28 Prill, 2019 - 11:00 pm
KultPlus sonte po ju sjellë një këngën të vjetër shqipe të këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahu, kënga titullohet “Kënga e Rinisë”.
Rini, thuaja kangës ma të bukur që di!
Thuaja këngës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thuaja kangës, rini, pash sytë e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thuaja këngës dhe qeshu si fëmijë
Kumbi i zanit të përplaset për qiell
dhe të kthejë prapë te na, se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. / KultPlus