mirë nga një prej artistëve më të mëdhenj britanikë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte vendosur një ndalim eksporti për shitjen për të parandaluar shitjen e tij jashtë vendit.
Dr Nicholas Cullinan, drejtor i Galerisë Kombëtare të Portreteve, tha: “Portreti madhështor i Mai i Reynolds është deri tani blerja më domethënëse që ka bërë ndonjëherë Galeria Kombëtare e Portreteve dhe blerja më e madhe që ka bërë ndonjëherë Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Titianët e fituar. nga Galeria Kombëtare dhe Galeritë Kombëtare të Skocisë në 2009 dhe 2012.”/bbbc/ KultPlus.com
Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York.
Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze. Nga fundi i viteve 60-të studion teatër me Lee Strasberg i cili dallon në të prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë të flaktë për tu larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë. Me filmin Me Natalie shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh The Panic in Needle Park në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin The Godfather në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.
Në vitin 1993 shpërblehet me Oscar si aktori më i mirë protagonist me filmin Scent of a Woman, në të cilin interpreton një kolonel të verbër.
Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 82-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.
Më poshtë janë disa kuriozitete që kanë shënjuar jetën e tij:
Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.
Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.
Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.
Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.
Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me rroba banjo).
U lind në Harlem më 25 prill 1940.
Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.
17 vjeç la shkollën.
20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.
Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.
Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.
Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.
U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikan. /KultPlus.com
Në sa mënyra të dashuroj? Lermë t’i numëroj. Të dashuroj deri në thellësinë, në gjerësinë dhe në lartësinë Që shpirti im mund të arrijë, kur merr pjesë i padukshëm Në qëllimet e Ekzistencës e të Faljes ideale. Të dashuroj po aq sa nevoja më modeste E çdo dite, në diell dhe në dritën e qiririt. Të dashuroj bujarisht, si dikush që lufton për drejtësi. Të dashuroj me pastërti, si dikush që nga lutja kthehet. Të dashuroj me pasionin që hidhja Në dhimbjet e mia të shkuara, e me besimin e fëmijërisë sime. Të dashuroj me një dashuri që e besoja të humbur, Së bashku me engjëjt e mi të humbur- të dashuroj me frymëmarrjen, Buzëqeshjet, lotët, e gjithë jetës sime! – e nëse Zoti do dojë, Do të të dashuroj akoma më shumë pas vdekjes. / KultPlus.com
Naser Berisha është këngëtar i njohur shqiptar. Ai ka filluar të merret me muzikë qysh në moshën 13 vjeçare. Në shkollën e mesme, ai së bashku me shokun e klasës dhe vëllaun e tij( Shefqet dhe Zeqirja Bajramin) formuan Band-in “PREMIERA”, grup i cili funksionoi rreth 6 vite, deri në vitin 1993.
‘Maturantët’ ka qenë një këngë e grupit e cila u realizua gjatë asaj kohe, e cila ka arritur të qëndrojë në majat e top listës së këngëve në atë kohë.
Berisha ka interpretuar edhe shumë këngë të tjera me të cilat do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës.
“Dy Pas Mesnate”, “Nese Shkon”, “Pergjithmon”, Kur Mbetesh Vet”, “Deti i Lodhur”, “Lora”, “Hajt Shko” etj, janë disa këngë të Berishës ndër vite.
Tash së fundmi Naser Berisha ka lansuar edhe projektin e tij më të fundit “Himni I Gilanit”, kushtuar Qytetit të Gjilanit.
KultPlus ju sjell këngën ‘A më kujton?’:
Koha iku, na harroi Mbeti veç kujtimi letër, Si ngahera, të kërkoj Me gitarë poemë e vjetër Para shkollës, si dikur Unë të pres, e ti nuk vije Dhe pyes vetën, si i marrë Ndonjëherë në mend do t´bije
Ref: 2 Ku më mbete bjondina ime Që më ngjall prapë këto kujtime Ndonjëherë të lutem a me kujton! Ty të kisha yll rinie Një dhuratë prej përendie Dashuri e vjetër të kërkoj…
Gjumë nuk kam, bie shi Në fotografi ti vetëm mbete Jeta të mori, larg të çoi Y Nuk e di se ku më trete Jam i vetëm, si atëherë Fati mua nuk më priu Lumturinë që ne e kishim fatkeqësia e përbiu…
Ref : 3 Ku më mbete bjondina ime Që më ngjall prapë këto kujtime Ndonjëherë të lutem a më kujton Ty të kisha yll rinie Një dhurat prej përendie Dashuri e vjetër të kërkoj…
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po mban trajnime për zhvillimin e aftësive për udhërrëfime turistike (ciceronëve) në Janjevë, në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës”, shkruan KultPlus.
Ky trajnim po u ofrohet 20 përfaqësuesve të komuniteteve lokale me prejardhje të ndryshme etnike me qëllim të përfitimit të njohurive elementare në fushën e turizmit.
‘Ky aktivitet synon që t’u ofrojë 20 përfaqësuesve të komuniteteve lokale me prejardhje të ndryshme etnike të Janjevës, mundësinë për të fituar njohuri elementare në fushën e turizmit.
Trajnimi do të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale për zhvillim të turizmit kulturor e rural në Janjevë. Kjo përmes zhvillimit të aftësive të banorëve, ofrimit të shërbimeve të guidave turistike, identifikimit dhe hartëzimit të potencialeve kulturore, natyrore dhe promovimin e tyre përmes një platforme online.’, thuhet në njoftimin MKRS në facebook.
Ngjyra e parë e natyrës ishte e arta, nuanca e saj më e fortë, e flakta. Gjethja e saj më e parë, një lule, por vetëm për një orë, e dukshme. Pastaj gjethja mbeti prapë gjethe, kështu Edeni ra prapë në heshtje. Dhe agimi venitet drejt ditës. Asgjë s’e ruan përherë shndritjen.
Aurela Gaçe është një nga artistet më të shquara shqiptare, e cila me stilin e saj unik vazhdon të qëndrojë aktive edhe sot në industrinë muzikore, shkruan KultPlus.
Gaçe ka filluar të këndojë qysh në moshën katër vjeçare në Festivalin e Fëmijëve në qytetin e saj të lindjes, Vlorë. Ky festival si duket ka qenë sinjali i parë që Gaçe pati marrë për të vazhduar më tej në karrierën e saj të gjatë dhe të bujshme muzikore.
Ajo ka marrë pjesë në shumë festival, ku edhe në disa prej tyre ka fituar cmimet e para. Disa prej këngëve me të cilat ajo u prezantua në këto festivale janë: “Fati Yne Shprese E Marrezi”, “Akoma Jo”, “Zemra Rratatata”, “Nata”, “Me Jeten Dashuruar” etj.
Në vitin 2015 ajo mori pjesë në Këngën Maxhike me këngën ‘Akoma Jo’ ku edhe u shpall fituese e këtij festivali.
KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Akoma Jo’:
A vjen ta pimë dhe një kafe? Një orë për mua, ndoshta pak Afroje veten të të ndjej Djersisim dhe një herë në shtrat
Akoma jo, akoma jo Të përshpëris mos u largo Akoma jo, akoma jo Ta jap unë veten, a të mjafton?
I fshehim duart në gishtërinjë Lëshuar trupin përmbi ty Më çmënd kur thua emrin tim Harrojmë të dy të marrim frymë
Akoma jo, akoma jo Të lutem shpirt mos u largo Akoma jo, akoma jo Ta jap dhe jetën, a të mjafton?
Si munde të më thuash mjaft? Si munde që të shkosh tani? Të dua ende si e marrë Për mua s’mund të ketë mbarim
Akoma jo, akoma jo Nëse ke zot mos u largo Akoma jo, akoma jo Të dhashë gjithçka, por s’të mjaftoi
Akoma jo, jo, jo jo jo jo jo jo jo Akoma jo, jo
A vjen ta pimë dhe një kafe? Një orë për mua, ndoshta pak Afroje veten të të ndjej Djersisim dhe një herë në shtrat
Akoma jo, akoma jo Nëse ke zot mos u largo Akoma jo, akoma jo Të dhashë gjithçka, por s’të mjaftoi