15 Mars, 2019 - 8:50 pm
Gazeta “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull videos promocionale “Të rrëmbehesh nga Shqipëria” e cila është mbushur me thirrje për të njohur historinë e Shqipërisë, traditën, kështjellat, fjordet dhe luginat, liqenet e ngrira, kanionet dhe e gjithë kjo, rrethuar nga ngrohtësia dhe mikpritja e shqiptarëve.
“Marketingu mund të jetë një biznes i ndërlikuar. Por sa e vështirë mund të jetë të tërheqësh disa turistë?”, shkruan gazeta britanike, teksa shton se fotografitë e bukura në broshurë ose në faqe interneti, e bëjnë punën më mirë se çdo frazë e vrazhdë dhe të çojnë në supozimin se fjalët nuk kanë rëndësi.
Sipas gazetës prestigjioze britanike, ky slogan promovues konkurron si një ndër më të këqijtë në botë.
“Me siguri me këtë ata nuk janë duke iu referuar pengmarrjes? Ashtu si në filmin e vitit 2008, ku dy vajza të reja amerikane rrëmbehen në Paris dhe shiten në tregje seksuale nga gangsterë të rëndë stereotipizues shqiptarë duke u pasuar me një zinxhir ngjarjesh dhe një valë dhune që lë një prej tyre të vdekur? Ashtu si Taken 2 dhe Taken 3, që shitën gjithashtu shumë bileta kinemaje, por nuk bënë asgjë për imazhin e Shqipërisë në skenën botërore. Ata nuk mund të thonë ‘të rrëmbyer’ në këtë kuptim, apo jo?”, shkruan kjo gazetë, transmeton “Opinion.al”.
Kjo do të dukej një mënyrë e çuditshme për të reklamuar vendin tuaj. Por kur ju shkoni në faqen e internetit, e cila gjendet si takenbyalbania.com , ju zbuloni se ka më shumë. Shumë më shumë. Si fillim ka një pjesë prezantuese e cila thekson se, ata janë duke folur për filmin Taken. Dhe ata do të konkurrojnë me të.
“Në kulturën popullore, Shqipëria është cilësuar si parajsë për banditë, kriminelë dhe gangsterë. Ndërsa perceptimi i bërë nga filma të mirë, si Taken, është tërësisht i pavërtetë! Në të vërtetë Shqipëria është vend i bukur dhe tepër i sigurt për të vizituar dhe jetuar”.
Dhe po, ata kanë absolutisht të drejtë, për pjesën e fundit mbi bukurinë dhe sigurinë. Por mund të kishte qenë më mirë, ta bënin këtë thelbin e gjësë sesa të përmendin gangsterët… oh i dashur, ka edhe më shumë.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar këtë fushatë për të apeluar personalisht tek aktori i njohur i Taken, Z. Liam Neeson. Shikoni videon dhe bashkohuni me ne duke nënshkruar peticionin për të marrë z. Neeson në Shqipëri për t’u rrëmbyer nga natyra e saj e bukur, mikpritja dhe traditat e përjetshme”, thuhet gjithashtu në video.
A nuk i lexon askush më gazetat? Z. Neeson është një aktor i mirë. Ai është me të vërtetë ylli i të tre filmave Taken. Ai ka bërë disa filma të shkëlqyer dhe ka një karrierë të shquar e cila ka shkuar përtej rolit të dyshimtë të një agjenti në pension të CIA-s. Por Z. Neeson është aktualisht në mes të një prej momenteve më të vështira të karrierës së tij, pasi akuzohet për racizëm pasi pranoi se dikur dilte rrugëve duke kërkuar një njeri të rastësishëm me ngjyrë, për ta vrarë si shenjë “hakmarrje” për përdhunimin e shoqes së ngushtë. Nëse jeni duke kërkuar një ikonë të ekranit për të qenë figurë për reklamën tuaj të re, atëherë Liam në këtë moment nuk është personi i duhur.
Ky hap i gabuar është një turp, pasi Shqipëria ka shumë për të ofruar. Në të vërtetë, një pjesë tjetër e fjalimit të faqes arrin në zemër të çështjes kur argumenton se “në një Evropë që është zbutur dhe hulumtuar, Shqipëria është mbrojtësi i fundit i të thyerve, një vend ku malet nuk kanë rrugë, lumenjtë rrjedhin egër, dhe plazhet janë të paprishura. Përpos dozës së hiperbolës që rrjedh përmes kësaj deklarate, gjithashtu ajo nxjerr në pah një të vërtetë: Se Shqipëria është një nga skajet e fundit “të fshehura” të Evropës.
Artikulli mbyllet me pikëpyetjen nëse ky publicitet i keq do të jetë i suksesshëm në tërheqjen e njerëzve në Shqipëri, ndërsa shton se vendi meriton një mori vizitorësh dhe këshillon ekipin e marketingut të tërhiqet në një dërrasë vizatimi./koha.net/ KultPlus.com