14 Maj, 2019 - 11:17 pm
Më 8 maj të vitit 1999, trupi i pajetë i Fehmi Aganit iu dorëzua familjarëve.
Familjarë të Aganit, kanë publikuar një video të 20 vjetëve më parë, në kohën kur u kumtua vdekja e Aganit, ku shihet edhe bartja e trupit të pajetë të atij që konsiderohet truri i lëvizjes paqësore të Kosovës, i vrarë nga forcat serbe.
Shpend Agani, djali i Fehmi Aganit dhe Edita Tahiri, Ministre e Punëve të Jashtme në ekzil, folën para mediave për këtë rast tragjik, transmeton Koha.net.
“Është e vështirë për mua të njoftoj për këtë lajm të dhimbshëm, për vrasjen e liderit kosovar, intelektualit e mendimtarit të madh, profesorit e akademikut Fehmi Agani, nga forcat paramilitare serbe”, kishte thënë Tahiri./KultPlus.com