Koleksioni i artistëve francezë nga Shkupi vjen në Prishtinë

22 Mars, 2019 - 6:00 pm

“Javët e Frankofonisë” do të sjellin në Prishtinë një koleksion shumë të veçantë të artit. Në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të ekspozohen punët e disa artistëve francezë, koleksioni i të cilëve është pjesë e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup, shkruan KultPlus.

Galeria Kombëtare e Kosovës dhe Ambasada Franceze në Kosovë ju ftojnë në hapjen e ekspozitës ku do të paraqitën vepra të artistëve të njohur francezë si Yves Alix, Michéle Andal, Doroteo Arnaiz, Beyrouth Assadour, Jean Bazaine, Anna Eva Bergman, René Bertholo, Lars Bo, Bernard Buffet, Carlos Cruz-Diez, Jean-Jacques Deyrolle, Jean Dewasne, Jacques Doucet, Maurice Esteve, Michel Gerard, Marcel Gromaire, Etienne Hajdu, Piotr Kowalski, Barbara Kwasniewska, Wifredo Lam,Jean Lurçat, André Masson, Gregory Masurowsky, Jean Messagier, Zoran Music, Marta Pan, Joan Rabascall, Niki de Sant-Phalle, Patrick Saytour,  Ivan Sers, François Stahly, Peter Stamfli, Leopold Suvage, Bram Van Velde, Victor Vasarely, Pierre Vermeersch, Gauy Weelen, Michel Viot, Hans Hartung.


Ceremonia e hapjes do të bëhet të hënën me 25 Mars në orën 17:30 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës deri më 14 prill 2019./ KultPlus.com

Të ngjajshme