19 Prill, 2019 - 11:05 pm
Janë raste të rralla kur DJ nga Kosova po performojnë viteve të fundit në kryeqytetin e Serbisë.
Sabedin Ferataj i njohur si Dj Cabo (KABO) javën që lamë pas është prezantuar për herë të parë përballë publikut në Beograd, transmeton emisioni Express në KTV.
Pranë lumit Sava ai ka lëshuar muzikë ku ka prezantuar repertorin e tij muzikor para një numri të madh të vizitorëve, ndërkohë aty kanë jehuar edhe këngët shqiptare.
Dj Cabo (KABO) thotë se preformanca e tij në Beograd ishte eksperiencë e mirë për të, ndërsa prania e tij nga publiku serb nuk është vlerësuar me konotacione politike.
Performanca e Dj Caboos në Beograd është mundësuar në kuadër të Festivalit “Mirëdita – Dobradan”, i cili prezanton prodhime artistike shqiptare në Serbi.