Parashqevi Qiriazit, veprimtarja kombëtare që punoi për emancipimin e gruas shqiptare

Më 2 qershor 1880 lindi Parashqevi Qiriazi (1880-1970), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe për emancipimin e gruas shqiptare, Mësuese e Popullit.

Parashqevi Qiriazi lindi në qytetin e Manastirit si motra e vogël e Gjerasim, Gjergj dhe Sevasti Qiriazit. Pas mbarimit të studimeve për letërsi në Kolegjin Femëror Amerikan (Womens College) në Stamboll (1904), u kthye në atdhe dhe iu kushtua mësuesisë.

Shërbeu në Shkollën Shqipe të Vashave të Korçës. Mori pjesë si delegate në Kongresin e Manastirit dhe botoi “Abetare për shkollat e para” (Manastir, 1909, 1911). Themeloi të parën Shoqëri të Gruas shqiptare në Korçë (21 janar 1909). Më 1912 vazhdoi disa kurse kualifikimi në Fakultetin e Pedagogjisë të Universitetit të Oberlinit (SHBA) dhe po atë vit hartoi programin arsimor të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. U kthye në atdhe më 1921 dhe u bë një nga themelueset dhe drejtueset kryesore të Insitutit Femëror “Kyrias” në Tiranë e Kamzë (1922-1933).

Për shkak të qëndrimit të saj antifashist, më 15.10.1943 u internua nga Gestapoja në kampin Anhalt (Banjica). I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit të luftës u kthye në atdhe. / KultPlus.com

Gjuha Shqipe

Poezi nga Ismail Kadare

Kur në sulm hodhën turqit 
Hordhitë e pambaruara, 
Kështjellat e sintaksës 
S’i muar, që s’i muar. 

Kur panë se gjuhës 
S’i hodhën dot prangat 
Lëshuan drejt saj 
Gjithfarë merimangash. 

Parashtesa e pjesëza 
E lidhëza së prapthi, 
Të bukurën gjuhë 
Ta bënin leshharpi. 

Të të bënin ty, donin, 
Shqipëri, memece. 
Po ja, erdhi Naimi, 
Si yll mbi ty ecte. 

Dorën e zbehtë 
Mbi ballë ta vuri 
Të të hiqte zjarrllëkun 
Prej të sëmuri. 

Dhe vdisnin pjesëzat /KultPlus.com

Nis sot Java Kulturore Italiane, aktivitete në Tiranë e qytete të tjera

Dashuria ndjehet në ajër dhe Java Kulturore Italiane është këtu! Me këtë moto nisi sot Java e Kulturës Italiane që përkon me festën e Republikës Italiane.

Nga data 2 deri më 8 qershor, më e mira e kulturës italiane do të frymojë jo vetëm në kryeqytet por edhe në disa qytete të Shqipërisë. Nëpërmjet aktiviteteve të larmishme do të kremtohet kjo kulturë kaq e pasur në çdo fushë e disiplinë të saj dhe për të cilën gjithë bota është frymëzuar.

Eventi i ditës së sotme, me rastin e Festës së Republikës Italiane, do të zhvillohet pranë sitit arkeologjik të Butrintit, për të përkujtuar njëqindvjetorin e misionit të parë arkeologjik të Luigi Ugolini-t.

Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe me Bashkinë e Sarandës sjellin në Javën Italiane spektaklin e kërcimit “Opera e Puccinit. Voci di donne”, një prodhim i ri nga Artemis Danza.

Shfaqja i kushtohet katër heroinave magjepsëse të kompozitorit Giacomo Puccini: Tosca, Madama Butterfly, Mimì dhe Turandot, në njëqindvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kuptimi i muzikës Pucciniane kalon nga analiza e marrëdhënies së tij të thellë me botën femërore. Një mesazh i qartë madje edhe nga titujt e zgjedhur për veprat e tij më të famshme. Një kaleidoskop personalitetesh të ndryshme, një univers plot aspekte dhe ndjeshmëri.

Në katër skenat që përbëjnë “Puccini’s Opera”, gjejmë leximin personal të Casadeit lidhur me temën femërore, të vendosur në qendër të një procesi riinterpretimi koreografik, vizual dhe muzikor. Dashuria tragjike, dashuria e penguar dhe e kundërshtuar, dashuria mizore që asgjëson, epshi për zotërim që çon në shkatërrim, jeton në fytyrat, trupat, gjestet e artisteve dhe nuk resht së na bëri të reflektojmë mbi aktualitetin e historive që kanë mallëngjyer publikun e mbarë botës. Krijimi përshkohet nga një atmosferë prekëse, plot tension dhe sugjestion poetik. Partitura orkestrale e Puccinit është në kontrast me tingujt elektronikë të kompozitorëve Luca Vianini dhe Fabio Fiandrini, të cilët ravijëzojnë një hapësirë ​​zanore mbështjellëse dhe nganjëherë apokaliptike. Një kërcim koral, i pasur me impulse dhe pasione, instinktiv dhe herë-herë i egër, që e përdor hapësirën si të ishte vorbull dhe që shfaqet i plotë si simbolikisht, ashtu edhe vizualisht: kërcimet solo të futura brenda kornizash grupi, me një dinamikë të përshpejtuar nga forcat shtytëse, bëjnë që drama dhe pasionet e protagonisteve, të ndjehen fort në trup e në deje./ atsh/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti viziton varrin e Sami Frashërit në Stamboll: Është thesar kombëtar, model mërgimtari që duhet të jetë shembull e frymëzim për çdokënd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar varrin e dijetarit të shquar Sami Frashërit, me rastin e 174 vjetorit të tij të lindjes, shkruan KultPlus.

Kryeministri Kurti tha se nuk mund të përshkruhet mjaftueshëm me aq epitete për ta bërë sa më të kuptueshme figurën e tij, porse mbi të gjitha ai konsiderohet thesar kombëtar dhe personalitet që ka kontribuar jashtëzakonisht në mendimin politik, shoqëror e filozofik shqiptar.

 Ai më tej tha se Frashëri ishte një mërgimtar i arrirë, që s’e harroi kurrë vendin e tij, i cili duhet të jetë shembull për kombin, mërgatën dhe frymëzim për çdokënd.

 Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kryeministrit Kurti në Facebook:

Ideolog i shquar dhe dijetar i ndritur. Atdhetar, rilindas e mendimtar përparimtar. Nuk mund të përshkruhet mjaftueshëm me fjalë e të ketë aq epitete për ta bërë sa më të kuptueshme figurën e tij. Sami Frashëri është thesar kombëtar dhe personalitet që ka kontribuar jashtëzakonisht në mendimin politik, shoqëror e filozofik shqiptar. Krijimtaria e tij është e lidhur ngushtë me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare, dhe nga idetë iluministe evropiane. Ai la një trashëgimi të pazëvendësueshme, e cila mbetet bashkëkohore ende sot. Mjafton të lexosh veprën e tij monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, për të kuptuar largpamësinë socio-politike dhe mendimin e mprehtë me shprehjet e thukëta. Një gur që ngulit e skalit të vërtetën dhe të drejtën në mendjen tonë.

Dje, në ditëlindjen e Samiut, vizituam varrin e tij në Stamboll dhe vendosëm lule të freskëta, për ta kujtuar e nderuar atë. Para kësaj, në Ankara qëndruam në Qendrën Kulturore Shqiptare atje e cila përveçse mban emrin e tij, e nderon çdo ditë trashëgiminë e tij duke qenë vend që i bën bashkë shqiptarët e ku flitet e mësohet gjuha shqipe, ashtu siç na mësonte Samiu gjuhën përmes kombit, e kombin përmes gjuhës.

Ai la gjurmë, gjurmë të pashlyeshme, që ende sot, preken e përjetohen. Një mërgimtar i arrirë, që s’e harroi kurrë vendin e tij. Shembull për kombin, shembull për mërgatën dhe frymëzim për çdokënd.

504 vite më parë vdiq gjeniu i Rilindjes, Leonardo da Vinçi

Sot është 504 vjetori i vdekjes së njërit ndër personalitetet më të shquara perëndimore dhe botërore – Leonardo Da Vinçi.

Ai lindi në kohën dhe vendin e duhur – Anchiano/Fiorentinë. Qytetin simbol të kulturës së atëhershme.

Në 504 vjetorin e vdekjes së njërit nga artistët më me ndikim në historinë e artit botëror, KultPlus ju sjell disa fakte interesante mbi jetën e artistit.

1. Një fëmijë i paligjshëm!

Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.

2. Emri i një qyteti!

Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.

3. Pak ka arsimim formal!

Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.

4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!

Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.

5. Piktura e tij më e hershme!

Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.

6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!

Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.

8. Adhurues i kafshëve!

Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.

9. Një vegjetarian i rreptë!

Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.

10. Incidentet e fëmijërisë!

Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.

11. Shtëpia e fëmijërisë!

Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.

12. Vepra e parë e porositur./KultPlus.com

​Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave

Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin e Selanikut në Greqi, ka arritur në mbi 2 milionë. Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje prej 20 për qind të turizmit në këtë vend.

Në një intervistë për KosovaPress, shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias thotë se për herë të parë, gjatë këtij dimrin kanë shënuar shifra të konsiderueshme të turistëve, për çka shtoi se edhe Kosova ka pasur rol në këtë aspekt.

“Kemi një rritje shumë të ndjeshme të turizmit në Selanik, të ardhjeve turistike, mendoj se një rritje prej gati 20 për qind gjatë vitit të kaluar. Dhe, numri aktual është mbi 2 milionë turistë që vijnë në Selanik nga Kosova. Kemi shumë e shumë njerëz që vijnë direkt në qytet ose nga Pieria Katerini, të gjithë nga Halkidiki, ku ata vizitojnë për të parë diellin për pushimet verore. Pra, nëse marrim parasysh se ata sapo vijnë brenda një dite në Selanik, mendoj se shifrat janë vërtet shumë të larta, janë rreth qindra mijëra njerëz nga Kosova”, thotë Toulias.

Sipas tij, në dy vitet e fundit e kanë futur Kosovën në hartat e tyre, sa i përket turizmit.

Ai potencon se shifrat e turistëve në Selanik po rriten nga viti në vit.

Sonda kineze ulet me sukses në anën e largët të Hënës, sjell pamjet e para!

Anija kineze pa ekuipazh u ul me sukses në anën e largët të Hënës, një vend i paeksploruar që pothuajse askush nuk përpiqet të shkojë, sipas autoriteteve në Kinë.

Chang’e 6 u ndal në Polin e Jugut-Aitken në orën 06:23 me kohën e Pekinit të dielën në mëngjes, njoftoi Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës, që e përshkroi këtë moment si historik. Këto janë pamjet e para të sjella nga sonda sapo u ul në satelitin e vetëm natyror të Tokës.

Sonda u nis në 3 maj nga qendra hapësinore Wenchang. Gjatë zbritjes, një sistem autonom vizual i shmangies së pengesave u përdor për të zbuluar automatikisht pengesat duke përdorur një kamerë me dritë të dukshme.

Misioni synon të mbledhë 2 kg gurë dhe tokë të çmuar nga ky rajon për herë të parë në histori. Sonda mund të nxjerrë disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Hënës nga një krater i madh në Polin e saj Jugor.

Kina është i vetmi vend që e ka arritur këtë sukses më parë, duke zbritur Chang’e-4 në 2019.

Për shkencëtarët, kjo është një mundësi e artë për të analizuar shkëmbinj nga një zonë krejtësisht e ndryshme e Hënës, pasi shumica e shkëmbinjve të mbledhur deri më tani janë vullkanikë, të ngjashëm me atë që mund të gjejmë në Islandë ose Haëaii.

Por materiali në anën e largët do të kishte një kimi tjetër dhe mund t’u përgjigjet pyetjeve se si formohen planetët, pse formohen koret apo cila është origjina e ujit në sistemin diellor. Nëse misioni ka sukses, anija do të kthehet në Tokë me mostrat e çmuara në bordin e një kapsule të veçantë kthimi.

Kjo është hera e dytë që Kina nis një mision për të mbledhur mostra nga Hëna.

Në vitin 2020, Chang’e 5 solli 1.7 kg material nga një zonë e quajtur Oceanus Procellarum në anën e afërt të Hënës. Kina po planifikon tre misione të tjera pa ekuipazh këtë dekadë, ndërsa kërkon ujë në Hënë dhe heton ngritjen e një baze të përhershme atje./topchanel/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën e Kulturës ‘Sami Frashëri’ në Ankara të Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, vizituan Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë.

Aty u mirëpritën nga Koordinatori i kësaj Qendre, Serdal Vardar, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Blerta Kadzedaj, zëvendësambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hanif Dauti dhe kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po studiojnë dhe përgatiten në Turqi, studentë shqiptarë të universiteteve në Ankara, së bashku me nxënës të gjuhës shqipe dhe pjesëtarë të mërgatës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ai i falënderoi të gjithë për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë, dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për angazhimin, kontributin dhe rolin në çdo fushë të shoqërisë turke, por gjithashtu edhe për mbarë kombin shqiptar, thuhet në njoftimin e qeverisë. 

Sipas njoftimit, vizita e tij në Ankara dhe në Qendrën Kulturore që mban emrin e Rilindasit tonë, Sami Frashëri, përkon me 125-vjetorin e veprës së tij kryesore “Shqipëria ç’ka qenë, ç‘është e çdo të bëhet”, për të cilën kryeministri Kurti u shpreh padyshim se është një lloj manifesti se si duhet të duket kombi ynë, e njëkohësisht edhe çfarë rruge duhet të ndjekë ai.

“Është një gjë shumë e rrallë që një tekst i cili ka një shekull e i çerek shekulli të jetë aq aktual, kushdo që e lexon kurdo. Andaj veprat e Sami Frashërit janë vepra që rilexohen dhe të gjithë të rinjtë e të rejat duhet ta bëjnë këtë, sepse ai na e mëson gjuhën përmes kombit, edhe kombin përmes gjuhës”, tha kryeministri.

Teksa i falënderoi për pritjen dhe shoqërimin brenda Qendrës Kulturore, të pasur me fotografi të figurave e momenteve historike e libra të ndryshëm, ai i ftoi studentët, nxënësit dhe mërgatën që të vijnë në Kosovë e në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, sa herë të kenë mundësi, dhe i inkurajoi ata që të mësojnë sa më mirë e sa më shumë gjuhën shqipe, e cila është një gjuhë e bukur e me sintaksë të fortë.

”Jemi komb i flamurit, por para së gjithash e mbi të gjitha jemi komb i gjuhës, i gjuhës shqipe të cilën duhet ta kultivojmë me dashuri dhe me përgjegjësi ta bartim brez pas brezi”, u shpreh kryeministri.

Në përfundim të vizitës së Qendrës Kulturore, në Librin e Përshtypjeve kryeministri Kurti shkroi:

“Në ditëlindjen e Sami Frashërit, në vitin kur shënojmë 125-vjetorin e veprës së tij madhore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet” dhe 10-vjetorin e kësaj Qendre Kulturore këtu në Ankara që mban emrin e tij, nder i madh e kënaqësi e veçantë të jem këtu, e të bashkëbisedoj me miq shqiptarë që e duan dhe punojnë për kombin tonë kaq shumë”.

Anës Lumenjve

Poezi e shkruar nga Fan Noli.

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

‘Kam parë nga dritarja ime të kremten e perëndimit mbi kodrat larg’


Poezi nga Pablo Neruda

Vjersha X

E humbëm sërish këtë muzg.
Sonte kurrkush s’na pa me duart bashkuar
ndërsa nata e kaltër binte mbi dhé.

Kam parë nga dritarja ime
të kremten e perëndimit mbi kodrat larg.

Ndonjëherë, si monedhë
digjej një copë diell mes duarve të mia.

Më kujtoheshe me shpirtin shtrënguar
nga ai trishtim që ti ma njeh.

Asokohe ku ishe?
Mes cilësh njerëz?
Ç’fjalë ishe duke thënë?
Përse më vjen gjithë dashuria befas
kur ndihem i trishtë e të ndiej të largët?

Ra libri që gjithnjë merret në muzg
dhe si një qen me plagë m’u rrotullua këmbëve manteli.

Gjithnjë, gjithnjë largohesh vonë
atje ku rend muzgu tek shuan shtatore. 

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

“Edukimi është pasaporta jonë për të ardhmen, sepse e nesërmja u takon atyre që përgatiten sot për të”

“Edukimi është pasaporta e jonë për të ardhmen, sepse e nesërmja u takon atyre që përgatiten sot për të.”

“Njerëzit nuk e kuptojnë se si e gjithë jeta e një njeriu mund të ndryshohet nga një libër.”

“Ndonjëherë duhet t’i rrokni armët për t’i ulur armët.”

“Zakonisht, kur njerëzit janë të pikëlluar ata nuk bëjnë asgjë. Ata vetëm ankohen për gjendjen e tyre. Por kur ata janë të inatosur, atëherë e sjellin ndryshimin.”

“Nëse nuk ke kritikë, ju me shumë gjasë nuk do të keni as sukses.”

“Ju nuk keni nevojë të jeni burrë për të luftuar për liri. E gjitha që duhet të bëni është të jeni krijesë njerëzore inteligjente.”

– Malcolm X / KultPlus.com

Kurti: Fëmijët udhëheqësit e së nesërmes – duhet të jetojnë në një shtet të sigurt që përkujdeset për ta

Kryeministri Albin Kurti në Ditën e Fëmijëve ka thënë se ata duhet që të jetojnë në një shtet të sigurt dhe që përkujdeset për ta.

Ai tha se ata do të jenë udhëheqësit e së nesërmes. 

“Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes.  Ata na gëzojnë dhe na i mbushin ditët plot hare si dhe na bëjnë të mos harrojmë rëndësinë e çiltërsisë dhe harmonisë.  Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen. Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë. Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë. Festojmë ditën e fëmijëve, festojmë të ardhmen”, ka thënë Kurti. / KultPlus.com

Osmani uron presidentin e ri salvadorian, i thotë se mund të mbështetet te Kosova si një partner i fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele.

E para e vendit tha për presidentin e ri në një postim në X, se udhëheqja e tij të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian.

Po ashtu, Osmani shtoi El Salvadori mund të mbështetet te Kosova, si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Urime President Nayib Bukele! Urimet më të mira në mandatin tuaj të ri si President i El Salvadorit. Udhëheqja juaj le të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian! Ju mund të mbështeteni në Republikën e Kosovës si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta!”, shkroi Osmani në X. / KultPlus.com

Momenti kur Irena Papas i kishte thënë Bekim Fehmiut: Jam me prejardhje shqiptare

Irena Papas është aktore me famë botërore. Në rininë e saj ishte shndërruar në një sensacion kinematografik, duke shënuar shumë suksese me role në filma të shumtë, por ajo që e bën më të veçantë për shqiptarët ishte roli i saj në filmin “Odiseu”, ku kishte luajtur bashkë me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.

Bekim Fehmiu njohjen me Irena Papas e ka shkruar në librin e tij me dy pjesë “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme” , ku edhe ka ndarë detaje me lexuesit edhe për pjesën kur kanë diskutuar për prejardhjen e Irena Papas, që sipas këtij libri, Papas e kishte konfirmuar se ajo ka prejardhje shqiptare.

KultPlus ju sjell këtë pjesë nga libri i Bekim Fehmiut./ KultPlus.com

U hap për 1 Qershor, Rama ndan foto nga Akademia e Biçikletave

Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania” në Tiranë është hapur Akademia e Biçikletave, një ambient i ri dedikuar fëmijëve për të mësuar dhe rregullat e qarkullimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale foto nga kjo qendër që synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

Shkolla e biçikletave e hapur sot është më e madhja në Ballkan.

Në këtë hapësirë sa edukative dhe argëtuese, fëmijët kanë mundësi të mësojnë biçikletën, rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe luajnë më shumë.

Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia do të kthehet gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme.

Pista e re që u hap sot më 1 qershor, i shtohet edhe 84 këndeve të lojërave në Tiranë, çerdheve dhe shkollave të reja./ KultPlus.com

Dante Aligeri: Shtegu për tek parajsa fillon në ferr

Dante Aligeri ka qenë një poet, shkrimtar dhe politikan italian. Ai shquhet si ati i gjuhës italiane; fama e tij është kryesisht për shkak të krijimit të veprës “Komedia Hyjnore’’, që në përgjithësi konsiderohet si vepra më e madhe e shkruar në italisht dhe një nga kryeveprat më të mëdha të letërsisë botërore.

Më poshtë janë disa prej thënieve më të famshme të tij:

“Shtegu për tek parajsa fillon në Ferr.”

“Një gjë sa më përfekte që është, aq më shumë ajo ndien dhimbje dhe kënaqësi.”

“Më të mençurit janë ata që mërziten më së shumti kur e humbasin kohën.”

“Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë.”

“Nuk ka dhimbje më të madhe se sa ta ri-kujtosh lumturinë në kohën e mjerimit.”

“Nëse e ndiqni prirjen tuaj natyrore, ju definitivisht do të shkoni në parajsë.”

“Dashuron pak ai që mund ti numëroj dhe ta thotë me fjalë se sa shumë dashuron.”/ KultPlus.com

Shqipëri: përurohet Obelisku për kardinalin e parë shqiptar Mikel Koliqi

Në fshatin Gjazë të Lushnjës ku kardinali i parë i kishës katolike shqiptare Mikel Koliqi vuajti nën regjimin komunist interrnimin u përura një obelisk në nderim të tij.

Kardinal Koliqi, është një nga figurat më të ndritura të kishës katolike shqiptare, që kaloi 20 vite burgim dhe 23 vite të tjera në kampet e internimit dhe të punës së detyruar të diktaturës komuniste.

Në Gjazë, një fshat i vogël në hapësirën e pamatë fushore të Lushnjës, ka ende gjurmë të godinave ku qëndronin të internuarit gjatë regjimit komunist, ndonëse strehët kanë nisur të hapen e shumë godina janë rrënuar apo transformuar.

Në njërën prej tyre, fare afër rrugës, jetonte prej tetë vitesh në varfëri dhe në vetmi Mikel Koliqi, i cili ishte 75 vjeç, ku sipas dëshmive të kohës, forcat e Sigurimit të Shtetit e arrestuan.

Simon Mirakaj që vuajti në këtë kamp e kujton ditën e arrestimit të Mikel Koliqit dhe vlerëson lart figurën e tij.

“Ne na kishin vendosur një televizor në sallën e kinemasë dhe po shihnim një ndeshje futbolli. Në momentet e fundit të ndeshjes hynë dy operativë me dy automatikë në krahë. Ne shtangëm. Pasi mbaroi ndeshja vajtëm në shtëpi dhe mblodhëm fotografitë dhe i futëm poshtë një peme në oborr. Thirrëm vajzën e vëllait që ishte shtatë a tetë vjeçe. I thamë shko shiko targën e makinës që ka ardhë. Targa “ 01” ishte e xhipsit të Degës së Punëve të Brendshme të asaj kohe. Ajo nuk vonoi dhe vjen duke qarë” , thotë: arrestuan xhaxhi Dom Mikel Koliqi.”

Ndërsa Muhamet Nela që jetoi në Gjazë thotë se shkonte shpesh për të marrë mësime tek Dom Mikeli, që njihte 8 gjuhë dhe përcillte për të rinjtë një kulturë të jashtëzakonshme.

“Në këtë dhomë ku po zhvillojmë intervistën futën Mikle Koliqin dhe Nuredin Kelmendin. Unë pasi mbaroja gjashtë orë mësimi në gjimnazin e Krutjes vija direkt këtu, nuk shkoja në shtëpi vetëm për të marrë mësime ilegalisht nga Dom Mikeli. Ai ishte poliedrik .Tetë gjuhë i njihte me themel dhe letëristë e atyre gjuhëve i njihte me themel. Kishte njohuri të thella edhe për muzikë.”

Shumë afër vendit ku Mikel Koliqi jetoi në interrnim nën kujdesin e Kryetarit t Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni u përurua një obelisk në nderim të tij.

Zoti Ndregjoni thotë se Kardinali i Parë shqiptar i Kishës Katolike është një figurë e ndritur jo vetëm e fesë por edhe e kombit shqiptar.

“Mendova që kjo figurë e shquar do ta nderojë Lushnjën, do ta nderojë Gjazën . Ai kaloi 21 vite të interrnimit të tij në gjithë kampet e interrnimit të Lushnëjs. Mikel Koliqi i përket asaj plejade të shekullit të XX-të që dhanë cdo gjë për kombin dhe ne pasardhësit e tyre i kërkojmë sot falje Mikel Koliqit që pas 30 vitesh që u shpall Kardinal ne po i ngremë këtë obelisk madhështor.”

Ndërsa kryetarja e bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa e vlerëoi lart rolin e Mikel Koliqit.

“Dom Mikel Koliqi me thjeshtësinë e njeriut të madh që e shoqëroi gjatë gjithë jetës përjetoi kalvarin e vuajtjeve për dekada me radhë përmes burgosjes dhe interrnimit për të vetmen arsye, sepse besonte në zot.”

Ndërsa nunci apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi solli përshëndetjet e Papa Franceskut në këtë ceremoni dhe përkujtoi ndërimin që Papa Gjon Pali i Dytë i bëri Mikel Koliqit .

Edhe Arqipeshkvi i kishës katolike shqiptare Angelo Massafra, vlerësoi figurën e Mikel Koliqit jo vetëm si klerik, por edhe si muzikant dhe publicist duke kujtoi mesazhin që Mikel Koliqi la kur u shpall Kardinal.

“Para së gjithash të kemi bashkim . Të mos shikojmë dasitë dhe inatet. Të mos shikojmë interesat vetjake por të shikojmë të mirat e popullit dhe të kombit.”

Mikel Koliqi pas arrestimit të tretë në Gjazë u dënua me 15 vite burg nga regjimi komunist nga të cilat ai vuajti 11 vite dhe u lirua nga burgu për shkak të moshës 86 vjeçare.

Sipas dëshmisë së vet Mikel Koliqit në gjithë jetën e tij ai kaloi në burgjet e tmerrshme të komunizmit 20 vite dhe 23 vite të tjera në kampet e internimit duke e nisur nga kampi i tmerrshëm i Bedenit të Kavajës për të vijuar në Pojan të Korçës , në zonat malore të Vlorës dhe më pas në Gjaz të Lushnjës.

Papa Gjon Pali II e emëroi Mikle Koliqin “monsinjor” në janar të vitit 1992, dhe e shuguroi “Kardinal” në moshën 92-vjeçare më 26 nëntor të vitit 1994 në Vatikan.

Mikel Koliqi u bë kështu shqiptari i parë që u ngrit në Kolegjin e Shenjtë të Kardinalëve, organin më të lartë i Kishës Katolike Romake

“I burgosur dhe i penguar për vite të gjata në ushtrimin e misionit të tij priftëror,” “ai, si një lis i fortë, nuk u frikësua kurrë, duke u bërë një shembull i ndritshëm i besimit”, shkroi Papa Gjon Pali në prag të vdekjes së tij.

Pas rënies së komunizmit Mikel Koliqi u nderua së me titullin “Nënë Tereza” dhe vetëm pak ditë para vdekjes, me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”./VOA/ KultPlus.com

“Sanfest” rikthehet në edicionin e tij të katërt në Rrjoll

Edicioni i katërt i “Sanfest” do të zhvillohet këtë fundjavë, në datat 1 dhe 2 qershor, në Rrjoll të Velipojës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës ndau sot një video informuese mbi këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor që mbështetet nga bashkia e Shkodrës.

“Eja, shijo muzikën e mirë dhe atmosferën fantastike”, shkruan Spiropali krahas videos.

Festivali i muzikës “Sanfest” rikthehet në edicionin e tij të katërt si një eksperiencë unike ku përgjatë 48 orëve do të organizohen koncerte dhe aktivitete sportive.

Muzika pritet të jetë kryefjala e këtij eventi, por përveç saj argëtimi do të vijë përmes organizimit të sporteve të ndryshme ujore, gaming zones, yoga etj.

Pjesë e artistëve të këtij viti janë 11 deejay dhe 4 banda muzikore.

“Sanfest” do të zhvillohet në datat 1 dhe 2 qershor duke nisur nga orët e paradites deri në darkë vonë./ KultPlus.com

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, vizituan sot në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë.

Aty u mirëpritën nga Koordinatori i kësaj Qendre, Serdal Vardar, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Blerta Kadzedaj, zëvendësambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hanif Dauti dhe kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po studiojnë dhe përgatiten në Turqi, studentë shqiptarë të universiteteve në Ankara, së bashku me nxënës të gjuhës shqipe dhe pjesëtarë të mërgatës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ai i falënderoi të gjithë për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë, dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për angazhimin, kontributin dhe rolin në çdo fushë të shoqërisë turke, por gjithashtu edhe për mbarë kombin shqiptar.

Vizita e tij në Ankara dhe në Qendrën Kulturore që mban emrin e Rilindasit tonë, Sami Frashëri, përkon me 125-vjetorin e veprës së tij kryesore “Shqipëria ç’ka qenë, ç‘është e çdo të bëhet”, për të cilën kryeministri Kurti u shpreh padyshim se është një lloj manifesti se si duhet të duket kombi ynë, e njëkohësisht edhe çfarë rruge duhet të ndjekë ai.

“Është një gjë shumë e rrallë që një tekst i cili ka një shekull e i çerek shekulli të jetë aq aktual, kushdo që e lexon kurdo. Andaj veprat e Sami Frashërit janë vepra që rilexohen dhe të gjithë të rinjtë e të rejat duhet ta bëjnë këtë, sepse ai na e mëson gjuhën përmes kombit, edhe kombin përmes gjuhës”, tha kryeministri.

Teksa i falënderoi për pritjen dhe shoqërimin brenda Qendrës Kulturore, të pasur me fotografi të figurave e momenteve historike e libra të ndryshëm, ai i ftoi studentët, nxënësit dhe mërgatën që të vijnë në Kosovë e në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, sa herë të kenë mundësi, dhe i inkurajoi ata që të mësojnë sa më mirë e sa më shumë gjuhën shqipe, e cila është një gjuhë e bukur e me sintaksë të fortë.

”Jemi komb i flamurit, por para së gjithash e mbi të gjitha jemi komb i gjuhës, i gjuhës shqipe të cilën duhet ta kultivojmë me dashuri dhe me përgjegjësi ta bartim brez pas brezi”, u shpreh kryeministri.

Në përfundim të vizitës së Qendrës Kulturore, në Librin e Përshtypjeve kryeministri Kurti shkroi:

“Në ditëlindjen e Sami Frashërit, në vitin kur shënojmë 125-vjetorin e veprës së tij madhore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet” dhe 10-vjetorin e kësaj Qendre Kulturore këtu në Ankara që mban emrin e tij, nder i madh e kënaqësi e veçantë të jem këtu, e të bashkëbisedoj me miq shqiptarë që e duan dhe punojnë për kombin tonë kaq shumë”. / KultPlus.com

Ti je e mirë, dashuri

Poezi nga Marina Ivanova Cvetajeva Përktheu: Qazim Shemaj

Dhe e putha djaloshin në kokë,
S’ia gjeta dot buzën, s’e di!
E prapë siç dihet me kohë,
Ti je e mirë, dashuri.

Një çikëz verë të gëzuar
Dhe tej e hedh qyrkun, e flak,
Oh, siç është thënë e shkruar,
I çmendur do ndizesh ti, gjak.

Veç , jo-për kohën që patëm
Dashuria s’u bë dot grua!
Vetë Venera, si mori sëpatën,
Shkrepën ashkla kudo në katua.

Me ferrin me akull e murtajë,
Me dimrin vuri kurorë.
Dashuria dy krahët e saj
I do me çizme të forta për borë.

Pa shih ç ’krijim i adhuruar,
Ti thurma litarin, se ç ’fat,
Dhe ulu sipas përvojës së shkruar
Siç shtrihet vajza në krevat.

Dhe mirupafshim vonë a herët,
Në prapë do shihemi tok,
Kur ne të mësojmë që djemtë
T’i puthim më mir’ se në kokë./KultPlus.com

Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve

Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën është lansuar Platforma për të Drejtat e Fëmijëve, është aprovuar Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe është diskutuar çështja për jetësimin e të drejtave të fëmijëve.

Kjo platformë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjurmimin e progresit të arritur për fëmijët dhe sigurimin e një tabloje gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Gjithë ky diskutim në objektin e qeverisë së Kosovës u bë me rastin e 1 qershorit Ditës së Fëmijëve, ku të pranishëm përveç zyrtarëve shtetëror ishin të pranishme edhe fëmijë e përfaqësuese të shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Habit Hajredini, drejtor në Zyrën për Qeverisje të mirë, ka thënë se si qeveri janë fokusuar në zbatimin e ligjit për mbrojtën e fëmijëve, sipas tij, edhe duke përshpejtuar njëkohësisht nxjerrjen e akteve nënligjore të këtij ligji.

“Sot jemi bë bashkë mes institucioneve si fëmijë, prind e gjithë shoqëri civile, për të diskutuar progresin sfidat, ku po të njëjtin edhe kohë edhe me i paraqit dy dokumente  të rëndësishme që kanë të bëjnë me platformën për të drejta e fëmijëve dhe për të diskutuar lidhur me raportin Konventën e të drejtat e fëmijëve  për nivel të vendit”.

“Si qeveria jemi fokusuar zbatim të legjislacionit, sidomos ligjit të mbrojtës së fëmijës duke përshpejtuar njëkohësisht nxjerrën e akteve nënligjore të këtij ligji, që është gama kyqe e zbatimit të ligjit. Njëkohësisht  kemi punuar në mënyrë paralele në bashkëpunim me organizatat  jo qeveritare për të ngrit kapacitet e shërbyesve civil  për të zbatuar ligjin për të mbrojtjen e fëmijës dhe për te marr përsipër obligimet që dalin nga legjislacioni”, ka thënë ai.

Asra Gërbershi, përfaqësuese e fëmije me aftësi të kufizuara, ka thënë se si fëmijë me aftësi të kufizuar shpesh herë ndjehet e diskriminuar, por që kjo gjë ata nuk e ndal në as një moment në rrugën që të ndryshoj perceptimet e shoqërisë. 

Ajo ka thënë se si fëmijë shpesh herë përballen me mungesë të shërbimeve adekuatë shëndetësore e edukative, kështu sipas saj, duke mos pasur qasje në shkolla, duke mos pasur pajisje teknologjike që ju lehtëson mësimin, duke pasur mungesë të mësueseve asistent e duke mos pasur transportin për të shkuar në shkollë.

“Sot jam këtu që  të prezantoj zërin e fëmijëve, zërin tim ata të shokët  të mi dhe shoqeve të mija. Në jetën time kam shumë sfida  por edhe takojë fëmijë sfida nga më të ndryshme disa prej tyre i përjetoj edhe unë. Unë në kam aftësi të kufizuar dhe shpesh herë diskriminohem, por kjo nuk do të thotë  qe më zmbrapse përkundrazi  e ndjej obligim dhe e kam  vullnet të ndjeje  obligim te ndërroj perceptimet, dhe u bej me dije që mundem jo vetëm un po të gjithë fëmijët e tjerë. Ne nuk kemi shumë shërbime adekuatë shëndetësorë edukative, nuk kemi shkolla plotësisht të qasshme,  as me pajisje teknologjike që na j lehtëson mësimin. Nuk kemi mjaftueshëm mësues asistent nuk kemi transport për  të siguruar pjesëmarrjen në shkolle. Nuk është shume e komplikuar nëse mendoni më shume për ne na kuptoni nevojat tona dhe ndërmerrni hapa për të përimtuar jetën tonë”, ka thënë ajo.

Zv.ministiri i Arsimit Taulant Kelmendi, ka thënë se MASHT-i vitin e kaluar shpalli politikën për mbrojtjen  fëmijës, dokument i mbështetur në Konventë e të drejtës së njeriut. 

Ai me këtë rast ka përmendur edhe vendimet e tjera që ka marr kjo ministri duke përmirësuar dhe rritur cilësin e arsimit për të gjithë fëmijetë. 

“Ministria Arsimit vitin e kaluar shpalli politikën për mbrojtjen  fëmijës, dokument i mbështetur  në Konventën e të drejtave të njeriut. Qasja në edukim dhe arsim cilësor është drejt themelore e njeriut. Krahas kemi zhvilluar pakon e 12 moduleve të mbrojtjes së fëmijëve . Veprimet tona  gjithmonë  janë orientuar ne disa drejtime, njëkohësisht  si avancimi i kuadrit ligjorë përmirësimi i teksteve shkollore për ngritjen e cilësisë në arsim, akreditimi i programeve cilësore për trajnimin e mësimdhënësve. Kemi ndarë 250 mije euro përkrahje për organizata  që mbështesin fëmijët jo shumicë. Tash e tri vite kemi ndarë grand specifik  ne mbështetje të praktikes profesionale dhe çdo vit ndahen rreth  3.5 milionë euro për komunat dhe shkollat tona”, ka thënë ai./EO/ KultPlus.com

Festivali i filmit ‘Ekrani i Artit’ në Shkodër vjen me edicionin e shtatë

Nga data 5 deri më 9 qershor, Shkodra do të mirëpresë edicionin e shtatë të festivalit të filmit “Ekrani i Artit” me vepra të videoartit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentar e fiksion, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë që do të shfaqen në Kinema Republika, Art House, Galerinë e Arteve, Vendin e Dëshmisë e Kujtesës, Qendrën Rinore Arka, Auditorin Françeskan, Galerinë Oda dhe në Kalanë e Rozafës.

Nën titullin Solitude and Multitude filmat e edicionit të sivjetshëm eksplorojnë këto skaje të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhe komuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta.

Ndryshe nga vitet e tjera, një ekspozitë e kuruar nga Lek M.Gjeloshi e Zef Paci sjell në Galerinë e Arteve pesë artistë me instalacione video e audio, ndërsa Art House mirëpret të parën ekspozitë personale të artistes Nora Bzheta.

Në Art House do të zhvillohen gjatë ditëve të festivalit programe të ndryshme duke filluar nga “Personal narratives, family myths” të kuruar nga Sylvia Schedelbauer e duke vijuar me një përzgjedhje me videoart nga koleksioni i Fondacionit In Between Art Film të kuruar nga Edi Muka. Me 8 qershor do kemi një fokus në tre vepra video të William Kentridge nga koleksioni Moschini e Fischetti ndërsa të dielën me datë 9 një program me videoart shqiptar të kuruar nga Elsamina Musiq e Xhulian Millaj.

Ndërkohë Auditori Françeskan do të mirëpresë një program të sjellë nga Roland Sejko me nëntë filma të shkurtër të prodhuar nga nëntë regjisorë italianë ekskluzivisht me materiale të Arkivit të Instituto Luce në Romë. Programi mbledh filma nga Claudio Giovannesi, Alina Marazzi, Pietro Marcello e Sara Fgaier, Roland Sejko, Alice Rohrwacher, Giovanni Piperno, Marco Bonfanti, Paola Randi e Costanza Quatriglio. Te ky Auditor do të shfaqet ditën e diel me datë 9 edhe filmi i Eneos Çarka Another Day.

Në Vendin e Dëshmisë e Kujtesës, Santiago Sierra sjell videon e tij më të fundit The Maelström ndërsa Gentian Doda me grupin Was Bleibt Kollektiv prezantojnë filmin koreografik Gjurmë.

Qendra Rinore Arka do të mirëpresë për tre ditë shfaqjen e tre filmave të shkurtër që vijnë nga festivali i mirënjohur italian Concorto Film Festival. Të tre filmat, Night Shift, Sardine dhe Lovers ishin fitues të edicionit të vjetshëm të këtij festivali.

Dalja nga qyteti, që në dy vitet e fundit e kishte parë programin e festivalit të shpalosej buzë liqenit, këtë vit do t’i drejtohet Kalasë së Shkodrës me instalime video e projeksione fotografike nga Lek M.Gjeloshi e Sara Passerini dhe me projektimin në natën e datës 8 qershor të filmit të Wael Shawky, I am Hymns of the New Temples.

Kalaja e Shkodrës do të jetë për dy netë edhe arenë e një programi muzikor të përzgjedhur nga Rubin Beqo e Nita Deda, program i cili do përfshijë gjatë ditëve të festivalit edhe Bed Station si dhe hapësirat e ish Konsullatës italiane në Shkodër.

Qendra e festivalit mbetet Kinema Republika e cila mirëpret një seri me filma të gjatë e të shkurtër duke filluar me dy filmat e natës së hapjes nga Driant Zeneli e Roland Sejko e duke vazhduar me një program të kuruar nga Tea Paci ku përmendim filma nga regjisorë e artistë si Cecilia Vicuña, Noor Abed, Evi Gjoni, Hoda Taheri, Fabrizio Bellomo, Emilien Dubuc, Helena Wittmann, Vasilis Katsoupis, Bo Wang e Ilir Hasanaj.

Ky vit shënon edhe edicionin e tretë të punëtorisë së koordinuar nga Melisa Paci që sheh nxënësit e shkollave 9 vjeçare të dialogojnë me punën e një artisteje bashkëkohore. Këtë vit nxënësit e shkollave “Ismail Qemali” e “Miqësia”, kanë punuar për një periudhë gjashtë mujore në dialog me veprën e artistes Claudia Losi dhe punimet e tyre do të shfaqen në Galerinë Oda me datë 7 në ora 17.00.

Ish Konsullata Italiane në Shkodër do mirëpresë një program të kuruar nga Ajola Xoxa me tri vepra në video të Anri Salës, Anna Ehrenstein dhe Lek M. Gjeloshit.

Një seri bisedash e takimesh do të shoqërojne ditët e festivalit ku veçojmë prezantimin e Pavjonit shqiptar në Biennalen e Venecias me protagoniste artisten Iva Lulashi dhe kuratorin Antonio Grulli i cili do mbahet në Qendrën Rinore Arka me datë 6 Qershor, ora 16.00./ KultPlus.com

Në Ditën e tyre Ndërkombëtare kërkohet vendosja e memorialit për 1432 fëmijët e vrarë gjatë luftës

1 mijë e 432 fëmijë shqiptarë që janë viktima të gjenocidit të Serbisë, janë përkujtuar në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në përkujtim të tyre, Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, ka organizuar të shtunën një manifestim paqësor në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Në këtë manifestim u kritikuan institucionet vendore për mos vendosjen e një memoriali tash e 25 vite pas luftës, për ti përkujtuar ata.

Yllëza Myrtezi, Studentet e Fakultetit Edukimit ka thënë se janë mbledhur të nderojnë 1 mijë e 432 fëmijët e vrarë nga gjenocidi serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se më e pakta që mund të bëjë shoqëria për ta është që në këto ditë ata të përkujtohen dhe të ngritët një obelisk në nderim të tyre.

“Pikërisht sot jemi mbledhur të nderojmë ata 1 mijë e 432 fëmijë shqiptarë të cilat dora serbe barbare gjenocidale ua morri jetën në mënyrën më çnjerëzore e më mizore. Andaj për këtë arsye derisa ata dhanë me të shtrenjtën e tyre që e kishin jetën e tyre më e pakta prej nesh çka mund të bëjmë për ta është t’i përkujtojmë dhe ta ngritim një obelisk përkujtimor për ta që vepra e tyre dhe gjaku i tyre të mos humbet kurrë”, ka thënë ajo.

Profesori Nysret Pllana, ka thënë se për 25 vite rresht asnjë shenjë e kujtesës historike nuk është vendosur për t’i përkujtuar këta fëmijë.

“Që 25 vjet shkelen shqiptarët mbi gjakun e fëmijëve tanë të viktimizuar nga Serbia gjenocidale dhe fashiste. Vetë fakti që 25 vite rresht asnjë shenjë të kujtesës historike nuk i është vendosur këtyre fëmijëve lenë të kuptohet qe shqiptarët, harresën e kanë defekt gjenetik dhe kjo është për keqardhje”, ka thënë ai, shkruan EkonomiaOnline, transmeton Klankosova.tv.

Kurse Xhavit Muqolli, përfaqësues i familjeve që kanë humbur fëmijët gjatë luftës, ka  kërkuar nga institucionet vendore që të vendoset memoriali në kujtim të këtyre fëmijëve.

“Sot në këtë ditë krejt bota feston, është Dita Botërore e Fëmijëve, ndërsa ne kemi dalë të kërkojmë nga institucionet tona që të paktën ne si familjarë si prindër të kemi një memorial ku mundemi në ditë të veçanta të shkojmë të dhurojmë një lule, të çmallemi me vendin edhe me emrat e fëmijëve tanë”, ka thënë ai.

Lansohet platforma për monitorimin e të drejtave të fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është lansuar Platforma për Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve.

Siç njofton UNICEF-i në Kosovë, platforma është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjurmimin e progresit të arritur për fëmijët dhe sigurimin e një tabloje gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Për këtë qëllim, UNICEF-i thotë se platforma ofron të dhëna për treguesit kryesorë për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe përshkrime të angazhimit institucional për të përmirësuar jetën e fëmijëve.

Këto u thanë gjatë një takimi të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të kryesuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë.

“Është arritur shumë në lidhje me realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, por mbetet shumë e rëndësishme që qeveria të vazhdojë të ketë vëmendjen dhe të zotohet për fëmijët më të cenueshëm dhe të përjashtuar, në veçanti fëmijët me aftësi të kufizuara. Në ditën e fëmijëve, UNICEF-i i bën thirrje Qeverisë që ta finalizojë dhe aprovojë Projektligjin për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ky ligj e ka mbështetjen e plotë të UNICEF-it, mbështetjen e të gjitha agjencive të OKB-së dhe mbështetjen e shumicës së organizatave të shoqërisë civile që punojnë me persona me aftësi të kufizuara”, tha UNICEF-i në njoftimin për media.

Pjesëmarrës në takim kanë qenë fëmijët, të cilët patën mundësinë t’i ndajnë kërkesat e tyre kryesore për realizimin e të drejtave të tyre me zëvendësministrat e ministrive të linjës, përfaqësuesit nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Ushtruesin e Detyrës së Udhëheqësit, Benjamin Fisher, Drejtoreshën e KOMF, Donjeta Kelmendi, dhe organizata të ndryshme për mbrojtjen e fëmijëve.

Në njoftim u tha se tridhjetë e katër komunat kanë krijuar Ekipet për të Drejtat e Fëmijëve të udhëhequra nga kryetarët e komunave, një përpjekje për bashkëpunim e iniciuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Përveç kësaj, me mbështetjen e UNICEF-it, u tha se në tetë komunat, kuvendet komunale kanë zhvilluar dhe miratuar Planet e Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve. Këto plane ofrojnë udhëzim strategjik, ndërhyrje dhe burime për shërbime komunale cilësore dhe gjithëpërfshirëse që mbështesin mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

UNICEF-i tha se në ditën ndërkombëtare të fëmijëve është gjithashtu e rëndësishme që të theksohet nevoja për adresimin e krizave globale të shkaktuara nga ndryshimi klimatik, ndotja mjedisore dhe humbja e biodiversitetit pasi që fëmijët janë më të cenueshmit dhe meritojnë të mbështeten me lëvizje globale që janë të fokusuara në parandalimin e ngrohjes së mëtejshme globale dhe zbutjen e efekteve më të rënda të tyre. /Klankosova.tv/ KultPlus.com