“Dita e 99 pa rrogë”, kështu i numëron ditët në Facebook, aktori Xhevdet Doda

8 Prill, 2019 - 4:51 pm

Arbana Xhara

Gazetarja e njohur Arbana Xharra ka reaguar në lidhjen me mos pagesën e aktorëve të Teatrit të Prizrenit përmes një postimi në Facebook. Ajo në këtë postim ka theksuar edhe rendësin e kulturës e cila sipas saj nuk vlerësohet aspak nga institucionet.

“Dita e 99 pa rrogë…Kështu numëron ditët në Facebook, aktori Xhevdet Dodanë qytetin që mban epitetin si qendër kulture. Teatri i ketij qyteti nuk paguan aktoret tash e sa muaj. S’ka histeri për këtë degradim ndaj kulturës, askush as që vëren gjë. E si kur të gjithë me aq vigjilencë percjellin dallamat e arin që rri si zinxhira kombajësh vjerrur qafës së nuseve të zonjave të Estradës. Një shoqëri e sojit s’di se ç’i duhet kultura, as liria, ndoshta edhe për këtë arsye poshtëron e le pa bukë artistët e saj. Turp.”, ka shkruar ajo.

Aktori Xhevdet Doda është në mesin e 10-të aktorëve të cilët nuk janë paguar nga Teatri i qytetit të Prizrenit duke përfshirë këtu edhe 6 punëtor të teatrit.

Për mos pagesë ka reaguar edhe vet aktori. Ai Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit e ka quajtur Departamenti i Vrasjes së Teatrit / KultPlus.com

Të ngjajshme