19 Shtator, 2017 - 3:10 pm
Minutat po kalojnë për të na sjellë më pranë natës kur mbahet ngjarja tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”, përcjellë KultPlus.
Kjo ngjarje organizohet nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital falë mbështetjes së sponsorëve dhe publikut që beson në misionin e kësaj ngjarjeje bamirësie.
Mbrëmja Let’s Dance këtë vit mbahet më 21 shtator, në Duplex Premium, duke filluar nga ora 20:00. Çmimi i hyrjes është €30 për person dhe përfshin pije, ushqim dhe muzikë. Paratë e mbledhura nga biletat shkojnë të gjitha për financim të programeve.
Muzikën e sjellin Valon Shehu & band dhe Gamblemania.
Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jofitimprurëse që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. / KultPlus.com