Gazeta franceze, “La Croix”, ka botuar të premten e 3 janarit 1930, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me “Lahutën e Malësisë”, të poetit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, At. Gjergj Fishtës, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Epopeja shqiptare shkruar nga një françeskan.
“Poeti kombëtar i Shqipërisë është një françeskan. At. Gjergj Fishta, ka shkruar, në fakt, një poemë, “Lahuta e Malcis”, e cila rrëfen epopenë e Shqipërisë. Libri i parë u botua në vitin 1905 dhe i dyti në vitin pasues.
Entuziazmi qe i madh. At. Fishta ka vazhduar veprën e tij dhe këngët e reja. Thuhet se ato do të botohen së shpejti.
Ky fetar është gjithashtu i njohur për poezitë e tjera të tij, të cilat admirohen për bukurinë e formës, që i bashkohet thellësisë së mendimit.
At. Fishta, i cili konsiderohet si një nga arkitektët më aktivë të pavarësisë dhe bashkimit të Shqipërisë, ka qenë përfaqësuesi i saj në Paris.”
https://darsiani.com/la-gazette/la-croix-1930-lahuta-e-malcis-e-at-gjergj-fishtes-poema-qe-rrefen-epopene-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
C’ke moj zemër që rënkon! Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer… Paska rar’ hallva prej qielli e ja nis një dallaver, Mbushen xhepat me flori E qinosen ujk e dele për të bër’ një stan të ri!
Shitet vendi për para, me para e për para Bëhet burri telendi, dy para një maskara, Para hasmit lepe peqe Para zërit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!
Duke blere e shitur ere, dikush bëhet milioner, Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere, Milioneri yn’ i ri Para shokut te dikurshem vari buz’ edhe turi!
E përhera me dy faqe, që të haj’e qe te bluaj, Ne një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj, Me dy faqe, me dy nofulla, ne një xhep e dy flamurë E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!
Na te urt’ e te mendafshte s’qeme te zot te bënim zë Ku fillon me thash e theme hij’ e vetes te përzë; Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe E ç’kërkon ne gji te gjembit te kendoj’ një dallëndyshe?
Mirëpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh, Shikon lark e dëgjon thelle, di te vesh, edhe të zhvesh Tani eja e t’ja themi asaj kënge që ja thonë: Koka bën e koka vuan, ç’ke moj zemër që rënkon?!/KultPlus.com
Rovena Dilo është një nga emrat e njohur në botën e muzikës shqiptare. Dilo lindi në Gjirokastër më 12 Maj 1973. Paraqitja e saj e parë, para audiencës ishte në vitin 1990 si drejtuese e emisionit “Mbrëmje Kulturore”, përcjellë KultPlus.
Në vitet vijuese ajo mori pjesë në shumë festivale.
Një nga këngët më të famshme të saj është kënga “Për një cast më ndal zemra” në bashkëpunim me Pirro Cakon, me të cilën në vitin 2001 në Këngën Magjike fitoi “çmimin e parë”.
Disa nga këngët më të famshme të Dilos janë: “Këngët e Stinës” “Nëse natën vij”, “Kam frikë nga dashuria”, “Simpati”, “Kërkoja fatin”, “Qyteti im”, “Ante i tokes sime” etj.
KultPlus sot ju sjell në mendje, këngën e njohur të saj, “Jeta jepet veç një herë, është e shenjtë”:
U këputën yjet dhe ranë në tokë, Gjethe s’çelën pemët, E këngën e lanë zogjtë, Krejt papritur të binte nisi shi, Jo s’ishte shi, por ishin lotët e mi.
I zgjata dorën dhimbjes me dashuri, I fshiva ëmbël lotët, T’i jepja më shumë shpresë, Dhe me zërin tim, Gjej forcë e ulërij, I them kësaj bote, “E nesërmja është tani”.
Po të kishte dhimbja fjalë, Do flisnin edhe malet, Sytë e mi të shkretë sa panë, Si lajnë as oqeanet, Jetën jo askush në botë, Nuk mund ta presë në mes, Jeta jepet veç një herë, …është e shenjtë.
U fikën edhe diejt, i mbyllën sytë, Pas flakës së shtëpive, Në valle rrotull djajtë, Të gjithë ëngjëjt morën arratinë, Me ta në qiell liria rrugën ndrin.
I zgjata dorën dhimbjes me dashuri, I fshiva ëmbël lotët, Ti jepja më shumë shpresë, Dhe me zërin tim, Gjej forcë e ulërij, I them kësaj bote “E nesërmja është tani” …/KultPlus.com
Mijëra artefakte me vlerë historike dhe financiare, duke përfshirë sende të marra nga varre dhe gërmime arkeologjike, janë gjetur në Itali pas një operacioni të madh, thanë autoritetet.
Policia italiane ka arrestuar 21 nga 51 të dyshuar, në një operacion që përfshinte qindra oficerë, thanë autoritetet në një konferencë shtypi në rajonin jugor italian të Pulias të mërkurën.
Të arrestuarit janë nën hetim për “gërmime të shumta klandestine, marrjen e mallrave të vjedhura dhe tregtimin e paligjshëm, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të gjetjeve shumë të rëndësishme arkeologjike”, tha Renato Nitti, kryeprokurori përgjegjës për hetimin në Trani, Pulia, në një deklaratë për shtyp.
Çfarë u gjet?
Autoritetet gjetën 3,586 pjesë me “vlera të paçmueshme historike, artistike dhe tregtare” në Puglia, Basilicata, Campania, Abruzzo, Lazio dhe Trentino Alto Adige, tha Vincenzo Molinese, kreu i policisë së artit të Karabinierëve të Italisë, në konferencën për shtyp.
Ata gjetën gjithashtu 60 detektorë metali dhe objekte të tjera në përputhje me gërmimet klandestine, duke përfshirë thumba të gjata metalike dhe lopata.
Në komunën veriore italiane të Lavisit, u zbuluan 1,679 monedha arkeologjike prej bronzi dhe argjendi – nga Magna Graecia, minierat romake dhe bizantine – që datojnë midis shekullit të IV para Krishtit dhe shekullit të III pas Krishtit. Qindra monedha që datojnë nga epoka perandorake romake u gjetën në qytetin Ciampino, afër Romës.
Pesha tezgjah, kratere në formë zile, kana, gota, pjata, vazo miniaturë dhe llamba vaji ishin ndër gjërat me vlerë të gjetura në qytetin jugor të Spinazzolës.
Shumë nga artefaktet u morën nga “tombaroli” – ose grabitës varresh – në Campania, Basilicata dhe Puglia dhe u trafikuan në të gjithë Italinë dhe ndërkombëtarisht te koleksionistët e artit, thanë autoritetet.
Shumica e tyre nuk janë të dokumentuara dhe pjesë të papara ndonjëherë, të marra direkt nga gërmimet arkeologjike të paeksploruara, shtuan autoritetet.
“Hetimi bëri të mundur konstatimin dhe frenimin e një aksioni mbresëlënës grabitqar në dëm të trashëgimisë arkeologjike të territorit tonë, të pasurisë së jashtëzakonshme kulturore”, tha prokurori publik Nitti në konferencën për shtyp.
Nitti tha se operacioni “demostron sesi territori ynë ende mban thesare të pamatshme”, duke tërhequr “grabitësit dhe trafikantët e paskrupullt”.
Hetimi filloi vitin e kaluar pasi disa gërmime klandestine u zbuluan në rajonin Canosa të Pulias, nga ku mendohet se kanë origjinën të gjitha sendet.
Grabitja e artit antik në Itali nuk është një fenomen i ri.
Doli se pandemia Covid-19 u kishte ofruar hajdutëve mundësi të reja për të bastisur vendet e mbyllura arkeologjike, kishat dhe muzetë për objekte të çmuara, ndërsa policia u ricaktua për të zbatuar bllokimet.
Arthur Brand, një nga detektivët më të shquar të artit në Evropë dhe autor i “Kuajt e Hitlerit: Historia e vërtetë e pabesueshme e detektivit që depërtoi në botën e krimit nazist”, tha për CNN në vitin 2021 se të paktën gjysma e artefakteve të lashta romake në treg atëherë ishin vjedhur./cnn/KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj turk, Recep Taip Erdogan për fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Turqisë që ia mundëson atij mbajtjen e pushtetit për edhe pesë vjet.
Osmani përmes një deklarimi në Twitter ka thënë se mezi pret të punojë së bashku me Erdoganin.
”I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Erdogan në fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëheqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka deklaruar Osmani teksa ka shkruar edhe në gjuhën turke.
Presidentja e Kosovës ka pasur disa vizita në Ankara ku është takuar me presidentin turk Erdogan.
Sipas të gjithave burimeve mediatike turke dhe perëndimore, Erdogan i ka fituar zgjedhjet – ky i fundit e ka shpallur fitoren kur janë mbetur më pak se 2 për qind të votave pa u numëruar. /Gazeta Express/KultPlus.com
Maro Konda – Trime labe me origjinë fteriote që sakrifikoi veten për të mbrojtur popullin. Lindi në Fterrë. Jetoi në fillim të shekullit XVI.
U martua në Çorraj. Në vitin 1537, në mbrojtje të luftëtarëve çorrjotë, sakrifikoi veten, duke hedhur në greminë një numër jeniçerësh turq, së bashku me veten e saj.
Ndaj dhe populli i këndoi:
“Bijë Fterre, nuse Çorre, Djalin më të mirë more, Po ç’e do, nuk e gëzove, Nga shkëminjtë u lëshove, Turqitë prapa ç’i more, S’more një, po di taborre…”
Media prestigjoze amerikane CNN rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.
CNN e ka renditur Shqipërinë mes vendeve si Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.
CNN ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës, teksa thkeson se, Shqipëria është një perlë mesdhetare
“Ku të shkoni këtë verë: 12 ide destinacioni. Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”, shkruan CNN./atsh/KultPlus.com
Zyra për Interesat e Kosovës në Athinë hap dyert e saj për të mirëpritur ekspozitën e piktorit vlonjat Librand Dhrami, i cili prej afro tridhjetë vitesh jeton e punon në Greqi.
Ekspozita me titull “Antanaklaseis-Reflektime” dhe temë nga antikiteti grek, çelet ditën e enjte, më datë 1 Qershor, në orën 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 5 Qershor.
Në ceremoninë e hapjes, nën kujdesin e drejtuesit të Zyrës së Kosovës, z. Fitim Gllareva, pritet të jenë të pranishem përfaqësues të trupave diplomatikë, oraganizma të ndryshëm, artistë, aktivistë, etj.
Referues mbi artin dhe punën e Dhramit në veçanti do të jetë piktori dhe aktori Kostas Koutsoukanidhis./ballkanweb/KultPlus.com
Të dielën në Gjirokastër u zhvillua panairi “Art-zeje-sport”. Aktiviteti synonte që traditat e trashëguara ndër breza, të mos humbasin.
Në stenda u prezantuan punime të ndryshme artizanale dhe veshje të krahinës. Pjesë e panairit u bënë dhe fëmijët e shkollave të qytetit.
Për kreun e zyrës arsimore Gjirokastër këto aktivitete janë shum ëtë rëndësishem. Ky aktivitet pasoi panairin “Qilim fest” që u zhvillua gjithashtu në pazarin karakteristik të Gjirokastrës./abcnewsal/KultPlus.com
Në shoqërinë shqiptare të së kaluarës, drita e cigares së ndezur ka rrezatuar simbolikisht mesazhe të shumëllojshme.
Kur burrat rrugëtonin natën, mbanin ndezur duhanin dhe kjo tregonte se nuk ishin të përfshirë në veprimtari kriminale ose siç thuhej, “nuk i binin askujt në qafë”, “nuk shkonin në shtigje të liga”.
Madje, në mendësinë e shqiptarëve, “shkalla” e fortësisë së duhanit shprehte “shkallën” e burrërisë së burrave. Ata që pinin duhan të fortë konsideroheshin më të qëndrueshëm në mbajtjen e fjalës si dhe burra më për të qënë në krahasim me ata që pinin duhan më të butë.
Por, sipas mendësive mbisunduese, në shoqërinë tradicionale shqiptare ndezja e duhanit në rrethana të caktuara mund edhe ta ekspozonte burrin përballë keqbërësve, të cilët mund ta sulmonin për ta grabitur ose për ta vrarë, të nxitur nga motive të dobëta.
Për të ilustruar këtë ide mjafton t’i referohemi një kënge popullore, e cila me pak vargje i udhëzonte me zgjuarsi burrat, sidomos djemtë e rinj, të bënin kujdes me ndezjen e duhanit, sepse drita e tij mund t’i viktimizonte.
Mos ban dritë djal me cigare, Kam ba be me t’ba batare! Mos kërko djalë nëpër banë, Kan ba be t’duen me t’xanë!
Në shoqërinë tradicionale shqiptare gjendja emocionale shprehej edhe në mënyrat e komunikimit me cigaren. Cigarja krijonte korrelacione të caktuara me modele sjelljesh, me gjeste dhe sidomos me ndryshime të mimikës së fytyrës.
Një cigare e fikur në buzët e një fytyre të ngrysur shprehte një gjendje hidhërimi të skajshëm. Për njerëz të tillë thuhej se “duan të kalojnë helmin e hidhërimit me helmin e duhanit, por nuk munden”. Gjithashtu, cigarja në buzë shprehte simbolikisht shuarjen e shpresave për realizimin e një qëllimi të rëndësishëm.
Në shoqërinë tradicionale shqiptare kur martohej një vajzë, përgjithësisht të afërmit e saj, veçanërisht vëllai, paraqiteshin të brengosur në mjedise publike. Të afërmit e dhëndrit, veçanërisht vëllai, e shprehnin hapur gëzimin në mjedise publike të gjera.
Ndërkohë, drita e cigares bashkë me dritën e buzëqeshjes, me dritën e një fytyre të çelur shprehte gëzim dhe lumturi.
Mesazhe të tilla simbolike përcillen qartë edhe në vargjet e kësaj kënge popullore përmetare:
U nisçë e vajta për ujë, Gjeçë të vëllain e nuses, Me cigare të shuarë, Me buzë lëshuarë, Rrinte zemëruarë. U nisç e vajta për ujë, Gjeta të vëllain e dhëndërrit, Me cigare të ndezur, Me buzë të qeshur. /Konica/KultPlus.com
Koha është të duhemi, të kesh besim në mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.
E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh, i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës, do ta ndez llambën në kullë, do ta hedh farën në tokën e re. Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi. /KultPlus.com
Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet, Nëse gërsheti t’është prishur, apo flokun s’e ke drejt, Nëse kordelin në bel s’e ke lidhur, nuk ka dert, Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet. Eja mbi bar me hapa të shpejtë, Nëse këmbët t’i njomë vesa, nëse mbetesh pa sandale, Nëse perlat të këputen nga xherdani, mos ki dert. Eja mbi bar me hapa të shpejtë.
A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell? Varg lejlekët fluturojnë lart dhe era shpejton mbi shkurre. Kafshët të trembura nisen vrap në stane. A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?
Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era. E kush mund ta vërejë se bloza qepallën s’ta ka prekur? Se sytë i ke më të zi se retë e shiut? Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.
Eja ashtu si je, mos u vono me tualet Nëse kurorën s’e ke thurur, s’ka dert? Nëse zinxhirin e dorës s’e ke lidhur, ashtu lëre. Është vonë; qielli u bë terr nga retë. Eja ashtu si je, mos u vono me tualet./KultPlus.com
Rrjeti social “Twitter” është tërhequr nga një marrëveshje vullnetare e Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund dezinformatave në internet, sipas Komisionit Evropian.
Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton, tha se Twitter po largohej nga Kodi vullnetar i BE-së për Dezinformimin.
“Por, detyrimet mbeten. Mund të vraponi, por nuk mund të fshiheni”, tha Breton në Twitter.
Kodi përfshin detyrime për të gjurmuar reklamat politike, për të ndaluar fitimin e parave të dezinformatave dhe për të punuar me kontrollues faktesh.
Breton tha se lufta kundër dezinformimit do të ishte një detyrim ligjor sipas të ashtuquajturit Akti i Shërbimeve Digjitale të BE-së nga 25 gushti.
Ligji i ri do të thotë që kompanitë do të duhet të moderojnë platformat e tyre për përmbajtje të dëmshme si dezinformimi dhe të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme.
Kompanitë duhet gjithashtu të rrisin transparencën në lidhje me ndërveprimet me përdoruesit dhe të thjeshtojnë marrëveshjet e përdoruesve.
“Ekipet tona do të përgatiten për zbatim”, shkroi Breton.
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser i quajti veprimet e Twitter-it të papërgjegjshme.
“Dezinformimi, gënjeshtra dhe propaganda nxisin urrejtjen dhe janë helm për demokracinë”, shkroi ajo në Twitter./KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ndau sot me copëza momentesh nga “South Outdoor Festival” në Borsh, tashmë simbol i fillimit të sezonit veror, që bashkon turistë shqiptarë e të huaj me artin, muzikën, traditën, sportet dhe mbi të gjitha me natyrën mahnitëse të Jugut.
Me qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës, turistët vendas dhe të huaj e kthyen jugun e Shqipërisë në një arenë festimesh e argëtimesh.
“South Outdoor Festival” këtë verë ofroi për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore, ku përveç bregdetit turistët njihen edhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Gjithashtu u ofruan mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.
“South Outdoor Festival” nisi më 25 maj dhe do të mbyllet mbrëmjen e sotme në Borsh./atsh/KultPlus.com
Muzikali francez “Notre Dame de Paris” do të ngjitet sot në një nga skenat më të mëdha, stadiumin “Air Albania”.
Trupa ndërkombëtare do të luajë mbrëmjen e sotme në kryeqytetin shqiptar, ndërsa rolin e Esmeraldës e luan këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.
Në një konferencë për shtyp, këngëtarja Elhaida Dani tha se, “do të jetë një natë e paharrueshme, kështu që shijojeni këndoni bashkë me ne, na duartrokisni muzikën sepse do jemi gjithë stadiumi, Shqipëria një”.
Këngëtarja Elhaida Dani shprehet se, “artistikisht të luaj rolin dhe të fitoj audicionet për të luajtur Esmeraldën ka qenë një arritje e madhe për mua si artiste, ndërsa nga ana humane e kam jetuar edhe vetë kur 19 vjeç shkova në Itali dhe provova të jetoj në një vend ku nuk dija gjuhën dhe doja të ndihesha si të tjerët. Por ndihesha e huaj prapë si Emeralda mundohesha të krijoja identitetin tim sa herë mundohem të ringjall këtë rol në skenë mundohem të kem emocionet e mia që kam jetuar, por edhe nga të afërm dhe bashkatdhetarë të mi”.
Kompozitori Riccardo Cocciante tha se, “ky është një vend që e meriton është një vend që ka jetuar me një të shkuar të vështirë më parë me pushtimin italian gjithashtu, pastaj me një diktator dhe tani po hapet është një vend që mbase më në fund fillon të jetojë. I thamë vetes mbase është momenti që “Notre Damme” të vij në Shqipëri”.
“Elhaida ka një zë fantastik, një amplitudë fantastike zëri dhe gjithashtu ndjenjë”, tha Cocciante.
Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Cocciante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.
“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiwan, Kanadaj, etj.
Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale./atsh/KultPlus.com
Edhe Elbasani ka zgjedhur përfaqësuesit për festivalin folklorik të Gjirokastrës. Aktiviteti u zhvillua në teatrin Skampa të qytetit. Morën pjesë grupe nga të shtata bashkitë e qarkut, ndërsa u zgjodhën më të mirët për të marrë pjesë në festivalin e 11.
Pjesëmarrës ishin grupmosha të ndryshme ndërsa në skenë u sollën vlerat e folklorit të Shqipërisë së Mesme me këngë e valle. Përfaqësuesit zgjidhen edhe nga qarqet e tjera të vendit. Me herët, më të mirët u zgjodhën edhe në Gjirokastër, vendi pritës i festivalit në kalanë e Argjirosë.
Festivali folklorik kombëtar do të zhvillohet në fund të muajit Qershor. Aktiviteti rikthehet pas 8 viteve mungesë, për shkak edhe të pandemisë së Covid-19.
Ky organizim konsiderohet si më i rëndësishmi kulturor që ka edhe vlera turistike pasi Gjirokastra frekuentohet nga vizitorë të shumtë, jo vetëm vendas por edhe të huaj./KlanNews/ KultPlus.com
Në vitin 1988, këngëtarja legjendare Tina Turner mbajti një rekord botëror Guinness. Në fakt, ajo performoi para jo më pak se 180,000 njerëzve në stadiumin Maracana në Rio de Zhaneiro, i cili në atë kohë ishte një ‘bum’ për një artist solo, të paktën kur bëhet fjalë për një koncert me pagesë.
Kujtojmë se Tina Turner vdiq më 24 maj në moshën 84-vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundje të gjatë. Në karrierën e saj, ajo publikoi një numër hitesh të përjetshme, si artiste solo ashtu edhe në grupin Ike & Tina Turner me ish-bashkëshortin e saj Ike Turner. Ajo gjithashtu ka fituar çmime të shumta Grammy, dhe në vitin 2005 ka marrë çmimin Kennedy Center.
Koncerti i saj në stadiumin Maracana ishte i rëndësishëm për shumë arsye, njëra prej të cilave ishte se u promovua si pjesë e turneut të fundit të Tina Turner.
Domethënë, turneu “Break Every Rule” ishte menduar të ishte turneu i fundit në karrierën e Tina Turner, gjatë të cilit ajo ishte planifikuar të performonte në 130 qytete të botës brenda një viti.
Vetë këngëtarja sqaroi gjatë turneut se ishte “turni i saj i fundit për pak kohë”.
“Me siguri nuk do të bëj turne kur të publikoj albumin e radhës, sepse dua t’i kushtoj pak kohë karrierës sime filmike. Por unë nuk kam plane të tërhiqem,” tha ajo.
Megjithatë, të paktën 180,000 fansa të Turner në stadiumin Maracana shijuan një natë historike, gjatë së cilës këngëtarja performoi hite që përfshinin gjithë karrierën e saj, madje që datojnë që nga bashkëpunimi i saj i viteve 1960 me Ike Turner.
Përveç që emri i Tina Turner u fut në librin e rekordeve Guinness, koncerti në Rio de Zhaneiro u transmetua në televizion dhe më vonë regjistrimi i kësaj shfaqje u shit në videokaseta dhe DVD./abcnews.al/ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim falënderues me qytetarët e Gjirokastrës, ku theksoi se, “vitin e 2022 e kemi mbyllur me 200 mijë turistë”.
“Në 2013 e gjetëm me 6 mijë turistë e vizitorë dhe besoj që janë dy shifra që tregojnë gjithçka për çfarë është bërë”, tha rama.
“Sa herë vjen në Gjirokastër shikon gjëra të reja. Kur e nisëm rilindjen urbane kishte një hotel e gjysmë, sot janë mbi 250 dyer të hapura, të cilave iu shtohen edhe dyer që janë hapur në bashkitë e tjera deri në Tepelenë. Tepelena ishte një vend ku të gjithë donin të iknin dhe ku ata që ktheheshin ktheheshin për ndonjë vaki ose për dasëm për të marrë nusen e për të ikur prapë”, tha Rama.
Sot, vijoi Rama, “realiteti është tjetër. Janë 40 milionë euro të investuara nga tepelenasit, emigrantë, të cilët po i rikthehen Tepelenës për të ndërtuar hotele, bujtina dhe diçka e paimagjinueshme, investime private në Tepelenë përtej investimeve që ne kemi bërë që i kanë hapur rrugë këtij zhvillimi:.
Rama foli edhe për Përmetin për të cilin tha se, është në transformim të vazhdueshëm.
Kryeministri Rama u shpreh se, “sot në mëngjes ishim për të qëndruar tek pazari dhe një lokal aty kërkonte një sanitare 60 mijë lekë të reja. Paga minimale e hoteleve të Gjirokastrës është domethënëse, po të kemi parasysh nga kemi nisur”.
“Ndërkohë, nuk është më krijimi i vendeve të punës, por është plotësimi i tyre me forca të reja pune sfida më e madhe. Me rritjen e pagave që kemi nisur po lëviz piramida e pagave në sektorin privat, sipërmarrësit po e kuptojnë që duhet të rrisin pagat nëse duan të marrin mbrapsht investimet e tyre se mund të gjenden pa forcë pune”.
“Është plotësisht e mundur që numrin e turistëve në Gjirokastër ta çojmë gjysmë milionë, që do të thotë ta rrisim numrin e turistëve në të gjitha zonat e qarkut përfshirë edhe Dropullin”, tha Rama./KultPlus.com
Aktorja me famë botërore, Jane Fonda ishte e pranishme në Kanë për t’ia dorëzuar ”Palmën e Artë” skenaristes dhe regjizores Justine Triet për filmin e saj të mirënjohur “Anatomy of a Fall”, shkruan faqja indiewire.com.
Fonda e përdori kohën e saj në ”Croisette” për të ndarë mendimet e saj të pafiltruara për disa nga figurat më me ndikim në industri.
Duke u shfaqur në festival të premten, Fonda nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur ndjenjat e saj për njerëz si Jean-Luc Godard dhe kineastit Robert Redford.
“Ai ishte një regjisor i madh. I heq kapelën. Një regjisor i madh, por si burrë… jo”, shtoi Fonda për Godard.
Fituesja e Oskarit nuk i shtjelloi çështjet e saj me regjisorin “Breathless”, por ajo u bë më specifike kur ishte fjala për mendimet e saj për Redford.
Fonda kujtoi punën me Redford në katër filma duke filluar me “Këmbëzbathur në park” të vitit 1967.
Ajo tha se “ishte e dashuruar” me aktorin e famshëm të pashëm kur e takoi për herë të parë, por kuptoi se “ai thjesht ka një problem me gratë”.
Kur ata punuan së bashku në filmin e vitit 2017 “Our Souls at Night”, Fonda tha se ”mësoi të trajtonte disa tema me të”.
“Ai është gjithmonë në humor të keq dhe gjithmonë kam menduar se ishte faji im”, tha ajo për punën me Redford.
“Filmi i fundit që bëra me të ishte gjashtë vjet më parë. Unë isha rreth të 80-ave apo diçka e tillë. Më në fund kuptova që ”u rrita”.
Kur ai mbërriti në set me tre orë vonesë me humor të keq, e dija se nuk ishte faji im.
Komentet e Fondas për Godardin nuk janë hera e parë që aktorja shpreh ankesat e saj me regjisorët e vdekur francezë.
Kohët e fundit ajo kujtoi se ishte propozuar në mënyrë të papërshtatshme nga René Clément gjatë prodhimit të filmit të vitit 1964 ‘Joy House’./KultPlus.com
Hermi Kürner është një artiste austriake e cila si pasionante e udhëtimeve ka sjell në pah edhe pikturat nga vende të ndryshme, e që këtë herë vijnë nëpërmjet një ekspozite me punime artistike nga pamjet e Austrisë dhe Shqipërisë, shkruan KultPlus.
24 punime me teknikën akuariel do të prezantohen në KultPlus Caffe Gallery, ekspozitë që do të hapet sonte nga ora 19:00.
Vlora, Kruja, Ura e Mesit në Shkodër, Tirana, Shën Gjini dhe piktura nga vende të ndryshme austriake do të prezantohen në këtë ekspozitë, e cila do të sjell ngjyrat e artistes Kürner.
KultPlus Caffe Gallery po e sjell për herë të parë në Kosovë artisten Hermi Kürner, punimet e së cilës do të qëndrojnë për tri javë.
Kürner është pasionante e madhe e udhëtimeve, ajo edhe në Kosovë vjen me mercedesin e saj old timer nga viti 1974, e cila me makinat e saj ka përshkuar pothuajse shumicën e bregdeteve Slloveni, Kroaci, Mal të Zi e Shqipëri, pa përfshirë udhëtimet e saj në Evropë./ KultPlus.com
Pas vdekjes së Tina Turner, në moshën 83-vjeçare, Mbreti Karl III ka miratuar një homazh për Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll-it. Të premten, në oborrin e Buckingham Palace, për nder të saj u luajt një nga hitet më të mëdha të Tinës, ‘The Best’.
Banda e Gardës së Uellsit së bashku me Batalionin e Parë të Trupave të Drums të Gardës së Uellsit luajtën një variant të këngës ikonike në një ceremoni nderuese.
Video të momentit u shpërndanë në rrjetet sociale dhe fansat e Tinës u prekën nga gjesti.
“Kjo është e mrekullueshme!;”Çfarë nderimi i madh për Mbretëreshën e Rock n Roll; “Absolutisht e dua këtë! Faleminderit.”, ishin disa prej komenteve.
Tina vdiq të mërkurën për shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të gjatë, e përkeqësuar nga kanceri i zorrëve, presioni i lartë i gjakut dhe transplantimi i veshkave. Menaxheri i saj e konfirmoi vdekjen e saj në rrjetet sociale dhe zbuloi se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Zvicër./abcnews.al/KultPlus.com
Hiç nuk ma mbush mendjen që një natë dimri duke u kthyer në shtëpi asnjëherë s’kemi ecur nëpër borë me dorën tënde në xhepin tim që nuk mbaje në kokë një kësulë të kuqe dhe çizmet poashtu të kuqe i kishe
Nuk ka kurrfarë mundësie që të mos jemi puthur të mos i kemi ngrohur buzët e njëri tjetrit me avujt e shpirtit
Nuk ka as edhe pak mundësi që nuk e kemi gjetur një vend te ngrohtë një qiri një shishe verë të kuqe e të mos kem bërë dashuri
Apo po i bie se më paska marrë malli për ato që i paskam parë në ëndërr dikur moti Unë jam ujk por s`më ha palla nëse qengji ma turbullon rakinë e rrushit dhe që më ikin ditët duke e pritur kësulëkuqen në mes të rrugës së verbër të jetës./KultPlus.com