Mund të gëzohesh se po më braktis, Se nga dhimbja e gjitha po mpihem Ti mendon se po më shkel me këmbë, Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.
Te shqetëson kryelartësia ime? Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë? Se unë rri sikur kam puse me nafte, Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?
Njësoj si dielli, njësoj si hëna Në baticat në harmoni Njësoj si shpresa që çohet lart, Unë do ngrihem përsëri.
Dëshiroje të më shihje të thyer, Me kokë të ulur e sy me lot, Me supe varur si lule thare, Grua e mjere qe një fjale se thotë?
Mos të lëndon krenaria ime, Mos ndoshta kujton se po lajthis, Se qesh sikur kam miniera ari, Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?
Mund të më qëllosh me fjalët e tua, Mund ti plagosësh sytë e mi, Mund të më vrasësh me urrejtjen tënde, Por njësoj si era do ngrihem përsëri.
Brengosesh se jam e bukur, seksi, Pse të kapi papritur habia? Se unë eci sikur kam diamante Aty ku takohen kofshët e mia?
Nga kasollet e turpit të historisë Unë ngrihem Nga e kaluara e hidhur, mes bukurisë Unë ngrihem; Jam ujëvarë e lartë, e zezë freskuese, Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.
Duke lënë pas frikën e natës se gjatë Unë ngrihem Në një agim mrekullisht të qartë Unë ngrihem Duke bartur dhuntitë e të pareve të mia Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri Unë ngrihem përsëri, përsëri ngrihem Ngrihem përsëri! / KultPlus.com
31 piktura të vendeve të ndryshme të piktores austriake Hermi Kürner, janë ekspozuar mbrëmë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.
Vlora, Kruja, Ura e Mesit në Shkodër, Tirana, Shën Gjini dhe disa qytete të tjera austriake janë vetëm disa prej 31 pikturave akuariel, të paraqitura nga piktorja Kürner në ekspozitën ‘Austria dhe Shqipëria’ , e të cilat shpërfaqin dashurinë e madhe që piktorja ka për Shqipërinë.
Hapjen e kësaj ekspozite e bëri drejtoresha e mediumit KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila fillimisht falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, ku pastaj edhe i tha disa fjalë për figurën e piktores Hermi Kürner.
‘’Është një person me shumë pasione. Përpos pikturës e ka pasion të madh edhe ngasjen e makinave të vjetra. Ajo prej Austrisë ka ardhur me një makinë të vjetër e cila është e mbushur me flamuj, ku ka dashur të tregojë vendet e Evropës të cilat i ka vizituar piktorja”, ka thënë drejtoresha Pajaziti.
Pajaziti më tutje tregoi edhe për mënyrën se si ishin takuar për herë të parë, takim i cili kishte qenë i rastësishëm në njërin prej plazheve të Shqipërisë rreth dy vite më parë.
“Njohja me të ka qenë shumë e rastësishme. Kemi qenë në pushim me familje në Shëngjin, ku edhe e kemi parë duke pikturuar. Ky takim ka qenë para dy vitesh. Në ketë takim kemi folur për këtë ekspozitë e cila paraqet pamje nga Shqipëria dhe Austria, e të cilën ka dashur ta sjellë në Kosovë, për të parë për së afërmi dashurinë e zonjës Kürner për artin dhe kulturën, duke e gërshetuar kulturat e Shqipërisë dhe Austrisë”, ka thënë Pajaziti.
Ekspozita e piktores Kürner, rastësisht këtë kohë ka përkuar edhe me themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, e cila u themelua rreth dy javë më parë. Pjesëmarrja e kryetarit të kësaj shoqate, Arsim Vranovci, sipas Ardianë Pajazitit ka bërë edhe një ndërlidhje të kësaj mbrëmje të këndshme dhe të rëndësishme mes Kosovës-Shqipërisë dhe Austrisë.
Drejtori i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci, i lumtur për pjesëmarrjen në këtë ekspozitë tha se do të përpiqen që në të ardhmen të ketë më shumë bashkëpunime të tilla kulturore, dhe se si shoqatë do të përpiqen që edhe kulturën kosovare ta dërgojnë në Austri.
“Kjo është hera e parë që po marrim pjesë në KultPlus. Por, herëve të tjera, do të bëjmë edhe ngjarje të tjera me Ardianën. Do t’i mbështesim edhe financiarisht dhe do të punojmë që të kemi sa më shumë kulturë dhe sa më pak politikë. Prandaj kultura austriake e ardhur në Kosovë është e mirëseardhur dhe njëkohësisht do të tentojmë që ta dërgojmë edhe kulturën kosovare në Austri”, ka thënë Vranovci.
Ndërsa piktorja Kürner me një buzëqeshje në fytyrë, e cila rrezatonte pozitivitet tha se ndihej shumë e lumtur për hapjen e ekspozitës së saj në Kosovë, e cila erdhi si rezultat i dy pasioneve të mëdha të saj që janë udhëtimi dhe piktura.
“Jam e kënaqur që jam këtu. Pasion e kam pikturimin që nga fëmijëria. Ngasjen e makinave e kam kombinuar me pasionin tim për pikturën. Kam organizuar udhëtime për turizëm që nga 2016. Tash mundem të udhëtoj vet dhe më në fund kam arritur ta njoh këtë vend të shkëlqyeshëm nga afër”, ka thënë Kürner.
Piktorja është pasiononte edhe e udhëtimeve dhe në Shqipëri udhëton që nga viti 1980. Ajo përveç Shqipërisë i cili është pothuajse vendi i saj i preferuar, gjë të cilën e tregojnë edhe paraqitja e shumë qyteteve në pikturat fantastike të saj, ajo po ashtu ka shëtitur në vende të ndryshme të Evropës si në Moskë, Palermo, Stamboll etj.
Kurse në Kosovë kjo ishte hera e parë që ajo udhëtoi me mercedesin e saj old timer nga viti 1974. Me makinat e saj ka përshkuar pothuajse shumicën e bregdeteve Slloveni, Kroaci, Mal të Zi e Shqipëri, pa përfshirë udhëtimet e saj në Evropë.
Ajo më tutje tregoi që shokët e saj e kishin quajtur të çmendur pasi u kishte treguar se do të vinte në Kosovë për të hapur ekspozitë, dhe duke dashur të tregoj që po ndihej shumë e lumtur që ishte në Kosovë. Ajo tha se më vjen mirë që jam në Prishtinë në këtë vend të çmendur, pasi e tillë kam qenë edhe unë gjithmonë.
“Më kanë thënë shokët që jam e çmendur që po shkon në Kosovë për të hapur ekspozitë. Unë kam qenë gjithmonë pak e çmendur’’, përfundoi piktorja Kürner.
Përveç dy mjekëve nga Austria, të cilët kishin ardhur me piktoren Kürner, pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin anëtarë e shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, si dhe artistë të shumtë kosovarë.
Të pranishmit në fund të ekspozitës patën rastin ta njohin piktoren Kürner, edhe nga afër, pasi në ambientet e KultPlus Caffe Gallery u organizua edhe një koktej, ku ndër të tjera pati edhe ushqime tradicionale.
Ekspozita e cila u hap mbrëmë, do të qëndroj e hapur për tre javë, ku adhuruesit e artit do të kenë mundësi për të parë, shijuar dhe blerë pikturat në mesin e të cilave janë edhe shumë qytete shqiptare./KultPlus.com
Në Dubai, kompania eksperimentale e arkitekturës ZNera Space ka propozuar një dizajn konceptual që paraqet një strukturë rrethore masive pesëkatëshe të mbështjellë rreth rrokaqiellit më të lartë në botë, Burj Khalifa – i cili ngrihet në një lartësi marramendëse 829.8 metra (2723 këmbë), pothuajse dyfishi i lartësisë së Empire State Building .
Koncepti, i njohur si ‘Downtown Circle’, bashkon komunitetin, luksin dhe planifikimin urban futuristik në një dizajn jashtëzakonisht ambicioz, i cili është sjellë në jetë nga një seri ilustrimeve magjepsëse të krijuara në bashkëpunim me Pictown, një kompani e specializuar në paraqitjet arkitekturore.
Arkitektët kryesorë të ZNera Space, Najmus Chowdry dhe Nils Remess, parashikojnë ‘Downtown Circle’ si një goditje horizontale kundër horizontit marramendës, futuristik të Dubait të rrokaqiejve në dukje të pafundme .
Një horizont gjithnjë në ndryshim
Sado imponues dhe radikal të jetë një dizajn Downtown Circle, ai është – tani për tani – praktikisht dhe financiarisht i pabesueshëm, pranojnë Chowdry dhe Remess.
“Ishte menduar të ishte një fillim bisede,” tha Chowdry. “Diçka që mund t’i nxisë njerëzit të rimendojnë zhvillimin urban, të rimendojnë mbipopullimin e qytetit … Ne po premtojmë një qytet të qëndrueshëm.”
“Ne po punonim në aspekte shumë të rëndësishme që ngrenë diskutimin se si po planifikojmë qytetet,” shtoi Remess. “Arsyeja pse zgjodhëm Burj Khalifa ishte sepse ai është në një zonë urbane shumë të dendur dhe ne duam të adresojmë çështjet që shoqërojnë popullsinë e dendur të qytetit.”
Struktura, e destinuar të ngrihet 550 metra (1,804 këmbë) mbi nivelin e rrugës, do të kishte një perimetër prej më shumë se tre kilometra (1.8 milje). Unaza do të mbështetej nga pesë shtylla të mëdha – me bazat e tyre të vendosura në zona boshe – që mund të shërbenin për një qëllim shtesë.
“Ne donim të krijonim një mikroklimë në qendër të qytetit dhe të krijonim një lloj mbështjelljeje rreth zonës për të kontrolluar temperaturën dhe për ta bërë atë më të jetueshme në mot të nxehtë,” tha Chowdry. “Ju mund t’i përdorni ato [shtylla] vertikale si pastrues ajri urban.”
Struktura e shtyllave mund të përfshijë një dizajn inovativ të filtrimit të smogut të krijuar nga ZNera Space, i cili u përfshi në listën e ngushtë për çmimin World Architecture Festival 2018 në kategorinë e “Projektit Eksperimental të së Ardhmes”.
Dizajn i qëndrueshëm për të ardhmen
Në Dubai, temperaturat shpesh tejkalojnë 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit) dhe arkitektët duan që dizajni i tyre të vendosë një pikë referimi të re për qëndrueshmërinë në rajon.
“I gjithë tavani do të jetë një shtrirje e paneleve diellore,” tha Chowdry. “Ajo që ne gjithashtu duam të bëjmë është të zbatojmë një teknologji që ne e kemi përdorur tashmë në një projekt të mëparshëm, qelizat diellore të hidrogjenit.”
Kjo teknologji përdor energjinë diellore për të kthyer ujin në hidrogjen, i cili më pas mund të fuqizojë ajrin e kondicionuar dhe të sigurojë energji për ndërtesën.
Dizajni u hartua për të përafruar me masterplanin optimist të Dubait për një mjedis të qëndrueshëm urban deri në vitin 2040.
Koncepti gjithashtu propozon opsione transporti nga njëri skaj në tjetrin duke përfshirë një sistem tramvaji elektrik që mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometra (62 milje) në orë dhe infrastrukturë për të akomoduar taksitë qiellore.
Një qytet “i vetë-qëndrueshëm”.
Kjo sasi e ambicjeve arkitekturore nuk vjen pa sfidat e saj inxhinierike, të tilla si krijimi i një strukture mjaft të fortë për të vendosur tiparet e brendshme, por mjaft të lehta për t’u mbështetur nga shtyllat.
“Struktura në vetvete është mjaft e lehtë. Unë e imagjinoj atë si një avion (të madh) – lëkura, brinjët, që bëhen strukturë dhe brenda tij është e gjitha bosh”, tha Chowdry.
“Por më pas mbështetet nga këto kolona dhe unaza e rrethit,” vazhdoi ai. “Ne zgjodhëm ta bëjmë atë rrethore sepse është formati strukturor më i qëndrueshëm.”
Rrethi i propozuar në qendër të qytetit do të ndërthurte hapësirën e banimit midis zonave tregtare, korporative dhe kulturore për të formuar një “qytet të vetë-qëndrueshëm brenda një qyteti”, tha Remess. “Nëse jetoni atje, mund të arrini në zyrën tuaj, ose mund të arrini në parkun tuaj, ose mund të arrini në shtëpinë tuaj në një shëtitje 15 deri në 20 minuta. Në Dubai, është e vështirë ta bësh këtë.”
Pika kryesore e brendshme e dizajnit është një rrip i gjelbër i vazhdueshëm, i quajtur Skypark, i cili lidh të pesë katet e strukturës.
“Skypark është shtylla kurrizore e të gjithë dizajnit,” shpjegoi Chowdry. “Do të jetë një hapësirë e gjelbër me përdorim të përzier dhe do të veprojë gjithashtu si një hapësirë për të rimenduar se si do të ndodhë bujqësia në të ardhmen, veçanërisht në qytete.”
“Nëse shikoni historikisht, fillimisht erdhi bujqësia dhe më pas ne ndërtuam qytetin,” tha Remess. “Tani e kemi humbur disi këtë koncept. Me këtë brez të gjelbër brenda strukturës, ne duam të rikthejmë bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit në qendër të qytetit.”
Koncepti sigurisht që po tërheq vëmendjen, por jo të gjitha janë pozitive. Që nga postimi i modeleve në faqen e Instagramit të firmës, disa komentues kanë thënë se dizajni mund të shkatërrojë strukturën e rrethit në qendër të qytetit.
“Disa nga komentet në internet kanë qenë negative, por – siç na tha dikush kohët e fundit – çfarë duket më mirë: një gisht bosh apo një gisht me unazë?” tha Chowdry. “Unë mendoj se thjesht shton vertikalitetin e Burj Khalifa.”/CNN/KultPlus.com
Për tri ditë me radhë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka vënë në skenë “Flautin magjik”, përshtatur për fëmijë dhe familje.
Testamenti shpirtëror i Moxartit u përcoll përgjatë datave 26, 27 dhe 28 maj. “Flauti magjik” është një vepër shumëdimensionale ku të vegjlit artdashës u përfshinë tërësisht në një botë magjike.
Libreti i kësaj opere bazohet në një përrallë me nota të holla humori dhe plot mistere. Tamino dërgohet nga Mbretëresha e Natës për të shpëtuar vajzën e saj Pamina nga prifti i lartë Sarastro. Megjithatë, gjatë aventurës së tij, Tamino vlerëson vlerat dhe idealet e Sarastros dhe i bashkohet rrugëtimit të tij.
Muzika e bukur e Moxarit dhe artistët e TKOB argëtuan pa masë spektatorët e vegjël, në hollin koncertor të teatrit. Edhe orari i vendosur paradite, ishte lënë enkas për ta bërë më të mundur frekuentimin nga fëmijë e familjarë.
Vepra në formën e një Singspielit, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, i dha dinamikë shfaqjes dhe dhuroi atmosferë emocionuese për publikun./ATSH/KultPlus.com
E dashura ime, në mes të urrejtjes zbulova brenda vetes një dashuri të pathyeshme.
Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme. Mes kaosit zbulova brenda vetes një qetësi të pathyeshme. Në mes të dimrit kam kuptuar, më në fund, se brenda vetes kam një behar të pathyeshëm.
Dhe kjo më bën të lumtur. Sepse kjo vërteton se s’ka rëndësi se sa ashpër më kundërvihet bota ngase brenda vetes kam diç më të fortë, diç më të mirë që sakaq më shtyn të shkoj përpara. /KultPlus.com
Në sheshin qendror të Përmetit u zhvillua eventi muzikor në kuadër të projektit PIUTD me muzikë dhe poezi, në interpretimin e artistëve Marsela Çibukaj dhe Laert Vasili.
Aktiviteti i titulluar “Music & Poetry under the Stars” (Muzikë dhe Poezi nën yje) solli një mbrëmje ndryshe dhe argëtuese në fundjavë, ku spektatorët nuk ishin vetëm përmetarë por edhe vizitorë vendas dhe të huaj.
Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në partneritet me bashkinë Përmet, ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim promovimin e Përmetit nëpërmjet aktiviteteve kulturore.
Në këtë mbrëmje poetike e muzikore ishte e pranishme edhe kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha./atsh/KultPlus.com
Shkrimtarja e njohur shqiptare Lea Ypi që tashmë është shndërruar në një shkrimtare bestseller në shumë gjuhë të huaja ka vizituar Agroturizmin “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Shqipërisë, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka shkruar se është mrekulluar me ekipin e Mrizit të Zanave, dhe sipas saj, po ky vend e bëri që të zbuloj një pjesë të Shqipërisë, që sipas saj nuk e dinte se ekzistonte.
KultPlus ju sjell të plotë postimin e saj origjinal.
Letra që shkrimtari kontravers amerikan Henry Miller i shkruan të dashurës Anais:
“…Pa mundur që ju ta vinit re, unë jetoja vazhdimisht me ju. Por kisha frikë ta pohoja – druhesha se mos trembeshit. Sot kisha ndërmend t’ju çoja gjer te dhoma për t’ju treguar akuarelët e mi. Por m’u duk diçka aq e fëlliqur t’ju çoja në atë dhomë mjerane hoteli. Jo, nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ju do të më çoni ndokund – në koliben tuaj, siç e quani. Çomëni atje, që të mund t’ju marrë në krahët e mi.
Dhe gënjej, Anais, kur them që nuk dua t’ju adhuroj. A e prisnit që t’jua thosha këtë gjë? Kur pash filmin e Pagnol-it, Mariusin, ëndërroja për ju – ju jeni si ajo anija që niset në det, e vela i keni plotësit të shpaluar, ndërsa drita e diellit ju lazdrohet në trup…
…Anais, nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj. Jetoj në pritje të përhershme. Ti vjen dhe koha rrjedh si në ëndërr. Pikërisht kur ikën, bëhem përnjëmend i vetëdijshëm për praninë tënde. Por atëherë është tepër vonë. Ti më topit…” / KultPlus.com
Duket se grupi i famshëm Spice Girls, më shumë i njohur si Spices, do të jenë sërish bashkë për një projekt, sepse Mel B e ka konfirmuar për The Sun.
Ky do të jetë takimi i tyre i parë në 11 vitet e fundit, që nga performanca e tyre ikonë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012.
Victoria Beckham nuk donte të bashkohej me yjet e saj në turneun e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, duke thënë në atë kohë se ajo ishte shumë e zënë me markën e saj të veshjeve.
Por Mel tani thotë se Victoria ka pranuar të marrë sërish mikrofonin.
“Teoria ime është se nëse e bëj atë mjaft herë, diçka do të ndodhë. Ne planifikojmë të bëjmë një deklaratë publike. Çfarë është në lojë, nuk mund të them tani, sepse ne jemi vetëm duke finalizuar marrëveshjet përfundimtare se çfarë do të bëjmë së bashku Gjithçka që mund të them është se do të jetë diçka që fansat me të vërtetë do ta duan”, thotë Mel B.
Kur u pyet se si Viktoria u bind të kthehej, ajo tha: “Nuk është çështje ta bindësh”. Dua të them, ne kemi qenë gjithmonë në kontakt disi. Nuk është se ne nuk flasim. Kemi një bisedë në grup në WhatsApp”.
Mel thotë se Victoria ka qenë shumë e zënë me linjën e saj të modës vitet e fundit dhe ka qenë mbështetëse për bashkëshortin e saj David Beckham dhe karrierën e tij.
Sigurisht, thotë ai, ka edhe detyrime sa i përket fëmijëve. “Është vetëm një çështje për të gjetur kohën e duhur”, thotë Mel.
Edhe pse Mel nuk ka dashur të zbulojë ende detaje, mediat britanike spekulojnë se bëhet fjalë për një koncert në Glastonbury./KultPlus.com
Që nga përfundimi i draftit të hershëm të këtij libri në janar 2022, Kremlini u përpoq t’i arrinte disa objektiva përmes pushtimit të zgjeruar të Ukrainës. Ai synonte ta zëvendësonte qeverinë në Kiev me një regjim pro-Moskovit, ta siguronte neutralitetin e përhershëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe ta demonstronte aftësinë ushtarake të Rusisë në mënyrë që të ndalonte çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s. Ai gjithashtu kërkoi ta përfundonte zhvillimin e Ukrainës si model i qëndrueshëm për shtetësi të suksesshme, demokraci pluraliste dhe rritje ekonomike. Brenda vendit, Presidenti Vladimir Putin u përpoq ta çimentonte trashëgiminë e tij si një “mbledhës” i tokave ruse dhe rindërtues i perandorisë, pasi mandati i tij në detyrë pas vitit 2024 mbeti i pasigurt. Dhe me kushtet ekonomike në Rusi që tashmë kanë stagnuar mes frikës zyrtare në rritje të trazirave publike, një luftë e suksesshme kundër Ukrainës kishte për qëllim ta mobilizonte mbështetjen për regjimin, pavarësisht nga kushtet ekonomike. Frika e Rusisë nga dështimi i shtetit ishte faktor kyç që e bindi Kremlinin ta nisë një pushtim në shkallë të plotë dhe të përpiqet ta përsërisë konsensusin e Krimesë. Zgjerimi i jashtëm kishte për qëllim ta maskonte çarjen e brendshme në rritje.
Në një nivel më të thellë, të zbuluar në fjalimet e ashpra false historike të Putinit në prag të pushtimit, Moska e sheh Ukrainën si kërcënim ekzistencial për Rusinë. Pushtimi nuk ishte thjesht çështje e kapjes së territorit të Ukrainës, kontrollit të qeverisë së saj dhe vendim-marrjes për aleancat e saj ndërkombëtare. U bë një luftë për diçka shumë më të thellë – identitetin dhe historinë. Pjesa më e madhe e historisë dhe identitetit të Ukrainës është shtrembëruar ose përvetësuar nga Moska, dhe ringjallja e Ukrainës i ka ekspozuar themelet e brishta të shtetit rus. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës u bë një përpjekje e dëshpëruar për ta shpëtuar historinë e saj të brishtë dhe identitetin e ngatërruar multietnik dhe perandorak. Në mënyrë paradoksale, identiteti i Rusisë është vënë në pikëpyetje më tej nga lufta kundër Ukrainës, e cila e ka forcuar solidaritetin ukrainas dhe i ka larguar më tej ukrainasit nga rusët. Ky akt flagrant agresioni e nënvizoi gjithashtu imperativin e dekolonizimit për t’i rikthyer brezat e shtypjes shtetërore dhe rusifikimin e kombeve indigjene brenda Federatës Ruse.
Në nivel ndërkombëtar, statusi i vetë Rusisë mund të ketë nevojë të rishqyrtohet në çdo zgjidhje të pasluftës, duke e përfshirë heqjen e mundshme të vendimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1991 për ta njohur Federatën Ruse si “shtetin pasardhës” të Bashkimit Sovjetik. Sanksionet dhe izolimi i gjerë ndërkombëtar ka të ngjarë të mbahen derisa forcat ushtarake të Rusisë ta evakuojnë Ukrainën dhe do të kenë pasoja të rënda afatgjata për aftësitë ushtarake, performancën ekonomike dhe stabilitetin politik të Rusisë. Më e rëndësishmja, Evropa po largohet nga varësia nga nafta dhe gazi natyror rus dhe po gjen burime alternative të energjisë, pavarësisht nga sanksionet e saj ndaj Rusisë.
Moska llogariti keqas se forcat e armatosura të Ukrainës do të shpërbëheshin shpejt dhe se përgjigja perëndimore do të ishte e dobët dhe përçarëse. Pavarësisht humbjeve të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve, Kremlini nuk i pranon dobësitë e tij dhe Putini mund të përdorë ende rezerva të konsiderueshme ushtarake në një luftë afatgjatë, ndërsa i pluhuros qytetet në Donbas për t’i dëbuar mbrojtësit ukrainas. Kremlini mund ta shpallë fitoren pas kapjes së oblasts (rajoneve) Donetsk dhe Luhansk dhe pjesëve të mëdha të oblasts (rajoneve) Kherson dhe Zaporizhzhia. Putini do të mund të pretendonte se “operacioni i kufizuar ushtarak” ishte arritur duke e maskuar paaftësinë e Rusisë për ta marrë ndonjë qytet të madh. Ai mund të llogarisë se Perëndimi do ta mbështeste një armëpushim edhe nëse kjo është në dobi të Rusisë, sepse do ta parandalonte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Moska më pas do të priste që sanksionet të lehtësohen në mënyrë që të mund ta rivendoste ekonominë e saj dhe ta rindërtonte ushtrinë e saj në përgatitje për një tjetër sulm ushtarak ndaj Ukrainës.
Megjithatë, deri në verën e vitit 2022, ishte e qartë se Kremlini nuk do të jetë i suksesshëm në “neutralizimin” e Ukrainës dhe një luftë afatgjatë do t’i ekspozojë më tej dobësitë e brendshme të Rusisë. Lidhur me aftësitë ushtarake të Rusisë, analiza perëndimore ka qenë kryesisht formaliste, me vëmendje të pamjaftueshme ndaj moralit, etikës, kompetencës, niveleve të trajnimit dhe arsimimit, korrupsionit sistematik, raportimeve të falsifikuara, tensioneve ndëretnike dhe keqtrajtimit të rregullt të trupave. Kjo rezultoi në një dështim për t’i parashikuar mangësitë ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Megjithëse shteti shpërndau burime për ta modernizuar ushtrinë, shumë nga ato para u zhdukën në rrjetet e korruptuara të Rusisë me koston e pajisjeve, mirëmbajtjes dhe logjistikës. Mangësitë e mëdha në reformën ushtarake janë ekspozuar qartë, duke e përfshirë një trupë të paaftë nënoficerësh (non-commissioned officer, NCO), koordinim të mjerueshëm ndërmjet njësive, komandë dhe kontroll të dobët (command and control, C2), dështime të municioneve, komunikime të pasigurta, joefikasitet logjistik dhe të furnizimit, padisiplinë, mbulime dhe kriminalitet.
Një pjesë e konsiderueshme e burimeve ushtarake të Rusisë është vendosur në konfliktin ukrainas dhe perspektivat për riarmatim të madh do të zvogëlohen në një ekonomi tkurrëse. Kompleksi ushtarako-industrial i Rusisë është vënë në shënjestër të sanksioneve perëndimore dhe nuk do të jetë në gjendje të prodhojë sisteme kryesore të armëve pa importe të teknologjisë nga Perëndimi për t’i kompensuar humbjet e rënda të pësuara në Ukrainë. Moska nuk mund t’i plotësojë me shpejtësi qindra tanke dhe mjete të tjera të blinduara që janë shkatërruar ose kapur në Ukrainë. Dhe pa satelitë të rinj për t’i zëvendësuar pajisjet e saj të vjetra, aftësitë e Rusisë për grumbullimin e inteligjencës do të bien më tej dhe do t’i dobësojnë operacionet e ardhshme ushtarake.
Viktimat ushtarake të Moskës në luftë tregojnë se jo-rusët dhe banorët ruralë janë dukshëm të mbipërfaqësuar, kryesisht sepse ushtria u ofron popullatës më të varfër perspektiva karriere dhe e kapërcen stigmën e të mos qenit rusë. Moska gjithashtu ka kërkuar ta shmangë fajin për çdo krim lufte ndaj pakicave kombëtare në ushtrinë ruse në ndjekjen e saj tradicionale të një qasjeje “përçaj dhe sundo” për t’i liruar rusët etnikë nga gjenocidi. Megjithatë, vendosja e kombeve të tjera si mish për top në një luftë të huaj do ta intensifikojë zemërimin kundër Moskës dhe humbjet ushtarake në Ukrainë do t’i bëjnë forcat e armatosura ruse më të prirura ndaj konflikteve, rebelimeve dhe braktisjes nga ajo pjesë e korpusit të oficerëve që nuk përbëhet nga rustë etnikë. Ata do të pyesin gjithnjë e më shumë pse duhet ta sakrifikojnë jetën e tyre për imperializmin moskovit. Kthimi i dhjetëra mijëra veteranëve ushtarakë të traumatizuar dhe të zhgënjyer në shoqërinë ruse do ta kriminalizojë më tej vendin dhe do t’i rrisë mundësitë për dhunë kundër institucioneve shtetërore dhe konflikte të armatosura më të përhapura. Nëse Kremlini e shpall një mobilizim masiv, do ta vendoste Rusinë në një gjendje lufte, do ta përkeqësonte frikën dhe zemërimin në shoqërinë ruse, do ta rriste numrin e viktimave të luftës dhe do ta varfëronte më tej ekonominë.
Në frontin ekonomik, sanksionet ndërkombëtare do të kenë një sërë efektesh negative. Edhe pse para luftës, Rusia pretendonte rreth 640 miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari, pjesa më e madhe e tyre mbahej jashtë shtetit dhe u ngri nga sanksionet. Rusia u shkëput nga tregjet perëndimore të kapitalit dhe u bë e paaftë për të marrë hua; dhe në korrik 2022, ajo teknikisht dështoi në borxhin e saj të jashtëm. Ekonomia ruse pritet të tkurret deri në 15 për qind gjatë vitit 2022 dhe standardi i jetesës për shumicën e qytetarëve ka të ngjarë të bjerë në nivelet sovjetike të para vitit 1980. Një rritje dramatike e papunësisë pritet pasi kompanitë private ruse mbyllen dhe qindra ndërmarrje të huaja janë larguar nga vendi. Rritja e shpenzimeve shtetërore për luftën do ta zvogëlojë prodhimin në sektorët civilë. Megjithëse papunësia ka mbetur e fshehur nga largimet e vonuara nga puna dhe shtyrjet e përkohshme të pagave, miliona punëtorë do ta gjejnë veten të tepërt në pjesën e fundit të vitit 2022. Përveç kësaj, largimi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve do të vazhdojë. Mungesa e ushqimeve dhe e ilaçeve do të përshpejtohet, inflacioni do të rritet dhe shumë prodhues do ta ndërpresin prodhimin për shkak të mungesës së komponentave nga jashtë.
Kontrollet perëndimore të eksporteve do ta pengojnë Rusinë nga importimi i inputeve jetike si mikroçipet për sektorët e saj të prodhimit, qofshin ato ushtarake apo civile. Rrjetet e transportit të vendit do të fillojnë gjithashtu të prishen pasi kontratat e sektorit të aviacionit, sistemet rrugore dhe hekurudhore bëhen gjithnjë e më të rrënuara dhe të uritura nga investimet, fabrikat e makinave të ndërtuara nga kompanitë perëndimore mbyllen dhe zinxhirët e furnizimit prishen. Edhe shtetet joperëndimore si Kina nuk janë të gatshme të investojnë në projekte të mëdha energjetike dhe tranziti, ndërkohë që Rusia mbetet nën sanksionet ndërkombëtare. Ndërprerja e lidhjeve me kompanitë perëndimore të energjisë do ta lërë Rusinë pa teknologji të fundit në shpimin dhe kompresimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke e penguar kështu zhvillimin e fushave të reja energjetike dhe infrastrukturës. Për më tepër, mungesa e fondeve të huaja do të kontribuojë në prishjen e disa projekteve dhe madje investitorët kinezë e kanë reduktuar interesin e tyre për depozitat e energjisë në veri të Rusisë.
Vështirësitë ekonomike do ta përkeqësojnë gjithashtu tjetërsimin rajonal, me një potencial për shpërthime sociale në qytetet dhe qytezat më të vogla, ku kostot ekonomike të luftës dhe sanksioneve kanë qenë më të theksuara. Edhe lidhjet fizike midis Moskës dhe shumë rajoneve do të preken pasi disa aeroporte rajonale janë mbyllur për shkak të më pak avionëve dhe uljes së kërkesës së konsumatorëve. Ndërsa subvencionet e Moskës bien, shumicës së rajoneve do t’u mungojnë rezerva të mjaftueshme për t’i mbështetur ekonomitë lokale dhe shërbimet sociale. Buxhetet rajonale do të vuajnë pasi u bëhen kërkesa në rritje për ta mbajtur publikun të qetë duke e kontrolluar inflacionin dhe duke ofruar shërbime thelbësore. Ndërsa ekonomia tkurret, guvernatorët më largpamës do të kërkojnë t’i mbrojnë pozicionet e tyre dhe t’i parandalojnë trazirat lokale duke mbajtur burime dhe pagesa për Moskën. Pa eksporte në shkallë të gjerë të energjisë, buxheti thjesht nuk mund t’i përballojë shpenzimet e nevojshme për ta mbajtur federatën të paprekur. Shumë prej rajoneve të Rusisë do të kërkojnë të ardhura alternative për të mbijetuar, qoftë duke e kufizuar shfrytëzimin nga Moska të burimeve të tyre natyrore ose duke iu drejtuar shteteve fqinje për lidhje të drejtpërdrejta ekonomike. Ndërsa buxheti i vendit shterohet dhe të ardhurat e tij nga energjia bien, çdo nxitje për të qëndruar në federatën e dështuar do të zvogëlohet me shpejtësi dhe brishtësia e shtetit rus do të bëhet gjithnjë e më transparente.
Në frontin politik, lufta kundër Ukrainës nuk arriti ta rivendoste “konsensusin e Krimesë” në mbështetje të regjimit. Spastrimet politike do të përshpejtohen në të gjitha institucionet shtetërore për t’i çrrënjosur ata që e kundërshtojnë luftën dhe politikat e regjimit të Putinit. Ndërsa lufta vazhdoi të tërbohej me perspektivën e rritjes së opozitës vendase, regjimi i ka bërë përgatitjet për vendosjen e ligjit ushtarak dhe kufizimin e mëtejshëm të fjalës dhe lëvizjes së lirë. Duke u përballur me humbjen në Ukrainë dhe në skenën ndërkombëtare në përgjithësi, Putini mund t’i kërkojë kokat e turkut duke i synuar pakicat fetare dhe etnike. Kjo mund t’i thellojë ndarjet etnike dhe të gjenerojë konflikte të reja.
Kundërshtimi i publikut ndaj luftës në Ukrainë ka qenë i dukshëm në një lëvizje nëntokësore në rritje të rezistencës që e përfshin hakerimin e faqeve mediatike pro Kremlinit, shmangien e obligimit për luftë për meshkujt e rritur (draftit ushtarak), kërcënimet me bomba telefonike dhe sulmet me zjarrvënie ndaj komisariateve ushtarake ku kryhet shërbimi i draftit ushtarak (obligimit për luftë). Për më tepër, një numër në rritje i ukrainasve në Rusi, përfshirë ata të zhvendosur nga lufta e vitit 2022, do të bëhen më të vetëdijshëm kombëtarisht dhe do ta kundërshtojnë Kremlinin. Përveç kësaj, lëvizjet për çlirim kombëtar janë gjallëruar në pjesë të ndryshme të federatës; për shembull, në maj 2022, aktivistët indigjenë që përfaqësonin gjashtë lëvizje kombëtare e njoftuan krijimin e Lidhjes së Kombeve të Lira – një platformë politike për dekolonizimin e popujve indigjenë në Federatën Ruse dhe fitimin e sovranitetit të çdo kombi.
Moska e ka një histori të gjatë të mashtrimit të perëndimorëve dhe të përshkrimit të perandorisë së saj si të pathyeshme. Në një mishërim të mëparshëm perandorak, komunizmi sovjetik dhe internacionalizmi socialist supozohej të siguronin shpëtimin për të gjithë njerëzimin derisa u ekspozuan si mashtrim që nuk funksionon. Rusia e sotme e ka krijuar një imazh të statusit të fuqisë së madhe, fuqisë ekonomike dhe fuqisë ushtarake që po shpërbëhet në Ukrainë dhe po e zbulon se vetë struktura shtetërore qëndron në themele që po kalben. Sipas analistëve perëndimorë, në prag të luftës, dezinformimi shtetëror i Rusisë ishte i sofistikuar dhe bindës. Në realitet, ai nuk arriti ta bindte askënd jashtë një grupi të ngushtë besimtarësh të vërtetë se Moska po e zhvillon një luftë të drejtë të “denazifikimit” në Ukrainë. Përpjekjet për ta kontrolluar narrativën kanë dështuar për shkak të ekspozimit të hershëm të synimeve të luftës së Kremlinit nga shërbimet e inteligjencës perëndimore dhe nga një fushatë efektive e informacionit nga qeveria ukrainase dhe shoqëria civile. Në mënyrë të ngjashme, aftësitë shumë të lavdëruara të luftës kibernetike të Rusisë duken të ekzagjeruara, pasi Ukraina ishte dukshëm e përgatitur mirë për çdo ndërprerje digjitale të infrastrukturës së saj kritike. Një tjetër dobësi e dukshme ka qenë rënia e operacioneve të inteligjencës ruse, siç është evidente në dështimet për ta parashikuar shkallën e rezistencës së armatosur të Ukrainës.
Ngërçi ushtarak i Rusisë ose humbja në Ukrainë do ta zbulojë dobësinë e natyrshme të Kremlinit, dhe rezistenca ukrainase dhe suksesi do t’i frymëzojë kombet e nënshtruara në Federatën Ruse që të kërkojnë autonomi dhe pavarësi. Sanksionet ekonomike gjymtuese që i rrëzojnë standardet e jetesës do të provokojnë trazira publike, revolta rajonale dhe luftëra për pushtet brenda dhe ndërmjet elitave të ndryshme. Si një tregues i ankthit të regjimit, Moska mund ta shfuqizojë çdo zgjedhje të drejtpërdrejtë të guvernatorëve rajonalë në të gjitha subjektet federale, nga frika e votimit protestues dhe perspektivës së kandidatëve jo besnikë që kalojnë përmes sistemit ekzistues të filtrave. Gjersa sanksionet e dobësojnë më tej ekonominë, shumë guvernatorë do të ekspozohen gjithashtu ndaj pakënaqësisë në rritje të publikut dhe kundërshtimit politik lokal. Intensifikimi i betejave politike në një ekonomi në kolaps do të kulmojë në thyerjen e shtetit dhe shfaqjen e entiteteve të reja që do ta refuzojnë projektin perandorak delirant (deluziv) të Moskës.
Në një skenar të tillë në zhvillim, NATO nuk duhet të ndërhyjë ushtarakisht nëse territori i saj nuk shkelet; por mund të inkurajojë dhe zhvillojë lidhje politike, ekonomike dhe të sigurisë me shtetet e reja që dalin nga një perandori ruse e shkatërruar. Pavarësisht nga dështimet e saj në rritje, Moska ka ende mjete të mjaftueshme ushtarake për t’i dëmtuar fqinjët e saj dhe rënia e shtetit mund të nxisë operacione më të dëshpëruara dhe më të rrezikshme kundër interesave perëndimore. Megjithëse Kremlini nuk do të jetë në gjendje t’i rindërtojë aftësitë e tij ushtarake konvencionale për ta sfiduar një NATO të bashkuar, veçanërisht nëse mbahen sanksione të rrepta ndërkombëtare, ai mund të përdorë ende fuqi të konsiderueshme për t’i sulmuar fqinjët më të vegjël. Prandaj, Aleanca duhet të përgatitet për një sërë përgjigjesh, nga parandalimi dhe mbrojtja deri te angazhimi aktiv ushtarak, në mënyrë që ta frenojë nga përhapja çdo pasojë shkatërruese të çarjes së afërt të Rusisë.
Janusz Bugajski
4 korrik 2022
Burimi:
Bugajski, Janusz. “Failed State. A Guide to Russia’s Rupture.” Washington, The Jamestown Foundation (2022).
Të jetosh buzë detit është diçka e këndshme për këdo, por të shndërrohesh në nomad digjital është akoma më emocionuese, shkruan faqja euronews.
Kthimi i plazhit në zyrën tuaj dhe dërgimi i emaileve nga bregdeti është diçka jashtë ëndrrës. Ndërsa më shumë vende se kurrë fillojnë të ofrojnë viza nomade digjitale, puna në distancë nga deti mund të jetë realitet.
Nga qytetet e zhurmshme për festa deri tek zonat e qeta me rërë, Evropa ka një gamë të tërë qytetesh dhe qytetesh të ndryshme bregdetare.
Midis detit Adriatik dhe Alpeve, ndodhet qyteti i Shkodrës, më i madhi në Shqipërinë Veriperëndimore dhe një nga më të vjetrit në vend.
Ndërsa shumë zgjedhin të shkojnë drejt kryeqytetit Tiranë, ritmi i jetës në Shkodër është shumë më i qetë.
Shumica e njerëzve ngasin biçikleta në vend që të ngasin një makinë, pasi Shkodra ka një histori të gjatë të transportit me dy rrota.
Gjithashtu, ka më shumë gjasa të jeni në gjendje të përballoni të merrni me qira një pronë me pak më shumë hapësirë, pasi një apartament i mobiluar plotësisht me pamje të mirë mund t’ju kushtojë deri në 200 euro.
Shkodra ka një pasuri të vendeve të bukura natyrore dhe njihet si porta për në Alpet Shqiptare.
Shqipëria ka 14 parqe kombëtare dhe 450 kilometra vijë bregdetare, kështu që nuk do të jeni kurrë larg detit dhe maleve.
Dhe, nëse doni të vizitoni më shumë se një shtet në aventurën tuaj si nomadë digjitalë, Shkodra është vetëm 30 minuta me makinë nga kufiri me Malin e Zi./KultPlus.com
Rita Petro ka sjell së fundi romanin e saj më të ri “Lindur së prapthi” e që për një promovim po e sjell edhe në Prishtinë, përkatësisht në librarinë “Dukagjini”, shkruan KultPlus.
Një jnjë njoftim për medie thuhet se prezantimi i këtij romani do të bëhet nëpërmjet një bashkëbisedimi mes Rita Petros e Ag Apollonit, më 30 maj në ora 18:00 në Librarinë Dukagjini.
Rita Petro e njohur ndryshe edhe si Rita Filipi, në vitin 1980-1984 ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Më 1993-1994 është specializuar në Universitetin e Athinës për Filozofi dhe Kulturë Greke. Është bashkautore në tridhjetë e gjashtë tekste shkollore të gjuhë shqipes dhe letërsisë shqipe dhe aktualisht është drejtoreshë e shtëpisë botuese të ALBAS.
Një roman i ri me një projeksion të fortë autobiografik, për një kohë që është e fshehur në vetëdijen e secilit prej nesh dhe na dikton shpeshherë mënyren se si e shohim të tashmen tonë.
Disa vepra të tjera të saj janë: “Vargje të përfolura”, “Shija e instikntit”, “Vrima” etj./ KultPlus.com
Gjatë muajit maj, DRTK-Berat ka ndërhyrë me punëtorët e mirëmbajtjes në pastrimin e bimësisë së ulët (barëra, ferra etj) dhe të lartë (lojfat) në rrënojat e hamamit Monument Kulture, Kategori e I, në fshatin Sllatinjë, Skrapar.
Pas pastrimit, rrënojat e hamamit u dokumentuan me anë të fotografimit, skicimit dhe rilevimit të objektit në vend.
Duhet thekuar se, nga sa është mundur të gjurmohet nga eksperti i veprave inxhinierike të ndërtimeve të vjetra ing.Valter Shtylla, “kjo banjë është e vetmja e këtij lloji në vendin tonë e ndërtuar në fshat, që ruhet ende”.
Hamamet si ndërtesa që lidhen me kulturën fetare dhe mbajtjen e një higjene trupore sa më të pastër, kanë vlera të veçanta në suazën e arkitekturës osmane në Shqipëri.
Hamami në fshatin Sllatinjë (Skrapar) është mjaft i frekuentuar nga turistët gjatë sezoneve. Hamamet e Sllatinjës ndodhen pranë fshatit me të njëjtin emër në afërsi të qytetit të Çorovodës.
Monumenti është një ndërtim i përiudhës osmane ku spikasin format arkitekturore në përdorimin e kupolave, ku si kalim nga ambjent kuadratik për në kupolë shërbejnë trompat parabolike në qoshe.
Nga gjendja në të cilën paraqitet monumenti është pak e vështirë të lexohen qartë pjesët përbërëse të ambjenteve të ndryshme.
Ende duken gjurmët e trompave parabolike në qoshe të ndërtuara nga përzierja e gurëve të dimensioneve të vegjël me copa tullash dhe llaç gëlqereje./ ATSH/ KultPlus.com
Pas prezantimit të ekspozitës në Kosovë, fotografi Artan Korenica ekspozitën “Mirë se vini në tavolinë” do ta prezantojë në Vjenë, prezantim që do të bëhet për disa data në muajin qershor, shkruan KultPlus.
Më poshtë, KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Korenicës.
Kemi nderin t’ju ftojmë në ekspozitën “Mirë se vini në tavolinë” të artistit Artan Korenica, e cila për herë të parë udhëton jashtë Kosovës për të sjellë pranë nesh historinë e nënës Ferdonije Qerkezi, e cila, sikurse edhe familjarë të tjerë të panumërt në Kosovë, pas gati një çerek shekulli akoma pret të dijë për fatin e katër fëmijëve dhe burrit të saj, të cilët u rrëmbyen me dhunë nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ju presim të vini dhe të uleni në tavolinën e nënës Ferdonije Qerkezi, e cila përmes qëndresës së saj, në dhimbje shpirtërore të papërshkrueshme, pasqyron gjithë popullin e Kosovës, të vuajtur historikisht, por duke avokuar paqësisht dhe parreshtur për drejtësinë e cila akoma nuk është vënë.
Publiku shqiptar shijoi mbrëmjen e sotme muzikalin e famshëm francez “Notre Dame de Paris”, që u ngjit mbrëmjen e sotme në skenën e stadiumit “Air Albania”.
Kryeministri Edi Rama ndau një video nga spektakli “Notre Dame de Paris” duke e cilësuar shfaqjen si mjaft emocionuese.
Muzikali “Notre Dame de Paris” u luajt nga trupa ndërkombëtare, ndërsa rolin e Esmeraldës e luajti këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.
Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Cocciante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.
“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, Kanadaj, etj.
Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.\ATSH/ KultPlus.com
Green Fest synon të inkurajojë qytetarët që të bashkohen dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një mjedis paqësor, një qytet dhe një botë më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë ne.
Nëpërmjet një njoftimi, organizatorët kanë treguar më shumë detaje për këtë organizim, që e keni të plotë më poshtë.
Green Fest tash e sa vite vije në sinkron me objektivat e zhvillimit të qendrueshëm, të njohura më konkretisht si SDG, andaj edhe tema e sivjetme është në përputhje me SDG 13 që trajton nevojën për veprim ndaj ndryshimeve klimatike. Me siguri kjo temë ju sjellë në mendje këngën e famshme “Imagine” të John Lennon, teksti i së cilës akoma vlen për njerëzimin. Por,kësaj radhe do të imagjinojmë gjerë e gjatë.
Në kohërat të cilat po kalojmë skemi si të mos ndërlidhemi me aktualitetin që e jetojmë. Imagjinoni një Mitrovicë paqësore. Imagjinoni që të katër lumenjtë që përshkojnë qytetin e Mitrovicës, me ujë të pastër. Imagjinoni malet e Shalës së Bajgorës me drunj të lartë, e të dendur. Imagjinoni rrugët urbane me më pak makina, me më shumë bicikleta e hapësira të gjelbra e publike. Imagjinoni parkun industrial të Trepçës, të kthyer në një oazë të gjelbër e të jetueshme, të hapur për qytetarët e turistët, e që ofron hapësira për zhvillimin e ideve inovative, vende të reja pune e gjithëpërfshirje. Imagjinoni ajër të pastër, e rikthim të shpezëve në këto anë. Imagjinoni botën ujore më të shëndosh e shtazët më të sigurta në natyrë. Imagjinoni një komunitet paqësor që vlerëson dallimet dhe ngjajshmëritë. Imagjinoni një shoqëri që praktikon barazi gjinore e me empati më të zhvilluar. Imagjinoni një shoqëri më të gatshme e më të organizuar për tu ballafaquar me vërshimet, zjarret, e fatëkeqësitë tjera natyrore. Imagjinoni një shoqëri me shëndet të plotë e me mirëqenie. Imagjinoni hapësira të bollshme për realizimin e programeve kulturore, inovative e socializuese. Imagjinoni Mitrovicën, qytet të gjelbër, qytet të zhvilluar ekonomikisht, e pse jo kryeqytet kulturor të Evropës. Imagjinoni një Evropë e një botë më paqësore e më të qëndrueshme…
Secili nga ju keni rol në realizimin e këtij vizioni, secili nga ju mund të kontribuoni në ndonjërên nga vizionet e lartcekura. Vetëm se duhet vepruar, nga dita në ditë. Për ne dhe ata që do vijnë.
Vetëm duke imagjinuar dhe vepruar së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme që dëshirojmë, një botë që është në harmoni me natyrën dhe e mbrojtur për brezat e ardhshëm./ KultPlus.com
Këngët e Queen janë të njohura në mbarë botën dhe puna e grupit së shpejti mund të shitet për një shumë marramendëse.
Një burim i njohur me blerjen e muzikës i thotë CNN se diskutimet janë “duke u zhvilluar mirë” që Universal Music Group të blejë katalogun e Queen nga Disney Music Group.
Burimi shtoi se shitja mund të kalojë 1 miliard dollarë dhe se marrëveshja “pritet të mbyllet brenda një muaji”.
CNN ka kontaktuar me Universal Music Group dhe Disney Music Group për koment, si dhe një përfaqësues të grupit.
Bruce Springsteen më parë i printe kësaj liste me shitjen e katalogut të këngëve të tij, me një total prej 500 milionë dollarësh.
Kjo shumë mbetet padyshim shuma më e lartë për të cilën është shitur një katalog muzikor, por nëse shitja e Queen kalon, do të vendoset një rekord i ri.
Totali miliardë dollarësh për muzikën e Queen’s është padyshim kaq i lartë, falë filmit fitues të Oskarit të vitit 2018 “Bohemian Rhapsody”, i cili tregoi historinë e fillimit të grupit me fokus në frontmenin e ndjerë Freddie Mercury, duke frymëzuar kështu një ringjallje të popullaritetit të muzikën e grupit.
Justin Bieber, pasuria e David Bowie dhe Sting kanë përfunduar së fundmi shitjet e katalogëve të tyre muzikorë përkatës./ KultPlus.om
Edicioni i shtatë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në vend, Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” 2023, ka përmbyllur me suksese të shumta festivalin që për shtatë ditë ishte edhe epiqendra e kulturës në kryeqytet.
Në një ceremoni madhështore të ndarjes së çmimeve të organizuar në bashkëpunim më Kolegjin AAB, Art Image dhe ATV, kjo natë ishte e paharruar sidomos për garuesit e këtij edicioni që vinin nga: Spanja, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.
Ndërsa para fillimit të ceremonisë, të pranishmit ndjekën shfaqjen e fundit garuese të PITF2023, “Arbri” nga Teatri Oda.
Drejtoresha e festivalit, Doruntina Alshiqi u shpreh e lumtur që ky edicion përfundoi me sukses, duke theksuar se ishte një garë e ngushtë për jurinë.
Edicioni i sivjetmë ka shënuar gjithsej shtatë shfaqje nga vendi, rajoni dhe bota, shfaqje këto të gjitha në programin garues.
Këtë vit çmimin kryesor të PITF 2023, çmimin për aktorin më të mirë në rolin kryesor e gëzoi aktorja nga Kroacia, Buga Marija Simiç.
Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2023):
Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Arbri” – Kosovë
Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Arbri” – Kosovë
Çmimi “Best Supporting Actor” – Ard Islami, “Club Albania”, Kosovë
Çmimi “Best Director” – Fatos Berisha “Club Albania”, Kosovë
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët u dolën në mbrojtje hebrenjve, duke i fshehur në familjet e tyre, për t’i shpëtuar nga gjenocidi nazist. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, ku numri i hebrenjve pas luftës ishte më i madh se para saj, nga 200 para Holokaustit në rreth 2 mijë, pas luftës. Në mesin e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri ishte edhe Johanna Jutta Gerechter [Numann] dhe familja e saj. Zëri i Amerikës bisedoi me djalin e zonjës Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut në Shqipëri, të cilët e kishin ndihmuar familjen e zonjës Gerechter.
Kjo fotografi është realizuar në gusht të vitit 1942, në fshatin Shkozet, në afërsi të Durrësit.
Vajza, që shihet në të është 11 vjeçarja, Johanna Jutta Gerechter.
Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1939, ajo dhe familja e saj u detyruan të largohen nga Hamburgu, për t’u shpëtuar nazistëve dhe shkuan në Shqipëri.
Gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën pushtimin italian, vendi ishte shndërruar në një parajsë për hebrenjtë, kujton djali i zonjës Gerechter, Benjy Neumann.
“Shqiptarët ishin shumë mikpritës. Hebrenjve u gjetën punë, familjes tonë si rrobalarës. Gjyshi im vizatonte simbole për bizneset. Në Shqipëri gjetën një mënyrë për të mbijetuar”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Por, më 1943, pasi gjermanët pushtuan Shqipërinë, situata ndryshoi.
Megjithë rrezikun e madh, shqiptarët vazhduan t’i strehonin fshehurazi hebrenjtë.
“Holokausti na kujton një moment shumë të errët në historinë e botës. Nuk e di se me çfarë mund të krahasohet. Pastaj shohim një dritë shprese në Shqipëri. Qeveria dhe udhëheqësit fetarë bënë pjesën e tyre. Por ishin edhe vetë nerëzit. Ata besonin se duhej të kujdeseshin për mysafirët. Shtëpia e tyre është shtëpi e Zotit. Të gjithë jemi fëmijë të Zotit, pa marrë parasysh besimin fetar. Kjo është pjesë e kulturës shqiptare. Shqiptarët, myslimanë, apo të krishterë, dhanë besën dhe bënë gjënë e duhur”, thotë zoti Neumann.
Ai shprehet mirënjohës ndaj familjeve shqiptare, sidomos ndaj asaj të Njazi Pilkut dhe bashkëshortes së tij gjermane, Lisa Lotte Pilku.
Ishte origjina gjermane e zonjës së shtëpisë, ajo që ndihmoi Johanna Jutën dhe familjen e saj t’i mbijetojnë Holokaustit në Shqipëri, thonë për Zërin e Amerikës pasardhësit e familjes Pilku.
“Në një rast kur mamaja e Jutës së bashku me Jutën ishin në breg të detit, u ndaluan nga gjermanët. Ato e flisnin shumë mirë gjermanishten, sepse atje kishin jetuar. Mbrojtja e gjyshes ishte se ata janë kusherinjtë e mi nga Gjermania”, thotë Ortenca Pilku, mbesa e Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.
Elmaze Pilku, bashkëshorte e të birit të Njazi dhe Lisa Lote Pilkut
“Po të diktohej që mbronte hebrenjtë, do ta pësonte, mund të vritej…”, thotë Elmaze Pilku, bashkëshortja e të birit të Njazit dhe Lisa Lote Pilkut.
Zoti Neumann thotë se këtë histori e tregon vazhdimisht, që popujt e tjerë të mësojnë nga humanizmi i shqiptarëve në atë periudhë.
“Sepse vërtet besoj se shqiptarët janë një shembull që duhen ndjekur. Në veçanti kur flas me fëmijët në shkollë të mesme, ky është mesazhi im për ta. Mos u fshihni pas të tjerëve. Mund të jeni udhëheqës. Shqipëria ishte një vend i vogël, por që u ngrit kundër nazistëve dhe bëri ndryshimin”, thotë ai.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1945, Shqipëria ra në duart e partisë komuniste. Familja Gerechter u detyrua të largohet në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
Për vite me radhë zonja Gerechter u përpoq të kontaktonte me familjen Pilku, por pa sukses. Shqipëria ishte mbyllur si pasojë e një prej regjimeve më brutale në botë.
Prandaj, deri vonë ajo nuk dinte se pak pas largimit të familjes së saj nga Shqipëria, diktatura komuniste e pushkatoi humanistin dhe inxhinierin, Njazi Pilku.
“Enver Hoxhës nuk i levërdisi, sepse nuk i donte të zgjuarit dhe më 9 janar më 1945 e pushkatoi”, thotë Elmaze Pilku, bashkëshortja e të birit të Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.
“Për pushkatimin e gjyshit tim Juta mori e vesh në momentin kur erdhi në Tiranë dhe ka qenë shumë e trishtuar. Imagjinoje pas 46 vitesh, ajo ka kuptuar se gjyshi im është pushkatuar”, thotë për Zërin e Amerikës Ortenca Pilku, mbesa e Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.
Zonja Gerechter vdiq në prill të vitit 2017. Kujtimet e saj, ajo i la në një libër me titull “Ikja në Shqipëri: Kujtimet e një vajze hebre nga Hamburgu”.
Kontaktet mes familjarëve të saj dhe asaj Pilku në Shqipëri vazhdojnë.
“Mirënjohja e atyre njerëzve, dashuria që ata dhanë, unë nuk di të shpjegoj dhe çfarë të them për popullin izraelit, popullin hebre. Një ngjarje që kishte ndodhur rreth viteve ’43-’44. Nuk e kishin harruar atë që kishin bërë gjyshërit e mi. Janë gjëra që ndodhin shumë rrallë”, shton zonja Pilku.
“Është një lidhje e fuqishme që është krijuar nga ata, por që ruhet edhe tani. Kjo është ajo që ndjejmë ne për Shqipërinë. Është vendi i duhur për të qënë, nëse je në vështirësi”, thotë zoti Neumann.
Më 1998 familja Pilku u bë pjesë e listës së personave që nderohen nga shteti i Izraelit për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Në këtë listë bëjnë pjesë 75 familje shqiptare, por numri i atyre që ndihmuan besohet të jetë shumë më i lartë./VOA
U trondita nga vdekja e saj. Ata thonë se ajo ishte 83? Askush nuk mashtrohet nga kjo. Përbërësit e bënë atë të dukej e pavdekshme. Për shtatë dekada të krijimit të muzikës, të gjitha përziheshin në të. Ajo energji. Vinte prej saj – nga këmbët, kofshët, duart, krahët, supet, nga flokët e saj, nga goja e saj. Të jetosh kaq plotësisht, në mënyrë galaktike, kaq ngjitëse, me aq shumë guxim, çiltërsi, zell dhe, po, me energji sa kur të vdesësh askush nuk do ta besojë kurrë
Nga Wesley MORRIS
Ajo magjepsi publikun sikur të ishte mrekulli e botës, duke sjellë energjinë e saj unike në këngët për mbijetesën, lirinë dhe trimërinë. Është e vështirë të besohet se ajo nuk është më. Kopertina e librit “I, Tina” është duke u shkatërruar. Sa herë që e hap, një faqe e re shkëputet nga libri. Mbrëmë, ishte faqja 37 ajo që ra. Aty ku Tina Turner është duke folur për këngët që i lanë më së shumti përshtypje si fëmijë. “Tweedle Dee” i LaVern Baker e bëri për vete sepse ishte e shpejtë. “Gjithmonë më kanë pëlqyer ato të shpejtat”, shkruan Turner. “Më pëlqeu ajo energji qysh atëherë”.
“Mund t’i quani kujtime”, i tha ajo në vitin 1986 Kurt Loderit, i cili ia dha librit dellin e letërsisë. Por mua më lexohet gjithmonë si një libër recetash. Përbërësit përfshijnë: forcën, fuqinë, vullnetin, seksin, energjinë. Prandaj u trondita nga vdekja e saj. Ata thonë se ajo ishte 83? Askush nuk mashtrohet nga kjo. Përbërësit e bënë atë të dukej e pavdekshme. Për shtatë dekada të krijimit të muzikës, të gjitha përziheshin në të. Ajo energji. Vinte prej saj – nga këmbët, kofshët, duart, krahët, supet, nga flokët e saj, nga goja e saj.
Sa herë që ajo dhe trioja “The Ikettes” hidhej përpara, përkulej dhe nxirrte krahët jashtë, më pas tundte gishtat, duke përplasur flokët, nuk bënte thjesht vallëzim, por magji. Tina ka realizuar shumë këngë. Por unë kurrë nuk e kam dëgjuar atë të këndojë “I Put a Spell on You”. Nuk kishte nevojë. Ai vallëzim e bënte të njëjtën. Kam lexuar se Adrienne Warren, e cila luajti Turner në Broadway, kishte nevojë për terapi fizike dhe stërvitje personale për t’i mbijetuar atij vallëzimi. Për filmin hollywoodian rreth jetës së Turner, Angela Bassett në esencë u bë krejt muskuj. Të dyja fituan çmime aktrimi. Por çmimi më i përshtatshëm ndoshta është medalja e artë.
Si një vokaliste profesioniste, Turner e njihte peshën që ajo kishte. Nëse po flasim për të duke bërë Acid Queenin në “Tommy”, atëherë shkalla duhet të jetë pH. Energjia e saj ndërtoi një krah rock ‘n’ roll. Këngëtarë të tjerë – këngëtarë të jashtëzakonshëm, themelorë, të perëndishëm – mund të rrinin. Ma Rainey, Big Mama Thornton, Big Maybelle, Baker, Mahalia Jackson, Motra Rosetta Tharpe. Por mund të bërtiste. Loder thekson qartë se Turner mbërriti në vitin 1960, afër agimit të tingullit të përforcuar. Ata ishin krijuar për njëri-tjetrin.
Hiti i saj i parë, me Ike Turner – njeriun që e emëroi Tinan sipas mbretëreshave të xhunglës së bardhë të performancave të së shtunave, njeriu me të cilin do të jetonte për një dekadë e gjysmë, njeriu që për vite e uli dhe e rrahu – quhej “A Fool in Love” (Një budalla në dashuri). Kënga përdor pyetje-përgjigje nga brenda-jashtë. Këngëtarët mbështetëse këndojnë refrenin dhe Tina përgjigjet kështu: “Yay-ay-hey-hey-heeyyy!” Madhësia e vajtimit të saj dhe amplituda e saj femërore të ndalon të ftohtin. Të paralizon me ngazëllim. Mmm hmm: Ajo energji. Por, kishte edhe regjistra të tjerë. Ajo çirrej, gulçonte, rënkonte, klithte, kërciste. Të gjithë e dinin që ajo dukej bukur, por në mes të një kënge, bukuroshja konvencionale doli nga dritarja. Këngëtarët e zinj e kuptojnë: Ju po praktikoni artin e të qenit. Ndonjëherë për të bërë art, duhet të jesh vetë arti, dhe fytyra e Turnerit në mes të këngës ishte art në rastin më tërheqës, zbukurues dhe origjinal: Ishte kubizëm. Merrni pak kohë, në vitin 1966, kur Tina iu dorëzua Phil Spectorit dhe përfundoi me “River Deep — Mountain High”, një nga momentet më triumfuese të një këngëtari të madh. Ajo e merr titullin në fjalë. Ajo është Sizifi. Pas çdo refereni, ajo rrotullon gurin e saj të dashurisë, madje edhe përtej urës. Ka tension, mes natyrës së saj dhe Spectorit; forca e saj zanore dhe Muri i Tingullit simfonik, me goditje. I vuri një pecetë në prehër dhe ajo e përdori për të pastruar ballin. (Ike e urrente atë këngë.)
Ishte thjesht ashtu siç duhet të ishte: ajo dhimbje e mirë. Ajo mund të tingëllonte se ishte gati për, të themi, çfarëdo kënaqësie që i priste në fund të versionit të “Let Me Touch Your Mind” e cila gjendet në “Live! The World of Ike & Tina” të vitit 1973. Në skenë, ajo, me Ike, e transformuan baladën e përlotur të Otis Redding, “I’ve Been Loving You Too Long” në psikodramë të vlerësuar me dhjetë, në të cilën Tina duhej të shitej sikur po e shijonte. Duhej të gjente një mënyrë për ta shitur atë.
Pasi divorci i saj u bë zyrtar më 1978, ajo doli në rrugë dhe shtyu më shumë gurë. Në vitin 1982, guri u ndal në Onoway, Alberta. Miku im James është nga Edmontoni dhe vdekja e Turner të mërkurën tronditi një kujtim fëmijërie të kohës kur prindërit e tij shkuan me makinë në Onoway për ta parë atë duke luajtur “Devil’s Lake Corral”. Ai dërgoi një video. Është një vepër e pabesueshme e akrobacisë, saktësisë, adrenalinës, peshës, veshjeve. Turner është lagur pa mbërritur në gjysmë të rrugës. Por arsyeja për ta sjellë ndër mend këtë shfaqje është mënyra se si fillon.
Turner hyn në skenë e veshur me një bluzë pa krahë dhe me pantallona e një parukë ari të mëndafshtë që duket si pjesa e pasme e Shih Tzu-së. Kënga e saj e parë nuk është ripërkufizimi i saj i “Proud Mary” ose zhbërja urgjente e saj në llogoret e “Help”. Kënga e saj e parë është makthi për vrasjen e gruas, nga Rod Stewart, “Foolish behavior” dhe Tina heq kokën. Me sa duket, Djalli qëndroi në liqenin e tij atë natë. Më shumë përbërës: vetëbesim i madh, ironi. Kjo energji mund ta bëjë publikun të thotë “yeah” dhe “oh” dhe “ooh” vetëm për të, ta bëjë këtë duke i bërtitur asaj. Tina kishte një gjatësi mesatare, ndoshta rreth 160 centimetra. Por ja ku mund të dështojë peshorja. Vendoseni atë në mbi skenë dhe ajo do të prekë qiellin. Unë kam parë pamjet kur mijëra njerëz e kapin atë menjëherë, në shumicën e herëve njerëz të bardhë – në Londër, në Osaka, Suedi dhe L.A. I kam dëgjuar në ”Tina Live in Europe” të vitit 1988. Dhe unë qaj. Ata thjesht humbin mendjen pas kësaj gruaje të zezë të rritur në zgavrat dhe rrugët e pasme të Tenesit, në Nutbush. Është diçka – të jesh dëshmitar i publikut të saj magjepsës; të shohësh një audiencë të “Oprah”-it të mahnitur nga ajo, sikur të ishte një mrekulli në tokë.
Çfarë është ajo? Është mbijetesa – e varfërisë, e Ikeut, e tuberkulozit që ajo nuk e dinte se e kishte. Është liria e fituar me vështirësi. Është mënyra se si këngët i premtuan asaj se do të mbijetonte: “It’s Gonna Work Out Fine”. Por ka edhe më shumë: Ajo e donte veten, i pëlqente të ishte vetvetja. Ne donim të kapnim diçka nga ajo. Faqja 133 e “I, Tina”: “Nisa të mendoja se ndoshta unë isha një përzierje e tillë e cila i shkonte së bardhës e së zezës, përtej kulturave të thjeshta – se isha e përbotshme!”Arena Tina, Universal Tina, është Turneri ajo që kam marrë: “Private Dancer,” “What’s Love Got to Do With It”, Tina. Hera e parë që e pashë ishte ndoshta në “Friday Night Videos” kur isha 8 vjeç. Dhe ja, kjo grua me pamje të thellë me një minifund lëkure, çorape, taka, një xhaketë xhins dhe flokë impozante si koka e luanit. Doja të isha si ajo që ecte në rrugë në atë video “What’s Love”, me njërën këmbë thuajse të kryqëzuar me tjetrën. Ajo dukej e keqe, e sigurt për të keqen e saj, e fortë – por edhe e butë, ashtu siç do të mbështetej në një balerin dhe do të tundej me shokun e tij dhe më pas me një djalë tjetër. Kur ajo fitoi të gjitha ato “Grammy” në 1985, doja të dukesha sikur gruaja i pranonte ato. A ishte kontinentalo-jugor? Showbiz i Karaibeve?
Kjo ishte një Tina e re, e lëmuar, shpirtërore, me një riposedim shkatërrues elegant të imazhit dhe zërit. Rilindja e saj përbënte një deklaratë komandimi – ishte riinterpretuar si mençuri, urtësi që rënkonte, mençuri që do të sundonte Thunderdomin. Lava ishte ftohur pak. Zjarri i qetë në këtë jetë dhe tingulli i saj i ri – rock ‘n’ roll me shkëlqimin sintetik të popit – kishte një pikë muzikore: “Show Some Respect”, “Better Be Good to Me”. Kështu që e pranuam dhe nuk u ndalëm kurrë së bëri këtë. Sapo më ra ndër mend se çka mund të jetë tjetër “I, Tina”. E kam lexuar këtë libër, por nuk e kam menduar kurrë këtë titull. Është një deklaratë, po, vendosje e një pretendimi. Është gjithashtu fillimi i një zotimi. Për të jetuar, mendoj. Të jetosh kaq plotësisht, në mënyrë galaktike, kaq ngjitëse, me aq shumë guxim, çiltërsi, zell dhe, po, energji sa askush nuk do ta besojë kurrë kur të vdesësh. (The New Tork Times)
Në qytetin e mrekullueshëm spanjoll të Malagës mund të gjesh sot gjithkund gjurmët e piktorit të famshëm botëror, Pablo Picasso.
Në shtëpinë e tij të lindjes, Casa Natal, vizitorët mund të shikojnë, këpucët e para të piktorit të famshëm. Në shtëpinë ku ka lindur, piktori kaloi dhjetë vitet e para të jetës.
Pablo Picasso lindi në vitin 1881 në jug të Spanjës dhe është ndër më produktivët e shekullit të kaluar. Sipas vlerësimeve, Picasso ka arritur të bëjë rreth 150.000 vepra arti në karrierën e tij.
Thuhet se lindja e tij ka qenë shumë e vështirë. Sa e vërtetë është kjo? “Nuk ishte e lehtë, xhaxhai i tij, Salvadori ishte mjek dhe ndihmoi në lindjen e Pisaccos. Në fillim fëmija nuk jepte shenja se po merrte frymë dhe ishte i gjithi blu. Xhaxhai pinte cigare dhe pasi provoi gjithçka, përdori në fund tymin e cigares. Dhe vërtet djali reagoi” – thotë José María Luna, drejtor i Casa Natal.
Pëllumbi i paqes
Në këtë shtëpi filloi edhe jeta artistike e Picassos. Babai i tij, José Ruiz Blasco, ishte mësues vizatimi dhe i mësoi të birit që herët teknikën e vizatimit. Po çfarë ka pikturuar Picasso si fëmijë?
“Në thelb ato që ka vizatuar edhe babai i tij. Pikturat e tij të pëllumbave ishin shumë të preferuara në tregun lokal në Malaga. Dhe pëllumbat janë shpesh të pranishme në veprat e Picassos. Në pllakatën e Kongresit Botëror të Paqes në vitin 1949 në Paris gjendet një pëllumb i vizatuar nga Picasso – një pëllumb nga Malaga që është kthyer në simbol të paqes” – tregon José María Luna, drejtor i Casa Natal.
Luftimet me dema
Rreth dhjetë minuta nga Shtëpia e Picassos ndodhet arena e luftës me dema “La Malagueta”, që Picasso e vizitonte me babanë. Arena, luftimet me dema, demat dhe kuajt janë motive të shpeshta në veprat e Picassos.
Luftimet me dema janë pjesë edhe e një nga veprave më të njohura të tij “Guernica”. Spanja porositi tek Picasso një punim për ekspozitën botërore 1937 në Paris. Në këtë vit u bombardua gjatë luftës civile edhe qyteti spanjoll Guernika. Picasso e paraqiti këtë katastrofë si një luftë mes demash.
Kubizimi
Në muzeun e Picassos në Malaga mund të mësosh më shumë për kubizmin, një lëvizje artistike botërore, por që famën e mori nga francezi Georges Braque dhe nga Pablo Picasso. “Kubizmi thyen traditat, që mbizotëronin që nga koha e Rilindjes – pra që pikturat duhet të krijonin efektin sikur të hidhje vështrimin nga dritarja, me një perspektivë unike. Picasso punonte shpesh me perspektiva të ndryshme në një punim, ndër të tjera në veprat kubiste” – thotë María José Valverde, drejtuese e muzeut./ VOA
Kur flitet për luftën ndaj ndryshimeve të klimës, sa më shumë ide të ketë, aq më mirë është, të paktën në parim. Ndërsa këto zgjidhje kreative mund të duken në fillim të nxituara, nëse do të kishte ndonjëherë një kohë për të mirëpritur ide kreative dhe madje të çmendura, ajo është pikërisht tani. Ja cilat janë disa nga idetë më befasuese, që kanëpropozuar shkencëtarët për të ndalur ndryshimin e klimës.
1. Pemët mekanike
Çfarë mund të bëhet nuk ka pemë të vërteta? Të mbjellim pemë artificiale. Profesori i inxhinierisë Klaus Lakner, ka shpikur një pemë mekanike, e cila është projektuar e enkas qëtë kapë karbonin. Sipas Universitetit Shtetëror të Arizonës, pema do të jetë 10 metra e lartë, e projektuar për të kapur karbonin që ndodhet në ajër. Pema e parë, e cila ndodhet në kampusine Universitetit të Arizonës, do të kapë 91 kg karbon në ditë. Lakner shpreson të përmirësojëteknologjinë në mënyrë që “fermat e pemëve” të mund të kapin deri në 1000 ton karbon në ditë .
2. Ndërtimi i mureve nënujore për të bllokuar zhvendosjen e akullnajave drejt zonave më të ngrohta
Kur uji i ngrohtë i oqeanit përplaset me akullnajat, i shkrin ato me një shpejtësi alarmante.Kjo është arsyeja pse disa shkencëtarë kanë sugjeruar ndërtimin e mureve nënujore për të mbrojtur akullnajat nga ky ujë gjithnjë e më i ngrohtë. Madhësia e murit do të varet nga madhësia e akullnajës.
Për shembull, akullnaja e Grenlandës do të kërkonte një mur 4.8 km të gjatë dhe 159 metra të lartë. “Ne besojmë se kjo metodë mund të vonojë shkrirjen e akullit tokësor të Groenlandës dhe Antarktidës, duke blerë kohë shumë të vyer për të trajtuar ngrohjen globale”- shkruajnë autorët e studimit të kryer në vitin 2018.
3. Zbehja e rrezeve të Diellit
Studiuesit në Universitetin e Harvardit, propozojnë idenë e zbehjes së rrezeve të Diellit me karbonat kalciumi. Sipas një studimi të gushtit 2018 të botuar në revistën “Nature”, aerosoletdo të imitonin efektet e hijes së shkaktuar nga shpërthimi i vullkaneve. Dihet që pas shpërthimeve të mëdha vullkanike si El Chichón dhe Malit Pinatubo, Toka përjetoi një periudhë ftohjeje për shkak të sasisë së reduktuar të dritës së diellit.
4. Spërkatja me grimca xhami e akullit në Arktik
Një projekt me bazë në Kaliforni përmban një ide inovative:të spërkasë me një shtresë të hollë mikrosferash prej xhami (HGM) akullin në Arktik për të rritur aftësinë e tij për të reflektuar rrezatimin e diellit. Mendohet se kjo shtresë e hollë qelqi do të mbronte akullin më të ri, që është shumë i ndjeshëm ndaj shkrirjes, derisa të shndërrohej në një “akull shumëvjeçar shumë reflektues”.
5. Një bojë ftohëse ultra e bardhë
Studiuesit në Universitetin Pardju, kanë dalë me një ide të çmendur për të luftuar ndryshimin e klimës:të lyhet gjithçka me të bardhë. Bojë e tyre e re ultra e bardhë, është më shumë se 98 për qind reflektuese, gjë që e lejon atë të ulë temperaturën e sipërfaqeve të nxehta për periudha më të gjata kohore.
Shkencëtarët pretendojnë se lyerja e 1000 metra katrorë të një sipërfaqeje me këtë bojë mund të ketë një fuqi ftohëse prej 10 kilovatësh. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, në qytetet që po nxehen me ritme alarmante, kjo bojë mund të ndihmojë që temperatura të ulet disi, të paktën për një farë kohe./Bota.al/KultPlus.com
Kryeveprat më të mëdha letrare kanë pasur si protagoniste dashurinë. Lumenj ndjenjash janë derdhur, duke bërë të rrjedhin fjalë të paharrueshme. Njerëz të mëdhenj, artistë, shkencëtarë: “I gjithë universi i bindet dashurisë”.
Ja përse në vite, kujtohen për të tjera arritje dhe suksese, por nga sirtarët e jetës së Einstein, Johnny Cash, Beethoven, Winston Churchill dhe shumë të tjerëve, dalin edhe letrat e dashurisë që u kanë shkruar të dashurave të tyre.
Një sondazh në Angli ka zgjedhur më të bukurat, ku ndoshta mungojnë ato që mund të presim, shkruan revistaclass. I bën mirë zemrës megjithatë, të lexosh këto radhë për të rizbuluar dhe kuptuar që kjo ndjenjë, është kaq e thjeshtë për t’u provuar, kaq e thjeshtë për t’u shprehur.
Johnny Cash gruas së tij June Carter Cash (1994) “U plakëm dhe u mësuam të rrimë bashkë. Mendojmë njëlloj. Komunikojmë me mendje. E dimë çfarë do tjetri pa qenë nevoja ta kërkojmë. Ndonjëherë njëri e nevrikos tjetrin. Ndoshta ndonjëherë e marrim tjetrin të mirëqenë. Por herë pas here, si sot, mendoj për ne të dy dhe e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që kam takuar në jetë”.
Winston Churchill gruas Clementine Churchill (1935) “E dashura ime Clemmie, në letrën që më dërgoje nga Madras kishe shkruar gjëra që për mua janë shumë të rëndësishme, që ta kisha bërë jetën më të bukur. Nuk mund ta them çfarë kënaqësie më dha kjo, sepse ndihem gjithmonë tmerrsisht në borxh me ty, nëse lejohet që në dashuri të bëhen të tilla llogari”.
John Keats i shpreh dashurinë Fanny Brawne (1819) “Nuk mund të jetoj pa ty, harroj çdo gjë, por kur të shoh, jeta duket sikur ndalet, nuk shoh asgjë tjetër. Më ke përthithur”.
Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951) “Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndjehem në shtëpi”.
Napoleone Bobaparte, Josephine de Beauharnais (1796) “Që kur të kam lënë, jam gjithmonë i trishtuar. Lumturia ime është pranë teje. Sjell gjithmonë në kujtesë përkëdheljet e tua, lotët e tu, ngrohtësinë tënde të dashur. Magjepsja e së pakrahasueshmes Josephine Kindle ndez një zjarr dhe një flakë të pashuar në zemrën time”.
Richard Burton, Elizabeth Taylor (1964) “Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht , EB, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë dhe sesi ke fituar një vlerë më shumë mirësie të veçantë e të rrezikshme”.
Mbreti Enrico VIII, Anna Bolenas (1527) “Po guxoj të të kërkoj të ma thuash prerë çfarë mendon për dashurinë tonë. Nevoja më shtrëngon ta di përgjigjen tënde, duke qenë që kam një vit që jam plagosur nga dashuria dhe ende nuk jam i sigurt nëse kam apo jo një vend në zemrën tënde”./oxygenpress/KultPlus.com