Deri kur – Kujtim Paçaku

17 Maj, 2019 - 7:13 pm

KultPlus në nder të përvjetorit të parë të vdekjes së  poetit rom, Kujtim Paçaku, iu sjellë poezinë e shkruar nga ai:

Tek kur thika na e gërryen ashtin
Ne kërkojmë shpëtim
Por, kush mund të na mbrojë nga vetja jonë?
Kush?
Askush, askush përveç nesh!
Askush!
Dëgjomë dhe mos harro:
Në gjuhën e nënës fol me fëmijët
Fletët e librit le të jenë krahët e tyre
Që nesër të mund të fluturojnë
E të fluturojnë 
E të fluturojnë qiellit të pafund./KultPlus.com

Të ngjajshme