Muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjitha qytetet e vendit po tërheqin gjithnjë e më shumë një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj.
Vitet e fundit Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nismën që turistët dhe vizitorët të dielave të vizitojnë falas muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjithë vendin.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ftoi sërish sot vizitorët të vizitojnë muzetë dhe parqet arkeologjike, pa biletë.
“Sot është dita perfekte për t’u kaluar me familjen në mes të natyrës. Është e diela e fundit e muajit dhe hyrja në parqe arkeologjike dhe muze është e lirë”, u shpreh Margariti.
Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë janë kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.
Ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj./atsh/KultPlus.com
Fakulteti i Arteve triumfon ndër tri vendet e para të Koreve fituese në finalen e Garave Internacionale të Koreve Profesionale në Zarë të Kroacisë për vitin 2023, përcjell KultPlus.
Në njoftimin në faqen zyrtare të Universitetit ’Haxhi Zeka’ thuhet se kori i këtij fakulteti është shpërblyer me vendin e tretë.
Në vijim gjeni postimin e plotë:
Fakulteti i Arteve triumfon ndër tre vendet e para të Koreve fituese në finalen e Garave Internacionale të Koreve Profesionale në Zadar, Kroaci, për vitin 2023.
Shpërblimi në finalen e madhe me vend të tretë në garat në Zarë në Kroaci do të mbetet një kapitull i madh në historinë e Fakultetit të Arteve në paraqitjen e tyre të parë në garë internacionale korale dhe triumfin me rezultatin e aspiruar me në krye Dirigjentin Prof.Asoc Hysen Nimani i cili me një punë kolosale vendosi Kosovën ndër shtetet fituese, duke fituar jo vetëm zemrat e publikut por edhe jurisë me përbërje nga emra eminentë të fushës vokale korale.
Kori është një shembull frymëzues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e artit për të ndryshuar botën dhe për të shpërfaqur një pikëpamje të unikë nëpërmjet imazheve dhe ekspresionit artistik.
(Në video direkte nga Kroacia e Prof. Ass.Adelina Paloja)/KultPlus.com
Çmimi kryesor i Festivalit të Filmit në Kanë, Palma e Artë, iu dha regjisores franceze Justine Triet për filmin e saj “Anatomy of a Fall”, njoftoi juria sot në mbrëmje.
Filmi fitoi kundër 20 filmave të tjerë në konkurs.
Vendimi u mor nga një juri e kryesuar nga fituesi i vitit të kaluar regjisori suedez, Ruben Ostlund.
Në këtë dramë franceze, në sallën e gjyqit, një autore (Sandra Huller) duhet të dalë në gjyq pas vdekjes së bashkëshortit, por çështja është e paqartë dhe nuk ka dëshmitarë të krimit.
Triet është gruaja e tretë që fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.
Më poshtë renditen të gjithë fituesit e festivalit të këtij viti:
Ja cilët janë fituesit e Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë:
Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, gjatë periudhës janar-maj, ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh vendas e të huaj.
Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se, “rreth 25 000 vizitorë kanë vizituar nga fillimi i këtij viti muzeun , me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2022″.
“Edhe këtë vit numrin më të lartë të turistëve të huaj, pritet ta kenë polakët pasuar nga italianët, spanjollët, gjermanë dhe amerikanët”, tha Hafizi.
Sipas tij, gjatë majit muzeu ka tërhequr vëmendjen edhe të vizitorëve arbëreshë nga Civita (Kalabri), si dhe nxënës nga të gjitha trevat shqiptare.
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.
Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim./atsh/KultPlus.com
Pasi popullsia globale arriti në 8 miliardë më 15 nëntor 2022, janë bërë parashikime të ndryshme se kur do të arrijë kulmin numri i njerëzve në Tokë. Studimet ndryshojnë, me disa që sugjerojnë se popullsia e botës do të arrijë 8.8 miliardë njerëz nga mesi i këtij shekulli, përpara se të nisë të bjerë.
Parashikime të tjera, si ato të OKB, vlerësojnë se popullsia e botës mund të arrijë më shumë se 10 miliardë deri në vitet 2080. Në çdo rast, rritja e konsiderueshme e popullsisë ka çuar në mbipopullim të konsiderueshëm në disa nga qytetet më të mëdha të botës, duke shkaktuar shqetësime madhore në lidhje me ndotjen dhe mbipopullimin. Ja cilat janë 10 qytetet më të populluara në botë, dhe si është të jetosh në to.
10. Osaka, Japoni: 19.2 milionë njerëz
Historikisht e rëndësishme si një qendër e tregtisë dhe industrisë, Osaka është ende një qendër financiare shtëpia e shumë kompanive të mëdha japoneze. Ajo është e famshme për kulturën e saj ushqimore dhe arkitekturën moderne, duke qenë shumë popullore për turistët.
Falë një sistemi të mirë të transportit publik, metroja arrin të transportojë mbi 900 milionë pasagjerë në vit. Por ashtu si me çdo mega–qytet modern, trafiku mbetet një problem i madh për shkak të mbipopullimit. Problem është edhe strehimi.
9. Pekin, Kinë: 19.4 milionë njerëz
Qyteti i dytë më i madh i Kinës, është një nga më të vjetrit në botë. Këtu ndodhen shumica ebizneseve më të mëdha të vendit. Pekini ka aktualisht numrin më të madh të miliarderëve në botë. Por për shkak të ndotjes industriale, stuhive të shpeshta të rërës dhe gazrave të makinave, shumë banorëve u thuhet shpesh të qëndrojnë brenda për të shmangur rreziqet e mundshme shëndetësore.
8. Mumbai, Indi: 20.1 milionë njerëz
I ndërtuar mbi 7 ishuj, Mumbai është një qytet historik, plot me kulturë dhe art. Këtu ndodhet qendra e industrisë së filmit indian (Bollywood). Po ashtu është kryeqyteti tregtar dhe financiar i Indisë. Dhe po këtu e kanë selinë shumica e kompanive më të mëdha, gjë që ka sjellë një fluks të madh njerëzish që vijnë nga zonat rurale.
Problemet kryesore janë higjiena e dobët dhe strehimi me cilësi të ulët. Mumbai ka rrugët më të mbingarkuara në botë, kryesisht për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe një sistemi transporti publik që nuk është në gjendje të përballojë fluksin.
7. Dhaka, Bangladesh: 20.2 milionë njerëz
Kryeqyteti i Bangladeshit po rritet me një ritëm të shpejtë, i nxitur nga një industri botuese elulëzuar. Po ky qytet historik është qendra e kulturës bengaleze. Këtu organizohen festivale të panumërta të artit dhe ceremoni fetare gjatë gjithë vitit. Po për shkak të pozicionit të saj në deltën e Gangut, Dhaka është e prirur ndaj përmbytjeve të shpeshta gjatë sezonit të musonit dhe cikloneve.
6. Kajro, Egjipt: 20.4 milionë njerëz
Përveç arkitekturës së famshme historike, Kajro njihet si shtëpia e njërës prej mrekullive të lashta të botës; kompleksit të piramidave të Gizës së lashtë. Këtu banon 11 për qind të popullsisë së vendit. Aktualisht është në plan një projekt që do të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të rëndësishme të trafikut.
5. Mexico City, Meksikë: 21.6 milionë njerëz
Ndodhet në pllajën e njohur si Lugina e Meksikës, 2240 m mbi nivelin e detit dhe është kryeqyteti më i vjetër në Amerikë. Zhvillimi i këtij metropoli është i jashtëzakonshëm. Në vitin 1900, popullsia e tij ishte vetëm 500.000 banorë. Por për shkak të një numri të madh njerëzish që erdhën nga zonat rurale në kërkim të punës, ky numër u rrit në 9 milionë deri në vitet 1970.
Për shkak të mungesës së banesave, ky fluks detyroi një numër të madh njerëzish të ngrinin banesa pa leje. Sot Mexico City është tani një qendër e madhe biznesi dhe një atraksion turistik popullor, plot me muzeume dhe me vende të këndshme për të ngrënë.
4. São Paulo, Brazil: 21.8 milionë njerëz
Është një qytet i kontrasteve të mëdha. Varfëri ekstreme përballë një pasurie të madhe. Rrokaqiejt e mëdhenj të zonës financiare ngrihen mbi lagjet e varfra të qytetit, të njohura si favela. Problem i madh është furnizimi me ujë të pijshëm. Gjithsesi vitet e fundit ka pësuar një rënie të kriminalitetit, ndërsa është përmirësuar cilësia e ajrit.
3. Shanghai, Kinë: 26.3 milionë njerëz
Shumë vite më parë, ishte qenë një fshat i vogël peshkatarësh. Por falë vendndodhjes së tij pranë grykëderdhjes jugore të lumit Jance, u bë dalëngadalë qyteti më i madh në Kinë, dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Aty ndodhen disa qendra tregtare të mëdha moderne, por edhe restorante që ofrojnë ushqimin tradicional kinez.
2. Delhi, Indi: 29.3 milionë njerëz
Vetë qyteti ka ekzistuar prej më shumë se 2000 vjetësh, gjë që shkakton grupin e vet të problemeve. Infrastruktura është e vjetruar, edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë projekte të ndërtimit të rrugëve, që kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Problem madhor ështëndotja nga rrugët dhe industria, por edhe standardi i dobët i banesave, ku jeton 50 për qind e popullsisë.
1. Tokio, Japoni: 37.4 milionë njerëz
Metropoli i Tokios shtrihet në një sipërfaqe prej vetëm 13.452 km2, me një dendësi 2.642 njerëz në çdo km2. Kjo paraqet probleme për banorët e saj për sa i përket hapësirës së jetesës dhe udhëtimit. Mungesa e banesave të lira është një problem akut. Ndaj apartamentet e vogla me sipërfaqe vetëm 9 m2 po bëhen gjithnjë e më të preferuara në mesin e banorëve të rinj, qëpërpiqen të vendosen me banim pranë qendrës së qytetit për punë.
Edhe shëtitja nëpër qytet është gjithashtu shumë problematike. Rrugët shpesh janë të tejmbushura. Edhe transporti publik është gjithashtu shpesh i mbipopulluar dhe i shtrenjtë, megjithëse është pothuajse gjithmonë në orar. / “Science Focus” – Bota.al/KultPlus.com
Mark Aureli e sundoi Romën në një kohë të trazuar. Murtaja Antonine e dërrmoi perandorinë. Dy luftëra në kufi dëmtuan rëndë ushtrinë dhe e boshatisën arkën perandorake. Një gjeneral i besuar, Avid Kasi, udhëhoqi një rebelim kundër tij. Dhe në fund vetë Marku pati jo pak probleme shëndetësore, ndërsa djali i tij Komodo ishte një njeri shumë i lig.
Pavarësisht këtyre sfidave, historia e vlerëson lart Mark Aurelin dhe udhëheqjen e tij. Sepse ai shmangu ndarjen e perandorinë, miratoi ligje për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe skllevërve, dhe madje mund të ketë dërguar një mision diplomatik në Kinë për të krijuar një rrugë tregtare disa shekuj përpara udhëtimit të famshëm të Marko Polos.
Për arritjet e tij, ai konsiderohet i fundit nga Pesë Perandorët e Mirë, dhe një simbol i Epokës së artë të Romës. Po si ia doli vallë? Si çdo figurë historike, përgjigja është e shumëanshme. Sigurisht, një rol të madh luajti përkushtimi i tij personal ndaj arsimit, filozofisë dhe punës së palodhur.
Një element tjetër ishte temperamenti i tij ndaj politikës dhe ligjit. Por sipas meje, avantazhi iMarkut ishte kultivimi i inteligjencës së tij emocionale, dhe aftësia e tij për ta përdorur atë në momentin më kritik. Siç përcaktohet nga Daniel Goleman, inteligjenca emocionale (EI) është “aftësia për të njohur ndjenjat tona dhe ato të të tjerëve, për të motivuar veten dhe për të menaxhuar mirë emocionet në vetvete dhe në marrëdhëniet tona”.
Ajo përfshijnë aftësi të tilla si vetëdija, motivimi, vetë-rregullimi emocional dhe ndërgjegjësimi social. Ndërsa është e sigurt se Mark Aureli nuk do të ketë menduar në terma kaq modernë, ai e kuptoi gjithsesi vlerën e aftësive të tilla në aspektin e etikës praktike.
Siç vëren Kristofer Xhill, profesor i mendimit të lashtë në Universitetin Ekster:“Vetëkontrolli dhe vetë-reflektimi ishin tipare standarde të praktikës filozofike në atë kohë, dhe metodat e etikës praktike të evoluar në atë periudhë, i inkurajuan njerëzit të ecin përpara me vetë-përmirësimin e tyre.”
Prania e inteligjencës emocionale tek Marku, është e qartë në menaxhimin që i bëri rebelimit të lartpërmendur. Në vitin 175, Kasi përhapi zëra mbi vdekjen e Markut, për të grumbulluar mbështetje në provincat lindore dhe për ta shpallur veten perandor. Në atë kohë, Mark Aurelipo luftonte në veri, por kur mësoi për kryengritjen, bëri menjëherë paqe me fiset gjermane dhe e ktheu vëmendjen drejt lindjes.
Megjithatë, të dy nuk do të luftonin kurrë, pasi ambiciet mbretërore të Kasit u ndërprenë nga kama e një vrasësi. (Mos e nënvlerësoni rolin që luan fati në histori). Ashtu si shumë monarkë para dhe pas tij, Marku mund të kishte shfrytëzuar rastin për të shtypur armiqtë e tij dhe nënshtruar me dhunë provincat.
Por në vend të kësaj qasjeje, ai tregoi vetëpërmbajtje. I fali bashkëpunëtorët e gjeneralit rebel. Në këtë mënyrë tregoi një vetëdije të pabesueshme për një lider të epokës së tij, si dhe një ndërgjegjësim shoqëror për mënyrën e rinovimit të besnikërisë. Një shembull tjetër është vendimi i tij për të sunduar së bashku me vëllain e tij të birësuar, Lucius Verus.
Kur Senati i dha Markut titullin perandor, mbreti-filozof refuzoi ta pranonte atë nëse Luciusinuk emërohej bashkë–perandor me të. Sipas historianit Frenk Meklin, Marku bëri këtë zgjedhje si një mjet për të “zhdukur mundësinë e një grushti shteti nga klani rival Seionius”
Po si kultivoi ai inteligjencën emocionale? Një nga metodat që përdori ishte ditari, dhe ne e dimë këtë nga fletoret e tij që i mbijetuan kohën atij në formën e “Meditimeve”. Sot ato lexohen shpeshherë si një tekst i rrymës së stoicizmit. Por dëshmitë sugjerojnë se Marku nuk i shkroi për t’u botuar ose mësuar të tjerët.
Xhill thotë se ato nuk kanë ndonjë renditje të veçantë. Temat përsëriten shpeshherë, ndërsa në disa raste Marku grupon bashkë citate nga autorë të ndryshëm. Këto dhe shenja të tjera tregojnë se vepra ishte një ditar personal, të cilin e mbante gjatë fushatave të tij ushtarake në Evropë.
Ashtu si shumica e njerëzve, Mark Aureli e kishte të vështirë të ngrihej nga gjumi herët në mëngjes. Por duke u përballur me kohëra të trazuara, e kuptoi nevojën për ta bërë zakon këtë gjë. Por përveç eksplorimit të inteligjencës së tij emocionale, ai mund të ketë pasur përfitime shtesë nga zakoni i mbajtjes së ditarit.
Studimet moderne tregojnë se shkrimi ekspresiv, pra ditari, mund të rrisë mirëqenien psiko-fizike rë njeriut. Një përmbledhje e hulumtimeve klinik e publikuar në “Advances in Psychiatric Treatment”, zbuloi se kjo praktikë lidhet me përmirësimin e humorit, një mirëqenie më të madhe psikologjike dhe përmirësim të gjendjes shëndetësore, siç është presioni i ulët i gjakut.
Edhe pse studiuesit nuk mund të përcaktojnë një arsye të saktë për këto përfitime, ata supozojnë se ditari i ndihmon njerëzit të zhvillojnë një narrativë koherente, e cila “i ndihmon në riorganizimin dhe strukturimin e kujtimeve traumatike, duke prodhuar skema të brendshme më përshtatëse”.
Por inteligjenca emocionale nuk ndërtohet brenda një dite. Ju nuk keni nevojë të shkruani ditar për orë të tëra çdo ditë, derisa të keni “Meditimet” tuaja si Mark Aureli. Ekspertët rekomandojnë disa hapa të vegjël gradualë.
Vendosini vetes synimin që të shkruani ditar çdo ditë për 30 ditë, por kufizohuni të shkruani për vetëm 5 minuta maksimumi, apo edhe një fjali të vetme. Kjo strategji mund t’ju ndihmojë të ndërtoni zakonin dhe vrullin. Pas kësaj, mund ta rritni kohën, të themi në 10 minuta ose disa fjali.
Dhe kështu me radhë. Por kini kujdes, sepse vetë-reflektimi mund të ketë edhe anën e tij të errët. Psikologia organizative Tasha Eurih thotë se përpjekja për të kuptuar pse ndihemi ose veprojmë në një mënyrë të caktuar, mund të na çojë në kuptime të gabuara.
Për shembull, një prind që reflekton mbi një incident, në të cilin i bërtiti fëmijës së tij, mund të supozojë se e bëri këtë sepse ai është një person i keq, në vend se të arrijë në përfundimin se është një njeri i mirë që ka pasur në përgjithësi një javë të keqe në punë.
Për të shmangur këtë prirje, Eurih rekomandon heqjen dorë nga eksplorimi i pyetjeve emocionale që nisin me “Pse”, dhe fokusimin më tepër tek pyetjet që nisin me “Çfarë”.
Për shembull, në vend se të nisni një shënim në ditar me pyetjen “Pse i bërtita fëmijës tim?”, do të ishte më mirë të pyesnit “Cila ishte situata që ju bëri të zemëroheni kaq shumë me fëmijën tuaj? Çfarë mund të bëni për të parandaluar ndodhjen e një situatë të ngjashme në të ardhmen?”.
Një mënyrë tjetër për të marrë një distancë emocionale nga një situatë e caktuar, dhe që ditari të mos përforcojë emocionet negative, është të përfshiheni në biseda të distancuara me veten. Biseda me vetveten në distancë është kur i flisni (ose shkruani) vetes sikur po flisni (ose shkruani) një personi tjetër.
Në një studim të kryer nga psikologu Etan Kros, pjesëmarrësve iu kërkua të shkruanin mbi frikën dhe shqetësimet e tyre përpara se të mbanin një fjalim publik. Njëri grup u udhëzua të shkruante duke përdorur “unë” në vetën e parë, ndërsa grupi tjetër shkroi duke përdorur “ju” në vetën e dytë.
Rezultatet e treguan se pjesëmarrësit në grupin e dytë, përjetuan më pak siklet dhe menduan më pak për performancat e tyre më pas. Këtë praktikë e përdori dikur edhe Mark Aureli. Pjesa më e madhe e “Meditimeve” është shkruar në vetën e dytë/ Bota.al/KultPlus
Fizikanti i famshëm Albert Ajnshtajni konsiderohet gjerësisht si një nga mendjet më të mëdha që ka jetuar ndonjëherë. Ai hapi qasjen ndaj një pasurie të madhe të dijes dhe fuqisë.
Nga studimet e tij u ngrit terreni mbi të cilën bazohen teoria e kuantikës, si dhe konceptet e energjisë në pikën zero, teoria e vrimave të zeza dhe kërkimi për një teori të unifikuar të forcave. Zbulimet e tij ishin gjithashtu përgjegjëse për bombën e parë atomike. Një dualitet i madh!
Çfarë është ajo që e bën mendjen e një individi të aftë për vepra të tilla të mahnitshme?
Besohet nga disa që, me çfarëdo lloj mënyre, për çfarëdo arsye – qoftë anomalie, fati ose të dyja – përmbajtja e mendjes së Ajnshtajnit u soll në një mënyrë që formoi çelësin e një prej mistereve më të thella të universit, duke lejuar një mençuri tjetër, atë shpirtërore të rrjedhë përmes saj.
Më poshtë gjeni 25 nga citimet më inteligjente dhe më intriguese të Albert Einstein. Ju këshillojmë që të mos i lexoni nxitimthi, disa kanë një kuptim më të thellë se sa mund të mendoni fillimisht dhe meritojnë një meditim të përzemërt.
1) “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuria. Sepse njohuria është e kufizuar, ndërsa imagjinata përqafon gjithë botën, duke nxitur përparimin, duke lindur evolucionin”.
2) “Sekreti i krijimtarisë është të dish se si t’i fshehësh burimet e tua”.
3) “Natyra na tregon vetëm bishtin e luanit, por unë nuk dyshoj se bishti i përket luanit edhe pse ai nuk mund ta zbulojë menjëherë veten për shkak të madhësisë së tij të pamasë.”
4) “Përvoja më e bukur që mund të kemi është ajo e misterit. Është emocioni themelor që qëndron në djepin e gjithë artit dhe shkencës së vërtetë”.
5) “Përsosja e mjeteve dhe ndryshimi i qëllimeve duket të jetë problemi ynë kryesor”.
6) “Sa i përket ligjeve të matematikës që i referohen realitetit, ato nuk janë të sigurta, për aq sa janë të sigurta, nuk i referohen realitetit”.
7) “Nëse nuk mund ta shpjegosh në mënyrën më të thjeshtë, ti nuk e ke kuptuar mirë.”
8) “Asnjë problem nuk mund të zgjidhet nga niveli i njëjtë i ndërgjegjes që e krijoi atë”.
9) “Vetëm njohuritë dhe aftësitë njerëzore nuk mund ta çojnë njerëzimin drejt një jete të lumtur dhe dinjitoze. Njerëzimi ka çdo arsye të mundshme për t’i vendosur lajmëtarët e standardeve dhe vlerave të larta morale mbi zbuluesit e së vërtetës objektive”.
10) “Informacioni nuk është dituri”.
11) “Gjëja më e pakuptueshme për botën është se është e kuptueshme”.
12) “Çdo gjë që mund të numërohet nuk numërohet domosdoshmërisht, gjithçka që llogaritet nuk mund të llogaritet domosdoshmërisht “.
13) “Për të formuar një anëtar të pastër të një kopeje delesh, duhet të jetë mbi të gjitha një dele”.
14) “Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë, por jo të thjeshtohet më tej”.
15) “Njeriu duhet të kërkojë për atë që është dhe jo për atë që mendon se duhet të jetë.”
16) “Çdo njeri që lexon shumë dhe përdor trurin e tij shumë pak bie në zakone të liga të të menduarit”.
17) “Veprimi është forma më e lartë e kërkimit.”
18) “Perëndia nuk kujdeset për vështirësitë tona matematikore. Ai integron në mënyrë empirike”.
19) “Kushdo që nuk e merr seriozisht të vërtetën në çështje të vogla nuk mund të besohet as në ato të mëdha”.
20) “Shpirtrat e mëdhenj kanë hasur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga mendjet mediokre. Mendja mediokre është e paaftë për të kuptuar njeriun që refuzon të përkulet verbërisht ndaj paragjykimeve konvencionale dhe zgjedh që t’i shprehë mendimet e tij me guxim dhe ndershmëri”.
21) “Ekuacionet janë më të rëndësishme për mua, sepse politika është për të tashmen, por një ekuacion është diçka për përjetësinë”.
22) “Mos u përpiq të bëhesh një njeri i suksesit, por përpiqu të bëhesh një njeri me vlera”.
23) “Feja ime përbëhet nga një admirim i përulur i frymës së pafundme superiore që zbulon veten në detajet më të lehta që ne mund t’i perceptojmë me mendjen tonë të brishtë dhe të pafuqishme”.
24) “Mendimi praktik nuk është asgjë më shumë se një depozitë e paragjykimeve të përcaktuara nga mendja para se të arrini tetëmbëdhjetë vjeç.”
25) “Lirimi i fuqisë atomike ka ndryshuar gjithçka, përveç mënyrës sonë të të menduarit… zgjidhja e këtij problemi qëndron në zemrën e njerëzimit. Po ta kisha ditur, do të bëhesha orëndreqës!”/shkollaesuksesit/KultPlus.com
Pse kthehem përsëri te këto fletë? I dashur, mos më pyesje më mirë, S’kam ç’them, me të vërtetë, po kam dëshirë Ta mbash në dorë letrën time, vetë.
Meqë s’vij dot, kjo letër le të jetë Prej zemrës sime ç’është me e dlirë, Gëzim, rënkim e shpresë e dëshirë; Gjithçka që s’pat fillim e fund e s’do ketë.
Sot dëshiroja fort mos të ta thoja Se në dëshira, ëndrra dhe mendime Besnikja zemër kthen e vje te ti.
Kështu dikur qëndroja e të shikoja Dhe s’flisja dot. Ç’të thoshte goja ime? E gjitha isha si në mrekulli./KultPlus.com
Grupi Troja është një prej grupeve më të famshme në vend, i cili përmes teksteve shpesh ka ditur të kritikojë edhe faktorët politikë në vend.
“Mbretnesha kohë” është një nga këngët më të njohura të këtij grupi, tekstin e të cilit po ua sjellim këtu:
Mbretnesha kohè dje boll mir na tregoj, tha neser per neve shum ftoft ka me kan , nese t’bardhen prej te zezes na sot nuk dina me nda, tha neser as shiu nuk munet me na lag..
Mbretnesha kohè dje boll mire na tregoj, tha neser per neve ndryshe ka me kan , nese nyjen para syve na sot nuk dojna me zgidh tha neser kjo nyje n’fyt ka me na u lidh..
Mos rrnoni ma si hije, mos rrini ma pa drit, mos fleni mos i leni, hi syve me ju qit. Mos leni ma me ndodh, qysh ka ndodh deri tash, mos fleni mos i leni, se koha nuk kthehet mbrapsht..
Mos rrnoni ma si hije, mos rrini ma pa drit, mos fleni mos i leni, hi syve me ju qit. Mos leni ma me ndodh, qysh ka ndodh deri tash, mos fleni mos i leni, se koha nuk kthehet mbrapsht..
Guximi i viteve më të hershme ka qenë edhe më sfidues për gratë shqiptare, duke pas parasysh mentalitetin e asaj kohe.
Është pikërisht guximi i grave gjakovare që duhet të vlerësohet, të cilat, pikërisht më 8 mars të vitit 1945 hoqën ferexhenë. KultPlus ju sjellë fotografinë e këtyre grave./KultPlus.com
Kryevepra e baletit klasik “Don Kishoti” u rikthye mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas pas dy dekadash.
Shfaqja bazohet në romanin e famshëm satirik, me të njëjtin titull të Miguel de Cervantes.
Aventurat e Don Kishotit kanë mbërritur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën koreografinë e mrekullueshme nga ikona europiane e baletit, Giuseppe Picone.
Ato u përcollën përmes gjuhës së trupit nga solistët profesionistë të TKOB-së, të cilët si drejtuese kanë artisten Alisa Gjoni.
Shfaqja erdhi nën dirigjimin orkestral të maestros së mirënjohur italian, Jacopo Sipari, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së.
Kostumet e ideuara nga Dea Bejleri i dhanë jetë në skenë personazheve të veprës, duke nga rikthyer pas në kohën kur është shkruar vepra, në shekullin 17.
Historia e kalorësit legjendar që sfidon plot guxim mullinjtë e erës, do të shfaqet në TKOB sot, më 29 dhe 30 maj, ora 20:00./atsh/KultPlus.com
Shkodra është një prej qyteteve më të kahershme të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë. Po ashtu Shkodra gjatë viteve të tëra, ka qenë një vend ku është zhvilluar kultura dhe jeta artistike, shkruan KultPlus.
Një fotografi e postuar nga Vinceś Mudroū, dëshmon se këtë qytet e kanë vizituar edhe artistë kinezë, në vitin 1955. Derisa ata parakalojnë përmes rrugëve të këtij qyteti, qytetar të shumtë kanë dalë për të pritur ardhjen e tyre.
KultPlus, ju sjellë këtë fotografi që tregon një atmosferë të këndshme në këtë qytet, derisa me buzëqeshje, e duartrokitje artistët kinez përshëndeten me banorët e qytetit të Shkodrës./ KultPlus.com
Si ditë e plotë ai shtjellej Me re dhe erë mbi atdhe. Një emër, Gjergj, e kish si diellin, Tjetrin si hënën, Skënderbe.
Dy brirë dhije kish mbi krye, Emblemë e vjetër e çuditshme, Sikur ta dinte që mes brinjëve Dy perandorë do të godiste.
Njëzet e katër luftra bëri. Njëzet e katër vdekje theu. Çka mangut linte ditën Gjergji, Plotësonte natën Skënderbeu.
Pas vdekjes eshtrat iu ndanë, Në mijëra varre ato u shtrinë. Gjithçka të shumtë ai e pati. Të vetmen kish vec Shqiperinë./KultPlus.com
TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO
Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON
Hafsa Zyberi është një nga emrat më të mëdhenjë të muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan KultPlus.
“S’paske pasë një pikë mëshire”, “Ti pëlqeva ato sy” dhe “Balluket e tuja” janë disa prej këngëve të cilat janë pjesë e krijimtarisë së saj të bujshme artistike.
KultPlus ju sjell këngën “Rrall kam pa kso bukurie”, të interpretuar nga Hafsa Zyberi:
Rrall kom pa ksoj bukurije por si hana tuj ndriçu e gërshetat moj t’paskan hije ç’ti pëlqeva syt’ e shkru
Të shikoj me mallëngjim rash me zor prej dashunis’ e do t’ruj porsi kujtim tiparet e bukuris.
Deri ditën kur të pashë rash në zor e rash në hall moj burbuqe në behar je e mir nji mi vajzë e rrallë.
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.
Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
Maximilian Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.
Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.
M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!
Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.
Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.
Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.
Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”
Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.
Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.
Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.
Georg Hahn: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”. -Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”
Johan Georg Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.
Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.
Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”./njekomb/KultPlus.com
Këndojnë’ s’bashku n’mëngjes pes’ kumbanore Këndojnë’ n’ajri mbi Shkodër ende fjetë: Mbi Maranaj qet vetllen kureshtare agimi e hjedh n’liqe synin e qetë.
Përhap lajmin e zgjimit rrezja e parë T’parat përshëndetje dridhen n’heshti letë, E shpejt n’at lavdi, që e vesh’ fare, Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.
E ai diell pranvere i ri shprazet n’shtëpija, Udha e lulishta, tue ngjall’ ngjyra e shkëndija, Tue mbshtjell’ gjithçka si nji tis ari, i hollë,
skaj n’skaj si lum gzimi tue rrëshqitë n’sytë e vashave qeshë, e mbush’ me dritë kaçurrelat e tyne kur shkojn’ n’shkollë./KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës.
Osmani ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakuum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie.
“Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për të shtensionuar situatën pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të vendit në nëntor te vitit te kaluar dhe proceset demokratike e ligjore kanë vazhduar në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, thuhet në njoftim.
Ajo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtar dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.
“Presidentja Osmani ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane të funksionimit si shtet qytetar duke ruajtur karakterin multietnik të saj dhe institucioneve të saj”./KlanKosova/KultPlus.com
Festivali i Filmit në Kanë konsiderohet si një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë. U themelua në vitin 1946 dhe zhvillohet çdo vit, zakonisht në maj, në “Palais des Festivals et des Congrès”.
Gjatë kohëzgjatjes së tij shfaqen filma të rinj të të gjitha zhanreve, përfshirë edhe dokumentarë, nga e gjithë bota. Në 77 vitet e ekzistencës së tij, Festivali i Filmit ka shfaqur disa nga filmat më të mirë që kanë pëlqimin e të gjithëve, por edhe disa filma që kanë ndarë dhe tronditur botën në një shkallë ekstreme.
Është një nga tre festivalet e mëdha evropiane të filmit, së bashku me Festivalin e Filmit të Venecias në Itali dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në Gjermani.
Në festival marrin pjesë emrat më të njohur të fushës së kinemasë dhe është një nder i madh për regjisorin, filmi i të cilit do të shfaqet në sallën historike.
Festivali karakterizohet jo vetëm nga cilësia e jashtëzakonshme artistike e filmave të luajtur, por mbi të gjitha nga një vështrim radikal inovativ në artin e kinemasë. Shpesh filmat thyejnë ‘rregullat’ duke vendosur një linjë të re revolucionare për të ardhmen e kinematografisë. Regjisorë të mëdhenj si Martin Scorsese, Federico Fellini dhe Francis Ford Coppola morën pjesë me filmat e tyre në institucionin e madh që i rriti ata nga artistë të vegjël të papjekur në mjeshtër të artit të kamerës.
Sinonim i Festivalit të Filmit në Kanë është etiketa e rreptë e cila lidhet me kodin e veshjes, ndalohet të marrin pjesë në shërbimet streaming siç është Netflix, i cili u përjashtua nga institucioni në vitin 2018, ndërsa festivale të tjera të mëdha, si Venecia i lejojnë filmat të transmetohen në platformat e tjera. Kane ndjek me besnikëri “fenë” dhe kundërshton mediat modernizuese, të cilat i servirin përmbajtjen shikuesit në “shtëpinë e tij”.
Gjatë gjithë këtyre viteve të historisë së tij, Festivali i Filmit në Kanë ka ofruar perlat kinematografike që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në artin e shtatë, si ” Blow-Up” “Apocalypse Now”, “Pulp Fiction” .” dhe “Parasite”.
Megjithatë, ka pasur edhe filma që jo vetëm nuk morën përgjigje pozitive, por përkundrazi u diskredituan nga audienca dhe kritika: filma që kishin shkaktuar britma dhe brohoritje nga publiku gjatë shfaqjes së tyre, madje edhe filma aq të padurueshëm sa kishin shkaktuar dalje masive nga sallat. Fryma pro-revolucionare dhe tendenca për spektakël origjinal dhe novator kanë çuar në krijime kinematografike ekstreme, me dhunë grafike e deri në përmbajtje seksuale. Paraqitja e ekzagjeruar e skenave të tilla ka tejkaluar disa herë kufijtë e tolerancës së shikuesve dhe kritikëve të festivalit në Mbretërinë e Bashkuar.
Filmat e mëposhtëm, pra, kanë mbetur në historinë e institucionit për arsyet e gabuara:
Krimet e së Ardhmes (2022)
David Cronenberg është eksperti për të trembur pa mundim audiencën e Kanës. Në festivalin e vitit 2022, Cronenberg prezantoi “Krimet e së Ardhmes” dhe pati të paktën një duzinë daljesh dhe një ovacion prej shtatë minutash në fund. Përgjigja ishte veçanërisht polarizuese.
“Crimes of the Future” u vlerësua si rikthimi i shumëpritur i Cronenberg në zhanrin e trupit horror, madje regjisori parashikoi para premierës se njerëzit do të largoheshin gjatë filmit të tij. Viggo Mortensen dhe Léa Seydoux luajnë një çift në të ardhmen e largët, i cili organizon një shfaqje në të cilën heqin organe shtesë nga trupi i Mortensen por jo gjithçka shkon sipas planit.
Mortensen duartrokiti largimet gjatë një interviste për “Variety”, duke thënë se “nuk jam i mërzitur. Dua të them, gjëja më e keqe është që filmi juaj të jetë i mërzitshëm, dhe unë kam qenë në disa shfaqje në Kanë ku askush nuk u largua, por askush nuk interesohej për filmin. Dhe kjo ishte shumë dëshpëruese”.
Shtëpia që ndërtoi Jack (2018)
Lars von Trier vërtetoi më tej se ai është mjeshtër i shokut kur bëhet fjalë për Festivalin e Filmit në Kanë, filmi i tij i vitit 2018 The House That Jack Built shkaktoi një reagim të ashpër për shkak të dhunës së tij grafike.
Variety raportoi në atë kohë se më shumë se 100 njerëz u larguan nga premiera e filmit, ndërsa bërtitjet mund të dëgjoheshin gjatë gjithë shfaqjes.
Në “House That Jack Built” Matt Dillon luan një vrasës serial që gjymton dhe mbyt viktimat e tij, të cilat janë kryesisht gra. Skena me vrasjet e fëmijëve shtyu shumë shikues jashtë sallës. Kur filmi përfundoi, kinemaja thuhet se ishte gjysmë bosh.
Lepuri i kafet (2003)
Filmi rrugor eksperimental i Vincent Gallo “The Brown Bunny” është një nga filmat më të diskutueshëm në historinë e Festivalit të Filmit në Kanë. Gallo luan si një garues i torturuar, i përhumbur nga kujtimet e ish-dashurës së tij ( Chloe Sevigny ).
Një skenë e pasimuluar e seksit oral mes Sevigny dhe Gallo shkaktoi zemërim dhe braktisje në Kanë, ndërsa pritja e stuhishme e filmit u intensifikua në një grindje publike midis Gallo dhe Roger Ebert, pasi kritiku i filmit e quajti filmin “filmi më i keq në historinë e Kanës”.
Taxi Driver (1976)
“Taxi Driver” i Martin Scorsese konsiderohet gjerësisht si një nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kështu që është një tronditje e vërtetë të dëgjosh se filmi u hap me kritika dhe largime në Festivalin e Filmit në Kanë.
Sipas Hollywood Reporter, filmi shkaktoi zhurmë të forta nga publiku, shumë prej të cilëve u larguan nga teatri të trembur për shkak të përmbajtjes jashtëzakonisht të dhunshme të filmit.
Jodie Foster ishte adoleshente në atë kohë, por ajo tha për kujtimet e saj nga festivali dhe reagimet ndaj filmit se “arsyeja pse njerëzit u larguan ishte për shkak të dhunës në film. Marty, Bobby dhe Harvey qëndruan në Hotel du Cap dhe nuk dolën shumë”. Pavarësisht se si reaguan të pranishmit e festivalit, juria e Kanës e drejtuar nga Tennessee Williams i dha “Taxi Driver” Palmën e Artë.
Wild at Heart (1990)
“Taxisti” nuk është i vetmi fitues i Palmës së Artë që shkakton pakënaqësi dhe ikje nga salla. Filmi romantik kriminal i David Lynch i vitit 1990, Wild at Heart, me aktorë Nicolas Cage dhe Laura Dern , përqendrohet te dy të dashuruar të rinj që jetojnë në arrati.
Filmi mori lavdërime dhe lavdërime pas publikimit, por pati edhe më shumë kritikues të zëshëm kur u njoftua se filmi kishte fituar çmimin kryesor të festivalit. Variety ishte mes fansave të filmit, duke shkruar në një përmbledhje se ishte “tronditësisht i dhunshëm, egërsisht qesharak dhe tepër romantik, Wild at Heart i David Lynch është një udhëtim drejt shpengimit përmes një zemre gotike amerikane të errësirës. Skena e dhunshme e hapjes sinjalizon se ky film nuk është për të dobëtit”.
Crash (1996)
Pavarësisht përpjekjeve më të mira të Cronenberg me “Krimet e së ardhmes”, mund të jetë e pamundur të kapërcehet zemërimi që regjisori mori për thrillerin psikologjik romantik “Crash” në Festivalin e Filmit në Kanë 1996.
James Spader luan si një producent filmi i përfshirë me një grup njerëzish që i drejtohen aksidenteve me makinë për t’u eksituar seksualisht. Publiku i Kanës përshë u largua me shpejtësi nga vendi i shfaqjes, madje edhe presidenti i jurisë, Francis Ford Coppola, tha se disa anëtarë të panelit ishin “shumë kundër” vendimit për t’i dhënë Crash çmimin special të kritikës.
Rishikimi i Varietetit: Një pjesë e erotizmit të brendshëm jashtëzakonisht të ftohtë, “Crash” përfundon me një obsesion seksual që pak njerëz do ta kuptojnë. Është i përshtatur nga romani kult i J. G. 1973 e Ballard-it dhe drejtuar me kontroll të saktë, kjo përpjekje për ta kthyer një fetish për aksidentet automobilistike dhe dëmtimet trupore në një metaforë për përshtatjen njerëzore me epokën teknologjike, mbetet një vepër shumë intelektuale e sensualitetit të ftohtë.
Irréversible (2002)
Filmi i parë i Gaspard Noé, i nominuar për Palmën e Artë, Irréversible, ishte aq i diskutueshëm në Festivalin e Filmit në Kanë saqë bëri që Newsweek të deklaronte: Ky do të jetë filmi i vitit 2003 që do të ndryshoj botën më shumë se çdo gjë tjetër.
Edhe fansat e filmit, si Roger Ebert, pranuan se “ky është një film aq i dhunshëm dhe i ashpër sa që shumica e njerëzve do ta shohin të papërshtatshëm për ta parë. “Vincent Cassel dhe Albert DuPont luajnë dy burra që përpiqen të hakmerren për përdhunimin e një gruaje ( Monica Bellucci ).
Skena tronditëse që ngjalli zemërim ishte një monolog rraskapitës 10-minutësh që përshkruante me detaje përdhunimin e Aleksit, e cili gjithashtu është në koma. Nga Kana dolën raporte se disa shikuesve të filmave u ra të fikët dhe të vjella gjatë një shfaqjeje të “Irréversible”.
Antichrist (2009)
Vite përpara “Shtëpisë që ndërtoi Jack”, Lars von Trier shkaktoi një tjetër polemikë të madhe në Kanë me filmin horror eksperimental “Antikrisht”.
Willem Dafoe dhe Charlotte Gainsbourg luajnë një çift që jetojnë në një kasolle në pyll pas vdekjes tragjike të djalit të tyre. Burri humbet lidhjen me realitetin pasi e mundojnë vizionet e sëmura, ndërsa gruaja fillon të përqafojë sjellje të dhunshme dhe sadomazohiste. Skenat e tredhjes dhe masturbimit të përgjakshëm bënë që publiku i Kanës të dilte me shpejt nga teatri.
Reuters shtoi se shfaqja e filmit “shkaktoi tmerr, mosbesim, disa duartrokitje dhe brohoritje të forta.
Variety shtoi në rishikimin e tij: Shumica e fansave të zakonshëm të regjisorit do ta shohin këtë film si qesharak, të çuditshëm ose të dyja.
Love (Gaspar Noé, 2015)
“Love” është filmi i fundit i Gaspar Noé në këtë listë, por ndoshta jo i fundit që shkakton një tronditje të madhe te shikuesit e tij, pasi regjisori provokues francez ka ende vite kohë për të zbukuruar festivalin me një tjetër film shumë të papërshtatshëm.
Gjithsesi, kur ‘Love’ u performua në Kanë në 2015-ën bëri bujë në mbarë botën. Pse; Për arsyen e thjeshtë se është një film porno softcore 3D, që tregon seks të pasimuluar në disa nga skenat seksi më reale dhe grafike që ka parë festivali dhe ndoshta kinemaja në përgjithësi.
Avventura (1960)
Ndoshta më i buti për nga përmbajtja dhe stili i filmit në listën që mori kritika relativisht të pajustifikuara.
Filmi i guximshëm dhe i ngadaltë i Michelangelo Antonionit konsiderohet sot një kryevepër kinematografike, por kur u shfaq premierë në Kanë në vitin 1960, publiku e brohoriti filmin aq fort sa regjisori dhe ylli u detyruan të iknin nga kinemaja.
Në fund, qetësia mbizotëroi, filmi më vonë mori çmimin e jurisë në festival. Avventura tani shfaqet rregullisht në listat e filmave më të mëdhenj të realizuar ndonjëherë, me revistën prestigjioze të filmit Sight and Sound që e vendos atë në dhjetëshen e parë tre herë radhazi./KultPlus.com
Beyonce i bëri një nderim të përzemërt Tina Turner gjatë koncertit të saj në Paris duke thënë se ajo nuk do të ishte në këtë skenë, nëse nuk do të ishte për këngëtaren e ndjerë.
Superylli i Pop-it ndërpreu performancën e saj në “Stade De France” për të kujtuar yllin amerikano-zviceran që vdiq të mërkurën në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër, pas një sëmundjeje të gjatë.
Turner, një nga zërat më të famshëm të rock-ut, bëri duet me Beyonce në vitin 2008 në çmimet Grammy, ku ato performuan këngën e saj hit “Proud Mary”.
“Unë dua të nderoj Tina Turner. Nëse jeni një fanse e imja, ju jeni një fanse e Tina Turner sepse unë nuk do të isha në këtë skenë pa Tina Turner, kështu që unë dua që ju thjesht të bërtisni, që ajo të ndjejë dashurinë tuaj”, tha Beyonce.
Beyonce është aktualisht në turneun e saj botëror “Rilindja” dhe ka planifikuar të performojë për pesë netë në stadiumin “Tottenham Hotspur” të Londrës nga e hëna.
Pas vdekjes së Turner, fituesja e “Grammy” Beyonce ishte ndër yjet botërore që e vlerësuan këngëtaren për kontributin e saj në botën e muzikës.
Duke ndarë një foto të performancës së tyre në Grammy në faqen e saj të internetit, Beyonce shkroi: “Mbretëresha ime e dashur. te dua pafund”./KultPlus.com
Celine Dion thotë se shëndeti i saj ka vazhduar të ndikojë në aftësitë e saj performuese, duke njoftuar anulimin e të gjithë turneut të saj botëror ”Courage”.
“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë”, shkroi ajo në postimin e saj në Instagram.
Faqja e internetit e superyllit ndau të njëjtin lajm duke vënë në dukje se Dion ka marrë trajtim “për një gjendje mjekësore të diagnostikuar që e pengon atë të performojë”.
Në dhjetor, Dion shtyu disa data të turneut evropian dhe koncertet e pranverës 2023, pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë, një çrregullim që e pengon atë të këndojë siç ishte mësuar.
Këngëtarja pesë herë fituese e çmimeve Grammy, 55 vjeçe, zbuloi diagnozën e saj në rrjetet sociale në një video deklaratë të shpërndarë në frëngjisht dhe anglisht.
“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek rreth një në një milion njerëz”, tha këngëtarja francezo-kanadeze.
Sindroma e personit të ngurtë si një çrregullim autoimun të sistemit nervor që shpesh rezulton në “ngurtësi progresive, të rëndë të muskujve dhe spazma të ekstremiteteve të poshtme dhe shpinës”.
Anulimi i fundit prek 42 shfaqje në Evropë, duke filluar me tre koncerte në gusht në Amsterdam.
“Nuk është e drejtë ndaj jush të vazhdoni të shtyni shfaqjet, dhe edhe pse kjo më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem sërish në skenë”, vazhdoi Dion.
“Dëshiroj që të gjithë ta dini, nuk po dorëzohem… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”, shtoi ajo.
Në prill, Dion publikoi pesë këngë të reja për filmin romantik “Love Again”.
Dion bëri debutimin e saj si aktrim në film.
“Love Again” doli në kinema më 5 maj./KultPlus.com
Më 31 maj, nga ora 18:00 – 19:00, sociologia, poetja dhe politikanja Sibel Halimi vjen në librarinë Dukagjini për një diskutim të hapur mbi trupin si konstrukt shoqëror, marëdhënien mes “trupit dhe politikës”.
Përkundër që trupi dhe politika duken fusha të ndryshme në pamje të parë, ekziston një lidhjendërvarësie në mes tyre. Marrëdhënia midis trupit dhe pushtetit politik, praktikave të politikës në lidhje me trupin, si dhe ndikimit të faktorëve politikë në perceptimin dhe përjetimin e trupit janë vetëm disa nga dimensionet e bashkëjetesës së ngushtë në mes politikës dhe trupit. Prandaj, diskutimi i lidhshmërisë në mes politikës dhe trupit përpiqet të zbulojë se si politika shpërndan, i vë në një lloj hierarkie dhe i rregullon trupat në një shoqëri.
Nën moderimin e Agon Rexhepit, diskutimi përqendrohet edhe në studimet sociologjike të trupit dhe politikës, duke u ndalur te çështjet si: kontrolli politik i trupit, çlirimi i trupit nga pushteti politik, shfrytëzimi i trupit në politikë, ndikimi i politikave të trupit në formimin e identitetit individual dhe kolektiv, trupi si fushë e protestave politike dhe simbolikat politike të trupit.
Marrëdhënia dinamike në mes biologjikes dhe ambientit social në të cilin gjendet individi kanë një efekt të fuqishëm në perceptim dhe krijimin e vetimazhit dhe respektit për veten.
Përtej shtjellimit teorik, diskutimi do të shpërfaq edhe rezultatet nga hulumtimi empirik i autores, i realizuar me gratë dhe vajzat në Kosovë lidhur me të kuptuarit e vlerësimit të trupit; qëndrimet e tyre rreth imazhit të trupit që do të ndihmojnë në dekonstruktimin e standardit të trupave të idealizuara të grave dhe vajzave në Kosovë.
Imazhi i trupit dhe vlerësimi i tij janë koncepte gjithnjë në ndryshim dhe kanë një efekt të thellë në përditshmërinë dhe mënyrën e të jetuarit në përgjithësi. Problematika e trupit, disiplinimi e kontrolli i trupit, ribërja e trupit nëpërmjet modifikimit si dhe portretizimi i trupave në kulturën e komunikimit masiv përbëjnë katër aspektet qendrore të diskutimit, drejt të kuptuarit të trupit dhe njohjes së konstruktit shoqëror mbi ‘trupin ideal’ të grave dhe vajzave në Kosovë./KultPlus.com
Një pikturë e Leonardo DiCaprio nga Damien Hirst është blerë 1,2 milionë dollarë, në një ankand në Francë.
Vepra shumëngjyrëshe në kanavacë, u nënshkrua nga artisti britanik dhe aktori i ”Titanik”-ut, DiCaprio, përpara se të shitej në galanë ”amfAR” në Kanë për të mbledhur para për kërkime për SIDA-n.
Vepra u dhurua nga koleksionisti Christian Levett, i cili tha në Instagram se e kishte blerë atë në një festë të DiCaprios në Saint Tropez në 2016.
Aktori fitues i ”Oscar”-it, DiCaprio, 48 vjeç, thuhet se ishte i pranishëm në gala, së bashku me nënën e tij, Irmelin Indenbirken.
Yje të tjerë duke përfshirë aktoret e Hollivudit Rebel Wilson dhe Eva Longoria, aktorët britanikë Ed Westwick dhe Kate Beckinsale dhe modelja Heidi Klum u fotografuan në edicionin e 29-të të ankandit nga fondacioni.
Këngëtarët Bebe Rexha, Halsey, Gladys Knight dhe Adam Lambert gjithashtu ishin në mesin e interpretuesve të eventit.
Të shtunën, filmi i ri i DiCaprios “Killers Of The Flower Moon” bëri debutimin e tij në Festivalin e Filmit në Kanë.
Hirst u shfaq në skenën e artit në fund të viteve 1980 dhe është i njohur për punën e tij eklektike, e cila ka përfshirë kolazhe fluturash si dhe krijime të diskutueshme si një peshkaqen i ruajtur me dehidratim./KultPlus.com