Aktori koreano-jugor, Lee Sun-kyun, i filmit fitues të çmimit Oscar “Parasite” u gjet i vdekur në Seul.
Policia fillimisht zbuloi një person të ulur pa ndjenja në një makinë në një park në kryeqytetin Seul të mërkurën në mëngjes, njoftuan transmetuesit koreano-jugor dhe agjencia kombëtare e lajmeve Yonhap.
Ai më vonë u identifikua si aktori 48-vjeçar.
Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes.
Lee ishte nën hetim për përdorim të dyshuar të drogave të paligjshme.
Lee ishte tashmë një aktor i njohur në Korenë e Jugut përpara suksesit mbarëbotëror të “Parasite”.
Filmi i Bong Joon-ho 2019 mblodhi katër çmime Oscar dhe bëri historinë e Oscar-it si fituesi i parë në gjuhë të huaj për filmin më të mirë./atsh / KultPlus.com
Alpet shqiptare të mbuluara nga dëbora ofrojnë një peizazh mbresëlënës për të pasonuarit pas ngjitjeve në mal.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga Alpet, duke ftuar vizitorët t’i frekuentojnë ato në këto ditë dimri.
Kumbaro tha se “Alpet, deri pak vite më parë ishin të izoluara gjithë dimrin e gjatë, kurse sot frekuentohen nga turistë e të pasionuar pas sporteve natyrore e të aventurës”.
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij.
Lartësia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin në 1500 m. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2000 m.
Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.
Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpe dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.
Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një postimi në rrjetin X, ka promovuar Shqipërinë dhe turizmin shqiptar.
Ish-emisari Grenell përmes këtij postimi, ka ftuar të gjithë që ta vizitojnë Shqipërinë, pasi sipas tij s’do të pendohen.
“Më besoni mua. Shkoni në Shqipëri. S’do të pendoheni”, ka shkruar Grenell./KultPlus.com
🇦🇱 Albania has broken the record by attracting 10 million tourists during 2023 (33% increase from last year).
Gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.
Por për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217 milionë euro, sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës, përcjell KlanKosova.tv.
Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 përqind.
Derisa vetëm për muajin nëntor nga 101.3 milionët – 65 përqind e tyre janë dërguar përmes institucioneve financiare jobankare, 19 përqind kanale të tjera dhe 16 përqind e mjeteve janë trensferuar përmes bankave./KlanKosova/ KultPlus.com
Charles Darwin (1809-1882) ishte një biolog, gjeolog dhe natyralist anglez, i njohur për dy nga teoritë më me ndikim në botën shkencore; evolucioni dhe procesi i seleksionimit natyror. Në përmbledhje, ai propozoi që të gjitha speciet e qenieve të gjalla të vijnë nga një paraardhës i përbashkët dhe që speciet që përshtaten më mirë me mjedisin janë ato që riprodhohen dhe mbijetojnë. Të dy teoritë u propozuan në Origjina e specieve, botuar në 1859.Ndërsa në vitin 1831 ai filloi ekspeditën rreth botës e cila zgjati 5 vite.
Udhëtimi në bordin e anijes “Beagle”
Më 27 dhjetor 1831, filloi udhëtimi i Beagle-it. Udhëtimi zgjati plot pesë vjet (tre vjet më shumë se sa ishte menduar). FritzRoy-i në bordin e Beagle-it udhëtonte dhe kontrollonte brigjet ndërkohë që Darvini vetë shpenzonte kohë me studimet gjeologjike në ishull duke mbledhur mostra për koleksionin e tij mbi historinë natyrore. Ai mbajti shënime të kujdesshme mbi vëzhgimet në ishull dhe mbi teori të ndryshme spekulative (në kuptimin që teoritë ishin më shumë hipoteza në atë kohë). Në intervale të ndryshme kohore, mostrat e tij dërgoheshin në Kembrixh së bashku me letra duke përfshirë edhe kopje të ditarit për familjen e tij. Darvini kishte studiuar rreth krijesave detare jovertebrore dhe kishte njohuri të përgjithshme mbi gjeologjinë, por në fushat e tjera ku shtroi studimet e tij, ai ishte një fillestar. Qëndrimi i tij në ishull bëri që Darvini të bëhej një ekspert. Edhe pse Darvini kishte probleme shëndetësore (e zinte shpesh deti), shumica e shënimeve të tij zoologjike janë hartuar mbi krijesat detare jovertebrore si planktoni, etj.
Në ndalesën e parë në tokë të thatë në Saint Jago, Darvini zbuloi se në një rrip të bardhë, të lartë në gurët vullkanik ekzistonin midhje. FitzRoy i kishte dhënë atij volumin e parë të Principet e Gjeologjisë (origjinali: Principles of Geology) nga Charles Lyell-i, i cili shpjegonte konceptet e uniformitaritetit, pra se si toka ngrihej, ulej ose binte ngadalë në periudha të ndryshme kohore. Darvini i pa gjërat në mënyrën e Layell-it duke menduar në shkrimin e një libri mbi gjeologjinë. Në Brazil, Darvini u mahnit nga pyjet tropikale, por filloi të urrente pamjet e egra të skllavërisë.
Në zonën Punta Alta në Patagonia, ai zbuloi fosile gjitarësh të zhdukur me përmasa të mëdha ndër shkëmbinj, përveç midhjeve të freskëta që tregonin një zhdukje të ndodhur rishtasi të llojit pa asnjë shenjë të ndryshimeve klimaterike ose katastrofave të mundshme. Fosilet e gjitarëve të emëruar prej tij si Megatherium, i ngjasonin një versioni gjigant i armadilos që jetonte në ato zona. Zbulimet e tij ngjallën interes të veçantë, kur provat u dërguan në Angli. Gjatë vazhdimit të eksplorimit gjeologjik më në brendësi të territorit, për të grumbulluar sa më shumë fosile, ai fitoi njohuri të shumta mbi gjendjen sociale, politike dhe antropologjike të popullësisë autoktone dhe koloniale (spanjolle) në një kohë revolucioni, duke zbuluar gjithashtu se rhea (një lloj zogu karakteristik i Patagonias) jetonte në zona të ndara, por njëkohësisht përkonin pjesërisht me njëra tjetrën. Ai lexoi më pas volumin e dytë të librit të Lyell-it duke pranuar idenë e “qendrës së krijimit” të llojeve, por duke kundërshtuar ose më mirë të themi sfiduar idetë e Lyell-it mbi vazhdimësinë graduale (vazhdimësinë e qetë) dhe zhdukjes së llojeve.
Në Tierra del Fuego, Darvini ndaloi dhe vazhdoi progresin me shënimet e veta. Ai u njoh me tre vendas të cilët ishin dërguar dhe instruktuar në Angli për tu kthyer si misionarë në ato zona. Sipas tij, të tre miqtë e tij të rinj ishin të civilizuar dhe miqësorë, ndërsa “të afërmit” e tyre vazhdonin të ishin “mjeranë dhe egërsira të pashpresa,” aq të ndryshëm sa janë kafshët shtëpiake me kafshët e egra. Sipas Darvinit kjo kishte të bënte me shfaqjen e përparësive kulturore dhe jo inferioritetit të racave. Tashmë Darvini nuk kishte më dyshime se nuk kishte asnjë ndarje të pakalueshme ndërmjet njerëzve dhe kafshëve, siç pretendonin shumë shkencëtarë të kohës. Mbas një viti, misionarët nga Terra del Fuego e brakstisën misionin e tyre. Jemmy Button-i (i emëruar kështu nga anglezët) rifilloi jetën si të parët e tij, gjeti një grua dhe nuk dëshironte të kthehej më në Angli. Në Kili ai përjetoi një tërmet të fuqishëm. Aty në të çarat e tokës, Darvini gjeti akoma më shumë guaska midhjesh dhe fosile bimësh që rriteshin zakonisht në brigjet ranore. Kjo i dha shkas teorive të reja.
Udhëtimi i tij vazhdoi në ishujt Galapagos. Atje Darvini kërkoi për prova që lidheshin me “qendrën e jetës” të një kohe më të hershme dhe gjeti se popullata e zogjve në ishuj kishte lidhje me zogjtë që kishte vëzhguar gjatë qëndrimit në Kili por që ndryshonin nga ishulli në ishull. Darvini u vu në dijeni se në bazë të zhguajve të breshkave pak të ndryshëm në formë nga njëri tjetri, mund të kuptohej se nga cili ishull vinin ato, por ai nuk arriti t’i mblidhte ato edhe pse dieta në Beagle në këtë periudhë konsistonte në ngrënien e breshkave. Në Australi, miu-kangur (kafshë me xhep – marsupial) dhe playpus (kafshë e vogël leshatore që jeton në Australi dhe Tazmani) lanë një përshtypje të madhe te Darvini, të cilit iu duk sikur në krijimin e tyre kishin marrë pjesë dy krijues të ndryshëm. Darvini u njoh me aborigjenët (vendasit australianë) të cilët lanë përshtypje të mirë te ai si “të këndshëm dhe me humor të mirë” dhe vuri në dukje keqtrajtimet e tyre nga ana e kolonizatorëve evropian.
Kapiteni FitzRoy filloi të shkruante rrëfimet zyrtare të udhëtimeve të Beagle-it dhe, pasi lexoi ditarin e Darvinit, ai i propozoi atij që të dy shkrimet të shkriheshin në një. Megjithatë ditari i Darvinit u rishkruajt në mënyrë të veçantë në tre volume të ndryshme mbi historinë natyrore. Në Kejp Taun, kapiteni i anijes “Beagle” dhe Çarls Darvin u takuan me John Herschel-in. Ky i fundit ishte një përkrahës i uniformitarizmit të Lyell-it duke e quajtur teorinë e tij për zëvendësimin e specieve të zhdukura nga të tjera si “një proces natyral në kundërvënie të një procesi të mrekulleushëm (hyjnor).” Ndërkohë që Beagles-i po kthehej në Angli, Darvini riorganizoi shënimet duke shkruar se dyshimet e tij në rritje për zogjtë e Galapagosit, breshkat dhe Falkland Island Fox (një lloj ujku) ishin të drejta; “ – Fakte të tilla zhvlerësojnë stabilitetin e llojeve… “duhet” vjen përpara “zhvlerësimit.” Më pas Darvini shkroi se “ … më duket se të tilla fakte hedhin deri diku dritë mbi origjinën e specieve.”/KultPlus.com
“Eve” ka botuar, të dielën e 28 marsit 1926, në faqen n°2, një shkrim rreth legjendës së bletës te shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Legjenda e Bletës
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Shqiptarët kanë një kult të vërtetë ndaj bletëve, një kult që shpesh shkon deri në idhujtari : një shqiptar nuk do të blasfemojë (mallkojë) kurrë në një shtëpi ku ka koshere. Ndër legjendat e vjetra të vendit, ka një, shumë kurioze, që ka të bëjë pikërisht me bletët : një grua shumë e moshuar dhe e sëmurë kishte tri vajza.
E para, Merimanga, ishte flirtuese dhe kujdesej vetëm për veten e saj; e dyta, Gjinkalla, edhe më e shkujdesur (mëndjelehtë), i kalonte ditët duke kënduar; e treta më në fund, Bleta ishte punëtore dhe nuk humbiste asnjë çast të ditës.
E gjora plakë, shumë e sëmurë dhe e paaftë për t’u kthyer në shtrat, thirri vajzën e saj të madhe : “Unë jam duke endur rrjetën time dhe nuk mund të shqetësohem,” u përgjigj ajo. Pastaj nëna tha : “Përgatite gjithmonë pa arritur kurrë ta mbarosh”. Dhe merimanga thur një rrjetë pa fund. E dyta u përgjigj : “Unë këndoj dhe nuk mund ta ndaloj këndimin tim”. “Këndo, këndo, derisa të vdesësh,” tha nëna plakë. Dhe gjinkalla ende këndon dhe vdes e tharë, me kurrizin e lidhur në një degëz bari. Vajza e tretë ndihmoi nënën e saj dhe i bëri një ëmbëlsirë që e ngushëlloi.
Atëherë nëna tha : “Qofsh e bekuar ! Ti do të jesh drita e paraardhësve dhe ushqimi i të gjallëve !”
Dhe bleta prodhoi dyllin për qirinjtë e të vdekurve dhe mjaltin e ëmbël për të gjallët…
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Dhjetor 2023/KultPlus.com
Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899 dhe u shua në Tiranë më 12 nëntor 1987. Veprimtaria e tij krijuese e cek atë si poet, shkrimtar dhe përkthyes.
Pseudonimi letrar me të cilin njihet, vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshirë atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.
Lasgush Poradeci u lind në një familje me tradita atdhetare. Në moshën 10-vjeçare prindërit e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.
Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me Lëvizjen Atdhetare të Kolonisë Shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t’i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.
Për dallim nga poetët e Rilindjes, që me gjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij liriku të madh të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937 u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.
Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eksursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Mickieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygos, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj.
Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare etj./ KultPlus.com
Në përmbushje të angazhimit për të sjellë një frymë të re në shërbimin ndaj qytetarëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka përuruar Teatrin dhe Kinemanë e Hapur.
Në oborrin e ridimensionuar të godinës së institucionit, me pjesëmarrjen e akademikëve dhe të dhjetëra studentëve, u ngrit sipari i hapësirës më të re kulturore që i shtohet kryeqytetit. Në ceremoninë inauguruese ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), Marinela Ndria, përfaqësuesja e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Shpresa Mekaj, zëvendësdekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Andi Pinari, historianet Eva Tafili Hyskaj dhe Esmeralda Kolaneci.
Fjala përshëndetëse u mbajt prej Bidos, i cili shprehu synimin për ta kthyer DPA-në një institucion tërheqës për të rinjtë.
“E kemi deklaruar që vitin e kaluar. Ne duam që ta bëjmë këtë institucion, një hapësirë që do mund të tërheqë të gjithë kreativitetin, sidomos të të rinjve. Ata mund të vijnë jo vetëm për të studiuar, por edhe që të mund të shohin historinë arkivore kombëtare, të kenë të gjithë ambientet që të mund të shpërfaqin talentin e tyre. Më vjen mirë që këtë vit, këtë traditën tonë që të trokasim gotën e fundvitit, ta bëjmë në këtë ambient, kinema verore, së bashku me miq të institucionit.”- tha kreu i DPA-së.
Në vijim, mori fjalën Ndria, e cila vlerësoi nismën e DPA-së dhe bashkëpunimin e vijueshëm ndërinstitucional.
“Falenderoj DPA për këtë ide të mrekullueshme. Mes nesh ka një bashkëpunim të frytshëm. Kemi materiale sot, pamje shumë të bukura nga historia e Shqipërisë.” – u shpreh drejtuesja e AQSHF-së.
Më tej, mbajti një fjalë rasti Mekaj, e cila e cilësoi Teatrin dhe Kinemanë e Hapur një ambient madhështor.
“Kam kënaqësinë që në emër të Arkivave të Kosovës, t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju uroj për hapjen e këtij ambienti madhështor. Jam kurioze të di se çfarë ka tjetër në plan Arditi, sepse i realizoi të gjith”,- tha Mekaj.
Ndërsa, Pinari çmoi lehtësimin e qasjes në dokumente, në sajë të procesit të digjitalizimit dhe çeljes së Këndeve Arkivore. “Për ne Arkivi është vëllai ynë binjak sepse me të kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Transformimi juaj është i jashtëzakonshëm. Vërtet jeni lodhur shumë, por për ne në Fakultet çdo gjë është bërë më e lehtë. Mund të punojmë online. Gjëja e parë që bëj çdo mëngjes është të shoh faqen tuaj në ‘Facebook’ dhe në ‘Instagram’ me informacione të reja. Neve në Fakultet, Arkivi na frymëzon”,- tha Pinari.
“Janë ditët e fundit të vitit dhe gjithsecili bën bilancet. Po të bësh një bilanc të Arkivit, duket se ka arritje të jashtëzakonshme. Surpiza e radhës është ky amfiteatër/kinema, që është në radhë të parë dhuratë për studentë e Departamentit të Historisë. Besoj se do jenë studentët tanë, ata që do e frekuentojnë më shumë këtë amfiteatër/kinema.”- tha studiuesja Hyskaj.
“Ky amfiteatër do të shfrytëzohet jo vetëm nga studentë, studiues, por edhe nga qytetarë gjatë ditëve të verës, për ta njohur historinë përmes vizualizimit.”- përfundoi Kolaneci.
Në përmbyllje të aktivitetit u shfaqën disa materiale filmike nga AQSHF-ja. Mes këtyre dokumentarëve të shkurtër, u transmetuan fragmente nga filmi i parë shqiptar, “Rrethimi i Shkodres nga trupat malazeze” (1913), “Shqipëria 1914” (1914), “Pamje nga Shqipëria e viteve 1920-1928”, “Pamje nga jeta e Durrësit” (1914) dhe “Ardhja e Princ Vidit” (1914).
Teatri dhe Kinemaja e Hapur zotëron një kapacitet prej 140 vendesh dhe synon t’i adresohet të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. Ky projekt vjen në vazhdën e nismave të herëpashershme të DPA-së, për përsosjen e veprimtarisë së saj në drejtim të ruajtjes dhe të promovimit të pasurisë kombëtare historike dhe kulturore.
Në vitin 2021, falë një investimi të qeverisë shqiptare, DPA-ja i dha fund një problemi më shumë se 30-vjeçar me prazantimin e Vendruajtjes së re të Dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH) në Shkozë, ku dokumentacioni konservohet në kushte optimale, në një hapësirë prej 1850 metrash katrorë, me dy kate dhe 8 depo. Ndërsa, në vitin 2022, DPA-ja ndryshoi krejtësisht faqe, duke i dhënë trajtë një projekti që e shndërron Arkivin në një kompleks të mirëfilltë kulturor. Teatri dhe Kinemaja e Hapur është një gur kilometrik i këtij projekti, që parasheh edhe çeljen e Muzeut Arkivor dhe të një ambienti studimi në natyrë./atsh/ KultPlus.com
Ndoshta një prej këngëve më të mira shqipe që flet për dashurinë, “Për një çast më ndali zemra” është krijim muzikor i veçantë i Rovena Dilos dhe Pirro Çakos.
Një prej hiteve më të mëdha shqiptare, kënga morri pjesë para disa viteve në Festivalin ‘Kënga Magjike’ në Shqipëri. Në vitin 2001, saktësisht, kënga morri vendin e parë në këtë festival, shkruan KultPlus.
Në këngë kanë punuar Timo Flloko dhe Pirro Cako, si tekstshkrues e kompozitor, ndërsa zëri i Rovenës veç sa i ka dhënë jetë edhe më shumë një kënge legjendare si kjo.
Asokohe edhe Rovena edhe Pirro tanimë ishin të njohur për publikun shqiptar, me pjesëmarrjet e tyre nëpër festivale dhe ngjarje kulturore të asaj kohe. Të dytë edhe sot janë emra të njohur, ndërsa kjo këngë mbetet himni i karrierës së tyre.
Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti, Shpirtin sonte, ma trazove përsëri Më kujtohet,sa shumë prisja, Që të ndjeja erën tënde Kthehu, dhe një herë unë të të shihja.
Ëndrra gjumin,ma këputi e më zgjoi, Mbi nënkres të ndjeva frymën, ku je ti, Puthjet ende janë të nxehta, S’na i ftoh dot largësia. Eja,mos u fshih vetëm në ëndrra.
Unë dhe ti, Lusnim natën që edhe pak të zgjaste, Të mos kish agim, Edhe dielli fare të mos lindte, Vetëm unë dhe ti, Lusnim natën që pafund të zgjaste Të mos kish mbarim, Edhe dielli atë ditë të shuhej, Ndarje të mos kish Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë.
Ref. Mos më thuaj humbi dashuria Më të madhe e bën largësia Eja zemer netët ti përcjellim si dikur
Dashuria nis me ty,me ty mbaron Je kuptimi që merr dita sa fillon Puthjet ende janë të nxehta S’na i ftoh dot largësia Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra
Unë dhe ti Lusnim natën që edhe pak të zgjaste Të mos kish agim Edhe dielli fare të mos lindte Vetëm unë dhe ti Lusnim natën që pafund të zgjaste Të mos kish mbarim Edhe dielli atë ditë të shuhej Ndarje të mos kish..Ndarje te mos kish..ooo…oo
Unë dhe ti Lusnim natën që pa fund të zgjaste Të mos kish mbarim
Edhe dielli atë ditë të shuhej Ndarje të mos kish nese mijra kilometra sot na ndajn
Ref. Mos më thuaj humbi dashuria Më të madhe e bën largësia Eja zemer netët ti përcjellim si dikur
Mos më thuaj humbi dashuria Më të madhe e bën largësia Eja zemer netët ti përcjellim si dikur
Mos më thuaj humbi dashuria Më të madhe e bën largësia Eja zemer..ejaaa si dikur.. / KultPlus.com
Ministri i Financave, Punës dhe trnsfereve, Hekruan Murati ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë.
“Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë. Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare,” ka njoftuar ai në Facebook.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i Minsitrisë, sot janë ekzekutuar edhe shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit. /KultPlus.com
Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, po i kërkohet t’u kërkojë falje fëmijëve emigrantë britanikë që pësuan “turp dhe izolim”, raporton Skynews.
Është lëvizja më e fundit nga aktivistët që kërkojnë falje zyrtare për trajtimin e duruar nga të rinjtë e dërguar në Kanada në shekujt 19 dhe 20.
Peticioni, i iniciuar nga grupi Home Children Canada, thotë se emigrantët fëmijë iu nënshtruan abuzimit dhe stigmatizimit dhe se shumë vdiqën “të turpëruar për historinë e tyre dhe të privuar nga familja”.
Rreth 115 mijë të rinj, të ashtuquajtur Fëmijët e Shtëpisë Britanike, u dërguan në Kanada nga Mbretëria e Bashkuar midis viteve 1869 dhe 1948.
Në mënyrë tipike, ata përdoreshin si fuqi punëtore e lirë dhe viheshin në punë në ferma ose si shërbëtorë shtëpiakë dhe shumë prej tyre kanë treguar histori të punës së tepërt dhe keqtrajtimit.
Ata u transferuan nga shtëpitë e jetimëve në Mbretërinë e Bashkuar, por aktivistët për fëmijët në shtëpi thonë se shumë prej tyre ishin vetëm banorë të përkohshëm të jetimoreve dhe kishin familje që nuk ishin në dijeni se kishin bërë udhëtimin në Kanada.
Tani, ata aktivistë kanë paraqitur një peticion duke i bërë thirrje Justin Trudeaut të ndjekë shembullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë në lëshimin e një faljeje formale, diçka që qeveria kanadeze i ka rezistuar.
Një nga fëmijët e fundit të mbijetuar në shtëpi britanike, George Beardshaw, mbështet fushatën për kërkim falje. /KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelajn.
Në takim u diskutua për situatën në vend për sa i përket të drejtave të njeriut. Me këtë rast, Avokati i Popullit e njoftoi Presidenten Osmani për rastet më të shpeshta që adresohen në këtë institucion sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të garantimit të të drejtave të qytetarëve.
Ndër të tjera, Presidentja Osmani u informua edhe për analizën që e ka bërë ky institucion rreth Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkitazi me barazinë gjinore, çështje, të cilën Avokati i Popullit e ka ngritur edhe në takimin e fundit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
Presidentja dhe Avokati i Popullit poashtu diskutuan edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet homologe në vende të tjera, si dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. /KultPlus.com
Bota ka ndryshuar shumë që nga fillimi i pandemisë, pasi shumë biznese u mbyllën dhe jo çdo atraksion turistik i mbijetoi periudhës i padëmtuar.
Më poshtë është paraqitur një listë e vendeve që nuk mund t’i vizitoni në vitin 2024.
Centre Pompidou, Paris
Megjithëse muzeu i Parisit nga jashtë duket jashtëzakonisht modern, Qendra Pompidou është në dekadën e saj të gjashtë. Pas Lojrave Olimpike në kryeqytetin e Francës këtë verë, Pompidou do bëjë “pause” për t’iu nënshtruar një programi modernizimi prej 260 milionë eurosh.
“Zoja e tubave” do të mbyllet deri në vitin 2030. Ndërkohë muzeu tjetër i Pompidou në Bruksel është tani në punë dhe thuhet se do të hapet në 2025-ën.
Splash Mountain, Orlando, Florida and Anaheim, California
Një nga atraksionet më të njohura të Disney, e cila pati udhëtimet e fundit në vitin 2023 ishte “Splash Mountain”. Të dyja “Splash Mountain” në Disneyland në Kaliforni dhe “Disney World” në Florida do të rihapen në formë të transformuar, frymëzuar nga filmi “The Princess and the Frog.”
Noma, Copenhagen
Restoranti më i mirë në botë ka vendosur zyrtarisht kurorën e tij. Noma, restoranti i Kopenhagës që popullarizoi kuzhinën e re nordike, do t’u shërbejë klientëve të tij të fundit në vitin 2024. Megjithatë, ai nuk do të zhduket plotësisht. Në vitin 2025, Noma do të rihapet si “një kuzhinë e dedikuar punës së inovacionit të ushqimit dhe zhvillimit të shijeve të reja”, sipas një deklarate në faqen e saj të internetit.
Phantom of the Opera, New York City
Pas 35 vitesh dhe afro 14,000 shfaqjesh, teatri muzikor “ Phantom of the Opera” bëri shfaqjen e fundit në skenën e qytetit të Nju Jorkut në vitin 2023.
Pergamonmuseum, Berlin
Muzeu i Pergamonit është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s së Berlinit. Muzeu do të mbyllet deri në vitin 2027, si pjesë e një projekti ambicioz të përmirësimit, i cili do të krijojë një zonë të re qendrore të këmbësorëve si dhe do të zgjerojë sallat e ekspozitës.
Elephant Trunk Rock, Taiwan
Ky vend i njohur për fotografi në Tajvan, i cili i ngjante trungut të një elefanti u shemb më 15 dhjetor 2023. Vendi në bregun verilindor të ishullit ishte prej kohësh në rrezik për shkak të erozionit dhe ishte i bllokuar nga aksesi publik që nga viti 2010.
Park Hyatt, Tokio
Park Hayatt është konsideruar gjerësisht si hoteli i parë luksoz i stilit perëndimor në kryeqytetin e Japonisë kur u hap në 1994. Por për ditëlindjen e tij të 30-të, hoteli do të mbyllet në maj 2024 për një “rinovim në të gjithë pronën”. Bari i Nju Jorkut do tw fillojw rinovimet e tij në janar. Rihapja do të bëhet në vitin 2025.
Notre Dame, Paris
Në vitin 2019, bota pa teksa Katedralja Notre Dame e Parisit mori flakë dhe donacionet u mblodhën për të rikonstruktuar ikonën. Presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht mbështeti një rindërtim më modern të kishës së famshme, por aktivistët fituan dhe atraksioni 850-vjeçar do të rikthehet në pamjen e tij origjinale. Notre Dame është planifikuar të rihapet në dhjetor të vitit 2024.
Smithsonian Castle, Washington, DC
Ndërtesa e parë që mbante emrin Smithsonian po merr pak kohë për një ndryshim. E quajtur shpesh si “Kështjella Smithsonian”, u mbyll në shkurt 2023 dhe punimet do të zgjasin për rreth pesë vjet për të përfunduar riparimet dhe përmirësimet e strukturës, e cila u hap në 1855.
Leonardo Da Vinci’s Vineyard, Milan
Ishte një destinacion turistik për gjysmë shekulli, por një blerës miliarder ka marrë në pronësi private pronën e vreshtit italian të Leonardo Da Vinçit. Miliarderi francez Bernard Arnault, bleu pronën në Milano në dhjetor 2022 dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë se kur ose nëse udhëtarët do të mund ta vizitojnë atë përsëri.
Star Wars: Galactic Cruiser, Disney World
Cruiser Galactic, në Walt Disney World u mbyll në vitin 2023. Disney e quajti masën për të mbyllur Galactic Cruiser “një vendim biznesi”.
Letra që shkrimtari kontravers amerikan Henry Miller i shkruan të dashurës Anais:
“…Pa mundur që ju ta vinit re, unë jetoja vazhdimisht me ju. Por kisha frikë ta pohoja – druhesha se mos trembeshit. Sot kisha ndërmend t’ju çoja gjer te dhoma për t’ju treguar akuarelët e mi. Por m’u duk diçka aq e fëlliqur t’ju çoja në atë dhomë mjerane hoteli. Jo, nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ju do të më çoni ndokund – në koliben tuaj, siç e quani. Çomëni atje, që të mund t’ju marrë në krahët e mi.
Dhe gënjej, Anais, kur them që nuk dua t’ju adhuroj. A e prisnit që t’jua thosha këtë gjë? Kur pash filmin e Pagnol-it, Mariusin, ëndërroja për ju – ju jeni si ajo anija që niset në det, e vela i keni plotësit të shpaluar, ndërsa drita e diellit ju lazdrohet në trup…
…Anais, nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj. Jetoj në pritje të përhershme. Ti vjen dhe koha rrjedh si në ëndërr. Pikërisht kur ikën, bëhem përnjëmend i vetëdijshëm për praninë tënde. Por atëherë është tepër vonë. Ti më topit…” / KultPlus.com
Më 26 dhjetor 1968 në kuvendin federativ të RSFJ u aprovuan amendamentet në kushtetutë, me të cilat u zgjerua autonomia e krahinave të Kosovës dhe Vojvodinës duke u dhënë statusin e ngjajshëm me atë të republikave. Krahinat fituan kushtetutën krahinore. Krahina e Kosovës dhe Metohisë e mori emrin Kosovë.
Përkundër kontributit në luftën kundër fashizmit, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk solli për shqiptarët rezultatet e pritura dhe realizim të vullnetit të njohur për vetëvendosje dhe për një shtet të përbashkët. Përkundrazi, tokat shqiptare u copëtuan, synimet kolonialiste të Serbisë nuk u ndërprenë, ndërsa dhuna ndaj shqiptarëve vazhdoi.
Padrejtësitë ndaj shqiptarëve bënë që një pjesë e madhe e tokave të tyre të mbeten të aneksuara nga shteti jugosllav, si vazhdimësi e aneksimit të Serbisë hegjemoniste e kolonialiste. Të gjetur në një situatë të tillë dhe përballë masave shtypëse ushtarako – policore të regjimit jugosllav, të cilat vazhdonin të rëndoheshin, populli shqiptar detyrohej të rezistonte në mbrojtje të ekzistencës e të identitetit të tij, por edhe për të përmbushur vullnetin legjitim të tij politik e kombëtar.
Të privuar nga çfarëdo e drejte kombëtare nga politikat shtypëse e kolonizuese të Serbisë në kuadër të Jugosllavisë, pesëdhjetë vjet më parë, pikërisht më 1968 shqiptarët nisën demonstratat për të drejtat e tyre politike e kombëtare, ku për herë të parë u kërkua publikisht që Kosova të bëhet Republikë, që popullit shqiptar t’i njihet e drejta për vetëvendosje, përdorim të lirë të flamurit kombëtar, universitet shqip, ndalje të kolonializmit serbë dhe të drejta të barabarta me kombet tjera.
Demonstratat e vitit 1968 bënë një kthesë të madhe të gjendjes së shqiptarëve dhe afirmuan çështjen e Kosovës si çështje të pazgjidhur, shpërfaqen dhunën dhe politiken shtypëse serbo-jugosllave ndaj shqiptarëve, por edhe afirmuan vendosmërinë e popullit shqiptar në rrugën e pandalshme të avancimit të të drejtave të tyre për Republikë e bashkim kombëtar.
Për rrjedhojë, demonstratat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, të rinisë, studentëve, punëtorëve e gjithë popullit pa dallim, vulosën të drejtën dhe vullnetin e shqiptarëve për krijimin e Republikës së Kosovës dhe të drejtën për vetëvendosje. Viti 1968, ishte vit i protestave e demonstratave kudo në Evropë e botë, por për shqiptarët ngërthen një ngjarje të patejkalueshme, themeltare për përpjekjet e rezistencën që do të vinte më pas, luftën çlirimtare e shpalljen e pavarësisë.
Pesëdhjetë vjet nga atëherë, si një ngjaje tanimë monumentale, na kujton se ecja drejt lirisë e pavarësisë ishte ecje nga ngjarja në ngjarje, secila e frymëzuar nga pararendësja e që frymëzonte e mundësonte pasueset. Përpjekjet për ta ndërprerë dialektiken e prosperitetit të shqiptarëve janë tentim për zvetënim. Tabani i rezistencës me demonstratat e 68-së, 81-së, 90-së e 97-së për të kulmuar me luftën çlirimtare ka përcaktuar jo vetëm të tashmen tonë por do të përcaktojë edhe të ardhmen e shqiptarëve. Demonstratat e nëntorit të vitit 1968, ashtu si edhe demonstratat pasuese e lufta e UÇK-së shënojnë hallkat e vazhdimësisë së lëvizjeve për çlirim kombëtar, të filluara që me Lidhjen e Prizrenit.
Në demonstratat e vitit 1968, u manifestua vetëdije e lartë kombëtare e politike dhe u dërgua mesazh i qartë, që shërbeu si frymëzim për shqiptarët edhe më pas, sikurse do të vazhdojë të na orientojë edhe në të ardhmen. Jehona e brohoritjeve të atëhershme “Vetëvendosje”, “Kosova Republikë” etj, kumbon edhe sot, kur pretendimet e Serbisë për Kosovën mbesin po ato. Politikat hegjemoniste të Serbisë, përkundër krimeve e gjenocidit, nuk kanë ndryshuar në raport me trajtimin e shqiptarëve dhe aspiratat për tokat tona as pesëdhjetë vite më pas. Me kanosjen e vazhdueshme nga këto politika, mobilizimi gjithpopullor në mbrojtje të Republikës dhe tokave tona mbetet angazhimi më sublim të cilën brezat e demonstratave të 68-s na e lanë si shëmbëlltyrë dhe rrugë, për ta përdorur atëherë kur politikat udhëheqëse të konjunkturës bëhen hisedarë a symbyllur në një rrezik të tillë. /KultPlus.com
Këto ditë doli nga shtypi numri më i ri revistës letrare të PEN Qendrës së Kosovës PEN Kosova numër nëntë, shkruan KultPlus.
Revista hapet me poezitë e të ndjerit Basri Çapriqi dhe vazhdon me poezitë e Ibrahim Kadriut, Alisa Velajt dhe Fahredin Shehut.
Në revistë gjeni edhe krijime të poetëve të botës si Çarls Bukovski, Luis Glyk, Toni Morrison, Xheims Merrill (përkthyer nga Avni Spahiu) pastaj Jon Deaconescu, Victoria Milescu, Dorina Brândusa Landén (përkthyer nga Baki Ymeri si të Jozefina Dautbegoviq (përkthyer nga Ibrahim Berisha).
Në vazhdim revista përmban edhe punimet në prozë nga shkrimtarët Ibrahim Berisha, Binak Kelmendi dhe Bajram Kosumi si dhe prozë të huaj shkruar nga Abdulhamid Ben Haduka dhe Mahmud Tejmur.
Në pjesën kritikë letrare të revistës janë punimet e Dije Demiri-Frangut, Fazli Hajrizit dhe të Flamur Malokut.
Në këtë numër po ashtu mund të lexoni edhe intetrvistën me Tsipi Sharoor, ndërsa me publicistikë paraqitet Muhamet Mjeku.
Nga nobelistët e letërsisë është shkëputur një shkrim i Orhan Pambukut.
Botimi i revistës “PEN Kosova” nr. 9 është përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës. /KultPlus.com
Një djalë gjashtë vjeçar e gjeti veten në një situatë të vërtetë të tipit “I vetëm në shtëpi”, pasi u vendos në fluturimin e gabuar vetë pak para Krishtlindjeve.
I riu, i quajtur Casper, supozohej të shkonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore në Fort Myers nga Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfisë për të parë gjyshen e tij. Por u vendos gabimisht në një fluturim për në Orlando – katër orë larg – në vend të kësaj.
Gjyshja e tij, Maria Ramos, tha se filloi të frikësohej kur nipi i saj nuk zbriti nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore siç ishte planifikuar.
Pa asnjë shenjë të djalit, ajo iu afrua një anëtari të stafit për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.
Ajo i tha WINK: “Ata më thanë, ‘Jo, ai nuk është në këtë fluturim. Ai humbi fluturimin e tij.’ I thashë jo, ai nuk mund të humbiste fluturimin e tij sepse unë kam etiketën e check-in-it.
”Vrapova brenda në aeroplan te stjuardesa dhe e pyeta: ‘Ku është nipi im? Ai ju dorëzua në Filadelfia?, ajo tha: “Jo, nuk kisha fëmijë me vete”.
Gjyshja e tmerruar tha se kishte mbetur në panik të plotë, derisa nipi e kishte telefonuar për t’i thënë se kishte zbritur shëndoshë e mirë. Çanta e tij kishte arritur në aeroportin e duhur.
Ramos tha se Spirit Airlines i kishte ofruar t’i kthente asaj koston e udhëtimit katër-orësh, por ajo i tha WINK-ut se nuk shqetësohej për paratë, por dëshiron të dijë se si ndodhi ngatërresa.
”Dua të më thërrasin. Më tregoni se si përfundoi nipi im në Orlando. Si ndodhi kjo? A e zbritën nga avioni?”. tha gjyshja.
Në një deklaratë, Spirit Airlines tha se Casper ishte mbikëqyrur gjatë gjithë kohës dhe se kishte nisur një hetim për incidentin.
“Më 21 dhjetor, një fëmijë i pashoqëruar që udhëtonte nga Filadelfia (PHL) për në Fort Myers (RSW) u hip gabimisht në një fluturim për në Orlando (MCO). Fëmija ishte gjithmonë nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e një anëtari të ekipit Spirit dhe sapo zbuluam gabimin, morëm hapa të menjëhershëm për të komunikuar me familjen dhe për t’i rilidhur ato. Ne e marrim seriozisht sigurinë dhe përgjegjësinë e transportimit të të gjithë mysafirëve tanë dhe po kryejmë një hetim të brendshëm. I kërkojmë falje familjes për këtë përvojë”, tha njëri nga zëdhënësit. /KultPlus.com
Ky ishte një vit ku kemi humbur mjaft artistë të cilët lanë një trashëgimi të madhe për botën.
Ndër ta kanë qenë ylli i Friends Matthew Perry, trashëgimtarja e Elvisit, Lisa Marie Presley e cila pësoi një arrest kardiak dhe Jerry Springer. Bota e muzikës humbi Harry Belafonte dhe Tony Bennett, të dy në moshën 96-vjeçare, si dhe “Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll” Tina Turner, Robbie Robertson nga The Band dhe David Crosby nga CSNY dhe The Birds etj.
Më poshtë janë listuar disa nga artistët që kanë humbur jetën gjatë viti 2023, të cilët nuk do shkëlqejnë më kurrë në ekranet tona.
Harry Belafonte humbi jetën në moshën 96-vjeçare
Ai ishte një këngëtar, kompozitor, aktor dhe aktivist i dashur. Ai ishte i dashur nga miliona për shumë arsye. Ai ka fituar çmimet Emmy, Tony dhe Grammy, ku gjithashtu luftoi për të drejtat civile së bashku me miqtë e tij të ndjerë Dr Martin Luther King Jr dhe Sidney Poitier. Pasi fitoi famë në 1954 si Joe në Carmen Jones, në të cilën ai u nominua për Oscar, ai krijoi një karrierë si aktor dhe muzikant. Dhe me aktivizimin e tij ai bëri gjithçka, nga marshimi me MLK-në e deri te të folurit për aparteidin në Afrikën e Jugut. Belafonte vdiq më 25 prill. Shkaku i vdekjes ishte dështimi kongjestiv i zemrës.
Tony Bennett humbi jetën në moshën 96 vjeç.
Këngëtari ishte i përjetshëm teksa performonte hite për brezat e fansave. Bennett vdiq më 21 korrik pas një beteje me sëmundjen Alzheimer.
Andre Braugher humbi jetën në moshën 61 vjeç
Ky aktor i lindur në Çikago ishte një forcë qoftë në ekranin e vogël apo të madh. Dy herë fituesi i Emmy-t, ishte i njohur më së miri për gjashtë vitet e tij në serinë hit të viteve 1990 “Vrasja: Jeta në Rrugë” dhe së fundmi duke luajtur kapitenin Raymond Holt në serialin komedi “Brooklyn Nine-Nine”. Braugher vdiq më 11 dhjetor, ku nuk u zbulua asnjë shkak.
Jimmy Buffett vdiq në moshën 76-vjeçare
Falë muzikës së tij të freskët që të bënte të ndiheshe se ishe shtrirë në një plazh me rërë të bardhë sa herë që e dëgjoje, Jimmy Buffett i transportoi fansat e muzikës së tij në modalitetin e pushimeve për dekada falë këngëve si “Margaritaville”, “Cheeseburger in Paradise”, “Ndryshime në gjerësi gjeografike, ndryshime në qëndrime” dhe “Eja të hënën”. Buffett vdiq më 1 shtator për shkak të karcinomës së qelizave Merkel, një kancer i rrallë i lëkurës.
Angus Cloud vdiq në moshën 25-vjeçare
Cloud u bë menjëherë i preferuari i fansave në serialin HBO Euphoria duke luajtur personazhin e tregtarit të drogës Fezco, pavarësisht faktit se ai kishte zero përvojë aktrimi përpara se të bashkohej me shfaqjen. Cloud vdiq më 31 korrik në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni. Vdekja e tij vjen ndërsa ai po luftonte me humbjen e babait të tij, i cili u varros në Irlandë një javë më parë, para vdekjes së tij.
Ron Cephas Jones vdiq në moshën 66-vjeçare
Aktori i njohur bwri bujë me performancën në serialin televiziv “This is Us”, që ishte fitues i çmimit Emmy, në të cilin ai luajti rolin e William Hill, babain biologjik të Randall Pearson (luajtur nga Sterling K. Broën). Jones vdiq më 19 gusht për shkak të një çështje e gjatë pulmonare, sipas People.
Norman Lear vdiq në moshën 101-vjeçare
Lear ishte përgjegjës për revolucionarizimin e televizionit në vitet 1970. Pas shfaqjeve si “All in the Family”, “Sanford and Son”, “Good Times” dhe “The Jeffersons”, tregimi i Lear e solli botën e ndërlikuar rreth nesh në ekranet televizive çdo natë. Lear vdiq më 5 dhjetor nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Coco Lee, vdiq në moshën 48-vjeçare
E lindur në Hong Kong, Lee fitoi famë si një yll pop në vitet 1990 dhe 2000. Më pas ajo mori famë ndërkombëtare kur luajti personazhin kryesor Mulan në publikimin Mandarin të Disney-t të Mulanit të vitit 1998 dhe për këndimin e versionit Mandarin të këngës “Reflection” nga filmi. Në vitin 2001, Lee doli në skenë në Oscar për të kënduar një këngë nga kolona zanore e filmit të suksesshëm Crouching Tiger, Hidden Dragon. Lee vdiq më 5 korrik. Sipas motrave të këngëtares, ajo po luftonte me depresionin vitet e fundit dhe vdiq ndërsa ishte në koma pasi tentoi të vetëvritej.
Sinéad O’Connor vdiq në moshën 56-vjeçare
Këngëtarja irlandeze mori famë botërore falë interpretimit të saj në vitin 1990 të këngës së Prince “Nothing Compares 2 U” dhe u bë singulli numër 1 në botë atë vit. Djali i O’Connor, Shane, vdiq nga vetëvrasja në vitin 2022. Ajo u shtrua në spital ditë më vonë pas një sërë postimesh në Twitter duke thënë se ajo kishte në plan të merrte jetën e saj. Këngëtarja ka ndërruar jetë më 26 korrik dhe nuk është dhënë asnjë shkak.
Ryan O’Neal vdiq në moshën 82 vjeç
Në vitet 1960-1970, Ryan O’Neal mori famë falë talentit të tij të jashtëzakonshëm dhe pamjes së tij zemërthyese. O’Neal punoi në mënyrë të qëndrueshme gjatë jetës së tij në filma dhe TV, duke përfshirë role në Bones dhe Desperate Housewives, por ai ishte gjithashtu i njohur për paraqitjen në tabloidë. Marrëdhënia e tij 30-vjeçare me aktoren Farrah Fawcett bëri që gjithmonë të ishte kryefjalë e lajmeve, gjithashtu edhe marrëdhëniet e tij të vështira me fëmijët e tij, përfshirë Tatum. O’Neal vdiq më 8 dhjetor dhe nuk u dha asnjë shkak.
Matthew Perry vdiq në moshën 54-vjeçare
Me talentin e tij komedik dhe pamjen e idhullit të maturës, Matthew Perry ishte i destinuar të fitonte yll. Duke u luajtur si Chandler Bing, anëtari sarkastik i një grupi miqsh që jetojnë në qytetin e Nju Jorkut, seriali i NBC Friends gjatë transmetimit të tij 10-vjeçar në transmetim u bë një nga shfaqjet më të mëdha në televizion. Fama ishte një thikë me dy tehe për Perry. Edhe pse kjo e bëri atë të bëhej ylli i filmave si “Fools Rush In”, “The Whole Nine Yards” dhe “17 Again” plus 1 milion dollarë amerikanë për çdo episod në Friends deri në fund të shfaqjes së tij, ai luftoi me alkoolizmin dhe varësinë nga droga për vjet. Më 28 tetor, Perry vdiq pas një mbytjeje fatale në shtëpinë e tij në zonën e Los Anxhelosit.
Lisa Marie Presley vdiq në moshën 54-vjeçare
Vajza e dashur e Elvis dhe Priscilla Presley ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë jetës së saj. Presley bëri paraqitjen e saj të fundit publike më 10 janar në Golden Globes të 80-të, ku një biografi për babain e saj, Elvis i Baz Luhrmann, u nominua për tre çmime. Performanca e Austin Butler si Elvis Presley fitoi interpretimin më të mirë nga një aktor në një dramë. Presley vdiq më 12 janar pasi pësoi arrest kardiak në shtëpinë e saj në Calabasas.
Wayne Shorter vdiq në moshën 89-vjeçare
“Kompozitori më i madh i gjallë i xhazit” hoqi dorë nga titulli që ka fituar gjatë një karriere të pashoqe 70-vjeçare në mars. I lindur në Neë Jersey, Shorter u pagëzua si “The Newark Flash” dhe “Mr Gone” në një moshë të re, në njohje të lojës së tij të shpejtë dhe qasjes eliptike ndaj kompozimit. Pasi u emërua si drejtor muzikor i Art Blakey’s Jazz Messengers në mesin e viteve ‘60, saksofonisti realizoi koncertin më të nxehtë në xhaz kur iu bashkua grupit të Miles Davis në 1964, duke shkruar shumë nga materialet që do të shihnin fabulën ” Kuintet i dytë i madh”, krahas Herbie Hancock, Ron Carter dhe Tony Williams, kujtohet si grupi më intuitiv i prodhuar nga zhanri. Në vitet ‘70, Shorter vazhdoi të bashkëthemelonte grupin e fusionit të mbushur me arenën Weather Report, përpara se të shijonte një akt të tretë të befasishëm, duke udhëhequr kuartetin e tij akustik të pashoq dhe të patrembur nga viti 2000 deri në pensionimin e tij jozyrtar në 2019.
Suzanne Somers vdiq në moshën 76-vjeçare
Një aktore ikonë dhe mbretëreshë informative, Suzanne Somers njihet më së shumti për rolin e Chrissy Snow në serialin televiziv hit të viteve 1970 Three’s Company përballë John Ritter dhe Joyce DeWitt, më pas në vitet 1990 duke qenë fytyra e makinës popullore stërvitore Thighma . Kjo ndodhi para përpjekjeve të saj, ku përdori famën e saj dhe popullaritetin e shfaqjes televizive në të cilën ishte për paga të barabarta dhe kjo çoi në një ndryshim dramatik në karrierën e saj. Somers nuk fitoi kurrë një rol televiziv apo film aq të madh sa Chrissy Snow pas kësaj, por gjatë dekadave ajo mbajti statusin e personazhit të famshëm falë reklamave informative dhe autorit të librave. Ajo vdiq më 15 tetor për shkak të një përsëritjeje të kancerit të gjirit.15.
Jerry Springer vdiq në moshën 79-vjeçare
Jerry Springer do të jetë një nga drejtuesit më të diskutueshëm të talk show-ve të të gjitha kohërave. Falë shfaqjes së tij, Jerry Springer, ai ishte pjesëmarrës në TV gjatë ditës në fund të viteve 1990, pasi emisioni i tij shfaqte njerëz që nuk e donin njëri-tjetrin, ndonjëherë ishin arsye shtëpiake, ndonjëherë ishin miq në mosmarrëveshje, që çuan në grindje fizike në skenë. Springer vdiq më 27 prill në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në periferi të Çikagos.
Tina Turner vdiq në moshën 83-vjeçare
E konsideruar si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, për dekada Tina Turner ishte një forcë në botën e muzikës, falë këngës së saj të fuqishme dhe energjisë së pafund kur performonte. Turner është një nga artistet me 12 Grammy, ajo ishte anëtare e Rock ‘n’ Roll Hall of Fame, dhe është artistja e parë me ngjyrë dhe femra e parë që është në kopertinën e Rolling Stone. Turner vdiq më 24 maj, nuk u dha asnjë shkak. / Top Channel / KultPlus.com
Pasi regjistroi një qëndrim të respektueshëm në arkat e brendshme në fundjavën e dytë, drama muzikore e Warner Bros.
Wonka po i afrohet një momenti historik të madh globalisht. Filmi u hap në tregje të zgjedhura ndërkombëtare një javë përpara debutimit të tij në shtet dhe tani ka gjeneruar 171 milionë dollarë masive nga tregjet jashtë shtetit, përveç 85 milionë dollarëve që ka bërë në Amerikën e Veriut.
Wonka pritet të fitojë rreth 18 milionë dollarë brenda vendit në fundjavën e dytë, dhe afërsisht 26 milionë dollarë gjatë fundjavës së zgjatur të Krishtlindjeve, gjë që duhet të çojë totalin e saj të brendshëm në 83 milionë dollarë. E kombinuar me bruto ndërkombëtare prej 171 milionë dollarësh, Wonka do të kalojë me lehtësi arritjen e 250 milionë dollarëve në arkat botërore deri të hënën. Filmi aktualisht është 246 milionë dollarë në mbarë botën, kundrejt një buxheti të raportuar prej 125 milionë dollarësh. Territoret më të mëdha ndërkombëtare të Wonka-s janë Britania e Madhe (23.5 milionë dollarë), Meksika (12 milionë dollarë), Kina (5.5 milionë dollarë), Franca (5.2 milionë dollarë) dhe Spanja (4.3 milionë dollarë).
Me regji të Paul King, i cili gëzon një vullnet të mirë të konsiderueshëm falë dy filmave të tij të dashur në Paddington, Wonka është një paraardhës i klasikut të përjetshëm të Roald Dahl, “Charlie and the Chocolate Factory”. Filmi luan Timothée Chalamet në rolin e çokollatës së famshme, një rol që është luajtur më parë në film nga Gene Wilder dhe Johnny Depp. Chalamet do të kishte pasur një sezon masiv vjeshte këtë vit nëse Dune: Pjesa e Dytë nuk do të vonohej për në 2024 pas sulmeve SAG-AFTRA dhe WGA. / KultPlus.com
Libri me titull “Dheas të fjalës”, i autorit Aleksandër Çipa, mblodhi të shtunën në Bibliotekën ” Pestalozzi” në Cyrih dhjetëra lexues dhe qytetarë të pranishëm, shumica nga troje të ndryshme të hapësirës shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Drejtoresha e kësaj biblioteke, Suela Jorgaqi, e cila ka krijuar tashmë një kalendar paraqitjesh për autorë të ndryshëm dhe për botime të rëndësishme në letrat shqipe dhe në atë ndërkombëtare, paraqiti për të pranishmit aspekte të karrierës së gazetarit Aleksandër Çipa, të cilat janë të lidhura me njohjen gjithëkombëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe hapësirën e emigrimit dhe diasporës shqiptare.
Paraqitja e librit “Dheas të fjalës” u bë së pari nga mësuesi, Koordinator i “Shkolla Shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiu. Referuesi Sejdiu, përcolli për të pranishmit jo vetëm vlerësime dhe mendime për tekstet e këtij libri, por edhe gjykime rreth qasjeve, refleksioneve dhe analizave kritike krahasimtare kulturore. Në mënyrë të posaçme u vlerësuan aspekte të krijimtarisë së autorit në poezi dhe në veprimtarinë publicistike.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, Arijeta Gallapeni, si dhe Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Valon Gashi.
Lexues dhe qytetarë të pranishëm, shumica nga troje të ndryshme të hapësirës shqiptare, i drejtuan pyetje aurorit Çipa rreth këtij botimi, çështjeve thelbësore të aktualitetit shoqëror në shoqërinë shqiptare, arsimit dhe mediave shqiptare si dhe për rolin e intelektualëve përballë sfidave ekzistenciale identitare dhe kombëtare. / KultPlus.com
Në vitin 1912 u themelua revista e së dielës arbëreshe, “Fjala dhe t’in Zoti”, një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe vatër patriotizmi për shumë të rinj arbëreshë.
Kjo revistë u themelua nga studiuesi Pal Skiroi (Paolo Schirò) dhe shërbeu si një dritare informimi për arbëreshët e Siçilisë. Shumë prej albanologëve të kohës e përshëndetën dhe e pritën me interes shkencor botimin e “Fjala e T’in’Zoti”, imzot Skiroi mbajti një letërkëmbim me studiuesin dhe atdhetarët e kohës, Kristo Luarasi, Lumo Skëndo, Lef Nosi, at Shtjefën Gjeçovi, at Gjergj Fishta, dom Lazër Mjedja e shumë atdhetarë të tjerë të cilët e përkrahën këtë nismë.
Revista ka një meritë të jashtëzakonshme, sepse me të nis përpjekja për t’i pajisur arbëreshët e të krishterët me fletën e përjavshme të së dielës, që të merrnin pjesë gjallërisht, pra në mënyrë aktive në kremtimin e Sakramenteve.
“Fjala e T’in’ Zoti” ishte dhe një nxitje, një ndihmë e një mënyrë për përtëritjen dhe përforcimin e përdorimit të gjuhës së lashtë e të bukur shqipe, larg atdheut dhe përforcimin e identitetit edhe kombëtar./ atsh / KultPlus.com
Kosova ofron shumë vende turistike. Bjeshkët e Deçanit dhe ato të Pejës janë vetëm disa nga destinacionet e mundshme. E në stinë të dimrit, gjuetia është atraksion i veçantë.
Fauna e pasur në bjeshkët e Deçanit dhe komunave tjera në Dukagjin si në Pejë dhe Junik në vazhdimësi ka zgjuar kureshtjen e adhuruesve të kafshëve të egra në këto anë.
Për t’i mbrojtur ato sa më shumë që është e mundur në vitin 2000 patën formuar shoqatës e gjahtarëve “Agim Selmanaj” e cila përkujdeset vazhdimisht e sidomos gjatë stinës së dimrit kur ato kan më pak ushqim.
Sipas gjahtarëve numri i kafshëve dhe llojeve të tyre është bukur i mirë por problemi më i madh është mbrojtja e tyre.
Për ruajtjen e këtij fondi po kujdesen tash e sa vite edhe zyrtarët komunal të cilët kanë ngritur edhe komisione përkatëse për monitorim, në zonën e përgjegjësisë së tyre.
Por ndryshe, sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Parkut Kombëtar”Bjeshkët e Nemura” përpjekjet për t’i dëmtuar kafshët e egra janë të vazhdueshme nga gjuetarë të papërgjegjshëm. Thonë se keqbërësit nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar.
Udhëheqës i Drejtorisë së PK “Bjeshkët e Nemura”, Fatmir Morina, thotë se Parku kombëtar “Bjeshkët e Nemura” ka një territor me sipërfaqe prej 63 mijë hektarë të cilat janë shumë të pasura me florë e faunë si pak regjione tjera në Kosovë./rtk/KultPlus.com
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama ka ndarë me ndjeksit e tij listën e librave të cilat i kanë pëlqyer atij që t’i lexojë gjatë vitit 2023.
“Siç bëj zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, doja të ndaja librat, filmat dhe muzikën e mi të preferuar të vitit 2023”, ka shkruar Obama në Instagram.
Në listën e tij me 15 tituj të librave ai ka përfshirë këto libra si, The Heaven & Earth Grocery Store nga James McBride, The best minds nga Jonathan Rosen dhe Poverty by America nga Matthew Desmond e të tjera.
“Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre”, ka shtuar Obama./21Media/KultPlus.com