Përkujtohet fronti antiosman i Ali Pashë Tepelenës, 203 vjet më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot 23 majin e vitit 1820, kur Ali Pashë Tepelena mobilizoi forcat për një front antiosman.

Ali Pasha u gjend përballë përplasjeve të njëpasnjëshme me Portën e Lartë dhe synimit të armikut të tij të betuar, Mehmet Sait Halet Efendi, për ta fundosur figurën e tij.

Para klimës së pasigurisë në oborr, Ali Pasha e gjykoi me dobi bashkëpunimin me forcat kryengritëse arvanitase, në sajë të të cilit do të siguronte mbajtjen e sundimit në zonën e jugut deri në Thesali.

Lajmet morën udhë deri në oborrin e Sulltan Mahmudit të II-të dhe ky veprim i përafrimit me “rebelët”, do të vendoste përfundimisht fatin e hidhur të tij në vitet që pasuan.

Përpjekjet për ngritjen e frontit antiosman përkujtohen si një prej zhvillimeve më të rëndësishme të historigrafisë shqiptare./ atsh / KultPlus.com

Ramë Beqiri me ekspozitë personale në Gjenevë, dedikim për të zhdukurit në Kosovë

Ramë Beqiri është artisti i njohur, i cili jeton dhe vepron prej disa vitesh, në kantonin e Gjenevës. Ai njëkohësisht aktron në disa teatro në Zvicër dhe jashtë saj. Piktori Beqiri në muajin e ardhshëm, pritet të hap një ekspozitë personale në Gjenevë për të zhdukurit në Kosovë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Artisti shqiptar Ramë Beqiri do të sjell për artdashësit zviceran historinë e dhimbshme të Kosovës dhe plagën e hapur për të zhdukurit e luftës, përmes një ekspozite në Gjenevë.

“Në kujtim të të zhdukurve të luftës së Kosovës” do të jetë motoja e ekspozitës që pritet të hapet me 12-20 qershor në shtëpinë e artit ,,Maison Grutli’’, në Gjenevë të Zvicrës në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit Fifog.

Pjesë e këtij festivali pritet të jetë edhe filmi shqiptar ,,I treturi’’, me pas do pasoj edhe debati për këtë me pjesëmarrës regjisorin Arben Thaqi dhe njëri nga aktorët e filmit, Arben Muçaj, pjesë e te cilit festival Fifog është edhe artisti ynë Ramë Beqiri.

Beqiri, lidhur me këtë ekspozitë është shprehur i lumtur që është pjesë qe disa vite me radhë e këtij eventi të rëndësishëm kulturo-artistik, në Zvicër.

“Është viti i tretë që ne përfaqësohemi në këtë festival. Këtë vit e bënë më të plotë ekspozita ime sepse është një temë të cilën me vite e kam sjell në mendjen time që të bëjë diçka për vendin tim, e posaçërisht për një temë shumë te ndjeshme që na ngulfate me vite…”, ka thënë Beqiri.

Dihet se në Gjenevë gjinden organizatat e ndryshme të të drejtave të njeriut dhe kjo ekspozitë shpresojë që do të sensibilizoj me një mesazhe tek ndërkombëtarët që të bëjnë më shumë në lidhje me këtë drejtim, me te zhdukurit kosovar. / KultPlus.com

EU4Culture organizon panairin e artizanatit në Rrogozhinë

“Rivendosja e Traditës Artizanale” (Recraft the past, build the future) është panairi i organizuar nga EU4Culture në qytetin e Rrogozhinës.

Në panairin dedikuar artizanatit, kryesisht qëndismave, kanë marrë pjesë edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare e atyre të mesme të zonës, të cilët kanë sjellë punime të dala nga duart e tyre.

Ata kanë sjellë në panairin e Rrogozhinës qëndisma, punë me grep, piktura si dhe punime të realizuara me materiale të riciklueshme. Qëllimi i panairit është ruajtja e traditës shqiptare në artizanat dhe trashëgimi brez pas brezi i saj.

EU4Culture është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, që ka nisur prej janarit të vitit 2021 dhe që do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024. Ky program mbështet sektorin kulturor e krijues, me një përqendrim të veçantë në qytete jo qendrore, të Evropës Lindore. / atsh / KultPlus.com

A e dini se mund të aplikoni për një yll në “Walk of Fame” me emrin tuaj

Pasja e një ylli në “Hollywood Walk of Fame” në Los Angeles me emrin tuaj, është e mundur. Sigurisht që duhet të bësh disa sakrifica dhe të jesh i gatshëm të përfshihesh, së pari duke paraqitur një kërkesë zyrtare.

Për të parë emrin tuaj në rrugën më të famshme të Hollivudit nuk mjafton të keni një karrierë të shkëlqyer pas vetes, por duhet të plotësoni edhe një aplikim me shkrim për të treguar se sa serioze janë qëllimet tuaja. Hapi i dytë është që të keni një buxhet të madh për vetëpromovim. Po ju shpjegojmë se si funksionon.

Ndërkohë Dhoma e Tregtisë e Hollivudit po pranon nominimet për yjet në Hollywood Walk of Fame vitin e ardhshëm deri në mesditën e së premtes, 26 maj. Të gjitha nominimet do të shqyrtohen gjatë takimit vjetor të Komitetit të Walk of Fame në qershor. Komiteti i Walk of Fame do të zgjedhë se cilët yje do të shpërblehen në vitin 2024.

Si të fitoni një yll në Walk of Fame

Teorikisht çdokush mund të aplikojë për një yll në Walk of Fame, mjafton të dërgojë aplikacionin në Dhomën e Tregtisë së Hollivudit dhe të presë për rezultatin. Por abonimet e ekzaminuara janë vetëm ato të njerëzve që kanë arritur diçka të madhe.

“Është një atraksion turistik. Ne duam që turistët të vijnë në Hollivud për të parë yjet e personazheve të tyre të preferuar”, shpjegon zëdhënësja e komisionit provues, Ana Martinez.

Të gjitha kërkesat duhet të kenë të bashkangjitur një deklaratë qëllimi, duke shpjeguar pse dëshironi yllin dhe duke premtuar të marrë pjesë në ceremoninë ku do të zbulohet dhe prezantohet ylli i ri në Walk of Fame.

Jo të gjithë yjet e Hollivudit janë të interesuar. Gjigantët si Julia Roberts dhe Dustin Hoffman nuk kanë aplikuar kurrë. Kjo është arsyeja pse emri i tyre nuk figuron.

Të gjitha kërkesat duhet të shoqërohen me një tarifë sponsorizimi prej 30.000 dollarësh. Gjysma e tyre shkojnë në Hollywood Historic Trust, i cili mban Walk of Fame. Pjesa tjetër e shumës përdoret për të krijuar vetë yllin, për të hequr dyshemenë normale dhe për të futur atë dhe për të krijuar kopjen e përshtatur dhe për t’ia dhënë yllit si një kujtim për ta marrë në shtëpi, për të punësuar fotografë, sigurinë dhe gjithçka që lidhet me ceremoninë.

Kush vendos nëse do ta japë

Çdo qershor, një grup i përzgjedhur i madhështorëve të Hollivudit vlerëson aplikacionet, të cilat përfshijnë edhe biografitë e përpiluara nga menaxherët e tyre. Këtu vlerësohen rezymetë e të gjithëve, për sa i përket çmimeve të fituara, rekordeve të thyera, shitjeve në arkë, arritjeve filantropike dhe çdo gjëje tjetër që mund të habisë panelin.

Ky i fundit në përgjithësi përbëhet nga gjashtë anëtarë që përfaqësojnë të gjitha kategoritë e argëtimit (kinema, televizion, muzikë). Aplikimet mbeten të vlefshme për rreth dy vjet, por mund të ridorëzohen disa herë.

Ku vendosen yjet e rinj?

Është e njohur që lokacioni më i lakmuar është përballë hotelit Roosevelt, pikërisht aty ku është ylli i Mery Streep. Një tjetër pikë mjaft prestigjioze është shëtitja drejt qendrës tregtare Hollywood and Highland. Aty janë yjet e Sandra Bullock, Nicole Kidman dhe Susan Sarandon. Fatkeqësisht, për kandidatët e radhës këto rrugë tashmë janë plot dhe për këtë arsye do të na duhet të mjaftohemi me pjesët fqinje dhe më pak prestigjioze të rrugës. Pozicionimi, në disa raste, varet nga një zgjedhje e saktë e fituesit, siç ndodhi me Muhammed Aliun, i cili preferoi që ylli i tij të vendosej në murin e qendrës tregtare për të mos lejuar që të shkelje nga njerëzit. / KultPlus.com

”The Sun”: Isha në Ksamil, në Maldivet e Evropës, dhe rashë në dashuri me atë vend

Një zonjë britanike ka përshkruar vizitën e saj në “Maldivet e Evropës” dhe arsyen pse ajo ra në dashuri me këtë vend, sipas gazeta e njohur britanike ”The Sun”.

”Për shumë njerëz, plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat blu të pastër i bëjnë Maldivet një destinacion të rëndësishëm. Por, udhëtimi atje nuk është gjithmonë i lehtë.

Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, që do të thotë se njerëzit përfundojnë duke kërkuar alternativa më afër shtëpisë.

Megjithatë, një zonjë britanike dhe Tiktok-eri “The Travel Mum” zbulon se sa e lehtë është të udhëtosh diku me pamje të ngjashme, pa pasur nevojë të largohesh nga Evropa.

Në një video, ajo ka shpjeguar se si mund të shkohet në Ksamil, të cilit i referohet si “Maldivet e Evropës” dhe saktësisht se çfarë mund të presin vizitorët.

Pamjet e saj janë parë mbi një milion herë në Tiktok, ku ajo dhe familja e saj shihen duke shijuar plazhet me rërë me ujëra bruz si dhe perëndimin e diellit në ngjyrë portokalli të ndezur, nga ballkoni i hotelit.

Për më tepër, plazhi është shumë i qetë, që do të thotë se pushimet e saj dukeshin të qeta dhe relaksuese.

Njerëzit u mahnitën nga ajo që panë në video dhe thanë se do ta mendonin ta vizitonin vetë.

“Një vend që nuk e kisha menduar kurrë se do ta vizitoja. Do të shkoj të kërkoj më shumë në këtë vend”, shkroi një komentues.

“Duket një vend i mahnitshëm”, tha një tjetër.

Megjithatë, një komentues i tretë ishte i shqetësuar se sa i vështirë do të ishte udhëtimi atje.

“Si udhëtohet atje? A është e vështirë?”, tha ai.

Në një video tjetër, zonja shpjegoi se atje mbërriti shumë lehtë.

Ajo tha se “ne vazhdojmë të dëgjojmë për Maldivet e Evropës, kështu që le t’i shohim. Ka disa gjëra që duhet të bëjmë për të mbërritur deri atje dhe e para është të marrim një avion për në Korfuz”.

“Tani që jemi në Korfuz po i drejtohemi portit dhe marrim një traget për në Sarandë. Ne kemi rregulluar paraprakisht të marrim me qira një makinë, çmimi i së cilës na u ul 25%, deri në destinacionin tonë përfundimtar në Ksamil”, shton ajo.

Përveç vendpushimit dhe sa e thjeshtë ishte për të mbërritur deri atje, TikTok-erja ishte gjithashtu e kënaqur me atë se sa e përballueshme ishte gjetja e akomodimit, me vendndodhje të përshtatshme.

“Ne kemi rezervuar një apartament në qendër, me dy dhoma gjumi, për vetëm 190 paund për gjashtë netë. Është një vend i shkëlqyer për të shijuar plazhet e shumta të bukura, por edhe për të eksploruar disa vende të mrekullueshme aty pranë. Sapo shpenzuam pesë paund në supermarket për të ushqyer pesë persona”, shton ajo.

“Ne jemi absolutisht të dashuruar me Shqipërinë”, përfundon zonja britanike.

Për ata që nuk janë të interesuar të marrin një traget nga Korfuzi, ka një mënyrë edhe më të lehtë për të arritur në Ksamil nga Britania e Madhe.

Fluturimet janë më të shpejta se sa deri në ishujt Kanarie, pasi të duhen vetëm tre orë për të mbërritur atje.

Linjat direkte lidhin Shqipërinë me Londrën, Manchesterin, Birminghamin, Bristolin dhe Newcastle.

Dhe ky vend i panjohur pushimesh është vetëm tre orë larg Britanisë së Madhe./ atsh / KultPlus.com

Autostrada Biennale prezanton konceptin kuratorial, artistët e ftuar dhe programin e hapjes së edicionit të 4-të

Austostrada Biennale ka prezantuar konceptin kuratorial, artistët e ftuar dhe programin e hapjes së edicionit të 4-të me radhë. Nga tridhjetë projektet e shfaqura këtë vit, shtatëmbëdhjetë janë komisione të reja të cilat i përgjigjen kontekstit lokal dhe shtjellojnë temat e autobiografive kolektive, arkivave kulturore, kujtesës shumëdrejtimëshe si dhe shpresës dhe këmbënguljes.

Artistët e Edicionit të 4-t të Autostrada Biennale: 

 Prizren          

Agnes Denes, Anna Boghiguian*, Bajram Mehmeti, Bella Rune, Blerta Haziraj*, Bouchra Khalili, Dardan Zhegrova*, Darinka Pop-Mitić*, Hong-Kai Wang, Gözde İlkin*, Ivo Nikić*, Kameelah Janan Rasheed, Kostas Bassanos*, Luchezar Boyadjiev, Michael Rakowitz*, Mila Panić*, Nathan Gray and the Juluwarlu Group Aboriginal Corporation*, Nil Yalter, Neda Saeedi*, Núria Güell, Open Group*, Oscar Lara, Sebastián Díaz Morales & Ruangrupa, School of Mutants*, Selma Selman, Vatra Gallery*, Xhevdet Xhafa 

Prishtina       

Agnes Denes, Hera Büyüktaşcıyan* 

Mitrovica      

Alban Muja*, Rena Rädle & Vladan Jeremić* 

Organizatorët e Autostrada Biennale përmes një komunikate kanë dërguar edhe disa porosi të reja se cfarë ata dëshirojnë të arrijnë përmes këtij edicioni e të cilat KultPlus ju sjell më poshtë:

Çfarë ne dëshirojmë – me njohuri lokale dhe dituri nga anën jonë – është të bëjmë një ndryshim të vogël përmes artit dhe të adresojmë të paarkivueshmen. Jemi të nderuar të vazhdojmë këtë rrugëtim që kemi nis në vitin 2020 dhe të shohim se si institucioni ynë pritës është rritur dhe vazhdon të rritet, thonë kuratoret Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu. Ju mund të lexoni deklaratën e tyre të plotë këtu dhe të shihni programin e hapjes këtu

Autostrada Biennale funksionon në dy shpejtësi, njëra është bienalja ndërkombëtare e cila zhvillohet që nga viti 2017, dhe tjetra është hapesira jonë me programin e saj të vazhdueshëm për edukim dhe prodhim – Autostrada Hangar. Ne e konsiderojmë prodhimin e artit si një formë të qëndrueshme të të mësuarit dhe shkëmbimit që adreson nevojat e komuniteteve. Për edicionin e ardhshëm të Autostrada Bienales, ne jemi krenarë që prodhojmë një numër të konsiderueshëm të veprave të reja të porositura rishtazi në hapësirën tonë Autostrada Hangar, thonë drejtorët themelues të Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barıs Karamuço. 

Ky edicion është i kuruar në bashkëpunim me CuratorLab 2022/23, një program studimi për profesionistë në Universitetin e Arteve Konstfack në Stockholm: Andria Nyberg Forshage, Áron Rossman-Kiss, Giulia Menegale, Giovanni Giacomo Paolin, Hana Halilaj, Hala Alnaji, Hampus Bergander, Ieva Laube, Maximilian Lehner, Orestis Mavroudis. 

Edicionit të 4-t i Autostrada Biennale është bërë i mundur me mbështetjen bujare dhe partneritetin e Allianz Foundation, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Foundation for Art Initiatives, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, GIZ dhe ITP Prizren, 7 Arte, SAHA Foundation, ERIAC, Ambasada Franceze, Goethe Zentrum Prishtina dhe HBS. Gjithashtu, Autostrada Biennale është mirënjohëse për kontributin e çmuar të bashkëpunëtorëve të shumtë individualë të punës dhe bisedave në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, të cilët e bënë të mundur realizimin e këtij edicioni. 

Ekspozita premton takime të paparashikueshme brenda dhe jashtë Prizrenit, në gjeografi të mëtejshme dhe të imagjinuarat e tyre. / KultPlus.com

“Ura me tri harqe” po vjen me edicionin e radhës, Universiteti i Prishtinës nikoqir i kësaj ngjarje kulturore

Po vjen edicioni i trembëdhjetë i ngjarjes së përbashkët kulturore, “Ura me tri harqe”, e të tri institucioneve shqipfolëse të arsimit të lartë: Universiteti i Arteve- Tiranë, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës si dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës, përcjell KultPlus.

Sivjet Universiteti i Prishtinës do të jetë nikoqir i kësaj ngjarje.

Ky Manifestim gjatë këtyre dy ditëve do të shfaqë, ekspozojë e performojë, projektet artistike më me vlerë përgjatë vitit akademik 2022-23, si filma me metrazh te shkurtër, dokumentarë, shfaqje teatrale, ekspozitën e koncertin e përbashkët të tri Universiteteve. Poashtu këtë vit “urës” do t’i bashkohet edhe një shfaqje mysafire nga studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup.

Programi i kësaj veprimtarie artistike do të prezantohen përgjatë dy ditëve 25-26 maj 2023. / KultPlus.com

Mira Murati nga OpenAI, folëse në edicionin jubilar të Dokutech në Kosovë

Shefja e teknologjisë në kompaninë OpenAi, që zhvilloi programin tashmë të popullarizuar ChatGPT, Mira Murati, përmes një video-mesazhi ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë në edicionin jubile të konferencës së teknologjisë, Dokutech, që mbahet në Prishtinë më 27 dhe 28 maj.

Gjatë konferencës, Mira Murati do ta adresojë fjalimin e saj online, në të cilin do të flasë për misionin e OpenAI dhe planet e së ardhmes, transmeton albinfo.ch.

Gjatë nëntë edicioneve të kaluara, DOKUTECH ka shënuar suksese të mëdha, duke sjellë në Kosovë disa prej emrave më të njohur botërisht në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Me një shfaqje të jashtëzakonshme nga Kroacia, nisi mbrëmë Prishtina International Theater Festival

Mbrëmë, filloj edicioni i shtatë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në vendin tonë, “Prishtina International Theater Festival – PITF”, i cili hapi siparin e tij në skenën teatrore të kolegjit AAB. Ceremonia e hapjes solemne filloj me një falënderim drejtuar të gjithë pjesëmarrësve, të ftuarve, dhe me një falënderim të veçantë ndaj kontribuuesve, aktorëve dhe të gjithë atyre që e mundësuan mbajtjen e këtij edicioni. Festivali këtë vit po mbahet në nderim të regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha, shkruan KultPlus.

Në prezantimin hapës të ceremonisë solemne morën pjesë drejtoresha e festivalit, Dorentina Alshiqi dhe Ilir Bytyqi. Fillimisht fjalën e mori Ilir Bytyqi ku pasi bëri një falënderim ndaj të gjithë pjesëmarrësve, ndër të tjera tha: ”Ky festival është i vetmi i këtij lloji në të gjithë Kosovën dhe i ka kaluar të gjitha pritëshmëritë“.

Drejtoresha e festivalit, Dorentina Alshiqi, në fjalimin e saj tregoi se shfaqja i është dedikuar regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha për kontributin e saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin “Faruk Begolli”. Në fund të fjalimit, ajo e shpalli të hapur festivalin i cili pritet të dhurojë një mori shfaqjesh përgjatë një jave.

Mbrëmja filloj me shfaqjen e titulluar “Rusalka” me regjinë nga Ivica Simic nga Mala Scena Theater nga Kroacia.

 Kjo shfaqje bazohej në eksperiencën e vetë aktores gjatë studimeve të saj, presionit psikologjik, presionit në përgjithësi dhe jetës aktuale.

Temë kryesore ishte dedikimi ndaj vetvetes, i vetëbesimit, kurajos dhe guximit për të arritur atë që e synojmë.

Njëra nga aktoret e shfaqjes “Rusalka”, Buga Simic, pas shfaqjes teatrale, në një intervistë për KultPlus u shpreh tejet e emocionuar për pjesëmarrjen e saj në këtë festival. Ajo ndihej e privilegjuar që do të jetë në konkurrencë me shfaqje dhe aktorë profesionistë nga vende të ndryshme.

“Është hera e parë që jam këtu në Kosovë. Shoqëria kosovare është shumë mikpritëse, e admiroj shumë artin kosovar.  Ajo çka kam dashur të paraqes është një autobiografi si shkak i eksperiencave të mia në studime në përgjithësi. Besoj se mesazhi i shfaqjes është përçuar”, u shpreh aktorja.

Në programin e sivjetëm të festivalit i cili nisi mbrëmë dhe zgjatë deri më 28 Maj, do të mund të ndiqni 7 shfaqje në konkurrencë për çmimet si: aktori-aktorja më e mirë në rolin kryesor, aktori-aktorja më e mirë në rolin dytësor, çmimi për regjinë më të mirë dhe çmimi për shfaqjen më të mirë.

Për ndarjen e çmimeve vlerësimet  do t’i japin tri juri: juria qendrore profesionale e festivalit që përbëhet nga: Ibrahim Berisha – shkrimtar dhe publicist, Bislim Muçaj aktor, Ziad Meric – producent. Poashtu edhe dy juri të tjera ajo e medias dhe juria e studentëve nga Universiteti AAB dhe UP që do të japin vlerësimin e tyre për çmimin shfaqja më e mirë

Në netët në vijim do të kemi shfaqje të tjera si: “Boxes”, “Now you see her”, “ Club Albania”, “Lungs”, “Fireworks -Sparks of life” dhe “Arbri”.  /KultPlus.com

Pas propozimit për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga UP, reagon Ag Apolloni: Hajgare me heronj

Propozimi për largimin e emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës ka ardhur si pasojë që vendosja e emrit u bë shumë vite pas themelimit të universitetit, dhe në arenën ndërkombëtare jo rrallë herë është ngatërruar si institucion i ri, shkruan KultPlus.

Poashtu, pasaktësi ka shkaktuar edhe fakti që një Universitet në Mitrovicë që është në gjuhen serbe pretendon emrin Universiteti i Prishtinës, që ka krijuar konfuzitet e telashe ndër tjera edhe në listimin e punimeve.

Një ide e tillë nuk është mirëpritur nga shumë profesorë e organizata studentore.

Për këtë së fundmi ka reaguar edhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Ag Apolloni i cili përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale është shprehur se kjo është hajgare me heronj dhe është turp t’i hiqet.

Tutje Apolloni është shprehur se nëse i hiqet emri universitetit, turpi bie sidomos mbi kryeministrin Kurti, i cili e ka deklaruar Hasan Prishtinën si model të tij atdhedashurie e politikëbërjeje.  Ndërsa sa për rektorin, ai është shprehur: s’di çka të them, veç çuditem që nuk merret me krizën që ka kapluar degët nacionale të UP-së, të cilat së shpejti mund të mbyllen, por kapet me mullijtë e erës.

Ky është reagimi i plotë i Apollonit:

Universitetit të Prishtinës duan t’ia heqin emrin e atdhetarit Hasan Prishtina. Dhe pse? Se një idiot dikund, me gjasë ai i Spanjës që bën toplista universitetesh, po e ngatërron Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me Universitetin e Prishtinës në Mitrovicë. A nuk do të ishte më e udhës që atij të Mitrovicës t’i hiqej emri, të mos quhet i Prishtinës, përderisa është i Mitrovicës, kurse ky i Prishtinës të mos prekej?

Pas heqjes së emrit, patjetër do të hiqet edhe shtatorja e Hasan Prishtinës në oborr të rektoratit, se ajo më nuk ka kuptim aty. Kjo është hajgare me heronj.

Unë kam menduar se nuk duhet patjetër që çdo institucion të ketë emrin e një personi (sado që ky person është më meritor se krejt ne të tjerët për arsimimin e popullit të Kosovës), prandaj s’jam ekzaltuar kur universitetit i është vënë emri i këtij atdhetari. Por, meqë i është vënë, tash është turp t’i hiqet.

Disa si arsyetim për heqje e përdorin faktin që universiteti nuk e ka pasë këtë emër prej kur është themeluar. Po as aeroporti i Prishtinës nuk është quajtur “Adem Jashari” nga viti 1965, as sheshi para Teatrit Kombëtar nuk është quajtur “Skënderbeu” para luftës.

Rektori po ngutet. Të tjerët si ai, duke ndjekur shembullin e tij, nesër mund t’ia heqin emrin aeroportit dhe sheshit. Baju Hasan Prishtina! Baju Adem Jashari! Baju Skenderbe! Se s’po ju do Spanja, s’po ju do Serbia, s’po ju do Turqia!

Nëse i hiqet emri universitetit, turpi bie sidomos mbi kryeministrin Kurti, i cili e ka deklaruar Hasan Prishtinën si model të tij atdhedashurie e politikëbërjeje.

Sa për rektorin, s’di çka të them, veç çuditem që nuk merret me krizën që ka kapluar degët nacionale të UP-së, të cilat së shpejti mund të mbyllen, por kapet me mullijtë e erës.

Nëse realizohet synimi i rektorit Qerimi për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës, kryeministri Albin Kurti le të jetë kryeministër i kujtdo, vetëm imi – jo. / KultPlus.com

DokuFest i bashkohet Festivaleve të Shquara Evropiane në nominimin e filmave për Çmimet Doc Alliance 2023

DokuFest është përfshirë në mesin e shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për të nominuar një film të metrazhit të gjatë dhe një film të shkurtër për çmimet e shumëpritura ‘Doc Alliance’ (Aleance e Dokumentarëve) 2023.

DokuFest po ashtu ka njoftuar për përzgjedhjen si festivali ku ky eveniment prestigjioz do të mbahet gjatë edicionit të 22-të të festivalit (4 – 12 gusht), në Prizren. Për më tepër, filmat e nominuar do të shfaqen si pjesë e programit të festivalit, duke i dhënë mundësinë audiencës të përjetojë këto vepra të jashtëzakonshme kinematografike.

Çdo vit, programuesit dhe drejtorët artistikë të të shtatë festivaleve nominojnë një film të shkurtër dhe një film me metrazh të gjatë (CPH:DOX, Doclisboa, DOK Leipzig, FIDMarseille, Ji.hlava IDFF, Millennium Docs Against Gravity FF dhe Visions du Réel).

Një juri e përbërë nga gazetarë dhe profesionistë të filmit kryesorë Evropianë më pas përzgjedh filmat fitues në të dyja kategoritë nga lista e filmave të nominuar. Këtë vit, DokuFest është ftuar si festival i ftuar për të kontribuar me nominimet e tij në këtë proces të nderuar.

Dy filmat që DokuFest ka nominuar janë ‘Disturbed Eardh’ (2021) me regji të Kumjana Novakova dhe Guillermo Carreras-Candi – si kandidati për filmin më të mirë të gjatë, dhe ‘Adjusting’ (2021) me regji të Dejan Petrović – si kandidati për filmin më të mirë të shkurtër.

Fituesit e Çmimit ‘Doc Alliance’ fitojnë 5,000 EUR (për çmimin e filmit më të mirë të gjatë) dhe 3,000 EUR (për çmimin e filmit më të mirë të shkurtër) për regjisorët për t’i shpenzuar në projektet e tyre të ardhshme. Përveç kësaj, secili prej festivaleve në rrjet shfaq të paktën tre filma nga përzgjedhja në edicionin e ardhshëm.

Aleanca Doc (Doc Alliance), e themeluar në vitin 2008, është një sipërmarrje bashkëpunuese midis shtatë festivaleve Evropiane të filmit dokumentar: CPH:DOX, Doclisboa, Docs Against Gravity FF, DOK Leipzig, Festivali i Filmit Dokumentar në Marsejë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar Jihlava dhe Visions du Réel. Me seli në Pragë, objektivi kryesor i organizatës është të avancojë dhe promovojë zhanrin e filmit dokumentar. Konkursi vjetor i Doc Alliance fokusohet në filmat e parë dhe të dytë me metrazh të gjatë nga filmbërësit në zhvillim për të mbështetur karrierën e tyre filmike duke njohur vitalitetin dhe origjinalitetin e punës së tyre. Ky konkurs shërben si një sistem thelbësor mbështetës, duke ndihmuar talentet në zhvillim të sigurojnë mbështetje financiare për filmat e ardhshëm dhe të zgjerojnë audiencën e tyre si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e DokuFest në këtë ngjarje prestigjioze, shërben si njohje e progresit të vazhdueshëm të festivalit, me vlerësim nga audiencat ndërkombëtare.

Listën e plotë të filmave të nominuar, e gjeni më poshtë:

Lista e plotë e kandidatëve për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë:

a-B-C-D-e-F-G-H-i-JONESTOWN, Republika Çeke, regjia: Jan Bušta, nominuar nga Ji.hlava IDF

Christina (Kristina), Serbi, regjia: Nikola Spasic, nominuar nga FIDMarseille

Death of a City (A Morte de uma Cidade), Portugali, regjia: João Rosas, nominuar nga Doclisboa

Disturbed Earth, Bosnja dhe Hercegovina/ Maqedonia / Spanja, regjia: Kumjana Novakova and Guillermo

Carreras-Candi, nominuar nga DokuFest

Nights Gone By (Antier noche), Zvicrra/ Spanja, regjia: Alberto Martín Menacho, nominuar nga Visions du Réel

Polish Prayers, Polonia/ Zvicrra, regjia: Hanka Nobis, nominuar nga Millenium Docs Against Gravity

Silent Sun of Russia (Vi er Rusland), Danimarka, regjia: Sybilla Tuxen, nominuar nga CPH:DOX

Three Women (Drei Frauen), Gjermani, regjia: Maksym Melnyk, nominuar nga DOK Leipzig

Lista e plotë e kandidatëve për filimin më të mirë të metrazhit të shkurtë:

07:15 – Blackbird, Francë, regjia: Judith Auffray, nominuar nga Ji.hlava IDFF

Adjusting (Prilagodjeni), Serbi, regjia: Dejan Petrović, nominuar nga DokuFest

Darkroom, Turki, regjia: Asli Baykal, nominuar nga Visions du Réel

May the Earth Become the Sky (Face-s-ar pământul cer), Belgjikë Hungari/ Portugali/ Romani, regjia: Ana Vîjdea, nominuar nga Doclisboa

Nothing Runs Like a Deere, Suedi, regjia: Max Göran, nominuar nga CPH:DOX

The cervix pass (Le passage du col), Francë, regjia: Marie Bottois, nominuar nga FIDMarseille

Waking up in silence, Gjermani/ Ukrainë, regjia: Mila Zhluktenko dhe

Daniel Asadi Faezi, nominuar nga Millenium Docs Against Gravity

Why my mum loves Russel Crowe, Holandë, director: Emma van den Berg, nominated by DOK Leipzig

Rrjeti Doc Alliance fton përzemërsisht festivalet e filmave të Evropës të aplikojnë si festivale mysafire në 2024. Festivalet mysafire do të bëhen pjesë e rrjetit & do të bashkë-zgjidhen për nominimet për Çmimin Doc Alliance Award. Aplikimet mund te dërgohen te [email protected] Me shume informata mbi filmat e nominuar: 2023 | Doc Alliance. / KultPlus.com

Rrëmbeu fansat qysh në fillim të garës, Iam Tongi fitues i American Idol 2023 (VIDEO)

Qysh në fillim të garës, Ima Tongi u shndërrua në konkurrentin më të dashur të edicionit të 21 të American Idol, ku së fundi edhe u shpall fitues, shkruan KultPlus.

Ai në fillim u prezantua me këngën e James Blunt “Monsters”, këngë që i dedikoi babait të tij të ndjerë, dhe në finalen prestigjioze të kësaj gare, ai arriti edhe një ëndërr. Ai ndau skenën bashkë me James Blunt, ku të dytë kënduan këngën “Monster, ku Tongi shpërtheu në vaj.

Konsiderohet të jetë një shpërthim për këtë talent, pasi që është vetëm 18 vjet dhe arriti të mposhtë shumë konkurrentë për disa muaj sa edhe u zhvillua kjo garë.

KultPlus ju sjell video e performancës në fillim të kësaj gare dhe atë të finales./ KultPlus.com

Heqja e yllit në mozaikun “Shqipëria”, reagon kritiku Muharremi: Diktatura moderne

Nga Ilir Muharremi

Arti përfaqëson kulturën, etnografinë, shkencën, historinë, ndonëse në formë më pamore, më bindëse dhe në disa faza edhe më të sakta sesa shkencat e përmendura. Gjithkund në botë restaurohen veprat e artit. Ato nuk ndryshohen, nuk ju hiqen simbolet, format, ose me tendencë të ndonjë propagande kohore, në shenjë revolte ndaj ish sistemeve të fshihen simbolet. Marrim “Guernikën” e Pablo Picasso. Piktura është një vepër e fuqishme e një dokumentimi historik dhe proteste politike. Në të majtën e largët, një grua që mban fëmijën e saj të vdekur klith; sytë e saj rrëshqasin poshtë fytyrës së saj në formën e lotëve dhe koka e saj që përkulet nga prapa në mënyrë të panatyrshme duke i bëre jehonë foshnjës së saj. Posht është e pranishme statuja e një ushtari, por ai është i paaftë për të mbrojtur gruan dhe fëmijën. Trupi i tij i thyer shtrihet në copa, krahu i tij duke shtrënguar një shpatë të copëtuar si shenjë e mundjes përfundimtare. Maja e shpatës së tij takohet me këmbën e gruas, ndërsa ajo përpiqet që t’i shpëtojë shkatërrimit. Por këmba tjetër e saj shfaqet e rrënjëzuar në vend, e kyçur në cepin e kanavacës edhe ndërsa ajo shtriqet për ta lëvizur atë. Një viktimë tjetër shfaqet pas kësaj figure të shtrembër, duke rënë pashmangshëm si flakët që vërtiten rrotull saj, edhe ajo po ashtu ka ngecur në skenën e saj të pashpresë. Secila nga këto figura në kufi të pikturës janë të kurthëzuara në mënyrë të tmerrshme, duke i dhënë veprës një kuptim therës klaustrofobie. Madhësia e pikturës vetëm sa i thekson më shumë mizoritë e jetës që na paraqiten në pikturë. Ashtu si vetë bombardimi i Guernica-s, piktura e Picasso-s është e mbushur me shkatërrim. Por fshehur pas këtij kaosi të supozuar, janë të skalitura me kujdes skena dhe simbole, të cilat mbajnë me vete sulmin shumëplanësh të pikturës mbi fashizmin. Çka dua të them me këtë analizë formash, simbolesh? Kjo vepër restaurohet, asnjë vijë më e hollë nuk i hiqet, edhe pse rrethanat e sotme kanë ndryshuar në raport me veprën.

Atëherë marrim analizën e mozaikut “Shqipëria” të vendosur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Ka dy vite që vepra ju ka nënshtruar restaurimit. Është hequr ylli nga mozaiku, pastaj është eleminuar edhe libri i punëtorit që mbante në dorë. A është vepruar saktë dhe drejtë? Natyrisht që jo. Dikush do reagonte se kemi hequr nga  ish-komunizmi, jemi shkatërruar në palcë. Kjo është e vërtetë. Por fakti historik përmes veprës prezanton pasqyrën e saktë të kohës, pa eufori dhe tendenca. Nuk fshihet e shkuara. Ari është nën shërbim të së shkuarës në këtë rast vet ky mozaik i shërbeu dhe pasqyroi periudhën e diktaturës. Pse të hiqej? Në çdo shtet normal e kaluara ruhet dhe shteti kujdeset veçanërisht për veprat e artit. Jetojmë në një diktaturë moderne ngaqë veprojmë sikurse diktatura e së shkuarës. Vet Enveri i fshinte ata që nuk i duheshin. Në një sqarim thuhej se ylli i kuq pas shpinës së personazhit kryesor pra zonjës me xhubletë është hequr në vitin 1993, pasi në atë kohë erdhi demokracia në Shqipëri. Dihet kjo vepër u vendos 42 vjet më parë mu me yllin e kuq me pesë cepa.

Mozaiku në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar me sipërfaqe rreth 31 metra katrorë u ndërtua në vitin 1981 nga 5 artistë, Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini. Edhe pse iu përshtat artit të frymëzuar nga realizmi socialist, autorët ndër vite kanë theksuar se mozaiku duket të qëndrojë për vlera artistike dhe kujtesën historike në këtë muze. / KultPlus.com

Në Tiranë promovohet kompleti i veprave të profesorit, studiuesit dhe përkthyesit Ismail Ahmedi

Shtëpia Botuese Logos – A e Shkupit në bashkëpunim me Botimet Alsar të Tiranës, do të organizojnë promovimin e kompletit të veprave të prof. dr. Ismail Ahmedit, përcjell KultPlus.

Ceremoninë e promovimit do ta nderojnë me fjalët e tyre përshëndetëse: Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Hysni Ismaili, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për veprën e autorit kumtesat e tyre do t’i paraqesin: prof. dr. Xhevat Lloshi, prof. dr. Milazim Krasniqi, prof. dr. Sali Bashota, prof. dr. Adnan Ismaili dhe publicisti Agim Baçi, ndërsa promovimi do të moderohet nga Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit Alsar në Tiranë.

Ceremonia mbahet ditën e enjten, më 25 maj 2023, në orën 12, në Hotel Tirana International, në sallën “Balsha”, 

Ismail Ahmedi ishte profesor i gjuhës dhe letërsisë arabe në Degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, që nga viti 1974 e deri në pensionim. Është i njohur kontributi i tij në fushën e edukimit, në detyrën e prorektorin për arsim në Universitetin e Tetovës, pastaj në bashkëthemelimin e disa institucioneve në Prishtinë, Shkup, Tetovë. Po kështu, me botimin e librave të veçantë, ka kontribuar edhe në fushën e përkthimeve letrare nga gjuha arabe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Libri monografik për jetën dhe veprën e Hafiz Ali Korçës, konsiderohet një ndër studimet me vlera të rëndësishme shkencore të profesor Ahmedit.

Shtëpia Botuese Logos-A, që konsiderohet ndër botuesit më të njohur në rajon e më gjerë, e ka botuar kompletin e veprave të Ismail Ahmedit në tetë vëllime që tashmë është para lexuesve në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. / KultPlus.com

Dita Botërore e Breshkave, përpjekje për mbrojtjen nga zhdukja

23 maji njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Breshkave.

Fillimisht kjo ditë u kremtua në vitin 2000, pas përpjekjeve dhe përkushtimit të ambientalistëve. Çdo vit që prej 2000-ës, ata organizojnë aktivitete për mbledhjen e fondeve dhe vazhdimisht përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të këtyre krijesave.

Organizatat për mbrojtjen e mjedisit kërkojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me nevojën për të mbrojtur breshkat dhe habitatet e tyre që po pakësohen me shpejtësi.

Këta zvarranikë janë komponentë thelbësorë të sistemit natyror të Tokës pasi ata mund të jetojnë dhe të zhvillohen në një sërë ekosistemesh të ndryshme në të gjithë botën.

Sipas ATR, një organizatë amerikane që mbron këtë specie,  rreth 61% e breshkave në mbarë botën janë të kërcënuara ose tashmë të zhdukura.

Shitësit ambulantë që shesin breshka apo dyqanet e kafshëve shtëpiake, shihen prej ambientalistëve si mjet shfrytëzimi i këtyre qenieve magjepsëse të cilat nuk duhet të konsiderohen si lojëra fëmijësh.

Në vendin tonë ekziston një qendër e rikuperimit dhe rehabilitimit të breshkave të detit, në qytetin e Vlorës.

Kjo qendër shërben për trajtimin e rasteve të breshkave të dëmtuara, si edhe promovimin e detit Adriatik dhe Jon si habitate me rëndësi për këto lloj specie detare. Bregdeti shqiptar nuk është vetëm një pasuri për turizmin e detit dhe të rërës, por edhe një mundësi e shkëlqyer për shtimin e faunës së rrallë si breshkat e detit./ atsh / KultPlus.com

”Java e Bibliotekës” nisi mbrëmë rrugëtimin një javor me inaugurimin e bibliotekës së Adem Demaçit

Biblioteka Kombëtare ”Pjetër Bogdani”, hapi mbrëmë edicionin e 20-të të ”Javës së Bibliotekës në Kosovë”.

Ky organizim i veçantë, gjatë javës pritet të sjell  për publikun një mori ligjërata, diskutime dhe debate lidhur me temën kryesore të këtij viti, e cila është ”Biblioteka dhe shërbimi i referencave”. Nga krejt kjo, të pranishmit pritet të përfitojnë njohuri mbi fushën tematike, aftësi komunikimi dhe kompetencë në përzgjedhjen dhe zgjedhjen e materialeve, shkruan KultPlus.

Teksa mbrëmë, u mbajt edhe ceremonia hapëse e cila rreth vetës kishte mbledhur një numër të madh, dashamir libri dhe jo vetëm. Këtë ceremoni e nisi me fjalimin e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili i dha atribute të larta bibliotekës, kulturës, dijes dhe librit në përgjithësi.

”Normalisht, që biblioteka do shkoj edhe më tej në modernizimin e mjeteve në shërbim të lexuesit, në digjitalizim të vetvetes së saj, por më së pari ajo do përpiqet të mbaj afër brezin e teknologjisë me atë të intimitetit të dijes dhe të kolektivit të kërkimit”, tha kryeministri Kurti i cili tutje ju drejtua brezit të ri, duke kërkuar nga ta, ta duan librin dhe përmes tij ta zgjojnë imagjinatën.

”Teknologjia na sjell lajmet nga çdo cep i botës, por libri na sjell reflektimet mbi ngjarjet nga çdo cep i kokës”, u shpreh kryeministri.

Kurti gjithashtu kërkoi leximin e librave të Adem Demaçit dhe librave që ai kishte lexuar gjatë qëndrimit të tij në burg. Gjithashtu propozoi tituj librash për lexim, si ”Dashuri kuantike e filanit”, ”Libër për vetëmohimin” dhe ”Gjarpërinjtë e gjakut”.

Kryeministri e përfundoi fjalimin me bindje në jetëgjatësinë e Bibliotekës së veprimtarit Adem Demaçi e cila u inaugurua mbrëmë.

Ceremonia vazhdoi me një fjalim nga Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit me rastin e dhurimit të bibliotekës së të atit.

Ai lexoi një ide origjinale të babit të tij për lëvizjen politike “Harmonia”, të shkruar më 11 gusht 2014. Nga ky shkrim i shkurtër u lexuan premtime rreth jetës në harmoni, zhvillimin e prirjeve individuale, largimin e varfërisë e padijes dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit. Shkrim origjinal ky, i cili gjithashtu ju dhurua bibliotekës.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës, Bardh Rugova tregoi se ajo çka na dallon është aftësia për të shkëmbyer ide dhe se trashëgimia u takon atyre që vijnë pas.

”Gjersa kremtojmë të arriturat ndër shekuj, luftojmë për rezultate edhe më të mira në të ardhmen”, u shpreh Rugova i cili tutje tha se kjo nuk arrihet vetëm nga idetë por duhen investime dhe vullnet institucional.

Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi tha se kjo ngjarje na lidh me kujtesën kolektive kulturore dhe karakterin universal të librit. Ai përmendi dhe pamjen e përfolur të Bibliotekës Kombëtare, e cila mbet nën hijen e vlerës së saj.

”Biblioteka është burimi ekzistencial i dijes, mbetet e vlefshme dhe në kohën kur biblioteka po transformohet dhe mund të transformohet.”

Ai tregoi për bashkëpunimin me partner ndërkombëtar, ngritjen e cilësisë së shërbimeve në bibliotekat universitare dhe modernizimin e tyre. Qerimi bëri thirrje për lexim, duke cilësuar librin element të pazëvendësueshëm në formimin e individit dhe shoqërisë.

E pranishme ishte dhe zëvendësdrejtorja e Bibliotekës Kombëtarë të Shqipërisë, Etleva Domi. Ajo tregoi se po e priste me padurim këtë ceremoni në Prishtinë, për shkak të dy dekadave bashkëpunimi me partnerët nga Kosova, në fushën e bibliotekonomisë, botimeve te përbashkëta, trajnimeve, ekspozitave etj.

Domi shtroi pyetjen se a është e mundur që me zhvillimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, biblioteka të mos jetë e nevojshme në të ardhmen.

”…Edhe në kohën kur po rritet një gjeneratë elektronike, bibliotekat vazhdojnë të mbeten vatrat kryesore të reflektimit të kulturës së vërtetë librore dhe libri bartësi më i mirë i dijes”, ju përgjigj ajo kësaj pyetje retorike.

Krejt në fund të këtyre fjalimeve, fjalën e mori edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku i cili u shpreh se gjatë ”Javës së Bibliotekës” do te këtë organizime të ekspozitave, të librit, artikujve, katalogëve, posterëve, fotografive dhe bëri thirrje për pjesëmarrje.

Ai përmendi se gjatë këtij viti pritet konvertimi i invertarit ekzistues në të dhëna të lexueshme nga makina në të gjitha bibliotekat publike, automatizimi i rrjedhës së punës në bibliotekat publike, ndërtimi i faqes së brendshme të përdoruesit, burime digjitale e elektronike, huazime ndërbiblotekare e kështu me radhë.

Ceremonia përfundoi me disa video-mesazhe nga specialistët amerikanë. Ata shprehën lidhjen e tyre me Kosovën dhe uruan Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për të arriturat e saj.

Të pranishmit më pas u drejtuan drejt Bibliotekës tejet të veçantë të veprimtarit Adem Demaçi e cila u inaugurua mbrëmë.

Në këtë bibliotekë e cila nga mbrëmë ka hapur dyert për lexuesit, përveç librit, kishin zënë vend shumë nga gjërat personale të Demaçit duke përfshirë, fletore me shënime, stilolapsi i tij, certifikata e mirënjohje të ndryshme, telefoni personal, fotografi, syzet e shumë e shumë gjëra t tjera tejet të çmuara për familjen dhe jo vetëm.

Kjo veprimtari kulturore e cila nisi mbrëmë, pritet të zgjas deri më 28 maj për të ju shpalosur edhe shumë aktivitete të tjera të cilat nuk duhet t’i humbisni.

Ju kujtojmë që ”Java e Bibliotekës” përfshinë të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com

Rama: Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Greqinë fqinje

Me moton “Shqipëria mikpret botën”, Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me aktivitetet kulturore të Greqisë.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se është kënaqësi nisja e Javëve Kulturore Ndërkombëtare me Javën e Greqisë fqinje, e cila është përkundur në djepin e një tradite të madhe.

Ndryshe nga viti i kaluar, në të cilin ishin pjesëmarrës 18 shtete, këtë vit do të jenë prezente 20 vende të ndryshme. Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani vijnë për herë të parë në edicionin e dytë të këtij eventi të madh kulturor.

E konceptuar si një mozaik aktivitetesh kulturore, çdo javë do t’i dedikohet një shteti, ku në fokus do të jenë promovimi i vlerave dhe shkëmbimi i eksperiencave.

Nëpërmjet këtij organizimi synohet njohja dhe forcimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

Mbi 700 artistë do të bëhen pjesë e programit, ku ndër ta do të jenë dhe emrat të njohur të arenës ndërkombëtare.

Edicioni i dytë i këtij viti përfundon më 30 nëntor 2023./ atsh / KultPlus.com

Sot në Bibliotekën Kombëtare, KultPlus me mbrëmje letrare për Ernest Koliqin

Në kuadër të Javës së Bibliotekës, Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” ka organizuar shumë aktivitete të ndryshme në shënimin e kësaj jave, e në mesin e këtyre aktiviteteve, sot do të jetë edhe një mbrëmje letrare për Ernest Koliqin, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje organizohet nga KultPlus me mbështetje të Bibliotekës Kombëtare, kurse me kumtesa do të paraqiten: Agim Vinca, Albana Mehmetaj dhe Ndue Ukaj.

Kurse studentët e Fakultetit Filologjik do të prezantohen me poezi dhe fragmente nga veprimtaria e Ernest Koliqit.

Mbrëmja do të mbahet më 23 maj, në ora 18:00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”./ KultPlus.com  

New York Times për Masakrën e Dubravës në 1999: Gardianët serbë vranë më shumë se 100 të burgosur shqiptarë për dy ditë

Dita e djeshme shënoi 24 vite që kur forcat shtetërore serbe kryen Masakrën në Dubravë ndaj të burgosurve shqiptarë.

Ngjarja alarmoi opinionin vendor e ndërkombëtar. Akti barbar shpërfaqi edhe një herë mendësinë e regjimit të Millosheviçit.

Mediumi prestigjioz amerikan, “The New York Times”, në nëntor të vitit 1999 kishte publikuar një artikull të gjatë për Masakrën e Dubravës.

“Era e keqe e tmerrit vazhdon në një burg në Kosovë”, kështu titullohej artikulli i NYT, i cili tregon se si edhe disa muaj pas masakrës, në bodrumet e ndërtesave, gjaku qëndronte ende i ngjitur në dysheme.

Artikulli i plotë i “The New York Times”:

Muret e larta me tulla të kuqe të burgut të Dubravës tregojnë pak. Ashtu si ndërtesat moderne të policisë jashtë, ato mbajnë shenja të dëmtimit të bombave nga sulmet e NATO-s në maj të këtij viti, por kjo është vetëm gjysma e historisë.

Pikërisht brenda mureve të burgut ka grumbuj rrobash të braktisura, të lagura nga muajt e shiut, por që ende lëshojnë një erë të keqe trupash të vdekur. Era përshkon ndërtesat e burgut brenda, një kujtim i tmerrit që pushtoi burgun për pesë ditë në fund të pranverës. Ndërtesat përshkruhen si një vend i kaosit vrasës.

Naser Hysaj, një ish-prokuror publik nga qyteti i afërt i Pejës dhe në atë kohë një nga të burgosurit politikë më të shquar të Kosovës, ishte në burgun e Dubravës në maj. Duke u kthyer në burg për herë të parë që nga lirimi i tij nga autoritetet serbe në shtator, ai përshkroi një përvojë të tmerrshme në të cilën të burgosurit u bllokuan fillimisht nga bombardimet e NATO-s, të cilat vranë të paktën 23 të burgosur dhe më pas nga forcat e maskuara të policisë serbe, të cilat vranë më shumë se 100 të burgosur të tjerë shqiptarë në burg për dy ditë.

“Ata po përfitonin nga veprimi i NATO-s”, tha ai, duke iu referuar rojeve serbe. “Ata donin të na vrisnin të gjithëve”.
Gjaku dhe aroma e vdekjes mbeten gati gjashtë muaj më vonë. Shtrati dhe rrobat janë të shpërndara në të gjithë terrenin e gjerë ku të burgosurit i tërhoqën zvarrë për të fjetur jashtë në një përpjekje për të shmangur sulmet ajrore të NATO-s. Dhe në bodrumet e ndërtesave, gjaku qëndron ende i ngjitur në dysheme, vrimat e plumbave dëmtuan muret dhe shenjat e goditjeve të shpërthimeve të granatës gërmuan dyshemetë.

Z. Hysaj, themelues i partisë nacionaliste shqiptare të Kosovës, Balli Kombetar, po vuante një dënim prej pesë vitesh të vendosur nga autoritetet serbe, për drejtimin e asaj që ata e quajtën një organizatë “kuislinge fashiste”.
Ai kaloi tre vjet në Dubravë nga 1995 deri në 1998, pastaj një vit në një burg serb, para se të kthehej në Kosovë gjatë fushatës ajrore të NATO-s. I liruar në fund të dënimit në shtator, ai u rikthye këtë fundjavë në burg për herë të parë dhe tregoi historinë e tij.

“Sulmi i parë filloi më 19 maj”, tha ai për bombardimet e NATO-s. ”Ata goditën pavionin C, një bllok qelie dhe tre persona u vranë. Më 20 maj nuk pati asnjë bombardim dhe më pas më 21 maj në orën 8 të mëngjesit dëgjuam një aeroplan. Rojet ikën dhe ne dolëm me vrap në mes të oborrit. Ata po goditnin blloqe gjatë gjithë ditës”.

Ai tha se të gjitha rojet ishin larguar nga kompleksi, duke përfshirë kullat e vrojtimit, megjithëse disa mbetën jashtë dhe mbanin siguri të rreptë rreth burgut. Disa të burgosur që ishin tashmë jashtë qelive të tyre për detyra të rregullta pastrimi ose gatimi, më pas liruan të burgosur të tjerë nga qelitë e tyre.

Rreth 20 njerëz u vranë atë ditë, tha ai, duke vënë në dukje një krater bombë që ende kishte mish njeriu, ku disa njerëz ishin vrarë. Të burgosurit i çuan kufomat deri në skajin më të largët të terrenit dhe i shtrinë pranë fushës së sportit. Atë natë e gjithë popullsia e burgut, rreth 900 burra, flinin në bar pranë fushave sportive, që është brenda kompleksit të burgut.

Të nesërmen në mëngjes, në orën 8 të mëngjesit, rojet u kthyen vetëm në kullat e vrojtimit dhe urdhëruan të burgosurit të mblidheshin në rreshta nga katër për t’u përgatitur për t’u transferuar në një burg tjetër. Z. Hysaj ishte duke qëndruar në anën e pasme me disa kolegë të burgosur politikë kur papritmas gardianët hapën zjarr.

“Ata filluan të qëllojnë me automatik mbi të burgosurit”, tha ai. “Ata hodhën granata mbi muret e burgut dhe një tjetër automatik qëllonte nga një vrimë në mur”, shtoi ai, duke treguar vendin. ”Shtatëdhjetë njerëz vdiqën në ato të shtëna’.

Z. Hysaj shpjegoi të shtënat sesi serbët i përdornin bombardimet e NATO-s si mundësi për të marrë hak dhe ndëshkim të saktë ndaj shqiptarëve dhe për ta cilësuar atë si një mizori të NATO-s.
Por nuk është e qartë nëse gardianët kishin kontroll të plotë mbi 900 të burgosurit që tani ishin liruar nga qelitë e tyre. Ushtarët paqeruajtës spanjollë që ruajnë burgun mbështesin rrëfimin e zotit Husaj. Por incidenti mund të ketë nisur si një trazirë në burg, thanë ata, dhe nga armët e improvizuara të gjetura më vonë ishte e qartë se disa të burgosur u përpoqën të luftonin.

“Unë u ktheva dhe vrapova poshtë shpatit dhe në atë ndërtesë, bllokun B”, tha ai. ”Kush mund të shpëtonte thjesht vrapoi”. Por ata nuk mundën të largoheshin nga kompleksi. Qindra të burgosur u larguan në ndërtesa, duke u fshehur në bodrume dhe qeli dhe më vonë duke sjellë të plagosur.

Për 36 orët e ardhshme, tha zoti Hysaj, anarkia mbretëroi teksa policët e maskuar hynë në terren, duke kërkuar dhe sulmuar të burgosurit me armë automatike dhe granata. Të burgosurit u barrikaduan në dhoma dhe bodrume, duke sekuestruar si armë, hekura, drunj, tuba metalikë dhe copa xhami.
Në bodrumin e qendrës kulturore, nën gypat e izoluar të ngrohjes dhe lavatriçet industriale, armët ishin ende përreth: një lopatë, thumba metalike, shufra druri dhe shtrirje tubash metalikë, të mbështjellë me lecka për një kapje më të mirë.

Pellgjet e gjakut të tharë ende njollosin dyshemenë, mes rrobave të hedhura. Dy kratere të vegjël të rrumbullakët nga një granatë dore çanë dyshemenë prej betoni.
“Ne menduam se donin të na vrisnin të gjithëve”, tha zoti Husaj, duke përshkruar gjendjen e terrorit të shumicës së të burgosurve. Vetëm një përqindje e vogël e të burgosurve, nga një bllok, ishin kriminelë të ashpër, tha ai, pjesa tjetër ishin shqiptarë të kapur për krime të lehta ose për arsye politike.

“Disa të burgosur që përpiqeshin të arratiseshin u qëlluan duke u ngjitur në mure. Të tjerët e përfunduan vetë. Atë ditë katër persona u çmendën dhe u varën në qelitë e tyre”, tha ai.

Vetë zoti Hysaj për pak u vra kur tre policë të maskuar e panë atë në shkallët e ndërtesës së restorantit. Ata qëlluan me një granatë, e cila goditi murin e hyrjes. Ai u përgjak deri në bodrum, ku ishin strehuar shumë të tjerë dhe fjeti atë natë në një dhomë të vogël të brendshme lavanderie.

Policia hyri në ndërtesë të nesërmen në mëngjes. “Ata erdhën me maska, me granata dhe mitralozë”, kujton ai. “Ata sulmuan ndërtesën me granata, me raketa dhe qëlluan përmes dritareve drejt e në bodrum”.

Era e keqe e vdekjes nga bodrumi është ende e madhe. Dyshemeja e gjelbër e linoleumit është ende e ngjitur me gjak, i cili është lyer përreth në përpjekje për ta pastruar. Z. Hysaj lëvizi me shpejtësi në errësirë, duke treguar një familjaritet me dhomat e nëndheshme.
Serbët bërtisnin se të burgosurit, të ngujuar në bodrum, kishin pesë minuta kohë për t’u dorëzuar ose do të vriteshin, kujton zoti Hysaj.

Duke mos parë alternativë, të burgosurit u dorëzuan më pas, duke u larguar me duar në kokë. Ata më vonë u transferuan në burgun e Lipjanit në Kosovën qendrore. Teksa u larguan, policia numëroi të zhdukurit. Erdhi në 154, tha ai.

Me përfundimin e luftës, z. Hysaj u transferua sërish në një burg në Nish, në Serbinë jugore, ku edhe mbaroi mandatin. Duke e rijetuar sprovën e tij tani, zoti Hysaj tha se ende nuk ishte i sigurt se çfarë ishte më e tmerrshme, frika e bllokimit në burg kur sulmohej nga avionët e NATO-s apo frika e trupave të policisë serbe që e ndoqën dhe u përpoqën ta vrisnin.

“Ne kishim frikë nga të dyja”, tha ai. ”Blloqet e burgjeve nuk ishin aq të forta dhe nëse NATO i godiste ata mund të vrisnin 300 njerëz menjëherë. Dhe pastaj nëse NATO i godiste, rojet mund të na qëllonin përsëri”.
“Serbët na vranë si pula”, vazhdoi ai. “Ata përdorën bombardimin si justifikim”.
Ekzistojnë gjithashtu prova të shumta që gardianët serbë vranë një numër të madh të burgosurish kur ata rivendosën kontrollin. Kur mbërritën në qershor, trupat spanjolle zbuluan një trup në burg, të cilin e quajtën Frederico. Ai kishte qenë i shtrirë atje të paktën një muaj dhe i kishin prerë fytin, thanë ata. Bodrumi ku ai ishte gjetur ishte vendi ku të burgosurit kishin marrë të plagosurit, tha zoti Hysaj.

Në një fshat aty pranë të quajtur Rakosh, gjykata për krimet e luftës thuhet se ka gjetur 97 trupa në një varr masiv, që mendohet se janë trupa të të burgosurve nga burgu. Hetuesit nga gjykata e Hagës kanë zhvarrosur vendin dhe kanë hetuar gjithashtu se çfarë ndodhi në burg. Por ata nuk kanë treguar ende për ndonjë gjetje.
“Ishte e nevojshme të vija këtu”, tha zoti Hysaj teksa po largohej. “Por nuk duhet të mendoni shumë për atë që ndodhi, përndryshe çmendeni”. / Express / KultPlus.com

Diamant Salihu, gazetari suedez me origjinë nga Kosova, nominohet për çmimin Wallenberg 2023

Diamant Salihu, gazetari i mirënjohur suedez me origjinë nga Kosova, nominohet për çmimin Wallenberg 2023, përcjell KultPlus.

Ky çmim ndahet nga Akademia Raoul Wallenberg. Raoul Wallenberg, ishte arkitekt, diplomat dhe humanitst suedez i cili shpëtoi mijëra hebrenj në Hungari gjatë Holokaustit dhe fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi Wallenberg jepet për “individët, organizatat dhe komunitetet, guximi, vetëmohimi dhe suksesi i të cilëve kundër vështirësive të mëdha, personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg”.

Ky çmim do të ndahet me 27 gusht 2023. / KultPlus.com

Photo © Thron Ullberg

Sun Fest në Shkodër, promovim natyrës së bukur dhe vlerave të trashëgimisë historike e kulturore

Zona përreth lumit të bukur Buna dhe Liqenit të Shkodrës u shndërrua në një arenë festive këtë fundjavë, nën tingujt e muzikës elektronike.

Artistë vendas dhe të huaj performuan live njëri pas tjetrit në skenën e improvizuar, duke krijuar një atmosferë të magjishme në natyrë, për mijëra qytetarët vendas e të huaj që kishin ardhur për të festuar.

Në festival performuan muzikën më të pëlqyer të momentit, Dj vendas dhe ndërkombëtarë si Hektor Jubani, Ad Disha, Yass, Tattu, Onloooop, Mr Cool, të cilët ndezën kryeqendrën e veriut, Shkodrën, në një natë të paharrueshme.

Organizatorja e Sun Fest, Sanida Kraja u shpreh entuziaste që këtë vit biletat për të ndjekur festivalin u shitën edhe në momentet e fundit.

Sun Fest promovon talentet e rinj të muzikës dhe organizatorët e tij synojnë që ky festival të mbahet çdo vit në maj me qëllim që në tri ditë të festivalit Shkodra të shndërrohet në kryeqendrën e turizmit shqiptar, për të promovuar natyrën e bukur, vlerat e trashëgimisë monumentale, historike dhe kulturore, si dhe operatorët turistikë vendas, të cilët u ofrojnë shërbim vizitorëve vendas e të huaj përgjatë ditëve të festivalit.

Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetjen e festivaleve dhe eventeve që pritet të mbahen gjatë gjithë sezonit të verës synon promovimin e turizmit në Shqipëri me aktivitete ku gjejnë veten të gjitha grupmoshat. / atsh / KultPlus.com

‘Ti do vish patjetër të qetësosh gjithçka’

Poezi nga Ismail Kadare

Pritja

Telefoni po merr nje sy gjume para ardhjes sate
Abazhuret varen te heshtur mbi pritjen
Perbindeshat mbi qilimin e dhomes dremitin te qete

Ora kaloi
Ti u vonove
Drita e abazhureve u be e keqe
Si i vrare telefoni ka rene permbys e s’merr fryme
Tani perbindeshat filluan te levizin
Ja, po zgjohen me leshra te kerleshura mbi qilim

Ti do vish patjeter te qetesosh gjithcka./ KultPlus.com

Kitarja e dëmtuar e Kurt Cobain u shit në ankand për 595 mijë dollarë

Dikush tani zotëron kitarën e dëmtuar të Kurt Cobain, e cila u shit për pothuajse 600,000 dollarë.

Kitara ishte e nënshkruar nga anëtarët e grupit të viteve ’90, Nirvana, i konsideruar si një nga grupet më pioniere të epokës.

Cobain bëri vetëvrasje në moshën 27-vjeçare në vitin 1994.

Julien’s Auctions fillimisht kishte kitarën të listuar për 60,000 dollarë dhe priste ta shiste deri në 80,000 dollarë.

Cobain ishte i njohur për goditjen e kitarave në skenë gjatë shfaqjeve me energji të lartë të Nirvana. Cobain ia dha instrumentin vokalistit të Screaming Trees Mark Lanegan në vitin 1992 me mbishkrimin e mëposhtëm: “Hell-o mark! Love, Your Pal, Kurdt Kobain/ Washed up rockstar”.

Kitara u nënshkrua gjithashtu nga anëtarët e Nirvana, Dave Grohl dhe Krist Novoselic.

Përshkrimi i ankandit tha se kitara ka disa dëmtime, duke përfshirë shenjat e “abuzimit” dhe pjesët që mungojnë nga pjesa e poshtme nga pas. Edhe pse kitara u montua, ajo nuk mund të luhet.

‘Lotët thaji, e mos mu trishto, je ëngjëll ti je drita ime’ (VIDEO)

Kur mendojmë një këngë të moçme e cila ende na bie në mendje, jo rrallë ajo fillon me “Lotët thaji, e mos më trishto, je ëngjëll ti, je drita ime”.

Kënga e njohur e Eneda Tarifës, e kënduar vite më parë në Festivalin ‘Kënga Magjike’, u shndërrua asokohe në një hit të vërtetë.

Kënga e Enedës dëgjohet edhe sot dhe jep një emocion të veçantë. Eneda ka vazhduar karrierën e saj muzikore, ka prekur edhe skenën e Eurovizionit, ka provuar edhe rolin e moderatores dhe po bën këngë të tjera që kanë marrë vëmendjen dhe cmimet e merituara muzikore.

Po e sjellim sot në një verzion më të ri këngën e njohur e cila gjithmonë na kthen pas. / KultPlus.com