Këngë arbëreshe për Krishtlindjet

Ç’mrekulli është vallë kjo?

 ‘Ç’mrekulli kjo, që na gëzoi
Erdh pranvera, dimri shkoi.
Ljeu Krishti në një skutë,
Ljeu i varfër e i butë.
Ljeu aty, e s’ljeu në Horë,
Në një shpellë e nën dëborë,
Ljeu, e qielli u bë  dritë
Nata u shndërrua në ditë.
Jeta u mbush plot me gëzim,
pemët, me fletëza në bulim.
Na pru Zoti në këtë dhe
Gaz të madh, paqe e hare!

Ninulla në arbërishte:

Çë thavmasmë isht kjo?
Çë edhe nata ditë u bë.
të ghzon zemërën
dimri shkoi e s’ ishtë më
gjithë jeta bën hare
ljulje e peme për në dhe
Ljeu jashtë e jo në Horë
në një shpellë, në një gërromim
ljeu në tsin, ljeu në sborë
ljidhur klje te një skutin
mbet në kashtë e në sanùa
si i vapkëth për mua
E si ljeu n’ ata malje
n’ ata malje ashtu tutsè me ghzim
Parraisi u psaljë gazin
m’ i madh njeriut i qièlli
paqe, gaz, haré
yn’ Zot pru në ktë dhe

Kjo ninullë është shkëputur nga përmbledhjet “siculo-arbëreshe” të Lionardo Vigo (1805-1888). Ai ishte një poet, filolog e politikan Italian që në vitin 1857 botoi “La Raccolta di canti popolari siciliani”, në të cilën përfshiu dhe këngë popullore të arbëreshëve të Sicilisë. Vigo ishte një dishepull i Romantizmit, dhe besonte se këngët popullore dhe motivet folklorike gjithmonë ndjellin dhe shpirtin poetik të së shkuarës për të krijuar atë që Herderi e quan dhe Volksgeist-“shpirt i kombit” që u fal njerëzve impulsin krijues përsa i përket përforcimit të nacionalizmit të tyre kulturor. /KultPlus.com

Charlie Chaplin: Unë kam fatin e mirë të jem burri i një gruaje të mrekullueshme

facebook sharing button

Unë kam fatin e mirë të jem burri i një gruaje të mrekullueshme. Do të doja të kisha mundësi të shkruaja më gjatë për këtë, por këtu është fjala për dashurinë dhe dashuria e përkryer është gjëja më e mrekullueshme në botë, por edhe më zhgënjyese, sepse është gjithmonë diçka më shumë nga sa mund ta shprehësh me fjalë.

– Unë nuk udhëhiqem nga ndonjë art i të jetuarit, as nga ndonjë filozofi: të mençur a mendjelehtë qofshim, të gjithëve na duhet të luftojmë për të jetuar.

– Në qoftë se një autor nuk preket nga vepra e tij, atëherë ai nuk ka se si të presë që të preket publiku.

Pjesë nga autobiografia e Charlie Chaplin, “Jeta ime”. / KultPlus.com

Tirana pret Krishtlindjen me koncert festiv, Veliaj: Deri më 31 dhjetor, çdo mbrëmje do të mirëpresim artistët në shesh

Ka nisur në Tiranë java e festave. Deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat. Në vigjilje të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi mbrëmjen e së shtunës, një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive. Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve.

I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. Për të shijuar koncertin u mblodhën qytetarë të shumtë, të cilët ndanë edhe urimet e para me këtë rast. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përcolli në rrjetet sociale pamje nga koncerti festiv. Përmes një postimi, Veliaj shkruan: “Nga magjia e mbrëmshme e Vigjiljes së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”. Është java e festave dhe deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme”.

Zbukurimet, por edhe atmosfera fantastike nga ka bërë që një numër i madh turistësh të zgjedhin Tiranën për të kaluar festat e fundvitit./ atsh / KultPlus.com

NASA publikoi foto nga hapësira për festat e fundvitit, ja për çfarë bëhet fjalë

Për festat e fundvitit, NASA publikoi një foto përkujtimore nga hapësira që tregon një strukturë që i ngjan një peme të dekoruar Krishtlindjesh.

Sigurisht, kjo nuk është një lloj pema e Krishtlindjeve hapësinore. Kozmosi, mund të themi, është indiferent ndaj pushimeve tona. Ajo ka ligjet e veta natyrore dhe nuk feston dhe nuk vajton asgjë.

Kjo foto e përbërë, e marrë nga Teleskopi Hapësinor Chandra i NASA-s, tregon pamjen më të fundit të NGC 2264, një fenomen kozmik i njohur gjithashtu si “Grumbulli i Pemëve të Krishtlindjeve”.

Është një koleksion yjesh të rinj brenda galaktikës sonë që janë midis një dhe pesë milionë vjetësh. Këta yje janë rreth 2500 vite dritë larg nesh. Disa janë më të mëdhenj e disa më të vegjël se Dielli.

Pse kjo strukturë i ngjan një peme Krishtlindjeje?

Ky fenomen kozmik i ngjan një peme të dekoruar të Krishtlindjes për shkak të zgjedhjes së ngjyrave, imazheve në gjatësi vale të ndryshme të dritës dhe rrotullimit të fotos së përbërë (imazhet më poshtë).

Dritat ndezëse blu dhe të bardha janë në fakt yje të rinj që lëshojnë rreze X, ndërsa ngjyra e gjelbër përfaqëson gazin në mjegullnajë. / KultPlus.com

Timo Mërkuri: Apogjeu shpirtëror i Albina Idrizit

Poezia ‘Apogje Shpirti’ nga Albina Idrizi, ishte një ndër poezitë finaliste në konkursin poetik ‘KultStrofa’ të organizuar nga KultPlus.

Nga Timo Mërkuri

Leximi i poezisë së Albina Idrizit me atë tonalitetin e tij të ulët: si një të folur me vete, si një pëshpërimë lutjeje i ngjan udhëtimit të një besimtari drejt një tempulli të shenjtë, ku ngritja e nivelit poetik pas çdo vargu të krijon idenë e ngjitjes në një të përjetë ku ke mundësinë të zgjerosh shikimin dhe marrësh ajër të freskët në frymëmarrje, gjë që nënkupton se tempulli është diku lart pa përcaktuar në se është diku lart në mal apo në qiell. Poezitë e saj në përgjithësi dhe metaforat në veçanti kanë diçka tejë tokësore, diçka si shtjellë ajri që shfaq imazhe , të cilat, edhe kur kanë formën e luleve, nuk kanë aromën e tyre, madje dhe ngjyrën e kanë me nuanca të tjera. Ato më shumë kanë aromën e shpirtit, ngjyrat e ëndrrës, dukjen e shpresës, janë tepër shpirtërore këto poezi të saj, sa që kur i mban në dorë ndjen një ngrohtësi e drithërimë si të një zemre (shpirti) që përpëlitet sa që vjen ti japësh të drejtë me zë të lartë Shams Tibrizit për fjalën e tij: “Ne besojmë se Zoti na sheh nga lart, por e vërteta është se ai na sheh nga brenda”. Ne kërkojmë kuptimshëmrinë e vargut të Idrizit jashtë saj, ndërsa ai vjen nga brenda shpirtit, ku ajo shpesh hyn (ngjitet apo zbret) për të na sjellë vargun e saj poetik.

I-Albina Idrizi ka në natyrën e saj poetike eksplorimin e shpirtit të vetë, eksplorim që shpesh nuk është kuptuar nga lexuesi dhe kritika, madje deri aty sa që poezinë e saj psh. “Unë putha armikun tim” me tipare metaforike dhe psikologjike janë munduar ta lexojnë dhe analizojnë si një poezi realiste, duke ju larguar thelbit të krijimtarisë së saj. Këtu ndoshta ka ndikuar edhe elementi realist në poezinë e saj, i cili në fakt është thjeshtë në funksion të metaforizimit poetik. Kjo dukuri shfaqet më e qartë dukshëm te poezia e saj “Apogje Shpirti”, që shfaq karakteristika të thella të eksplorimi të shpirtit të saj. “Sërish unë, në letrën e njëzetetretë/të ciklit drunor// edhe atëherë kur shkruaj për ty/jam po unë, në veten e dytë’’ shkruan poetja qysh në krye të poezisë. Te kjo poezi të krijohet përshtypja se poetja po i shkruan një letër dikujt, por në thelb poezia paraqet një rrugëtim të brendshëm të poetes në kërkim të ndjeshmërisë, e thellësisë së shpirtit dhe lidhjen emocionale me procesin e krijimit. Përmes fjalëve dhe imazheve poetike, ajo sjell një përvojë sa të thellë, aq dhe intime që shpërfaq lëvizjet dhe refleksionet e shpirtit të saj. Me sa duket Albina Idrizit vazhdon të shëtisë në botën e saj shpirtërore, si dikur në fëmini, kur e trishtuar nga bota reale, nëpërmjet botës së leximit krijonte botën e saj (shpirtërore) të bukur e të pastër, ashtu siç e donte ajo të ishte në realitet. E parë në këtë kontekst nuk gabohemi po qe se i cilësojmë poezitë si lule apo më saktë copëza të shpirtit të saj

Vargjet e poezisë “Apogje Shpirti” duke shfaqur një udhëtim të brendshëm dhe përshkrim të ndjeshmërisë së thellë të shpirtit, shprehin refleksionet dhe ndjenjat që shkakton procesi i krijimit dhe lidhja me vetveten e botën përreth. Nëpërmjet metaforave, imazheve dhe simboleve, ajo shfaq bukurinë dhe thellësinë e përvojave të saj, dhe e bën poezinë si një udhëtim emocional dhe shpirtëror. Kjo poezi përjeton një kërkim të vazhdueshëm shpirtëror dhe lidhjen me atë, dhe në këtë mënyrë mund të shihet si një eksplorim i thellë i ndjenjave, mendimeve dhe identitetit të autores. Lexojini poezitë e Albina Idrit si pjesë e shpirtit të saj dhe ju siguroj unë që do mahniteni nga dritësimi I mazheve poetike.

II-Sigurisht, titulli “Apogje Shpirti” është titull metaforik, i cili përmban në vetvete një imazh të thellë dhe një përcaktim shpirtëror të lartë, duke përdorur dy fjalë për të shprehur diçka më shumë se thjeshtë kuptimi i vetë fjalëve. Përdorimi i “Apogje” si një pikë kulmore ose një nivel më i lartë, bashkë me “Shpirti”, thekson një lartësi shpirtërore (tempull lart në mal) ose një moment kulmor të ndjeshmërisë dhe kuptimit të shpirtit.Kjo është arsyeja pse poezia shpesh përdor titujt metaforikë për të sjellë thellësinë dhe kompleksitetin e përvojës së saj. Këtu, “Apogje Shpirti” nënkupton një gjendje shpirtërore mjaft të thellë dhe të lartë, duke inkurajuar lexuesin të zbulojë thellësinë e emocione-ve dhe mendimeve të autores nëpërmjet fjalëve dhe imazheve të poezisë. Titulli në këtë rast shfaq më shumë se sa thjesht një pamje; ai ka një peshë simbolike dhe emocionale të thellë.

Në këtë kontekst, titulli “Apogje Shpirti” mund të përbëjë një shfaqje e kërkimit të autorit për nivelin, kuotën më të lartë të ndjeshmërisë dhe thellësisë së shpirtit të saj për ti prurë në poezi. Mund të jetë një përpjekje për të arritur në pikën më të lartë të një përvoje shpirtërore, një moment kulmor që mund të përshkruajë kërkimin e thellë të kuptimit dhe lidhjes me thellësitë e vetes.

E parë në këtë asspekt, titulli sugjeron një lidhje të thellë emocionale të shpirtit të autores me krijimin e saj, ai shfaq momentin kur shpirti i saj është në krye të kreativitetit dhe ekspresionit të thellë emocional, duke arritur në një pikë kulmore të shprehjes së vete nëpërmjet poezisë.

III-Poezia “Apogje Shpirti” e Albina Idrizit është një krijim poetik që eksploron identitetin, lidhjet dhe fuqinë e fjalës në krijimin e lidhjeve emocionale, është udhëtimi i vazhdueshëm i krijuesit në botën e brendshme shpirtërore, duke e bërë këtë proces një pjesë thelbësore të shpirtit dhe zhvillimit personal. Kjo është e dukëshme edhe te fakti se poezia ka një sfond të thellë emocional dhe shpirtëror, ku duke ndjekur udhëtimin e shpirtëror, shpreh përpjekjet për të komunikuar dhe për të kuptuar lidhjet që krijon me veten, me të tjerët dhe me botën që e rrethon.

Në këtë poezi, autoria shfaq një proces krijimi, ku shkrimi i vetvetes dhe për tjetrin shihet si një udhëtim (i vazhdueshëm) i gjetjes së identitetit. Vargjet përmendin një lloj lidhjeje mes poetit dhe lexuesit, një lidhje që krijon një përvojë të përbashkët, duke e lënë lexuesin të ndjehet i përfaqësuar dhe i përfshirë në këtë proces. Po ashtu poezia shpreh edhe një llojë melankolie në lidhje me fatin dhe kohën, ku shprehet ndjenja e humbjes në labirinthin e kohës dhe përpjekjet për të kuptuar një sërë çështjesh të thella filozofike dhe shpirtërore.

Nëpërmjet imazheve dhe metaforave, autoria vazhdon të shfaqë udhëtimin e saj nëpër fjalë dhe mendime, duke e përdorur poezinë si mjet për të arritur thelbin e shpirtit dhe për të komunikuar me lexuesin në një nivel më të thellë. Kjo lidhje midis poetes dhe lexuesit ka një rëndësi të veçantë, siç tregon përdorimi i fjalëve “Ti më lexon/ në qoshen tënde të jetës për një çast, qoftë vetëm për një çast, pa u ndjerë vetëm.”

Thamë se krijimi poetik paraqitet si një udhëtim shpirtëror, si një kërkim për të plotësuar boshllëkun dhe për të arritur në thellësi të shpirtit të vet dhe të tjetrit gjë të cilën poetja e shpreh te vargu: “Sërish unë, vij rrokafundit” ku sugjeron vazhdimin e këtij udhëtimi, duke reflektuar mbi natyrën e krijimit dhe zhvillimin personal. Nuk është e lehtë të bësh një udhëtim të tillë shpirtëror, për të sjellë atë që dëshiron. Orfeu hyri në Had por nuk e pruri dot në botën e të gjallëve Euridiçen, ndërsa Albina hyn në Had e në parajsë dhe na sjell gjithmon poezi shpirti.

IV-Poezia “Apogje Shpirti” e Albina Idrizit shfaq një përmbajtje thelbësore psikologjike që lidhet ngushtë me përvojën e krijimit, identitetin dhe lidhjen emocionale me tjetrin.

Në këtë poezi, autoria paraqet një proces të përsëritur krijimit, duke përdorur fjali si “Sërish unë, në letrën e njëzetetretë të ciklit drunor” që sugjeron një reflektim të vazhdueshëm mbi vetveten dhe krijimin, ndërkohë që përdorimi i termave si “kanatat e fjalës gjer në apogjeun e shpirtit” shprehin gjetjen e një lirie shpirtërore nëpërmjet këtij proces krijimi. Në këtë kontekst, poezia reflekton nevojën e krijuesit për të komunikuar e për të ndarë eksperiencën e tij. Vargu: “Ti më lexon/ në qoshen tënde të jetës/ për një çast/ qoftë vetëm për një çast,/pa u ndjerë vetëm.” shpreh nevojën për të njohur, për tu njohur, për të kuptuar dhe për tu kuptuar nga tjetri. “Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shohë” thotë Kundera, por poetët janë si të dashuruarit, kërkojnë që t’i shohin reciprokisht gjithmonë lexuesit, shtojmë ne.

Sqaruam se poezia sugjeron një udhëtim të brendshëm të vazhdueshëm, siç tregon përdorimi i vargjeve “Sërish unë, vij rrokafundit/ me një nënshkrim të kuqërremtë nëntori/mbi gjethen e mbarmë që përtoket,/ dhe shikoj/si të kanë sjellë sot tek unë/duart e mia”, që lidhet me zhvillimin personal dhe përpjekjet për të kuptuar veten në një nivel më të thellë. Pra poezia reflekton një nevojë të thellë për të kuptuar veten dhe për tu lidhur me të tjerët në nivel më të thellë emocional dhe shpirtëror. Shprehja poetike trajton psikologjikisht udhëtimin e vazhdueshëm të një shpirti në kërkim të identitetit dhe vetëkuptimit.

Vlen të shprehim se përdorimi i fjalëve si “Sërish unë” dhe “duke shkruar veten për të kushedi të satën herë” tregon në aspektin psikologjik një përpjekje të vazhdueshme për të kuptuar veten dhe lidhjen me krijimin e vet, ndërkohë, poezia flet për nevojën për komunikim dhe lidhjen me tjetrin, ku përdorimi i frazave si “Ti më lexon në qoshen tënde të jetës” shpreh nevojën për të qenë të kuptuar dhe të lidhur emocionalisht me lexuesin ose tjetrin.

Vargjet shfaqin psikologjikisht një udhëtim shpirtëror, ku poetja po vazhdon rrugëtimin për të arritur në thellësi të shpirtit (të saj apo të lexuesit). Vargu “Vij rrokafundit” dhe përdorimi i fjalëve “kanatat e fjalës gjer në apogjeun e shpirtit” tregojnë këtë eksperiencë të brendshme të zhvillimit personal dhe shpirtëror.

Poezia reflekton mbi perceptimin e kohës dhe fatit në kontekstin e udhëtimit të jetës. Përdorimi i fjalëve “fati është një shaka kozmike për të humburit e fillit në labirinthin e kohës” tregon për një ndjesi të paimagjinueshme të kohës dhe fatit që influencojnë jetën dhe eksperiencën tonë.

Pra shohim se aspekti psikologjik i poezisë shfaqet në një sërë elementësh, gjë që dikton mendimin se poezia mund të cilësohet si kombinim i elementeve metaforike e psikologjike. Nëpërmjet përdorimit të metaforave dhe simboleve, ajo shfaq lirinë krijuese dhe shprehjen e thellësisë emocionale, por në të njëjtën kohë, shprehja e ndjenjave personale dhe refleksioni i thellë mbi procesin e krijimit dhe lidhjen me lexuesin e bëjnë atë një poezi me karakter psikologjik të theksuar.

Metaforat dhe imazhet e përdorura shfaqin ndjenjat dhe eksperiencën e krijuesit në mënyrë simbolike, ndërsa analiza psikologjike e ndjeshmëria e shprehur shfaq përvojën personale, duke e bërë atë një vepër që reflekton thelbin e mendimeve, ndjenjave dhe emocioneve të autorit. Kombinimi i këtyre elementeve jep përmasa të thella dhe të pasura poetike, duke e bërë poezinë të cilësuar si një krijim me kolorit dhe thellësi të veçantë.

V- Mqse erdhëm te metaforat dhe figurat artistike, duhet të themi se kjo poezi ka një veçanti që shfaqet në përdorimin e dyfaqshëm të figurave artistike dhe konkretisht:

Në poezinë “Apogje Shpirti” metaforat ndihmojnë në shprehjen e një udhëtimi të brendshëm dhe të thellësisë së emocioneve, si psh te vargjet: “Sërish unë, vij rrokafundit/me një nënshkrim të kuqërremtë nëntori/mbi gjethen e mbrame që përtoket,/kur ndalem e shikoj/si të kanë sjellë sot tek unë/duart e mia”,ku metafora: “Nënshkrimi i kuqërremtë nëntori mbi gjethen e mbrame që përtoket” shfaq nënshkrimin, firmën e poetes në veprën e saj si moment i rëndësishëm dhe i përfunduar, por metafora “Mbi gjethen e mbrame që përtoket” simbolizon procesin e rritjes dhe zhvillimit të krijimit si një proces që përfshin punën dhe përkushtimin për të arritur në përfundimin e plotë, duke na dhënë dhe një imazh me gjethen që përtoket.

Te vargu: “: “Kanatat e fjalës gjer në apogjeun e shpirtit, ku të takova ty, apo të krijova vetë, nuk e di”, metafora “Kanatat e fjalës” paraqet fuqinë e fjalës për të arritur në një nivel të lartë të shpirtit dhe krijimit. Mirëpo “Kanatat e fjalës” shfaqen dhe si një symbol i fuqisë dhe lirisë e fjalës për të shprehur thellësitë e shpirtit dhe për të arritur në një nivel më të thellë shpirtëror në të njtën kohë japin dhe një imazh artistic me sfond objekti.

Te vargu: “Ec zgjuar me të gjitha shqisat, i atypëratyshëm nëpër çdo shkronjë, pa të kaluar asgjë, pa u ndalur në asnjë, si nëpër tespih lutjesh”, metafora “Tespih lutjesh” shpreh procesin e krijimit si një akt të ndërgjegjshëm në çdo detaj, mirëpo “Tespih lutjesh” simbolizon dhe ritmin e përqëndrimin e procesit të krijimit, si një lloj lutjeje me përqëndrim të thellë në fjalë dhe shprehje, ku “Tespih-ët” shfaqen si një imazh objekti.

Siç i pamë më sipër, metaforat e poezisë paraqiten edhe si simbole e imazhe dhe: përforcojnë ndjenjën e përqëndrimit të thellë dhe lidhjes emocionale të autorit me procesin e krijimit, transmetojnë fuqinë e fjalës, përkushtimin dhe rëndësinë e çdo harku në udhëtimin e krijimit artistic, gjithashtu sjellin një ndjenjë të rrugëtimit të vazhdueshëm dhe përpjekjes së përsëritur për të arritur në lartësinë e shpirtit përmes poezisë.

Elementët e përmendur më sipër si metafora, që njëkohësisht shfaqen edhe si imazh apo symbol, forcujnë tiparin metaforik të poezisë. Përdorimi i tyre në poezi sjell një ngjashmëri të thellë mes ideve dhe imazheve që janë shfaqur në mënyrë metaforike dhe atyre që mund të shihen si imazhe apo simbole. Kjo përbërje dy-tri funksionale e figurave artistike në poezi shfaq densitetin artistik të saj dhe është produkt i një talenti të madh poetik dhe i një mjeshtërie artistike të arirë që e rendit poeten Idrizi në një qasje me poetë të mëdhenj europianë, që shpesh shfaqin introspektivitetin, ndjeshmërinë, dhe lirinë e shprehjes. Një përafëri e ngjashme e Idrizit mund të dalë me poetë modernë si Rainer Maria Rilke nga Gjermania, Fernando Pessoa nga Portugalia, apo Edith Södergran nga Finlanda ku: Rainer Maria Rilke shquhet për thellësinë e introspektivitetit dhe refleksionit të thellë në shpirtin dhe emocionet e tij, Fernando Pessoa po ashtu ka një qasje të ngjashme në ekspozimin e shpirtit dhe identitetit individual në poezi, duke shfaqur një sens të thellë të introspektivitetit dhe reflektimit mbi shpirtin, ndërsa Edith Södergran, përdor një lirizëm të lirë dhe eksploron ndjenjat dhe refleksionet e saj shpirtërore në poezinë e saj, duke sjellë një emocion të thellë dhe një qasje të thellë të lirës së shprehjes nëpërmjet poezisë.

Albina Idrizi nuk krijon vargje poetike, ajo shpalos në poezi shpirtin e saj. Jemi ne që duhet të dimë të lexojmë këto poezi, jemi ne që duhet të kuptojmë se “Apogjeu Shpirtëror” i saj është Poezia ashtu si te Ungjilli sipas Gjonit te Fjala është Zoti vetë.

Sarandë, më dhjetor 2023. / KultPlus.com

Pse vendbanimi 8000-vjeçar shqiptar në Lin po huton shkencëtarët?

Në fillim të këtij viti, studiuesit zbuluan vendbanimin më të vjetër në Evropë, të gjetur buzë një liqeni, pikërisht në Ohër, afër Linit në Pogradec.

E quajtur si “Perla e Ballkanit” supozohet të jetë 8000 vjet i vjetër.

“Është disa qindra vjet më i vjetër se vendbanimet e liqeneve të njohura më parë në rajonet e Mesdheut dhe Alpine,” i tha AFP profesori Albert Hafner i Universitetit të Bernës. “Sipas njohurive tona, është më i vjetri në Evropë”, shtoi ai.

Por ndërsa zbulimi është mbresëlënës, studiuesit shpejt dolën me pyetje të reja rreth vendbanimit. Domethënë, pse është ndërtuar mbi shtylla për të qëndruar mbi sipërfaqen e liqenit dhe pse është i rrethuar me hunj.

Studiuesit vlerësuan se ndoshta ishte i rrethuar nga 100,000 hunj. Secila prej këtyre hunjve u fut në fund të liqenit dhe u përdor si një barrikadë mbrojtëse. Studiuesit vlerësuan se fshati ndoshta kishte 200-500 njerëz, kështu që kjo arritje ndoshta nuk ishte një detyrë e lehtë.

“Për të mbrojtur veten në këtë mënyrë, ata duhej të prisnin pyllin,” tha Hafner. Gjithashtu nuk është e qartë pse një fshat i vogël e ndiente të nevojshme të ndërtonte fortifikime kaq të gjera për t’u mbrojtur.

“Ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje”, tha Adrian Anastasi nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë.

Vetë liqeni konsiderohet si një nga më të vjetrit në botë dhe ka ekzistuar për më shumë se një milion vjet. Zhytësit profesionistë, eksploruesit dhe arkeologët duhet të marrin masa paraprake për të mos dëmtuar vendin parahistorik.

“Për të kuptuar strukturën e këtij vendi parahistorik pa e dëmtuar atë, ne po bëjmë kërkime shumë të përpikta, duke ecur shumë ngadalë dhe me shumë kujdes”, shtoi Anastasi.

Hafner gjithashtu përsëriti rëndësinë e vendndodhjes sepse analiza e zonës mund të ndihmojë në sigurimin e një pasqyre të kushteve klimatike dhe mjedisore në atë kohë.

“Këto janë vende kyçe prehistorike që janë me interes jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën Jugperëndimore,” shtoi ai.

Studiuesit që punojnë në këtë vend kanë gjetur tashmë një shumëllojshmëri farash, bimësh dhe eshtrash të kafshëve të egra dhe shtëpiake. Megjithatë, besohet se do të duhen edhe dy dekada për të kuptuar plotësisht rajonin dhe për të arritur një përfundim përfundimtar për komunitetin, shkruan Unilad./alsatm/KultPlus.com

46 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

facebook sharing button

Më 25 dhjetor 1977 ka vdekur në Zvicër aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin, një nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.

Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh „Fëmija“ (1921) „endacaku“ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë.

Lindur në vitin me 16 prill 1889 në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977 – gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.

Shumica e veprave të Chaplin u krijuan në kohën e filmit pa zë. Për „Dritat e qytetit“ ai punoi në fazën e kalimit nga filmi pa zë në atë me zë. Por Chaplin nuk i preferonte filmat me zë. Ai e përdorte zërin me kursim dhe në mënyrë eksperimentuese. Filmat e tij dëshmojnë se ai ka pasur të drejtë: Mimika, pantomimat, gjestet dhe shprehja – të gjitha funksionojnë edhe sot tek filmat e Chaplin.

Charlie Chaplin ishte i dhënë pas grave dhe është martuar gjithsej katër herë. Yllin e ri të kinematografisë e tërhiqnin gjithmonë vajzat e reja. Kjo shpesh herë i ka krijuar telashe. Në SHBA dhe në atdheun e tij në Angli, apostujt e moralit e kanë kritikuar ashpër atë.

Gruaja e dytë e tij Lita Grey Chaplin dhe dy fëmijët – 1913

Vetëm në filmat e tij të vjetër Chaplin luante karaktere të pakëndshëm. Shumë shpejt ai iu përkushtua roleve, që karakterizuan më pas filmat e tij: ky ishte njeriu i thjeshtë, që mbrohet ndaj padrejtësive të jetës. Në veprat e më vonshme si „Kohët moderne“ (1936) ai ushtron edhe një kritikë të thellë shoqërore – njeriu në ingranazhet e industrializimit.

Një vepër mjeshtërore e Chaplin është filmi “Diktatori i madh” (1940). Përpjekjes, që konsiderohej thuajse e pamundur për të satirizuar Hitlerin dhe nazistët – Chaplin ia doli me sukses. Më vonë Chaplin është shprehur, se po të kishte pasur dijeninë për kampet e përqendrimit ai nuk do ta kishte xhiruar filmin. E pavarësisht kësaj “Diktatori i madh” edhe sot është një film që ia vlen të shihet.

Në veprën e mëvonshme “Projektorët” Chaplin ka përpunuar edhe shumë prej përjetimeve të tij. Në të tematizohen ulje – ngjitjet e artistit. Premiera e filmit u shfaq në vitin 1952, në një kohë, kur Chaplin përçmohej në SHBA. Atë e akuzonin atje, se ishte i afërt me komunizmin. Chaplin, i cili ishte atë kohë në Angli, nuk u lejua të kthehej në SHBA.

Pas dhjetë vjetëve ndërprerjeje, Charlie Chaplin rivuri në skenë në Europë në 1967 filmin: “Kontesha e Hong-Kongut”. Ndonëse filmi me dy yjet e kinematografisë Sophia Loren dhe Marlon Brando pati aktorë të nivelit të lartë, ai nuk solli asnjë sukses komercial. Vitet e fundit të jetës Chaplin i kaloi në Zvicër. Vetëm një herë ai u kthye shkurt në SHBA.

As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin. Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët.

Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun. “Ai nuk ishte një yll Hollywood-i”, thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, “sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzistonte”. Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë. / KultPlus.com

Pse vendbanimi 8000-vjeçar shqiptar në Lin po huton shkencëtarët?

Në fillim të këtij viti, studiuesit zbuluan vendbanimin më të vjetër në Evropë, të gjetur buzë një liqeni, pikërisht në Ohër, afër Linit në Pogradec.

E quajtur si “Perla e Ballkanit” supozohet të jetë 8000 vjet i vjetër.

“Është disa qindra vjet më i vjetër se vendbanimet e liqeneve të njohura më parë në rajonet e Mesdheut dhe Alpine,” i tha AFP profesori Albert Hafner i Universitetit të Bernës. “Sipas njohurive tona, është më i vjetri në Evropë”, shtoi ai.

Por ndërsa zbulimi është mbresëlënës, studiuesit shpejt dolën me pyetje të reja rreth vendbanimit. Domethënë, pse është ndërtuar mbi shtylla për të qëndruar mbi sipërfaqen e liqenit dhe pse është i rrethuar me hunj.

Studiuesit vlerësuan se ndoshta ishte i rrethuar nga 100,000 hunj. Secila prej këtyre hunjve u fut në fund të liqenit dhe u përdor si një barrikadë mbrojtëse. Studiuesit vlerësuan se fshati ndoshta kishte 200-500 njerëz, kështu që kjo arritje ndoshta nuk ishte një detyrë e lehtë.

“Për të mbrojtur veten në këtë mënyrë, ata duhej të prisnin pyllin,” tha Hafner. Gjithashtu nuk është e qartë pse një fshat i vogël e ndiente të nevojshme të ndërtonte fortifikime kaq të gjera për t’u mbrojtur.

“Ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje”, tha Adrian Anastasi nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë.

Vetë liqeni konsiderohet si një nga më të vjetrit në botë dhe ka ekzistuar për më shumë se një milion vjet. Zhytësit profesionistë, eksploruesit dhe arkeologët duhet të marrin masa paraprake për të mos dëmtuar vendin parahistorik.

“Për të kuptuar strukturën e këtij vendi parahistorik pa e dëmtuar atë, ne po bëjmë kërkime shumë të përpikta, duke ecur shumë ngadalë dhe me shumë kujdes”, shtoi Anastasi.

Hafner gjithashtu përsëriti rëndësinë e vendndodhjes sepse analiza e zonës mund të ndihmojë në sigurimin e një pasqyre të kushteve klimatike dhe mjedisore në atë kohë.

“Këto janë vende kyçe prehistorike që janë me interes jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën Jugperëndimore,” shtoi ai.

Studiuesit që punojnë në këtë vend kanë gjetur tashmë një shumëllojshmëri farash, bimësh dhe eshtrash të kafshëve të egra dhe shtëpiake. Megjithatë, besohet se do të duhen edhe dy dekada për të kuptuar plotësisht rajonin dhe për të arritur një përfundim përfundimtar për komunitetin, shkruan Unilad. /tesheshi.com/ KultPlus.com

Krishtlindje në plazh me temperatura 30 gradë celsius (VIDEO)

Teksa bota e feston Krishtlindjen nën dëborë, e temperature të acarta, ka një vend që tradicionalisht Krishtlindjen dhe Vitit e Ri, e feston në plazh, në diell e temperature të larta.

Bëhet fjalë për mijëra vetë që këtë 25 dhjetor e festojnë në plazhin ikonik Bondi të Australisë. Nuk mungon në këto ditë festash as bredhi në rërë, i zbukuruar, si kudo në botë.

Zyra meteorologjike ka paralajmëruar njerëzit që të mos qëndrojnë gjatë në diell për shkak të diellit të fortë, por janë paralajmëruar po ashtu edhe stuhi. /A2CNN / KultPlus.com

Revista spanjolle “Okdiario”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni më i lirë evropian për 2024

A e dini cili është vendi më i lirë në Evropë për të udhëtuar? Ky destinacion prezantohet si një opsion i mrekullueshëm për vitin 2024, duke u shquar për bukurinë e tij mahnitëse natyrore, një kulturë dhe histori unike dhe plazhe që duken si një ëndërr, shkruan Janire Manzanas në të përditshmen spanjolle “Okdiario”.

Edhe pse deri vonë ishte një vend relativisht i panjohur në Kontinentin e Vjetër, popullariteti i tij ka përjetuar rritje eksponenciale vitet e fundit.

Ndryshe nga destinacionet e tjera në Mesdhe, ajo ka arritur të qëndrojë larg turizmit masiv, duke u bërë kështu një zgjedhje e shkëlqyer për të përjetuar një atmosferë autentike dhe tradicionale.

Po flasim për Shqipërinë, një destinacion turistik i përballueshëm dhe tërheqës nëse doni të shijoni pushime të lira pa cenuar cilësinë e eksperiencës.

Në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, çmimet priren të jenë më të larta krahasuar me rajonet e tjera të vendit, si Riviera piktoreske Shqiptare.

Kur bëhet fjalë për akomodimin, dhomat në një shtëpi lokale kushtojnë nga 10 deri në 20 euro për natë.

Hotelet janë gjithashtu shumë të përballueshme, me opsione që fillojnë nga 25 euro nata.

Në lidhje me ushqimin, kostoja e një pjate kryesore në një restorant lokal është zakonisht midis 5 dhe 10 euro, ndërsa një birrë në një bar mund të jetë midis 1 dhe 2 euro.

Çfarë duhet të shihni në Shqipëri? Vendet me interes.

Tirana është një enklavë që përcjell histori. Ju mund të eksploroni të kaluarën e saj përmes muzeumeve magjepsëse si Shtëpia e Gjetheve, Bunk’Art 2 ose dhoma e gjerë që përshkruan terrorin e regjimit komunist në Muzeun Kombëtar.

Të shijuarit e një banjë relaksuese në burimet e nxehta të Banjat e Benjes, me pamje nga malet, është një nga eksperiencat më të mira në Shqipëri. Këto banja termale ndodhen në parkun kombëtar të Bredhit të Hotovës.

Përveç notit, vizita përfshin edhe Urën Otomane e Kadiut, një urë mesjetare e ruajtur mirë që përshkon ujërat e bruztë të lumit Langaricë dhe i shton hijeshi ambjentit.

Berati, i vendosur më pak se dy orë larg kryeqytetit të Shqipërisë, është një destinacion i famshëm turistik i njohur nga UNESCO si një sit i Trashëgimisë Botërore.

Me një histori që përfshin më shumë se 2000 vjet, ky qytet përfaqëson një ndërthurje kulturore ku mund të perceptohet gjurmë nga qytetërime të ndryshme.

Ndonëse i mungojnë monumentet e mëdha specifike, Berati qëndron si një muze i madh në ajër të hapur, duke mahnitur vizitorët me hijeshinë dhe trashëgiminë e pasur historike.

Gjirokastra, e përfshirë edhe në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shquhet për arkitekturën tradicionale osmane dhe njihet me pseudonimin e veçantë “qyteti i gurtë”.

Konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të kësaj arkitekture në Shqipëri.

Me historinë dhe veçantinë e saj, Gjirokastra tërheq vizitorët me vlerat e saj unike dhe trashëgiminë e pasur kulturore.

Apolonia është një sit arkeologjik pranë Fierit, qyteti i dytë më i populluar në Shqipëri.

Ai spikat për tempullin e tij të Artemidës, fasada e të cilit dhe kolonat elegante korintike ekzistojnë ende.

Pjesa më e madhe e gjetjeve janë ekspozuar në Manastirin e Santa Marías, duke vepruar si një muze plotësues.

Kruja, e vendosur 30 kilometra nga Tirana, është një qytet thelbësor për t’u vizituar në Shqipëri.

E njohur si vendlindja e heroit kombëtar Skënderbeu, ajo magjeps me kështjellën e saj që ofron pamje panoramike të qendrës historike.

Përveç kësaj, ajo ka vende të ndryshme interesante si kumbanë, Teqenë e Dollmës dhe Muzeun e Skënderbeut.

Shqipëria ka një pasuri natyrore të admirueshme, duke konkurruar me vendet fqinje dhe këtë e dëshmon qartë Riviera Shqiptare.

Kjo shtrirje bregdetare prej më shumë se 100 kilometrash ofron një koleksion plazhesh me bukuri magjepsëse dhe të jashtëzakonshme./atsh / KultPlus.com

Presidentja Osmani publikon pamje të ambasadorit Hovenier së bashku me vajzat e saj, të tre këndojnë “Jingle Bells”

Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot festojnë Krishtlindjen. E festimi i kësaj feste po shënohet edhe në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani, ka publikuar në Instagram një video shumë të veçantë, përmes të cilit ka uruar edhe festën e Krishtlindjes.

Në videon e publikuar shihet ambasadori amerikan, Jeff Hovenier teksa ekzekuton në piano dhe së bashku me të dy vajzat e presidentes Osmani, këndojnë këngën e famshme të Krishtlindjes “Jingle Bells”. / KultPlus.com

“Esat Bicurri në përjetësi”, dokumentari i cili sjell portretin jetësor të Esat Bicurrit në tinguj dhe fjalë

Në dimensionin e tingujve shqiptarë, një emër i veçantë, si një melodi e paharrueshme, vazhdon të mbetët gjallë në zemrat e publikut.

Ky është Esat Bicurri, një prej zërave më të mirë shqiptar, një zbulim për festivalin “Akordet e Kosovës” i cili shquhej jo vetëm por zërin por edhe për formimin e tij si njeri me vlera të rralla, shkruan KultPlus.

Për jetën dhe veprën e tij, tashmë me shumë meritë është përgatitur një dokumentar i titulluar “Esat Bicurri në përjetësi”

Ky dokumentar shpërfaq një portret të shkëlqyeshëm të këngëtarit, dhe krijon një udhëtim të ndjeshëm në karrierën e tij muzikore.

Përgatitur nga pikëpamja e etnomuzikologut Krenar Doli, dhe drejtuar nga regjisori Robert Bacaj, ky projekt vizualizohet nga sytë e operatorit Blerim Kokolli.

Në këtë dokumentar, zërat e miqve, kolegëve dhe të afërmve të Esat Bicurrit përshkruajnë këtë personalitet të veçantë. Ndër ta, këngëtari i njohur Sedat Kuçi dhe Pranvera Badiviku.

Premiera e këtij dokumentari vjen ditën e enjte, më datë 28 dhjetor, në ora 21:50, në Radio Televizionin e Kosovës – RTK.

Esat Bicurri vazhdon të mbetët një ndër këngëtarët më të dashur për publikun dhe këngët e tij konsiderohen perla të muzikës popullore shqiptare dhe vazhdojnë të dëgjohen e vlerësohen ende.

Kujt nuk i kujtohet kënga fituese në “Akordet e Kosovës” – “E kujtoj atë takim?”, por edhe këngët e tjera, si: “Eja e bardha verë”, “Një lulishte me trëndafila”, “S’ka më të bukur se pranvera”, e shumë të tjera.

Fatkeqësisht, ai është ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe më 7 maj të 1999 së bashku me shumë bashkëqytetarë të tjerë, ndërsa kufoma e tij u gjet dhe u rivendos vetëm në vitin 2004.

Ministria e Kulturës së Kosovës krijoi edhe një çmim kombëtar të quajtur Esat Bicurri për përsosmëri në muzikë popullore dhe urbane.

Ai gjithashtu botoi dy libra të cilat quheshin: “Një këllëf me ar ta çova” dhe tjera, “Ahengjet Gjakovare në shekuj”.  

Por përmes këtij dokumentari, ju do të mësonin shumë më shumë për jetën dhe veprën e kësaj figure të shquar të muzikës shqiptare. / KultPlus.com

Kryeministri Rama: Mirëmëngjes Krishtlindjesh

Kryeministri Edi Rama uroi mëngjesin e sotëm Krishtlindjen duke përcjellë një foto festive në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes Krishtlindjesh”, shkroi Kryeministri.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit. Pas meshës së mesnatës për katolikët dhe asaj të mëngjesit për ortodoksët, nisin festimet familjare. / KultPlus.com

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen

Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën.

Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ’90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.

Në shërbesat që i paraprijnë Krishtlindjes lexohen pjesët e Dhiatës së Vjetër rreth Lindjes së Krishtit, duke theksuar profecinë e Mikeas, e cila e parathotë Bethlehemin si vendlindjen e Shpëtimtarit dhe profecitë e Isaisë rreth ardhjes dhe karakterit të Mesias: Vetë Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, një virgjëreshë do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë, të cilin do ta quajnë Emanuel, që do të thotë Perëndia është me ne (Isaia 7:14-15). Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të jetë mbretërimi dhe do të quhet i Mrekullueshëm, Këshilltar, At i Përjetshëm, Princ i Paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e mbretërimit dhe paqes së tij (Isaia 9:6-7).

Festa e Krishtlindjes quhet dhe Lindja në Mish e Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Në Krishtlindje kremtohet lindja si njeri e Birit të Perëndisë, të atij që së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë është me të vërtetë Perëndi në jetë të jetëve.

Prandaj në Kishë këndohet: Virgjëresha lindi sot të përmbiqenshmen Fjalë, edhe dheu i blaton të paafruarit shpellën; Engjëjt, me barinjtë po lavdërojnë, Magët pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se për ne ka lindur Krishti, si djalë foshnjë, i parëjetshmi Zot.

Festa e Krishtlindjes është kremtimi i shpëtimit të botës nëpërmjet Birit të Perëndisë, i cili u bë njeri për ne, që me anën e tij, ne të mund të bëhemi hyjnorë, bij të Perëndisë Atë, me anë të banimin ndër ne të Shpirtit të Shenjtë./ atsh / KultPlus.com

‘Mbi buzët e tua do rri, do zbres të pushoj dhe të pi, limfen e zjarrtë që ke ti’ (VIDEO)

Kur malli dhe pasioni gërshetohen brenda vargjeve të tingujve muzikorë, artit i lihet pas një vepër e paharrueshme, shkruan KultPlus.

E tillë është kënga “Buzët e tua”, tekstin e së cilës e ka realizuar Elton Deda.

Kjo këngë për cilindo mbetet një kujtim i veçantë për një person që e ka larg.

KultPlus më poshtë ua sjell këngën dhe tekstin e “Buzët e tua”:

Shijen lë, mbi buzët e mia atë natë,
nën terrin e ëndrrës ti shkon, por nuk e di,
që unë sot…
Mbi buzët e tua do rri…do zbres të pushoj dhe të pi…limfen e zjarrtë që ke ti…se unë e di…

Ref.

Buzët e tua pak fjalë thonë…
dhe s’e di si më kuptojnë..
buzët e tua janë me kripë…
që ti puthësh ke shumë frikë…
n’buzët e tua ku ka jetë…buzët e mia du me i tret!

Më mungon, aroma e buzëve që ke, deshirën e zjarrtë gjithmonë le…t’i puth ato.
Unë e di..keto buzë që kërkojnë gjithmone, që qeshin por presin si kose…ndoshta jam me fat, që t’i puth gjatë.

Ref.

Buzët e tua pak fjalë thonë…
dhe s’e di si më kuptojnë..
buzët e tua janë me kripë…
që ti puthësh ke shumë frikë…
n’buzët e tua ku ka jetë…buzët e mia du me i tret!

Më mungon, aroma e buzëve që ke, deshirën e marrë gjithmonë le…t’i puth ato.

Buzët e tua pak fjalë thonë…
dhe s’e di si më kuptojnë..
buzët e tua janë me kripë…
që ti puthësh ke shumë frikë…
n’buzët e tua ku ka jetë…buzët e mia du me i tret! / KultPlus.com

Shpirti im

Poezi nga Nazim Hikmet

Shpirti im
mbylli sytë
avash avash
siç fundosesh në ujë
zhytu në gjumë
lakuriq dhe veshur me të bardha
më e bukura ëndërr
do të të presë
shpirti im
mbylli sytë
avash avash
përhumbu, si në harkun e krahëve të mi
në gjumin tënd mos më harro
mbylli sytë dalëngadalë
sytë e tu të kaftë
ku digjet një flakë e gjelbër
shpirti im./ KultPlus.com

Si festohen Krishtlindjet në disa vende të botës

Atmosferë magjike që vjen nga larg. Krishtlindjet që festohen në mënyra të ndryshme, e të cilat bëjnë që shumë familje të mblidhen bashkë e të gëzojnë për harmoni dhe ditë më të mira.

Festa e Krishtlindjeve ka pasur një histori të gjatë dhe të shumëllojshme. Prej shekujsh thuhet se është festuar në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra vërtet të ndryshme. Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë botën.

Në Filadelfia

Në Filadelfia fëmijët presin Babagjyshin në dritare së bashku me mamin dhe babin. Ndërkohë, të rriturit tregojnë historinë e Babagjyshit me detaje magjike, më pas hahet darka tipike e vigjiljeve. Por çfarë gatuajnë banorët e këtij vendi për këtë festë?

Proshutë krishtlindjesh (një lloj mishi i pjekur), i shoqëruar me patate, panxhar të kuq dhe sallatë. Për ëmbëlsirë konsumojnë kek të vegjël me kanellë, xhenxhefil dhe reçel kumbulle. Sapo përfundojnë së shijuari, të vegjlit flenë mbi jastëk të mëdhenjtë pranë dritareve dhe si me “magji”, në mëngjes, gjejnë pakot me dhurata poshtë pemës së Krishtlindjeve.

Në Poloni

Përgatitja e një darke speciale për vigjilje, është një traditë polake. Njerëzit atje gatuajnë dhe u shërbejnë miqve dhe të afërmve, plot dymbëdhjetë pjata të ndryshme (si 12 dishepujt). Menyja, zakonisht, përmban supë me panxhar, ravioli, kërpudha, makarona me mbushje, si dhe pjata me bazë peshkun harengë dhe krapin.

Për të mos u harruar, është edhe një pjatë e madhe e mbushur me “wafer” (ëmbëlsirat tradicionale të meshës): personat e pranishëm në tavolinë, hanë secili nga një prej tyre në nder të lindjes së Jezusit Fëmijë dhe pikërisht për të, rezervojnë edhe një vend bosh në tavolinë. Në Poloni, pema e Krishtlindjeve bëhet pikërisht mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Në Austri

Në Austri, traditat e festimeve të Krishtlindjes fillojnë që më 5 dhjetor me “çorapët” e mbushura me ëmbëlsira dhe karamele. Por, sipas zonave dhe provincave, ekzistojnë shumë tradita, të cilat duhen respektuar dhe rituale që duhen ndjekur.

Për shembull, në Korintia, të gjithë së bashku përgatisin “Kletzenbrot” ( një lloj buke me dardha të thata) dhe sallam me lakër turshi (ushqim tipik austriak për të festuar Krishtlindjet). Në Salzburg, gatuhet “Bachlkoch”, një përzierje e qumështit me miellin, ndërsa më pas ndihet kudo rënia e një kambane magjike, e cila sinjalizon ardhjen e Krishtlindjeve.

Në Zvicër

Fëmijët zviceranë e zbukurojnë shtëpinë me gjësende të veçanta prej fijesh kashte dhe me lule të kuqe, blu dhe rozë. Por jo vetëm kaq; me rastin e Krishtlindjeve, atje përgatiten edhe biskota të veçanta të cilat vendosen në çdo dhomë pranë dritareve, për të “thirrur” Babagjyshin. Mbrëmjen e vigjiljes, për të ngrënë përdoret një supë speciale prej orizi me salsiçe dhe me qofte mishi.

Shumë i përzemërt në Zvicër është edhe festimi i Santa Luçias (më 13 dhjetor). Me këtë rast, vajza e madhe (ose mamaja, nëse shtëpia ka vetëm fëmijë meshkuj) vishet si Babagjyshi: me një mjekër të bardhë, me brez të kuq dhe një kurorë me drita të ndezura. E veshur në këtë mënyrë, “Santa Luçia”, sjell një qese të madhe të mbushur me ëmbëlsira për të gjithë familjen.

Në Meksikë

Në Meksikë, festa e Krishtlindjeve zhvillohet nëntë ditë para datës 25 dhjetor. Quhet “Las navidades” dhe festimet zhvendosen nëpër kishat kryesore të vendit. Gjatë këtyre ditëve, të cilat simbolizojnë shtatzëninë e Marias, në çdo shtëpi përgatiten dhuratat e mëdha të mbështjella me letër të kuqe. Disa prej tyre mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallame sheqeri.

Në prag të përfundimit të nëntë ditëve, zhvillohet një shfaqje e shkurtër, e cila njihet si “Las posadas”. Një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit. Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mirë. / KultPlus.com

Jashari uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët e Krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

“Duke marrë shkas nga fryma festive që sjell festa e Krishtlindjeve le të ju drejtohemi vlerave që na lidhin së bashku: uniteti, paqja dhe vullneti i mirë.Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë”.

“Le të punojmë dhe shpresojmë që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Nëkëto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së. Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Thënie nga veprat e Ernest Heminguej

Thënie nga Ernest Heminguej

“Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë detajet se si ai njeri jetoi dhe se si vdiq që dallojnë njërin person nga tjetri”.

“Mënyra më e mirë për të kuptuar, nëse e beson dikë, është duke i besuar atij/asaj”.

“Përpara se të flasësh për jetën, së pari duhet ta jetosh atë”.

“Gjëja më e dhimbshme është të humbasësh veten në procesin e të dashurit shumë të dikujt dhe të harrosh se edhe ti vetë je special/e”.

“Asnjë mik nuk është aq besnik sa një libër”

“Lumturia tek njerëzit inteligjentë është gjëja më e rrallë që njoh”.

“Përpara se të flasësh, dëgjo. Përpara se të reagosh, mendo. Përpara se të shpenzosh, kurse. Përpara se të lutesh, fal. Përpara se të heqesh dorë, përpiqu”.

“Mjaft ndoqe nga pas personin e gabuar. Personi i duhur nuk ka për ikur kurrë nga ty”.

“Është me rëndësi që të arrish në fund të një udhëtimi, por gjëja më me rëndësi, është vetë udhëtimi”.

“Vetëm ata që janë të përgatitur për të shkuar shumë larg, mund ta kuptojnë më mirë se sa larg mund të shkojnë”. / KultPlus.com

“Katrori magjik”, poezia që Ali Podrimja ia kushtoi Adem Demaçit

Poezi nga Ali Podrimja

Katrori magjik
(Adem Demaçit)

Tani gjendesh
brenda katrorit magjik
dhe kërkon Kosovën në hartën e vezullimeve
Jugu e Lindja Veriu e Perëndimi
katër kapakë të mbyllur
të një ëndrre
Tej grilave përcjell fluturimin e dallëndysheve se besimi
drejtpeshimi i lirisë
Ciatje gjarpërinjsh rreth gishtit të ngritur nga Zoti
Dhe pika e gjakut vizaton Diellin
Katrori magjik
është fatal
po qe se bie brenda tij
Në cilën anë do të zgjohet Kosova. / KultPlus.com

Mesazhi i Kurtit për Krishtlindjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar për Krishtlindjet besimtarët katolikë dhe disa ortodoksë që festojnë më 25 dhjetor.

Përmes një postimi në  Facebook, Kurti ka thënë se kjo datë është një ngjarje dashurie që zgjat vazhdimisht.

Postimi i kryeministrit Kurti: 

Duke e uruar Krishtlindjen! 

Teksa po hyjmë në javën e fundit të këtij viti, besimtarët e krishterë e festojnë Krishtlindjen! Urime Krishtlindja besimtarëve të krishterë në vendin tonë: qytetarëve të krishterë të Kosovës dhe banorëve të huaj të krishterë në shtetin tonë. 

Lindja e Jezu Krishtit është një ngjarje dashurie që zgjat vazhdimisht, e cila përmbushë vullnetin e Perëndisë sot, tani dhe gjithmonë. Përmbushja e vullnetit të Zotit nuk njeh kalimin e kohës, por mbetet “gjithmonë tani” e përjetësisë. Ata që marrin paqen e Krishtit, vetë bëhen paqebërës dhe pjesëmarrës në lumturinë e Perëndisë.

Lindja e Jezu Krishtit para më shumë se dy mijë vitesh, si ardhje e lajmit të mirë mes njerëzish, përçoftë edhe më tutje çdo ditë fjalën e Perëndisë në zemrat e atyre që besuan. Urime Krishtlindja të gjithë katolikëve dhe protestantëve si dhe urime atyre ortodoksëve që lindjen e Krishtit e festojnë më 25 dhjetor. 

Ndër ne shqiptarët, kjo kohë festash përkon edhe me festën e Buzmit bujar, fillimit të zgjatjes së ditës dhe ditëknelljen, që në besimet popullore shqiptare festohet nën ngrohtësinë e zjarrit të vatrave tona. Andaj shkurt e shqip: urime Kërshëndellat dhe Buzmi bujar! 

Të bekuar qofshin të gjithë ata që çdo ditë punojnë dhe mundohen për të mirën publike, për mirëqenien e përgjithshme dhe për të ardhmen tonë të përbashkët! / KultPlus.com

Letra emocionuese që Charlie Chaplin i dërgoi së bijës natën e Krishtlindjeve më 1965

Bija ime, Është natë. Nata e Krishtlindjes. Të gjitha rojet e kështjellës time të vogël i ka zënë gjumi. Flenë vëllai dhe motra jote. Edhe nëna jote tani fle. Vetëm zogjtë, sapo u zgjuan dhe të përgjumur u mblodhën tek kjo dhomë gjysmë e ndriçuar. Sa larg jam nga ti!

Do të më kishte kapluar gjumi, sikur portreti yt, qoftë edhe vetëm për një çast, do të më hiqej nga sytë. Ai është këtu në tryezën time, ngjitur me zemrën time. Ku je ti? Larg, në Parisin e përrallave, në skenat e teatrove të mrekullueshme të Champs Elysees. Unë i njoh mirë ato skena. Në qetësinë e natës dëgjoj hapat e tua dhe shikoj sytë që të shkëlqejnë si yjet në qiellin dimëror. E ndjej, si e luan ti rolin e Bukuroshes Persiane, robinë e Khanit të tartarëve, në këtë spektakël festiv të shkëlqyer.

Vazhdo të jesh e mirë dhe kërce! Vazhdo të jesh një yll dhe shkëlqe! Por, kur do të ndjesh se ovacionet dhe mirënjohja e publikut fillojnë të të dehin, apo kur aroma e kurorës me lule të freskëta do të ta mpijnë mendimin, ulu në një qoshe dhe lexo letrën time. Dëgjo zërin e babait tënd. Unë jam babai yt, Geraldina! Unë jam Çarli, Çarli Çaplin! A e di ti sa net kam qëndruar tek shtrati yt, duke të treguar përralla për Bukuroshen e Fjetur dhe për dragonjtë, kur ti ishe fare e vogël ? Dhe kur gjumi m’i rëndonte qepallat e plakura, unë qeshja dhe i thosha: “ Largohu! Gjumi im, këto janë ëndrrat e vajzës time! Unë fle me ëndrrat e saj!” Unë i pashë ëndrrat e tua, Geraldina, pashë të ardhmen tënde, të pashë ty, sot. Unë pashë bijën duke kërcyer në skenë dhe si ajo u ngjit në qiell. Dëgjova publikun të thoshte:”Ej, shikojeni këtë vajzë? Ajo është vajza e gaztorit plak. E mbani mend, e quanin Çaplin?” Po, unë jam Çaplini! Gastori plak! Sot, është radha jote. Kërce! Unë kërceva me pantallona të gjera të shqyera, kurse ti kërcen me fustan të mëndafshtë princeshe. Këto kërcime dhe duartrokitjet e forta, gati të ngjitin në qiell. Fluturo! Fluturo atje! Por, zbrit edhe në tokë! Ti duhet të shohësh jetën e njerëzve, jetën e atyre valltareve të rrugës, që kërcejnë kur dridhen nga të ftohtit dhe uria. Unë isha si ato, Geraldina. Ishin ato netë të magjishme, kur ti flije e nanurisur nga përrallat e mia, e unë rija zgjuar. Shikoja mbi tre fytyrëzat, dëgjoja goditjet e zemrave tuaja dhe pyesja veten :” Çarli, a thua se këto kotele të njohin sadopak?” Ti nuk më njeh, Geraldina.

Shumë përralla të kam treguar në ato netë të largëta, por përrallën time – kurrë. Edhe ajo është interesante. Ajo është përralla e shakaxhiut të uritur, i cili këndoi dhe kërceu në lagjet e varfra të Londrës, dhe më pas mblidhte dashuri. Ja kjo është përralla ime! Unë dija ç’është uria dhe ç’është të mos kesh çati mbi krye. Akoma më shumë, unë provova dhimbjen poshtëruese të kërcimtarit shakaxhi, në gjoksin e të cilit ngrihej stuhia e urrejtjes në një oqean krenarie. Dhe.. këtë krenari, dhimbshëm, e plagosnin monedhat që hidheshin. Megjithatë, unë jetova. Por, le t’i lëmë këto. Më mirë le të flasim për ty. Pas emrit tënd Geraldina, është mbiemri im, Çaplin.

Me këtë mbiemër, për më shumë se dyzet vjet unë hutova mendjet e njerëzve nëpër botë. Qava shumë, edhe pse ata qeshnin. Geraldina, në botën ku ti jeton nuk ka vetëm vallëzim dhe muzikë!. Në mesnatë, kur ti largohesh nga salla madhështore, ndodh t’i harrosh përkrahësit e tu të pasur, por mos harro të pyesësh për gruan e tij, shoferin e taksisë që të çon në shtëpi. Dhe.. në qoftë se ajo është shtatzënë dhe nuk ka para të blejë pelena për fëmijën që do t’u vijë, futi atij ca para në xhep. Herë pas here udhëto me metro ose autobus, ecë me këmbë dhe shiko qytetin Shiko njerëzit! Shiko vejushat dhe jetimët! Dhe.. qoftë edhe njëherë në ditë thuaj vetes: “Unë jam njësoj si ata”. Po, ti je njëra prej tyre, vajza ime!. Ka edhe më. Arti, përpara se t’i japë njeriut krahë që të fluturojë lart, zakonisht, i thyen atij këmbët. Dhe.. po qe se vjen një ditë kur ti do ta ndjesh veten mbi publikun, menjëherë, flake skenën. Me taksinë e parë shko në ndonjë nga zonat e Parisit. Unë i njoh ato shumë mirë! Atje do të shikosh shumë kërcimtare ashtu si ti, madje, më të bukura, më mirënjohëse dhe me krenari të madhe . Atje nuk janë dhe as mendohet të jenë dritat verbuese të prozhektorëve të teatrit tënd. Prozhektor për ato vajza është Hëna. Shiko mirë, vëzhgo! A nuk kërcejnë ato më mirë se ti? Mendo ndershmërisht, vajza ime! Gjithnjë do të ketë nga ato që vallëzojnë më mirë! Dhe mos harro: Në familjen Çarli nuk kishte njerëz pa zemër që të ofendonin taksistin, ose t’u zgërdhiheshin atyre që qëndronin në brigjet e Senës. Unë do të vdes, ti do të jetosh. Unë dua që ti të mos e njohësh, kurrë, varfërinë. Me këtë letër të dërgoj një bllok çeqesh, që të kesh mundësi të shpenzosh aq sa dëshiron. Por, kur të shpenzosh dy franga, mos harro që monedha e tretë nuk është e jotja.

Ajo i takon një njeriu të panjohur, që ka nevojë për të. Një të tillë, ti do ta gjesh kollaj. Mjafton të duash që t’i shikosh këta të varfër të panjohur dhe kudo, do të takosh të tillë. Unë flas me ti për paratë edhe pse e di forcën e tyre djallëzore. Unë kalova shumë kohë në cirk dhe gjithnjë u shqetësova shumë për pehlivanët në tel. Por më duhet të të them, se në tokën e fortë, njerëzit rrëzohen më shpesh, se pehlivanët në telin e lëkundshëm. Mund të ndodhë, që në një nga mbrëmjet e bujshme, ti të verbohesh nga shkëlqimi i brilanteve. Është, pikërisht, ky moment, që të vendos ti mbi telin e rrezikshëm, nga ku rrëzimi bëhet i paevitueshëm. Në një ditë të bukur mund të të shfaqet fytyra e bukur e një princi. Tamam, atë ditë, ti bëhesh një pehlivane pa eksperiencë, dhe…. ata pa eksperiencë bien ngaherë. Mos e shit zemrën tënde për flori dhe gjëra të shtrenjta. Ta dish, brilanti më i madh është dielli. Lumturisht, ai shkëlqen për të gjithë. Dhe.. kur të vijë koha që ti do të dashurosh, duhet ta duash atë njeri me gjithë zemër. Unë i thashë nënës tënde, që ajo të të shkruante lidhur me këtë. Ajo e kupton dashurinë më mirë nga unë, ndaj është më mirë që ajo të flasë me ty për këtë. Puna jote është e vështirë, unë këtë e di. Trupi yt mbulohet vetëm me pak mëndafsh.

Kënaqësia e artit mund të kërkojë që të shfaqesh në skenë edhe lakuriq, por duhet të kthehesh prej andej jo vetëm e veshur, por edhe më e pastër. Unë jam plak dhe fjalët e mia mund të tingëllojnë të çuditshme. Por, sipas meje, trupi yt i zbuluar, duhet t’u përkasë atyre që dashurojnë lakuriqësinë e shpirtit tënd. Mos u frikëso, po qe se kuptimi im për këtë çështje të duket shumë i vjetër dhe u përket kohëve të shkuara. Mos u tremb, këto dhjetë vjeçarë nuk të plakin ti. Por, unë dëshiroj që ti të jesh e fundit, prej atyre që do të bëhen qytetarë të ishullit të karkaculëve. Unë e di, që midis etërve dhe fëmijëve, gjithnjë, zhvillohet një duel. Unë luftoj me veten, me mendimet e mia, vajza ime! Nuk i dua fëmijët e nënshtruar. Ndërkaq, përpara se nga sytë e mi të pikojnë lot mbi këtë letër, unë dëshiroj të besoj, që kjo është nata Krishtlindjeve, nata e mrekullisë. Dua që të ketë ndodhur mrekullia dhe ti, vërtet, t’i kesh kuptuar të gjitha ato që dëshiroja të të thosha. Çarli tani u plak Geraldina. Shpejt ose vonë, në vend të fustanit të bardhë të skenës, do të të duhet të veshësh teshat e zisë, për të ardhur tek varri im. Tani, nuk dua të të shqetësoj më shumë. Vetëm, sa herë do të shihesh në pasqyrë, atje do të shikosh tiparet e mija. Në dejet e tua rrjedh gjaku im. Madje, edhe kur rrjedha e gjakut në arteriet e mia do të ketë ndaluar, unë dua që ti të mos e harrosh babain tënd, Çarli. Unë nuk kam qenë engjëll, por gjithnjë u përpoqa të jem njeri. Përpiqu edhe ti./Albert Vataj /KultPlus.com

“Vishni pallton e vjetër dhe blini librin e ri”


Thënie tëveçanta për librat dhe rëndësinë e tyre…

“Vishni pallton e vjetër dhe blini librin e ri”. – Austin Phelps

“Mos e shiko një libër nëse është i hollë apo i trashë. Nuk përdoret për zhvillimin e muskujve, por për zhvillimin e trurit”. – Jakup Asipi

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më tëpërhershëm; ata janë këshilltarët më të gjendur, mëtë mençur dhe mësuesit më të duruar”. – Charles Eliot 

“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët për t’u zbavitur, apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni qëtëjetoni”. – Gustave Flaubert

“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë ështëbrenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë”. – Cassandra Clare 

“Librat shërbejnë për t’i treguar njeriut se ato mendime origjinale të tijat, nuk janë kurrsesi aq tëreja”. – Abraham Lincoln 

“Njeriu që nuk lexon libra, nuk ka kurrfarëpërparësie krahasuar me njeriun që nuk di të lexojë”. – Mark Twain 

“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh”. – Joseph Brodsky 

“E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke”. – Jorge Luis Borges 

“Për librin e mirë duhet të jenë edhe lexuesit tëmirë”. – Viktor Hygo 

“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet”. – Cicero 

“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij”. – Bertrand Russell 

“Kur kam pak para, unë ble libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, ble ushqim dhe veshje”. – Desiderius Erasmus 

“Librat janë kaq të veçantë, të rrallë dhe të tuat, saqë të tregosh se çfarë ndien për to, duket si njëtradhëti”. – John Green / KultPlus.com

Komandanti i FSK-së uron besimtarët katolikë: Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje, duke thënë se kjo festë bashkon vlerat e unitetit, paqes dhe vullnetit të mirë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shpreson që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë. Në këto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së. Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës!”, ka shkruar Jashari. / KultPlus.com